Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bllokimi i armëve për Ukrainën, eksperti Hoti analizon synimin e Presidentit Trump

4 July 2025 at 11:42

Dritan Hoti, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ka komentuar në Euronews Albania luftën Rusi-Ukrainë dhe qëndrimin e SHBA-ve në këtë mes.

Një ndër temat e disktuara gjatë këtyre ditëve ka qenë dhe bllokimi i ndihmave ushtarake të SHBA-së ndaj Ukrainës. Lidhur me këtë, Hoti e quajti thjeshtë një bllokim momental. Eksperti shprehet i mendimit se Trump, suksesin e tij diplomatik e arrin më lehtë në Lindjen e Mesme.

“Në mesin e kësaj lufte, SHBA-ve u intereson plani njerëzor pasi ka shumë viktima. Amerika kërkon që të përfundojë lufta por jo me një fitore përfundimtare nga ana e Rusisë, pasi do ishte një humbje për Perëndimin, dhe ktu Trump si president has gjithmonë një opinion publik në SHBA që është shumë herë më pro-ukrainas sesa opinionet publike në Evropë. Pra kërkon një paqe të ekuilibrave që mos të ketë një  triumf fundor të Rusisë.

Sa i përket ngrirjes së furnizimit të ushtrisë ukrainase, flitet për tre tipologji armësh: Gjylë topash, raketa që përdoren dhe goditen nga F16-ta si dhe sistemi Patriot për të cilën Ukraina ka shumë nevojë pasi duhet të neutralizojë sulmet e aviacionit rus.

Është një bllokim momental. Trump e sheh dhe në mënyrë pragmatike Lindjen e Mesme, pasi në krizën Rusi-Ukrainë është një terren ku suksesi i tij diplomatik është më i vështirë sesa Lindja e Mesme, pra ajo që quhet kreditet e suksesit të Trump-it, dhe këto janë më të arritshme në Lindje në Mesme sesa në luftën Rusi-Ukrainë. Trump përdor konceptin e militarizimit sa i përket vendeve evropiane. Ai e shikon se është një terren ku është e vështirë të arrihet paqe dhe të imponohet paqe nga ana e tij. Sa më shumë të thellohet lufta, aq më shumë SHBA-të do bëhen konsistente”, tha Dritan Hoti, ekspert.

The post Bllokimi i armëve për Ukrainën, eksperti Hoti analizon synimin e Presidentit Trump appeared first on Euronews Albania.

“Shqiptarët shiten si politikanët”, Lita komenton procesin e rinumërimit të votave

2 July 2025 at 11:38

Gazetari Lavdrim Lita komentoi në Euronews Albania procesin e rinumërimit të votave dhe dyshimet për ndërhyrje në zgjedhje, duke theksuar se hetimet e deritanishme nga SPAK dhe BKH nuk kanë prodhuar efekte penale dhe se manipulimi i votës mbetet një problem.

“Nuk është e lehtë të bindësh 20 mijë shqiptarë për votë, diçka ka ndodhur dhe është shumë e vështirë të hetohet. Kishim besim tek SPAK, nuk pash ndonjë veprimtari aktive të SPAK dhe BKH për të hetuar kandidatët. Ata u morën në përgjithësi me disa indicie që kishin ata vetë por nuk kanë prodhuar ndonjë efekt penal.

SPAK nuk mund ta bëjë këtë vend me demokraci. Partitë politike kanë vullnet për ta tjetërsuar votën e qytetarëve, çdo parti, nuk kanë skrupuj”, tha gazetari.

Lita gjithashtu komentoi fenomenin e shitblerjes së votave, duke theksuar se votat janë shitur nga një kontigjent i madh qytetarësh.

“Sa i përket hetimeve të Prokurorisë së Posaçme dhe shitblerjes së votave, saktësisht votat nuk janë blerë, janë shitur. Kemi një kontigjent shumë të madh qytetarësh që shiten, siç shiten deputetët, politikanët. Nga ana tjetër janë edhe ata që blejnë.

Këtë e konstatojmë në çdo qark që ka shitblerje masive të votës. SPAK ka bërë një farë pune ku ka kryer veprime duke bastisur zyra, shtëpi, kanë gjetur lista zgjedhësish, por volumi që është ushtruar për të tjetërsuar votën nëpër qarqe, ka qenë shumë i madh.

Duhet implementuar rekomandimet e OSBE-ODIHR që partitë politike bëjnë sikur nuk i dinë”, shtoi gazetari Lita.

The post “Shqiptarët shiten si politikanët”, Lita komenton procesin e rinumërimit të votave appeared first on Euronews Albania.

Vala e të nxehtit mbulon Shqipërinë, Osmani:Temperaturat e korrikut deri në 39 gradë

30 June 2025 at 10:50

Meteorologu Hakil Osmani, bëri parashikimin e motit për fundin e muajit qershor dhe javën e parë të korrikut, teksa thekson se do të kemi të bëjmë me temperatura të larta, tipike të verës.

Ai shton se edhe në fundjavë do të kemi të bëjmë me intervale me diell por do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave në krahasim me mes javën.

“Edhe kjo javë do të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të mirë të Europës. Territori shqiptar do të ketë maskimume të cilat do të variojnë 38 gradë Celsius. Edhe nga dita e  martë dhe në vijim do të kemi temperatura të larta.  Temperatura të larta do të ketë edhe kryeqyteti me maksimume 39 gradë celsius. Edhe në zonat malore kemi rritje të ndjeshme të temperaturave me maksimume 34 gradë celsius.

