Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

Në ceremoni morën pjesë krerë shtetesh, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota.

Në Srebrenicë mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik 1995, në një zonë të shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që shpall 11 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Në kuadër të vizitës një ditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, ministri Hasani zhvilloi takime me homologun e tij,  Elmedin Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe me Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Bisedimet u përqendruan në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në avancimin e agjendës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

/k.s//a.f/

The post Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miqësia që nuk shuhet: Kim përkujton Lindsay May një vit pas ndarjes nga jeta

By: gaze tare
7 July 2025 at 17:10

Kim Kardashian po përjeton dhimbjen e thellë për humbjen e shoqes së saj të ngushtë, Lindsay May, e cila ndërroi jetë në nëntor pas një beteje të gjatë me kancerin. Gjatë fundjavës, Kim publikoi një mesazh prekës për ditëlindjen e parë pa të, duke ndarë me ndjekësit kujtimet më të çmuara dhe momentet e veçanta që kanë kaluar së bashku.

Në mesazhin e saj, Kim shprehu vështirësinë për të gjetur fjalët e duhura dhe përmendi boshllëkun që mungesa e Lindsay ka lënë në jetën e tyre, veçanërisht në bisedat dhe takimet me miqtë e përbashkët. Ajo theksoi rëndësinë e vendit të tyre të preferuar, liqenit, ku kalonin shumë çaste të lumtura dhe ku ndihet ende pranë e saj.

Burime pranë Kim tregojnë se kjo humbje ka qenë një goditje e rëndë për të, por miqësia e tyre e hershme e ka mbajtur të fortë në momentet më të vështira. Lindsay May, bashkëthemeluese e Mayflower Entertainment, njihet si një figurë e rëndësishme në botën e marketingut dhe kulturës pop, dhe gjithmonë do të mbahet mend si një mikeshë e veçantë për Kim dhe grupin e saj të ngushtë.

The post Miqësia që nuk shuhet: Kim përkujton Lindsay May një vit pas ndarjes nga jeta appeared first on iconstyle.al.

26 Qershori, “Dita botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave”

By: gaze tare
26 June 2025 at 09:07

26 qershori simbolizon “Ditën ndërkombëtare të luftës kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave”.

Ajo u vendos për herë të parë më 7 dhjetor 1987 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të paktën 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të narkotikëve.

Të dhënat e UNODC tregojnë se rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit, prej tyre 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat.

Ndryshe, çdo vit, të paktën 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.

The post 26 Qershori, “Dita botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave” appeared first on iconstyle.al.

Homazh për Xhavid Leskovikun, Vengu: Ushtarak dhe diplomat i shquar i Shqipërisë

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përkujtoi sot figurën e Xhavid Leskovikut, në 80-vjetorin e ekzekutimit të tij nga gjyqet e sistemit totalitar.

Ministri Vengu vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Leskovikut si ushtarak dhe diplomat.

Xhavid Leskoviku përfundoi studimet e tij në vitin 1907 në Akademinë Ushtarake në Stamboll, në degën e Këmbësorisë.

Në vitin 1913, në një kohë të trazuar për vendin, ai iu bashkua qeverisë së Ismail Qemalit dhe më pas shërbeu nën urdhrat e Princ Vidit, duke dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj atdheut.

Në dhjetor të vitit 1921, Leskovikut iu besua detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, duke u ngjitur në një nga pozicionet më të larta të komandës ushtarake shqiptare.

Por veprimtaria e tij nuk u kufizua vetëm në fushën ushtarake. Me kalimin e viteve, ai u angazhua edhe në shërbimin diplomatik, duke shërbyer si atashe ushtarak në legatën shqiptare në Beograd, konsull i përgjithshëm në Shkup dhe ambasador i Shqipërisë në Turqi, detyra të cilat e konfirmuan si një personalitet të shquar dhe të besuar të shtetit shqiptar.

“Përulemi ndaj kujtimit të Xhavid Leskovikut në këtë përvjetor të 80-të të ekzekutimit të tij nga gjyqet famëkeqe të sistemit totalitar”, u shpreh Vengu në mesazhin e tij përkujtimor.

