Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA – Rutte: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

15 July 2025 at 20:44

UASHINGTON, 15 korrik /ATSH/- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë.

Deklarata e Rutte erdhi gjatë një takimi me senatorët në Kongresin e SHBA-së – një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dërgimin e armëve të reja në Ukrainë.

Gjithashtu, Trump paralajmëroi se do të vendoste tarifa të reja “të ashpra” prej 100% për blerësit e eksporteve ruse, nëse nuk arrihej një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u takua dje me presidentin amerikan, Donald Trump – si pjesë e vizitës së tij dyditore në Uashington. //a.i/

 

The post SHBA – Rutte: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump i jep 50 ditë afat Rusisë për paqe me Ukrainën

14 July 2025 at 21:54

Gjatë takimit në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi ashpër Rusinë, duke i vendosur 50 ditë afat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën. “Jam i pakënaqur me Rusinë. Ne do të vendosim tarifa të ashpra nëse nuk arrijmë një marrëveshje brenda 50 ditëve. Taksat […]

The post Trump i jep 50 ditë afat Rusisë për paqe me Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Rutte: Nëse do të isha Vladimir Putin do t’i rishqyrtoja më seriozisht negociatat me Ukrainën

14 July 2025 at 19:35

UASHINGTON, 14 korrik /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte përshëndeti sot njoftimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë nëse nuk arrihej një marrëveshje me Ukrainën.

“Nëse do të isha Vladimir Putin do t’i rishqyrtoja negociatat me Ukrainën më seriozisht”, tha Rutte.

Ai tha se njoftimi i presidentit Trump ishte një lajm vërtet i shkëlqyer për Ukrainën.

I dërguari special i SHBA-së, Keith Kellogg mbërriti sot në Kiev për bisedime me udhëheqësit ukrainas, mes sinjaleve se mbështetja e Uashingtonit për Ukrainën po forcohet.

Qëndrimi i Trump ka marrë një drejtim tjetër. Ai kishte shpresuar se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës përmes negociatave – dhe ka zhvilluar disa telefonata me Putinin.

Kohët e fundit, ai ka shprehur pakënaqësinë – duke thënë se ishte shumë i zhgënjyer me presidentin Putin.

Trump njoftoi më herët se SHBA-ja do t’i shiste sisteme armësh “Patriot” vendeve evropiane për t’i dërguar në Ukrainë.

“Do të jetë një biznes për ne. Do t’u dërgojmë vendeve evropiane sisteme “Patriot”, për të cilat ata kanë shumë nevojë sepse Putini, me të vërtetë befasoi shumë njerëz”, u tha Trump gazetarëve.

“Patriot” është një nga sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore në botë – që përdoret për të luftuar avionët armik, raketat balistike dhe raketat kruz. //a.i/

The post SHBA – Rutte: Nëse do të isha Vladimir Putin do t’i rishqyrtoja më seriozisht negociatat me Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump kërcënon Rusinë me tarifa të reja, thotë se ka arritur marrëveshje për të dërguar armë në NATO për të ndihmuar Ukrainën

14 July 2025 at 17:34

Donald Trump e ka kërcënuar Rusinë me tarifa të reja, nëse nuk arrin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë brenda 50 ditëve.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ai tha se ishte “shumë i pakënaqur” me Moskën.

Trump kërcënoi me “tarifa të rënda” nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditëve “rreth 100%”, transmeton Telegrafi.

Presidenti  amerikan thotë se ka arritur një marrëveshje për të dërguar armë në NATO për të ndihmuar Ukrainën

Ai gjithashtu theksoi se do t’i dërgon “armë të nivelit të lartë” NATO-s, e cila më pas do të jetë në gjendje t’i dërgojë ato në Ukrainë.

“Ne kemi arritur një marrëveshje sot ku do t’u dërgojmë atyre armë dhe ata do të paguajnë për to”, tha ai.

Trump tha se anëtarët e NATO-s, jo taksapaguesit amerikanë, do të mbulonin koston e armëve.

Lufta “duhet të ndalet. Këto janë pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarë që do të blihen nga Shtetet e Bashkuara, do t’i shkojnë NATO-s dhe do të shpërndahen shpejt në fushën e betejës”, shtoi ai.

Ai tha se bateritë e raketave Patriot do të dërgohen “brenda ditësh” dhe “do të fillojnë të mbërrijnë së shpejti”.  /Telegrafi/

 

The post Trump kërcënon Rusinë me tarifa të reja, thotë se ka arritur marrëveshje për të dërguar armë në NATO për të ndihmuar Ukrainën appeared first on Telegrafi.

Pse ka frikë Evropa të mbrojë veten?

14 July 2025 at 11:39

Vetëm disa ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e quajti samitin e aleancës në Hagë një sukses të padiskutueshëm, Shtetet e Bashkuara ndaluan një dërgesë të planifikuar pajisjesh ushtarake për Ukrainën dhe zbutën disa nga sanksionet ndaj disa bankave ruse. Që atëherë, presidenti amerikan Donald Trump, mesa duket, e ka kthyer pas […]

The post Pse ka frikë Evropa të mbrojë veten? appeared first on Reporter.al.

Shefi i NATO-s, të hënën në Uashington/ Rutte do të takohet me presidentin Trump

By: Re Nato
13 July 2025 at 17:08

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trump dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të tij.

Njoftimi për shtyp që njoftonte vizitën nuk dha një arsye të menjëhershme për udhëtimin, por Trump tha së fundmi se do të ishte i gatshëm të furnizonte me armë Ukrainën nëpërmjet NATO-s.

Presidenti amerikan ka premtuar gjithashtu se do të bëjë një “deklaratë të rëndësishme” në lidhje me Rusinë nesër, të cilën disa besojnë se mund të jetë mbështetja e tij për një projektligj për sanksione kundër Moskës.

Përveç takimit me Trump gjatë udhëtimit dy-ditor, Rutte do të zhvillojë bisedime edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe sekretarin e mbrojtjes, Pete Hegseth./abcnews.al

Shefi i NATO-s, Rutte: Nuk do t’i harrojmë kurrë tmerret që ndodhën në Srebrenicë

11 July 2025 at 13:31

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur me rastin e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit serbë në Srebrenicë, duke theksuar se tmerret që ndodhën nuk duhet të harrohen kurrë.

Në fjalimin e tij, Rutte tha se është detyrë e të gjithëve të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur.

“Sot shënojmë 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, një tragjedi që tronditi botën dhe që përgjithmonë lidhi vendin tim me tuajin. Kam vizituar Potoçarin si kryeministër i Holandës. Kurrë nuk do t’i harrojmë tmerret e atyre ditëve, dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që u prekën. Është detyrimi ynë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur”, tha Rutte.

