Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lojtarët e ekipit ukrainas refuzuan t’u zgjasin dorën atyre serbë – tensione pati edhe në tribuna

24 July 2025 at 23:47

Një gjest i pazakontë u shënua të enjten në Poloni, gjatë ndeshjes mes Oleksandriyas dhe Partizanit të Beogradit, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Futbollistët e skuadrës ukrainase zgjodhën të mos i shtrëngonin duart me lojtarët e Partizanit para fillimit të takimit – një akt i heshtur proteste që u shoqërua me prezantimin e tyre në fushë të mbështjellë me flamurin kombëtar të Ukrainës.

Sipas mediave kroate, ky bojkot vjen si reagim ndaj marrëdhënieve të ngushta mes Serbisë dhe Rusisë, si dhe pjesëmarrjes së Partizanit në një turne të zhvilluar në territorin rus – një veprim që klubi ukrainas e ka cilësuar si provokues dhe armiqësor, në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë.

Tensioni nuk mungoi as në tribuna.

Raportohet se një pjesë e tifozëve ukrainas kanë kënduar slogane të dhunshme, përfshirë edhe thirrjen “Vrite serbin” – një moment që ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe më gjerë.

Pavarësisht protestës dhe atmosferës së tensionuar, Partizani doli fitues nga ndeshja, duke triumfuar me rezultat 2-0 dhe duke siguruar një epërsi të rëndësishme për ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/

The post Lojtarët e ekipit ukrainas refuzuan t’u zgjasin dorën atyre serbë – tensione pati edhe në tribuna appeared first on Telegrafi.

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

By: Ela
24 July 2025 at 11:56

Siguria e Kosovës po rrezikohet nga raste spiunazhi të lidhura me shërbimet sekrete serbe. Arrestimet e fundit ngrenë shqetësime për përmasat e kërcënimit dhe gatishmërinë institucionale për t’u përballur me të. Veprimet e spiunazhit rrezikojnë drejtpërdrejt rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe sigurinë e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, thotë prokurori […]

The post Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

By: Ela
19 July 2025 at 16:58

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se ka njoftuar Brukselin për ndalimin e zëvendësdrejtorit të kësaj zyreje Igor Popoviq, nga autoritetet e Kosovës një ditë më parë, duke kërkuar “lirimin e menjëhershëm” të tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se Popoviq është dërguar në mbajtje prej 48-orësh dhe i njëjti dyshohet për veprën […]

The post Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij appeared first on BoldNews.al.

“Në punë, por të pambrojtur”: Një vështrim rajonal për kushtet dhe të drejtat e punëtorëve

18 July 2025 at 16:10

Të drejtat e punëtorëve mbeten të kërcënuara në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Ligji dhe kodet e punës anashkalohen, ndërsa investimet e huaja shpesh përfitojnë në dëm të punëtorëve. Shkelja apo mungesa e kontratave, pagat e ulëta dhe punësimi informal konsiderohen normë e tregut të punës në rajon.

Serbi: Shteti i shërben më pak punëtorit

Prej vitesh kuadri ligjor që mbron të drejtat e punëtorëve në Serbi duket të jetë dobësuar. Bojana Tamindzija, nga Programi për të Drejtat e Punëtorëve, thotë për Citizens.al se kjo prirje është ndjerë që pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Sipas saj, Serbia dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në një garë për tërheqjen e investimeve të huaja përmes lehtësimeve fiskale, ofrimit të krahut të lirë të punës dhe madje edhe mbrojtjes së ulët ligjore për punëtorët.

“Politikat e punësimit të të gjitha qeverive, që nga viti 2000, janë bazuar në tërheqjen e investimeve të huaja,” thekson Tamindzija në këtë këndvështrim.

Kështu, në Serbi kapitalit të huaj u ofrohen subvencione, taksa të ulëta dhe përfitime të tjera si për shembull mbështetje në infrastrukturë, të cilat në thelb favorizojnë kompanitë, jo punëtorët.

Sipas Tamindzijas, ka raste që subvencionet e kësaj politike mund të shkojnë deri në 150,000 euro për një vend të ri pune.

Ajo është e mendimit se me këtë qasje ndaj investimeve të huaja dhe faktit se ekonomia e Serbisë është e varur, grupe punëtorësh, si për shembull punonjësit e sektorit industrial, mbeten pa përkrahjen dhe mbrojtjen e duhur.

Nga ana tjetër, sektori publik, edhe pse më i sigurt dhe me kushte më të mira, vuan nga kufizimet e punësimit, sipas kërkesave të FMN-së – të aplikuara gjatë vitit 2014.

Pavarësisht se kufizimet ishin në plan për dy vite, me disa ndryshime ligjore, ato janë ende në fuqi, duke ndikuar negativisht në të gjithë sektorin publik, sidomos në shëndetësi dhe arsim, thekson më tej ajo.

Pagat minimale nuk mjaftojnë për jetesë, ndërsa shkeljet në sektorin e industrisë duket të jenë të zakonshme.

“Paga minimale që marrin shumica e punonjësve në tregun industrial është tre herë më e ulët se paga minimale,” thekson Tamindzija.

Sipas një hulumtimi të kryer nga Programi për të Drejtat e Punëtorëve në Serbi, në sektorë si tekstili apo industria automobile, puna jashtë orarit aplikohet shpesh nën trysni nga kompanitë.

