Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

By: Ela
3 July 2025 at 08:27

Xhamia e Namazgjasë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, me minaret e saj 50 metra të larta dhe hapësirë ​​për afërsisht rreth 8,000 besimtarë, është një nga vendet më mbresëlënëse të adhurimit islamik  në Ballkanin Perëndimor. Ajo u financua, ndër të tjera, me rreth 30 milionë euro nga autoriteti fetar turk, Diyanet. Modeli i saj arkitektonik është Xhamia Blu […]

The post Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke appeared first on BoldNews.al.

Kos: Me Shqipërinë hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Në Shkup të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet sot samiti mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, në kuadër të Samitit të dedikuar Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për këtë rajon.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos tha se ekziston një konsensus i qartë për zgjerimin, gjë që nuk ka qenë e njëjtë në të kaluarën, por “dritarja e mundësisë nuk do të jetë e hapur përgjithmonë”.

Kos përgëzoi Shqipërinë për hapjen e grupkapitujve dhe theksoi se nëse punohet me këtë ritëm do të mund t’i hapim të gjithë grupkapitujt këtë vit.

“Për herë të parë në historinë e Evropës, nëse e bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit mund të arrijmë bashkimin e Evropës tonë dhe një Evropë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Dua të jem shumë e qartë: Sot ekziston një konsensus i qartë në favor të zgjerimit- kjo nuk ka qenë kështu në të kaluarën, por dritarja e kësaj mundësie nuk mund të jetë aty përgjithmonë. Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm.

“Shqipëria, i dashur kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grup-kapitujt gjatë gjashtë muajve të fundit. Faleminderit për kontributin tuaj në suksesin e procesit të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, do të mund t’i hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit. Dhe mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grup-kapitullit të fundit në vjeshtë”, tha Kos.

/m.q/j.p/

The post Kos: Me Shqipërinë hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Takimi/ Liderët realizojnë foton familjare, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

By: user7
1 July 2025 at 13:23

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja Europianë për Zgjerim, Marta Kos kanë zhvilluar foton familjare, siç bëhet zakonisht në takimet zyrtare.

Kryeministri Edi Rama shihet i pozicionuar mes homologëve të tij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe atij të Kosovës, Albin Kurtit.

Sot është dita e dytë e takimit BE-BP, ku udhëheqësit e vendeve kanë diskutuar për zbatimin e planit të rritjes për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

The post Takimi/ Liderët realizojnë foton familjare, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit appeared first on Lapsi.al.

Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Komisionarja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, po zhvillon sot në Shkup një takim me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të dedikuar Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për këtë rajon.

Nga Plani i Rritjes, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës – kanë marrë fondet e para të para-financimit.

Kosovën në këtë takim e përfaqëson kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në fjalën hyrëse, komisionerja Kos tha se Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor.

Ajo shtoi se tani ekziston një konsensus i qartë për zgjerimin, gjë që nuk ka qenë e njëjtë në të kaluarën, por “dritarja e mundësisë nuk do të jetë e hapur përgjithmonë”.

“Në Bosnjë e Hercegovinë është miratuar agjenda e reformave dhe po presim që qeveria e re, Kurti, të vendosë më në fund më shumë energji në procesin e anëtarësimit. Ndërkohë, tashmë po ecim përpara edhe me Serbinë”, tha ajo.

Kos tha se Plani i Rritjes është plotësisht në duart e tyre.

“Ky është një mjet për t’ju ndihmuar me reformat e rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme edhe për t’ju përgatitur për anëtarësim. Njëkohësisht, ky plan ju mundëson që qytetarët dhe bizneset tuaja të përfitojnë nga tregu unik i BE-së, në kushte të barabarta me vendet anëtare. Dhe kjo, tani – jo në një të ardhme të largët”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se vendet kanë bërë shumë, por tani është koha të intensifikohet faza e zbatimit.

“Thënë thjesht, kjo do të thotë që një sipërmarrës i ri, për shembull këtu në Shkup apo në Tiranë, mund të pranojë pagesa nga e gjithë Evropa po aq lehtë sa edhe një biznes në Vjenë apo Madrid”, tha Kos.

Vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE, ndërsa Plani i Rritjes synon të përshpejtojë reformat dhe t’i përgatisë ato për anëtarësim.

Nga fondi prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovës i janë ndarë rreth 900 milionë – një pjesë në formë granti, dhe një formë si kredi.

Ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë, Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian.

Më 21 qershor, Serbia është bërë vendi i fundit – pas Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi – që ka njoftuar se ka pranuar mjetet e para nga BE-ja, në vlerë prej 51.66 milionë eurosh.

Bosnjë e Hercegovina nuk e ka dorëzuar ende Agjendën e kërkuar të Reformave tek autoritetet evropiane.

Në Kosovë, problemi është tjetër: ajo nuk ka Kuvend të konstituuar për të ratifikuar marrëveshjen e nevojshme për përfitimin e fondeve.

Marrëveshjet e tilla kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare, ndaj edhe duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave.