Më pas, ai u ndal edhe tek roli i NATO-s “Dejtoni ndoshta nuk është i përsosur, por mbetet gur themeli për një Bosnje dhe Hercegovinë stabile. NATO ndërhyri në Bosnje për të ndihmuar në ndalimin e një konflikti që mori qindra mijëra jetë nga të gjitha komunitetet. Atëherë ishim pranë jush. Për 30 vjet kemi ofruar stabilitet në rajon. Jemi me ju sot dhe do të jemi edhe në të ardhmen. Nuk do të lejojmë një vakum sigurie, dhe ju nuk duhet të lejoni që retorika përçarëse t’ju tërheqë pas”.

Në fund, ai foli edhe për takimet që ka pasur me studentët në Sarajevë “pashë shpresë për një të ardhme më të ndritur në fytyrat e studentëve që takova në Sarajevë. Ne u detyrohemi atyre dhe kujtimit të një gjenerate të humbur që të ndërtojmë paqe dhe mirëqenie. Çdo ditë, për të gjithë”.

Kujtojmë se në masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, vlerësohet se janë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë myslimanë, raporton klix.ba.

Ndryshe, gjenocidi në Srebrenicë nuk është vetëm fakt moral, por edhe ligjor – është vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), si dhe Gjykata e Bosnje e Hercegovinës.

Deri më tani, 54 persona janë dënuar me gjithsej 781 vite burg, përfshirë pesë dënime të përjetshme.

Ndër të dënuarit janë udhëheqësit më të lartë ushtarakë dhe politikë të Republikës Serbe dhe të ushtrisë serbe të Bosnjës. /Telegrafi/

The post Shefi i NATO-s, Rutte: Nuk do t’i harrojmë kurrë tmerret që ndodhën në Srebrenicë appeared first on Telegrafi.

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Kina dhe Rusia do nisin bashkë Luftën e Tretë Botërore

By: user 6
6 July 2025 at 21:41

Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka paralajmëruar në mënyrë drithëruese se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Sekretari i përgjithshëm sugjeroi se sulmet e kombinuara nga udhëheqësit kinezë dhe rusë mund të shkaktojnë një makth të Luftës së Parë Botërore dhe ta çojnë planetin në prag të “Armagedon”.

Sipas shefit të NATO-s, Kina do të fillojë duke kërkuar të marrë Tajvanin ndërsa do të sigurohet se diktatori i Kremlinit të sulmojë njëkohësisht territorin e NATO-s, mes frikës se Putin gjithsesi po i hedh sytë nga republikat baltike Estonia, Letonia dhe Lituania, ish-pjesë e BRSS-së.

Rusia iu kundërpërgjigj Rutte, duke pretenduar se ai kishte “ngrënë shumë nga kërpudhat magjike të dashura nga holandezët”, ndërsa paralajmëroi me ironi se po pret me padurim një të ardhme në një kamp pune në Siberi.

Duke theksuar nevojën urgjente për t’u riarmatuar dhe për të rritur buxhetet ushtarake, Rutte zbuloi për “New York Times” një vizion drithërues të së ardhmes.

“Le të mos jemi naivë. Nëse Xi Jinping do të sulmonte Tajvanin, ai së pari do të sigurohej që t’i telefononte partnerit të tij më të vogël, Vladimir Vladimirovich Putin, i cili banon në Moskë, dhe t’i thoshte: “Hej, unë do ta bëj këtë dhe kam nevojë që ti ta bësh këtë për ta mbajtur të zënë Evropën duke sulmuar territorin e NATO-s. Kjo është me shumë mundësi mënyra se si do të përparojë kjo gjë dhe për t’i penguar ata, duhet të bëjmë dy gjëra”, – shtoi ai.

Duke vazhduar rrëfimin e tij të tmerrshëm, Rutte tha: “E para është që NATO, kolektivisht, të jetë aq e fortë sa që rusët nuk do ta bëjnë kurrë këtë. Dhe e dyta, të punojmë së bashku me Indo-Paqësorin, diçka që Presidenti [Donald] Trump po e promovon shumë, sepse kemi këtë ndërlidhje të ngushtë, duke punuar së bashku në industrinë e mbrojtjes, inovacionin midis NATO-s dhe Indo-Paqësorit” – tha ai.

Rutte paralajmëroi se Putin po riarmatoset me një ritëm të shpejtë, duke këmbëngulur që vendet perëndimore duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

“Kemi një sfidë të madhe gjeopolitike në duar. Dhe kjo është para së gjithash Rusia, e cila po rindërtohet me një ritëm dhe shpejtësi të pakrahasueshme në historinë e kohëve të fundit. Ata tani po prodhojnë tre herë më shumë municione në tre muaj sesa prodhon e gjithë NATO në një vit. Kjo është e paqëndrueshme, por rusët po punojnë së bashku me koreano-veriorët, me kinezët dhe iranianët, mullahët, në luftën kundër kësaj lufte të paprovokuar agresioni kundër Ukrainës. Pra, këtu, Indo-Paqësori dhe Atlantiku po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhur. Ne e dimë që Kina ka sytë nga Tajvani” – tha Rutte.

Zyrtari i lartë i sigurisë së Putinit, Dmitry Medvedev – një ish-president dhe ish-kryeministër rus u përgjigj në X: “Rutte është qartësisht i ngopur me shumë nga kërpudhat magjike të dashura nga holandezët. Ai sheh bashkëpunim midis Kinës dhe Rusisë për Tajvanin dhe pastaj një sulm rus ndaj Evropës. Por ai ka të drejtë për një gjë: Ai duhet të mësojë rusisht. Mund të jetë e dobishme në një kamp siberian” – shkroi Medvedev.

Paralajmërimet erdhën teksa Rusia vazhdon sulmin e saj ndaj Ukrainës edhe pasi Putin e informoi Trump në telefon se nuk kishte ndërmend të ndalte luftën e tij. Putini e goditi Ukrainën me katër raketa S-300 dhe 157 dronë, me 127 prej tyre të rrëzuar ose të shtypur nga lufta elektronike. Shpërthimet goditën Kievin dhe rajonin përreth, me shumë njerëz të plagosur dhe ndërtesa banimi të dëmtuara.

Në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, një fëmijë dyvjeçar dhe një grua, 46 vjeç, ishin midis të lënduarve ndërsa Putini vazhdon të terrorizojë civilët, duke kërkuar të dobësojë vendosmërinë e popullsisë. Rusët goditën gjithashtu rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës. Ndërtesat e apartamenteve u goditën gjithashtu në Kramatorsk në sulme me dronë.