/a.f/r.e/

The post Homazh për Xhavid Leskovikun, Vengu: Ushtarak dhe diplomat i shquar i Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

26 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë, Vengu: Dita që i dha fund errësirës dhe ringjalli shpresën

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Më 12 qershor të vitit 1999 trupat e NATO-s u futën në territorin e çliruar të Kosovës, duke i dhënë fund gjenocidit serb mbi popullsinë e pafajshme të shqiptarëve të Kosovës.

Duke kujtuar këtë ditë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se “sot kujtojmë ditën që i dha fund errësirës dhe ringjalli shpresën”.

“Çdo hap i trupave të NATO-s në Kosovë ishte një hap drejt jetës, lirisë dhe dinjitetit”, tha Vengu.

Bombardimet e NATO-s kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, kishin nisur që në 24 mars të vitit 1999. Këto bombardime zgjaten 78 ditë. Si rezultat i tyre, Sllobodan Millosheviç, “Kasapi i Ballkanit”, si u quajt edhe nga mediat e huaja, shpalli në Kumanovë kapitullimin e plotë të Serbisë.

Kjo luftë i shkaktoi Kosovës qindra dhe mijëra të vrarë apo të zhdukur, si dhe shkatërrimin në masë të fshatrave, banesave nëpër qytete e deri në shkatërrimin e shumë vlerave të trashëgimisë kulturore, siç ishte Çarshia e Gjakovës, shtëpia dhe Memoriali i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit etj.

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008. Sot Republika e Kosovës aspiron për t’u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-s.

/m.m/a.f/

The post 26 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë, Vengu: Dita që i dha fund errësirës dhe ringjalli shpresën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali nderon heronjtë e luftës në Ukrainë: Kujtojmë çmimin e lartë të lirisë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Ukrainë, ku mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në Parkun “Taras Shevchenko” në Odesa, në nderim të heronjve të rënë gjatë luftës në Ukrainë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ndau pamje nga ceremonia ku shfaqet duke bërë homazhe përkrah Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe liderëve të tjerë europianë të pranishëm në këtë ceremoni, përfshirë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe atë kroat Andrej Plenković.

Spiropali theksoi se kjo është një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes.

“Odesa, Parku Taras Shevchenko. Ceremoni në nderim të heronjve të luftës në Ukrainë. Një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes”, tha Spiropali.

/m.m/a.f/

The post Spiropali nderon heronjtë e luftës në Ukrainë: Kujtojmë çmimin e lartë të lirisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

26 vjet nga çlirimi, Osmani: Luftëtarët e UÇK-së dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim

PRISHTINË, 13 qershor /ATSH/ Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thekson se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë, “në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet”.

Presidentja Osmani në mesazhin për 12 qershorin, Ditën e Çlirimit, ka shkruar në Facebook se pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps.

“Kosova e lirë, përjetë krenare. Në këtë ditë, 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa: 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në vendin tonë të stërvuajtur duke kontribuar në çlirimin e një populli që ishte shtypur me shekuj, e mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Osmani.

Sipas saj, “Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë”.

Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës, institucionet qendrore dhe lokale kanë organizuar disa aktivitete për shënimin e kësaj dite.

/a.f/Kosovapress/

The post 26 vjet nga çlirimi, Osmani: Luftëtarët e UÇK-së dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

26 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovën e çliruar

12 June 2025 at 09:42

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Më 12 qershor të vitit 1999 trupat e NATO-s u futën në territorin e çliruar të Kosovës.

Pas më shumë se dy muaj bombardimesh, trupat e NATO-s hynë në Kosovë me misionin paqeruajtës që do të quhej “Kosovo Force” (KFOR), duke i dhënë fund gjenocidit serb mbi popullsinë e pafajshme të shqiptarëve të Kosovës.

Kjo ditë erdhi si rezultat i një rezistence të kahershme të burrave dhe të grave të Kosovës dhe që kulmoi me krijimin e UÇK-së.

Bombardimet e NATO-s kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, kishin nisur që në 24 mars të vitit 1999. Këto bombardime zgjaten 78 ditë. Si rezultat i tyre, Sllobodan Millosheviç, “Kasapi i Ballkanit”, si u quajt edhe nga mediat e huaja, shpalli në Kumanovë kapitullimin e plotë të Serbisë.

