Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fjalët e fundit tronditëse të pilotit të Air India para rrëzimit fatal me 260 të vdekur

By: gaze tare
19 July 2025 at 17:39

Disa javë pas rrëzimit fatal të avionit të Air India, hetimet tregojnë se kapiteni Sumeet Sabharwal dyshohet se ndërpreu furnizimin me karburant vetëm sekonda pas ngritjes, duke shkaktuar ndalimin e motorëve dhe përplasjen ku humbën jetën 260 persona.

Regjistrimet e “black box”-it zbulojnë një dialog alarmant në kabinë, ndërsa hetuesit dyshojnë se veprimi i papritur ishte i Sabharwalit, i cili para fluturimit i kishte thënë rojës: “Kujdesu për babanë tim. Do të kthehem shpejt.”

Pavarësisht reputacionit të tij të mirë dhe eksperiencës së madhe, ende nuk dihet nëse ndalja e karburantit ishte gabim, akt i qëllimshëm apo defekt teknik. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkakun e saktë të kësaj tragjedie.

The post Fjalët e fundit tronditëse të pilotit të Air India para rrëzimit fatal me 260 të vdekur appeared first on iconstyle.al.

TEHERAN – Pezeshkian: Irani i hapur për dialog me SHBA-të

UASHINGTON, 7 korrik /ATSH/ – Irani mund t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes dialogut, por besimi do të ishte një problem – pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj vendeve berthamore, tha presidenti iranian Masoud Pezeshkian, sipas “Reuters”.

“Unë jam i bindur se ne mund t’i zgjidhim shumë lehtë mosmarrëveshjet dhe konfliktet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes dialogut dhe bisedimeve”, tha Pezeshkian në një intervistë me gazetarin, Tucker Carlson.

Udhëheqësi iranian i kërkoi presidentit të SHBA-së Donald Trump të mos ndërhynte në luftë – i nxitur nga udhëheqësi izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ndodhet sot ne Uashington për bisedime.

“Presidenti Trump, është mjaft i aftë për të udhëhequr rajonin drejt paqes dhe drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe për ta vendosur Izraelin në vendin e tij”, tha ai.

Ai fajësoi Izraelin, armikun kryesor të Iranit, për dështimin e bisedimeve që ishin në proces, kur Izraeli filloi sulmet e tij ndaj Iranit më 13 qershor, duke filluar një luftë ajrore 12-ditore me Izraelin, në të cilën u vranë komandantë të lartë iranianë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Pezeshkian tha gjithashtu se Izraeli ishte përpjekur ta vriste atë.

“Ata u përpoqën. Ata vepruan në përputhje me rrethanat, por dështuan”, tha ai.

Izraeli nuk iu përgjigj menjëherë akuzës. Një zyrtar i lartë ushtarak izraelit tha muajin e kaluar se Izraeli kishte vrarë më shumë se 30 zyrtarë të lartë të sigurisë dhe 11 shkencëtarë të lartë bërthamorë – në sulmin e tij ndaj vendeve bërthamore të Iranit.

Trump tha se priste të diskutonte me kryeministrin Netanyahu çështjen e Iranit dhe ambiciet e tij bërthamore, duke vlerësuar sulmet e SHBA-së ndaj vendodhjeve bërthamore iraniane si një sukses të jashtëzakonshëm.

Javen e kaluar, ai u tha gazetarëve se besonte që programi bërthamor i Teheranit ishte parandaluar përgjithnjë, megjithëse Irani mund të rifillonte përpjekjet diku tjetër. /Ad.Ab./ /a.i/

The post TEHERAN – Pezeshkian: Irani i hapur për dialog me SHBA-të appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VATIKAN – Papa Leone XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

VATIKAN, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Papa Leone XIV bëri sot një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”.

Ai theksoi se paqja është një dëshirë universale dhe një britmë që ngrihet nga popujt e goditur nga lufta.

Papa kërkoi nga Zoti që të prekë zemrat dhe të frymëzojë mendjet e drejtuesve që të zgjedhin rrugën e dialogut në vend të dhunës.

Në anglisht, ai shprehu dhimbje dhe ngushëllime edhe për viktimat e përmbytjeve në Teksas.

Ndërkohë në Castel Gandolfo, ku papa do të qëndrojë për dy javë, ka një pritshmëri të madhe, pasi famullitarë thonë se ky është një rikthim te tradita e hershme e pranisë së papëve në rezidencën verore./   /Ad.Ab./

The post VATIKAN – Papa Leone XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tryezë dialogu në Cërrik, Denaj: Synojmë bujqësi konkurruese dhe evropiane

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Politikëbërës, akademikë, fermerë dhe sipërmarrës janë mbledhur sot në Cërrik, në kuadër të një tryeze dyditore dialogu për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Qëllimi i këtij takimi është dëgjimi i problematikave dhe ideve të aktorëve që operojnë në fushën e bujqësisë, si dhe ndërtimi i një ure të re bashkëpunimi për të forcuar sektorin në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, si dhe drejtues të pushtetit vendor të disa qarqeve.

