Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës

28 June 2025 at 16:13

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të shtunën sekuestrimin e dhjetra pasurive të paluajtshme në pronësi të Elvis Doçit dhe personave të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikun e drogës, apo personave të lidhur me ta. Sipas SPAK, në vijimësi të hetimit pasuror të 52 anëtarëve të organizatës kriminale […]

The post Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës appeared first on Reporter.al.

Berisha: Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e ministrit të Brendshëm

26 June 2025 at 11:09

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, kreu i opozitës Sali Berisha deklaroi se Edi Rama, duke iu referuar si kreu i partisë së krimit, mori epitetin më të merituar si Ramaduro i Europës. Ai hodhi akuza se Petro Koçin e nxorrën nga Kuvendi kartelet kriminale, teksa shtoi se grupi kriminal i Troplinëve paguan 10 milionë […]

The post Berisha: Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e ministrit të Brendshëm appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Baljozët e zi të krimit elektoral janë Edi Rama dhe Altin Troplini

By: user7
24 June 2025 at 13:32

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe Altin Troplinin, si përgjegjësit kryesorë për “farsën zgjedhore”. Lideri i opozitës tha gjithashtu se qendrat e votimit ishin nën presionin e “hanxharëve të krimit” dhe se qytetarët janë detyruar të mbyllin sytë përballë kërcënimeve.

“Këto janë, ka dhe të tjera, këto janë njëherë. Këtu po të marrësh qendrën e votimit del Sara Mila, sepse aty ku hanxharët e krimit kanë kërcënuar njerëzit, i kanë detyruar të mbyllin sytë. Hetim nuk ka, se këtu duhet të jemi realist. Pas kreut të organizatës kriminale Edi Rama që është përgjegjësi numër 1 për këtë farsë zgjedhore, me të gjithë kompleksitetin e saj, autori i saj është Altin Troplini, i cili amnistoi dosjet 184 dhe 339, duke u thënë shqiptarëve se krimi elektoral nuk ndëshkohet dhe se Edi Rama ka licencë për të vazhduar krime monstruoze të tjera. Pra kjo është. Janë dy këta baljozët më të zi të krimit elektoral, njëri është Edi Rama, i dyti është Altin Troplini”, tha Berisha.

The post Berisha: Baljozët e zi të krimit elektoral janë Edi Rama dhe Altin Troplini appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

By: user7
19 June 2025 at 14:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencën e tij për mediat se zgjedhjet e 11 majit kishin tipar kryesor, rolin e karteleve të drogës dhe organizatave kriminale.

Ai tha se deputeti i zgjedhur në qarkun e Durrësit, Arkend Balla për të cilin tha se mund të bëhet dhe ministër i Brendshëm, është i lidhur me këtë kartel. Më tej, Berisha tha se Balla ka qenë i punësuar në një nga kompanitë e atyre që janë pjesë e këtij karteli.

“Farsa elektorale e 11 Majit 2025, kishte si njërin nga tiparet më kardinale, rolin përcaktues të karteleve të drogës dhe organizatave kriminale. Është bërë i njohur, i famshëm përfaqësuesi i kartelit Troplini, kartelit më të madh të kokainës në Europë, pas spostimit nga vendet e tjera dhe zotërimit nga ky kartel të portit të Durrësit. Përfaqësuesi i këtij karteli dhe Edi Ramës, Arkend Balla, i parashikuar si ministër i Brendshëm, njeriu që mori 5200 vota më shumë se Edi Rama në qarkun e Durrësit, është i lidhur shpirt dhe xhep me këtë kartel.

Nga leximi i dokumenteve të tij, Arkend Balla, i cili pas largimit të një deputeti të PS, u fut në parlament, ka deklaruar veten të punësuar vetëm në universitetin e Durrësit. Por, po të shihet me kujdes deklarata e pasurisë së tij, rezulton se nga data 1 qershor e vitit 2021 deri me datën 5.8.2023, famozi Arkend Balla, ka qenë i punësuar në kompaninë Nisatel. Kompania Nisatel, një nga ortakët themelues ka Sidrit Danajn, i cili sot zotëron 100 përqind të aksioneve. Kjo është një kompani që ofron shërbime interneti, telekomunikacioni, televizioni. Për periudhën 2015-2025, kjo kompani ka përfituar nga institucionet shtetërore 900 mijë euro pagesa. Nisatel është një kompani që adresën primare ku ushtron aktivitetin e ka në Vlorë, dhe kjo pas hulumtimeve, është gjetur se si Arkend Balla u përzgjodh nga kjo kompani për t’u punësuar pranë saj.”, tha Berisha.

The post Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve appeared first on Lapsi.al.

Masa e sigurisë, Berisha: SPAK mbajti peng vendimin për arrestim bosëve të drogës

By: Besnik
2 June 2025 at 10:24

Kreu i PD, Sali Berisha, ishte edhe këtë të hënë në SPAK në lidhje me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndërsa para ambienteve të kësaj godine ndodheshin dhe disa mbështetës të tij.

Ai qëndroi për 5 minuta në SPAK dhe në dalje dha një deklaratë për mediat ku bëri akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e etiketuar atë si “Altin Troplini”, pasi sipas tij Dumani ka mbajtur për 22 ditë fletën e arrestimit për grupin e goditur nga Italia dhe SPAK-u.

“Kjo zyrë shteti, që paguhet me pagat më të larta në Ballkan, paguhet 7 mijë euro prokurori për metitën e veçantë që komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelë. Do të shpallet seksioni i kartelit ‘Troplini’. Do të shpallet seksioni i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit. Në shënimin që i lashë “Altin Troplinit” e informova se sot e tutje do ta quajmë “Altin Troplini”, kjo për arsye të forta ligjore, sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm dhe fuqishëm në Europë mbajti në zyrën e tij për 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestimin e Troplinit apo Pojave, sepse ashtu quhet ky kartel droge. Jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e dërgoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet e tyre, dhe sot janë të lirë, duke kontrolluar nga vendodhjet e tyre portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës. Për këtë arsye unë i lashë këtë shënim”, tha Berisha.

