Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vizitorë të shumtë për ekspozitën “Kujtesa e Mesdheut” në Bibliotekën Kombëtare

23 June 2025 at 13:01

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Turistë të huaj e vendas, fëmijë e të rritur kanë vizituar përgjatë javës që lamë pas ekspozitën “Kujtesa e Mesdheut”, nga koleksionet e Bibliotekës Kombëtare.

Nga Kurani më i vjetër, tek Biblat në hebraisht e latinisht; nga Aristoteli e Odiseja, në greqishten e vjetër me përkthime të tyre ndër shekuj; nga hartat e para, deri te ditarët e udhëtimeve, koleksionet e Bibliotekës Kombëtare mbajnë thesare të cilat mezi presin të ekspozohen e të mahnisin këdo që i sheh.

E vendosur në zemër të Tiranës, ekspozita të josh ta vizitosh, të shkrepësh foto e të frymëzohesh për historinë, kulturën, gjuhën e letërsinë e këtyre popujve që i bën bashkë Deti Mesdhe.

“Kujtesa e Mesdheut – nga antikiteti në kohët moderne”, një udhëtim mbresëlënës nëpër fondin e pasur të Bibliotekës Kombëtare, i paraqet publikut mbi 700 vepra të rralla nga shekulli XIV, deri në XIX, ku përfshihen libra, dorëshkrime, harta e gravura.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 18 korrik, nga ora 9:00 deri në 20:00.

/e.r//r.e//a.f/

The post Vizitorë të shumtë për ekspozitën “Kujtesa e Mesdheut” në Bibliotekën Kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Histori e rrëfyer përmes monedhave, ekspozitë fotografike në parkun arkeologjik të Apolonisë

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Parku Arkeologjik i Apolonisë, Muzeu i Bankës së Shqipërisë dhe Qendra Muzeore Durrës prezantuan ekspozitën fotografike mbi aspektet më të spikatura të zhvillimeve arkeologjike, tregtare dhe ekonomike të dy qyteteve antike, Apoloni dhe Dyrrah.

Kjo ekspozitë e hapur në mjediset e Parkut Arkeologjik të Apolonisë vjen si një histori e rrëfyer përmes monedhave, që nga antikiteti deri në ditët e sotme.

“Monedha në këtë qytet është e lidhur me financimin e veprimeve ushtarake, me luftën. Stateri pritej për të paguar mercenarët dhe për të financuar veprimet ushtarake. Më pas, drahmja u pre për tregtinë, sepse u zhvilluan edhe qytete të tjera ilire, tregje rajonale, dhe për këtë arsye priten më shumë monedha, u zhvillua më shumë tregtia dhe pati më shumë qarkullim monetar”, u shpreh Alba Selita, eksperte e numizmatikës.

Prerja e monedhave daton që në shekujt VII–VI para erës sonë, në Dyrrah dhe Apoloni, duke dëshmuar për një zhvillim të fortë ekonomik të këtyre vendeve në atë periudhë.

“Ishte një monedhë shumë e fortë dhe mendoj që vazhdon të mbetet e tillë. Edhe në periudhën kur i gjithë territori i Ilirisë kthehet në një domein të Perandorisë Romake, qyteti i Apolonisë mbetet i lirë dhe i pavarur, ndryshe nga qytetet e tjera që kthehen në koloni, dhe vazhdojnë akoma të përdorin monedhën e tyre brenda territorit me shkëmbimet që kishin, pavarësisht se monedha kryesore në atë kohë ishte ajo romake”, tha për mediet Ornela Dyrmishi, drejtore e Parkut Arkeologjik, Apoloni.

Çelja e një ekspozite të tillë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë ka për synim tërheqjen e vizitorëve dhe njohjen e të huajve me zhvillimin në kohën ilire, monedhat e të cilëve janë gjetur edhe në vende të tjera, si në Maqedoninë e Lashtë, Itali, Greqi, Azi të Vogël dhe Egjipt, si rezultat i shkëmbimeve tregtare. /j.p/

The post Histori e rrëfyer përmes monedhave, ekspozitë fotografike në parkun arkeologjik të Apolonisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Luigj Gurakuqi, përkujtohet me ekspozitë në Bari në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta

By: Kult Plus
18 June 2025 at 09:01

Në kuadër të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Luigj Gurakuqit, një prej figurave më të ndritura të historisë shqiptare, Arkivi i Shtetit në Bari, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapi një ekspozitë të veçantë kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij.

Ekspozita paraqet një ndërthurje të dokumenteve origjinale dhe materialeve të digjitalizuara, që hedhin dritë mbi kontributin e Gurakuqit në formësimin e shtetit shqiptar, nga Rilindja Kombëtare deri në përfshirjen e tij në jetën politike, kulturore dhe institucionale të vendit.

Ky aktivitet është pjesë e një serie të ngjeshur ngjarjesh që DPA ka zhvilluar në Itali, përfshirë Konferencën IX Mbarëkombëtare të Arkivistikës në Shën Mitër, vizitën në komunitete arbëreshe në Kalabri dhe Pulja, si dhe bashkëpunime me institucione si Universiteti i Kalabrisë, Dioqeza e Rosanos dhe Arkivi i Barit.

Përmes kësaj ekspozite, Gurakuqi nuk përkujtohet vetëm si një figurë historike, por si një simbol i lidhjes së fortë kulturore e historike midis Shqipërisë dhe Italisë./atsh/ KultPlus.com

Ekspozita “Kujtesa e Mesdheut – Nga Antikiteti në Kohët Moderne”, Rama: Dritare unike drejt historisë të përbashkët

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ “Kujtesa e Mesdheut – Nga Antikiteti në Kohët Moderne” është ekspozita e cila do të çelet në Bibliotekën Kombëtare, me mbi 700 vepra origjinale, libra, dorëshkrime, harta dhe gravura nga shek. XIV-XIX, që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur mesdhetare.

Ekspozita do të çelet në 18 qershor dhe do të prezantojë për publikun një pjesë nga fondi i Bibliotekës Kombëtare.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot këtë ekspozitë, si një dritare unike drejt historisë sonë të përbashkët.

“Nga Homeri, Aristoteli dhe Plutarku, tek hartat osmane dhe veprat veneciane, nga besimet monoteiste tek udhëtarët dhe gjeografët e mëdhenj, kjo ekspozitë është një dritare unike drejt historisë sonë të përbashkët”, u shpreh Rama.

Ekspozita organizohet në kuadër të aktiviteteve për shpalljen e Tiranës, Kryeqytet Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025.

Ajo do të çelet në 18 qershor në bibliotekën Kombëtare dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 18 korrik.

