Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I nxehti afrikan në Shqipëri/ Meteorologia zbulon se kur pritet rënia e temperaturave

By: V K
7 July 2025 at 09:45

Ditët e fundit, valët e të nxehtit afrikan kanë përfshirë Shqipërinë duke çuar temperaturat deri në 41°C në disa zona, kryesisht në qendër dhe jug të vendit. Moti përvëlues ka krijuar vështirësi në lëvizje dhe ka shtuar rrezikun për probleme shëndetësore tek të moshuarit dhe fëmijët.

Por sipas meteorologes Lajda Porja nga MeteoAlb, kjo situatë pritet të ndryshojë. Ajo deklaroi se duke filluar nga dita e mërkurë, do të ketë një ulje graduale të temperaturave, falë depërtimit të masave ajrore më të freskëta nga veriperëndimi i Europës.

Edhe pse pritet freskim, temperaturat mbeten verore, ndërsa netët dhe mëngjeset do të ndihen më të freskëta duke sjellë lehtësim nga kjo vapë ekstreme që ka përfshirë vendin.

The post I nxehti afrikan në Shqipëri/ Meteorologia zbulon se kur pritet rënia e temperaturave appeared first on Albeu.com.

“Ferri afrikan” mbërthen Shqipërinë/ Meteorologia Porja paralajmëron: Nga e mërkura pritet…

7 July 2025 at 09:39

Valët e të nxehtit afrikan kanë përfshirë Shqipërinë ditët e fundit, duke çuar temperaturat deri në 41°C në disa zona, kryesisht në qendër dhe jug të vendit. Moti përvëlues ka krijuar vështirësi në lëvizje dhe ka shtuar rrezikun për probleme shëndetësore tek të moshuarit dhe fëmijët.

Por sipas meteorologes Lajda Porja nga MeteoAlb, kjo situatë pritet të ndryshojë. Ajo deklaroi për Vila24 se duke filluar nga dita e mërkurë do të ketë një ulje graduale të temperaturave, falë depërtimit të masave ajrore më të freskëta nga veriperëndimi i Europës.

Edhe pse pritet freskim, temperaturat mbeten verore, ndërsa netët dhe mëngjeset do të ndihen më të freskëta duke sjellë lehtësim nga kjo vapë ekstreme që ka përfshirë vendin.

The post “Ferri afrikan” mbërthen Shqipërinë/ Meteorologia Porja paralajmëron: Nga e mërkura pritet… appeared first on Sot News | Lajme.

“Temperatura që ndjehen deri në 46 gradë”/ Paralajmëron meteorologia: Korrik dhe Gusht përvëlues, nga e mërkura…

5 July 2025 at 11:58

Ndërsa temperaturat e larta vijoj në tashmë prej disa ditësh, Porja ka paralajmëruar e sot është kulmi, me shtim të hartës ku termometri do të shënojë 41 gradë. Ndërsa dje këto shifra u shënuan në Berat, sot pritet që këto temperatura të shënohen edhe në Shkodër, Koplik dhe Elbasan.

Metereologia Lajda Porja, e ftuar në një studio televizive ka bërë parashikimin e motit për muajt korrik dhe gusht.

Në zonat bregdetare pritet që temperaturat të jenë 37-38 gradë celcius, ndërsa pritet mot i kthjellët dhe i nxehtë. Të dielë, të hënë dhe të martë pritet rënie e maximumit, me temperatura që shkojnë deri në 38 gradë.

Kthesë pritet të ndodhë ditën e mërkurë, kur futet në Ballkan një masë më e ftohte me origjinë nga veriu i Europës. Priten stuhi e rrebeshe në veri dhe qendër të vendit, në sasi më të paktë se në veri të Europës. Temperaturat parashikohen të mos arrijnë më shumë se 32-33 gradë celcius. Pas 4 ditë të freskëta, nga e diela tjetër e në vijim do të shkojmë sërish në temp 38 gradë.

“Gushti parashikohet të jetë i nxehtë, shumë ditë pritet të kemi temperatura me 38-39 gradë celcius. Në pjesën e parë të gushtit, vendi do të goditet nga një tjetër valë e të nxehti që të shpresojmë të mos shkojë më shumë se 41 gradë. Ajo që është ndryshe, është se vera do të ndjehet akoma më e nxehtë pasi temperaturat e larta nuk do të zgjasin pak ditë, por do të jenë të vijueshme, mund të shkojën deri në 12 ditë rresht. Ditët e freskëta do të jenë shumë të pakta. Duhet theksuar se temperaturat janë të matura në hije, ndërsa në diell ndjehen edhe 4-5 gradë më shumë se sa regjistrohet”, tha ajo.

