Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 74 vjet burg për shtatë të pandehurit

26 June 2025 at 12:02

Prokuroria e Posaçme paraqiti të enjten më 26 qershor konkluzionet përfundimtare ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe gjashtë të pandehurve të tjerë të akuzuar për vrasje dhe porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje, që u ndaluan në kuadër të operacionit të njohur si “Metamorfoza” në korrik të vitit 2023. Çështja […]

The post “Metamorfoza”, SPAK kërkon 74 vjet burg për shtatë të pandehurit appeared first on Reporter.al.

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

26 June 2025 at 10:43

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën këtë të enjte për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë biznesmeni Pëllumb Gjoka, anëtarët e krimit të organizuar Behar Bajri dhe Astmer Bilali, si dhe zyrtarë të Policisë dhe Drejtësisë. Për Behar Bajrin alias Bajroviç, i cili konsiderohet si një prej krerëve të grupin kriminal Bajri në […]

The post “Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën appeared first on BoldNews.al.

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca për Pëllumb Gjokën, Oltion Bistrin, Xhevahir Litën dhe personat e tjerë të akuzuar

By: Rovena
16 June 2025 at 15:31

Shtyhet seanca për biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-shefin e Operacionales Oltion Bistrin, Xhevahir Litën, ish-policin Ardit Hasanbegaj dhe personat e tjerë të akuzuar për dosjen “Metamorfoza”.

Shkak u bë zëvendësimi i avokatit të Edmond Prekës që kërkoi kohë të njihej me dosjen. Seanca e radhës ku pritet te lexohet edhe pretenca e prokurorisë, do të mbahet më datë 26 qershor ora 8 e 30.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 si dhe për bashkëpunim në dy vrasje të tjera. Ndërsa ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-shefi i Forcave Operacionale të Policisë, Oltion Bistri akuzohen për korrupsion dhe nxjerrje te sekretit.

Ish-drejtuesi i policisë informonte për aksionet e policisë ndaj lojërave të fatit si dhe dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje. Ish prokurori Lita dyshohet se ka ndihmuar Behar Bajrin për t’u liruar nga paraburgimi gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës.

Behar Bajri akuzohet se për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen ndaj Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Shumica e anëtarë të këtij grupi u arrestuan në korrik të vitit 2023 ndërsa SPAK i mbylli hetimet në Maj të 2024-ës. Zbulimi i tyre u bë falë zbërthimeve të komunikimeve në aplikacionin Encro Chat dhe Sky Ecc./abcnews.al

 

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin dhe të pandehurit e tjerë

By: Oldi
26 May 2025 at 11:42

Seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza” është shtyrë. Vendimi është marrë për shkak se në sallën e gjyqit mungonin avokatët e dy të pandehurve. Seanca e radhës do të zhillohet më datën 30 Maj. Ndërkohë në sallë mungonin të pandehurit Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xahevahir Lita, të cilët […]

The post “Metamorfoza”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin dhe të pandehurit e tjerë appeared first on BoldNews.al.

“Metamorfoza”, Gjykata merr kohë për mënyrën e gjykimit të të pandehurve

17 April 2025 at 17:00

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë çeli të enjten më 17 prill shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal, si dhe ndaj të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tij. Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetëm i pandehuri Edmond Preka, ndërsa […]

The post “Metamorfoza”, Gjykata merr kohë për mënyrën e gjykimit të të pandehurve appeared first on Reporter.al.

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka kundër gjykimit të shkurtuar dhe ndarjes së çështjes

17 April 2025 at 11:25

Është mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme seanca e parë gjyqësore në themel për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë ish-prokurorë, ish-zyrtarë policie dhe persona të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Pesë prej të pandehurve, Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Behar Bajri (Bajroviq), Astmer Bilalit, Oltion Bistrit kanë bërë […]

The post “Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka kundër gjykimit të shkurtuar dhe ndarjes së çështjes appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi për Metamorfozën: Të pandehurit kërkojnë ndarjen e çështjeve, Pëllumb Gjoka jo

By: fra nc
17 April 2025 at 10:47

Procesi gjyqësor për dosjen e njohur si “Metamorfoza” do të zhvillohet nën drejtimin e një trupe gjykuese të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Në seancën e fundit gjyqësore, një sërë kërkesash u paraqitën nga avokatët e të pandehurve, të cilët kërkuan ndarjen e çështjeve dhe gjykim të shkurtuar për klientët e tyre.

