Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bildt për dialogun Kosovë-Serbi: Pritjet duhet të jenë të kufizuara

11 June 2025 at 17:39

Ish-kryeministri i Suedisë dhe diplomati i njohur evropian, Carl Bildt, ka komentuar mbi takimin e mbajtur të martën në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit të ri të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bildt tha se dialogu është ristartuar me Sorensenin si ndërmjetësues, por sipas tij pritjet për ndonjë zhvillim të madh në këtë fazë duhet të jenë të kufizuara.

“Mendoj se pritjet për një përparim të madh duhet të mbahen brenda kufijve të caktuar për momentin,” ka shkruar Bildt, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i punës së Sorensenit në këtë proces.

Emisari i ri i BE-së, Peter Sorensen, ka mbajtur takimin e parë zyrtar me palët në kuadër të dialogut, ndërsa pritet që në javët në vijim të ketë angazhime të tjera drejt zhbllokimit të procesit.

With Peter Sørensen as new 🇪🇺 man for the issue the 🇷🇸 🇽🇰 dialogue was restarted yesterday. I think expectations for big breakthrough should be held within distinct limits for the time being. https://t.co/4zATclMo04

— Carl Bildt (@carlbildt) June 11, 2025

The post Bildt për dialogun Kosovë-Serbi: Pritjet duhet të jenë të kufizuara appeared first on Telegrafi.

A ka legjitimitet përfaqësimi Besnik Bislimi? – analistët komentojnë takimin e kryenegociatorëve në Bruksel

10 June 2025 at 23:23

Analistët kanë komentuar takimin e sotëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të ndërmjetësuar nga emisari i ri i BE-së, Peter Sorensen.

Analisti politik Afrim Kasolli duke folur për përfshirjen e kryenegociatorit Besnik Bislimit në këtë proces, theksoi mungesën e bazës ligjore dhe politike për përfaqësim serioz nga pala kosovare.

Kasolli tutje tha se Bislimi duhej të thoshte se “unë nuk mundem të vijë në dialog pa u krijuar institucionet e Kosovës, sepse nuk kam legjitimitet”.

Ndërsa, analisti Blerim Canaj, tha se pavarësisht premtimeve të Vetëvendosjes dialogu doli të ”jetë prioritet i të gjitha prioriteteve”.

“Pamë një takim me zero rezultat, thjesht një mesazh se u takuam dhe do të vazhdojmë të takohemi”, tha Canaj, për RTV21.

Ai shtoi se ky takim i dërgon një mesazh të qartë Kosovës: dialogut nuk mund t’i iket.

Edhe LDK ka reaguar pas takimit trepalësh të mbajtur në Bruksel ndërmjet zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, kryenegociatorit serb Petar Petkoviç dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në reagimin e LDK-së thuhet se Bislimi nuk ka asnjë mandat legjitim për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

“Mandati i ish-qeverisë, në të cilën z. Bislimi ka qenë i emëruar kryenegociator nga ish-kryeministri Kurti, ka përfunduar me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Andaj, z. Bislimi është vetëm ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar për të marrë vendime në këtë proces”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

The post A ka legjitimitet përfaqësimi Besnik Bislimi? – analistët komentojnë takimin e kryenegociatorëve në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh, Serbia mungoi

2 June 2025 at 17:16

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të hënën pas një takimi me Peter Sorensenin, të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë se, takimi i 2 qershorit ishte planifikuar të ishte trepalësh, por ekipi i Serbisë është përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel.

Duke u deklaruar për median lokale të Kosovës, KOHA, Bislimi ka thënë se në takimin e tij të parë në Bruksel me Sorensesin ka biseduar për qasjen që do të ketë në fazat e ardhshme të bisedimeve në nivel të kryenegociatorëve, si dhe ato të nivelit të lartë, nën drejtimin e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas.

“Në takim bilateral ngritëm një sërë temash për të cilat mendojmë se është shumë me rëndësi që të kemi përgjigje nga Brukseli, apo zgjidhje, p.sh. kemi rastin e menaxhimit të integruar të kufirit ku ka ngecje të mëdha nga ana e Serbisë. Diskutuam edhe për një proces shumë të rëndësishëm që e kemi – mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes ndihmave për fermerët e vegjël”, ka thënë mes tjerash Bislimi për KOHËN.

Në përpjekje për të ringjallur dialogun mes dy vendeve, Kallas ka qëndruar në Prishtinë dhe Beograd në maj të këtij viti, duke bërë thirrje për përmirësim të raporteve, sepse vetëm ashtu mund të ketë të ardhme evropiane për të dyja vendet.

Serbia gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, ndërsa Kosova jo, pavarësisht se ka aplikuar.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve prej vitit 2011, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Aktualisht Kosova është me Qeveri në detyrë, pasi më 2 qershor, Kuvendi ka dështuar të konstituohet për të 25-ën herë me radhë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh, Serbia mungoi appeared first on Euronews Albania.

Bislimi takon Peter Sorensen në Bruksel

2 June 2025 at 13:19

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ndodhet në Bruksel për takime në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Sipas zëdhënësit të BE-së ai është në takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Peter Sorensen. Zëdhënësi i BE-së ka thënë se të martën pritet edhe takimi me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq pasi takimet janë thirrur në nivel të kryenegociatorëve.

Burimet diplomatike në Bruksel thonë se nuk presin ndonjë zhvillim dramatik duke pasur parasysh situatën aktuale politike në Kosovë.

