Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Operacion nga SPAK/ Arrestohen dy punonjës të IMT-së të akuzuar për korrupsion, dy të tjerë në kërkim (emrat)

27 August 2025 at 18:08

Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion.

Deri më tani mësohet se dy persona janë arrestuar, ndërsa të paktën 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Gerald Fuçia dhe Edmond Çela. Ata ndodheshin së bashku në një lokal në zonën e Kombinatit në kryeqytet në momentin kur u arrestuan. 

Ndërsa në kërkim është Klajdi Zhilla dhe një punonjës tjetër i IMT. Klajdi Zhilla është shoferi i drejtorit të IMT-së së Tiranës.

Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona merrnin para tek biznese të ndryshme, duke i favorizuar në zabtimin e ambienteve publike.

Më herët gjatë ditës së sotme, policia ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit.

Kujtojmë se gjatë muajve të fundit, qeveria ka ndërmarrë një aksion për shembjen e objekteve pa leje dhe shtesave të lokaleve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Ky aksion i IKMT-së nisi fillimisht me shembjen e disa objekteve pa leje në Theth, të cilat shërbenin si bujtina për turistët dhe më pas u shtri edhe në qytete të tjera si Tiranë, Vlorë.

The post Operacion nga SPAK/ Arrestohen dy punonjës të IMT-së të akuzuar për korrupsion, dy të tjerë në kërkim (emrat) appeared first on Gazeta Si.

Ndërtoi pa leje disa shtëpi pushimi në Ishëm kur ishte kryeinspektor i IMT, arrestohet 55-vjeçari

27 August 2025 at 14:05

Nga Gazeta Si- Ardian Halili, 55 vjeç, ish-kryeinspektor i Inspektoriatit të mbrojtjes së Territorit në Durrës është arrestuar nga policia e Durrësit, për ndërtime pa leje.

“8 vite më parë, në vitin 2017, ku ishte kryeinspektor i IMT, ai ka ndërtuar pa leje disa objekte, shtëpi pushimi në fshatin Shetaj, Ishëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet e zbuluan paligjshmërinë këtë gusht të 2025-ës ndërsa Policia e Durrësit njoftoi se ish-zyrtari ra në pranga këtë të mërkurë.

The post Ndërtoi pa leje disa shtëpi pushimi në Ishëm kur ishte kryeinspektor i IMT, arrestohet 55-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Akuzohen nga Italia si pjesëtarë të grupeve kriminale, arrestohen tre persona në Fier

27 August 2025 at 10:04

Nga Gazeta Si- Tre persona të kërkuar nga Italia për trafik droge janë arrestuar brenda pak orëve nga Policia.

Të arrestuarit janë K. Sh., 24 vjeç, A. M., 29 vjeç dhe E. F., 22 vjeç.

Të tre personat janë nga qyteti i Fierit, teksa do priten edhe procedurat e ekstradimit nëpërmjet Interpol Tiranës. Aksionet janë kryer në intervale të ndryshme, teksa të ndaluarit akuzohen si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare.

Të tre ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Maksimumi i dënimit për këto vepra shkon deri në 10 vjet burgim.

Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdha  droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit.

The post Akuzohen nga Italia si pjesëtarë të grupeve kriminale, arrestohen tre persona në Fier appeared first on Gazeta Si.

Kishte 2 kallashë në makinë për t’ua shitur kriminelëve, arrestohet 22-vjeçari (video)

27 August 2025 at 09:56

Nga Gazeta Si- Një 22-vjeçar është arrestuar në ‘Tunelin e Murrizit’ në Rrugën e Arbrit pasi po transportonte 2 armë zjarri automatike nga Burreli për në Tiranë.

I arrestuari është A. D., banues në Burrel, i cili dyshohet se do i shiste armët në kryeqytet, te grupet kriminale.

U sekuestruan si prova materiale pas kontrollit të makinës, 2 armët e zjarrit, 4 krehra, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit.