Shënimi që la Berisha dhe e lexoi:

“Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh të drogës në Europë, kartelit Troplini, Altin Dumani do të regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do të ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në ‘Altin Troplini’”, tha Berisha.

Paralajmërova Dumanin! Berisha: Çfarë i shkrova këtë herë pic.twitter.com/MSRjWLfDli

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 2, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Masa e sigurisë, Berisha: SPAK mbajti peng vendimin për arrestim bosëve të drogës appeared first on Euronews Albania.

Berisha në parlament: Më e ndershme të vijë Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri

By: user 4
29 May 2025 at 12:43

Sali Berisha mbajti një fjalim të ashpër në seancën e parë parlamentare, ku e cilësoi procesin si “farsa më kriminale zgjedhore në historinë e vendit”. Ai akuzoi Edi Ramën dhe mazhorancën për blerje votash me para publike, përdorim të karteleve të drogës për të ndikuar rezultatin, dhe manipulim të votës së diasporës.

Berisha pretendoi se në parlament janë futur përfaqësues të krimit të organizuar, të cilët – sipas tij – kanë zëvendësuar përfaqësimin politik përmes votës së lirë. Ai përmendi emra konkretë të njohur nga kronika e zezë, duke thënë se ata janë sponsorët e vërtetë të pushtetit aktual.

Pjesë nga deklarata:

Të nderuar deputetë, kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së Perdes së Hekurt në Europën ish-komuniste.
Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit.
Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve.
Pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat.
Pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë.
Deputetët e këtyre karteleve u zëvendësojnë ju në këtë parlament, jo se ju nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në vitin 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama.
Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura.
Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendin.
Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër.
Kur 1.6 milionë shqiptarëve iu shkelmuat votën.
O botë e krimit, nuk mund të ishit ndryshe ju.
Përfaqësues të klaneve më të egra dhe vrasësve, nuk mund të ishit ndryshe, këta mund të ishit.
Po, po.
Shumë herë më e ndershme do ishte që këtu në parlament të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajri, Elvis Çela, Bahri Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti dhe të tjerë të cilët u përdorin ju si lecka politike në funksion të perandorive të tyre të krimit.

The post Berisha në parlament: Më e ndershme të vijë Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri appeared first on Lapsi.al.

Dumani identifikoi Xhevdet Troplinin e Elvis Doçin si më të fuqishmit / Ja rrëfimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë

25 May 2025 at 21:23

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, spontanisht, raportoi fakte që ishin objekt i perceptimit të drejtpërdrejtë, duke dhënë informacione specifike mbi aktivitetin e kryer, ndër të tjera, nga Elvis Doçi dhe Xhevdet Troplini, si dhe pseudonimet e tyre.

Në dosjen hetimore italiane janë përfshirë edhe dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, që kanë pasur një rol thelbësor në identifikimin e drejtuesve të grupit kriminal. Një prej tyre është edhe Nuredin Dumani, që në Shqipëri ka zbërthyer dhjetëra krime e disa grupe kriminale.

Në dosje thuhet se deklaratat e bashkëpunëtorit të drejtësisë janë të rëndësishme për qëllimet e rindërtimit të kontekstit, në të cilin vepruan të dyshuarit, si dhe të transaksioneve individuale të paligjshme, me të cilat ata u morën.

Ai tha se e filloi karrierën e tij kriminale duke kryer vrasje me pagesë. Për këtë aktivitet kriminal, ai përdori telefona të koduar, të cilët u blenë në një dyqan në Tiranë, me një çmim fillestar prej 2 mijë eurosh, duke përfshirë një abonim gjashtëmujor në platformat e koduara, çmim që më vonë u ul në 1300 – 1400 euro. Bashkëpunëtori i drejtësisë tha se përdori platformat e koduara SKY, BC1 dhe MATRIX.

Më pas, ai filloi të trafikonte drogë, duke thënë se paratë transportoheshin nga Italia në Shqipëri me anë të autobusëve të kompanisë shqiptare “La Firenze lines”, të cilët niseshin nga porti i Barit për të mbërritur në Durrës. Për transportin, shoferi ishte i siguruar me një shumë parash që korrespondonte me 10% ose 12% të shumës së parave të transportuara për udhëtimet nga Italia në Shqipëri, si dhe një shumë që korrespondonte me 3% ose 4% për udhëtimet nga Shqipëria në Itali.

Në fakt, gjatë marrjes në pyetje më 18 janar 2024, të kryer brenda ekipit të përbashkët hetimor, në zyrat e Prokurorisë së Posaçëm në Tiranë, Nuredin Dumani, anëtar i një grupi kriminal shqiptar, tha se ishte përfshirë në trafikun e drogës nga viti 2010 deri në vitin 2013 dhe se ata ishin më të fuqishmit.

Sipas tij ky ishte grupi i Xhevdet Troplinit, që në vitet e fundit ishte bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit. Atij iu vu përpara një fotografi që mbante numrin 5, të cilin e identifikoi si “Visi i Pojës”, djali i motrës së Xhevdet Troplinit.

Prokurori: Po numri pesë ?

Dumani: Mund ta identifikoj shumë mirë.

Prokurori: Kush është ai?

Dumani: Nuk e di mbiemrin e tij, por e njoh me emrin Visi. E kam njohur prej vitesh, që kur isha i vogël në moshën 16-17 vjeç.

Prokurori: Çfarë dini për këtë Visin, çfarë ka bërë ai?

Dumani: Visi është një negociator shumë i mirë.”

Prokurori: Negociator i çfarë gjëje?

Dumani: Në fillim ata ishin për trafik heroine.

Prokurori: Në cilin vit?

Dumani: Po flasim për vitet 2010 deri në 2013, ata ishin më të fuqishmit.

Prokurori: Ende në lidhje me heroinën?

Dumani: Për heroinën.

Prokurori: A është ai pjesë e ndonjë grupi?

