Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Presion, dorëheqje dhe hetim penal”/ NYT: Projekti i familjes Trump trazon Serbinë

10 June 2025 at 13:24

Gjatë vitit të shkuar, familja Trump është parë duke firmosur marrëveshje për pasuri të patundshme në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë qeveritë ndërkombëtare dhe ngritur një mori shqetësimesh etike. Por vetëm një prej tyre ka shkuar drejt një hetimi publik penal ndaj zyrtarëve vendas. Kjo ndodhi pasi një grup ruajtësish kulturorë në Serbi kundërshtuan […]

The post “Presion, dorëheqje dhe hetim penal”/ NYT: Projekti i familjes Trump trazon Serbinë appeared first on BoldNews.al.

Projekti i Bankës Botërore për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

By: D Marku
30 May 2025 at 08:23

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur nga Banka Botërore.

Në një dokument të bërë publik nënvizohet se mbyllja e planifikuar në 31 korrik 2025 parashikohet të bëhet në qershor 2026. Kjo do të vlejë vetëm për financimin shtesë ë miratuar në janar 2022 ku kredisë ekzistuese prej rreth 64 milionë dollarësh iu shtua edhe një shumë prej 30 milionë USD të tjera.

“Në përgjigje të kërkesës së Huamarrësit të datës 8 maj 2025, ky Dokument Ristrukturimi synon: (a) një zgjatje prej 11 muajsh të datës së mbylljes së huasë për Financimin Shtesë për Projektin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit në Shqipëri, nga 31 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026, me rishikimin përkatës të vlerësimeve të disbursimit, dhe (b) rishikime në Kornizën e Rezultateve për të pasqyruar ndryshimet në afatin e zbatimit dhe zgjatjen e datës së mbylljes së AF-së.

Zgjatja e propozuar është e nevojshme për të siguruar kohë të mjaftueshme për përfundimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të Projektit, siç është planifikuar, dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Projektit (PDO)”, thuhet në shpjegimin e dokumentit.

Huaja origjinale për zhvillimin urban dhe turizmin u miratua në 15 nëntor 2016 teksa një shtesë tjetër erdhi thuajse 6 vite më pas.

Qëllimi i Projektit është të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.

Raporti vlerëson se ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje duke sjellë për rrjedhojë krimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin.

Ndërhyrjet kanë përfshirë disa bashki ku fillimisht Berat, Gjirokastër, Përmet Sarandë por disa të tjera u zhvendosën edhe në bashki të reja në një përpjekje për të përmirësuar itinerarin turistik jugor të vendit./ Monitor

The post Projekti i Bankës Botërore për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD appeared first on Albeu.com.

Sako: Hap dyert Hamami mesjetar në Durrës, vlerë e re turistike për qytetin

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Hamami në Durrës, Monument Kulture i Kategorisë I, është një tjetër objekt i rëndësishëm kulturor, i cili pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i vitit 2019.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako bëri me dije sot se Hamami mesjetar ka hapur dyert për vizitorët vendas dhe të huaj, tashmë i rilindur falë një restaurimi tërësor mundësuar nga programi E4Culture financuar nga BE.

Godina e ndërtuar në shekullin XVIII është një nga dhjetë hamamet e mbijetuar në Shqipëri, nga periudha e sundimit osman.

“Me një arkitekturë unike, Hamami një tjetër monument i rëndësishëm tashmë i hapur për publikun, shton një vlerë të re turistike dhe kulturore në qytetin e Durrësit”, thotë Sako në një postim në rrjetet sociale.

Në qendër të kompozimit planimetrik të Hamamit ndodhet mjedisi i zhveshjes, që mbulohet nga një kube sferike. Në një lartësi maksimale 5,8 metra nga dyshemeja ndodhen 12 dritare shumë të vogla katrore, të vendosura në mënyrë koncentrike në mesin e gjysmësferës. Në kulmin e kupolës ndodhet një gjysmësferë tjetër, me rreze 70 cm, ku hapen tri dritare të tjera të rrumbullakëta, çka plotëson ndriçimin e dhomës.

Në të djathtë të kësaj dhome ndodhen edhe dy mjedise të vogla për larje. Dyshemetë e këtyre dhomave ngroheshin me tym ose me avull, nëpërmjet tubacioneve që dilnin nga furra. Kjo e fundit ndodhet në pjesën e prapme të mjedisit të zhveshjes.

Pamje nga Hamami Mesjetar i Durrësit
1 nga 19

/r.e/a.f/

The post Sako: Hap dyert Hamami mesjetar në Durrës, vlerë e re turistike për qytetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Sistem kapot në fasadat e pallateve në Dervishbeg, kursim energjie për banorët

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur sot se në zonën e urës “Dervishbeg” po kryhen punime për vendosjen se sistemit kapot në fasadat e pallateve.

