Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

By: Oldi
27 June 2025 at 21:23

Nga Elton Qyno Teksa një ditë më parë SPAK, lexoi pretencën për 7 të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, opinioni publik u zhgënjye nga masat e vogla të dënimit që kërkoi prokuroria. Ndërsa shumë pak të tjerë e kuptuan se kjo ishte vetëm pjesa e parë e kësaj dosje penale, që ndryshe njihet si dosja Nr.9. […]

The post Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti appeared first on BoldNews.al.

Rasti “Qyno” në Kushtetuese/ I “përkëdheluri i ambasadave”, SPAK, cënoi lirinë e medias

By: Ela
26 May 2025 at 11:27

Nga Boldnews.al Vendimi unanim i Gjykatës Kushtetuese për t’i rikthyer mjetet elektronike të punës së gazetarit Elton Qyno, pasi u konsiderua si “cënim i lirisë së medias”, i dha një sinjal të rëndësishëm Prokurorisë së Posaçme (SPAK) se përkëdhelja e pakufijshme që ajo merr nga ambasadat e huaja në Tiranë nuk i legjitimon që të […]

The post Rasti “Qyno” në Kushtetuese/ I “përkëdheluri i ambasadave”, SPAK, cënoi lirinë e medias appeared first on BoldNews.al.

Dosja “flinte” qysh në 2019/ SPAK goditi klanin “Troplini” 10 ditë pas zgjedhjeve

By: Oldi
23 May 2025 at 12:59

Pas 6 vite hetime të zhvilluara në Itali dhe Shqipëri, prokuroria e posaçme SPAK, arriti që në muajin Maj 2025 të konkretizojë hapat proceduriale me goditjen e klanit “Troplini” në Durrës. Dosja “Troplini” është një procedim që mban Nr. 36 dhe është regjistruar në vitin 2019 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Regjistrimi i dosjes […]

The post Dosja “flinte” qysh në 2019/ SPAK goditi klanin “Troplini” 10 ditë pas zgjedhjeve appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për gazetarin Elton Qyno

21 May 2025 at 17:34

Vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese i marrë më 22 prill 2025 në favor të gazetarit Elton Qyno është zbardhur i plotë. Bëhet fjalët për rastin e padisë së tij për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në vendim thuhet se Gjykata konstaton se vendimet gjyqësore dhe të prokurorisë, që kanë lejuar kontrollet dhe sekuestrimet, nuk kanë vendosur për themelin e akuzave, por janë vendime të ndërmjetme të procedimit penal në funksion të mbledhjes së provave për faktin penal.

Gjithashtu Gjykata çmon se ligjvënësi duhet të vlerësojë nëse duhet plotësuar legjislacioni procedural penal për t’i ofruar individit mjetet juridike efektive për kundërshtimin përpara gjykatave të zakonshme të masës së kontrollit të vendeve ose atij personal edhe në rastin kur kontrolli nuk shoqërohet me masën e sekuestrimit, për sa kohë që kontrolli mbart në vetvete mundësinë për të cenuar të drejtat dhe liritë themelore.

“Gjykata evidenton se objekti i gjykimit kushtetues kufizohet në kontrollin kushtetues të tre vendimeve gjyqësore (vendimet nr. 501/2023, nr. 4/2024 dhe nr. 36/2024) që kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të nxjerra nga provat materiale të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës dhe të vendit të punës së kërkuesit, pavarësisht se vetë provat materiale, nga të cilat janë nxjerrë të dhënat kompjuterike, janë sekuestruar me vendimin tjetër gjyqësor (vendimi nr. 500/2023)”, thuhet në vendim.

Gjykata Kushtetuese vë në dukje se liria e shtypit luan rolin jetik të mbrojtësit publik në përparimin e një shoqërie demokratike për ta bërë pushtetin shtetëror më transparent, më efikas dhe më afër qytetarit. Kushtetuesja thekson se e drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së shtypit. Në vendim thuhet se mbrojtja e burimeve të gazetarit është një prej garancive kryesore të lirisë kushtetuese të shtypit, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë.

Në vendim theksohet se kjo e drejtë e gazetarit krijon kushtet për vendosjen e një marrëdhënieje besimi midis gazetarit dhe informatorit të tij, marrëdhënie që i mundëson gazetarit të marrë informacione për çështje me interes publik, edhe në rastet kur zbulimi i burimit të informacionit mund të jetë i ndaluar me ligj ose do të sillte sanksione të tjera. Kushtetuesja thotë se mungesa e kësaj mbrojtjeje mund të dekurajojë informatorët për të ndihmuar shtypin për informimin e publikut rreth çështjeve me interes publik.