Dumani: Një grup shumë i madh. Është grupi Xhevdet Troplinit.

Prokurori: Shpjego lidhjen që ka me Xhevdetin.

Dumani: Grupi i Xhevdet Troplinit vitet e fundit u bë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit.

Prokurori: Për?

Dumani: Për trafikimin e kokainës dhe heroinës dhe më pas për vrasje. Jo vrasje me pagesë.

Prokurori: Së pari the se ishte një negociator i shkëlqyer i heroinës që nga 2010 deri në 2013. Pse deri në 2013? Çfarë bëri ai pas kësaj?

Dumani: Pastaj në vitin 2013 ai la heroinën dhe filloi kokainën sepse nuk ishte shumë e vlefshme.

Prokurori: Vetëm kokainë apo edhe heroinë?

Dumani: Jo, jo, nuk e kam dëgjuar më të flasë për heroinën, përveçse për kokainë po. Ton me të.

Prokurori: Ai është pjesë e grupit Troplini?

Dumani: Po. Është numri dy.

Prokurori: Si e quajnë Visi?

Dumani: Me nofkën Kusho.

Prokurori: Visi?

Dumani: Po Visi. Miri më tha: “Duhet të flas me kushëririn tim. Duhet të shkoj të takoj Visin”.

Prokurori: Dhe kur e tha këtë, i referohej Visit?

Dumani: Visit, Visit gjithmonë Visit.

Prokurori: Në rregull. The se grupi Troplini u bë një nga grupet më të mëdha të heroinës dhe kokainës në Durrës.

Dumani: Edhe më shumë, por ndërkohë po flas për Durrësin sepse për këtë jam i sigurt.

Prokurori: Në rregull, ai trafikon si kokainë ashtu edhe heroinë. Por Visi në grup po merrej vetëm me kokainë?

Dumani: Me gjithë aktivitetin kriminal.

Prokurori: A patët kontakt të drejtpërdrejtë me Visin?

Dumani: Po, e kam bërë.

Prokurori: Në bisedë?

Dumani: Jo, jo me chat. Personalisht.

Prokurori: Por ai quhet Visi apo edhe Visi i Pojës?

Dumani: Të gjithë e quajnë Visi i Pojës.

Prokurori: A nuk ka njerëz të tjerë të quajtur Visi i Pojës?

Dumani: Për një periudhë të caktuar kisha menduar se mbiemri i tij ishte Poja.

Prokurori: Vetëm ai? Vetëm atë e quajnë Visi i Pojës, nuk quajnë askënd tjetër ashtu?

Dumani: Jo. Vetëm atë. Ata i thërrasin gjithashtu Miri i Pojës, duke iu referuar të birit, djalit të Xhevdet Troplinit, i cili quhet Poja. A doni t’jua tregoj se kur u arrestua Poja?

Prokurori: Kush është Poja?

Dumani: Poja është Xhevdet Troplini.

Prokurori: Nëse e kuptoj saktë, Visi, të cilin e njohët, quhet Visi i Pojës sepse është pjesë e grupit të udhëhequr nga Troplini?

Dumani: Xhevdet Troplini.

Prokurori: The Poja?

Dumani: Po, Poja.

Prokurori: Nëse e kuptoj saktë, atëherë, kushëriri i tij, kushëriri i Visit është Fatmir Troplini, i quajtur Miri?

Dumani: Ai është kushëri, sepse Fatimiri është djali i Xhevdetit.

Prokurori: Çfarë është Visi me Xhevdetin?

Dumani: Nëse nuk gabohem, djali i motrës.

Prokurori: Nipi i Xhevdetit?

Dumani: Po. Nëna e Visit është motra e Xhevdetit. Këtë di unë. Nëse nuk gabohem.

Prokurori: Ky që sapo the se është djali i motrës?

Dumani: Për aq sa di unë, Visi i Pojës është djali i motrës së Xhevdet Troplinit, që i thërrasin Poja.

Prokurori: Po, doja t’jua thosha më parë. POJA është vetëm një person?

Dumani: Një, unik.

Prokurori: Vetëm një?

Dumani: Po.

Prokurori: Kur thua Poja, Poja, për ty ishte Xhevdeti.

Dumani: Po, gjithmonë për Xhevdet Troplinin.

Prokurori: Kur thatë Visi i Pojës, a ishte kusho?

Dumani: Po kusho është Visi.

Prokurori: I cili do të ishte Elvis Doçi.

Prokurori: Ne pranojmë që personi në foto është Elvis Doçi i quajtur Visi.

Dumani: Visi i Pojës. Po, e kam firmosur.

Në lidhje me kapacitetin kriminal të grupit që i atribuohet Xhevdet Troplinit, i quajtur Poja, Nuredin Dumani deklaroi se ishte një grup kriminel brutal, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, hegjemonik prej disa vitesh në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, i aftë të vepronte jashtë vendit në sajë të degëve të forta në Itali dhe Gjermani dhe kontakteve në Amerikën e Jugut.

Dumani: Ai hyri në këtë tregti në një mënyrë të fuqishme, që nga viti 2010 tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! Në Gjermani, Itali. Në Hamburg ai ka pushtuar pothuajse të gjithë qytetin Po flas për trafikun e kokainës. Në Itali ai kishte mundësinë ta sillte atë në zonën e Kalabrisë. Ai erdhi nga Kolumbia.

Prokurori: Pra, Visi është numri 2, Poja është numri 1. Pastaj thatë se edhe Miri është pjesë e saj.

Dumani: Po. Këta janë tre më të rëndësishmit e grupit.

Prokurori: Ju thatë se ishte një grup që kishte armë.

Dumani: Në sasi të mëdha.

Prokurori: Është një grup që ka vepruar, sa kohë ka që vepron?

Dumani: Hyri në biznes në një mënyrë të fortë, që nga viti 2010 e tutje. Dua të them se ata u bënë të fortë sepse kishin punuar edhe më parë.

Prokurori: A kishte ndonjë zonë që e kontrollonte ky grup?

