Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ankimi i PD për rinumërim të votave në Kukës, KAS rrëzon kërkesën

By: user 11
5 June 2025 at 10:17

Është mbajtur sot seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD për qarkun e Kukësit. Nga zgjedhjet e 11 majit, në Kukës opozita mori 2 mandate, ndërsa socialistët 1 mandat.

KAS citoi që mes morive të fakteve detyra e tyre ishin të citonin dhe të verifikonin nëse provohej vërtetësia e tyre. Në përfundim të seancës, komisioni i KAS vendosi që në qarkun Kukës nuk do të ketë rinumërim të votave duke rrëzuar kështu kërkesën e Partisë Demokratike-ASHM.

Po ashtu në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve ka nisur shqyrtimi i kërkesës për qarkun e Tiranës. Kandidati Ilir Alimehmeti ka sjellë shkresë për të qenë pjese e ankimimit si palë e interesuar.

The post Ankimi i PD për rinumërim të votave në Kukës, KAS rrëzon kërkesën appeared first on Lapsi.al.

Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

3 June 2025 at 20:20

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer këtë javë memorandume në të cilat secila palë paraqet pritshmëritë për përfundimin e luftës që nisi në shkurt të vitit 2022. Megjithëse Kremlini ka deklaruar se nuk pritet një marrëveshje e menjëhershme, negociatat janë ende në zhvillim dhe disa pika të përbashkëta janë arritur. Zëdhënësi i Presidencës së Rusisë, Dimitri […]

The post Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

2 June 2025 at 22:54

Disa prej kandidatëve në listat e hapura të Partisë Demokratike i janë drejtuar me ankimime KQZ-së dhe KAS-it, ku kërkojnë rinumërimin e votave preferenciale, pas konstatimeve për tjetërsimin e tyre. Por, kërkesat e tyre janë rrëzuar pasi u duhet t’u japë aprovimin me firmë edhe partia. Së fundmi, në media është publikuar një mesazh i […]

The post Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ appeared first on BoldNews.al.

Kërkesa për apartamente të reja në rënie, pronarët e firmave shprehen pesimistë, ngadalësojnë vrullin e ndërtimeve

2 June 2025 at 19:14

Besimi në ekonominë shqiptare është rritur me 1.1% në muajin maj, sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, me përmirësime të ndjeshme në sektorin e industrisë dhe shërbimeve, ndërsa ndërtimi dhe tregtia vijojnë të shfaqin tendenca negative.

Sektori industrial ka shënuar një rritje prej 8% në besim, falë shtimit të kontratave për porosi të reja dhe rritjes së prodhimit. Në të njëjtën kohë, shërbimet, të nxitura nga shtimi i turistëve të huaj gjatë majit, kanë pasur një përmirësim të lehtë prej 2.2% në pritshmëri, veçanërisht në hotele, resorte, bujtina dhe restorante që presin kërkesë më të lartë dhe rritje çmimesh në muajt e verës.

Në të kundërt, sektori i ndërtimit ka përjetuar një rënie të besimit me 3.4%, për shkak të vlerësimeve të dobëta për aktivitetin ndërtimor aktual dhe pritshmërive më të ulëta për kontrata të reja. Rënia është reflektuar edhe në numrin e lejeve të ndërtimit, ku sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë të vitit janë miratuar 258 leje ndërtimi, nga 311 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përfaqëson një rënie prej 17%.

Vlera totale e ndërtimeve të reja, për të cilat janë miratuar leje, është përllogaritur në rreth 200 milionë euro, çka tregon për një ngadalësim të ndjeshëm të këtij sektori pas bumit të kullave shumëkatëshe në vitet e fundit. Rënia e kërkesës për prona, së bashku me rritjen e çmimeve, po japin sinjale të qarta për një frenim të mëtejshëm të investimeve në ndërtim.

Ndërkohë, perceptimi i qytetarëve për situatën e tyre financiare mbetet pesimist dhe nuk planifikojnë blerje të mëdha, duke treguar një kontrast mes gjallërimit të bizneseve dhe pasigurive në nivel familjar.

The post Kërkesa për apartamente të reja në rënie, pronarët e firmave shprehen pesimistë, ngadalësojnë vrullin e ndërtimeve appeared first on Sot News | Lajme.