Në këtë kuptim, thuhet në vendim, konfidencialiteti i burimeve të gazetarit mbron jo vetëm gazetarin, por edhe vetë individët që janë burimet që e ndihmojnë gazetarin të informojë qytetarët për çështje me interes publik. Gjykata Kushtetuese shton se e drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tij nuk është thjesht një privilegj për t’u dhënë ose hequr në varësi të ligjshmërisë së burimeve, pasi, në thelb ajo mbron edhe të drejtën e informimit të qytetarëve, që është në vetvete interes publik.

Po ashtu Gjykata arriti në përfundimin se vendimet gjyqësore të cilat kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit. Për sa i përket kritereve të kufizimit, Gjykata vlerësoi se ndërhyrja është bërë me ligj dhe për një interes publik.

Megjithatë, shton Kushtetuesja, në kuadër edhe të standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja, vlerësoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes nuk është proporcionale. Në këtë kuptim, Gjykata vlerësoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim.

Qyno fiton ndaj SPAK, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Qyno fiton ndaj SPAK, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Qyno fiton ndaj SPAK, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Rasti i gazetarit Elton Qyno

Në padi, Qyno kërkonte shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.

Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e “detyrimit për paraqitje” për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.

The post Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për gazetarin Elton Qyno appeared first on Sot News | Lajme.

“S’ka kryer vepër penale”/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK, lë në fuqi shfuqizimin e masës për Elton Qynon

14 May 2025 at 15:26

Gjykata e Lartë, ka vendosur të lerë të shfuqizuar masën e “Detyrimit për paraqitje” që SPAK vendosi në datën 24 Nëntor 2024 ndaj gazetarit Elton Qyno.

Vendimi është marrë nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Ilir Panda dhe Medi Bici, të cilët refuzuan një zëri kërkesën e paraqitur nga SPAK, që kërkonte nga Gjykata e Lartë të vendoste masën e sigurisë detyrim paraqitje për gazetarin.

Në fund të gjykimit treshja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, la në fuqi vendimin e 14 Janarit 2025 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, vendim i cili nxori “huq” masën paralizuese që SPAK vendosi ndaj gazetarit Elton Qyno.

Vendimi i Apelit argumentoi se gazetari Elton Qyno nuk kishte kryer asnjë vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës së tij të gazetarit dhe për më tepër shtoi se për Qynon mungonte dhe dyshimi i arsyeshëm, kriter ky që krijon bindjen për vendosjen e një mase sigurimi ndaj individit.

Kështu sa më sipër, në ndryshim nga vlerësimi i gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, çmoj se i hetuari Apelues, gazetari Elton Qyno, nuk mund ti nënshtrohet masave të sigurimit personal, sepse në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova, mbi praninë e veprës penale “Korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Apeli cilësoi të gjitha shkrimet e Gazetarit Qyno si të vërteta dhe kishin interes publik, për shkak të ngjarjeve kriminale që kishin ndodhur në segmentin Elbasan-Peqin-Rrogozhinë dhe Durrës.

Në muajin Nëntor 2024, prokuroria e Posaçme SPAK ndërmorën një operacion policor në Tiranë dhe Elbasan, duke goditur Suel Çelën dhe persona të tjerë.

Mes 21 persona që SPAK vendosi masa sigurimi dhe filloi ndjekjen penale për vepra të ndryshme, ishin dhe dy gazetarët e Kronikës së Zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Ndërkohë në muajin Prill 2025, Gjykata e Kushtetuese dha një vendim 8 me 0, në favor të Gazetarit Elton Qyno, në të drejtën e tij për të mbrojtur burimet profesionale dhe gazetareske, duke nxjerë si antikushtetues të gjithë veprimet e kryera nga prokurorët e SPAK.

The post “S’ka kryer vepër penale”/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK, lë në fuqi shfuqizimin e masës për Elton Qynon appeared first on Sot News | Lajme.

Ngritja me 19 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nuk reflekton realitetin

8 May 2025 at 13:28

Shqipëria u rendit e 80-ta në botë në 180 vende, duke u ngjitur me 19 vende nga viti i shkuar, sipas vlerësimit të indeksit për Lirinë e Medias, një raport i përvitshëm që publikohet nga organizata ‘Reporterët pa Kufij’, ndërsa raporti vë në dukje se ka një përkeqësim në rang global dhe gazetarët janë në […]

The post Ngritja me 19 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nuk reflekton realitetin appeared first on Reporter.al.

