Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

SPAK e mori të pandehur për abuzimin me tenderin 2.3 mln euro/ Apeli i GJKKO rrëzon Jonaid Myzyrin

By: V K
28 July 2025 at 13:40

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi masën e sigurisë për kreun e pezulluar të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila ka rrëzuar kërkesën e Myzyrit për heqjen e masës “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për t’u paraqitur”.

Kësisoj, Myzyri mbetet i pezulluar nga funksioni dhe i detyruar të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve ligjzbatuese.

Çështja ndaj Jonaid Myzyrit, lidhet me hetime që po zhvillohen për procedura të dyshuara abuzive në fushën e prokurimeve publike, më konkretisht për tenderin 2.3 mln euro të mirëmbajtjes së rrugës Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km, ku sipas hetimeve ka rezultuar se pas ndërhyrjes së tij tenderi iu dha kompanisë me ofertën më të lartë, bashkimt të operatorëve ekonomikë “AEK Munella – Drini‑1”.

Akuzat e SPAK

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mori të pandehur Jonaid Myzyrin, në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.3 milionë euro. Sipas SPAK, tenderi dyshohet se është manipuluar në mënyrë që t’i favorizonte subjekte të caktuara, duke sjellë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit. Hetimi ka zbuluar se gjatë procesit të prokurimit janë shkelur disa nga kriteret bazë të ligjit për prokurimin publik, ndërsa dokumentacioni shoqërues i tenderit përmbante të dhëna të falsifikuara ose të manipuluara. Myzyri, në cilësinë e tij si zyrtar përgjegjës, akuzohet për shpërdorim detyre dhe bashkëpunim në paracaktimin e fituesit.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se kompania fituese kishte lidhje të afërta me funksionarë publikë, dhe se çmimi final ishte ndjeshëm më i lartë se vlera reale e tregut për shërbimin e ofruar. Ky rast është një tjetër sinjal për përforcimin e hetimeve të SPAK ndaj abuzimeve me fondet publike, veçanërisht në sektorin e prokurimeve, që prej kohësh mbetet ndër zonat më të prekura nga korrupsioni institucional në vend.

Myzyri ndërhyri për t’i dhënë tenderin “AEK Munella – Drini‑1”

Fituesi i tenderit prej rreth 2.3 milionë euro është bashkimi i operatorëve ekonomikë “AEK Munella – Drini‑1”. Kjo sipërmarrje u shpall fituese për mirëmbajtjen e segmentit rrugor “Rrëshen–Shpal–Ura e Repsit” nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në korrik 2020.

Dyshohet se Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) i drejtuar nga Jonaid Myzyri ndërhyri duke favorizuar këtë bashkim operatorësh, edhe pse operator të tjerë, si “Alb Shpresa, Mela & Xhast” dhe kompania “Jubica”, kishin ofertuar çmime më të ulëta dhe kishin pikë më të larta sipas autoritetit kontraktor.

Ndër komisionuesit e përfshirë janë 11 persona, përfshirë Myzyrin dhe disa vartës të tij, të akuzuar për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “shpërdorim detyre” dhe falsifikim dokumentacioni. Dëmi ekonomik i konstatuar nga SPAK është rreth 500 mijë euro, që përkthehet në afër 47 milionë lekë në buxhetin e shtetit.

The post SPAK e mori të pandehur për abuzimin me tenderin 2.3 mln euro/ Apeli i GJKKO rrëzon Jonaid Myzyrin appeared first on Albeu.com.

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

By: Oldi
28 July 2025 at 11:58

Gjyqtari i GJKKO Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen “Partizani”. Trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, do të vijojë shqyrtimin e dosjes. Në pretendimet e paraqitura […]

The post “Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit

By: V K
22 July 2025 at 13:34

Ditën e sotme, Apeli i GJKKO ,ka vendosur rrëzimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, mbi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një apartamenti.

Gjykata ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme, me ndryshimin që ka urdhëruar konfiskimin e pronës.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 03.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e paraqitura nga të pandehurit J.G., V.Gj. dhe J.B, ndaj vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1 – Lënien në fuqi të vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
Urdhërohet konfiskimi i pasurisë së mëposhtme:
– Apartament i regjistruar me nr. pasurie ***, volumi ***, faqe ***, zona kadastrale ***, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në ***, së bashku me sendin sekuestruar shtetasit E.V. me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, çelës me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “***”, me kod “***”.

2 – Mospranimin e ankimit të ankuesit Shoqëria “***” shpk, kundër vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3 – Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
U shpall në Tiranë, sot me datë 22.07.2025.

The post Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit appeared first on Albeu.com.