The post “Temperatura që ndjehen deri në 46 gradë”/ Paralajmëron meteorologia: Korrik dhe Gusht përvëlues, nga e mërkura… appeared first on Sot News | Lajme.

“Korriku shumë i thatë”/ Paralajmëron meteorologia: Temperaturat do ndjehen si 45 apo 46 gradë në Tiranë

4 July 2025 at 18:32

Ajo tregoi se për shkak të lagështisë së shtuar në ajër temperatura do ndihen 4-5 gradë më të lartë gjatë muajit korrik i cili pritet gjithashtu të jetë një muaj shumë i thatë.

Meteorologia Lajda Porja tha në një emision televiziv se vala e të nxehtit që përfshiu vendin tonë në qershor do vijojë edhe gjatë korrikut.

The post “Korriku shumë i thatë”/ Paralajmëron meteorologia: Temperaturat do ndjehen si 45 apo 46 gradë në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

“Nesër arrin kulmi i vapës”/ Sinoptikania jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë na pret javën e ardhshme

4 July 2025 at 12:03

Nesër pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri në 41 gradë C.

“Nesër presim temperatura 39-40 në shumë qytete dhe 41 gradë vetëm në qarkun e Beratit. Qarku Vlorë do jetë pak më i freskët”, thotë sinoptikania Lajda Porja.

Fundjava do të jetë me temperatura 39 gradë dhe në po të njëjtat ujëra do të mbetet edhe fillimi i javës së ardhshme. Vala e të nxehtit që ka goditur pjesën më të madhe të Europës, në vendin tonë pritet të ketë një tërheqje për pak ditë, të mërkurën.

“Kemi një freskim nga mesi i javës tjetër, nga e mërkura ku të paktën për 3 apo 4 ditë do të marrim frymë. Termometri ulet deri në 34 apo 35, por do jetë e shkurtër si kohë”, tha Porja.

Muaji korrik parashikohet të jetë me temperatura të larta, të cilat do të qëndrojnë të tilla për disa ditë njëra pas tjetrës.

“Është parashikuar që korriku të jetë mjaft i nxehtë. Nuk presim të thyhen rekordet, po do ketë shumë ditë, 7 apo 10 ditë me temperatura që luhaten nga 37-39”, tha sinoptikania.

Vera me temperaturën më të lartë të shënuar përgjatë këtyre viteve të fundit është ajo e 2023-it, kur termometri në korrik shënoi 43.6 gradë në Elbasan.

The post “Nesër arrin kulmi i vapës”/ Sinoptikania jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë na pret javën e ardhshme appeared first on Sot News | Lajme.

Temperatura përvëluese/ Meteorologia Lajda Porja zbulon oraret e pikut, të moshuarit dhe fëmijët të qëndrojnë në shtëpi

By: V K
30 June 2025 at 10:08

Vala e të nxehtit vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të Evropës, derisa autoritetet në shumë vende kanë lëshuar paralajmërime shëndetësore, për shkak të temperaturave përvëluese.

Duket se Spanja Jugore, është rajoni më i prekur me temperatura rreth 40 gradë celsius, të regjistruara në Sevilje dhe zonat fqinje.

Një rekord i ri nxehtësie për qershorin prej 46 gradësh, u shënua të shtunën në qytetin e El Granados, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të Spanjës, i cili tha gjithashtu se ky muaj pritet të jetë qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Paralajmërimet për vapë janë në fuqi në pjesë të Portugalisë, Italisë dhe Kroacisë, me paralajmërime të shumta të kuqe që mbulojnë zona të Spanjës, Francës, Austrisë, Belgjikës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Hungarisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Zvicrës.

Por si parashikohen temperaturat në Shqipëri?

Metereologia Lajda Porja, në një lidhje direkte me studion e lajmeve të “Ora News”, solli të rejat më të fundit nga të dhënat e analizuara nga “Meteoalb”.

“Këto masa të nxehta që kanë përfshirë Evropën do të prekin edhe Shqipërinë të paktën deri në datën 10 korrik dhe do të jenë dominante në pjesën më të madhe të Ballkanit.

Sot temperaturat parashikohen të ngjiten në 38 gradë, dita e martë dhe në vijim do të sjellë çdo ditë rritje të temperaturave, ku ditët më të nxehta do të jenë kryesisht e mërkura dhe e enjtja ku na presin temperatura 40 gradë që do shënohen në 3 qarqet: Berati, Elbasani dhe zonat e Mbi Shkodrës, Kopliku dhe pjesa më e madhe e zonave e Ultësirës Perëndimire, nga Shkodra deri në Fier, ku termometri do të shënojë temperatura deri në 38-39 gradë, edhe Tirana po ashtu.

