Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Main stream

Bashkia Durrës fton profesionistët të aplikojnë për vakancat në administratën publike

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako përcolli sot thirrjen për profesionistë nga të gjitha fushat, që duan të japin kontributin e tyre në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit duke u bërë pjesë e administratës publike.

Në thirrjen e bërë publike në rrjetet sociale, Sako tha se “të gjithë ata arkitektë, urbanistë, inxhinierë, ekonomistë, IT, juristë, profesionistë të shkencave sociale, pedagogë, profesionistë të sektorit të bujqësisë dhe mjedisit, etj të cilët dëshirojnë të japin kontributin e tyre në shërbim të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit janë të ftuar të shprehin interesin e tyre”.

Të interesuarit mund të dërgojnë në email jetëshkrimin e tyre dhe një letër për shprehje interesi.

Adresa elektronike është profesioniste@durres.gov.al.

“Kjo dritare komunikimi do të shërbejë për të dërguar kërkesa, në çdo periudhë të vitit”, tha Sako, ndërkohë që u shpreh se janë hapur thirrjet për disa vende vakante në bashkinë e Durrësit.

/e.i/j.p/

The post Bashkia Durrës fton profesionistët të aplikojnë për vakancat në administratën publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Mbahet në Durrës, edicioni i parë i festivalit të artit performativ

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Amfiteatri i Durrësit u shndërrua mbrëmjen e djeshme në një ambient ku qindra artdashës dhe turistë të huaj, u bashkuan në atmosferën artistike të festivalit “Nga errësira në dritë”.

Performanca nga lëvizja artistike “Tamom”, të gërshetuara me dansin bashkëkohor, krijuan një atmosferë magjike në Amfiteatrin e Durrësit për të gjithë qytetarët dhe artdashësit që morën pjesë.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirana Sako tha se kjo “shfaqje, përgatitur nga lëvizja më e re artistike, “Tamom”, në bashkëpunim artistik me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, shënon edicionin e parë të asaj, që synohet të bëhet një festival tradicional multidisiplinar i artit performativ në Durrës”.

Lëvizjet Tamom dhe dansi bashkëkohor, erdhën si një performancë e kuruar dhe prodhuar nga Klod Dedja.

Kjo nismë shënon edicionin e parë të asaj që synohet të bëhet një festival vjetor multidisiplinar i artit performativ në Durrës një hapësirë ku lëvizja, prezenca dhe bashkëpunimi artistik bashkohen pa kufij.

Shfaqja solli një udhëtim në lëvizje me tri vepra koreografike nga emra të njohur ndërkombëtarë si Russell Maliphant (Britani e Madhe), Mauro Bigonzetti (Itali) dhe Erion Kruja (Shqipëri).

/e.i//r.e/

The post Mbahet në Durrës, edicioni i parë i festivalit të artit performativ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Vala Fest”, turistët e huaj dhe pushuesit mbushin sheshin “Sfinksi” në Durrës

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Nata e parë e “Vala Fest” solli një atmosferë fantastike në sheshin “Sfinksi” në Durrës, së cilës iu bashkuan turistë dhe pushues të shumtë.

Kryebashkiakja Emirana Sako tha se Durrësi mirëpret sot, në natën e dytë të festivalit, të gjithë dashamirësit e muzikës, teksa artistë si Alban Skënderaj dhe Semi Jaupaj, apo grupet Hot Stuff Band dhe DJ Wise & Vlnondrums do të dhurojnë performancat e tyre artistike.

Sheshi “Sfinksi” u kthye mbrëmjen e kaluar në fokus të argëtimit, teksa nisi nata e parë e festivalit “Vala Fest”. Qytetarë durrsakë dhe turistë të shumtë, që po e vizitojnë qytetin bregdetar në këto ditë të nxehta vere, kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë nën ritmet e muzikës më të mirë shqiptare.

Për disa orë me radhë, të pranishmit kanë kërcyer dhe kënduar bashkë me këngëtarët dhe DJ-të më të njohur të skenës muzikore shqiptare, duke e shndërruar sheshin në një hapësirë festive dhe energjike.

