Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama publikon pamjet nga aksioni në Lungomare: Një tjetër sipërfaqe publike u është rikthyer turistëve dhe qytetarëve

By: V K
12 July 2025 at 12:21

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Lungomare të Vlorës.

Kreu i qeverisë shprehet se një tjetër sipërfaqe plazhi publik, u është rikthyer turistëve dhe qytetarëve.

Ndërkohë bëri thirrje që të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës.

“Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve, ndërkohë që i inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës”, shkroi Rama.

 

The post Rama publikon pamjet nga aksioni në Lungomare: Një tjetër sipërfaqe publike u është rikthyer turistëve dhe qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Lirimi i hapësirave publike në Theth/ Berisha: Asnjë shtet në botë nuk ndërhyn në mes të sezonit

By: V K
9 July 2025 at 13:34

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, kryetari i PD Sali Berisha, ka reaguar në lidhje atë që po ndodh në Theth, me prishjen e kabinave që shërbenin për akomodimin e turistëve.

Berisha e quajti aksionin një hakmarrje të qeverisë kundër Thethit, ndërsa shtoi se asnjë shtet në botë nuk do të ndërhynte në mes të sezonit veror, ku turizmi është e vetmja mënyrë për të fituar të ardhura.

“Rama në mes të sezonit turistik ka zgjedhur hakmarrjen ndaj Thethit për të larguar edhe ato pak të paardhura që vijnë në atë komunitet nga turistët.

Asnjë pëllëmbë tokë nuk është “tokë e xaxun”, çdo pëllëmbë tokë është e trashëguar prej bëzash.

Nëse ata vërtetë në mos zbatim të ligjeve në tokë të tyre kanë vendosur kabina, kanë bërë një shkelje por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ai ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje, por ndërtime me deklarim.

Cilado të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonin turistik, kanë ardhur vizitorë nga Australia, kanë prenotuar nga Izraeli, Egjipti, Franca, Italia Gjermania, kanë prenotuar pushimet dhe ky u dërgon banda me uniformë për t’ua çmontuar kabinat e për të zhvilluar një betejë ku banorë e turistë janë bërë së bashku.

Nuk ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit sepse ata kanë prenotime. Zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje dhe ky është i tëri një shpirt kërmë”, tha ai.

The post Lirimi i hapësirave publike në Theth/ Berisha: Asnjë shtet në botë nuk ndërhyn në mes të sezonit appeared first on Albeu.com.

Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë

By: user7
9 July 2025 at 11:11

Tregtarët ambulantë ne qytetin e Laçit kanë dalë përpara Bashkisë se Kurbinit, duke protestuar pasi u është kërkuar largimi nga hapësirat ku ushtronin aktivitetin e tyre prej vitesh. Tregtarët kërkojnë zgjidhje nga autoritetet lokale dhe shprehen se janë pa asnjë mundësi për të siguruar të ardhura për familjet. Ata theksojnë se vendimi i bashkisë për t’i larguar është i padrejtë dhe i menjëhershëm, pa ofruar ndonjë alternativë tjetër për sistemim.

“Kam 15 vite shitëse ambulante, merrem me shitjen e rrobave. Burrin e kam me dializë. Ne kemi dalë për hall jo për qejf.Dje më erdhi policia dhe më tha ose hiqi rrobat nga aty ose do t’i marrim e do ti hedhim te kamionçina. Bashkia nuk po na jep rrugëzgjidhje, nuk kemi përkrahje”, tha një shitëse ambulante.

Ndërsa një tjetër shitës ambulant u shpreh se ka shtatë vite që punon aty dhe paguaj 180 mijë lekë qira. Gjithashtu ai theksoi se është pa përkrahje sociale dhe pa asnjë lloj ndihme ekonmike.