Pak më e freskët paraqitet vija bregdetare deri në 37 gradë. Zonat malore ngjiten në 32-33 gradë, por edhe Kukësi dhe Hasi ngjiten në 36 gradë.

Ajo që dua të them është se e gjithë java do të jetë e thatë dhe e nxehtë, duke përjashtuar të shtunën, ku do jenë disa rrebeshe vetëm në skajin verilindor për disa minuta, dhe më pas do të kemi diell.

Rrezikohen nga zjarret zonat veri-perëndimore, për shkak se gjatë këtyre dy ditëve do të kemi erëra të relativisht të forta dhe kjo bën që të zgjerohet harta e zjarreve në vend.

Megjithatë pritet që nga mes-jave të kemi një rënie të shpejtësisë së erës. Do të kemi temperatura mjaft të larta gjatë gjithë javës. Orari i pikut nga ora 11:00 deri në orën 15:00 – 16:00 të pasdites është dhe intervali ku do të jetë dhe më i nxehti.

Temperaturat minimale nga nesër do të rriten, kryesisht në zonat tropikale në vijën bregdetare, kryesisht jugu, pjesa e qarkut të Vlorës.

Ne flasim për temperatura të matura në hije, nën 40 gradë, që do të thotë se në vendet e zhveshura ku nuk ka hije dhe vetëm diell, të paktën ne e ndjejmë si 45 gradë.

Kujdesi duhet të jetë shumë i madh për të gjithë moshat e treta dhe fëmijët sidomos, të mos dalin jashtë nga intervali nga ora 11:00 deri në 15:00 – 16:00 të pasdites, ose dhe dalja për të gjithë njerëzit që janë të detyruar, të kujdesen të ecin në vende poshtë pemëve dhe hijeve, pasi në hije janë 3-4 gradë më të ulëta temperaturat. Dhe patjetër duhet të mbajmë gjithmonë një shishe ujë me vete.

Përdorni veshje me ngjyra të çelëta dhe mundësisht të bardha, pasi nuk thithin shumë rreze, sepse le të themi që sa herë ka temperatura të larta ka problematika të theksuara tek njerëzit, sidomos tek ata që janë të sëmurë kronikë, fëmijë dhe të moshuar të paktën të mos dalin në intervalin e sipërpërmendur”, u shpreh sinoptikania Lajda Porja.

 

The post Temperatura përvëluese/ Meteorologia Lajda Porja zbulon oraret e pikut, të moshuarit dhe fëmijët të qëndrojnë në shtëpi appeared first on Albeu.com.

Evropa ‘përvëlohet’ nga moti ekstrem/ Shqipëria në ‘nxehtësi tropikale’, paralajmëron Porja: Bëni kujdes deri më…

30 June 2025 at 09:46

Një valë e të nxehtit vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të Evropës, derisa autoritetet në shumë vende kanë lëshuar paralajmërime shëndetësore për shkak të temperaturave përvëluese.

Duket se Spanja Jugore është rajoni më i prekur, me temperatura rreth 40 gradë celsius të regjistruara në Sevilje dhe zonat fqinje.

Një rekord i ri nxehtësie për qershorin prej 46 gradësh u shënua të shtunën në qytetin e El Granados, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të Spanjës, i cili tha gjithashtu se ky muaj pritet të jetë qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Paralajmërimet për vapë janë në fuqi në pjesë të Portugalisë, Italisë dhe Kroacisë, me paralajmërime të shumta të kuqe që mbulojnë zona të Spanjës, Francës, Austrisë, Belgjikës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Hungarisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Zvicrës.

Por si parashikohen temperaturat në Shqipëri?

Metereologia Lajda Porja në një lidhje direkte në një emision televiziv solli të rejat më të fundit nga të dhënat e analizuara nga “Meteoalb”.

“Këto masa të nxehta që kanë përfshirë Evropën do të prekin edhe Shqipërinë të paktën deri në datën 10 korrik dhe do të jenë dominante në pjesën më të madhe të Ballkanit.

Sot temperaturat parashikohen të ngjiten në 38 gradë, dita e martë dhe në vijim do të sjellë çdo ditë rritje të temperaturave, ku ditët më të nxehta do të jenë kryesisht e mërkura dhe e enjtja ku na presin temperatura 40 gradë që do shënohen në 3 qarqet: Berati, Elbasani dhe zonat e Mbi Shkodrës, Kopliku dhe pjesa më e madhe e zonave e Ultësirës Perëndimire, nga Shkodra deri në Fier, ku termometri do të shënojë temperatura deri në 38 gradë, edhe Tirana po ashtu.

Pak më e freskët paraqitet vija bregdetare deri në 37 gradë. Zonat malore ngjiten në 32-33 gradë, por edhe Kukësi dhe Hasi ngjiten në 36 gradë.