Rasti “Qyno”/ 15 organizata reagojnë në një deklatatë: Gazetarët s’mund të zbulojnë burimet

By: Ela
29 April 2025 at 15:38

Plot 15 Organizata Ballkanike dhe Evropiane, që kanë në fokus reagimin e shpejtë dhe mbrojtjen e Gazetarëve, përshëndetën dhe duartrokitën vendimin e 22 Prillit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përmes një votimi 8 me 0, i dha të drejtë gazetarit Elton Qyno. Të 15 organizatat në muajin Janar 2024, ju drejtuan me një letër të […]

The post Rasti “Qyno”/ 15 organizata reagojnë në një deklatatë: Gazetarët s’mund të zbulojnë burimet appeared first on BoldNews.al.

Vendimi: GJKKO detyron SPAK t’i kthejë materialet e sekuestruara gazetarit Qyno

By: user 11
24 April 2025 at 11:14

Gazetari Elton Qyno ka fituar një tjetër përballje ligjore me Prokurorinë e Posaçme në seancën e sotme në GJKKO, e cila vendosi të detyrojë SPAK-un t’i kthejë materiale të sekuestruara. Vetë gazetari Qyno tha së bëhet fjalë për 54 fletë me deklarime të personave të pandehur, të cilat ishin sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e gazetarit në dhjetor 2023 dhe sipas Qynos, nuk ishin rikthyer as pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të datës 16 dhjetor 2024, që e urdhëronte këtë.

“Kishim bërë një kërkesë për kthimin e një nga provat e fundit që SPAK mbante të sekuestruar. Bëhet fjalë për 54 fletë deklarime që i përkisnin një procesi gjyqësor në GJKKO. Edhe pse Gjykata e Lartë kishte vendosur kthimin e tyre, SPAK këmbëngulte për ta mbajtur, duke mos i rikthyer si send që unë, si gazetar investigativ, e kisha siguruar nga rrugë burimore,” deklaroi Qyno pas seancës.

Gazetari shtoi se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi SPAK dhe e urdhëroi që të asgjësohen të gjitha të të dhënave kompjuterike që iu sekuestruan gazetarit, ai i dërgoi një kërkesë zyrtare edhe kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani, për kthimin e materialeve të mbetura.

“Dumani e refuzoi përmes një shkrese zyrtare, ndaj iu drejtuam gjykatës. Sot, GJKKO na dha të drejtë dhe gjyqtari urdhëroi kthimin e provës,” shtoi Qyno.

Avokati i gazetarit, Dorian Matlija, e cilësoi vendimin e sotëm si “kapitullin e fundit” të një procesi të tejzgjatur dhe antikushtetues.

“Vendimi i sotëm ishte kapitulli i fundit, pas asaj që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese, e cila e vlerësoi të gjithë procesin anti kushtetues. Gjykata e Lartë më herët kishte vendosur që sendet duhet të ktheheshin sepse nuk kishte më sens kohor të mbaheshin kaq gjatë. SPAK thoshte që nuk i kthejmë sepse janë marrë në mënyrë të paligjshme, se janë dokumente nga dosja. GJKKO e mbylli këtë kapitull, duke thënë se pak rëndësi ka si i ka marrë gazetari, është puna e tij, e rëndësishme është që ka të drejtë t’i disponojë ato,” u shpreh Matlija.

Sipas tij, vendimi i sotëm përforcon edhe më tej standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese për mbrojtjen e burimeve të gazetarit.

“Pas atij të kushtetueses, që vendosi standardin e ruajtjes së burimit të gazetarit, sot kemi standardin tjetër që gazetari edhe sikur të ketë materiale të siguruara në mënyrë të “errëta” ai ka të drejtë t’i disponojë ato. Përshëndes gjykatën që na dha të drejtë. Kjo është shenjë e mirë që kemi të bëjmë me një sistem gjyqësor që reflekton”, theksoi avokati.

Më 22 prill, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të gazetarit Elton Qyno për çështjen e publikimit të dosjes sekrete duke rrëzuar treshen e prokurorëve të SPAK, Ols Dado, Bledar Maksuti dhe Behar Dibra. Sipas Kushtetueses urdhërimi nga prokurorët e posaçëm për të treguar burimin e informacionit është antikushtetues dhe vendosi asgjesimin e materialeve të sekuestruara të gazetarit.