Kjo është hera e parë që kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia janë thirrur në Bruksel prej kur Sorensen është emëruar si i dërguar i posaçëm për dialog, post në të cilin më herët ishte Miroslav Lajçak.

Vazhdimin e dialogut e kishte paralajmëruar gjatë vizitave të saj në Kosovë dhe në Serbi edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Kaja Kallas.

BE-ja ndërkohë përsëritë se marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve si dhe aneksi i Ohrit për implementim mbeten në fuqi dhe palët duhet t’i zbatojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bislimi takon Peter Sorensen në Bruksel appeared first on Euronews Albania.

Sorenseni në Berlin, diskuton me zyrtarët gjermanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

20 May 2025 at 23:46

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, është takuar në Berlin me sekretarin e shtetit Geza von Geyr dhe këshilltarin për Politikë të Jashtme të kancelarit gjerman Friedrich Merz, Gunter Sautter.

Sorensen në një postim në platformën “X” ka shkruar se është diskutuar se si të çohet përpara normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithmonë mirë të jem në Berlin. Takime të para shumë të mira me sekretarin e shtetit Geza von Geyr dhe këshilltarin kryesor për Politikë të Jashtme të kancelarit Merz, Gunter Sautter. Diskutuam se si të çojmë përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës për Gjermaninë për mbështetje ndaj përpjekjeve të BE-së”, ka shkruar Sorensen, transmeton Telegrafi.

Always good to be in Berlin 🇩🇪. Very good first meetings with State Secretary Géza von Geyr and Chief Foreign Policy Adviser to Chancellor Merz, Günter Sautter. We discussed how to advance normalisation of relations between Kosovo and Serbia. Grateful for 🇩🇪 support to 🇪🇺 efforts pic.twitter.com/EcoxEBEgHY

— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 20, 2025

Vizita e tij në Berlin vjen në një moment të ndjeshëm për dialogun Kosovë–Serbi, i cili ka hyrë në një fazë të zgjatur stagnimi, përkundër angazhimit të vazhdueshëm ndërkombëtar për të rifilluar negociatat dhe për të zbatuar marrëveshjet e mëparshme. Gjermania, si një nga vendet kyçe brenda Bashkimit Evropian dhe me ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor, ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj për stabilitetin dhe integrimin evropian të rajonit.

Takimet e Sorensen me zyrtarët gjermanë sinjalizojnë për një rifreskim të përpjekjeve diplomatike evropiane dhe një përfshirje më të madhe të Berlinit në procesin e ndërmjetësimit. Roli i Gjermanisë shihet si vendimtar në ofrimin e një mbështetjeje më të strukturuar dhe në rritjen e presionit ndaj palëve për të respektuar obligimet e marra në kuadër të dialogut.

Nga ana tjetër, komuniteti ndërkombëtar është gjithnjë e më i shqetësuar për tensionet në rritje në veri të Kosovës dhe për mungesën e progresit konkret në terren. Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për veprime të maturuara dhe kthim në tryezën e bisedimeve, ndërsa paralajmëron se vonesat e mëtejshme mund të kenë pasoja në procesin e integrimit evropian të të dyja vendeve.

Vizita e Sorensen pritet të pasohet nga takime të tjera në vende të ndryshme të BE-së, si pjesë e një ofensivë diplomatike për të rifilluar me vrull dialogun dhe për të ndërtuar konsensus ndërkombëtar për një zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse./Telegrafi/

The post Sorenseni në Berlin, diskuton me zyrtarët gjermanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi appeared first on Telegrafi.

BE thotë se ka komunikim me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi, por nuk tregon në çfarë niveli

25 March 2025 at 17:30

Bashkimi Evropian thotë se është në komunikim me SHBA-në në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por nuk jep detaje se në çfarë niveli po zhvillohet ky komunikim.

Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, tha shkurtë se Brukseli është në kontakt me Uashingtonin.

“Ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë, përfshirë SHBA-në, sa i përket procesit të dialogut”, tha ajo në konferencë për media, më 25.03.2025, duke shtuar se nuk ka çka të ndaj më shumë në lidhje me këtë çështje.

Hipper tha se si BE po vazhdojnë angazhimin e tyre.

“Kur është fjala për Dialogun, ne jemi të përkushtuar që të shohim që rruga drejt BE-së për të dyja palët të kalojë përmes dialogut të lehtësuar”, shtoi Hipper.

Derisa BE-ja është ndërmjetëse e Dialogut Beograd-Prishtinë, SHBA-ja ka qenë një partner me ndikim, duke ofruar mbështetje diplomatike dhe duke inkurajuar të dyja palët që të përfshihen në negociata konstruktive.

Emisari i ri i BE-së për Dialogun, danezi Peter Sorensen qëndroi në Kosovë javën e kaluar për të takuar kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeminstrin Besnik Bislimi. Ndërsa gjatë javës të fundit të marsit po qëndron në Serbi, ku ka zhvilluar takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiqi, pas takimit në një postim në Instagram tha se takimi i tij i parë me Sorensenin  për dialogun ishte “i hapur dhe i drejtë”. Ai ka thënë se e ka njoftuar Sorensenin, i cili fillimisht e ka vizituar Kosovën “për problemet me të cilat ballafaqohen serbët” atje.

“Unë shpreha shqetësim të veçantë për pozitën e vështirë në të cilën ndodhen serbët për shkak të lëvizjeve të shumta përshkallëzuese, të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës”,. ka thënë Vuçiq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me Sorensenin në Kosovë i kishte dhënë vërejtjet e saj për draftin e BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ajo tha se draft-statuti i Asociacionit “nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, as standardet e BE-së dhe as Këshillit të Evropës.”