Kemi dalë më protestë sepse dje policia bashkiake na tha që duhet të largohemi sepse kemi zënë hapësirat publike. Kam shtatë vite që punoj aty, shes thuajse në trotuar afër urës dhe paguaj 180 mijë lekë qira. Jam pa përkrahje sociale, pa asnjë lloj ndihme ekonmike. Ne mbahemi me shitjet që bëjmë”, tha një tjetër.

Po ashtu në tjetër shitës ambulant u shpreh se se ka 16 anëtarë në familje dhe gruan e ka sëmurë. Ndër të tjera shitësi tha se bashkia nuk i ka ofruar asnjë zgjidhje.

“Kam 16 anëtarë në familje, gruan e kam sëmurë. Bashkia nuk na ka ofruar asnjë zgjidhje. Ku do të shkojmë ne, asnjë lloj të ardhure nuk kemi”, tha një shitës ambulant.

The post Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë appeared first on Lapsi.al.

Berisha komenton lirimin e dhëndrit nga “Arresti shtëpiak”: I burgosur politik

By: fra nc
7 July 2025 at 13:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të hënë, reagoi pas vendimit të GJKKO për heqjen e masës së arrestit në shtëpi për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha akuzoi qeverinë dhe kreun e saj, Edi Rama, se mbajtën për 2 vite Malltezin në izolim, si një formë hakmarrjeje politike, për shkak të denoncimeve që ai kishte bërë për aferën e inceneratorëve.

“Jamarbër Malltezi u mbajt dy vite i burgosur politik, vetëm pse denoncoi aferën e djegësve. Në atë dosje, i vetmi njeri që ka shkelur ligjin është Edi Rama,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se Malltezi nuk kishte shkelur asnjë ligj, ndërsa e cilësoi tërësisht politike çështjen ndaj tij. Sipas kryedemokratit, dosja ndaj Malltezit është një “piramidë mashtrimi”, ndërkohë që akuzoi SPAK dhe drejtësinë si të kapura nga qeveria.

“Në një akt hakmarrjeje, Malltezi u mbajt dy vite në arrest shtëpie. Vetëm pse ishte ndër të parët që denoncoi publikisht aferën më korruptive të qeverisë Rama,” vijoi Berisha, duke shtuar se Rama dhe drejtësia e kontrolluar prej tij “po ndëshkojnë zërat kritikë”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha komenton lirimin e dhëndrit nga “Arresti shtëpiak”: I burgosur politik appeared first on Euronews Albania.

Jamarbër Malltezi lirohet nga masa e sigurisë e arrestit në shtëpi

By: fra nc
7 July 2025 at 12:37

Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është liruar nga masa e arrestit në shtëpi, që mbahej që prej 21 nëntorit 2023. Masa e arrestit është zëvendësuar me garanci pasurore.

Malltezi ndodhet nën hetim për çështjen e njohur si “dosja Partizani”, ku akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas akuzave, ai ka përfituar në mënyrë të parregullt të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Sali Berisha.

Në një prononcim për media nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Malltezi e cilësoi procesin ndaj tij si politik dhe me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Kemi zëvendësimin e masës me garanci pasurore. Ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, ishte një urdhër politik. Nuk kemi të bëjmë me një shtet ligjor, por me një shtet që lufton armiqtë e PS. Vendimi i sotëm vjen pas 20 muajsh privim lirie thjesht me një urdhër politik të Edi Ramës. E mbani mend se si në Kongresin e PS Edi Rama urdhëroi SPAK të procedojë penalishët Sali Berishën, të njëjtën gjë e kërkoi edhe ambasadorja e korruptuar amerikane si Yuri Kim. Prandaj kemi të bëjmë me një proces politik,” deklaroi Malltezi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Jamarbër Malltezi lirohet nga masa e sigurisë e arrestit në shtëpi appeared first on Euronews Albania.

Bizneset te “Pazari i Ri” nisin lirimin e hapësirave publike

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga zaptimet, është aksioni i ndërmarrë nga pushteti vendor në të gjitha bashkitë e vendit gjatë javës së parë të korrikut.

