Duke filluar nga kjo e martë e 1 korrikut, merr fund zyrtarisht roli i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përmes një njoftimi zyrtar në Departamentin e Shtetit, njoftoi ndryshimin në mënyrën se si do të menaxhojë ndihmën e huaj, duke u shprehur se “Për amerikanët dhe shumë njerëz në të gjithë botën, 1 korriku shënon fillimin e një epoke të re të partneritetit global, paqes, investimeve dhe prosperitetit”.
“Gjatë rishikimit të mijëra programeve dhe mbi 715 miliardë dollarëve të shpenzuara gjatë dekadave, u bë e qartë se USAID ka rënë shumë poshtë standardeve për të avancuar interesat e kombit tonë. Nga 1 korriku, USAID do të pushojë së zbatuari ndihmën e huaj. Programet e ndihmës së huaj, që përputhen me politikat e administratës amerikane, do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku do të ofrohen me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio, kritikon ashpër mënyrën sesi USAID ka funksionuar, duke thënë se agjencia “shpesh promovonte ide dhe grupe anti-amerikane” dhe e kishte modelin e saj të ndihmës si një “bamirësi” dhe jo si instrument të politikës së jashtme që shërben për interesat amerikane.
USAID shpërndante fonde edhe në vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Nga të dhënat që publikoi i dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell, në fillim të këtij viti, rezultonte se organizatat joqeveritare në Ballkan kishin përfituar nga fondet e USAID vlerën prej 1.7 miliardë dollarësh në periudhën 2020-2024. Sipas të dhënave të Grenell, në Shqipëri organizatat joqeveritare kishin marrë 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite.
Mbyllja e zyrave të USAID në të gjithë botën dhe menaxhimi i ndihmës së huaj nga DASH, sipas sekretarit Rubio, do t’i vendosë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një pozicion më të fortë kundër modeleve shfrytëzuese të ndihmës, si ai i Kinës, dhe do të sjellë një “epokë të re partneriteti global, paqeje, investimesh dhe prosperiteti.”
Në Francë, monumenti ikonik i Parisit ka sjellë mbylljen e aksesit.
“Për shkak të temperaturave ekstreme që priten në pasdite dhe në mbrëmje, Kulla Eiffel do të mbyllet në mënyrë të jashtëzakonshme në orën 16:00. Hyrja e fundit do të jetë në orën 14:30.
“Ky është komunikimi i publikuar në faqen e internetit. “Vizitorët me bileta për një vizitë pas orës 13:00 u kërkohet të kontrollojnë kutinë e tyre të email-it.
Vizita do të rimbursohet automatikisht. Vizitorët pa bileta u kërkohet ta shtyjnë vizitën e tyre deri pas të enjtes”, thuhet në të. Më parë, vizitorët ishin informuar se maja e Kullës Eiffel do të mbetej e mbyllur deri të mërkurën.
Aktualisht klubet shqiptare janë pushim, por kampionatet e tjera po luajnë javët e tyre të fundit, që vulosin edhe fatet e gjithë sezonit. Kampionati Europian U-17 bëri që skuadrat shqiptare ta mbyllnin sezonin e tyre që në fillim të majit, kur në situatë të zakonshme parashikohej të ishin duke u luajtur ndeshjet më vendimtare.
Ky fakt duket se ndikon direkt në merkaton e Partizanit dhe klubeve të tjera të Superiores. Partizani deri më tani është përpjekur të krijojë kontakte dhe të flasë me lojtarë të ndryshëm, por gjithçka ka mbetur pezull pasi shumica e futbollistëve janë ende në aktivitet, si dhe nën kontratë me klubet e tyre.
Me sa duket mbyllja e shpejtë e kampionatit nuk ka shërbyer për gjë tjetër, veçse për disa pushime të gjata, që mund të kthehen edhe kundër klubeve tona në kompeticionet europiane, pasi do të duhet kohë që, Partizani në këtë rast, të kapë ritmin.
Këtë herë fazat përgatitore pritet të jenë më të gjata se zakonisht dhe mbetet të shihet sesi trajnerët do ta programojnë, me qëllim për të shkuar në ndeshjet europiane në formën më të mirë. Kujtojmë se një pjesë e mirë e kundërshtarëve në atë periudhë janë në aktivitet, çka përbën avantazh për ta.
Ka përfunduar numërimi i votës së diasporës në shtetet e tjera përveç Greqisë, pas kontestimeve të PD që çdo zarf i ardhur nga shteti helen të ndahet veç. Në total janë numëruar 145 441 zarfe nga 194 889 dhe mbeten pa numëruar 53 mijë zarfe nga Greqia, fatin e të cilave do ta vendosë sot në 09:00 në një mbledhje kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Nga vota e diasporës, Partia Socialiste ishte e vetmja që arriti të marrë një mandat. Bëhet fjalë për mandatin në qarkun e Vlorës, që e rriti PS nga 8 mandate që kishte fituar brenda vendit, në 9 mandate dhe PD-ASHM zbriti nga 4 mandate që kishte në vetëm 3.