Ukraina u kundërpërgjigj me një dron detar sulmi që u pa të shkatërrohej nga mbrojtjet ruse në Gjirin e Novorossiysk në Detin e Zi. Moska u detyrua të mbyllte aeroportin e saj të madh ndërkombëtar Sheremetyevo për shkak të kërcënimit të dronëve. Rutte vlerësoi Trumpin për përpjekjen për të bërë përparim me Putinin.

“Ai është personi që e theu bllokadën me Putinin. Kur u bë president në janar, ai i filloi këto diskutime me Putinin dhe ishte i vetmi që ishte në gjendje ta bënte këtë”, tha shefi i NATO-s. “Kjo duhej të ndodhte. Një dialog i drejtpërdrejtë midis presidentit amerikan dhe presidentit të Federatës Ruse.”

Megjithatë, kjo nuk ka rezultuar ende në një marrëveshje paqeje. “Nuk jemi ende atje, dhe kjo do të thotë që ndërkohë duhet të siguroheni që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të qëndruar në luftë” – tha Rutte. ©LAPSI.al

The post Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Kina dhe Rusia do nisin bashkë Luftën e Tretë Botërore appeared first on Lapsi.al.

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

6 July 2025 at 21:46

Kreu i NATO-s dhe ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka paralajmëruarmundësinë e një konflikti global shkatërrues nëse Kina dhe Rusia ndërmarrin një sulm të koordinuar ndaj Tajvanit dhe territorit të NATO-s. “Nëse Xi Jinping do të sulmonte Tajvanin, ai më parë do të telefononte partnerin e tij më të vogël, Vladimir Putin, dhe do t’i […]

The post Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore appeared first on BoldNews.al.

Botë në prag të stuhisë? Rusia dhe Kina bashkë kundër Perëndimit/ Rutte: Lufta e Tretë Botërore është në horizont

6 July 2025 at 18:50

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se një sulm ushtarak i njëkohshëm nga Kina dhe Rusia mund ta zhytë botën në një konflikt të ri global shkatërrues.

Në një intervistë të gjatë me New York Times, ish-kryeministri holandez sugjeroi se udhëheqësi kinez Xi Jinping mund të përpiqet së shpejti të pushtojë Tajvanin, ndërsa i kërkoi Putinit të nisë një sulm paralel në territorin e NATO-s, duke shkaktuar potencialisht Luftën e Tretë Botërore.

“Nëse Pekini do të pushtonte Tajvanin, së pari do të sigurohej që të ketë mbështetjen e Moskës. Në këtë kuptim, Putini do të duhej ta mbante Evropën të zënë duke shkaktuar një konflikt me vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Ky është skenari më i mundshëm”, – tha Rutte.

Shtetet Baltike dhe Armatimet

Paralajmërimi i rëndë vjen mes frikës në rritje se Kremlini mund të ketë në shënjestër shtetet baltike (Estonia, Letonia dhe Lituania). Rutte tha se Perëndimi duhet të veprojë urgjentisht për të parandaluar një skenar të tillë duke forcuar mbrojtjen e tij dhe duke rritur bashkëpunimin me aleatët në Indo-Paqësor. “Rusia po rindërtohet me një ritëm dhe shpejtësi të paparë në historinë e kohëve të fundit”, gjë që e bën të domosdoshme që Evropa të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse, tha sekretari, duke ia dhënë meritën Presidentit të SHBA-së Donald Trump për rritjen e angazhimit të Evropës ndaj mbrojtjes.

Rusët “tani prodhojnë tre herë më shumë municione në tre muaj sesa prodhon e gjithë NATO në një vit. Është e paqëndrueshme, por rusët po bashkëpunojnë me koreano-veriorët, kinezët dhe iranianët, mullahët, për të vazhduar këtë luftë të pajustifikuar agresioni kundër Ukrainës”, shtoi ai.

Rutte më pas paralajmëroi se ambiciet e Presidentit rus Vladimir Putin nuk ndalen në Evropë. “Nëse Arktiku, Oqeani Atlantik dhe Evropa nuk janë të sigurta, Shtetet e Bashkuara kanë një problem të madh”, theksoi Rutte, duke shtuar se Rusia ka edhe ambicie për të sulmuar territorin amerikan.

Një skenar i pamundur

Megjithatë, duhet thënë se skenari i përmendur nga Rutte është shumë i pamundur për disa arsye strategjike, ushtarake dhe ekonomike. Së pari, të dy fuqitë janë të vetëdijshme për rrezikun e përshkallëzimit global që do të sillte një veprim i tillë, duke përfshirë përfshirjen e mundshme të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Koordinimi i një sulmi të njëkohshëm do të kërkonte një nivel besimi dhe bashkëpunimi ushtarak që, megjithëse në rritje, nuk është ende aq i thellë midis Moskës dhe Pekinit.

Nga një perspektivë ushtarake, si Rusia ashtu edhe Kina përballen me sfida komplekse logjistike në mjediset e tyre përkatëse. Rusia është tashmë shumë e angazhuar në Ukrainë dhe ka treguar kufizime në aftësinë e saj për të projektuar forcë kundër një aleance teknologjikisht superiore si NATO. Kina, nga ana e saj, do të përballej me një operacion jashtëzakonisht të rrezikshëm amfib kundër Tajvanit, i cili është i mbrojtur mirë dhe potencialisht i mbështetur nga SHBA-të dhe aleatët e saj Indo-Paqësor.

Ekonomikisht, një konflikt i dyfishtë do të çonte në sanksione shkatërruese dhe ndërprerje të rrugëve tregtare jetësore, veçanërisht për Kinën, e cila është shumë e integruar në ekonominë globale. Për më tepër, njëkohësia e sulmeve mund të forcojë kohezionin dhe gatishmërinë e aleancave perëndimore, duke bashkuar NATO-n, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Australinë kundër të dyja fuqive. Së fundmi, si Rusia, ashtu edhe Kina, janë aktorë racionalë me qëllime afatgjata. Një konflikt në dy fronte do të zvogëlonte në mënyrë drastike shanset e suksesit për të dyja, duke e bërë këtë opsion shumë të rrezikshëm krahasuar me përfitimet.

The post Botë në prag të stuhisë? Rusia dhe Kina bashkë kundër Perëndimit/ Rutte: Lufta e Tretë Botërore është në horizont appeared first on Sot News | Lajme.

Lajkat si diplomaci: Sa efektive kanë qenë “fjalët e bukura” drejtuar Trumpit nga udhëheqës të ndryshëm botërorë?

