Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Katër shenjat e horoskopit që do të ‘korrin’ sukses gjatë javëve në vijim

By: Ardit
12 July 2025 at 21:38

Retrograda e Neptunit në shenjën e Dashit shënon fillimin e një periudhe intensive për pesë shenja të zodiakut, të cilat pritet të përjetojnë një transformim të fuqishëm, si në nivelin personal, ashtu edhe profesional. Kjo lëvizje astrologjike sjell përzgjedhje, vetëdije më të thellë dhe rifokusim të energjive drejt qëllimeve autentike. Më poshtë janë katër shenjat […]

The post Katër shenjat e horoskopit që do të ‘korrin’ sukses gjatë javëve në vijim appeared first on BoldNews.al.

Këto janë shenjat që do të përjetojnë javën e tyre më me fat!

By: gaze tare
7 July 2025 at 18:55

Ndërsa disa po luftojnë me energji të ulëta dhe ndjenja të paqarta, këto 3 shenja po ecin përpara me vetëbesim, fat dhe mundësi që nuk duhen humbur:

Luani – Rrezaton si gjithmonë, por këtë javë nuk ka nevojë të bëjë shumë zhurmë për të marrë vëmendje. Parashikohen lajme të mira në karrierë dhe një kompliment që do t’i ndryshojë ditën.

Demi – Energji financiare pozitive në ajër! Ndoshta një pagesë e vonuar vjen më në fund, ose një mundësi e re që sjell siguri. Kujdes vetëm të mos i tregoni të gjithëve menjëherë!

Peshorja – Zemra fillon të rrahë ndryshe. Nëse keni pasur dyshime, pritet një qartësi emocionale – ose një kontakt që ju ngroh shpirtin.

The post Këto janë shenjat që do të përjetojnë javën e tyre më me fat! appeared first on iconstyle.al.

Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë celcius

By: user 5
4 July 2025 at 19:41

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore.

Temperaturat pritet të jenë mjaft të larta, duke shënuar vlera maksimale që arrijnë deri në 39°C në disa qytete si Elbasani, Shkodra, Berati dhe Gjirokastra.

Qytetet bregdetare si Vlora, Durrësi dhe Saranda do të kenë temperatura maksimale deri në 35°C-37°C, ndërsa në zonat malore, si Peshkopia, pritet të regjistrohen vlera maksimale deri në 37°C.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 5-7 m/s.

Sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

The post Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë celcius appeared first on Lapsi.al.

Temperatura deri në 40 gradë/ Paralajmëron meteorologu, ja deri kur do zgjasë vala e të nxehtit: Në fundjavë pritet…

30 June 2025 at 11:54

Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin, duke arritur sot deri në 39°C në zonat urbane dhe bregdetare. Meteorologu Hakil Osmani tha se vala e të nxehtit do të vijojë deri të mërkurën dhe të enjten. Sipas tij, në fundjavë pritet një rënie e lehtë e temperaturave me 1-2 gradë Celsius. Gjithashtu, mund të ketë rrebeshe të shkurtra në zona të izoluara.

“Dita e sotme (e hëna) regjistron temperatura të larta. Temperaturat në qytete si Tirana dhe në bregdet shkojnë nga 35 deri në 38 e 39 gradë celcius. Në zonat malore, kemi rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumi të jetë afër 32 apo 33 gradë celcius. Jo vetëm dita e sotme, por edhe java do ketë temperatura të larta. Deri të mërkurën dhe të enjten do kemi temperatura të larta.

Duke nisur nga dita e premte deri në fundjavë, kemi rënie të lehtë të temperaturave. Vlerat do jenë të larta, por do kemi ulje temperaturash minus 1 apo 2 gradë celcius gjatë fundjavës pra. Do ketë edhe rrebeshe në zona të izoluara për disa minuta. Por në tërësi moti do jetë me temperatura të larta”, tha ai.

The post Temperatura deri në 40 gradë/ Paralajmëron meteorologu, ja deri kur do zgjasë vala e të nxehtit: Në fundjavë pritet… appeared first on Sot News | Lajme.

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

27 June 2025 at 17:05

Ditën e shtunë vendi ynë parashikohet me kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti do të jetë i kthjellët, si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare në relievet kodrinore-malore të vendit.

Temperaturat priten te arrijnë në 39 gradë.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë 7-18m/

Ndërsa valëzimi në det do jetë i forcës 2 -4 ballë.

