Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mot ‘përvëlues’/ Meteorologu zbulon çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë Korrikut: Ja dita më e nxehtë e kësaj jave

1 July 2025 at 13:04

Temperaturat gjatë korrikut po regjistrojnë vlera shumë të larta, ndërsa vala e të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të Evropës Juglindore po ndikon edhe në territorin shqiptar. Këtë e bëri me dije meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlab. Sipas Osmanit, disa qytete të vendit kanë arritur tashmë temperatura deri në 39 gradë Celsius. Tirana dhe Shkodra do të përjetojnë temperatura deri në 39 gradë Celsius.

🔊
Megjithatë, meteorologu theksoi se ndjenja e vapës do të jetë më e lartë, duke u ndjerë si 45 gradë në diell. Vija bregdetare gjithashtu do të ketë temperatura të larta, që do të luhaten nga 36 në 39 gradë Celsius.

“Temperaturat e korrikut momentalisht janë shumë të larta. Kmei valën e të nxehtit, e cila ka përfshirë një pjesë të mirë të Evropës Juglindore, duke bërë që këto temperatura ekstremisht të larta të jenë të të vendosen në skaje, ku kemi maksimume, të cilat regjistrohen deri në 40 gradë në disa qytete, por jo vetëm. Ditën e sotme maksimumet regjistrohen në vlerën 39 gardë Celsius në qarqet e Elbasanit, Beratit apo edhe Gjirokastrës, ndërsa sa i përket ditën së mërkurë do të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave ku do të ketë maksimume, të cilat regjistrohen në 40 gradë Celsius. Po, ashtu pritet që kryeqyteti dhe Shkodra të arrijnë në temperaturat deri në 39 gradë Celsius. Edhe pse temperatura do të jenë 39-40 gradë Celsius, ato do të ndjehen sidomos në diell, sikur janë 45 gradë Celsius. Vija bregdetare do të ketë temperatura të larta po ashtu, të cilat do të luhaten nga 36 në 39 gradë Celsius. Për të gjithë ata që kërkojnë temperatura disi më të freskëta, mund t’i gjejnë vetëm në zonat Juglindore të territorit me maksimume, të cilat nuk do të jenë më shumë se 33-34 gradë Celsius”, tha ai.

🔊
Meteorologu parashikon që gjatë gjithë korrikut temperaturat do të qëndrojnë të larta, me maksimumet që do të jenë rreth 36-37 gradë Celsius. Ai shpjegoi se valët e të nxehtit do të prekin sërish Shqipërinë dhe Evropën Jugore, duke ruajtur temperaturat mbi mesataren.

“Edhe përgjatë Korrikut do të kemi temperatura të larta, maksimumet do të jenë 36-37 gradë Celsius. Në momentin që ne do të kemi valët e të nxehtit që prekin Europën Jugore, rishtazi edhe territorin shqiptar, do të kemi temperatura të larta njësoj siç i kemi edhe tani. Do të kemi më pas edhe një tërheqje të valës së të nxehtit ku temperaturat do të jenë 36-37 gradë Celsius. Megjithatë edhe pse do e kemi këtë rënie të lehtë të temperaturave duhet thënë që janë 3-4 gradë më të larta se sa normalja. Do të kemi temperatura të cilat çdo ditë do të jenë në vlera më të larta se sa temperaturat normale”, sqaroi metorologu.

The post Mot ‘përvëlues’/ Meteorologu zbulon çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë Korrikut: Ja dita më e nxehtë e kësaj jave appeared first on Sot News | Lajme.

“Java do të ketë ngritje të temperaturave”/ Prezencë të reshjeve të shiut? Flet meteorologu për parashikimin e javës

16 June 2025 at 09:28

Në një lidhje të drejpërdrejtë, në një emision televiziv, meteorologu Hakil Osmani ka bërë një parashikim të motit për javën. Meteorologu theksoi se java do të ketë ngritje të temperaturave, por një interval vranësisrash dhe shiu do të jenë prezentë ditën e martë dhe të mërkurë. Osmani më tej tha se moti në fundjavë do të jetë kryesisht me diell.

Sipas tij në zonat bregdetare temperaturat do të jenë 19 gradë celcius dhe gjatë mesditës do të rriten rreth 30 gradë celcius.