/m.m/ /a.g/

The post Ekspozita “Kujtesa e Mesdheut – Nga Antikiteti në Kohët Moderne”, Rama: Dritare unike drejt historisë të përbashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Adrian Paci hap ekspozitë në Romë / ‘No man is an Island’: Një reflektim mbi mërgimin, humbjen dhe përkatësinë

12 June 2025 at 14:20

Nga Samantha De Martin – Një figurë mashkullore, kallëp i trupit të vetë artistit, mban mbi supe një çati të përmbysur në formë krahësh, duke evokuar idenë e një njerëzimi të pezulluar mes transhendencës dhe pasigurisë. Qenia njerëzore shndërrohet në udhëtar, protagonist i një rrugëtimi të detyruar dhe dramatik të atyre që detyrohen të braktisin tokën e tyre.

Për ngjarjen e dytë në hapësirën Conciliazione 5 , projekt arti bashkëkohor i promovuar nga Dikasteri për Kulturën dhe Edukimin i Vatikanit, i konceptuar me rastin e Jubileut 2025 dhe i kuruar nga Cristiana Perrella për vitin e parë , Adrian Paci sjell veprën skulpturore Home to Go (2001), duke përqendruar vëmendjen në fuqinë transformuese të udhëtimit, e aftë të prodhojë imazhe të fuqishme dhe sugjestive.

E ekspozuar në një window gallery të dukshme 24 orë në ditë, përgjatë rrugës via della Conciliazione, vetëm pak hapa nga Sheshi i Shën Pjetrit, kjo vepër ndërvepron me shenjtërinë e vendit përmes referencave të saj ndaj ikonografisë së Krishterë të Pasionit.  Një motiv shpesh i pranishëm në rrugëtimin artistik të Pacit, që nga Cappella Pasolini (2005) deri te Via Crucis (2011) për kishën e Shën Bartolomeut në Milano. Skulptura Home to Go përshkon itinerarin e pelegrinëve drejt Shën Pjetrit dhe Portës së Shenjtë, duke i dhënë një kuptim të dyfishtë, shpirtëror dhe estetik këtij udhëtimi.

No Man is an Island – Ndërthurja mes kujtesës dhe valëve

No Man is an Island është titulli i projektit që përfshin Home to Go, por që shtrihet edhe pak metra më tutje nga via della Conciliazione, me instalacionin video The bell tolls upon the waves (2024), vendosur nga Paci në Corsie Sistine të Kompleksit Monumental Santo Spirito in Sassia.

Ky vend i lashtë shërimi dhe mikpritjeje daton që nga viti 727 pas Krishtit, kur mbreti sasone Ina themeloi Schola Saxonum për pelegrinët që vinin drejt Varrit të Shën Pjetrit.

Instalacioni i ri është prodhuar nga Fondazione Giorgio Pace dhe ekspozohet për herë të parë në Itali. Ai frymëzohet nga një ngjarje reale. Në vitin 1566 në Termoli, gjatë një sulmi turk, grabitësit përpiqen të vjedhin Kambanën e Shën Katerinës, që përdorej për të paralajmëruar detarët në rast rreziku. Por gjatë transportimit, kambana bie në det dhe fundos anijen mbi të cilën ndodhej. Duke risjellë këtë ngjarje, Paci krijon një kambanë të re mbi një platformë në detin përballë Termolit, si për të rikthyer simbolikisht kambanën historike nga thellësitë. E gjithë kjo ndërhyrje dokumentohet përmes një videoje ku tingujt e kambanës krijohen nga vetë lëvizjet e valëve,  herë të buta, herë të dhunshme.

The bell tolls upon the waves, me ngarkesën e saj të thellë simbolike, flet për humbjen, por njëkohësisht edhe për praninë shpirtërore dhe kujtimin. Rezonanca e saj theksohet nga konteksti historik i vendosjes, duke krijuar një marrëdhënie poetike midis një vepre të hershme që e bëri të njohur artistin dhe kësaj krijimtarie të re. Kështu, Paci vazhdon të ndërtojë një tregim të qëndrueshëm përmes kujtesës personale, shpirtërores dhe shqetësimeve universale të kohës sonë.

Një titull që kumbon në shpirtin e njerëzimit

Titulli i ekspozitës No Man is an Island eshtë një citat nga poeti anglez i shekullit të XVII, John Donne, marrë nga Meditation XVII (Devotions Upon Emergent Occasions, 1624):

Asnjë njeri nuk është një ishull, i tërë në vetvete; çdo njeri është një pjesë e kontinentit, një pjesë e tërësisë (…) vdekja e çdo njeriu më zvogëlon mua, sepse jam pjesë e njerëzimit; prandaj, mos pyet për kë bie kambana; ajo bie për ty.”

Ky mesazh për përkatësinë e përbashkët dhe përgjegjësinë e ndërsjelltë përbën thelbin e Jubileut dhe të gjithë programit të Conciliazione 5, që, siç ka theksuar Kardinali José Tolentino de Mendonça, Prefekt i Dikasterit, synon të jetë një hapësirë e hapur për shpirtëroren, mendimin kritik dhe fuqinë transformuese të artit.

Burimi: Arte.it

The post Adrian Paci hap ekspozitë në Romë / ‘No man is an Island’: Një reflektim mbi mërgimin, humbjen dhe përkatësinë appeared first on Gazeta Si.

Adrian Paci çel në Romë ekspozitën “No Man is an Island”

12 June 2025 at 11:00

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Ditën e djeshme u çel, në Romë, “No Man is an Island”, projekti më i ri i artistit Adrian Paci.

“No Man is an Island” është një ekspozitë që fton të reflektojmë mbi humanizmin, përgjegjësinë e përbashkët dhe përvojat që na afrojnë, përmes një rrëfimi vizual mbi udhëtimin dhe fuqinë transformuese që ai mbart.

Titulli vjen nga vargjet e poetit anglez, John Donne, që na kujtojnë se askush nuk është një ishull i veçuar, por pjesë e një bashkësie më të gjerë njerëzore.

Artisti Adrian Paci ndërton një narrativë ku udhëtimi bëhet hapësirë reflektimi për përkatësinë, ndërlidhjen dhe sfidat e kohëve tona.

Në inaugurim ishte e pranishme zëvendësministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri si edhe ambasadorja pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

Adrian Paci ka lindur në vitin 1969, në Shkodër. Ai ka studiuar pikturë në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në vitin 1997 u vendos në Milano. Gjatë karrierës së tij, Adrian Paci ka hapur shumë ekspozita personale në institucione të ndryshme ndërkombëtare si: Musée d’Art Contemporain de Montréal (2014); Padiglione d’Arte Contemporanea – PAC, Milan (2014); Jeu de Paume, Paris (2013); National Gallery of Kosovo, Prishtina (2012); Kunsthaus Zurich, Zurich (2010); Bloomberg Space, London (2010); The Center for Contemporary Art – CCA, Tel-Aviv (2009); Museum am Ostwall, Dortmund (2007); MoMA PS1, New York (2006) dhe Contemporary Arts Museum, Houston (2005).

