Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Babain e sëmurë, vëllain në psikiatri”/ Apeli i GJKKO rikthen arrestin për avokatin Armand Tragaj

11 July 2025 at 12:52

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së dhe ka rikthyer masën e arrestit ndaj avokatit Armand Tragaj, në lidhje me operacionin “Ura”, ku u godit banda e Elvis Doçit i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”. Fillimisht Armand Tragaj u arrestua fillimisht nga SPAK duke përfunduar në qeli, […]

The post “Babain e sëmurë, vëllain në psikiatri”/ Apeli i GJKKO rikthen arrestin për avokatin Armand Tragaj appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës

28 June 2025 at 16:13

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të shtunën sekuestrimin e dhjetra pasurive të paluajtshme në pronësi të Elvis Doçit dhe personave të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikun e drogës, apo personave të lidhur me ta. Sipas SPAK, në vijimësi të hetimit pasuror të 52 anëtarëve të organizatës kriminale […]

The post Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës appeared first on Reporter.al.

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

28 June 2025 at 13:35

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, ka sekuestruar një pasurie me vlerë rreth 12 milion euro të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, Ervin Zeqirit, Juxhin Drazhit dhe kompanisë së ndërtimit “Majestic Konstruksion”, të hetuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Hetimi është bërë bazuar në një procedim të vitit […]

The post SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro appeared first on BoldNews.al.

SPAK mbyll sytë/ Leja e Ramës, hoteli i Visit të Pojës dhe Nadir Çaushollit vijon ndërtimin (Foto-Video)

By: Ela
23 June 2025 at 11:10

Nga Boldnews.al Vështirë se mund të gjendet një pushues ditor nga kryeqyteti që të mos ketë ndaluar të paktën një herë të vetme tek “Restorant Tirana”, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës. Me një parkim të madh pa pagesë, me ushqime deti të shpejta dhe çmime relativisht të ulta, krahasuar me hotelet përreth, […]

The post SPAK mbyll sytë/ Leja e Ramës, hoteli i Visit të Pojës dhe Nadir Çaushollit vijon ndërtimin (Foto-Video) appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Arrestohet në Belgjikë një prej anëtarëve të bandës së “Visit të Pojës”

28 May 2025 at 09:43

Javën e kaluar, autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK, goditën një organizatë kriminale me bazë në Durrës dhe në Puglia, e cila trafikonte sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës. Në krye të grupit dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, edhe pse ndaj tij […]

The post EMRI/ Arrestohet në Belgjikë një prej anëtarëve të bandës së “Visit të Pojës” appeared first on BoldNews.al.

Përgjimet në SkyECC/ Si transportoheshin paratë e kokainës nga Europa në Shqipëri

By: user 6
27 May 2025 at 22:24

Emisioni “Në Shënjestër” ne News 24 publikoi detaje nga përgjimet e SkyECC që zbërthyen skemën e transportimit të parave të kokainës nga Evropa në Shqipëri, ku Elvis Doçi konsiderohet si kreu i grupit më të fuqishëm kriminal të dedikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, që operonte kryesisht në zonat italiane të Brindisit, Barit, apo Leçe-s.

Nga përgjimet rezulton të jenë bashkëpuntor i tij në ktë aktivitet kriminal edhe shtetasit  shqiptarë Erigels Presi, Gertin Aliu dhe Genci Telollari. Gjatë bisedave të përgjuara, shtetas shqiptar përmendin emrin e personit me nofkën ‘Visi i Pojës’,‘Turi me mustaqe’, Sergio si dhe një person tjetër të cilit iu besua detyra e transportit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, duke kaluar nga Porti i Brindisit.

Këtu ku Genci Telollari e pyeti Gerti Aliun se çfarë kontaktesh dhe marrëveshjesh kishte arritur me furnizuesit e lëndëve narkotike. Ku gjatë bisedave del se ‘Visi i Pojës’, kishte krijuar mundësinë që drogën ta dërgonte në Itali me një korrier që do zbarkonte në Brindisi pasi të udhëtonte me traget.

Sipas dosjes hetimore italiane krahas korrierit për Visin e Pojës punonin vazhdimisht edhe ‘Turi me Mustaqe’ si dhe ‘Sergio’. Ky i fundit që kishte mbetur një person enigmatik për pjesën tjetër të grupit. Por hetimet e mëtejshme të antimafias italiane zbuluan se në fakt ishin dy grupe kriminale që bashkëpunonin me njëri-tjetrin në trafikun ndërkombëtar të drogës që operonin kryesisht midis Shqipërisë, ltalisë dhe Evropës Veriore.

Njëri prej këtyre dy grupeve drejtohej nga shtetasi shqiptar Adi Çoba dhe Erigels Presi, aktivitet që ishte koordinuar kryesisht nëpërmjet platformës Sky Ecc, ku janë dokumentuar 26 episode të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Një nga episodet e datës 16 Janar 2022, nxjerr në pah edhe marrëdhënien e ngushtë të bashkëpunimit midis Visit të Pojës dhe Adi Çobës. Bisedë e përgjuar brenda një makine, gjatë momentit kur shtetasi shqiptar Zeni Shtraza, po dorëzonte gjysmë kilogrami heroinë të pastër.