Dumani: Tani po, tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin. Jo më parë.

Prokurori: Sa persona ka ky grup?

Dumani: Miri më tha dikur se vetëm njerëzit që kishin punësuar për sigurinë e tyre, për lagjen, për familjen, paguanin 150 mijë euro në muaj.

Prokurori: Sa njerëz?

Dumani: Nuk mund ta them numrin e saktë sepse kishte shumë. Paga minimale që duhet të paguajë një person për siguri varjon nga 500 deri në 1000 euro.

Prokurori: Nëse ka paguar 150 mijë euro, të paktën 150 persona?

Dumani: Po.

Prokurori: Këta ishin ata që ishin në Durrës. Apo kishte të tjerë jashtë Durrësit?

Dumani: Dëgjoni, këta njerëz që paguheshin ishin ata që atij nuk i nevojiteshin për gjëra të tjera, sepse në vend të kësaj, ata që ishin jashtë Durrësit ishin partnerët në tregti. Këta u rritën shumë gjatë periudhës kur president ishte një person i korruptuar.

Prokurori: Por a kishte ai njerëz të tjerë jashtë Shqipërisë?

Dumani: Shumë.

Prokurori: Në Europë?

Dumani: Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse e pushtoi të gjithë qytetin sepse edhe unë kisha ndërtuar punën time në Hamburg. Po flas për trafikun e kokainës. Me çmimin e ulët të kokainës ata arritën të dominonin tregun.

Prokurori: Edhe me forcë?

Dumani: Jo, ata nuk përdornin forcën, jo. Ai nuk përdori forcë, nuk kishte asnjë shans me mua, por them se me të tjerët nuk e kam ndjerë kurrë. Ai nuk kishte nevojë për forcë, sepse uli çmimin dhe hyri në treg.

Prokurori: Kjo në Hamburg, në Gjermani. Pastaj ti the që kishte njerëz edhe në Itali.

Dumani: Po, ai më tha se në Itali kishte mundësinë që ta çonte në zonën e Kalabrisë. Erdhi nga Kolumbia dhe u shkarkua atje.

The post Dumani identifikoi Xhevdet Troplinin e Elvis Doçin si më të fuqishmit / Ja rrëfimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëfimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë/ Nuredin Dumani identifikoi Xhevdet Troplinin e Elvis Doçin si më të fuqishmit në Durrës

25 May 2025 at 21:13

“Vonesa” për Visin e Pojës vë në pikëpyetje rolin e SPAK kundër “krimit zgjedhor”

By: Ela
25 May 2025 at 11:22

Nga Boldnews.al Prokuroria e Posaçme njoftoi në 21 Prill përfundimin e operacionit të përbashkët me autoritetet e antimafias italiane kundër organizatës së dyshuar të narko-trafikut “Troplini” në Durrës, rreth 20 ditë pasi gjykata kishte miratuar 29 masa sigurimi, prej të cilave u zbatuan vetëm ato ndaj personave që gjenden aktualisht të arrestuar më herët dhe […]

The post “Vonesa” për Visin e Pojës vë në pikëpyetje rolin e SPAK kundër “krimit zgjedhor” appeared first on BoldNews.al.

Dosja “flinte” qysh në 2019/ SPAK goditi klanin “Troplini” 10 ditë pas zgjedhjeve

By: Oldi
23 May 2025 at 12:59

Pas 6 vite hetime të zhvilluara në Itali dhe Shqipëri, prokuroria e posaçme SPAK, arriti që në muajin Maj 2025 të konkretizojë hapat proceduriale me goditjen e klanit “Troplini” në Durrës. Dosja “Troplini” është një procedim që mban Nr. 36 dhe është regjistruar në vitin 2019 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Regjistrimi i dosjes […]

The post Dosja “flinte” qysh në 2019/ SPAK goditi klanin “Troplini” 10 ditë pas zgjedhjeve appeared first on BoldNews.al.

Klani “Troplini” dhe përplasja frontale në Durrës me grupin e Emiljano Shullazit

By: V K
23 May 2025 at 09:54

Goditja e grupit të Troplinëve në Durrës, ishte një hap i guximshëm i SPAK, duke shfrytëzuar pjesërisht të dhënat e komunikimeve në platformën elektronike “Sky” ECC të përgjuar nga autoritet drejtësisë në Lilë të Francës.

Anëtarët kryesorë të grupit kanë pasur disa kode komunikimi në këtë platformë, duke biseduar jo vetëm për trafikun e drogës heroinë-kokainë, por dhe për atentate të ndryshme me vrasës me pagesë, emërimi në administratën shtetërore dhe Policinë e Shtetit, tenderat publikë si dhe marjen e lejeve të ndërtimit në Durrës dhe jo vetëm.

Klani i “Troplinëve” në Durrës, njihet si një rreth vicioz që kryesisht aktivitetin e ka pasur në trafikun e drogës dhe në tregtinë e ligjshme që zhvillonte në Durrës.

Xhevdet Troplini (Poja), nipi i tij Elvis Doçi, Fatmir Troplini dhe familjarë e shokë të tjerë të këtyre emrave kanë krijuar një zinxhir biznesesh në Durrës, duke filluar nga supermarketet, bastet sportive, disa kafene, firma ndërtimi e shumë biznese të tjera.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se Elvis Doçi alias “Visi i Pojës” dhe Fatmir Troplini, janë njerëzit që kanë folur sistematikisht në “SKY” dhe kanë mbajtur të fshehur në Durrës, Nuredin Dumanin, bashkëpuntorin e prokurorisë së Posaçme SPAK.

Tashmë Elvis Doçi, është natyralizuar në një biznes të sukseshëm, duke arritur të marë jo vetëm tendera publikë por dhe leje ndërtimi përmes kompanisë “Eldemar Construksion”.

