Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

16 August 2025 at 08:23

Ditën e sotme, (e shtunë, 16 Gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare, e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në verilindje e juglindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet […]

The post Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C, si parashikohet moti këtë të mërkurë

By: D Marku
13 August 2025 at 08:16

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat
luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

The post Edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C, si parashikohet moti këtë të mërkurë appeared first on Albeu.com.

Rikthehet vala e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

10 August 2025 at 08:17

Shqipëria po përballet sot me një valë të nxehti ekstrem, me temperatura që në shumë zona do të kalojnë 38°C. Sipas MeteoAlb, moti do të mbetet i kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa priten kushte për temperatura maksimale deri në 39°C në zonat e ulëta dhe bregdetare. Në Tiranë, termometri do të shënojë mbi 37°C që […]

The post Rikthehet vala e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Muaji Korrik i këtij viti, i treti më i nxehtë në histori

7 August 2025 at 16:32

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve klimatike. Në raportin më të ri thuhet, megjithatë, se muaji i kaluar ndali serinë 2-vjeçare të muajve që thyejnë rekordet e pararendësve për nxehtësinë. Korriku 2025 ishte 1.25 gradë Celsius më […]

The post Muaji Korrik i këtij viti, i treti më i nxehtë në histori appeared first on BoldNews.al.

Nuk ka më “gusht e gunë”, bëhuni gati për 40 °C/ Sinoptikanët: Ja deri kur zgjat vala e të nxehtit

6 August 2025 at 16:36

Ndryshimet klimatike kanë bërë që shprehja “gusht e gunë” të mos gjejë më zbatim në Shqipëri. Kjo pasi, duke nisur nga fundjava, vendi ynë do të goditet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan me temperatura 40 gradë në hije. “Do të vijojnë gradualisht të rriten temperaturat e ajrit si pasojë e kësaj vale […]

The post Nuk ka më “gusht e gunë”, bëhuni gati për 40 °C/ Sinoptikanët: Ja deri kur zgjat vala e të nxehtit appeared first on BoldNews.al.

Temperaturat përvëluese, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

3 August 2025 at 19:16

Teksa ditë më parë Portugalia dhe Spanja u përballën me zjarre të shumta të nxitura nga temperaturat e larta, erërat e forta dhe kushtet e thata, një video me interval kohor të temperaturës në Spanjë dhe Portugali tregon se këto vende do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në ditët në vijim. Sipas agjencisë […]

The post Temperaturat përvëluese, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali appeared first on BoldNews.al.

Rekord nxehtësie në Turqi, temperaturat shkojnë në 50 gradë Celsius

By: Oldi
28 July 2025 at 09:03

Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të vendit, një rekord në të gjithë vendin. Temperatura rekord u regjistrua të premten në Silopi, njoftoi ministria. Dhe në të gjithë vendin, 132 stacione meteorologjike kishin regjistruar temperatura rekord për muajin korrik, shton deklarata. Silopi, në […]

The post Rekord nxehtësie në Turqi, temperaturat shkojnë në 50 gradë Celsius appeared first on BoldNews.al.

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

25 July 2025 at 15:28

E premtja dhe e shtuna janë ditët më të nxehta jo vetëm të kësaj jave, por edhe të muajit korrik. Meteorologët parashikojnë që termometri do të shënojë vlerën maksimale prej 44 gradë Celsius. Temperaturat përvëluese pritet të shfaqen në disa qarqe, si Berati, Elbasani, Fieri, por edhe Tirana. Krejt ndryshe do të jenë kushtet e […]

The post E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C appeared first on BoldNews.al.

“PËRCËLLOHET” SHQIPËRIA/ Sot arrin kulmin, termometri pritet të shënojë temperatura deri në 43 gradë

By: D Marku
25 July 2025 at 08:39

Dita e Premte do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin deri në 43 gradë C.

Përsa i përket kushteve atmosferike, mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pritet që vlerat me të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Shkodër, Titanë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri pritet të shënojë nga 42 – 43 gradë C.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 43°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit dhe zona të izoluara të qarkut Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

The post “PËRCËLLOHET” SHQIPËRIA/ Sot arrin kulmin, termometri pritet të shënojë temperatura deri në 43 gradë appeared first on Albeu.com.

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

By: Elva
22 July 2025 at 22:56

Një valë e fortë të nxehti ka goditur prej ditësh Italinë jugore, ku temperaturat kanë kaluar edhe 43 gradë Celsius, duke shkaktuar deri tani gjashtë viktima. Sipas mediave ndërkombëtare, vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar dy vdekje nga arresti kardiak – një burrë 60-vjeçar dhe një 81-vjeçar, të cilët ndodheshin në plazh. Gjatë katër […]

The post Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima   appeared first on BoldNews.al.

