Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tradita që jeton, këpucari i vetëm në Sukth sfidon kohën dhe harresën

By: Besnik
6 July 2025 at 16:45

Në një kohë kur zanatet po zbehen nga modernizimi dhe të rinjtë largohen për mundësi më të mëdha, në Sukth, një dyqan i vogël këpucari sfidon kohën dhe ndoshta ky është mjeshtëri i fundit në zonë.

Enea Jaholli, 35 vjeç, është kthyer në një shembull të rrallë përkushtimi, ndërsa prej 15 vitesh ushtron këtë profesion me pasion ku vazhdon të riparojë e ti japë jetë të re këpucëve, ndonëse profesioni i tij po shuhet, pa pasur kush ta trashëgojë.

Rruga drejt këtij zanati nisi që në fëmijëri, kur vizitat në vendin e punës së prindërve ndezën një kureshtje që më pas u kthye në profesion.

“Si fillim prindërit e mi kanë punuar në fabrikë këpucësh dhe unë isha diku tek 12-13 vjeç. Shkoja, i shikoja ku punonin, si punonin. Ditëve të diela shkoja zakonisht. Duke vajtur një herë, dy herë, u bë interesante dhe shkoja gjithmonë”, thotë Enea Jaholli.

Përvojën e ndërtoi hap pas hapi, pranë mjeshtërve të zanatit, derisa arriti të fitojë respektin e komunitetit për punën e tij të detajuar dhe cilësore.

“Shtysën për këtë zanat ma dhanë drejtori ku punoj aktualisht dhe kolegët, kur e mora si mendim. Pavarësisht se kisha dyshime nëse do funksiononte, ata ishin shtysa”, tregon ai.

Në një kohë kur këpucët shpesh zëvendësohen më lehtë sesa riparohen, klientët e tij tregojnë të kundërtën.

“Kur e hapa në fillim, nuk e mendoja që do kishte kaq shumë kërkesë, sepse në këto kohë të sotme blejmë një palë këpucë, prishen dhe i hedhim. Por ndodhi e kundërta. Kam pasur goxha punë, shumë kërkesa. Kam punuar që nga mosha 18 vjeç deri tani, me profesionistë të ndryshëm – dikush më mësoi bojërat, dikush qepjen, dikush ngjitjen. Deri sa arrita këtu ku jam. Të punosh vetëm këtë punë është pak e vështirë në ditët e sotme.”

Sfida më e madhe për të mbeten porositë e shumta dhe koha e kufizuar për të ruajtur cilësinë që klientët kërkojnë.

“Koha është vështirësia më e madhe. Të vijnë shumë porosi dhe nuk arrin t’i kapësh të gjitha në një kohë. Është punë e lodhshme sepse do përqendrim maksimal, precizion. Nëse nuk je i përqendruar, e prish punën dhe dëmton këpucën”, shprehet Enea.

Në tregun ku është i vetëm, ai e ndien mungesën e konkurrencës dhe brezit pasues.

“Mendoj se do ishte mirë të kishte konkurrencë, sepse bëhet diferenca. Zanatçinjtë e vjetër po plaken, nuk kanë më precizionin e duhur. Kush ka interes si puna ime, ka marrë eksperiencë që në kohë. Po ta fillosh në moshën 25 vjeç, do shumë kohë. Çunat sot e kanë afër kurbetin, jo zanatin. Nuk kanë interes – shikojnë vetëm lekun. Por unë mendoj që gjithçka nuk është vetëm te paraja”, thotë ai.

Mes përditshmërisë së lodhshme, dorës që nuk gabon dhe mungesës së brezit pasues, Enea Jaholli është shembulli i një mjeshtërie që po shuhet. Por ai zgjedh të qëndrojë, të punojë dhe të mbajë gjallë një traditë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tradita që jeton, këpucari i vetëm në Sukth sfidon kohën dhe harresën appeared first on Euronews Albania.

