Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

DPSHTRR: Mbi 250 mijë mjete debitore të taksave vjetore

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Numri i mjeteve debitore për taksat vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit arriti 256 741 deri në qershor, sipas raportit të Ministrisë së Financave.

Qarku i Tiranës ka numrin më të lartë të mjeteve debitore, me 100 453 mjete, i ndjekur nga Durrësi me 35 153 dhe Shkodra me 17 881.

Në total, individët përbëjnë 84% të debitorëve, ndërsa subjektet e regjistruara përbëjnë 16% të këtij totali.

Për të menaxhuar këtë situatë dhe për të stimuluar pagesat në kohë, autoritetet kanë ndërmarrë një plan masash që përfshin ndalimin e shërbimeve për mjetet debitore.

Mjetet që nuk kanë paguar taksat nuk mund të përfitojnë nga shërbime të ndryshme si ndryshimi i pronësisë, ndryshimi i targave, kontrolli fizik i xhamave të errësuar, leje qarkullimi kombëtare dhe ndërkombëtare, kontroll teknik, si dhe nuk mund të bëjnë regjistrim ose çregjistrim të mjeteve.

Nga ana tjetër, DPSHTRR informoi se ka procedura për çregjistrim të përkohshëm të mjetit, me qëllim pezullimin e detyrimeve.

“Cilido individ që ka në plan që për një periudhë kohe të mos e përdorë mjetin, ai ka të drejtë të aplikojë për çregjistrim të përkohshëm. Kjo procedurë parashikon që të stopohen detyrimet e përllogaritura për aq kohë sa mjeti nuk qarkullon. Por ky çregjistrim kërkon që makina të mos ketë detyrime të papaguara”, sqaroi Arben Progni, drejtor i Regjistrimit të Mjetit në DPSHTRR, në një intervistë në medie.

1 nga 5

/r.e/a.f/

The post DPSHTRR: Mbi 250 mijë mjete debitore të taksave vjetore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DPSHTRR: Mbi 1 mijë mjete u paraqitën për kontroll teknik në 5 muaj

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) publikoi të dhënat për periudhën Janar-Maj 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë në vendin tonë.

Sipas DPSHTRR-së, përgjatë kësaj periudhe janë testuar 101 696 mjete, nga të cilat 86,39 përbëhen nga automjete me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende.

DPSHTRR, bën të ditur se, në totalin e mjeteve të kontrolluara 25, 8 % e tyre kanë ngelur në testim. Konkretisht, 26.207 mjete kanë ngelur në kontroll për arsye që lidhen kryesisht me 34% për shkak të mangësive vizuale e funksionale; 35% për shkak të problemeve me sistemin e shkarkimit të gazrave; 13% për probleme me sistemin e drejtimit dhe 18% për shkak të sistemit të frenimit.

Pjesa më e madhe e kontrolleve 36.2% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë, duke pasqyruar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet. Ndërsa në fund renditet qarku i Gjirokastrës, përsa i përket numrit të mjeteve të testuara.

Sipas DPSHTRR-së, 3,137 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, për shkak se nuk kanë përmbushur kushtet teknike të qarkullimit. /e.xh/ /a.g/

1 nga 3

The post DPSHTRR: Mbi 1 mijë mjete u paraqitën për kontroll teknik në 5 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje e regjistrimeve të mjeteve në Shqipëri për 5-mujorin

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Gjatë periudhës janar-maj të këtij viti janë regjistruar gjithsej 38,028 mjete në Shqipëri, nga të cilat 81,2% janë autovetura, duke shënuar një rritje prej 102% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), flota e mjeteve po rinovohet me ritme të shpejta, ku 6,786 mjete të gjeneratës së fundit, 0-3 vite të përdorura, janë regjistruar vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, që përbën një rritje prej 64% krahasuar me periudhën janar-maj 2023.

Nga aspekti i origjinës së mjeteve të regjistruara, listën e kryesojnë: Republika e Koresë me 20,4%; Italia me 16,1%; Gjermania me 15.9%; Zvicra me 9.1%;
SHBA me 7.8%; Kina me 7.3%.