Arben Nela, avokati i ish-prokurorit Xhevahir Lita, i kërkoi gjykatës ndarjen e çështjes për klientin e tij, duke argumentuar se: “Hetimi ndaj Litas ka qenë i plotë. Ai ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar.”

Në të njëjtën linjë, Gentian Rumano, përfaqësuesi ligjor i Ardit Hasanbegaj, kërkoi gjithashtu ndarjen e çështjes së klientit të tij.

“Kërkoj gjykim të shkurtuar për klientin tim. Kjo kërkesë është bërë që në seancën paraprake dhe është shënuar në çdo deklaratë. Mendojmë se çështja mund të zgjidhet në gjendjen ku ndodhen aktet, pasi nuk kemi prova të tjera për të paraqitur. Nëse pranohet, kërkojmë edhe veçimin e çështjes,” tha Rumano.

Edhe mbrojtësit ligjorë të Astmer Bilalit, Oltion Bistrit dhe Behar Bajroviqit paraqitën kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit, u shpreh: “Nuk kemi kërkesa për marrjen e provave të reja, as për pavlefshmëri të provave ekzistuese. Kërkojmë që çështja ndaj tij të trajtohet e ndarë.”

Ndërsa Elton Hyseni, përfaqësuesi ligjor i Behar Bajroviqit, deklaroi: “Kërkojmë gjykim të shkurtuar. Lidhur me ndarjen e çështjes, ia lëmë vlerësimit të gjykatës.”

Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesat për gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjeve në seancat në vijim.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Edmond Preka nuk kërkojë gjykim te shkurtuar dhe ndarjen e çështjes.

“Ne pritëm vendimin e gjykatës kushtetuese për SKY ECC, i cili është as mish as peshk, megjithatë kemi kërkesa për pavlefshmëri të akteve, marrjen dhe përdorimin e të dhënave”, deklaroi avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Gurali Brahimllari.

Megjithatë, SPAK është shprehur kundër ndarjes së dosjes. Prokurori Arben Kraja argumentoi se: “Provat janë të përshkruara konkretisht nga faqja 86 deri në 100. Të dhënat e ‘Sky ECC’ janë harmonizuar me prova të tjera. Jemi kundër ndarjes së çështjes, pasi mund të dëmtohet shqyrtimi i saj.”

Pas shqyrtimit të kërkesave, gjykata u tërhoq për të vendosur nëse do të pranojë ose jo ndarjen e çështjeve dhe formën e gjykimit për secilin të pandehur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjyqi për Metamorfozën: Të pandehurit kërkojnë ndarjen e çështjeve, Pëllumb Gjoka jo appeared first on Euronews Albania.

“Pëllumb Gjokës i shpallin motelin, hotel me 5 yje”, Berisha takim me shoqatat e turizmit: Ju që mbijetoni jeni heronj! Xhaçka vjedh 10 mijë metra katrorë tokë publike

By: E.K
16 April 2025 at 12:27

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me shoqatat e turizmit. “Industria e turizmit përballet me shumë vështirësi nuk ka mbështetje. Mbështeten vetëm ata si Pëllumb Gjoka që u shpallin motelin, hotel me 5 yje. Angazhimi i qeveritarëve në turizëm një tjetër element i dëmshme. Kur Xhaçka vjen 10 mijë metra katrorë […]

The post “Pëllumb Gjokës i shpallin motelin, hotel me 5 yje”, Berisha takim me shoqatat e turizmit: Ju që mbijetoni jeni heronj! Xhaçka vjedh 10 mijë metra katrorë tokë publike appeared first on FaxWeb.

