Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rradhë kilometrike në kufirin Shqipëri-Kosovë, merret një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e mjeteve

By: redi
23 July 2025 at 16:39

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës ka marrë një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 15 tonë në rrugët kryesore të vendit, përfshirë autostradat, rrugët nacionale dhe rajonale, në orarin prej 11:00 deri në 17:00, nga data 23 korrik deri më 28 korrik 2025. Masat janë ndërmarrë për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të…

Source

GJERMANI – ”Mercedes” tërheq 223 mijë makina për probleme me airbag-un

HANOVER, 21 korrik /ATSH-AA/ – Prodhuesi gjerman i automjeteve ”Mercedes-Benz” thuhet se do të tërheqë rreth 223 000 automjete komerciale në të gjithë botën për shkak të një defekti në airbag.

Sipas një liste në uebfaqen e Autoritetit Federal Gjerman të Automjeteve Motorike (KBA), Mercedes-Benz do të tërheqë 223 000 automjete në të gjithë botën, 60 246 prej të cilave në Gjermani.

Deklarata e përfshirë në listë tha se pasagjerët mund të preken në “një aksident në të cilin aktivizohet airbag-u” në modelet e furgonëve ”Viano” dhe ”Vito” të prodhuara midis dhjetorit 2002 dhe shkurtit 2006.

Sipas raporteve të mediave gjermane në këto automjete, “gjeneratori i gazit mund të shpërthejë në një aksident ku aktivizohet airbag-u” dhe në këtë rast, airbag-u nuk do të ofrojë më siguri dhe ekziston rreziku i lëndimit të pasagjerëve për shkak të thyerjes së pjesëve të gjeneratorit të gazit./   /os/

The post GJERMANI – ”Mercedes” tërheq 223 mijë makina për probleme me airbag-un appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet përdorimi i automjeteve elektrike

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Në gjysmën e parë të këtij viti, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të mjeteve elektrike, me një total prej 2,323 automjetesh të regjistruara, duke shënuar një rritje prej 82% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë periudhës Janar-Qershor 2025, 25,2 % e mjeteve të regjistruara për herë të parë janë elektrike, një tregues i fuqishëm se përdoruesit po preferojnë gjithnjë e më shumë teknologjinë elektrike.

Flota e mjeteve elektrike ka arritur numrin prej 8701 automjetesh në qershor 2025, që përbën një rritje prej 36% krahasuar me vitin 2024.

Ndërsa numri i automjeteve hibride gjithashtu kanë shënuar rritje. Aktualisht 51% e automjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë këtij viti janë me teknologji elektrike apo hibride plug-in.

Në këtë mënyrë është shënuar një ulje e konsiderueshme e emetimeve të CO2, me një reduktim prej 11 milionë kg CO2 në vit, duke ndihmuar në pastrimin e ajrit.

Përveç kësaj, kjo ka kontribuar në një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit, me një ulje prej gati 383 metra kub të ndotësve atmosferikë, që është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së mjedisit.

Sipas DPSHTRR-së 74% e autoveturave të regjistruara gjatë periudhës janar-qershor 2025 janë Euro 5 ose standarde më të avancuara, duke treguar një progres të konsiderueshëm në përdorimin e automjeteve më ekologjike dhe më të pastra. /j.p/

1 nga 4

The post Rritet përdorimi i automjeteve elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet me 48,2% flota e mjeteve në Shqipëri, gati 9 mijë të gjeneratës së fundit

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 është shënuar një rritje e ndjeshme e flotës aktive të mjeteve në Shqipëri, me 48,2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sipas DPSHTRR, gjatë periudhës janar-qershor 2025 janë regjistruar 47.459 mjete, nga të cilat 81,5% janë autovetura. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, ky numër përfaqëson një rritje prej 136.8%.