Pas ultimatumit të kreut të qeverisë, Edi Rama, një pjesë e bizneseve dhe sipërmarrësve i janë përgjigjur pozitivisht duke nisur çmontimin e strukturave lokale, tendave apo heqjes së karrigeve dhe tavolinave nga trotuaret.

Edhe një pjesë e bizneseve në zonën e “Pazarit të Ri” në kryeqytet, kanë reaguar ditën e sotme duke nisur heqjen e këtyre strukturave në hapësirat publike me qëllim përmirësimin e bashkëjetesës në hapësirat publike mes qytetarëve, turistëve që kanë mbushur Tiranën dhe shumë qytete të vendit në pikun e sezonit turistik dhe jo vetëm.

Në një vëzhgim të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ditën e sotme në zonën e “Pazarit të Ri”, subjekte të ndryshme dhe biznese që kanë aktivitetin të pozicionuar aty, kanë nisur heqjen e karrigeve, tavolinave dhe çmontimin e tendave.

Ky angazhim është ndërmarrë nga pjesa dërrmuese e bizneseve të “Pazari i Ri”, si një shenjë pozitive për t’iu kthyer trotuaret dhe hapësirat publike qytetarëve për një bashkëjetesë në komunitet brenda normave dhe standardeve.

Çlirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror gjatë gjithë muajit korrik. Çlirimi jo vetëm i trotuareve, por edhe i hapësirave në plazhet publike apo në pedonalet e qyteteve në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

Bizneset lirojnë trotuaret, foto: Andrin Hoxha
1 nga 11

/e.i//a.f//r.e/

The post Bizneset te “Pazari i Ri” nisin lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas ultimatumit të Ramës për të liruar hapësirat publike, ministri i Brendshëm zbret në terren

6 July 2025 at 16:22

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, së bashku me drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit ka dalë këtë të diel në terren, në disa prej zonave më të populluara të Tiranës, në kuadër të një aksioni të koordinuar për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga subjekte private. Ky aksion […]

The post Pas ultimatumit të Ramës për të liruar hapësirat publike, ministri i Brendshëm zbret në terren appeared first on BoldNews.al.

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Hoxha: Do vijojmë me mbrojtjen e interesit publik

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, së bashku me drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake, strukturat e tyre dhe Policinë e Shtetit ishin në disa zona kyçe dhe të populluara në kryeqytet, si Bulevardi “Zogu i Parë”, Pazari i Ri, zona pas Muzeut Kombëtar dhe një kompleks pranë zonës së njohur si ’21 Dhjetori’.

Inspektimi erdhi në kuadër të aksionit kombëtar për rikthimin e trotuareve, shesheve dhe hapësirave publike, jo vetëm në qendër por kudo, tek dhe për qytetarët.

“Asnjë subjekt nuk ka të drejtë të pushtojë hapësira në kurriz të komunitetit. Strukturat do të vijojnë me vendosmëri në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik. Apeli im shkon për çdo subjekt në shkelje, që të lirojë shpejt e vullnetarisht hapësirat e zëna, duke kontribuar për një qytet më të pastër, më të sigurt dhe të aksesueshëm nga të gjithë”, tha ministri Hoxha.

Reagimet e para pozitive nga vetë subjektet nuk kanë munguar. Shumë subjekte kanë nisur sot të çmontonin strukturat e lokaleve, që kanë në shkelje.

“Falënderim për strukturat, që pavarësisht temperaturave të larta janë në terren, e mbi të gjitha për qytetarët që mbështesin këtë përpjekje për rregull e bashkëjetesë”, shkruan ministri i Brendshëm në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 4

The post Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Hoxha: Do vijojmë me mbrojtjen e interesit publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako thirrje subjekteve dhe individëve: Mos zaptoni hapësirat publike

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga zaptimet do të jetë fokusi i pushtetit vendor dhe drejtuesve të bashkive në të gjithë vendin këtë muaj.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau sot në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Currilave.