Evis Berberi do të qëndrojë në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së

By: Oldi
2 June 2025 at 15:04

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, do të vazhdojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e tij për masë më të butë sigurie. Berberi ndodhet pas hekurave që prej marsit të vitit 2024, në kuadër të hetimeve për abuzime me tenderët […]

The post Evis Berberi do të qëndrojë në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së appeared first on BoldNews.al.

Fati i Dakut pas Kombëtares/ Babai i sulmuesit, Feimi: Për djalin tim ka kërkesa

By: xhir jeta
29 May 2025 at 12:46

Për momentin, nuk mund të ketë shpërqëndrim.

Mirlind Daku e mbylli sezonin në Rusi me Rubinin, dhe pritet të bashkohet sa më shpejt me kombëtaren e Shqipërisë për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit në qershor.

Gjithsesi, pas përfundimit të tyre, pra pas dueleve në Tiranë me Serbinë dhe në Letoni, ylli kuqezi do të vendosë së bashku me klubin rus për të ardhmen.

Mediat në Moskë dhe Kazan njoftojnë se babai I futbollistit, Feimi, ka deklaruar se në zyrat e drejtuesve të Rubinit kanë ardhur kërkesa nga klube të tjera për djalin.

“Kërkesa ka, – janë fjalët e tij, – por, gjithçka do të diskutohet pas ndeshjeve të kombëtareve”.

Në Rusi është folur shpesh për të ardhmen e Dakut, që besohet se ka kontratë me klubin deri në verën e vitit të ardhshëm, dhe interesim mendohet se ka ardhur nga klube të Europës Perëndimore, ndoshta nga Italia apo Spanja.

Po ashtu, informacioni ishte që sulmuesin e kërkoi klubi francez, Lens, në janar, ashtu si Lokomotiva e Moskës, ndërsa interesim pati edhe nga Spartaku apo Krasnodari, që u shpall kampion.

Daku ishte lojtari dhe shënuesi më I mirë I Rubinit, me 15 gola e 8 asistë në Premier Ligën ruse, duke fituar Këpucën e Argjendit, si realizuesi I dytë më I mirë I kampionatit.

Kërkesat e Putin për paqe në Ukrainë, zbulohet njëra prej tyre

28 May 2025 at 20:02

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë vazhdimisht se dëshiron t’i japë fund konfliktit më vdekjeprurës evropian që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka treguar zhgënjim në rritje me Putinin ditët e fundit, duke paralajmëruar të martën se udhëheqësi rus po “luante me zjarrin” duke refuzuar të angazhohej në bisedime për armëpushim me Kievin, ndërsa forcat e tij shënuan përparime në fushën e betejës.

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për të ndaluar zgjerimin e NATO-s në lindje dhe për të hequr një pjesë të sanksioneve ndaj Rusisë.

Pasi foli me Trump për më shumë se dy orë javën e kaluar, Putin tha se kishte rënë dakord të punonte me Ukrainën për një memorandum që do të përcaktonte konturet e një marrëveshjeje paqeje, duke përfshirë kohën e një armëpushimi. Rusia thotë se aktualisht po harton versionin e saj të memorandumit dhe nuk mund të vlerësojë se sa kohë do të zgjasë kjo.

Kiev dhe qeveritë evropiane e kanë akuzuar Moskën për zvarritje ndërsa trupat e saj përparojnë në Ukrainën lindore.

“Putin është gati të bëjë paqe, por jo me çdo çmim”, tha një burim i lartë rus me njohuri mbi diskutimet në Kremlin, i cili foli me kusht anonimiteti.

Tre burimet ruse thanë se Putini dëshiron një premtim “me shkrim” nga fuqitë e mëdha perëndimore për të mos zgjeruar aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të drejt lindjes, shkurtim për përjashtimin formal të anëtarësimit të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë dhe republikave të tjera ish-sovjetike.

Rusia gjithashtu dëshiron që Ukraina të jetë neutrale, të hiqen disa sanksione perëndimore, një zgjidhje për çështjen e aseteve sovrane të ngrira ruse në Perëndim dhe mbrojtje për rusfolësit në Ukrainë.

Burimet thanë se nëse Putini e kupton se nuk është në gjendje të arrijë një marrëveshje paqeje sipas kushteve të tij, ai do të përpiqet t’u tregojë ukrainasve dhe evropianëve me anë të fitoreve ushtarake se “paqja nesër do të jetë edhe më e dhimbshme”.