Berisha: Suel Çela është i lirë, bën ligjin në Elbasan! Troplini e mbushi Durrësin me lojëra fati

31 March 2025 at 13:16

Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, ka hedhur akuza, se disa prej bandave kriminale në vend, po veprojnë të lirë dhe bëjnë ligjin në qytetet e tyre. Berisha tha se lejet e ndërtimit dhe projektet e kullave menaxhohet nga Edi Rama dhe Suel Çela, duke e lidhur me faktin që në krye të Agjencisë […]

The post Berisha: Suel Çela është i lirë, bën ligjin në Elbasan! Troplini e mbushi Durrësin me lojëra fati appeared first on BoldNews.al.

SPAK dyshon se biznesmeni Pëllumb Gjoka u përpoq të ‘ndikonte’ vendimin për “Sky ECC”

By: admin
4 March 2025 at 23:41

Nga Edmond Hoxhaj

Një dokument i rrjedhur në media sugjeron se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmori një seri veprimesh hetimore – përfshirë përgjimin ambiental ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, si pjesë e një procedimi për korrupsion pasiv.

Sipas dokumentit, SPAK urdhëroi të kryhej midis datave 10 shkurt dhe 25 shkurt përgjimi në vende publike i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi, pasi kishte informacione se persona të interesuar kishin ndikuar te ai për mënyrën e formulimit të arsyetimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj një ankimi të biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Sipas dokumentit të rrjedhur në media, arsyetimi në favor të Gjokës nga Gjykata Kushtetuese do të përdorej edhe në mjaft gjykime të tjera të ngjashme, të bazuara në të dhënat e marra nga aplikacioni Sky ECC, pasi vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese është praktikë e detyrueshme për institucionet e tjera të drejtësisë.

SPAK nuk komentoi lidhur me vërtetësinë e kopjes së aktit të publikuar, si dhe as nuk bëri me dije nëse ka hetim për rrjedhjen në media të këtij dokumenti.

“Për momentin nuk kemi koment”, tha SPAK përmes koordinatores për marrëdhëniet me mediat.

Gjyqtari Gent Ibrahimi nuk ishte i arritshëm për koment nëpërmjet telefonit. Ndërkohë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Gjykata Kushtetuese mohoi se vendimet e saj mund të ndikoheshin në mënyrë të paligjshme.

“Nisur nga debati mediatik i ditëve të fundit për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqtari kushtetues, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij, konsiderojmë me rëndësi të sqarojmë opinionin publik se, në ushtrimin e misionit kushtetues për garantimin e epërsisë së Kushtetutës, ajo udhëhiqet nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në ligjin themelor,” tha Gjykata Kushtetuese.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shpallur nga qeveria ‘Rama’ si investitor strategjik, u arrestua në korrik të vitit 2023 si pjesë e një organizate kriminale, pasi iu gjetën komunikime në aplikacionin Sky ECC që e lidhin me një sërë veprash penale të rënda, përfshirë vrasje.

Komunikimet e kapura nga autoritetet franceze në aplikacionin Sky ECC kanë shërbyer si bazë e një sërë hetimesh ndaj krimit të organizuar, politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të drejtësisë.

Gjoka e ankimoi vendimin që e mban në burg në të tria shkallët e gjykimit, duke kundërshtuar si të paligjshëm ndalimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC, por pa rezultat.

Në vijim paraqiti kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen të papërdorshme të komunikimeve Sky ECC, por me një vendim unanim të datës 30 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën. /Birn

The post SPAK dyshon se biznesmeni Pëllumb Gjoka u përpoq të ‘ndikonte’ vendimin për “Sky ECC” appeared first on Albeu.com.