Në anën tjetër, pas takimit, kryeministri Albin Kurti gjatë takimit theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit.

Kryeministria bëri të ditur se, Kurti gjatë takimit ia rikujtoi Sorensenit sulmin paramilitar në Banjskë në shtator të vitit 2023 dhe sulmin terrorist në Ibër-Lepenc në nëntor të vitit të kaluar, duke nënvizuar se ende janë në liri në Serbi, Milan Radoiçiqi dhe grupi i tij.

Qeveria e Kosovës pret që me emisarin të ri të BE-së për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ky proces të kthehet në binarët e duhur e të fokusohet në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe të rritet llogaridhënia “ndaj palës bllokuese teksa e kemi tashmë një marrëveshje, atë Bazike, dhe Aneksin Implementues të Ohrit”.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit tha se në njërën anë këto marrëveshje duhet të gjejnë zbatueshmëri në tërësinë e tyre, duke siguruar brenda procesit edhe barazinë e palëve, qasje të drejtë dhe të paanshme edhe nga ndërmjetësuesi, dhe në anën tjetër, duhet të punojnë në marrëveshjen finale që ka në qendër njohjen të ndërsjellë dhe ligjërisht të pranueshme.

Për mbarëvajtjen e dialogut, në përgjithësi, në katër vitet e fundit, Kryeziu tha se me qeverisjen Kurti, Kosova është përfaqësuar denjësisht duke treguar konstruktivitet e gatishmëri për normalizim dhe ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kurse, nga ana tjetër, ai tha se Serbia ka vijuar me qasje destruktive në këtë proces, pa vullnet e gatishmëri për bashkëpunim, “gjersa kjo dhe veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e tyre kanë shpërfaqur qëllimet e vërteta të Serbisë”.

“Në anën tjetër angazhimi dhe përkushtimi ynë në proces ka qenë i palëkundur, dhe përkundër rezistencës së Serbisë, tashmë janë zgjidhur çështje si ajo e mospagesës së rrymës në veriun e vendit dhe ajo e targave ilegale. Për herë të parë energjia elektrike po paguhet edhe në katër komunat në veri, ndërsa nuk qarkullojnë më në territorin tonë targa ilegale”, tha Kryeziu për KALLXO.com.

Emisari i BE-së, Peter Sorensen, i cili mori mandatin në shkurt 2025, rastisi të jetë në Kosovë pikërisht në kohën e përvjetorit të kësaj Marrëveshje.

Pas takimeve, i deleguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi u tregua fjalë pak. Nuk mbajti konferencë për media për të shpalosur se çka diskutuan, mirëpo përmes një deklarimi të shkurtër për media e quajti “një fillim të mirë”, duke treguar se bisedën e patën rreth mënyrës se si procesi mund të vazhdojë dhe të ecë përpara.

“Dialogu është për t’u siguruar që të ketë takime. Se a do të thotë kjo kompromise apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar”- tha ai në një deklarim për media.

Me ujdinë në Ohër, Kosova mori obligime për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura më herët, përshirë atë që e parasheh krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia nuk do ta kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. E si “shpërblim”, BE-ja kishte marrë përsipër të organizonte një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë.

Në lidhje me moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, portali publikoi intervistën me profesorin në pension të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, më parë në Qendrën për Çështjet Globale të Universitetit të Nju Jorkut dhe anëtar i lartë në Institutin e Politikave Botërore, Alon Ben-Meir, i cili fajësoi dy shtetet, dy liderët dhe Bashkimin Evropian, për dështimin e dialogut.

Më 18.03. 2025, shënohen dy vjet qëkur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar dhe presidenti serb ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike, që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.

Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër të tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës – përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Marrëveshja me 11 Nene, ndër të tjera, parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha Marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë Dialogut.

Para së të emërohet Peter Sorensen, Emisar për dialogun Kosovë- Serbi ishte sllovaku Mirosllav Lajçak. Gjatë mandatit gati pesëvjeçar të Lajçakut, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

BE-ja ka akuzuar Kosovën dhe Serbinë për mosnisjen e zbatimit të paktit – duke thënë se kjo do të ndikojë në rrugëtimin e dy shteteve drejt integrimeve evropiane. Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.

Ky proces kishte nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik. Megjithatë, Dialogu Kosovë-Serbi ka çaluar përgjatë viteve të fundit. /Kallxo.com/

The post BE thotë se ka komunikim me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi, por nuk tregon në çfarë niveli appeared first on Telegrafi.

Stagnimi në dialog sprovon BE-në – 18 muaj pa një takim të nivelit të lartë

23 March 2025 at 16:51

Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro.

Me të dyja vendet të përfshira nga sfidat e brendshme, marrëveshja përfundimtare duket e largët.

Analistët argumentojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të shtyjë përpara njohjen reciproke mes tyre, jo thjesht normalizimin e marrëdhënieve, dhe të ketë një plan B nëse dialogu dështon.

Vizita e parë e Peter Sorensenit në Prishtinë, si i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, erdhi në një moment kur ky proces nuk duket se është në agjendën e dikujt.

Në Kosovë, vëmendja mbetet te çështjet paszgjedhore, ndërsa Serbia përballet me protesta dhe trazira të brendshme.

Pavarësisht këtyre, mesazhi i emisarit evropian ishte i qartë: dialogu duhet të vazhdojë.