Në këtë 5-mujor janë regjistruar gjithashtu 3,137 çregjistrime të përhershme, duke shënuar një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve, si të rinj ashtu edhe të regjistruar, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të kryejnë kontrollin periodik të mjeteve të tyre dhe përpara importit të automjeteve të reja, të bëjnë verifikimin e kategorisë mjedisore për të garantuar përputhshmërinë me standardet./a.gj/j.p/

1 nga 4

The post Rritje e regjistrimeve të mjeteve në Shqipëri për 5-mujorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 433 mijë makina me xhama të errësuar të certifikuar në Shqipëri që nga viti 2019

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Që nga fillimi i vitit 2019, kur u miratuan standardet për errësimin e xhamave të automjeteve, e deri në prill të vitit 2024, janë regjistruar gjithsej 433,291 miratime dhe certifikime për xhama të errësuar.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) certifikimet janë kryer në përputhje me kriteret ligjore dhe teknike, me materiale të homologuara nga prodhuesi, të instaluara nga servise të licencuara dhe të pajisura me dokumentacion që vërteton origjinën, faturimin dhe garancinë.

Errësimi i xhamave nuk është thjesht një zgjedhje estetike, por ofron disa përfitime të drejtpërdrejta për drejtuesit e mjeteve.

Ai siguron mbrojtje nga rrezet ultraviolet dhe infra të kuqe, ndihmon në ruajtjen e freskisë në ditët e nxehta, ofron më shumë privatësi, komoditet dhe siguri gjatë drejtimit, si dhe ndihmon në ruajtjen e gjendjes së makinës duke e mbrojtur nga dëmtimet prej diellit.

Po ashtu, errësimi i rregullt i xhamave përmirëson shikimin duke reduktuar efektin verbues të dritave të tjera.

Megjithatë, ligji parashikon qartë kufizime për tejçimin e dritës. Xhami ballor nuk lejohet të errësohet, ndërsa xhamat anësorë të parë duhet të lejojnë të paktën 50% tejçim drite. Për xhamat e rreshtit të dytë, të tretë dhe pjesës fundore, lejohet një tejçim minimum prej 10%.

Përdorimi i ngjyrave të forta apo xhamave me reflektim pasqyrë është i ndaluar.

Automjetet që nuk kanë një certifikim zyrtar për errësimin e xhamave nuk kalojnë kontrollin teknik dhe janë subjekt i masave ndëshkuese nga Policia Rrugore. /j.p/

The post Mbi 433 mijë makina me xhama të errësuar të certifikuar në Shqipëri që nga viti 2019 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri–Kosovë, bashkëpunim për zhvillimin dhe sigurinë në sektorin e transportit

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejshëm të transportit dhe infrastrukturës rrugore.

Gjatë bisedimeve u diskutua për përmirësimin e ligjeve, rritjen e sigurisë së sistemeve dhe shërbimeve, digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, si dhe bashkëpunimin për pajisjen me karta tahografi për drejtuesit e mjeteve.

DPSHTRR theksoi përkushtimin e saj për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me institucionet homologe në rajon dhe më gjerë, me qëllim modernizimin e sektorit të transportit dhe rritjen e sigurisë rrugore. /a.gj/ /a.g/

1 nga 3

The post Shqipëri–Kosovë, bashkëpunim për zhvillimin dhe sigurinë në sektorin e transportit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Masë sigurie për makinat e atyre që nuk paguajnë taksat

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës  Administrata Tatimore siguron akses në kohë reale në të dhënat mbi mjetet që zotërojnë tatimpaguesit.

Sipas Administratës Tatimore, ky bashkëpunim synon rritjen e efikasitetit në zbatimin e detyrimeve ligjore dhe mbledhjen me forcë të borxheve tatimore në raste të mospërmbushjes vullnetare.

“Të gjithë tatimpaguesit duhet të përmbushin në afat të gjitha detyrimet tatimore, në të kundërt Administrata Tatimore do të vendosë masa të sigurimit mbi mjetet dhe do të zbatojë të gjitha procedurat e mbledhjes me forcë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të shmangin pasojat ligjore duke përmbushur me korrektësi detyrimet e tyre financiare ndaj shtetit. Gjithashtu, paralajmëron për rrezikun e përfshirjes në transaksione të paligjshme që lidhen me mjetet e tatimpaguesve debitorë.

“Çdo subjekt që hyn në transaksione shitblerje të mjeteve, duhet të sigurohet që mjetet objekt transaksioni nuk i përkasin tatimpaguesve debitorë. Çdo akt i nënshkruar në keqbesim me qëllim shmangien e detyrimeve do të sjellë pasoja ligjore për pavlefshmëri”, thekson Administrata Tatimore.

Ky zhvillim synon transparencë më të madhe dhe forcimin e zbatimit të ligjit në fushën tatimore dhe atë të pronësisë së mjeteve rrugore, duke garantuar një administrim më të drejtë dhe efikas të detyrimeve tatimore në vend.