Sa i takon origjinës së mjeteve të regjistruara, kryeson Korea e Jugut me 20,5%, pasuar nga Italia me 16%, Gjermania me 15,5%, Zvicra me 8,8%, SHBA me 7,9% dhe Kina me 7,8%.

Gjithashtu, raporti evidenton se flota është rinovuar me 8862 mjete të gjeneratës së fundit (0-3 vite), duke shënuar një rritje prej 68% të regjistrimeve në krahasim me janar-qershorin e vitit 2023.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 3796 çregjistrime të përhershme, ose 18,3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

DPSHTRR u bën thirrje të gjithë drejtuesve të rinj dhe ekzistues të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të kryejnë kontrollet periodike të mjeteve dhe, përpara se të importojnë një mjet, të verifikojnë kategorinë mjedisore të tij.

Tabela të publikuara nga DPSHTR
1 nga 4

/a.f//r.e/

The post Rritet me 48,2% flota e mjeteve në Shqipëri, gati 9 mijë të gjeneratës së fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike/Policia bllokon 98 mjete, arreston 2 persona, 9 në hetim

7 July 2025 at 09:18

Policia e Shtetit ka intensifikuar zbatimin e planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, i cili ka nisur të zbatohet që dy javë më parë. Ky operacion ka si qëllim garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe bregdetare të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të policisë, pikat kryesore të operacionit përfshijnë:

  • Sigurinë dhe rendin në zonat urbane dhe turistike;

  • Përimetrin e sigurisë në plazhe;

  • Parandalimin e ndotjes akustike dhe mjedisore;

  • Lirimin e hapësirave publike të zëna paligjshme.

Nga Velipoja deri në Ksamil, operacioni ka rezultuar me bllokimin e 16 mjeteve lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe), pasi drejtuesit e tyre kanë shkelur kufijtë e sigurisë, duke u ndëshkuar me gjoba administrative prej 100,000 lekësh.

Po ashtu, janë sekuestruar 1230 çadra dhe shezlongë të vendosura në plazhe publike, për të cilat janë proceduar 27 shtetas për shkelje të ligjit. Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, janë liruar gjithashtu 9 hapësira publike që përdorej paligjshëm, kryesisht për parkim, në Vlorë dhe Shkodër.

Në qytetet kryesore si Tiranë, Durrës dhe Vlorë, Policia Rrugore ka ngritur me karrotrec 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në kundërshtim me ligjin mbi trotuaret dhe vijat e bardha.

Përsa i përket ndotjes akustike, janë kryer kontrolle intensive me aparatura matëse, ku 15 shtetas janë proceduar penalisht për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës në zonat turistike. Po ashtu, janë bllokuar 72 automjete dhe motomjete që krijonin zhurmë të tepërt, kryesisht në Tiranë dhe Vlorë.

Për ndotjen e mjedisit, janë evidentuar 11 raste të ndotjes së ujërave dhe tokës, ku janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë.

Policia e Shtetit ka apeluar për respektimin e ligjit nga pronarët e lokaleve dhe drejtuesit e automjeteve. Apelohet që drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lirimi i hapësirave publike/Policia bllokon 98 mjete, arreston 2 persona, 9 në hetim appeared first on Euronews Albania.

Fluks i lartë në Portin e Vlorës: Rriten ndjeshëm hyrjet e pasagjerëve dhe mjeteve

6 July 2025 at 09:41

Kjo e dielë e korrikut ka shënuar një nga ditët me fluksin më të lartë të hyrjeve në Portin e Vlorës. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së djeshme kanë mbërritur 599 pasagjerë, shumica prej të cilëve janë shtetas shqiptarë që jetojnë në Itali dhe kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në atdhe, kryesisht në bregdetin e Vlorës.

Krahas tyre, një numër i konsiderueshëm turistësh të huaj kanë zbarkuar gjithashtu në qytet, duke konfirmuar trendin pozitiv të turizmit në këtë sezon veror.