Ajo që dua të them është se e gjithë java do të jetë e thatë dhe e nxehtë, duke përjashtuar të shtunën, ku do jenë disa rrebeshe vetëm në skajin verilindor për disa minuta, dhe më pas do të kemi diell.

Rrezikohen nga zjarret zonat veri-perëndimore për shkak se gjatë këtyre dy ditëve do të kemi erëra të relativisht të forta dhe kjo bën që të zgjerohet harta e zjarreve në vend.

Megjithatë pritet që nga mes-jave të kemi një rënie të shpejtësisë së erës.

Do të kemi temperatura mjaft të larta gjatë gjithë javës. Orari i pikut nga ora 11:00 deri në orën 15:00 – 16:00 të pasdites është dhe intervali ku do të jetë dhe më i nxehti.

Temperaturat minimale nga nesër do të rriten, kryesisht në zonat tropikale në vijën bregdetare, kryesisht jugu, pjesa e qarkut të Vlorës.

Ne flasim për temperatura të matura në hije, nën 40 gradë, që do të thotë se në vendet e zhveshura ku nuk ka hije dhe vetëm diell, të paktën ne e ndjejmë si 45 gradë.

Kujdesi duhet të jetë shumë i madh për të gjithë moshat e treta dhe fëmijët sidomos, të mos dalin jashtë nga intervali nga ora 11:00 deri në 15:00 – 16:00 të pasdites, ose dhe dalja për të gjithë njerëzit që janë të detyruar, të kujdesen të ecin në vende poshtë pemëve dhe hijeve, pasi në hije janë 3-4 gradë më të ulëta temperaturat. Dhe patjetër duhet të mbajmë gjithmonë një shishe ujë me vete.

Përdorni veshje me ngjyra të çelëta dhe mundësisht të bardha, pasi nuk thithin shumë rreze, sepse le të themi që sa herë ka temperatura të larta ka problematika të theksuara tek njerëzit, sidomos tek ata që janë të sëmurë kronikë, fëmijë dhe të moshuar të paktën të mos dalin në intervalin e sipërpërmendur.”, u shpreh sinoptikania Lajda Porja.

The post Evropa ‘përvëlohet’ nga moti ekstrem/ Shqipëria në ‘nxehtësi tropikale’, paralajmëron Porja: Bëni kujdes deri më… appeared first on Sot News | Lajme.

Vala e të nxehtit afrikan/ Meteorologia zbulon si do jetë java e fundit e qershorit

By: V K
23 June 2025 at 10:37

Meteorologia e njohur Lahjda Porja, në lidhjen direkte me “Vila 24”, bëri të ditur se; java e fundit e qershorit pritet të jetë edhe java më e nxehtë e këtij muaji.

Sipas saj, këtë javë në Shqipëri do të kemi valë të të nxehtit afrikan, ndërsa ditët më të nxehta priten të jenë e enjtja dhe e premtja.

“Java e fundit e qershorit pritet të jetë shumë e nxehtë, ku do ketë masa ajrore afrikane. Që nga dita e martë moti do të jetë i kthjellët në të gjithë Ballkanin dhe me temperature mjaft të larta. Dita e enjte dhe e premte pritet të jenë dy ditët më të nxehta të qershorit.

Në disa zona të izoluara temperature do të arrijë vlerën 40 gradë si në Elbasan dhe në Berat, ndërsa qytete si Tirana temperaturat do jenë në vlerat 38 gradë, ndërsa 35-36 gradë do jenë temperaturat në vijën bregdetare. Do jetë një javë me temperature të larta deri të dielën, ndonëse pritet një ulje e lehtë e temperaturave në fundjavë”, – u shprej Porja.

The post Vala e të nxehtit afrikan/ Meteorologia zbulon si do jetë java e fundit e qershorit appeared first on Albeu.com.

Pas ditëve shumë të nxehta, kur priten rrebeshet në Shqipëri? Lajda Porja paralajmëron: Në orët e pikut…

11 June 2025 at 13:29

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit dhe temperaturave për stinën e verës. Metereologia e njohur u shpreh se muaji qershor është më i nxehti ndër vite dhe se jemi përpara një vere me temperatura ekstreme.

E pyetur nëse do të ketë ‘vetëm temperatura të larta dhe diell apo do të ketë dhe rrebeshe shiu?”, Porja u shpreh se do të ketë rrebeshe që do zgjasin pak minuta dhe më pas rikthehen orët me diell.

“Zona e juglindjes që unë e kisha të shënuar me ngjyrën pink dhe portokalli, patjetër rrezikojnë, janë rrebeshe ose reshje konvektive. E gjithë ajo pjesa që është kafe do të thotë që janë zona shumë të thata. Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe qarku i Korçës parashikohet të ketë rrebeshe në formë konveksioni. Që do të thotë është rrebesh që zgjat për disa minuta, po marr maksimumin 50 minuta dhe më pas ka sërish diell dhe temperatura të larta.

