Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit në Kosovë?

By: Elva
11 August 2025 at 21:56

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit por këtë herë me udhëzime më të qarta. Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin […]

The post Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit në Kosovë? appeared first on BoldNews.al.

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi i moderatores që na “shkriu zemrat” dhe fustani i saj magjik

By: D Marku
11 August 2025 at 14:14

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana Osmanit i ka dhënë fund beqarisë.

Dasma e organizuar një natë më parë, kishte mbledhur bashkë familjarë e miq të shumtë të familjes Osmani, ku të gjithë duartrokitën, festuan dhe trokitën gotat për një kapitull të ri në jetën e Sidritit dhe partneres dhe shoqes së tij të zemrës.

Fjalimi i Arbanës për të atin, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve! Ashtu e përsosur në të folur dhe ne detaje, moderatorja arriti që të lumturonte akoma dhe më tepër në këtë ditë të veçantë babain e saj. Ajo solli suprizë këngëtarin e tij të preferuar, Sinan Hoxhën, i cili i mblodhi tok të gjithë bashkë në tryezën e rrumbullakët e ku kënduan dhe kërcyen pa mbarim.

Përpos të gjitha këtyre suprizave e fjalimeve, diçka që ka tërhequr vëmendje është padyshim fustani i Arbanës. E kuruar deri në detaj, me një fustan madhështor, ashtu sikurse dhe gjithmonë ka arritur të shkëlqejë, sigurisht pas nuses!

Arbana mbrëmjen e djeshme kishte veshur një fustan të “Roberto Cavalli” me xhaguari print dhe që kushton plot 3500 euro.

The post Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi i moderatores që na “shkriu zemrat” dhe fustani i saj magjik appeared first on Albeu.com.

Takim Osmani-Reiffenstuel: Forcimi i marrëdhënieve Kosovë-Gjermani

By: Kult Plus
11 August 2025 at 14:04

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë tek procesi i konstitutimit të parlamentit.

Presidentja Osmani vuri theksin te forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi ekonomik, si dhe fuqizimi i pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të thellë me Qeverinë e Kancelarit Merz dhe vlerësoi rolin jetik të Gjermanisë në mbrojtjen e vlerave demokratike, unitetit transatlantik dhe sigurisë evropiane, transmeton KultPlus.

Osmani nënvizoi se Gjermania mbetet shtyllë strategjike për Kosovën në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe avancimin e rrugës euroatlantike të vendit. Ajo kërkoi mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe përforcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Presidentja theksoi nevojën për qartësi strategjike, afate të përcaktuara dhe objektiva konkrete, duke insistuar se normalizimi duhet të nënkuptojë njohjen reciproke dhe respektimin e integritetit territorial të Kosovës.

Gjithashtu, Osmani foli për rëndësinë e largimit të masave të padrejta dhe rolin e mundshëm të Gjermanisë në këtë drejtim.

Në përfundim të takimit u diskutua edhe për mënyrat konkrete të bashkëpunimit bilateral, duke theksuar se takime të tilla dhe vizita të nivelit të lartë kontribuojnë në realizimin e objektivave të përbashkëta për paqe dhe stabilitet në rajon./KultPlus

Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit

10 August 2025 at 12:13

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh muzikor në vend kanë filluar të lëvizin me shpejtësi. Interesi për të marrë drejtimin e këtij edicioni është rritur, dhe dy emra të njohur të ekranit kanë hyrë fuqishëm në garë. […]

The post Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit appeared first on BoldNews.al.

Osmani: DokuFest e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës

9 August 2025 at 22:25

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, i cili po mbahet në Prizren.

Ajo ka thënë se DokuFesti e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja.

“Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të përditshmërisë sonë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook, teksa ka publikuar edhe disa fotografi nga vizita e saj në natën përmbyllëse të edicionit të sivjetmë të këtij festivali.

The post Osmani: DokuFest e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës appeared first on Telegrafi.

Presidentja Osmani: DokuFest shndërron Prizrenin në kryeqendrën kulturore dhe të ideve të reja

By: Kult Plus
9 August 2025 at 20:49

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që DokuFest ka në qytetin e Prizrenit, duke e kthyer atë në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe artistike në rajon.

Në një postim të fundit, Osmani e përshkroi këtë festival si një përvojë të mrekullueshme, ku bashkohen historitë që frymëzojnë dhe njerëzit që e bëjnë artin pjesë të jetës së tyre të përditshme. Sipas saj, DokuFest nuk është vetëm një festival filmi, por një hapësirë ku kultura, arti dhe idetë e reja takohen dhe ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë.

