Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bashkëshortja e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, takim me Papën në Vatikan

By: fra nc
3 July 2025 at 14:22

Gjatë aktivitetit me temën “Ekonomia e bazuar në vëllazëri: Multilateralizmi etik” që u mbajt në Institutin Papnor për Shkencat Shoqërore, Emine Erdogan, e cila ndodhej në Vatikan për të mbajtur një fjalim, realizoi një takim me Papën Leon XIV në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

gjatë takimit u diskutuan çështje si situata kritike në Gaza, përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike, lufta kundër islamofobisë dhe racizmit, si dhe rëndësia e ekzistencës së familjes në shoqëri.

Gjatë takimit, Emine Erdogan përgëzoi Papën Leon XIV, i cili është zgjedhur së fundmi në këtë detyrë, si dhe shprehu urimet e saj që kjo të jetë një zhvillim i mbarë për botën e krishterë.

Emine Erdogan tërhoqi vëmendjen ndaj tragjedisë njerëzore në Gaza

Në takim u trajtua me theks të veçantë tragjedia njerëzore në Gaza, e cila ndodhet nën sulmet dhe bllokadën e Izraelit, dhe Emine Erdogan theksoi për Papën rëndësinë që bota e krishterë të japë një mbështetje më të fuqishme për arritjen e një armëpushimi të përhershëm dhe për dërgimin e ndihmave humanitare.

Emine Erdogan shprehu gjithashtu rëndësinë e zbatimit sa më parë të një zgjidhjeje me dy shtete për paqe të qëndrueshme dhe të përhershme në Palestinë dhe rëndësinë që të rritet numri i vendeve që e njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Ajo i tha Papës se edhe të krishterët që jetojnë në rajon, kishat dhe komunitetet e të cilëve ndodhen vazhdimisht nën kërcënim, duhet më në fund të gjejnë paqe.

Në takim u vu në dukje gjithashtu se islamofobia, racizmi dhe intoleranca janë në rritje shqetësuese, e Zonja e Parë turke theksoi se këto prirje nuk përbëjnë rrezik vetëm për grupet që i kanë në shënjestër, por edhe për të gjitha shtresat e shoqërisë.

Papa u shpreeh se  “Turqia është një vend i rëndësishëm për të krishterët, por në të njëjtën kohë, është një urë origjinale dhe e rëndësishme për ndërtimin e paqes, dhe luan një rol të rëndësishëm.”

U nënvizua gjithashtu se në të dyja besimet familja ka një vlerë dhe vend të rëndësishëm dhe se duhet të mbahet një qëndrim i përbashkët i të gjitha feve hyjnore kundër kërcënimeve globale që synojnë t’i shkatërrojnë vlerat familjare.

Në lidhje me takimin me Papën, Zonja e Parë Turke në një postim në rrjetin social X shprehu mirënjohjen e saj për mikpritjen e ndjeshme të Vatikanit.

The post Bashkëshortja e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, takim me Papën në Vatikan appeared first on Euronews Albania.

Takimi/ Liderët realizojnë foton familjare, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

By: user7
1 July 2025 at 13:23

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja Europianë për Zgjerim, Marta Kos kanë zhvilluar foton familjare, siç bëhet zakonisht në takimet zyrtare.

Kryeministri Edi Rama shihet i pozicionuar mes homologëve të tij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe atij të Kosovës, Albin Kurtit.

Sot është dita e dytë e takimit BE-BP, ku udhëheqësit e vendeve kanë diskutuar për zbatimin e planit të rritjes për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

The post Takimi/ Liderët realizojnë foton familjare, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit appeared first on Lapsi.al.

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

30 June 2025 at 22:40

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) është tronditur nga themelet pas largimit të dy drejtuesve më të rëndësishëm, ndërkohë priten shkarkime të tjera në ditët në vijim. Burime për Ora News bëjnë me dije se Drejtori i Menaxhimit të Riskut Martin Jorgaqi dhe Drejtori i Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen. Dorëheqja […]

The post Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze, appeared first on BoldNews.al.

Mbahet sot takimi midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE në Shkup

By: user 11
30 June 2025 at 09:26

Sot dhe nesër në Shkup, Maqedoni e Veriut do të zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në Planin për Rritje.