Disa nga shkeljet më të zakonshme të hasura në këto sektorë janë mohimi i lejes shëndetësore dhe puna në mjedise të ndotura dhe të rrezikshme.

Kosovë: Ligjet mbesin në letër

Drenusha Canolli nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Kosovë tregon se edhe pse ligjet që garantojnë të drejtat bazë të punëtorëve ekzistojnë, zbatimi i tyre është i mangët. Për këtë, Canolli thotë se kanë përgjegjësi institucionet, të cilat, sipas saj, neglizhojnë shpesh.

Nën këtë dinamikë, punëtorët në Kosovë janë të ekspozuar ndaj punës informale: pa kontratë, me orare të pacaktuara, pa pushime vjetore, apo dhe pa sigurime shëndetësore.

Sipas Canollit, punësimi shpesh ndikohet edhe nga përkatësia politike ndërsa kontratat afatshkurtra mbeten normë.

“Në disa raste, punëtorët mbahen për vite me kontrata afatshkurtra, ose me kontrata mbi vepër, gjë që i pengon në sigurimin e të drejtave të plota,” tha Canolli për Citizens.al

Ndërkohë, sektori privat në Kosovë duket se përballet edhe me vonesat e pagave dhe kushtet e rrezikshme të punës.

Nga ana tjetër, në sektorin publik sfidë mbeten politizimi, klientelizmi dhe shkelja e orareve të punës.

Teksa punëtorët përballen me pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive, Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa një skemë sigurimi të papunësisë, duke e bërë tregun e punës edhe më të brishtë.

“Ky hendek si dhe dominimi i kontratave afatshkurtra i detyron punëtorët të mbështeten me mjetet private dhe familjare për të përballuar papunësinë,” thekson Canolli.

Shqipëri: Pagat në lekë, çmimet si në BE

Protestat e 1 Majit 2025 në Shqipëri denoncuan pabarazinë në rritjen mes pagave dhe kostos së jetesës. Thirrja “Paga shqiptare, çmime evropiane” vinte si një revoltë ndaj kostove në rritje përballë pagave të ulëta dhe një fuqie punëtore që po largohet nga vendi.

Sipas Gertjana Hasallës, nga Qendra për të Drejtat në Punë, pagat e ulëta janë sfida kryesore e punëtorëve shqiptarë.

Çdo ditë, mijëra familje detyrohen të bëjnë zgjedhje të pamundura, të paguajnë ushqimin, qiranë apo shërbimet bazë, pasi të gjitha nuk mbulohen nga të ardhurat mujore,” thekson Hasalla.

Mes të tjerash ajo rendit si problematikë punësimin informal, mungesën e kontratave të rregullta dhe mbrojtjes sociale.

“Një numër i konsiderueshëm punëtorësh nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk kontribuojnë në skemat e pensioneve dhe për pasojë jetojnë çdo ditë nën rrezikun e mbetur pa garanci për të ardhmen,” argumenton ajo.

Në këtë pikë, situata bëhet më e rëndë për gratë dhe të rinjtë që punojnë në fasoneri apo sektorin e thirrjeve telefonike (Call-Centers), ku paga minimale për punë intensive dhe presioni i vazhdueshëm cenojnë të drejtat themelore.

Sipas Hasallës në gjithë këtë panoramë, të rinjtë nuk shohin perspektivë për jetë dinjitoze.

“Shqipëria mbetet gjithnjë e më e zbrazët, me një treg pune gjithnjë e më të dobët dhe pa fuqi për të ndërtuar të ardhmen,” përfundon ajo.

Vende të ndryshme, problematika të njëjta

Në Serbi, ndërtimi dhe industria kanë numrin më të lartë të aksidenteve fatale në punë. Sipas Bojana Tamindzijës, pagat e ulëta i detyrojnë punëtorët të punojnë orë shtesë, duke rritur rrezikun e aksidenteve. Ajo sheh me shqetësim për këtë prirje edhe punëtorët sezonal, të cilët mbeten të pambrojtur nga ligjet.

Sipas raportit të Inspektoratit të Punës në Serbi, gjatë vitit 2024 janë kryer 59 inspektime lidhur me aksidentet fatale në vendin e punës. Ndërsa numri më i lartë i viktimave ndodh në sektorin e ndërtimit, pa përjashtuar sektorët e tjerë.

Në Shqipëri, ndërtimi, minierat dhe fasoneritë mbeten sektorët më të rrezikshëm. Gertjana Hasalla thotë se natyra e punës së këtyre sektorëve përfshin përdorimin e makinerive të rënda, punën në lartësi, kimikatet dhe faktorë të tjerë, të cilët kërkojnë masa shtesë në siguri.

Ndërsa në Kosovë, punëtorët hezitojnë të raportojnë abuzimet nga frika e pushimit nga puna. Sipas Drenusha Canollit, mungesa e asistencës ligjore përkeqëson më tej situatën. Ajo thotë se në shumë raste inspektorët nuk marrin masa dhe nuk ofrojnë mbrojtje ndaj punëtorëve denoncues duke ndikuar në zbehjen e besimit te institucionet.

Ndërsa të rinjtë përballen shpesh me diskriminimin për shkak të moshës, me praktika të papaguara për të fituar eksperiencë. Për gratë diskriminimi ndodh kur janë të reja, të cilat pyeten shpesh për statusin martesor dhe planifikimin familjar gjatë marrjes në punë.