“Në zonat bregdetare do të jenë rreth 19 gradë celcius dhe gjatë mesditës do të rriten rreth 30 gradë celcius. Do të kemi një javë me ngritje të temperaturave. Por ditët e martë dhe të mërkurën mund të kemi edhe disa vranësira. Në pjesën më të madhe të kohës, era do të ketë edhe intervale të shkurtra. Ata që duan të bëjnë plazh do të jenë të favorizuar sepse do të ketë një fundjavë me diell”, tha Osmani

The post “Java do të ketë ngritje të temperaturave”/ Prezencë të reshjeve të shiut? Flet meteorologu për parashikimin e javës appeared first on Sot News | Lajme.

Temperaturat e larta në vendin tonë, meteorologu Hakil Osmani zbulon se kur do të nisin reshjet e shiut

By: V K
16 June 2025 at 09:26

Këtë të hënë, teksa ishte në një lidhje të drejpërdrejtë, në emisionin “Vila24”, meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka bërë një parashikim të motit për gjithë javën.

Sipas tij, në zonat bregdetare temperaturat do të jenë 19 gradë celcius dhe gjatë mesditës do të rriten rreth 30 gradë celcius.

Gjithashtu, meteorologu theksoi se java do të ketë ngritje të temperaturave, por një interval vranësisrash dhe shiu  do të jenë prezentë ditën e martë dhe të mërkurë.

Më tej, Osmani tha se moti në fundjavë do të jetë kryesisht me diell.

“Në zonat bregdetare do të jenë rreth 19 gradë celcius dhe gjatë mesditës do të rriten rreth 30 gradë celcius. Do të kemi një javë me ngritje të temperaturave. Por ditët e martë dhe të mërkurën mund të kemi edhe disa vranësira. Në pjesën më të madhe të kohës, era do të ketë edhe intervale të shkurtra. Ata që duan të bëjnë plazh do të jenë të favorizuar sepse do të ketë një fundjavë me diell”, tha Osmani

The post Temperaturat e larta në vendin tonë, meteorologu Hakil Osmani zbulon se kur do të nisin reshjet e shiut appeared first on Albeu.com.

Meteorologu flet për një javë dinamike: Si do jetë moti dhe a do të ketë reshje shiu

By: Besnik
19 May 2025 at 09:45

Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani foli në lidhje me motin që na pret këtë javë, ku tha se në vend do të mbizotërojnë vransira të shumta, të cilat do të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Këto vransira dhe reshje do të jenë prezente gjatë gjithë javës, përfshirë të shtunën dhe të dielën, përjashtuar ditën e premte, që do të ketë një përmirësim të motit.

“Java pritet të jetë mjaft dinamike. Dita e hënë do të jetë nën dominimin e vransirave të shpeshta, të fokusuara në zonat veriore dhe qendrore, ku herë pas here do të ketë mundësi për reshje shiu. Dita e martë do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime, ndërsa vransirat do të bëhen të pranishme gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së martës. Vransirat do të shtohen të mërkurën dhe të enjten, ku do të rikthehen reshjet e shiut. Edhe të enjtën do të kemi vransira, përsëri të shoqëruara me reshje, por përmirësimi i motit do të vijë të premten, kur pritet të mos kemi reshje shiu. Po ashtu, e shtuna pritet të ketë vransira dhe reshje shiu, ndërsa të dielën do të jenë më të pakta”, tha Osmani.

“Temperaturat do të jenë minimale nga 6 gradë Celsius dhe maksimale do të shkojnë deri në 28 gradë Celsius ndërkohë, të premten dhe të shtunën pritet një rënie graduale e temperaturave, që do të përmirësohet të dielën”, tha meteorologu Hakil Osmani

Sa i përket vendeve të rajonit, meteorologu Osmani tha se situata do të jetë e ngjashme, ku vransirat do shoqërohen gjithashtu me reshje shiu.

“Po ashtu, për rajonin, java pritet të jetë nën dominimin e motit të vranët, me reshje shiu të shpeshta. Të mërkurën dhe të enjten reshjet dhe vransirat do të shpeshtohen dhe mund të shoqërohen me rrebeshe. Këto vransira do të jenë gjithashtu edhe në fundjavë, ndërsa vetëm ditën e premte do të ketë një përmirësim të përkohshëm. Temperaturat maksimale në rajon do të shkojnë nga 24 deri në 25 gradë Celsius”, tha Hakil Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Meteorologu flet për një javë dinamike: Si do jetë moti dhe a do të ketë reshje shiu appeared first on Euronews Albania.

