Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfundon faza e dytë e e ndërhyrjes në Bunë, Beci: Hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njoftoi sot se ka përfunduar me sukses edhe faza e dytë e ndërhyrjes në pastrimin e shtratit të lumit Buna, pranë zonës së Dajlanit.

Beci e cilëson këtë si një operacion të rëndësishëm që i hap rrugë një epoke të re për këtë pasuri natyrore.

“Pas 50 vitesh, lumi Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet. Falënderoj të gjitha strukturat që kontribuan që nga momenti i parë në këtë ndërhyrje, por në mënyrë të veçantë shpreh mirënjohjen time për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës, ekipet e punës në terren punuan me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, të udhëhequr nga Nënkolonel Shkumbin Gjana, Nënkolonel Egert Kuka dhe të mbështetur nga Kolonel Shkëlzen Mhillaj, drejtues i operacionit, të cilët bënë të mundur çmontimin e plotë të strukturës metalike (dajlanit) në lumin Buna.

Beci tha se “ky operacion nuk është vetëm një arritje teknike, por një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit dhe rikthimit të lirisë natyrore të lumit Buna një aset i çmuar për qytetin dhe gjithë rajonin”.

Sipas bashkisë së Shkodrës, në fazën e parë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna janë hequr rrjetat dhe pinarët, ndërsa në fazën e dytë pjesët metalike që kanë pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

/e.i/j.p/

The post Përfundon faza e dytë e e ndërhyrjes në Bunë, Beci: Hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Plazhi i Velipojës, përmirësim i shërbimeve të pastrimit dhe menaxhim i hapësirave publike

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ndjekur nga afër sot në plazhin e Velipojës, menaxhimin e hapësirave në zonë.

Beci tha se ka subjekte private që vijojnë të tentojnë të abuzojnë me hapësirat publike të dedikuara për pushuesit, por ashtu si edhe në nisjen e sezonit, po përballen me masa administrative pa asnjë tolerim nga Policia Bashkiake.

“Vetëm sot u vendosën 3 masa ndëshkuese”, tha Beci.

“Pata mundësinë të takoja pushues të ndryshëm në plazh dhe të njihesha me disa prej shqetësimeve të tyre. I sigurova se Bashkia Shkodër e ka në vëmendje të veçantë plazhin e Velipojës, me fokus në përmirësimin e shërbimeve të pastrimit dhe menaxhimin e hapësirave publike”, vijoi ai.

Kryebashkiaku i Shkodrës shtoi se po bëhet gati edhe plazhi i menaxhuar nga Bashkia, i cili do të ofrojë kushte të përshtatshme për çdo pushues që frekuenton Velipojën, me një tarifë prej vetëm 400 lekësh për një çadër dhe dy shezlongë.

“I është kërkuar firmës së gjelbërimit që urgjentisht të marrë masa për vënien në punë të shatërvanit në qendër të shëtitores, zëvendësimin e pompave të ujit dhe krijimin e një mjedisi sa më komod për të gjithë pushuesit që zgjedhin Velipojën”, tha Beci.

Lirimi i hapësirave publike nga zaptimet do të jetë fokusi i punës së pushtetit vendor dhe drejtuesve të bashkive në të gjithë vendin këtë muaj.

Nga takimet e kryebashkiakut të Shkodrës me pushues në plazhin e Velipojës
1 nga 7

/e.i//r.e/

The post Beci: Plazhi i Velipojës, përmirësim i shërbimeve të pastrimit dhe menaxhim i hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parandalimi i murtajës, takime ndërgjegjësuese me fermerët në Postribë dhe Rrethina

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Përfaqësues të bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zhvilluan sot takime me fermerë të zonës së Postribës dhe Rrethina.

Sipas njoftimit të bashkisë Shkodër, këto takime informuese me fermerët në njësitë administrative Postribë dhe Rrethina, zhvillohen në kuadër të planit të hartuar nga Bashkia Shkodër me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre takimeve është ndërgjegjësimi për rreziqet e murtajës së bagëtive të imta, si dhe marrja e masave parandaluese në kohë, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe specialistët e fushës.