28 June 2025 at 23:52

Duke përshkruar Izraelin dhe Iranin që luftojnë me njëri-tjetrin në konferencën e tij për shtyp para samitit të NATO-s në Hagë këtë javë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri një analogji me fëmijët që përleshen në oborrin e një shkolle, të cilët përfundimisht detyrohen të ndahen.

“Babit ndonjëherë i duhet të përdorë gjuhë të ashpër”, u përgjigj Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Shtëpia e Bardhë “i bëri jehonë” kësaj deklarate dhe bëri një video të vizitës së Trump në Holandë, të shoqëruar me muzikën e këngës “Hey Daddy” të Usher.

Por lajkat e Rutte për Trump nuk u ndalën këtu, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Lidhur me trajtimin e luftës Rusi-Ukrainë, Rutte u tha gazetarëve para samitit të NATO-s: “Kur ai erdhi në detyrë, ai filloi dialogun me presidentin (Vladimir) Putin dhe unë gjithmonë mendoja se kjo ishte thelbësore. Dhe ka vetëm një udhëheqës që mund ta zgjidhte bllokimin fillimisht, dhe ai duhej të ishte presidenti amerikan, sepse ai është udhëheqësi më i fuqishëm në botë”.

Por sa të sinqerta janë deklaratat e udhëheqësve botërorë për Donald Trump? A shërbejnë ato vërtet për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe a funksionon lajkatimi?

Kush “e ka trajtuar mirë Trumpin” dhe cilat kanë qenë rezultatet?

Sipas shkrimit të Al Jazeera, as Rutte, as ndonjë udhëheqës tjetër evropian, nuk u angazhua në ndonjë lloj dialogu me presidentin rus Vladimir Putin për një kohë të gjatë pas verës së vitit 2022, vitit të pushtimit të Ukrainës nga ana e tij, duke e konsideruar atë të pakuptimtë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u kritikua ashpër si “disfatist” për telefonatën me Putinin nëntorin e kaluar, ndërsa Viktor Orban i Hungarisë dhe Robert Fico i Sllovakisë, të vetmit udhëheqës evropianë që kanë vizituar Kremlinin gjatë luftës, janë parë si kolaboracionistë të hapur.

Megjithatë, kur Trump filloi bisedimet me Putinin, shumë evropianë i bënë atij të njëjtin kompliment si Rutte kur ata bënë vizitat e tyre të para në Shtëpinë e Bardhë pasi ai mori detyrën në janar.

Keir Starmer, Mbretëria e Bashkuar

“Faleminderit që ndryshuat bisedën për të sjellë mundësinë që tani të mund të kemi një marrëveshje paqeje dhe ne do të punojmë me ju”, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në Zyrën Ovale në shkurt.

Duke e ditur dashurinë e Trump për nocionin e pushtetit trashëgues, ai nxori nga xhaketa e tij një letër nga Mbreti Charles III që përmbante një ftesë për një vizitë të dytë shtetërore të paparë në Kështjellën Windsor.

Trump mbeti pa fjalë për një çast.

“Vendi juaj është një vend fantastik dhe do të jetë nder për ne të jemi atje, faleminderit”, tha Trump kur e mblodhi veten.

Starmer dhe Trump shkëmbyen disa shtrëngime duarsh ndërsa flisnin dhe Starmer i preku vazhdimisht shpatullën Trumpit “në një shenjë dashurie”.

Por a pati shumë efekt e gjithë kjo lajka?

Trump njoftoi se po ngrinte ndihmën ushtarake për Ukrainën muajin pasardhës, duke shkaktuar zemërimin e madh të Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me vendet nordike dhe baltike, thekson Al Jazeera.

Giorgia Meloni, Itali

Si Starmer ashtu edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e identifikuan Ukrainën si një çështje kyçe për Trump, i cili e ka bërë të qartë se dëshiron të fitojë Çmimin Nobel për Paqen duke i dhënë fund konflikteve ndërkombëtare.

Deri më tani, ai ka marrë meritat për përfundimin e “Luftës 12-ditore” të këtij muaji midis Izraelit dhe Iranit, parandalimin e luftës bërthamore pas betejës ajrore të 7 majit midis Indisë dhe Pakistanit dhe mbikëqyrjen e një marrëveshjeje paqeje midis Republikës Demokratike të Kongos (RDK) dhe Ruandës.

Meloni provoi një qasje të ngjashme lajkatuese ndaj Trump, gjithashtu.

“Së bashku kemi mbrojtur lirinë e Ukrainës. Së bashku mund të ndërtojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne mbështesim përpjekjet tuaja, Donald”, tha ajo gjatë vizitës së saj në Shtëpinë e Bardhë në prill.

Ajo madje e përshtati sloganin e Trump, “Bëjeni Amerikën të Madhe Përsëri”, në Evropë. “Qëllimi për mua është ta Bëjmë Perëndimin të Madh Përsëri. Mendoj se mund ta bëjmë së bashku”, i tha Meloni një Trumpi të gëzuar.

Por asgjë nga kjo nuk është përkthyer në një vizitë shtetërore të Trump në Romë, një veprim që do të çimentonte pozicionin e Melonit si një udhëheqëse e madhe evropiane, megjithatë, shkruan më tej Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Mark Carney, Kanada

Ndërkohë, kryeministri i sapozgjedhur kanadez Mark Carney ishte si lajkatues ashtu edhe i vendosur me Trump muajin e kaluar.

Ai e komplimentoi Trumpin për të qenë “një president transformues” që kishte mbajtur anën “e punëtorit amerikan”, por gjithashtu ia mbylli ambicien territoriale të Trumpit për të aneksuar Kanadanë si shteti i 51-të i SHBA-së.

“Nuk është në shitje, nuk do të jetë kurrë në shitje”, tha Mark Carney.

Marrëdhëniet dukeshin se kishin marrë një kthesë për mirë pas fërkimit të Trump me paraardhësin e Carney, Justin Trudeau.

Trump e quajti atë “shumë të pandershëm dhe të dobët” në samitin e G7 në Kanada në vitin 2018 përpara se të largohej.

Por edhe Carney mund të mos ketë pasur efekt.

Të premten, Trump përfundoi bisedimet tregtare me Kanadanë dhe kërcënoi të vendoste tarifa shtesë mbi eksportet për shkak të taksës së re të shërbimeve dixhitale të Kanadasë.

Cilat takime kanë shkuar edhe më keq?

Emmanuel Macron, Francë

Siç kujton Al Jazeera, pati pak ngrohtësi në takimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë me presidentin francez, Emmanuel Macron në shkurt.