Duke filluar nga dita e premte dhe në fundjavë do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit edhe pse maksimumet mbeten në 34 gradë celsius, pra do të kemi një mot të qëndrueshëm të paktën deri në mes javë.

Sa i përket situatës në Rajon, do të kemi temperatura të larta ku maksimumet do shënojnë 36 gradë Celsius. Po ashtu edhe Maqedonia e Veriut do ketë temperatura të larta në orët e para të mëngjesit. Intervalet me diell parashikohet të jenë dominante, kryesisht në Kosovë”, tha Hakil Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vala e të nxehtit mbulon Shqipërinë, Osmani:Temperaturat e korrikut deri në 39 gradë appeared first on Euronews Albania.

A mund ta sulmojë Irani Shqipërinë? Eksperti shpjegon hartën: Rrezja e raketave…

24 June 2025 at 11:50

Eksperti i sigurisë, Artur Meçollari, ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania, ku tha se teoria që Irani mund të sulmojë Shqipërinë, është një teori për të mbjellë panik, pasi ka tre arsye sipas tij, se përse Irani nuk mund ta sulmojë Shqipërinë.

Duke shpjeguar në hartë, eksperti tha se distance mes Iranit dhe Shqipërisë është shumë e madhe për të kryer sulme, ndërsa shtoi se kjo nuk është arsyeja e vetme se përse ky sulm nuk mund të ndodh.

“Distanca maksimale është 2 mijë km. Ka tre arsye se përse Shqipëria nuk mund të goditet nga Irani. Kjo teoria që Shqipëria mund të goditet nga Irani, është një panik që përhapet. E para, distanca e goditjes nuk arrin në Shqipëri. E dyta, nuk ka argument për të goditur Shqipërinë, e lidhin me MEK-un, por sot Iranit i bien aq shumë këmbora sa nuk ka kohë të ndiejë zilet e MEK-ut. E treta, Shqipëria është një vend i NATO-s. Në rast se sulmohet Shqipëria, goditja me raketa është një akt luftë nga një vend anëtar i NATO-s dhe aktivizohet neni i 5. Ndaj teoria që Shqipëria kërcënohet nga Irani, mbjell panik dhe merr klikime”,-shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A mund ta sulmojë Irani Shqipërinë? Eksperti shpjegon hartën: Rrezja e raketave… appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Pse SHBA-të janë të vetmet që mund të finalizojnë marrëveshjen Kosovë–Serbi

By: Besnik
19 June 2025 at 11:51

Gazetari Rid Berisha foli në një lidhje nga Kosova për Euronews Albania ku komentoi situatën aktuale politike në vend dhe zhvillimet e fundit në rajon, me fokus të veçantë përpjekjet ndërkombëtare drejt një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazetari Berisha kujtoi se ka qenë vetë i pranishëm në marrëveshjen e arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, e firmosur nga kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti, por që më pas u rrëzua nga qeveria Kurti.

Ai e cilësoi si shumë të gabuar rrëzimin e asaj marrëveshjeje dhe theksoi se situata në të cilën ndodhet sot Kosova është edhe pasojë e këtij vendimi ndërsa tha se SHBA-të janë të vetmet që mund t’i japin drejtim final marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pozicioni aktual i qeverisë Kurti është i vështirë, pasi kjo është e njëjta legjislaturë që rrëzoi marrëveshjen e 4 shtatorit 2020. Me zotin Trump, ndoshta mund të kemi një zgjidhje më ultimative, ku nuk do të pyetet as Kosova e as Serbia, në kërkim të trofeut të administratës Trump për t’i dhënë fund këtij konflikti formal.”

Me një Bruksel të lodhur nga ndërmjetësimi me pak rezultate në bisedimet Kosovë–Serbi, Berisha vlerëson se SHBA-të janë e vetmja shpresë për të dhënë një orientim final dhe për të mbyllur çdo veprim që mund të prodhojë konflikt mes dy vendeve.

“Britania e Madhe duket se i ka kthyer shpinën Kurtit, të cilin dikur e mbështeste kur ishte në opozitë. Gjermanët kanë heshtur, francezët nuk duken të përfshirë. Britanikët madje e kanë udhëzuar të mos marrë veprime në veri. Zoti Kurti është në vëzhgim, dhe ata aleatë që i kishte, po e braktisin, sepse nuk mund të jenë më garantë për të.”

Gazetari risolli në vëmendje edhe prapaskenat e marrëveshjes së 2020-s, duke komentuar mënyrën dhe arsyet pse ajo, sipas tij, u sabotua:

“Sot po del që akuzat e administratës Trump janë drejtuar kundër administratës Biden, e cila me prokurorët e saj si Jack Smith e sabotoi një projekt paqeje. Kam qenë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020 dhe kishte ndërhyrje ndaj zotit Hoti që ishte në SHBA ndërkohë që liderët nga Prishtina e telefononin për t’i bërë presion se çfarë po bënte, çfarë po nënshkruante. Gjithë vendi ishte i mbushur me konspiracione dhe një fjalor pothuajse toksik, që ishte implantuar nga partia e zotit Kurti. Thuhej se në Shtëpinë e Bardhë po vendoseshin pikat në hartë për Kosovën – imagjino, kjo është çmenduri. Por opinioni publik kishte marrë tatëpjetën dhe po dyshonte”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha: Pse SHBA-të janë të vetmet që mund të finalizojnë marrëveshjen Kosovë–Serbi appeared first on Euronews Albania.