Së bashku me pasagjerët, kanë hyrë edhe një volum i konsiderueshëm mjetesh, përfshirë:

120 makina,

1 karrocë me rimorkio,

5 kampingë (camper),

2 minibusë,

4 autobusë,

10 kamionë,

1 furgon,

2 motoçikleta.

Ky fluks dëshmon jo vetëm për rëndësinë e Portit të Vlorës si një pikë hyrëse strategjike për jugun e vendit, por edhe për rritjen e interesit të emigrantëve dhe turistëve për të kaluar pushimet verore në Shqipëri.

Muaji korrik pritet të shënojë rekorde të reja, duke e kthyer Vlorën në një nga destinacionet më të frekuentuara këtë verë.

LEXONI GJIHASHTU:

The post Fluks i lartë në Portin e Vlorës: Rriten ndjeshëm hyrjet e pasagjerëve dhe mjeteve appeared first on Euronews Albania.

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

By: user 11
5 July 2025 at 19:28

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare, Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa për fat të mirë, drejtuesit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave e mjeteve të përfshira në ngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona në rrezik për jetën.

Segmenti ku ndodhi aksidenti njihet për ngjarje të shpeshta të kësaj natyre. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë për mungesën e masave të sigurisë rrugore, duke ngritur shqetësimin se aksidentet në këtë pjesë të rrugës janë bërë pothuajse të përditshme.

Autoritetet rrugore dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë që u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të tilla pasi ky është një nga segmentet rrugore mjaft problematike vitet e fundit.

The post Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët appeared first on Lapsi.al.

Përplasje e fuqishme/ Pesë automjete ‘përballen’ në autostradë, raportohen të plagosur

5 July 2025 at 13:20

Sipas informacioneve, katër persona janë plagosur lehtë në aksident. Forcat e policisë rrugore ndodhen në vendngjarje për të rregulluar trafikun, ndërsa drejtuesve të automjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe durim të jashtëzakonshëm deri në rivendosjen e plotë të lëvizjes së automjeteve.

Probleme serioze trafiku raportohen në autostradën e re kombëtare Athinë-Korint, në rrugën drejt Korinthit, pas një përplasjeje ku u përfshinë pesë automjete në kilometrin e 73-të, në zonën e Agios Charalambos.

 

The post Përplasje e fuqishme/ Pesë automjete ‘përballen’ në autostradë, raportohen të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Pas disa orësh Greqia hap sportelin, nis qarkullimi i mjeteve në Qafë Botë

3 July 2025 at 10:53

Pas disa orësh është hapur qarkullimi për mjetet në pikën kufitare në Qafë Botë. Ky pezullim i qarkullimit të mjeteve kishte nisur që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm pas arrestimit të një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat.

Ene nuk ka detaje për arsyen e arrestimet dhe akuzave që bien ndaj tij. Mësohet se në pikën kufitare greke ishte vënë shiriti i policisë. Tashmë ka nisur lëvizja normale e mjeteve, pas hapjes së sportelit nga pala greke. Para se të hapej qarkullimi për mjetet lejohej vetëm kalimi i këmbësorëve vetëm pa bagazhe.

The post Pas disa orësh Greqia hap sportelin, nis qarkullimi i mjeteve në Qafë Botë appeared first on Sot News | Lajme.

Durrës – Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale gjatë sezonit veror

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, bashkia e Durrësit ka njoftuar një ndryshim të përkohshëm në qarkullimin rrugor në një nga arteriet kryesore të qytetit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bashkia e Durrësit, bëri me dije se bulevardi “Epidamn” do të shndërrohet në një zonë pedonale çdo mbrëmje, duke filluar nga data 1 korrik deri më 31 gusht 2025, në orarin 18:00 – 23:00.

Ky vendim synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë që zgjedhin Durrësin për të kaluar pushimet verore.

Sipas njoftimit zyrtar, “ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (në segmentin rrugor nga prefektura deri tek Torra Veneciane), nga data 01.07.2025 deri më 31.08.2025, prej orës 18:00 – 23:00.”