Gjatë një deklarate për media, në prag të fillimit të Samitit, kryeministri Kurti në detyrë nuk foli për faktin që Kosova është e vetmja që nuk ka përfituar nga Plani i Rritjes, por u fokusua te marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Plani i Rritjes, që është në qendër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, do të shqyrtohet në dy panele të ndara, sipas agjendës së takimit.

Kryeministri Mickoski dhe komisionerja Kos do të mbajnë fjalët hyrëse në panelin kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Ndërkohë, në panelin e dytë do të marrin pjesë ministrat nga vendet e rajonit dhe përfaqësues të lartë të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Ky panel do të fokusohet në mekanizmat konkretë dhe mbështetjen për zbatimin e Planit të Rritjes.

Plani, i miratuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së në maj të vitit 2024 dhe i aprovuar përfundimisht në tetor të po atij viti, kap vlerën prej gjashtë miliardë eurosh. Ai përfshin investime dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e agjendës reformuese për periudhën 2024-2027.

Një pjesë e këtyre fondeve do të jepet si grante dhe pjesa tjetër në formën e kredive me kushte të favorshme.

Pikërisht ky Plan dhe agjenda e tij reformuese bënë që lideri i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, të kritikojë Qeverinë maqedonase para mbërritjes së Marta Kos në Shkup.

Sipas tij, Qeveria e drejtuar nga VMRO-DPMNE “nuk ka treguar as vullnet, as kapacitete për të zbatuar agjendën reformuese”.

“Afati ka kaluar – 43 milionë euro nga Plani i Rritjes, të destinuara për reforma, kanë mbetur të pashfrytëzuara. Madje nuk kanë aktivizuar as avansin prej 52 milionë eurosh nga ky plan. Ministritë e Ekonomisë, të Drejtësisë dhe të Energjisë nuk kanë asnjë reformë, ligj apo projekt. Vetëm Ministria e Digjitalizimit e ka implementuar, dhe kjo falë reformave të përgatitura gjatë qeverisjes së LSDM-së”, tha Filipçe.

Megjithatë, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, tha se, edhe pse shkalla e zbatimit të reformave në qershor do të jetë pak më e ulët krahasuar me dhjetorin, financimi nga Plani i Rritjes nuk është i rrezikuar. Ai shtoi se rreziku për humbjen e fondeve do të ekzistojë vetëm nëse reformat e kërkuara nuk përmbushen brenda një afati shtesë prej 12 muajsh, pasi afati fillestar përfundon këtë qershor.

“Kjo do të thotë që rreziku për humbjen e fondeve do të shfaqet në qershor të vitit 2026, por deri atëherë mjetet do të jenë të qasshme për ne”, tha Murtezani. /rel/

The post Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

By: Ela
1 July 2025 at 09:45

Në takimin me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Shqipërisë. Në kuadër të takimit do të zhvillohen dy panele. I pari do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, kurse i dyti […]

The post BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor appeared first on BoldNews.al.

Dita e dytë e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes

By: user 11
1 July 2025 at 08:51

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin në samitin dyditor që nisi dje e do të mbahet edhe sot në Shkup.

Takimi do të jetë një mundësi për të diskutuar për fusha të reja të bashkëpunimit si mbrojtja e konsumatorëve, turizmi dhe rruga drejt tregut të përbashkët që do të përshpejtonte integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së. Për këto çështje, Kurti do të jetë një ndër folësit kryesor, në të njëjtin panel me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, si edhe kryeministri Rama.

Gjatë takimit, Komisioni Europian do të propozojë një paketë të investimeve në vlerë prej 87.7 milionë eurosh nën Kornizën ekzistuese të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, e cila pritet të tërheqë pothuajse gjysmë miliardi euro në investime private për projekte të energjisë së pastër në mbarë rajonin, u tha në njoftim.

Plani i Rritjes parasheh mbështetje financiare prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë janë grante dhe 4 miliardë janë kredi të buta të ofruara nga BE-ja për reforma dhe investime në fusha sikurse energjia, transporti dhe transformimi digjital me qëllim që të rritet prosperiteti dhe stabiliteti në rajon.

The post Dita e dytë e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes appeared first on Lapsi.al.

Takimi dyditor BE-BP për Planin e Rritjes, Kurti konfirmon pjesëmarrjen

By: user7
30 June 2025 at 12:58

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë mbrëmjen e sotme në një darkë zyrtare në Shkup më liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrjen e Kurtit në takimin e organizuar nga kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë.

Kurti do të marrë pjesë edhe ditën e nesërme në panelin e parë të diskutimeve, me fokus në Planin Evropian të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Shkupi do të presë sot dhe nesër, takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE. Në takim do të jetë e pranishmë komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos. Bisedimet në takimët që do të zhvillohen do të përqendrohen në përshpejtimin e zbatimit të Planit evropian të Rritjes për këtë rajon, njoftoi Komisioni Evropian.

Udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe komisionarja Kos do të përqendrohen në reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes dhe të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në bllok.

