Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sula: Në Kuvend duhet të raportonin institucionet deri në qershor, kjo s’ka ndodhur

By: Oldi
3 July 2025 at 10:48

Deputeti i PD, Dashnor Sula në fjalën e tij në parlament kërkon përgjegjësi nga institucionet dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Sula konstatoi një mangësi të punimeve në Kuvend teksa theksoi se raportimi i detyrueshëm i institucioneve në Parlament duhej të kishte ndodhur deri në qershor, raportim i cili nuk ndodhi. Për këtë arsye, Sula kërkon […]

The post Sula: Në Kuvend duhet të raportonin institucionet deri në qershor, kjo s’ka ndodhur appeared first on BoldNews.al.

Bilanci ‘i hekurt’ i muajit qershor/ Policia Rrugore raporton shkelësit dhe dënimet e tyre

2 July 2025 at 16:45

Policia Rrugore e Shkodrës njoftoi sot se gjatë muajit qershor janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 22 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu policia njoftoi se janë vënë gjithsej 4161 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës bëri me dije se “kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore”.

Konkretisht sipas policisë Rrugore: 376 masa për mosvënien e rripit të sigurimit; 228 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse; 80 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 68 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 53 masa për xhama të errësuar; 672 masa për parakalime të gabuara; 1503 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar; 235 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 946 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia po ashtu fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

The post Bilanci ‘i hekurt’ i muajit qershor/ Policia Rrugore raporton shkelësit dhe dënimet e tyre appeared first on Sot News | Lajme.

TIA: Gati 1 milion pasagjerë vetëm në qershor

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor 2025.

Fluturimet janë kryer drejt 84 destinacioneve ndërkombëtare në 24 shtete, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit ajror të aeroportit.

Muaji qershor ka shënuar gjithashtu rikthimin e disa linjave të kërkuara, duke zgjeruar më tej mundësitë e udhëtimit për pasagjerët vendas dhe të huaj.

Sipas të dhënave të përpunuara, destinacionet më të frekuentuara për këtë muaj kanë qenë: Milano, Londra, Roma, Bolonja, Venecia.

/a.gj//a.f//r.e/

The post TIA: Gati 1 milion pasagjerë vetëm në qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

By: Oldi
29 June 2025 at 22:56

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do dëshironi te shkëputeni për asnjë çast prej tij. Beqaret do kenë mundësi te mira për te filluar një lidhje te qëndrueshme. te ardhurat do jene edhe me te […]

The post Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025 appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

28 June 2025 at 08:29

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e shtunë, 28 Qershor), një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet me 84.4 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 97.6 lekë dhe do të shitet me 98.4 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

26 Qershori, “Dita botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave”

By: gaze tare
26 June 2025 at 09:07

26 qershori simbolizon “Ditën ndërkombëtare të luftës kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave”.

Ajo u vendos për herë të parë më 7 dhjetor 1987 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të paktën 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të narkotikëve.

Të dhënat e UNODC tregojnë se rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit, prej tyre 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat.

Ndryshe, çdo vit, të paktën 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.

The post 26 Qershori, “Dita botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave” appeared first on iconstyle.al.

Temperatura të larta e diell përvëlues/ Moti në fundin e muajit qershor, meteorologia: Na pret një javë e nxehtë

23 June 2025 at 08:51

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Rezarta Xhakollari, meteorologe, ka bërë parashikimin e motit, për javën e fundit të muajit qershor.

Gjatë intervistës, meteorologia, nënvizoi se ditët e fundit të qershorit, do të jenë me temperatura të larta. Edhe në mbrëmje siç tha ajo, temperaturat do të arrijnë deri në 38-40 gradë.

“Ditët e fundit të qershorit, prit të vijë i nxehti afrikan. Na pret një javë e nxehtë me temperatura që gradualisht do të rriten. Do të sjellë net tropikale. Edhe në mbrëmje temperaturat, do të arrijnë deri në 38-40 gradë. Do të jetë java në e nxehtë. Edhe në det parashikohet të jetë e bezdisur kur kemi masa kaq të nxehta”, tha ajo.