“Rikthehen vranësirat”/ Meteorologu Osmani zbulon ‘surprizat’ e motit: Ja çfarë na pret gjatë muajit Maj

5 May 2025 at 10:26

Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm në disa zona të vendit, me prezencë vranësirash dhe reshjesh shiu, veçanërisht në jug të Shqipërisë. Sipas Hakil Osmanit nga MeteoAlb, kjo situatë pritet të vijojë deri në mesjavë, me përmirësim të ndjeshëm në fundjavë.

“Kjo javë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe do të kemi prezente reshjet e shiut. Sot reshjet mbeten të lokalizuara në pjesën jugore, ndërsa në zonat veriore reshjet do të jenë më të pakta. Dita e martë do vijojë nën mbizotërimin e motit të paqëndueshëm, me reshje shiu. Edhe mëngjesi i ditës së mërkurë do jetë me vranësira por do të shënojë një përmirësim.

Nga kjo javë e deri ditën e premte, parashikohet që temperaturat e ajrit të luhaten nga 24-27 gradë Celsius. Në fundjavë, ditën e shtunë do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë 22 gradë Celsius në vijën bregdetare ndërsa në zonat malore, jo më shumë se vlera 15 gradë celsius. Kjo rënie e menjhëhershme krijon mundësi edhe për shfaqje të rebeshit dhe shiut. Ditën e diell do të kemi intervale të gjata me diell, si dhe rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të shënojnë 25 gradë Celsius”, tha Hakil Osmani.

Ai ka shpjeguar në vlera minimale dhe maksimale se si do të jenë temperaturat në vijim edhe sa i përket rajonit.

“Sa i përket rajonit, moti i paqëndrueshëm do të mbizotërojë edhe në Kosovë dhe Mal të Zi, me reshje më të shpeshta dhe në formë rebeshi. Temperaturat maksimale në Kosovë gjatë javës pritet të arrijnë deri në 25 gradë Celsius”, shtoi ai.v

The post “Rikthehen vranësirat”/ Meteorologu Osmani zbulon ‘surprizat’ e motit: Ja çfarë na pret gjatë muajit Maj appeared first on Sot News | Lajme.

Temperatura të larta dhe reshje shiu/ Sinoptikani Hakil Osmani tregon surprizat e motit për javën në vazhdim…

21 April 2025 at 09:59

Hakil Osmani nga MeteoAlb bëri parashikimin e motit për këtë javë. Ai tha se këtë të hënë, por edhe në ditët në vijim pritet që moti të jetë i qëndrueshëm deri të mërkurën, ndërsa në gjysmën e dytë të javës pritet të kemi edhe reshje shiu.

“Parashikohet që kjo javë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës motit do jetë i qëndrueshëm, do kemi intervale të gjata me kthjellime, ndërsa vranësirat do i kemi prezente në pjesën e dytë të ditës. Gjatë fillim javës do kemi reshje me sasi të pakta, ndërsa nga mesi i javës, reshjet do jenë në sasi disi më të konsiderueshme”,-tha Osmani.

Ai tha se temperaturat e ajrit pritet të jenë të larta të hënën dhe të martën, ato do të shkojnë në vlerat maksimale 25-26 gradë celsius ndërsa vlerat minimale do të zbresin në 6 gradë celsius. Ndërsa nga e mërkura e në vijim temperaturat, sipas Hakil Osmanit do të pësojnë një rënie. Ai tha se maksimumi i temperaturës së ajrit do të jetë 21-22 gradë celsius, ndërsa minimumi pritet të jetë 4 gradë celsius.

The post Temperatura të larta dhe reshje shiu/ Sinoptikani Hakil Osmani tregon surprizat e motit për javën në vazhdim… appeared first on Sot News | Lajme.

Meteorologu Hakil Osmani zbulon se çfarë pritet të ndodhë me motin pjesën e dytë të javës

By: V K
14 April 2025 at 09:40

Java pritet të jetën nën ndikimin e vranësirave, ku më prezente pritet të jenë në pjesën e dytë të javës. Meteorologu Hakil Osmani, shprehet për Klan News se; sa i përket temperaturave deri ditën e mërkurë pritet të kemi rritje graduale të tyre.

Dita e mërkurë pjesa e parë e saj do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, teksa do të kemi ndryshim të kushteve atmosferike, duke filluar në orët e vona të ditës së mërkurë edhe në vijim ditën e enjte dhe dita e premte do të sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Ndërkohë, sa i përket parametrave të erës, problematike pritet të jetë ditën e mërkurë dhe të enjte.