Bashkia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, ndërsa fton qytetarët dhe turistët që të shfrytëzojnë këtë hapësirë publike për shëtitje më këmbë dhe aktivitete kulturore gjatë mbrëmjeve verore në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit bregdetar.

/a.f//r.e/

The post Durrës – Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale gjatë sezonit veror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasen dy mjete në Pogradec, plagosen tre persona

By: user 11
28 June 2025 at 20:55

Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht, mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra- tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë pasagjerë dhe po transportohen drejt spitalit të Pogradecit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa priten informacione për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

The post Përplasen dy mjete në Pogradec, plagosen tre persona appeared first on Lapsi.al.

Haxhiu: 256 mijë mjete, debitorë për taksën vjetore me vlerë 170 milionë dollarë

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Rreth 256 mijë mjete motorike rezultojnë debitorë për pagesën e taksës vjetore të mjetit.

Zv/drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Endri Haxhiu, deklaroi në një intervistë për mediat se vlera totale e detyrimit për këto mjete arrin në 170 milionë dollarë.

“Në total, rreth 256 mijë mjete motorike nuk kanë paguar taksën vjetore, ku 40% e tyre i përkasin periudhës 2012-2022, 16% janë për vitin 2023 dhe 44% për vitet 2024-2025”, theksoi Haxhiu.

Qarku i Tiranës mban përqindjen më të lartë të debitorëve, për shkak të numrit të madh të mjeteve në qarkullim në këtë zonë.

Mosshlyerja e këtij detyrimi penalizon qytetarët me kamatëvonesë dhe kufizime në marrjen e shërbimeve të ndryshme administrative për mjetet e tyre.

“Mjetet debitorë nuk mund të kryejnë shërbime të tilla si ndërrimi i pronësisë, kolaudimi, ndërrimi i targave, çregjistrimi i mjetit apo miratimi i xhamave të zinj”, sqaroi Haxhiu.

Nga debitorët, 86% janë individë, ndërsa vetëm 3% e mjeteve janë të kategorisë luksoze. /j.p/

The post Haxhiu: 256 mijë mjete, debitorë për taksën vjetore me vlerë 170 milionë dollarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DPSHTRR: Mbi 250 mijë mjete debitore të taksave vjetore

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Numri i mjeteve debitore për taksat vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit arriti 256 741 deri në qershor, sipas raportit të Ministrisë së Financave.

Qarku i Tiranës ka numrin më të lartë të mjeteve debitore, me 100 453 mjete, i ndjekur nga Durrësi me 35 153 dhe Shkodra me 17 881.

Në total, individët përbëjnë 84% të debitorëve, ndërsa subjektet e regjistruara përbëjnë 16% të këtij totali.

Për të menaxhuar këtë situatë dhe për të stimuluar pagesat në kohë, autoritetet kanë ndërmarrë një plan masash që përfshin ndalimin e shërbimeve për mjetet debitore.

Mjetet që nuk kanë paguar taksat nuk mund të përfitojnë nga shërbime të ndryshme si ndryshimi i pronësisë, ndryshimi i targave, kontrolli fizik i xhamave të errësuar, leje qarkullimi kombëtare dhe ndërkombëtare, kontroll teknik, si dhe nuk mund të bëjnë regjistrim ose çregjistrim të mjeteve.

Nga ana tjetër, DPSHTRR informoi se ka procedura për çregjistrim të përkohshëm të mjetit, me qëllim pezullimin e detyrimeve.

“Cilido individ që ka në plan që për një periudhë kohe të mos e përdorë mjetin, ai ka të drejtë të aplikojë për çregjistrim të përkohshëm. Kjo procedurë parashikon që të stopohen detyrimet e përllogaritura për aq kohë sa mjeti nuk qarkullon. Por ky çregjistrim kërkon që makina të mos ketë detyrime të papaguara”, sqaroi Arben Progni, drejtor i Regjistrimit të Mjetit në DPSHTRR, në një intervistë në medie.

