Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

By: Oldi
27 June 2025 at 21:23

Nga Elton Qyno Teksa një ditë më parë SPAK, lexoi pretencën për 7 të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, opinioni publik u zhgënjye nga masat e vogla të dënimit që kërkoi prokuroria. Ndërsa shumë pak të tjerë e kuptuan se kjo ishte vetëm pjesa e parë e kësaj dosje penale, që ndryshe njihet si dosja Nr.9. […]

The post Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti appeared first on BoldNews.al.

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 74 vjet burg për shtatë të pandehurit

26 June 2025 at 12:02

Prokuroria e Posaçme paraqiti të enjten më 26 qershor konkluzionet përfundimtare ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe gjashtë të pandehurve të tjerë të akuzuar për vrasje dhe porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje, që u ndaluan në kuadër të operacionit të njohur si “Metamorfoza” në korrik të vitit 2023. Çështja […]

The post “Metamorfoza”, SPAK kërkon 74 vjet burg për shtatë të pandehurit appeared first on Reporter.al.

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

26 June 2025 at 10:43

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën këtë të enjte për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë biznesmeni Pëllumb Gjoka, anëtarët e krimit të organizuar Behar Bajri dhe Astmer Bilali, si dhe zyrtarë të Policisë dhe Drejtësisë. Për Behar Bajrin alias Bajroviç, i cili konsiderohet si një prej krerëve të grupin kriminal Bajri në […]

The post “Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën appeared first on BoldNews.al.

Metamorfoza/ SPAK jep pretencën për të 7 të pandehurit

By: user7
26 June 2025 at 10:10

Në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, SPAK ka paraqitur pretencën për 7 të pandehur.

15 vite burg u kërkuar për Behar Brahoviç (Bajri). Për biznesmenin Pëllumb Gjoka u kërkuan 14 vjet burg, 11 për Edmond Prekëm, 10 për Asmer Bilalin, 9 për Ardrit Hasanbegajn, 6 për Xhevahir Litën dhe 9 për Oltion Bistrin. Nëse miratohet kërkesa e mësipërmes që është përllogaritur në bashkim të dënimeve, të pandehurit do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar

Bëhet fjalë për procesin ku të përfshirë janë ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i forcave operacionale Oltion Bistri, biznesmeni Pellumb gjoka, ish efektivi Ardeit Hasanbegaj si dhe Behar Bajri, Astmer Bilali e Edmond Preka që akuzohen për korrupsion, nxjerrje të sekretit hetimor, falsifikim të dokumentave, shperdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit. Sipas prokurorisë, ka dyshime se biznesmeni Gjoka të ketë falsifikuar dokumentat për përfitimin e një sipërfaqe toke në bregdetin e Velipojës. Për ish-kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, SPAK thotë se në këmbim të parave ka fovorizuar në lirimin para kohe të Behar Bajrit. Ndërsa ish-shefi i forcave operacionele Oltion Bistri dyshohet se informoi Pëllumb Gjokën për një operacion policor për goditjen e lojrave të paligjshme të fatit. Gjithashtu SPAK bën përgjegjës Astmer Bilalin, Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën e Edmond Prekën për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes se Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Kleanthi Musabelliut. Ndërkohë për veprat e rënda penale dhe porositë për vrasje në aplikacionin sky ecc disa prej këtyre personave do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

The post Metamorfoza/ SPAK jep pretencën për të 7 të pandehurit appeared first on Lapsi.al.

Dosja Metamorfoza/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën

By: V K
26 June 2025 at 10:52

Këtë të enjte, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dhënë pretencën për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë biznesmeni Pëllumb Gjoka, anëtarët e krimit të organizuar Behar Bajri dhe Astmer Bilali, si dhe zyrtarë të Policisë dhe Drejtësisë.

Për Behar Bajrin alias Bajroviç, i cili konsiderohet si një prej krerëve të grupin kriminal Bajri në Shkodër, SPAK ka kërkuar dënimin me 15 vite burgim, ndërkohë për biznesmenin Pëllumb Gjoka është kërkuar dënimin me 14 vite heqje lirie.