Ky lloj diskriminimi për gratë është i pranishëm si në Serbi edhe në Kosovë, veçanërisht gjatë shtatzënisë. Bazuar në ligjin e punës, periudha më e gjatë nëntë mujore e pushimit të lehonisë merret përsipër nga punëdhënësi dhe nuk menaxhohet nga një institucion i sigurimeve shoqërore.

Kjo i dekurajon punëdhënësit të punësojnë gra të reja duke e ditur se ka të ngjarë të lindin”, thekson Canolli.

Ballkani Perëndimor duket se ka nevojë për forcim të organizimit sindikal dhe për një lëvizje të re punëtore. Bojana Tamindzija, Drenusha Canolli dhe Gertjana Hasalla tregojnë për situata relativisht të ngjashme.

Në Serbi, sindikatat kanë ndikim të kufizuar për shkak të strukturave shumëkombëshe të kompanive të mëdha. Në Kosovë, ato nuk u fuqizuan kurrë dhe nuk kanë fituar ndikim të fortë social. Ndërsa në Shqipëri, sindikatat e reja po përpiqen të mbrojnë të drejtat e punëtorëve, por besimi mbetet i ulët.

Lexoni gjithashtu:

The post “Në punë, por të pambrojtur”: Një vështrim rajonal për kushtet dhe të drejtat e punëtorëve appeared first on Citizens.al.

Shtetet e Ballkanit përballen me sfida mjedisore të përbashkëta

17 July 2025 at 12:37

Nga Serbia në Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe Kosovë, vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me sfidat të shumta mjedisore, që shpesh janë të përbashkëta. 

Shfrytëzimi i pakontrolluar i burimeve natyrore, ndotja industriale dhe projektet e diskutueshme të “zhvillimit” po kërcënojnë biodiversitetin, shëndetin publik dhe të ardhmen e vendeve të Ballkanit, duke vënë në pikëpyetje edhe antarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. 

Serbia përballet me presione lokale dhe ndërkombëtare 

Në Serbi, lufta kundër projektit të minierës së litiumit “Jadar” nga kompania Rio Tinto është kthyer në simbol të rezistencës qytetare. Sipas Iskra Krstic nga Polekol/Right to Water Initiative,  “kjo përpjekje tregon se nuk është kurrë vonë për të kundërshtuar padrejtësinë.” 

“Në vitin 2019, kur shoqëria civile mësoi për projektin e minierës së litiumit “Jadar” të Rio Tinto-s dhe popullsia lokale mësoi për shkallën e këtij projekti, mina ishte shumë pranë marrjes së të gjitha lejeve të nevojshme për zbatim”, kujton Krstic.

Por pavarësisht se projekti kishte marrë mbështetje të fuqishme nga qeveria dhe ishte pranë përfundimit të procedurave, protestat masive dhe mobilizimi i shoqërisë civile e ndaluan përkohësisht. 

Megjithatë, pasiviteti i institucioneve dhe mbështetja e BE-së për projektin në emër të “tranzicionit të gjelbër” po rrezikojnë rikthimin e tij.

Krstic thekson se “suksesi lind aty ku ekziston një mobilizim i fuqishëm dhe i bashkuar,” duke nënvizuar rolin kyç të informimit dhe edukimit për të përballuar propagandën zyrtare dhe mediat e kapura. 

Ndërkohë, aktivistët serbë janë të vetëdijshëm se presioni ndërkombëtar, sidomos nga BE, mund të ketë dy anë të medaljes, mund të forcojë mbrojtjen e mjedisit, por edhe ta minojë atë.

Në vitet e fundit, zyrtarët e Komisionit Evropian kanë shfaqur dëshirë për të nxitur minierat e litiumit në Serbi për hir të tranzicionit të gjelbër të BE-së, duke shpërfillur rreziqet dhe vullnetin e popullsisë lokale.

“Lista e projekteve strategjike e BE-së, ku u fut edhe “Jadar”, është në përputhje me Aktin për Lëndët e Para Kritike (CRMA), i kritikuar për minimin e përpjekjeve mjedisore dhe shkeljen e të drejtave të komuniteteve lokale”, thotë aktivistja, por ajo shton se BE ka shprehur gatishmëri për të mbyllur sytë ndaj rënies së sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në këmbim të burimeve të çmuara.

Megjithatë, Parlamenti Evropian është heterogjen, thotë Krstic. “Eurodeputetët e gjelbër dhe të majtë kanë qenë mbështetës të hapur të luftës lokale, vizitojnë Serbinë, dëgjojnë komunitetet dhe i bëjnë thirrje publikut evropian. Tranzicioni duhet të jetë i drejtë dhe vërtet i gjelbër, jo thjesht në emër”, thotë ajo.

Përtej çështjes së “Jadarit,” Serbia përballet me një model zhvillimi që privilegjon interesat industriale dhe minierat në dëm të komuniteteve dhe natyrës. Bashkëpunimi rajonal përmes rrjeteve si “Le të mbrojmë lumenjtë e Ballkanit” apo “ZBOR” ka krijuar ura mes aktivistëve në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe më gjerë, duke forcuar frymën e solidaritetit ndërkufitar.

“Luftërat mjedisore në Serbi (dhe Ballkan) shërbejnë si shembull se si rajonet dhe popullsitë e varfra, që kanë shumë pak faj për krizën klimatike dhe ndotjen, ndëshkohen dyfish”, thotë ajo.