Sipas Becit, punimet për rritjen e efiçencës energjetike dhe përmirësimin estetik të pallateve përgjatë rrugës “Hafiz Sabri Bushati” po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Beci pohoi se “përmes sistemit kapot, fasadat e godinave po transformohen, duke sjellë jo vetëm një pamje tjetër për këto godina, por edhe kursim energjie për banorët”.

Kryebashkiaku i Shkodrës tha se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa puna ka nisur prej një viti e gjysmë në pallatet e pozicionuara në rrugët kryesore të qytetit, nga të cilat kanë përfunduar 80 pallate dhe 20 të tjera janë në proces.

Nga projekti për sistemin kapot të pallatave në Dervishbeg në Shkodër
1 nga 6

/a.f/r.e/

The post Beci: Sistem kapot në fasadat e pallateve në Dervishbeg, kursim energjie për banorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jared Kushner dhe projekti i Sazanit/ Ekspertët në “Sheshi i Dollarit”: Projekt ‘magnet’, Shqipëria tani po synon turizmin elitar

23 May 2025 at 21:17

SHQIPËRI- Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump pak ditë më parë foli përmes një videomesazhi për resortin që do të ndërtojë në Ishullin e Sazanit në Shqipëri.

Gjatë fjalës  së tij, në forumin e investimeve që u mbajt Tiranë, Kushner tha se janë angazhuar inxhinierët më të mirë në Europë për të ruajtur mjedisin.

Marinela Jazoj, nga Shoqata e Investitorëve të huaj në Shqipëri u shpreh se vendit tonë i duhen më shumë investitorë të huaj, pasi projektet që ato sjellin krahas kapitalit financiar sjellin dhe një tjetër kulturë pune.

“Kur dëgjoj për investime të tilla apo interesa të tillë më gëzon zemra, sepse jam rritur ne Sazanin përballë. Deri më sot kemi parë Sazanin një ishull me Gjelbërim dhe asgjë tjetër dhe duke punuar  me komunitetin e huaj të biznesit, me investitorë të huaj, unë me 100% do isha gjithmonë për investitor të huaj, që të zhvillonin vendi tonë dhe duke qenë se standardi dhe kapitali qoftë financiar dhe qoftë njerëzor janë të një niveli tjetër.

Kur flasim për një investitor të përmasave të tilla nuk besoj  se do kishte ndonjë vend, i cili nuk do ishte i entuziazmuar. Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, që është në fund të vet është një nga elementët kryesor. mendoj se vendi ynë”, theksoi ai.

Reinaldo Pipiria, drejtor i kompanisë Narea, tha se investimi i dhëndrit të Trump përçon mesazhin se Shqipëria është vend i sigurt dhe me mundësi për të zhvilluar turizmin elitar.

“Përfitimet për shkak të Kushner në Shqipëri mendoj se kanë filluar të jenë. Promovimi i Kushner është promovim  për Shqipërinë. në një moment kur kemi një investim amerikan, patjetër që është një sinjal dhe një angazhim dhe stabilitet politik dhe ekonomik në vend. Sikur asgjë tjetër të mos ndodhi. vetëm ky investim, është mjaftueshëm për garancinë se këtu do ketë stabiliteti ekonomik dhe politik për shkak se ka një lloj…Ekonomia politike funksionon kështu, ka një nuhatje që aty ku janë investimet e Amerikës janë zona të sigurta.

Në një moment që kemi këto lloj investimesh, Shqipëria automatikisht e ka ngritur veten në një tjetër pjacë, nuk është më Shqipëria e pallateve të Golemit, por po flasim për një turizëm elitar që sjell kapitale të freskëta në Shqipëri”, tha ai.

Menaxher i Horwath HTL, Majlind Lazimi, e cilësoi projektin e Jared Kushner si projekt magnet për sektorin e turizmit në vendin tonë.

“Ky është një projekt  tipi projekt magnet.  Kjo ia rrit vizibilitetin e Shqipërisë si destinacioni turistik. Kushner me fondin e investimeve që ka, ka dhe aksionerë nga Lindja e Mese, një nga to është dhe Fondi Saudit. Kështu që unë besoj  është një moment ndodhsha i fundit për Shqipërinë për të rivitalizuar Sazanin si një rajon ekomomik.  Ka pasur disa tentativa që në kohën e Nanos, edhe Berisha ka tentuar në fakt. Projekt i rëndësishëm”. tha ai.

Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News theksoi se projekti për Sazanin do të  ndikojë në rritjen e turistëve.