Ndërsa për ish-efektivin e policisë Edmond Preka, është kërkuar dënimi me 11 vite burgim.

Për Astmer Bilalin, është kërkuar dënimi me 10 vite burgim, për ish zv.drejtorin e Policisë së Shkodrës Ardit Hasanbegajn 9 vite burgim, për ish-shefin e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit Oltion Bistrin, 9 vite burgim dhe për ish-prokurorin Xhevahir Litën 6 vite burgim.

Ndaj tyre do të aplikohet edhe gjykimi i shkurtuar për uljen e një të tretës së dënimit.

Në seancën e sotme në GJKKO, në sallë ishin të pranishëm të pandehurit Edmond Preka dhe Oltian Bistri. Mes diskutimesh, u kërkua dhe ndërprerja e seancës së sotme, gjë që nuk u pranua nga GJKKO-ja.

Avokati: M’u dha koha e mjaftueshme për takimin me të pandehurin, por ai ka kërkuar të mos mbrohet prej meje, pa më dhënë arsye.

Edmond Preka: Unë nuk dua të përfaqësohem nga avokati, ai ka në dorë jetën time, ai s’ka lexuar as dosjen.

Avokati: Kërkoj vazhdimin e gjykimit të çështjes ose të kërkojmë ndarje të çështjes, pasi nuk mund të penalizohet klienti im duke iu pezulluar afati i paraburgimit.

Avokati Gurali Brahimllari: Lidhur me vendimet e të pandehurit Edmond Preka, ligji parashikon një mbrojtje efektive, në kushtet kur mbrojtësi i zgjedhur prej tij mungon dhe ka paraqitur një raport mjekësor…

Gjykata: Nuk keni pse ju të flisni për të pandehurit tjerë, ju lutem mbroni klientin tuaj.

Avokati Gurali Brahimllari: Kërkoj që seanca e sotme të ndërpritet për shkak të raportit mjekësor. Flas në emër të vijueshmërisë së seancës pasi preket edhe e drejta e klientit tim

Avokati Rumano: Duke marrë parasysh se gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë në situata më kritike se ne dhe ka vijuar të jetë prezent në seanca, por ajo çfarë unë shoh nga gjykata është përshpejtimi i seancës, duke mos lejuar mbrojtjen efektive. Me gjithë respektin për kolegët, nuk munden avokatët kryesisht të përfaqësojnë të pandehurit, Gjykata e përdor si efekt procedurial pa marrë parasysh efektivitetin e mbrojtjes, situatë e cila mund të sjellë rigjykim.

Avokati Gurali Brahimllari: Dua të di nëse prokuroria ka paraqitur konkluzionet e 26 prill 2024, apo qëndrimi që ka mbajtur më 1 tetor 2024? Mbi çfarë baze autoritete ligjore franceze e kanë kryer këtë porosi?

Prokuroria: Do të lexoj vetëm dispozitivin dhe do ua paraqesim avokatëve një kopje.

Gjatë leximit të fakteve të nxjerrja nga hetimi, prej Prokurorisë së Posaçme, avokati Brahimllari u shpreh se; “Ajo çfarë po lexohet është e njëjta, gërmë për gërmë me dosjen që kanë paraqitur për gjykimin e këtij procesi”.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, u arrestua më 27 Korrik të vitit 2023, në bazë të një hetimi të zhvilluar nga SPAK. Bashkë me Pëllumb Gjokën u arrestuan edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales së Policisë së Shtetit, Oltion Bistri dhe personazhe të tjerë të kronikës së zezë në zonën e Shkodrës.

Ata akuzohen si pjesë e një grupi kriminal dhe mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, nga vrasja, sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerje vrasjeje, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e të tjerë.

Hetimi për këtë grup personash nisi, pasi SPAK administroi nga autoritetet franceze dhe belge të dhënat e ç’koduara nga aplikacionet Sky dhe Enchrochat.

