Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

By: Ela
17 July 2025 at 12:06

Nga Basir Çollaku Tani si zaptues i çdo zyre dhe hapësirë publike, kontrollues i parave nën dhe mbi ligj, shpartallues i drejtësisë dhe ekonomisë, Edi Rama në fillesën e motit të 12 të sundimit të tij, po vulos ish-Shqipërinë. Rama 4 Çfarë është?! Një sallë-stsllë me policë të inkriminuar zyrtarë ligjesh të korruptuar, administratë e […]

The post 270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 mln $ 4 vitet e fundit

By: fra nc
2 July 2025 at 11:50

Që prej 1 korrikun është mbyllur zyrtarisht Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi ndryshimin në mënyrën se si do të menaxhojë ndihmën e huaj.

“Gjatë rishikimit të mijëra programeve dhe mbi 715 miliardë dollarëve të shpenzuara gjatë dekadave, u bë e qartë se USAID ka rënë shumë poshtë standardeve për të avancuar interesat e kombit tonë.

Nga 1 korriku, USAID do të pushojë së zbatuari ndihmën e huaj. Programet e ndihmës së huaj, që përputhen me politikat e administratës amerikane, do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku do të ofrohen me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet”, u shpreh Rubio.

Më tej sekretari amerikan i Shtetit kritikoi ashpër mënyrën sesi USAID ka funksionuar, duke thënë se agjencia “shpesh promovonte ide dhe grupe anti-amerikane” dhe e kishte modelin e saj të ndihmës si një “bamirësi” dhe jo si instrument të politikës së jashtme që shërben për interesat amerikane.

USAID shpërndante fonde edhe në vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Organizatat joqeveritare në Ballkan kishin përfituar nga fondet e USAID vlerën prej 1.7 miliardë dollarësh në periudhën 2020-2024.

Në Shqipëri organizatat joqeveritare kishin marrë 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite.

Mbyllja e zyrave të USAID në të gjithë botën dhe menaxhimi i ndihmës së huaj nga DASH, sipas Sekretarit Rubio, do t’i vendosë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një pozicion më të fortë kundër modeleve shfrytëzuese të ndihmës, si ai i Kinës, dhe do të sjellë një “epokë të re partneriteti global, paqeje, investimesh dhe prosperiteti.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 mln $ 4 vitet e fundit appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet zyrtarisht USAID, Rubio: Fondet i menaxhon DASH, fillon një epokë e re

By: Rovena
1 July 2025 at 23:51

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si USAID u mbyll zyrtarisht me fillimin e muajit korrik.

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio tha se ajo që mbetet nga USAID do të integrohet në Departamentin e Shtetit, nën mbikëqyrjen e tij.

“Më 1 korrik, USAID ndërpreu zyrtarisht dhënien e ndihmës së huaj. Programet e ndihmës që përputhen me politikën qeveritare dhe u shërbejnë interesave amerikane do të menaxhohen nga Departamenti i Shtetit”, tha Rubio.

Ish-presidentët amerikanë George W. Bush dhe Barack Obama vlerësuan punën e agjencisë dhe e e quajtën mbylljen e saj të pashpjegueshme.

Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, Donald Trump kërkoi të shpërbënte USAID duke e akuzuar agjencinë për shpërdorim të fondeve dhe për promovimin e vlerave që ishin në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara.

Menjëherë pasi mori detyrën më 20 janar ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezulloi ndihmën e jashtme amerikane.

Agjencia u themelua nga presidenti i atëhershëm John Kennedy në vitin 1961 dhe menaxhonte një buxhet vjetor prej 42.8 miliardë dollarësh, që përbën 42 përqind e ndihmës humanitare globale.

Fondet amerikane ishin një pjesë e madhe e buxheteve të agjencive të ndryshme të kombeve të bashkuara dhe organizatave të ndihmës dhe humbjet nuk ka gjasa të zëvendësohen shpejt./abcnews.al

 

Mbyllet zyrtarisht USAID: Shqipëria përfitoi 189 milionë dollarë 4 vitet e fundit

By: user 5
1 July 2025 at 20:56

Duke filluar nga kjo e martë e 1 korrikut, merr fund zyrtarisht roli i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përmes një njoftimi zyrtar në Departamentin e Shtetit, njoftoi ndryshimin në mënyrën se si do të menaxhojë ndihmën e huaj, duke u shprehur se “Për amerikanët dhe shumë njerëz në të gjithë botën, 1 korriku shënon fillimin e një epoke të re të partneritetit global, paqes, investimeve dhe prosperitetit”.