Veprat e tij gjenden në disa koleksione private dhe publike, përfshirë Metropolitan Museum, New York; Muzeun e Artit Modern, New York; Musée d’Art Contemporain de Montréal; Centre Pompidou, Paris; Israel Museum, Jeruzalem; MAXXI, Romë; Fundacio Caixa, Barcelonë; Moderna Museet, Stokholm; Kunsthaus Zürich, Zyrih; UBS Art Collection, Londër; Museum of Contemporary Art, Majemi, Shtetet e Bashkuara; New York Public Library, New York; Solomon Guggenheim Foundation, New York; Seattle Art Museum, Seattle.

/e.r//a.f/

The post Adrian Paci çel në Romë ekspozitën “No Man is an Island” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë

7 June 2025 at 14:55

Artisti i njohur italian Fabrizio Bellomo sjell në Tiranë ekspozitën personale të titulluar “Abito Mari”.

E hapur në Galerinë Artit Bashkëkohor në Tiranë “GOCAT”, ekspozita që vjen në kuadër të javës kulturore italiane, shfaqet si një udhëtim artistik dhe reflektues mbi peizazhin bashkëkohor të rajonit të Mesdheut.

Përmes veprave të tij, Bellomo eksploron marrëdhëniet komplekse dhe shpesh të padukshme mes njeriut dhe mjedisit përreth, duke vendosur në qendër të vëmendjes ndërthurjet kulturore dhe historike që lidhin Pulian, Kalabrinë dhe Shqipërinë.

Për kuratorët e ekspozitës, Ardian Isufi dhe Elton Koritari, “Abito Mari” është një hetim artistik nëpër skutat dhe periferitë e Italisë dhe Shqipërisë, që pasqyrojnë eksperienca dhe përvoja paralele.

Ekspozita që do të qëndrojë e hapur deri më 12 korrik, shërben si një hapësirë për dialog dhe përsiatje mbi identitetin, përkatësinë dhe ndikimet e ndërsjella kulturore në këtë hapësirë gjeografike të pasur me histori dhe ndryshime dinamike.

Më këtë projekt, Fabrizio Bellomo është ftuar të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bienales së 16-të në Venecia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë appeared first on Euronews Albania.

Maturantët e shkollës artistike “Onufri”, ekspozitë në kalanë e Elbasanit

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Një grup maturantësh të shkollës artistike “Onufri” hapën një ekspozitë me titull “Identitete në Telajo” në kalanë e Elbasanit. Gjimnazistët prezantuan përmes punimeve të tyre me temën e diplomës, copëza nga bota e brendshme, e materializuar kjo në ngjyra dhe forma të ndryshme.

Çdo vepër përtej teknikës dhe estetikës mbart një histori personale, ndërsa punimet artistike janë një dëshmi e zhvillimit të talenteve të rinj dhe e vazhdimësisë së traditës së artit në Elbasan, një qytet me rrënjë të thella kulturore.

Ekspozita tërhoqi vëmendjen e turistëve dhe artdashësve elbasanas. Të rinjtë u vlerësuan për talentin dhe përkushtimin e tyre, duke dëshmuar se arti nuk ka moshë, por ka zë dhe ky zë, këtë herë, u dëgjua përmes telajos dhe skulpturës.

/a.f/

The post Maturantët e shkollës artistike “Onufri”, ekspozitë në kalanë e Elbasanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“I soli di tutte le terre”, ekspozita e artistit italian Enzo Cuchi në COD

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ “I soli di tutte le terre” titullohet ekspozita e artistit Enzo Cuchi, e cila do të hapet më 6 qershor në Qendrën për Hapje dhe Dialog, COD.

Në këtë ekspozitë, Cuchi, një figurë kryesore e artit bashkëkohor ndërkombëtar në ekspozitën e tij të parë në Shqipëri, sjell një sërë veprash.

Në këto punime prezantohen fazat më të rëndësishme të karrierës së tij të gjatë, duke filluar me disa kryevepra të hershme, pjesë e një koleksioni të rëndësishëm privat, të tilla si Quadro santo (1980), Carro di fuoco (1981), Paesaggio barbaro (1983) dhe Il miracolo della neve (1986), të cilat nuk ishin ekspozuar së bashku prej shumë vitesh.

Vëmendje e veçantë i kushtohet marrëdhënies së Cucchi-t me krahinën e Marche-ve, një territor themelor i kërkimit të tij artistik, me një seksion që bashkon një seri pikturash të vogla kushtuar vendeve të ndryshme të një krahine që zotëron, sipas Cucchi-t, “të gjithë aktualitetin e një emocioni që është i nevojshëm për një artist”.

Pjesa e dytë e ekspozitës i kushtohet vizatimit, një shprehje e rëndësishme e mendimit të Cucchi-t me një përzgjedhje që dokumenton aktivitetin dhjetëvjeçar të artistit kushtuar vizatimit, të cilin ai e konsideron bazën e artit dhe marrëdhënies së tij me Marche-t, duke i mbushur fletët me elementë tipikë të peizazhit të krahinës.

“Kështu, arti i Cucchit mbërrin në Shqipëri, duke sjellë diellin, selvitë, tokën, fushat dhe kodrat e Marche-ve, për të ndarë diejt mesdhetarë, të cilët ngrohin tokën dhe bashkojnë dy brigjet e Adriatikut, të cilin Predrag Matvejević e përcaktoi si “deti i intimitetit”, nën shenjën e pikturës”, shpjegojnë kuratorët e Spazio Taverna-s.

I konsideruar si artisti më vizionar midis eksponentëve të Transavanguardia-s, Enzo Cucchi (Morro d’Alba, 1949), që nga vitet 1980, ka fituar famë ndërkombëtare. Ai ka ekspozuar në hapësirat më të rëndësishme ekspozuese italiane dhe të huaja, si Kunsthalle në Bazel, Solomon R. Guggenheim në Nju Jork, Tate Gallery në Londër, Centre Georges Pompidou në Paris, Castello di Rivoli, Rivoli (Torino), Palazzo Reale në Milano, Muzeu i Artit Sezon në Tokio, Akademia Franceze në Romë – Villa Medici, Musèe d’art modern në Saint-Etienne Metropole dhe MAXXI.

Ka marrë pjesë gjithashtu në ekspozitat më të rëndësishme ndërkombëtare të artit bashkëkohor, duke përfshirë Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia, Documenta në Kassel dhe Kuadrienalen e Romës.

Veprat e tij gjenden në koleksionet kryesore të muzeve të botës dhe në koleksionet private më prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 5 korrik.

/k.s/a.f/

The post “I soli di tutte le terre”, ekspozita e artistit italian Enzo Cuchi në COD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekspozitë unike në Singapor, artistët aziatikë në Paris marrin vëmendjen “e mohuar”

2 June 2025 at 16:57

Një shekull pas periudhës kur artistët aziatikë u përpoqën të gjenin vendin e tyre në skenën artistike të Parisit, Galeria Kombëtare e Singaporit sjell në vëmendje historinë e tyre të harruar.