“Moti përgjatë kësaj jave pritet të jetë kryesisht nën mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat gjatë kësaj fillimjave do të sjellin mundësira për reshje, por në sasi shumë të ulëta. Kryesisht në qytetet e zonës së ulët dhe në vijën bregdetare do të kemi momente të pakëta me pika shiu ndërsa në zonat veriore dhe pjesërisht në gjysmën lindore do të kemi dhe herë pas here reëbeshe të izoluara shiu.

Përsa i përket temperaturave të ajrit të paktën deri ditën e mërkurë pritet të kemi rritje graduale të tyre. Maksimumet ditën e sotme regjistrohen shumë pranë vlerave 24 gradë Celsius, por do të vijojë rritja e vlerave të temperaturave duke bërë që maksimumet në rrang territori deri ditën e mërkurë të jenë shumë pranë vlerave 30 gradë Celsius në vijën bregdetare në qytetet e zonës së ulët duke përfshirë këtu edhe kryeqytetitn pritet të luhatet nga 27-29 gradë Celsius. Në zonat malore do të kemi maksimue pranë vlerave 21 apo 22 gradë Celsius.

Dita e mërkurë në pjesën e parë të saj do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Do të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat në pjesën e dytë të ditës do të bëhen më të dukshme duke bërë që të kemi edhe momente të pakëta me reshje të izoluara shiu.

Kemi ndryshim të kushteve të motit duke filluar në orët e vona të ditës së mërkurë edhe në vijim ditën e enjte dhe dita e premte do të sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, më e ndjeshme ditën e premte duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë jo më shumë se vlera 23 gradë Celsius. Me rënien e temperaturave të ajrit do të kemi ardhjen e një sistemi ku do të kemi prezente reshjet e shiut herë pas here edhe në formën e rebesheve. Më të dukshme këto reshje pritet të jenë në pjesën e dytë të ditës së enjte dhe në orët e para të ditës së premte.

Temperaturat e ajrit jo vetëm në orët e para të ditës, por po ashtu edhe në mëngjes pritet të kemi rritje duke bërë që minimumet mëngjesin e sotëm janë regjistruar në 5 gradë Celsius, por do të vijojë rritja deru ditën e mërkurë duke bërë që minimumet në zonat malore të regjistrohen edhe në 8 gradë Celsius, ndërsa në ultësirën Perëndimore të luhaten nga 10-16 gradë Celsius. Pjesaq e dytë e javës edhe sa i përket temperaturave pritet të kemi një rënie të tyre.

Sa i përket parametrit të erës deri ditën e martë do të jenë jo shqetësuese, me një shpejtësi jo më shumë se 35 apo 40 km/h, por ditën e mërkurë dhe të enjte era do të shfaqet mjaft problematike, duke bërë që në intervale të shkurtra kohore, të jetë me një shpejtësi edhe 65 apo 70 km/h”, shprehet Hakil Osmani.

The post Meteorologu Hakil Osmani zbulon se çfarë pritet të ndodhë me motin pjesën e dytë të javës appeared first on Albeu.com.

Deri të mërkurën kemi rritje temperaturash, çfarë pritet të ndodhë me motin pjesën e dytë të javës

14 April 2025 at 09:23

Java pritet të jetën nën ndikimin e vranësirave ku më prezente pritet të jenë në pjesën e dytë të javës. Meteorologu Hakil Osmani shprehet për Klan News se sa i përket temperaturave deri ditën e mërkurë pritet të kemi rritje graduale të tyre. Dita e mërkurë pjesa e parë e saj do të jetë në […]

The post Deri të mërkurën kemi rritje temperaturash, çfarë pritet të ndodhë me motin pjesën e dytë të javës appeared first on BoldNews.al.

Plakat e Prillit/ Parajmërimi i meteorologut: Pas tyre, do të ketë “shpërthim” të temperaturave

By: V K
1 April 2025 at 13:08

Ditën e sotme, gjatë një interviste në “Aldo Mornig Show”, meteorologu Hakil Osmani, shprehet se java e parë e prillit është parashikuar të sjellë episodin e parë të reshjeve.

Në zonat e thella malore, pritet rikthimi i reshjeve të dëborës, ndërsa në ultësirën perëndimore janë parashikuar temperatura deri në 23 gradë Celsius.

Era nuk do të jetë në parametra problematikë, pasi shpejtësia do të jetë 35-40 km/h dhe peshkarexhat do të mund të lundrojnë.

Përgjatë pjesës tjetër të prillit, Osmani tha se do të ketë ndryshime.