“Gjatë bisedave midis Erigels Presit dhe Zeni Shtrazës, del se Adi Çoba i drejtohej gjithmonë Visit të Pojës dhe organizatës së tij kriminale sa herë kishte nevojë për lëndë narkotike. Erigels Presi i konsideron ata si ‘djem të jashtëzakonshëm’, që dalloheshin për kapacitetin e tyre të lartë ekonomik”, thuhet në dosjen hetimore.

Për të kuptuar më mirë se si Visi Pojës dhe Adi Çoba, apo organizatat e tyre kriminale bashkërendonin punën në trafikun e drogës, mjafton të shikosh edhe komunikimet që ata kishin me njëri tjetrin, nëpërmjet mesazheve të shkëmbyera në platformën Sky Ecc.

Ku bëhet fjalë për ndarjen e përgjegjësive për transferimin e një sasie kokaine prej 8 kg kokaine nga Gjermania në Itali.

Episod i cili zhvillohet më datë 2 Gusht 2020 dhe ngaa ku del se Elvis Doçi i njohur si Visi Pojës, dërgoi me anë të një korrieri në Itali në këtë muaj, një sasi të barabartë me atë të Adi Çobës, prej 8 kilogramë, sasi droge e cila u dorëzua në Mola të Barit nga shqiptari A. G dhe e dokumentuar edhe me përgjime ambientale si edhe fotografime të momentit të dorëzimit të drogës.

“Gjatë mbrëmjes së datës 2 Gusht 2020, Adi Çoba ndërsa bisedon me Angelo Zanzarelin, i cili i kërkon informacion se si janë me ‘të bardhën’. Pasi për furnizim i duheshin edhe dy kg për një person të tretë, të paidentifikuar, të cilin e përcakton si ‘kushëriri’”, thuhet në dosjen hetimore.

Por për të siguruar këtë sasi droge, sigurisht që Adi Çoba kishte nevojë për Visin e Pojës të cilin e kontakton menjëherë, dhe ky i fundit nga ana e tij tregohet i disponueshëm.

Gjë që vihet re edhe nga mesazhet që të dy shkëmbejnë në platformën e koduar Sky Ecc nga ku del se nga ana e tij Visi i Pojës, është në kontakt me një furnizues në Gjermani nga i cili thuhet se mori 8 kg kokainë, që më pas do të dërgohej në Itali. Gjatë bisedës Visi i Pojës e këshillon Adi Çobën se si duhet ta bëjë edhe dorëzimin e parave.

“Më datë 3 Gusht 2020, Elvis Doçi i shkruan Adi Çobës, duke e këshilluar që paratë t’i dorëzonte në një oborr dhe jo një garazh”, thuhet në dosjen hetimore.

Por Elvis Doçi kishte krijuar edhe logjistikën e tij se si të sillte paratë në Shqipëri, pa u shqetësuar.

Dhe këtë ta bënte nëpërmjet agjencive turistike.

Një ushtri logjistike më vete që ishte vënë në urdhrat e tij, për të cilët ai paguante rregullisht pagat.

Ndoshta e vetmja mënyrë për të mos pasur telashe dhe punët të shkonin në vijë.

Sigurisht duke paguar edhe doganierë të cilët mbyllnin të dyja sytë, kur në pikat e kontrollit kalonin furgonët që sillnin paratë e drogës në Durrës për llogari të klanit të Pojas.

Një nga këto episode është edhe transporti i 75 mijë eurove në Shqipëri.

Ku më datë 20 Gusht 2020 ai komunikon nëpërmjet mesazheve në Sky Ecc me një përdorues të paidentifikuar, ku shkëmben me të fotografi në dukje të një sasie lënde narkotike.

Dhe po kështu më tej zhvillon biseda që kanë lidhje me transportin e shumave të ndryshme të parave.

Bisedë midis Elvis Doçit të njohur si Visi i Pojës me një person të paidentifikuar në Sky Ecc.

-Mgjes shok…ato 450, nuk kam mo…i dhash…

Po..ja jep në dorë shoferi…pak me vonë të them orën.

Më datë 19 Gusht 2020, Elvis Doçi i dërgon mesazh një përdoruesi të paidentifikuar

-Mroma shok…tlmj tna i çoj te busi po pati mundsi…Kur mund ti nisi?…

Ok me terezi…po më shumë nga që kemi fol me nja dy rob për dalje dhe duhet me fol, pranaj thash…ok…notën.

Më datë 20 Gusht 2020, Elvis Doçi i dërgon mesazh përdoruesit të identifikuar si Ogert Shqevi dhe e informon në lidhje me një sasi parash që do të dërgohen, në vlerën 75 000 euro.

Por sigurisht që qoftë grupi kriminal i drejtuar nga Elvis Doçi i njohur si Visi Pojës, apo grupe të tjera kriminale në Shqipëri, që si aktivitet të parë kishin trafikun ndërkombëtar të drogës, nuk mund të mbijetonin pa ndihmën edhe të zyrtarëve apo efektivëve të korruptuar të policisë.

Një ndër ta edhe Altin Morina, i arrestuar më herët për lidhje me bosët e Niklës, por edhe grupe të tjera kriminale.