Sipas SPAK-ut, Pëllumb Gjoka, rezulton të ketë komunikuar me mesazhe me anëtarë të fisit Bajri në Shkodër për kryerje atentatesh, përfshirë pagesa për ekzekutorët dhe financim për blerje armësh.

SPAK akuzon biznesmenin Pëllumb Gjoka, se në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën, kanë kryer vrasjen e Gjin Boriçit dhe kanë siguruar kushtet për vrasjen e Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

SPAK thotë se ata u ndihmuan edhe nga ish-shefi i krimeve në Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, që u jepte informacione. Teksa hetimet treguan edhe se Pëllumb Gjoka e Behar Bajri, kishin korruptuar ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-shefin e forcave operacionale Oltion Bistri.

Pëllumb Gjoka dhe të tjerët kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë së Posaçme, duke vënë në pikepyetje edhe vlefshmërinë e marrjes dhe përdorimit të mesazheve nga “Sky Ecc” në procese penale në Shqipëri. Kërkesa e biznesmenit Gjoka, është rrëzuar në tre shkallët e gjyqësorit, si dhe në Gjykatën Kushtetuese.

The post Dosja Metamorfoza/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën appeared first on Albeu.com.

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca për Pëllumb Gjokën, Oltion Bistrin, Xhevahir Litën dhe personat e tjerë të akuzuar

By: Rovena
16 June 2025 at 15:31

Shtyhet seanca për biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-shefin e Operacionales Oltion Bistrin, Xhevahir Litën, ish-policin Ardit Hasanbegaj dhe personat e tjerë të akuzuar për dosjen “Metamorfoza”.

Shkak u bë zëvendësimi i avokatit të Edmond Prekës që kërkoi kohë të njihej me dosjen. Seanca e radhës ku pritet te lexohet edhe pretenca e prokurorisë, do të mbahet më datë 26 qershor ora 8 e 30.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 si dhe për bashkëpunim në dy vrasje të tjera. Ndërsa ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-shefi i Forcave Operacionale të Policisë, Oltion Bistri akuzohen për korrupsion dhe nxjerrje te sekretit.

Ish-drejtuesi i policisë informonte për aksionet e policisë ndaj lojërave të fatit si dhe dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje. Ish prokurori Lita dyshohet se ka ndihmuar Behar Bajrin për t’u liruar nga paraburgimi gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës.

Behar Bajri akuzohet se për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen ndaj Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Shumica e anëtarë të këtij grupi u arrestuan në korrik të vitit 2023 ndërsa SPAK i mbylli hetimet në Maj të 2024-ës. Zbulimi i tyre u bë falë zbërthimeve të komunikimeve në aplikacionin Encro Chat dhe Sky Ecc./abcnews.al

 

Dosja “Metamorfoza” shtyhet sërish seaca në Gjykatën e Posaçme

By: user7
30 May 2025 at 11:24

Seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza” është shtyrë për shkak se në sallën e gjyqit mungonin avokatët. Bëhet me dije se seanca e radhës do të zhillohet më datën 5 qershor ora 15:00. Gjithashtu mësohet se asnjë prej anëtarëve të grupit kriminal nuk ishte i pranishëm në seancë, duke shprehur vullnetin të mbroheshin nga avokatët.

Mësohet po ashtu se është gjobitur me 30 mijë lekë të reja avokatja e Astmer Bilalit dhe se pezullohen afatet e paraburgimit deri në seancën e ardhshme.

Nga operacioni i SPAK i quajtur “Metamorfoza” kanë përfunduar disa persona në pranga, mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri; drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka. Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekrete, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.

Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Ibrahim Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

The post Dosja “Metamorfoza” shtyhet sërish seaca në Gjykatën e Posaçme appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet procesi për të pandehurit e dosjes Metamorfoza

By: user7
26 May 2025 at 12:29

Është shtyrë për në datën 30 maj procesi në Gjykatën e Posaçme për të pandehurit e dosjes Metamorfoza.