The post Vendimi: GJKKO detyron SPAK t’i kthejë materialet e sekuestruara gazetarit Qyno appeared first on Lapsi.al.

Artan Hoxha: E drejta vonon, por në fund TRIUMFON

By: redi
23 April 2025 at 18:10

Nga Artan Hoxha Jam ende “i nxehtë” nga vendimi i djeshëm për të shkruar qartë dhe saktë mbi atë që ka ndodhur. Urime, Elton! Së pari për ty, për dy djemtë e tu të vegjël, bashkëshorten dhe dy prindërit e moshuar. Më shumë se ty, ata e kanë përjetuar realisht gjithçka që ndodhi. Kanë parë dy herë, brenda një viti, se si t’u bastisën shtëpia, makina, zyra e punës, madje edhe lokali ku pi kafen…

Source

Gjykata Kushtetuese njeh të drejtën e gazetarëve për mbrojtjen e burimeve

22 April 2025 at 22:06

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë gazetarit të Ora Neës, Elton Qyno, lidhur me kërkimet e parashtruara në padinë e tij kundër sekuestrimit të pajisjeve elektronike që kishte në pronësi, kontrollit në banesë, në vendin e punës dhe atë personal, të kryera pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor. Në […]

The post Gjykata Kushtetuese njeh të drejtën e gazetarëve për mbrojtjen e burimeve appeared first on Reporter.al.

“Qyno”, Kushtetuesja rrëzon SPAK/ Shfuqizon vendimet: Asgjësoni të dhënat e sekuestruara

22 April 2025 at 23:24

TIRANË- Me një vendim unanim 8-0, Gjykata Kushtetuese vendosi asgjësimin e te gjitha te dhënave kompjuterike, te cilat i ishin sekuestruar dy vite me pare gazetarit Elton Qyno, nga SPAK

Trupa gjykuese rrezoi te gjitha shkallet e drejtësisë, nga Prokuroria e Posaçme tek Gjykata e Lartë, qe kishin lënë me herët ne fuqi sekuestron e këtyre te dhënave ne kuadër te hetimeve.

Sipas arsyetimit te Gjykatës, vendimet gjyqësore qe kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit.

U vlerësua gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar se pse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim. Po në këtë drejtim, gjykatat arsyetuan në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit.

Kushtetuesja i dha gazetarit Qyno të drejtë edhe për shkelje në privatësinë e tij.

Sekuestro e materialeve të Qynos erdhën me urdhër të SPAK, pasi e akuzuan gazetarin se ka nxjerrë komunikime të SkyECC nga një prej fraksioneve të dosjes “Metamorfoza”, që sipas Prokurorisë së Posaçme përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë.

Por për me tepër, të gjitha materialet që i janë sekuestruar gazetarit Qyno do asgjësohen dhe nuk do përdoren më si provë në proceset gjyqësore ndaj tij.

Vendimi rrëzon dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Bledar Maksuti që përfaqësuan SPAK në Kushtetuese. Ndërkohë, prokurori i parë i SPAK që ka firmosur kontrollet është Behar Dibra./abcnews.al

UGSH: Vendimi i Kushtetueses për rastin “Qyno”, akt garantues i lirisë së gazetarit në Shqipëri

22 April 2025 at 22:10

TIRANË, 22 prill ATSH/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagoi sot ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj rastit të gazetarit Elton Qyno, duke e cilësuar si akt garantues i Kushtetutës dhe lirisë së gazetarit në Shqipëri.

UGSH thekson se, “vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi kërkesën e gazetarit Elton Qyno për shpalljen e pavlefshme të kontrolleve të SPAK në banesën dhe zyrën e tij dhe sekuestrimin e mjeteve të punës, konfirmon se e drejta e gazetarit për ruajtjen e burimit është një nga garancitë kushtetuese”.

“Në këtë vendim, konstatohet se gjykatat e niveleve të tjera të gjyqësorit, nuk kanë arsyetuar se përse u përdorën mjete të tjera për të zbuluar burimin si dhe u vendos shfuqizimi i vendimeve të mëparshme nga këto gjykata”, shton UGSH.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një akt juridik të mbrojtjes së lirisë së gazetarit dhe të burimeve të tij.

“Ky vendim unanim, rrëzon sekuestrimin e mjeteve të punës së gazetarit”, nënvizon UGSH.

“UGSH, si organizata që e ka ndjekur këtë proces në të gjitha hallkat e gjykimit, vlerëson se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese garanton realisht të drejtën kushtetuese për lirinë e shprehjes, raportimit dhe mbrojtjen e burimeve prej gazetarit”, thuhet në reagim.