The post ‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër appeared first on Sot News | Lajme.

Rikthehet pas 40 vjetësh shfaqja “Zemërimi i shkronjave”

By: Kult Plus
27 June 2025 at 12:57

Shfaqja me kukulla “Zemërimi i shkronjave” rikthehet në skenë pas 40 vitesh.

Projekti “Marjonetat e Trashëgimisë” dhe Teatri i Kukullave kanë bashkuar forcat për këtë rivënie në skenë.

“Zemërimi i shkronjave” është një shfaqje teatrale për fëmijë e njohur në Shqipërinë e viteve ’80. Përveç anës argëtuese shfaqja përdorej edhe si mjet edukativ në kopshte dhe shkolla fillore, pasi edukonte fëmijët për të folur saktë dhe bukur gjuhën shqipe. Ajo kombinon elementë të gjuhës shqipe me humor dhe mesazhe të rëndësishme për fëmijët.

Personazhe të veprës janë shkronjat e alfabetit shqip të cilat zemërohen sepse nuk respektohen, nuk përdoren si duhet ose harrohen nga fëmijët. Përmes dialogëve komikë dhe skenave të gjalla, shfaqja ndërton një histori ku fëmijët mësojnë rëndësinë e gjuhës, të lexuarit dhe të shkrimit korrekt.

Më 19 shtator, në Teatrin e Kukullave, fëmijët mbi 5 vjeç dhe prindërit që kanë nostalgji për këtë shfaqje të paharrueshme, do të mund të shijojnë premierën.

Me përshtatjen e tekstit dhe regjinë e Endri Çelës, kjo vepër e dashur do të vijë në skenë e rijetëzuar si pjesë e programit “EU4CULTURE”, financuar nga Bashkimi Europian dhe realizuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në një postim online të drejtoreshës së Teatrit të Kukullave, Melsi Qirici, thuhet se aktualisht po zhvillohen provat e tavolinës dhe se ekipi po punon me përkushtim për të risjellë nga arkivat këtë xhevahir, me një qasje të re për fëmijët e brezit të sotëm./ KultPlus.com

Ra nga çatia e kishës në Korçë rreth dy javë më parë, ndërron jetë në spital prifti

By: user7
2 June 2025 at 08:33

Prifti Kristaq Viso ka ndërruar jetë në spital, pasi rreth dy javë më parë ra aksidentalisht nga çatia e kishës teksa po hiqte disa tjegulla dhe llamarina.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!

Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve!

Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!”, shkruan në Facebook Mitropolia e Shenjtë Korçë.

The post Ra nga çatia e kishës në Korçë rreth dy javë më parë, ndërron jetë në spital prifti appeared first on Lapsi.al.

Pesë gjëra që çiftet e lumtura bëjnë çdo fundjavë

By: gaze tare
31 May 2025 at 21:35

Në një botë ku jeta e përditshme është e mbushur me angazhime, puna stresuese dhe rutina të pafundme, fundjava është koha e artë për të rikthyer lidhjen në çift. Nuk ka nevojë për plane madhështore apo udhëtime luksoze – lumturia qëndron në gjërat e vogla, por me kuptim. Ja pesë zakone që çiftet e lumtura ndjekin çdo fundjavë:

1. Kalojnë kohë pa telefona
Një moment pa shpërqendrime është një dhuratë për marrëdhënien. Çiftet e lumtura shpesh vendosin një periudhë “pa ekrane” ku i përkushtohen njëri-tjetrit. Qoftë një mëngjes pa celularë apo një shëtitje e lirë nga rrjetet sociale, ky ritual forcon lidhjen dhe rrit ndjeshmërinë emocionale.

2. Bëjnë aktivitete së bashku
Nga gatimi, ecja në natyrë, loja me fëmijët apo ndonjë sport i lehtë ,aktivitetet e përbashkëta krijojnë kujtime dhe argëtim. Kjo nuk është vetëm kohë cilësore, por edhe një mënyrë për të bashkëpunuar dhe për të ndarë momente të thjeshta, por të bukura.

3. Flasin për ndjenjat dhe javën që kaloi
Në vend të ankesave apo heshtjes, ata zgjedhin të flasin. Një bisedë e qetë për ndjesitë, sukseset apo sfidat e javës ndihmon që secili të ndihet i dëgjuar dhe i kuptuar. Kjo e forcon besimin dhe mbështetjen reciproke.