“Gjatë rishikimit të mijëra programeve dhe mbi 715 miliardë dollarëve të shpenzuara gjatë dekadave, u bë e qartë se USAID ka rënë shumë poshtë standardeve për të avancuar interesat e kombit tonë. Nga 1 korriku, USAID do të pushojë së zbatuari ndihmën e huaj. Programet e ndihmës së huaj, që përputhen me politikat e administratës amerikane, do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku do të ofrohen me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio, kritikon ashpër mënyrën sesi USAID ka funksionuar, duke thënë se agjencia “shpesh promovonte ide dhe grupe anti-amerikane” dhe e kishte modelin e saj të ndihmës si një “bamirësi” dhe jo si instrument të politikës së jashtme që shërben për interesat amerikane.

USAID shpërndante fonde edhe në vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Nga të dhënat që publikoi i dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell, në fillim të këtij viti, rezultonte se organizatat joqeveritare në Ballkan kishin përfituar nga fondet e USAID vlerën prej 1.7 miliardë dollarësh në periudhën 2020-2024. Sipas të dhënave të Grenell, në Shqipëri organizatat joqeveritare kishin marrë 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite.

Mbyllja e zyrave të USAID në të gjithë botën dhe menaxhimi i ndihmës së huaj nga DASH, sipas sekretarit Rubio, do t’i vendosë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një pozicion më të fortë kundër modeleve shfrytëzuese të ndihmës, si ai i Kinës, dhe do të sjellë një “epokë të re partneriteti global, paqeje, investimesh dhe prosperiteti.”

The post Mbyllet zyrtarisht USAID: Shqipëria përfitoi 189 milionë dollarë 4 vitet e fundit appeared first on Lapsi.al.

UASHINGTON – USAID: Rënia e ndihmës së SHBA-së mund të çojë në 14 milionë vdekje deri në vitin 2030

UASHINGTON,  1 korrik /ATSH-DPA/ – Mbi 14 milionë vdekje të tjera, rreth 4,5 milionë prej tyre fëmijë nën moshën 5 vjeç, mund të ndodhin gjatë pesë viteve të ardhshme për shkak të shkurtimeve të mëdha në ndihmën e jashtme të SHBA-së, sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore ”The Lancet”.

Studimi – i drejtuar nga shkencëtarë në Barcelonë dhe Salvador da Bahia, Brazil –  paralajmëron për rrezikun e reduktimeve të vazhdueshme të ndihmës – që janë iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ekipi analizoi të dhënat e vdekshmërisë nga më shumë se 130 vende dhe rajone nga viti 2001 deri në 2021, dhe përdori rezultatet për të bërë parashikime deri në vitin 2030.

Projeksionet e tyre sugjerojnë se rënia e ndjeshme e ndihmës amerikane mund të ketë pasoja katastrofike, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

SHBA-ja ka qenë ofruesja më e madhe e ndihmës humanitare në botë. USAID vlerësohet se ka shpëtuar miliona jetë. /Ad.Ab./ /a.i/

 

The post UASHINGTON – USAID: Rënia e ndihmës së SHBA-së mund të çojë në 14 milionë vdekje deri në vitin 2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

18 April 2025 at 19:50

Kosova ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme, me kualifikimin me sukses të tri kompanive ndërkombëtare për fazën e dytë të ankandit të parë për ndërtimin e një impianti të erës me kapacitet prej 100 megavatësh.

Pas lansimit të këtij ankandi, të përkrahur nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), më 20 shkurt janë pranuar aplikacione nga tri kompani: Akuo Energy (Francë), Güriş (Turqi) dhe Konsorciumi Notus/Stublla Energy (Gjermani dhe Kosovë).

Komisioni vlerësues ka konfirmuar se të tri kompanitë kanë plotësuar të gjitha kriteret ligjore, teknike dhe financiare për këtë fazë, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së tyre në fazën e dytë të procesit – atë të dorëzimit të propozimeve të plota.