Kremlini nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi raportimin e Reuters. Putin dhe zyrtarët rusë kanë thënë vazhdimisht se çdo marrëveshje paqeje duhet të adresojë “shkaqet rrënjësore” të konfliktit, që praktikisht është shqetësimi i tyre për çështjen e zgjerimit të NATO-s dhe mbështetjes perëndimore për Ukrainën.

Kievi ka thënë vazhdimisht se Rusisë nuk duhet t’i jepet e drejta e vetos mbi aspiratat e saj për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s. Ukraina thotë se ka nevojë që Perëndimi t’i japë asaj një garanci të fortë sigurie për të penguar çdo sulm të ardhshëm rus.

The post Kërkesat e Putin për paqe në Ukrainë, zbulohet njëra prej tyre appeared first on Sot News | Lajme.

Ankimimi për Kukësin/ KAS rrëzon tre kërkesa të PD, pranon dy! KQZ: Nuk pati parregullsi

By: Oldi
27 May 2025 at 20:54

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi ka vendosur të pranojë tre nga pesë kërkesat e Parisë Demokratike lidhur me ankimimin për zgjedhjet e 11 majit në qarkun Kukës. PD kërkoi kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të votimit në Kukës dhe anulimin e zgjedhjeve në këtë qark, me kërkesën për përsëritjen e tyre. Por […]

The post Ankimimi për Kukësin/ KAS rrëzon tre kërkesa të PD, pranon dy! KQZ: Nuk pati parregullsi appeared first on BoldNews.al.

PD depoziton në KAS kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit

By: fra nc
26 May 2025 at 14:58

Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve një kërkesë zyrtare për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 në të gjithë Qarkun e Beratit. Në kërkesën e dorëzuar pranë KQZ-së, PD kërkon rrëzimin e tabelës përfundimtare përmbledhëse të rezultatit zgjedhor në këtë qark, duke argumentuar se procesi ka qenë i manipuluar dhe i ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme nga pushteti.

Sipas Partisë Demokratike, procesi zgjedhor në Berat është zhvilluar në kushte të pabarabarta, të dominuara nga përdorimi i burimeve publike dhe presioni mbi votuesit, duke u kthyer, sipas saj, në një farsë që deformoi vullnetin e qytetarëve.

Me argumentet e dhëna PD kërkon nga KAS përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.

Pretendimet kryesore të PD për rrëzimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit në Berat:

Blerja e votës përmes bonuseve dhe përfitimeve shtetërore:

PD akuzon mazhorancën se ka blerë vota në Qarkun Berat duke shpërndarë bonuse, ndihma ekonomike dhe favore të tjera shtetërore në periudhën zgjedhore. Sipas PD, këto veprime përbëjnë shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe kanë ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në vullnetin e zgjedhësve. Raporti i OSBE/ODIHR i datës 12 maj 2025 thekson se përdorimi i burimeve publike nga partia në pushtet krijoi një avantazh të padrejtë në garë.

Vendosja e shtetit në shërbim të Partisë Socialiste:

Në kërkesën e saj, PD pretendon se e gjithë struktura shtetërore në Berat, nga bashkitë e deri te drejtuesit lokalë të administratës, u përdorën për qëllime elektorale. Janë përmendur me emra kryebashkiakë dhe drejtues lokalë të PS që, sipas PD, shkelën vendimin nr. 9/2020 të Komisionit Rregullator duke ndërmarrë aktivitete të ndaluara gjatë fushatës. Janë paraqitur gjithashtu edhe kallëzime penale për raste të caktuara.

Roli kriminal i patronazhistëve të PS-së:

Partia Demokratike denoncon përdorimin e një rrjeti të mirëorganizuar patronazhistësh që kanë ndjekur dhe ushtruar presion mbi votuesit në qendrat e votimit në Berat, përmes listave me të dhëna personale, mbikëqyrjes së procesit të votimit, dhe nxitjes për të fotografuar votën. PD e cilëson këtë një sistem kriminal të kontrollit elektoral.

Investime publike në funksion elektoral:

Sipas denoncimeve të PD, gjatë periudhës para zgjedhjeve janë realizuar projekte infrastrukturore të pamiratuara ligjërisht apo pa tabela treguese, të cilat synonin të blenin votat e banorëve në zona të varfra si Skrapari, Poliçani, Malinati apo Morava. Përmendet edhe inaugurimi i urës në fshatin Bilçë nga Kryeministri Rama gjatë fushatës, i konsideruar nga PD si një veprim në shkelje të barazisë zgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD depoziton në KAS kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit appeared first on Euronews Albania.