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendimin për Jamarbër Malltezin

By: V K
25 June 2025 at 10:48

Gjykata e Lartë, ka vendosur të mos pranojë rekursin e Jamarbër Malltezit, i cili është marrë i pandehur për dosjen Partizani.

Dhëndri i Sali Berishës, kërkoi revokim e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, por nuk iu aprovua nga togat e zeza.

Jamarbër Malltezi, ndodhet nën hetim për çështjen e privatizimi të ish kompleksit “Partizani”.

Të pandehur për korrupsion janë marrë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe tre persona të tjerë.

Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Ndaj kreut të PD-së, është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Jamarbër Malltezi, akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Tre të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

The post Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendimin për Jamarbër Malltezin appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

By: V K
13 June 2025 at 15:52

Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi sekuestron mbi pasurinë e Artan Gaçit, vëndim i dhënë nga Apeli i Posaçëm. Bëhet fjalë për 5512 m2 tokë e ndodhur ne Gjilekë të Himarës, nën administrimin e shoqërisë AG.TÇ, e cila rezulton të jetë e Artan Gacit, ku do të ndërtohej një kompleks turistik.

Kjo sipërfaqe toke dyshohet se u përfitua nga dokumentat e falisfikuara.

Sipas SPAK ish- kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro në bashkëpunim dhe me zyrtarë të asaj kohe , 5512 m 2 tokë bujqësore me dokumente të falsifikuara e kanë tjetërsuar nga tokë shteti në tokë private, e konkretisht në pronësi të Foto Mëhillit i cili ishte i ati i Stavri Mëhilli.

Pikërisht kalimi i pronës tek Stavri Mehilli, i dha këtij të fundit të drejtën edhe për ta shitur ku nga hetimet ka rezultuat se 10 ditë më pas pikërisht më 25 shkurt në llogarinë e Stavri Mëhillit, kanë kaluar 12,677,600 leke nga ‘AGTTC Hotel Management kompani kjo në emër te Artan Gacit.

Rezulton që Stavro Mëhilli, e ka shitur 12,677,600 lekë sipas kontratës nga të cilat kësti i parë në vlerën 3.000.000 lekë është likuiduar në datë 25.07.2019, nëpërmjet një transaksioni bankar dhe kësti i dytë në vlerën 9.677.600 lekë është likuiduar në datë 25.02.2020.

Aktualisht, prona figuron e regjistruar ne emër/pronësi të shoqërisë “AG. TÇ” shpk shprehet SPAK.

Po ashtu, më 28 mars 2024 Gjykata e Posaçme ka vënë nën sekuestro dhe sipërfaqen tjetër prej 5080 m2 e cila rezulton ne kufi me sipërfaqen tjetër prej 5512 m2.

The post Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundër Bashës për deklaratat e dosjes ‘339’

By: user 11
12 June 2025 at 11:04

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e kryeministrit Edi Rama kundrejt ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave publike të vitit 2018 mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në aferat e dosjes “339”.

Kreu i qeverisë e kishte paditur Bashën për cenim të nderit dhe personalitetit dhe kërkonte që ai të paguante dëmin jo pasuror në vlerë 1 mln lekë. Po ashtu ai kërkonte detyrimin që i padituri të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të. Basha kishte akuzuar për cenimin e procesit elektoral në Durrës dhe Dibër si dhe përfshirjen e segmenteve të krimit në fushatë.

Me vendimin e datës 11 qershor, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e padisë me argumentin se është e pabazuar në ligj e në prova, teksa shpenzimit gjyqësore do të paguhen nga pala paditëse.

The post Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundër Bashës për deklaratat e dosjes ‘339’ appeared first on Lapsi.al.

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës

By: V K
12 June 2025 at 10:49

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, ka rrëzuar padinë e bërë nga kryesocialisti Edi Rama, kundrejt ish-kryedemokratit, Lulzim Basha.

Sipas institucionit të drejtësisë, padia e bërë nuk është e bërë mbi bazën e provave e të ligjit.

Kryeministri mund të bëjë ankim të këtij vendimi në shkallën e Apelit, brenda 15 ditëve, duke nisur nga sot.

Në padi, Rama kërkonte dëmshpërblim nga Basha në vlerën e 1 milion Lekëve, duke i pretenduar si të pavërteta deklaratat e bëra nga ish-kryedemokrati më 22 Tetor 2018.

Po ashtu, Rama kërkonte që Basha të paguante shpenzimet gjyqësore dhe ato të avokatëve. Gjykata, pasi ka shqyrtuar çështjen nuk ka gjetur prova për të provuar fajësinë e Bashës.