SHBA feston sot Ditën e Pavarësisë

By: Kult Plus
4 July 2025 at 08:58

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë, që shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

Me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 4 Korrik 1776, 13 kolonitë e Amerikës së Veriut e shpallën pavarësinë dhe filloi një udhëtim i ri i tyre në një shtet të përbashkët.

Kushtetuta amerikane, e cila u nënshkrua në vitin 1787, u vendos si bazë për strukturën dhe funksionimin e qeverisë së tyre, duke e ndarë atë në tre degë themelore: ekzekutive, legjislative dhe juridike. Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë formojnë këtë piramidë shtetërore.

Dita e Pavarësisë festohet në SHBA me parada madhështore, aktivitete familjare dhe spektakle të fishekzjarreve që shënojnë këtë datë të rëndësishme në historinë e kombit amerikan.

Tradita që jeton mes brezave/ Një dasmë nga e kaluara, në zemër të Kurbinit

28 June 2025 at 20:38

 KURBIN- Në fshatin Zhejë të Kurbinit është organizuar një dasmë tradicionale e kësaj zone, e cila sot, në të vërtetë, nuk ndeshet më edhe aq shpesh.

Banorë të grupmoshave të ndryshme, të veshur me rrobat tradicionale të kësaj zone, kanë demonstruar pikërisht një prej traditave më të bukura të popullit tonë.

Në fakt, ky ka qenë edhe qëllimi i organizimit në këtë formë, për të prezantuar dasmën e hershme të traditës dhe për ta ruajtur atë.

Të stolisur me veshjet e zonës, një grup i përzgjedhur ka arritur të interpretojë më së miri një dasëm tradicionale. Një skenar ky i realizuar me shumë mjeshtëri, dhe i quajtur dasma e Zhejës. Fillimisht, u përcoll tradita e më shumë se 100 viteve të shkuara, kur dasmat niseshin disa ditë më parë, ndërsa si vegël muzikore ishte vetëm instrumenti i çiftelisë, që përcillte gëzimin dhe këngët e dasmave të hershme.

Leze Rrika Koreografe drejtore e Shkollës 9 vjeçare në Zhejë, në mënyrë perfekte kishte realizuar skenarin në mbi 100 valltarë duke ndjekur tërë veprimtarinë.

Jo vetëm banorë nga fshati i traditës, por dhe nga zona të tjera në Kurbin kanë ndjekur veprimtarinë duke shprehur dhe kënaqësinë e vazhdimësisë së kësaj tradite e cila rrallë demonstrohet në vend.

Ky eveniment është ndjekur dhe nga Majlinda Cara dhe Drejtori Rajonal i Arsimit, si dhe të tjerë përfaqësues nga institucionet.

Për këtë aktivitet kanë dhënë kontributin e tyre banorët e fshatit me realizimin e kostumeve të zonës, të gatimeve dhe shtrimin e drekës  në sofrat e hershme të traditës./abcnews.al

Toka po rrotullohet më shpejt rreth vetes/ Këtë verë do shënohet dita më e shkurtër

By: user 6
26 June 2025 at 21:51

Rrotullimi i Tokës ka filluar të përshpejtohet që nga viti 2020 duke i shkurtuar (në mënyrë të padukshme) 24 orët e ditës mesatare diellore me disa milisekonda. Astrofizikani britanik Graham Jones e shpjegon këtë në faqen e internetit “timeanddate.com”.

Të mërkurë e 9 korrikut, të martën e 22 korrikut dhe të martën e 5 gushtit janë tre data që mund të vendosin një rekord të ri për ditën më të shkurtër të matur ndonjëherë këtë verë. “Planeti ynë është një matës kohe pothuajse perfekt, por jo tamam”, – thotë Jones.

“Mesatarisht, Toka rrotullohet një herë rreth boshtit të saj në 86 400 sekonda (ose 24 orë) me një shkurtim prej rreth 1 milisekonde”, një luhatje më e shkurtër se hapja e syrit, e cila mund të zbulohet vetëm duke përdorur një orë atomike.