Në orën 9:30 pritet të mbërrijnë dhe të mirëpriten zyrtarisht liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ora 10:00 shënon fillimin e panelit të parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë panel, fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja e BE-së, Marta Kos. Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor, me një fond prej 6 miliardë eurosh, u miratua nga Komisioni Europian më 8 nëntor 2023 dhe bazohet në katër shtylla kryesore:

Forcimin e integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; thellimin e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimin e reformave fundamentale dhe rritjen e asistencës financiare për të mbështetur këto reforma.

Për Maqedoninë e Veriut janë parashikuar 750 milionë euro nga ky plan. Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

The post Mbahet sot takimi midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE në Shkup appeared first on Lapsi.al.

CEFTA publikon rezultatet e takimit të nënkomitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës në Tiranë

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Nënkomiteti i CEFTA-s për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, i cili u mblodh në Tiranë, vlerësoi progresin e arritur në kuadër të prioriteteve të Presidencës 2025 që këtë vit mbahet nga Shqipëria.

Në një njoftim të Doganës Shqiptare, thuhet se CEFTA publikoi sot rezultatet kryesore të arritura në takimin e 29-të të nënkomitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, në të cilin thuhet se u finalizua Strategjia për Menaxhimin e Riskut Doganor 2025–2028, u miratuan strukturat e reja për bashkëpunim doganor si Trupa Këshillimore për Klasifikimin Tarifor & Rregullat e Origjinës dhe Grupi i Punës për AEO (Operatorët Ekonomikë të Autorizuar).

Gjatë takimit të nënkomitetit të CEFTA-s, u diskutua Strategjia e Menaxhimit të Riskut të CEFTA-s për periudhën 2025-2028, si dhe zbatimi i një projekti pilot për krijimin e një sistemi elektronik në kuadër të platformës SEED+, që synon të lehtësojë menaxhimin e riskut për tregtinë e mallrave në rajon, zgjerimi i “Korridoreve të Gjelbra” me vendet e BE dhe rritja e bashkëpunimit me BE-në përmes Konventës së Rishikuar PEM.

Një pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi doganor mbi klasifikimin tarifor dhe rregullat e origjinës, për të forcuar standardet dhe transparencën në tregtinë ndërkufitare mes vendeve anëtare të CEFTA-s.

Takimi nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën doganore, si një hap kyç drejt rritjes së efikasitetit të tregtisë dhe integrimit më të mirë ekonomik ndërmjet vendeve të CEFTA-s.

Nga takimi i nënkomitetit të CEFTA-s për Doganat dhe Rregullat e Origjinës
1 nga 4

/e.i/j.p/

The post CEFTA publikon rezultatet e takimit të nënkomitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

By: Ardit
20 June 2025 at 22:34

Një takim mes ministrit të Jashtëm të Iranit dhe diplomatëve të lartë evropianë të premten dha shpresë për vazhdimin e bisedimeve, por nuk tregoi ndonjë shenjë të përparimit konkret, një javë pasi kriza e lidhur me programin bërthamor të Teheranit shpërtheu në luftë midis Izraelit dhe Iranit. Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, […]

The post Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme appeared first on BoldNews.al.

Kosova akuza Serbisë! Bislimi kritikon Petkoviçin për gënjeshtra pas takimit të 10 qershorit në Bruksel

By: Mirgen
12 June 2025 at 22:28

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç, se ka bërë deklarata të rreme pas takimit të së martës në Bruksel, duke thënë se diplomati serb shkeli dakordimin që u bë gjatë takimit trilateral. Bislimi tha se pjesë e diskutimeve në agjendën e parë ishte edhe përkujdesja që gjatë konferencës për […]

The post Kosova akuza Serbisë! Bislimi kritikon Petkoviçin për gënjeshtra pas takimit të 10 qershorit në Bruksel appeared first on BoldNews.al.

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

By: user7
20 May 2025 at 07:57

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëveshje me krerët e Bashkimit Evropian në Londër, duke e nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Britanisë dhe BE-së pas Brexit-it të vitit 2020.

Më poshtë mund të lexoni më shumë rreth çështjeve për të cilat janë pajtuar palët:

Siguria dhe mbrojtja

Palët janë pajtuar për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në një kohë kur Evropa po riarmatoset përballë kërcënimit nga Rusia dhe mes pasigurive për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump.

Marrëveshja do ua mundëson përfaqësuesve britanikë të marrin pjesë në disa takime ministrore të BE-së dhe të angazhohen në stërvitje dhe misione ushtarake evropiane.