Mësohet se shtyrja e seancës ka ardhur për shkak të mungesës së avokatëve të dy të pandehurve, konkretisht të Edmond Prekës dhe Xhevahir Litës.

Të pandehurit, Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xahevahir Lita, nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.

Kujtojmë se mbi të pandehurit e kësaj dosje rëndojnë një sërë akuzash të rënda, deri te planifikimi i vrasjeve, të zbuluara pas daljes së përgjimeve të SKY ECC.

The post Shtyhet procesi për të pandehurit e dosjes Metamorfoza appeared first on Lapsi.al.

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin dhe të pandehurit e tjerë

By: Oldi
26 May 2025 at 11:42

Seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza” është shtyrë. Vendimi është marrë për shkak se në sallën e gjyqit mungonin avokatët e dy të pandehurve. Seanca e radhës do të zhillohet më datën 30 Maj. Ndërkohë në sallë mungonin të pandehurit Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xahevahir Lita, të cilët […]

The post “Metamorfoza”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin dhe të pandehurit e tjerë appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet në GJKKO seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

26 May 2025 at 11:57

Është shtyrë në GJKKO sërish seanca për dosjen “Metamorfoza” për shkak se mungonin avokatët e dy prej të pandehurve.

Seanca e radhës do të zhvillohet më datën 30 maj, ndërsa edhe vetë disa prej anëtarëve të grupit kriminal nuk morën pjesë në gjyq si Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xahevahir Lita.

Gjithashtu palët u njohën me vendimin e zëvendësimit të Irena Gjokës si pjesë e treshes gjyqësore, duke u zëvendësuar me Erion Çelën, që i bashkohet trupës aktuale me Etleva Dedën e Floja Hajredinajn.

Gjoka është me leje për një afat dy mujor për shkak të rrethanave familjare njoftuan kolegët e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet në GJKKO seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve appeared first on Euronews Albania.

GJKKO ndan dosjen “Metamorfoza”, pranon gjykim të shkurtuar vetëm për 4 të akuzuar

By: user 8
7 May 2025 at 18:51

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndarë çështjen penale për dosjen “Metamorfoza”, dhe ka pranuar pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Në seancën e kësaj të mërkure, trupi gjykues i përbërë nga Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, vendosën që të pandehurit Pëllumb Gjoka, Edmond Preka dhe Behar Brajoviç do të gjykohen me procedurë të zakonshme, për shkak të akuzave më të rënda që rëndojnë mbi ta.

Ndërkohë, për ish-prokurorin Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegajn, Astmer Bilalin dhe ish-shefin e Operacionales, Oltian Bistri, gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke lehtësuar procedurat ndaj tyre.

Në seancën e radhës, më datë 19 maj, ora 15:00, Prokuroria e Posaçme do të japë konkluzionet përfundimtare për personat që do të gjykohen me procedurën e shkurtuar.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuza të rënda, si organizim vrasjesh, grupi i strukturuar kriminal, apo kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

The post GJKKO ndan dosjen “Metamorfoza”, pranon gjykim të shkurtuar vetëm për 4 të akuzuar appeared first on Lapsi.al.

GJKKO ndan dosjen “Metamorfoza”, pranon pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar

By: fra nc
7 May 2025 at 16:28

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të ndajë çështjen penale për dosjen e njohur si “Metamorfoza”, duke pranuar pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Me vendim të trupit gjykues të përbërë nga Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, janë ndarë për t’u gjykuar me procedurë të zakonshme të pandehurit Pwllumb Gjoka, Edmond Preka dhe Behar Brajoviç, për shkak të akuzave më të rënda që rëndojnë mbi ta.

Ndërkohë, për ish-prokurorin Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegajn, Astmer Bilalin dhe ish-shefin e Operacionales, Oltian Bistri, gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke lehtësuar procedurat ndaj tyre.