SPAK dyshon se biznesmeni Pëllumb Gjoka u përpoq të ‘ndikonte’ vendimin për ‘Sky ECC’

4 March 2025 at 18:37

Një dokument i rrjedhur në media sugjeron se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmori një seri veprimesh hetimore – përfshirë përgjimin ambiental ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, si pjesë e një procedimi për korrupsion pasiv. Sipas dokumentit, SPAK urdhëroi të kryhej midis datave 10 shkurt dhe 25 shkurt përgjimi në […]

The post SPAK dyshon se biznesmeni Pëllumb Gjoka u përpoq të ‘ndikonte’ vendimin për ‘Sky ECC’ appeared first on Reporter.al.

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca Pëllumb Gjokën dhe të dyshuarit e tjerë, shkak mungesa e avokatëve të Bajrit

By: lia rda
27 February 2025 at 14:55

Shtyhet në datë 11 mars, ora 14.00 seanca për dosjen “Metamorfoza”, për Pëllumb Gjokën dhe të dyshuarit e tjerë.

Mësohet se shkak u bë mungesa e dy avokatëve të Behar Bajrit.

Gjykata e Posaçme gjobiti avokatët me 5 mijë lekë të reja për shkak të mungesës pa arsye, pasi sipas togave të zeza ata kanë patur dijeni për seancën e sotme.

Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që akuzohen për një sërë veprash penale duke nisur nga “Vrasja me paramendim”, “Shpërdorimi i detyrës” deri tek “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Krijim kushte për vrasje” etj./abcnews.al

Pëllumb Gjoka sërish në Kushtetuese, biznesmeni kërkon shfuqizimin e sekuestros së 390 mijë metra katrorë tokë

By: A M
2 February 2025 at 20:18

Mbledhja e gjyqtarëve kushtetetues ka vendosur të kalojë për shqyrtim një episod tjetër të “Metamorfozës” që do të trajtohet në seancë plenare mbi bazë dokumentash.

Kësaj radhe nuk është ligjshmëria e SKY ECC, një betejë e fituar nga SPAK edhe në Kushtetuese, por çështja e pronave të bllokuara pas arrestimeve të Metamorfozës. Padia ku pretendohet shkelja e Kushtetutës është përcjellë nga Pëllumb Gjoka i cili mbahet i paraburgosur si edhe Kolë Gjoka dhe Shoqëria Imperial Group.

Si palë e interesuar është Prokuroria e Posaçme e cila ka bllokuar gati 390 mijë metra katrorë tokë në zonën e Velipojës nën dyshimet se janë përftuar përmes falsifikimit

Por në padi insistohet se sekuestro preventive duhet shfuqizuar si e papajtueshme me Kushtetutën mes të tjerash me argumentin se rezultojnë të regjistruara në ASHK në emër të një shoqërie dhe të shtetasit Kolë Gjoka. Qëndrimet e SPAK janë bërë publike për këto pasuri në tre shkallët e drejtësisë. Dosja e Metamorfozës midis tyre me të akuzuar Pëllumb Gjokën, ish zyrtarin e policisë Oltion Bistri dhe ish prokurorin Xhevahir Lita por edhe anëtarë të grupit të Bajrave ka kaluar për gjykim disa muaj mbas seancave paraprake.

Top Channel

Nis me debate dhe ankesa gjyqi i “Metamorfozës”

By: user 8
21 January 2025 at 15:08

Procesi gjyqësor për dosjen e shumëpërfolur “Metamorfoza” ka nisur mes mungesash dhe debatit për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura.

Në seancë munguan të pandehurit Pëllumb Gjoka, Asmer Bilali dhe Xhevahir Lita, ndërsa të pranishëm ishin Behar Bajri, Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj dhe Oltion Bistri.

Për shkak të një fatkeqësie familjare, avokatja e Edmond Prekës nuk ishte e pranishme. Po ashtu, mungoi edhe mbrojtësi ligjor i Ardit Hasanbegajt për arsye shëndetësore.

Gjatë seancës, i pandehuri Behar Bajri (i njohur edhe si Behar Bajrovic) kërkoi që gjykimi të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke argumentuar se mediat e kishin paragjykuar atë.