“Ajo që Shqipëria ka nevojë që të zhvillojë është përmirësimi i ofertës turistike në mënyrë që të tërheqë të pasur, turistë që vijnë dhe shpenzojnë më shumë në vend.

Jo vetëm ata turistë që vijnë për të eksploruar vendin me çantë në kurriz, që patjetër mbetet një nga turistët e rëndësishme që vizitojnë zonat malore dhe duhet në fakt që të vijnë dhe ta vizitojnë vendin dhe të jenë të mikpritur në vend, por kemi nevojën për të thithur turistë që shpenzojnë më shumë, ku duhet që të jetë dhe qëllimi, për këtë arsye unë mendoj që do të jetë dhe një sërë investitorësh të mëdhenj dhe të rëndësishëm në Shqipëri në fushën e turizmit.

Por, siç e përmenda Shqipëria synon që të jetë më shumë se kaq.

Turizmi është një portë hyrëse në një vend, ajo çka ne shpresojmë dhe duam të zhvillojmë është aftësia e investitorë për të investuar në fusha të tjera kur e kanë njohur Shqipërinë.

Pra shpresojmë që turizmi të jetë mënyra se si individë të ndryshëm vijnë dhe vizitojnë Shqipërinë fillimisht për t’u argëtuar, por që më pas kuptojnë se nuk është një vend vetëm për të pushuar 2-3, por dhe për investuar”, tha ai./abcnews.al

“Auto-Moto Park-u” në Elbasan/ Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve, sa është vlera totale

21 May 2025 at 21:49

Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronarëve që preken nga realizimi i projektit “Auto-Moto Park” në Elbasan, që do t’u kushtojë taksa paguesve shqiptarë miliarda lekë. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, shpronësimi i pasurisë do të financohet nga buxheti i shtetit, përmes llogarisë “Fondi i shpronësimeve” në […]

The post “Auto-Moto Park-u” në Elbasan/ Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve, sa është vlera totale appeared first on BoldNews.al.

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

18 May 2025 at 22:37

Një nga projektet më të diskutuara ka qenë ndërtimi i kullës ngjitur me Sahatin e Tiranës, një nga monumentet e pakta kuturore që kanë ngelur nga e kaluara. Një identitet i kryeqytetit për dhjetëra vite, teksa tani mund të shihet vetëm me dylbi dhe ngjan vetëm si një “lodër” në krahasim me ndërtimet që e […]

The post Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës appeared first on BoldNews.al.

Ndërtimi i HEC-it në Kaçinar, banorët protestë para zyrës së Ballukut: Po na vjedhin ujin!

2 May 2025 at 11:41

Banorët e Kaçinarit të Rrëshenit e kanë zhvendosur ditën e sotme protestën para godinës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, ku kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it në këtë zonë, nga koncensionari “Shpërdhaza-Energji”. Banorët pretendojnë se projekti është duke u zbatuar mbi bazë dokumentacionesh të dyshuara si të falsifikuara, shoqëria koncesionare nuk ka leje mjedisore të vlefshme […]

The post Ndërtimi i HEC-it në Kaçinar, banorët protestë para zyrës së Ballukut: Po na vjedhin ujin! appeared first on BoldNews.al.

Mbikëqyrja e rehabilitimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë 2.4 mln euro

By: user7
2 May 2025 at 08:18

Hekurudha Shqiptare nisi së fundmi procedurën për kontraktimin e kompanisë që do të bëjë mbikëqyrjen e rehabilitimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.

Procedura parashikon që kompanitë e interesuara për shprehjen e interesit ta bëjnë këtë brenda datës 30 qershor ndërkohë që data e fundit për të shpërndarë ftesat për ofertë 30 korriku 2025. Procedura në fjalë ka një fond limit 2.4 milionë euro pa përfshirë Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar dhe shërbimi pritet të zërë vend përgjatë periudhës kur do të nisin punimet në hekurudhë, 2026-2029.

“Punimet përfshijnë rikonstruksionin dhe elektrifikimin e rreth 34 kilometrave të linjës hekurudhore me një binar nga Durrësi në Rrogozhinë, gjatë periudhës 2026 – 2029. Autoriteti Kontraktor kërkon një firmë ose JV/konsorcium të kualifikuar dhe të aftë për të ofruar, gjatë të njëjtës periudhë, ofrimin e shërbimeve të mbikëqyrjes dhe shërbimeve të administrimit të punëve duke vepruar si Inxhinier sipas kushteve të përgjithshme të Kontratë dhe në përputhje me dispozitat e kontratave ndërmjet Entit Prokurues dhe kontraktorit/ve të ardhshëm të punës.

Vendi kryesor do të jetë Durrësi dhe në punimet në linjën Rrogozhinë. Shërbimet do t’i ofrohen autoritetit kontraktor (HSH) dhe pritet të përfshijnë disa të dhëna me kohë të plotë, si dhe disa të tjera me kohë të pjesshme” sipas Hekurudhës.