Gjithashtu, marrëveshja synon t’i afrojë industrinë britanike të mbrojtjes me përpjekjet evropiane për të ndërtuar një bazë industriale vendore.

SHIKONI EDHE:Shefat ushtarakë evropianë bisedojnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë
Ajo ua hap rrugën firmave britanike të përfitojnë nga një fond i BE-së prej 150 miliardë eurosh, për të cilin po negociojnë tani 27 shtetet anëtare të bllokut. Megjithatë, do të nevojitet një marrëveshje shtesë dhe një kontribut financiar nga Londra.

Britania pritet të përfitojë ndjeshëm nga kjo marrëveshje. Kompanitë si BAE Systems dhe Rolls-Royce pritet të kenë përfitime.

Ushqimi dhe kafshët shtëpiake

BE-ja dhe Britania janë pajtuar t’i kufizojnë kontrollet mbi ushqimet dhe produktet bimore në tregtinë e ardhshme. Kjo ka qenë kërkesë kyçe nga Londra.

Sipas tekstit të marrëveshjes, “kjo do të bëjë që shumica dërrmuese e lëvizjeve të kafshëve, produkteve shtazore, bimëve dhe produkteve bimore midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian të kryhen pa certifikatat, apo kontrollet të cilat kërkohen sipas rregullave”.

BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Britanisë. Por, eksportet britanike drejt kontinentit kanë rënë për 21 për qind që nga Brexit-i, ndërsa importet kanë rënë për shtatë për qind.

Pas një mungese të gjatë, Britania do të mund të shesë sërish hamburgerë, fruta deti, salsiçe dhe produkte të tjera në BE, tha Starmer. Po ashtu, britanikët do të mund të udhëtojnë më lehtë me kafshët e tyre shtëpiake.

Në këmbim, Britania është zotuar për përafrim dinamik – me mundësi përshtatjeje në kohë – me rregullat sanitare dhe fitosanitare të BE-së, me disa përjashtime të mundshme.

Në rast mosmarrëveshjeje, do të krijohet një mekanizëm i pavarur për zgjidhjen e çështjeve, por Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të mbetet autoriteti përfundimtar.

Masat e tjera ekonomike për të cilat u arrit pajtueshmëri përfshijnë “bashkëpunim më të ngushtë” për kuotat e emetimeve, duke lejuar kompanitë britanike të shmangin taksën kufitare të BE-së për karbonin.

Sipas Qeverisë britanike, këto masa pritet t’i shtojnë ekonomisë britanike “afërsisht 10.7 miliardë euro deri në vitin 2040”.

Peshkimi

Peshkimi ishte çështja veçanërisht e rëndësishme për Francën, e cila e vendosi atë si parakusht për çdo marrëveshje më të gjerë mes Londrës dhe Brukselit.

Britania ka rënë dakord ta zgjasë deri në qershor të vitit 2038 një marrëveshje ekzistuese që lejon anijet evropiane të peshkojnë në ujërat britanike dhe anasjelltas. Marrëveshja e tanishme pritej të përfundonte në vitin 2026.

Zgjatja e marrëveshjes do të sjellë qëndrueshmëri dhe siguri për ekuipazhet e peshkimit, pa rritur sasinë e peshkut që anijet e BE-së mund të zënë në ujërat britanike, sipas Qeverisë britanike.

SHIKONI EDHE:Britania, BE-ja bëjnë përpjekjen e fundit për marrëveshje tregtare
Në Skoci, kritikat ishin të menjëhershme. Sektori i peshkimit “duket se është braktisur” nga Londra, tha kryeministri i Skocisë, John Swinney, ndërsa Federata e Peshkatarëve Skocezë e përshkroi marrëveshjen si “film horror”.

Ministrja franceze Agnes Pannier-Runacher, e cila mbikëqyr sektorin e peshkimit, e mirëpriti marrëveshjen duke thënë se ajo “do të sigurojë vizibilitet ekonomik dhe politik për peshkimin francez”.

Lëvizja e të rinjve

Brukseli kishte shtyrë për një marrëveshje për lëvizjen e të rinjve, e cila do t’ua mundësojë të rinjve evropianë të studiojnë dhe punojnë përkohësisht në Britani, dhe anasjelltas. Por, Londra mbetet e kujdesshme ndaj çdo marrëveshjeje që ngjan me lëvizjen e lirë dhe që mund t’i rrisë shifrat e emigracionit.