Ministria e Ekonomisë njoftoi se në ditët në vijim do të shpallë Kërkesën për Propozime për këto kompani të kualifikuara, një proces që do të zgjasë rreth gjashtë muaj dhe që do të zhvillohet sipas standardeve më të larta të transparencës.

Gjatë kësaj periudhe do të mbahet konferenca e para-ofertimit me kompanitë e kualifikuara, ku do të prezantohet struktura e projektit dhe marrëveshjet kontraktuale. Më pas do të pasohet me një fazë pyetjesh dhe përgjigjesh, që do t’u mundësojë kompanive të finalizojnë ofertat e tyre.

Vetëm ofertat që i përmbushin të gjitha kërkesat ligjore, teknike, mjedisore dhe sociale do të kalojnë në fazën finale të vlerësimit financiar. Kriteri kryesor për përzgjedhjen e fituesit do të jetë çmimi më i ulët për megavat-orë, duke respektuar kufirin e përcaktuar nga rregullatori.

Ky projekt shënon një tjetër hap drejt ndërtimit të një sistemi energjetik modern, të qëndrueshëm dhe të përballueshëm për qytetarët, ndërsa përfaqëson përkushtimin institucional për rritjen e burimeve të energjisë së pastër dhe për përfshirjen e investitorëve seriozë përmes proceseve transparente./Telegrafi/

The post Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Projekti i kontratës sociale ndërmjet USAID-it dhe Komunës së Gjilanit, PDK në Gjilan: Fondet u shpenzuan për qëllime të tjera

2 April 2025 at 11:44

Kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka rikthyer në fokus projektin e kontratës sociale mes USAID-it dhe Komunës së Gjilanit, të nisura në vitin 2023 për të rritur transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve në planifikimin e buxhetit.

Sipas Rashitit, qeverisja lokale nuk ka arritur të realizojë projektet e parapara në tri fshatra.

“Në Bresalc nuk u ndërtua fusha sportive dhe këndi i lojërave për fëmijë, me vlerë 60 mijë euro. Në Zhegër dështoi ndërtimi i fushës sportive në shkollën “Agim Ramadani”, po ashtu me vlerë 60 mijë euro. Në Miresh nuk u realizua rregullimi i fushës me bari sintetik në shkollën “Nazim Hikmet”, projekt me kosto prej 20 mijë eurosh”, tha ai.

Rashiti pretendon se fondet e destinuara për këto projekte janë shpenzuar për qëllime të tjera, siç pasqyrohet në raportin financiar të komunës për vitin 2024.

Ai e ka cilësuar këtë si mashtrim ndaj qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke akuzuar kryetarin e komunës për keqmenaxhim dhe mungesë përgjegjësie. /Telegrafi/

The post Projekti i kontratës sociale ndërmjet USAID-it dhe Komunës së Gjilanit, PDK në Gjilan: Fondet u shpenzuan për qëllime të tjera appeared first on Telegrafi.

Departamenti Amerikan i Shtetit i hap rrugën shpërbërjes së USAID, Rubio: U larguan nga misioni origjinal, ndihma e huaj do të…

By: E.K
29 March 2025 at 08:54

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka njoftuar zyrtarisht Kongresin për qëllimin e tij për të “ndërmarrë një riorganizim” që do të shpërbënte efektivisht Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi të premten se ndërsa ndihma e huaj mund t’u shërbejë interesave kombëtare, kostot e larta dhe përfitimet e kufizuara […]

The post Departamenti Amerikan i Shtetit i hap rrugën shpërbërjes së USAID, Rubio: U larguan nga misioni origjinal, ndihma e huaj do të… appeared first on FaxWeb.

Trump sjell një epokë të re ndihme transaksionale

20 March 2025 at 10:39

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të mbyllur USAID-in – duke ndaluar 42% të sistemit global të ndihmës humanitare dhe duke rrezikuar miliona jetë – ka rindezur debatin mbi efikasitetin e ndihmës së huaj. Me shumë vende në zhvillim të bllokuara në një cikël në dukje të pashmangshëm varësie nga ndihma, është gjithnjë e […]

The post Trump sjell një epokë të re ndihme transaksionale appeared first on Reporter.al.