Megjithatë fenomenet më ekstreme do t’i presë Spanja, do ketë kryesisht Italia dhe disa zona në qendër të Europës, për shkak edhe të temperaturave mjaft të larta që kanë nisur prej disa ditëve”, tha metereologia.

Porja gjithashtu dha edhe një këshillë për të gjithë personat që nuk e kanë të nevojshme të lëvizin, të qëndrojnë në shtëpi në orët e pikut. Ajo shtoi se në mëngjes është mirë që të dalësh para orës 9, ndërsa mbrëmjeve rreth orës 19.00 – 20.00.

“Është edhe ora e pikut 11.30-14.30, flitet për moshat e treta, për fëmijët, për të gjithë ata që nuk e kanë të nevojshme të lëvizin, është mirë që të mos lëvizin në orët e pikut. Në fakt valët e të nxehtit janë fenomeni që kanë numrin më të lartë të fataliteteve. Prandaj janë quajtur ‘vrasësi i heshtur’ sepse 2023 ka patur numrin më të lartë nga valët e të nxehtit.

Pas orës 9, sidomos për fëmijët nuk është mirë të dalësh. Unë kur kisha vajzën shumë të vogël e kam nxjerrë shumë herët, rreth orës 6 të mëngjesit e maksimumi deri në 9. Pastaj rekomandohen orët e vona të mbrëmjes. Deri në orën 5 edhe pse temperatura është në rënie, është e papërballueshme për të dalë shëtitje. Do rekomandoja 7-8 e mbrëmjes”, tha metereologia.

The post Pas ditëve shumë të nxehta, kur priten rrebeshet në Shqipëri? Lajda Porja paralajmëron: Në orët e pikut… appeared first on Sot News | Lajme.

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

9 June 2025 at 10:05

Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se tashmë jemi zyrtarisht në periudhën e verës, ku qershori ka nisur me valë të të nxehtit afrikan. Ajo tha se në vijim të javës temperaturat do të ulen disi, ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë, ndërsa fundjava, sipas saj do të jetë ideale […]

The post “I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave appeared first on BoldNews.al.

“Temperatura tipike vere”/ Meteorologia Porja zbulon ‘surprizat’ e motit për muajin Qershor, ja çfarë pritet të ndodhë

26 May 2025 at 09:57

Meteorologia Ilajda Porja ka bërë parashikimin për këtë fillim jave teksa shpjegon se do kemi të bëjmë me një mot mjaft të qëndrueshëm, ku pjesën më të madhe do kemi prezent diellin. Porja nënvizon se këto temperatura të larta do ndjehen më së shumti gjatë fundjavës nga ku do startojë dhe muaji qrshor me temperature tipike vere. Ndërsa sa i përket rajonit, ajo sqaron se do jetë një mot disi më i paqëndrueshëm.

“Në javën e fundit të pranverës, nuk do të kemi thyerjen e menjëhershme të temperaturave. Gjatë kësaj jave do përjetojmë më shumë diell sepse javën që lamë pas ka patur një prezencë të jashtëzakonshme të reshjeve. Sot do kemi diell në pjesën më të madhe të territorit, por dhe me kthjellime dhe vranësira gjatë pasditeve, reshje të përkohshme dhe kalimtare, të cilat do kryesojnë më shumë në zonat malore.

Fundjava do përmirësojë dukshëm kushtet atmosaferike, duke bërë që të kemi më shumë mbizotërim të diellit. Sa i përket vlerave termike sot presim të jetë 25 gradë Celsius, nga nesër dhe në vijim pritet të ketë një rritje të lehtë graduale. Por maksimumi në fundjavë pritet të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Qershori do të startojë me vlera akoma më të larta, tipike të verës.

Rajoni do jetë disi më i paqëndrueshëm, kryesisht Kosova, por temperaturat do kulmojnë në fundjavë me 25 gradë Celsius. Maqedonia e Veriut do ketë një mot disi më të kthjellët. Fundjava do mbyllet me temperature tipike vere për të nisur kështu qershori me diell dhe temperatura të larta”, tha Ilajda Porja.

The post “Temperatura tipike vere”/ Meteorologia Porja zbulon ‘surprizat’ e motit për muajin Qershor, ja çfarë pritet të ndodhë appeared first on Sot News | Lajme.

