Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

By: Oldi
16 July 2025 at 14:17

Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Korçës. Shtetasi me iniciale G. Ç dyshohet se ka ushturar dhunë ndaj babait të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtje. “Shpallet në këkim shtetasin G. Ç., 39 vjeç, banues në Çëravë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u […]

The post Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Shiste doza kanabisi në Korçë, arrestohet 21-vjeçari. E pëson edhe klienti i tij

By: Ela
16 July 2025 at 10:08

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.L banues në Korçë, i cili dyshohet se shiste doza të lëndës narkotike kanabis, në lagjen nr. 8, Korçë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza […]

The post Shiste doza kanabisi në Korçë, arrestohet 21-vjeçari. E pëson edhe klienti i tij appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 15 July 2025Main stream

100 të rinj trajnohen për teknologji e inovacion nga instruktorë të Stanford University

15 July 2025 at 15:45

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Në qytetin e Korçës u çel sot edicioni i ri i Korça ICT Academy & Code for Albania 2025.

100 nxënës nga e gjithë Shqipëria u përzgjodhën për pasionin dhe kuriozitetin e tyre në teknologji dhe inovacion dhe nisën kështu një udhëtim dyjavor. Përkrah tyre janë instruktorë nga Stanford University dhe nga qendra të njohura teknologjike në SHBA e Kanada, që sjellin eksperiencë, dije dhe një frymë ndërkombëtare.

Të rinjtë do të kryejnë më shumë se 80 orë trajnimi praktik, projekte reale, mentorim të dedikuar dhe punë në grup, në një program që nuk mëson vetëm kodim, por ndërton mënyrën si të rinjtë mendojnë, krijojnë dhe bashkëpunojnë.

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo e cilësoi këtë aktivitet shumë më tepër sesa një shkollë verore. “Është një investim për të ardhmen, për një brez të ri të aftë, krijues dhe të përgatitur, që do të udhëheqë ndryshimin teknologjik të vendit”, u shpreh Filo. /j.p/

The post 100 të rinj trajnohen për teknologji e inovacion nga instruktorë të Stanford University appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkëpunim me policinë greke, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimi në Shqipëri

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët grekë u mundësua lokalizimi në Greqi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri i një shtetasi shqiptar.
Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Policia ndaloi D. M. alias D. M., 39 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 9 shkurt 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 4 shkurt 2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë).
Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
/m.m/

The post Bashkëpunim me policinë greke, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimi në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Ultimatumi i Ramës/ Nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës

By: V K
14 July 2025 at 12:05

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, për ndryshime në nivelet drejtuese të pushtetit vendor, kanë nisur dorëheqjet e para në juglindje të vendit.

Burime për “A2 CNN”, bëjnë me dije se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, në total 7, si dhe 3 administratorë të bashkisë së Kolonjës, kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të tyre përkatës, Sotiraq Filo dhe Erion Isai.

Të kontaktuar nga media, dy kryebashkiakët konfirmuan dorëheqjet e administratorëve, por theksuan se nuk do të ketë lëvizje në pozicionet e zëvendëskryetarëve të bashkive.

Ndërkohë, në tre bashki të tjera të qarkut – Pogradec, Maliq dhe Devoll, një proces i tillë nuk ka nisur ende.

Përfaqësues të këtyre institucioneve, deklaruan se aktualisht po zhvillohet një proces vlerësimi për të shqyrtuar zbatimin e kuadrit ligjor që lidhet me kërkesën për riformatim të drejtuesve vendorë.

Deri në këtë moment, asnjë zëvendëskryetar bashkie në zonën jug-lindore nuk është shkarkuar apo dorëhequr.

Burime të afërta me zhvillimet bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet një vizitë e kryeministrit Rama në qarkun e Korçës.

The post Ultimatumi i Ramës/ Nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës appeared first on Albeu.com.