Ky festival ndërkombëtar, i cili sjell në Prizren artistë, kineastë dhe krijues nga e gjithë bota, është bërë një platformë e fuqishme për promovimin e filmit dokumentar dhe diskutimeve kulturore, duke rritur edhe më shumë vlerën dhe rëndësinë e Prizrenit si qytet multikulturor dhe historik.

Përmes DokuFest, qytetarët dhe vizitorët kanë mundësinë të ndjekin filma me tematika të ndryshme, të marrin pjesë në punëtori, panele dhe debate që sjellin ide dhe perspektiva të reja, duke nxitur dialogun dhe bashkëpunimin artistik në një mjedis kreativ dhe stimuluese.

Presidentja Osmani falënderoi organizatorët, artistët dhe komunitetin lokal për përkushtimin në zhvillimin e këtij festivali, duke e cilësuar atë si një gur themeli të rëndësishëm të kulturës së Kosovës dhe rajonit./KultPlus.com

Trump përmend sërish Kosovën: Shpëtuam shumë jetë, ndalëm diçka që ishte gati të niset

9 August 2025 at 08:59

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikol Pashinyan dhe Ilham Aliyev, nënshkruan një marrëveshje paqeje në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Uashington, pas pothuajse katër dekadash të një konflikti të përgjakshëm në Karabak.

E presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një konference për media përmendi sërish Kosovën, ku theksoi se ndaluan një konflikt dhe shpëtuan shumë jetë.

Trump gjatë konferencës përmendi konfliktin Indi-Pakistan, Kongo e Ruanda, etj, ndërkaq po ashtu foli rreth asaj se ka ndaluar një konflikt ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Serbia dhe Kosova. Ndalëm diçka që ishte gati të niste. Nuk na pëlqente aspak dhe shpëtuam shumë jetë”, u shpreh ai.

Ndryshe, në disa konferenca ku ka folur për rolin e SHBA-së për paqe në botë, Trump ka përmendur Kosovën dhe Serbinë duke thënë se ka ndaluar një konflikt të mundshëm dhe ka shpëtuar shumë jetë.

Lidhur me këtë ka folur edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë javë më parë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Osmani këto komente i kishte bërë gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si një “akt agresioni” nga Serbia – “të përgatitur tërësisht brenda Serbisë”. /Telegrafi/

The post Trump përmend sërish Kosovën: Shpëtuam shumë jetë, ndalëm diçka që ishte gati të niset appeared first on Telegrafi.

Presidentja Osmani pret në takim Anu Prattipati: SHBA mbetet aleat kyç për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës

By: Kult Plus
8 August 2025 at 19:11

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, për të diskutuar mbi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet më të fundit politike dhe ekonomike në vend.

Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, duke veçuar mesazhin e fundit nga Presidenti Donald Trump, i cili në letrën e tij theksoi partneritetin e fortë me Kosovën.

“Jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me SHBA-në në avancimin e objektivave tona strategjike të përbashkëta,” deklaroi Osmani, duke theksuar rëndësinë e aleancës transatlantike për zhvillimin demokratik të vendit.

Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar ishte vazhdimi i Kompaktit të MCC-së, për të cilin Presidentja u informua nga Zëvendëssekretari amerikan Christopher Landau. Osmani e cilësoi këtë si një hap thelbësor në mbështetjen e zhvillimit afatgjatë të sektorit të energjisë dhe digjitalizimit të Kosovës.

Gjatë takimit, u trajtuan gjithashtu zhvillimet e fundit politike, me fokus në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, si dhe nevoja për të vazhduar hapat konkretë në drejtim të bashkëpunimit në fusha strategjike me interes të përbashkët.

Takimi konfirmoi edhe një herë se Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i pazëvendësueshëm për Kosovën, në rrugën e saj drejt stabilitetit, integrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm./KultPlus.com

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

By: Elva
7 August 2025 at 15:10

Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit me seli në Uashington, beson se paraliza institucionale po e cenon edhe shtetësinë, edhe rendin kushtetues të Kosovës. “E thënë troç, vullneti popullor dhe interesat madhore shtetërore po rrezikojnë të bëhen kurban i egove të papjekura dhe ambicieve dritëshkurtra politike. Populli […]

The post A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale? appeared first on BoldNews.al.