Gjykatësi federal ndal mbylljen e USAID-it

By: Mirgen
18 March 2025 at 22:47

Një gjykatës federal ka bllokuar administratën Trump nga ndërmarrja e çdo hapi të mëtejshëm për mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. Në një vendim të martën, gjykatësi Theodore Chuang tha se përpjekjet, të udhëhequra nga Departamenti për Efiçencën e Qeverisë (Doge) i aleatit të Trump, Elon Musk, ka të ngjarë të shkelin kushtetutën e […]

The post Gjykatësi federal ndal mbylljen e USAID-it appeared first on BoldNews.al.

Stafi i USAID-it merr një email tjetër – urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

12 March 2025 at 16:55

Pasi Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se mbi 80 për qind e programeve të USAID-it po mbyllen përfundimisht, stafi i kësaj organizate ka marrë udhëzime të reja.

Ushtruesja e detyrës së sekretarit ekzekutiv, Erica Y. Carr, ka dërguar një email ku falënderon stafin për largimin e kasafortave konfidenciale dhe dokumentacionit nga zyrat në Uashington.

Gjithashtu, ajo u ka kërkuar atyre të mblidhen në oborrin e ndërtesës për një aktivitet të tërë ditës, gjatë të cilit do të djegin dokumente.

“Së pari, priteni sa më shumë dokumente dhe rezervoni thasët për djegie në periudhën kur pajisjet për prerjen e letrës do të jenë të disponueshme”, thuhet në email.

Zakonisht, dokumentet e destinuara për djegie vulosen në thasë dhe transportohen në një vend të sigurt për t’u shkatërruar, shkruan theguardian.

Në email gjithashtu thuhet se stafi duhet të shkruajë në thasë “SECRET” dhe “USAID (B/IO)”, që i referohet një byroje ose zyre të pavarur.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, konfirmoi dy ditë më parë se 83 për qind e kontratave të USAID-it janë anuluar zyrtarisht.

Dokumentet konfidenciale në USAID dolën në dritë muajin e kaluar, kur administrata e presidentit, Donald Trump vendosi t’i dërgojë në pushim dy zyrtarët më të lartë të sigurisë të agjencisë, pasi ata refuzuan t’u jepnin qasje anëtarëve të grupeve të Elon Muskut. /Telegrafi/

The post Stafi i USAID-it merr një email tjetër – urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale appeared first on Telegrafi.

Zbulohet urdhri brenda USAID: Shkatërroni sa më shumë dokumente sekrete

By: user 6
11 March 2025 at 23:20

Zyrtarët në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë filluar një shkatërrim në shkallë të gjerë të dokumenteve të klasifikuara në selinë e tyre në ndërtesën e “Ronald Reagan” në Uashington DC. Ata janë duke përdorur grirëse dhe “çanta djegieje” sipas një emaili të brendshëm të publikuar nga “The Guardian”. “Çanta djegieje” janë disa zarfa ku futen dokumente të ndjeshme ose të klasifikuara, të cilat do të shkatërrohen duke u djegur pas një periudhe të caktuar kohore.

Emaili, i dërguar nga sekretarja në detyrë e USAid, Erica Y Carr, udhëzon stafin për procedurat për pastrimin e “kasafortave të klasifikuara dhe dokumenteve të personelit” përmes copëtimit dhe përdorimit të “çantave të djegies” për dosjet e shënuara “SEKRET”.

“Shkatërroni sa më shumë dokumente në fillim dhe përdorni çantat e djegies kur grirësi të bëhet i padisponueshëm ose të ketë nevojë për pushim” – shkruan Carr në email, i cili ofron udhëzime të hollësishme se si të mbyllen dhe etiketohen siç duhet çantat e djegies.

an email

Koha e pastrimit të këtyre dokumenteve vjen mes polemikave të vazhdueshme mbi atë që në thelb është mbyllja e USAid pas përpjekjeve të administratës Trump për të reformuar agjencinë e pavarur përmes të ashtuquajturit “departamenti i efikasitetit të qeverisë” (Doge).

“Doge” drejtohet nga Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe ai është ngarkuar të zvogëlojë numrin e vendeve të punës në qeverinë federale dhe sasinë e parave që ajo shpenzon. Mes trazirave të mëdha që ka kapluar qeverinë amerikane teksa Doge e udhëhequr nga Musk kryen aktivitetet e saj, USAid ka qenë ndër agjencitë qeveritare më të goditura.