Në fjalën e saj, ministrja Denaj u ndal në arritjet e këtij sektori gjatë dekadës së fundit.

“Kemi arritur shumë bashkë, trefishim të sipërfaqes së kultivuar në serra, pesëfishim të eksporteve bujqësore në mbi 80 tregje ndërkombëtare, rritje të mbështetjes financiare për sektorin, si dhe investime në infrastrukturë, teknologji dhe siguri ushqimore”, tha Denaj.

Këto dy ditë, ministrja Denaj, i cilësoi një mundësi të rëndësishme për të ndarë ide dhe për të diskutuar sfidat e së tashmes dhe të ardhmes, me synim ndërtimin e një bujqësie moderne, konkurruese dhe europiane.

“Si politikëbërës, akademikë, biznese, kemi një objektiv të përbashkët, një biznes të bujqësisë moderne, konkurruese dhe brenda familjes europiane”, theksoi Denaj.

/j.p/

The post Tryezë dialogu në Cërrik, Denaj: Synojmë bujqësi konkurruese dhe evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Të gatshëm për dialog, jo për imponime…”/ Regon Presidenti Iranian: Irani do të mbrojë të drejtat e tij legjitime

24 June 2025 at 19:26

“Ne presim që ju t’u shpjegoni atyre, në negociatat tuaja me Shtetet e Bashkuara, se Republika Islamike e Iranit kërkon vetëm të mbrojë të drejtat e saj legjitime. Ne jemi të hapur për dialog, jo për imponime”, tha Pezheskian gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed , sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA .

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha të martën se vendi i tij nuk kërkon të sigurojë armë bërthamore, por do të vazhdojë të mbrojë “të drejtat e tij legjitime” ndërsa hyn në fuqi një armëpushim me Izraelin.

Ai shtoi se Irani është gati të zgjidhë çështjet që do të vendosen në tryezën e negociatave. Pezeshkian theksoi gjithashtu se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund të imponojnë ambiciet e tyre të padrejta me forcë.

“Republika Islamike e Iranit u detyrua të angazhohej në një konflikt ushtarak për të mbrojtur veten dhe shpresoj se nuk do të detyrohemi kurrë të luftojmë përsëri”, tha Pezheskian.

Më parë, presidenti iranian e bëri të qartë se vendi i tij do të respektonte armëpushimin e shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, me kusht që Izraeli gjithashtu t’i përmbahet kushteve të tij.

“Nëse regjimi sionist nuk e shkel armëpushimin, as Irani nuk do ta shkelë atë”, tha Pezheskian gjatë një bisede telefonike me kryeministrin malajzian Anwar Ibrahim , sipas faqes së internetit të presidencës iraniane.

The post “Të gatshëm për dialog, jo për imponime…”/ Regon Presidenti Iranian: Irani do të mbrojë të drejtat e tij legjitime appeared first on Sot News | Lajme.

Analiza e Daniel Serwer: Trump mund ti bëjë dëm Kosovës

By: user 2
19 June 2025 at 14:25

Donald Trump ka ndezur sërish gjakrat për dialogun Kosovë-Serbi duke pretenduar se gjatë mandatit të vet të parë ka ndalur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë dhe se të njëjtën gjë do ta “rregullojë përsëri”. Diplomati dhe njohësi i ballkanit Daniel Serwer i ka rënë këmbanave të alarmit pas kësaj deklarate që ai e cilëson si të pavërtetë dhe të rrezikshme, duke paralajmëruar se përfshirja e Trump mund të sjellë më shumë dëme.

Ndërsa Trump pretendon se ka ndalur luftën në Kosovë, Serwer thotë se “kjo është e zbrazët, edhe sipas standardeve të tij” 

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin në një mosmarrëveshje të ashpër, siç kanë qenë për dekada të tëra, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të përshkallëzohej në luftë. Unë e ndalova. Biden dëmtoi shanset afatgjata me disa vendime shumë të pamenduara, por do ta rregulloj përsëri” – citon Serwer Trump-in.

Në një analizë në faqen e tij Peacefare.net, Serwer e quan këtë deklaratë shumë të dobët për t’u marrë seriozisht, edhe sipas standardeve të vetë Trump. Ai thotë se Trump nuk e ka ndalur ndonjë luftë në mandatin e tij të parë, dhe ndërhyrjet që mund të bëjë tani, do të ishin edhe më të dëmshme.

Alarmi që Serwer ngre është pikërisht për prirjen e Trump dhe të ish-emisarit të tij për dialogun, Richard Grenell, për të mbështetur ndarjen e Kosovës. Ata duket se e shohin këtë si një “zgjidhje të thjeshtë”, përmes shkëmbimit të territoreve: veriu me shumicë serbe i Kosovës t’i kalojë Serbisë dhe komunat shqiptare në jug të Serbisë t’i kalojnë Kosovës.