“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditësë, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur Lulzim Basha, me objekt: “1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditesit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. 2. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë padisë”.

Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova,

PËR KËTO ARSYE;

Gjykata mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile

V E N D O S I:

1. Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj e në prova.

2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.

3. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Juridiksioni i Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
Shpallet sot në Tiranë më datë 11 qershor 2025“, njofton Gjykata e Tiranës.

 

The post Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës appeared first on Albeu.com.

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

5 June 2025 at 18:48

Evolucioni teknologjik po bën të mundur që përdorimi i rrezeve shkatërruese të bëhet realitet: Dhjetëra projekte po përshpejtohen, madje edhe në Itali. Teksa konfliktet mes vendeve janë të ndezura, armët e reja po kalojnë nga faza eksperimentale në atë operative. Risia më e fundit janë topat me lazer. Rrezja shkatërruese ka lënë fazën e testimit […]

The post Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë appeared first on BoldNews.al.

Ankimi i PD për rinumërim të votave në Kukës, KAS rrëzon kërkesën

By: user 11
5 June 2025 at 10:17

Është mbajtur sot seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD për qarkun e Kukësit. Nga zgjedhjet e 11 majit, në Kukës opozita mori 2 mandate, ndërsa socialistët 1 mandat.

KAS citoi që mes morive të fakteve detyra e tyre ishin të citonin dhe të verifikonin nëse provohej vërtetësia e tyre. Në përfundim të seancës, komisioni i KAS vendosi që në qarkun Kukës nuk do të ketë rinumërim të votave duke rrëzuar kështu kërkesën e Partisë Demokratike-ASHM.

Po ashtu në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve ka nisur shqyrtimi i kërkesës për qarkun e Tiranës. Kandidati Ilir Alimehmeti ka sjellë shkresë për të qenë pjese e ankimimit si palë e interesuar.

The post Ankimi i PD për rinumërim të votave në Kukës, KAS rrëzon kërkesën appeared first on Lapsi.al.

E lidhur me organizatat e Suel Çelës dhe Çopjave/ Pajtime Fetahu kërkoi lirimin nga qelia: Jam sëmurë, Apeli jep vendimin

By: V K
29 April 2025 at 13:34

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte lehtësimin e masës së sigurisë, teksa aktualisht ajo ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec.

Fetahu pretendon se ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, por argumentet e saj nuk janë marrë për bazë si nga GJKKO po ashtu edhe nga Apeli, duke mbetur në qeli.

Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, ku u godit banda e e Suel Çelës në Elbasan.

Ajo dyshohet se ka dhënë vendime, apo ka qenë në rolin e sekseres në disa vendime gjykate, ku janë favorizuar anëtarët e bandës së Suel Çela, teksa dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e gazetarit Saimir Kodra.

Emri i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, doli dhe në dosjen “Plumbi i Artë 2”, ku u godit banda e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, ku dyshohet se u ka dhënë informacione sekrete, teksa në atë dosje iu caktua “Arrest në shtëpi”.

Pajtime Fetahu, dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vettingut.

The post E lidhur me organizatat e Suel Çelës dhe Çopjave/ Pajtime Fetahu kërkoi lirimin nga qelia: Jam sëmurë, Apeli jep vendimin appeared first on Albeu.com.

“Qyno”, Kushtetuesja rrëzon SPAK/ Shfuqizon vendimet: Asgjësoni të dhënat e sekuestruara

22 April 2025 at 23:24

TIRANË- Me një vendim unanim 8-0, Gjykata Kushtetuese vendosi asgjësimin e te gjitha te dhënave kompjuterike, te cilat i ishin sekuestruar dy vite me pare gazetarit Elton Qyno, nga SPAK

Trupa gjykuese rrezoi te gjitha shkallet e drejtësisë, nga Prokuroria e Posaçme tek Gjykata e Lartë, qe kishin lënë me herët ne fuqi sekuestron e këtyre te dhënave ne kuadër te hetimeve.

Sipas arsyetimit te Gjykatës, vendimet gjyqësore qe kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit.

U vlerësua gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar se pse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim. Po në këtë drejtim, gjykatat arsyetuan në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit.

Kushtetuesja i dha gazetarit Qyno të drejtë edhe për shkelje në privatësinë e tij.

Sekuestro e materialeve të Qynos erdhën me urdhër të SPAK, pasi e akuzuan gazetarin se ka nxjerrë komunikime të SkyECC nga një prej fraksioneve të dosjes “Metamorfoza”, që sipas Prokurorisë së Posaçme përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë.