“Dialogu është për t’u siguruar që të ketë takime. Se a do të thotë kompromis a jo, iu takon palëve për ta përcaktuar. Dialogu është për këtë dhe këtë jemi duke e bërë që nga viti 2011”, tha Sorensen më 17 mars në Prishtinë.

Para 14 vjetësh kanë nisur rundet e para të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Ndër vite, ato janë zhvilluar herë më me vrull, herë më ngadalë. Ka pasur me dhjetëra marrëveshje e zotime, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.

Udhëheqësit, ndërkohë, kanë ndërruar në Bruksel, në Prishtinë e në Beograd, por, njësoj, ka ndërruar edhe narrativi. Nëse dikur flitej për njohjen e ndërsjellë si qëllim kryesor, tani flitet vetëm për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sorensen, pasi takoi krerët shtetërorë të Kosovës, theksoi nevojën për të vazhduar dialogun, por tha se do që t’i dëgjojë të dyja palët, përpara se të vendosë për hapat e ardhshëm.

“Qëllimi është që të vazhdojë procesi dhe të ecet përpara. Unë kam diskutime këtu në Prishtinë, por më duhet të shkoj edhe në Beograd. Pasi t’i zhvilloj këto biseda, do të ulem dhe të shoh se ku jemi”, tha Sorensen.

Dy palët nuk duket se janë askund afër. Bisedime të nivelit të lartë mes tyre nuk ka pasur qysh në shtator të vitit 2023.

Më 14 të atij muaji, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel, me ndërmjetësimin e udhëheqësve të atëhershëm evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak.

Dhjetë ditë pas atij takimi ka ndodhur sulmi i armatosur në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh kanë vrarë një polic të Kosovës.

Përpjekjet e mëvonshme të BE-së për t’i ulur dy liderët bashkë në tryezë, kanë dështuar – kryesisht për shkak të kushteve që i ka paraqitur njëra palë, e që tjetra i ka kundërshtuar.

Pas takimit me Sorensenin, edhe Kurti, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë pasur një sërë kërkesash për të: nga heqja e masave ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës deri te dorëzimi i grupit që ka sulmuar Banjskën tek autoritetet e Kosovës.

Për vëzhguesit e procesit të dialogut, topi, në fakt, është në fushën e BE-së. Ata thonë se është koha që ky bllok të fokusohet te një qëllim specifik, që është njohja e ndërsjellë mes dy vendeve, pasi, sipas tyre, kjo është zemra e problemit dhe kjo duhet të adresohet direkt.

Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në LSE IDEAS – Shkolla e Londrës për Ekonomi, flet më shumë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Është vërtet e rëndësishme që njohja e ndërsjellë të vihet në ballë të këtij dialogu, sepse ideja e normalizimit është shumë e papërcaktuar. Nëse nuk keni një qëllim të qartë, ju as nuk përpiqeni të arrini diçka specifike”.

“Ndaj, mendoj se Sorensen duhet ta vendosë këtë qëllim përpara, që të mund t’i lëvizë palët në një drejtim të caktuar dhe ta zgjidhë këtë konflikt njëherë e përgjithmonë”, thotë Hartwell.

Vuçiq këmbëngul se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Fokusi i tij është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – gjë të cilën shpesh e nxjerr edhe si kusht për vazhdimin e dialogut me palën tjetër.

Për këtë asociacion ka një marrëveshje qysh në vitin 2013, porse Kosova – pavarësisht trysninë ndërkombëtare – nuk e ka zbatuar kurrë, nga frika se një mekanizëm i tillë, me kompetenca të gjera, do të mund të ndikonte në funksionalitetin e shtetit.

Kosova ka kohë që ka marrë një draft të hartuar nga BE-ja për statutin e këtij asociacioni, por edhe ai duket se është jashtë tryezës tashmë.

Presidentja Osmani tha këtë javë se drafti, si i tillë, nuk do të merrte dritë jeshile nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

“Unë, personalisht, besoj se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk është në përputhje as me vlerat dhe normat e Bashkimit Evropian dhe standardet e Këshillit të Evropës, e as me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015″, tha Osmani.

Një asociacion me kompetenca të gjera do të vinte me rrezikun e krijimit të një Republike Sërpska në Kosovë, thotë Hartwell, duke iu referuar entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë, i cili ka pushtet legjislativ.

“Ekziston një perceptim i fortë se Asociacioni do të ndihmonte në përparimin e dialogut, por unë jam shumë skeptik për këtë. Një opsion ndoshta për Kosovën do të ishte që të prezantonte një version të zbutur të Asociacionit dhe, në njëfarë mënyre, ta zbatonte atë, vetëm për t’i heshtur kritikët”.

“Por, theksoj se zbatimi i Asociacionit me kompetenca të forta ekzekutive do të bëhej mjaft problematik për Kosovën”, thotë Hartwell.

Kurt Bassuener, nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin, thotë se Bosnje e Hercegovina, për shkak të organizimit të brendshëm që ka, ka mbetur çështje e hapur prej dekadash. Nuk e përjashton mundësinë që edhe kontesti mes Kosovës dhe Serbisë të mbetet i tillë, ndaj sugjeron që të gjitha palët t’i kthehen qëllimit të deklaruar fillestar: njohjes së ndërsjellë.

“Askush nuk flet më për njohje të ndërsjellë. Të gjithë flasin për një normalizim dhe kjo nuk është në interesin e Kosovës, e do të thosha se nuk është as në interesin e një Serbisë demokratike”, thotë Bassuener.