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës

By: Oldi
14 July 2025 at 11:37

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për ndryshime në nivelet drejtuese të pushtetit vendor, kanë nisur dorëheqjet e para në juglindje të vendit. Burime për “A2 CNN” bëjnë me dije se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, në total 7, si dhe 3 administratorë të bashkisë së Kolonjës, kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të […]

The post Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan (EMRAT)

By: V K
13 July 2025 at 12:09

Vijojnë ndryshimet në kupolën e lartë të drejtuesve të policisë së shtetit ku së fundmi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka firmosur emërimet e reja për qarkun e Korçës dhe Elbasanit.

Kështu, drejtor i Policisë së Korçës, është emëruar Uljan Shpataraku, ndërsa Erion Ahmeti, që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit.

Ditët e fundit, kryepolici Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta.

The post Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan – EMRAT

By: Ela
13 July 2025 at 12:10

Vijojnë ndryshimet në kupolën e lartë të drejtuesve të policisë së shtetit ku së fundmi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur emërimet e reja për qarkun e Korçës dhe Elbasanit. Kështu, drejtor i Policisë së Korçës, është emëruar Uljan Shpataraku ndërsa Erion Ahmeti që mbante më parë këtë post është […]

The post Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

MIK Festival, mbrëmje kushtuar 90-vjetorit të lindjes së tenorit Gaqo Çako

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Nata e dytë e MIK Festival, në Korçë, solli një mbrëmje të paharrueshme kushtuar Gaqo Çakos, një prej zërave më të mëdhenj që ka njohur muzika shqiptare.

Kreybashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha se “në 90-vjetorin e lindjes së Gaqo Çakos, Korça nderoi me dinjitet dhe krenari trashëgiminë e një emri të pavdekshëm të artit lirik”.

Filo u shpreh se nën drejtimin e mjeshtrit Eno Koço, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe emra të njohur të skenës shqiptare si Tatjana Kora Elmazi, Kastriot Tusha, Gjergji Mani, Xhoiden Dervishi dhe i ftuari special Tchako, sollën emocione të forta për publikun e Teatrit “Andon Zako Çajupi”.

Mbrëmja u moderua me finesë nga sopranoja Inva Mula, duke i dhënë edhe më shumë madhështi këtij homazhi artistik.

Filo u shpreh se “Korça vazhdon të dëshmojë se është dhe do të mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës shqiptare”.

MIK Festival u rikthyer këtë vit në edicionin e tij të 8-të në Korçë.

Bashkimi Evropian mbështeti mbrëmjen e veçantë të MIK Festival, kushtuar artistit të ndjerë.

Nata e dytë e MIK Festival në Korçë
1 nga 10

/e.i//r.e/

The post MIK Festival, mbrëmje kushtuar 90-vjetorit të lindjes së tenorit Gaqo Çako appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pranga për ndërtim pa leje/ Arrestohet administratori i një subjekti, procedohen penalisht dy punonjës të IMT-së në Korçë

12 July 2025 at 15:52

KORÇË- Një administrator i një subjekti në Voskopojë, i identifikuar si Ibrahim Kruja është arrestuar për ndërtim pa leje.

Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht Kryeinspektori Idlir Lemillari dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, Emil Kafexhiu, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.

Ndërkohë janë pezulluar nga detyra dhe proceduar në mënyrë disiplinore disa efektivë të Policisë së Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për qytetarët që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin.

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori i subjektit, procedohen penalisht dy punonjës të IMT-së

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës njoftoi sot se u arrestua në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat, i cili dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, sipas Policisë, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.

Policia bën me dije se në vijim të veprimeve, janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Inspektor A. B., me detyrë ndihmësspecialist i rendit (SPZ) dhe Nënkomisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.

Njëkohësisht ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Nënkomisar P. B., me detyrë koordinator i ndihmësspecialistëve të rendit në zonë.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit po vijon hetimin e thelluar disiplinor për këtë rast.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë u bën thirrje qytetarëve që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin.