Doçi ka hapur në vitin 2024 kompaninë “ROCK OF KAVAJA” me qëllim:

“…Investime të ndryshme në fushën e hoteleri-turizmit dhe strukturave rezidenciale. Zhvillim, ndërtim, administrim dhe operim i strukturave turistike/hoteliere dhe rezidenciale duke përfshirë këtu hotele, apart-hotele, vila, apartamente banimi,ambiente shërbimi, qendra tregtare, ambiente rekreative dhe argetuese, etj. Shitje dhe dhënie me qira e pasurive të paluajtshme…”.

Në emër të Doçit janë të rregjistruar biznese të tjera si: “Cara Na”, bar kafene “Porside” etj.

Grupi ka mbajtur një profil të ulët mediatik, duke lëvizur më tepër në heshtje, megjithëse për policinë dhe pak gazetarë të Kronikës së Zezë në Shqipëri, letrat ishin hapur prej vitesh.

Për herë të parë Troplinët dolën në titujt mediatikë kur një raport i Ministrisë së Brendshme, informonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda, se Emiljano Shullazi dhe grupi i tij kishte ndërmarë veprime për gjobitjen e biznesmenit Xhevdet Troplini.

Këto veprime të Shullazit, nuk u provuan kurrë nga Krimet e Rënda, por ky ishte moment kur klani Troplini tregon fuqinë dhe potencialin e tij për të luftuar dhe qëndruar kundër grupit të Emiljano Shullazit.

Troplinët, futen në luftë frontale me grupin e Emiljano Shullazin që në atë kohë ishte i paprekshëm dhe mbështetej fort dhe nga grupi i Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishës.

Për shkak të kësaj përplasje në fillim të vitit 2016 në Durrës, pikërisht në lokalin “Porside” rrëmbehet nga një skuadër kriminale me veshje të policisë RENEA, Gazmend Çollaku.

Pas disa ditësh Çollaku u gjend i pajetë, teksa ishte lidhur me tel dhe torturuar në zonën e Fushë-Krujës.

Ngjarja solli ngjarjen, ku për këtë krim u arrestua dhe u dënua me pas me burgim të përjetshëm vetëm Denis Shtraza, një i njohur i Shullazit në Durrës.

Ndërsa u shpall në kërkim Ervin Dalipaj, një ish-punonjës policie në Tiranë. Por një vit më pas nga vrasja e Gazmend Çollakut, vritet në Sukth të Durrësit, Ervin Dalipaj dhe vlonjati Juxhin Dauti.

Sot e kësaj ditë kjo ngjarje ende nuk ka asnjë autor të dyshuar. Për shkak të rivalitetit të madh mes dy grupeve në lojën e kësaj lufte futet dhe Ervis Martinaj, me qëllimin për të dobësuar linjat e forta dhe të sigurta të kokainës që kishin krijuar Troplinët në Durrës dhe vende të ndryshme të Europës.

Mes shumë atentateve, Troplinëve në 22 Maj 2022 ju vra vetëm Arben Mërkuri (Ismaili), i njohur ndryshe me nofkën “Maneci” dhe që ishte skeduar nga policia si vrasës me pagesë.

The post Klani “Troplini” dhe përplasja frontale në Durrës me grupin e Emiljano Shullazit appeared first on Albeu.com.

Mediat italiane: Si e kontrolluan shqiptarët tregun e drogës në Jug të Italisë

By: user 4
22 May 2025 at 15:42

Një hetim ndërkombëtar i koordinuar nga antimafia italiane, SPAK, DEA amerikane dhe Eurojust ka zbuluar një rrjet të gjerë të trafikut të heroinës, me qendër në Bari dhe rrënjë të thella në Shqipëri. Media prestigjioze italiane La Repubblica publikon detaje tronditëse për operacionin e koduar “Ura”, i cili nxjerr në dritë një model të ri të trafikut të heroinës dhe ku shqiptarët luajnë rolin kyç – nga furnizimi, përpunimi e deri te larja e parave dhe transporti përmes trageteve dhe karrocave të invalidëve.

Në këtë skemë mafioze, eurot ktheheshin në Shqipëri përmes linjave të transportit të përditshëm, ndërsa qendra e kontrollit ishte një apartament në Bari dhe një garazh në Durrës ku ishin sekuestruar miliona euro. Shqiptarët, si dikur në Japigia e viteve ’80-’90, po rikthehen në skenën e trafikut të rëndë në Europë, por këtë herë me strategji më të rafinuara, ndarje rolish, përzierje me kimikate dhe bashkëpunime transnacionale me klane italiane.

Nga Chiara Spagnolo, La Repubblica

Lumenj heroine pushtojnë Barin, duke ardhur nga Shqipëria. Dhe lumenj parash fryjnë llogaritë e atyre që menaxhojnë një trafik shumë më fitimprurës se ai i kokainës, sepse substanca bazë përzihet – madje edhe me ilaçe dhe detergjent – duke u shumëfishuar deri në pesë herë. Operacioni “Ura” i DIA-s tregoi se tregu i heroinës është më i lulëzuar se kurrë dhe se qendra nervore e trafikut është lagjja Madonnella, sot qendër e zhvillimit turistik dhe jetës së natës.

Në një kompani termohidraulike ngjitur me një shkollë fillore në atë zonë punonte Massimo, i përshkruar nga penduari Domenico Milella si ‘i papritur’, që shërbente si lidhje mes shqiptarëve dhe klanit Palermiti të Japigias. Bëhet fjalë për Massimiliano Fiore, 48 vjeç, i cili përfundoi në burg së bashku me tetë persona të tjerë nga Pulia (Andrea Nicola Buonsante, Cesare Gilberti, Luisa Mazzuti, Giovanni Montedoro, Francesco Patisso, Annalisa Ronghi, Giovanni Signorile dhe Angelo Zanzarelli). Arrest shtëpie është caktuar për Francesca Caputi dhe detyrim paraqitjeje në polici për Serafina Palazzo dhe Domenico De Tullio.