Ndërkohë këtë verë mund të themi që pritet të jetë e nxehtë, më e nxehta e dekadave të fundit.

Ndërsa theksoi se deri në datat 7-8 korrik, temperaturat do të arrijnë 38-39 gradë celsius. Muaji korrik, por edhe muaji gusht pritet që të kenë temperatura mbi mesataren.

/abcnews.al/

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Qershor 2025

21 June 2025 at 12:36

Dashi

Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë që të bëni një gabim. Nuk e keni për zakon të veproni në mënyrë racionale, pasi jeni shumë spontan për t’iu qëndruar rregullave të jetës. Mirëpo gjatë kësaj të diele duhet të sforcoheni disi. Nga ana tjetër kjo ditë do të jetë mjaft interesante sa i takon ndjenjave.

Demi

Asgjë nuk do të shkojë kundër vullnetit tuaj, por në këtë moment jeni shumë të tensionuar, pasi gjithçka është duke ndryshuar, si për sa i takon jetës private edhe asaj profesionale. Shumë gjëra mund t’iu dalin nga kontrolli. Kjo situatë do ju acarojë dhe do të ndjeni nevojën për konfirmime. Mos dyshoni për aftësitë tuaja, pasi nuk do i’u tradhtojnë kurrë.

Binjakët

Pritet që në punën tuaj të ketë një ndryshim. Duket sikur nuk ndiheni më rehat në të njëjtat kushte pune dhe kjo gjë ju shqetëson. Jeni një prej atyre shenjave që përshtateni kollaj me zhvillimet e reja. Por duket se “shumë është shumë” dhe doni të shkoni diku tjetër. Mirëpo këshillohet që të tregoheni disi të duruar, pasi momentalisht nuk do e keni të lehtë. Ka situata për të cilat nuk ju leverdis të vendosni për ndryshim.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive. Ky është një moment i mirë dhe i mbushur me shumë mundësi të cilat do ju lejojnë që të realizoni atë që dëshironi. Nëse dini të vlerësoni personat për vlerën e tyre të vërtetë, atëherë mund të krijoni lidhje të veçanta. Mund të prisni më shumë dhe të kërkoni më shumë nga jeta. Gëzime të vogla mund të sjellin zhvillime të mëdha.

Luani

Horoskopi i kësaj dite ju fton që të ruani qetësinë. Ndonjëherë është më mirë që të zbrisni poshtë, për tu ngjitur sa më lartë. Problemi është se krenaria juaj po lufton për të pranuar momentet kur duhet të ulni krye. Jenui një luan, ndaj është normale që të jeni kundër gjërave që iu imponohen. Por ka momente si këto, ku të lindurit e kësaj shenje do të jenë krenarë dhe të vendosur, ndaj pritni çdo mundësi. Ndërkohë mos u tregoni të paduruar, por mësoni të respektoni edhe kohën për të tjerët.

Virgjëresha

Deri më tani reflektorët kanë qenë të drejtuar për nga ju. Mërkuri dhe Neptuni, janë gjithnjë më aktiv, por këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm lidhur me atë që thuhet dhe shkruhet. Mos lejoni të kushtëzoheni nga gjykimet e të tjerëve. Merrni pak kohë për të reflektuar, pasi ka zgjedhje të cilat nuk iu bindin.

Peshorja

Horoskopi i kësaj të diele parashikon një shqetësim i cili do të reflektohet edhe në ditët në vijim. Ky shqetësim ka të bëjë me financat tuaja, të cilat do ju kushtëzojnë lidhur me një blerje. Bëni atë që dini të bëni më mirë, por mbajini parasysh situatat përreth. Megjithatë kjo nuk është dita e duhur për të bërë zgjedhje impulsive, për shkak se jeni konfuz.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, ku më në fund do të jeni në qendër të vëmendjes. Edhe kalimi tranzit i Neptunit, do të rrisë kreativitetin tuaj dhe do ju japë ide të mira se si të përmirësoni bashkëpunimin në dashuri. Do të jeni më aktiv dhe dinamikë gjatë kësaj të diele dhe për këtë arsye, rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.