Gjatë takimeve, u diskutua për rëndësinë e masave higjieno-sanitare, mënyrat e mbrojtjes së tufave, si dhe u dhanë këshilla praktike nga veterinerë të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Shkodër.

Bashkia Shkodër dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbeten të angazhuara për të qenë në terren pranë fermerëve, duke i mbështetur ata në përballimin e kësaj sfide dhe në garantimin e një blegtorie të sigurt dhe të qëndrueshme.

Përfaqësues të bashkisë së Shkodrës dhe ministrisë së Bujqësisë, takime me fermerë të zonës së ...
1 nga 4

/e.i//a.f//r.e/

The post Parandalimi i murtajës, takime ndërgjegjësuese me fermerët në Postribë dhe Rrethina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“The Telegraph” artikull për liqenin e Shkodrës, Beci: Potencial për turizmin natyror dhe kulturor

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Një ndër mediat më të njohura britanike, “The Telegraph”, i ka kushtuar një artikull liqenit të Shkodrës, duke e cilësuar një prej perlave të fshehura të Evropës Jugore dhe një thesar natyror dhe kulturor që ndan Shqipërinë me Malin e Zi.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau një pasazh nga artikulli i prestigjozes britanike që shkruan se “Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur… male karstike mbresëlënëse, ishuj, manastire, xhami historike dhe laguna të fshehura”.

“Liqeni i Shkodrës, i njohur për biodiversitetin, bukuritë e rralla dhe vlerat kulturore, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare. Ky vlerësim është një tjetër dëshmi se Shkodra ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit natyror dhe kulturor”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.

Ky liqen është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Në Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, Liqeni i Shkodrës u rendit në vendin e dytë me 23 899 individë, për numrin e specieve.

Media britanike “Telegraph”: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

/e.i/a.f/

The post “The Telegraph” artikull për liqenin e Shkodrës, Beci: Potencial për turizmin natyror dhe kulturor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga Shirokë-Zogaj, Beci: Investim strategjik, në fazën e avancuar të punimeve

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ndarë pamje nga punimet në këtë aks rrugor, ndërsa është shprehur se rruga panoramike Shirokë–Zogaj po kalon nga një aks i amortizuar në një infrastrukturë moderne, funksionale dhe të sigurt.

“Ky investim strategjik ka hyrë në fazën e avancuar të punimeve, me përfundimin e gërmimeve, mbushjeve dhe ndërtimin e strukturave mbajtëse”, tha Beci.

Sipas Becit, “ky projekt i jep fund harresës për zonën, duke i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm, jo vetëm për turizmin përgjatë liqenit të Shkodrës, por edhe duke shërbyer si një urë lidhëse e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”.

Ndërkohë, banorët e kësaj zone shprehen të kënaqur për investimin, të cilin thonë se kishin kohë që e prisnin.

“Tani ka vënë dorë shteti dhe shohim që janë duke punuar shumë mirë. Pjerrësitë po eliminohen dhe ne jemi shumë të kënaqur”, shprehen ata.

Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Ky projekt po zbatohet nga kompania “ALB Star”, e cila fitoi kontratën 4,7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë më 2 tetor 2025.

Rruga, bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

/e.i//a.f/

The post Rruga Shirokë-Zogaj, Beci: Investim strategjik, në fazën e avancuar të punimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koncerti recital i Bujar Qamilit, qindra qytetarë dhe turistë në shesh

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Bujar Qamili, artisti i njohur shkodran, Nderi i Kombit, dhuroi emocione të forta në një natë magjike për publikun e tij të zemrës, në koncertin recital të mbajtur mbrëmjen e djeshme në sheshin para bashkisë Shkodër.

Nën moton “Qejfi bahet me shkodranë”, qindra qytetarë dhe turistë krijuan një atmosferë unike, duke kthyer këtë ngjarje në një festë të paharrueshme për Shkodrën.