Sako tha se vazhdon aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

Kryebashkiakja e Durrësit u shpreh se aksioni do të vijojë përgjatë gjithë bregdetit të Durrësit.

“I bëjmë thirrje subjekteve apo dhe individëve të mos zaptojnë këto hapësira, sepse ato i përkasin të gjithë pushuesve”, tha Sako.

/e.i//a.f//r.e/

The post Sako thirrje subjekteve dhe individëve: Mos zaptoni hapësirat publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

30 June 2025 at 09:13

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të 30 qershorit bllokuan rrugët në disa qytete serbe dhe kërkuan lirimin e protestuesve të cilët u ndaluan nga policia, teksa protestat po rrisin presionin ndaj presidentit populist, Aleksandar Vuçiç.

Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, vendosën barrikada metalike dhe kosha mbeturinash nëpër rrugët e Beogradit dhe bllokuan urën Gazela, që gjendet mbi lumin Sava.

Agjencitë e lajmeve raportuan se protestuesit në Novi Sad, ku nisi kjo valë protestash antiqeveritare tetë muaj më parë, rrethuan zyrat e Partisë Progresive Sebe (SNS) të Vuçiçit, duke goditur ndërtesën me vezë.

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të 30 qershorit bllokuan rrugët në disa qytete serbe dhe kërkuan lirimin e protestuesve të cilët u ndaluan nga policia, teksa protestat po rrisin presionin ndaj presidentit populist, Aleksandar Vuçiç.

Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, vendosën barrikada metalike dhe kosha mbeturinash nëpër rrugët e Beogradit dhe bllokuan urën Gazela, që gjendet mbi lumin Sava.

Agjencitë e lajmeve raportuan se protestuesit në Novi Sad, ku nisi kjo valë protestash antiqeveritare tetë muaj më parë, rrethuan zyrat e Partisë Progresive Sebe (SNS) të Vuçiçit, duke goditur ndërtesën me vezë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve appeared first on Euronews Albania.

A do të lirohet? Abilekaj: Grupi i Veliaj ka influencë në Gjykatën e Lartë, mund të favorizohet!

16 June 2025 at 21:38

Teksa ndodhet në burg që prej 10 Shkurtit kur u arrestua me urdhër të SPAK, Erion Veliaj duket se i ka humbur shpresat për të dalë nga burgu, ku mundësia e vetme tashmë duket se i ka mbetur vetëm rekursi në Gjykatën e Lartë, ku është caktuar relatore Albana Boksi. Analisti Enton Abilekaj i ftuar […]

The post A do të lirohet? Abilekaj: Grupi i Veliaj ka influencë në Gjykatën e Lartë, mund të favorizohet! appeared first on BoldNews.al.

Dita e Çlirimit të Kosovës përkujtohet në Gjenevë

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë organizoi dje në Gjenevë, një aktivitet përkujtimor dhe kulturor, duke shfaqur dokumentarin “Kthimi në Kosovë – Një histori lufte, qëndrese dhe ribashkimi”.

Filmi ndjek historinë prekëse të Besnik Deliut, pesëvjeçarit që i mbijetoi masakrës së Abrisë së Epërme në vitin 1998, përmes rrëfimit të gazetarit britanik Julius Strauss dhe pamjeve autentike nga Vaughan Smith.

Pas shfaqjes u mbajt një diskutim me pjesëmarrjen e protagonistit Besnik Deliu, gazetares zvicerane Veronique Pasquier dhe producentes së dokumentarit Lemane Kamberi-Muriqi

Në këtë veprimtari, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë u përfaqësua nga Këshilltarja Monika Zguro dhe Sekretari i Parë, Valon Gashi.

Të pranishmit theksuan rëndësinë e kujtesës historike, të vërtetës dhe drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë.