Asnjë marrëveshje e qartë nuk u arrit të hënën dhe teksti i marrëveshjes nuk e përmend fjalën “lëvizje”.

Pra, palët shprehën thjesht gatishmërinë për të “punuar për një program të baraspeshuar” që do t’u mundësojë të rinjve të punojnë, studiojnë, bëjnë vullnetarizëm apo të udhëtojnë në Britani dhe BE për një periudhë të kufizuar kohore. Kushtet e programit nuk janë përcaktuar ende.

Londra dhe Brukseli gjithashtu biseduan për mundësinë që Britania t’i ribashkohet programit për shkëmbime studentore, Erasmus+.

Numri i studentëve të BE-së në Britani është përgjysmuar që nga Brexit-i, duke rënë nga rreth 148.000 më 2019-2020 në 75.500 më 2023-2024.

Kalimet kufitare

Për t’i lehtësuar kalimet kufitare, të dyja palët u zotuan të “vazhdojnë diskutimet” në mënyrë që shtetasit britanikë të mund të përdorin më shumë “eGates” – portat automatike për kontrollin e pasaportave.

Kjo duhet t’i ndihmojë pushuesit britanikë t’i shmangin “radhët e tmerrshme” në aeroportet e BE-së, sipas Qeverisë britanike./REL

The post Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së? appeared first on Lapsi.al.

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

15 May 2025 at 08:34

Për më shumë se një dekadë, Siria ka qenë ndër vendet më të izoluara të botës, e dërrmuar nga lufta civile, dështimi i ekonomisë dhe sanksionet e mëdha ndërkombëtare. Por, më 14 maj, ndodhi një ndryshim i madh në skenën botërore kur presidenti i Shteteve të Bashkuar (SHBA), Donald Trump, u takua me presidentin e […]

The post Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian? appeared first on BoldNews.al.

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

By: Mirgen
14 May 2025 at 22:35

Presidenti rus Vladimir Putin ka përcaktuar përbërjen e delegacionit rus që do të marrë pjesë në negociatat e ardhshme me Ukrainën në Stamboll, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Misioni do të kryesohet nga këshilltari i presidentit rus, Vladimir Medinsky, ndërsa ekipi përfshin gjithashtu zëvendësministrin e Jashtëm Mikhail Galuzin, drejtorin e Drejtorisë Kryesore të Shtabit […]

The post Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus appeared first on BoldNews.al.

“S’kam ambicie për pushtet dhe para”/ Berisha: Dua t’i ndryshoj jetën shqiptarëve

By: Ardit
4 May 2025 at 15:03

“Nuk kam asnjë ambicie as për pushtet, as për para. Kam një ambicie të papërmbajtur, të ndryshoj jetën e shqiptarëve për mirë”, ka deklaruar nga Hasi kreu i PD-së, Sali Berisha. Kryedemokrati theksoi se ai nuk kërkon nga qytetarët as 4 vite, as 6 vite, as 12 vite në qeveri, por ka një ambicie të […]

The post “S’kam ambicie për pushtet dhe para”/ Berisha: Dua t’i ndryshoj jetën shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e fushatës në Has, Berisha: Më 11 maj ndalojmë shkretimin e trojeve tona

By: Ardit
4 May 2025 at 14:47

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin përmbyllës në Has, ka dhënë një mesazh për qytetarët, duke i bërë thirrje që më 11 maj të votojnë për ndryshim dhe për t’i dhënë fund largimit masiv dhe varfërisë që, sipas tij, po shkreton Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se shqiptarët po përballen me […]

The post Mbyllja e fushatës në Has, Berisha: Më 11 maj ndalojmë shkretimin e trojeve tona appeared first on BoldNews.al.

Boçi: Administrata e Bashkisë Shkodër u kërcënua që të marrë pjesë në takimin e Ramës

By: Ardit
4 May 2025 at 09:53

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me takimin e Ramës në këtë qytet. Në një deklaratë për mediat, Boçi shprehet se sdministrata e Bashkisë Shkodër u kërcënua që të marrë pjesë në takimin e Ramës. Po ashtu ai tha se Rama kërkon ti imponohet Shkodrës me urrejtjen e tij. […]

The post Boçi: Administrata e Bashkisë Shkodër u kërcënua që të marrë pjesë në takimin e Ramës appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Livia Brunga rrëfen emocionet e takimit me babin pas 22 vitesh dhe zbulon kërkesën e tij: Më tha diçka shumë të fortë…

By: D Marku
24 April 2025 at 13:17

E ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike nga Shkodra ka qenë Livia Brunga. Ish banorja e “BBV” gjatë kohës që ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka folur për marrëdhënien me të atin pas ndarjes së prindërve duke shtuar se e ka takuar vetëm dy herë në jetë.