Në këtë event kulturor, që tashmë po kthehet në një traditë të dashur për qytetin bregdetar, nata e dytë sot pritet të sjellë edhe më shumë emocione.

/e.i//r.e/

The post “Vala Fest”, turistët e huaj dhe pushuesit mbushin sheshin “Sfinksi” në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako thirrje subjekteve dhe individëve: Mos zaptoni hapësirat publike

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga zaptimet do të jetë fokusi i pushtetit vendor dhe drejtuesve të bashkive në të gjithë vendin këtë muaj.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau sot në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Currilave.

Sako tha se vazhdon aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

Kryebashkiakja e Durrësit u shpreh se aksioni do të vijojë përgjatë gjithë bregdetit të Durrësit.

“I bëjmë thirrje subjekteve apo dhe individëve të mos zaptojnë këto hapësira, sepse ato i përkasin të gjithë pushuesve”, tha Sako.

/e.i//a.f//r.e/

The post Sako thirrje subjekteve dhe individëve: Mos zaptoni hapësirat publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Artisti italian Enzo Paolo Turchi në Durrës: I mahnitur, nuk prisja qytet kaq të bukur

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Artisti i njohur italian, Enzo Paolo Turchi, balerin, koreograf, aktor dhe personazh mjaft i famshëm televiziv ka vizituar qytetin e Durrësit.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirana Sako ka ndarë në një postim në rrjetet sociale, mesazhin e artistit italian, që thotë se ka mbetur i befasuar nga vizita në qytetin bregdetar.

Sako thotë se artisti Turchi ka pasur bashkëpunime shumë të suksesshme me personalitete të artit si Raffaella Carra por edhe shumë të tjerë, pjesëmarrës në spektakle e emisione televizive duke u bërë mjaft i njohur në shtetin fqinj.

“Enzo Paolo Turchi ka vizituar Durrësin dhe ka mbetur i mahnitur nga qyteti ynë ku ka gjetur gjithçka, klimën, detin, sigurinë, trashëgiminë e pasur kulturore, mikpritjen dhe njerëzit e mrekullueshëm. Ashtu si të gjithë turistët e tjerë ai premton se do të rikthehet sërish në qytetin tonë fantastik”, thotë Sako.

Gjithashtu, artisti italian Turchi thotë se në Durrës u takua me njerëz të mrekullueshëm, ndërsa zbuloi atraksione dhe vende shumë të bukura.

“Kemi vizituar amfiteatrin, muret e kalasë, vilën e ish-mbretit. Kam mbetur i befasuar! E dija që ishte një qytet i bukur, por nuk e prisja kaq të bukur”, tha ai.

“Doja të bëja komplimentet e mia, mbi të gjitha për bashkinë, e cila mban këtë strukturë në mënyrë të bukur dhe shumë të mirë. Patjetër që do të sjellë këtu edhe bashkëshorten dhe vajzën time”, përfundoi Truchi.

/e.i/j.p/

The post Artisti italian Enzo Paolo Turchi në Durrës: I mahnitur, nuk prisja qytet kaq të bukur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durrës – Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale gjatë sezonit veror

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, bashkia e Durrësit ka njoftuar një ndryshim të përkohshëm në qarkullimin rrugor në një nga arteriet kryesore të qytetit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bashkia e Durrësit, bëri me dije se bulevardi “Epidamn” do të shndërrohet në një zonë pedonale çdo mbrëmje, duke filluar nga data 1 korrik deri më 31 gusht 2025, në orarin 18:00 – 23:00.

Ky vendim synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë që zgjedhin Durrësin për të kaluar pushimet verore.

Sipas njoftimit zyrtar, “ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (në segmentin rrugor nga prefektura deri tek Torra Veneciane), nga data 01.07.2025 deri më 31.08.2025, prej orës 18:00 – 23:00.”

Bashkia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, ndërsa fton qytetarët dhe turistët që të shfrytëzojnë këtë hapësirë publike për shëtitje më këmbë dhe aktivitete kulturore gjatë mbrëmjeve verore në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit bregdetar.