Presidentja Osmani publikon letrën e plotë që pranoi nga Donald Trump

By: Kult Plus
7 August 2025 at 11:45

Presidentja e Republikës së Kosovës ka shprehur falënderimin e saj të sinqertë ndaj Donald J. Trump për përkrahjen e vazhdueshme dhe për fjalët e fuqishme që ai ka dhënë në mbështetje të partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke publikuar kështu edhe letrën e plotë që pranoi nga Trump, i cili ndër të tjera i drejtohet Osmanit me “mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara”.

Në falënderimin që publikoi në llogarinë e saj në Facebook, Vjosa Osmani, theksoi edhe rëndësinë jetike të marrëdhënieve me SHBA-të, duke e quajtur aleancën me Uashingtonin një shtyllë kyçe për paqen, zhvillimin dhe sigurinë në rajon. Presidentja ritheksoi përkushtimin e saj për të forcuar më tej këtë partneritet strategjik:

“Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë.”

Ky falënderim mirënjohjeje dhe publikimi i letrës së Trump, vijnë në një kohë kur bashkëpunimi mes Kosovës dhe SHBA-ve mbetet më i rëndësishëm se kurrë, si në fushën e sigurisë, ashtu edhe në atë të zhvillimit ekonomik dhe integrimit ndërkombëtar të vendit.

Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht nga figura të larta politike si Donald Trump, konsiderohet si një element kyç në avancimin e interesave të Kosovës në skenën globale./KultPlus.com

Arbana Osmani shijon pushimet familjare në të njëjtin resort luks ku po qëndron edhe Dua Lipa

6 August 2025 at 23:12

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja nga pushimet verore, ku shfaqet në momente të qeta dhe të lumtura me familjen e saj.

Ajo po i kalon këto ditë të nxehta të gushtit në jug të Shqipërisë, përkatësisht në Kep Merli – një ndër resortet më luksoze dhe të përzgjedhura të rivierës shqiptare.

Arbana është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj, si dhe tre fëmijët e saj, duke krijuar një atmosferë relaksi dhe ngrohtësie familjare.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Fotografitë e postuara e tregojnë Arbanën në ambientet ekskluzive të resortit, me pamje mahnitëse të detit dhe natyrës përreth, ku ajo shijon kohën me të dashurit e saj.

Nuk mungojnë as momentet tërheqëse nga plazhi dhe mbrëmjet romantike në perëndim të diellit.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Detaji që bie në sy është se në të njëjtin resort po pushon edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila po ashtu ka publikuar pamje nga Kep Merli, duke e kthyer këtë destinacion në një pikë takimi të yjeve të njohur shqiptarë.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Pushimet e Arbanës vijnë pas një sezoni të ngarkuar me angazhime televizive, dhe këto momente relaksi duken të mirëpritura nga ndjekësit e saj që kanë vërshuar me komente pozitive në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Arbana Osmani/Instagram

 

Foto: Arbana Osmani/Instagram

 

Foto: Arbana Osmani/Instagram

 

Foto: Arbana Osmani/Instagram

The post Arbana Osmani shijon pushimet familjare në të njëjtin resort luks ku po qëndron edhe Dua Lipa appeared first on Telegrafi.

Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik për sigurinë/ Kush është Radomir Llaban?

6 August 2025 at 21:16

Vëmendja e opinionit publik në Kosovë është kthyer sërish te Radomir Llaban, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nga radhët e komunitetit serb. Këtë herë, vëmendja është kthyer te Llaban në kulmin e një krize institucionale që po zgjat prej disa muajsh, si pasojë e pamundësisë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të shkurtit. Presidentja […]

The post Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik për sigurinë/ Kush është Radomir Llaban? appeared first on BoldNews.al.

Avokati Ibrahimaga: Tërheqja e kërkesës së Osmanit në Kushtetuese për shkak të Labanit nuk është e justifikueshme

By: kemajlbr
6 August 2025 at 18:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese, përmes së cilës kërkonte interpretimin e pasojave juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor.

Ajo ka sqaruar se arsyeja e tërheqjes lidhet me faktin që gjyqtari raportues i kësaj çështjeje ishte caktuar Radomir Laban, për të cilin, sipas Osmanit, ka informacione nga institucionet e sigurisë që e konsiderojnë si kërcënim për rendin kushtetues të vendit.

Ky veprim është komentuar nga avokati Virtyt Ibrahimaga në emisionin FIVE të Dukagjinit. Sipas tij, tërheqja e kërkesës për shkak të emrit të gjyqtarit raportues nuk është një arsyetim i qëndrueshëm ligjërisht.