“Ky vendim meriton mbështetjen e gjithë gazetarëve dhe të medieve, si dhe çmohet prej Unionit të Gazetarëve Shqiptarë si një shërbim garantues dhe i vyer kushtetues që trupa e Gjykatës Kushtetuese në këtë rast, u ka bërë, demokracisë ligjore dhe lirisë së shprehjes dhe raportimit të gazetarëve shqiptarë”, përfundon reagimi i UGSH.

/r.e/a.f/

The post UGSH: Vendimi i Kushtetueses për rastin “Qyno”, akt garantues i lirisë së gazetarit në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kushtetuesja” rrëzon SPAK për gazetarin: Të asgjësohen të dhënat që iu sekuestruan

By: Besnik
22 April 2025 at 21:41

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e gazetarit Elton Qyno, duke shfuqizuar vendimet gjyqësore për sekuestron e të dhënave të tij kompjuterike.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata konstatoi se ndërhyrja në të dhënat kompjuterike të gazetarit përbënte një ndërhyrje disproporcionale në të drejtën kushtetuese të shprehjes, e garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Kushtetueses, urdhërimi për zbulimin e burimeve të një gazetari bie ndesh me parimet e lirisë së shtypit, përveçse kur ka një bazë të qartë ligjore dhe një interes publik mbizotërues.

Gjykata theksoi se të drejtat e gazetarëve për të mbrojtur burimet e tyre nuk janë një privilegj, por një element themelor i lirisë së medias dhe i së drejtës së publikut për t’u informuar.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se urdhërimi dhe detyrimi i gazetarit për të treguar burimet e tij të informacionit është me natyrë antikushtetuese dhe shkelje e të drejtave të garantuara nga ligji.

“Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes. Ndaj, urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë. E drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tij nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias, por edhe të drejtën e informimit të publikut,” theksohet në vendimin e shpallur nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë organit të akuzës për të kryer hetimet për çështjen, por konstatoi se veprimet e kryera deri në sekuestrimin e të dhënave personale dhe detyrimin e gazetarit për të zbuluar burimet e tij, kishin tejkaluar kufizimet e ligjit.

Gjykata gjithashtu urdhëroi shkatërrimin e të gjitha të dhënave kompjuterike dhe telefonike të sekuestruara nga prokuroria për çështjen hetimore, pasi i konsideroi ato të paligjshme.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Bledar Maksuti ndërsa në padinë e Qynos kërkohej shfuqizimi i vendimmarrjeve që çuan në këto vendime, duke i cilësuar ato si shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen e materialeve të një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.

Gazetari, pas vendimit, e cilësoi atë një “vendim pozitiv dhe shtoi se beteja e tij nuk ishte për interesat personale, por për një kauzë të rëndësishme.

“Është një vendim që sjell optimizëm në media, pavarësisht se beteja më ra mua që ta zhvilloja përgjatë dy viteve. Gjykata Kushtetuese u impenjua maksimalisht, duke marrë praktikat jo vetëm të Strasburgut, por edhe të gjykatave të tjera, për të vendosur unanimisht në favor të medias, jo në favor të Elton Qynos, sepse kjo betejë nuk ishte për interesat e mia, por për të mbrojtur një kauzë”, u shpreh ai.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Shfuqizohet vendimi për sekuestrimin e të dhënave të gazetarit Elton Qyno

Tiranë, 22 Prill 2025 – Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e gazetarit Elton Qyno për shfuqizimin e vendimeve gjyqësore lidhur me kontrollin personal, të banesës dhe vendit të punës, si dhe sekuestrimin e sendeve dhe të dhënave kompjuterike.

Pas analizës së kërkesës, Gjykata konstatoi se kërkuesi ka shteruar mjetet juridike të disponueshme dhe ka legjitimitet për të kërkuar shfuqizimin e vendimeve që lejuan sekuestrimin e të dhënave kompjuterike. Gjykata theksoi se pretendimi lidhur me lirinë personale nuk është i lidhur me vendimet për sekuestrimin e të dhënave.

Në shqyrtimin e themelit të çështjes, Gjykata u përqendrua në pretendimin e gazetarit për cenimin e lirisë së shprehjes, e garantuar nga Neni 22 i Kushtetutës dhe Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata theksoi se liria e shprehjes përfshin edhe lirinë e shtypit dhe të drejtën e gazetarëve për të mbrojtur burimet e tyre, një element thelbësor i lirisë së medias. U vlerësua se urdhërimi për zbuluar burimet e një gazetari është në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ka një bazë ligjore të qartë dhe një interes publik mbizotërues.

Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimet gjyqësore që lejuan sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të gazetarit kishin ndërhyrë në lirinë e shprehjes. Gjykata gjithashtu analizoi kriteret e kufizimit të kësaj ndërhyrjeje dhe vlerësoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes nuk ishte proporcionale. Sipas Gjykatës, gjykatat e zakonshme nuk kishin arsyetuar pse kishte pasur nevojë që të dhënat të merren vetëm përmes identifikimit të burimit të gazetarit, dhe nuk ishte shpjeguar se pse nuk ekzistonin mjete të tjera ligjore për të arritur të njëjtin qëllim.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri shfuqizimin e vendimeve të sekuestrimit të të dhënave kompjuterike (vendimi i GJKKO-së së Shkallës së Parë nr. 501, datë 13.12.2023, dhe vendimet e gjykatave më të larta që e kanë lënë në fuqi atë). Po ashtu, Gjykata urdhëroi asgjësimin e të gjitha të dhënave kompjuterike të sekuestruara me vendimet e shfuqizuara.

Në lidhje me pretendimet për cenimin e së drejtës për jetën private, Gjykata vlerësoi se nuk ka nevojë të ndalej, pasi ajo konstatoi se kishte pasur shkelje në lirinë e shprehjes së gazetarit.

Ky vendim u cilësua si një hap pozitiv për lirinë e medias dhe një fitore për mbrojtjen e të drejtës së gazetarëve për të mbajtur burimet e informacionit të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kushtetuesja” rrëzon SPAK për gazetarin: Të asgjësohen të dhënat që iu sekuestruan appeared first on Euronews Albania.

Kushtetuesja rrëzon SPAK për Elton Qynon: Gazetari ka të drejtë të mbrojë burimin

By: user 6
22 April 2025 at 20:53

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë marrë vendimin sot në favor të gazetarit Elton Qyno për padinë e tij për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në padi, Qyno kërkonte shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.

Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e “detyrimit për paraqitje” për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.

NJOFTIM PER MEDIA

Sot në datën 22.04.2025, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Elton Qyno me objekt shfuqizimin e vendimeve gjyqësore në lidhje me kontrollin personal, të banesës dhe vendit të punës si dhe sekuestrimin e sendeve dhe tëdhënave kompjuterike.

Gjykata pasi analizoi kriteret paraprake tëkërkesës arriti në përfundimin se kërkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuarsekuestrimine të dhënave kompjuterike i ciliështë kundërshtuar nga kërkuesi deri në Gjykatën e Lartë.

Sa i takon lirisë personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike. Në lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike në dispozicion.

Për sa i takon themelit të çështjes, Gjykata u ndal në analizën e pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ-së.

Lidhur me këtë pretendim, Gjykata arriti në përfundimin se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit.

E drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias.

Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë.

E drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias, në kuadër të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën e informimit të publikut.

Gjykata arriti në përfundimin se vendimet gjyqësore, të cilat kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit.

Për sa i përket kritereve të kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 të Kushtetutës, vlerësoi se ndërhyrja është bërë me ligj dhe për një interes publik.

Megjithatë në kuadër edhe të standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vlerësoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes nuk është proporcionale.

Në këtë kuptim, Gjykata vlerësoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit, si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim.

Po në këtë drejtim, gjykatat nuk kanë arsyetuar në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit.

Për këto arsye, Gjykata vendosi, njëzëri, shfuqizimin e vendimeve për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike (vendimin e GJKKO-së së Shkallës së Parë nr. 501, datë 13.12.2023 dhe vendimet e gjykatave më të larta që e kanë lënë në fuqi atë).

Po kështu, Gjykata vendosi edhe pranimin e kërkesës për asgjësimin e të gjitha të dhënave kompjuterike të sekuestruara me vendimet e mësipërme të shfuqizuara.

Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për jetë private Gjykata vlerësoi të mos ndalej, për sa kohë ajo gjeti shkelje në lirinë e shprehjes së kërkuesit, duke shfuqizuar vendimet e mësipërme. 

The post Kushtetuesja rrëzon SPAK për Elton Qynon: Gazetari ka të drejtë të mbrojë burimin appeared first on Lapsi.al.