Deri në vitin 2020, rrotullimi i Tokës ishte ngadalësuar gradualisht dhe dita më e shkurtër e regjistruar ndonjëherë ishte vetëm 1.05 milisekonda më e shkurtër. Më pas, trendi u përmbys dhe rrotullimi i Tokës u përshpejtua duke vendosur rekorde të reja vit pas viti, veçanërisht në muajt e verës.

Ditët më të shkurtra ishin 30 qershori 2022 që ishte 1.59 milisekonda më e shkurtër dhe 5 korriku 2024 që ishte 1.66 milisekonda më e shkurtër. Këtë vit, Toka pritet t’i afrohet kësaj vlere rekord përsëri rreth 9 korrikut, 22 korrikut dhe 5 gushtit.

Ekzistojnë 3 data të mundshme sepse ndryshimet afatshkurtra në gjatësinë e ditës ndikohen nga orbita e Hënës: rrotullimi i Tokës është më i shpejtë kur Hëna është shumë në veri ose në jug të ekuatorit të Tokës.

Është e vështirë të thuhet pse Toka e përshpejtoi rrotullimin dhe se kur do të ngadalësohet përsëri thotë astrofizikani Jones. “Ndryshimet afatgjata në shkallën e rrotullimit të Tokës ndikohen nga një listë e gjatë faktorësh duke përfshirë lëvizjet komplekse të bërthamës së Tokës, oqeaneve dhe atmosferës” – tregon ai. ©LAPSI.al

The post Toka po rrotullohet më shpejt rreth vetes/ Këtë verë do shënohet dita më e shkurtër appeared first on Lapsi.al.

26 Qershori, “Dita botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave”

By: gaze tare
26 June 2025 at 09:07

26 qershori simbolizon “Ditën ndërkombëtare të luftës kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave”.

Ajo u vendos për herë të parë më 7 dhjetor 1987 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të paktën 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të narkotikëve.

Të dhënat e UNODC tregojnë se rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit, prej tyre 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat.

Ndryshe, çdo vit, të paktën 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.

The post 26 Qershori, “Dita botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave” appeared first on iconstyle.al.

“Festa e grurit” në Fier, tradita e myzeqesë që lidh brezat

21 June 2025 at 16:03

“Festa e grurit”, një festë tradicionale myzeqare, ka kremtuar edicionin e 7-të të saj. Aktiviteti i zhvilluar në Pojan të Fierit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Drejtoresha e Artit dhe Kulturës pranë Bashkisë Fier, Diana Mile, pohon se kjo nuk është thjesht festë e stinës, e të korrave, por një urë mes të kaluarës e të tashmes , një urë mes brezash dhe trashëgimi mijëvjeçare.

“Një festë tradicionale, e cila vjen si një frymëzim që nga antikiteti. Festa e grurit sjell një traditë kulturore dhe bujqësore të promovimit të prodhimit vendas”, tha Diana Mile, Drejtore e Artit dhe Kulturës, në Fier.

Prodhuesit e bukës, shfrytëzuan këtë festë për të vënë në dukje se këtë vit prodhimi i grurit është i pakët dhe pa cilësi, e për këtë kërkuan që fermerët të mbështeten nga qeveria, në mënyrë që dhe ata të bazohen te prodhimi vendas.

“Prodhimi i bukë është shumë i pakët por ka probleme edhe me cilësinë. Fermerët shqiptarë kërkojnë ndihmë nga shteti”, shtoi Petro Kulas, Nënkryetar i furrave të bukës dhe pastiçerive.

Për kryebashkiakun Armando Subashi, kjo festë tashmë ka marrë përmasa kombëtare.

“Pjesëmarrja e njerëzve tregon vetë për këtë festë fantastike që ka marrë përmasa kombëtare. Ne si bashki edhe këtë vit kemi bërë përpjekje maksimale për ta mbajtur gjallë, por edhe përsosur akoma më shumë këtë festë”, tha kryebashkiaku i Fierit.