Shigjetari

Edhe pse nuk janë ditë të lehta, mund të ndjeni nevojën për tu mbështetur tek dikush. Mund të bëhet fjalë për një koleg, një mik apo edhe një familjarë. Ekziston mundësia që të merrni leksione e vlerë. Nga një gabim apo eksperiencë, mund të nxirrni një mësim të rëndësishëm.

Bricjapi

Do të nisë rikuperimi për ju dhe një sukses është fare i afërt. Mund të keni qenë së fundmi në shoqërinë e një personi interesant dhe tashmë keni dëshirë që ti shijoni ndjenjat më lirshëm. Në punë është momenti kur prisni një përgjigje. Shumë prej jush e kanë nisur nga zero, ndaj duhet të bëjnë durim.

Ujori

Zhvillimet e ditëve të fundit, kanë sjellë një zhvillim revolucionar. Keni rinovuar disa anë të jetës suaj, por duhet të përshtateni me rrethanat, shkruan noa.al. Gjatë javëve në vijim mund të kushtëzoheni prej punës, gjë që do ju detyrojë që të rishihni disa sjelljet tuaja.

Peshqit

Keni disa planete që ju janë vënë kundër, por nga ana tjetër disa yje i keni në krahë. Shijoni momentet e këndshme të kësaj fundjave, pa u vënë në kërkim të arsyeve se pse disa gjëra nuk ecin siç duhet. Nëse jeni nervoz për shkak të gjërave që mund të ndodhin në orët në vijim, mundohuni që të merrni m shumë kohë për të rigjetur qetësinë dhe për tu përqendruar në takimet pozitive të cilat nuk do të mungojnë.

The post Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Qershor 2025 appeared first on Sot News | Lajme.

Më 28 qershor në Pejë hapet ekspozita ‘Cicërimat në Mjegull’ nga artistja Blerta Hashani

By: Kult Plus
18 June 2025 at 15:55

Instituti i Artit Bashkëkohor ARKIV ka njoftuar se me 28 qershor do të hapet ekspozita personale e artistes Blerta Hashani me titullin “Cicërimat në Mjegull”, një seri pikturash që ngrihet në ndërthurje të kujtesës personale dhe historisë së fshirë kolektive.

Duke vazhduar hulumtimin e nisur me ciklin Memorizonim, kjo ekspozitë përbën një meditim poetik dhe filozofik mbi zhdukjen graduale të jetës rurale, mbi gjurmët që mbeten dhe mbi ato që fshihen në mjegullën e kohës. Cicërimat, të brishta dhe të përkohshme, bëhen simbol i përpjekjes për të kapur atë që është duke u larguar një jetë që dikur lulëzonte dhe tani qëndron në heshtje, në kufijtë e kujtesës.

Ekspozita përfshin një seri pikturash të reja të vendosura në klasat e braktisura të shkollës Vaso Pashë Shkodrani në Pejë, hapësirë e cila vetë mbart kujtime dhe zëra të brezave të ndryshëm. Pikturat komunikojnë në heshtje me muret e vjetra, të mbushura me fjalë dhe imazhe të nxënësve, duke krijuar një dialog të ndjeshëm mes artit bashkëkohor dhe kujtesës së përbashkët.

Përdorimi i materialeve si juta, dru, bojë vaji dhe letër ngre një gjuhë vizuale që reflekton ndjeshmërinë e jetës së përditshme rurale. Këto materiale mbajnë peshën e historisë, ndërsa pikturat e Hashanit trajtojnë objektet e harruara dikur funksionale, tashmë fragmente të një epoke të shkuar si roje të heshtura të kohës.

Në këtë ekspozitë, mjegulla nuk është vetëm një prani fizike, por edhe metaforë për pasigurinë, harresën dhe bukurinë e asaj që është lënë pas. Pikturat nuk janë thjesht imazhe, por akte të ruajtjes përpjekje për të fiksuar në kohë një botë që po zbehet. Vizitorët do të ftohen të ecin nëpër hapësirat e ARKIVit, të ndjekin cicërimat, dhe të përjetojnë një udhëtim emocional përmes humbjes kujtesës dhe asaj që mbetet mes mjegullës. Ato janë cicërima që dalin nga mjegulla të brishta, por të gjalla; të buta, por të forta në praninë e tyre poetike.