Dokumentari dhe diskutimi pasues shërbyen si një homazh për sakrificën dhe qëndresën e popullit të Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë. /gj.m/ /a.g/

The post Dita e Çlirimit të Kosovës përkujtohet në Gjenevë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e çlirimit/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

By: lindita
12 June 2025 at 09:39

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej…

Source

Ukraina riatdheson trupat e mbi 1.200 ushtarëve të vrarë

11 June 2025 at 14:46

Ukraina tha se ka riatdhesuar më shumë se 1.200 trupa të ushtarëve të vrarë gjatë luftës së nisur nga Rusia më shumë se tre vjet më parë. Kthimi i trupave të pajetë u bë në kuadër të një sërë shkëmbimesh të të burgosurve të luftës dhe të të vrarëve që palët kanë realizuar së fundi.

“Si rezultat i masave të riatdhesimit, trupat e 1.212 mbrojtësve të rënë janë kthyer në Ukrainë”, thuhet në një njoftim të Shtabit Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, më 11 qershor.

Agjencia përgjegjëse për shkëmbimin e të burgosurve të luftës tha se trupat janë kthyer me ndihmën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Kjo agjenci nuk dha detaje të tjera rreth shkëmbimit dhe tha se ende është në proces të identifikimit të trupave të pajetë. Ky shkëmbim është pjesë e një marrëveshjeje me Rusinë, përmes së cilës të burgosurit e luftës janë transportuar me autobusë në të dy anët e kufirit.

Kryenegociatori i Rusisë në bisedimet e paqes të mbajtura në Stamboll më 2 qershor, ku u arrit marrëveshja për shkëmbime, tha më 11 qershor se Rusia ka pranuar 27 trupa nga Ukraina.

Marrëveshja synon riatdhesimin e rreth 12.000 trupave të ushtarëve të vrarë gjatë luftës. Edhe pse bisedimet në Stamboll prodhuan një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, ato nuk sollën asnjë përparim drejt përfundimit të konfliktit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina riatdheson trupat e mbi 1.200 ushtarëve të vrarë appeared first on Euronews Albania.

105 vjet nga Lufta e Vlorës, çlirimi i krahinës prej pushtuesve italianë

By: Kult Plus
5 June 2025 at 15:00

Më 5 qershor të vitit 1920 filloi lufta për çlirimin e krahinës së Vlorës nga pushtuesit italianë dhe për bashkimin e saj administrativ me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Forcat italiane ishin vendosur në Vlorë gjatë Luftës së I Botërore. Vendimi për fillimin e Luftës së Vlorës u mor nga përfaqësuesit e krahinës së Vlorës të mbledhur në Kuvendin e Barçallait më 29 maj 1920, i cili zgjodhi për organizimin dhe drejtimin e luftës Komitetin “Mbrojtja Kombëtare”. Qeveria e Tiranës dha ndihmën e vet, pavarësisht se nuk mori pjesë zyrtarisht në luftë.

Përballë ushtrisë së rregullt italiane, që kishte në Shqipëri dy divizione, u vunë forcat shqiptare, të grumbulluara mbi baza vullnetare e që arrinin në rreth 4 mijë veta. Më 5-6 qershor u goditën njëherazi të gjitha garnizonet italiane në krahinë, që nga Tepelena e deri në Drashovicë. Sulmi mbi forcat italiane në qytetin e Vlorës dhe rrethinat filloi më 11 qershor. Lufta për marrjen e Vlorës vazhdoi gjatë dhe u zhvillua me mësymje dhe kundërmësymje, në një nga të cilat spikati trimëria e Selam Musait.