“Sa i përket kërkesës pr tërheqje lidhur me këtë arsyetim, ky është arsyetim. Se në qoftë se ti e dërgon një parashtresë në gjykatë, atëherë pavarësisht se cili gjykatës e merr përsipër atë, ti duhesh me prit vendimin sepse nuk mundesh me zgjedh se cili gjykatës e trajton atë çështje. Ndër sa i përket shkarkimit të një gjykatësi të të Gjykatës Kushtuese, ekzistojnë procedura tjera, të cilat mundem me u iniciua”, ka thënë Ibrahimaga.

Ibrahimaga shpjegoi se gjyqtari raportues së bashku me dy gjyqtarë të tjerë përcakton fillimisht nëse kërkesa është e pranueshme. Nëse çështja kalon për shqyrtim përmbajtësor, vendimi merret nga kolegji, jo nga vetë gjyqtari raportues.

Ai shtoi se, edhe pse ky gjyqtar ka rol të rëndësishëm dhe është më i informuari për lëndën, nuk ka ndikim vendimtar.

“Ndërsa çfarë roli ka gjyqtari raportues? Gjyqtari raportues merret më lëndën, e analizon lëndën dhe thjesht e jep një rekomandim. Së pari ekziston procedura e përcaktimit, nëse kërkesa është lejueshme apo jo. aty gjyqtari raportues ka rol së bashku me dy gjyqtar tjerë për pacaktuar pranueshmërinë e kërkesës. Ndërsa nëse vjen te shqyrtimi përmbajtësor i kërkesës, nëse lëshohet merita, vendos kolegji. Natyrisht se gjyqtari raportues e raporton çështjen. Pa dyshim që roli i tij është i rëndësishme, por nuk është vendimtar. Se ne kemi disa raste ku Kushtetuesja nuk  e ka ndjek rekomandimin e gjyqtari raportues.

Por thjesht e ka marrë në konsideratë atë raport dhe rekomandimin e tij, mirëpo ka vendosur ndryshe. Nuk duhet të relativizuar as rolin e gjyqtari raportues, sepse është më i informuari për lëndën dhe ai e jep një rekomandim sa i përket çështjes. Gjyqtari raportues nuk mundet me përcaktuar vendimin përfundimtar, bile as vendimin sa i përket pranueshmërisë së kërkesës. Nuk është arsyetim me u tërheq lënda se një gjyqtar është aty gjyqtar raportues…”, ka shtuar avokati.

The post Avokati Ibrahimaga: Tërheqja e kërkesës së Osmanit në Kushtetuese për shkak të Labanit nuk është e justifikueshme appeared first on Telegrafi.

Nuk ka më “gusht e gunë”, bëhuni gati për 40 °C/ Sinoptikanët: Ja deri kur zgjat vala e të nxehtit

6 August 2025 at 16:36

Ndryshimet klimatike kanë bërë që shprehja “gusht e gunë” të mos gjejë më zbatim në Shqipëri. Kjo pasi, duke nisur nga fundjava, vendi ynë do të goditet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan me temperatura 40 gradë në hije. “Do të vijojnë gradualisht të rriten temperaturat e ajrit si pasojë e kësaj vale […]

The post Nuk ka më “gusht e gunë”, bëhuni gati për 40 °C/ Sinoptikanët: Ja deri kur zgjat vala e të nxehtit appeared first on BoldNews.al.

Osmani pas takimit me Peter Sørensen: Procesi i drejtë i dialogut, kyç për paqen në rajon

By: Kult Plus
6 August 2025 at 16:40

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sørensen, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Ajo theksoi se një proces i drejtë dhe i paanshëm i dialogut, me objektiva të qarta, është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Në takim u trajtua gjithashtu rëndësia e avancimit të integrimit evropian të Kosovës, si dhe nevoja për heqjen e masave të padrejta të vendosura ndaj qytetarëve të saj.

Presidentja Osmani ngriti edhe shqetësimin për arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë, duke i cilësuar si shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe pengesë për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi vjen në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta dhe Bashkimi Evropian po kërkon rifillimin e dialogut me angazhim të shtuar nga të dy palët./KultPlus.com

Rasti i gjykatësit Laban, Kurti: Absurde që dikush që vlerësohet si i papërshtatshëm për sigurinë të gjykojë mbi një çështje kushtetuese

6 August 2025 at 14:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, një ditë më parë ka bërë të ditur se ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Osmani ka thënë se vendimi për tërheqjen e kërkesës është marrë si reagim ndaj caktimit të gjyqtarit Radomir Laban si raportues i kësaj lënde, të cilin ajo e cilëson si figurë problematike për sigurinë e shtetit.