Projekti për Durrës-Rrogozhinë

Projekti për linjën Durrës-Rrogozhinë do të financohet nga Banka Europiane e Investimeve me një marrëveshje që u nënshkrua pak javë më parë kur vizitoi Shqipërinë përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë dhe zëvendës presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Paketa financiare e BE-së mban një vlerë me vlerë 90,5 euro për rindërtimin e seksionit hekurudhor Durrës – Rrogozhinë ndërmjet Bankës Evropiane të Investimeve (BEI Globale) dhe qeverisë së Shqipërisë. Fondet përbëhen nga një grant i BE-së me vlerë 60,5 milionë euro, i kanalizuar në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP) dhe një hua prej 30 milionë eurosh nga BEI Globale.

Projekti në fjalë shtrihet në Korridorin VIII multimodal që lidh portet e Italisë jugore, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, me një rëndësi strategjike si zgjerim tregues i rrjetit TEN-T dhe është pjesë e planit ekonomik dhe të investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kostoja totale e projektit është vlerësuar në 121 milionë euro, e bashkëfinancuar me një hua prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim./ Monitor

The post Mbikëqyrja e rehabilitimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë 2.4 mln euro appeared first on Lapsi.al.

Rama: 450 shkolla të reja në gjithë vendin, me standardin më të mirë evropian

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Kryeministri, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot se në të gjithë vendin janë ndërtuar 450 shkolla të reja, të cilat nuk janë si në Evropë, por janë si shkollat më të mira të Evropës.

Kryeministri Rama foli sot në Shkodër gjatë prezantimit të projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali” duke u bërë një institucion arsimor i hapur për komunitetin dhe krijimin e mjediseve të përshtatshme për edukim, arsimim në kushte bashkëkohore dhe zhvillim të aktiviteteve të ndryshme në shërbim të nxënësve.

“Gjëja e bukur dhe shumë e veçantë që përkon me historinë e shkollës është fakti që sot ne jo vetëm nisim një proces transformimi rrënjësor të shkollës, por e nisim mbështetur mbi një projekt shumë të bukur që është donacion i një studioje ndër më prestigjiozet sot të Evropës, e cila prej disa vitesh punon edhe në Shqipëri. Nuk i di rrethanat ekzakte, por më thanë që ishin lidhur me Benetin për të bërë një dhuratë për fëmijët e shkollës “Ismail Qemali”, por edhe një ogur shumë i mirë për të nesërmen e shkollës, për historinë e saj, për rrënjët e saj dhe për aq shumë breza që kjo shkollë ka edukuar, meritonte një projekt shumë të veçantë siç është ky projekt, që jam i bindur do të jetë një nga shembujt më të bukur të arsimit të rilindur në Republikën e Shqipërisë”, tha Rama.

Rama nënvizoi edhe faktin se pajisja e shkollave me laboratorët inteligjentë është një tjetër angazhim i qeverisë shqiptare. Sipas Kryeministrit “deri tani janë rreth 300 laboratorë dhe do shkojnë në 900 në totalin e tyre”.

“Dhe do jetë shumë bukur kur në këtë anijen kozmike të shohim edhe laboratorin inteligjent për fëmijët që do të mësojnë teknologjinë”, vijoi Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë bëri me dije se “nuk është vetëm shkolla “Ismail Qemali” ku po ndërhyhet, por një sërë shkollash në Shkodër ku po investohet dhe po punohet për transformimin e tyre, qoftë tërësor, qoftë për ndërtimin e infrastrukturës së tyre sportive dhe konviktet e shkollave profesionale”.

“Janë pesë shkolla ku puna ka filluar, ndërkohë që janë edhe katër shkolla të tjera, ku përfshihet dhe “Ismail Qemali”, që janë me financimet e qeverisë shqiptare për këtë vit”, pohoi Rama.

/r.e/

The post Rama: 450 shkolla të reja në gjithë vendin, me standardin më të mirë evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas hapjes së fushatës, koalicioni i PD prezanton sot programin elektoral

By: Oldi
12 April 2025 at 13:54

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të shpalosin ditën e sotme programin elektoral 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar të PD-së, tek Pallati i Kongreseve në Tiranë, një ditë pas hapjes së fushatës. Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se i pranishëm në shpalosjen e programit për Shqipërinë Madhështore do të jetë edhe kryedemokrati […]

The post Pas hapjes së fushatës, koalicioni i PD prezanton sot programin elektoral appeared first on BoldNews.al.