Koncerti zgjati për disa orë dhe solli në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare si Artiola Toska, Shkëlzen Jetishi dhe Mateus Frroku, të cilët u pritën me duartrokitje të gjata nga një publik që nuk ndaloi së kënduari.

Në përfundim të koncertit, Bujar Qamili, falënderoi publikun shkodran për dashurinë dhe energjinë e jashtëzakonshme që i dhuroi gjatë gjithë mbrëmjes.

Edhe këngëtarët e ftuar e cilësuan pjesëmarrjen në këtë koncert si një privilegj të veçantë, për të ndarë skenën me një emër të madh të muzikës shqiptare.

Kjo mbrëmje muzikore e organizuar nga Bashkia dëshmoi se Shkodra është jo vetëm qyteti i artit dhe kulturës, por edhe i mikpritjes dhe festës.

/e.i//r.e/

The post Koncerti recital i Bujar Qamilit, qindra qytetarë dhe turistë në shesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq në Shkodër, bashkia në terren për lirimin e rrugëve

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Për disa minuta, qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dhe stuhi me erë të fortë.

Në një njoftim të bashkisë Shkodër, bëhet me dije se në unazën perëndimore dhe disa zona të tjera të qytetit janë regjistruar raste të rrëzimit të pemëve, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Strukturat e Bashkisë Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe lirimin e plotë të rrugëve, duke rikthyer normalitetin dhe sigurinë për qytetarët.

Nga situata e motit në Shkodër
1 nga 3

/e.i/a.f/r.e/

The post Moti i keq në Shkodër, bashkia në terren për lirimin e rrugëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vllaznia kërkesë Bashkisë Shkodër: Anulojeni koncertin në stadium, jeni në shkelje të ligjit

By: armand
17 June 2025 at 17:08

Në Shkodër vijon dita e dytë e përplasjes mes Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Bashkisë së Shkodrës. Koncerti recital i Bujar Qamilit i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin “Loro Boriçi” me mbështetjen e bashkisë, ka bërë që KF Vllaznia të dalë kundër me argumentin se ndryshohet destinacioni i përcaktuar për […]

The post Vllaznia kërkesë Bashkisë Shkodër: Anulojeni koncertin në stadium, jeni në shkelje të ligjit appeared first on BoldNews.al.

IPA Albania, fituese e Kampionatit Botëror për efektivët e policisë

Tiranë, 12 qershor /ATSH/ Kampionati Botëror i Futbollit i IPA-s u mbajt për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër nga data 4-8 qershor.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ekipin fitues të Kampionatit të Parë Botëror të Futbollit të IPA World, ku triumfoi Shqipëria.

“Pata kënaqësinë të takoja ekipin e IPA Albania, të cilët arritën t’i dhurojnë Shqipërisë titullin e parë në Kampionatin Botëror të futbollit për efektivët e policisë zhvilluar në Shkodër. I përgëzova jo vetëm për këtë arritje të madhe, por edhe për kontributin në organizimin e këtij eventi, në të cilin Bashkia Shkodër ishte partnere, në kuadër të nismës “Shkodra – Qyteti Evropian i Sportit 2025”, me pjesëmarrjen e 24 ekipeve nga e gjithë bota””, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

Shqipëria u shpall kampione e Turneut të Parë Botëror të Futbollit për efektivët e policisë IPA, duke triumfuar me rezultatin 3-2 ndaj Zvicrës në finalen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Në ceremoninë përmbyllëse, u ndanë çmime dhe medalje për ekipet dhe individët më të spikatur të turneut.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci në një takim ekipin fitues të Kampionatit të Parë ...
1 nga 6

/e.i/a.f/

The post IPA Albania, fituese e Kampionatit Botëror për efektivët e policisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci me Task Forcën në Velipojë, aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ishe sot në plazhin e Velipojës për të ndjekur aksionin që ka nisur prej ditës së hënë për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet dhe ndërtimet pa leje.