“Tingëllon bukur, veçanërisht nëse je nacionalist etnik. Trump dhe Grenell janë nacionalistë etnikë të përkushtuar të llojit “supremacist të bardhë.”

Por sipas Serwer, kjo nuk është aspak zgjidhje reale. Serbia nuk ka ndërmend të japë asnjë pjesë të jugut të saj, përkundrazi është duke i zhvendosur gradualisht shqiptarët nga Presheva dhe Bujanoci.

“Pra, ky është një karrem klasik: ofro shkëmbim, merr ndarje.” – thekson Serwer, duke i dhënë edhe një këshillë Albin Kurtit.

“Kryeministri Kurti, ose pasardhësi i tij, do të bënte më të mirën të mos lejonte asnjë diskutim për shkëmbim mendimesh në axhendë.” 

Sipas diplomatit amerikan, as Kosova dhe as Serbia nuk kanë nevojë për ndihmën e Trump apo Grenell. Dialogu teknik që ka vazhduar për vite ka sjellë rezultate konkrete, ndryshe nga procesi politik që ka dështuar.

“Ndërkohë që të gjithë e tallnin (dialogun teknik) në atë kohë, një kod telefonik për Kosovën, njohja reciproke e dokumenteve, zgjidhja e çështjeve të furnizimit dhe pagesave për energjinë elektrike, menaxhimi i integruar i kufirit, këto janë gjëra që bëjnë një ndryshim të vërtetë për njerëzit e vërtetë.” shkruan Serwer.

Diplomati shprehet se Prishtina dhe Beogradi e njohin mjaftueshëm njëri-tjetrin për të vazhduar me marrëveshje teknike, edhe pa ndërmjetësimin e BE-së, nëse ekziston vullneti politik.

Por sipas Serwer, Kosova dhe Serbia nuk kanë probleme vetëm me Trump apo njëri-tjetrin, por edhe me Bashkimin Europian. Edhe këtu, Serwer e amniston Kosovën.

Ai shkruan se Beogradi është në një fazë bllokimi në procesin e anëtarësimit në BE, ndërsa Kosova vijon të vuajë sanksione të padrejta, pavarësisht faktit se ndërhyrjet në veri stabilizuan situatën dhe dëshmuan profesionalizëm.

“Kosova ende vuan nën sanksione të pajustifikuara të BE-së për veprime që askush nuk i kujton vërtet.” 

Serwer i bën thirrje BE-së të heqë sa më shpejt sanksionet ndaj Kosovës dhe të rifillojë me seriozitet procesin e anëtarësimit për Serbinë, duke përfshirë aty dhe zbatimin e marrëveshjes së 2023-ës për normalizimin e marrdhënieve me Kosovën, që Vuçiç nuk e firmosi por që po integrohet në kapitujt e anëtarësimit.

Në analizën në faqen e tij, Daniel Serwer i kthehet edhe një herë rolit amerikan për çështjen Kosovë-Serbi.

Ai bën thirrje që Ballkani të mos presë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht jo nga një Trump i paaftë për strategji afatgjatë.

“Edhe një President i SHBA-së plotësisht i kualifikuar do të kishte shumë gjëra për të menduar tani përpara se të shkonte në Ballkan. Një President i hutuar Trump nuk mund të bëjë shumë më tepër sesa të marrë merita për gjërat që nuk i ka bërë dhe të premtojë më shumë. Por ai po dështon kudo: Gaza, Irani, Ukraina dhe tregtia janë të gjitha një rrëmujë. Mungesa e koherencës së tij nuk është e shëndetshme. Kujdes se çfarë dëshironi. Këshilla ime për ata që mendojnë se kanë nevojë për ndihmën amerikane është kjo: mos e kërkoni. Zgjidhini vetë problemet tuaja.” – përmbyll Serwer.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

The post Analiza e Daniel Serwer: Trump mund ti bëjë dëm Kosovës appeared first on Lapsi.al.

FOKUS – Vendet evropiane kërkojnë bisedime të reja me Iranin mbi programin bërthamor

BELRIN, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Gjermania, Franca dhe BM duan të rifillojnë bisedimet me Teheranin mbi programin bërthamor të Iranit në një afat të shkurtër, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.

”Të tre vendet kanë zhvilluar katër takime me udhëheqësit iranianë në muajt e fundit dhe po bëhen përpjekje për të vazhduar bisedimet”, theksoi ministri.

Irani është aktualisht në mes të një përshkallëzimi serioz në luftimet me Izraelin.

“Ne do ta bëjmë edhe një herë të qartë qëndrimin tonë. Ne mund të arrijmë një marrëveshje kontraktuale dhe të shmangim konfliktin e mëtejshëm ushtarak vetëm nëse Irani është plotësisht i përgatitur të përmbahet nga përdorimi i teknologjisë bërthamore për qëllime ushtarake”, tha Wadephul gjatë një ndalese në Qipro, pas një vizite disaditore në Lindjen e Mesme.