Në vazhdën e ndryshimeve të shpejta gjeopolitike, ai thotë se Ballkani Perëndimor në përgjithësi është një rajon ku BE-ja ka potencial të madh për të ndikuar në stabilizimin e situatës dhe çështja e Kosovës dhe Serbisë, sipas tij, është thelbësore për këtë stabilitet.

“Shpresoj të ketë një rivlerësim dhe riorganizim të politikave nga Bashkimi Evropian. Nuk shoh ende asnjë provë për këtë – as në institucionet e BE-së dhe as në shtetet anëtare – edhe pse duhet kohë më e gjatë për ta kthyer anijen në drejtim tjetër”.

“Është e kuptueshme që janë fokusuar në atë se si t’i ndihmojnë ukrainasit, nëse amerikanët tërhiqen, si ta mbrojnë veten në mënyrë legjitime… Këto janë prioritete, por Ballkani Perëndimor është i vetmi vend në botë ku BE-ja mund të jetë vërtet vendimtare”, thotë Bassuener.

Analistët besojnë se BE-ja ka ende leva ndaj Kosovës dhe Serbisë për t’i shtyrë përpara drejt një marrëveshjeje, edhe pse kushtëzimi i integrimit të tyre evropian me normalizimin e marrëdhënieve, deri më tash nuk ka dhënë rezultate.

Hartwell thotë se Perëndimi duhet të ketë një plan të qartë B nëse dialogu dështon.

“Një nga zgjidhjet mund të jetë që pesë shtetet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta njohin atë. Sepse, në atë rast, Serbia nuk mund të thotë se çështja e njohjes së Kosovës është ende në ajër. Asaj do t’i duhej të merrej me një Kosovë që njihet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Dhe, nëse vërtet dëshiron të anëtarësohet në BE, Serbia do të duhet të punojë brenda kësaj kornize”, thotë Hartwell.

Megjithatë, disa kanë hamendësuar se me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Serbia ka më shumë hapësirë veprimi, për shkak të lidhjeve të saj më të ngushta – qofshin politike, qofshin ekonomike – me njerëz të afërt me Trumpin.

Ndaj, analistët thonë se fokusi i Kosovës duhet të jetë te ruajtja e mbështetjes dypartiake në Uashington.

Sipas Hartwellit, vendi duhet të pozicionet si një partner i besueshëm, sidomos në çështjet e sigurisë dhe ekonomisë, si dhe të rrisë bashkëpunimin me SHBA-në në fushën e energjisë dhe mbrojtjes.

Viteve të fundit, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është përballur me kritika të herëpashershme nga zyrtarët amerikanë, për shkak të disa veprimeve në veri të vendit, të cilat i kanë cilësuar si të pakoordinuara dhe me ndikim të keq te komuniteti serb.

Kontakti i fundit i ditur, që Kosova ka pasur me Shtëpinë e Bardhë, ka qenë një letër që presidenti Trump i ka dërguar presidentes Osmani, me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në muajin shkurt.

Në atë letër, Trump është zotuar për zgjerimin e lidhjeve me Kosovën dhe nuk e ka përmendur fare dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në BE nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse planifikojnë të thërrasin ndonjë takim mes udhëheqësve të të dyja vendeve së shpejti. Po ashtu, nuk është e qartë nëse ata do t’i përgjigjeshin ftesës.

Me Kosovën ende pa qeveri të re, pas zgjedhjeve të shkurtit, dhe me protestat e vazhdueshme në Serbi, e vetmja gjë që lëviz me siguri përpara, është kalendari.

The post Stagnimi në dialog sprovon BE-në – 18 muaj pa një takim të nivelit të lartë appeared first on Telegrafi.

​Sorensen në veri: Lëvizja e lirë është gur themel i integrimit në BE

18 March 2025 at 14:57

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen vizitoi veriun e Kosovës ku qëndroi në pikat kufitare.

“Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë”, tha Sorensen në një postim në X.

Gjatë vizitës, Sorensen ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani.

“Është mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për Pikat e Përbashkëta të Kalimit. Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gur themeli i integrimit evropian”, shkroi Sorensen derisa falënderoi KFOR-in për mbështetjen logjistike.

Diplomati danez po qëndron në Kosovë, në vizitën e tij të parë prej se ka marrë detyrën e emisarit.

Të hënën ai është takuar me krerë institucionalë e partiakë./kp/

The post ​Sorensen në veri: Lëvizja e lirë është gur themel i integrimit në BE appeared first on Telegrafi.

Sorensen dhe Barduani diskutojnë për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë

17 March 2025 at 22:57

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti në vizitë përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen, në selinë e KFOR-it, në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të KFOR, ata diskutuan pikëpamjet mbi tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Gjeneralmajor Enrico Barduani theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e Bashkësisë Ndërkombëtare, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet përkatëse si reagues të sigurisë.

The post Sorensen dhe Barduani diskutojnë për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Dialogu Kosovë-Serbi, emisari i BE-së të hënën në Kosovë, takohet me udhëheqësit e shtetit

17 March 2025 at 08:09

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Kosovë.

Sorensen do të takohet me krerët e shtetit. Emisari i BE-së do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Më pas do të takohet me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Takimi Kurti-Sorensen do të fillojë në orën 10:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit me Kurtin, emisari special evropian do të pritet në takim edhe nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi.

Kjo është vizita e parë e Sorensen pas marrjes së postit në muajin shkurt, duke e zëvendësuar paraardhësin e tij, Miroslav Lajçak.

Emisari i ri i BE-së, Peter Sorensen, nesër në Kosovë – Takime me udhëheqësit e shtetit

16 March 2025 at 18:28

Emisari i ri i Bashkimit Evropian për Kosovën, Peter Sorensen, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të takohet me krerët më të lartë institucionalë të vendit.