Ku nga analiza e bisedave që ai ka zhvilluar në Sky Ecc del se në bashkëpunim me Ekil Ndërjakun ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin e paligjshëm në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Aty ku ata bashkëpunonin për gjetjen e mjeteve dhe shoqërive të përshtatshme për transportin e lëndeve narkotike; sigurimin e personave të besuar për realizimin e transportit;

vlerësimin e cilësisë dhe çmimeve të lëndëve narkotike të quajtura me emra të koduar si ‘çokollatë’ dhe/ose ‘bar’, me qëllim për të përdorur ose për të përshkruar lëndën narkotike si hashash dhe kanabis saliva.

“Altin Morina ka shkëmbyer fotografi me përmbajtje të lëndëve të dyshuara narkotike, si dhe ka diskutuar për çmimin, sasinë dhe cilësinë e tyre, çka tregon për njohuri të drejtpërdrejtë mbi karakteristikat e lëndës narkotike dhe rol aktiv të tij në ndërmjetesimin, koordinimin dhe ekzekutimin e marrëveshjeve për trafikimin e lëndëve narkotike”, thuhet në dosjen hetimore.

Një tjetër episod domethënës që implikon Altin Morinën në aktivitet kriminal është edhe ai ku Ekil Ndernjaku i kërkon një favor një personi të paidentifikuar në Sky Ecc që të kontaktonte me Altin Morinën për të falsifikuar raportin e ekspertëve të policisë për një armë të sekuestruar për një person të arrestuar të quajtur “Ceke”, me qëllim ‘për t’i prishur gjilpërën e armës.

Ndërsa në një tjetër komunikim në shtator të vitit 2020, Nderjaku i kërkon ndihmë ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina që të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin, i arrestuar në Durrës me armë.

Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi që u ekzekutua me armë zjarri në mars të vitit 2021.

Ngjarje e cila ndodhi në lagjen nr.16, Durrës pranë Drejtorisë Arsimore, pranë shtëpisë së prindërve të tij.

Mond Çekiçi, që konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Ekil Nderjaku: O shok kot me t’pyt…

A kemi naj nji me rregullu atje kur t’kapin me arm…

Kan kap i shok a mun ti rregullojm pun e gjilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet qoka…Sot… E kan kap…

Altin Morina: Kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes një shok tjeter… po po e marr…vesh kush eshte robi…

Altin Morina: Në Tiranë e kan kap apo Durrës.

Një tjetër personazh që del në skenë e që është kyç në këtë histori, është Orges Molla.

Ku nga bisedat në Sky Ecc ka dalë edhe përplasja midis tyre, siç është ajo midis tij dhe Gëzim Thartorit për një sasi prej 10 kilogram lëndë narkotike të dyshuar “hashash” të marrë nga një magazinë e Ekil Nderjakut në Romë.

Më datën 5 Shkurt 2021, Orges Molla komunikon me Gëzim Thartorin, pasi kanë siguruar dhe trafikuar një sasi prej 10 kg lëndë narkotike të dyshuar ‘hashash’. Nga ku del se Orges Molla ka organizuar sigurimin, blerjen e kësaj lënde narkotike te shtetasi Ekil Nderjaku. Ky i fundit që e kishte të magazinuar në një adresë në Romë.

Por që Gëzim Thartori nuk i ka shlyer ende paratë e lëndës narkotike.

Por një nga episodet më interesante të aktivitetit kriminal të Orges Mollës është trafikimi i 23 kg kokainë, që më pas u sekuestruan nga policia italiane.

Sasi e droge e cila u kap rastësisht pas një kontrolli rutinë që policia italiane ushtroi fillimisht ndaj makinës së një shqiptari që lëvizte përgjatë një autostrade.

Ku gjatë kontrollit të parë atij iu gjet një sasi e vogël kokaine,

Por që pas shoqërimit dhe kontrollit të imtësishëm të automjetit, atij uy gjet në një vend të fshehtë brenda automjetit një sasi e konsiderueshme droge si edhe 73 mijë euro.

Gjë e cila çoi policinë italiane dhe në banesën e shqiptarit që jetonte në Bolzano, ku u gjetën 22 kg kokainë, me një vlerë të konsideruesnme.

Pronari i kësaj sasie do të ishte Orges Molla.

I njëjti që do të ishte edhe poseduesi i 932 kg kokainë të sekuestruar në Napoli që kishin mbërritur nga Kili në Amerikën e Jugut më datë 31 Tetor 2020, të vendosura në bordin e anijes MSC MAXINE.

“Nga analizimi i komunikimeve përftohet e dhëna se përdoruesi i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin Sueld Elezi, të cilit i dërgon një foto në lidhje me një sekuestrim lënde narkotike në Reggio Calabria sasinë prej 932 kg lëndë narkotike kokaine”, thuhet në dosje.

Në një tjetër episod të datës 20 Tetor 2020, Orges Molla bisedon me Sueld Elezin në lidhje me sigurimin trafikimin dhe konkretisht çmimin e lëndës narkotike ‘16 copë ekuadoriane’ e dyshuar e llojit kokainë si dhe shkëmbejnë fotografi të ‘mallit’

Me 37.5 jua sjell deri në shtëpi këtë, është ekuadoriane.

Ekuadoriane vlla, shumë e mirë

Në rregull… Sa ka vlla…

Po 16 cop kanë ardh… 4 janë për ne

Po ajo kafja çfarë është, çokollatë?