Për Artisten
Blerta Hashani, e lindur në vitin 1997 në Ferizaj, Kosovë, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës (2015–2020), ku ka formuar bazat e praktikës së saj vizuale në ndërthurje mes kujtesës personale, materialitetit të përditshëm dhe ndjeshmërisë poetike.

Hashani ka ndërtuar një prani të dallueshme në skenën e artit bashkëkohor në Kosovë dhe më gjerë, përmes ekspozitave personale dhe pjesëmarrjes në ekspozita ndërkombëtare në qytete si Prishtinë, Bernë, Bruksel, Paris, Londër, Vjenë, Bonn, Marseille dhe më tej. Veprat e saj shquhen për përdorimin e materialeve të thjeshta si pëlhurë, letër, dru dhe bojë, që bëhen bartë të fragmenteve të kujtesës, zëra të jetës rurale dhe periferike, dhe intimiteteve që zakonisht mbeten të padukshme në rrëfimet
vizuale të artit bashkëkohor.

Ekspozitat personale të Hashanit përfshijnë: feel more në LA MAISON DE RENDEZ-VOUS në Bruksel (2023), Memorizonim në LambdaLambdaLambda në Prishtinë (2024) dhe Ambient (2022) ka marrë pjesë gjithashtu në ngjarje të rëndësishme kolektive si Manifesta 14 në Prishtinë (2022); Known/Unknown Worlds në Kulturzentrum PROGR në Bernë (2024); Autostrada Biennale në
Prizren (2025); ekspozita në Galleria Continua në Paris (2025), Friche la Belle de Mai në Marseille, GROVE në Londër, dhe Bonner Kunstverein në Gjermani, ndër të tjera.

Në vitin 2024, Hashani ka qenë pjesë e dy rezidencave ndërkombëtare: në Milvus Artistic Research Center në Suedi dhe në residency.ch në Kulturzentrum PROGR në Zvicër, ku ka zhvilluar projekte kërkimore të lidhura me kujtesën, arkivimin poetik dhe hapësirat e brishta të të përditshmes. Blerta Hashani jeton dhe punon në Mirashë afër Ferizajit, Kosovë.

Rreth Arkiv
ARKIV, Instituti i Artit Bashkëkohor është institucioni i parë publik i dedikuar artit bashkëkohor në rajonin e Pejës. Duke bashkuar artistë vendas, kombëtarë dhe ndërkombëtarë në të gjithë disiplinat, ARKIV është një qendër e krijuar për kërkime të avancuara, të menduarit kritik, eksperimentim dhe dialog.

Instituti i Artit Bashkëkohor ARKIV, aspiron t’u ofrojë vizitorëve një përvojë të pashembullt të kulturës dhe artit bashkëkohor. Ai ekzaminonë të kaluarën përmes mbledhjes dhe arkivimit, do të informojë të tashmen përmes ekspozimit dhe prodhimit dhe do të frymëzojë të ardhmen përmes edukimit dhe zhvillimit. Ky institut, ndihmonë në avancimin e artit bashkëkohor në Kosovë përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të artistëve dhe publikut duke krijuar ekspozita dhe programe që komunikojnë fuqinë transformuese të artit të kohës sonë.

Një vlerë thelbësore e ARKIV është promovimi i mundësive për dialog publik rreth artit dhe ideve që artistët prodhojnë në mënyrë që puna e tyre të bëhet pjesë e një bisede kombëtare dhe ndërkombëtare. Është një vend i veçantë dhe platformë unike për diskursin dhe angazhimin në një shoqëri ku anëtarët e grupeve të ndryshme etnike, racore, fetare ose shoqërore ruajnë dhe zhvillojnë kulturën tradicionale.