Seanca e radhës është caktuar për datën 19 maj, ora 15:00, ku Prokuroria e Posaçme pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare për të akuzuarit që po gjykohen me procedurë të shkurtuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post GJKKO ndan dosjen “Metamorfoza”, pranon pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar appeared first on Euronews Albania.

Dosja “Metamorfoza”/ GJKKO ndan çështjen, pranon gjykim të shkurtuar për 4 të akuzuar

By: M C
7 May 2025 at 17:05

Gjykata e posacme ka pranuar gjykimin e shkurtuar ndaj Olt Bistri, Ardit Hasanbegaj, Xhevahir Lita dhe Astmir Bilali të arrestuar në dosjen metamorfoza.

Ndersa Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka do te gjykohen me procedure te zakonshem.

Ky vendim sipas gjykatës erdhi pasi 3 personat jane përfshire ne vepra te rende penale si vrasje me paramendim apo tentative vrasje.

The post Dosja “Metamorfoza”/ GJKKO ndan çështjen, pranon gjykim të shkurtuar për 4 të akuzuar appeared first on Albeu.com.

Metamorfoza e Erion Ahmetit, nga betonieret në “xhandar” të Korçës, si e favorizoi klani i Fushëbardhës

By: Oldi
1 May 2025 at 22:33

Drejtori aktual i Policisë së Korçës, Erion Ahmeti, është shndërruar në një “xhandar” në qytetin juglindor, teksa skandalet e njëpasnjëshme në Doganën e Kapshticës as nuk ia kanë prishur terezinë. Natyrisht, e kaluara në Tiranë e Ahmetit, i cili njihet si “polici i betoniereve”, e ka bërë më të fortë, ku sëbashku me disa drejtorë […]

The post Metamorfoza e Erion Ahmetit, nga betonieret në “xhandar” të Korçës, si e favorizoi klani i Fushëbardhës appeared first on BoldNews.al.

SPAK kundër ndarjes së dosjes/ Ish-shefi i Operacionales pranon akuzat, ja tre gjyqtarët që do të vendosin për “Metamorfozën”

By: V K
17 April 2025 at 11:28

Dosja “Metamorfoza”, do të gjykohet nga treshja e gjyqtarëvetë posaçëm, Etleva Desa, Flora Hajredianaj dhe Irena Gjoka.

Seancën e zhvilluar këtë të enjte, avokati Arben Nela që mbron interesat e ish-prokurorit Xhevahir Lita, kërkon ndarjen e çështjes ndaj tij me pjesën tjetër të të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”.

“Kërkojmë ndarjen e çështjes për të pandehurin Xhevahir Lita. Për shkak se hetimi ndaj tij ka qenë i plotë. Lita ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar”, ka thënë Nela në gjyq.

“Kërkoj si përfaqësues i Ardit Hasanbegaj, gjykim të shkurtuar. I pandehuri e ka kërjuar edhe në seancë paraprake, dhe e ka shënuar në çdo deklaratë. Mendojmë se çështjs mubd të zgjidhet në gazën ku janë aktet, prova të tjera nuk kemi për të paraqitur. Nëse pranohet kjo kërkesë, kërkojmë edhe veçimin e çështjes”, është shprehur avokati Gentian Romano.

Edhe avokati i Astmer Bilalit kërkon gjykim të shkurtuar.

Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit, gjithashtu përmes avokatit kërkoi gjykim të shkurtuar.

“S’ka kërkesa për marjen e provave të reja, nuk ka kërkesa për pavlefshmëru të provave. Kërkojmë të ndahet çështja ndaj tij”, tha Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit

Elton Hyseni, avokat i Behar Bajroviq: “kërkoj gjykim të shkurtuar. Për ndarjen e çështjes e lëmë në vlerësim të gjykatës”.

Në listën e të akuzuarve janë biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, ish-drejtuesi policor Ardrit Hasanbegaj dhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Pëllumb Gjoka dhe Edmond Preka, nuk pranojnë gjykimin e shkurtuar, kërkojnë gjykim të zakonshëm.