Sipas raportimeve, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron përfitime për shtetet e rajonit që po përgatiten për anëtarësim në BE dhe gjatë takimit, pjesëmarrësit do të rishikojnë përparimin dhe do të diskutojnë për hapat e mëtejmë.

The post Takimi dyditor BE-BP për Planin e Rritjes, Kurti konfirmon pjesëmarrjen appeared first on Lapsi.al.

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

29 June 2025 at 19:36

Policia e në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar plan masash për nesër dhe pasnesër, kohë kur do të mbahet në Shkup takimi i të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“SPB Shkup njofton qytetarët se më 30.06.2025 (e hënë) dhe 01.07.2025 (e martë), për shkak të një takimi të liderëve nga Ballkani Perëndimor, Njësiti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, informoi sot  Ministria e Punëve të Brendshme.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e uniformuar policorë, për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë zhvillimit të këtij takimi.

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash appeared first on Sot News | Lajme.

Takimi BE-Ballkani Perëndimor mbahet në Shkup të hënën dhe të martën

29 June 2025 at 13:50

Nesër dhe pasnesër do të mbahet në Shkup takimi i radhës mes Bashkimit Europian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor kushtuar planit të rritjes.

Të hënën dhe të martën do të mbahet në Shkup takimi i radhës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar planit të rritjes.

Si pritësi i këtij samiti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos do të kenë një takim kokë më kokë, i cili më pas do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar.

Të martën në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe në orën 10 do të nis punimet samiti i cili është i ndarë në dy panele kryesore.

Paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor, ku fjalë hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për zgjerim, Marta Kos.

Ndërsa paneli i dytë do të ketë fokus zbatimin konkret të Planit të Rritjes, ku do të marrin pjesë ministra nga vendet pjesëmarrëse, përfaqësues të BE-së, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë.

Komisioni Evropian konfirmoi dje se komisionerja për zgjerim do të qëndrojë në Shkup për të diskutuar me liderët e rajonit në kuadër të Planit të Rritjes. Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Takimi BE-Ballkani Perëndimor mbahet në Shkup të hënën dhe të martën appeared first on Euronews Albania.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, takimi i liderëve në Shkup javën e ardhshme

By: user 11
28 June 2025 at 16:12

Një takim mes liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet të hënën dhe të martën në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Takimi do t’i kushtohet Planit të Rritjes për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa e pranishme do të jetë komisionerja europiane për zgjerim, Marta Kos. Kjo e fundit do të zhvillojë të hënën një takim me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski dhe do të pasohet nga një takim mes dy delegacioneve.

“Më 30 qershor ditën e hënë, duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim ndërmjet Kryetarit të qeverisë së republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar.”-thuhet në njoftimin zyrtar të qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Të martën do të mbahen dy panele prej të cilëve i pari i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në këtë panel do të flasin kryeministri Mickoski dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos, të cilët do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për media.

Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave konkrete dhe mbështetje për zbatimin e Planit të Rritjes dhe në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të Bashkimit Europian, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë. Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

The post Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, takimi i liderëve në Shkup javën e ardhshme appeared first on Lapsi.al.

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor, të hënën dhe të martën në Shkup

28 June 2025 at 15:42

Të hënën dhe të martën në Shkup do të mbahet takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes.

Qeveria njofton se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025, në Shkup, në hotelin “Hillton”, do të mbahet takimi i liderëve BE–Ballkani Perëndimor, i kushtuar Planit për Rritje.

“Më 30 qershor (e hënë), duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar”, thuhet në njoftim.

Në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat. Për Maqedoninë e Veriut janë të dedikuara 750 milionë euro./KosovaPress/

Trump firmos urdhrin: Shtyhet dhe 1 vit gjendja e emergjencës në Ballkanin Perëndimor

By: user 6
24 June 2025 at 20:59

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur të shtyjë edhe me të paktën 1 vit fuqinë e një urdhri ekzekutiv që ka të bëjë me gjendjen emergjente kombëtare në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë urdhër të firmosur në 20 qershor përmenden edhe individët e përfshirë në “korrupsion të rëndësishëm që gërryen sundimin e ligjit dhe besimin në qeverisjen demokratike”.

“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, përfshirë veprimet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet penguese, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe jashtëzakonisht serioz ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në urdhrin e Presidentit Trump. Urdhri i nënshkruar në fillim të këtij viti e shtyn fuqinë e tij edhe me një vit tjetër.

Urdhri i plotë:

Më 26 qershor 2001, me Urdhrin Ekzekutiv 13219, Presidenti shpalli një gjendje emergjente kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, në përputhje me Ligjin Ndërkombëtar për Kompetencat Ekonomike në Rast Emergjence, për të përballuar kërcënimin e pazakontë dhe jashtëzakonisht serioz ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, të përbërë nga veprimet e personave të përfshirë në, ose që ndihmojnë, sponsorizojnë apo mbështesin: (i) dhunën ekstremiste në ish-Republikën e Maqedonisë (tani Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe gjetkë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose (ii) veprime që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnjë ose Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të datës 10 qershor 1999 në Kosovë.