Krstic nënvizon se Ballkani Perëndimor është një nga rajonet që po ngrohet më shpejt në një kontinent. “Rajoni tashmë përjeton thatësira hidrologjike dhe ndryshime të thella klimatike që rrezikojnë bujqësinë”, shton ajo.

Pengesat kryesore me të cilat përballet Serbia janë presionet lokale dhe ndërkombëtare për të sakrifikuar pyjet, lumenjtë, gurët dhe mineralet për interesat financiare. “Është thelbësore të investohet në ruajtjen e ujërave, pyjeve dhe tokës për të minimizuar dëmet dhe për të garantuar sigurinë ushqimore dhe të ujit”, shprehet aktivsitja mjedisore.

“Në Shqipëri nuk është më ndryshe”

Në Shqipëri situata nuk është më ndryshe kur vjen fjala tek shrytëzimi i resurseve natyrore dhe dëmtimi i mjedisit. 

Sfidat mjedisore në Shqipëri lidhen kryesisht me shfrytëzimin e lumenjve për hidrocentrale dhe devijime të ujërave. Komunitetet lokale, ashtu si në Serbi kanë bërë përpjekje për të mbrojtur mjedisin, në disa raste me sukses e në disa të tjera jo, por e ajo që është e rëndësishme për aktivistët mjedisor është që komunitet e kuptojnë rëndësinë e natyrës. 

Besjana Guri nga Eco Albania thekson se “Vjosa dhe Shushica janë simbole të rezistencës mjedisore në vend, ku komunitetet janë vetëorganizuar dhe kanë marrë mbështetje të fortë nga organizatat mjedisore.”

Përmes fushatave si Save the Blue Heart of Europe, Shqipëria ka treguar se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për të ruajtur lumenjtë e fundit të egër të Europës. 

“Ne jemi pjesë e një rrjeti të gjerë aktivistësh dhe organizatash që punojnë për të njëjtat kauza dhe që janë pjesë e fushatës “Save the Blue Heart of Europe”. Megjithatë, bashkëpunimi shtrihet edhe përtej këtij rrjeti, pasi shpesh bashkërendojmë forcat me organizata të tjera në rajon për nisma të përbashkëta dhe ndërkufitare”, thotë Guri. 

Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha për Shqipërinë. Guri sjell në vëmendje planet për ndërtime të reja hidrocentralesh, shfrytëzimin komercial të burimeve ujore dhe zhvillimin urbanistik pa kontroll të cilat po kërcënojnë pasuritë natyrore.

Sa i përket rolit të BE-së, Guri thekson se mund të luajë një rol vendimtar, por presioni duhet të jetë më i fortë dhe më i qëndrueshëm. 

“Ne kemi nevojë për një tranzicion të gjelbër që nuk sakrifikon natyrën për përfitime afatshkurtra ekonomike,” thotë ajo, duke vënë theksin te nevoja për ndalimin e investimeve ndotëse dhe forcimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e natyrës.

Për aktivisten Besjana Guri, e ardhmja mjedisore e Shqipërisë do të varet nga sa seriozisht do ta marrin insititucionet shqitpare tranzicionin drejt një zhvillimi të qëndrueshëm. 

“Objektivat klimatike të BE-së për 2035 nuk janë thjesht një angazhim ndërkombëtar por një mundësi për Shqipërinë të modernizojë ekonominë, të rrisë sigurinë energjetike dhe të mbrojë pasuritë natyrore”, shprehet ajo, duke shtuar se tani duhet të ndalojnë investimet në sektorë ndotës, të përshpejtohet integrimi i burimeve të rinovueshme si dhe të frocohenligjet për mbrojtjen e natyrës.

Kosova përballet me një krizë të shumëfishtë

Në Kosovë, mjedisi përballet me një krizë të shumëfishtë, si ndotja e ajrit nga termocentralet e vjetra, degradimi i lumenjve dhe pyjeve, dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve. Besnik Boletini, gazetar investigativ në organizatën ÇOHU!, thekson se “institucionet kanë dështuar në zbatimin e ligjeve mjedisore dhe degradimi ka marrë përmasa alarmante.”

“Gjendja e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë e keqe në disa aspekte, ndërkaq nuk ka ndonjë angazhim të duhur nga institucionet përkatëse për të përmirësuar situatën”, thotë Boletini.

Ai sjell në vëmendje një sërë probelmesh mejdisore me të cilat përballet Kosova, si bdotja e ajrit nga termocentralet e KEK-ut, për shkak të vjetërisë së dy termocentraleve. Po ashtu, situata me lumenjtë ka një përkeqësim të vazhdueshëm.

 “Lumenjtë vazhdimisht po degradohen nga operuesit ilegalë, ndërkaq ndotja e tyre vazhdon të jetë po ashtu e vazhdueshme përmes derdhjes së kanalizimeve në lumë, por edhe hedhjes së mbeturinave të ndryshme në lumenj dhe buzë lumenjve”, thotë gazetari. 

Një tjetër problem shqetësues mbetet dhe prerja ilegale dhe djegia e pyjeve. “Pandëshkueshmëria në këtë aspekt, veçanërisht të lëndët e pyjeve është e madhe. Më së shumti lëndë janë parashkruar për rastet që kanë të bëjnë me prerjen e pyjeve”, shprehet Boletini.