A do të ketë reshje shiu?/ Keni bërë plane për fundjavën? Meteorologia Porja zbulon si do të jetë moti në fundjavë

16 May 2025 at 10:26

Nga mbrëmja e së enjtes e deri mëngjesin e sotëm moti i ngrohtë e me diell ua ka lënë vendin reshjeve të shiut. Në parashikimin e motit të fundjavës, meteorologia Lajda Porja shprehet
se reshjet do të jenë të pranishme përgjatë gjithë së premtes. Rreth mbrëmjes situata përmirësohet dhe të shtunën reshjet mbeten në verilindje e juglindje. Të dielën rikthehen dielli dhe temperaturat e larta.

“Gjatë gjithë ditës së sotme, të paktën deri vonë në mbrëmje herë pas here reshjet do të jenë të pakta dhe herë pas here do të kemi rrebeshe. Në mesditë presim që të kemi rrebeshe shiu në zonat qendrore dhe jugore dhe më pak reshje në veriun e vendit. Sa u përket reshjeve, herë pas here do të ketë ndërprerje, herë pas here rrebeshe, të paktën deri në orën 20:30-21:00 të mbrëmjes do të jenë prezente. Vonë në mbrëmje pritet një përmirësim i dukshëm i situatës së reshjeve duke bërë që të shtunën të zhvendosen drejt skajit verilindor e juglindor ku dhe në këto zona do të jenë të pakta. Dita e diel do të na risjellë diellin.

Temperaturat e ajrit nuk kanë pasur ndryshime të dukshme, ka vijuar mëngjesi relativisht i ngrohtë me vlera të paktën 6 apo 7 gradë, ndërkohë presim një rënie të theksuar të temperaturave në vlerat e mesditës për shkak se do të ketë edhe mungesë të rrezatimit diellor. Dje është shënuar 25-26 gradë, sot të paktën do të jenë jo më shumë se 21 apo 22 gradë, pra ka një rënie goxha të ndjeshme për shkak se reshjet do të jenë edhe gjatë mesditës prezente. E shtuna dhe e diela gradualisht do të rikuperojnë temperaturat. Të shtunën ka një rritje të lehtë dhe të dielën do të kemi një rritje me të paktën 3-4 gradë edhe në mëngjes, edhe në mesditë duke na rikthyer edhe temperaturat normale të muajit maj. Pas së dielës do të kemi tempratura tipike të verës.

Sa i përket parametrit të erës, do të jetë herë pas here problematik sot, gjatë natës dhe në mëngjesin e së shtunës. Duke filluar nga pjesa e dytë e së shtunës dhe e diela do të ketë një dobësim të parametrit të erës”, tha Porja.

The post A do të ketë reshje shiu?/ Keni bërë plane për fundjavën? Meteorologia Porja zbulon si do të jetë moti në fundjavë appeared first on Sot News | Lajme.

“Erdhi vera”, meteorologia: Temperaturat do të arrijnë pikun në Shqipëri dhe Ballkan

By: Besnik
28 April 2025 at 09:54

Duke folur në një lidhje live në Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja tha se këtë javë na presin ditë të nxehta.

Ajo u shpreh se nga e marta do të ketë një rritje të vazhdueshme të temperaturave, të cilat do të kulmojnë të enjten dhe të premten deri në masën 30 gradë Celsius.

Sipas saj, këto temperatura janë tipike verore dhe do të jenë më të larta 6 deri në 7 gradë Celsius se normalja e tyre në fund të prillit.

“Nga nesër dhe deri në fundjavë, më në fund do të vijë koha me shumë diell, duke qenë se muaji prill ka pasur disa ditë me reshje. Parashikohet që të kemi intervale të gjata me diell gjatë gjithë fundjavës. Do të thoja se vranësirat e lehta dhe kalimtare do të jenë vetëm në zonat malore, ndërsa reshje do të ketë vetëm në shkallë të vogël në rajonin verior, por do të jetë një fundjavë fantastike, sidomos për vijën bregdetare,” tha Porja.

“Termometri ngjitet në 27 gradë Celsius nga e marta deri të premten, ku çdo ditë do të ketë rritje, ndërsa dy ditët më të nxehta do të jenë të enjten dhe të premten, kur temperaturat do të kalojnë 30 gradë Celsius. Në Elbasan, Berat, dhe Kuçovë temperaturat do të jenë mbi 31 gradë, një temperaturë tipike qershori. Edhe fundjava, edhe pse sjell një rënie të lehtë të temperaturave, do të ketë 28 gradë Celsius. E gjithë java do të jetë një javë me diell. Parametrat e erës do të jenë të lehta deri në mesatare, duke favorizuar dhe personat që pëlqejnë bregdetin, ku paradite deti do të jetë i qetë,” tha ajo.

Sa i përket rajonit të Ballkanit, meteorologia Porja tha se e njëjta situatë do të jetë në gjithë gadishullin, për shkak të ndikimit të një mase ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës, e cila do të sjellë mot të nxehtë dhe të kthjellët në gjithë vendet e Ballkanit.