Presidenti më pas e ndryshoi këtë urdhër me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me veprime të caktuara që pengojnë zbatimin, ndër të tjera, të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 që ka të bëjë me ish-Republikën e Maqedonisë (tani Republika e Maqedonisë së Veriut).

Më 8 qershor 2021, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili zgjeroi fushën e gjendjes së emergjencës kombëtare të shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219, i ndryshuar, duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve pas luftës që pasuan shpërbërjen e ish-RFSJ-së, si dhe korrupsionin e përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe për këtë arsye përbën një kërcënim të pazakontë dhe jashtëzakonisht serioz ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Më 8 janar 2025, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14140, në dritën e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përpjekjet e vazhdueshme nga individë për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të kombeve të Ballkanit Perëndimor, për të minuar marrëveshjet dhe institucionet pas luftës, për t’u përfshirë në korrupsion të rëndësishëm që gërryen sundimin e ligjit dhe besimin në qeverisjen demokratike, dhe për të shmangur sanksionet e qeverisë së SHBA-së, dhe me qëllim që të ndërmerren hapa shtesë në lidhje me gjendjen emergjente kombëtare për Ballkanin Perëndimor.

Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, përfshirë veprimet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet penguese, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe jashtëzakonisht serioz ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Për këtë arsye, gjendja emergjente kombëtare e shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219, nën të cilën janë ndërmarrë hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 13304, është zgjeruar në përmbajtje me Urdhrin Ekzekutiv 14033, dhe janë ndërmarrë hapa të tjerë shtesë me Urdhrin Ekzekutiv 14140, duhet të vazhdojë të jetë në fuqi përtej datës 26 qershor 2025. Prandaj, në përputhje me nenin 202(d) të Aktit për Gjendjet Emergjente Kombëtare (50 U.S.C. 1622(d)), unë po e vazhdoj për 1 vit gjendjen emergjente kombëtare të shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor. /LAPSI.al

The post Trump firmos urdhrin: Shtyhet dhe 1 vit gjendja e emergjencës në Ballkanin Perëndimor appeared first on Lapsi.al.

Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025 at 00:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm një numër i vogël njerëzish e di” çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi “gjithçka është bërë në fshehtësi”.

Në një intervistë për televizionin Prva më 20 qershor, ai tha se gjatë një “parade të madhe” ushtarake në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka që posedon.

“E kemi mbajtur të fshehur, por këto janë ndryshime të mëdha për Ushtrinë e Serbisë në periudhën e ardhshme. Janë më së shumti pesë persona që dinë çfarë kemi sjellë. Qëllimi ynë është ta mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq, pa sqaruar se nga kush Serbia duhet të “mbrohet”.

Ai shtoi se ushtria “po bëhet tmerrësisht goditëse”.

Vuçiq tha se Serbia ka mbajtur të fshehura edhe shumë pajisje që ka blerë dhe paralajmëroi se “shumë do të habiten” kur të shohin çfarë posedon ushtria.

Sipas tij, “Prishtina, Zagrebi dhe Tirana po krijojnë një aleancë ushtarake” dhe se vazhdimisht po e ftojnë Sofjen që t’u bashkohet, gjë që e ka detyruar Serbinë “të armatoset”.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan më 18 mars një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Deklarata është përshkruar si një dokument trilateral që forcon bashkëpunimin dhe thekson rëndësinë e një qasjeje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të dëmtojnë stabilitetin rajonal, ndërkohë që nënshkruesit mohuan se synojnë krijimin e një aleance ushtarake.

Vuçiq theksoi se Beogradi nuk përbën kërcënim për vendet fqinje dhe se “nuk do të jetë i pari që do të qëllojë me shigjetë”, por se “duhet të jetë vigjilent”.

“Jemi të rrethuar nga vende të NATO-s – kë mund të kërcënojmë ne? Askënd. Por duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq./Radio Evropa e Lirë/

The post Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë appeared first on Telegrafi.

Shtetet e Ballkanit evakuojnë qytetarët e tyre nga Izraeli mes përshkallëzimit të konfliktit

By: BIRN
18 June 2025 at 12:38

Qindra qytetarë të shteteve të Ballkanit janë riatdhesuar urgjentisht nga qeveritë e tyre, ndërsa rritet frika për një përshkallëzim të mëtejshëm të armiqësive në Lindjen e Mesme, me Izraelin dhe Iranin që vazhdojnë të bombardojnë qytetet e njëri-tjetrit. Tetëdhjetë e nëntë bullgarë të evakuuar nga Tel Avivi mbërritën në kryeqytetin Sofje me një avion që […]

The post Shtetet e Ballkanit evakuojnë qytetarët e tyre nga Izraeli mes përshkallëzimit të konfliktit appeared first on Reporter.al.

“EU4Migration”, Lungarotti: Forcohen kapacitetet për menaxhimin e migracionit dhe azilit

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Ministria e Brendshme dhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, si edhe IOM & UNHCR zhvilluan sot një aktivitet ku u prezantua projekti “EU4Migration”.