Java e parë do t’i lërë vend ditëve me mot më të mirë. Gjithsesi, mesi i muajt sjell sërish reshje sepse parashikohet fenomeni i njohur si “plakat e prillit”.

“Kemi një ndryshim pas kësaj jave, do të kemi 2-3 ditë me të cilat do të jemi me një mot më të mirë, më shumë intervale me kthjellime. Pritet të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit, por ka sinjale  që mesi i këtij muaji të sjellë plakat e prillit”, tha meteorologu.

Plakat e prillit parashikohen të jenë nga data 12-17.

Hakil Osmani: Do të jenë prezente nga mesi i prillit, do të sjellë ndryshim sa u përket kushteve atmosferike, do të kemi peezente reshjet.

Aldo: Po në fund të muajit do të rregullohet ndonjë çikë?

Hakil Osmani: Ka sinjale që pas plakave të prillit që janë nga data 12-17, do të kemi një 4-5 ditësh.

Aldo: Ka se janë edhe Pashkët.

Hakil Osmani: Është bereqet!

Aldo: Gjithmonë vrenjtet koha.

Hakil Osmani: Por në  fakt, nga ana shkencore nuk është diçka faktike pse ndodh.

Aldo: Le që s’ka term njëherë, “plaka”, nga ana shkencore.

Hakil Osmani: Por nga ana faktike ndodh që çdo vit të jenë prezente në territorin shqiptar.

Pas plakave të prillit, Osmani thotë se ditët e mbetura priten me mot më të qëndrueshëm dhe temperaturat do të pësojnë rritje graduale.

“Sinjalet janë që pas kalimit të plakave të prillit, pas datës 17, sinjalet janë që të kemi një mot shumë më të qëndrueshëm, sigurisht që me ardhjen e afërt të muajit maj do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit.

Pritet që të kemi maksimume të cilat regjistrohen edhe në vlera 24-25 gradë  Celsius që për muajin prill duhet thënë që janë temperatura reelativisht të larta. Nuk ekziston mundësia e patjes së një episodi ku do të kemi reshje të izoluara, por në pjesën më të madhe sinjalet janë që të kemi një mot më të qëndrueshëm”, përfundon meteorologu.

The post Plakat e Prillit/ Parajmërimi i meteorologut: Pas tyre, do të ketë “shpërthim” të temperaturave appeared first on Albeu.com.

“Plakat e Prillit” vijnë në mes të muajit/ Meteorologu: Pas tyre, rriten temperaturat

1 April 2025 at 12:30

Java e parë e prillit është  parashikuar të sjellë episodin e parë të reshjeve. Në zonat e thella malore,  pritet rikthimi i reshjeve të dëborës, ndërsa në ultësirën perëndimore janë parashikuar temperatura deri në 23 gradë Celsius. Era nuk do të jetë në parametra problematikë pasi shpejtësia do të jetë 35-40 km/h dhe peshkarexhat do […]

The post “Plakat e Prillit” vijnë në mes të muajit/ Meteorologu: Pas tyre, rriten temperaturat appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet acari dhe reshjet e dëborës/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon si parashikohet moti në fundjavë

By: V K
14 February 2025 at 10:47

Dita e sotme, mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas herë do të gjenerojnë reshjet të pakta shiu.

Meteorologu Hakil Osmani, tha në Euronews se fundjava do të rikthejë reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta në zonat malore.

Dita e nesërme, do të jetë me mot të vranët dhe reshje të pakta shiu, ndërsa në zonat malore rikthehen reshjet e borës.

Pjesa e dytë e ditës së shtunë dhe në vijim, do kemi intervale me kthjellime. E diela do të jetë me kalime të lehta të vranësirave.

E shtuna sjell një rritje të lehtë të temperaturave, e diela sjellë rënie të temperaturave, duke bërë që në zonat malore temperaturat e ulëta të jenë deri në -4 gradë celsius, ndërsa temperaturat e larta 1do të jenë rreth 4 gradë në rang territori.

The post Rikthehet acari dhe reshjet e dëborës/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon si parashikohet moti në fundjavë appeared first on Albeu.com.

Keni bërë plane për fundjavë? Sinoptikani Hakil Osmani: Ja çfarë do të ndodhë me motin gjatë kësaj jave (VIDEO)

By: V K
10 February 2025 at 12:24

Në një intervistë për “Ora News”, sinoptikani Hakil Osmani, ka folur nga “Meteoalb”, ku bëri me dije se moti gjatë ditës së sotme, do të vijojë të jetë i qëndrueshëm.