“I gjithë gadishulli i Ballkanit, duke filluar nga nesër, është nën ndikimin e një mase ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës, e cila është kryesisht mbi brigjet e Mesdheut, dhe gadishulli i Ballkanit do të jetë nën ndikimin e kësaj mase, ku kudo do të mbizotërojnë kthjellimet. Temperaturat do të rriten ndjeshëm; madje në Kosovë do të jenë mbi 22 gradë Celsius të enjten dhe të premten, ndërsa në fundjavë do të ketë një rënie të lehtë. Ndërsa në Shkup, temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë Celsius. Temperaturat më të larta do të jenë në bregdetin shqiptar, në Shkup të Maqedonisë së Veriut dhe në Greqi, ku gadishulli i Ballkanit do të ketë mot të kthjellët dhe temperatura 6 deri në 7 gradë më të larta sesa janë zakonisht në muajin maj, dhe këto temperatura do të jenë tipike për verën,” tha Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Erdhi vera”, meteorologia: Temperaturat do të arrijnë pikun në Shqipëri dhe Ballkan appeared first on Euronews Albania.

Moti bën kthesën e papritur/ Meteorologia Porja bën parashikimin e bujshëm, ja si do të jenë temperaturat në muajin Maj

28 April 2025 at 09:38

Në një lidhje telefonike, meteorologia Ladja Porja ka treguar se si do të jetë moti për muajin maj. Sipas saj java e parë e majit do të shoqërohet me një rritje të ndjeshme të temperaturave, që pritet të arrijnë deri në 29-30 gradë Celsius, duke sjellë kushte të ngrohta për shumicën e vendit.

Megjithatë, Porja theksoi se moti nuk do të mbetet i qetë gjatë gjithë muajit. Shirat do të rikthehen gjatë javës së dytë të majit, duke sjellë një rënie të temperaturave dhe kushte më të paqëndrueshme. Në fundjavë, temperaturat do të jenë më të ngjashme me ato të muajit qershor, duke shënuar një periudhë më të ngrohtë dhe të qetë për fundjavën.

“Do të ketë një rritje të temperaturave rreth 29- 30 gradë javën e parë të majit. Por shirat do të rikthehen javën e dytë të muajit. Java që po lëmë pas do të ketë kohë të qëndrueshme , me diell. Do të ketë më pak rreshje. Në fundjavë temperaturat do të jenë si në muajin qershor”. tha ajo.

The post Moti bën kthesën e papritur/ Meteorologia Porja bën parashikimin e bujshëm, ja si do të jenë temperaturat në muajin Maj appeared first on Sot News | Lajme.

Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikania Lajda Porja zbulon çfarë të ndodhë me motin

By: V K
25 April 2025 at 12:43

Kjo fundjavë, sipas sinoptikanes Lajda Porja, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

“E shtuna do t’i ketë mëshumti vranësira dhe reshjet prezente, parashikohet që të jenë herë pas herë me rrebeshe, kryesisht në zonat veriore, pjesërisht në qendër dhe më pak do të ketë jugu. Ndërkohë dita e dielë do të pakësojë ndjeshëm reshjet duke bërë që pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore të ketë momente të pikave të shiut dhe reshjet e shiut të izolohen kryesisht në veri dhe veri-lindor”, tha ajo.

Temperaturat do të jenë në kufijtë e 25 gradëve gjatë së shtunës dhe të dielës veçanërisht në zonat bregdetare.

“Nesër ka një rënie të lehtë, të paktën me 1 apo 2 gradë në shumë zona ku zbret termometri në 23 gradë dhe ngjitet sërish ditën e dielë me 25 gradë”, tha sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja.

Java e ardhshme pritet të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike dhe rritje graduale të temperaturave nënvizojnë sinoptikanët.

The post Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikania Lajda Porja zbulon çfarë të ndodhë me motin appeared first on Albeu.com.

Keni bërë plane?/ Moti merr kthesën e papritur, sinoptikanja Porja tregon si parashikohen temperaturat në fundjavë

18 April 2025 at 11:54

Fundjava pritet të jetë me mot të qëndrueshëm pa reshje, por me kalime vranësirash të herëpashershme sipas sinoptikanëve në të gjithë vendin.

“Të shtunën dhe të dielën do të kemi intervale të gjatë me kthjellime sidomos në orët e paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta përgjatë të shtunës, vranësira më të dendura ditën e dielë, sidomos në pjesën e dytë të ditës së dielë, për shkak se ne presim sërish javën që vjen të na kthehen reshjet”, tha sinoptikania Lajda Porja.