PS mbetet me 83 mandate në rang vendi, PD me 50 mandate, PSD merr 3 mandate, 2 Partia Mundësia e Agron Shehajt dhe nga 1 mandat Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit dhe Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt.
Edhe në diasporë, Partia Socialiste ka marrë mbështetjen më të madhe me 77 901, ose 54.18% të totalit të votave të numëruara. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 40 510 vota ose 28.17%. Në vend të tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 11 651 vota (8.10%).
Partia Mundësia ka marrë 5 358 vota (3.73%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka siguruar 3 848 vota (2.68%). Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 1,947 vota (1.35%), ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka grumbulluar 1 058 vota (0.74%).
Votat preferenciale për kandidatët nga diaspora ende nuk kanë nisur të numërohen. Në Tiranë, Partia Mundësia e Agron Shehajt mbrojti mandatin e dytë me disa dhjetëra vota dhe nuk u rrëzua as nga diaspora duke e lënë PD-në këtë qark, me 13 mandate.
Aktualisht të gjitha votat nga vendi fqinj janë të ndara veçmas, në kuti të ndryshme për të 12 qarqet. Shkak për këtë ndarje u bë një kërkesë e Partisë Demokratike që kur kutia e parë u hap, me argumentin e manipulimeve, kërkesë që u pranua nga kryekomisioneri Celibashi. Çdo zarf i Greqisë u kontestua dhe u veçua. Vendimi i Celibashit u rrëzua nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, vendimmarrja e të cilit u dërgua në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Demokratike.
Mbyllet numërimi në Bashkinë e Kavajës. Nga 95 qendra votimi në total, Partia Demokratike, ka siguruar 53.75% të votave kundrejt Partisë Socialiste, e cila ka siguruar 39.8%.
Në vendin e tretë, është Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila ka marrë 1.94 %.
TIRANË- Pas takimeve elektorale maratonë nga veriu në jug, Partia Socialiste po mban këtë të premte mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore në Parkun Olimpik në Tiranë.
Mijëra simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Socialiste të Tiranës janë mbledhur për të ulur siparin e fushatës zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Partia Socialiste synon të fitojë mandatin e katërt qeverisë më 11 maj, ndërsa kreu i saj ka premtuar se vota e 11 majit është votë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
Kryeministri i vendit Edi Rama në këtë takim përmbyllës shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Ora- 19:45 – PS mbyll fushatën/ Manastirliu: Tirana ka folur në këtë fushatë, bashkë me PS për Shqipërinë europiane
Në mitingun përmbyllës të PS, Ogerta Manastirliu, teksa mbajti fjalën e saj, falënderoi të gjithë skuadrën e Tiranës për punën e vazhdueshme dhe për arritjen e rezultateve sipas saj të suksesshme.
“Tirana ka folur në këtë fushatë, ka folur me qytetari, me zgjuarsi dhe me besimin për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë europiane me Edi Ramën dhe PS. Me skuadrën fituese kemi qenë në çdo cep për të thënë se 11 maji është një ditë historike dhe duhet të bëhemi të gjithë bashkë, me çdo njeri që beson tek ky vizion. Sot do të doja të ishim bashkë e gjithë skuadra e Tiranës, secili prej jush ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha ajo.
SHQIPËRI- Dy mijë fitues janë përzgjedhur nga thirrja e dytë për subvencionet e paneleve diellore. Mësohet se në total janë dorëzuar rreth 4 mijë aplikime nga abonentët familjarë në të gjithë vendin.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se deri më tani janë instaluar 850 panele diellore që shërbejnë vetëm për ngrohjen e ujit ndërsa 70% e investimit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.
Vendosja e paneleve diellore është një masë e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem.
Thirrja e dytë vjen pas thirrjes së parë ku 1981 familje në të gjithë vendin, instaluan në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara nga buxheti i shtetit.
Kusht kryesor për të përfituar nga kjo masë ishte fakti që familjet duhet të kenë një konsum mesatar mujor të energjisë elektrike për vitin 2024 më të madh se 400 kwh
Nga ky kriter përjashtoheshin konsumatorët familjar të cilët kanë në përbërjen e tyre pjesëtar të familjes me ndihmë ekonomike
Aplikimet janë dorëzuar të gjitha online, ndërsa interesi ka qenë shumë i lartë.