/e.i//r.e/

The post Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori i subjektit, procedohen penalisht dy punonjës të IMT-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhunoi nënën e saj, arrestohet 30-vjeçarja në Korçë

By: Elva
12 July 2025 at 15:56

Policia e Korçës ka arrestuar një 30-vjeçare, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës dhe në pranga ka përfunduar shtetasja E. S., e cila u kap në flagrancë nga policia pas denoncimit të bërë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, […]

The post Dhunoi nënën e saj, arrestohet 30-vjeçarja në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori! Procedohen kreu i IMT dhe 3 oficerë policie

By: Ardit
12 July 2025 at 15:56

Administratori i një subjekti në Voskopojë është arrestuar nga policia Korçës, pasi dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Ai dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, […]

The post Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori! Procedohen kreu i IMT dhe 3 oficerë policie appeared first on BoldNews.al.

Edicioni i 8-të i MIK Festival në Korçë/ Muzikë, kulturë dhe emocione ndërkombëtare

By: Kult Plus
11 July 2025 at 17:43

Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i 8-të i MIK Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme të verës që sjell bashkë më shumë se 100 artistë nga vende të ndryshme të botës. Pianistë, orkestrantë, këngëtarë operistikë, balerinë dhe instrumentistë të njohur janë pjesë e këtij festivali që do të zgjasë katër ditë dhe që ka si thelb bashkimin përmes muzikës.

Koncerti hapës i festivalit solli një bashkëpunim të veçantë mes artistëve shqiptarë dhe atyre nga Kina, duke shënuar një moment të rrallë ndërkulturor në skenën shqiptare.

Kompozitori i njohur Genc Tukiçi u shpreh se ishte i nderuar të rikthehej në Korçë, të cilën e quajti “djepi i kulturës shqiptare”. Ai theksoi se muzika është gjuha universale që tejkalon kufijtë dhe i bashkon njerëzit, duke përmendur emocionin e interpretimit të përbashkët të muzikës kineze dhe shqiptare në skenën korçare.

“Jam shumë i nderuar që jam në Korçë, që është djepi i kulturës shqiptare. Në koncertin e sotëm ka një veçanti, është Kina e ftuar dhe do të ketë muzikë shqiptare dhe kineze që ne do ta luajmë me gjithë zemër. Kur themi Kinë mendojmë largësinë, por muzika i tejkalon kufijtë, i bashkon njerëzit dhe është gjuhë universale. Vajza kineze do këndojë në shqip, dy këngë shkodrane dhe disa këngë shumë të bukura kineze. Do të këndojë edhe këngën ‘Valsi i lumturisë’, i kompozitorit të madh që është dhe babai i udhëheqëses artistike Inva Mula. MIK Festival është një organizim perfekt ku muzikanti e ndien veten shumë mirë kur vjen këtu”, tha Genc Tukiçi. 

Pjesë e festivalit ishte edhe sopranoja kineze Xia Wang, e cila për herë të parë viziton Shqipërinë. Ajo interpretoi disa këngë shqiptare dhe kineze, duke i dhënë një domethënie të veçantë shkëmbimit kulturor. Wang tha se performimi në gjuhën shqipe ishte sfidues, por i rëndësishëm për të, ndërsa falënderoi maestro Tukiçin për ndihmën gjatë përgatitjeve.

“Është patjetër kënaqësi të jesh këtu. Është hera ime e parë dhe ndihem e nderuar të jem në Korçë në një qytet kaq të bukur dhe të jem pjesë e këtij festivali. Do të interpretojmë dy këngë franceze, këngë kineze dhe tri këngë shqiptare. Këngët shqiptare ishin sfiduese, sigurisht dua të kem një performancë të përkryer në diksion pasi të këndosh këngë shqip në Shqipëri është shumë domethënëse dhe shkëmbimi i kulturës në këtë vend të mrekullueshëm është shumë i rëndësishëm për mua. Përgatitjet kanë qenë të vështira për mua, por jam e lumtur që jam ndihmuar nga maestro Tukiçi”, u shpreh  sopranoja kineze Xia Wang.