Megjithatë, reagimi qytetar ka qenë i pranishëm, protestat dhe aktivizmi lokal kanë arritur të ndalojnë projekte të caktuara apo të shtyjnë autoritetet të veprojnë, edhe pse sfidat mbeten.

“Ka pasur protesta të kohë pakohshme, varësisht nga zhvillimet. P.sh kur e patëm publikuar një hulumtim se si Ferronikeli po e ndotë ujin, ajrin dhe tokën, një  grup i qytetarëve nga Drenasi patën organizuar protesta para ministrisë dhe si rezultat ishte gjobitur kompania”, sjell në vëmendje gazetari. 

Organizimet më të mëdha janë bërë nga qytetarët që janë prekur nga ndërtimi i hidrocentraleve, veçanërisht në komunën e Shterpcës.

Ai thekson se mungesa e bashkëpunimit rajonal për çështjet mjedisore është një pengesë e madhe. “Ndotja nuk njeh kufij, dhe mungesa e një strategjie të përbashkët e bën problemin më të madh“, thotë ai. 

Teksa sa i takon antarëasimit të vendit në BE, gazetari vlerëson se politikat janë të harmonizuara me BE, por zbatimi është i dobët dhe mjedisi vazhdon të mos jetë prioritet në agjendën institucionale.

Natyra e Ballkanit po kërcënohet nga modele të gabuara zhvillimi, mungesë transparence dhe mungesë të zbatimit të ligjeve ekzistuese. Bashkëpunimi ndërkufitar, ndonëse i pranishëm në disa raste, mbetet ende i fragmentuar dhe i pamjaftueshëm për të përballuar krizën mjedisore rajonale.

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian mbetet një aktor kyç, nëse do të jetë një forcë për mbrojtjen e mjedisit apo një promotor i projekteve që e dëmtojnë atë, “kjo mbetet për t’u parë”, sipas aktivistëve dhe gazetarëve që raportojnë çështjet mjedisore.  

Nëse procesi i integrimit do të jetë i ndjeshëm ndaj çështjeve të mjedisit dhe nëse do të kërkojë standarde të vërteta e jo fasadë, Ballkani mund të ketë një të ardhme më të gjelbër.

Lexoni gjithashtu:

The post Shtetet e Ballkanit përballen me sfida mjedisore të përbashkëta appeared first on Citizens.al.

E dërguara britanike për Ballkanin: S’duhet qasje e re në dialogun Kosovë-Serbi, por zbatim i marrëveshjeve

18 July 2025 at 20:11

E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Pierce për BBC në gjuhën serbe, ka thënë se në marrëveshjen e Ohrit ka ide shumë të mira, dhe se çështja është vetëm tek zbatimi i saj.

Negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit janë të bllokuara prej muajsh, dhe që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në pranverën e vitit 2024 nuk ka pasur kontakte të rëndësishme midis liderëve të Serbisë dhe Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që marrëveshjet të zbatohen – si në Marrëveshjen e Brukselit, ashtu edhe në atë të Ohrit ka ide shumë të mira, është vetëm çështje zbatimi. Këto nuk janë marrëveshje teorike, por merren me çështje shumë praktike si liria e lëvizjes, qasja, pjesëmarrja, dhe ne do të donim të inkurajonim politikanët nga të dyja palët që të ndihmojnë në këtë mënyrë qytetarët dhe komunitetet”, ka thënë Pierce.

Ajo shton se nuk nevojitet një qasje e re apo një përgjigje magjike që do të zgjidhte çështjen e Bosnjë-Hercegovinës apo të Kosovës dhe Serbisë.

Karen Pierce u emërua si e dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2025, duke marrë përsipër pozicionin e mbajtur më parë nga Stuart Peach. /Telegrafi/

 

The post E dërguara britanike për Ballkanin: S’duhet qasje e re në dialogun Kosovë-Serbi, por zbatim i marrëveshjeve appeared first on Telegrafi.

Serbia e mbushur me mercenarë rus, kampet e ngritura synonin grusht shteti në Moldavi

By: Ardit
16 July 2025 at 20:48

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi mediak i Balkan Insight. Ajo thekson se, Agjencitë ruse të inteligjencës kanë ngritur kampe trajnimi për mercenarë në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë për të përgatitur pjesëmarrësit për një përpjekje për grusht shteti në Moldavi. Qytetarët […]

The post Serbia e mbushur me mercenarë rus, kampet e ngritura synonin grusht shteti në Moldavi appeared first on BoldNews.al.

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

By: Ela
15 July 2025 at 13:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po vepron si dorë e zgjatur e përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, por nuk e përsëriti deklaratën e mëparshme për rolin e pretenduar të presidentit amerikan, Donald Trump, në parandalimin e një përshkallëzimi të situatës nga Serbia në Kosovë. Duke folur të martën në […]

The post Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën appeared first on BoldNews.al.

Deklarata pranë kreut të NATO-s, Trump: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por e zgjidhëm

By: M C
14 July 2025 at 21:30

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ndaloi konfliktin dhe se sekretari i shtetit, Marko Rubio, po punon mbi atë çështje dhe gjithashtu në ndalimin e luftërave të tjera.