SPAK kundërshtoi këtë kërkesë, duke deklaruar se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për të zhvilluar procesin gjyqësor me dyer të mbyllura dhe GJKKO e rrëzoi kërkesën.

The post Nis me debate dhe ankesa gjyqi i “Metamorfozës” appeared first on Lapsi.al.

Nis gjyqi i dosjes Metamorfoza

By: user 8
7 January 2025 at 16:47

Ka nisur gjykimi në themel i dosjes Metamorfoza, pasi ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, që të cilësoheshin si të paligjshme përgjimet e Sky Ecc.

Në seancën e sotme, biznesmeni Gjoka nuk ishte i pranishëm, por ai u përfaqësua nga dy avokatët e tij, Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.

Ndërkohë avokati i ish-shefit të policisë, Ardit Hasanbegaj ka kërkuar shtyrje të seancës, për shkaqe procedurale për të patur kontakt me klientin dhe një mbrojtje efektive.

Edhe mbrojtja e Gjokës kërkoi shtyrje të seancës deri në publikim e vendimit të plotë të GJK, që jep arsyetimin sa i takon rrëzimit të kërkesës për Sky Ecc. Seanca e radhës u la për më datë 21 Janar.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish shefin e Operacionales, Oltion Bistri, ish prokurorin Xhevahir Lita dhe 4 të tjerë, të arrestuar në kuadër të operacionit policor “Metamorfoza”, duke u komunikuar zyrtarisht akuzat ndaj tyre.

Përvec tyre, SPAK përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim Behar Bajri, Astmer Bilali, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj.

Ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda, si organizim vrasjesh, grupi i strukturuar kriminal, apo kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

The post Nis gjyqi i dosjes Metamorfoza appeared first on Lapsi.al.

Nis gjyqi në themel për SkyEcc/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk paraqitet në seancën e parë, zbardhet kërkesa e kreut të SPAK

By: V K
7 January 2025 at 15:42

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për SkyECC, që njohu si provë komunikimet në aplikacionet e krimit, nis gjykimi në themel në GJKKO.

Raportohet se në seancën e parë në themel, nuk është paraqitur biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Ai mbrohet nga avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.

Prokurori Altin Dumani, njëherazi kreu i SPAK ka kërkuar “vijimin e shqyrtimit gjyqesor dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore”.

Avokati i ish-shefit të policisë, Adrit Hasanbegaj, kërkon shtyrje të seancës për shkaqe proceduriale për të patur kontakt me klientin dhe një mbrojtje efektive.

Ndërkohë nga ana tjetër, avokatët e Pëllumb Gjokës kërkojnë të shtyhet gjyqi në afatin maksimal për të pritur dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Seanca e ardhshme në GJKKO u la më 21 janar 2025.

The post Nis gjyqi në themel për SkyEcc/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk paraqitet në seancën e parë, zbardhet kërkesa e kreut të SPAK appeared first on Albeu.com.

VOA: Bie kërkesa e biznesmenit Gjoka për pavlefshmërinë e SKY ECC

By: user 4
30 December 2024 at 17:59

Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot njëzëri që të rrëzojë kërkesat e biznesmenit Pëllumb Gjoka për të shpallur si të papajtueshme me Kushtetutën disa vendime të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë lidhur me masën e sigurimit ndaj tij “arrest me burg”.

Biznesmeni Gjoka, i angazhuar më herët në lojërat e fatit, për më shumë se 3 vite me statusin e investitorit strategjik në turizëm, u arrestua një vit e gjysmë më parë në kuadër të Operacionit “Metamorfoza”, së bashku me ish drejtuesin e prokurorisë së Kukësit dhe ish drejtuesin e Forcës Operacionale të Policisë.

Ai dyshohet për vrasje për maramendim, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal. Gjoka dyshohet se është përdorues i aplikacionit të koduar SkyECC, dhe arrestimi i tij erdhi pasi agjencitë europiane deshifruan komunikimet përmes telefonave të koduar midis personave të botës së krimit dhe ia përcollën ato Prokurorisë së Posaçme.