Trupat italiane nuk mundën të çanin rrethimin e forcave shqiptare. Roma u detyrua më në fund të hiqte dorë nga sovraniteti mbi krahinën e Vlorës dhe të nënshkruante me Qeverinë e Tiranës “Protokollin shqiptaro-italian” të 2 gushtit 1920. Më 3 shtator 1920 forcat shqiptare hynë triumfalisht në qytetin e Vlorës të zbrazur nga trupat pushtuese. Bashkë me krahinën e Vlorës, qeveria italiane u detyrua të tërhiqte garnizonet ushtarake edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini. /atsh/ KultPlus.com

Evis Berberi do të qëndrojë në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së

By: Oldi
2 June 2025 at 15:04

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, do të vazhdojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e tij për masë më të butë sigurie. Berberi ndodhet pas hekurave që prej marsit të vitit 2024, në kuadër të hetimeve për abuzime me tenderët […]

The post Evis Berberi do të qëndrojë në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së appeared first on BoldNews.al.

Moska çliron Kruskun, trupat ukrainase zmbrapsen nga territori rus

By: fra nc
29 April 2025 at 09:49

Rusia ka larguar plotësisht trupat ukrainase nga rajoni i Kurskut, duke i dhënë fund një prej inkursioneve më të thella në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky zhvillim shihet si një hap vendimtar në avancimin negociatave për paqe, të cilat ishin bllokuar nga refuzimi i Moskës për të dialoguar ndërkohë që forcat armike ndodheshin ende në tokën ruse.

Në një lëvizje të menjëhershme pas operacionit, Presidenti Vladimir Putin shpalli një armëpushim të njëanshëm tre-ditor, që përkon me 80-vjetorin e fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore. Kjo pauzë ushtarake ka edhe simbolikën e një gjesti paqeje në një moment kur diplomacia ndërkombëtare po kërkon të rigjallërojë bisedimet mes Moskës dhe Kievit.

Dy burime të afërta me Kremlinin, të cituara nga agjencia Reuters, thanë se prania e trupave ukrainase në Kursk ishte një “vijë e kuqe” për fillimin e çdo procesi negociator. Vetëm pas tërheqjes së tyre, Rusia është shprehur e gatshme të shqyrtojë mundësinë e bisedimeve formale.

Ofensiva ukrainase në Kursk nisi më 6 gusht, duke shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm të konfliktit. E mbështetur me dronë dhe armatim të avancuar perëndimor, Ukraina pretendonte në kulmin e operacionit se kishte nën kontroll deri në 1,400 km² të territorit rus. Megjithatë, sulmi rezultoi i kushtueshëm për Kievin si në mjete ashtu edhe në trupa.

Sipas vlerësimeve të analistëve ushtarakë, Rusia ka përfituar nga shpërqendrimi ukrainas, duke rifituar terren në lindje të Ukrainës. Tashmë, Moska kontrollon një sipërfaqe të barabartë me shtetin amerikan të Pennsylvanisë, mbi 2,000 kilometra katrorë të pushtuar rishtazi që nga fillimi i vitit.

“Ukraina zgjodhi të investojë forcat në një territor që nuk mund ta mbante dhe në këmbim humbi tokën e saj,” tha Christopher McCallion, ekspert në organizatën Defense Priorities me seli në Uashington.

Megjithëse Kievi e justifikon ofensivën si një përpjekje për të frenuar përparimin rus në lindje dhe për të mbrojtur rajonin e Sumyt, ajo nuk solli përfitimin strategjik të pritur në tavolinën e negociatave. Bisedimet për paqe, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe diplomacia aktive e Presidentit Donald Trump, kanë nisur tashmë pa avantazhin simbolik të kontrollit në Kursk.

Burime nga Moska për Reuters paralajmëruan se, nëse përpjekjet për paqe dështojnë, operacionet ushtarake do të rifillojnë me intensitet të plotë.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës mohon përfundimin e plotë të luftimeve në Kursk, duke këmbëngulur se operacionet mbrojtëse vijojnë. Në të njëjtën kohë, Rusia ka intensifikuar sulmet në rajonin kufitar të Sumyt, ku më 14 prill një sulm me raketa vrau 35 persona. Moska pretendon se objektivi ishte një grumbullim ushtarak ukrainas.