/a.f/r.e/

The post Masë sigurie për makinat e atyre që nuk paguajnë taksat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Auto-Moto Park-u” në Elbasan/ Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve, sa është vlera totale

21 May 2025 at 21:49

Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronarëve që preken nga realizimi i projektit “Auto-Moto Park” në Elbasan, që do t’u kushtojë taksa paguesve shqiptarë miliarda lekë. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, shpronësimi i pasurisë do të financohet nga buxheti i shtetit, përmes llogarisë “Fondi i shpronësimeve” në […]

The post “Auto-Moto Park-u” në Elbasan/ Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve, sa është vlera totale appeared first on BoldNews.al.

Vetëm 275 persona rimorën patentën pas humbjes së pikëve

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se, që prej qershorit të 2022-shit, nga 2063 riregjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, vetëm 275 persona e kanë rifituar lejen e drejtimit, ose 13,3%.

“Rikthimi në autoshkollë është e vetmja alternativë për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë”, thekson DPSHTRR.

DPSHTRR apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, sepse nëse humbasin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojnë patentën. /j.p/

 

The post Vetëm 275 persona rimorën patentën pas humbjes së pikëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DPSHTRR: Vetëm 13,1% atyre që humbën patentën, e rifituan

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur se, prej qershorit 2022 e deri në prill 2025, nga 1994 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të lejes së drejtimit, vetëm 263 persona kanë rifituar lejen e drejtimit, ose 13,1%.

Sipas DPSHTRR-së, janë 8 kalues në testin e rimarrjes së lejedrejtimit, në seancën e fundit të ritestimit, nga 52 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 32 persona.

DPSHTRR apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, sepse nëse humbasin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojnë patentën vetëm nëse nuk kanë mbi 3 gabime në pyetësorin e normave të sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kalojnë në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim. /j.p/

The post DPSHTRR: Vetëm 13,1% atyre që humbën patentën, e rifituan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 60 mijë mjete kryejnë kontrollin teknik

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se në gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 60225 mjete.

Sipas DPSHTRR-së, nga këto 87,72% janë automjete 4+1 dhe 8+1. Nga këto 35,8% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

DPSHTRR informon se 17379 ose 29 % e totalit të mjeteve janë ngelur dhe refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj.

Rreth 1875 mjete me moshë 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë.

“Rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesve të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk e kalojnë dot më testin e kontrollit teknik”, thotë DPSHTRR-ja. /j.p/

The post Mbi 60 mijë mjete kryejnë kontrollin teknik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

391 mjete elektrike të regjistruara në janar

25 February 2025 at 17:20

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë muajit janar janë regjistruar për herë të parë 391 mjete elektrike.

Sipas DPSHTRR-së, numri i mjeteve elektrike të regjistruara për këtë periudhë rezulton 50% më i lartë, krahasuar me janarin 2024.

Në këtë periudhë 41% e mjeteve elektrike të regjistruara janë me 0 km.

Në total janë 6769 mjeteve elektrike të regjistruara në vend.

Duke u ndalur te ndikimi në mjedis falë përdorimit të mjeteve elektrike, DPSHTRR bën të ditur se ka 516.120 kg CO2/vit më pak.

1 nga 4

/r.e/

The post 391 mjete elektrike të regjistruara në janar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këndi Lëvizës i Sigurisë Rrugore në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”

15 February 2025 at 12:58

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Vogëlushët e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” (Tiranë) zhvilluan një orë mësimore, ku u njohën me rregullat se si të sillen si këmbësorë, pedalues apo drejtues mjeti, duke u njohur me tabelat e sinjalistikës dhe rregullat e qarkullimit rrugor.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se mënyra më e mirë për t’iu mësuar fëmijëve rregullat e sigurisë rrugore që në vegjëli është t’ua tregojmë në mënyrë praktike e zbavitëse.

Këndi Lëvizës i Sigurisë Rrugore, një program i DPSHTRR-së për edukimin e fëmijëve, prej disa vitesh janë angazhuar me programe edukimi në disa shklla 9-vjeçare në të gjitha qytetet e vendit.

Sipas DPSHTRR-së, siguria rrugore është një sfidë që kërkon angazhim nga të gjithë.

1 nga 5

/r.e/

The post Këndi Lëvizës i Sigurisë Rrugore në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DPSHTRR: 706 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare u çregjistruan në janar

12 February 2025 at 16:03

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se gati 28 mijë mjete i janë nënshtruar kontrollit teknik gjatë muajit janar, nga të cilat 9 mijë nuk e kaluan dot për shkak të defekteve.