Ekspozita madhore “Qyteti i të Tjerëve: Artistët Aziatikë në Paris, 1920–1940” prezanton mbi 200 vepra nga emra si Le Pho, Sanyu, Tsuguharu Foujita dhe Liu Kang – të cilët përballuan paragjykimet për të krijuar një art hibrid, ku lindja dhe perëndimi ndërthuren.

Në një Paris ende nën hijen e kolonializmit, këta artistë u ndeshën me përjashtim institucional dhe pritshmëri të padrejta: arti i tyre nuk shihej mjaftueshëm nga bota perëndimore. Sot, shumë prej tyre po rivlerësohen, si në tregun ndërkombëtar të artit, ashtu edhe nga studiuesit.

Pikturat e Le Pho kanë arritur çmime milionëshe, ndërsa Sanyu, i quajtur “Matisse-i kinez”, është sot një nga artistët më të vlerësuar aziatikë në botë. Ekspozita përpiqet të rrëfejë historinë përmes perspektivës së artistëve vetë dhe jo nga filtrat eurocentrikë që për dekada i anashkaluan.

Kuratorja Phoebe Scott theksoi se qëllimi është “të vendosin në qendër zërat aziatikë në Paris, jo të përsërisim rëndësinë e qytetit, por të tregojmë çfarë sollën këta artistë në të”.

Ekspozita mbetet e hapur deri në fund të vitit dhe shihet si një akt i vonuar drejtësie artistike dhe historike për një brez krijuesish që jetuan në hijet e avangardës evropiane, por që sot ndriçojnë më fort se kurrë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekspozitë unike në Singapor, artistët aziatikë në Paris marrin vëmendjen “e mohuar” appeared first on Euronews Albania.

Caravaggio ‘zbret’ në Romë, nën bekimin e Papa Leone XIV

27 May 2025 at 15:04

Nga Gazeta “SI”– Një nga figurat më enigmatike të artit botëror, Caravaggio, rikthehet në qendër të vëmendjes në Romë, këtë herë jo thjesht si mjeshtër i dritës dhe errësirës, por si një artist thellësisht i lidhur me shpirtëroren. Ekspozita “Caravaggio 2025”, e hapur deri më 6 korrik në Palazzo Barberini, shpalos një perspektivë të re mbi veprën e tij , atë të besimit që depërton përmes errësirës së fortë dhe dritës dramatike që e bëri të pavdekshëm.

Në qendër të këtij udhëtimi shpirtëror është piktura “Madona e Pelegrinëve”, e vendosur në Bazilikën e Shën Agustinit në Romë, tempull i urdhrit të Papa Leos XIV.

Një Virgjëreshë Mari krejt tokësore, me Jezusin në krah dhe përballë dy pelegrinësh të përulur e të zhveshur nga çdo madhështi. Një pamje e pazakontë, larg ikonografisë së zakonshme qiellore, që sipas rektorit të bazilikës, atë Pasquale Cormio, është një dëshmi e mëshirës hyjnore për njerëzimin e lodhur nga jeta.

“Zoti shfaqet si dikush që ecën krah për krah me të varfrit,” thotë ai. “Kjo Mari është pranë një njerëzimi të lodhur, të plagosur, të pistë, por të vërtetë.”

Ekspozita sjell në vëmendje rreth 24 vepra nga karriera e Caravaggio-s, nga mbërritja e tij në Romë rreth vitit 1595 deri në vdekjen misterioze në moshën 39-vjeçare. Ndër to janë piktura me tematikë fetare si “Shën Françesku i Asizit”, “Judita pret kokën e Holofernit” dhe “Davidi me kokën e Goliathit” ,  kjo e fundit një autoportret i vetë artistit në kokën e prerë të gjigantit biblik.

Kuratorja Francesca Cappelletti shpjegon se në veprat e Caravaggio-s, drita nuk është vetëm element estetik, por shërben si udhërrëfyes shpirtëror: “Për të, drita e shpirtit është ajo që i jep kuptim përvojës njerëzore.”

Një kapitull i veçantë i katalogut të ekspozitës, shkruar nga akademiku Alessandro Zuccari, hedh poshtë stereotipin e artistit të mallkuar. Edhe pse i përfolur për jetën e trazuar, Caravaggio ishte i lidhur me klerin dhe merrte pjesë në ritet katolike, duke punuar për porositës të fuqishëm dhe të devotshëm, përfshirë kardinalë.

Më shumë se 50 nga rreth 70 veprat e tij janë me përmbajtje biblike apo të shenjtorëve, edhe kur nuk ishin destinuar për kishat. Disa prej tyre ndodhen ende në kapela të Romës, si në kishën Santa Maria del Popolo apo San Luigi dei Francesi, ku vizitorët mund të shohin ciklin e famshëm për Shën Mateon.

Ekspozita mbyllet me një tjetër autoportret të tij , fytyra e një burri të tronditur që del nga errësira duke parë momentin kur një ushtar qëllon me shigjetë Shën Ursulën. Është një pamje që e bën të pamundur ndarjen e Caravaggio-s nga drama njerëzore dhe etja për kuptim.

Për atë Cormio, që çdo ditë mirëpret pelegrinë dhe turistë në bazilikën augustiniane, kjo është edhe një mënyrë për të përcjellë filozofinë e Shën Augustinit:

“Përmes bukurisë së krijimit dhe artit, mund të përçojmë një grimë nga bukuria e Zotit,” thotë ai.

Në një Romë ku arti dhe feja janë ndarë gjithnjë e më shumë nga moderniteti, Caravaggio vjen si një urë mes dritës së qiellit dhe errësirës njerëzore, si dëshmitar i një besimi që nuk ka nevojë për predikim, por për ndriçim.

The post Caravaggio ‘zbret’ në Romë, nën bekimin e Papa Leone XIV appeared first on Gazeta Si.

‘Paqja përmes syve të fëmijëve’, ekspozita e fëmijëve për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

By: Kult Plus
23 May 2025 at 15:32

Me temën “Paqja përmes syve të fëmijëve”, sot është hapur ekspozita e punimeve artistike të fëmijëve nga shkollat fillore të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve që shënohet më 1 Qershor.

Në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Colors for Peace, në këtë aktivitet mbi 1000 piktura të realizuara nga fëmijët të moshës 6-14 vjeç, do të ekspozohen në hapësirat publike në Prishtinë gjatë periudhës 23 Maj – 12 qershor 2025, përkatësisht në Sheshin Zahir Pajaziti dhe Sheshin Xhorxh Bush në Prishtinë.

Kjo ekspozitë e organizuar nga Luljeta Muçaj – Ambasadore e Kosovës për Colors for Peace, është një thirrje për paqe dhe kreativitet, e cila përçon mesazhet e fëmijëve për një botë më të mirë përmes artit të tyre.

Gonzato: Arti, një nga mjetet më të fuqishme për të frymëzuar pranimin, dialogun dhe përfshirjen

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato mori pjesë në çeljen e ekspozitës së Bulevard Art Media Institute, kushtuar lirisë.