Disa muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme i sekuestroi atij afro 40 hektarë pyje në zonën e Velipojës.

Biznesmeni Gjoka e ankimoi në Gjykatën Kushtetuese si të paligjshëm arrestin e tij me burg bazuar në prova të siguruara nga SkyECC, por kërkesa e tij u rrëzua sot unanimisht nga kjo Gjykatë.

Bazuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetueses, sistemi i drejtësisë në Shqipëri do të pranojë dhe do të përdorë si prova në proceset gjyqësore të dhënat e nxjerra nga SkyECC, si një procedurë tashmë në përputhje me Kushtetutën dhe me standartet ndërkombëtare.

Pasi ky sistem i koduar i SkyECC u zbërthye, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur nëntë grupe të fuqishme kriminale, ka arrestuar një numër të konsiderueshëm të dyshuar për veprimtari kriminale, si dhe ka ndriçuar ngjarje të rënda kriminale përgjatë shumë viteve.

Prandaj, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ka një ndikim të gjerë dhe thelbësor në luftën e SPAK-ut kundër krimit të organizuar./Zeri i Amerikes

The post VOA: Bie kërkesa e biznesmenit Gjoka për pavlefshmërinë e SKY ECC appeared first on Lapsi.al.

Gjykata Kushtetuese rrëzon Pëllumb Gjokën

By: user 8
30 December 2024 at 16:15

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’.

Deskriptimi i bisedave nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe vënia në dispozicion të pjesës për Shqipërinë, ka çuar në arrestimin e dhjetëra personave, ndërsa SPAK ka ngritur akuza ndaj tyre.

Përveç kësaj, bisedat kanë hedhur dritë mbi implikime në ngjarje kriminale të personave të ndryshëm, por kanë zbardhur gjithashtu edhe lidhjet mes krimit, politikës dhe disa biznesmenëve.

Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO.

Gjoka kërkoi nga Kushtetuesja pavlefshmërinë e komunikimeve “Sky ECC”.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Sot, më 30.12.2024, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Pëllumb Gjoka dhe me objekt: “ Shfuqizimi i vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krim in e Organizuar; nr. 00-2023-2238 (364), datë 22.12.2023, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” ndaj kërkuesit.Shfuqizimi ishkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 dhe i pikës 4 të nenit 6, si dhe i pikës 2 të nenit 42 të ligjit nr. 95/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës Shqipërisë, për shkak se cenojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve të posaçëm.”.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenet 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi, njëzëri, rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

The post Gjykata Kushtetuese rrëzon Pëllumb Gjokën appeared first on Lapsi.al.

Kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në “Sky” dhe “Encrochat”, Kushtetuesja rrëzon Pëllumb Gjokën

30 December 2024 at 16:18

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Pëllumb Gjokës, i cili kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’. Biznesmeni ndodhet në burg i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se mori në shqyrtim çështjen me kërkues Pëllumb Gjoka me objekt shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” ndaj kërkuesit.

Po ashtu, Gjika kishte kërkuar shfuqizimin e disa pikave të vendimit “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës Shqipërisë, për shkak se cenojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve të posaçëm.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata vendosi, njëzëri, rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore. /J.P/

The post Kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në “Sky” dhe “Encrochat”, Kushtetuesja rrëzon Pëllumb Gjokën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘SkyECC’ e ‘EncroChat’, ‘Kushtetuesja’ merr vendimin për biznesmenin

30 December 2024 at 15:36

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në “Sky ECC” dhe “EncroChat”. Më parë Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për të shpallur përgjimet të pavlefshme dhe heqjen e masës së sigurisë.

Pëllumb Gjoka, u arrestua në korrik 2023 si anëtar i dyshuar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje dhe pengmarrje. Ai është pronar i kompanisë “Imperial Group”, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera.

Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin e investitorit strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave.

Hetimi ndaj Gjokës filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

The post Kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘SkyECC’ e ‘EncroChat’, ‘Kushtetuesja’ merr vendimin për biznesmenin appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