Festa u harmonizua me ekspozitën e gatimeve tradicionale, panairin me prodhime të grurit të ri , paradën e mjeteve të mekanikës bujqësore dhe muzikës të cilat u shijuan nga banorë të zonës, të ftuar , fermerë, vizitorë vendas e të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Festa e grurit” në Fier, tradita e myzeqesë që lidh brezat appeared first on Euronews Albania.

Dita e Liqenit të Ohrit

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ 21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tri bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit – Struga, Ohri dhe Pogradeci.

Për herë të parë Dita e Liqenit të Ohrit është shënuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm të banorëve në të dyja anët e liqenit.

Vendi mikpritës i manifestimit qarkullon nga njëra bashki te tjetra, por mesazhi është gjithmonë i njëjtë: ngritja e vetëdijes të opinioni për bashkëpunim sa më të madh të qytetarëve dhe të pushtetit për mbrojtjen e basenit të liqenit të Ohrit, si pasuri e pazëvendësueshme natyrore.

The post Dita e Liqenit të Ohrit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Botërore e Mjedisit, OKB: Luftoni ndotjen nga plastika

By: Kult Plus
5 June 2025 at 09:00

Sot është Dita Botërore e Mjedisit dhe për 2025-ën, Kombet e Bashkuara kanë caktuar temën “Beat Plastic Pollution” (Lufto ndotjen nga plastika).

Dita Botërore e Mjedisit vë në pah provat shkencore mbi ndikimet e ndotjes plastike dhe nxit popullatën të refuzojë, të reduktojë, të ripërdorë, të riciklojë dhe të mendojë mirë përdorimin e plastikës për të ndërtuar një të ardhme më të pastër dhe më të qëndrueshme.

Në nivel global, vlerësohet se rreth 11 milion tonë mbetje plastike rrjedhin në ekosistemet ujore çdo vit. Më shumë se 800 specie detare dhe bregdetare janë prekur nga kjo ndotje përmes gëlltitjes, ngatërrimit dhe rreziqeve të tjera.

Mikroplastika në dete tani është më e madhe se yjet në galaktikën tonë.

Kostoja vjetore sociale dhe mjedisore e ndotjes plastike varion midis 300 miliardë dhe 600 miliardë dollarë amerikanë.

Më shumë se 400 milionë tonë plastikë prodhohen çdo vit në mbarë botën, gjysma e të cilave është projektuar për t’u përdorur vetëm një herë. Nga kjo, më pak se 10 % riciklohet.

Grimca të vogla plastike deri në 5 mm në diameter, arrijnë të depërtojnë në ushqim, ujë dhe ajër. Është vlerësuar se çdo person në planet konsumon më shumë se 50,000 grimca plastike në vit dhe shumë më tepër nëse merret parasysh thithja përmes ajrit.

Plastika e hedhur ose e djegur për një përdorim të vetëm dëmton shëndetin e njeriut dhe biodiversitetin dhe ndot çdo ekosistem nga majat e maleve deri në fundin e oqeanit. /atsh/ KultPlus.com

Farmer’s hands holding a small tree on nature background

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit

By: Kult Plus
4 June 2025 at 10:28

Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit

Çdo ditë, fëmijët që jetojnë në luftëra anembanë globit, përballen me tmerre të papërshkrueshme. Ata nuk janë të sigurt për të fjetur në shtëpitë e tyre ose duke luajtur jashtë, duke mësuar në shkollë ose duke kërkuar kujdes mjekësor në spitale. Nga vrasja dhe gjymtimi, rrëmbimi dhe dhuna seksuale, te sulmet ndaj objekteve arsimore dhe shëndetësore, dhe mohimi i ndihmës humanitare për të cilën ata kanë nevojë dëshpërimisht, fëmijët janë vendosur mes palëve ndërluftuese.

OKB-ja thotë se, mënyra më efektive për të mbrojtur fëmijët nga armiqësitë është eliminimi i faktorëve shtytës dhe tërheqës që çojnë në përfshirjen e tyre në konflikte të armatosura.