/a.f//r.e/

The post Durrës – Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale gjatë sezonit veror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hygerta Sako nuk i fsheh emocionet, moderatorja poston pamje nga matura vajzës së saj (FOTOT)

By: V K
30 June 2025 at 12:24

Moderatorja e njohur sportive, Hygerta Sako, në një foto të publikuar në rrjete sociale, ndau së fundmi me ndjekësit e saj një moment të veçantë, festën e maturës së vajzës së saj.

Sako shfaqet përkrah së bijës. Të dyja të veshura me nuanca rozë dhe të kuruara deri në detaj, ato reflektojnë një lidhje të thellë nënë-bijë.

 

 

Vajza e saj, e veshur me një fustan elegant të zbukuruar me elementë floriri dhe një lule simbolike në kraharor, duket se rrezatoi hijeshi dhe finesë në natën e saj të rëndësishme.

 

 

Ndërkohë, Hygerta Sako, me një fustan me pika të bardha dhe buzëqeshjen karakteristike, përcolli emocionet e një nëne që sheh vajzën e saj duke kaluar një nga pragjet më domethënëse të jetës.

 

 

The post Hygerta Sako nuk i fsheh emocionet, moderatorja poston pamje nga matura vajzës së saj (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

By: Oldi
27 June 2025 at 22:35

Prej katër ditësh, banorët e pallatit Arabi në lagjen 13, zona e plazhit në Durrës, janë pa furnizim me ujë të pijshëm. Shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i linjës së rrjetit kryesor të ujësjellësit e cila është çarë dhe nuk është riparuar deri tani. Banorët kërkojnë nga bashkia Durrës dhe ujësjellës kanalizime të […]

The post Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin appeared first on BoldNews.al.

Nis sot edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Durrës

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës çel sot edicionin e tij jubilar të 20-të pranë katedrales “Shën Luçia”.

Ky festival, tashmë i njohur për nivelin e lartë profesional dhe artistik të koncerteve do të prezantojë përgjatë një muaji zhanre të ndryshme të muzikës së dhomës.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako tha se festivali do të vijojë deri në 21 korrik dhe do të sjellë në zemër të qytetit bregdetar, në katedralen “Shën Luçia”, një udhëtim të pasur përmes muzikës së dhomës.

“Artistë nga mbi 10 vende, formacione të njohura, projekte të reja artistike dhe bashkëpunime ndërkombëtare, në një festival që bashkon traditën dhe risinë, tingujt klasikë dhe emocionin e drejtpërdrejtë”, tha Sako.

Sipas programit, festivali nis sot me koncertin e trios “Amadeus”, grupi i njohur që vjen nga Austria, ndërsa performanca e fundit e parashikuar në datën 21 korrik do të jetë një koncert piano kuartet me artistë nga Shqipëria, Amerika dhe Italia.

Festivali zhvillohet nga shoqata Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare, që u krijua me iniciativën e disa artistëve durrsakë, të cilët kanë studiuar e kaluar një pjesë të veprimtarisë së tyre në Itali. Qëllimi i kësaj shoqate ka qenë dhe është bashkëpunimi i artistëve shqiptarë me të huaj, këmbimi i eksperiencave të kulturave të vendeve të ndryshme.

Gjatë aktivitetit të këtyre viteve kjo shoqatë ka organizuar mjaft koncerte në Durrës, Tiranë dhe Itali të cilat kanë përcjellë në publik një nivel të lartë interpretimi artistik.

Sipas organizatorëve ky festival u krijua pikërisht me qëllimin për të siguruar një vazhdueshmëri jo vetëm në njohjen e kulturave të ndryshme nëpërmjet artistëve të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, etj., por edhe me dëshirën e madhe për t’u ballafaquar me këto kultura dhe kjo nëpërmjet shfaqjeve të përbashkëta me instrumentistë shqiptarë.

Një tjetër synim i këtij aktiviteti është pjesëmarrja e artistëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë.