SMS-ja/ Rama ndalon kandidatë që të ankohen: Mos dërgoni më kërkesa në KQZ, po na dëmtoni!

19 May 2025 at 19:31

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 11 votave, nuk po kontestohet vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca, ku një numër i madh kandidatësh pretendojnë për tjetërsim të votave preferenciale brenda llojit. Kanë qenë Xhemal Qefalia, Blerina Gjylameti, Eilda Gjonaj, Frrok Gjini, etj, të cilët kanë depozituar shkresat në KQZ ku kërkojnë pamjet filmike […]

The post SMS-ja/ Rama ndalon kandidatë që të ankohen: Mos dërgoni më kërkesa në KQZ, po na dëmtoni! appeared first on BoldNews.al.

PD kërkesë KQZ-së: Merrni masa për gjuhën seksiste të Ramës

By: fra nc
25 April 2025 at 15:04

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar që ky i fundit të hetojë dhe të marrë masa administrative ndaj Kryeministrit Edi Rama për përdorimin e gjuhës seksiste dhe denigruese në takimet e tij elektorale.

Në shkresë, PD iu referohet thirrjeve publike të Kryeministrit Rama drejtuar të miturve për të kërkuar imazhe nudiste të tij në internet. Sipas PD, kjo përbën një shkelje të rëndë të normave etike, morale dhe shoqërore, duke prekur kufijtë e shkeljeve ligjore dhe penale.

Letra i është dërguar për dijeni edhe institucioneve të tjera përfshirë Autoritetin e Mediave Audiovizive, Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe organizatave ndërkombëtare si OSBE, ODIHR dhe UNICEF.

PD kërkon nga këto institucione që të veprojnë pa vonesë në mbrojtje të fëmijëve, familjeve dhe shoqërisë, duke ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të adresuar këtë shqetësim.

Në përfundim, PD kërkon nga KQZ nisjen e hetimeve administrative për rastet dhe episodet në fjalë dhe marrjen e masave ligjore ndaj Kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu,

PD kërkon heqjen e të gjitha materialeve me përmbajtje problematike, si ato audio, video dhe materiale të tjera të shpërndara në radio, televizione, faqet e internetit dhe rrjetet sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD kërkesë KQZ-së: Merrni masa për gjuhën seksiste të Ramës appeared first on Euronews Albania.

GJERMANI – Merz: Nuk mund të përpunojmë më shumë se 100 000 kërkesa për azil në vit

BERLIN, 14 prill /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se qeveria e tij e ardhshme synon të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve të rinj në më pak se 100 000 në vit, duke përmendur presionin mbi institucionet dhe infrastrukturën e vendit.

“Presioni mbi qytetet, qytezat, shkollat, spitalet dhe infrastrukturën tonë ka arritur një pikë kritike”, shtoi Merz duke theksuar se ”numri vjetor nuk duhet të jetë më në gjashtë shifra”.

Merz përsëriti synimin e tij për të pezulluar bashkimet familjare dhe për të nisur një shtytje të gjerë për dëbime, siç përshkruhet në marrëveshjen e koalicionit midis bllokut të tij konservator CDU/CSU.

Ai gjithashtu u zotua të zbatojë kthimin e emigrantëve në kufijtë e Gjermanisë, duke shtuar se ”koordinimi me vendet fqinje tashmë është duke u zhvilluar”.

Merz tha se priste bashkëpunim duke përmendur si shembull Austrinë.

Gjermania regjistroi gati 230 000 kërkesa për azil për herë të parë në vitin 2024, rreth 100 000 më pak se një vit më parë.

Merz ka thënë më parë se vendi mund të trajtojë në mënyrë të qëndrueshme jo më shumë se 100 000 azilkërkues në vit./   /os/

 

The post GJERMANI – Merz: Nuk mund të përpunojmë më shumë se 100 000 kërkesa për azil në vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e treshes gjykuese

By: fra nc
4 April 2025 at 11:15

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Enton Dhimitri, ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së liderit të opozitës Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese që do të shqyrtojë rekursin e tij ndaj masës së sigurisë.

Sipas vendimit të dhënë dje, vendimmarrjen mbi kërkesën e Berishës, kundër rikthimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pllumbi, do ta marrin Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

Avokatët e Berishës kanë argumentuar se kjo treshe ka gjykuar dhe rrëzuar më parë një sërë kërkesash të Berishës, dhe për këtë arsye, nuk mund të shprehen sërish në të njëjtën çështje. Megjithatë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë kërkesë, duke lënë në fuqi treshen që do të shqyrtojë rekursin e liderit të opozitës.