Një tjetër emër ndërkombëtar që u ngjit në skenën e MIK ishte Guo Gan, instrumentisti i famshëm që luan në erhu, një instrument tradicional kinez dhe që është dëgjuar në shumë filma të njohur si “Kung Fu Panda”. Ai shprehu gëzimin që ishte për herë të dytë në Shqipëri, duke theksuar dëshirën për të bashkëpunuar me muzikantët shqiptarë dhe për të eksploruar bashkimin e stileve muzikore.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj në MIK Festival këtu në Korçë. Është hera ime e dytë në Shqipëri, herën e parë kam luajtur në Tiranë, kam takuar shumë muzikantë dhe jam shumë i lumtur që do të luajmë bashkë. Quhem Guo Gan, jetoj në Paris, dhe më pëlqen muzika e vjetër, më pëlqejnë miksimet. Instrumenti që luaj është erhu, ndoshta e keni dëgjuar më parë nëpër filma si p.sh. te filmi ‘Kung Fu Panda’, të cilin e kam luajtur unë. Më pëlqen të punoj me muzikantët shqiptarë si në studio, filma apo të miksoj muzikën dhe jam shumë i lumtur”, tha Guo Gan.

Drejtuese artistike e festivalit, sopranoja e mirënjohur Inva Mula, u shpreh se përmes muzikës së sjellë nga Kina dhe Shqipëria, festivali përcjell mesazhin e paqes dhe miqësisë. Ajo nënvizoi se këtë vit për herë të parë festivali ka në fokus një dialog të tillë artistik me pjesëmarrje të shkëlqyer kineze.

“Sonte jemi në këtë vend që është magjik për mua dhe kemi sjellë muzikën shqiptare e atë kineze. Artistë shqiptarë që do të intepretojnë muzikën kineze, artistë kinezë që do të këndojnë shqip. Është emocioni në themel të çdo miqësie dhe paqeje. Këtë duam ta sjellim me muzikën kineze, të një populli me një kulturë të madhe dhe është hera e parë që e kemi një gjë të tillë me artistë të shkëlqyer”, u shpreh artistja Inva Mula.

Mbrëmjet e ardhshme do të vijojnë me një program të pasur. Të premten, në teatrin “Andon Zako Çajupi” do të zhvillohet një mbrëmje në nder të tenorit të madh Gaqo Çako, ndërsa të shtunën artistët do të ngjiten në skenën natyrore të Drenovës, për të nderuar 200-vjetorin e lindjes së Johann Strauss, në një interpretim të veçantë ku do të marrë pjesë edhe Eno Peçi, balerini i njohur i Vienës.

“Nesër vijmë në teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ me një ngjarje shumë të rëndësishme. Biri juaj që ka lindur në Korçë në 1935, Gaqo Çako, Artist i Popullit, Nder i Kombit, i cili ka dhënë një kontribut të shkëlqyer, do të jetë një mbrëmje e paharruar në teatër. Për të ardhur më pas në fushën e Drenovës, një vend i mrekullueshëm, në 200-vjetorin e lindjes së Johan Shtraus, ne do ta luajmë veprën e tij në një kontekst tjetër, duke ftuar Eno Peçin, yllin e baletit vjenez. Për herë të parë vjen në Korçë bashkë me artistë të tjerë të mrekullueshëm.”

E diela mbyll festivalin me dy koncerte. I pari në Kishën e Vithkuqit, ku do të interpretohen arie kishtare dhe vepra antike të përzgjedhura, në një atmosferë ku ndërthuren kultura, kulinaria dhe tradita. Koncerti final do të mbahet në kupolën e Themistokliut, ku do të rikthehet atmosfera e serenatave të dikurshme, me një program të titulluar “Retro Passion”.