 

/e.i/j.p/

The post Nis sot edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mafia familjare në Bashki: Si bashkëshorti dhe vëllai i Emiriana Sakos zhvasin qytetin e Durrësit

25 June 2025 at 15:26

Bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako diktojnë çdo tender e ndërtim në qytet, marrin 30% rryshfet dhe pastrojnë paratë përmes një rrjeti kompanish, ndërsa drejtësia mbyll sytë para mafies që komandon Durrësin… Mafia familjare e tenderëve në Bashkinë e Durrësit drejtohet nga dy persona: bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako. Ata janë Landi […]

The post Mafia familjare në Bashki: Si bashkëshorti dhe vëllai i Emiriana Sakos zhvasin qytetin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Rindërtimi, Sako: Shpërndamë çelësat e apartamenteve për 132 familje

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ 132 familje të qytetit të Durrësit që humbën shtëpitë nga tërmeti, nga sot do të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre duke hyrë në banesa të reja, me standarde bashkëkohore.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u shpreh se sot u shpërndanë çelësat e apartamenteve të reja për banorët e pallatit Kastrati, në njësinë administrative nr. 5.

Sako theksoi se me këtë hap, mbyllet me sukses procesi i rindërtimit për këto familje.

“Ky është një hap i madh përpara që kemi hedhur së bashku. Ndihemi krenarë për punën e madhe që kemi bërë dhe i falënderoj qytetarët për besimin dhe për durimin e tyre. T’i gëzoni e të keni shëndet e plot gëzime në shtëpitë tuaja të reja”, tha Sako.

Kryebashkiakja e Durrësit tha se më në fund u finalizua një punë e gjatë dhe e vështirë, që mori pesë vite e shtatë muaj që nga tërmeti i 2019.

“Për ne është emocion i veçantë që ju merrni banesën, por ne kemi mbajtur barrën e madhe të punës dhe peshën e procesit për të cilin është bërë një ligj i veçantë që kur ra tërmeti. Falënderoj donatorët që bënë të mundur që ky financim të jepej, Qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin. Ka qenë periudhë e vështirë edhe për ne si bashki, ndërsa Kastrati Group dha një donacion prej 3000 metra katrorë”, tha Sako.

Sipas Sakos, në këtë proces mund të ketë pasur edhe familje që kanë mbetur të pakënaqura dhe mungesë dakordësie për zgjedhjen e katit, por në fund përmes shortit u finalizua procesi për dorëzimin e çelësave të apartamenteve të reja.

“Pas çelësave, do vijojmë punën me pjesën teknike. Ndërtuesit e kanë dorëzuar komplet projektin e përfunduar në bashki, edhe me kolaudimin. Sot, kur të shkoni në shtëpitë tuaja, dritat janë të vendosura, uji është i lidhur, do bëni rinovimin e kontratës me OSHEE-në etj. Ne do të marrim kohën e nevojshme për të arreduar shtëpitë për secilin prej jush”, përfundoi Sako.

/e.i//r.e/j.p/

The post Rindërtimi, Sako: Shpërndamë çelësat e apartamenteve për 132 familje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rindërtimi, Sako: Brenda javës dorëzohen çelësat e shtëpive të reja për 132 familje

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ 132 familje në Durrës, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, janë bërë me shtëpi të reja.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako bëri të ditur se është zhvilluar sot shorteu publik ku janë shpërndarë apartamentet të cilat i përkasin pallatit në rrugën “Ramadan Veliu”.

Sako tha se “brenda javës që vjen banorëve do t’u dorëzohen çelësat e shtëpive, për të nisur një fillim të ri me banesat e tyre të reja të dhuruara falas, më të mira e më të sigurta seç i kishin më parë”.

Ndërsa, qytetarët përmes mesazheve të tyre falënderojnë bashkinë e Durrësit dhe të gjithë personat e angazhuar në këtë proces.

“Jemi shumë të kënaqur për shortin, më së fundi do hyjmë brenda në shtëpitë tona. Ky është shorteu më i shkëlqyeshëm që kam parë”, shprehen disa prej tyre.