Ende nuk është caktuar një datë për marrjen e vendimit për rekursin e Berishës, i cili kundërshtoi vendimin e gjyqtarit Pëllumbi, i cili zhbëri atë të gjyqtares së Shkallës së Parë, Flojera Davidhi, e cila në nëntor të vitit të kaluar kishte hequr çdo masë sigurie ndaj tij.

Ndërkohë kujtojmë se seanca e planifikuar për këtë të enjte për kalimin në gjykim të dosjes “Partizani” është shtyrë për herë të dytë. Nga kjo seancë pritej që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë të merrte një vendim nëse dosja do të kalonte ose jo për gjykim.

Seanca e radhës është shtyrë për datën 11 prill 2025, rreth orës 10:00.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, ka sqaruar se arsyeja e shtyrjes është mungesa e një prej avokatëve për arsye shëndetësore. Ai tha se gjatë seancës u dhanë kontestimet e Prokurorisë ndaj qëndrimit të avokatëve të mbrojtjes, ndërsa theksoi se ka mungesë të një fakti penal dhe kërkoi pushimin e çështjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e treshes gjykuese appeared first on Euronews Albania.

Berisha kërkon leje për të mos u paraqitur në SPAK më 7 prill, zbardhet kërkesa

By: fra nc
4 April 2025 at 10:47

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar leje nga Prokuroria e Posaçme për të mos u paraqitur më datë 7 prill në organin e akuzës. Burime bëjnë me dije se Berisha ka argumentuar në kërkesën e bërë se në këtë datë do të ndodhet në Strasburg, për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kryedemokrati është aktualisht nën masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” dhe duhet të paraqitet në SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Nuk dihet ende nëse prokurorët do ta pranojnë këtë kërkesë, por precedentë të ngjashëm ka pasur më parë. Më herët, SPAK ka lejuar shtyrjen e paraqitjes së Berishës, kur ai ka pasur angazhime zyrtare në Gjermani.

Mbetet për t’u parë nëse organi i akuzës do të konsiderojë të njëjtën qasje edhe për angazhimin e radhës në Strasburg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha kërkon leje për të mos u paraqitur në SPAK më 7 prill, zbardhet kërkesa appeared first on Euronews Albania.

Dosja 5D, GJKKO nuk pranon kërkesën e gjykimit të shkurtuar për të pandehurit

By: user 11
3 April 2025 at 10:55

Gjykata e Posaçme, në seanca e parë për dosjen 5D vendosi të mos pranojë gjykimin e shkurtuar për të pandehurit pasi çështja nuk mund te zgjidhet në gjendjen që janë aktet. SPAK raportohet se ka kërkuar kohë për listën e dëshmitarëve dhe parashtrimin e provave.

Në 2 korrik të vitit të shkuar, SPAK i komunikoi akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Mollës dhe Qatos, ndërsa Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Tre ish-drejtorët u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas Spak, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”. Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit, ndërsa Tushes i përfundon pas tre muajsh.

The post Dosja 5D, GJKKO nuk pranon kërkesën e gjykimit të shkurtuar për të pandehurit appeared first on Lapsi.al.

Luiz Ejlli preket nga kërkesa e fanses: A mundesh… (VIDEO)

By: V K
15 March 2025 at 10:35

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Luiz Ejlli, së fundmi na ka zbuluar një kërkesë të një fanseje të tij, e cila e ka emocionuar.

Përmes një postimi në “Instastory”, ka ndarë një pjesë nga koncerti i tij, zhvilluar së fundmi në Greqi, Ejlli shkroi: “Sa të mirë e ke atë vajzë o Luiz. Ma trego pak tatuazhin me Lunën…”.

Këto ishin fjalët e kësaj zonje të nderuar. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde.

Ishin këto fjalë që e kanë emocionuar shumë artistin. Siç e dimë pika e tij e dobët, mbetet e ëmbla Luna Mari.

 

The post Luiz Ejlli preket nga kërkesa e fanses: A mundesh… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Bizneset shpalosin propozimet për partitë/ Kërkojnë reforma që mbështesin zhvillimin e sektorëve kyç të ekonomisë

By: xhir jeta
13 March 2025 at 15:21

Biznesi ka prezantuar listën me kërkesat e tyre  në prag të zgjedhjeve parlamentare.Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka ka renditur si një prej pikave më të rëndësishme ,drejtuar politikës reformat që duhet të ndërmerren në kuadër të integrimit  në Bashkimin europian.