Vlla sa do për këtë çokollatën… Komerciale…

Do të ta lë tremijë e treqind… që mos ta kuptojë ai çmimin prandaj ta shkruajta me shkronja…

O vlla për të bardhën se do mbyllen rrugët mund të ma biesh sot…

60 ka kesh sot ky vëlla për 5 ditë të jap të tjerat në dorë, rri shumë i qetë vëlla, më beso është njeri korrekt.

E mbyllim gjithë për 5 ditë vëlla, është njeri korrekt, veç të jetë e mirë…

Ka rob shumë shumë të mirë… Rri i qetë vëlla…

Por sigurisht paratë nën jastëk nuk do kishin asnjëvlerë për këto organizata kriminale nëse ato nuk do investoheshin në shoqëri të ndryshme ndërtimi apo biznesi.

Ku Shqipëria në këto vite ka shërbyer si një lavatriçe e pastrimit të parave të fituara kryesisht nga trafiku i drogës. /Emisioni në Shënjestër, BalkanWeb

The post Përgjimet në SkyECC/ Si transportoheshin paratë e kokainës nga Europa në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Dumani identifikoi Xhevdet Troplinin e Elvis Doçin si më të fuqishmit / Ja rrëfimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë

25 May 2025 at 21:23

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, spontanisht, raportoi fakte që ishin objekt i perceptimit të drejtpërdrejtë, duke dhënë informacione specifike mbi aktivitetin e kryer, ndër të tjera, nga Elvis Doçi dhe Xhevdet Troplini, si dhe pseudonimet e tyre.

Në dosjen hetimore italiane janë përfshirë edhe dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, që kanë pasur një rol thelbësor në identifikimin e drejtuesve të grupit kriminal. Një prej tyre është edhe Nuredin Dumani, që në Shqipëri ka zbërthyer dhjetëra krime e disa grupe kriminale.

Në dosje thuhet se deklaratat e bashkëpunëtorit të drejtësisë janë të rëndësishme për qëllimet e rindërtimit të kontekstit, në të cilin vepruan të dyshuarit, si dhe të transaksioneve individuale të paligjshme, me të cilat ata u morën.

Ai tha se e filloi karrierën e tij kriminale duke kryer vrasje me pagesë. Për këtë aktivitet kriminal, ai përdori telefona të koduar, të cilët u blenë në një dyqan në Tiranë, me një çmim fillestar prej 2 mijë eurosh, duke përfshirë një abonim gjashtëmujor në platformat e koduara, çmim që më vonë u ul në 1300 – 1400 euro. Bashkëpunëtori i drejtësisë tha se përdori platformat e koduara SKY, BC1 dhe MATRIX.

Më pas, ai filloi të trafikonte drogë, duke thënë se paratë transportoheshin nga Italia në Shqipëri me anë të autobusëve të kompanisë shqiptare “La Firenze lines”, të cilët niseshin nga porti i Barit për të mbërritur në Durrës. Për transportin, shoferi ishte i siguruar me një shumë parash që korrespondonte me 10% ose 12% të shumës së parave të transportuara për udhëtimet nga Italia në Shqipëri, si dhe një shumë që korrespondonte me 3% ose 4% për udhëtimet nga Shqipëria në Itali.

Në fakt, gjatë marrjes në pyetje më 18 janar 2024, të kryer brenda ekipit të përbashkët hetimor, në zyrat e Prokurorisë së Posaçëm në Tiranë, Nuredin Dumani, anëtar i një grupi kriminal shqiptar, tha se ishte përfshirë në trafikun e drogës nga viti 2010 deri në vitin 2013 dhe se ata ishin më të fuqishmit.

Sipas tij ky ishte grupi i Xhevdet Troplinit, që në vitet e fundit ishte bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit. Atij iu vu përpara një fotografi që mbante numrin 5, të cilin e identifikoi si “Visi i Pojës”, djali i motrës së Xhevdet Troplinit.

Prokurori: Po numri pesë ?

Dumani: Mund ta identifikoj shumë mirë.

Prokurori: Kush është ai?

Dumani: Nuk e di mbiemrin e tij, por e njoh me emrin Visi. E kam njohur prej vitesh, që kur isha i vogël në moshën 16-17 vjeç.

Prokurori: Çfarë dini për këtë Visin, çfarë ka bërë ai?

Dumani: Visi është një negociator shumë i mirë.”

Prokurori: Negociator i çfarë gjëje?

Dumani: Në fillim ata ishin për trafik heroine.

Prokurori: Në cilin vit?

Dumani: Po flasim për vitet 2010 deri në 2013, ata ishin më të fuqishmit.

Prokurori: Ende në lidhje me heroinën?

Dumani: Për heroinën.

Prokurori: A është ai pjesë e ndonjë grupi?

Dumani: Një grup shumë i madh. Është grupi Xhevdet Troplinit.

Prokurori: Shpjego lidhjen që ka me Xhevdetin.

Dumani: Grupi i Xhevdet Troplinit vitet e fundit u bë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit.

Prokurori: Për?

Dumani: Për trafikimin e kokainës dhe heroinës dhe më pas për vrasje. Jo vrasje me pagesë.

Prokurori: Së pari the se ishte një negociator i shkëlqyer i heroinës që nga 2010 deri në 2013. Pse deri në 2013? Çfarë bëri ai pas kësaj?