“Shqipëria nën mbizotërimin e diellit”, Hakil Osmani bën parashikimin e motit

16 June 2025 at 09:49

Meteorologu Hakil Osmani, shpjegoi në Euronews Albania se kjo javë pritet të jetë në mbizotërimin e motit me diell, përgjithësisht në të gjithë territorin shqiptar. Në vlera minimale dhe maksimale, Osmani shpjegon se temperaturat e ajrit do pësojnë një rritje graduale, duke nisur nga dita e martë dhe në vijim.

“Dita e sotme nis në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, i gjithë territori shqiptar për gjatë gjithë 24 orëve do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell.

Në zonat malore, do të kemi kalime të lehta të vranësirave, vranësira të cilat nga dita e martë deri të premten, do të bëhen më të dukshme gjatë orëve të pasditeve dhe mbrëmjes.

Sa i përket temperaturave të ajrit, në orët e para të mëngjesit, vlerat minimale në qytetet e zonave malore, janë regjistruar në 10 gradë Celsius. Në orët e pasdites do të kemi maksimumet me vlerë 34 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore temperaturat e ajrit do të jenë makismumet jo më shumë se vlera 28 gradë Celsius. Duke filluar nga dita e martë e në vijim, do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit, ku më e ndjeshme do të jetë në pjesën e dytë të javës, duke bërë që vlerat të regjistrohen edhe në 36-37 gradë Celsius.

Edhe në orët e para të mëngjesit vlerat minimale do të pësojnë rritje”, tha meteorologu.

Për vendet e Rajonit, Osmani tha se gjithashtu do të ketë prezencë të motit me diell, por gjatë pasdites nuk do të mungojnë vranësirat e shpeshta, në intervale të shkurtra kohore.

“Sa i përket situatës në rajon, edhe vendet e rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Gjatë orëve të pasites do të kemi vranësira të shpeshta, ku më të dukshme do të jenë në Maqedoninë e veriut. Duke filluar nga dita e martë e në vijim, duke qenë se do të ketë rritje te lagështirës në ajër, do të bëjë që herë pas herë gjatë orëve të pasdites, do kemi prezente reshjet e izoluara të shiut, por me intervale të shkurtra kohore”, tha Hakil Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shqipëria nën mbizotërimin e diellit”, Hakil Osmani bën parashikimin e motit appeared first on Euronews Albania.

Trump për marrëveshje me Serbinë? Ish-ministri: Në Kosovë s’ka me kë të negociojë

16 June 2025 at 09:33

Presidenti i SHBA, Donald Trump në një deklaratë të fundit rreth situatës mes Izraelit dhe Iranit ka përmendur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke paralajmëruar se do t’i rikthehet bisedimeve për ta rregulluar atë siç thekson në postimin e tij në rrjetet sociale.

Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Europian në Kosovë tha në një intervistë për Euronews Albania se deklarata e Trump është dëshmi e qartë se administrata e re e SHBA ka një memorie të qartë për atë që ka ndodhur në Kosovë.

Sipas tij, edhe nëse ka një vullnet të mirë nga SHBA për t’u ripërfshirë në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, klima politike në Kosovë do ta bëjë të vështirë këtë gjë.

“Postimi i djeshëm i Trump është e mikpritur dhe një dëshmi e qartë që me gjithë problemet administrata e tanishme ka një memorie të qartë për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe duke parë që konflikti shekullor nuk është zgjidhur me një marrëveshje përfundimtare… mendoj se është një gjë e dobishme, nëse do kemi një ripërfshirje të Trump për ta përmbushur pjesën më të vështirë. Marrëveshja e parë e nënshkruar në Uashington ishte ekonomike, tjetra duhet të jetë politike. Nëse del se është një fillim i ri duhet të kemi qasje edhe nga Kosova edhe nga Serbia, por në Kosovës asgjë nuk është gati, Kosova është e zhytur në moçalin politik. Këtu nuk do gjejnë njeri për të negociuar, paqja mund të negociohet vetëm nga liderë të vërtetë, jo praktikantë” , tha ish-ministri.

 

The post Trump për marrëveshje me Serbinë? Ish-ministri: Në Kosovë s’ka me kë të negociojë appeared first on Euronews Albania.

Meteorologu flet për një javë dinamike: Si do jetë moti dhe a do të ketë reshje shiu

By: Besnik
19 May 2025 at 09:45

Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani foli në lidhje me motin që na pret këtë javë, ku tha se në vend do të mbizotërojnë vransira të shumta, të cilat do të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Këto vransira dhe reshje do të jenë prezente gjatë gjithë javës, përfshirë të shtunën dhe të dielën, përjashtuar ditën e premte, që do të ketë një përmirësim të motit.

“Java pritet të jetë mjaft dinamike. Dita e hënë do të jetë nën dominimin e vransirave të shpeshta, të fokusuara në zonat veriore dhe qendrore, ku herë pas here do të ketë mundësi për reshje shiu. Dita e martë do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime, ndërsa vransirat do të bëhen të pranishme gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së martës. Vransirat do të shtohen të mërkurën dhe të enjten, ku do të rikthehen reshjet e shiut. Edhe të enjtën do të kemi vransira, përsëri të shoqëruara me reshje, por përmirësimi i motit do të vijë të premten, kur pritet të mos kemi reshje shiu. Po ashtu, e shtuna pritet të ketë vransira dhe reshje shiu, ndërsa të dielën do të jenë më të pakta”, tha Osmani.

“Temperaturat do të jenë minimale nga 6 gradë Celsius dhe maksimale do të shkojnë deri në 28 gradë Celsius ndërkohë, të premten dhe të shtunën pritet një rënie graduale e temperaturave, që do të përmirësohet të dielën”, tha meteorologu Hakil Osmani

Sa i përket vendeve të rajonit, meteorologu Osmani tha se situata do të jetë e ngjashme, ku vransirat do shoqërohen gjithashtu me reshje shiu.