Urdhrat italianë të arrestit — me akuza për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike — janë firmosur nga gjykatësi hetues Francesco Vittorio Rinaldi, me kërkesë të prokurorëve Ettore Cardinali dhe Daniela Chimienti dhe prokurorit të posaçëm Francesco Giannella. Janë kryer edhe 40 arrestime në Shqipëri, duke qenë se hetimet janë zhvilluar paralelisht në të dy vendet falë Njësisë Hetimore të përbashkët të krijuar mes DIA-s italiane dhe Policisë shqiptare. Jo rastësisht, prokurori Roberto Rossi e quajti këtë një ‘bashkëpunim të përkryer’.

Ajo që të bën përshtypje nga hetimi janë shifrat e lëvizjes së parave: gjatë një kontrolli në një banesë, agjentët e DIA-s (të drejtuar nga koloneli Roberto Di Mascio) gjetën 42 mijë euro. Më parë, në Durrës ishin sekuestruar 3 milionë euro cash: shkëmbimet e dokumentuara gjatë hetimeve kapnin vlerën e 4.5 milionë eurove, ndërsa xhiroja e vlerësuar për dy vjet arrinte në 7 milionë euro.

Ajo që e ka rritur kaq shumë përfitimin është zgjedhja për t’u fokusuar te heroina, e cila deri pesë vite më parë dukej sikur ishte zhdukur nga skena në Pulia, pasi Japigia në vitet ’80 dhe ’90 kishte qenë tregu më i madh në jug të Italisë. Sipas dëshmisë së Milellës, i pari që e riktheu heroinën ishte Gianni Di Cosimo (i cili kishte ikur në Shqipëri si i arratisur). Më pas erdhi ‘Enrico’, pra Erigels Presi, 37-vjeçari shqiptar që nga banesa e tij në Poggiofranco menaxhonte gjithë trafikun e heroinës, me miratimin e Eugenio Palermiti, të cilit i mjaftonte që grupi të mos merrej me shitjen e kokainës dhe të mos shkelte në lagjet e kontrolluara nga klani Strisciuglio.

Sipas Prokurorisë Antimafia (DDA), hallka lidhëse mes të huajve dhe klaneve nga Bari ishte pikërisht Fiore — aktiv si në shkëmbimet e mallrave, ashtu edhe në organizimin e trafikut. Nëpërmjet përgjimeve, hetuesit dëgjuan disa herë përgatitjen e ‘bukëve’ të drogës për t’u rishitur. Dhe kuptuan se momenti më i rëndësishëm ishte ai i përzierjes, ku përdoreshin substanca të ndryshme për t’u përzier me heroinën e pastër në një pajisje Bimby, ku lënda ngrohej dhe përzihej. Për peshimin, përdoreshin peshore shumë të sakta — në një përgjim flitet për ‘një peshore për diamantë që kam paguar 250 euro’.

Rezultati ndryshonte në varësi të shkallës së përzierjes, por në përgjithësi cilësia ishte e mirë, ndryshe nga ajo e njohur si ‘banania e çelur, jo e mirë’, që qarkullonte në fund të vitit 2021. Cilësia më e mirë dukej se ishte ‘karamelja’, me të cilën nga një kilogram mund të nxirrje pesë.
Duke pasur parasysh se një kilogram heroinë blihej nga grupi për 4 deri në 6 mijë euro (kundrejt çmimit prej 35 deri 39 mijë euro për kokainën), është e lehtë të kuptohet si shumëfishoheshin fitimet pasi droga përzihej dhe zmadhohej.

Një tjetër element që e karakterizonte grupin si një strukturë sipërmarrëse ishte ndarja e detyrave dhe përdorimi i personave “të padyshueshëm” si korrierë dhe magazinierë. Andrea Buonsante, për shembull, nga pronar bari përfundoi i akuzuar për trafik droge, pasi kishte vënë në dispozicion kamionin e tij me kosh ngritës për transportin e drogës. “Për këtë punë i jepnim 150 euro për çdo udhëtim”, shpjegonte një shqiptar. Giovanni Montedoro, nga ana tjetër, mendohet se e kishte kthyer shtëpinë e tij në Noicattaro në një bazë të errët. Kur u arrestua, bashkëpunëtorët e tij u shqetësuan sepse, duke mos qenë profesionist, kishin frikë se mund të rrëfente gjithçka.

Lënda narkotike mbërrinte në Bari me tragete nga Shqipëria, e fshehur tek persona të moshuar që udhëtonin në kabina ose në karrocat e invalidëve. Ndërsa paratë ktheheshin në Shqipëri të fshehura në autobusët që nisen çdo ditë nga porti i Pulias. Për të lëvizur aty, siç thoshte dikush, ‘duhet të kesh ndihmë’.

The post Mediat italiane: Si e kontrolluan shqiptarët tregun e drogës në Jug të Italisë appeared first on Lapsi.al.

Pse e vonoi Altin Dumani operacionin për Elvis Doçin?

By: user 4
22 May 2025 at 12:55

Në një deklaratë nga selia blu, nga ku komentoi operacionin e një dite më parë të udhëhequr nga SPAK, Sali Berisha akuzoi publikisht kreun e prokurorisë së posaçme, Altin Dumani, për sabotim të qëllimshëm të operacioneve të përbashkëta me Antimafian italiane, për interesa elektorale të Partisë Socialiste dhe për të mbrojtur eksponentë të krimit të organizuar, përfshirë të shumëkërkuarin Elvis Doçi, i njohur si “Vis Poja”.

“Ça mendoni ju se Antimafia Italiane e bëri për qëllime elektorale vonesën? Jo! Ja ka vonuar Dumani për qëllime elektorale Antimafias italiane. Ka mashtruar Antimafian Italiane, si ordiner.” – deklaroi Berisha me tone të rënda në një konferencë për mediat.

Sipas liderit të opozitës, Altin Dumani ka kërkuar vetë shtyrjen e operacionit ndërkombëtar për të mos “prishur punë” gjatë fushatës zgjedhore, duke i dhënë kohë figurave të rëndësishme të botës së krimit të arratisen.