Sipas agjendës zyrtare të Presidencës, Sorensen do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim që pritet të fillojë në orën 09:45.

Gjatë këtij takimi, pritet të diskutohen çështje kyçe që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përfshirë procesin e integrimit evropian, zhvillimet e fundit politike dhe situatën e sigurisë në vend.

Përveç takimit me presidenten Osmani, emisari i BE-së pritet të zhvillojë edhe takime të tjera me përfaqësues të institucioneve kryesore të Kosovës.

Në fokus të diskutimeve do të jetë dialogu Kosovë-Serbi, sfidat e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tani dhe perspektiva e integrimeve evropiane për Kosovën.

Kjo është vizita e parë e Peter Sorensen në Kosovë që nga emërimi i tij si përfaqësues i posaçëm i BE-së.

Ai vjen në një kohë kur tensionet në rajon dhe dinamika e dialogut me Serbinë mbeten çështje të ndjeshme në raportet ndërkombëtare.

Për këtë arsye, pritet që vizita e tij të shoqërohet me deklarata dhe mesazhe të rëndësishme në lidhje me angazhimin e BE-së në proceset politike dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Kush është Sorensen?

Sorensen ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale.

Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor. Ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë. Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.

Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi.

Në Ballkan, ai ka punuar edhe në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.

Përvoja e tij nga rajoni thuhet se ka qenë edhe një prej argumenteve se pse Kaja Kallas ka vendosur që ai të jetë pasardhësi i Lajçakut./Telegrafi/

The post Emisari i ri i BE-së, Peter Sorensen, nesër në Kosovë – Takime me udhëheqësit e shtetit appeared first on Telegrafi.

BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

15 March 2025 at 23:39

Qasja në informata të klasifikuara në arkivat e policisë, ushtrisë dhe inteligjencës serbe, krahas nisjes së gërmimeve në Batajnicë dhe në Kozhle në territorin e Serbisë, janë kërkesa në të cilat këmbëngul kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

Këto dhe çështje të tjera, Hoti tha se do t’i diskutojë në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, javën e ardhshme në Prishtinë.

Pasi theksoi se përfaqësuesit e kaluar të BE-së në procesin e dialogut “nuk e kishin në fokus dhe prioritet këtë temë aq sa nevojitet”, ai kërkoi që lehtësuesit e rinj të jenë më të prerë.

“Nëse z. Sorensen dhe znj. Kallas vërtetë do ta kenë vërtetë me rëndësi, me prioritet dhe do ta trajtojnë si çështje humane çështjen e personave të zhdukur. Kjo nënkupton që Serbia nuk mjaftohet me ledhatime, që Serbia nuk mjaftohet më me ato presionet e buta e gati hiç presione ndaj saj, tash e katër vjet, prej 2021 prej kur jemi në Bruksel. Por, Serbia duhet të kushtëzohet”, ka thënë Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në Bruksel, nën kryesimin e BE-së, i paraparë të mbahej më 15 Janar, kishte dështuar si pasojë e bojkotit nga pala serbe – e cila, dy javë më vonë, bllokoi edhe nën-grupet punuese të ndërmjetësuara nga Kryqi i Kuq.

Derisa sipas Termave të Referencës në gjashtë muajt e parë parashihen takime të rregullta, çdo muaj, katër muaj nga dakordimi në Bruksel, emisari Sorensen synon caktimin e takimit të parë të Komisionit të Përbashkët.

Referuar pengesave dhe zvarritjeve nga pala serbe, Hoti përmendi rëndësinë që BE-ja ta mbajë atë përgjegjëse.

“Në kuadër të Komisionit të Përbashkët, ajo (BE-ja) e ka për obligim të raportojë te 27 shtetet anëtare të BE-së. Po flas ndonjëherë me familjet – kjo prapë nuk do të thotë që kemi rezultat, sepse familjeve u intereson vetëm rezultati. Mirëpo kjo do të thotë që ne jemi një hap para, sepse 27 shtetet anëtare do ta kenë në tavolinën e tyre çështjen e personave të zhdukur të Kosovës dhe për mua besoj se është me rëndësi kjo çështje”, ka thënë Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Edhe zyra e zëvendëskryeministrit për dialog, Besnik Bislmi, thanë se kanë i kërkuar BE-se të rrisë e presionin ndaj Serbisë, lidhur me këtë temë.

Bashkimi Evropian i konfirmoi Dukagjinit se menjëherë pas vizitës në Prishtinë, Përfaqësuesi i Posaçëm Sorensen do të ftojë në Bruksel takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur./Dukagjini/

The post BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit appeared first on Telegrafi.

Sorensen takon ambasadorin e Kosovës në Bruksel, flasin për dialogun

18 February 2025 at 21:14

Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar sot me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Ky i fundit në një postim në platformën X ka thënë se mezi pret bashkëpunimin me BE-në për formësimin dialogut të normalizimit Kosovë-Serbi, për siç ka thënë ai, të përqendruar në njohjen reciproke dhe hapjen e plotë të rrugës së Kosovës drejt integrimit të shpejtë dhe të bazuar në merita në BE.