Por për me tepër, të gjitha materialet që i janë sekuestruar gazetarit Qyno do asgjësohen dhe nuk do përdoren më si provë në proceset gjyqësore ndaj tij.

Vendimi rrëzon dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Bledar Maksuti që përfaqësuan SPAK në Kushtetuese. Ndërkohë, prokurori i parë i SPAK që ka firmosur kontrollet është Behar Dibra./abcnews.al

Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë jep vendimin për kërkesën e Berishës

By: V K
17 April 2025 at 14:02

Këtë të enjte, Gjykata e Lartë, ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës, për përjashtimin e treshes gjykuese të përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni, nga shqyrtimi i rekursit të tij.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Enton Dhimitri, i cili ka konfirmuar përbërjen aktuale të trupës gjykuese për çështjen në fjalë.

Sali Berisha, kërkon të shfuqizojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në Gjykatën e Lartë, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit në lidhje me dosjen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Fillimisht, seanca për shqyrtimin e rekursit ishte parashikuar të mbahej të martën e kaluar, por u shty nga Gjykata e Lartë për në datën 22 Prill.

Ndërkohë, rekurs në Gjykatën e Lartë ka paraqitur edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës, i cili kërkon të shfuqizojë vendimin e Apelit të Posaçëm, që la të pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj tij. Edhe rekursi i Malltezit do të shqyrtohet në të njëjtën seancë me atë të kryedemokratit.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për t’i caktuar Berishës “detyrim paraqitje” u mor pas shqyrtimit të ankimimit të bërë nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët kërkonin rikthimin e “arrestit në shtëpi” për liderin demokrat.

Gjyqtari i Apelit nuk pranoi kërkesën e SPAK, por gjithashtu prishi edhe vendimin e GJKKO-së të marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi më 27 Nëntor, e cila i revokoi të gjitha masat e sigurisë ndaj Berishës.

Lideri i opozitës e ka cilësuar vendimin e Apelit si një sulm politik ndaj tij, të porositur nga kryeministri Edi Rama në prag të fushatës zgjedhore.

Për dosjen “Partizani”, Berisha është marrë i pandehur për akuzën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Gjyaqtarja Flojera Davidhi ende nuk e ka marrë vendimin nëse dosjen “Partizani” do e dërgojë ose jo për gjykim, apo mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij Jamarbër bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha ndodhej në izolim që prej 30 Dhjetorit të vitit 2023, kur Gjykata e Posaçme vendosi t’i caktonte masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi lideri demokrat nuk zbatoi masën e mëparshme “Detyrim paraqitje”, duke e konsideruar si antikushtetuese. Pas këtij vendimi, avokatët e Berishës kishin bërë një sërë ankimimesh për t’i revokuar masën “Arrest shtëpie”, por kërkesat e tyre ishin rrëzuar si në Shkallën e Parë, po ashtu edhe në Apelin e Posaçëm.

The post Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë jep vendimin për kërkesën e Berishës appeared first on Albeu.com.

BKH i sekuestroi celularin/ Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës

By: V K
15 April 2025 at 09:56

Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të anuluar sekuestrimin e celularit të saj.

Me këtë vendim, Apeli lë në fuqi masën e dhënë më herët nga shkalla e parë, duke i dhënë të drejtë kërkesës së prokurorisë për të sekuestruar pajisjen si pjesë e hetimeve në vijim.

Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

The post BKH i sekuestroi celularin/ Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Beratit rrëzon Kreshnik Hajdarin, reagon Maliqi: Drejtësia funksionon

By: V K
27 March 2025 at 09:06

Ish-deputeti Lefter Maliqi shprehet se drejtësia në Gjykatën e Beratit ka funksionuar më së miri pasi, pas Salillarit, u fitua gjyqi edhe me Kreshnik Hajdarin e Kuçovës, i kallëzuar në “SPAK” për abuzime të shumta me tendera korruptivë.

Maliqi shprehet se; “Hajdari, që duhet të ishte në burg, paturpësisht padit në Gjykatë disa qytetarë dhe Avokatin e njohur Llangozi, të cilët denoncojnë çdo akt korruptiv të tij”.

Ai shton më tej se Bashkinë Kuçovë, të grabitur në 2023, do ia kthejnë qytetarëve më 11 Maj.

Reagimi i plotë:

Drejtësia në Gjykatën e Beratit funksionon më së miri! Shembull në mbarë vendin!