“Se “kemi operacionin tani”, se “duhet ta ndjekim”, se “na prish punë” e kaq e aq. Dhe Poja çau ferrën. Kush e njoftoi Elvis Doçin? Edhe të tjerët… Kush i njoftoi?” – u shpreh Berisha me një retorikë akuzuese, duke aluduar për një bashkëpunim të heshtur mes drejtësisë dhe strukturave të krimit.

Në fjalën e tij, Berisha e quajti Edi Ramën “kreun e organizatës kriminale” dhe e akuzoi për drejtimin e një sistemi që, sipas tij, funksionon mbi aleancën e pushtetit me botën e nëndheshme.

“Edhe ato shishet 36 mijë euro me kë i pinte kujtoni ju? Me kë i hapte? Këtu bota e krimit ka kreun e organizatës, ky është Edi Rama.” – theksoi Berisha.

Si zakonisht, Berisha nuk e kurseu as një goditje për “lakenjtë e pushtetit” në media: “I them këto fjalë për të gjithë ato lakenj që nga mëngjesi deri në darkë bëjnë avokatin e farsës së turpshme ndaj popullit të tyre dhe të moralit njerëzor, faqezinj që dalin nga një studio në tjetrën për të bërë avokatinë e rrëmbimit të zgjedhjeve. Kjo është turp!”

The post Pse e vonoi Altin Dumani operacionin për Elvis Doçin? appeared first on Lapsi.al.

“Xhevdet Troplini në krah të një politikani”, Gazetari: Ja si e njihnin në Durrës

21 May 2025 at 21:27

Anti-mafia italiane në bashkëpunim me SPAK shqiptar dhe autoritetet gjermane kanë goditur një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe heroinës.

Në qendër të hetimit nga autoritetet italiane janë 29 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë, me origjinë nga Shqipëria dhe Holanda, të destinuara për tregun italian. Bashkë me numrin e personave nën hetim në Shqipëri, numri total i urdhër-arresteve është 52.

Sipas dosjes hetimore të autoriteteve italiane, organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini.

Ndërmjetësit kryesor të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.

Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se Xhevdet Troplini ka një precedent të kaluar për trafik droge, është arrestuar dhe më pas është liruar.

“Njihet si biznesmen në fushën e pularisë, së fundmi është futur edhe në tregun e kafesë. Është ekspozuar publikisht dhe politikisht për shkak të një fotoje ku është shfaqur në krah të ish-presidentit Ilir Meta në atë kohë kreu i LSI”, tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Xhevdet Troplini në krah të një politikani”, Gazetari: Ja si e njihnin në Durrës appeared first on Euronews Albania.

Dumani: Grupi i “Pojës” kontrollon të gjithë Durrësin! Hamburgun e “pushtuan” me kokainë

21 May 2025 at 17:35

Është zbardhur një pjesë e dosjes “Ura”, ku autoritetet italiane, në bashkëpunim me SPAK, goditën një grup të organizuar krimin në fushën e trafikut ndërkombëtar të kokainës, ku në total u lëshuan 52 masa sigurie, teksa janë ekzekutuar vetëm 40 prej tyre. Zbërthimi i kësaj bande kriminale, me qendër në qytetin e Durrësit u bë […]

The post Dumani: Grupi i “Pojës” kontrollon të gjithë Durrësin! Hamburgun e “pushtuan” me kokainë appeared first on BoldNews.al.

Nuredin Dumani ndihmoi në goditjen e organizatës së Xhevdet Troplinit

By: user 4
21 May 2025 at 15:36

Janë publikuar një pjesë nga dosja e anti-mafias italiane mbi goditjen që iu dha një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe heroinës.

Organizata me shtrirje ndërkombëtare u zbulua nga autoritetet italiane, pas një hetimi të thelluar të udhëhequr nga Prokuroria e Antimafias në Bari, në bashkëpunim me SPAK-un shqiptar dhe autoritetet gjermane.

Në qendër të hetimit nga autoritetet italiane janë 28 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë, me origjinë nga Shqipëria dhe Holanda, të destinuara për tregun italian. Bashkë me numrin e personave nën hetim në Shqipëri, numëri total i urdhër-arresteve është 52.

Sipas dosjes hetimore, organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini. Ndërmjetësit kryesor të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doci, i njohur si “Visi i Pojës”.

“Organizata, me bazë në qytetet italiane si Bari, Brindisi, Leçe dhe Mola di Bari, kishte ndarë funksionet mes pjesëtarëve të saj, përfshirë transportimin, ruajtjen, përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në tregun italian. Përfitimet ekonomike që burojnë nga aktivitetet e paligjshme dërgoheshin në mënyrë të fshehtë në Shqipëri”

Një element kyç në zbardhjen e aktivitetit të kësaj organizate kriminale ka qenë dëshmia e të penduarit të drejtësisë shqiptare Nuredin Dumani, një person i njohur për lidhjet e tij në botën e krimit në Shqipëri.

Dumani, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare në kuadër të hetimeve të SPAK, ka dhënë dëshmi të detajuara mbi funksionimin e organizatave kriminale në të cilat ka qenë i përfshirë, përfshirë dhe lidhjet me grupin e Troplinit.

Rrëfimi i tij ka ndihmuar në ndërtimin e një panorame të qartë mbi trafikun ndërkombëtar të drogës, përfshirjen e disa personave kyç, itineraret e përdorura për transportin e lëndëve narkotike dhe metodologjinë e shpërndarjes. Informacionet e siguruara prej tij janë përdorur nga autoritetet italiane dhe kanë ndikuar në përforcimin e akuzave kundër disa prej të dyshuarve.

Ndër personat e tjerë të përfshirë në dosjen italiane Erigels Presi, Agron Ganaj, Nuredin Kiptiu, Leonard Shakaj, Zenit Shtraza, Indrit Tafili, Ekil Nderjaku, të cilët dyshohen për role të ndryshme brenda organizatës kriminale.