Pavarësisht kritikave të brendshme, Presidenti Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se forcat ukrainase janë ende aktive në rajonin e Belgorodit në territorin rus.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Moska çliron Kruskun, trupat ukrainase zmbrapsen nga territori rus appeared first on Euronews Albania.

Hamasi dënon vendimin e Izraelit për të shtyrë lirimin e të burgosurve

23 February 2025 at 15:37

Hamasi ka dënuar vendimin e qeverisë së Izraelit për të shtyrë lirimin e të burgosurve palestinezë. Zyra e Kryeministrit Netanyahu lëshoi ​​një deklaratë në orët e para të mëngjesit të së dielës duke sqaruar se dorëzimi i të burgosurve palestinezë do të bëhet kur të sigurohet lirimi i pengjeve të radhës dhe pa ceremoni poshtëruese. […]

The post Hamasi dënon vendimin e Izraelit për të shtyrë lirimin e të burgosurve appeared first on BoldNews.al.

Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap rrugën lirimeve ‘me kontrata pune’

By: user 5
22 January 2025 at 19:17

Nga Blerina Gjoka

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashikon lehtësimin e procedurave për ndryshimin e regjimeve për të dënuarit si dhe i hap rrugën lirimit të të burgosurve që u kanë mbetur edhe 2.6 vjet burg për të vuajtur përmes sigurimit të një kontrate pune.

Sipas propozimit, një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri dhe ka kryer se 2/3 e dënimit, mund të kalojë në një institucion të sigurisë së zakonshme pa qenë nevoja që të shkojë në gjykatë, por vetëm me kërkesë të drejtorit të burgut.

Gjithashtu, drafti parashikon që të dënuarve që u ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur mund ta kryejnë dënimin jashtë qelive, me mbikëqyrje të perimetrit minimal të sigurisë, me kushtin që të sigurojnë një kontratë të rregullt pune.

Ndryshimet në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, janë nxitur, sipas Naços nga problematikat e zbatimit të ligjit në fuqi dhe ofrojnë sipas tij zgjidhje për rehabilitimin social, vetëqeverisjen dhe kosto më të ulëta për burgjet.

“Aktualisht në institucionet e sigurisë së lartë vuajnë dënimin afërsisht 500 të dënuar, ndërsa në institucionet e sigurisë së zakonshme afërsisht 1200 të dënuar. Aktualisht kemi 0 të dënuar që vuajnë dënimin në institucionin e sigurisë së ulët dhe 0 të transferuar në institucion të hapur,” tha Naço për BIRN.

Për shmangien e gjykatës nga vendimmarrja, Naço thotë se futja e gjykatës në këtë proces “ka sjellë zvarritje në gjykim dhe në dhënie vendimi, pasi nuk është bërë përcaktimi se kur kalohet nga burgu i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme”.

Nga ana tjetër, Naço thekson se nisma ka synim kryesor uljen e kostove në buxhetin e shtetit, i cili sipas tij është dyfishuar në 4 vitet e fundit, dhe se propozimet janë bazuar mbi një studim të kryer nga Instituti Parlamentar mbi regjimin e burgjeve në vendet e BE-së dhe rajon.

Nismëtari nuk veçon ndonjë sfidë apo risk në zbatimin e kësaj nisme, por Komiteti Shqiptar i Helsinkit – një organizatë e të drejtave të njeriut që mbikëqyr sistemin e burgjeve, ngre disa shqetësime në një ‘vlerësim paraprak’ se lehtësirat ligjore mund të keqpërdoren për lirimin e të dënuarve për krim të organizuar.

Po ashtu, KSHH sugjeron që të mos ndryshohet autoriteti vendimmarrës, duke pasur parasysh praktikat korruptive që pretendohen nga të dënuarit dhe të hetuara deri më sot.