Dosja për hetime të mëtejshme i kaloi Prokurorisë, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

The post Kishte 2 kallashë në makinë për t’ua shitur kriminelëve, arrestohet 22-vjeçari (video) appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

By: Elva
25 August 2025 at 16:36

Nga Andi Bushati Pothuajse e vetmja polemikë që prodhoi gjatë pushimeve Edi Rama, i tërhequr në vilën e tij në Dhërmi, ishte ajo e sulmit ndaj një gjyqtari administrativ, i cili kishte guxuar të merrte vendim kundër aksionit të radhës për lirimin e hapsirave publike. Duke aluduar se Klarent Demiri mund të ishte joshur nga […]

The post Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Kurbin/ Kallash, granata dhe municione të fshehura në banesë, prangoset 19-vjeçari

25 August 2025 at 12:05

Nga Gazeta Si- E.Z., 19 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës pasi kishte kthyer banesën në depo armatimi.

Janë sekuestruar si prova materiale 1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata.

19-vjeçari akuzohet për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

The post Kurbin/ Kallash, granata dhe municione të fshehura në banesë, prangoset 19-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë

25 August 2025 at 11:54

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GJKKO vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë, e cila rrëzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë me argumentin se pozita e tij është rënduar me marrjen zyrtarisht të pandehur dhe se ekziston rreziku se ai mund të prishë provat dhe intimidojë dëshmitarët.

Në kërkesën e depozituar nga mbrojtja e ish-presidentit thuhet se rreziku i prishjes së provave është një alibi sesa një arsyetim korrekt, duke thënë se me mbylljen e hetimeve ‘helmimi i provave’ është i pamundur.

Ndërsa argumentin se mund të intimidojë dëshmitarët, Meta e konsideron si një lajthitje, sepse sipas tij, ‘dëshmitarët i kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe ato janë të pasqyruara në vendimin e përfundimit të hetimeve’.

Në fillim të gushtit, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës dhe të pandehurve të tjerë mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes drejt gjykimit. Ish-presidenti së bashku me ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

The post GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë appeared first on Gazeta Si.

Pjesë e grupit kriminal, arrestohet në Malin e Tomorit 46-vjeçari

25 August 2025 at 09:57

Një 46-vjeçar u lokalizua në malin e Tomorrit dhe u arrestua pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë arrest në burg për trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në grup kriminal. D. B. po lëvizte me automjet kur Forcat Operacionale ndërhynë duke e arrestuar.

Në vitin 2023, GJKKO dha masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Në tetor të vitit 2023, ai u arrestua bashkë me kushëririn e tij, E. B. dhe S. T. në Itali, si pjesë e një bande të trafikut të drogës në Milano. Tre trafikantëve iu sekuestruan edhe 1 milionë euro pasuri në Durrës, të përfituara nga paratë e ardhura nga krimi. Policia e Durrësit sekuestroi 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, një bar kafe, 3 dyqane, 2 shoqëri peshkimi së bashku me asetet e tyre.

Emri i tij doli nga një hetim i SPAK, që çoi në goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë, që vepronte në Itali dhe Shqipëri.

The post Pjesë e grupit kriminal, arrestohet në Malin e Tomorit 46-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Tre deputetë dhe një ish-ministër mes 14 zyrtarëve të lartë nën hetim nga SPAK

22 August 2025 at 18:30

Gazeta Si – Tre deputetë dhe një ish ministër ndodhen mes 14 zyrtarëve që janë nën hetim nga SPAK. Konfirmimi vjen pikërisht nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e cila i ka bërë publike këto të dhëna në “regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve” për muajin korrik të publikuar së fundmi.

Megjithatë, SPAK nuk ka zbuluar as emrat e tyre, as veprat penale konkrete për të cilat po hetohen. Në pyetjet drejtuar këtij institucioni për të identifikuar ministrin nën hetim dhe nëse po shqyrtohet aplikimi i një mase sigurie ndaj tij/saj, SPAK është përgjigjur duke refuzuar dhënien e informacionit.