Të dhënat e publikuara nga Kombet e Bashkuara janë alarmante. Raporti Vjetor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Fëmijët dhe Konfliktet e Armatosura thekson se vetëm në vitin 2023:

11.649 fëmijë u vranë ose u gjymtuan

8,655 fëmijë u rekrutuan ose u përdorën, dhe 4356 u rrëmbyen

1470 fëmijë ishin viktima të dhunës seksuale

5205 incidente të mohimit të aksesit humanitar

1650 incidente në shkolla dhe spitale

Si ushqimi ndihmon turizmin/ Gjirokastra e shijes dhe historia e kuzhinierit që ruan traditën

By: Re Nato
24 May 2025 at 20:07

Kulinaria tradicionale është një nga elementët më të rëndësishëm dhe njëherazi pjesë e pandarë që ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin e turizmit, por dhe promovimin e gatimeve tradicionale në qytetin e gurtë. Dëfrim Gjeço është një prej mjeshtrave të kuzhinës që prej 35 vitesh ofron për qytetarët, por edhe turistëve të huaj recetat e anëve gjirokastrite. Ai thotë se gatimet tradicionale si qifqite, apo byrekët e ndryshëm janë më të preferuarat nga turistët e huaj.

I vlerësuar maksimalisht nga klientët e tij, Defrimi na tregon se nuk mungojnë rastet kur mjaft turistë të huaj jo vetëm i kërkojnë recetat, por madje shprehin dëshirën që të mësojnë dhe gatuajnë së bashku me të.

Prej 25 vitesh, ai punon në biznesin e tij familjar, një ambjent modest që ndodhet në zemër të pazarit karakteristik, ndërsa para viteve 90 ishte pjesë e stafit të përzgjedhur pranë Hotel Turizmit, i vetmi vend që mirëpriste turistët e huaj.

E ndërsa turistët e huaj shprehin dëshirën për të mësuar si përgatiten gatimet tradicionale, krejt e kundërta mund të thuhet për të rinjtë vendas.

Pasioni dhe dashuria ndaj këtij profesioni është vleresuar nga mjaft institucione ku falë punës, përkushtimit dhe sigurisht përgjegjësisë për atë çfarë ofron te konsumatorët, Dëfrimi ka fituar një sërë certifikatash të ndryshme./abcnews.al

‘Paqja përmes syve të fëmijëve’, ekspozita e fëmijëve për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

By: Kult Plus
23 May 2025 at 15:32

Me temën “Paqja përmes syve të fëmijëve”, sot është hapur ekspozita e punimeve artistike të fëmijëve nga shkollat fillore të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve që shënohet më 1 Qershor.

Në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Colors for Peace, në këtë aktivitet mbi 1000 piktura të realizuara nga fëmijët të moshës 6-14 vjeç, do të ekspozohen në hapësirat publike në Prishtinë gjatë periudhës 23 Maj – 12 qershor 2025, përkatësisht në Sheshin Zahir Pajaziti dhe Sheshin Xhorxh Bush në Prishtinë.

Kjo ekspozitë e organizuar nga Luljeta Muçaj – Ambasadore e Kosovës për Colors for Peace, është një thirrje për paqe dhe kreativitet, e cila përçon mesazhet e fëmijëve për një botë më të mirë përmes artit të tyre.

Dita Ndërkombëtare për Biodiversitetin

By: Kult Plus
22 May 2025 at 09:29

Sot është Dita Ndërkombëtare për Biodiversitetin, nën temën “Harmonia me natyrën dhe zhvillimi i qëndrueshëm”.

Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1993, për të theksuar rëndësinë e diversitetit biologjik. U vendos data 22 maj për të përkujtuar 22 majin e 1992, datën e miratimit të Konventës së Diversitetit Biologjik.