Ndërsa tha se nga dita e nesërme do të rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut, që do të shoqërohen edhe me rënie të temperaturave.

Kjo situatë, tha Osmani, do të vijojë deri ditën e premte, ku do të shënohen dhe rritje të temperaturave.

Ndërsa për fundjavën, Osmani theksoi se ka sinjale që të vijojnë reshjet e shiut, të cilat tha ai, do të jenë në formën e rrebesheve.

 

The post Keni bërë plane për fundjavë? Sinoptikani Hakil Osmani: Ja çfarë do të ndodhë me motin gjatë kësaj jave (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Parashikimi përgjatë javës, nga dita e mërkura mot i qëndrueshëm, si pritet të ndryshojnë temperaturat

3 February 2025 at 09:30

Meteorologu Hakil Osmani në parashikimin e motit përgjatë javës theksoi se vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta.

Ndërsa nga dita e martë do ketë përmirësim të motit. Megjithatë temperaturat pritet të jenë në rënie.

“Vendi ynë gjatë ditës së sotme mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, në pjesën dytë të ditës mund të kemi momente të pakte me reshje të izoluara shiu. Ditën e martë do të kemi përmirësim të motit në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, por me vranësira të pakta. Duke nisur nga dita e mërkurë deri të premten do të kemi mot të qëndrueshëm në territorin shqiptar, në zonat malorë do të ketë herë pas herë kalim të vranësirave. Do të kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit. Ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut sot do të mbeten në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta. Nga dita e martë e në vijim në vendet e rajonit do të kemi mot të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit në Kosovë do të zbresin në vlera deri në -6 gradë celsius, gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani.

/abcnews.al/

Surprizat e motit, meteorologu Hakil Osmani zbulon si do të jetë 15 ditëshi i parë i muajit shkurt

By: V K
1 February 2025 at 10:54

Këtë të shtunë 1 shkurt 2025, meteorologu Hakil Osmani, ka folur nga MeteoAlb ku shprehet se me fillimin e këtij muaji, pritet të kemi kryesisht një mot të qëndrueshëm.

Gjithashtu, ai tha se dita e diel do të jetë ajo e cila do të sjellë një ndryshim të motit, për shkak të reshjeve të shiut, në masë jo shumë të lartë.

“Në këtë fillim muaji, kemi një ditë kryesisht me vranësira por nuk pritet të kemi prezencë të reshjeve të shiut. Sa u përket temperaturave, makismumi pritet të jetë 15 gradë, ndërsa ditën e diel kemi ndryshime të kushteve atmosferike, pasi do të jenë prezente reshjet e shiut të cilat më të dukshme do paraqiten në zonat jugore, duke vijuar më pas në gjithë territorin shqiptar.

Në zonat e thella malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës”, tha Osmani.

Ai shtoi se në ditët e para të shkurtit, do të kemi prani të diellit por më pas vijon një ulje e temperaturave të ajrit në zona të caktuara.

“Duke filluar nga dita e martë dhe në vijim, kemi përmirësim të motit, me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe kryeqyteti. Pra 15 ditëshi i parë do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Sa i përket temperaturave do të jenë disi të larta të paktën deri ditën e hënë, makismumi i cili do të jetë 15 deri në 16 gradë celsius.

Gjatë kësaj javë do të kemi rënie të temperaturave të ajrit të cilat do të shënojnë -8 gradë. Në pjesën e dytë të javës do të kemi rënie më të ndjeshme, maksimume jo më shumë se 10-11 gradë celsius”, theksoi Hakil Osmani.

Ndërkaq, meteorologu ka shpjeguar se si do të variojë pjesa e dytë e shkurtit, tashmë me një mot më të butë dhe me largimin e masave ajrore të ftohta.

“Temperaturat tipike sa i përket muajit shkurt do të jenë rreth vlerës -2.2 gradë në orët e para të mëngjesit, ndërsa maksimumet rreth vlerës 14 gradë celsius.

Pjesa e dytë të shkurtit, do të sjellë një mot më të butë, me temperatura shumë më pranë vlerave normale, kryesisht 16 gradë”, tha Osmani./ Euronews Albania

The post Surprizat e motit, meteorologu Hakil Osmani zbulon si do të jetë 15 ditëshi i parë i muajit shkurt appeared first on Albeu.com.