Pas Salillarit u fitua gjyqi edhe me të dënuarin Hajdari të Kuçovës, i kallëzuar në “SPAK” për abuzime të shumta, me tendera korruptivë dhe me taksat e qytetarëve dhe çuditërisht i dënuari dhe i korruptuari i paafti dhe i keqpërdoruri Hajdari, që duhet të ishte në burg, paturpësisht padit në Gjykatë disa qytetarë dhe Avokatin e njohur Llangozi, të cilët denoncojnë çdo akt korruptiv të tij. S’thonë kot i mbyturi kërkon të mbys, por Hajdari nuk e sheh dot veten se në ç’gropë ka rënë dhe sa thellë do bjerë e do përfundojë!

Çdo betejë ligjore dhe politike do të fitohet.

Bashkinë Kuçovë, të grabitur në 2023 do ia kthejmë qytetarëve. Vlerësim për hetimin dhe gjykimin e drejtë dhe të paanshëm nga Gjykata dhe Prokuroria Berat!Falenderim për avokatët që më përfaqësuan në këto procese!

“11 Maji” do të sjellë ndryshimin e madh me një Drejtësi të pavarur, siç është shembull në Berat!

The post Gjykata e Beratit rrëzon Kreshnik Hajdarin, reagon Maliqi: Drejtësia funksionon appeared first on Albeu.com.

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendim për Ervin Salianjin

By: V K
11 March 2025 at 13:56

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për t’u liruar nga qelia.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë, me relator Sokol Binajn.

Kujtojmë që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë, refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Më 26 shtator, Gjykata e Apelit, vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik.

The post Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendim për Ervin Salianjin appeared first on Albeu.com.

Iu sekuestrua gjatë arrestimit në zyrë, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit

By: V K
4 March 2025 at 10:07

Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme, u shqyrtua kërkesa e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erjon Veliaj, për kthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit në zyrën e tij në bashki.

Veliaj pretendoi se sekuestrimi është bërë në mënyrë të paligjshme.

Dosja në fjalë, u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Bani, dhe në përfundim trupa gjyqësore vendosi rrëzimin e kërkesës së Veliajt.

The post Iu sekuestrua gjatë arrestimit në zyrë, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit appeared first on Albeu.com.

Pastronte paratë e Çopjave/ GJKKO rrëzon kërkesën e Klajdi Merkajt

By: V K
4 March 2025 at 10:02

Klajdi Merkaj, anëtar i grupit kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

35-vjeçari Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja dhe nga hetimet e deritanishme të SPAK, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.

35-vjeçari u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI ZYRTAR

1. Kërkuesi Klajdi Merkaj me datë 10.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit”, baza ligjore neni 260 e në vijim të K.Pr.Penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet228, 229, 230 dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 46, datë 03.03.2025 vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Klajdi Merkaj, vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, dhënë sipas vendimit nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, nga e nesërmja e komunikimit të vendimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

The post Pastronte paratë e Çopjave/ GJKKO rrëzon kërkesën e Klajdi Merkajt appeared first on Albeu.com.

KAS rrëzon alibinë e Ramës për mitingun me punonjësit e bashkisë

27 February 2025 at 18:27

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ kërkoi rishqyrtimin e një ankese ndaj mitingut të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama me punonjësit e Bashkisë si në shkelje të Kodit Zgjedhor. Për t’i shpëtuar ndalimeve që vendos Kodi Zgjedhor për aktivitetet politike para zgjedhjeve, kryeministria i dërgoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 14 shkurt njoftimin për […]

The post KAS rrëzon alibinë e Ramës për mitingun me punonjësit e bashkisë appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD për Portin e Durrësit

By: Oldi
21 February 2025 at 18:46

Më shumicë votash Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike për Portin e Durrësit. Me anë të një njoftimi zyrtar, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se pretendimet e kërkuesit nuk do të merren në shqyrtim përsa kohë që kërkuesi nuk ka arritur të paraqesë argumente kushtetuese. Po ashtu Gjykata vlerësoi se pretendimi i kërkuesit për cenim […]

The post Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD për Portin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Raporti i OECD/ Aktivistja rrëzon propagandën: Shqipëria nuk është lidere në rajon për tenderat

5 February 2025 at 09:52

Aktivistja Aranita Brahaj ka reaguar për mënyrën se si u trajtua ditën e djeshme raporti i OECD Sigma nga Qeveria dhe mediat pranë saj, se Shqipëria është lidere në rajon për Prokurimin Publik. Në një postim në rrjetet sociale, aktivistja shkruan se ky titull është propagandë, pasi sipas saj, e sakta duhet të ishte se […]

The post Raporti i OECD/ Aktivistja rrëzon propagandën: Shqipëria nuk është lidere në rajon për tenderat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