Beci së bashku Drejtorin e Policisë Shkodër, Fatmir Lleshi, dhe drejtues të policisë kufitare u takuan me pushues në plazhet publiket, nga ku morën edhe mesazhe pozitive për punët e mira që po realizohen nga bashkia e Shkodrës.

Në Velipojë po vijon ndërhyrja e Bashkisë Shkodër për lirimin e hapësirave të dedikuara për plazhet publike dhe sistemimin e të gjitha zonave për pushuesit në plazh.

Me urdhër të kryetarit të Bashkisë Shkodër, që prej ditës së hënë është ngritur një Task Forcë mes Policisë Bashkiake, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Kjo strukturë ka si qëllim lirimin e hapësirave për pushuesit, rritjen e cilësisë së shërbimeve në zonat publike përgjatë pedonales dhe shëtitores së plazhit, si dhe evidentimin e të gjitha objekteve që nuk disponojnë leje për ushtrimin e aktivitetit në plazhin e Velipojës.

Rreth 40 kilometra nga Shkodra, Velipoja është qendra kryesore turistike e Bashkisë Shkodër, ku gjatë fundjavave numri i pushuesve arrin në më shumë se 100 mijë vizitorë.

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci dhe Task Forca në Velipojë për lirmin e hapësirave publike
1 nga 14

/e.i/a.f/

The post Beci me Task Forcën në Velipojë, aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci prezanton drejtuesin e ri të Policisë Bashkiake në Shkodër

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci prezantoi sot drejtuesin e ri të Policisë Bashkiake të Shkodrës, Saimir Rrustemin, me të cilin zhvilloi edhe një takim në ambientet e bashkisë së këtij qyteti.

Sipas Becit, me titullarin e ri të Policisë Bashkiake nis një rrugëtim i ri për këtë institucion, ndërsa shtoi se “eksperienca dhe profesionalizmi i Saimirit do të jenë një vlerë e shtuar për Policinë Bashkiake dhe për Shkodrën”.

Ndërkohë, Beci tha se drejtuesi i vjetër i Policisë Bashkiake, Elton Myrtaj do të jetë sërish pjesë e ekipit të kësaj Policie, që ka vënë bazat e funksionimit të këtij institucioni, i cili sot ka një imazh të ri në Shkodër. /j.p/

Nga prezantimi i drejtuesit të ri të Policisë Bashkiake në Shkodër
1 nga 5

The post Beci prezanton drejtuesin e ri të Policisë Bashkiake në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Sistem kapot në fasadat e pallateve në Dervishbeg, kursim energjie për banorët

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur sot se në zonën e urës “Dervishbeg” po kryhen punime për vendosjen se sistemit kapot në fasadat e pallateve.

Sipas Becit, punimet për rritjen e efiçencës energjetike dhe përmirësimin estetik të pallateve përgjatë rrugës “Hafiz Sabri Bushati” po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Beci pohoi se “përmes sistemit kapot, fasadat e godinave po transformohen, duke sjellë jo vetëm një pamje tjetër për këto godina, por edhe kursim energjie për banorët”.

Kryebashkiaku i Shkodrës tha se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa puna ka nisur prej një viti e gjysmë në pallatet e pozicionuara në rrugët kryesore të qytetit, nga të cilat kanë përfunduar 80 pallate dhe 20 të tjera janë në proces.

Nga projekti për sistemin kapot të pallatave në Dervishbeg në Shkodër
1 nga 6

/a.f/r.e/

The post Beci: Sistem kapot në fasadat e pallateve në Dervishbeg, kursim energjie për banorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e familjes, bashkia Shkodër aktivitete me prindër e fëmijë të dy komuniteteve

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Në kuadër të Javës së Familjes, bashkia Shkodër organizoi një aktivitet të veçantë me përfituesit e projektit “Fuqizimi i komunitetit përmes ofrimit të shërbimeve ditore të alternuara për fëmijët dhe familjen”, duke e kthyer këtë takim në një festë të mirëfilltë të kalimit të kohës cilësore mes prindërve dhe fëmijëve.