E lidhur me këtë ka folur sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

I pyetur se si e sheh tërheqjen e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, Kurti tha se presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni se ai do të jetë kryesues i çështjes që do të trajtohet nga Kushtetuesja.

“Ne që nga viti 2018 kemi qenë të informuar për gjyqtarin Laban, atëherë kur ai pati aplikuar që të bëhet anëtari i Gjykatës Kushtetueses”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë tutje tha se deputetja Albulena Haxhiu në emër të grupit parlamentar të LVV aso kohe sa ishin në opozitë i ka shkruar letër zyrtare Zyrës së Presidentit dhe kryetares të atëhershme të Gjykatës Kushtetuese.

“Deputetja Albulena Haxhiu në emër të Grupit parlamentar aso kohe sa ishim në opozitë i ka shkruar letër zyrtare Zyrës së Presidentit, por fatkeqësisht as presidenti i atëhershëm në vitin 2018, as kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e atëhershme, në vitin 2018 nuk e kanë parë të arsyeshme që të ndalin një proces të tillë sepse është absurde që dikush i cili sipas informacioneve që kemi nga institucionet e sigurisë se është i papërshtatshëm, rrezik për rendin tonë kushtetues tash të gjykojë mbi një çështje kushtetuese”, tha Kurti. /Telegrafi/

The post Rasti i gjykatësit Laban, Kurti: Absurde që dikush që vlerësohet si i papërshtatshëm për sigurinë të gjykojë mbi një çështje kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Sorensen me Osmanin e Kurtin flasin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

6 August 2025 at 14:03

PRISHTINË, 6 gusht/ATSH/ Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se ka diskutuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, për formën e zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Pas takimit gati dy orësh, ai foli shkurt para mediave. Sorensen tha se takimet e tij ishin të rregullta.

Ai shtoi se formimi i institucioneve të reja në Kosovë po merr kohë.

/Kosovapress/

The post Sorensen me Osmanin e Kurtin flasin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani në takim me Sorensen, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

6 August 2025 at 12:24

PRISHTINË, 6 gusht/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Presidenca ka njoftuar se në këtë takim Osmani ka theksuar rëndësinë e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, transmeton KosovaPress

“Në kuadër të diskutimit, u trajtua edhe procesi i konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera, si dhe rëndësia që këto institucione të funksionojnë në mënyrë demokratike për të avancuar objektivat e përbashkëta. Presidentja trajtoi edhe çështjen e arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë duke kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që Serbia t’i ndalë këto veprime të paligjshme ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me dialogun, Kosovë-Serbi, Osmani tha se ky proces duhet të jetë i drejtë ipaanshëm, duke përcaktuar objektiva të qarta, gjë që do të kontribuonte po ashtu në avancimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit në tërësi.

Osmani nënvizoi rëndësinë e integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera të rëndësishme.

/KosovaPress/

 

The post Osmani në takim me Sorensen, në fokus dialogu Kosovë-Serbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin

6 August 2025 at 11:05

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen i cili po qëndron në Prishtinë përfundoi takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi nuk pati prononcim për media për atë se çka u bisedua mes dyshes, Osmani Sorensen.

Ai pas këtij takimi pritet të takohet më kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq, javë më parë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mbajtur një takim të rëndësishëm në Washington me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli, dhe atë të Serbisë, Dragan Sutanovaq. /Telegrafi/

 

The post Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin appeared first on Telegrafi.

Ngërçi politik, tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja për seancën konstituive dhe deklaratat e presidentes Osmani

6 August 2025 at 07:46

Që nga 9 shkurti kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, vendi është ende pa institucione të reja të dala nga këto zgjedhje, rrjedhimisht ende nuk kemi kuvend të konstituuar dhe qeveri të re.

Këto ditë pritej që Kushtetuesja të dalë me një sqarim lidhur me situatën pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme, pasi Kuvendi nuk u konstituua edhe pas 30 ditëve afat sa kishte dhënë fillimisht Kushtetuesja.

Por, një ditë më parë, e para e shtetit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Osmani tha se vendimi për tërheqjen e kërkesës është marrë si reagim ndaj caktimit të gjyqtarit Radomir Laban si raportues i kësaj lënde, të cilin ajo e cilëson si figurë problematike për sigurinë e shtetit.