“Sot përfunduam me sukses edhe shorteun e radhës për shpërndarjen e apartamenteve në pallatin “Kastrati”, njësia administrative numër 5. Janë 16 familje, të cilat përfunduan me sukses shorteun sot, që ishte vijimi i shorteut të djeshëm ku 116 familje u pajisën me shtëpi të reja. Pra, ne kemi finalizuar me sukses procesin e strehimit për 132 familje, të cilat do të marrin çelësat e apartamenteve të reja dhe bashkëkohore nga e marta e javës tjetër”, shprehet një nga anëtarët e jurisë së shorteut për apartamentet e programit të Rindërtimit.

/e.i//r.e/a.f/

The post Rindërtimi, Sako: Brenda javës dorëzohen çelësat e shtëpive të reja për 132 familje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Njoftohet Robert Losha se betonieret kanë bllokuar trotuarin në pallatin e Sakos së “2T” në Ali Dem

16 June 2025 at 17:35

Ligji në Shqipërinë e Edi Ramës duket se vepron vetëm ndaj atyre që nuk kanë “miq” në Qeveri apo Polici, duke i “gostitur” këta të fundit herë pas here. Kjo duket se vërtetohet nga rasti i regjistruar këtë të hënë në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, ku kompania “2 T”, e zotëruar nga Artan […]

The post FOTO/ Njoftohet Robert Losha se betonieret kanë bllokuar trotuarin në pallatin e Sakos së “2T” në Ali Dem appeared first on BoldNews.al.

Sezoni turistik/ Policia vijon me aksionin, për lirimin e plazheve publike, reagon Kryetarja e Bashkisë: Të mos..

12 June 2025 at 22:35

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nisur një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

“Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik nisëm aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

Aksioni për lirimin e hapësirave të plazheve publike do të vijojë përgjatë gjithë bregdetit të Durrësit. I bëjmë thirrje subjekteve apo dhe individëve të mos zaptojnë këto hapësira pasi ato i përkasin të gjithë pushuesve”,– shkruan Sako.

The post Sezoni turistik/ Policia vijon me aksionin, për lirimin e plazheve publike, reagon Kryetarja e Bashkisë: Të mos.. appeared first on Sot News | Lajme.

PL: SPAK të nisë hetim penal për kryebashkiaken e Durrësit

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Partia e Lirisë i bëri thirrje SPAK të hetojë kryetaren e bashkisë Durrës, Emirjana Sako për shkelje të ligjit dhe abuzim me fondet publike.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj, në një deklaratë për medie bëri të ditur se kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako ka refuzuar për herë të tretë të zbatojë vendimin e Komisionit të Prokurimeve Publike për një tender me vlerë 1.7 milionë euro për rindërtimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti.

“Ky është një akt i rëndë dhe i paprecedentë që tregon mënyrën sesi pushteti lokal nën drejtimin e Partisë Socialiste përdoret për interesa klienteliste dhe në kundërshtim me çdo parim të shtetit ligjor”, tha ajo.

Sipas Ibrajt, “në vend që bashkia të veprojë në funksion të qytetarëve ajo zgjedh të anashkalojë një vendim institucional vetëm sepse kompania fituese nuk është ajo e preferuar nga pushteti”.

“Refuzimi i zbatimit të një vendimi të formës së prerë përbën shkelje të rëndë të ligjit, cenim të barazisë në tenderë dhe një fyerje për qytetarët që presin prej vitesh rindërtimin e banesave të tyre. Fondet publike nuk janë pronë e kryebashkiakes, nuk janë pronë e partisë, por janë një detyrim ndaj qytetarëve”, tha ajo.

Në këtë kuadër, Partia e Lirisë i bëri thirrje SPAK të nisë menjëherë një hetim penal për këtë çështje.

“I bëjmë thirrje institucioneve mbikëqyrëse të ndalojnë menjëherë këtë tentativë për kapjen e fondit publik dhe manipulimin e procesit të tenderimit”, thuhet në deklaratën për shtyp.

/m.m/

The post PL: SPAK të nisë hetim penal për kryebashkiaken e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako: Hap dyert Hamami mesjetar në Durrës, vlerë e re turistike për qytetin

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Hamami në Durrës, Monument Kulture i Kategorisë I, është një tjetër objekt i rëndësishëm kulturor, i cili pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i vitit 2019.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako bëri me dije sot se Hamami mesjetar ka hapur dyert për vizitorët vendas dhe të huaj, tashmë i rilindur falë një restaurimi tërësor mundësuar nga programi E4Culture financuar nga BE.