I përgatitur për përballje me një udhëheqës që pretendon se e udhëheq Evropën në mendimin strategjik, Trump foli me vërejtje të gjata, mbrojtëse dhe të shkruara, të cilat u përpoqën të justifikonin politikën e tij ndaj Ukrainës.

Macron predikoi se paqja në Ukrainë nuk duhet të nënkuptojë dorëzim – një ndjenjë e ndarë nga shumë udhëheqës evropianë, por jo e shprehur ndaj Trump. Trump ishte “i përzemërt me Macron, por jo i dashur”.

Ndërkohë, Franca po i bën presion çdo lloj kapitullimi ndaj Trump në bisedimet tregtare të Bashkimit Evropian.

E anëtarë të tjerë të BE-së duan të pajtohen me një marrëveshje tregtare “asimetrike” që mund t’i sjellë më shumë dobi SHBA-së sesa BE-së, vetëm për ta realizuar atë.

Për më tepër, pas takimit të G7 në Kanada dy javë më parë, ishte e qartë se nuk kishte humbur asnjë dashuri midis dy udhëheqësve: Trump tha për Macron se është “në kërkim të publicitetit” në një postim në mediat sociale më 17 qershor.

Volodymyr Zelensky, Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u sulmua nga Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance më 28 shkurt, kur shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje për të drejtat minerale që shpresonte se do të sillte ndihmë ushtarake amerikane.

Ai dhe Vance u përplasën për bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë për Ukrainën, dhe Vance e kritikoi ashpër Zelenskyn për dështimin për të treguar “mirënjohje” të mjaftueshme ndaj SHBA-së.

“Po luani me jetën e miliona njerëzve. Po luani me Luftën e Tretë Botërore”, tha Trump.

Megjithatë, Zelensky dhe Trump duket se i kishin rregulluar pak gjërat kur mbajtën një takim të improvizuar ndërsa merrnin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan në prill.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi takimin si “shumë produktiv”.

Cyril Ramaphosa, Afrika e Jugut

Muajin e kaluar, Trump i bëri “një pritë” presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, në Shtëpinë e Bardhë, kur ai i tregoi një video të një tubimi të partisë opozitare të Afrikës së Jugut në favor të dëbimit të fermerëve të bardhë.

Trump akuzoi Afrikën e Jugut për kryerjen e një “gjenocidi” kundër fermerëve të bardhë.

Ramaphosa ishte dukshëm i shqetësuar, por ai shpjegoi me durim se sipas një sistemi parlamentar, shprehen pikëpamje të ndryshme, të cilat nuk përfaqësojnë politikën qeveritare, dhe se Afrika e Jugut është një vend i dhunshëm ku shumica e viktimave të dhunës janë të zinj.

“Ju jeni partner i Afrikës së Jugut dhe si partner po ngrini shqetësime për të cilat ne jemi të gatshëm të flasim me ju”, tha Ramaphosa, duke e qetësuar pak Trumpin.

Trump u shpërqendrua duke folur për një Jumbo Jet që Katari ia kishte dhuruar gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme.

“Më vjen keq që nuk kam një aeroplan për t’ju dhënë”, tha Ramaphosa, sikur të bënte një virtyt të mungesës së tij të lajkatimit.

A funksionon “lajkatimi me Trumpin”?

Disa ekspertë besojnë se lajkatimi mund të ndihmojë në parandalimin e përballjes me Trumpin.

Disa vëzhgues kanë argumentuar se kjo ndihmon “për të përmbajtur impulset e presidentit amerikan”.

Por lajkat nuk bëjnë shumë për të ndryshuar politikën aktuale të SHBA-së, vlerëson shkrimi i Al Jazeera.

Rutte dhe udhëheqës të tjerë të NATO-s dështuan ta tërhiqnin SHBA-në përsëri në Grupin e Kontaktit duke ndihmuar Ukrainën me armë.

“Një samit i dedikuar vetëm qëllimit për ta bërë Trumpin të ndihet mirë është një samit me qëllime shumë të kufizuara. E tëra çfarë bën është t’i shtyjë vendimet e vështira përpara për një ditë tjetër”, shkroi Andrew Gawthorpe, një ekspert i historisë dhe studimeve ndërkombëtare në Universitetin Leiden, Holandë, në The Conversation, një botim në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç theksohet më tej, ata që kanë marrëdhënie të mira me Trumpin nuk marrin domosdoshmërisht gjërat që duan.

Marrëveshja tregtare SHBA-MB e Starmerit mban në fuqi tarifat për kompanitë britanike që eksportojnë në SHBA, megjithëse më të ulëta se sa kishte kërcënuar Trumpi.

Meloni ende pret që “Trumpi t’i dhurojë” një vizitë.

Nga ana tjetër, vendosmëria respektuese duket se funksionon.

Trump ka hequr dorë nga fushata e tij për të rivizatuar kufijtë e SHBA-së duke përvetësuar Kanadanë dhe Grenlandën, e cila është në pronësi të Danimarkës.

Vendosmëria e Carney-t ndihmoi, sepse mbartte një ndjesi përfundimtare.

Carney sapo kishte fituar zgjedhjet dhe Trump pranoi se “ishte ndoshta një nga rikthimet më të mëdha në historinë e politikës. Ndoshta edhe më e madhe se e imja”.

Danimarka ka qenë po aq e vendosur. Kryeministrja Mette Frederiksen ka thënë se marrëveshjet ekzistuese me SHBA-në tashmë i lejojnë asaj të vendosë baza ushtarake atje, ndërsa banorët e Grenlandës nuk duan të kolonizohen nga amerikanët.

Ndërsa sa i përket “përpjekjeve të Trump në raport me Zelenskyn dhe Ramaphosan”, Evropa ka ndërhyrë për të kompensuar mungesën e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, duke e paraqitur SHBA-në si një aleat të paqëndrueshëm.

Ndërsa videoja e Trump për “gjenocidin e bardhë” bëri pak për të bindur amerikanët se Afrika e Jugut po kryente një gjenocid. /Telegrafi/

The post Lajkat si diplomaci: Sa efektive kanë qenë “fjalët e bukura” drejtuar Trumpit nga udhëheqës të ndryshëm botërorë? appeared first on Telegrafi.

‘Shtëpia e babës’ – Shtëpia e Bardhë ndan videon e vizitës së Trump në NATO, e cila do të shoqërohet me këngën e Usher

26 June 2025 at 11:52

Komenti që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve dje – dhe ndoshta edhe i argëtoi disa të tjerë – ishte shefi i NATO-s, Mark Rutte, i cili iu referua Donald Trump si “baba”.