Dumani: Pastaj në vitin 2013 ai la heroinën dhe filloi kokainën sepse nuk ishte shumë e vlefshme.

Prokurori: Vetëm kokainë apo edhe heroinë?

Dumani: Jo, jo, nuk e kam dëgjuar më të flasë për heroinën, përveçse për kokainë po. Ton me të.

Prokurori: Ai është pjesë e grupit Troplini?

Dumani: Po. Është numri dy.

Prokurori: Si e quajnë Visi?

Dumani: Me nofkën Kusho.

Prokurori: Visi?

Dumani: Po Visi. Miri më tha: “Duhet të flas me kushëririn tim. Duhet të shkoj të takoj Visin”.

Prokurori: Dhe kur e tha këtë, i referohej Visit?

Dumani: Visit, Visit gjithmonë Visit.

Prokurori: Në rregull. The se grupi Troplini u bë një nga grupet më të mëdha të heroinës dhe kokainës në Durrës.

Dumani: Edhe më shumë, por ndërkohë po flas për Durrësin sepse për këtë jam i sigurt.

Prokurori: Në rregull, ai trafikon si kokainë ashtu edhe heroinë. Por Visi në grup po merrej vetëm me kokainë?

Dumani: Me gjithë aktivitetin kriminal.

Prokurori: A patët kontakt të drejtpërdrejtë me Visin?

Dumani: Po, e kam bërë.

Prokurori: Në bisedë?

Dumani: Jo, jo me chat. Personalisht.

Prokurori: Por ai quhet Visi apo edhe Visi i Pojës?

Dumani: Të gjithë e quajnë Visi i Pojës.

Prokurori: A nuk ka njerëz të tjerë të quajtur Visi i Pojës?

Dumani: Për një periudhë të caktuar kisha menduar se mbiemri i tij ishte Poja.

Prokurori: Vetëm ai? Vetëm atë e quajnë Visi i Pojës, nuk quajnë askënd tjetër ashtu?

Dumani: Jo. Vetëm atë. Ata i thërrasin gjithashtu Miri i Pojës, duke iu referuar të birit, djalit të Xhevdet Troplinit, i cili quhet Poja. A doni t’jua tregoj se kur u arrestua Poja?

Prokurori: Kush është Poja?

Dumani: Poja është Xhevdet Troplini.

Prokurori: Nëse e kuptoj saktë, Visi, të cilin e njohët, quhet Visi i Pojës sepse është pjesë e grupit të udhëhequr nga Troplini?

Dumani: Xhevdet Troplini.

Prokurori: The Poja?

Dumani: Po, Poja.

Prokurori: Nëse e kuptoj saktë, atëherë, kushëriri i tij, kushëriri i Visit është Fatmir Troplini, i quajtur Miri?

Dumani: Ai është kushëri, sepse Fatimiri është djali i Xhevdetit.

Prokurori: Çfarë është Visi me Xhevdetin?

Dumani: Nëse nuk gabohem, djali i motrës.

Prokurori: Nipi i Xhevdetit?

Dumani: Po. Nëna e Visit është motra e Xhevdetit. Këtë di unë. Nëse nuk gabohem.

Prokurori: Ky që sapo the se është djali i motrës?

Dumani: Për aq sa di unë, Visi i Pojës është djali i motrës së Xhevdet Troplinit, që i thërrasin Poja.

Prokurori: Po, doja t’jua thosha më parë. POJA është vetëm një person?

Dumani: Një, unik.

Prokurori: Vetëm një?

Dumani: Po.

Prokurori: Kur thua Poja, Poja, për ty ishte Xhevdeti.

Dumani: Po, gjithmonë për Xhevdet Troplinin.

Prokurori: Kur thatë Visi i Pojës, a ishte kusho?

Dumani: Po kusho është Visi.

Prokurori: I cili do të ishte Elvis Doçi.

Prokurori: Ne pranojmë që personi në foto është Elvis Doçi i quajtur Visi.

Dumani: Visi i Pojës. Po, e kam firmosur.

Në lidhje me kapacitetin kriminal të grupit që i atribuohet Xhevdet Troplinit, i quajtur Poja, Nuredin Dumani deklaroi se ishte një grup kriminel brutal, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, hegjemonik prej disa vitesh në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, i aftë të vepronte jashtë vendit në sajë të degëve të forta në Itali dhe Gjermani dhe kontakteve në Amerikën e Jugut.

Dumani: Ai hyri në këtë tregti në një mënyrë të fuqishme, që nga viti 2010 tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! Në Gjermani, Itali. Në Hamburg ai ka pushtuar pothuajse të gjithë qytetin Po flas për trafikun e kokainës. Në Itali ai kishte mundësinë ta sillte atë në zonën e Kalabrisë. Ai erdhi nga Kolumbia.

Prokurori: Pra, Visi është numri 2, Poja është numri 1. Pastaj thatë se edhe Miri është pjesë e saj.

Dumani: Po. Këta janë tre më të rëndësishmit e grupit.

Prokurori: Ju thatë se ishte një grup që kishte armë.

Dumani: Në sasi të mëdha.

Prokurori: Është një grup që ka vepruar, sa kohë ka që vepron?