1 nga 5

/r.e/a.f/

The post DPSHTRR: Mbi 250 mijë mjete debitore të taksave vjetore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, raportohen të lënduar

15 June 2025 at 09:37

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Aksidenti rrugor është shënuar vetëm pak minuta më parë në afërsi të fshatit Çiflig, në qarkun e Korçës.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Policia Rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

The post Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, raportohen të lënduar appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

By: Oldi
14 June 2025 at 21:27

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Karbunarës, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, shoferi i njërës prej makinave ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të […]

The post Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Rritje e regjistrimeve të mjeteve në Shqipëri për 5-mujorin

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Gjatë periudhës janar-maj të këtij viti janë regjistruar gjithsej 38,028 mjete në Shqipëri, nga të cilat 81,2% janë autovetura, duke shënuar një rritje prej 102% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), flota e mjeteve po rinovohet me ritme të shpejta, ku 6,786 mjete të gjeneratës së fundit, 0-3 vite të përdorura, janë regjistruar vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, që përbën një rritje prej 64% krahasuar me periudhën janar-maj 2023.

Nga aspekti i origjinës së mjeteve të regjistruara, listën e kryesojnë: Republika e Koresë me 20,4%; Italia me 16,1%; Gjermania me 15.9%; Zvicra me 9.1%;
SHBA me 7.8%; Kina me 7.3%.

Në këtë 5-mujor janë regjistruar gjithashtu 3,137 çregjistrime të përhershme, duke shënuar një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve, si të rinj ashtu edhe të regjistruar, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të kryejnë kontrollin periodik të mjeteve të tyre dhe përpara importit të automjeteve të reja, të bëjnë verifikimin e kategorisë mjedisore për të garantuar përputhshmërinë me standardet./a.gj/j.p/

1 nga 4

The post Rritje e regjistrimeve të mjeteve në Shqipëri për 5-mujorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

By: Mirgen
6 June 2025 at 08:21

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Urën e Re të Kukësit, ku janë përfshirë tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës. Përplasja ndodhi në mes të urës, duke bllokuar plotësisht një kah të lëvizjes. Për shkak të aksidentit, policia rrugore devijoi menjëherë trafikun drejt urës së vjetër mbi lumin Drin […]

The post Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku appeared first on BoldNews.al.

Mbi 433 mijë makina me xhama të errësuar të certifikuar në Shqipëri që nga viti 2019

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Që nga fillimi i vitit 2019, kur u miratuan standardet për errësimin e xhamave të automjeteve, e deri në prill të vitit 2024, janë regjistruar gjithsej 433,291 miratime dhe certifikime për xhama të errësuar.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) certifikimet janë kryer në përputhje me kriteret ligjore dhe teknike, me materiale të homologuara nga prodhuesi, të instaluara nga servise të licencuara dhe të pajisura me dokumentacion që vërteton origjinën, faturimin dhe garancinë.

Errësimi i xhamave nuk është thjesht një zgjedhje estetike, por ofron disa përfitime të drejtpërdrejta për drejtuesit e mjeteve.

Ai siguron mbrojtje nga rrezet ultraviolet dhe infra të kuqe, ndihmon në ruajtjen e freskisë në ditët e nxehta, ofron më shumë privatësi, komoditet dhe siguri gjatë drejtimit, si dhe ndihmon në ruajtjen e gjendjes së makinës duke e mbrojtur nga dëmtimet prej diellit.

Po ashtu, errësimi i rregullt i xhamave përmirëson shikimin duke reduktuar efektin verbues të dritave të tjera.

Megjithatë, ligji parashikon qartë kufizime për tejçimin e dritës. Xhami ballor nuk lejohet të errësohet, ndërsa xhamat anësorë të parë duhet të lejojnë të paktën 50% tejçim drite. Për xhamat e rreshtit të dytë, të tretë dhe pjesës fundore, lejohet një tejçim minimum prej 10%.