Ndërsa komuniteti global është thirrur të rishqyrtojë marrëdhënien tonë me natyrën, një gjë është e sigurt: pavarësisht nga të gjitha përparimet teknologjike, ne mbetemi plotësisht të varur nga ekosistemet e shëndetshme: për ujin, ushqimin, ilaçet, rrobat, karburantin, strehimin, energjinë etj.

Në dhjetor 2022, bota u bashkua dhe ra dakord për një plan global për të transformuar marrëdhëniet tona me natyrën. Miratimi i Kornizës Globale të Biodiversitetit Kunming-Montreal, vendos 23 objektiva për vitin 2030 dhe 5 objektiva globale për vitin 2050 për të ndaluar dhe rikthyer dëmet që i janë shkaktuar natyrës në 25 vjet.

Kjo fushatë synon gjithashtu të nxisë një ndjenjë urgjence për të vepruar sa më shpejt, pasi mbeten vetëm pesë vjet për të përmbushur objektivat afatshkurtër të Kornizës Globale të Biodiversitetit dhe SDGs.

Familja, shpërblimi hyjnor dhe lufta e vështirë e betejave sfiduese të modernitetit

By: berti
15 May 2025 at 09:51

Nga Albert Vataj A ka familje të lumtur? Po, ka familje të lumtur dhe këtë nuk e luan topi! Si është e mundur kjo, do të pyeste një grua që ka mbetur e vetme në sfidat familjare, një grua që punon dhe rropatet për të rritur dhe edukuar fëmijët që nuk i binden, për t’i shërbyer dhe ushqyer një burrë dembel dhe pijanec, i cili shpesh ka edhe arsye të ngre dorë. Po, ka familje të lumtur!

Source

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

13 May 2025 at 09:23

E marta, data 13, konsiderohet nga shumë njerëz si dita më… e pafat e vitit. Për supersticiozët, është një ditë plot ndalime, plot “jo” dhe “mos”, pasi besohet se sjell fatkeqësi dhe ngjarje të pakëndshme. Besimet që rrethojnë këtë ditë specifike bazohen në supersticione, ndonjëherë me themele historike dhe ndonjëherë pa ndonjë lidhje logjike me […]

The post E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit? appeared first on BoldNews.al.

​Dita Botërore e sëmundjes Lupus

By: Kult Plus
10 May 2025 at 16:18

10 Maji në botë njihet si dita e sensibilizimit për sëmundjen e lëkurës Lupus.

Lupus është një sëmundje kronike inflamatore, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet.

Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.

Lupusi prek veshkat dhe është një çrregullim serioz, pasi mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e njerëzve.

Ai mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar, pasi shenjat dhe simptomat e tij shpesh janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më e dallueshme e lupusit është skuqja e lëkurës, që ngjan me krahët e një fluture.

Një në pesë femra rezultojnë pozitive për antitrupat e lidhura me lupusin, por vetëm 10 për qind e tyre diagnostikohen me këtë sëmundje. Duke zbuluar më tepër gjëra për veshkat, mund të kuptohet edhe zanafilla dhe mënyra sesi zhvillohet sëmundja.

Edhe pse janë shumë të pakët ata që kanë dëgjuar për këtë sëmundje, në plan botëror Lupusi, është më i shpeshtë se sa skleroza ose leukemia. Lupusi nuk është ngjitës, është një çrregullim i sistemit imunitar të organizmit. Edhe pse 90 për qind e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje janë femra midis moshës 15-45 vjeçare, kjo sëmundje përfshin edhe meshkujt dhe fëmijët.

Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë

By: Kult Plus
10 May 2025 at 09:00

10 maji është Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë.

Tema e kësaj dite për vitin 2025 është “Hapësira të përbashkëta: Krijimi i qyteteve dhe komuniteteve miqësore me zogjtë”. Kjo do të jetë një fushatë globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin për zogjtë shtegtarë dhe çështjet që lidhen me mbrojtjen e tyre. Tema e këtij viti thekson rëndësinë e bërjes së qyteteve më miqësore me shpendët dhe nga kjo do të përfitojnë si natyra ashtu edhe njerëzit.