4. Bëjnë plane për të ardhmen
Qoftë një plan për pushime, një projekt shtëpiak apo thjesht planifikimi i ditës së nesërme, çiftet e lumtura flasin për të ardhmen. Kjo i bën të ndihen si një skuadër dhe forcon ndjesinë se janë në të njëjtën anë.

5. Marrin kohë për afeksion
Prekja, përqafimi, një kafe në shtrat apo një film në divan, kontaktet fizike dhe gjestet e vogla të dashurisë janë jetike. Ato nuk janë të kushtueshme, por janë të paçmueshme për mbajtjen gjallë të afërsisë emocionale.

The post Pesë gjëra që çiftet e lumtura bëjnë çdo fundjavë appeared first on iconstyle.al.

Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikania Lajda Porja zbulon ‘surprizat’ e motit, ja çfarë pritet të ndodhë

30 May 2025 at 10:53

Fundjava do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Sipas meteorologëve kjo fundjavë do të jetë e ngrohtë dhe me diell.

“E shtuna dhe e diela do të përmirësojë akoma më dukshëm motin në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e motit të kthjellët, vranësira kalimtare, nuk pritet që të ketë reshje as në zonat malore”, tha Lajda Porja, meteorologe e MeteoAlb.

Ndërsa temperaturat do të jenë tipike vere, pasi termometri pritet të ngjitet në 30 gradë Celsius.

“Të shtunën mbetemi me temperatura 30 gradë dhe ditën e dielë 31 gradë dhe lehtësisht mbi 31 gradë do të kenë disa zona në Ultësirën Perëndimore. E shtuna dhe e diela do të dobësojë ndjeshëm intensitetin e erës. Kështu që do të jetë një fundjavë, le të themi, mjaft e favorshme për të gjithë ata që duan të pushojnë apo të vizitojnë bregdetin”, tha Lajda Porja.

Sinoptikanët parashikojnë se muaj Qershor do të jetë i ngrohtë dhe pa reshje shiut. Ndërsa kjo verë nga studiuesit klasifikohet si një nga më të nxehtat.

The post Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikania Lajda Porja zbulon ‘surprizat’ e motit, ja çfarë pritet të ndodhë appeared first on Sot News | Lajme.

3 shenjat e zodiakut që do kenë fatin në anën e tyre këtë javë

By: gaze tare
18 May 2025 at 20:47

Fati këtë javë ka vendosur të përkëdhelë disa nga ju më shumë se të tjerët. A jeni në listë?

Demi
Me Diellin dhe Jupiterin që bashkëveprojnë në shenjën tuaj, fati financiar dhe emocional është në kulm. Një mundësi e papritur do t’ju japë një shtysë drejt stabilitetit që keni kërkuar prej kohësh.

Luani
Ndikimet planetare po ju japin një dritë jeshile për gjithçka që lidhet me karrierën. Takimet, propozimet apo idetë që keni pasur në heshtje, tani marrin vëmendjen që meritojnë. Shkëlqeni!

Peshqit
Intuita juaj është më e fortë se kurrë dhe Universi po komunikon qartë me ju. Dëgjoni ndjesitë tuaja, sepse do t’ju çojnë në drejtimin e duhur – qoftë në dashuri apo në një zgjedhje të rëndësishme personale.

The post 3 shenjat e zodiakut që do kenë fatin në anën e tyre këtë javë appeared first on iconstyle.al.

A do të ketë reshje shiu?/ Keni bërë plane për fundjavën? Meteorologia Porja zbulon si do të jetë moti në fundjavë

16 May 2025 at 10:26

Nga mbrëmja e së enjtes e deri mëngjesin e sotëm moti i ngrohtë e me diell ua ka lënë vendin reshjeve të shiut. Në parashikimin e motit të fundjavës, meteorologia Lajda Porja shprehet
se reshjet do të jenë të pranishme përgjatë gjithë së premtes. Rreth mbrëmjes situata përmirësohet dhe të shtunën reshjet mbeten në verilindje e juglindje. Të dielën rikthehen dielli dhe temperaturat e larta.