Kjo luftë i shkaktoi Kosovës qindra dhe mijëra të vrarë apo të zhdukur, si dhe shkatërrimin në masë të fshatrave, banesave nëpër qytete e deri në shkatërrimin e shumë vlerave të trashëgimisë kulturore, siç ishte Çarshia e Gjakovës, shtëpia dhe Memoriali i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit etj.

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008. Sot Republika e Kosovës aspiron për t’u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-s.

/a.f/

The post 26 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovën e çliruar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gegë Marubi, figurë e shquar e fotografisë shqiptare

11 June 2025 at 12:59

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Më 11 qershor të vitit 1984, u shua pinjolli i “dinastisë” me rol thelbësor në historinë e fotografisë shqiptare, Gegë Marubi.

Ai lindi në Shkodër në vitin 1907 në familjen e fotografit të njohur Kel Marubi. Gegë Marubi pasi u njoh me fotografinë, që fëmijë, shkoi për studime pranë shkollës së Vëllezërve Lumière në Paris. Mbas kthimit më 1927, filloi aktivitetin si fotograf bashkë me të atin.

Në fondin e fotografive të tij, realizuar në studio apo jashtë saj, gjejmë pothuajse çdo element të mundshëm që kishte ndikuar në historinë e Shqipërisë. Filloi të aplikojë fotografinë në teknikën infra të kuqe. Fotografia e tij ndryshon prej të atit për sa i përket mungesës së inskenimit të ngjarjes apo faktit, si edhe prej mënyrës së ndriçimit me një kontrast më të madh ku merr forcë drita anësore, disi më kinematografike. Kryesisht fotograf i studios, ai punoi me kërkesë edhe si reporter ngjarjesh të rëndësishme për vendin, si dhe si një dokumentues monumentesh e objektesh të moçme në projekte të ndryshme.

Më 1937 studioja e tij mori medaljen e artë në Fiera del Levante, në Bari. Në vitin 1952 studioja e Marubit kaloi si studio shtetërore nën Ndërmarrjen e Riparim-Shërbimeve.

Në vitin 1970 Gegë Marubi i dhuroi shtetit arkivën fotografike të familjes dhe u emërua përgjegjës i saj. La si trashëgimi në fushën e artit të fotografisë, mbi 51.000 negativë të përmasave të ndryshme në xham dhe në celuloid.

/a.f/

The post Gegë Marubi, figurë e shquar e fotografisë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Himni i Kosovës sot mbush 17 vjet

PRISHTINË, 11 qershor /ATSH/ Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 17 vjet nga miratimi në Kuvendin 120 anëtarësh që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Propozimi me shifrën “Europa” u miratua më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiçi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të restrikcioneve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin.

Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

/KosovaPress/

 

The post Himni i Kosovës sot mbush 17 vjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

179-vjetori i lindjes së Naim Frashërit

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot një nga figurat më të ndritura të kombit shqiptar, Naim Frashërin – poet, mendimtar, iluminist dhe veprimtar i palodhur i arsimit dhe kulturës kombëtare. Ai është një nga shtyllat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që me penën dhe shpirtin e tij i dha frymë identitetit tonë kombëtar.

Ai lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Dangëllisë së Përmetit.

Naimi filloi mësimet në vendlindje, pranë teqesë bektashiane, e më vonë vazhdoi shkollimin në gjimnazin “Zosimea”. U angazhua në mënyrë aktive në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe në përpjekjet për themelimin e shkollave shqipe dhe botimin e teksteve në gjuhën amtare.

Nga viti 1882 jetoi në Stamboll, ku me veprat dhe përkushtimin e tij u bë zëri më i fuqishëm i Rilindjes. Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësi” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut”.

Naim Frashëri u nda nga jeta më 20 tetor 1900 në Stamboll. Në vitin 1937, eshtrat e tij u sollën në atdhe dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë.

The post 179-vjetori i lindjes së Naim Frashërit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet në 35-vjetorin e rënies në krye të detyrës “Dëshmori i Atdheut”, Fatmir Latifi

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Në kuadër të 35-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish- punonjësit të Policisë së Shtetit, “Dëshmor i Atdheut”, Fatmir Latifi, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në Elbasan.