“Po ashtu, për rajonin, java pritet të jetë nën dominimin e motit të vranët, me reshje shiu të shpeshta. Të mërkurën dhe të enjten reshjet dhe vransirat do të shpeshtohen dhe mund të shoqërohen me rrebeshe. Këto vransira do të jenë gjithashtu edhe në fundjavë, ndërsa vetëm ditën e premte do të ketë një përmirësim të përkohshëm. Temperaturat maksimale në rajon do të shkojnë nga 24 deri në 25 gradë Celsius”, tha Hakil Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Meteorologu flet për një javë dinamike: Si do jetë moti dhe a do të ketë reshje shiu appeared first on Euronews Albania.

“Rikthehen vranësirat”, Osmani bën parashikimin: Ja çfarë na pret gjatë muajit maj

5 May 2025 at 10:14

Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm në disa zona të vendit, me prezencë vranësirash dhe reshjesh shiu, veçanërisht në jug të Shqipërisë. Sipas Hakil Osmanit nga MeteoAlb, i cili foli për Euronews Albania, kjo situatë pritet të vijojë deri në mesjavë, me përmirësim të ndjeshëm në fundjavë.

“Kjo javë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe do të kemi prezente reshjet e shiut. Sot reshjet mbeten të lokalizuara në pjesën jugore, ndërsa në zonat veriore reshjet do të jenë më të pakta. Dita e martë do vijojë nën mbizotërimin e motit të paqëndueshëm, me reshje shiu. Edhe mëngjesi i ditës së mërkurë do jetë me vranësira por do të shënojë një përmirësim.

Nga kjo javë e deri ditën e premte, parashikohet që temperaturat e ajrit të luhaten nga 24-27 gradë Celsius. Në fundjavë, ditën e shtunë do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë 22 gradë Celsius në vijën bregdetare ndërsa në zonat malore, jo më shumë se vlera 15 gradë celsius. Kjo rënie e menjhëhershme krijon mundësi edhe për shfaqje të rebeshit dhe shiut. Ditën e diell do të kemi intervale të gjata me diell, si dhe rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të shënojnë 25 gradë Celsius”, tha Hakil Osmani.

Ai ka shpjeguar në vlera minimale dhe maksimale se si do të jenë temperaturat në vijim edhe sa i përket rajonit.

“Sa i përket rajonit, moti i paqëndrueshëm do të mbizotërojë edhe në Kosovë dhe Mal të Zi, me reshje më të shpeshta dhe në formë rebeshi. Temperaturat maksimale në Kosovë gjatë javës pritet të arrijnë deri në 25 gradë Celsius”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rikthehen vranësirat”, Osmani bën parashikimin: Ja çfarë na pret gjatë muajit maj appeared first on Euronews Albania.

Kriza politike, gazetari: Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja

By: Besnik
2 May 2025 at 10:25

Gazetari Rid Berisha, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, ka analizuar situatën politike në Kosovë, duke vënë theksin te ngerçi institucional për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Sipas tij, mungesa e marrëveshjes ndërmjet forcave politike mund të çojë vendin në zgjedhje të reja rreth muajit qershor.

Berisha kritikoi mënyrën se si po menaxhohet kriza aktuale nga lidershipi politik në Prishtinë, duke theksuar se partitë politike po shmangin përgjegjësitë e tyre dhe po ia atribuojejnë problemet Listës Serbe.

“Në mënyrë të organizuar e sistematike, të gjitha figurat e rëndësishme pranë Kurtit rikthejnë akuzat ndaj partive opozitare si bashkëpunëtore të Listës Serbe. A do duhej që debati të reduktohej në ‘jeni ju me Listën Serbe apo ne’? Mua më duket primitive,” deklaroi Berisha.

Ai paralajmëroi se izolimi i Listës Serbe në skenën politike të Kosovës mund të sjellë pasoja të padëshiruara në arenën ndërkombëtare.

“Gjithë ky debat që po ndërtohet duke fajësuar Listën Serbe, në sytë e komunitetit ndërkombëtar, e izolon këtë subjekt politik që përfaqëson legjitimisht serbët e Kosovës. Kjo vetëm sa forcon argumentin e Beogradit që në Kosovë duhet të ekzistojë një asociacion me më shumë kompetenca ekzekutive – me arsyet që ne vetë po ia japim,” shtoi ai.

Për sa i përket zgjidhjes së mundshme të krizës, gazetari tha se rruga e vetme është t’i kthehet legjitimitetit të qytetarëve përmes zgjedhjeve.

“E gjithë çështja duhet t’i kthehet votuesit. Kuvendi duhet të konstituohet, politikanët mund të mblidhen dhe të arrijnë një marrëveshje. Në rast se qeveria nuk merr votëbesimin, do të jetë e nevojshme që të kthehen përsëri tek votat, duke çuar mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të reja në muajin qershor. Sa më shumë të shtyhen afatet, aq më shumë mund të vonohet procesi.”” u shpreh Berisha.

Ai vuri në dukje edhe mundësinë e përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese në këtë proces, si rrjedhojë e mungesës së vullnetit politik për zgjidhje.

“E shoh të pashmangshme që Gjykata Kushtetuese të përfshihet, pasi politikanët nuk po dëshirojnë zgjidhje politike dhe mungesën e këtij vullneti po përpiqen ta transferojnë te gjykata. Kjo mund të ndodhë që tani me një kërkesë nga 10 deputetë, duke i bërë Gjykatës një pyetje lidhur me veprimet aktuale në Kuvendin e Kosovës. Këtë e ka theksuar edhe ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani, por askush nuk po e ndërmerr,” tha ai.