“Gjatë gjithë ditës së sotme, të paktën deri vonë në mbrëmje herë pas here reshjet do të jenë të pakta dhe herë pas here do të kemi rrebeshe. Në mesditë presim që të kemi rrebeshe shiu në zonat qendrore dhe jugore dhe më pak reshje në veriun e vendit. Sa u përket reshjeve, herë pas here do të ketë ndërprerje, herë pas here rrebeshe, të paktën deri në orën 20:30-21:00 të mbrëmjes do të jenë prezente. Vonë në mbrëmje pritet një përmirësim i dukshëm i situatës së reshjeve duke bërë që të shtunën të zhvendosen drejt skajit verilindor e juglindor ku dhe në këto zona do të jenë të pakta. Dita e diel do të na risjellë diellin.

Temperaturat e ajrit nuk kanë pasur ndryshime të dukshme, ka vijuar mëngjesi relativisht i ngrohtë me vlera të paktën 6 apo 7 gradë, ndërkohë presim një rënie të theksuar të temperaturave në vlerat e mesditës për shkak se do të ketë edhe mungesë të rrezatimit diellor. Dje është shënuar 25-26 gradë, sot të paktën do të jenë jo më shumë se 21 apo 22 gradë, pra ka një rënie goxha të ndjeshme për shkak se reshjet do të jenë edhe gjatë mesditës prezente. E shtuna dhe e diela gradualisht do të rikuperojnë temperaturat. Të shtunën ka një rritje të lehtë dhe të dielën do të kemi një rritje me të paktën 3-4 gradë edhe në mëngjes, edhe në mesditë duke na rikthyer edhe temperaturat normale të muajit maj. Pas së dielës do të kemi tempratura tipike të verës.

Sa i përket parametrit të erës, do të jetë herë pas here problematik sot, gjatë natës dhe në mëngjesin e së shtunës. Duke filluar nga pjesa e dytë e së shtunës dhe e diela do të ketë një dobësim të parametrit të erës”, tha Porja.

The post A do të ketë reshje shiu?/ Keni bërë plane për fundjavën? Meteorologia Porja zbulon si do të jetë moti në fundjavë appeared first on Sot News | Lajme.

Horoskopi i javës: Një shenjë zodiaku në prag të një ndryshimi të madh

By: gaze tare
12 May 2025 at 15:23

Kjo javë sjell energji të forta për të lindurit në shenjën e Dashit. Me Marsin që ndikon fuqishëm në sferën e vendimmarrjes, Dashët do ndihen më të motivuar se kurrë për të ndërmarrë hapa të guximshëm – si në karrierë, ashtu edhe në jetën personale.

Një mundësi financiare mund të shfaqet papritur, ndaj kini sytë hapur dhe mos kini frikë të merrni rreziqe të llogaritura. Nga ana emocionale, marrëdhëniet romantike marrin një kthesë më të thellë – është koha për sinqeritet dhe afërsi.

Këshilla e javës? Mos e frenoni impulsin për të vepruar, por udhëzojeni me mençuri.
Universi është me ju, por hapat i hidhni vetë.

The post Horoskopi i javës: Një shenjë zodiaku në prag të një ndryshimi të madh appeared first on iconstyle.al.

Javë me diell apo me shi? Meteorologia jep parashikimin e fortë: Do të kemi fenomene ekstreme…

5 May 2025 at 08:50

Meterologia Rezarta Xhakollari thotë se muaji maj do të ketë temperatura më të ulëta se muaji prill. Në një emision televiziv Xhakollari u shpreh se pritet të ketë edhe reshje shiu.

“Nisi një verë e parakohshme, me temperatura shumë të larta. Nisi edhe muaji maj, me 30 gradë, është anomali, e cila do të stopohet. Do të ndryshojnë kushtet. Do jetë mot gri, i vranët. Edhe këtë javë, do ketë temperatura të larta. Do të ketë anomali. Kjo verë do të ketë fenomene ekstreme”, theksoi ajo.

The post Javë me diell apo me shi? Meteorologia jep parashikimin e fortë: Do të kemi fenomene ekstreme… appeared first on Sot News | Lajme.

Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikania Lajda Porja zbulon çfarë të ndodhë me motin

By: V K
25 April 2025 at 12:43

Kjo fundjavë, sipas sinoptikanes Lajda Porja, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

“E shtuna do t’i ketë mëshumti vranësira dhe reshjet prezente, parashikohet që të jenë herë pas herë me rrebeshe, kryesisht në zonat veriore, pjesërisht në qendër dhe më pak do të ketë jugu. Ndërkohë dita e dielë do të pakësojë ndjeshëm reshjet duke bërë që pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore të ketë momente të pikave të shiut dhe reshjet e shiut të izolohen kryesisht në veri dhe veri-lindor”, tha ajo.