Koordinatorja e IOM për Ballkanin Perëndimor Laura Lungarotti u shpreh gjatë fjalës së saj se projekti ka për synim që ta afrojë Shqipërinë më pranë BE-së.

Ajo theksoi se bashkëpunimi me Frontex dhe agjenci të tjera të BE-së për menaxhimin e kufijve, bëjnë që ky projekt të forcojë kapacitetet kombëtare për menaxhimin e migracionit dhe sistemit të azilit.

“Më e rëndësishmja është që ky projekt është për njerëzit. Është për gjetjen e zgjidhjeve për gratë që ikin nga konfliktet apo udhëtojnë të vetme, për fëmijët e pashoqëruar ose të ndarë, për migrantët që dëshirojnë të kthehen në vendin e origjinës sepse nuk mund të qëndrojnë ligjërisht në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ajo.

Lungarotti shtoi se “ky projekt bazohet në partneritete si partneriteti me qeverinë shqiptare, partneriteti me Bashkimin Evropian, por edhe partneritetet mes dy agjencive të OKB-së, të cilat po përdorin avantazhet e tyre për të mbështetur dhe mbrojtur njerëzit në lëvizje. Është një partneritet që synon ta sjellë Shqipërinë edhe një hap më afër Bashkimit Evropian, sepse, siç dihet, migracioni është një ndër dosjet kyçe të procesit të anëtarësimi”.

“Ne në IOM e shohim migracionin si një mundësi. Pse? Sepse bazohet në të drejtën themelore për lëvizje të lirë, dhe besojmë se, nëse qeveriset në mënyrë efikase, migracioni mund të sjellë vlera të shtuara dhe zhvillim për të gjitha vendet. Por natyrisht e pranojmë që migracioni mund të përbëjë një sfidë për politikëbërësit, për punonjësit në terren dhe për të gjithë ata që merren veçanërisht me migracionin e parregullt.

Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është përballur me shumë sfida, por ka arritur t’u përgjigjet dhe të shndërrojë një pjesë të tyre në mundësi”, vijoi ajo.

Koordinatorja e IOM për Ballkanin Perëndimor nënvizoi se “ky projekt “BE për Migracionin” për Shqipërinë e çon në një nivel tjetër këtë angazhim dhe do të thellohet më tej në të gjitha këto fusha ku Ballkani Perëndimor tashmë ka bërë përparime të ndjeshme”.

“Ka një komponent shumë të fortë për mbrojtjen efektive të migrantëve të cenueshëm dhe refugjatëve me fokus të veçantë, siç e përmendi edhe zëvendësministri, te fëmijët e pashoqëruar ose të ndarë, gratë që udhëtojnë të vetme dhe viktimat e trafikimit. Po ashtu, projekti përmirëson dimensionin e zgjidhjeve, përfshirë kthimin dhe ri-integrimin, nga Shqipëria dhe nga Ballkani Perëndimor në mënyrë të sigurt, të bazuar në të drejta dhe me dinjitet dhe, shpresojmë, në mënyrë të qëndrueshme”, pohoi Langarotti.

“Së fundi, por jo për nga rëndësia, ai forcon bashkëpunimin rajonal në menaxhimin e flukseve të përziera migratore. Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të ndjeshëm në këtë aspekt vetëm në vitin 2024 kemi parë një ulje të konsiderueshme të hyrjeve të parregullta në të gjitha vendet e rajonit. Projekti ka gjithashtu një komponent të fuqishëm për përmirësimin e sistemeve dhe të infrastrukturës”, shtoi ajo.

1 nga 8
Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, foto: Florian Abazaj
Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, foto: Florian Abazaj

/e.i/j.p/

The post “EU4Migration”, Lungarotti: Forcohen kapacitetet për menaxhimin e migracionit dhe azilit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një kontinent, dy realitete: Ndërsa në BE janë të shqetësuar për sigurinë – në Ballkan, përfshirë Kosovën, prioritet është mbijetesa

10 June 2025 at 09:51

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë të këtij viti.

Derisa ata të BE-së mbeten të përqendruar në çështje të sigurisë që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës, në Ballkanin Perëndimor më të shqetësuar janë për rritjen e çmimeve të ushqimeve, krimin, korrupsionin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Anketa shpërfaq, gjithashtu, dallime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbisë dhe pjesës tjetër të rajonit, për sa i përket optimizmit, besimit në BE, mosbesimit në NATO dhe mbështetjes për anëtarësimin e mundshëm.

Për tre vjet me radhë, më shumë se një e katërta e të anketuarve nga 27 vende pajtohen se lufta në Ukrainë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e BE-së, ndërsa një e pesta i jep përparësi mbrojtjes dhe sigurisë.

Ballkani Perëndimor, në anën tjetër, përqendrohet te mbijetesa e përditshme.

Krahasuar me anketën e njëjtë të kryer në vjeshtë, Maqedonia e Veriut regjistroi rritjen më të madhe të shqetësimeve në lidhje me krimin, ndërsa Kosova regjistroi rritjen më të madhe të shqetësimeve në lidhje me rritjen e çmimeve.