Rama: Brenda mandatit të katërt përmbyllim projektin kombëtar të furnizimit 24 orë me ujë

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot komentit të një qytetari në rubrikën “Sy m’Sy”, që u shpreh se Durrësi akoma furnizohet me një orë ujë në ditë, ndërsa sipas qytetarit ky qytet është vendosur në listën e zonave që furnizohen pjesërisht me 24 orë ujë në ditë.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama i ka shpjeguar qytetarit arsyet se pse Durrësi figuron si zonë e furnizuar me 24 ujë pjesërisht.

“Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte tre orë ujë në ditë gjithandej. Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës rreth 60 milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku, me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë s’ka pasur kurrë ujë 24 orë”, tha Kryeministri.

“Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente. Këtu kam shumë, por po të përmend nga Lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë. Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë”, pohoi Rama, teksa shtoi se 9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë dhe 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë.

Sipas Kryeministrit, në zonën e plazhit furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, ndërsa pritet që brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim të hyjë në fazën e realizimit dhe brenda mandatit të katërt të përmbyllet programi i furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.

“E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku”, nënvizoi Rama.

“Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë. Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24 orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm”, përfundoi Kryeministri. /j.p/r.e/

The post Rama: Brenda mandatit të katërt përmbyllim projektin kombëtar të furnizimit 24 orë me ujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: U kthejmë shkodranëve pamjen e mahnitshme të Bunës pas kaosit “liridemokratik”

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Hyrja e qytetit të Shkodrës do të ketë një pamje të re, pasi ka nisur tashmë zbatimi i projektit që pritet ta transformojë këtë pjesë të qytetit në një pikë të denjë për Shkodrën dhe reputacionin e shkodranëve.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga hyrja në Shkodër duke u shprehur se ka “nisur puna për t’u kthyer shkodranëve pamjen e mahnitshme të liqenit dhe Bunës, e cila u muros pas shëmtisë së kaosit “liridemokratik””.

Projekti për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me vlerë 5 milionë euro synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative.

Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte. /e.i/ /a.g/

The post Rama: U kthejmë shkodranëve pamjen e mahnitshme të Bunës pas kaosit “liridemokratik” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Mbështje grave rurale në 4 bashki për bletari, përpunim ushqimor e agroturizëm

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bashkë me  ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Marco Alberti, prezantuan sot në Tiranë, projektin 3- vjeçar  “Fuqizimi i Grave për Zhvillim Rural në Shqipërinë Veriore”.

Ky projekt do të zbatohet në 4 bashki të vendit, dhe në fokus do të jetë mbështetja e grave në sektorin rural.

Denaj tha se, 220 gra nga Bulqiza, Dibra, Malësia e Madhe dhe Shkodra do të mbështeten për të ndërtuar të ardhmen e tyre në bletari, përpunim ushqimor dhe agroturizëm, sektorë që sjellin pavarësi ekonomike dhe zhvillim.

Ajo vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të grave në çdo aspekt të shoqërisë veçanërisht në bujqësi dhe zhvillim rural.

“54% e fuqisë punëtore në bujqësi përbëhet nga gratë. Politikat dhe programet e MBZHR janë të orientuara drejt fuqizimit të grave fermere. Me Kredinë e Butë dhe Garancinë Sovrane, nxisim investimet për agrobiznese të drejtuara nga gratë, duke u siguruar atyre më shumë mbështetje financiare dhe mundësi”, u shpreh Denaj.

Ajo vuri në dukje se, fuqizimi i grave është mision, vizion dhe angazhim. /j.p/

The post Denaj: Mbështje grave rurale në 4 bashki për bletari, përpunim ushqimor e agroturizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Muzeu dhe Memoriali i Dëshmisë dhe Kujtesës, katër ndërhyrje kryesore në projekt

11 February 2025 at 11:58

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dha sot, një ditë pas prezantimit, detaje rreth projektit për Muzeun dhe Memorialin e Dëshmisë dhe Kujtesës që do të jetë një kontribut për të përkujtuar me respektin e duhur të shkuarën e dhimbshme të vuajtjeve gjatë sistemit komunist.

Sipas Becit, projekti është i ndarë në katër ndërhyrje kryesore, ndërsa “muzeu ofron një interpretim të plotë të rolit të qendrës së paraburgimit, krimeve të kryera atje dhe kontekstit historik. Arkitektura dhe ekspozitat janë të integruara për të krijuar një përvojë kohezive dhe të përfshirë që shpreh rëndësinë e vendit”.

“Burgu rikthehet në gjendjen e tij origjinale nga koha kur ishte funksional, me galerinë në nivelin e sipërm të hapur për vizitorët. Një interpretim i ri ofron një përvojë shqisore që paraqet jetën e përditshme të të burgosurve. Elemente specifike do të rikthehen në gjendjen e tyre origjinale për të përmirësuar narrativën e vendit”, thotë Beci.