”Qeveria në Teheran duhet ta kuptojë urgjencën e situatës”, argumentoi ministri i Jashtëm.

Gjermania, Franca dhe BM zhvilluan bisedime me Iranin midis nëntorit 2024 dhe marsit 2025, ndërsa Shtetet e Bashkuara po zhvillonin negociata paralele.

Pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit të premten, Teherani anuloi një vazhdim të planifikuar të bisedimeve. Irani ka mohuar vazhdimisht se kërkon të ndërtojë një bombë bërthamore, duke thënë se programi i tij i pasurimit të uraniumit është për qëllime civile./   /os/

 

The post FOKUS – Vendet evropiane kërkojnë bisedime të reja me Iranin mbi programin bërthamor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel

PRISHTINË, 10 qershor/ATSH/ Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, janë takuar të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Më herët gjatë së martës, ky takim u konfirmua nga pala serbe, por delegacioni i Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me takimin trepalësh.

“Atmosferë pune në delegacionin e Beogradit në Bruksel para bisedimeve të drejtpërdrejta mes Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, shkroi në Instagram kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi i 10 qershorit vjen pas takimeve dypalëshe që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegociatori Petkoviq, zhvilluan me Sorensenin më 2 qershor në Bruksel.

Po ashtu, takimi vjen pasi, sipas Bislimit, më 2 qershor kishte dështuar një takim i planifikuar trepalësh, për shkak se ekipi i Serbisë ishte përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel.

Bislimi tha se në takimin e tij me Sorensenin javën e kaluar në Bruksel bisedoi për qasjen që do të ketë zyrtari evropian në fazat e ardhshme të bisedimeve në nivel të kryenegociatorëve, si dhe ato të nivelit të lartë, nën drejtimin e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas.

“Diskutuam edhe për një proces shumë të rëndësishëm që e kemi – mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes ndihmave për fermerët e vegjël”, tha Bislimi, sipas një komunikate për media të lëshuar nga zyra e tij.

Megjithatë, Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tha se ia ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut – pavarësisht përpjekjeve të [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurtit dhe [zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik] Bislimit për t’i futur këto tema”, tha ai pas takimit me Sorensenin javën e kaluar.

Ndërkohë, në përpjekje për të ringjallur dialogun mes dy vendeve, Kallas qëndroi në Prishtinë dhe Beograd muajin e kaluar, ku bëri thirrje për përmirësim të raporteve, sepse vetëm ashtu mund të ketë të ardhme evropiane për të dyja vendet.

A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

Serbia gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, ndërsa Kosova jo, pavarësisht se ka aplikuar.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve prej vitit 2011, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

I pyetur nga gazetarët nëse kanë kuptim këto takime, pasi tani Kosova është në “vakum institucional”, Bislimi i ka pranuar vështirësitë, ndonëse ka thënë se janë disa tema ku Kosova mund të përfitojë, nëse ka konstruktivitet apo qasje konstruktive nga ana e Serbisë.

“Nuk do të ishte në rregull nëse ne i humbim këto shanse për shkak se në Prishtinë ka pengesa në konstituimin e Kuvendit”, ka thënë mes tjerash ai.

Kosova është me Qeveri në detyrë, pasi më 9 qershor, Kuvendi ka dështuar të konstituohet për të 29-ën herë me radhë.

Lëvizja Vetëvendosje, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, dhe partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, nuk kanë arritur pajtueshmëri për mënyrën e votimit për kreun e ri të Kuvendit, dhe për propozimin e LVV-së për këtë pozitë, Albulena Haxhiun, duke e konsideruar figurë përçarëse.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it (Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë) si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës. /rel/

The post Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Vetëvendosja duhet të dialogojë”/ Flet ish-ambasadori: Kosova ka votuar për të patur një koalicion

30 May 2025 at 21:58

Zhvillimet e fundit politike në Kosovë po vazhdojnë të thellojnë krizën institucionale. Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini i ftuar në një studio televizive u shpreh se se vendi ndodhet në një situatë paradoksale.

Sipas tij, atëherë skenari ishte përgatitur për të mbajtur peng Thaçin, ndërsa sot historia po përsëritet me aktorë të rinj.

“Kemi kuvend, por nuk kemi kryesi të konstituuar. Kemi zgjedhje të mira, por nuk kemi zgjidhje”, tha Ukshini duke kujtuar një skenar të ngjashëm nga viti 2014, kur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe ish-presidenti Hashim Thaçi u përballën me një ngërç të ngjashëm.

“Demokracia ka zgjidhje. Nuk janë vetëm numrat që vendosin, por edhe aftësia për kompromis – njësoj si në lojën e shahut, ku rëndësi ka ndërtimi i pozicionit,” u shpreh ai.