Ish-konkurrentja zbuloi se hera e parë që e pa babain e saj ishte kur ishte vetëm 2-vjeçe dhe hera e dytë kur ishte 7-vjeçe.

Së fundmi, pas përfundimit të BBVA në një postim të ri, Livia bëri të ditur se u takua me të atin pas 22 vitesh. Në lidhje me këtë sot ajo ka treguar emocionet e para dhe gjithçka rreth takimit të shumëpritur.

Tani po filloj të futem tek rruga e ekulibrit, kështu mund ta quaj dhe ndihem shumë mirë. 

Një takim në fakt që unë nuk e imagjinoja kurrë. Nga BBV kemi filluar komunikimin sa dola unë. Kemi folur dhe e kemi pasur mundësinë dhe e kam thënë që më bënte shumë përshtypje pjesa që flisja me babin sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këto 22 vite. Është shumë e çuditshme, kam gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën. Kur jemi takuar përqafimi ishte shumë i natyrshëm, sikur nuk jemi ndarë kurrë. Ishte ajo çfarë unë kisha nevojë, jashtë ekranit të telefonit duke ecur në Shkodrën e bukur. Kemi pasur mundësi që të rrinim.

Kur u pyet se cila ishte një këshillë që ai i kishte dhënë ose çfarë i kishte thënë babai Livia zbuloi se:

Në filim më tha jepi forca vetes, ndërto gjërat e tua meqë ke qejf ekranin. Babi më tha dhe një gjë shumë të fortë, që ëndrra e tij është që të bëhet gjysh. 

Realizimi i dëshirës së babait të saj është në planet e afërta apo të largëta pët Livian?

Sa i përket takimit me vëllain e saj, ish-banorja rrëfeu se:

Vëllain nuk e kam takuar sepse babi ka ardhur vetëm. Momentalisht nuk mundem të lëviz pasi kam disa angazhime dhe jam e ngarkuar, babi ka ardhur ndërsa vëllai do vijë më vonë. Është ajo marrëdhënia që tani jemi në kontakt.

 

The post FOTO/ Livia Brunga rrëfen emocionet e takimit me babin pas 22 vitesh dhe zbulon kërkesën e tij: Më tha diçka shumë të fortë… appeared first on Albeu.com.

Takimi në Roskovec, Lapaj: Gruri serb vjen pa taksa, fermerët tanë e hedhin në kanal

By: Ardit
20 April 2025 at 12:03

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, zhvilloi një takim me qytetarë dhe fermerë në Roskovec, ku ngriti alarmin për gjendjen e bujqësisë dhe varfërinë në vend. Gjatë fjalës së tij, Lapaj u ndal te pasojat e marrëveshjes së Ballkanit të Hapur, duke theksuar se ajo po dëmton drejtpërdrejt prodhimin vendas. “Gruri i Serbisë, […]

The post Takimi në Roskovec, Lapaj: Gruri serb vjen pa taksa, fermerët tanë e hedhin në kanal appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Takimi në Itali pikë kulmore e fushatës, ky entuziazëm për rotacionin politik nuk është parë as në 1992

By: V K
14 April 2025 at 13:35

Në një konferencë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli mbi ecurinë e fushatës elektorale dhe veçanërisht për takimin e zhvilluar një ditë më parë me komunitetin shqiptar, në Breshia të Italisë.

Ai e cilësoi këtë takim si një nga kulmet e turit elektoral, duke theksuar entuziazmin dhe optimizmin e diasporës për zgjedhjet e 11 majit dhe nevojën për një rotacion politik.

“Një kontrast të tillë Tirana nuk e ka njohur as në vitin 1992”, u shpreh Berisha, ndërsa shprehu mirënjohje për angazhimin e shqiptarëve jashtë vendit në këtë proces.