Në ceremoninë e organizuar për këtë rast nën kujdesin e drejtorit të Policisë Elbasan, drejtues Fatmir Hoxha morën pjesë përfaqësues të prefekturës Elbasan, kryetarja e Këshillit të Qarkut Elbasan, zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimeve, zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë, shefi i Komisariatit të Policisë Elbasan, punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si dhe familjarë të Dëshmorit të Atdheut Fatmir Latifi.

Ceremonia u zhvillua në “Varrezat e Dëshmorëve”, ku pranë varrit të dëshmorit Fatmir Latifi u zhvilluan homazhe dhe u vendosën kurora me lule.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Drejtues Fatmir Hoxha, gjatë fjalës së tij ka vlerësuar aktin sublim të Dëshmorit të Policisë dhe nxori në pah vlerat dhe meritat e ish-punonjësit të Policisë Fatmir Latifi të treguara gjatë viteve të punës deri në momentin e rënies në krye të detyrës.

“Akti sublim i Dëshmorëve të Policisë ndër vite përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën në shërbim të komunitetit, në përballje me kriminalitetin. I përjetshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e Dëshmorit të Policisë së Shtetit Fatmir Latifi!”, tha Hoxha.

1 nga 5

/k.s/r.e/j.p/

The post Përkujtohet në 35-vjetorin e rënies në krye të detyrës “Dëshmori i Atdheut”, Fatmir Latifi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Katër masa shpirti’, RTSH dokumentar kushtuar ikonës së muzikës së filmit shqiptar, Kujtim Laro

By: Kult Plus
10 May 2025 at 14:29

Kujtim Laro, kompozitori i rreth 35 kolonave zanore të filmave shqiptarë, i dhjetëra këngë festivalesh dhe krijime të tjera muzikore është përkujtuar në vigjilje të ditës së tij të lindjes.

Radio Televizioni Shqiptar ka realizuar dokumentarin “Katër masa shpirti”, me autore Albana Kozelin, montazh nga Gjergji Pano, drejtor fotografie Shkëlzen Sinani dhe konsulente artistike Holta Sina.

Dokumentari për nder të kompozitorit Laro, ikonës së muzikës së filmit shqiptar, u shfaq premierë mbrëmjen e djeshme me pjesëmarrje të gjerë të miqve, bashkëpunëtorëve dhe artistëve të shumtë

Autorja e dokumentarit, Albana Kozeli tha se “Kujtim Laro i përket RTSH-së, pasi ka punuar aty, por i përket edhe të gjithë spektrit muzikor të filmit. Ishte mbështetja e RTSH-së, në mënyrë të veçantë e drejtoreshës, zonjës Eni Vasili, që dua ta falënderoj veçanërisht. Patjetër edhe gjithë stafi që më ka ndenjur pranë, që nga drejtori i fotografisë Shkëlzen Sinani, montazhieri Gjergji Pano dhe shumë njerëz të tjerë”.

Kompozitori i njohur Robert Radoja u shpreh se “muzika e tij e filmave është një ndër muzikat më të bukura që ka lënë gjurmë dhe do të lërë gjithmonë”.

Për regjisorin Mevlan Shanaj, “nuk ka ardhur ende koha që të thuhet e vërteta për Kujtim Laron në kufijtë e të jashtëzakonshmes”.

Kujtim Laro (1947-2004) u lind në maj të vitit 1947 në qytetin e Vlorës. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1970 në Institutin e Lartë të Arteve, më vonë shërbeu si pedagog për shumë vjet në Akademinë e Arteve. Ka punuar edhe si drejtor artistik pranë Ansamblit të Ushtrisë. Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë.

Në kujtesën e shqiptarëve ai mbahet mend më së tepërmi si kompozitor filmash. Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të filmave të njohur, si “I teti në bronz”, “Në fillim të verës”. “Lulëkuqe mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “Nëntori i dytë”. “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”. “Partizani i vogël Velo”, “Fletë të bardha” etj.. Krijimi i tij i fundit ka qenë muzika e filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”.

Gjatë karrierës së tij, Laro ka bashkëpunuar me regjisorët më të mirë shqiptarë, si Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Mevlan Shanaj, etj.

Krijimtarinë e tij në këtë gjini e ka nisur me filmin “I teti në bronz” dhe e mbylli me kolonën zanore të filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”. Të shfaqur vetëm pak muaj më parë ngjarjes, në kinematë e kryeqytetit dhe që u quajt prej kolegëve të tij si “kënga e fundit e mjellmës”.