“Votuesi i Kosovës nuk i ka dhënë shumicën absolute askujt. Ai ka votuar për një koalicion dhe për bashkëpunim. Tani është koha për kompromis jo vetëm për numra, por për stabilitet dhe përgjegjësi,” tha ish-ambasadori Ukshini.

Sylë Ukshini:

Ne kemi kuvend, por nuk kemi kryesi të konstituuar. Kemi zgjedhje të mira por nuk kemi zgjidhje. Ky skenar ishte përgatitur në vitin 2014 kundër PDK, Thaçit i cili mbeti peng.

Por demokracia ka zgjidhje, nuk janë vetëm numrat, është shkathtësia për kompromis si në lojën e shahut pë trtë ndërtiar një pozicion.

Atij që i duhen votat duhet ta bëjnë hapin e parë. 4 vite që VV ishte me 51 përqind i dhanë një komoditet duke mos e afruar opozitën. Por Kosova ka shumë gjëra që presin, Asociacioni, dialogu Kosovë-Serbi.

Lidershipi i ri i LDK nuk dëshiron të marrë përgjegjësi. Këto përgjegjësi ka qenë i gatshëm ta marrë lidershipi i UÇK, por bota i shfrytëzoi në 20 vjet dhe më pas i hodhi në gjykatë.

Priten dhe shumë kompromise të tjera. Nuk janë votat për presidentin, votuesi i Kosovës ka votuar për të patur një koalicion, nuk ja ka dhënë shumicën askujt.

The post “Vetëvendosja duhet të dialogojë”/ Flet ish-ambasadori: Kosova ka votuar për të patur një koalicion appeared first on Sot News | Lajme.

Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

By: user 8
22 May 2025 at 17:12

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për riangazhim” nga Kosova dhe Serbia në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Porosia e Kaja Kallasit, me paralajmërimin se dialogu është domosdoshmëri që ato të ecin drejt integrimit evropian, u dha në prag të vizitës së saj në kryeqytetet e dy vendeve, të mërkurën dhe të enjten.

Më vonë, në Beograd, ajo tha se planifikon të ftojë në Bruksel “sa më parë të jetë e mundur” përfaqësues nga të dy vendet “për të diskutuar hapat përpara” – pa përmendur se kush do të marrë ftesë saktësisht.

Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe në Beograd janë pesimistë nëse rikthimi në dialogun e nivelit politik ndërmjet dy vendeve është i mundshëm tash për tash.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të përmbyllë konstituimin e Kuvendit, që do t’i hapte rrugë procesit të krijimit të qeverisë së re.

Ndërkaq, Serbia, në muajt e fundit është duke u përballur me protesta të shumta dhe turbullira politike.

Legjitimiteti i palëve biseduese

Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu nuk ka kuptim, nëse ai nuk udhëhiqet nga liderë që kanë kredenciale dhe legjitimitet në vendet përkatëse.

Problematika kryesore, sipas tij, ndërlidhet me faktin se Kosova drejtohet nga një qeveri në detyrë.

Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dialogu me Serbinë udhëhiqet vetëm nga qeveria e vendit. Ndërkaq, në këtë proces, palën e Serbisë e drejton presidenti i saj.

“Unë nuk besoj që do të kemi rund apo përpjekje për një takim eventual, të paktën jo për aq kohë sa nuk themelohet qeveria e re në Kosovë”, thekson Hoti.

Në anën tjetër, pas një incidenti në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar, që i mori jetën 16 personave, autoritetet në Serbi u ballafaquan me protesta për disa muaj.

Qeveria e atjeshme, e drejtuar nga Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje dhe u zëvendësua nga një kabinet qeverisës që aktualisht drejtohet nga Gjuro Macut, i cili, sikurse paraardhësi, është pjesë e Partisë Progresiste Serbe, e themeluar nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë për Radion Evropa e Lirë se zhvillimet e muajve të fundit në Serbi e kanë luhatur seriozisht pushtetin e Vuçiqit.

“Në Serbi nuk ka qeveri legjitime, por vetëm legale”, shprehet Janjiq, duke shtuar se insistimi i përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kallas, për rinisje të dialogut tani, duket si qasje burokratike, me sloganin “duhet të nisë”.

“Mirë që ka ardhur [Kallas, në Beograd dhe në Prishtinë], që të shohë se negociuesit me të cilët bisedon janë ‘rrëfim bosh’, dhe të nisë ta përgatisë aparatin e saj dhe veten për një metodologji të negociatave. Në rast të kundërt, do ta humbë mandatin e lehtësueses [së dialogut]”, vlerëson Janjiq.

Faza e ardhshme e procesit

Të mërkurën, Vuçiq tha se “Serbia është e vendosur për dialog konstruktiv me ndërmjetësimin e BE-së”.

Por, ai shtoi se ia ka përkujtuar kryediplomates Kallas se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga pala kosovare është “një parakusht për përparim të mëtejmë në dialog”.