“Kemi qenë shumë të suksesshëm në ndalimin e luftrave. Zgjidhëm atë mes Indisë dhe Pakistanit. Kishit Ruandën dhe Kongon që vazhdonte prej 30 vitesh.

Meqë ra fjala për Indinë dhe Pakistanin, do të kishte qenë një luftë bërthamore nëse vazhdonte dhe një javë tjetër. Ashtu si po shkonte, po bëhej shumë keq. E ndalëm atë përmes tregtisë. U thashë se nuk do bënim tregti, nëse nuk e zgjidhin këtë. Dhe kështu që ndaluan.

Ruanda dhe Kongo po vazhdon prej 30 vitesh si luftë. Të paktën 7 milionë njerëz u vranë me armë shumë mizore, si hanxharë. Askush nuk u afrohej vendeve. Zgjidhëm çështjen mes Serbisë dhe Kosovës. Ishte një luftë që do të ndodhte. Në atë çështje përdora tregtinë, në fakt e përdor edhe për shumë gjëra. Tregtia është diçka e mirë për të mbyllur luftëra. Ishte me të vërtetë e rëndësishme shumë. Marco po punon fort me të gjithë këtu për paqen”, tha Trump.

The post Deklarata pranë kreut të NATO-s, Trump: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por e zgjidhëm appeared first on Albeu.com.

Protestuesit ‘ultimatum’ Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme parlamentare ose mosbindje civile

By: Elva
14 July 2025 at 09:31

Pas tetë muajsh demonstratash paqësore, lëvizja protestuese në Serbi po ndryshon kurs. Kur dhuna policore shtohet, protestuesit gjejnë rrugë të reja rezistence. “Nuk do t’ju themi çfarë të bëni, sepse e dini vetë.” Me këto fjalë, studentët në Beograd ia dorëzuan stafetën e rezistencës civile të gjithë shoqërisë serbe më 28 qershor 2025. Dorëzimi simbolik […]

The post Protestuesit ‘ultimatum’ Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme parlamentare ose mosbindje civile appeared first on BoldNews.al.

Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

By: Ela
13 July 2025 at 09:16

Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq, kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut dhe kërkon mbrojtje të pakicave, kushte të qarta për Serbinë në rrugën drejt BE-së. Deutsche Welle: Z. Ahmetoviq, të premten ju mbajtët në Bundestag një fjalim me rastin e ditës përkujtimore të Srebrenicës. Ju jeni i prekur personalisht nga […]

The post Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi appeared first on BoldNews.al.

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

By: Ela
13 July 2025 at 08:11

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka parandaluar së voni” një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë nga Serbia në Kosovë, Qeveria në detyrë e Kosovës nuk komenton. Pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhej fjalë, […]

The post Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht appeared first on BoldNews.al.

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, tre shtetas shqiptarë ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi sot finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri të tre shtetasve, rezultat ky i bashkëpunimit të vazhdueshëm të shërbimeve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd.

Në njoftimin e Policisë thuhet se shtetasi M. H. alias M. P., u kap në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim.

Sipas Policisë, shtetasi A. G., 40 vjeç, u arrestua në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;

Ndërkaq, shtetasi S. O., u kap në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.

Policia e Shtetit bën të ditur se vijon bashkëpunimin me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

/e.i//r.e/

The post Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, tre shtetas shqiptarë ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë

By: Rovena
7 July 2025 at 08:39

Në ditën e tetë të protestave në Serbi, mëngjesin e 7 korrikut, mbi dhjetë rrugë kryesore në Beograd u bllokuan nga protestuesit.

Me kërkesë të studentëve, grupe joformale të qytetarëve bllokuan rrugët dhe kryqëzimet në disa lagje që nga ora 7:00.

Midis tyre janë edhe rrugë kryesore në Beogradin e Ri.

Policia ndërhyri në disa raste, duke i penguar qytetarët t’i bllokonin rrugët kryesore në disa vende në Beograd.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë raporton për forca të shtuara policore në rrugët e qendrës së qytetit dhe në lagje të tjera.

Në disa nga vendet ku ka bllokada, raportohet se policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit të qytetarëve.

Bllokadat në qytete anembanë Serbisë filluan pasi studentët bënë thirrje për “mosbindje civile” nga 28 qershori.

Organizata akademike “Studentët në bllokadë” organizon protesta qysh në fund të vitit të kaluar, duke kërkuar përgjegjësi për incidentin në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën nga shembja e një strehe betoni atje, më 1 nëntor.

Studentët, që kanë bllokuar edhe fakultete, kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Nga maji, kërkesë e tyre është bërë edhe thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.

Gjatë javës së kaluar, policia serbe, në disa raste, ndaloi persona që bllokuan rrugët.

Mes protestuesve dhe forcave të rendit pati edhe përleshje.

Kundërshtarët e tyre, që e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete.

Ata janë vizituar disa herë edhe nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç./REL

Kurti: Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës erdhi nga Serbia

By: user 8
6 July 2025 at 15:57

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka përgëzuar institucionet për “reagimin e shpejtë dhe profesional” pasi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se alarmi i rremë për një bombë në Kuvend paraditen e së shtunës erdhi nga një numër i një shtetasi serb.

Ai shkroi në Facebook se kjo dëshmon për luftën hibride të Serbisë ndaj Kosovës.

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, shkroi Kurti.

Ai shpërndau postimin e Sveçlës, i cili shkroi se është konfirmuar se numri nga i cili erdhi kërcënimi për bombë “e ka origjinën në Serbi”.

“Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić”, shkroi Sveçla.

The post Kurti: Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës erdhi nga Serbia appeared first on Lapsi.al.

Mes protestave dhe tensioneve politike në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

By: M C
5 July 2025 at 18:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të rëndësishëm të autostradës “Milosh i Madh”, që lidh Prelinën me PozhegëN.

Ceremonia, e zhvilluar pa asnjë njoftim paraprak për gazetarët, ilustron qasjen diskrete që autoritetet kanë ndjekur për këtë projekt infrastrukturor.

Përfaqësues të qeverisë e kanë cilësuar këtë si një hap të madh për vazhdimin e projekteve publike në vend, edhe pse detajet për hapjen zyrtare kanë munguar.

Autostrada “Milosh i Madh”, që përfshin tunele të mëdha dhe segmente të ndërlikuara, pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen mes Beogradit dhe pjesës perëndimore të Serbisë, duke u konsideruar një projekt strategjik për vendin.

Megjithatë, përurimi i zhvilluar në heshtje vjen në një moment të ndjeshëm politik për Vuçiç. Prej disa ditësh, në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë po zhvillohen protesta kundër qeverisë dhe vetë presidentit, të nxitura nga pakënaqësia qytetare lidhur me çështje demokratike, korrupsionin dhe kontrollin ndaj mediave.

Sipas analistëve, shmangia e mediave dhe publikut mund të shihet si përpjekje për të mos e lidhur këtë ngjarje me klimën e tensionuar politike, si dhe për të mbrojtur udhëheqjen nga reagimet e mundshme të qytetarëve.

The post Mes protestave dhe tensioneve politike në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh” appeared first on Albeu.com.

Vozitësi me automobil godet një vajzë gjatë protestave në Serbi

5 July 2025 at 15:19

Një incident i rëndë ndodhi mbrëmë në Zrenjanin të Serbisë, ku një automjet goditi një vajzë që po merrte pjesë në një bllokadë rrugore.

Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, vajza shihet e shtrirë në rrugë, ndërsa shoferi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

Ky akt ka shkaktuar zemërim të gjerë në mesin e protestuesve dhe ka shtuar tensionin në një periudhë tashmë të ngarkuar politikisht në Serbi, raporton nova.rs.

Ky incident ndodh në një kontekst më të gjerë të protestave që kanë përfshirë Serbinë për muaj me radhë. Protestat filluan në nëntor të vitit 2024 pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 16 personave.

Udarena devojka u ZR. 😱 Letela preko haube.
Izvor:
Viber, INFO protesti studenata i građana! pic.twitter.com/fkKT43mqux

— MirjanaMaculi (@MaculiMirjana) July 4, 2025

Kërkesat kryesore të protestuesve përfshijnë përgjegjësi për këtë tragjedi, luftë kundër korrupsionit dhe një sistem më të drejtë politik.

Në ditët e fundit, protesta janë intensifikuar, me bllokada të rrugëve në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera. Protestuesit, përfshirë studentë dhe qytetarë të ndryshëm, kanë përdorur kontejnerë dhe pengesa të tjera për të bllokuar trafikun, duke kërkuar lirimin e të ndaluarve dhe heqjen e kampit me çadra të ngritur nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) mes ndërtesës së Presidencës dhe Kuvendit në Beograd.

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë bllokadat, duke përdorur forcë dhe duke arrestuar disa pjesëmarrës. Raportohet se disa persona janë lënduar gjatë këtyre ndërhyrjeve.

Në këtë atmosferë tensioni, incidenti i Zrenjaninit ka shtuar zemërimin e protestuesve dhe ka nxitur thirrje për veprime më të forta kundër dhunës shtetërore dhe për një përgjegjësi më të madhe nga autoritetet. Protestat vazhdojnë të jenë një shprehje e pakënaqësisë së gjerë ndaj qeverisë dhe një kërkesë për ndryshim në Serbi. /Telegrafi/

The post Vozitësi me automobil godet një vajzë gjatë protestave në Serbi appeared first on Telegrafi.

Gjokoviq gozhdohet pasi përkrahu protestat e studentëve, ish-ministrja e Vuçiqit: Ai është nga Kosova – mbështet shtetet që e duan pavarësinë e atij vendi

5 July 2025 at 13:49

Gjatë programit të mëngjesit në televizionin “Pink”, ish-ministrja serbe, Zorana Mihajloviq, e cila kohët e fundit po kthehet në jetën publike në Serbi, e pa të arsyeshme të sulmojë Novak Gjokoviqin për veprimin e tij në Wimbledon.

Tenisti tërthorazi ka mbështetur protestat e studentët kundër regjimit të president, Aleksandar Vuçiq dhe kjo ka shkaktuar reagime të mëdha.

Mediat pro-pushtetit kanë filluar ta gozhdojnë sportistin e tyre më të mirë duke lidhur edhe me Kosovën, raporton nova.rs.

pic.twitter.com/R3Wg9t9vaN

— Dečak iz kraja (@Virim_iz_coska) July 5, 2025

“Keni deklaratën e Novak Gjokoviqit. Pa dyshim që është një sportist fantastik, por edhe tatimpagues i Monacos. Familja e tij është nga Kosova, ai fitoi në Wimbledon dhe merret me ‘pompat’ dhe shpjegon pse e bëri këtë. Fillimisht, fshihet pas fëmijëve – gjë që mendoj se është shumë e shëmtuar — dhe, së dyti, ai vihet në anën e atyre që kryejnë dhunë në këtë vend dhe mbështet ata që duan një Kosovë të pavarur”, deklaroi pa dorashka ish-ministrja.