Sipas DPSHTRR-së, 706 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë gjatë janarit.

Numri më i lartë i mjeteve që kryen kontrollin teknik u shënua në Tiranë, konkretisht 9817 mjete, ndërsa në Gjirokastër kryen kontrollin teknik vetëm 553 mjete.

DPSHTRR rendit ndër arsyet e moskalimit të kontrollit teknik si mangësitë vizuale e funksionale, sistemin e shkarkimit të gazrave, atë të frenimit, apo drejtimit.

Po ashtu, DPSHTRR sjell në vëmendjen e drejtuesve të mjeteve se ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër e cila përbën kërcënim për sigurinë rrugore. /j.p/

The post DPSHTRR: 706 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare u çregjistruan në janar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth tetë mijë mjete mbi 22-vjeçare u çregjistruan në 2024-ën

4 February 2025 at 15:32

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Rreth 17% e mjeteve të regjistruara për herë të parë në vitin 2024 në Shqipëri, janë elektrike, ndërsa u çregjistruan në mënyrë të përhershme tetë mijë mjete, të cilat ishin me moshë mbi 22-vjeçare.

Drejtori i Regjistrimit të Mjeteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Progni bën të ditur në një intervistë në medie se numri i mjeteve elektrike në vend ka arritur në mbi 6300.

“E tërë flota e mjeteve elektrike, që përfshin all electric dhe hibride është në shifrat e 12.424 mjeteve në 2024. Kjo shifër është 76% më shumë se 2023. Nëse i referohemi vetëm mjeteve elektrike, shifrat kanë arritur në 6378 mjete, ose 92% më shumë se 2023. Muaji tetor ka qenë rekord për regjistrimin e mjeteve elektrike, me 355 të tilla,” tha ai.

Më tej, ai shtoi se flota e mjeteve që qarkullojnë në vend është e rinovuar, pasi një pjesë e mirë e mjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë 2024 i përkasin gjeneratës së fundit.

“Deri në dhjetor të 2024-ës ka pasur 99.441 regjistrime, nëse i referohemi një viti më parë, kemi 27% regjistrime më shumë. Mjetet që janë importuar gjatë 2024 janë mjete me një vjetërsi mesatarisht 10-vjeçare. 17 mijë mjete të importuara janë të gjeneratës së re, 0-3 vite. Ndërsa mjetet me vjetërsi 9-15-vjeçare, përbëjnë rreth 53% të tregut. Mjetet e kategorisë mjedisore Euro5 dhe mbi Euro5 në vitin e fundit përbëjnë mbi 65% të regjistrimeve,” shtoi Progni.

/a.f/r.e/

The post Rreth tetë mijë mjete mbi 22-vjeçare u çregjistruan në 2024-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthimi në autoshkollë, nga 1745 qytetarë vetëm 222 prej tyre rimorën lejen e drejtimit

24 January 2025 at 22:35

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se që nga qershori i vitit 2022 e deri tani, nga 1745 qytetarë të riregjistruar në autoshkolla, vetëm 222 ose 12,7% prej tyre kanë rimarrë lejen e drejtimit.

Ligji në fuqi parashikon që të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.

Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 35 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë ku vetëm 3 prej tyre rezultuan fitues. /j.p/

The post Rikthimi në autoshkollë, nga 1745 qytetarë vetëm 222 prej tyre rimorën lejen e drejtimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DPSHTRR: 66,5% e autoveturave të regjistruara në 2024-ën janë Euro 5 e sipër

17 January 2025 at 15:43

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se gjatë vitit 2024, 66,5% e autoveturave të regjistruara janë Euro 5 e sipër.

Të dhënat e publikuara nga DPRRTSH tregojnë se vitin që lamë pas, janë regjistruar 3127 mjete elektrike, ose 72,5% më shumë krahasuar me janar-dhjetor 2023.

Sipas DPSHTRR-së, flota e mjeteve elektrike në dhjetor 2024 shkoi në 6,378, ose 92% krahasuar me vitin 2023.

“Ndikimi në mjedis falë regjistrimeve për herë të parë të mjeteve elektrike është 4,127,640 kg CO2/vit më pak”, bëri të ditur DPSHTRR.

Referuar të dhënave, 40% e autoveturave me 0 km të regjistruara për herë të parë janë elektrike/hibride plug-in.