Gjykata Kushtetuese për rastin e gazetarit Qyno: E drejta për të mos zbuluar burimet, element themelor i lirisë së medias

22 April 2025 at 21:00

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e gazetarit Elton Qyno, duke shfuqizuar vendimet gjyqësore për sekuestron e të dhënave të tij kompjuterike.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata konstatoi se ndërhyrja në të dhënat kompjuterike të gazetarit përbënte një ndërhyrje disproporcionale në të drejtën kushtetuese të shprehjes, e garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Kushtetueses, urdhërimi për zbulimin e burimeve të një gazetari bie ndesh me parimet e lirisë së shtypit, përveç rasteve kur ka një bazë të qartë ligjore dhe një interes publik mbizotërues.

Gjykata theksoi se, të drejtat e gazetarëve për të mbrojtur burimet e tyre nuk janë privilegj, por një element themelor i lirisë së medias dhe i së drejtës së publikut për t’u informuar.

Gjykata vlerësoi se gjykatat e zakonshme nuk kishin argumentuar pse identifikimi i burimeve të gazetarit ishte i domosdoshëm dhe pse nuk mund të përdoreshin mjete alternative. Po ashtu, mungonte arsyetimi për urgjencën e sekuestrimit.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së së Shkallës së Parë nr. 501, datë 13.12.2023 dhe të vendimeve të gjykatave më të larta që e kishin lënë në fuqi atë. Gjithashtu, u pranua kërkesa për asgjësimin e të gjitha të dhënave kompjuterike të sekuestruara.

Në njoftim thuhet se, “Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Elton Qyno me objekt shfuqizimin e vendimeve gjyqësore në lidhje me kontrollin personal, të banesës dhe vendit të punës si dhe sekuestrimin e sendeve dhe të dhënave kompjuterike.

Gjykata pasi analizoi kriteret paraprake të kërkesës arriti në përfundimin se kërkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike i cili është kundërshtuar nga kërkuesi deri në Gjykatën e Lartë. Sa i takon lirisë personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike. Në lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike në dispozicion”.

Për sa i takon themelit të çështjes, në njoftim thuhet se, “Gjykata u ndal në analizën e pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ-së. Lidhur me këtë pretendim, Gjykata arriti në përfundimin se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit. E drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias. Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë. E drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias, në kuadër të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën e informimit të publikut”.

“Gjykata arriti në përfundimin se vendimet gjyqësore të cilat kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit. Për sa i përket kritereve të kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 të Kushtetutës, vlerësoi se ndërhyrja është bërë me ligj dhe për një interes publik. Megjithatë në kuadër edhe të standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vlerësoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes nuk është proporcionale. Në këtë kuptim, Gjykata vlerësoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim. Po në këtë drejtim, gjykatat nuk kanë arsyetuar në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit. Për këto arsye, Gjykata vendosi, njëzëri, shfuqizimin e vendimeve për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike (vendimin e GJKKO-së së Shkallës së Parë nr. 501, datë 13.12.2023 dhe vendimet e gjykatave më të larta që e kanë lënë në fuqi atë)”, thekson njoftimi.

Po kështu, vijon njoftimi, “Gjykata vendosi edhe pranimin e kërkesës për asgjësimin e të gjitha të dhënave kompjuterike të sekuestruara me vendimet e mësipërme të shfuqizuara. Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për jetë private Gjykata vlerësoi të mos ndalej, për sa kohë ajo gjeti shkelje në lirinë e shprehjes së kërkuesit, duke shfuqizuar vendimet e mësipërme”.

/a.f/r.e/

The post Gjykata Kushtetuese për rastin e gazetarit Qyno: E drejta për të mos zbuluar burimet, element themelor i lirisë së medias appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës

By: user 2
9 April 2025 at 18:47

Pikërisht në kulm të polemikave nëse edhe SPAK ashtu si partitë politike ka gazetarët e tij mercenarë të cilët në vend që të informojnë publikun i shërbejnë propagandës së Prokurorisë së Posaçme, një anëtar i kësaj trupe i ka hedhur benzinë zjarrit të debatit.

Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, pranoi në një seancë të hapur në Gjykatën Kushtetuese se SPAK ka krijuar një praktikë të marrjes së lejes prej gazetarëve në SPAK para se të publikojnë një materiale që përbëjnë sekret hetimor.

Deklarata u bë në sancën e Gjykatës Kushtetuese që shqyrton ankesën e gazetarit Qyno të cilit i janë sekuestruar mjetet e punës nga SPAK për të identifkuar burimin e informimit.

Andi Bushati: Si po LALI-zohet propaganda e SPAK 

Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj, e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.