Operacioni mbulon një periudhë kohore nga viti 2016 deri në qershor të vitit 2022 dhe përbën një nga ndërhyrjet më të mëdha të koordinuara kundër trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. /Oranews

The post Nuredin Dumani ndihmoi në goditjen e organizatës së Xhevdet Troplinit appeared first on Lapsi.al.

Goditet një ndër organizatat kriminale ‘më të rrezikshme’ në Shqipëri

21 May 2025 at 15:10

Përmes një konference të përbashkët, prokurorët e SPAK, të Prokurorisë së Barit në Itali dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit deklaruan goditjen e një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Durrës, të cilën kreu i SPAK, Altin Dumani e konsideroi si një ndër më të rrezikshmet dhe kryesoret në vend. Për më […]

The post Goditet një ndër organizatat kriminale ‘më të rrezikshme’ në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Dosja hetimore/ Në skenë del edhe Nuredin Dumani identifikoi ‘Visin e Pojës’, çfarë tha për grupin e Xhevdet Troplinit

21 May 2025 at 15:08

Në dosjen hetimore të megaoperacionit ‘Ura’, i ndërmarrë nga SPAK dhe Antimafia italine, në ndihmë të prokurorëve italianë dhe shqiptarë kanë ardhur edhe dëshmitë e Nuredin Dumanit, i kthyer tashmë në të penduarin e drejtësisë.

Në dosjen që ABC News disponon thuhet se gjatë marrjes në pyetje të 18 janarit 2024, nga Ekipi i Përbashkët Hetimor, në zyrat e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimi i Organizuar (SPAK), Nuredin Dumenai, anëtar i një grupi kriminal shqiptar, për trafikimin e drogës thotë se një grup shumë i madh është ai i Xhevdet Troplinit. ‘Nga viti 2010 deri në vitin 2013 ata ishin më të fuqishmit’ thotë Dumani

Grupi Xhevdet Troplinit në vitet e fundit është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durresit, dhe përgjegjës për disa vrasje të kryera në Shqipëri

“Për Prokurorët Publikë të D.D.A.-së të Barit dhe autoritetet gjyqësore shqiptare, ka ofruar elementet e dobishme për identifikimin e Elvis Docit trafikantit shqiptar të drogës të njohur si “Visi i Pojës”, si nipi i Xhevdet Troplinit, i quajtur “Poja” (djali i motrës së këtij të fundit ).”- thuhet ndër të tjera në dosje, ku theksohet se Dumani ka identifikuar përmes fotove të vëna në dispozicion anëtarët e këtij grupi kriminal.

Dumani është shpehur ndër të tjera se Elvis Docin e njeh prej shumë vitesh, thjesht si Visi di Poja”, në sajë të për marrëdhënies së e ngushtë të bashkëpunimit kriminal ka patur në të kaluarën me Fatmir Troplinin, I njohur si Miri, djali i Xhevdet Troplinit i njohur si ‘Poja’

Për grupin e hetimit Nuredin Dumani tha se Elvis Doci , i njohur si “Visi i Pojës”, trafikonte drogë që nga viti 2013, vetë Doci ka filluar trafikojnë sasi të konsiderueshme kokaine (“ton”), në vend të heroinës.

The post Dosja hetimore/ Në skenë del edhe Nuredin Dumani identifikoi ‘Visin e Pojës’, çfarë tha për grupin e Xhevdet Troplinit appeared first on Sot News | Lajme.

Operacioni “Ura”/ Berisha: Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte

21 May 2025 at 13:33

“Këtu unë para jush dhe në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se Porti i Durrësit është shndërruar në portin e hyrjes më të madhe të kokainës në Europë. E kam deklaruar këtë pas faktesh dhe informacionesh të shumta që kam pasur. Sepse Porti i Durrësit u la jashtë çdo kontrolli. Pirro Vengu u lartësua në ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë me 100 përqind vetëm Troplinët. Aty ka grupe të tjera, unë mund t’i citoja, por jo. Porti i Durrësit dhe kokaina hyn e tëra tani në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve. Në këtë drejtim, unë përshëndes Antimafien Italiane. Antimafien se Spaku aty ishte, të themi atë që është. Por ky është operacion në vazhdim. Të presim, sa u arrestuan. Janë lëshuar 52 urdhra-arresti. Nuk u tha se sa u arrestuan dhe nuk u tha asnjë gjeneralitet.

Të them unë ty, eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën. Matriksi vazhdon të funksionojë. Por unë përgëzoj Antimafien Italiane që është një institucion i shkëlqyer që kontribuon për sigurinë jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri. Dhe ky nuk ëshët rasti i parë, janë një seri goditjesh. I garantoj se Ervis Doçi apo famëziu Poja ka gjithçka me licencë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Pra, prapa trafikut monstruoz të kokainës qëndrojnë ata që e kanë lënë portin dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë që porti i është dorëzuar Troplinit. Ndaj u njoftua të ikë ai. Pra, po ta marrim kështu, Toto Rina është në kryeministri, nën-Toto Rina ia mbathi.
Nuk them, tha, gjeneralitete. I kemi sekret. Po ç’sekret i ke? Ke shkuar dhe ke arrestuar pastruesit dhe shoferët. Na thuaj pak kush e njoftoi Pojën që iku?

Ai ishte padroni i portit. Dhe natyrisht i zgjedhjeve dhe të gjithave. Unë ua thashë edhe mbrëmë. Altin Hajri, me dosjen e të cilit është marrë direkt Dumani, ka ndaluar makinën dhe ka shkuar në formë presioni tek kandidatja jonë në Hardhishtë. Po, vetëm e vetëm si formë presioni që këtu jam unë. Po ai ka me vete Dumanin dhe Ulsiun, dy kostumet që i thoshte, merrja pak masën atij që t’ia bëjmë dy kostume, se u soll mirë ai, i qëndroi fjalës.

Ka ministrin. Kjo është e vërteta. Por unë edhe njëherë shpreh vlerësimin më të madh se ajo pak luftë që është bërë kundër narkoshtetit, është bërë nga Antimafia Italiane,” tha Berisha.

The post Operacioni “Ura”/ Berisha: Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