Këtë muzikë filmi, kompozitori i madh i cilësuar nga kolegët si “Enio Morricone”, ia besoi Saimir Çilit ta shndërronte në këngë. Një këngë e cila ishte edhe dëshira e fundit e kompozitorit për ta përcjellë në banesën e fundit në vitin 2004.

Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë./ KultPlus.com

Përkujtohen komandanti Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë e martirë në 26-vjetorin e rënies së tyre

30 April 2025 at 14:31

Sot janë përkujtuar komandanti Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë e martirë në 26 vjetorin e rënies së tyre, më 30 prill 1999.

Në aktivitetin e homazheve kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, familja Kodra, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shkruan Telegrafi.

Po ashtu morën pjesë deputetë të Parlamentit të Kosovës, gjeneralë e ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufts dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, është lartësuar vepra dhe heroizmi i Ilaz Kodrës, si bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari.

“Lavdi komandantit Ilaz Kodra dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të Kosovës!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Përkujtohen komandanti Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë e martirë në 26-vjetorin e rënies së tyre appeared first on Telegrafi.

“Tragjedi që la pas, plagë ende të hapura”/ Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Mejës: Jetë të pafajshme u morën…

27 April 2025 at 17:41

Presidentja Vjosa Osmani e ka përkujtuar Masakrën e Mejës, si një ndër plagët më të thella të Kosovës. Osmani u shpreh se secili person i vrarë e çdo person i zhdukur gjatë luftës, si dhe çdo ëndërr e ndërprerë dhunshëm, është një betim për drejtësi. Kjo ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për viktimat, por edhe për të gjithë ata që kërkojnë të vërtetën dhe pajtimin në Kosovë.

The post “Tragjedi që la pas, plagë ende të hapura”/ Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Mejës: Jetë të pafajshme u morën… appeared first on Sot News | Lajme.

Fluturimi i fundit, kujtimi i përjetshëm

By: gaze tare
1 April 2025 at 18:07

Në fillim të vitit 2023, Ruben Flowers gjeti një foto të vjetër nga viti 1994, ku shihej si fëmijë në kabinën e avionit me babanë e tij, pilot. I frymëzuar nga ky kujtim, ai dhe i ati e rikrijuan foton dekada më vonë—kësaj here si bashkëpilotë në Southwest Airlines.

Ruben, tashmë Oficer i Parë, mori pjesë në fluturimin e fundit të babait të tij para daljes në pension.

Duke pasur aviacionin në gjak, ky moment ishte një ëndërr e bërë realitet dhe një trashëgimi krenarie për familjen e tyre.

The post Fluturimi i fundit, kujtimi i përjetshëm appeared first on iconstyle.al.

Begaj përkujton Dëshmorin e Kombit, Indrit Cara

TIRANË, 31 mars /ATSH/  Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi sot në Kavajë “Dëshmorin e Kombit”, Indrit Cara, në 26-vjetorin e rënies në luftën e Kosovës, në një ceremoni solemne ku u inaugurua monumenti i tij.

Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule në shtatoren e “Ushtar Kavajës” në nderim të veprës sublime për kombin.

Në fjalën e mbajtur gjatë kësaj ceremonie, Presidenti Begaj vlerësoi vendosmërinë dhe sakrificën e 28-vjeçarit nga Kavaja, i cili la Anglinë dhe iu bashkua djemve dhe burrave në luftën për çlirimin e Kosovës, ndërsa theksoi se Indrit Cara i përket Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarisë.

“Ai lindi në Kavajë, por sot i takon Kosovës, i takon Shqipërisë, i përket shqiptarisë. Indrit Cara është shembull dhe simbol i guximit, një frymë e pastër atdhedashurie dhe një zemër që rrahu fuqishëm për lirinë e kombit shqiptar. Ai është një emër i gdhendur në historinë e kombit tonë, një model frymëzimi që tregon rrugën për të rinjtë tanë: frymën e sakrificës, forcën e unitetit dhe rëndësinë e veprimit për të mirën e kombit tone”, tha Begaj.