Sipas kryetarit të bashkisë Shkodër, memoriali është një hapësirë publike e krijuar rishtazi, e dedikuar për të kujtuar viktimat dhe për të organizuar ceremonitë që deri tani zhvillohen brenda muzeut. Ai gjithashtu shërben si një hapësirë urbane e aksesueshme nga rruga kryesore, për të përkujtuar viktimat dhe duke theksuar rëndësinë e parandalimit për përsëritjen e ngjarjeve të tilla

Gjithashtu, Qendra e Edukimit dhe Hulumtimit do të jetë një hapësirë publike brenda muzeut, e dedikuar për të organizuar ekspozita të përkohshme, punëtori edukative dhe evente. “Ajo mund të ketë gjithashtu një departament hulumtimi që është përgjegjës për mbledhjen dhe arkivimin e informacionit, si dhe kurimin e ekspozitave përkohshme ose udhëtuese”, u shpreh Beci ndërsa ndau pamje nga projekti.

Ky projekt, por edhe disa të tjerë transformues për qytetin e Shkodrës u prezantuan dje gjatë një aktiviteti i ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. /j.p/

The post Beci: Muzeu dhe Memoriali i Dëshmisë dhe Kujtesës, katër ndërhyrje kryesore në projekt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekti “BE për Inovacionin”, rritje e potencialit novator të Shqipërisë

10 February 2025 at 18:06

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT), një organ i Bashkimit Evropian, dhe projekti “BE për Inovacionin” prezantuan sot Qendrën e re të përbashkët Komunitare EIT në Shqipëri.

Projekti “BE për Inovacionin” (EU4I) është një mekanizëm me shumë donatorë, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE), Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe SIDA, dhe zbatohet nga GIZ dhe SIDA.

Qendra e re Komunitare EIT është e para e këtij lloji në Shqipëri dhe do të forcojë bashkëpunimin midis organizatave kryesore të biznesit, arsimit dhe kërkimit duke lidhur aktorët rajonalë, novatorët dhe partnerët me ekosistemin më të madh të inovacionit në Evropë.

Ajo do të shërbejë si një qendër e vetme për talentet dhe sipërmarrësit vendas për të përfituar nga mundësitë e Komunitetit EIT në arsim, zhvillimin e biznesit dhe inovacion.

Kjo qendër e re është pjesë e programit të Skemës Rajonale të Inovacionit EIT (EIT RIS), që është krijuar për të nxitur përpjekjet e inovacionit në Evropë.

Në mandatin e tij për të përshpejtuar transformimin ekonomik të vendit në një ekonomi të orientuar nga inovacioni dhe të bazuar në njohuri, duke shfrytëzuar kapitalin njerëzor, potencialin sipërmarrës dhe kërkimor të Shqipërisë, projekti “BE për Inovacionin” po mbështet krijimin e Qendrës Komunitare EIT në Shqipëri. Kjo është një ndërhyrje e rëndësishme e këtij mekanizmi që nxit inovacionin, promovon të menduarit sipërmarrës dhe novator si grupe aftësish për talentet e ardhshme dhe lehtëson rrjedhën dhe bashkëkrijimin e njohurive mes aktorëve të spirales së katërfishtë.

Qendra e re Komunitare EIT u prezantua sot në Shtëpinë e Evropës në Tiranë.

Në këtë aktivitetet morën pjesë zyrtarë të nivelit të lartë kombëtar, rajonal dhe të BE-së. Ky aktivitet i parë synon të nxisë bashkëpunimin, të prezantojë Qendrën Komunitare EIT në Shqipëri, si dhe të nxjerrë në pah rolin e saj për nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit rajonal.

Qendra e sapohapur në Shqipëri do të përfaqësojë të gjitha Komunitetet e Njohurive dhe Inovacionit (KNjI) të EIT-t, si dhe do të fokusohet te tërheqja dhe angazhimi i një numri në rritje të pjesëmarrësve vendas në aktivitetet e Komunitetit EIT. Qendra do t’u sigurojë novatorëve një burim të centralizuar informacioni mbi shërbime dhe mundësi të ndryshme të ofruara nga Komuniteti EIT në Shqipëri, gjithë shtetet anëtare të BE-së, si dhe gjithë vendet e lidhura me programin “Horizon Europe”.

Për më tepër, do të drejtojë angazhimin e komunitetit EIT me autoritetet vendore, duke përfshirë sigurimin e mbështetjes për politikat dhe ekspertizë sipas nevojës.