SPAK-ut i është drejtuar një pyetje edhe për hetimet për krimin shtetëror të “21 Janarit” në vitin 2011, se në cilën fazë janë.

Por Prokuroria e Posaçme nuk jep detaje duke thënë se veprimet hetimore që kryhen gjatë fazës së hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor.

Ndërkohë një tjetër pyetje që i është drejtuar SPAK-ut është kjo: “Nga lista e deputetëve që kanë dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, a ka persona nën hetim?

Kësaj pyetjeje SPAK i përgjigjet me këto fjalë: “Emrat e përfshirë në listat e dërguara, nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri tani si persona në hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Pyetje të tjera që i janë drejtuar SPAK-ut lidhen dhe me krimet zgjedhore. Lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar se gjatë periudhës raportuese janë administruar 193 materiale kallëzuese që lidhen me dyshimet për krime zgjedhore. 43 prej tyre janë regjistruar si procedime penale, pra kanë kaluar në fazën e hetimit.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme është pyetur lidhur me veprimet e IKMT-së dhe AKSH-së, në kuadër të aksionit të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Për këtë çështje, SPAK është shprehur se nuk bën pjesë në kompetencat e këtij organi.

The post Tre deputetë dhe një ish-ministër mes 14 zyrtarëve të lartë nën hetim nga SPAK appeared first on Gazeta Si.

Pse u la në burg Ilir Meta? GJKKO: Rrezikon provat dhe intimidimin e dëshmitarëve

22 August 2025 at 14:03

Gazeta Si – GJKKO ka publikuar arsyetimin e vendimit të 13 gushtit, për të lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta.

Sipas gjykatës, nuk ekzistojnë rrethana të reja që të justifikojnë zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë.

Në vendim theksohet se pozita procedurale e Metës është rënduar, pasi ai tashmë ka marrë cilësinë e të pandehurit dhe i janë komunikuar zyrtarisht akuzat për korrupsion pasiv në tre raste (dy prej tyre në bashkëpunim), pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe mosdeklarim apo deklarim të rremë të pasurisë.

GJKKO vlerëson se masa e sigurisë mbetet proporcionale me rëndësinë e fakteve dhe dënimin e mundshëm, duke theksuar se ekziston ende rreziku i “helmimit të provave” përmes ndikimit tek dëshmitarët apo personat që kanë dijeni mbi faktet e hetimit.

Gjykatat kanë vlerësuar se në rastin konkret evidentohet prania e rrethanave nga të cilat krijohet vlerësimi se ka rrezik eminent që liria e pakushtëzuar me masë sigurimi e kërkuesit (të pandehurit) Ilir Metaj mundet të helmojë provat apo mundet të riskojë gjetjen dhe fiksimin e gjendjes natyrore të tyre”, vlerëson gjyqtari Çela.

Sipas gjykatës, funksionet aktuale dhe ato të mëparshme të Metës i japin atij mundësi të ushtrojë ndikim të paligjshëm në procesin gjyqësor.

Në vendimin e zbardhur të GJKKO-së thuhet se, “Meta për shkak të funksionit që ka aktualisht apo funksioneve që ka pasur në të kaluarën, mund të ushtrojë influencën e tij për të ndikuar në procesin e marrjes dhe vërtetësisë së provave të tjera, të ndryshme nga ato dokumentare, sikurse janë pyetja e personave që kanë dijeni për faktet objekt hetimi, duke qenë se ai po hetohet për disa vepra penale”.

Po ashtu, gjyqtari Çela ka vlerësuar se tashmë pozita e Metës përballë drejtësisë është rënduar dhe nuk është me një person në hetim, por është marrë zyrtarisht i pandehur.

Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë. Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Gjykata argumenton se përfundimi i hetimeve paraprake nuk e eliminon rrezikun për provat, sidomos ato “të gjalla” si dëshmitarët, të cilët do të pyeten gjatë gjykimit. Për këtë arsye, kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u refuzua.

Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

The post Pse u la në burg Ilir Meta? GJKKO: Rrezikon provat dhe intimidimin e dëshmitarëve appeared first on Gazeta Si.

Arbër Veliaj në SPAK për të dytën ditë radhazi, dorëzon dokumente në BKH (video)

22 August 2025 at 10:57

Gazeta Si – Për të dytën ditë me radhë, Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Ndryshe nga të enjten, 21 gusht, ku qëndroi rreth 4 orë në SPAK, vizita e kësaj të premteje gjati vetëm gjysmë ore, ndërsa dorëzoi disa dokumente shtesë te agjentët e BKH-së.

Gazetarët i drejtuan pyetjen: “A u paraqitët edhe sot vullnetarisht?”, por Arbër Veliaj zgjodhi të mos përgjigjej, ndërsa një ditë më parë tha se kishte shkuar vullnetarisht për të sqaruar pozicionin e tij ne lidhje me hetimet, ku është pandehur kryebashkiaku i Tiranës dhe njëkohësisht vëllai i tij.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se ai ka dorëzuar disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas materialeve hetimore, emri i Arbër Veliaj përmendet në disa episode të dosjes së SPAK që lidhen me lëvizje financiare të dyshimta të vëllait dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe, të cilat ngrejnë dyshime për përfshirje në pastrim parash.

Pak javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e Arbër Veliajt, për kontrollet e kryera nga SPAK në dhjetor 2024, në banesat e tij apo biznese.

Ndërkohë, më 25 maj, Gjykata e Lartë pranoi rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe vendosi që çështja të rikthehej për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, tek i njëjti trup gjykues.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i arrestuar në 10 shkurt 2025, u shpall zyrtarisht i pandehur për disa akuza të rënda, ndërsa pak ditë më parë i ka drejtuar GJKKO-së kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së hetimeve të kryera nga SPAK.

The post Arbër Veliaj në SPAK për të dytën ditë radhazi, dorëzon dokumente në BKH (video) appeared first on Gazeta Si.

Mbetet në burg pronari i ‘laboratorit të drogës’ në Yzberisht

21 August 2025 at 13:15

Gazeta Si – Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 61-vjeçarin Shpëtim Krashi, në banesën e të cilit në Yzberisht u gjet një sasi kanabisi çokollatë dhe vaj kanabisi me vlerë 500 mijë euro.

Në senacën me dyer të mbyllura, Krashi deklaroi se sasia e drogës i kishte mbetur në një makinë në pronësi të tij prej disa vitesh, ndërsa armën e gjahut e kishte me leje.

Nga operacioni “Shape” u sekuestruan 17 kg kanabis në formë çokollate, 22,5 litra vaj kanabisi, 65 gram kokainë, një pistoletë dhe një armë gjahu.

Ai jetonte në Yzberisht dhe akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

The post Mbetet në burg pronari i ‘laboratorit të drogës’ në Yzberisht appeared first on Gazeta Si.

Vëllai i Erion Veliajt 4 orë në SPAK: Erdha vetë për të sqaruar pozicionin tim (video)

21 August 2025 at 15:24

Gazeta Si – Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ka dëshmuar në ambientet e SPAK për rreth 4 orë si person në dijeni të hetimeve.

Para mediave, ai u shpreh: “Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”.

Sipas burimeve paraprake, ai u pyet nga prokurorët në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimin e nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i arrestuar më 10 shkurt 2025 nën akuzat për korrupsion, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe dhe futje e sendeve te palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Sipas materialeve hetimore, emri i Arbër Veliajt përmendet në disa episode të dosjes së SPAK që lidhen me lëvizje financiare të dyshimta të vëllait dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe, të cilat ngrejnë dyshime për përfshirje në pastrim parash.