“Ditën e diel e kemi lënë dy koncerte, ku në koncertin e parë shkojmë për herë të parë në Kishën e Vithkuqit, me qëllimin për të qenë pranë kulturës e traditës së Korçës dhe rreth saj. Atje do të intepretojmë ariet e bukura antike, ato kishtare që janë me shumë shpirt, por edhe me një panair të kulinarisë e punimeve me dorë. Kemi dhe një koncert në kupolën e Themistokliut, ku janë kënduar shumë serenata dhe ne do ta sjellim të quajtur “Retro Passion”.

Festivali MIK, si çdo vit, po e kthen Korçën në një pikë takimi të kulturave, ku arti nuk njeh kufij dhe ku tingujt ndërkombëtarë përqafojnë shpirtin vendas./oranews/ KultPlus.com

Denaj: Teknologjitë e reja, nxitje për rritjen e prodhimit bujqësor

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Përpjekjet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, institucioneve të linjës dhe fermerëve janë përqendruar për zhvillimin e bujqësisë duke e orientuar atë në përdorimin e teknologjive dhe praktikave inovative, si hapi i duhur në përmirësimin e prodhimit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga fushat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, në Korçë, ku testohen varietete të reja të grurit dhe patates.

Rezultatet e testuara në këtë qendër do t’i ndihmojnë fermerët në zgjedhjen e kultivarëve më të mirë për prodhim të lartë dhe qëndrueshmëri.

Implementimi i farërave dhe fidanëve më cilësorë, synon të përmirësojë kultivimin e gjerë të grurit dhe patates në rajonin e Korçës (e njohur tashmë për potencialet e prodhimit bujqësor), por edhe në mbarë vendin.

Sot Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) janë kthyer në referencë dhe po forcojnë rolin e tyre në orientimin e ekonomisë bujqësore.

/e.xh//r.e//a.f/

The post Denaj: Teknologjitë e reja, nxitje për rritjen e prodhimit bujqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Korçë! 40-vjeçari hidhet nga kati i 5 i pallatit, dërgohet me urgjencë në spital

By: M C
10 July 2025 at 20:16

Një 40-vjeçar banues në Korçe, në rrugën “Petraq Shomo”, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi E.M., është dërguar në spital, ku gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”, shtetasi E. M., rreth 40 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe është në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post E rëndë në Korçë! 40-vjeçari hidhet nga kati i 5 i pallatit, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

MIK Festival në Korçë, BE mbështet mbrëmjen e veçantë kushtuar Gaqo Çakos

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ MIK Festival rikthehet këtë vit në edicionin e tij të 8-të në Korçë.

Bashkimi Evropian mbështet mbrëmjen e veçantë të MIK Festival, që mbahet nesër më 11 korrik ora 20:00 në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, dedikuar artistit të madh të muzikës lirike Gaqo Çako, Nder i Kombit.

Ky homazh sjell një ndërthurje të elegancës vokale me përkushtimin shpirtëror, duke rikthyer në skenë frymën e një epoke të artë të interpretimit operistik shqiptar.

Në koncert performojnë Tatjana Kora Elmazi, Kastriot Tusha, Gjergji Mani, dhe Xhoiden Dervishi. Koncerti shoqërohet nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, nën drejtimin e mjeshtrit të madh Eno Koço.

Kulmi emocional i mbrëmjes pritet të jetë performanca përmbyllëse, ku Inva Mula do të interpretojë së bashku me të birin, një moment simbolik që përfaqëson vazhdimësinë e një trashëgimie familjare, por edhe lidhjen intime mes muzikës dhe traditës.