A good first meeting with new @EUSR_Dialogue, Peter Sørensen. Looking forward to cooperation in shaping the #Kosovo#Serbia normalization dialogue centered on mutual recognition & and fully opening of Kosovo’s path towards swift & merit-based integration into EU. pic.twitter.com/mvHQJTvXr4

— Agron Bajrami (@AgronBajrami) February 18, 2025

E për këtë takim në platformën “X” ka shkruar edhe Sorensen, i cili e ka vlerësuar të mirë takimin me Bajramin, teksa ka thënë se mezi pret të punojnë së bashku drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Enjoyed a good first meeting with Ambassador @AgronBajrami today. Looking forward to working together towards full normalisation of relations between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/uJX4Im4hc2

— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) February 18, 2025

The post Sorensen takon ambasadorin e Kosovës në Bruksel, flasin për dialogun appeared first on Telegrafi.

Sorensen pas takimeve në Mynih: U pajtuam për nevojën për progres

14 February 2025 at 23:19

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka folur për takimet në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Sorensen, përmes një statusi në platformën “X”, ka thënë se pati disa takime ndër to edhe me liderët kosovarë.

“Mirëprita mundësinë në Konferencën e Sigurisë në Munih për takimet e para me partnerët e mi nga Kosova, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, dhe Tanja Misceviq”, ka shkruar ai.

Sorensen ka theksuar se “të gjithë u pajtuam për rëndësinë e diskutimeve të hapura dhe nevojën për progres”.

Ndryshe, e premja ka qenë ditë e ngarkuar për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Të tre janë duke marrë pjesë në Konferencën vjetore të Sigurisë që mbahet në Munih prej 14 deri më 16 shkurt.

Liderët e Kosovës e kanë shfrytëzuar këtë organizim, dhe në margjina të tij kanë zhvilluar plot takime tjera.

Fillimisht të tre e kanë takuar ndaras të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, në lidhje me pritjet nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X – dikur Twitter – pas takimit me Sorensenin.

Kurti ka folur për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2023. Palët nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe as nuk kanë bërë ndonjë hap drejt zbatimit të saj.

Sipas Zyrës së kryeministrit, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje “po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres [Ana] Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja”.

“Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160-faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës”, është cituar të ketë thënë mes tjerash Kurti. /Telegrafi/

The post Sorensen pas takimeve në Mynih: U pajtuam për nevojën për progres appeared first on Telegrafi.

Osmani bisedon me Sorensenin për pritshmëritë nga dialogu i Brukselit

By: Ela
14 February 2025 at 14:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të premten se ka biseduar me të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, në lidhje me pritshmëritë nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Në takimin e saj të parë me Sorensenin, të zhvilluar në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Osmani tha se bisedoi […]

The post Osmani bisedon me Sorensenin për pritshmëritë nga dialogu i Brukselit appeared first on BoldNews.al.

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

6 February 2025 at 23:30

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar sot takime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Sorensen përmes një postimi në platformën “X”, ku ai ka theksuar rëndësinë e këtyre bisedimeve.

“Kam biseduar ndaras me dy kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq. Vlerësoj diskutimet produktive dhe mirëpres ftesat e tyre për të vizituar së shpejti Kosovën dhe Serbinë”, shkroi ai.

Po ashtu, emisari i BE-së për dialogun ka zhvilluar një takim edhe me shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Sorensen bëri të ditur se gjatë bisedës është diskutuar mbi bashkëpunimin e ngushtë mes BE-së dhe EULEX-it në Kosovë.

“Pata një takim hyrës të mirë me @EulexHoM sot në Bruksel. Jam mirënjohës për informimin e tij mbi punën e @EULEXKosovo. Ramë dakord të bashkëpunojmë ngushtë në përpjekjet tona”, theksoi Sorensen.

Takimet e sotme vijnë në një kohë të ndjeshme për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa BE-ja vazhdon përpjekjet për të çuar përpara negociatat mes dy vendeve.

Spoke separately with the two Chief negotiators of Kosovo @BislimiBesnik and Serbia @PetkovicPetar today. Appreciated the very good conversations and welcomed their invitations to visit Kosovo and Serbia soon.

— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) February 6, 2025

The post Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi appeared first on Telegrafi.

Sorensen zhvillon biseda të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin

By: Ela
6 February 2025 at 22:48

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se ka zhvilluar të enjten biseda ta ndara me kryenegociatorët e të dyja vendeve, për herë të parë prej marrjes së detyrës nga paraardhësi i tij Mirosllav Lajçak. Sorensen shkroi në X: “I vlerësoj bisedat shumë të mira dhe i mirëpres ftesat e tyre […]

The post Sorensen zhvillon biseda të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin appeared first on BoldNews.al.

REL: Njeriu i ri i dialogut, çfarë mund të presim nga Peter Sorensen?

By: Ela
31 January 2025 at 11:29

Për herë të parë në pesë vjet, negociatat mes Kosovës dhe Serbisë nuk do t’i ndërmjetësojë Mirosllav Lajçak. Bashkimi Evropian ka vendosur që emisar i tij i ri për dialogun të jetë Peter Sorensen. Zyrtarisht, ai nis punën prej 1 shkurtit, dhe do të merret vetëm me dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje, e jo edhe me çështje rajonale […]

The post REL: Njeriu i ri i dialogut, çfarë mund të presim nga Peter Sorensen? appeared first on BoldNews.al.

Analiza e REL: Njeriu i ri i dialogut! Çfarë mund të presim nga Peter Sorensen?