Gonzato u shpreh se, “arti është një nga mjetet më të fuqishme që kemi për të frymëzuar pranimin, dialogun dhe përfshirjen”.

“Dje, me mbështetjen e BE-së dhe përkushtimin e Valentina Bonizzi dhe kuratorëve të tjerë, Bulevard Art Media Institute hapi një ekspozitë të dedikuar lirisë: lirisë për të ekzistuar; lirisë për të dashuruar; lirisë për të folur hapur për barazi”, theksoi ai në një postim në rrjetet sociale.

“Duke u fokusuar në kreativitetin dhe përvojat personale të artistëve queer, ekspozita sjell së bashku vepra nga talente shqiptare dhe ndërkombëtare, duke nxitur një shprehje të fuqishme kolektive”, nënvizoi Gonzato.

“Për mua, ishte një moment i veçantë për të rikonfirmuar një të vërtetë të thjeshtë: në një shoqëri të drejtë dhe të barabartë, ka vend për të gjithë ne, pavarësisht kë dashurojmë”, shtoi ai.

1 nga 4

/r.e/

The post Gonzato: Arti, një nga mjetet më të fuqishme për të frymëzuar pranimin, dialogun dhe përfshirjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryevepra e Amedeo Modiglianit ‘Portret gruaje’ ekspozohet në Tiranë

20 May 2025 at 15:01

Nga Gazeta “SI”– “Nga bohemizmi te përjetësia” titullohet ekspozita më e fundit e hapur në ambientet e qendrës COD, pranë kryeministrisë.

Që nga impresionsitët Amedeo Modigliani e Marcele Lleonit,  te favistët, Louis Valtat, Maurice Vlaminck, Auguste Herbin, Jean Metzinger, e deri tek avantgardët hungarezë dhe gjermanë si Bella Kadarin, Lajos Tihanin, Hugo Schneiber, Boris Kleint, Oscar Moll , kjo hapësirë është shndërruar në shtëpinë e disa prej veprave më të rralla në historinë e pikturës.

Kryesisht piktura të fund shekullit të 19-të dhe fillim shekullit të 20-të, koleksioni përmban vepra pa të cilat historia moderne e pikturës nuk do të kishte kuptim.

Ana Bjarne dhe kryevepra e Modiglianit

Ana Bjarne, një vajzë e re suedeze e cila së bashku me mikun e saj Thore Klinkowstorn frekuentonte Kafenë “De la Rotonde” në Parisin e fillim shekullit të njëzetë, nuk e dinte se në një nga ditët e saj fatlume do të takonte një piktor, i cili quhej Amedeo Modgliani.

“Portret gruaje” nga Amedeo Modigliani

Piktori i magjepsur nga bukuria e saj, e fton Anan, në studion e tij “Rue de la grande Chamuiere” në Montparnasse, dhe i realizon një pikturë, vetëm një vit para se Amedeo Modigliani të ndërronte jetë nga menengjiti.

Me kokën e anuar anash, dhe sytë e gropëzuar, një teknikë e njohur kjo e Modiglianit në vitet e fundit të jetës së tij, piktura do të kthehej në një nga veprat më të njohura në botë të impresionizmit.

Kjo pikturë e famshme ndërkombëtarisht është një nga veprat e rralla qe vjen per here të parë në Tiranë, pjesë e koleksionit izraelit “M.T.A”

Edgar Degas, skulptori i balerinave

Egar Degas një nga impresionsitët më njohur të shekullit të 20-të kishte si fokus të punës së tij, balerinat e Operas së Parisit. I joshur nga magjia e lëvizjeve të tyre por dhe banalizimi me të cilin etiketoheshin ato në fillim të shekullit të njëzetë, ai i dedikoi mbi 1500 vepra në pikutrë balerinave dhe mbi 50 në skulpturë ku më e famshmja është “Balerina e vogël  katërmbëdhjetë vjeçare” e ekspozuar dhe në hollin e COD.

E krijuar në vitin 1881 me dyllë blete, argjilë, dru dhe materiale të pazakonta si furça dhe tuba plumbi, ajo përfaqëson balerinën e re Marie van Goethem.

Fillimisht u përçmua nga kritika si e shëmtuar dhe tronditëse, por pas vdekjes së Degas në 1917, trashëgimtarët e tij porositën kopje në bronz, që sot ndodhen në muze anembanë botës. Me kalimin e kohës, vepra kaloi nga refuzimi për mungesë estetike në ikonë, duke u vlerësuar si një kryevepër e vëzhgimit të lëvizjes dhe trupit njerëzor nga një artist që punonte pa u ngopur kurrë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fundin e muajit Maj.

The post Kryevepra e Amedeo Modiglianit ‘Portret gruaje’ ekspozohet në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

“Nga bohemizmi, te përjetësia”, Rama: Veprat e mjeshtrave botërorë në një ekspozitë unikale në COD

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Në Qendrën për Hapje dhe Dialog u çel mbrëmë ekspozita e titulluar “Nga bohemizmi, te përjetësia”, ku u ekspozuan veprat e disa prej artistëve më të famshëm të artit pamor ndërkombëtar si: Amedeo Modigliani, Henri Matisse, Edgar Degas, Tamara de Lempicka, Kees van Dongen etj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo ekspozitë, e cila u hap mbrëmjen e djeshme për publikun.

“Mbrëmë në çeljen e ekspozitës unikale në COD, Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri, me vepra të mjeshtrave botërorë, nga Modigliani tek Degas, e cila do të qëndrojë dy javë e hapur për publikun”, shkruan Rama për ekspozitën, e cila vjen në bashkëpunim me Fondacionin MTA dhe Ambasadën e Izraelit.

Koleksioni që u paraqit në COD ka vepra nga Arti Modern, Fovizmi, Art Deco, Avant-Garde etj., pa të cilat do të ishte e pamundur të imagjinohej historia e artit botëror.

Holandezi Kees van Dongen dhe italiani Amedeo Modigliani ishin të lidhur ngushtë me Francën dhe përfaqësohen me kryeveprat e tyre: Van Dongen me një portret spektakolar të Marcelle Léoni, dhe Modigliani me portretin e suedezes së re, Annie Bjarne.

Skulpturat zënë gjithashtu një vend të veçantë në koleksion, duke filluar me bronzin e bukur “Vallëzuesja e vogël katërmbëdhjetëvjeçare”, e veshur me tutu prej pëlhure, nga Edgar Degas, i cili krijoi shumë kryevepra me temën e baletit.

Një eksperiment skulpturor i guximshëm nga Henri Matisse, Aurora prej allçije të lyer me bronz, është një vepër e rëndësishme në koleksion.