Gatishmërinë e Kosovës për të marrë pjesë në procesin e dialogut e ka shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani, por ajo i ka bërë thirrje BE-së që, paraprakisht, “duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. Masat e tilla vazhdojnë të jenë në fuqi.

Në prill, Kallas bëri me dije se BE-ja është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit.

Duke iu referuar kësaj deklarate, Hoti shpreh mendimin se nuk ka shumë tema për të cilat mund të bisedohet, kurdo që të rinisë dialogu në Bruksel.

Sipas tij, problem mbetet zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë atë kryesoren, Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur si Marrëveshja e Ohrit.

“Fundja, nëse ne kemi në sfond një listë të marrëveshjeve, për të cilat është dhënë pajtimi nga udhëheqjet përkatëse, dhe nuk kemi zbatimin e tyre praktik, vazhdimi i procesit negociues del i panevojshëm, i palogjikshëm, nuk ka racionalitet”, thotë Hoti.

Ai pret që strategjia e re e Kallasit në fazën e ardhshme të dialogut të jetë zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, duke ushtruar presion të balancuar tek të dyja palët.

Edhe Janjiq shpreson që vazhdimi eventual i procesit, kurdo që të ndodhë gjatë mandatit të Kallasit, të mos jetë përsëritje e qasjes së “menaxhimit të konfliktit”, siç ishte, sipas tij, gjatë mandatit të pararendësit të saj, Josep Borrell.

“Shpresoj që ata [BE-ja] do të mendojnë seriozisht dhe do të nisen rrugës që do ta ndjekin amerikanët. Kjo nënkupton: tavolina të rrumbullakëta, procese të shkurtuara të bisedimeve dhe, më e rëndësishmja, të hapin ‘Zyrën për zbatim’”, shprehet Janjiq.

“Zyra për zbatim”, sipas tij, do të mbikëqyrte zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në procesin e dialogut, dhe do t’i raportonte BE-së për rezultatet.

Megjithatë, ai nuk pret që procesi të rinisë deri në fund të këtij viti, pa arritjen e stabilizimit të rrethanave dhe skenave politike në Kosovë dhe në Serbi./rel

The post Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale? appeared first on Lapsi.al.

REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

By: Ardit
22 May 2025 at 17:06

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për riangazhim” nga Kosova dhe Serbia në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Porosia e Kaja Kallasit, me paralajmërimin se dialogu është domosdoshmëri që ato të ecin drejt integrimit evropian, u dha në prag të vizitës […]

The post REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale? appeared first on BoldNews.al.

“Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri”/ Kryediplomatja europiane, Kallas: Për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së…

22 May 2025 at 08:51

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri për të dyja vendet, për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, është shprehur Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.

Kallas e cila një ditë më parë ka nisur vizitën në Serbi, ndërkaq sot (22 maj) do të jetë në Kosovë e më pas do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se tani është koha për t’u riangazhuar në procesin e dialogut.

“Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”, ka shkruar Kallas në X.

The post “Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri”/ Kryediplomatja europiane, Kallas: Për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së… appeared first on Sot News | Lajme.

Kosova? Macron: Udhërrëfyesi është shumë i qartë. Uroj të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin

By: xhir jeta
17 May 2025 at 09:59

Macron: Udhërrëfyesi është shumë i qartë. BE është legjitime të kërkojë të ketë avancime konkrete, kemi kaluar shumë kohë me dialug. Ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Uroj të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin që të bëjmë avancim, është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Kemi vullnet dhe besim për qëllimin e avancimit. Duhet ta bëjmë këtë udhë për Euroën. Nuk është ide e mirë kur mundohemi të përcajmë linjat. Do ecim me forcë krahas partnerëve që gjërat të avancojnë në Kosovë

 

Costa: Dënimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyçe për rrugën evropiane të Serbisë

13 May 2025 at 14:43

Dënimi i qartë i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyçe për integrimin e mëtejshëm të Serbisë në Bashkimin Evropian, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, më 13 maj gjatë vizitës në Beograd.

“Topi tani është në pjesën tuaj të fushës dhe ju lutem mos humbim kohë, sepse e ardhmja nuk do të presë”, tha Costa në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Costa shtoi se ai ka biseduar me Vuçiqin për reformat që Serbia duhet të ndërmarrë për të hapur kapitullin e ardhshëm në rrugën e integrimeve evropiane.

Gjatë më shumë se tre viteve të fundit, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në bisedimet me Bashkimin Evropian, të cilat i ka nisur që nga viti 2014. Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiqi ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.

“Por, në të tashmen, Serbia është plotësisht e angazhuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe e di se për këtë duhet të kemi një harmonizim të plotë në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër”, tha Costa.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është i vetëdijshëm që shumë zyrtarë të BE-së nuk e mbështesin vizitën e tij të fundit në Moskë, por se shpreson që ata do të kenë mirëkuptim dhe se Beogradi do të mund të hapë një kapitull të ri në procesin integrues.