Në njoftimin e bashkisë, thuhet se ky aktivitet shënoi mbylljen e një projekti të rëndësishëm, i cili përmes shërbimeve ditore dhe aktiviteteve të strukturuara, ka sjellë më shumë mbështetje, përfshirje dhe zhvillim për fëmijët dhe familjet në komunitet e lagjes Nr.1 dhe Nr.5.

“Në një atmosferë të ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse, prindërit dhe fëmijët patën mundësinë të lidhen më fort përmes lojërave, aktiviteteve kreative dhe kohës së përbashkët sepse cilësia e kohës së kaluar së bashku ndërton marrëdhënie më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme”, nënvizohet në njoftim.

Bashkia Shkodër mbetet e angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar familjet, duke zgjeruar shërbimet sociale dhe duke krijuar mundësi të reja për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve në një mjedis të sigurt dhe mbështetës.

/a.f/

The post Java e familjes, bashkia Shkodër aktivitete me prindër e fëmijë të dy komuniteteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Boçi: Administrata e Bashkisë Shkodër u kërcënua që të marrë pjesë në takimin e Ramës

By: Ardit
4 May 2025 at 09:53

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me takimin e Ramës në këtë qytet. Në një deklaratë për mediat, Boçi shprehet se sdministrata e Bashkisë Shkodër u kërcënua që të marrë pjesë në takimin e Ramës. Po ashtu ai tha se Rama kërkon ti imponohet Shkodrës me urrejtjen e tij. […]

The post Boçi: Administrata e Bashkisë Shkodër u kërcënua që të marrë pjesë në takimin e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Masakra me ndërtimet pa leje në Velipojë, IKMT dhe Bashkia Shkodër ia “pasojnë topin” njëri-tjetrit

25 April 2025 at 22:55

Siç ndodh gjithmonë në prag, ose gjatë fushatave elektorale, ku e gjithë vëmendja e autoriteteve është tek dalja në terren për të kërkuar vota, paligjshmëria kërkon të përfitojë. Dhe kjo më së shumti vihet re në sektorin e ndërtimit, kur ngado vërehen kantiere në të cilat punohet me intensitet, duke mos u kujdesur aspak për […]

The post Masakra me ndërtimet pa leje në Velipojë, IKMT dhe Bashkia Shkodër ia “pasojnë topin” njëri-tjetrit appeared first on BoldNews.al.

Beci: Asfaltohet rruga “Mehmet Xhelil Fishta”

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka përcjellë sot pamjet e projektit, tashmë të përfunduar për asfaltimin e rrugës “Mehmet Xhelil Fishta”. Sipas Becit, ky është një “tjetër investim i bashkisë Shkodër që synon të përmirësojë infrastrukturën për banorët e zonës”.

Asfaltimi i kësaj rruge është pjesë e projekteve të bashkisë Shkodër për rikualifikimin e zonave urbane, ndërsa më herët Beci është shprehur se janë një sërë investimesh publike në një vlerë të konsiderueshme prej rreth 50 milionë euro që po kryhen në qytet me financimin e qeverisë shqiptare e bashkisë Shkodër.

Në Shkodër po punohet në rrugën hyrëse dhe dublimin e rrugës së Bahçallëkut, parkun 19 hektarë tek Ura e Bunës, rikualifikimi urban i Zdrales, pastrimi i liqenit të cilat po krijojnë një ndikim surprizues jo vetëm për banorët e Shkodrës, por edhe për vizitorët e shumtë që i drejtohen kryeqendrës së veriut.