“BE-ja e ka mbështetur në mënyrë aktive ekosistemin e inovacionit në Shqipëri përmes programit tonë të rëndësishëm “BE për Inovacionin”. Sot po bëjmë një hap tjetër të rëndësishëm me prezantimin e Qendrës së parë Komunitare EIT të Shqipërisë, e cila do të shërbejë si urë lidhëse mes ekosistemeve shqiptare dhe evropiane të inovacionit, duke nxitur bashkëpunimin mes bizneseve, institucioneve arsimore dhe kërkuesve. Kjo Qendër – rezultat i bashkëpunimit të vërtetë të Ekipit Evropa – do të rrisë më tej potencialin novator të Shqipërinë. Me sisteme të modernizuara të arsimit dhe trajnimit, vendi do të mund të trajtojë një nga sfidat më të mëdha: ikjen e trurit. BE-ja është e përkushtuar që të kontribuojë për trajtimin e kësaj sfide duke e mbështetur vendin për përmirësimin e cilësisë së arsimit, pajisjen e studentëve me aftësitë përkatëse dhe garantimin që ata të kenë mundësi për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri”, tha shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Hubert Perr.

Drejtori i EIT-t, Martin Kern, përshëndeti aktivitetin dhe përgëzoi BE-në dhe projektin “BE për Inovacionin” për këtë nismë, duke theksuar: “Qendra e re Komunitare EIT në Shqipëri do të përfaqësojë gjithë Komunitetet e Njohurive dhe Inovacionit (KNjI) të EIT-t dhe do të fokusohet te tërheqja dhe angazhimi i një numri në rritje të pjesëmarrësve vendas në aktivitetet e Komunitetit EIT”.

Rreth Institutit Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT)

EIT forcon aftësinë e Evropës për inovacion duke fuqizuar zgjidhjet për sfidat urgjente globale dhe duke ushqyer talentin sipërmarrës për të krijuar rritje të qëndrueshme dhe vende pune të kualifikuara në Evropë. EIT është një organ i BE-së dhe pjesë përbërëse e “Horizon Europe”, Programi Kuadër i BE-së për Kërkim dhe Inovacion.

Instituti mbështet partneritete dinamike pan-evropiane dhe Komunitetet e Njohurive dhe Inovacionit të EIT-t (KNjI) mes kompanive kryesore, laboratorëve kërkimorë dhe universiteteve. Këto KNjI nxisin ndryshimet sistemike në Evropë dhe më gjerë, duke u fokusuar në fusha kyçe si ndryshimi i klimës, energjia, shëndeti, ushqimi, prodhimi, lëndët e para, digjitalizimi, lëvizshmëria urbane dhe kultura e kreativiteti. Së bashku me partnerët e vet kryesorë, Komuniteti EIT ofron një gamë të gjerë aktivitetesh inovacioni dhe sipërmarrjeje në të gjithë Evropën, duke përfshirë kurse të edukimit sipërmarrës, shërbime të zhvillimit dhe përshpejtimit të biznesit, si dhe projekte kërkimore të drejtuara nga inovacioni.

Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Suedia po punojnë për të krijuar vende pune me pagesë të lartë në Shqipëri duke zhvilluar një ekonomi inovative. Projekti shfrytëzon kapitalin njerëzor, potencialin sipërmarrës dhe potencialin kërkimor të Shqipërisë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian me bashkëfinancim nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Suedia. Ai zbatohet nga GIZ Albania dhe Ambasada suedeze në Shqipëri.

/r.e/a.f/

The post Projekti “BE për Inovacionin”, rritje e potencialit novator të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Shkodër projekt për forcimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike

6 February 2025 at 16:16

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Nënkryetari i bashkisë Shkodër, Rudin Beka ka prezantuar sot në ambientet e kësaj bashkie, projektin ALBAdapt i zbatuar nga GIZ Albania, me fokus në forcimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas njoftimit në rrjetet sociale të bashkisë Shkodër, ky program synon të adresojë rreziqet klimatike nëpërmjet përmirësimit të sistemit të paralajmërimit të hershëm, krijimit të strukturave përgjegjëse dhe investimeve në masa përshtatëse.

Faza fillestare e projektit po ndërton themelet për një zbatim të suksesshëm dhe për një të ardhme më të sigurt.

Prezantimi i projektit për ndryshimet klimatike nga nënkryetari i bashkisë Shkodër, Rudin Beka
1 nga 8

/r.e/a.f/

The post Bashkia Shkodër projekt për forcimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekti për transformimin e Lumit Lana/ Balliu denoncon skandalin: Veliaj kërkon ti vjedh shtëpitë qytetarëve për të mbushur xhepat! Preken 420 shtëpi!