Shkurtimet e mëdha në USAid kanë prekur projekte në të gjithë globin pasi një numër i madh i tyre janë ndërprerë, mbyllur ose u janë shkurtuar financimet. Ka pasur një protestë të gjerë ndaj lëvizjes nga punonjësit e USAid, por edhe në të gjithë sektorin e zhvillimit ndërkombëtar, pasi ata paralajmërojnë për ndikimin e dëmshëm që do të ketë në disa nga popullsitë më të cenueshme në botë.

Kur agjencitë federale shpërndahen ose ristrukturohen, të dhënat e tyre zakonisht transferohen në agjencitë pasardhëse ose në Administratën Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve (Nara) në përputhje me Aktin Federal të Regjistrimeve (FRA). Gjatë largimit së nxituar të SHBA nga Afganistani në vitin 2021, Nara dërgoi një dokument për të asgjësuar në mënyrë të sigurt dhe të ligjshme dokumentet e ndjeshme.

Por pajtueshmëria me FRA në këtë situatë është thellësisht në pikëpyetje, pasi ligji ndalon në mënyrë eksplicite shkatërrimin e të dhënave qeveritare përpara periudhës së caktuar të ruajtjes së tyre, zakonisht një minimum prej 3 vjetësh. Ekziston gjithashtu shqetësimi se kjo rrezikon të eliminojë përgjithmonë provat e nevojshme për kërkesat e vazhdueshme të Aktit të Lirisë së Informacionit (Foia) dhe hetimet e ardhshme të mbikëqyrjes.

Zyra e inspektorit të përgjithshëm të USAid-it vitin e kaluar njoftoi se kishte nisur një hetim mbi mbikëqyrjen e agjencive të terminaleve Starlink të Musk që dërgoheshin dhe përdoreshin nga qeveria e Ukrainës.

Anëtarët demokratë të komitetit të marrëdhënieve të jashtme të Senatit i dërguan një letër sekretarit të shtetit, Marco Rubio, në shkurt duke kërkuar përgjigje në lidhje me aksesin e Doge në selinë e USAid dhe të dhënat e agjencisë, megjithëse ata nuk trajtuan në mënyrë specifike shkatërrimin e mundshëm të dokumenteve.

Është e paqartë nëse protokollet e kërkuara të menaxhimit të të dhënave po ndiqen gjatë këtij procesi, apo nëse dokumentet që duhet të ruhen po shkatërrohen. “Nëse keni nevojë për çanta shtesë djegieje ose shënues të mprehtë, ju lutem më njoftoni mua ose ekipin e SEC InfoSec” – thuhej në email. Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj një kërkese të “The Guardian” për koment. ©LAPSI.al

The post Zbulohet urdhri brenda USAID: Shkatërroni sa më shumë dokumente sekrete appeared first on Lapsi.al.

SHBA/ Zyrtarët e USAID nisin shkatërrimin masiv të dokumenteve të klasifikuara

By: Mirgen
11 March 2025 at 22:49

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të gjerë të dokumenteve të klasifikuara në selinë e tyre në ndërtesën Ronald Reagan në Uashington DC. Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të gjerë të dokumenteve të klasifikuara në selinë e tyre […]

The post SHBA/ Zyrtarët e USAID nisin shkatërrimin masiv të dokumenteve të klasifikuara appeared first on BoldNews.al.

Administrata Trump mbyll 80% e programeve të USAID-it

By: redi
10 March 2025 at 19:17

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor. Lajmi u njoftua të hënën nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio. “Me 5200 kontratat tashmë të anuluara, janë shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë në mënyra që jo vetëm nuk i kanë shërbyer, por në disa raste edhe kanë dëmtuar…

Source

Rubio njofton për anulimin e 83% të programeve të USAID-it

By: Ardit
10 March 2025 at 16:56

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po anulonin 83 për qind të programeve të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), pasi që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po shkurton shpenzimet që nuk përputhen me agjendën e saj. USAID-i shpërndan ndihma humanitare në mbarë botën, me programe shëndetësore […]

The post Rubio njofton për anulimin e 83% të programeve të USAID-it appeared first on BoldNews.al.