Organizatat botërore që mbrojnë shpendët, ftojnë që 10 maji të konsiderohet si nje festë globale e cila të shfrytëzohet si një ditë shëtitjesh dhe bisedash për natyrën, si dhe një arsye për familjet me fëmijë të dalin në natyrë për të shijuar shpendët.

Disa nga veprimet që mund të ndërmerren në të mirë të zogjve shtegtarë:

Mbillni bimë autoktone: Ato sigurojnë ushqimin dhe strehën e nevojshme për zogjtë dhe mbajne larg barerat e demshme.

Zbehni dritat gjatë natës: Shkëlqimi i qyteteve dhe shtëpive tona mund të ndërpresë ciklin e pushimit te zogjve, të ndryshojë migrimin e tyre dhe të ndikojë në riprodhim.

Bëjini dritaret të dukshme: zogjtë nuk e dallojne xhamin e sheshtë dhe mund ta godasin atë.

Mbroni insektet: 95% e zogjve varen nga insektet në një moment të ciklit të tyre jetësor. Shmangni përdorimin e pesticideve dhe kimikateve të tjera që kontribuojnë në uljen e numrit të fluturave, pilivesave dhe insekteve të tjera.

Mbani kafshët shtëpiake nën kontroll: Macet dhe qentë mund të shqetësojnë dhe madje të vrasin zogjtë.

Thuaj “jo” plastikës duke ripërdorur qeset e blerjeve, duke shmangur shishet dhe enët plastike njëpërdorimshe dhe duke blerë lodra dhe dekorime jo plastike.

Blini ushqime të qëndrueshme: Psh. kafja dhe çokollata e rritur në hije mbrojnë agropyjet tropikale që përfshijnë diversitetin e pemëve autoktone./ atsh/ KultPlus.com

Prishtina shënon Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve

By: Kult Plus
4 May 2025 at 16:55

Komuna e Prishtinës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve me një aktivitet të veçantë. Kryetari Përparim Rama e ka vlerësuar përkushtimin e zjarrfikësve dhe ka bërë të ditur për investimet e fundit në pajisje dhe mirëqenie të tyre.

Kryetari Rama ka thënë se Komuna ka ndërmarrë hapa konkretë, përfshirë sigurimin e shujtave ditore dhe organizimin e fizioterapisë si mbështetje për mirëqenien fizike të zjarrfikësve.

“Zjarrfikësit tanë janë 24 orë në dite 365 ditë në vite janë të gatshëm qe ti ndihmojnë qytetit tonë, qytetarëve, vendit tonë. Ne si kryeqytet kemi bërë investime të shumta tash, psh mendojmë që zjarrfikësit tanë që të jenë sa të më gatshëm duhet edhe ne duhet të mbrojmë mirëqenin e tyre…Në buxhetin tonë kemi buxhetor edhe për pajisje të reja si kampin sulmues dhe pajisje të tjera për të mirën e tyre. Kërkoj që të kemi iniciativë shtresë nga niveli qendror, për zjarrfikës të ri, të cilëve u ka munguar zjarrfikës të ri, janë 26 të ri shtesë por mungojnë edhe 44 tjerë”, ka theksuar ai.

Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë, ka thënë se kjo ditë është një moment për të nderuar jo vetëm ata që humbën jetën në krye të detyrës, por edhe për të vlerësuar sakrificën e përditshme të zjarrfikësve kudo në botë.

“Sot kjo ditë ka të bëjë me çështjen e senzibilimzimt të qytetarëve për të parë edhe qytetarët të gjitha kapacitetet tona, dhe të jemi të gatshëm për të gjitha situatat. Mund të bëhet më shumë por ky shërbim do ta arrijë vendin e vet, investimi në këtë shërbim ka të bëjë për ruajtjen e njerëzve”, ka thënë Gashi.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, protesta në Tiranë

1 May 2025 at 17:30

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorë të sektorëve të ndryshëm kanë dalë në protestë, duke kërkuar nga të gjithë kushte më të mira pune, paga më të larta dhe kontrata të rregullta.