Dumani: Hyri në biznes në një mënyrë të fortë, që nga viti 2010 e tutje. Dua të them se ata u bënë të fortë sepse kishin punuar edhe më parë.

Prokurori: A kishte ndonjë zonë që e kontrollonte ky grup?

Dumani: Tani po, tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin. Jo më parë.

Prokurori: Sa persona ka ky grup?

Dumani: Miri më tha dikur se vetëm njerëzit që kishin punësuar për sigurinë e tyre, për lagjen, për familjen, paguanin 150 mijë euro në muaj.

Prokurori: Sa njerëz?

Dumani: Nuk mund ta them numrin e saktë sepse kishte shumë. Paga minimale që duhet të paguajë një person për siguri varjon nga 500 deri në 1000 euro.

Prokurori: Nëse ka paguar 150 mijë euro, të paktën 150 persona?

Dumani: Po.

Prokurori: Këta ishin ata që ishin në Durrës. Apo kishte të tjerë jashtë Durrësit?

Dumani: Dëgjoni, këta njerëz që paguheshin ishin ata që atij nuk i nevojiteshin për gjëra të tjera, sepse në vend të kësaj, ata që ishin jashtë Durrësit ishin partnerët në tregti. Këta u rritën shumë gjatë periudhës kur president ishte një person i korruptuar.

Prokurori: Por a kishte ai njerëz të tjerë jashtë Shqipërisë?

Dumani: Shumë.

Prokurori: Në Europë?

Dumani: Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse e pushtoi të gjithë qytetin sepse edhe unë kisha ndërtuar punën time në Hamburg. Po flas për trafikun e kokainës. Me çmimin e ulët të kokainës ata arritën të dominonin tregun.

Prokurori: Edhe me forcë?

Dumani: Jo, ata nuk përdornin forcën, jo. Ai nuk përdori forcë, nuk kishte asnjë shans me mua, por them se me të tjerët nuk e kam ndjerë kurrë. Ai nuk kishte nevojë për forcë, sepse uli çmimin dhe hyri në treg.

Prokurori: Kjo në Hamburg, në Gjermani. Pastaj ti the që kishte njerëz edhe në Itali.

Dumani: Po, ai më tha se në Itali kishte mundësinë që ta çonte në zonën e Kalabrisë. Erdhi nga Kolumbia dhe u shkarkua atje.

The post Dumani identifikoi Xhevdet Troplinin e Elvis Doçin si më të fuqishmit / Ja rrëfimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëfimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë/ Nuredin Dumani identifikoi Xhevdet Troplinin e Elvis Doçin si më të fuqishmit në Durrës

25 May 2025 at 21:13

“Vonesa” për Visin e Pojës vë në pikëpyetje rolin e SPAK kundër “krimit zgjedhor”

By: Ela
25 May 2025 at 11:22

Nga Boldnews.al Prokuroria e Posaçme njoftoi në 21 Prill përfundimin e operacionit të përbashkët me autoritetet e antimafias italiane kundër organizatës së dyshuar të narko-trafikut “Troplini” në Durrës, rreth 20 ditë pasi gjykata kishte miratuar 29 masa sigurimi, prej të cilave u zbatuan vetëm ato ndaj personave që gjenden aktualisht të arrestuar më herët dhe […]

The post “Vonesa” për Visin e Pojës vë në pikëpyetje rolin e SPAK kundër “krimit zgjedhor” appeared first on BoldNews.al.

Banda e Troplinëve, gjykata tërhiqet për vendimin mbi masat e sigurisë

By: user 5
23 May 2025 at 20:14

Gjykata e Posaçme është tërhiqur për vendim në dhomë këshillimi pasi ka dëgjuar argumentat e të gjitha palëve sa i përket 14 të arrestuarve të operacionit “Ura”. Ditën e sotme ishte parashikurar që në Gjykatën e Posaçme do të njiheshin me masën e sigurisë personat ndaj të cilëve u lëshua urdhëarrest në kuadër të operacionit “Ura” i cili u zhvillua në Shqipëri dhe Itali. Ndërkohë vetëm një pjesë e tyre është arrestuar nga policia.

Operacioni policor i quajtur ‘Ura’, solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

EMRAT E TË DYSHUARVE:

Elvis Doçi (Visi i Pojës)
Indrit Tafili
Orget Shqevi
Artan Sulejmani
Orges Molla
Sueld Elezi
Ekil Nderjaku
Hasan Nderjaku
Altin Morina
Armand Tragaj
Rando Aliu
Musa Korça
Alfred Hysa
Altin Pjetri
Ligor Çombashi
Edmond Çupi
Naim Behluli
Edison Cukaj (Çukaj)
Serxhio Shkodra
Bexhed Mema
Emri Hysenaj
Artuar Shkoza
Sokol Istrefi
Ervin Zeqiri
Gezim Thartori
Ledio Bardhi
Juxhin Drazhi
Erind Lasku

The post Banda e Troplinëve, gjykata tërhiqet për vendimin mbi masat e sigurisë appeared first on Lapsi.al.

Nadir Çausholli ortak në hotelin 10-katësh “Rock of Kavaja” me Visin e Pojës

22 May 2025 at 23:19

Operacioni i fundit i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane, i koduar “URA”, ka zbuluar lidhje të thella mes botës së krimit dhe sektorit të ndërtimit në Shqipëri. Një nga grupet kriminale të goditura në këtë aksion është ai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, i cilësuar si drejtues i një […]

The post Nadir Çausholli ortak në hotelin 10-katësh “Rock of Kavaja” me Visin e Pojës appeared first on BoldNews.al.