Dhe tani duket se Shtëpia e Bardhë u argëtua po aq shumë nga komentet, transmeton Telegrafi.

Administrata ka vendosur qartë të argëtohet pak me fjalët duke ndarë një video të vizitës së presidentit në Hagë, e shoqëruar me këngën Hey Daddy (Shtëpia e babës) nga këngëtari amerikan Usher.

I pyetur dje për luftën e Izraelit dhe Iranit, Trump i krahasoi të dy kombet me “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”, duke thënë “ata rrahën, nuk mund t’i ndalosh”.

“Lërini të rrahën për rreth dy, tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndalosh”, shtoi presidenti amerikan.

Rutte më pas bëri shaka: “Dhe pastaj babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër për t’i ndaluar”. /Telegrafi/

 

The post ‘Shtëpia e babës’ – Shtëpia e Bardhë ndan videon e vizitës së Trump në NATO, e cila do të shoqërohet me këngën e Usher appeared first on Telegrafi.

“Nuk e kam quajtur baba”/ Kreu i NATO-s sqaron komentet për Trump

25 June 2025 at 22:37

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e kishte quajtur Presidentin Donald Trump “baba”, gjatë një interviste ekskluzive për agjencinë Reuters sot.

Rutte shpjegoi se kishte përdorur fjalën “baba” gjatë një konference shtypi më herët me Trump, ku presidenti amerikan e kishte përshkruar konfliktin mes Iranit dhe Izraelit si një përleshje mes dy fëmijëve, sepse, sipas Rutte, disa vende i bëjnë shpesh pyetjen nëse SHBA do të vazhdojë të qëndrojë në NATO.

“Dhe unë thashë: kjo tingëllon pak si një fëmijë i vogël që i thotë babait të tij, ‘hej, do të rrish ende me familjen?’ Pra, në këtë kontekst e përdora fjalën ‘baba’, jo që e quajta Presidentin Trump ‘baba’,” shtoi ai.

Komente të tjera nga Rutte:

Më herët, Rutte dha një përshkrim mjaft të gjallë të mënyrës sesi Trump po e trajton krizën në Lindjen e Mesme gjatë bisedimeve të tyre sot.

Pasi Trump krahasoi palët ndërluftuese – në këtë rast Izraelin dhe Iranin – me “dy fëmijë në oborrin e shkollës”, Rutte ndërhyri me një krahasim të vetin:

“Atëherë babai duhet ndonjëherë të përdorë një gjuhë të ashpër,” tha ai.

Më vonë, Rutte e hodhi poshtë një pyetje në lidhje me qasjen e tij të konsideruar “të dobët” dhe “përulëse” ndaj Trump, duke e cilësuar si “çështje shijeje”, pasi e kishte përmendur presidentin amerikan si “babi”.

The post “Nuk e kam quajtur baba”/ Kreu i NATO-s sqaron komentet për Trump appeared first on Sot News | Lajme.

Pesë pikat kryesore nga Samiti i madh i NATO-s mbi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen

25 June 2025 at 23:59
Për Holandën, ky ishte operacioni më i madh i sigurisë në historinë e saj; për 32 shtetet anëtare të NATO-s, edhe samiti i Hagës ishte historik.

Kishte momente të papritura lehtësimi midis vendimeve të rëndësishme mbi kërcënimin që vjen nga Rusia, dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në nivele të papara që nga Lufta e Ftohtë.

Ja çfarë mësuam nga dy ditë të mbushura me emocione në Hagë, transmeton Telegrafi.

Rritje e madhe e shpenzimeve të mbrojtjes

Përfundimi kryesor është angazhimi i aleatëve për një objektiv prej 5% të shpenzimeve të mbrojtjes, që duhet të arrihet brenda një dekade. Është një kërcim i jashtëzakonshëm nga udhëzimi aktual prej 2%, i cili aktualisht nuk përmbushet as nga tetë anëtarë të NATO-s nga 32.

Vetëm 3.5% e kësaj shifre është menduar të arrihet tërësisht përmes shpenzimeve kryesore të mbrojtjes për trupa dhe armë – ndërsa 1.5% e mbetur mund të përdoret për “shpenzime të lidhura me mbrojtjen”.

Dhe ky është një koncept mjaft i gjerë që mund të zbatohet për shpenzimet edhe nëse ato lidhen vetëm lirshëm me mbrojtjen: për sa kohë që përdoren për të “mbrojtur infrastrukturën kritike, për të mbrojtur rrjetet, për të siguruar gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë civile, për të çliruar inovacionin dhe për të forcuar bazën industriale të mbrojtjes”.

Arritja e këtij objektivi prej 3.5% të shpenzimeve bazë të mbrojtjes do të jetë ende një kërkesë e rëndësishme për shumë vende të NATO-s, shumë prej të cilave aktualisht luhaten rreth vijës 2%.

Planet për të arritur shifrën 5% do të duhet të dorëzohen çdo vit dhe do të duhet të ndjekin një “rrugë të besueshme dhe graduale”. Një rishikim do të zhvillohet në vitin 2029.

Një për të gjithë dhe të gjithë për një

Për aq kohë sa ekziston NATO, Neni i saj Pesë mbi mbrojtjen kolektive ka qenë një parim thelbësor që do të thotë se një sulm kundër një aleati konsiderohet një sulm ndaj të gjithëve.

Pra, kur Trump sugjeroi gjatë rrugës për në samit se kishte “përkufizime të shumta” të garancisë së sigurisë së ndërsjellë, kjo ishte një kujtesë për komentet që ai bëri gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar, kur sugjeroi që nëse një vend nuk paguante shpenzimet e veta, “Unë nuk do t’ju mbroja, në fakt do ta inkurajoja [Moskën] të bënte çfarë të donte”.

Kjo marrëveshje e samitit duket se i jep fund çdo shqetësimi të mbetur në lidhje me qëllimet e Trump, sepse riafirmon “angazhimin tonë të palëkundur për mbrojtjen kolektive”. “Unë mbështes [Nenin Pesë], prandaj jam këtu”, u tha ai gazetarëve më pas.

Kjo siguri do të pritet mirë nga shtetet anëtare të NATO-s që shihen si nën kërcënimin më të madh, por më pas ata i paguan shpenzimet e tyre gjithsesi. Dhe Trump është rikthyer në Uashington me një marrëveshje që do të thotë se të gjitha shtetet e tjera anëtare kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet e tyre gjithashtu.

Trump dhe lufta ruse

Çështja e Rusisë do të ishte gjithmonë e ndërlikuar. Shumica e vendeve të NATO-s – veçanërisht ato në afërsi të kufirit rus – janë dakord se Moska mund të paraqesë një kërcënim të drejtpërdrejtë për to në të ardhmen e afërt; vetë Rutte ka thënë se Rusia mund të përdorë forcën ushtarake kundër aleancës brenda pesë viteve.