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat ngjiten në 40 gradë, parashikimi i motit për sot

By: Oldi
19 July 2025 at 08:17

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat e larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet serish në 40 gradë C. Orët e vona të mbrëmjes do të […]

The post Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat ngjiten në 40 gradë, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

I nxehti “pushton” Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

11 July 2025 at 17:44

Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orëtv e mesditës kryesisht në relievet malore nga orët e meditës.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë celcius, ndërsa ato minimale deri në 14 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 8-10 m/s.

The post I nxehti “pushton” Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme appeared first on Sot News | Lajme.

I nxehti “pushton” Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

10 July 2025 at 16:51

Ditën e Premte  vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

 

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore nga orët e meditës deri ato të pasdites.

Temperatura në vlerën maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë celcius ndërsa ato minimale deri në 15 gradë celcius.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-16 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 2-3 ballë.

The post I nxehti “pushton” Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme appeared first on Sot News | Lajme.

Parashikimi i motit për ditën e nesërme/ Vijon i nxehti përvëlues, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

9 July 2025 at 16:36

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave kryesisht në relievet malore nga orët e meditës.

Tempraturat do të rriten krahasim me ditën e sotme, ku në vlerën maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë celcius, ndërsa gjatë natës do të zbresin deri në 16 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 12-16 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 3-4 ballë.

The post Parashikimi i motit për ditën e nesërme/ Vijon i nxehti përvëlues, ja sa pritet të shkojnë temperaturat appeared first on Sot News | Lajme.

Kthesë e parakohshme në mot/ Java nis me freski, por pritet rikthimi i të nxehtit afrikan

7 July 2025 at 13:19

Java që lamë pas u shoqërua me temperatura të larta që preku jo vetëm vendin tonë por të gjithë Europën, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të kemi një rënie të temperaturave.

E ftuar në një studio televizive specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave, Anira Gjoni, tha se pritet që të kemi edhe valën e dytë të të nxehtit në vend, ndërsa nënvizoi se qarqet ku temperaturat kanë shënuar vlera të larta janë Fieri, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.

Temperaturat nesër parashikohen:

Në zonat bregdetare 23/31

Në zonat e ulëta 22/35

Në zonat malore 15/29

The post Kthesë e parakohshme në mot/ Java nis me freski, por pritet rikthimi i të nxehtit afrikan appeared first on Sot News | Lajme.

“Temperatura që ndjehen deri në 46 gradë”/ Paralajmëron meteorologia: Korrik dhe Gusht përvëlues, nga e mërkura…

5 July 2025 at 11:58

Ndërsa temperaturat e larta vijoj në tashmë prej disa ditësh, Porja ka paralajmëruar e sot është kulmi, me shtim të hartës ku termometri do të shënojë 41 gradë. Ndërsa dje këto shifra u shënuan në Berat, sot pritet që këto temperatura të shënohen edhe në Shkodër, Koplik dhe Elbasan.

Metereologia Lajda Porja, e ftuar në një studio televizive ka bërë parashikimin e motit për muajt korrik dhe gusht.

Në zonat bregdetare pritet që temperaturat të jenë 37-38 gradë celcius, ndërsa pritet mot i kthjellët dhe i nxehtë. Të dielë, të hënë dhe të martë pritet rënie e maximumit, me temperatura që shkojnë deri në 38 gradë.

Kthesë pritet të ndodhë ditën e mërkurë, kur futet në Ballkan një masë më e ftohte me origjinë nga veriu i Europës. Priten stuhi e rrebeshe në veri dhe qendër të vendit, në sasi më të paktë se në veri të Europës. Temperaturat parashikohen të mos arrijnë më shumë se 32-33 gradë celcius. Pas 4 ditë të freskëta, nga e diela tjetër e në vijim do të shkojmë sërish në temp 38 gradë.

“Gushti parashikohet të jetë i nxehtë, shumë ditë pritet të kemi temperatura me 38-39 gradë celcius. Në pjesën e parë të gushtit, vendi do të goditet nga një tjetër valë e të nxehti që të shpresojmë të mos shkojë më shumë se 41 gradë. Ajo që është ndryshe, është se vera do të ndjehet akoma më e nxehtë pasi temperaturat e larta nuk do të zgjasin pak ditë, por do të jenë të vijueshme, mund të shkojën deri në 12 ditë rresht. Ditët e freskëta do të jenë shumë të pakta. Duhet theksuar se temperaturat janë të matura në hije, ndërsa në diell ndjehen edhe 4-5 gradë më shumë se sa regjistrohet”, tha ajo.

The post “Temperatura që ndjehen deri në 46 gradë”/ Paralajmëron meteorologia: Korrik dhe Gusht përvëlues, nga e mërkura… appeared first on Sot News | Lajme.

Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë celcius

By: user 5
4 July 2025 at 19:41

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore.

Temperaturat pritet të jenë mjaft të larta, duke shënuar vlera maksimale që arrijnë deri në 39°C në disa qytete si Elbasani, Shkodra, Berati dhe Gjirokastra.

Qytetet bregdetare si Vlora, Durrësi dhe Saranda do të kenë temperatura maksimale deri në 35°C-37°C, ndërsa në zonat malore, si Peshkopia, pritet të regjistrohen vlera maksimale deri në 37°C.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 5-7 m/s.

Sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

The post Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë celcius appeared first on Lapsi.al.

E shtuna ‘përvëlon’ vendin/ Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bën paralajmërmin: Temperaturat arrijnë kulmin në…

4 July 2025 at 18:56

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore.

 

Temperaturat pritet të jenë mjaft të larta, duke shënuar vlera maksimale që arrijnë deri në 39°C në disa qytete si Elbasani, Shkodra, Berati dhe Gjirokastra.

Qytetet bregdetare si Vlora, Durrësi dhe Saranda do të kenë temperatura maksimale deri në 35°C-37°C, ndërsa në zonat malore, si Peshkopia, pritet të regjistrohen vlera maksimale deri në 37°C.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 5-7 m/s.

Sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Screenshot 2025-07-04 183420Screenshot 2025-07-04 183409

The post E shtuna ‘përvëlon’ vendin/ Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bën paralajmërmin: Temperaturat arrijnë kulmin në… appeared first on Sot News | Lajme.

Porja: Temperaturat do ndjehen si 45 apo 46 gradë në Tiranë, korriku shumë i thatë

4 July 2025 at 18:15

Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin People në Euronews Albania se vala e të nxehtit që përfshiu vendin tonë në qershor do vijojë edhe gjatë korrikut.

Ajo tregoi se për shkak të lagështisë së shtuar në ajër temperatura do ndihen 4-5 gradë më të lartë gjatë muajit korrik, i cili pritet gjithashtu të jetë një muaj shumë i thatë.

“Valët e të nxehtit këtë verë na kanë vizituar shumë herët, janë thyer rekorde për qershorin në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës. Gjatë kësaj vere kemi pasur temperatura 40 gradë që në qershor, këtë herë nuk kemi një ekstrem por kemi shumë ditë me temperatura të larta. Nga e mërkura e deri të shtunën do ketë një normalizim të temperaturave. Të mërkurën priten edhe reshje në veri dhe qendër, nga e diela tjetër do ketë shumë ditë të korrikut me 39 gradë që do të zgjasin. Do jetë periudhë shumë e thatë, edhe pse do ketë lagështirë që do bëjë që vala të ndihet 5 gradë më shumë. Në Tiranë do ndihet 45-46 gradë”, tha Porja.

The post Porja: Temperaturat do ndjehen si 45 apo 46 gradë në Tiranë, korriku shumë i thatë appeared first on Euronews Albania.

I nxehti përvëlues, paralajmëron meteorologia: Pritet një tjetër valë me temperatura edhe më të larta

3 July 2025 at 16:51

Meteorologia Lajda Porja ka folur lidhur me të nxehtin dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin.

Ajo u shpreh se vetëm javën e ardhshme meteorologët presin një freskim të motit, por do të zgjasë vetëm për pak ditë. Porja paralajmëron një tjetër valë të nxehti, me temperatura më të larta se vala e parë.

“Ulja me 6 gradë e temperaturave do të jetë e ndjeshme edhe në vendin tonë. Por ditët me mot të freskët nuk do të zgjasin shumë. Një tjetër valë të nxehti, me temperatura edhe më të larta se vala e parë, do të përfshijë sërish kontinentin europian”, tha Porja për “A2 CNN”.

Në këtë verë të pazakontë, sa i përket kohëzgjatjes së temperaturave ekstreme, mjekët këshillojnë qytetarët, por edhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë të shmangin daljet në orët e pikut, të qëndrojnë në në ambiente të freskëta dhe të konsumojnë sa më shumë ujë.

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, tha se çdo ditë 1800 qytetarë kërkojnë ndihmën e urgjencës për probleme të shkaktuara nga i nxehti.

“Zyrtarisht nuk ka viktima nga i nxehti në vendin tonë, por temperaturat e larta mund të bëhen shkak për infarkte dhe goditje cerebrale. Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes në këto temperatura, veçanërisht për fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Ndërsa për pushuesit që i janë drejtuar zonave bregdetare, janë në gatishmëri 36 qendra shëndetësore verore”, u shpreh ai.

The post I nxehti përvëlues, paralajmëron meteorologia: Pritet një tjetër valë me temperatura edhe më të larta appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