“Furnizohej nga Visi i Pojës dhe shpërndante sasi të mëdha…”/Lala tregon kush ishte “shpërndarësi” në Itali

By: M C
22 May 2025 at 22:06

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje për disa nga personazhet kyç të trafikut të drogës, të idenfitikuar nga hetimet e SPAK dhe antimafias italiane në operacionin “Ura”.

Njëri prej personazheve është Adi Çoba, për të cilin Lala tha se dyshohet si personi që shpërndante sasi të mëdha të narkotikëve dhe furnizohej nga grupi i Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës.

“Adi Çoba, konsiderohet si kreu i një nën grupi në Itali. Furnizohej nga grupi i Visit të Pojës dhe shpërndan sasi të mëdha. Mendohet se është nga grupimet që bënte shpërndarjen dhe përmes kompanive të tij pastronte edhe paratë. Kishte kompani që ishte aktive në Shqipëri. Paratë futeshin më autobuzë nga Italia drejt Shqipërisë. Rezulton se vinin 2-3 herë në javë rreth 150 mijë euro dhe mblidheshin nga burri i mbesës së Xhevdet Troplinit. Punohej me një grup shoferësh të përcaktuar.

Paratë investoheshin në fusha të ndryshme. A është investuar e gjitha? Mbetet për tu hetuar.

Nexhmedin Danaj, është person që bënte transfertat e parave dhe televizionin kabllor dyshohet ta ketë ngritur nga para të aktivitetit kriminal”, tha ndër të tjera Lala.

The post “Furnizohej nga Visi i Pojës dhe shpërndante sasi të mëdha…”/Lala tregon kush ishte “shpërndarësi” në Itali appeared first on Albeu.com.

Në kërkim nga SPAK, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në ortakëri me kompaninë e Nadir Çaushollit

By: admin
22 May 2025 at 21:30

Në operacionin e fundit të SPAK, “URA” dhe autoriteteve italiane, një prej grupeve të goditura është ai i drejtuar nga Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, i cili akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës. Ndaj tij është lëshuar fletëarrest si dhe i është sekuestruar edhe kompania “Port side”.

Por, nga verifikimi i bërë i aktiviteteve tregtare, ky nuk është i vetmi biznes që Doçi zotëron. Ai gjithashtu është pronar i kompanisë “Eldemar Construction”, e cila para një viti ka marrë leje ndërtimi për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit.

Siç mëson Albeu.com, kompania që zotëron hotelin quhet “Rock of Kavaja” Shpk me NIPT: M41922504K, ndërkohë që sipas regjistrit tê QKB, kompania “Eldemar Construction” nuk është pronari i vetëm i hotelit. Sipas dokumenteve zyrtare të QKB (shih foto më poshtë), kompania “CFO PHARMA” e Nadir Çaushollit, objekti i së cilës i shënjestër e një sulmi me armë zjarri me 19 Mars të këtij viti, është aksionere me 60% të aksioneve në këtë aktivitet, ndërkohë që kompania e Elvis Doçit posedon 40% të aksioneve.

Leja e dhënë për hotelin e përbashkët të Elvis Doçit dhe Nadir Çaushollit është firmosur nga Këshilli Kombëtar i Territorit e cila drejtohet nga kryeministri, Edi Rama, ndërkohë nga një kontroll i dokumentave publike të “Eldemar Construction” në pronësi të Ervis Doçit në QKB, shihet se edhe administratorët e kësaj kompanie janë emra që janë përfshirë në trafikun e lëndëve nakotike dhe të arrestuar nga autoritetet italiane.

Në 2010-ën, Doçi ka caktuar si përfaqësues të “Eldemar Construction”, Denis Tafilin. Ndërsa në vitin 2024, si administrator të kompanisë ka emëruar Gëzim Hasën. Të dy këta persona në vitin 2016 kanë qenë të arrestuar nga autoritetet në Itali për përpunim dhe shitjet të heroinës.

Gëzim Hasa që ishte drejtues i këtij grupi dhe Denis Tafili kanë qenë ish-policë në Tiranë.

Ky është një rast i pastër se si një pronar kompanie i lidhur me trafikun e drogës, përfiton leje ndërtimi nga qeveria.

Ervis Doçi, një emër i njohur i botës së krimit, më herët ka qenë dënuar për trafik droge. “Visi i Pojës” është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi një vit më parë në banesën e tij u zhvilluan kontrolle dhe iu sekuestruan 3 mln euro cash ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest.

Gjatë operacioni “Ura”, nën sekuestro është vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. /albeu.com/

The post Në kërkim nga SPAK, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në ortakëri me kompaninë e Nadir Çaushollit appeared first on Albeu.com.

Lala: Adi Çoba furnizohej nga Visi i Pojës dhe shpërndante sasi të mëdha kokaine në Itali

22 May 2025 at 21:43

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka dhënë detaje për disa nga personazhet kyç të trafikut të drogës, të idenfitikuar nga hetimet e SPAK dhe antimafias italiane në operacionin “Ura”. Njëri prej personazheve është Adi Çoba, për të cilin Lala tha se dyshohet si personi që shpërndante sasi të mëdha të narkotikëve dhe […]

The post Lala: Adi Çoba furnizohej nga Visi i Pojës dhe shpërndante sasi të mëdha kokaine në Itali appeared first on BoldNews.al.