31 January 2025 at 10:55
Për herë të parë në pesë vjet, negociatat mes Kosovës dhe Serbisë nuk do t’i ndërmjetësojë Mirosllav Lajçak. Bashkimi Europian ka vendosur që emisar i tij i ri për dialogun të jetë Peter Sorensen. Zyrtarisht, ai nis punën prej 1 shkurtit, dhe do të merret vetëm me dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje, e jo edhe me çështje rajonale

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? – flasin njohësit e proceseve politike

29 January 2025 at 18:48

Bashkimi Evropian ka emëruar Peter Sorensen, emisar të ri për dialogun Kosovë-Serbi. Politikani nga Danimarka u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Miroslav Lajçakun në këtë post.

Profesori i Integrimeve Evropiane, Dritëro Arifi, në një prononcim për Telegrafin, ka komentuar emërimin e Peter Sorensen si ndërmjetësues të ri të Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky është një hap pozitiv për procesin, por që nuk sjell ndonjë ndryshim të thellë në përmbajtje.

Sipas Arifit, ndryshimi i personelit mund të sjellë një “pozitivitet” dhe të lëvizë gjërat “pak më ndryshe”, duke pasur parasysh përvojën diplomatike të Sorensen, i cili ka shërbyer në Kosovë gjatë periudhës së UNMIK-ut, dhe gjithashtu ka pasur eksperiencë në Sarajevë dhe Shkup.

“Ai ka një përvojë të mirë diplomatike, e njeh shumë mirë rrethanat në Kosovë dhe jashtë saj”, tha Arifi.

Dritëro Arifi

Megjithatë, Arifi ka shprehur dyshime se kjo lëvizje mund të sjellë ndryshime të thella, duke shtuar se procesi i normalizimit do të vazhdojë të jetë i ndikuar nga politika neutralë e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Bashkimi Evropian vazhdon me të njëjtën muzikë që ta ketë një neutralitet karshi statutit të Kosovës dhe kjo e komplikon punën. Pavarësisht personit sa është i aftë, BE-ja si organizatë ende ka qasje neutrale ndaj Kosovës dhe kjo ia komplikon punën çdo kryenegociatori që e përzgjedhë BE,” theksoi ai.

Arifi gjithashtu ka komentuar se sfida kryesore për Sorensen do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, por ka shtuar se këto marrëveshje nuk e zgjidhin problemin afatgjatë, pasi ato nuk kanë sjellë paqe të qëndrueshme për Kosovën.

“Pas zotimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, ne kemi pasur probleme më shumë në Kosovë sesa para asaj marrëveshjeje,” tha ai, duke përmendur sulmet terroriste të organizuara dhe të mbështetura nga Serbia. Arifi është i bindur se “pa njohjen ligjërisht të obligueshme nuk do të kemi zgjidhje dhe paqe të qëndrueshme”.

Ai shtoi se është vështirë të arrihet paqja e qëndrueshme me një mendësi kriminale në Serbi.

“Historia na ka dëshmuar që me kriminel është e vështirë, e pamundur të ndërtohet paqja. Ky është gabimi i BE-së që po e kupton por nuk po dëshiron ta shoh”, tha Arifi.

Nga ana tjetër, profesori Bujar Dugolli për Telegrafin ka theksuar se emërimi i Peter Sorensen është një zhvillim i mirë, për shkak të përkushtimit të Bashkimit Evropian për të vazhduar me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bujar Dugolli

Dugolli ka vlerësuar faktin se Sorensen është një diplomatë që ka njohuri të thella për situatën në Kosovë dhe zhvillimet e saj.

“Peter Sorensen është njohës i çështjes së Kosovës dhe zhvillimeve në Kosovë, sepse ka shërbyer një kohë të gjatë në vendin tonë në kuadër të UNMIK-ut. Mendoj se është gjë e mirë sepse përkushtimi i BE-së prapë do të vazhdoi me theks të posaçëm të këtij problem që është normalizimi mes dy vendeve” theksoi Dugolli.

Dugolli gjithashtu e vlerëson faktin që BE-ja ka emëruar një ndërmjetësues nga një shtet që e ka njohur Republikën e Kosovës, duke theksuar se kjo është një ndryshim i rëndësishëm krahasuar me të kaluarën, kur ndërmjetësuesit e BE-së ishin nga vende që nuk e kishin njohur ende pavarësinë e Kosovës.

“Nuk mund të ketë ndonjë lloj paanësie siç e paraqitshin më parë Borrell dhe Lajçak,” shtoi ai.

Megjithatë, Dugolli ka theksuar se përveç angazhimit të BE-së, normalizimi i marrëdhënieve do të kërkojë gjithashtu mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne ende nuk kemi nga Administrata e re amerikane e as nga Departamenti i Shtetit një pozicionim, pra sesi ata do të mendojnë çështjen e marrëveshjes që është arritur, ajo e Brukselit dhe Ohrit,” tha Dugolli.

Ai ka shtuar se një marrëveshje përfundimtare do të mund të realizohej vetëm nëse SHBA-të mbështesin një marrëveshje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në rast se Administrata Trump është e përkushtuar ta shtyjë këtë proces, mund të përfundojë procesi me njohje reciproke,” përfundoi Dugolli.

Më 24 janar ambasadorët e BE-së konfirmuan Peter Sorensenin në këtë post. Pasi ka marrë pëlqimin nga ambasadorët dhe kryediplomatët, Sorensen do të nisë mandatin më 1 shkurt.

Emisarit aktual, Mirolsav Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.

Para nisjes së takimit në Bruksel të kryediplomatëve, ku Sorensen u konfirmua, ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se me zgjedhjen si emisar të diplomatit nga Danimarka, po dërgohet mesazhi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet lart në agjendën e bllokut evropian. /Telegrafi/

The post A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? – flasin njohësit e proceseve politike appeared first on Telegrafi.

❌
❌