Presidenti i Republikës theksoi se përkujtimi i Indrit Carës shërben për të gjithë si kujtesë për angazhimin e përhershëm për të mos e lënë të shuhet ëndrrën për të cilën ai dha jetën.

“Sakrifica e tij shërben si një busull për të ardhmen tonë, për një komb të bashkuar, për një shqiptari të fortë, për një Kosovë që ecën përpara, e lirë dhe krenare”, tha ai.

Kreu i Shtetit kujtoi me nderim edhe figurat që udhëhoqën përpjekjet për çlirimin e  Kosovës: Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin e Adem Jasharin, si dhe nënvizoi përgjegjësinë për bashkëpunim jo vetëm të politikës, por të çdo qytetari për të ruajtur dhe pasuar amanetin e të parëve.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Kavajë u prit dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë,  Fisnik Qosja, ndërsa vizitoi dhe Muzeun Etnografik të Kavajës të restauruar së fundmi.

1 nga 5

/a.f/

The post Begaj përkujton Dëshmorin e Kombit, Indrit Cara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet në 145-vjetorin e lindjes intelektuali dhe politikani, Terenc Toçi

TIRANË, 9 mars/ATSH/ Muzeu Kombëtar i Gjetheve përkujtoi sot intelektualin, politikanin, botuesin Terenc Toçi.

Toçi lindi në Strigari të Kalabrisë më 9 mars 1880 në një familje arbëreshe. Mësimet e para i mori në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër, ndërsa studimet e larta i përfundoi në Urbino. Gjatë kohës si student boton broshurën “Questione Albanese” (Cështja Shqiptare).

Gjatë viteve 1908-09 ndërmerr një udhëtim të gjatë nga Amerika e Jugut në atë të Veriut ku merr pjesë në takime me koloni të shqiptarëve e arbëreshëve dhe predikon Shqipërinë e lirë e të pavarur.

Në kryengritjen antiosmane të vitit 1911, i mbështetur nga i biri i Garibaldit, ai drejtoi Kuvendin e Fanit në Mirditë, por pa vazhduar më tej me sukses veprimtarinë atdhetare në krijimin e një qeverie autonome nga ajo osmane.

Më 1913 merr pjesë në Kongresin e Triestes dhe po atë vit nxjerr në qarkullim gazetën politike “Taraboshi” në Shkodër. Për shkak të aktivitetit të tij patriotik, autoritetet italiane e shtrëngojnë të kthehet në vendlindje dhe të izolohet për disa vite.

Toçi u kthye në Shqipëri në vitin 1920 dhe caktohet prefekt i Korçës. Pas një viti vendoset si konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Egjipt. Në zgjedhjet e vitit 1923 u zgjodh deputet i Shkodrës. Më 1925 emërohet kryetar i Gjykatës së Kastacionit dhe më 1927, sekretar i përgjithshëm i presidencës.

Me vendosjen e monarkisë shqiptare, ai jep dorëheqjen nga çdo post politik si rrjedhojë e bindjeve republikane që kishte. Vetëm në vitin 1937 ai do të rikthehej në politikë duke drejtuar Ministrinë e Financave.

Gjatë pushtimit italian ka kryesuar Këshillin e Epërm Korporativ Fashist në vitet 1940-42. Me ardhjen në pushtet të komunistëve, arrestohet dhe dënohet me vdekje nga Gjyqi Special në prill të 1945.

/k.s//a.f/

The post Përkujtohet në 145-vjetorin e lindjes intelektuali dhe politikani, Terenc Toçi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, Spiropali në Itali: Ndër etërit themelues të Shqipërisë së pavarur

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti një fjalë në ceremoninë e organizuar sot në Bari (Itali), në 100-vjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit.

Në këtë veprimtari merrnin pjesë autoritete të larta të Barit, rajonit të Puljas, deputetët Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit, Pandeli Majko dhe Milva Ekonomi, kryetarë të bashkive, drejtues universitetesh dhe studiues shqiptarë dhe italianë.

Para fillimit të kësaj veprimtarie, kryetarja Spiropali u prit në takim nga kryetari i bashkisë, Leccese dhe i shprehu mirënjohjen bashkisë dhe Universitetit “Aldo Moro” të Barit, për organizimin e ceremonisë përkujtimore për patriotin dhe shkrimtarin Luigj Gurakuqi.