Në ARKIV, besohet në nxitjen e ndërtimit të komunitetit duke i bashkuar njerëzit përmes artit dhe ideve; duke besuar se arti është një nevojë njerëzore, egzistenciale dhe ndarja e përvojës së tij promovon angazhimin kolektiv dhe dialogun ndërkombëtar. ARKIV është një institucion që mbledh, ruan, sistemon dhe publikon vlera historike. Andaj, ARKIV e sheh veten si një arkiv vizuel që propozon një hapësirë për diskutim mbi artin bashkëkohor nga Kosova dhe më gjerë. ARKIV Instituti i Artit Bashkëkohor Pejë është një OJQ publike, jofitimprurëse e themeluar në vitin 2018 nga artisti Sislej Xhafa.

ARKIV, ndodhet në shkollën aktuale publike, Vaso Pashë Shkodrani. Objekti i kësaj shkolle daton nga viti 1946 duke shërbyer si shkolla e parë fillore në Pejë dhe është i vendosur në një lokacion afër parkut kombëtar të qytetit.

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Qershor 2025

17 June 2025 at 13:13

Dashi

Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri, do të jenë në dilemë lidhur me atë që duhet të bëjnë. Ndërsa ata që kanë kohë me partnerin/en, mund të mos jenë të kënaqur me atë që po jetojnë. Kështu që ju pret një ditë nën ritmin e duhur.

Demi

Në dashuri do të jeni në gjendje që të përballeni me çdo situatë dhe të gjeni siguri, edhe në lidhjet më të komplikuara. Sa i takon punës, bëni kujdes ndaj debateve që mund të lindin me ndonjë koleg.

Binjakët

Nuk kënaqeni asnjëherë me asgjë dhe prireni të jeni të pakënaqur. Mirëpo kjo sjellje jo gjithmonë do të sjellë rezultate të mira. Kjo e mërkurë është ideale për të bërë sqarime të cilat i zvarrisni prej kohësh.

Gaforrja

Diçka nuk do të shkojë siç duhet dhe mund ta gjeni veten në një situatë të mbushur me tension. Gjithë ata që janë çift, do të kenë përmirësime të ndjeshme në dashuri, duke lënë pas krizat e kaluara. Megjithatë kjo ditë do të sjellë një ngarkesë të lehtë stresi.

Luani

Është një moment i veçantë, pasi nuk flini të qetë. Gjatë këtyre ditëve mund të jeni në mes të një beteje, e cila duket sikur po bëhet kundër mullinjve të erës. Mund të inatoseni dhe të nxirrni idetë tuaja, por në vënien në praktikë do të hasni në shumë kundërshti. Vetëm fundi i vitit do të sjellë përmirësime të ndjeshme.

Virgjëresha

Shmangni sa më shumë pyetjet e tepërta dhe mos reflektoni mbi çdo gjë, pasi kjo gjë mund t’iu penalizojë. Mundohuni që të jetoni me qetësi çdo situatë. Këshillohet që ti shfrytëzoni sa më mirë këto ditë, pasi do të jenë përgjithësisht të favorshme.

Peshorja

Jeni duke u munduar që të realizoni projektet tuaja dhe jeni të pakënaqur, pasi gjërat nuk po ecin ashtu siç ju dëshironi. Bëni durim pasi ndoshta ka ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të përshkuar rrugë të reja. Ditët në vijim do të sjellin këshilla të dobishme.

Akrepi

Nëse në të kaluarën ka pasur mundime sa i takon shëndetit, tashmë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të gjejnë rrugën e duhur për të qenë më mirë. Horoskopi i Paolo Fox ju këshillon që të përgatiteni për disa ndryshime të bujshme. Këto ndryshime janë të favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit.

Shigjetari

Yjet flasin për dashuri të rigjetura, emocione dhe konfirmime. Megjithatë mund të përballeni me një ndryshim të bujshëm në punë, gjë që do ju bëjë të ndiheni keq. Kush ka pasur një ndryshim roli së fundmi dhe ka pasur dyjëzime, shumë shpejtë do të kuptojë se ka hedhur hapin e duhur.