Kujtojmë se sportisti festoi pas fitores në raundin e parë ashtu edhe në të dytën duke simuluar pompa, një shprehje që u bë simbol i protestave në Serbi që kanë vazhduar që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Ndryshe, studentët me ndihmën e qytetarëve ka një javë që kanë paralizuar jetën në Serbi duke bllokuar rrugët dhe hekurudhat. /Telegrafi/

The post Gjokoviq gozhdohet pasi përkrahu protestat e studentëve, ish-ministrja e Vuçiqit: Ai është nga Kosova – mbështet shtetet që e duan pavarësinë e atij vendi appeared first on Telegrafi.

Vuçiq i frikësuar nga protestat, hap një autostradë pa praninë e qytetarëve dhe mediave

5 July 2025 at 10:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, hapi sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e gazetarëve një pjesë të rëndësishme të autostradës “Milosh i Madh” që lidh Prelinën me Pozhegën.

Ceremonia u zhvillua pa njoftim paraprak për mediat, duke nënvizuar qasjen diskrete që autoritetet kanë ndjekur për këtë ngjarje infrastrukturore, shkruan nova.rs.

Përfaqësues të qeverisë theksuan se ky është një hap i rëndësishëm për vijimësinë e projekteve publike në vend, megjithëse munguan informacione të detajuara për hapjen zyrtare.

Autostrada “Milosh i Madh” është një projekt strategjik që përfshin tunele të mëdha dhe segmente komplekse infrastrukturore, ndërsa pjesa e re e përuruar pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen ndërmjet Beogradit dhe pjesës perëndimore të Serbisë.

Megjithatë, ky përurim i zhvilluar në heshtje vjen në një moment të ndjeshëm politik për Vuçiqin.

Prej disa ditësh, në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë po mbahen protesta kundër qeverisë dhe vetë presidentit serb, të cilat janë nxitur nga pakënaqësia qytetare për çështje demokratike, korrupsion dhe kontrollin ndaj mediave.

Analistët vlerësojnë se shmangia e mediave dhe qytetarëve në këtë rast mund të jetë një përpjekje për të mos e lidhur hapjen e projektit me tensionin politik në rritje dhe për të mos ekspozuar udhëheqjen përballë reagimeve të mundshme publike. /Telegrafi/

The post Vuçiq i frikësuar nga protestat, hap një autostradë pa praninë e qytetarëve dhe mediave appeared first on Telegrafi.

“Shërbimet sekrete po më përgjojnë”, denoncon Nenad Çanak: Vuçiq arrestoi nënën e djalit tim

4 July 2025 at 23:17

Politikani serb, Nenad Çanak ka komentuar situatën e tensionuar në Beograd dhe protestat e studentëve që po zhvillohen anembanë Serbisë.

Ai përshkroi situatën e vështirë që po përjeton familja e tij dhe theksoi mungesën e të drejtave civile dhe shtetin autoritar që po ndodh aktualisht në Serbi.

“Është një situatë shumë shqetësuese. Nëna e djalit tim u arrestua dhe kaloi plot dy muaj në burg. Kur gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe ishte në prag të gjendjes së komës, vetëm atëherë iu caktua arrest shtëpie, një masë që vjen shumë vonë dhe tregon mungesën e humanizmit nga ana e autoriteteve,” tha ai me shqetësim për euronews.al.

Çanak shtoi se edhe vetë djali i tij është viktimë e represionit “ai u ndalua javën e kaluar pa asnjë arsye të qartë dhe u mbajt për katër orë në një stacion policie. Gjatë këtij qëndrimi, disa oficerë të shërbimeve sekrete e morën në pyetje, duke treguar se edhe familjet e opozitës po ndiqen dhe kërcënohen në mënyrë sistematike”.

Ndërsa situata po përkeqësohet, ai tha se është përjetuar edhe shkelje e privatësisë personale, “në apartamentin tim kam vënë re se dikush ka hyrë kur nuk kam qenë i pranishëm. Kjo është një mënyrë e qartë e dërgimit të një mesazhi: unë jam nën përgjim të vazhdueshëm dhe po mbahem nën presion të madh nga shteti.”

Çanak përfundoi me një mesazh alarmues se “në Serbi në këto momente nuk ka asnjë të drejtë civile. Policia, e cila në teori duhet të jetë garant i rendit dhe ligjit, po sillet si një forcë pushtuese ndaj qytetarëve të vet. Ky është një sinjal shumë i rrezikshëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Ne jemi përballur me një situatë ku shteti përdor dhunën dhe frikën për të shtypur zërat e lirë dhe çdo lloj kritike.”

Komentet e Nenad Çanakut reflektojnë një realitet ku presioni politik, dhuna dhe mungesa e lirive civile po bëhen norma, duke nxitur shqetësime serioze për gjendjen e demokracisë në Serbi.

The post “Shërbimet sekrete po më përgjojnë”, denoncon Nenad Çanak: Vuçiq arrestoi nënën e djalit tim appeared first on Telegrafi.

❌
❌