“Në kushtet dhe problematikat që kanë shoqëruar sistemin penitenciar në vendin tonë sikurse kanë qenë edhe rastet apo praktikat korruptive dhe favorizuese, ndryshimi i autoritetit që bën kalimin e të dënuarve nga një burg i sigurisë së lartë në atë të sigurisë së zakonshme mendoj që nuk është i drejtë,” tha Erida Skëndaj, kryetare KSHH-së.

“Jo detyrimisht një i dënuar në sigurinë e lartë që ka kryer jo më pak se 2/3 e dënimit shfaq më pak rrezikshmëri, ndaj gjykata që është organi që e ka këtë kompetencë sipas ligjit në fuqi ofron më shumë garanci në drejtim të pavarësisë dhe paanshmërisë së procesit,” shtoi ajo.

Sipas Skëndajt, procedura e kalimit nga burgjet e sigurisë së lartë në ato me siguri të ulët u hap rrugë kësaj kategorie të burgosurish që të kalojnë në sistemin e burgjeve të hapura. “Kriteret për dënimin e pakryer barazohen si në kalimin e parë edhe në atë të dytë, gjë që nuk është proporcionale,” thekson ajo.

Edhe rritja e kriterit të kohës së mbetur të dënimit për ata që përfitojnë nga ‘burgu i hapur’ nga 6 muaj që e ka ligji aktual në 2 vjet e 6 muaj shihet si problematike nga KSHH.

“Me ndryshimet ligjore që propozohen lehtësohet kalimi nga siguria e lartë deri në burgjet e hapura, i hapet rrugë punësimit të të dënuarve tyre jashtë institutcionit, ndërkohë që ekziston rreziku që ata të kryejë veprimtari kriminale të rrezikshme, sidomos nëse kemi në konsideratë të dënuarit për forma të ndryshme të krimit të organizuar,” tha Skëndaj, duke shtuar se në këtë rast më sa paku duhet të përfshihet si ‘filtër verifikimi’ Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Brenda Kuvendit, nisma nuk është përballur deri më tani me kritika.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, i cili është nënkryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë që drejtohet nga Naço, i tha BIRN se e vlerësonte nismën pavarësisht risqeve që mund të përmbajë.

“Më duket nismë e mirë”- tha ai në një bisedë telefonike, duke shtuar se “nuk mohoj që mund të ketë problematika, por në përgjithësi e mbështes”. (BIRN)

The post Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap rrugën lirimeve ‘me kontrata pune’ appeared first on Lapsi.al.

“I dhashë 40 mijë € dhëndrit të Naços”- Nuredin Dumani tregon si u lirua nga qelia

By: fra nc
14 January 2025 at 12:51

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vazhduar të japë informacione të rëndësishme gjatë dëshmisë së tij në megaprocesin e “Plumbit të Artë”.

Ashtu si seancat e tjera edhe këtë të martë, dëshmia e tij në GJKKO ka vazhduar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Gjatë kësaj seance, Dumani ka zbuluar se si arriti të lirohej nga qelia, pasi ishte arrestuar për disa vepra të tjera penale. Ai ka treguar se avokati Alban Bengasi ka luajtur një rol të rëndësishëm në lënien e tij të lirë, duke ndërmjetësuar dhe duke paguar një shumë prej 40 mijë eurosh për këtë qëllim. Sipas Dumanit, kjo shumë iu pagua në dorë  dhëndrit të vëllait të Nasip Nacos, i cili në atë kohë mbante pozicionin e shefit të spitalit.

Dumani ka theksuar se në atë periudhë ishte i arrestuar për akuzën e pengmarrjes, por pasi kishte siguruar një dokument që vërtetonte probleme shëndetësore, ai arriti të lirohej.

Në vazhdim të dëshmisë, Dumani ka folur gjithashtu për njohjen e tij me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej, duke dhënë detaje mbi marrëdhënien dhe bashkëpunimin mes tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “I dhashë 40 mijë € dhëndrit të Naços”- Nuredin Dumani tregon si u lirua nga qelia appeared first on Euronews Albania.

❌
❌