Diversiteti i koleksionit pasurohet nga grupi i shquar i artistëve përparimtarë hungarezë, përfshirë Bela Kadar, Lajos Tihani, Csaky dhe Hugo Scheiber. Edhe përfaqësuesit e avangardës gjermane janë të shumtë: Hanns Bolz, Henrich Nauen, Max Ackermann, Friedrich Gotsch, Boris Kleint, Oscar Moll dhe e famshmja Gabrielle Münter.

/m.m/a.f/

The post “Nga bohemizmi, te përjetësia”, Rama: Veprat e mjeshtrave botërorë në një ekspozitë unikale në COD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çelet në COD ekspozita e artistit Amir Gross Kabiri

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Në galerinë COD u çel mbrëmjen e sotme, në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit, ekspozita e cila sjell kryeveprat e koleksionit të artit të artistit Amir Gross Kabiri.

Në çeljen e ekspozitës ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij Linda Rama, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe personalitete të artit dhs kulturës.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh në një postim në rrjetet sociale se kjo ekspozitë ishte “një udhëtim “Nga bohemizmi te përjetësia””.

“Një udhëtim “Nga bohemizmi te përjetësia” përmes kryeveprave të koleksionit të artit të Amir Gross Kabiri, në galerinë COD, sjellë në Tiranë në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit. Një emocion i papërshkrueshëm të shohësh në Tiranë shkëlqimin e artit modern të viteve 1900–1970, mes kryeveprave botërore të Amedeo Modigliani, Edgar Degas, Henri Matisse dhe Tamara de Lempicka”, shkruan Spiropali. /j.p/

The post Çelet në COD ekspozita e artistit Amir Gross Kabiri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nga bohemizmi, te përjetësia”, Rama: Ekspozitë unikale në COD


TIRANË, 19 maj/ATSH/ Qendra për Hapje dhe Dialog sjell në Tiranë një nga ekspozitat më të rëndësishme të çelura ndonjëherë në kryeqytet.

Ekspozita e titulluar “Nga bohemizmi, te përjetësia”, ekspozon veprat e disa prej artistëve më të famshëm të artit pamor ndërkombëtar si: Amedeo Modigliani, Henri Matisse, Edgar Degas, Tamara de Lempicka, Kees van Dongen etj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa pamje nga kjo ekspozitë e cila do të hapet pasditen e sotme për publikun.

“Për një ekspozitë unikale në COD, Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri”, shkruan Rama për ekspozitën, e cila vjen në bashkëpunim me Fondacionin MTA dhe Ambasadën e Izraelit.

Koleksioni që paraqitet në COD ka vepra nga Arti Modern, Fovizmi, Art Deco, Avant-Garde etj., pa të cilat do të ishte e pamundur të imagjinohej historia e artit botëror.

Holandezi Kees van Dongen dhe italiani Amedeo Modigliani ishin të lidhur ngushtë me Francën dhe përfaqësohen me kryeveprat e tyre: Van Dongen me një portret spektakolar të Marcelle Léoni, dhe Modigliani me portretin e suedezes së re, Annie Bjarne.

Skulpturat zënë gjithashtu një vend të veçantë në koleksion, duke filluar me bronzin e bukur “Vallëzuesja e vogël katërmbëdhjetëvjeçare”, e veshur me tutu prej pëlhure, nga Edgar Degas, i cili krijoi shumë kryevepra me temën e baletit.

Një eksperiment skulpturor i guximshëm nga Henri Matisse, Aurora prej allçije të lyer me bronz, është një vepër e rëndësishme në koleksion.

Diversiteti i koleksionit pasurohet nga grupi i shquar i artistëve përparimtarë hungarezë, përfshirë Bela Kadar, Lajos Tihani, Csaky dhe Hugo Scheiber. Edhe përfaqësuesit e avangardës gjermane janë të shumtë: Hanns Bolz, Henrich Nauen, Max Ackermann, Friedrich Gotsch, Boris Kleint, Oscar Moll dhe e famshmja Gabrielle Münter.

/m.m/r.e/a.f/

The post “Nga bohemizmi, te përjetësia”, Rama: Ekspozitë unikale në COD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzeu hollandez ‘rrëfen’ historinë e diasporës globale

15 May 2025 at 13:26

Nga John Kampfner– Çfarë kanë të përbashkët një varkë e sekuestruar në ishullin italian Lampedusa, një copë nga  Murit të Berlinit, dy shapka të mëdha blu dhe një autobus prej stofi i qytetit të Nju Jorkut me pikturat e Hans Holbein dhe Willem de Kooning?

Të gjitha këto janë pjesë e një muzeu të ri që hapet këtë javë në Roterdam, i përqendruar tërësisht në migracionin,  lëvizjen e popujve që përcakton çdo shekull të njerëzimit dhe që vitet e fundit ka marrë një ngjyrim politik gjithnjë e më toksik.

I vendosur në dy kate të një prej magazinave më të mëdha në botë, ky muze është pjesa qendrore e një projekti rigjenerimi në Katendrecht, zona jugore portuale e qytetit dhe ish-distrikti i dritave të kuqe, i mbushur  me histori.

Përballë tij, në anën tjetër të ujit, ndodhej selia e “Holland America Line”, (e kthyer në hotel tashmë)  kompania që transportoi mijëra holandezë drejt Amerikës dhe Kanadasë për një jetë të re. Sot, shumica e trafikut ka rrjedhur në drejtim të kundërt , Roterdami është shtëpi për 170 kombësi.

“Emigracioni është i përjetshëm dhe universal. Që kur ekzistojmë si njerëz, jemi në lëvizje. Është pjesë e natyrës sonë.” -thotë drejtoresha Anne Kremers.

Teksa bisedojmë në zyrën e saj, pas shpinës së saj kalon një anije mallrash drejt detit, ndërsa një taksi ujore e verdhë lëviz me shpejtësi drejt qendrës së qytetit.

E emëruar në vitin 2020, ajo ka udhëtuar nëpër botë për të përzgjedhur veprat, për të komisionuar artistë dhe për të diskutuar me ekspertë si të paraqesë në mënyrën më të drejtë këtë çështje aq delikate, në një periudhë të trazuar për Holandën dhe botën.

Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2023 sollën në krye Partinë e Lirisë (PVV) të Geert Wilders, që tani është pjesë e qeverisë dhe po shtyn politika të forta kundër refugjatëve.

Kremers e ka një përgjigje diplomatike: “Muzeu nuk është politik, por është urgjent”. Ajo kujton se edhe Mbretëresha Máxima, e ftuara e nderit në hapje, është migrante nga Argjentina.

“Emigracioni nuk është gjithmonë një histori vuajtjeje. Njerëzit shpërngulen edhe për dashuri, punë apo aventurë” -thotë ajo.

Vizita nis me ngjitjen në Tornadon, një strukturë prej 300 panelesh çeliku që kalon përmes tavanit dhe ofron pamje 360 gradë mbi qytetin dhe rrjetin e tij të kanaleve. Njëkohësisht platformë vrojtimi dhe atraksion i stilit ‘rollercoaster’, ajo përfaqëson rrugët e përthyeshme drejt një vendi të ri. Arkitekti, Ma Yansong, është vetë bir emigranti.