Kosova dallohet krahasuar me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor për optimizmin, ku 76 për qind e të anketuarve shprehen të kënaqur me tregun e punës.

Rreth 40 për qind e të anketuarve në vendet e tjera mendojnë se mundësia për të gjetur punë në vendin e tyre është e mirë, që është në përputhje me mesataren e Bashkimit Evropian.

Krahasuar me sondazhin e Eurobarometrit në vjeshtë, Shqipëria shënon rritjen më të madhe të optimizmit – për 17 për qind, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina rritjen më të madhe të pesimizmit – për 6 për qind.

Sa i përket gjendjes së përgjithshme në vend, dy të tretat e të anketuarve në Serbi mendojnë se ajo është e keqe. Njëkohësisht, kjo është edhe rritja më e madhe e perceptimit negativ: 19 për qind.

Ndryshe nga të tjerët, 80 për qind e të anketuarve në Kosovë e kanë vlerësuar gjendjen në vendin e tyre si të mirë.

Pesimizmi për këtë çështje është rritur më së shumti në Serbi – për 19 për qind – krahasuar me tetorin e vitit 2024.

Të anketuarit në Kosovë dhe në Mal të Zi janë optimistë sa i përket drejtimit që po ndjekin vendet e tyre.

Ndërkohë, në Bosnje dhe Hercegovinë është rritur ndjeshëm pesimizmi – 14% më shumë njerëz se në vjeshtën e vitit 2024 mendojnë se vendi është në rrugë të gabuar.

Rritje e ngjashme e mendimit negativ është shënuar edhe në Serbi, me 11%.

Ndërsa shumica e qytetarëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor besojnë se jeta e tyre nuk do të ndryshojë vitin e ardhshëm, në Kosovë dhe në Shqipëri dominon optimizmi.

Në këto dy vende, shumica besojnë se jeta e tyre do të përmirësohet, ndërsa çdo i pesti i anketuar në Serbi dhe në Maqedoni të Veriut ka frikë se e ardhmja do të jetë më e vështirë.

Në krahasim me të njëjtën anketë të kryer në vjeshtën e vitit 2024, në Mal të Zi është rritur për 20 për qind numri i atyre që mendojnë se gjithçka do të mbetet e njëjtë, ndërsa në pjesën tjetër të rajonit rezultatet janë afërsisht të njëjta.

Në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, shumica e qytetarëve parashikojnë përkeqësim të situatës së përgjithshme në vendet e tyre, gjatë vitit të ardhshëm.

Kosova dhe Shqipëria dallojnë nga ky trend, pasi shumica e të anketuarve presin përmirësim në të ardhmen, madje më shumë se në vjeshtën e kaluar.

Pesimizmi është rritur më së shumti në Bosnje e Hercegovinë, për 6 për qind.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ndërkaq, mbetet i dëshirueshëm për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.

Entuziazmi është më i lartë në Shqipëri dhe Mal të Zi, ku shumica e të anketuarve besojnë se anëtarësimi do të sjellë përfitime për vendet e tyre.

Në Serbi, mendimet për anëtarësimin në BE janë të ndara në mënyrë të barabartë midis atyre që e përkrahin, e kundërshtojnë ose janë indiferentë.

Në Mal të Zi është shënuar rritja më e madhe e optimizmit për anëtarësim në BE, krahasuar me anketën e mëparshme të vjeshtës – për 13 për qind.

BE-ja gëzon besim të madh në Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë – gjë që përputhet me orientimet e tyre proevropiane.

Në anën tjetër, 57 për qind e të anketuarve në Serbi thonë se nuk besojnë në BE.

Sa u përket qytetarëve të BE-së, 52 për qind besojnë në institucionet evropiane, ndërsa 41 për qind nuk besojnë.

Në krahasim me anketën e mëparshme, besimi ka mbetur thuajse i pandryshuar – me një rritje për 9 për qind në Kosovë.

Mungesa e besimit ndaj NATO-s në Serbi është edhe më e theksuar, ku 92 për qind e të anketuarve nuk besojnë në këtë organizatë.

Ndryshe është situata në Kosovë, ku 95 për qind e njerëzve shprehin besim në NATO.

Shumica e qytetarëve të BE-së dhe mbi 60% e banorëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – të dyja vende anëtare – kanë besim në Aleancën Veriatlantike.

Rritja më e madhe e besimit në NATO është regjistruar në Bosnje e Hercegovinë – për 11 për qind. /REL/

The post Një kontinent, dy realitete: Ndërsa në BE janë të shqetësuar për sigurinë – në Ballkan, përfshirë Kosovën, prioritet është mbijetesa appeared first on Telegrafi.

BB: 20% e popullsisë shqiptare në varfëri, më e larta në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi

29 May 2025 at 08:07

Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga ky fenomen parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë. Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë. […]

The post BB: 20% e popullsisë shqiptare në varfëri, më e larta në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi appeared first on BoldNews.al.