Moti bën kthesën drastike, meteorologu Hakil Osmani zbulon se çfarë na pret në ditët në vijim

By: V K
27 January 2025 at 09:45

Java ka nisur me mot të qëndrueshëm por pritet të ndryshojë në ditët në vijim. Meteorologu Hakil Osmani, zbulon se e mërkura do të sjellë vranësira më të shpeshta dhe reshje shiu në disa zona.

Gjithashtu, priten reshje dëbore në zonat malore. Sa u përket temperaturave, pritet rënie nga e mërkura.

“E hëna dhe e marta mbeten në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh, kalime të shpeshta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë të hënën në Ultësirën Perëndimore.

E marta do të ketë vranësira më të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime në orët e mbrëmjes duke bërë që të kemi prezente reshje të pakta shiu në zonat veri perëndimore.

Të mërkurën dhe të enjten pritet mot i paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi vranësira të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime dhe reshje shiu shiu të izoluara edhe në formën e rrebesheve ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore.

Të premten, vranësirat do të jenë më të shpeshta, por reshjet do të jenë në sasi shumë më të pakta dhe të fokusuara në gjysmën lindore të territorit. Sa i përket temperaturave, sot dhe nesër maksimumet mbeten në vlerat 19-20 gradë në zonat e izoluara në Ultësirën Perëndimore ndërsa mëngjeset deri në 1 apo 2 gradë në qytetet e zonave malore.

Nga e mërkura dhe të enjten kemi rënie të temperaturave, duke bërë maksimumet në rang territori të jenë jo më shumë se 16 gradë. E premtja sjell rritje të lehtë të temperaturave”, thotë Meteorologu Hakil Osmani.

 

The post Moti bën kthesën drastike, meteorologu Hakil Osmani zbulon se çfarë na pret në ditët në vijim appeared first on Albeu.com.

Keni bërë plane për fundjavë? Sinoptikani tregon parashikimin e motit për ditët në vijim

24 January 2025 at 15:24

Ditët me vranësira dhe me reshje do t’ia lënë vendin atyre me diell duke filluar që nga dita e sotme dhe gjatë fundjavës. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se dita e shtunë do të sjellë temperatura që do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius. Hakil Osmani: Edhe […]

The post Keni bërë plane për fundjavë? Sinoptikani tregon parashikimin e motit për ditët në vijim appeared first on BoldNews.al.

Meteorologu Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë

By: V K
24 January 2025 at 15:59

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb”, thotë se dita e shtunë do të sjellë temperatura që do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.

Hakil Osmani: Edhe fundjava sjell maksimume që do të jenë në vlerën 20 gradë Celsius në orët e mesditës së ditës së shtunë. Po ashtu, dita e shtunë do të sjellë intervale të gjata me kthjellime pothuajse përgjatë gjithë ditës. Në zonat malore do të kemi kalime të lehta të vranësirave. E shtuna, temperatura do t’i ketë në rritje të tyre, duke bërë që të regjistrohen në qytete të zonave malore vlera edhe në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimumet në Ulëtsirën Perëndimore mbeten në vlerën 20 gradë Celsius.

Ndërkohë, dita e dielë do i bëjë vranësirat më të shpeshta në territorin shqiptar, por nuk priten reshje shiu.

Hakil Osmani: Është dita e dielë ajo që do i bëjë vranësirat më të shpeshta në territorin shqiptar duke bërë që të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 19 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonën malore do të luhaten nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Mëngjeset ditën e dielë do të kenë rritje të lehtë të tyre duke bërë që minimumet të ngjiten 2 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 5 dhe shumë pranë vlerave 10 gradë Celsius.

The post Meteorologu Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë appeared first on Albeu.com.

Ulen temperaturat, deri të mërkurën priten…/ Meteorologu Osmani bën parashikimin: Ja si do të jetë moti gjatë javës

20 January 2025 at 09:19

Moti do të jetë i qëndrueshëm duke filluar nga e hëna, por të martën dhe të mërkurën do të kemi ulje të temperaturave. Meterologu Hakil Osmani thotë se të martën dhe të mërkurën, do të ketë reshje shiu. Të enjten dhe të premten, do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.

“Dita e hënë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, por do të jemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Parashikohet që në orët e vona të mbrëmjes të kemi prezente reshjet e shiut. Ditën e martë dhe të mërkurë, territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm.