Flota e mjeteve elektrike/hibride plug-In në dhjetor 2024 llogaritet 12,424. /j.p/

The post DPSHTRR: 66,5% e autoveturave të regjistruara në 2024-ën janë Euro 5 e sipër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vetëm 12,8 % e atyre që iu hiqet leja e drejtimit, e rifitojnë atë

9 January 2025 at 18:02

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Statistikat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor tregojnë se vetëm 12,8 % e atyre që iu hiqet leja e drejtimit pas shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor e rifitojnë atë.

Sipas DPSHTRR-së, që prej qershorit të vitit 2022 janë bërë 1711 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 219 qytetarë e kanë rifituar lejen e drejtimit.

Në javën e dytë të janarit janë regjistruar 15 drejtues mjetesh për të ridhënë provimin por asnjë prej tyre nuk e ka fituar të drejtën për t’u kthyer në rrugë si drejtues mjeti. /j.p/

 

The post Vetëm 12,8 % e atyre që iu hiqet leja e drejtimit, e rifitojnë atë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si të shmangni keqkuptimet mbi faturën e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, DPSHTRR del me njoftimin për qytetarët

8 January 2025 at 18:16

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nxjerrë disa udhëzime të rëndësishme për qytetarët në lidhje me pagesën e Faturës së Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP). Për të shmangur keqkuptimet dhe për të siguruar që të përmbushni detyrimet ligjore në kohë, është e domosdoshme të kuptoni disa elemente kyçe lidhur me këtë taksë. Në këtë shkrim, do të shpjegojmë se si mund të shmangni problematikat që mund të lindin gjatë pagesës dhe cilat janë pasojat e vonesës në pagesën e TVMP-së. “DPSHTRR informon: Si të shmangni keqkuptimet mbi Faturën e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura? TVMP: Është taksë vjetore e detyrueshme, detyrimi i së cilës lind me datë 1 Janar të vitit përkatës; Përllogaritet dhe paguhet për periudhën 1 Janar – 31 Dhjetor të vitit përkatës; Ka vlefshmëri 365 ditë pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet; Duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë që të mund të kryeni Kontrollin Teknik të mjeteve rrugore. MBANI PARASYSH: NËSE NUK PAGUANI TVMP-në BRENDA AFATIT TË VLEFSHMËRISË dhe paraqiteni në sportel për pagesë jo në vitin për të cilin ka qenë detyrimi për pagesë por në vitin rendës, JU DO TË PAGUANI: TVMP-në e prapambetur dhe Gjobën për pagesë të vonuar; TVMP-në e vitit aktual kur jeni paraqitur për pagesë, detyrim i cili ka lindur që nga data 1 janar e këtij viti, sëbashku me kamatën për pagesë të vonuar e llogaritur nga data 1 Janar, nëse paraqiteni pas datës 10 janar”, njoftoi DPSHTRR.

The post Si të shmangni keqkuptimet mbi faturën e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, DPSHTRR del me njoftimin për qytetarët appeared first on Sot News | Lajme.

DPSHTRR: Mbi 132 mijë mjete nuk kaluan kontrollin teknik

6 January 2025 at 16:25

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur se 132 714 mjete nuk e kaluan kontrollin teknik gjatë vitit 2024.

Arsyet e ngeljes pas marrjes në testim janë defektet vizuale, sistemi i shkarkimit të gazrave, sistemi i drejtimit apo i frenimit.

Referuar të dhënave, 35,4 % e testimeve të kontrollit teknik janë kryer në Tiranë. Gjithsej u testuan 428 139 mjete.

Ndërkohë, 7949 mjetet me moshë mbi 22-vjeçare janë çregjistruar. /j.p/

1 nga 5

The post DPSHTRR: Mbi 132 mijë mjete nuk kaluan kontrollin teknik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miliardat e Auto-Moto Park/ Pse detyrohet Ilir Mëngra të mohojë përplasjet me Agollin e FSHZH-së

29 December 2024 at 12:26

Nga Boldnews.al Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ilir Mëngra, mohon që të ketë përplasje projektesh me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e pjesëve të ndryshme të “Auto-Moto Parkut” në Elbasan, megjithëse dokumentat zyrtare tregojnë të kundërtën e pretendimeve të tij. Në fund të Tetorit 2024, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) njoftoi […]

The post Miliardat e Auto-Moto Park/ Pse detyrohet Ilir Mëngra të mohojë përplasjet me Agollin e FSHZH-së appeared first on BoldNews.al.

❌
❌