Përdorimi i ngjyrave të forta apo xhamave me reflektim pasqyrë është i ndaluar.

Automjetet që nuk kanë një certifikim zyrtar për errësimin e xhamave nuk kalojnë kontrollin teknik dhe janë subjekt i masave ndëshkuese nga Policia Rrugore. /j.p/

The post Mbi 433 mijë makina me xhama të errësuar të certifikuar në Shqipëri që nga viti 2019 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfshihen nga flakët dy automjete në Maliq, ja për çfarë dyshohet

2 June 2025 at 09:55

Dy mjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tjetër pjesërisht, ku mund të ketë marrë flakë nga përcjellja e telave të energjisë elektrike që kishte në afërsi.

Nga ana e policisë nuk përjashtohet pista e një zjarrvënie të qëllimshme sa i përket mjetit të djegur plotësisht. Që prej mëngjesit të sotëm, po merren në pyetje banorët, si edhe po bëhet krehja e zonës për të parë nëse ka kamera sigurie që do të zbardhin ngjarjen. Burime bëjnë me dije se pronari i mjetit të djegur plotësisht mohon të ketë konflikte, megjithatë dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme janë ende si pistë hetimi.

The post Përfshihen nga flakët dy automjete në Maliq, ja për çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

400 automjete luksoze të blera me të ardhura të padeklaruara, Tatimet nisin hetimet

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi nisjen e një aksioni për verifikimin e burimeve të të ardhurave të pronarëve të automjeteve luksoze të regjistruara pranë DPSHTRR-së gjatë dy viteve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën 2023-2024 janë regjistruar 6495 automjete luksoze me vlerë minimale prej 50 mijë eurosh.

Nga verifikimet paraprake të DPT-së, rezulton se 400 prej këtyre automjeteve janë blerë me fonde të padeklaruara nga pronarët.

Drejtoresha e Proceseve të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Rozana Çelmeta, në një intervistë në media shpjegon se si do të operohet me këta pronarë mjetesh.

“Nëse pronarët e automjeteve justifikojnë ligjërisht pasurinë e tyre, penalizimi i vetëm është gjoba për deklarim të vonuar të deklaratës DIVA. Në rast të mosdeklarimit të të ardhurave sipas legjislacionit në fuqi, do të vendosen detyrimet tatimore, gjobat për deklarim të vonuar dhe interesat përkatëse. Në rast të verifikimit të të ardhurave të pajustifikuara, do të ndiqen procedurat për deklarim të rremë dhe përgjegjësi penale”, tha Çelmeta.

Hetimi i pasurisë do të vijojë, duke u mbështetur në analizat e vazhdueshme të të dhënave nga sistemi tatimor dhe burimet e palëve të treta.

“Janë analiza që kryhen në mënyrë të vazhdueshme me të dhënat e sistemit tatimor si dhe palë të treta”, u shpreh Çelmeta.

Drejtoria e Tatimeve dhe DPSHTRR po kryqëzojnë të dhënat për vjeljen e detyrimeve tatimore të papaguara. Subjektet që nuk përmbushin detyrimet tatimore brenda afatit ligjor dhe nuk reagojnë pas njoftimeve, rrezikojnë bllokimin e mjeteve të tyre.

“Procedura fillon me njoftimin e tatimpaguesit për pagesë. Në rast mospagese, informohen palët e treta si bankat dhe Kadastra. Nëse detyrimet nuk shlyhen, DPSHTRR njoftohet për bllokimin e mjetit. Pas shlyerjes së detyrimit, masa hiqet”, shprehet Çelmeta.

Këto masa synojnë uljen e informalitetit fiskal dhe goditjen e evazionit në vend. /j.p/

The post 400 automjete luksoze të blera me të ardhura të padeklaruara, Tatimet nisin hetimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