Do të kemi intervale të shpeshta me reshje shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës. Duke filluar nga dita e enjte dhe dita e premte, kemi përmirësim të dukshëm të motit. Dita e martë dhe dita e mërkurë do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit”, theksoi ai./

The post Ulen temperaturat, deri të mërkurën priten…/ Meteorologu Osmani bën parashikimin: Ja si do të jetë moti gjatë javës appeared first on Sot News | Lajme.

“Temperatura shumë të ulta e ngrica në rrugë”, meteorologu tregon kur ngrohet moti

By: Besnik
13 January 2025 at 10:00

Në një lidhje live me Esmeralda Mulaj në Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, duke theksuar se temperaturat do të jenë shumë të ulëta në të gjithë territorin shqiptar.

“Ajo çfarë do të jetë më problematike gjatë kësaj jave janë temperaturat e ajrit. Do të jenë mjaft të ulta në territorin tonë, duke bërë që në verilindje, të paktën deri ditën e mërkurë, vlerat minimale të zbresin deri në -10 gradë Celsius. Ndërsa në zonat malore të juglindjes, temperaturat mund të arrijnë deri në -8 gradë Celsius”, tha Osmani.

Ai shtoi se në ultësirën perëndimore, do të ketë gjithashtu temperatura të ulëta gjatë orëve të para të mëngjesit, ku minimumet do të jenë nga -1 deri në 5 gradë Celsius.

Përsa i përket mesditës të së hënës, Osmani theksoi se temperatura maksimale nuk do të kalojë 9 gradë Celsius në vijën bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë temperatura rreth 0 apo -1 gradë Celsius.

“Në ditët në vazhdim, do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave, duke sjellë mot më të ngrohtë në fundjavë”, shtoi ai.

Meteorologu paralajmëroi gjithashtu mundësinë e ngricave në aksidentet rrugore, sidomos në zonat verilindore dhe juglindore.

“Por nuk përjashtohet mundësia e ngricave edhe në zonat e tjera gjatë orëve të natës”, theksoi ai.

Duke folur për erën, Osmani njoftoi se do të ketë erë me shpejtësi deri në 65 km në orë, kryesisht nga drejtimi verilindor, e cila do të kontribuojë në ndjesinë e temperaturave më të ftohta.

“Megjithatë, më e keqja ka kaluar dhe reshjet do të dobësohen gjatë ditëve në vazhdim”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Temperatura shumë të ulta e ngrica në rrugë”, meteorologu tregon kur ngrohet moti appeared first on Euronews Albania.

Rrebeshe shiu dhe bore, Osmani: Ja cilat do jenë ditët më të ftohta të janarit

11 January 2025 at 09:46

Hakil Osmani nga MeteoAlb tha për Euronews Albania se gjatë kësaj jave reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta do të jenë prezente këtë fundjavë, por edhe në nisje të javës. Ai tha se pritet të kemi reshje bore dhe gjithashtu ngrica.

Sipas Osmanit ditët ë të ftohta të dimrit do të jenë ato të fillim javës ku minimumi i temperaturave do të arrijë -4 gradë celsius ndërsa maksimumi jo më shumë se 9 gradë celsius.

“Parashikohet që nga pjesa e dytë e ditës së sotme e në vijim, të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Kjo do bëjë që vlerat minimale të zbresin në -4 gradë celsius në zonat malore, ndërsa një rënie më e ndjeshme e temperaturave të ajrit do jetë në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të jenë rreth 11 gradë celsius në ultësirën perëndimore. Gjatë kësaj fundjave do të kemi prezente reshjet në territorin shqiptar.

Ditën e dielë reshjet pritet të jenë më të dukshme në zonat jugore dhe shumë më pak në veri-perëndim. Sa i përket reshjeve të dëborës, pritet që në këtë fundjavë ti kemi prezente në territorin shqiptar në orët e vona të mbrëmjes së sotme, si fillim në zonat veri-lindore dhe më pas edhe në zonat jug-lindore”,-tha Hakil Osmani, ai shti se temperaturat e ulëta do vijojnë të jenë edhe në fillim të javës.

I pyetur se cila do të jetë dita më e ftohtë e janarit Hakil Osmani tha:

“Kjo fundjavë hap dimrin e vërtetë në territorin shqiptar pasi sjell vlera të ulëta si -4 apo -5 gradë celsius. Duhet thënë se deri më tani pritet që ditët më të ftohta të jenë në fillim të javës, nga e hëna në të mërkurë, ku do kemi një minimum -4 gradë celsius në qytetet e zonave malore”,-tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrebeshe shiu dhe bore, Osmani: Ja cilat do jenë ditët më të ftohta të janarit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