Gurali Braimllari, avokat i Pëllumb Gjokës: “Në kushtet kur nuk u pranua pavlefshmëria e papërdorshmëria e akteve. Gjoka akuzohet në bashkëpunim me të tjerët si grup i strukturuar kriminal. Gjykata duhej të njihej me qëndrimon tonë, më pas të shprehej ose jo për formën e gjykimit. Nuk mund ti qëndrojmë në asnjë mënyrë gjykimit të shkurtuar”.

Ndërkohë, pjesë e listës janë edhe subjekte të krimit të organizuar si Behar Bajri, Edmond Preka dhe Asmter Bilali. 3 të parët në shqyrtimin paraprak kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar, vendim për të cilin gjykata do të shprehet në seancën e parë të gjykimit në themel.

SPAK kundër ndarjes së dosjes

Arben Kraja, prokuror: “Provat janë të përshkruara konkretisht nga faqja 86-100. Të dhënat e sky ecc janë harmonizuar me prova të tjera. Për ndarjen e çështjes jemi kundur sepse mund të dëmtohet shqyrtimi i çështjes”.

“Gjykata tërhiqet për vendim nëse do pranojë ose jo kërkesat për ndarje të çështjes ose jo si dhe të formës së gjykimit”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.

Goditja e grupeve kriminale me shtrirje kryesisht në Shqipërinë qëndrore dhe veriun e vendit, u bë pas ardhjes së materialeve nga Franca dhe Belgjika, të cilat çkoduan aplikacionin “SKY ECC”, nga i cili u zbërthye aktiviteti kriminal i përfshirjes së shtetit, biznesit dhe krimit në kuktivim droge, lojëra të paligjshme, vrasje e atentate.

The post SPAK kundër ndarjes së dosjes/ Ish-shefi i Operacionales pranon akuzat, ja tre gjyqtarët që do të vendosin për “Metamorfozën” appeared first on Albeu.com.

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka kundër gjykimit të shkurtuar dhe ndarjes së çështjes

17 April 2025 at 11:25

Është mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme seanca e parë gjyqësore në themel për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë ish-prokurorë, ish-zyrtarë policie dhe persona të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Pesë prej të pandehurve, Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Behar Bajri (Bajroviq), Astmer Bilalit, Oltion Bistrit kanë bërë […]

The post “Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka kundër gjykimit të shkurtuar dhe ndarjes së çështjes appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi për Metamorfozën: Të pandehurit kërkojnë ndarjen e çështjeve, Pëllumb Gjoka jo

By: fra nc
17 April 2025 at 10:47

Procesi gjyqësor për dosjen e njohur si “Metamorfoza” do të zhvillohet nën drejtimin e një trupe gjykuese të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Në seancën e fundit gjyqësore, një sërë kërkesash u paraqitën nga avokatët e të pandehurve, të cilët kërkuan ndarjen e çështjeve dhe gjykim të shkurtuar për klientët e tyre.

Arben Nela, avokati i ish-prokurorit Xhevahir Lita, i kërkoi gjykatës ndarjen e çështjes për klientin e tij, duke argumentuar se: “Hetimi ndaj Litas ka qenë i plotë. Ai ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar.”

Në të njëjtën linjë, Gentian Rumano, përfaqësuesi ligjor i Ardit Hasanbegaj, kërkoi gjithashtu ndarjen e çështjes së klientit të tij.

“Kërkoj gjykim të shkurtuar për klientin tim. Kjo kërkesë është bërë që në seancën paraprake dhe është shënuar në çdo deklaratë. Mendojmë se çështja mund të zgjidhet në gjendjen ku ndodhen aktet, pasi nuk kemi prova të tjera për të paraqitur. Nëse pranohet, kërkojmë edhe veçimin e çështjes,” tha Rumano.