/a.f/

The post Beci: Asfaltohet rruga “Mehmet Xhelil Fishta” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Harta e riskut: Qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj

11 April 2025 at 12:00

Instituti i Studimeve Politike publikoi të enjten “Hartën e Riskut Elektoral 2025: Zonat e nxehta dhe ndikimet informale”,një studim që apelon për rrezikun e blerjes së votës dhe ndikimit të votuesve në forma klienteliste në disa qarqe, ndëra vota e Diasporës mbetet e pamonitoruar nga këto ndikime. Studimi sugjeron se edhe zgjedhjet paramentare të 11 […]

The post Harta e riskut: Qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj appeared first on Reporter.al.

Beci: Paketë investimesh në disa shkolla të qytetit për eliminimin e ngrohjes me gaz

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Bashkia Shkodër ka nisur investimin për sistemin e ngrohjes në disa shkolla të qytetit, duke synuar eliminimin e plotë të ngrohjes me gaz në institucionet arsimore të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, shprehet se “një tjetër investim i bashkisë Shkodër, është ai në shkollën 9- vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”, ku pas pak javësh pritet të përfundojë investimi për kaldajën”.

“Kjo ndërhyrje po bëhet në kuadër të një pakete investimesh në disa shkolla të qytetit për eliminimin e plotë të ngrohjes me gaz”, thotë ai.

Ky investim i bashkisë së Shkodrës, pritet të përmirësojë ndjeshëm sistemin e ngrohjes në shkolla, duke krijuar një mjedis të brendshëm më të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Njëherësh, nëndrejtori i shkollës Sokol Zaimaj, thotë se ky investim plotëson një nevojë të kahershme të institucionit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

“Ky investim është pjesë e angazhimit të Bashkisë Shkodër për përmirësimin e infrastrukturës në shkollat e qytetit, me qëllim garantimin e kushteve më të mira për nxënësit”, cilësohet në njoftimin e bashkisë Shkodër. /j.p/

The post Beci: Paketë investimesh në disa shkolla të qytetit për eliminimin e ngrohjes me gaz appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Shkodër vijon investimet, rikualifikim urban i bllokut të pallateve në rrugën “Vëllezërit Frashëri”

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Bashkia e Shkodrës ka nisur një tjetër investim ditët e fundit.

Benet Beci, kryetari i kësaj bashkie ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga puna për rikualifikimin urban të bllokut të pallateve në rrugën “Vëllezërit Frashëri” që, sipas tij, do të vendosë një standard të ri për përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë.

Beci bëri me dije se “ky investim përfshin rrjetin nëntokësor KUB dhe KUZ, rikualifikimin e sheshit të pallateve, ndriçimin dhe krijimin e hapësirave të gjelbra për komunitetin”.

1 nga 5

/a.f//r.e/

The post Bashkia Shkodër vijon investimet, rikualifikim urban i bllokut të pallateve në rrugën “Vëllezërit Frashëri” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci dëgjesa mbi propozimet për rregulloren e emrave dhe monumenteve në qytet

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur sot në një takim kryetarin e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Ndue Sanaj.

Beci dhe nënkryetarja e bashkisë, Teuta Qyteza kanë diskutuar gjatë takimit mbi rregulloren e miratuar një ditë më parë nga Këshilli i Bashkisë Shkodër lidhur me vendosjen e emrave të rrugëve dhe monumenteve në qytet.

“Biseduam mbi kërkesat e shoqatës dhe gjetëm mirëkuptim me drejtuesin e saj për propozimet që do t’i paraqiten Bashkisë Shkodër. Një komision i posaçëm do të vlerësojë, në përputhje me rregulloren, të gjitha propozimet që kjo shoqatë do të dorëzojë pranë Bashkisë Shkodër.

Miratimi i rregullores i hap rrugë shqyrtimit të këtyre propozimeve dhe krijimit të një sistemi të mirorganizuar për monumentet dhe bustet në territorin e Bashkisë Shkodër”, shprehet Beci në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 5

/a.f/r.e/

The post Beci dëgjesa mbi propozimet për rregulloren e emrave dhe monumenteve në qytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