Ndërsa temperaturat maksimale do të luhaten nëvlerat e 26 gradëve të shtunën dhe të dielën.

“Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme nga e shtuna në të dielë. Minimalet janë 5 gradë shënojnë zonat malore, ndërsa maksimalet do të jenë rreth 26 gradë. Dhe do të jenë temperatura tipike të Prillit, për shkak se kemi përjetuar temperatura mjaft të lartë, i rikthehen vlerave normale”, tha Lajda Porja.

Java e ardhshme pritet të risjellë sërish reshjet e shiut dhe motin e paqëndrueshëm.

The post Keni bërë plane?/ Moti merr kthesën e papritur, sinoptikanja Porja tregon si parashikohen temperaturat në fundjavë appeared first on Sot News | Lajme.

Si pritet të jetë moti në fundjavë/ Sinoptikanët: Temperaturat do të shkojnë deri në 26 °C

18 April 2025 at 11:33

Fundjava pritet të jetë me mot të qëndrueshëm pa reshje, por me kalime vranësirash të herëpashershme sipas sinoptikanëve në të gjithë vendin. “Të shtunën dhe të dielën do të kemi intervale të gjatë me kthjellime sidomos në orët e paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta përgjatë të shtunës, vranësira […]

The post Si pritet të jetë moti në fundjavë/ Sinoptikanët: Temperaturat do të shkojnë deri në 26 °C appeared first on BoldNews.al.

Keni bërë plane për fundjavë, metereologia zbulon surprizat e motit

By: V K
11 April 2025 at 10:58

Surprizat e motit me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta aspak tipike për stinën në të cilën ndodhemi, do të marrin fund për arsye se do të hyjmë zyrtarisht në stinën e pranverës.

Metereologia Lajda Porja nga “Meteoalb”, në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se kjo javë ka qenë një javë shkurti, e ftohtë, ku edhe pse jemi në mesin e pranverës njerëzit këtë javë kanë veshur xhupat.

“Ndryshon gjithccka tashmë që nga dita e sotme, ku ka pasur rritje të temperaturave në mëngjes, megjithatë mbeten me 2 gradë zonat malore, dhe maksimalet 22 gradë.

E shtuna dhe e diela do të sjellin rritje të temperaturave, ku mëngjeset do të bëhen më të ngrohta.

Duke filluar që nga kjo fundjavë dhe javën tjetër ku t’i ndjejmë ato mëngjese të freskëta pranvere dhe jo të ftohta si mëngjeset e dimrit.

Në të shtunën dhe të dielën termometri do të ngjitet me 4-5 gradë, ndërsa presim temperatura në 24 apo 25 gradë. Megjithatë vranësirat do të jenë prezente, herë pas here do të gjenerojnë në reshje, kryesisht në zonat malore, por jo problematike.

E diela do të jetë e kthjellët dhe me temperatura të larta dhe java tjetër do të jetë tipike pranverore”, u shpreh metereologia Lajda Porja.

 

The post Keni bërë plane për fundjavë, metereologia zbulon surprizat e motit appeared first on Albeu.com.

“Shi dhe reshje dëbore!”/ Meteorologia: Ja si mbyllet muaji shkurt

By: Oldi
24 February 2025 at 10:35

Meteorologia Lajda Porja tha se ditët e fundit të muajit shkurt pritet të jenë me mot të paqëndrueshëm. Porja bën me dije se do të kemi vranësira dhe rreshje shiu në pjesën e dytë të ditës, kurse zonat e thella malore do të shoqërohen nga reshje dëbore. “Kjo java e fundit e shkurtit do të […]

The post “Shi dhe reshje dëbore!”/ Meteorologia: Ja si mbyllet muaji shkurt appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit për fundjavën, paraditet pritet të jenë në mbizotërimin e diellit, si do të ndryshojnë temperaturat

7 February 2025 at 09:24

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Porja u shpreh se territori shqiptar do të vijojë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që dita e sotme dhe fundjava të jetë me mot të kthjellët.

Paraditet do të jenë në mbizotërimin e diellit, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi vranësira të lehta dhe kalimtare.

Vranësirat do të jenë më se shumti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, por nuk priten reshje. Temperaturat, mëngjeset vijojnë pak të ftohta. Në Bulqizë, dhe Peshkopi arrijnë në -3 gradë dhe maksimalja 13-14 gradë.

Ndërsa vendet e rajonit, në Kosovë do të ketë një mot të qëndrueshëm me vranësira të lehta kalimtare.

Në Maqedoninë e veriut do të regjistrohen temperatura -4 apo -5 deri në 10 gradë maksimalet.

Do të kemi mbizotërim të kthjellimeve e vranësirave, por nuk do të ketë reshje.

/abcnews.al/

❌
❌