“E kuptoj plotësisht shqetësimet e tyre për shkak se nuk kemi vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, por Serbia ka qëndruar shumë parimore që nga fillimi i konfliktit. Ashtu siç mbështesim integritetin tonë territorial, ashtu mbështesim edhe integritetin territorial të vendeve të tjera, përfshirë Ukrainën”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se është i vetëdijshëm që atmosfera për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësim në BE “nuk është aq e mirë” për shkak të vizitës së tij në Moskë, por se Serbia do të përpiqet të bëjë gjithçka që është marrë vesh më parë. Ai theksoi se BE është “partneri më i rëndësishëm” për Serbinë, me të cilin ka shkëmbimin më të madh tregtar.

Costa ndodhet në Beograd si pjesë e një vizite disa ditore në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas Beogradit, ai do të shkojë në Sarajevë dhe Podgoricë, ndërsa më 15 maj do të vizitojë Shkupin dhe Tiranën, ku më 16 maj do të mbahet Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane.

Costa tha para vizitës se nuk ka një datë të caktuar për pranimin e anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian, por vlerësoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë përpara vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. REL/

The post Costa: Dënimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyçe për rrugën evropiane të Serbisë appeared first on Sot News | Lajme.

Nga Aleksandria në Taranto, Lojërat Mesdhetare histori 74 vjeҫare dialogu dhe uniteti kulturor

17 April 2025 at 16:45

TARANTO, 17 prill /ATSH-Gjergji Mima/ Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në Taranto në vitin 2026 nga 21 gushti deri në 3 shtator janë lojërat e 20-ta mesdhetare në histori.

Lojërat Mesdhetare, të lindura në Aleksandri, Egjipt në vitin 1951, janë një festë e përsosmërisë sportive, dialogut dhe unitetit kulturor midis kombeve që ndajnë brigjet e Detit Mesdhe.

Duke iu afruar edicionit të tyre XX në “Taranto 2026”, Lojërat me krenari mbajnë një trashëgimi 74-vjeçare.

Me kalimin e kohës, ato kanë tejkaluar kufijtë e konkurrencës së pastër për t’u bërë një arenë dinamike për shkëmbimin ndërkulturor, një trampolinë për talentet e rinj në zhvillim dhe një simbol i gjallë i diversitetit të pellgut të jashtëzakonshëm të Mesdheut.

Edicioni i ardhshëm do të mbahet nga 21 gusht deri më 3 shtator 2026 në Taranto, në rajonin e jashtëzakonshëm të Pulias, një tokë e njohur për rrënjët e saj të thella historike, traditat e gjalla dhe frymën autentike mesdhetare.

Italia do të presë këtë event prestigjioz, duke ofruar një mjedis frymëzues ku sporti, kultura dhe dialogu vijnë së bashku në harmoni të përsosur.

Përgjatë dekadave, Lojërat Mesdhetare kanë shërbyer si një trampolinë për disa nga sportistët më ikonë të Italisë dhe shteteve të tjera të Mesdheut, figura dhe karriera e të cilëve mbetet thellësisht e ndërthurur me trashëgiminë e këtij eventi.

Këto histori, të rrënjosura në Lojërat Mesdhetare, janë kujtime të gjalla se si kjo ngjarje ka shërbyer për një kohë të gjatë si një mundësi për madhështi.

Çdo aktiviteti i ri rinovon idealet themeluese të miqësisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit, duke përqafuar ato vlera dhe sfida në zhvillim të kohës sonë.

Sot, Lojërat Mesdhetare qëndrojnë si një emblemë e fuqishme e trashëgimisë së përbashkët, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe një të ardhmeje të ndërtuar mbi bashkëpunimin dhe përfshirjen.

Lojërat Mesdhetare janë më shumë se një ngjarje sportive, por kanë të bëjnë gjithashtu me angazhimin e qëndrueshëm të kombeve pjesëmarrëse – jo vetëm si konkurrentë, por si fqinjë të bashkuar nga historia, kultura dhe një besim në fuqinë e sportit. /j.p/

The post Nga Aleksandria në Taranto, Lojërat Mesdhetare histori 74 vjeҫare dialogu dhe uniteti kulturor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dialogu Kosovë-Serbi, 18 muaj pa një takim të nivelit të lartë

By: Mirgen
23 March 2025 at 19:32

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, pasi prej tetëmbëdhjetë muajsh nuk ka patur asnjë takim të nivelit të lartë. Me të dyja vendet të përfshira nga sfidat e brendshme, marrëveshja përfundimtare duket e largët. Ndaj analistët në Kosovë vlerësojnë se në këto kushte nga Prishtina duhet një strategji e qartë dhe unitet […]

The post Dialogu Kosovë-Serbi, 18 muaj pa një takim të nivelit të lartë appeared first on BoldNews.al.