Edhe mbrojtësit ligjorë të Astmer Bilalit, Oltion Bistrit dhe Behar Bajroviqit paraqitën kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit, u shpreh: “Nuk kemi kërkesa për marrjen e provave të reja, as për pavlefshmëri të provave ekzistuese. Kërkojmë që çështja ndaj tij të trajtohet e ndarë.”

Ndërsa Elton Hyseni, përfaqësuesi ligjor i Behar Bajroviqit, deklaroi: “Kërkojmë gjykim të shkurtuar. Lidhur me ndarjen e çështjes, ia lëmë vlerësimit të gjykatës.”

Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesat për gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjeve në seancat në vijim.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Edmond Preka nuk kërkojë gjykim te shkurtuar dhe ndarjen e çështjes.

“Ne pritëm vendimin e gjykatës kushtetuese për SKY ECC, i cili është as mish as peshk, megjithatë kemi kërkesa për pavlefshmëri të akteve, marrjen dhe përdorimin e të dhënave”, deklaroi avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Gurali Brahimllari.

Megjithatë, SPAK është shprehur kundër ndarjes së dosjes. Prokurori Arben Kraja argumentoi se: “Provat janë të përshkruara konkretisht nga faqja 86 deri në 100. Të dhënat e ‘Sky ECC’ janë harmonizuar me prova të tjera. Jemi kundër ndarjes së çështjes, pasi mund të dëmtohet shqyrtimi i saj.”

Pas shqyrtimit të kërkesave, gjykata u tërhoq për të vendosur nëse do të pranojë ose jo ndarjen e çështjeve dhe formën e gjykimit për secilin të pandehur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjyqi për Metamorfozën: Të pandehurit kërkojnë ndarjen e çështjeve, Pëllumb Gjoka jo appeared first on Euronews Albania.

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për 6 të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, ndahet çështja për Erzen Breçanin dhe ish efektiven

By: V K
3 February 2025 at 12:45

Gjykata e Posaçme, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe Dedan Gjoni në këtë proces.

Çështja u nda për ish-zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin dhe ish-efektiven e policisë, Jonida Babameto.

Të dy ata do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Gjithashtu, gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës.

The post GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për 6 të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, ndahet çështja për Erzen Breçanin dhe ish efektiven appeared first on Albeu.com.

“Metamorfoza”/ Dështon zhvillimi i gjyqit, të pandehurve u pezullohen afatet e paraburgimit

By: Re Nato
30 January 2025 at 14:29

Dështon në Gjykatën e Posaçme zhvillimi i seancës gjyqësore për dosjen Metamorfoza.

Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Oltjon Bistrit. Gykata caktoi avokat kryesisht për seancën e radhës, e cila do të zhvillohet më 13 shkurt, ora 13:00.

Ndërkaq, të pandehurve iu pezulluan afatet e paraburgimit./abcnews.al

 

Nis me debate dhe ankesa gjyqi i “Metamorfozës”

By: user 8
21 January 2025 at 15:08

Procesi gjyqësor për dosjen e shumëpërfolur “Metamorfoza” ka nisur mes mungesash dhe debatit për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura.

Në seancë munguan të pandehurit Pëllumb Gjoka, Asmer Bilali dhe Xhevahir Lita, ndërsa të pranishëm ishin Behar Bajri, Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj dhe Oltion Bistri.

Për shkak të një fatkeqësie familjare, avokatja e Edmond Prekës nuk ishte e pranishme. Po ashtu, mungoi edhe mbrojtësi ligjor i Ardit Hasanbegajt për arsye shëndetësore.

Gjatë seancës, i pandehuri Behar Bajri (i njohur edhe si Behar Bajrovic) kërkoi që gjykimi të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke argumentuar se mediat e kishin paragjykuar atë.

SPAK kundërshtoi këtë kërkesë, duke deklaruar se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për të zhvilluar procesin gjyqësor me dyer të mbyllura dhe GJKKO e rrëzoi kërkesën.

The post Nis me debate dhe ankesa gjyqi i “Metamorfozës” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