Spiropali dhe Leccese vendosën kurora dhe buqeta me lule në pllakën që përkujton vrasjen e Luigj Gurakuqit.

Në fjalën e saj, Spiropali, nënvizoi se “Luigj Gurakuqi e mbylli rrugëtimin e tij tokësor në këtë qytet që e ka dashur ndoshta më shumë se atdheun e tij, Shqipërinë. Delegat në Kuvendin e Vlorës, autori që shkruajti tekstin e Deklaratës së Pavarësisë dhe bashkëfirmëtar i saj, do të mjaftonin që Luigj Gurakuqin ta quajmë një ndër etërit themelues të shtetit shqiptar. Etërit themelues të Shqipërisë, u ndodhën në ato kohëra historike, përballë një lutjeje këmbëngulëse të popullit shqiptar: Bëni diçka për fatin e vendit tonë. Ata kanë dhënë jetën e tyre për Shqipërinë. Luigj Gurakuqi u vra në një periudhë të trazuar për Shqipërinë, në një kohë të turbullt për Italinë dhe në dekadë të mjegullt për Europën dhe botën”.

“Luigj Gurakuqi nuk ishte një figurë as rastësore dhe as episodike, por një personalitet me rol vendimtar për fatin e Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar. Ishin vitet kur Shqipëria po bëhej dhe patrioti dhe shtetari, luftëtari dhe dijetari ynë i madh ishte gjithmonë aty. Ishte ndër më të spikaturit burra të Shqipërisë që i doli zot atdheut të vet me dije e me penë, por edhe me betejat e tij. Ishte jo vetëm një dijetar poliedrik, por edhe një luftëtar për pavarësinë e Shqipërisë. Luigj Gurakuqi nuk u bë ndër burrat më të shquar të Shqipërisë as në një ditë dhe as rastësisht. Ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar, i cili gjithashtu, për një koincidencë të trishtë, e kishte dhënë frymën e fundit, para gjashtë vjetësh, po në Itali, në Perugia”, theksoi Spiropali.

Kryeparlamentarja theksoi se “Gurakuqi ishte gjithashtu bashkëpunëtori më i ngushtë i demokratit liberal, Shkëlqesisë së Tij, Fan Noli, i cili shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë gjatë vitit 1924 dhe në qeverinë e të cilit Gurakuqi shërbeu si Ministër i Financave”.

“Si deputet i Shkodrës në Parlamentin e Shqipërisë dhe si një ndër udhëheqësit më të shquar të opozitës demokratike, gjatë viteve 1921-1924, luftoi për demokratizimin e shoqërisë shqiptare, lehtësimin e gjendjes së bujqësisë, zhvillimin ekonomik e progresin e kulturor dhe mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin për një kohë të gjatë. Oratoria dhe aktiviteti parlamentar i Luigj Gurakuqit janë një referencë e çmuar për ne, parlamentarët shqiptarë”, tha Spiropali.

Sipas saj, Luigj Gurakuqi ishte një demokrat autentik dhe besonte se Shqipëria mund të qeverisej në mënyrë demokratike e liberale, por, për fat të keq, Shqipëria nuk kishte arritur në këtë fazë pjekurie shtetërore e demokratike.

“Një demokrat me ide të qarta mbi kohezionin fetar dhe social të Shqipërisë, duke kërkuar dhe argumentuar teorikisht ndarjen e besimeve fetare nga shteti dhe harmoninë mes besimeve e komuniteteve fetare, sipas parimit të artikuluar nga vetë ai: “Feja e lirë në shtet të lirë”. Në atë që do bëhej me kalimin e kohërave një ndër thesaret kulturore e kombëtare të Shqipërisë, bashkëjetesën, tolerancën dhe harmoninë fetare, është edhe kontributi i Luigj Gurakuqit. Duke qenë një patriot e diplomat i shquar, ishte edhe një nxitës dhe mbrujtës i miqësisë mes popujve, dhe shërbeu si një një urë lidhëse e miqësie mes Shqipërisë dhe Italisë, shqiptarëve, arbëreshëve dhe italianëve”, tha Spiropali.