Berisha: Breshia ishte një tjetër pikë kulmore e turit dhe fushatës. Entuziazëm i papërshkruar, një optimizëm i shqiptarëve në diasporë për 11 majin dhe rotacionin politik e ndryshimin e pushtetit. Pafundësisht mirënjohës dhe i motivuar për të gjithë ata që kontribuan në këto zhvillime madhore të fushatës më të rëndësishme elektorale për zgjedhjet. Një kontrast të tillë Tirana nuk e ka njohur as në vitin 1992.

The post Berisha: Takimi në Itali pikë kulmore e fushatës, ky entuziazëm për rotacionin politik nuk është parë as në 1992 appeared first on Albeu.com.

Kreu i misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR takim me Prokurorin e Përgjithshëm

By: fra nc
11 April 2025 at 13:00

Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Ambasadori Lamberto Zannier, realizoi një vizitë në Prokurorinë e Përgjithshme ku u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Takimi kishte për qëllim njohjen e përfaqësuesve të Misionit me masat që janë marrë nga Prokuroria e Përgjithshme për hetimin e veprave penale në lidhje me procesin zgjedhor, si dhe mundësitë e mbështetjes së punës së Misionit nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, informoi Ambasadorin Zannier se, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, janë ngritur seksione të posaçme të përkohshme në të gjitha prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, të cilat do të drejtohen nga drejtuesit e prokurorive. Këto seksione do të mbështeten nga Policia e Shtetit me oficerë të policisë gjyqësore dhe një forcë operacionale, të cilat do të sigurojnë hetimin e shpejtë dhe efikas të veprave penale që mund të ndodhin gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu, u theksua se puna do të koordinohet ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Posaçme, për të mundësuar komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit për çështjet e lidhura me zgjedhjet, si dhe për të koordinuar hetimet dhe veprimet ndaj çdo shkeljeje të mundshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kreu i misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR takim me Prokurorin e Përgjithshëm appeared first on Euronews Albania.

Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit

By: V K
11 April 2025 at 08:39

Pas takimit të papritur dhe emocional me ish-partneren e tij, këngëtaren Egli Tako, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, aktori dhe artisti Olsi Bylyku, ka zgjedhur të reagojë përmes një mënyre të veçantë, me muzikë.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”, Olsi shfaqet në një studio muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Kjo lëvizje është parë nga shumë ndjekës, si një përgjigje simbolike ndaj emocioneve dhe diskutimeve që solli takimi i tij me Eglin në reality show-in e ndjekur nga mijëra shqiptarë.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë mesazhi i shkruar nga vetë Olsi përkrah videos:

“Ju falënderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC”.

Me këtë deklaratë të shkurtër, por me tone të qarta dhe thumbuese, ai duket se i është drejtuar një audience më të gjerë, ndoshta edhe skeptikëve apo kritikëve të tij.

Reagimi i Olsit vjen vetëm pak ditë pas transmetimit të momentit të shumëpritur me Eglin, i cili riktheu në qendër të vëmendjes historinë e tyre të përfolur dhe raportin që ka mbetur mes tyre.

Nëse muzika që po përgatit do të ketë lidhje me këto ndodhi, mbetet për t’u parë.

 

The post Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit appeared first on Albeu.com.

Rama njofton takimin e radhës me diasporën: Më 13 prill në Milano

By: user7
9 April 2025 at 11:15

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në rrjetet e tij sociale takimin e radhës mes emigrantët shqiptarë në Itali. Në postimin e tij, Rama bën me dije se takimi do të zhvillohet në Milano, më 13 prill në orën 15:00.

Ky takim do të zhvillohet një ditë pas çeljes së fushatës politike të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit

The post Rama njofton takimin e radhës me diasporën: Më 13 prill në Milano appeared first on Lapsi.al.

Nis sot takim dyditor, kryediplomatët e NATO-s takohen në Bruksel

By: user7
3 April 2025 at 09:56

Më 3 prill, ministrat e jashtëm të NATO-s do të nisin një takim dyditor në Bruksel, ku do të diskutojnë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të aleancës, ndërsa vendet evropiane përballen me presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtjen. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se takimi dyditor zhvillohet në “një moment veçanërisht kritik për sigurinë tonë të përbashkët, me sfida shumë të mëdha që ne të përballemi me to individualisht”.

Rutte këmbënguli se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj aleancës, pavarësisht kritikave se presidenti amerikan, Donald Trump, po minon marrëdhëniet transatlantike.