Seanca e radhës e Kuvendit pritet të zhvillohet nesër, por Berisha e cilësoi procesin si një “serial me episode tashmë të njohura për publikun”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kriza politike, gazetari: Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja appeared first on Euronews Albania.

“Erdhi vera”, meteorologia: Temperaturat do të arrijnë pikun në Shqipëri dhe Ballkan

By: Besnik
28 April 2025 at 09:54

Duke folur në një lidhje live në Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja tha se këtë javë na presin ditë të nxehta.

Ajo u shpreh se nga e marta do të ketë një rritje të vazhdueshme të temperaturave, të cilat do të kulmojnë të enjten dhe të premten deri në masën 30 gradë Celsius.

Sipas saj, këto temperatura janë tipike verore dhe do të jenë më të larta 6 deri në 7 gradë Celsius se normalja e tyre në fund të prillit.

“Nga nesër dhe deri në fundjavë, më në fund do të vijë koha me shumë diell, duke qenë se muaji prill ka pasur disa ditë me reshje. Parashikohet që të kemi intervale të gjata me diell gjatë gjithë fundjavës. Do të thoja se vranësirat e lehta dhe kalimtare do të jenë vetëm në zonat malore, ndërsa reshje do të ketë vetëm në shkallë të vogël në rajonin verior, por do të jetë një fundjavë fantastike, sidomos për vijën bregdetare,” tha Porja.

“Termometri ngjitet në 27 gradë Celsius nga e marta deri të premten, ku çdo ditë do të ketë rritje, ndërsa dy ditët më të nxehta do të jenë të enjten dhe të premten, kur temperaturat do të kalojnë 30 gradë Celsius. Në Elbasan, Berat, dhe Kuçovë temperaturat do të jenë mbi 31 gradë, një temperaturë tipike qershori. Edhe fundjava, edhe pse sjell një rënie të lehtë të temperaturave, do të ketë 28 gradë Celsius. E gjithë java do të jetë një javë me diell. Parametrat e erës do të jenë të lehta deri në mesatare, duke favorizuar dhe personat që pëlqejnë bregdetin, ku paradite deti do të jetë i qetë,” tha ajo.

Sa i përket rajonit të Ballkanit, meteorologia Porja tha se e njëjta situatë do të jetë në gjithë gadishullin, për shkak të ndikimit të një mase ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës, e cila do të sjellë mot të nxehtë dhe të kthjellët në gjithë vendet e Ballkanit.

“I gjithë gadishulli i Ballkanit, duke filluar nga nesër, është nën ndikimin e një mase ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës, e cila është kryesisht mbi brigjet e Mesdheut, dhe gadishulli i Ballkanit do të jetë nën ndikimin e kësaj mase, ku kudo do të mbizotërojnë kthjellimet. Temperaturat do të rriten ndjeshëm; madje në Kosovë do të jenë mbi 22 gradë Celsius të enjten dhe të premten, ndërsa në fundjavë do të ketë një rënie të lehtë. Ndërsa në Shkup, temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë Celsius. Temperaturat më të larta do të jenë në bregdetin shqiptar, në Shkup të Maqedonisë së Veriut dhe në Greqi, ku gadishulli i Ballkanit do të ketë mot të kthjellët dhe temperatura 6 deri në 7 gradë më të larta sesa janë zakonisht në muajin maj, dhe këto temperatura do të jenë tipike për verën,” tha Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Erdhi vera”, meteorologia: Temperaturat do të arrijnë pikun në Shqipëri dhe Ballkan appeared first on Euronews Albania.

“Jemi në një moment të vështirë”, analisti: Duhet një autoritet moral

24 April 2025 at 10:41

Analisti Ben Andoni, i ftuar në Euronews Albania tha se në Shqipëri ka një mungesë të autoritetit moral, duke bërë kështu që mes shqiptarëve qoftë të Tiranës, të Kosovës, Maqedonisë dhe kudo janë, të ketë një moralpërçarje.

Sipas Andonit, Shqipëria përballet me sfida politike dhe vendosja e autoritet moral, për analistin shihet si diçka e pamundur.

“Jemi në një moment vërtetë të vështirë që shikohet përballja jonë politike por dhe sfidat që ka rajoni. Neve na intereson pjesa demografike e shqiptarëve dhe mbijetesa ekonomike financiare.

Duhet një autoritet moral. Dikur kishte respekt për autoritetin mysliman dhe këtë e zgjidhte një institucion dhe për çdo element, qoftë titullarë të botës islame apo teolog, kur kishte probleme interpretimi nëpër filma, merrnin këshilla ose autoritetin e tyre. Kështu dua ta sjell shembullin tek shqiptarët.

Ne e kemi humbur këtë autoritet moral, një lloj autoriteti politik universitar teologjik ne nuk mund ta kemi. Do jetë e pamundur të krijohet. Ne kemi tre qendra fokale ku flotat nuk bashkohen dot me njëra tjetrën, kanë ide të kundërta me njëra tjetrën.

Shkupi, Prishtina, Tirana janë shumë larg njëra tjetrës. Problemet që nxjerrin të treja akademitë tona me njëra-tjetrën tregon sikur ne jemi tre shtete të ndryshme, por për fatin e madh flasim një gjuhë”, tha Ben Andoni.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Jemi në një moment të vështirë”, analisti: Duhet një autoritet moral appeared first on Euronews Albania.

Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën

21 April 2025 at 09:49

Hakil Osmani nga MeteoAlb ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku bëri edhe parashikimin e motit për këtë javë. Ai tha se këtë të hënë, por edhe në ditët në vijim pritet që moti të jetë i qëndrueshëm deri të mërkurën, ndërsa në gjysmën e dytë të javës pritet të kemi edhe reshje shiu.

“Parashikohet që kjo javë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës motit do jetë i qëndrueshëm, do kemi intervale të gjata me kthjellime, ndërsa vranësirat do i kemi prezente në pjesën e dytë të ditës. Gjatë fillim javës do kemi reshje me sasi të pakta, ndërsa nga mesi i javës, reshjet do jenë në sasi disi më të konsiderueshme”,-tha Osmani.

Ai tha se temperaturat e ajrit pritet të jenë të larta të hënën dhe të martën, ato do të shkojnë në vlerat maksimale 25-26 gradë celsius ndërsa vlerat minimale do të zbresin në 6 gradë celsius. Ndërsa nga e mërkura e në vijim temperaturat, sipas Hakil Osmanit do të pësojnë një rënie.

Ai tha se maksimumi i temperaturës së ajrit do të jetë 21-22 gradë celsius, ndërsa minimumi pritet të jetë 4 gradë celsius.

The post Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën appeared first on Euronews Albania.

Negociatat me pakicat jo serbe, gazetari tregon kur shpallet qeveria e re e Kosovës

4 April 2025 at 09:55

Rid Berisha gazetar në Kosovë, ka folur në Euronews Albania lidhur me krijimin e qeverisë së re së Kosovës. Ai tha se negociata kanë nisur dhe janë të fokusuara në pakicat jo serbe në Kosovë.

“Kurti zhvilli takime nga zyra e qeverisë dhe u kritikua për këtë. Shihet që ka dakordësim të pakicave jo serbe.  Me pakicat jo serbe asnjë qeveri nuk ka pasur problem që të marrë mbështetjen e tyre për  votëbesimin e qeverisë në Kuvend dhe nuk besoj që do ta ketë as tani.

Lajm i ri mund të them është se Adem Hoxha, pjesë e listës serbe i cili votoi Vjosa Osmanin 4 vite më parë, tashmë është pro Kurtit. Kjo është parë nga ish-deputet të PD së Kosovës sikur po konfirmohet një nevojë që ka Kurti për t’i shtrirë dorën listës serbe. Nuk dihet ende si do të vijojë por besoj që para 15 prillit Kosova do ta ketë qeverinë e re”, tha Rid Berisha nga Kosova.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Negociatat me pakicat jo serbe, gazetari tregon kur shpallet qeveria e re e Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Mohimi i të drejtave për Thaçin, gazetari: Njollë turpi mbi drejtësinë

20 March 2025 at 10:18

Gjykata Speciale nuk ka lejuar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij. Gazetari Rid Berisha tha në Euronews Albania se kjo nga ana e Gjykatës Speciale ishte e turpshme.

Sipas gazetarit, përcjellja për në banesën e fundit të babait të Thaçit është mbi të gjitha një e drejtë humane që duhej respektuar.

“Është trishtuese. Kjo nuk është drejtësia evropiane, kto nuk janë as vlerat që ka përqafuar Kosova duke i adaptuar në sistemin e drejtësisë. Ajo çfarë ka bërë Gjykata Speciale duke ia mohuar të drejtën elementare të njeriut ish-Presidentit Thaçi që ti japë lamtumirën e fundit babait të tij, është një përgjigje ç’njerëzore, e turpshme që nuk korrespondon aspak me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Thaçi po mbahet në paraburgim dhe justifikimi që mund të japë Gjykata për këtë, nuk bën peshë aspak. Ata janë përgjegjës për sigurimin e të drejtave e individit që të mos cënohen”, tha gazetari.

Më tej, Berisha ndan mendimin se kjo çështje duhet ndjekur. Në këndvështrimin e tij, reagime duhet të kishte dhe nga drejtuesit e qeverisë së Kosovës, të ngrinin zërin për këtë rast të padrejtë.

“Mospjesmarrja e Thaçit në varrimin e babait, mendoj që do të jetë një njollë e pashlyeshme për një padrejtësi të thellë që ka bërë Gjykata Speciale ndaj tij dhe duhet të gjykohet kjo gjë, ajo është një sjellje humane. Kjo gjykatë ka shkelur të drejtat humane dhe liritë e individit. Po të ndodhte kjo në një vend tjetër, i madhe i vogël do të ngritej në këmbë.

Është shqetësuese që qeveria nuk reagoi fare, as Albin Kurti, as Vjosa Osmani. Reagoi vetëm ministrja e Drejtësisë për të protestuar për këtë rast”, tha Rid Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mohimi i të drejtave për Thaçin, gazetari: Njollë turpi mbi drejtësinë appeared first on Euronews Albania.

Temperatura deri në 22 gradë Celsius: Meteorologu: Vendi do dominohet nga i ngrohti

By: Besnik
3 March 2025 at 11:07

Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për javën e parë të marsit.

Sipas tij, temperaturat do të jenë më të larta se zakonisht, deri në 6 gradë Celsius mbi normën për këtë muaj.

Osmani tha se gjatë mesjavës rritja e temperaturave do të jetë edhe më e madhe, dhe i gjithë vendi dhe rajoni do të përfshihen nga moti i ngrohtë dhe pa erë.

Ai theksoi se vendi do të jetë nën mbizotërimin e motit të qendrueshëm, duke krijuar kushte për intervale të gjata me kthjellime, dhe se reshjet e shiut do të jenë të pakta, siç pritej edhe për ditën e sotme.