Spiropali tha se “gjatë një shekulli, kjo qoshe dhe ky trotuar në Corso Vittorio Emmanuele, ku qytetarët e Barit kanë vendosur pllakën që përkujton vrasjen e patriotit dhe shkrimtarit shqiptar Lugj Gurakuqi, “kanë parë e kanë jetuar” shumë momente historike, të cilat kanë dëshmuar se miqësia mes Shqipërisë dhe Italisë, një ndër arkitektët e të cilëve ishte Luigj Gurakuqi është fuqizuar dhe u ka rezistuar sprovave të historisë”.

“Gjatë sfidave me të cilat historia i përballi gjatë një shekulli prej vrasjes së Luigj Gurakuqit shtetet e tyre, shqiptarët dhe italianët zgjodhën me mençuri e inteligjencë të ruajnë e të zhvillojnë miqësinë mes tyre. Kjo pllakë, sot në 100-vjetorin e vrasjes së këtij vigani liberator, siç do ta quante Fan Noli, shikon dhe konfirmon se ëndrra e Luigj Gurakuqit për një Shqipëri “në caqet e idealit të tij”, siç shprehej në përcjelljen e tij shqiptari tjetër i madh Hasan Prishtina, po realizohet”, përfundoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në ceremoninë e organizuar në Bari në 100-vjetorin e vrasj...
1 nga 13

/k.s/r.e/a.f/

The post 100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, Spiropali në Itali: Ndër etërit themelues të Shqipërisë së pavarur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet në Prishtinë trevjetori i luftës në Ukrainë

24 February 2025 at 20:35

PRISHTINË, 24 shkurt /ATSH/ Kanë kaluar 1 mijë e 96 ditë që kur Rusia nisi agresionin e saj të plotë ndaj Ukrainës, duke shkaktuar një luftë shkatërruese që vazhdon ende. Në përkujtim të këtij përvjetori, në Prishtinë, sot u mbajt një takim i organizuar nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

Në këtë ceremoni, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi se për tri vite me radhë, Ukraina dhe populli i saj kanë treguar një qëndresë të jashtëzakonshme përballë agresionit brutal rus.

“Sot, siç e dimë të gjithë, shënohen tre vjet nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. E mbajmë mend shumë mirë mëngjesin e 24 shkurtit 2022. Vetëm disa ditë më parë, liderët botërorë ishin mbledhur në konferencën e sigurisë në Mynih dhe nga bisedat që po zhvilloheshin atje, më kujtohet se ne, ata që e dimë luftën, e dinim që rreziqet ishin shumë, shumë të larta. Megjithatë, shumë njerëz ende nuk besonin se lufta do të kthehej sërish në tokën evropiane, mirëpo megjithatë lufta u rikthye. Për tre vjet tani, ne kemi qenë dëshmitarë të vuajtjeve të mëdha. Tre vjet humbje, tre vjet dhimbje, por edhe tre vjet qëndrueshmëri të pashembullt dhe trimëri të jashtëzakonshme nga populli i Ukrainës, i cili ka qëndruar i palëkundur në mbrojtje të atdheut, dinjitetit dhe lirisë së tij”, tha Osmani.

Ajo theksoi gjithashtu se Kosova ka qëndruar me Ukrainën që nga dita e parë, jo vetëm me fjalë, por me vepra.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se lufta e Ukrainës nuk është vetëm një çështje kombëtare, por një sfidë për sigurinë evropiane.

“Teksa po shënojmë përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë… Së pari, luftimet për lirinë e Ukrainës janë gjithashtu një luftë për sigurinë evropiane. Tre vjet më parë, më 24 shkurt 2022, Rusia nisi luftën e agresionit kundër fqinjit të saj, tetë vjet pas agresionit të saj të parë kundër Ukrainës, duke shkelur të gjitha rregullat e ligjit ndërkombëtar dhe duke shkelur hapur integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e një shteti të njohur ndërkombëtarisht. Kjo luftë, duke hyrë në vitin e saj të katërt, është çështje vdekjeje dhe jete, në radhë të parë për Ukrainën, për popullin ukrainas, ngase ata janë viktimat e para të kësaj lufte brutale”, tha ai.

Gjatë përkujtimit, u shfaq edhe një film dokumentar, i cili përshkruante rrjedhën e luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj të rënda mbi popullsinë civile. /KosovaPress/

The post Përkujtohet në Prishtinë trevjetori i luftës në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