Bricjapi

Keni dëshirë që të ruani zakonet tuaja, ndonëse do të jeni të tërhequr nga dëshira për të gjetur alternativa të reja. Zhvillime interesante parashikohen edhe në dashuri. Ky është momenti kur do të ndjeni t’iu dridhet toka nën këmbë, pasi do të përballeni me një tension të madh, sa i takon jetës tuaj profesionale.

Ujori

Tregoni kujdes ndaj ndonjë shqetësim shëndetësor me të cilin mund të përballeni, shkruan noa.al. Mundohuni që ti jepni më shumë hapësirë, gjithçkaje që ju bën të ndiheni mirë dhe në gjallëri.

Peshqit

Nëse keni dëshirë që të ndryshoni punë, ka ardhur momenti për ta bërë, pasi zhvillimet e reja janë mjaft të favorshme. Edhe sa i takon dashurisë, do të keni mundësi që të përfshiheni në një lidhje të re.

The post Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Qershor 2025 appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkon lirinë, GJKKO cakton seancën për Ilir Metën më 20 qershor

By: user 11
17 June 2025 at 10:14

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 20 qershor për zhvillimin e seancës për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela ka caktuar orën 11:30 për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës, i cili mbahet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar.

Mbrojtja e Metës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë. Sipas avokatit janë shkelur afatet pasi në 8 muaj në asnjë rast nuk është paraqitur nga SPAK informacion dy mujor mbi çështjen siç do të ndodh sot në seancën për Erion Veliajn. Gjithashtu, në argumente janë parashtruar edhe disa vendime të GJEDNJ, si raste analoge mes të cilave edhe dosja “Gëllçi”.

Më 27 maj, SPAK mori zyrtarisht të pandehur Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për tre hetime të përfshira në një dosje, afera CEZ-DIA, lobimit të LSI në SHBA dhe hetimi pasuror.

The post Kërkon lirinë, GJKKO cakton seancën për Ilir Metën më 20 qershor appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit 17 Qershor 2025/ Kthjellime dhe vranësira, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
17 June 2025 at 07:27

Ditën e sotme në vendin tonë, gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Pas mesditës dhe në vijim, pritet shtim i vranësirave si fillim në skajin verior dhe gradualisht përfshijnë gjysmën Lindore të vendit, duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurta shiu.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike, duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 34°C pritet vlera maksimale në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 17 Qershor 2025/ Kthjellime dhe vranësira, si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 14 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

By: V K
14 June 2025 at 07:30

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë me mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim, do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën lindore të Shqipërisë, megjithatë nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët, e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës deri në 33°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 14 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme appeared first on Albeu.com.

Dosja “Partizani”, seanca e parë në GJKKO do të mbahet në datën 30 qershor

By: user 11
12 June 2025 at 10:38

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor për të zhvilluar seancën e parë lidhur me çështjen “Partizani”.

Në këtë dosje janë marrë të pandehur pesë persona, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, si dhe Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Gjyjata ka dërguar fletëthirrjet për të njofruar palët, midis tyre avokatët dhe të akuzuarit për caktimin e datës të gjyqit të themelit.

The post Dosja “Partizani”, seanca e parë në GJKKO do të mbahet në datën 30 qershor appeared first on Lapsi.al.

Temperaturat përvëluese në qershor, Shqipëria ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike

11 June 2025 at 15:06

Sezoni veror duket se nuk “pret më” kalendar. Që në ditët e para të qershorit, këtë vit, vendi ynë po përjeton temperatura të pazakonta për këtë periudhë, duke lënë pas një pranverë të shkurtër. Po ashtu, është ngritur alarmi për ndikimin gjithnjë e më të madh të ndryshimeve klimatike. Kujtojmë se jo më larg se vitin e shkuar, vapa përvëluese nisi që në prill.

Nga bregdeti në qytete, termometri ka kapur vlera tipike për gushtin, duke u kthyer në një sfidë për qytetarët çdo ditë. Veç kësaj, ekziston frika që temperaturat të rriten akoma më shumë në vijim.

Në një prononcim, specialistja e Instituti i Gjeoshkencave në vend, Anira Gjoni shpjegon se “vitet e fundit ka një zbehje të stinëve tranzitore, pranverës dhe vjeshtës.”