“Gjatë gjithë kësaj jave, vendi do të jetë nën mbizotërimin e motit të qendrueshëm, duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime. Ditën e sotme do të kemi vetëm momente të pakta me pika shiu,” tha Osmani.

Ai shtoi se duke filluar nga e martë dhe deri në fundjavë, do të ketë intervale të gjata me diell gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, veçanërisht në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonave të ulëta, përfshirë Tiranën.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të herëpashershme të vranësirave, por pa reshje shiu.

Osmani theksoi gjithashtu se temperaturat e ajrit do të regjistrojnë një rritje të ndjeshme.

“Në mëngjesin e sotëm, temperaturat minimale ishin -1 deri në -2 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet do të jenë deri në 16 gradë Celsius.”

Sipas tij, nga e martë, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 21-22 gradë Celsius, duke u regjistruar 6 gradë më shumë se norma e zakonshme për këtë periudhë të vitit.

Këto temperatura të larta do të prekin kryesisht vijën bregdetare, ndërsa në qytetet e zonave të ulëta, temperaturat do të variojnë nga 18 deri në 20 gradë Celsius, duke përfshirë Tiranën.

“Në orët e para të mëngjesit, temperaturat do të rriten në vendet malore deri në 4 gradë, ndërsa në vijën bregdetare do të shkojnë nga 7 deri në 12 gradë Celsius,” shtoi Osmani.

Në të njëjtën linjë, rajoni i Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi do të ndodhet nën mot të qëndrueshëm gjatë kësaj jave, me intervale të gjata me kthjellime.

Edhe atje, temperaturat do të rriten ndjeshëm dhe mund të arrijnë deri në 17 gradë Celsius, dhe në mesjavë, i gjithë rajoni do të përjetojë një valë të ngrohtë me temperatura që do të shkojnë deri në 18 gradë Celsius.

The post Temperatura deri në 22 gradë Celsius: Meteorologu: Vendi do dominohet nga i ngrohti appeared first on Euronews Albania.

Rushiti: Nominimi për Çmimin Nobel, mundësi që krimet e luftës të njihen globalisht

By: Besnik
22 January 2025 at 12:28

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

Nominimi u bë nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, i cili, në një letër dërguar Komitetit të Institutit Norvegjez të Nobelit, theksoi se ky vendim u mor për të njohur “kontributet e jashtëzakonshme” të Rushitit dhe QKRMT-së “në avancimin e të drejtave të njeriut, dinjitetit të të mbijetuarve dhe shërimin e plagëve të luftës të komuniteteve”.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Feride Rushiti ndau mendimet e saj për këtë arritje të rëndësishme duke e cilësuar si një mundësi të mirë që krimet e luftës në Kosovë të njihen globalisht. Ajo tha se nuk kishte pasur informacione paraprake për nominimin duke theksuar se fillimisht ajo kishte pasur një takimi rastësor me deputetin Jacobsson në verën e vitit 2022, në kuadër të takimeve me ndërkombëtarët, ku ndajnë përvojat dhe diskutojnë për sfidat që hasin.

“Gjatë një bashkëbisedimi në Zoom me stafin e organizatës, mësova për nominimin dhe më pas më informoi dhe ambasadorja e Kosovës në Suedi, gjithashtu lajmi u përhap në media dhe rrjete sociale”, tha Rushiti.

Ajo tha se ky është një vlerësim nga më të lartit që mund t’i bëhen një individi dhe kauzës që përfaqëson, duke shtuar se ky është një moment krenarie jo vetëm për të, por edhe për shoqërinë kosovare.

“Është një mundësi për të nxjerrë në pah këtë kauzë në një nivel ndërkombëtar dhe për të siguruar që krimet e luftës të njihen globalisht,” shtoi ajo.

Ky nominim është një njohje e rëndësishme për punën e palodhur të Feride Rushitit dhe QKRMT-së në mbështetje të të mbijetuarve të torturës dhe viktimave të luftës në Kosovë.


LEXONI GJITHASHTU:

The post Rushiti: Nominimi për Çmimin Nobel, mundësi që krimet e luftës të njihen globalisht appeared first on Euronews Albania.

Eksperti Hoti: Trump përdori një mekanizëm si fillim presioni në përballjen me Putin

22 January 2025 at 12:13

Dritan Hoti, si një ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka folur në Euronews Albania lidhur me raportet e Europës me Shtete e Bashkuara të Amerikës si dhe planet që ka Trump me marrjen në detyrë tashmë si President i SHBA-së.

“Trump përdori një mekanizëm që është fillimi i një presioni. Këto nuk janë shpërthime momentale të tij por janë të paramenduara. Trump kërkon të ketë një paqe, mos të relativiziohet roli i Amerikës dhe meqë Putin nuk pranon të japë koncensione për pjesën tjetër përtej 20%, dhe të marrë në shqyrtim premisat, atëherë Trump fillon atë që quhet gjuha e presionit dhe shantazhit referuar dhe termit që ka përdorur se Putin do të qojë në shkatërrimin e Rusisë”, tha Hoti.

I pyetur se në gjithë këtë situatë cila mund të jetë forca që mund të përdor Amerika ndaj Putin apo do ta lërë të svetëshkatërrohet, ai thot se ky lloj procesi vetëshkatërrimi nuk varet nga Amerika por nga Putin.

“Ky është basti ekzistencial i Putin dhe Rusisë. Ky i fundit ka asociaciuar fatin e tij politik me formën dhe trajtën që do të mbajë Rusia pas ofensivës ushtarake, sulmit në Ukrainë”.