Në katin e parë, hasim një manekin me ngjyrë rozë dhe jeshile, i veshur si astronaut, me një helmetë të zezë dhe një rrjetë në shpinë ku mbart një çajnik, shportë dhe llambë, një nomad në kërkim të një planeti të sigurt. Kjo është vepra “Refugee Astronaut IX” e artistit britanik Yinka Shonibare.

“Arti nuk është propagandë,” thotë ai. “Ne nuk japim përgjigje, por krijojmë hapësirë për debat.”

Një nga veprat e fundit të vendosura është “Man in Wainscott” nga de Kooning, realizuar në 1969  një përsiatje mbi detin nga studioja e tij në fund të Long Island. Në korrik 1926, në moshën 22-vjeçare, ai iku nga Roterdami drejt Nju Jorkut pa lënë as lamtumirë. Një tjetër vepër madhore është portreti i Erasmusit, humanistit dhe udhëtarit, pikturuar në atelienë e “Holbein” rreth viteve 1530.

Vepra më argëtuese është ndoshta “The Bus” nga artisti amerikan Red Grooms,  një autobus i plotë i Nju Jorkut, i mbushur me personazhe shumëngjyrëshe prej stofi. Të gjithë duken sikur kanë ardhur nga dikur tjetër, duke u bërë bërë pjesë e qytetit.

Muze të migracionit ka në Berlin, Këln, Suedi, Greqi, Londër por Fenix dallohet për aftësinë për të ndërthurur lehtësinë me kompleksitetin. Një nga veprat e reja është “Luz Brilhante e Cintilante” nga Raquel van Haver, artiste kolumbiane me bazë në Amsterdam. Kanavacë gjigande që portretizon njerëz nga “Kape Verde” ,  disa që duan të ikin, të tjerë që ndihen të ndarë nga atdheu.

“Kape Verde” ka qenë pikë tranziti për tregtinë e skllevërve dhe aventurierët. Piktura shoqërohet me tinguj këngësh dhe daullesh, për të treguar rolin e muzikës në komunitet.

“Këto përvoja më ndihmojnë të kuptoj historinë time personale,” thotë van Haver.

Një tjetër vepër e çuditshme vjen nga artistja koreano-jugore Chae Eun Rhee. “We, In the Eye of the Wind” është një triptik i madh që përfshin astronautë të Stanley Kubrick-ut, figura ogurzeza në stilin e Hieronymus Bosch dhe skena nga loja Minecraft, të kombinuara me librat mesjetarë të lutjeve.

“Doja ta paraqisja emigracionin më shumë si një gjendje emocionale, jo si një lëvizje fizike,” thotë ajo.

Vetëm disa metra më tej, një çadër refugjatësh e OKB-së dhe një varkë reale e konfiskuar nga autoritetet italiane  që kishte mbërritur nga Tunizia,  të rikthen me këmbë në tokë. A ka vend arti, sidomos ai abstrakt, në një muze kushtuar realiteteve të rënda të migracionit? Kremers përgjigjet: “Pikërisht ky është thelbi. Vizion im është të ndërthur realitetin me artin.”

Muzeu është ideuar dhe financuar nga fondacioni Droom en Daad (Ëndërro dhe Vepro), i krijuar në vitin 2016 dhe i drejtuar nga Wim Pijbes, ish-drejtor i muzeut “Rijksmuseum”.

Ekspozita kryesore në katin përdhes shpjegon filozofinë e Kremers. “Labirinti i Valixheve” përbëhet nga 2,000 valixhe të të gjitha formateve, të mbledhura nga ekipi kuratorial. Njerëzit kanë dhuruar historitë e tyre dhe shpesh janë vizituar personalisht në shtëpi. 40 prej tyre kanë kode QR që lejojnë dëgjimin e rrëfimeve me kufje. Më e reja vjen nga një refugjat ukrainas i vitit 2022, më e vjetra nga viti 1898 një holandeze që udhëtoi drejt Tianjin-it në Kinë për t’u martuar me një burrë që e njihte fare pak.

Ernst Feekes tregon historinë e gjyshes së tij Willemine, e cila në vitin 1911 u kthye në Holandë me katër fëmijët pasi burri i saj në Kinë e tradhtoi dhe mbeti me shërbyesen shtatzënë. Udhëtimi i saj kaloi nga Vladivostoku përmes Ekspresit Transsiberian deri në Moskë dhe më pas në atdhe, ku ajo u bë një zë i fuqishëm i Lëvizjes për të Drejtat e Grave. Të gjitha i kishte mbledhur në një valixhe kafe të madhe.

Burimi: The Guardian

The post Muzeu hollandez ‘rrëfen’ historinë e diasporës globale appeared first on Gazeta Si.

“Nga bohemizmi te përjetësia”, COD-i sjell ekspozitën e artit modern

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Qendra për Hapje dhe Dialog do të sjellë së shpejti në Tiranë një nga ekspozitat më të rëndësishme të çelura ndonjëherë në kryeqytet.

Ekspozita e titulluar “Nga bohemizmi te përjetësia”, do të ekspozojë veprat e disa prej artistëve më të famshëm të artit pamor ndërkombëtar si: Amedeo Modigliani, Henri Matisse, Edgar Degas, Tamara de Lempicka, Kees van Dongen etj.

Ekspozita vjen në bashkëpunim me Fondacionin MTA dhe Ambasadën e Izraelit.

Koleksioni që do të paraqitet në COD do të ketë vepra nga Arti Modern, Fovizmi, Art Deco, Avant-Garde etj., pa të cilat do të ishte e pamundur të imagjinohej historia e artit botëror.

Holandezi Kees van Dongen dhe italiani Amedeo Modigliani ishin të lidhur ngushtë me Francën dhe përfaqësohen me kryeveprat e tyre: Van Dongen me një portret spektakolar të Marcelle Léoni, dhe Modigliani me portretin e suedezes së re, Annie Bjarne.

Skulpturat zënë gjithashtu një vend të veçantë në koleksion, duke filluar me bronzin e bukur “Vallëzuesja e vogël katërmbëdhjetëvjeçare”, e veshur me tutu prej pëlhure, nga Edgar Degas, i cili krijoi shumë kryevepra me temën e baletit.

Një eksperiment skulpturor i guximshëm nga Henri Matisse, Aurora prej allçije të lyer me bronz, është një vepër e rëndësishme në koleksion.

Diversiteti i koleksionit pasurohet nga grupi i shquar i artistëve përparimtarë hungarezë, përfshirë Bela Kadar, Lajos Tihani, Csaky dhe Hugo Scheiber. Edhe përfaqësuesit e avangardës gjermane janë të shumtë: Hanns Bolz, Henrich Nauen, Max Ackermann, Friedrich Gotsch, Boris Kleint, Oscar Moll dhe e famshmja Gabrielle Münter.