Dyshohet se Arbër Veliaj ka nënshkruar një kontratë prej 300 mijë eurosh për të siguruar shërbime këshillimi ligjor për Erion Veliaj nga një studio amerikane, ndërkohë që ndaj tij nuk është ngritur ende ndonjë akuzë.

Materialet e SPAK tregojnë gjithashtu se ai ka qenë i përfshirë në menaxhimin e fushatës mediatike dhe në koordinimin e përfaqësuesve ligjorë ndërkombëtarë gjatë kohës që Erion Veliaj ndodhej në paraburgim.

Hetimet kanë evidentuar raportime financiare mes kompanisë së Arbër Veliajt, “Gogel Shpk”, dhe organizatave të kontrolluara nga Ajola Xoxe, përfshirë shuma me vlera të konsiderueshme që SPAK i konsideron të dyshimta ose fiktive.

Vetëm pak javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e Arbër Veliajt, për kontrollet e kryera nga SPAK në dhjetor 2024, në banesat e tij apo biznese.

Ndërkohë, më 25 maj, Gjykata e Lartë pranoi rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe vendosi që çështja të rikthehej për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, tek i njëjti trup gjykues.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i arrestuar në 10 shkurt 2025, u shpall zyrtarisht i pandehur për disa akuza të rënda, ndërsa pak ditë më parë i ka drejtuar GJKKO-së kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së hetimeve të kryera nga SPAK.

The post Vëllai i Erion Veliajt 4 orë në SPAK: Erdha vetë për të sqaruar pozicionin tim (video) appeared first on Gazeta Si.

Vrasja e 23-vjeçarit në Shkopet, Apeli lë në burg dy nga autorët e dyshuar

19 August 2025 at 11:32

Gazeta Si – Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, trupi i të cilit u gjet një ditë më vonë pranë liqenit të Shkopetit.

Gjatë seancës, avokatët e të dyshuarve, zhvilluan debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të dyshuarve dhe cilësimin e arrestimit si të paligjshëm. Gjykata vendosi të lërë në burg të dyshuarit dhe caktoi afat për mbledhjen e provave shtesë.

Sipas hetimeve, të dyshuarit, së bashku me Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, e ndoqën të riun nga qyteti i Burrelit, e dhunuan, e mbytën me litar dhe tentuan ta fshehin duke hedhur trupin dhe automjetin e tij në liqen. Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e 9 korrikut nga ana e policisë.

Pavarësisht pretendimeve të dy të arrestuarve, policia dhe prokuroria e Dibrës janë thuajse të bindura se Petrit Çakraj, Fatjon Bushgjoka dhe dy vëllezërit e tyre, Kristi dhe Aleksandër, të shpallur në kërkim, janë autorët e ngjarjes.

Dyshimi i hetuesve mbështetet në pamjet filmike që tregojnë katër autorët në qytetin e Burrelit, si dhe në verifikimet e automjeteve të përdorura gjatë krimit.

Renis Dobra ishte kthyer së fundi nga Gjermania, ku ishte deportuar pas arrestimit si pjesë e një grupi kriminal që shpërndante drogë. Pikërisht nga ky aktivitet policia dyshon se viktima kishte pasur konflikte me katër autorët.

The post Vrasja e 23-vjeçarit në Shkopet, Apeli lë në burg dy nga autorët e dyshuar appeared first on Gazeta Si.

CEZ-DIA, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 16 shtator ankimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj

19 August 2025 at 11:25

Gazeta Si – Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 16 shtator ankimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, i dënuar me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash” për dosjen “CEZ-DIA”.

Në Kushtetuese Ismailaj, ish-administrator i DIA-s, kërkon shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Tiranës në vitin 2017 për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, si edhe vendimarrjet e Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqim.