Dëshmia e Dumanit: Paratë e drogës transportohen me autobusë, shoferët marrin 12% të shumës!

22 May 2025 at 17:05

Një ditë më parë, Antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK-un goditën një organizatë me bazë në Durrës të trafikimit në sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës. Në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për […]

The post Dëshmia e Dumanit: Paratë e drogës transportohen me autobusë, shoferët marrin 12% të shumës! appeared first on BoldNews.al.

Pse e vonoi Altin Dumani operacionin për Elvis Doçin?

By: user 4
22 May 2025 at 12:55

Në një deklaratë nga selia blu, nga ku komentoi operacionin e një dite më parë të udhëhequr nga SPAK, Sali Berisha akuzoi publikisht kreun e prokurorisë së posaçme, Altin Dumani, për sabotim të qëllimshëm të operacioneve të përbashkëta me Antimafian italiane, për interesa elektorale të Partisë Socialiste dhe për të mbrojtur eksponentë të krimit të organizuar, përfshirë të shumëkërkuarin Elvis Doçi, i njohur si “Vis Poja”.

“Ça mendoni ju se Antimafia Italiane e bëri për qëllime elektorale vonesën? Jo! Ja ka vonuar Dumani për qëllime elektorale Antimafias italiane. Ka mashtruar Antimafian Italiane, si ordiner.” – deklaroi Berisha me tone të rënda në një konferencë për mediat.

Sipas liderit të opozitës, Altin Dumani ka kërkuar vetë shtyrjen e operacionit ndërkombëtar për të mos “prishur punë” gjatë fushatës zgjedhore, duke i dhënë kohë figurave të rëndësishme të botës së krimit të arratisen.

“Se “kemi operacionin tani”, se “duhet ta ndjekim”, se “na prish punë” e kaq e aq. Dhe Poja çau ferrën. Kush e njoftoi Elvis Doçin? Edhe të tjerët… Kush i njoftoi?” – u shpreh Berisha me një retorikë akuzuese, duke aluduar për një bashkëpunim të heshtur mes drejtësisë dhe strukturave të krimit.

Në fjalën e tij, Berisha e quajti Edi Ramën “kreun e organizatës kriminale” dhe e akuzoi për drejtimin e një sistemi që, sipas tij, funksionon mbi aleancën e pushtetit me botën e nëndheshme.

“Edhe ato shishet 36 mijë euro me kë i pinte kujtoni ju? Me kë i hapte? Këtu bota e krimit ka kreun e organizatës, ky është Edi Rama.” – theksoi Berisha.

Si zakonisht, Berisha nuk e kurseu as një goditje për “lakenjtë e pushtetit” në media: “I them këto fjalë për të gjithë ato lakenj që nga mëngjesi deri në darkë bëjnë avokatin e farsës së turpshme ndaj popullit të tyre dhe të moralit njerëzor, faqezinj që dalin nga një studio në tjetrën për të bërë avokatinë e rrëmbimit të zgjedhjeve. Kjo është turp!”

The post Pse e vonoi Altin Dumani operacionin për Elvis Doçin? appeared first on Lapsi.al.

Operacioni “URA”/ Një prej urdhër-arresteve është për vëllain e truprojës së Berishës (EMRI)

21 May 2025 at 21:58

Autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK goditën një organizatë me bazë në Durrës të trafikimit në sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës. Në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, teksa në […]

The post Operacioni “URA”/ Një prej urdhër-arresteve është për vëllain e truprojës së Berishës (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Arriti tu shpëtonte prangave të policisë, ja kush është ‘Visi i Pojës’

By: Ardit
21 May 2025 at 21:21

Një megaoperacion ndërkombëtar goditi sot një nga grupet më të fuqishëm në trafikun e drogës, ku u lëshuan 52 masa arresti, të cilët akuzohen si të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Në qendër të hetimit nga autoritetet italiane janë 28 persona të […]

The post FOTO/ Arriti tu shpëtonte prangave të policisë, ja kush është ‘Visi i Pojës’ appeared first on BoldNews.al.

Goditja e grupit të “Pojës”/ SPAK: Janë 3 organizata, 40 episode trafiku droge të dokumentuar

21 May 2025 at 19:16

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatl zyrtare për mediat në lidhje me operacionin e përbashkët me Antimafian italiane, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me bazë në Durrës. Krerët e grupit kriminal dyshohet se janë Elvis Doçi, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, […]

The post Goditja e grupit të “Pojës”/ SPAK: Janë 3 organizata, 40 episode trafiku droge të dokumentuar appeared first on BoldNews.al.

Kreu i një grupi kriminal droge, “Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

21 May 2025 at 19:00

Në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, Antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK, goditi një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës me bazë në Durrës, teksa në total u lëshuan 51 masa sigurie, ku janë ekzekutuar 40 pprej tyre. Dyshohet se në krye të grupit kriminal qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si […]

The post Kreu i një grupi kriminal droge, “Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli appeared first on BoldNews.al.

❌
❌