Plani Meloni–Rama/ Si BE po e kthen Ballkanin në kosh mbeturinash

By: user 4
26 May 2025 at 19:31

Para se refugjati maroken Hamid Badoui të vetëvritej në burgun e Torinos, kishte marrë lajmin se duhej të rikthehej në izolimin e Gjadrit në Lezhë, aty ku prej disa javësh qëndrojnë të burgosur dhjetëra refugjatë me rekorde kriminale.

Koha që Hamid Badoui kishte kaluar në kampin e Gjadrit i kishte mjaftuar për t’i bërë vetes një betim, se nuk do të kthehej kurrë më në atë vend, madje një moment i ishte rrëfyer avokatit të tij duke ia thënë qartë dhe shkoqur: “Burgu është më i mirë se CPR-ja në Gjadër, unë nuk kthehem më në Shqipëri.”

Vetëvritet në Itali marokeni: Burgu është më i mirë se kampi në Gjadër!

Por kushtet çnjerëzore nën të cilat detyrohen të mbijetojnë refugjatët afrikanë në vendin tonë kanë dhënë rezultate të pëlqyeshme për qeverinë italiane, madje edhe lajmi për vetëvrasjen e një refugjati që refuzon të kthehet në Shqipëri, paradoksalisht është marketing i mirë për masat kundër emigracionit që ka ndërmarrë Italia.

Nga “palazzo Chigi”, Xhorxhia Meloni sheh se si lajme të tilla e frenojnë akoma më tej valën e emigrantëve nga Afrika. Kur llogarisin se mund të përfundojnë në një vend të humbur të Shqipërisë, të izoluar nga rrjetat e larta të hekurit, nën mbikqyrjen e xhandarëve italianë, pa avokatë, larg syrit të organizatave ndërkombëtare dhe pa gazetarë të vëmëndshme ndaj historive të tyre të dhimbjes, refugjatët stepen.

Ky “sukses” politik i Melonit, që shkel me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, por funksionon, sepse i rrallon varkat me refugjatë në Mesdhe, ka ngjallur zili tek shtetarët e vendeve të tjera europiane, që kërkojnë rezultate dhe mezi presin të gjejnë një vend ballkanik që t’i dojë, aq sa e do Rama Melonin.

Me zgjidhjen e tyre kontroverse, çifti Rama-Meloni ka marrë vëmëndjen e disa kryeministrave të Bashkimit Europian që janë nën presion për masa konkrete kundër emigracionit, por i njëjti çift është kthyer në shënjestër të organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që po ngrenë alarmin se modeli “Shqipëria” mund të përhapet në të gjithë Ballkanin.

Alarmi i Human Rights Watch

Një raport i fundit i Human Rights Watch e vë gishtin mbi një skenar të dyshimtë që rrezikon të zgjerohet në Ballkan: ngritja e qendrave pritëse për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar nga vendet perëndimore në vende si Bosnja, Serbia dhe Shqipëria.

Në një deklaratë zyrtare, Human Rights Watch i ka bërë thirrje qeverive europiane të rishqyrtojnë çdo plan për të dërguar emigrantë në Bosnje dhe Hercegovinë, duke ngritur alarmin për shkeljet e të drejtave të njeriut që janë evidentuar në qendrat e ndalimit atje.

“Ndalimi i zgjatur i migrantëve pa garanci të mjaftueshme i vë njerëzit në rrezik shkeljesh të të drejtave,” deklaron Hugh Williamson, drejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në Human Rights Watch.

“Shtimi i kërkuesve të refuzuar të azilit nga Britania e Madhe apo ndoshta edhe nga Bashkimi Europian, në sistemin tashmë problematik të ndalimit në Bosnjë vetëm do të përkeqësonte problemet ekzistuese dhe do të rëndonte abuzimet.”

Në prill të këtij viti, Human Rights Watch kaloi dy javë në Bosnje për të hetuar situatën e migrantëve. Në qendrën e ndalimit në Lukavicë, pranë Sarajevës, organizata vërejti një sërë problemesh: vonesa të gjata në përpunimin e kthimeve, kufizim i qasjes në ndihmë ligjore, mungesë transparence dhe asnjë formë mbështetjeje psikologjike për të ndaluarit.

Meloni ndryshon paktin që firmosi me Ramën, Shqipëria shtet me Cpr

The Times: Starmer do i kërkojë Kosovës të pranojë ngritjen e kampeve të emigrantëve

Një nga pikat më të rënda është mungesa e transparencës për të akuzuarit për kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Një avokat i Vasa Prava BiH u shpreh se “Sistemi është i mbyllur dhe nuk na jep lloj të tillë informacioni për akuzat apo detajet private – as neve dhe as klientit. Edhe kur i marrim vesh disa detaje, nuk mund t’i përdorim. Informacioni bazë për arsyen pse një person konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare duhet t’i bëhet i ditur atij.”

Ballkani, si magazinë njerëzore larg Europës

Bosnja nuk është i vetmi vend që po negocion me Britaninë e Madhe. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e përjashtoi mundësinë e ngritjes së qendrave për emigrantët në vendin e saj, ndërsa Gjermania ka shprehur miratimin për eksportimin e refugjatëve sipas të njëjtit model në Maqedoninë e Veriut.