Deklarata e fundit të samitit të vitit të kaluar iu referua disa herë – me terma të qartë – “luftës brutale të agresionit” të Moskës.

Por Trump ka pasur një qasje shumë më të butë ndaj Moskës dhe i ka rezistuar trajtimit të saj si një kundërshtar. Si i tillë, gjithmonë ka qenë e pamundur që ai të miratonte një deklaratë që e etiketonte Rusinë si fajtoren e qartë për luftën e përgjakshme të Ukrainës, e cila tani është më shumë se tre vjeçare.

Pra, ndërsa deklarata përmend “kërcënimin afatgjatë të paraqitur nga Rusia për sigurinë euroatlantike” dhe riafirmon nevojën për të ofruar mbështetje të qëndrueshme për Ukrainën, nuk ka asnjë dënim specifik të Rusisë në komunikatë.

Spanja akuzohet nga Trump se dëshiron “një udhëtim falas”

Që nga përvoja e vështirë e Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë shkurtin e kaluar, udhëheqësit evropianë janë përpjekur të shmangin nisjen e gabuar me Donald Trump.

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sánchez, shkoi në Hagë tashmë i zhytur në skandale politike të brendshme dhe priste një kohë të vështirë.

Spanja mbështet fundin e ligës së shpenzimeve të NATO-s me 1.24% të prodhimit ekonomik në mbrojtje. Ai erdhi në Hagë duke këmbëngulur se 2.1% ishte e mjaftueshme dhe u tha gazetarëve pas nënshkrimit të deklaratës së samitit, se Spanja e konsideronte shumën “të mjaftueshme, realiste dhe të pajtueshme me modelin tonë social dhe shtetin e mirëqenies”.

Kryeministri spanjoll ishte dukshëm i ftohtë gjatë “fotos familjare”, duke preferuar të qëndronte në fund larg kolegëve të tij të NATO-s. Kishte sugjerime se ai kishte bërë çmos për të shmangur edhe Trumpin.

Por Sánchez tashmë i kishte rënë në sy Trumpit dhe presidenti amerikan nuk po e pranonte fare.

“Është e tmerrshme ajo që kanë bërë”, tha Trump, i cili akuzoi Madridin se po kërkonte “pak fat”.

“Po negociojmë me Spanjën për një marrëveshje tregtare, por do t’i bëjmë të paguajnë dy herë”, shtoi Trump.

Për shkak se Spanja është anëtare e Bashkimit Evropian, Trump do ta ketë të vështirë ta bëjë këtë – por Sánchez do të kthehet në Madrid i izoluar në NATO, si dhe duke luftuar në shtëpi.

Rutte dhe “problemet e tij me babanë”

Askush nuk do të kishte qenë më i vetëdijshëm për grackat e mundshme të këtij samiti sesa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili ishte i përfshirë në një shkëmbim të habitshëm me presidentin amerikan në të cilin ai i referohej atij si “baba”.

Rutte e kishte lavdëruar tashmë Trumpin në një mesazh privat për “veprimin vendimtar në Iran” që “asnjë president amerikan në dekada nuk mund ta kishte bërë”. Trump më pas i kishte postuar fjalët e tij në rrjetin e tij të mediave sociale dhe Rutte mohoi të ishte turpëruar.

Por më pas, në një paraqitje të përbashkët me Trumpin të mërkurën, Rutte reagoi ndaj Trumpit që e përshkroi luftën midis Izraelit dhe Iranit si “si dy fëmijë në një oborr shkolle” që kishin pasur një grindje të madhe.

“Dhe pastaj babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër për t’i ndaluar”, shtoi Rutte.

I pyetur nëse kishte shkuar shumë larg me lajkat e tij, Rutte tha se nuk mendonte kështu: “Mendoj se ai meriton të gjitha lavdërimet”.

Trump, i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth që qeshnin me të madhe, dukej i argëtuar nga e gjithë kjo: “Mendoj se ai më pëlqen, nëse jo… do të kthehem dhe do ta godas fort. Ai e bëri me shumë dashuri: ‘Babi, ti je babai im'”, qeshi ai. /Telegrafi/

 

The post Pesë pikat kryesore nga Samiti i madh i NATO-s mbi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen appeared first on Telegrafi.

Rutte: KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë, si NATO dhe si BE jemi shumë të përfshirë në rajon

By: Kult Plus
25 June 2025 at 17:45

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë të mbajtur për media në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë, ka përmendur edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, konkretisht Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

I pyetur nga një gazetar për mos përmendjen e Ballkanit Perëndimor në deklaratën e Samitit, Rutte ka thënë se NATO vazhdon të jetë e fokusuar në rajon përmes trupave të saj në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Rutte ka thënë se KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë dhe EUFOR-i në Bosnje e Hercegovinë.

“E kam vizituar rajonin, kam pasur bisedime me liderët në Bosnje dhe Kosovën. Jemi shumë të involvuar si NATO, si BE gjithashtu është shumë e involvuar. Koordinohemi ngushtë me Kaja Kallas dhe Ursula Von Der Leyen”, ka thënë Rutte.

“Ne vazhdojmë të jemi aty, asgjë s’ka ndryshuar”, ka shtuar tutje Sekretari i NATO-s./Express/ KultPlus.com

Shefi i NATO-s: SHBA duhet të ndërmarrë veprime për të siguruar stabilitetin në të gjithë botën

By: Re Nato
25 June 2025 at 16:10

Shtetet e Bashkuara “duhet të ndërmarrin veprime kur është e nevojshme” për të siguruar paqen në të gjithë botën. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s të mërkurën pas samitit të aleancës në Hagë.

“Ju jeni 25% e ekonomisë botërore, ju jeni padyshim fuqia më e madhe ushtarake në botë”. Historia ju bën udhëheqës. Historia ju bën ata që duhet të ndërmarrin veprime kur është e nevojshme.”, theksoi Rutte gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Ai tha se “studimet që po kryhen” do të përcaktojnë “se cili ka qenë saktësisht efekti i kësaj”, duke shtuar: “Personalisht jam shumë optimist se kjo i ka dhënë një goditje të madhe Iranit.”