Në të njëjtin ankim, Ismailaj kërkon nga Kushtetuesja shfuqizimim e konfiskumit të gati 4.2 mln USD, 450 mijë euro dhe 12 mln lekë të sekuestruara pas nisjes së hetimit ndaj tij.

Në Kushtetuese çështja do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh.

Ismailaj u fajësua për përvetësimin e gati 5 milionë euro gjatë marrëveshjes CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve të CEZ. Në shtator 2023 Ismailaj përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu. 

The post CEZ-DIA, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 16 shtator ankimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj appeared first on Gazeta Si.

I pandehur për 4 akuza, Veliaj i kërkon GJKKO të shpallen të pavlefshme hetimet

18 August 2025 at 13:51

Gazeta Si – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia, ku po vuan masën e sigurisë për 4 akuza nga SPAK, duke e cilësuar situatën e tij si një “eliminim politik”.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Veliaj theksoi se gjatë 21 viteve të karrierës politike i është nënshtruar çdo lloj kontrolli dhe verifikimi, por asnjëherë nuk i është gjetur shkelje.

“Jam viktimë e një eliminimi politik. Kam kaluar një vetting 21-vjeçar dhe nuk më kanë gjetur asgjë. Sot jam këtu jo për shkak të fakteve apo ligjit, por për arsye që lidhen me interesa të tjera”, – shkruan ai.

Veliaj ka lënë të kuptohet se arrestimi i tij është i motivuar nga kalkulime politike dhe jo nga prova konkrete.

Ndërkohë, avokatët e tij pritet të paraqesin ankesa në instancat gjyqësore për ndryshimin e masës së sigurisë.

Më 23 korrik, SPAK mori zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve te palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Akuzat iu komunikuan edhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

SPAK i ka komunikuar akuzë edhe efektivit të Policisë së Burgjeve i cili i ka dhënë celularin në qeli Veliajt.

Veliaj është vënë në hetim nga SPAK disa muaj më parë dhe që prej 10 shkurtit, kur u arrestua, qëndron në paraburgimin e Durrësit.

The post I pandehur për 4 akuza, Veliaj i kërkon GJKKO të shpallen të pavlefshme hetimet appeared first on Gazeta Si.

Berisha, akuza SPAK-ut: Nuk ekzekutoi 250 urdhër-arreste, njoftoi krerët e karteleve

18 August 2025 at 10:34

Gazeta Si – Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”, të vendosur nga gjykata, pasi është marrë si i pandehur për aferën e klubit sportiv “Partizani”.

Pasi doli nga ambientet e e SPAK-ut, Berisha dha edhe një deklaratë pë mediat, ku nuk i kurseu akuzat ndaj kryeprokurorit të SPAK-ut, Altin Dumani.

“250 urdhra-arreste s’janë ekzekutuar, janë njoftuar krerët e karteleve. U bëj thirrje gazetarëve të merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien pre e mashtrimeve të tyre. 34 ton kokainë, 6.5 miliardë euro. Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri, dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata. Theksova këtë moment, se nëse Altin Troplinin po e dekoronte Elvis Doçi, pikërisht për këtë bashkëpunim kriminal të ngushtë, mes personave të caktuar, një pjesë është edhe policia. Rastet janë flagrante, që akuzohen vetë këta prokurorë, kjo paraqet një problem madhor për rendin dhe sigurinë. Padrinot janë të lirë”, deklaroi Berisha.

Dosja “Partizani” do të gjykohet më 18 shtator, ku përfshihen akuzat për korrupsion e pastrim parash, për Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë.

Berisha akuzohet se gjatë kohës që mbante postin e kryeministrit ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Edhe vetë Malltezi përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 5.4 milionë euro përmes një projekti ndërtimi, përfitime të cilat lidhen me vendime të marra nga qeveria e drejtuar në atë kohë nga vjehrri i tij

The post Berisha, akuza SPAK-ut: Nuk ekzekutoi 250 urdhër-arreste, njoftoi krerët e karteleve appeared first on Gazeta Si.