/r.e/j.p/

The post “Nga bohemizmi te përjetësia”, COD-i sjell ekspozitën e artit modern appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Burta dhe Elliot Taylor / Dy amerikanë në ‘oborrin’ e Shqipërisë primitive

10 May 2025 at 13:51

Nga Gazeta “SI”– Në vitet 1929–1935, çifti amerikan Burta dhe Elliott Taylor udhëtuan në Shqipëri, duke kontribuar në arsimin dhe dokumentimin e jetës shqiptare. Ata themeluan shkolla dhe regjistruan me kamera traditat dhe zakonet e vendit, duke krijuar një koleksion të pasur të kostumeve tradicionale dhe filmimeve që ruajnë një Shqipëri të panjohur.

Përmes letrave dhe filmave, ata i dhanë botës një pamje të jetës shqiptare të asaj periudhe, duke ruajtur një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Thuajse një shekull më pas falë artistit të arteve pamore,  Shpend Begu  këto materiale të rralla , vinë  të restaurura dhe të ekspozuara në COD Center, nën titullin “Shqipëria e bukur dhe primitive”.

Shpend Bengu, autor i “Shqipëria e bukur dhe primitive”

Në prag të një epoke të re për Shqipërinë, në janarin e vitit 1922, qeveria shqiptare, e sapo dalë nga vështirësitë e fillimit të shtetformimit, i kërkonte ndihmë  Kishës Metodiste Episkopale Amerikane, për të themeluar në Shqipëri,  një kolegj amerikan, në zemër të një vendi që ende kërkonte të mësonte gjuhën e lirisë.

Përgjigjja nuk vonoi. Kryepeshkopi Blake dërgoi në Shqipëri profesor Elmer E. Jones, një emër i njohur në rrethet e arsimit në Universitetin North-Western. Ai zbriti në një tokë që për të ishte e re, por që e ndjeu menjëherë mikpritjen.

“Shqiptarët janë të etur për arsim. Dhe gjithçka që është amerikane u pëlqen atyre,  Mikpritja e shqipëtarëve është e pakrahasueshme.” do të shkruante ai më vonë në raportin e tij.

Në rrugët e asaj Shqipërie, mes maleve që ruanin historinë dhe fshatrave , bashkë me Elmer Jones, udhëtoi edhe një çift amerikan: Burta dhe Elliott Taylor.

Ata nuk erdhën vetëm me libra, por edhe me kamera. Dhe regjistruan me kujdes jetën shqiptare ashtu siç ishte: primitive por e bukur.

Duke ardhur si mësues dhe vizionarë të rinj, Taylorët themeluan shkolla në Kavajë për vajza dhe djem në një përpjekje për të përgatitur udhëheqës fshatrash përmes dijeve praktike në shëndetësi, bujqësi dhe ekonomi shtëpiake.

Krahas punës së tyre edukative, ata dokumentuan jetën shqiptare në film dhe fotografi, duke kapur një botë të thjeshtë, të paprekur dhe shpesh të panjohur për syrin perëndimor.

Shqipëria primitive e kishave, xhamive dhe burkave

Në fotot e ekspozuara në COD center, të nxjerra nga filmimi nëpërmjet restaurimit, autori Shpend Begu, ka tentuar të ruajë pjesët më domethënëse të atij filmimi të shkurtër dhe me cilësi të dobët. Puna për restaurimin e filmit ka zgjatur mbi 10 vjet, duke e shndërruar këtë koleksion në një pasuri të veçantë të trashëgimisë sonë.

Shtëpitë e vjetra të ndërtuara me materiale të varfra, gra me burka që ecin të trembura nga objektivi, burra që punojnë arat me kosë, tregtarë të vegjël dhe zejtarë të poçerisë që shesin punët e tyre në Pazar janë disa nga imazhet e këtij filmimi të shkurtër të periudhës 1929-1935 në Shqipërinë e varfër por të bukur sipas vetë Burtës.

Edhe çifti Taylor shfaqet herë pas here në ato materiale. Diku duket Burta që mban në duar një objekt të paidentifikueshëm, ndërkohë pas saj janë disa gra rome që i buzëqeshin objektivit. Në një foto tjetër dallohet Elliot me fëmijët e Kavajës, atje ku ata hapën shkollën e tyre amerikane.

Në veri, filmimi fokuson jetën e malësorëve të veriut, të grave me xhubleta që nxitojnë drejt kishës dhe të burrave me qeleshe që herë i qeshin objektivit dhe herë marrin qëndrim statik, për të respektuar procesin e filmimit.

Burta Taylor do të bëhej më vonë një nga donatoret më të veçanta të “Muzeut Metropolitan” në Nju Jork, duke dhuruar një koleksion të rrallë kostumesh popullore shqiptare, të blera vetë në tregjet e Shqipërisë  nga Jugu në Veri.

Në filmin e saj dokumentar, shihen ende pamje të një gruaje amerikane që përkulet mbi rrobat tradicionale, me sytë plot kureshtje dhe respekt. Ajo nuk po blinte thjesht veshje por  merrte me vete copëza identiteti.

Jeta pas Shqipërisë e Taylor-ëve

Pas gjashtë vitesh në Shqipëri, Elliott Taylor u rikthye në SHBA, ku vazhdoi përkushtimin ndaj rajonit si mbledhës fondesh për Fondacionin “Near East”.

Por kujtimet nga Shqipëria mbeten gjatë.  . Ato jetojnë sot në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, ku Ken Weissman, mbikëqyrës i Laboratorit të Filmit në Kampusin Packard, kujdeset për ruajtjen e këtyre dëshmive filmike me një ndjeshmëri që i përngjan asaj të vetë autorëve të tyre.

Burta Taylor me gra shqipëtare

Koleksioni Elliott & Burta Taylor është një pasuri arkivore që ruan Shqipërinë e viteve 1929–1935 përmes filmave, slajdeve dhe letrave të një çifti amerikan që jetoi dhe punoi në zemër të Ballkanit.

Pas largimit nga Shqipëria, rrugëtimi i tyre vazhdoi në Nju Jork dhe më vonë në Kaliforni, ku vijuan të kontribuonin në arsim dhe çështje sociale. Sot, trashëgimia e tyre jeton në Bibliotekën e Kongresit dhe në kujtesën e asaj Shqipërie që ata deshën aq shumë për ta dokumentuar.

Elliot Taylor me nxënës shqipëtarë

Nga një kërkesë zyrtare për një shkollë, tek një dokumentar që filmon jetën e një kombi në lëvizje, kjo histori është një dëshmi e bukur e asaj se si trashëgimia kulturore nuk ndërtohet vetëm brenda kufijve të saj  por edhe përmes syve të miqve që erdhën nga larg

The post Burta dhe Elliot Taylor / Dy amerikanë në ‘oborrin’ e Shqipërisë primitive appeared first on Gazeta Si.

❌
❌