Dialogu me Kosovën, Vuçiç: Duhet një zgjidhje kompromisi

BEOGRAD, 14 mars/ATSH/ Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pretendon se është i hapur për të arritur një marrëveshje me Kosovën, mirëpo sipas tij, “e njëjta duhet të jetë një zgjidhje kompromisi dhe jo e njëanshme”.

Vuçiç në intervistën me Donald Trump Jr në platformën “Rumble”, nuk foli për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit të arritur në vitin 2023, por tha se Serbia është në presion të madh për çështjen e dialogut, raporton KosovaPress.

“Ndryshe nga ‘ata’ nga Prishtina, unë nuk do t’i kritikoj ata dhe nuk do ta shfrytëzoj këtë mundësi për të thënë diçka të keqe për ta. Dua të them se ne ende jemi nën një presion të madh për këtë çështje. Të gjithë, apo shumë njerëz, duan të dëmtojnë integritetin tonë territorial, kushtetutën dhe gjithçka tjetër. Por e vërteta është se ne gjithmonë kemi qenë të hapur për të arritur një konsensus ose një marrëveshje midis nesh dhe Prishtinës. Por kjo duhet të ishte ose duhet të jetë një zgjidhje kompromisi. Nuk mund të jetë e njëanshme”, tha Vuçiç.

Përkundër arritjes së marrëveshjes së Brukselit, Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zbatimin e saj, madje në fund të vitit 2023 përmes një letre dërguar në Bruksel ka dëshmuar se nuk zbaton pika të caktuara të saj, ku njihet de-facto shteti i Kosovës.

The post Dialogu me Kosovën, Vuçiç: Duhet një zgjidhje kompromisi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rutte nga Prishtina për dialogun: Palët duhet të bëjnë kompromise

PRISHTINË, 11 mars/ATSH/ Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksoj para të gjitha palëve në rajon”, tha Rutte të martën në konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Prania e sotme këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luajë rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai. /KosovaPress/

The post Rutte nga Prishtina për dialogun: Palët duhet të bëjnë kompromise appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump: SHBA kërkon dialog me Rusinë dhe Kinën për heqjen e armëve bërthamore

7 March 2025 at 07:41

Administrata amerikane do të donte të diskutonte denuklearizimin me Rusinë dhe Kinën, u tha presidenti amerikan Donald Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump vuri në dukje se ai kishte diskutuar çështjen me Moskën dhe Pekinin gjatë mandatit të tij të parë në detyrë dhe do të donte të rifillonte ato konsultime.

“Do të ishte mirë nëse të gjithë do të hiqnin qafe armët e tyre bërthamore,” vuri në dukje ai.

“Rusia dhe ne kemi shumë më tepër. Kina do të ketë një sasi të barabartë brenda katër ose pesë viteve dhe do të ishte mirë nëse të gjithë do të mund të çnuklearizonim, sepse fuqia e armëve bërthamore është e çmendur. Është e çmendur,” shtoi Trump.

“Isha shumë pranë të paturit një program me Rusinë, denuklearizimin dhe ne do të kapim Kinën. Unë fola me presidentin kinez Xi Jinping për këtë dhe ai do të kishte qenë shumë i lumtur të kishte shkuar bashkë me të”. Por gjëra të këqija ndodhën, si zgjedhjet. U manipuluan. Dhe kështu ne u desh të ktheheshim katër vjet më vonë. Por unë do të doja shumë t’i nisja ato mendime në të kundërtën e asaj që thoni ju, denuklearizimi do të ishte i pabesueshëm”, tha lideri amerikan.

Më parë, Trump tha se e shihte përdorimin e armëve bërthamore ose shfaqjen e fuqive të reja bërthamore si të papranueshme. Për më tepër, ai deklaroi synimin e tij për të negociuar me Rusinë dhe Kinën për reduktimin e rezervave bërthamore. Pas marrjes së detyrës më 20 janar, Trump dërgoi sinjale të shumta në lidhje me gatishmërinë e tij për të diskutuar këtë temë, por deri më tani nuk ka paraqitur asnjë propozim konkret.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump: SHBA kërkon dialog me Rusinë dhe Kinën për heqjen e armëve bërthamore appeared first on Euronews Albania.

Macron: Jam gati për dialog me Putinin kur të jetë koha

7 March 2025 at 07:28

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte gati për një dialog me homologun e tij rus Vladimir Putin kur të jetë koha.

“Jam gati të flas me presidentin Putin kur Vladimir Zelensky, unë dhe partnerët e mi evropianë të vendosim se koha është e pjekur për këtë”, tha Macron. “Pra, përgjigja është ‘po’.”

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se bisedimeve të tilla duhet t’i paraprijë një takim i negociatorëve.

Më parë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Macron nuk bëri asnjë hap praktik drejt bisedimeve me Putinin, pavarësisht gatishmërisë së tij të deklaruar për dialog.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Macron: Jam gati për dialog me Putinin kur të jetë koha appeared first on Euronews Albania.

❌
❌