Bledar Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut.

“SPAK pranon se të dhënat hetimore që shpërndahen në media i filtrojnë paraprakisht ata, prokurorët pra…
Kjo është prova fatale që e fajson SPAK, me fjalët e veta, që është autor i përhapjes së përgjimeve dhe të dhënave hetimore në media, me qëllimin e vetëm që të nxiten gjyqe popullore. Është autor edhe kur nuk i shpërndan vetë ato të dhëna, sepse i kontrolloka paraprakisht, çfarë duhet dhënë në publik e çfarë jo” e ka komentuar këtë skandal në Facebook-un e tij avokati Ylli Manjani

Prokurori Bledar Maksuti i bëri këto deklarata në procesin e gazetarit Elton Qyno. Qyno ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për kontrollin në banesën e tij dhe sekuestrimin e pajisjeve të tij elektronike. Sipas Qynos ai është në të drejtën e tij si gazetar për të publikuar lajme dhe për të mos nxjerrë burimin.

©Lapsi.al

The post Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës appeared first on Lapsi.al.

Kushtetuesja pranon kërkesën e gazetarit Elton Qyno për objektin e padisë

19 March 2025 at 14:38

Gjykata Kushtetuese pranoi gjatë një seance të shkurtër të mërkurën kërkesën e avokatit Dorian Matlija që përfaqëson gazetarin e Ora News, Elton Qyno për të ndryshuar objektin e padisë, duke shtuar kërkesën për fshirje të kopjeve virtuale të telefonave që ishin sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme në dhjetor të vitit 2023. Qyno ka […]

The post Kushtetuesja pranon kërkesën e gazetarit Elton Qyno për objektin e padisë appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Posaçme heq masën për gazetarin Elton Qyno

By: Ardit
14 January 2025 at 14:02

Gjykata e Posaçme e Apelit, këtë martë ka hequr çdo masë ndaj gazetarit Elton Qyno, në kuadër të procedimit penal për dosjen e Suel Çelës. Qyno ishte me masën detyrim paraqitje për veprën penale korrupsion pasiv në sektorin privat. “Shfuqizimin e vendimit n.138 datë 22/11/2024 dhe vendimit n.146 datë 27/11/2024 të Gjyqtarit që shqyrton kërkesat […]

The post Gjykata e Posaçme heq masën për gazetarin Elton Qyno appeared first on BoldNews.al.

Dosja e Suel Çelës/ Apeli i GJKKO-së heq masën e sigurisë për gazetarin Elton Qyno! Artan Hoxha nuk bëri ankimim! Lë në fuqi ‘arrestin’ për ish gjyqtaren Fetahu

By: E.K
14 January 2025 at 14:28

Gjykata e Posaçme e Apelit hoqi sot (14 janar 2025) masën “detyrim paraqitje” ndaj gazetarit  Elton Qyno, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat në dosjen që SPAK po heton ndaj grupit të Suel Çelës, të shumëkërkuarit të drejtësisë, që me paratë e trafikut të kokainës, kishte shtrirë ndikimin në drejtësi dhe media. […]

The post Dosja e Suel Çelës/ Apeli i GJKKO-së heq masën e sigurisë për gazetarin Elton Qyno! Artan Hoxha nuk bëri ankimim! Lë në fuqi ‘arrestin’ për ish gjyqtaren Fetahu appeared first on FaxWeb.

Dosja e Suel Çelës – Apeli heq masën për gazetarin Elton Qyno

By: user 4
14 January 2025 at 14:01

Gjykata e Posaçme e Apelit ka hequr masën detyrim paraqitje për gazetarin Elton Qyno, ndërkohë që ka lënë në fuqi vendimin për ‘arrest me burg’ ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e implikuar në dosjen e grupit të Suel Çelës.

Njoftimi i SPAK

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 14.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 2 akti, datë 06.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim M.R., Xh.R., E.Q., P.F., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 138, datë 22.11.2024 dhe nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit n.138 datë 22/11/2024 dhe vendimit n.146 datë 27/11/2024 të Gjyqtarit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarit apelues z.M..R., z.Xh.R. dhe znj.P.F..

Shfuqizimin e vendimit n.138 datë 22/11/2024 dhe vendimit n.146 datë 27/11/2024 të Gjyqtarit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarin apelues z.E.Q.”-njofton gjykata e Apelit.

The post Dosja e Suel Çelës – Apeli heq masën për gazetarin Elton Qyno appeared first on Lapsi.al.

❌
❌