Pavarësiht përparimeve të deritanishme biznesi bën apel që të punohet më shumë në  drejtim të reformës në drejtësi pasi në gjykatë ka ende stok të dosjeve të patrajtuara.

Po ashtu sipërmarrja ka propozuar ndryshim të sistemit fiskal në vend.

Duke qenë se kohët e fundit turizmi ka pasur një zhvillim të ndjeshëm sipërmarja ka bërë apel për më subvencione ne paga e sigurime per punonjesit sezonal te turizmit./abcnews.al

Cilat vende në Evropë u japin më shumë shtetësi rezidentëve të huaj?

By: Mirgen
9 March 2025 at 22:11

Vendet e BE-së i dhanë nënshtetësinë më shumë se një milion banorëve në 12 muaj, kështu që cilat vende po natyralizojnë më shumë të huaj? Vendet e BE-së i kanë dhënë shtetësinë 1,050,100 banorëve të huaj në vitin 2023, zbuluan të dhënat më të fundit nga Eurostat, zyra statistikore e BE-së. Kjo është një rritje […]

The post Cilat vende në Evropë u japin më shumë shtetësi rezidentëve të huaj? appeared first on BoldNews.al.

Fluks aplikimesh për Shkollën e Magjistraturës, fokusi tek integriteti dhe aftësitë analitike

28 February 2025 at 19:19

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Shkolla e Magjistraturës po përballet me një fluks kërkesash për regjistrime, me fokus kryesisht tek integriteti dhe aftësitë analitike.

Për këtë sezon, institucionet e drejtësisë kanë kërkuar hapjen e kuotave për 10 gjyqtarë, 12 prokurorë dhe 6 kuota për ndihmë ligjore në gjykata e prokurori.

“Numri i kuotave këtë vit është më i ulët se vitin që kaloi apo vitet paraardhëse. Deri më tani ka 280 aplikime fizike në shkollë dhe pritshmëritë janë që ky numër të rritet bazuar në aplikimet që kandidatët bëjnë ‘online’ nëpërmjet platformës që kemi në dispozicion, e cila deri më tani ka 350 aplikime”, tregon Borana Mustafaraj, drejtoreshë e Formimit Profesional, në një intervistë për RTSH.

Në sitë për pastërtinë e figurës dhe pasurinë nuk kalojnë vetëm prokurorë dhe gjyqtarë, por edhe studentët kandidatë do t’i nënshtrohen vetting-ut.

“Shkolla i kushton rëndësi primare integritetit të kandidatëve dhe së bashku me këshillat, që në momentin që ata shpallen fitues, fillon një kontroll i figurës dhe i pasurisë së tyre, përpara se ata të marrin statusin e kandidatit për magjistrat”, sqaron Mustafaraj.

Risi e këtij viti akademik është edhe teza e rishikuar e provimit të pranimit.

“Është gjithnjë sfidë që ky provim të jetë i përshtatshëm dhe të japë shanse të barabarta për sukses për të gjitha kategoritë, pavarësisht background-it të tyre. Kjo ishte arsyeja pse në ndryshimin që iu bë formatit të tezës dhe strukturës së vlerësimit të njohurive, shkolla u bazua në arsyetimin, në aftësitë analitike dhe argumentuese që ofronin kandidatët dhe jo në aftësitë apo njohuritë mbi ligjin”, thotë drejtoresha e Formimit Profesional.

Edhe Avokatura e Shtetit ka shpallur vakancë për 7 vende në nivelin vendor.

/r.e/

The post Fluks aplikimesh për Shkollën e Magjistraturës, fokusi tek integriteti dhe aftësitë analitike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet numri i kërkesave nga emigrantët për të votuar në zgjedhjet, ja sa janë regjistruar

By: Oldi
16 February 2025 at 09:15

Ka shkuar në 134,787 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas shifrave të publikuara nga KQZ, 33,375 emigrantëve u është refuzuar kërkesa, besohet kryesisht për gabime në plotësimin e aplikimit, për çka shpesh KQZ ka bërë thirrje për kujdes në ndjekjen e të […]

The post Rritet numri i kërkesave nga emigrantët për të votuar në zgjedhjet, ja sa janë regjistruar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