Afera ‘Eco Park’ në Durrës, SPAK merr në pyetje ish-deputetin Alqi Bllako prej rreth 3 orësh

16 August 2025 at 10:57

Gazeta Si – ka marrë në pyetje rreth 10 ditë më parë ish-deputetin socialist Alqi Bllako, në kuadër të hetimeve për aferën e “Eco Parkut” në Porto-Romano, Durrës.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se Bllako është paraqitur para prokurorëve në cilësinë e ish-drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUM) dhe është pyetur për më shumë se tre orë.

Ngjarjet lidhen me vitin 2019, kur qeveria vendosi mbylljen e landfill-it të Porto-Romanos dhe nisjen e një projekti për ndërtimin e “Eco Parkut” në të njëjtën zonë.

Në tetor të po atij viti, AKUM shpalli një tender publik për ndërtimin e parkut, por më pas procedura u anulua.

Vetëm pak javë më vonë, qeveria miratoi zhvillimin e tenderit me negocim të drejtpërdrejtë. Kontrata me vlerë 18.5 milionë euro iu dha bashkimit të operatorëve “De Mare” dhe “Victoria Invest”.

Procedura e përshpejtuar dhe anulimi fillestar kanë ngritur dyshime për shkelje të ligjit dhe favorizim të kompanive fituese.

Aktualisht, Alqi Bllako ndodhet në paraburgimin e Durrësit, i akuzuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale në lidhje me dosjet e inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Marrja e dëshmisë së tij për “Eco Parkun” është pjesë e një hetimi më të gjerë të SPAK, që pritet të shtrihet edhe te vendimmarrjet politike dhe procedurat administrative të kohës.

Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se në dosje janë administruar dokumente dhe prova të reja, përfshirë komunikime zyrtare dhe vendime qeveritare, të cilat pritet të sqarojnë mënyrën si u shpall, u anulua dhe më pas u rihap tenderi për ndërtimin e parkut.

The post Afera ‘Eco Park’ në Durrës, SPAK merr në pyetje ish-deputetin Alqi Bllako prej rreth 3 orësh appeared first on Gazeta Si.

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

By: Ardit
15 August 2025 at 16:18

Nga Basir Çollaku Nëse hetohet, brenda sistemit të drejtësisë del një organizatë e cila mund dhe duhet të dënohet. Gjithnjë nëse. Ku? Në prokurori, gjyqësor, polici, Këshillin e Prokurorisë, gjyqësor, Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe të rangjeve të tjera më të ulëta. Pas mbylljes së USAID, hetimeve të fondeve të përdorura me dedikim për […]

The post Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit appeared first on BoldNews.al.

Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për liri të ish-presidentit

13 August 2025 at 11:45

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të mos e ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke e lënë në “arrest me burg“.

Seanca nisi në orën 10:00 dhe zgjati për më shumë se një orë dhe kërkesa e Metës për ndryshim të masës së sigurisë, u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela.

Mësohet se për të shyqrtuar këtë kërkesë, gjyqtari Çela është kthyer nga pushimet, pasi më herët gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën.

Ishte Kujtim Cakrani, avokati i Metës, ai i cili kërkoi që çështja e masës së sigurisë të shqyrtohej nga gjyqtari që e ka ndjekur dosjen që prej fillimit, pra Erjon Çela.

Meta kërkon lirimin nga qelia ku qëndron që prej 21 tetorit të vitit 2024 me argumentin se tashmë hetimet janë përfunduar, është marrë i pandehur dhe nuk ka mundësi të ndërhyjë për prishjen e provave.

Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.

Kreu i Partisë së Lirisë është marrë i pandehur për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Së bashku me të janë marrë të pandehur edhe ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatime Kryemadhi dhe bashkëpunëtorët e tyre Pirro Xhixho e Ema Çoku.

The post Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për liri të ish-presidentit appeared first on Gazeta Si.

❌
❌