“Kjo protestë është për të drejtat e punonjësve. Duhet të dalin të gjithë në një protestë sensibilizuese, për një minimum jetik, për pagën mesatare, një e drejtë që i takon çdo individi. Nuk duhet të thuhet se kushtet janë më të mira dhe të mjaftohemi me kaq. Nuk bëhet fjalë që një njeri të jetojë vetëm për bukën e gojës. Kemi një pagë që është nën atë që i duhet një familjeje për të jetuar në mënyrë të ndershme, me dinjitet”, thotë një qytetar.

Edhe pse jo shumë në numër, ata treguan problemet e tyre për çdo sektor: nga fasoneria, minierat, pastrimi, shërbimi taksi.

“Duhej të ishte festa e punëtorëve, por pjesa më e madhe janë duke festuar nëpër lokale, dhe është absurde të festosh më 1 Maj, kur gjithmonë bota proteston. Po na shtypin, nuk po na lënë gjë pa bërë”, shprehet një tjetër.

Protestuesit e mbyllën protestën e tyre, me shpresën se kërkesat e tyre do të marrin zgjidhje, për të pasur një të ardhme me dinjitet dhe barazi në punë.

 

The post Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, protesta në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale

By: Kult Plus
26 April 2025 at 10:32

Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e të drejtës së pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e kësaj pronësie. Ndërsa, institucionet e Kosovës nuk kanë paralajmëruar ndonjë organizim për nder të kësaj dite.

Pronësia intelektuale që përfshinë pronësinë industriale dhe të drejtat e autorit, në Kosovë është e garantuar me ligj.

Ndërsa, që nga viti 2000 më 26 prill të çdo viti të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kremtojnë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, e cila organizohet nën juridiksionin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI).

Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), në shënim të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale përzgjedh një slogan për të frymëzuar komunitetin global të krijuesve, mbrojtësve të pasurisë intelektuale, por edhe për të evidentuar një aspekt të sistemit unik të bashkëpunimit ndërplanetar, sigurimit të vijimësisë së krijimtarisë.

Ndryshe për shënimin e Ditëve të  Pronësisë Intelektuale dhe Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, Ministria e Industrisë, në bashkëpunim me Ministrinë  e Kulturës, sot, do të mbajnë një konferencë vjetore./rtk/ KultPlus.com

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze

By: Kult Plus
23 April 2025 at 10:01

Në pallatin e xhamtë të OKB-së, dita e sotme i kushtohet gjuhës angleze.

Dita e Gjuhës Angleze në Kombet e Bashkuara festohet çdo 23 prill, datë që tradicionalisht kujtohet si ditëlindja dhe data e vdekjes së Uilliam Shekspirit. Përveçse ishte dramaturgu më i famshëm në gjuhën angleze, Shekspiri pati një ndikim të rëndësishëm në anglishten moderne.

Krijimtaria e Shekspirit me gjuhën nënkuptonte se ai kontribuoi me qindra fjalë dhe fraza të reja: gossip (thashetheme), fashionable (i modës) dhe lonely (i vetmuar) u përdorën për herë të parë nga Shekspiri. Ai shpiku gjithashtu fraza si “break the ice” (të thyesh akullin), “faint-hearted” (zemërdobët) dhe “love is blind” (dashuria është e verbër).

Anglishtja është një nga gjuhët e komunikimit ndërkombëtar. Njerëzit nga vende dhe kultura të ndryshme janë gjithnjë e më shumë në gjendje të komunikojnë me njëri-tjetrin në anglisht, edhe nëse kjo nuk është gjuha e tyre e parë. Kjo e bën atë një mjet thelbësor për bashkëpunimin dhe diplomacinë globale.

Në Kombet e Bashkuara, anglishtja është një nga dy gjuhët zyrtare të punës, së bashku me frëngjishten./atsh/ KultPlus.com

❌
❌