Eksperti shton se mund të kalohet dhe në një skenar radikal.

“Nëse kemi një ashpërsim të sulmeve ushtarake nga ana e Rusisë, bëhet vulnerabël dhe imazhi i Amerikës dhe e vet Trump-it. Egoja e tij nënkupton rritje të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, ashtu siç është parashikuar dhe në planin e paqes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eksperti Hoti: Trump përdori një mekanizëm si fillim presioni në përballjen me Putin appeared first on Euronews Albania.

Lita: Pse Berisha përmend personazhin e Zaho Kokës në përplasjen me SPAK

By: Besnik
21 January 2025 at 14:08

Në një lidhje live për Euronews Albania, gazetari Lavdrim Lita shpjegoi përplasjet e kreut të PD-së, Sali Berisha, me SPAK, duke marrë si shembull dhe deklaratat e ditëve të fundit ndërmjet kryedemokratit dhe institucionit të akuzës.

Berisha ngriti pretendimet se në BKH është bërë një kallëzim penal nga ana e personit Zaho Koka për vëllain e kryeministrit Rama ndërsa SPAK reagoi duke thënë se nuk ka asnjë kallëzim apo denoncim të tillë nga ndonjë Zaho Koka.

Sipas analistit Lita Berisha i bën këto deklarata për të shmangur vëmëndjen nga çështja dhe akuzat ndaj tij për dosjen “Partizani” duke shkaktuar një mjegullnajë dhe shpërqëndruar vëmëndjen nga thelbi i faktit që ai është nën hetim bashkë me familjarë të tij.

“SPAK ka bërë minimumin e nevojshëm duke deklaruar se nuk ka një emër si Zaho Koka të regjistruar në dosje në Prokurori, por Berisha e di shumë mirë që ai është një personazh historik dhe e përdor për të aluduar. Sigurisht, ai e bën këtë për të krijuar mjegull dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga dosja e tij. Sepse në daljet publike të zotit Berisha flitet për çdo gjë, përveç dosjes së tij, ku ai është nën hetim, bashkë me shumë zyrtarë të PD-së dhe familjarë të tij”, tha Lita.

Analisti Lita shpjegoi dhe historinë e personazhit Zaho Koka.

“Zaho Koka është një personazh historik shumë i njohur për ata që janë të apasionuar pas historisë, pasi ka qenë një partisan që bënte gili-vili em femrat partizane në mal dhe u vra për çështje morale nga vetë partizanët në jug të Shqipërisë. Zoti Berisha e përmend këtë figurë për të dhënë mesazhe dhe për të aluduar për histori të tilla, duke kërkuar të politizojë ngjarjet që ai mendon se disponon përmes fashikujve të dosjes ‘Toyota Yaris’ dhe dosjeve të tjera, ku përfshihen politikanë, zyrtarë të PS-së, ish-bashkëpunëtorë të BKH dhe prokurorë të sistemit të drejtësisë”, tha Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lita: Pse Berisha përmend personazhin e Zaho Kokës në përplasjen me SPAK appeared first on Euronews Albania.

Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat në fund të janarit

By: Besnik
20 January 2025 at 10:42

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Ladja Porja bëri parashikimin e motit për këtë javë. Pas ditëve të ftohta të fillimit të janarit, sipas saj, ky muaj do të mbyllet me temperatura më të larta dhe më shumë rreze dielli.

“Pas motit të ftohtë gjatë javës së kaluar, me temperaturat që kanë arritur deri në 18 gradë Celsius në zonat bregdetare dhe -1 gradë Celsius në verilindje, situata termike pritet të ndryshojë”.

Meteorologia theksoi se sot pritet që temperatura maksimale të arrijë përsëri deri në 18 gradë Celsius, me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Parashikimi për ditët në vazhdim

“Të martën dhe të mërkurën, moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu të intensitetit të ulët, të cilat nuk pritet të shkaktojnë probleme. Në zonat verilindore, mund të ketë reshje të vogla dëbore të mërkurën. Siç e thamë reshje shumë të vogla do kemi të martën dhe të mërkurën ndërsa të enjten dhe të premten përmisohet moti duke përfunduar në një fundjavë me diell dhe temepratura të larta. Edhe pse reshje të vogla janë të mundshme, situata termike do të mbetet më e ngrohtë se mesatarja e janarit, me temperatura maksimale që do të arrijnë deri në 18-19 gradë Celsius dhe minimale deri në -2 ose -3 gradë Celsius në verilindje.

Përmirësim i motit për fundjavë

Meteorologia shtoi se, pas reshjeve të vogla të martën dhe të mërkurën, moti do të përmirësohet të enjten dhe të premten, duke sjellë një fundjavë të diellit dhe temperaturave të larta. Në fund të janarit, temperaturat do të mbeten më të larta se vlerat normale për këtë periudhë, duke arritur deri në 18 gradë Celsius.

Moti në rajon

“Në lidhje me situatën meteorologjike në rajon, Porja informoi se edhe vendet e tjera të Ballkanit do të kenë një mot të ngjashëm. Në Kosovë, pas ditëve të ftohta, do të ketë mot të kthjellët me vranësira të shpeshta, ndërsa reshje shiu priten vetëm të mërkurën, në zonat kufitare me Shqipërinë. Temperaturat minimale do të variojnë nga -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 9 gradë Celsius. Po ashtu, në Maqedoninë e Veriut, moti do të jetë më i ngrohtë, duke sjellë një javë të ngjashme me vjeshtën, me temperatura që do të arrijnë deri në 14 gradë Celsius për maksimale”, përfundoi fjalën e saj Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat në fund të janarit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