Godina e ndërtuar në shekullin XVIII është një nga dhjetë hamamet e mbijetuar në Shqipëri, nga periudha e sundimit osman.

“Me një arkitekturë unike, Hamami një tjetër monument i rëndësishëm tashmë i hapur për publikun, shton një vlerë të re turistike dhe kulturore në qytetin e Durrësit”, thotë Sako në një postim në rrjetet sociale.

Në qendër të kompozimit planimetrik të Hamamit ndodhet mjedisi i zhveshjes, që mbulohet nga një kube sferike. Në një lartësi maksimale 5,8 metra nga dyshemeja ndodhen 12 dritare shumë të vogla katrore, të vendosura në mënyrë koncentrike në mesin e gjysmësferës. Në kulmin e kupolës ndodhet një gjysmësferë tjetër, me rreze 70 cm, ku hapen tri dritare të tjera të rrumbullakëta, çka plotëson ndriçimin e dhomës.

Në të djathtë të kësaj dhome ndodhen edhe dy mjedise të vogla për larje. Dyshemetë e këtyre dhomave ngroheshin me tym ose me avull, nëpërmjet tubacioneve që dilnin nga furra. Kjo e fundit ndodhet në pjesën e prapme të mjedisit të zhveshjes.

Pamje nga Hamami Mesjetar i Durrësit
1 nga 19

/r.e/a.f/

The post Sako: Hap dyert Hamami mesjetar në Durrës, vlerë e re turistike për qytetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Soko: Zgjedhjet e 11 Majit më të këqija pas 1996-ës. Krimi, paratë publike ishin sheshit

By: redi
27 May 2025 at 21:47

Pano Sako nga ”Nisma Shqipëria Bëhet”, thotë se priste që SPAK të vendoste drejtësinë e munguar që kriminelët mos përfshiheshin në zgjedhje. Për të nevoja për të vendosur drejtësi në zgjedhje është pararendëse jo pasrendëse, në mënyrë që administrata publike dhe institucionet shtetërore të mos përdoreshin dhe të mos presionoheshin. Sipas tij zgjedhjet e 11 majit ishin më të këqijat pas 1996-ës…

Source

Beteja mafioze për tenderin 1.7 mln euro të Rajlit/ Bashkia e Durrësit refuzon sërish KPP

By: Ardit
20 May 2025 at 17:34

Nga Klodian Tomorri Një tender me vlerë 1.7 milionë euro për rindërtimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës është shndërruar mirëfilltazi në një betejë mafioze me klaneve të pushtetit për të ndarë plaçkën e pushtetit. Situata ka degraduar deri në atë pikë saqë Emiriana Sako, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, ka refuzuar […]

The post Beteja mafioze për tenderin 1.7 mln euro të Rajlit/ Bashkia e Durrësit refuzon sërish KPP appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale në Durrës

By: user7
7 May 2025 at 13:20

Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në shëtitoren “Taulantia” përgjatë vijës bregdetare të qytetit për të inauguruar një tjetër projekt rehabilitimi.

I shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, Rama prezantoi punimet si pjesë e një strategjie për të forcuar turizmin lokal dhe gjallëruar jetën e natës së qytetit gjatë sezonit veror.

“Në shëtitore do të ketë edhe hapësira të tjera që do të i japin shumë adrenalinë turizmit, shëtitjeve të pasdites, fundjavës e jetës së natës,” u shpreh Rama, i cili vuri theksin te potenciali ekonomik i punimeve.

Projekti në shëtitoren “Taulantia”, një zonë që ka kaluar disa herë nën rikonstruksion gjatë dekadës së fundit, është vetëm një nga disa punime që po kryhen paralelisht në zona të tjera bregdetare. Punime të ngjashme po zhvillohen në Plazhin e Madh dhe në segmentin nga “Nyja e Shkozetit” deri te “Stacioni i Trenit,” si dhe në zona periferike që vuajnë prej vitesh nga mungesa e infrastrukturës.