By: D Marku
1 February 2025 at 17:24

Kordinatori Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu, ka denoncuar sot bashkë me banoret e zonës të Lanës projektin e devijimit të lumit Lana i cili sipas banorëve prek 420 shtëpi.

Banorët e zonës deklarojnë se zhvendosja e lumit Lana bëhet për interes te ndërtimit të pallateve të njerzëve afër pushtetit. Ata shprehen se plehrat kanë mbushur të gjithë zonën, ndotja e lumit si rjedhojë e plehrave që nuk pastrohen po sjell edhe semundje tek ata. Banorët shprehet gjithashtu se edhe rrugët në këtë zonë janë lenë në një gjëndje të mjerueshme.

Balliu: Pislliqet qe vijnë në Lumin Lana nuk vijnë ti pastrojnë asnjë ditë?

Qytetarja: Anjëherë, vetëm i hedhim në Lana. Lana ikën poshtë, dhe ska asnjë lloj kujdesi nga Bashkia. Vetëm me vendos pallate dhe me fitu për vete.

Balliu: Këta kërkojnë që ta shtyjnë lumin Lana dhe kjo shtyrje ju prish juve shtëpitë? Arsyeja e shtyrjes është sepse duan të bëjnë lulishte dhe gjëra për pallatin.

The post Projekti për transformimin e Lumit Lana/ Balliu denoncon skandalin: Veliaj kërkon ti vjedh shtëpitë qytetarëve për të mbushur xhepat! Preken 420 shtëpi! appeared first on Albeu.com.

BE, projekt te “Gazetaria”: Fokus, liria e shtypit dhe siguria e gazetarëve

31 January 2025 at 17:59

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Prezenca e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka nisur sot një projekt me departamentin e Gazetarisë dhe të Komunikimit, pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (Universiteti i Tiranës).

Projekti me titull: “Promovimi i Lirisë së Shprehjes në Shqipëri përmes Dialogut të Hapur”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të nisë një proces të hapur dialogu rreth angazhimeve të Shqipërisë për të adresuar çështjet kyçe që lidhen me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Sipas postimit në rrjetet sociale të BE, përmes projektit, synohet një vëmendje më e shtuar në pronësinë e medias dhe gazetarinë e pavarur, sigurinë e gazetarëve, shkeljen e lirisë së shtypit dhe qasjen në informacion.

“Ky projekt është një mundësi për një qasje të vërtetë të gjithë shoqërisë ndaj reformave që Shqipëria duhet të miratojë në sektorin e medias. Të gjithë aktorët përkatës mund të bashkohen për të vendosur për modelin më të mirë që i përshtatet kontekstit shqiptar, duke u mbështetur nga praktikat më të mira dhe standardet e shteteve anëtare brenda Bashkimit Evropian. BE-ja është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këtë detyrë komplekse,” u shpreh ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në fjalën e tij.

Ambasadori Gonzato theksoi se “nuk ka rrugë drejt integrimit në BE pa lirinë e shprehjes, si një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike”.

Nga diskutimet mbi projektin e OSBE me Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës
1 nga 9

/r.e/a.f/

The post BE, projekt te “Gazetaria”: Fokus, liria e shtypit dhe siguria e gazetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako: Rehabilitim i 41 fasadave të godinave në shëtitoren e Durrësit

27 January 2025 at 11:16

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Në qytetin e Durrësit, po vazhdon faza e dytë e rehabilitimit të shëtitores së plazhit.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha sot “se po punohet edhe për zgjerimin e brezit të rërës duke krijuar më shumë hapësirë në dispozicion të pushuesve. Në këtë fazë përfshihet edhe rehabilitimi i fasadave të 41 godinave që ndodhen përgjatë shëtitores, me elemente termoizoluese për të rritur efiçencën e energjisë si edhe qëndrueshmërinë e objekteve për një periudhë afatgjatë, duke përmirësuar edhe imazhin e të gjithë kësaj zone bregdetare”.

Ky investim përfshin realizimin e një shëtitoreje prej tre kilometrash përgjatë gjithë shtrirjes së plazhit, me gjelbërim të shtuar, parqe dhe hapësira sportive për të siguruar një lidhje shumë të nevojshme nga Ura e Dajlanit drejt Konvaleshencës.

Midis shëtitores dhe zonës së plazhit do të ngrihen stacione me pajisje sportive për aktivitete fizike në natyrë, si dhe krijimi i zonave për ushtrimin e sporteve ujore.

Projekti investues parashikon që përgjatë shëtitores do të ketë dhe zona të dedikuara për fëmijë, hapësira për pjesën e plazhit, stacionet e plazhit, hapësira shërbimi, si dhe rikonstruksionin e fasadave të godinave. /j.p/

The post Sako: Rehabilitim i 41 fasadave të godinave në shëtitoren e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