/gj.m/j,p/

 

The post MIK Festival në Korçë, BE mbështet mbrëmjen e veçantë kushtuar Gaqo Çakos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Korçë! Tentoi të vetvritej në oborrin e banesës, shpëtohet nga familjarët

By: Ela
10 July 2025 at 14:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës ku një 76-vjeçar ka tentuar të vetvritet me kabllo elektrike në oborrin e banesës. Ai është shpëtuar nga familjarët dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 09.07.2025, shtetasi S. S., 76 vjeç, banues në Korçë, ka tentuar të vetëvritet me […]

The post E rëndë në Korçë! Tentoi të vetvritej në oborrin e banesës, shpëtohet nga familjarët appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet në Korçë MIK Festival nga 10-13 korrik

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Në qytetin e Korçës do të rikthehet nga 10-13 korrik, edicioni i 8-të i MIK Festival, një festë e vërtetë për artin dhe qytetin juglindor.

I cilësuar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në rajon, ky festival u çel sot zyrtarisht përmes një konference për shtyp, e cila mblodhi vëmendjen e mediave nga e gjithë Shqipëria.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo tha se “nën drejtimin e sopranos me famë ndërkombëtare Inva Mula, MIK Festival sjell këtë vit një program të pasur, me artistë të njohur nga Shqipëria dhe bota dhe një sërë koncertesh, që do të zhvillohen në vende të veçanta në Korçë dhe rrethinat e saj”.

“Ky festival nuk është vetëm një festë e muzikës, por edhe një urë ndërkulturore që forcon identitetin tonë dhe e promovon Korçën si kryeqytet të kulturës dhe artit”, tha Filo.

MIK Festival do të zhvillohet në vendndodhje të ndryshme: ai do të zhvendoset nga Hani i Pazarit, në Teatrin “Çajupi”, nga Drenova në Vithkuq etj. Me rëndësi do të jetë koncerti kushtuar lirikut më të madh të vokalit shqiptar Gaqo Çako, në 90-vjetorin e lindjen. Ndërkohë mes të ftuarve të shumtë festivalit spikat emri i balerinit shqiptar Eno Peçi, koreograf dhe primobalerin i Teatrit të Vjenës.

1 nga 3

/k.s/j.p/

 

The post Rikthehet në Korçë MIK Festival nga 10-13 korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk ka ndryshim kufijsh”, Ministri i Jashtëm grek flet nga Konsullata e re në Korçë

By: Besnik
7 July 2025 at 19:26

Në një ceremoni të mbajtur në Korçë, është inauguruar godina e re e Konsullatës së Përgjithshme Greke, një ndërtesë me rëndësi historike dhe simbolike, ku dikur ka shërbyer poeti i njohur dhe fituesi i Çmimit Nobel, Jorgo Seferis.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte Ministri i Jashtëm i Greqisë, i cili përcolli mesazhe të forta për miqësi, respekt dhe bashkëjetesë mes dy popujve.

“Politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin të kaluarës. Sot na bashkon një histori e përbashkët, vlera të përbashkëta dhe sidomos minoriteti grek, i cili është një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Ashtu siç do të shkruante Seferis, historitë e vjetra nuk i interesojnë njeriut,” tha Giorgios Gerapetritis – Ministri i Jashtëm i Greqisë.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm shqiptar e cilësoi ndërtimin e konsullatës si një akt që mishëron marrëdhëniet e reja mes dy vendeve, të bazuara në respekt dhe miqësinë shekullore.

“Le të jemi brezi që ndërton një partneritet të vërtetë dhe të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Siç thoshte Seferis, urat nuk ndërtohen me gurë, por me fjalë e kujtesë,” tha Igli Hasani – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë.

Në thelb të kësaj vizite dhe ceremonie u vendosën mesazhet e qarta politike: nuk ka më vend për retorika për ndarje apo ndryshim kufijsh, ndërsa minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë ura që lidhin të dy kombet drejt një të ardhmeje europiane të përbashkët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk ka ndryshim kufijsh”, Ministri i Jashtëm grek flet nga Konsullata e re në Korçë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