“Sipas kalendarit meteorologjik vera nis më 1 qershor dhe zgjat deri më 31 gusht, por vitet e fundit kjo gjë ka ndryshuar. Shkak janë bërë ndryshimet klimatike që kanë sjellë rritje të temperaturave të ajrit dhe si dhe vlerave minimale (gjatë natës), apo atyre maksimale (gjatë ditës)”, ka shpjeguar Gjoni, sa i takon sezonit të hershëm veror.

Po pse ndodhin këto ndryshime klimatike?

“Ndryshimet klimatike janë pasojë e ngrohjes globale, duke sjellë rritje të temperaturave të ajrit, thatësira, intensifikim të valëve të të nxehtit. Janë shtuar mundësitë për zjarre në pyje, ato për stuhi, përmbytje (lumore, vërshimet e shpejta dhe ato urbane), ngricat, rrëshqitjet e dheut, pandemitë etj”, përgjigjet specialistja.

Teksa ndalet më konkretisht te Shqipëria, shpjegon se në vendin tonë stina e verës po vjen me anomali të theksuara.

“Që nga tejzgjatja e numrit të ditëve me temperatura të larta të njëpasnjëshme, trefishimi i numrit të netëve tropikale e deri te shtimi i stuhive dhe breshërit.”

Ku qëndron vendi ynë, në raport me kontinentin?

“Sipas Raportit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, Shqipëria është renditur ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike në Europë. Vendi ynë duke qenë vend në zhvillim është më vulnerabël sa i takon prekjes nga ndryshimet klimatike”, thotë Gjoni.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja. A janë shqiptarët të edukuar sa duhet për ndryshimet klimatike?

“Si koncept, ndryshimet klimatike kanë hyrë vonë në Shqipëri…Sistemi arsimor e prek temën, por jo mjaftueshëm. Edukimi për ndryshimet klimatike nuk është ende i integruar si temë kryesore ndërdisiplinore. Ne nuk jemi ende të edukuar mjaftueshëm për ndryshimet klimatike, por ka potencial dhe energji për përmirësim, sidomos nëse kombinohen arsimi, mediat, politikat publike dhe angazhimi qytetar”, thotë ekspertja.

Teksa temperaturat janë në rritje, duhet të kemi kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të pikut. Vera e këtij viti, parashikohet të vendosë një standard të ri për të nxehtin, me një sërë problemesh të tjera.

Megjithatë, në fokus duhet të jetë shëndeti ynë. Sa më shumë hidratim, shmangie e ekspozimit në diell dhe qëndrim në ambiente sa më të freskëta!

The post Temperaturat përvëluese në qershor, Shqipëria ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike appeared first on Sot News | Lajme.

11 qershor 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

By: Kult Plus
11 June 2025 at 09:00

Nga Jusuf Buxhovi

Shtetndërtimi i Kosovës, nga përpjekjet e vazhdueshme, fillimisht që të mos pranohet pushtimi serb nga viti 1912, ripushtimet nga vitet 1918 dhe 1944, si dhe përpjekjet e saj për etnocid, kultorocid dhe së fundit për gjenocid, përpjekje këto, që në fund të viteve të gjashtëdhjeta e deri në fund të atyre të tetëdhjetave, do të kthehen në përpjekjet që pushtimi të zëvendësohet me Republikën e Kosovës në federatën jugosllave, do të ishte i vështirë ose i pamundur fare, pa fushatën ajrore të NATO-s nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, kur në Kumanovë, gjeneralët jugosllavë nënshkruan marrëveshjen kapitulluese për tërheqjen e të gjitha forcave policore dhe ushtarake nga Kosova. Të nesërmen, pasi që do të jetë miratuar rezoluta 1244 e KS të OKB-së dhe hyrjes së saj në fuqi një ditë më vonë, me fillimin e tërheqjes së forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova si dhe fillimin e futjes së forcave të NATO-s, në kuadër të KAFOR-it, fillon çlirimi i Kosovës nga pushtimi 87 vjeçar serbo-jugosllav.