“Unë e di që ka pasur retorikë të ashpër. E di që ka pasur aleatë, për shembull, në këtë anë të Atlantikut, të cilët janë të shqetësuar për angazhimin afatgjatë të SHBA-së ndaj NATO-s”, tha Rutte.

“Amerikanët e kanë përsëritur vazhdimisht: ‘Ne jemi të përkushtuar ndaj NATO-s. Ne jemi të përkushtuar ndaj Nenin 5’”, shtoi ai, duke iu referuar zotimit të aleancës për mbrojtjen kolektive.

“Jam absolutisht i bindur se kjo aleancë do të vazhdojë të ekzistojë me SHBA-në. Angazhimi i tyre është absolutisht i qartë”, tha Rutte.

Aleatët e NATO-s janë të vendosur të paraqesin një front të bashkuar për të kundërshtuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, por aleatët evropianë po ndiejnë se përpjekjet e tyre janë margjinalizuar. Në kërkim të një marrëveshjeje të shpejtë për armëpushim, Uashingtoni ka sugjeruar se Ukraina mund të duhet të bëjë koncesione territoriale. SHBA-ja po ashtu ka ndërmarrë hapa për të rinisur dialogun me Rusinë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të marrë pjesë në takim së bashku me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andriy Sybiha, dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Rubio mund të përballet me pyetje nga aleatët, të cilët janë të alarmuar, të zemëruar dhe të hutuar nga lëvizjet e administratës së presidentit, Donald Trump, për të përmirësuar raportet me Rusinë dhe nga sulmet e saj verbale ndaj partnerëve të kamotshëm transatlantikë.

Bazuar në atë që kanë parë dhe dëgjuar që kur Trump mori detyrën në janar, zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësime të thellë mbi rolin e ardhshëm të SHBA-së në aleancën ushtarake perëndimore. Rubios ka gjasa t’i bëhet presion që të shpjegojë dëshirën e shprehur të Trump për ta bërë Kanadanë, aleaten e NATO-s, shtetin e 51-të të SHBA-së, si dhe përpjekjen e tij për të aneksuar Grenlandën, që është territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, një tjetër aleate e NATO-s.

Rubio ka arritur në Bruksel më 3 prill. Me të në Bruksel do të jetë edhe ambasadori i sapokonfirmuar i SHBA-së në NATO, Matt Whitaker. Ai pritet të përcjellë mesazhin se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe të ndajnë më shumë barrën financiare. Në qershor, udhëheqësit e NATO-s pritet të vendosin nëse do të rrisin objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen për çdo anëtar nga minimumi aktual prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Administrata e Trumpit ka hedhur idenë e një minimumi prej 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Ndërkohë, Rutte po shtyn përpara idenë që çdo aleat të angazhohet për të shpenzuar të paktën 3.7 për qind për mbrojtjen sa më shpejt të jetë e mundur, dhe të ketë raporte të rregullta mbi përparimin. Por, disa aleatë evropianë do të hezitojnë që të zotohen shpejt për shpenzime të mëdha në mbrojtje, duke pasur parasysh se po përballen me rritje të ngadalshme ekonomike dhe me rritje të deficitit buxhetor.

Sybiha pritet të njoftojë homologët për informacionet e fundit lidhur me situatën në fushëbetejë. Anëtarësimi i Ukrainës në aleancë nuk është në agjendë për momentin, por shumica e aleatëve evropianë janë të interesuar që të paktën të sigurohen se armët amerikane do të vazhdojnë të dërgohen në Ukrainë dhe se misioni për trajnime i NATO-s për ushtarët ukrainas do të vazhdojë të operojë.

Deri më tani, gjithçka po vazhdon si më parë. Nuk ka pasur asnjë ndryshim as sa i përket pozicionit të trupave amerikane në krahun lindor të NATO-s. Ajo që ka ndryshuar, megjithatë, është se SHBA-ja më nuk e kryeson Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur si Grupi Ramshtajn, i cili koordinon mbështetjen ushtarake për Kievin. Mbretëria e Bashkuar e ka drejtuar takimin e fundit të grupit të mbajtur në shkurt, dhe takimi i radhës, i planifikuar për 11 prill, mund të bashkëdrejtohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca./ REL

The post Nis sot takim dyditor, kryediplomatët e NATO-s takohen në Bruksel appeared first on Lapsi.al.

❌
❌