CNN e pyeti Rutte se sa i fortë është Neni 5, i cili e angazhon aleancën për një përgjigje kolektive ndaj një sulmi ndaj çdo shteti anëtar. “Neni 5 është absolutisht i qartë dhe në të njëjtën kohë, ne gjithmonë kemi thënë se nuk do të hyjmë kurrë në detaje se kur saktësisht do të aktivizohet Neni 5”, deklaroi Rutte./abcnews.al

“Babai nganjëherë duhet të…”- Batuta që shkaktoi të qeshura mes Ruttes dhe Trumpit

By: fra nc
25 June 2025 at 16:15

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shkëmbyen batuta gjatë një deklarate për shtyp në samitin e NATO-s në Hagë, pavarësisht se po diskutohej një çështje shumë serioze, siç ishte armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit.

Duke komentuar përplasjen midis dy vendeve, Trump tha: “Nuk do të luftojnë më me njëri-tjetrin. E kanë mbyllur. Ishte si një sherr mes dy fëmijëve në oborrin e shkollës. Fëmijë që luftojnë si të çmendur. Nuk i ndalon dot. Lëri të zihen për dy a tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndash.”

Teksa Trump bëri këtë krahasim në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme nuk mungoi dhe një batutë e shefit të NATO-s Mark Rutte, i cili iu përgjigj me humor Trumpit:
“Dhe pastaj babai duhet të përdorë ndonjëherë gjuhë të fortë.”

Trump vijoi më tej:
“Duhet të përdorësh gjuhë të fortë. Duhet të thuash një fjalë të caktuar,” duke iu referuar komenteve të mëparshme ku kishte thënë se “Izraeli dhe Irani nuk dinë çfarë dreqin po bëjnë.”

Në lidhje me konfliktin në Gaza, Trump tha se ishte informuar nga përfaqësuesi Witkoff për ecurinë e bisedimeve dhe se armëpushimi është pranë finalizimit. “Ka një përparim të madh në Gaza”, theksoi ai.

Sa i përket axhendës së Samitit të NATO-s, Trump përsëriti kërkesën që vendet anëtare të rrisin shpenzimet ushtarake në 5 për qind të PBB-së së tyre. “NATO do të forcohet shumë me ne”, u shpreh ai.

Trump and NATO chief Mark Rutte met in The Hague to discuss Iran and Israel.

“Let them fight for about 2, 3 minutes, then it’s easy to stop them”, said Trump, to which Rutte replied: “Then Daddy has to […] use strong language to get it stopped.”

👉Watch the full interaction. pic.twitter.com/82BY3D5aM8

— euronews (@euronews) June 25, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Babai nganjëherë duhet të…”- Batuta që shkaktoi të qeshura mes Ruttes dhe Trumpit appeared first on Euronews Albania.

Metafora provokuese e shefit të NATO-s, i referohet Trump si baba (VIDEO)

By: user 8
25 June 2025 at 16:27

Në deklaratat e tyre gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte iu referuan konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, duke përdorur metafora.

Presidenti amerikan i krahasoi dy vendet ndërluftuese me “dy fëmijë në oborrin e një shkolle” dhe deklaroi në mënyrë karakteristike: “Ata po luftojnë egërsisht, nuk mund t’i ndalosh. Lërini të luftojnë për dy ose tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndash.”

Mark Rutte, duke iu referuar komentit të Trump dhe një deklarate të mëparshme publike në të cilën ai përdori gjuhë të ashpër, shtoi: “Dhe pastaj, babai ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër për t’i ndaluar ata.”

Deklarata e shefit të NATO-s u bë menjëherë virale në rrjet duke shkaktuar reagime të shumta.

 

The post Metafora provokuese e shefit të NATO-s, i referohet Trump si baba (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Shefi i NATO-s: SHBA-të duhet të ndërmarrin veprime për të siguruar stabilitetin në të gjithë botën!

By: M C
25 June 2025 at 17:05

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin veprime kur është e nevojshme për të siguruar paqen në të gjithë botën”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s të mërkurën pas samitit të aleancës në Hagë.

I pyetur nga CNN në lidhje me sulmet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj objekteve bërthamore iraniane, Mark Rutte u tha gazetarëve: “Askush në botë nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Vetëm Shtetet e Bashkuara.”

Gjithashtu Mark Rutte u pyet në Konferencë se sa i fortë është Neni 5, i cili e angazhon aleancën për një përgjigje kolektive ndaj një sulmi ndaj çdo shteti anëtar.

“Neni 5 është absolutisht i qartë dhe në të njëjtën kohë, ne gjithmonë kemi thënë se nuk do të hyjmë kurrë në detaje se kur saktësisht do të aktivizohet Neni 5”, tha Rutte.

The post Shefi i NATO-s: SHBA-të duhet të ndërmarrin veprime për të siguruar stabilitetin në të gjithë botën! appeared first on Albeu.com.

“Jeni fuqia më e madhe ushtarake”, Rutte-SHBA-ve: Veproni kur është e nevojshme

25 June 2025 at 15:46

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes globale dhe duhet të ndërmarrin veprime kur është e nevojshme. Deklarata u bë pas përfundimit të samitit të aleancës në Hagë, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në sigurinë ndërkombëtare.

Në një konferencë për shtyp, i pyetur nga CNN mbi sulmet e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj objekteve bërthamore iraniane, Rutte theksoi rolin unik të SHBA-së në arenën ndërkombëtare: “Askush në botë nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Vetëm Shtetet e Bashkuara,” tha ai.

Ai nënvizoi fuqinë ekonomike dhe ushtarake të Amerikës, duke shtuar: “Ju jeni 25% e ekonomisë botërore, ju jeni padyshim fuqia më e madhe ushtarake në botë. Historia ju bën udhëheqës. Historia ju bën ata që duhet të ndërmarrin veprime kur është e nevojshme.”

Rutte foli gjithashtu për ndikimin e operacioneve të fundit kundër Iranit, duke thënë se “studimet që po kryhen” do të përcaktojnë efektin e saktë të ndërhyrjes. “Personalisht jam shumë optimist se kjo i ka dhënë një goditje të madhe Iranit,” deklaroi ai.

Në lidhje me fuqinë detyruese të Nenit 5 të Traktatit të NATO-s, i cili garanton një përgjigje të përbashkët ndaj çdo sulmi ndaj një anëtari të aleancës, Rutte tha: “Neni 5 është absolutisht i qartë, dhe në të njëjtën kohë, ne gjithmonë kemi thënë se nuk do të hyjmë kurrë në detaje se kur saktësisht do të aktivizohet.”

Ai përfundoi: “Dhe pse jo? Sepse nuk duam t’i bëjmë kundërshtarët tanë më të mençur.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Jeni fuqia më e madhe ushtarake”, Rutte-SHBA-ve: Veproni kur është e nevojshme appeared first on Euronews Albania.

❌
❌