Temperaturat do të jenë në kufijtë e 25 gradëve gjatë së shtunës dhe të dielës veçanërisht në zonat bregdetare.

“Nesër ka një rënie të lehtë, të paktën me 1 apo 2 gradë në shumë zona ku zbret termometri në 23 gradë dhe ngjitet sërish ditën e dielë me 25 gradë”, tha sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja.

Java e ardhshme pritet të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike dhe rritje graduale të temperaturave nënvizojnë sinoptikanët.

The post Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikania Lajda Porja zbulon çfarë të ndodhë me motin appeared first on Albeu.com.

Temperatura të larta dhe reshje shiu/ Sinoptikani Hakil Osmani tregon surprizat e motit për javën në vazhdim…

21 April 2025 at 09:59

Hakil Osmani nga MeteoAlb bëri parashikimin e motit për këtë javë. Ai tha se këtë të hënë, por edhe në ditët në vijim pritet që moti të jetë i qëndrueshëm deri të mërkurën, ndërsa në gjysmën e dytë të javës pritet të kemi edhe reshje shiu.

“Parashikohet që kjo javë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës motit do jetë i qëndrueshëm, do kemi intervale të gjata me kthjellime, ndërsa vranësirat do i kemi prezente në pjesën e dytë të ditës. Gjatë fillim javës do kemi reshje me sasi të pakta, ndërsa nga mesi i javës, reshjet do jenë në sasi disi më të konsiderueshme”,-tha Osmani.

Ai tha se temperaturat e ajrit pritet të jenë të larta të hënën dhe të martën, ato do të shkojnë në vlerat maksimale 25-26 gradë celsius ndërsa vlerat minimale do të zbresin në 6 gradë celsius. Ndërsa nga e mërkura e në vijim temperaturat, sipas Hakil Osmanit do të pësojnë një rënie. Ai tha se maksimumi i temperaturës së ajrit do të jetë 21-22 gradë celsius, ndërsa minimumi pritet të jetë 4 gradë celsius.

The post Temperatura të larta dhe reshje shiu/ Sinoptikani Hakil Osmani tregon surprizat e motit për javën në vazhdim… appeared first on Sot News | Lajme.

Keni bërë plane?/ Moti merr kthesën e papritur, sinoptikanja Porja tregon si parashikohen temperaturat në fundjavë

18 April 2025 at 11:54

Fundjava pritet të jetë me mot të qëndrueshëm pa reshje, por me kalime vranësirash të herëpashershme sipas sinoptikanëve në të gjithë vendin.

“Të shtunën dhe të dielën do të kemi intervale të gjatë me kthjellime sidomos në orët e paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta përgjatë të shtunës, vranësira më të dendura ditën e dielë, sidomos në pjesën e dytë të ditës së dielë, për shkak se ne presim sërish javën që vjen të na kthehen reshjet”, tha sinoptikania Lajda Porja.

Ndërsa temperaturat maksimale do të luhaten nëvlerat e 26 gradëve të shtunën dhe të dielën.

“Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme nga e shtuna në të dielë. Minimalet janë 5 gradë shënojnë zonat malore, ndërsa maksimalet do të jenë rreth 26 gradë. Dhe do të jenë temperatura tipike të Prillit, për shkak se kemi përjetuar temperatura mjaft të lartë, i rikthehen vlerave normale”, tha Lajda Porja.

Java e ardhshme pritet të risjellë sërish reshjet e shiut dhe motin e paqëndrueshëm.

The post Keni bërë plane?/ Moti merr kthesën e papritur, sinoptikanja Porja tregon si parashikohen temperaturat në fundjavë appeared first on Sot News | Lajme.

Si pritet të jetë moti në fundjavë/ Sinoptikanët: Temperaturat do të shkojnë deri në 26 °C

18 April 2025 at 11:33

Fundjava pritet të jetë me mot të qëndrueshëm pa reshje, por me kalime vranësirash të herëpashershme sipas sinoptikanëve në të gjithë vendin. “Të shtunën dhe të dielën do të kemi intervale të gjatë me kthjellime sidomos në orët e paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta përgjatë të shtunës, vranësira […]

The post Si pritet të jetë moti në fundjavë/ Sinoptikanët: Temperaturat do të shkojnë deri në 26 °C appeared first on BoldNews.al.