“Sot, në përputhje me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren përkatëse, kam tërhequr kërkesën e paraqitur më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës, tashmë të konfirmuar, se si gjyqtar raportues në këtë rast është caktuar Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare”, deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se, sipas të dhënave të sigurisë, gjyqtari Laban përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe ka qenë i përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues të vendit.

“Caktimi i tij në një çështje të një rëndësie të tillë kushtetuese është thellësisht shqetësues dhe mund të krijojë pasoja serioze për institucionet tona,” theksoi presidentja.

Presidentja ka kërkuar vëmendje të shtuar ndaj integritetit të institucioneve kushtetuese dhe sigurisë së shtetit, duke nënvizuar se nuk mund të lejohet që çështje të ndjeshme të trajtohen nga individë për të cilët ekzistojnë dyshime të thella për rrezikshmëri ndaj rendit kushtetues të Kosovës.

Tutje theksoi se gjyqtari Llaban nuk është emëruar nga ajo. Procedura për shkarkimin e një gjyqtari të Kushtetueses kërkon një vendim të marrë nga dy të tretat e anëtarëve të kësaj gjykate, çka e bën të pamundur çdo veprim të Presidencës pa një propozim zyrtar nga vetë gjykata.

Osmani u rekomandon deputetëve t’i drejtohen Kushtetueses, pas tërheqjes së kërkesës për seancën konstituive

Presidentja Osmani, tutje, në këtë konferencë për media ka rekomanduar deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, pas tërheqjes së kërkesës së saj lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Osmani theksoi se deputetët kanë mandat të plotë për të kërkuar sqarime për çështjet që mbeten të paqarta, posa të publikohen vendimet në rastet e iniciuara nga PDK dhe LDK.

Ajo u shpreh se kjo duhet bërë me shpresën se në rastin e ri nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues.

“Unë dua t’i inkurajojë deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mandat të plotë që t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese, që pasi të publikohen vendimet në dy rastet e iniciuara nga partitë PDK dhe LDK, për çështjet që mbesin të pasqaruara dhe pas atij aktgjykimi që t’i adresohen drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese, nën shpresën që nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues”, deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se për një çështje kaq sensitive, nuk do të inkurajonte askënd ta linte lëndën në Kushtetuese nëse gjyqtar raportues mbetet i njëjti.

“Unë nuk do ta inkurajoja asnjë institucion që ta linte lëndën në Gjykatën Kushtetuese, në qoftë se gjyqtar raportues, për temë kaq sensitive është fjala, vendoset ky gjyqtar, së paku derisa të sqarohet përfundimisht nga institucionet tona të drejtësisë”, tha ajo.

Por, kush është Radomir Laban?

Radomir Laban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018.

Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Labanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.

Në vitin 2011, Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Radomir Laban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Mandati i gjyqtarit Laban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.

Si shihet veprimi i Osmanit nga juristët?

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar si shkelje flagrante të Kushtetutës tërheqjen e kërkesës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë për KosovaPress, Hasani ka thënë se ky veprim është “djallëzor fund e krye” dhe ka për synim bllokimin e punës së Gjykatës Kushtetuese në prag të vendimit që pritet të merret deri më 8 gusht, kur edhe skadon masa e përkohshme e kësaj gjykate për çështjen e moskonstituimit të Kuvendit.

“Kjo tërheqje është djallëzore dhe ka për synim bllokadën dhe paralizimin e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese. Si veprim, është krejtësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përbën shkelje flagrante të saj,” deklaroi Hasani.

Ndërkaq, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ngritur katër pyetje publike ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të saj për të tërhequr kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 22 korrik 2025.

Në këtë kontekst, Kryeziu kërkon përgjigje për sa vijon:

A keni komunikuar me Kryetaren e kaluar dhe Kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me këto gjetje të organeve të sigurisë?

A janë këto gjetje të organeve të sigurisë të faktuara mirë, përtej çdo dyshimi të bazuar?

A keni biseduar me anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje?

A keni sugjeruar që, në dritën e këtyre gjetjeve, Gjykata Kushtetuese të nisë procedurën për të rekomanduar shkarkimin e gjyqtarit?

 

The post Ngërçi politik, tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja për seancën konstituive dhe deklaratat e presidentes Osmani appeared first on Telegrafi.

❌
❌