Merret vendimi/ Trump anulon programet e USAID: Kanë keqpërdorur miliarda dollarë

By: Oldi
10 March 2025 at 11:17

Shtetet e Bashkuara anulojnë zyrtarisht 83% të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas 6 javësh analize. Arsyeja është keqpërdorimi i miliarda dollarëve që nuk përputheshin me interesat amerikane. Ky lajm është bërë me dije nga vetë Marco Rubio i cili njoftoi se administrata Trump ka vendosur mbylljen e 83% të programeve të […]

The post Merret vendimi/ Trump anulon programet e USAID: Kanë keqpërdorur miliarda dollarë appeared first on BoldNews.al.

Marco Rubio: SHBA mbyll zyrtarisht 83% të programeve të ofruara nga USAID! Anulohen mbi 5 mijë kontrata

By: E.K
10 March 2025 at 12:02

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njofton se administrata e presiedenti Donald Trump ka vendosur të mbyllë 83% të programeve të ofruara nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). “Shtetet e Bashkuara po anulojnë zyrtarisht 83% të programeve në USAID pas një rishikimi 6-javor”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një postim në platformën X. […]

The post Marco Rubio: SHBA mbyll zyrtarisht 83% të programeve të ofruara nga USAID! Anulohen mbi 5 mijë kontrata appeared first on FaxWeb.

Mbyllen 83 përqind e programeve të USAID, Rubio: Nuk i shërbenin interesave kombëtare të SHBA

By: Xhen Sila
10 March 2025 at 12:35

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njofton se SHBA ka anuluar zyrtarisht 83 përqind të programeve në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Sipas tij, programet që janë mbetur do të administrohen nga Departamenti i Shtetit.

“Pas një shqyrtimi 6-javor, ne po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve në USAID. 5200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetra miliarda dollarë në mënyra që nuk shërbyen (dhe në disa raste edhe dëmtonin) interesat kyçe kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në konsultim me Kongresin, ne kemi për qëllim që 18% e mbetur të programeve që po mbajmë (afro 1000) të administrohen tani më efektivisht nën Departamentin e Shtetit. Faleminderit DOGE dhe stafit tonë të palodhur që punoi shumë orë për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike.”, shkroi Rubio në X.

After a 6 week review we are officially cancelling 83% of the programs at USAID.

The 5200 contracts that are now cancelled spent tens of billions of dollars in ways that did not serve, (and in some cases even harmed), the core national interests of the United States.

In…

— Marco Rubio (@marcorubio) March 10, 2025

/abcnews.al

“Nuk më del rroga e drejtorit të TVSH”, OJQ-ja e Iris Luarasit, 300 mijë USD në vit nga USAID

By: Ardit
9 March 2025 at 12:21

Nga Boldnews.al Gara për drejtorin e ri të Televizionit Publik Shqiptar është aq e fortë, sa Parlamenti shkarkoi të gjithë Këshillin Drejtues, në vijim të konflikteve të brendshme mes anëtarëve, ndërkohë që procesi është pezulluar. Në garë u përfshinë 10 kandidatë, të cilët synojnë të drejtojnë Radio-Televizionin Shqiptar për një mandat 5-vjeçar, ndërkohë që shumëkush […]

The post “Nuk më del rroga e drejtorit të TVSH”, OJQ-ja e Iris Luarasit, 300 mijë USD në vit nga USAID appeared first on BoldNews.al.

Shqetësimi i OBSH-së: Ngrirja e fondeve amerikane vë në rrezik miliona jetë

6 March 2025 at 07:35

Ngrirja e fondeve amerikane ndaj programeve të kontrollit të tuberkulozit dhe sëmundjeve të tjera rrezikon të kushtojë “miliona jetë”, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Shkurtimet e papritura të buxhetit tani kërcënojnë të zvogëlojnë në asgjë progresin e fituar me vështirësi, duke vënë në rrezik të madh miliona njerëz, veçanërisht më të rrezikuarit”, theksoi OBSH në një deklaratë.

Presidenti Donald Trump nënshkroi në 21 janar një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)

“Pa kontributet e SHBA-së, do të jetë shumë më e vështirë të ndihmohen vendet e prekura nga sëmundjet infektive ose fatkeqësitë mjedisore”, theksoi atë kohë OBSH.

“Shumë programe të OBSH-së për t’iu përgjigjur urisë, fatkeqësive natyrore dhe luftërave financohen nga dollarë amerikanë”, shtoi ajo.

❌
❌