Kjo i hapi rrugë protektoratit ndërkombëtar në Kosovë nën mbikëqyrjen e OKB-së në kuadër të misionit të UNMIK-ut, që mori fund më 17 shkurt 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë. / KultPlus.com

Hëna e plotë e qershorit: Kur do ta shohim “Hënën e Luleshtrydhes” në qiell?

By: gaze tare
10 June 2025 at 11:30

Më 11 qershor 2025, Hëna e Plotë e Qershorit, e njohur si “Hëna e Luleshtrydhes”, do të ndriçojë qiellin e natës, duke ofruar një spektakël të veçantë për vëzhguesit. Ky emër rrjedh nga traditat e fiseve indigjene të Amerikës së Veriut, të cilët e lidhin këtë hënë me sezonin e korrjes së luleshtrydheve. Në Shqipëri, ky fenomen mund të quhet thjesht “Hëna e Plotë e Qershorit” për të ruajtur kuptimin e tij të drejtpërdrejtë.

Si do të shfaqet në qiell?

Ekspertët parashikojnë se Hëna e Plotë do të shfaqet si një sferë portokalli e ndritshme pranë horizontit. Ndërsa ngrihet, ajo do të marrë nuanca më të buta, të verdha, dhe do të jetë deri në 30% më e ndritshme se zakonisht. Pamja e saj përfundimtare mund të ndikohet nga kushtet e motit dhe lagështia atmosferike në zonën e vëzhgimit.

Fenomeni astronomik i rrallë

Kjo Hënë e Plotë do të jetë më e ulëta në qiellin e natës për disa dekada, një ngjarje e rrallë që ndodh për shkak të ciklit 18.6-vjeçar të ndalesave hënore. Ky fenomen bën që Hëna të lëvizë në një trajektore më të ulët në qiell, duke ofruar një pamje të veçantë për vëzhguesit.

Kur është hëna e plotë tjetër?

10 korrik: Hëna e Drerit

9 gusht: Hëna e Plotë e Oxyrhynchus

7 shtator: Hëna e Plotë e Misrit

6 tetor: Hëna e Plotë e Gjahtarit

5 nëntor: Hëna e Kastorit

4 dhjetor: Hëna e Ngrirë

Ky është një moment i veçantë për të gjithë dashamirësit e natyrës dhe astronomisë, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të vëzhguar një fenomen natyror të jashtëzakonshëm.

The post Hëna e plotë e qershorit: Kur do ta shohim “Hënën e Luleshtrydhes” në qiell? appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit 10 Qershor 2025, kthjellime dhe temperatura të larta

By: V K
10 June 2025 at 07:30

Ditën e sotme, territori i Shqipërisë vijon të mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta. Përgjatë orëve të paradites, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave në zonat e Juglindjes, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike, duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 36°C pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 10 Qershor 2025, kthjellime dhe temperatura të larta appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

9 June 2025 at 08:06

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e hënë, 9 Qershor), një dollar amerikan do të blihet me 84.9 lekë dhe do të shitet me 86.1 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 97.2 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

3 shenjat që po kalojnë më vështirë këtë qershor, emocionalisht dhe jo vetëm

By: gaze tare
7 June 2025 at 11:27

Astrologjia thotë se ky muaj nuk po i përkëdhel të gjithë. Ja 3 shenjat që po ndihen më të rraskapitura:

Peshqit – Shumë emocione, pak energji. Ndihen të lodhur nga gjithçka, por nuk dinë si ta thonë.

Binjakët – Po i zë paniku për vendime që nuk i kanë marrë. Mërzia po fshihet pas një buzëqeshjeje false.

Gaforrja – Të ndjeshëm si gjithmonë, por këtë muaj çdo fjalë u ngjan me sulm personal.

Nëse je nga këto shenja: Fli më shumë, prit më pak, reago më pak. Është vetëm një fazë.

The post 3 shenjat që po kalojnë më vështirë këtë qershor, emocionalisht dhe jo vetëm appeared first on iconstyle.al.

❌
❌