Por për rivalët e tij politikë, koha e këtyre investimeve nuk është e rastësishme. Opozita ka denoncuar projektet si “punime elektorale” të nxituara nga përllogaritje politike që, në vend të përmirësojnë përvojën turistike, shkaktojnë rrëmujë, kaos dhe ndotje në prag të sezonit turistik.

Kandidatët e opozitës në qytetin bregdetar e akuzojnë qeverinë për përdorim të fondeve publike në funksion të fushatës, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm qëllimin e projekteve, por edhe efikasitetin dhe planifikimin e tyre.

“Në fillim të sezonit turistik dhe në mes të fushatës, bashkia Durrës shpartallon shëtitoren në zonën ku ndodhen restorantet”, shkroi në një postim në media sociale Oerd Bylykbashi, kandidati i koalicionit opozitar për Qarkun e Durrësit.

E pyetur nga BIRN, bashkia e Durrësit tha në një përgjigje me shkrim se punimet rehabilituese në zonën e plazhit nuk ishin të lidhura me fushatën zgjedhore.

“Bashkia Durrës ndër vite ka marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës në zonat e plazhit, duke realizuar rehabilitimin e rrugëve në të gjithë elementët e saj, ndriçim, kanalizimet, etj”,” tha ajo.

Rama po kërkon një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe Durrësi konsiderohet si një nga qarqet kryesore ku do të vendoset se kush do ta qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme.

Të dhënat nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës tregojnë se mbi 1,200 biznese janë të lidhura me turizmin bregdetar. Sipas Bashkisë së Durrësit, rreth 1.5 milionë vizitorë kanë vizituar qytetin vitin e kaluar, dhe autoritetet synojnë që kjo shifër të rritet në sezonin e ardhshëm.

“Çdo vit rikonstruksionet fillojnë në prag të sezonit, duke krijuar bllokime rrugësh, pluhur dhe rrëmujë urbane,” tha Artan Luku, kandidat i Aleancës për Shqipërën Madhështore. Ai shtoi se vizitorët nuk vijnë për të parë ekskavatorë, por për përvojë relaksuese, e cila sipas tij mungon në shumicën e plazheve.

“Shumë destinacione atraktive humbin vlerën e tyre vetëm për shkak të mungesës së rrugëve funksionale, ndriçimit dhe sinjalistikës,” tha Luku.

Përfaqësues nga mazhoranca i hedhin poshtë kritikat. Klodiana Spahiu, kandidate e Partisë Socialiste, tha se puna është planifikuar me kohë dhe po kryhet në periudhën më të përshtatshme. “Gjatë dimrit punimet janë të pamundura për shkak të kushteve të motit,” tha ajo.

Spahiu theksoi se faza e dytë e shëtitores së Plazhit të Madh po i afrohet përfundimit dhe pritet të mbyllet brenda muajit maj. Sipas saj, projektet janë përshëndetur nga qytetarët, ndërsa infrastruktura rrugore në qytet është përmirësuar ndjeshëm falë investimeve të bashkisë dhe fondeve të qeverisë.

Artan Kacani, kandidat për deputet në Durrës nga partia “Lëvizja Bashkë”, i cili me profesion është urbanist, tha se projektet e qeverisë shpesh mungojnë në koherencë dhe vizion.

“Bizneset lokale janë ndër viktimat kryesore të kësaj situate,” theksoi Kacani. “Mungesa e infrastrukturës jo vetëm që ul ndjeshëm numrin e turistëve që zgjedhin të vizitojnë zona më të izoluara, por dekurajon edhe investimet e reja”, përfundoi ai./Reporter.al

The post BIRN: Investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale

7 May 2025 at 10:10

Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në shëtitoren “Taulantia” përgjatë vijës bregdetare të qytetit për të inauguruar një tjetër projekt rehabilitimi. I shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, Rama prezantoi punimet si pjesë e një strategjie për të forcuar turizmin lokal dhe gjallëruar jetën e […]

The post Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale appeared first on Reporter.al.

❌
❌