Modeli “Shqipëria” mund të ndiqet jo vetëm në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë nisur diskutime me Libinë dhe vende të tjera në Afrikë, Amerikën Latine dhe Evropën Lindore për të identifikuar destinacione alternative për të rivendosur emigrantët që janë dëbuar nga territori i SHBA-së, por që nuk mund të kthehen drejtpërdrejt në vendet e tyre të origjinës.

“Wall Street Journal” citoi burime nga administrata amerikane, sipas të cilave vendet e kontaktuara përfshijnë edhe Libinë, Ruandën, Beninin, Eswatinin, Moldavinë, Mongolinë dhe Kosovën.

Kështu pra, vendet perëndimore i kanë tejkaluar dyshimet dhe po e kërkojnë me ngulm projektin që u gatua në Vlorë, kur Rama joshi Melonin me disa ditë pushime në jug të Shqipërisë bashkë me familjen, por ndërkohë, me sa u kuptua më vonë, të dy kishin punuar bashkë për një plan që e eksporton problemin e refugjatëve në një zonë të paqëndrueshme si Ballkani.

Vetëm se sipas këtij projekti, vendet e Ballkanit Perëndimor marrin trajtat e një magazinë njerëzore, të njerëzve të cilët nuk meritojnë të trajtohen sipas të gjitha ligjeve që respektojnë të drejtat e njeriut. Në vend të kësaj, ata transportohen në vendet Ballkanike ku mund të burgosesh pa gjyq, të keqtrajtohesh dhe të izolohesh në një vend të humbur, ku askush nuk do të shqetësohet dhe ky i jep gadishullit imazhin e një rajoni akoma më larg  standarteve dhe botëkuptimit evropian.

Në një deklaratë pas vdekjes së refugjatit, Hamid Badoui, Amnesty International Italia shprehej se “modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje” duke iu referuar kushteve degraduese në Gjadër, pa qasje në kujdesin e duhur, në një klimë braktisjeje të vazhdueshme dhe mungesë informacioni.

“Vdekja e Hamid Badoui është pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi politik që përdor frikën dhe shtrëngimin si mjete për (mos)menaxhimin e lëvizshmërisë njerëzore” – thuhej në deklaratën e Amnesty International që për momentin ka rënë në vesh të shurdhër, pasi politikanët e vendeve perëndimore janë në kërkim të territoreve të tjera Ballkanike për të ndërtuar burgje të reja për emigrantët./Lapsi.al

The post Plani Meloni–Rama/ Si BE po e kthen Ballkanin në kosh mbeturinash appeared first on Lapsi.al.

Kallas thirrje liderëve politike në Kosovë: Lini mënjanë ndarjet, në plan të parë e ardhmja e vendit

25 May 2025 at 10:23

Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas përmbylli të shtunën një vizitë në tre shtete të Ballkanit Perëndimor. Ajo vizitoi Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Me anë të një postimi në rrjetin e saj social shpërndau disa mesazhe në të tre vendet.
Për Kosovën, Kallas tha “Udhëheqësit duhet të lënë mënjanë ndarjet dhe të vënë në plan të parë të ardhmen e Kosovës.”.

Ndërsa në vizitën në Beograd, ajo i kërkoi lidërve politikë që të përmbushin reformat duke krijuar besimin drejt parimeve demokratike.

Në Maqedoninë e Veriut, Kallas kërkoi që të ecet përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Maqedonia e Veriut i përket familjes sonë europiane”, tha Kallas.

The post Kallas thirrje liderëve politike në Kosovë: Lini mënjanë ndarjet, në plan të parë e ardhmja e vendit appeared first on Sot News | Lajme.

Kallas: Ballkani Perëndimor, prioritet strategjik i Bashkimit Evropian

24 May 2025 at 21:35

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka përfunduar vizitën e saj të dytë këtë javë në Ballkanin Perëndimor, ku theksoi rëndësinë strategjike të këtij rajoni për BE-në.

Në një postim në Instagram, Kallas e quajti zgjerimin e Bashkimit Evropian projektin më të rëndësishëm gjeopolitik dhe një prioritet personal për të.

Gjatë udhëtimit të saj, Kallas vizitoi Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku përcolli mesazhe të qarta dhe udhëzime për përparimin e secilit vend në procesin e integrimit në BE.

Sa i përket Kosovës, Kallas apeloi për tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale.

“Liderët duhet të lënë ndarjet anash dhe të vendosin në plan të parë të ardhmen e Kosovës”, theksoi ajo.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, Kallas nënvizoi se vendi ishte i pari në rajon që nënshkroi një Partneritet për Siguri dhe Mbrojtje me BE-në dhe përfitoi nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Maqedonia e Veriut i përket familjes evropiane dhe tani është thelbësore të vazhdohet në rrugën drejt BE-së”, u shpreh ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kallas: Ballkani Perëndimor, prioritet strategjik i Bashkimit Evropian appeared first on Euronews Albania.

❌
❌