Temperatura deri në -3 gradë celsius/ Ja kur rikthehen reshjet e dëborës…

By: V K
2 April 2025 at 12:29

Dita e sotme, do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Herë pas herë pritet që vranësirat të fuqizohen, të cilat pritet të prodhojnë reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të vendit.

E njëjta situatë pritet edhe të premten edhe të shtunën. Nga e diela dhe në vijim, priten reshje dëbore në zonat malore.

Këtë të mërkurë, temperatura pritet të arrijë deri në 23 gradë celsius. Ndërsa nga mesdita e së enjtes e në vijim, pritet një rënie graduale e temperaturave.

Të dielën temperaturat do të shkojnë deri në -3 gradë celsius. Në fillim të javës tjetër priten kthjellime, ndërsa në mesjavën tjetër do të rikthehen reshjet e shiut sërish.

The post Temperatura deri në -3 gradë celsius/ Ja kur rikthehen reshjet e dëborës… appeared first on Albeu.com.

Në fundjavë rikthehen reshjet e dëborës, ja se si do të jetë motit në ditët në vijim

By: Ardit
2 April 2025 at 11:43

Edhe dita e sotme do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Herë pas herë pritet që vranësirat të fuqizohen, të cilat pritet të prodhojnë reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. E njëjta situatë pritet edhe të premten edhe të shtunën. Nga e diela dhe në vijim priten reshje dëbore […]

The post Në fundjavë rikthehen reshjet e dëborës, ja se si do të jetë motit në ditët në vijim appeared first on BoldNews.al.

Akullnajat e Kinës u pakësuan me 26 për qind në gjashtë dekada

31 March 2025 at 07:11

Kina ka humbur mbulesën e saj të akullnajave me të paktën 26 për qind gjatë gjashtë dekadave të fundit.

Sipas raportit nga Instituti Veriperëndimor i Eko-Mjedisit dhe Burimeve të Akademisë Kineze të Shkencave, nga viti 2008 deri në vitin 2020 zona e akullnajave u ul me rreth 6 për qind.

Instituti regjistroi listën e parë dhe të dytë të akullnajave kineze në vitin 2002 dhe 2014, ndërsa i treti u regjistrua në vitin 2023, duke përdorur vitin 2020 si vit bazë për të dokumentuar kushtet aktuale të akullnajave.

Kang Shichang, studiuesi kryesor i projektit, theksoi se akullnajat e Kinës dikur mbulonin rreth 46 mijë kilometra katror, që përfshinin afër 69 mijë akullnaja individuale.

Megjithatë, një raport i UNESCO-s, i titulluar “Akullnajat e zhdukura”, i botuar në muajin janar, thekson se Kina po përdor teknologjinë për të trajtuar shkrirjen e akullnajave, duke përfshirë mbulesa termike dhe teknika artificiale të prodhimit të borës.

Laboratori kryesor i Shkencës Kriosferike dhe Inxhinierisë së Tokës së Ngrirë në Lanzhou, i vendosur në Kinën veriperëndimore, ka kryer eksperimente mbi akullnajat, përkatësisht në akullnajat Dagu në malet Hengduan në Kinën jugperëndimore dhe në akullnajat Urumqi nr. 1 në malet lindore Tian Shan në Kinën veriperëndimore.

“Është bërë përparim emocionues”, thuhet në raport.

Në akullnajën Dagu, e vendosur 4,8 kilometra mbi nivelin e detit, një zonë eksperimenti prej 500 metrash katror u mbulua me gjeotekstile të projektuara në mënyrë të posaçme.

Këto “mbulesa të akullnajave” siguruan izolim termik dhe frenuan në mënyrë efektive thithjen e rrezatimit me valë të shkurtra, duke rritur albedon e akullnajës. Si rezultat, shkalla e shkrirjes u ul me afër 34 për qind midis gushtit të vitit 2020 dhe tetorit të vitit 2021.

Po ashtu, përdorimi i materialeve me nanofibra, me vetitë e tyre unike optike dhe elektrike, ka ndihmuar në uljen e shkallës së shkrirjes deri në 70 për qind gjatë muajve të verës.

 

❌
❌