Subjektet tregtare që kanë ofruar shërbimin e instalimit të sistemeve për ngrohjen e ujit me panele diellore duhet të vërtetojnë se nuk kanë detyrime ndaj organeve tatimore.
Panelet e instaluara duhet të shoqërohen me një garanci 5-vjeçare nga subjekti instalues, si dhe të disponojnë skedën teknike të instalimit termik/abcnews.al
Një spital në Haitin qendror është detyruar të mbyllet për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, mes sulmeve të bandave në qytetin Mirabale. Siç zbulohet nga një dokument i brendshëm i marrë nga agjencia e lajmeve Reuters të martën, Spitali Universitar Mirabal pezulloi efektivisht operacionet e tij në fillim të muajit, duke i dhënë një goditje të re sistemit shëndetësor tashmë të brishtë të vendit më të varfër në hemisferën perëndimore.
Spitali i qytetit, i vendosur rreth 55 kilometra në verilindje të kryeqytetit Port-au-Prince, ishte një nga të paktët që ofronte kujdes të përballueshëm për Haitianët. Gjithashtu u karakterizua si spital referencë për sëmundje të ndryshme, nga COVID-19 deri te kanceri. Sipas organizatës Partnerët për Shëndetin, e cila e vuri në funksion më shumë se një dekadë më parë, spitali kishte 300 shtretër dhe zakonisht merrte rreth 850 pacientë ambulatorë nga i gjithë vendi çdo ditë.
PNM vendosi të transferojë pacientë diku tjetër kur aleanca e bandës Viv Ansanm (“Të jetosh së bashku”) filloi sulmet në fund të marsit, duke sulmuar një stacion policie dhe burg dhe duke liruar rreth 500 të burgosur. Organizata joqeveritare Mjekët pa Kufij (Médecins sans Frontières, MSF) njoftoi kohët e fundit se po pezullon shërbimet e saj në kryeqytet dhe periferitë e tij deri të paktën në fund të qershorit, duke përmendur sulmet e synuara ndaj automjeteve dhe objekteve të saj.
Bandat po përshkallëzojnë aktivitetet e tyre dhe po regjistrojnë fitime të reja territoriale deri më tani këtë vit, me forcat lokale të sigurisë të paaftë për t’i ndaluar dhe mbështetjen ndërkombëtare të kufizuar. Dhjetëra mijëra qytetarë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre kohët e fundit.
Kombet e Bashkuara vlerësuan në tetor se më pak se një e katërta e objekteve shëndetësore në kryeqytetin Haitian dhe rrethinat e tij ishin ende funksionale. Prania e vetë OKB-së në vendin e goditur nga kriza do të vihet në pikëpyetje nëse nuk sigurohet “fonde adekuate dhe e parashikueshme” për misionin e saj, paralajmëroi të hënën e dërguara e saj speciale në Haiti, Maria Isabel Salvador.
Sindikata e Radio Televizionit Shqiptar, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të partisë “Mundësia” Agron Shehaj, se RTSH duhet të mbyllet, pasi nuk e sheh askush dhe shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve.
“Një televizion publik që nuk e shikon askush, nuk e ndjek askush, dhe nuk ka asnjë ndikim real,shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat tuaja. Vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Kështu i kursej unë Shqipërisë 1 miliard euro në vit, duke ndalur abuzimin, jo shërbimin;duke larguar parazitët, jo mësuesit e mjekët”, u shpreh Shehaj ditën e djeshme.
Në reagimin e sindikatës thuhet se Agron Shehaj, ka shkelur vijën e kuqe me median.
Sindikata e RTSH-së kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi.
Po ashtu, kërkon tërheqjen e kandidatit Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSH në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.
Sidikata kërkon gjithashtu nga Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt do dyshojnë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.
Reagimi i plotë i Sindikatës së RTSH-së:
Agron Shehaj E SHKELI VIJËN E KUQE ME MEDIAN
SINDIKATA E RADIO TELEVIZIOINIT SHQIPTAR shpreh indinjatën për përdorimin politik e elektoral, të medias Publike, nga një prej kandidatëve në zgjedhjet Parlamentare.
Propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës, secili i vlerësuar në profesionin e vet, është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i Lirisë së Medias në Shqipëri.
Z. Agron Shehaj nuk mund ta çojë as në mend që të krahasojë median publike me atë private. Misioni i tyre është komerçial, ndërsa i RTSH Radio Televizioni Shqiptar udhëhiqet nga përfaqësimi i të gjitha kategorive sociale në vend.
Deklaratat e z. Agron Shehaj për nivelin e profesionalizmit të RTSh nuk mund të bëhen nga kafeneja apo zyra elektorale e partive.
Qëllimi i tij, dukshëm populizëm për të mbledhur vota nuk i shërben lirisë së medias.
Sindikata Rtsh kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi .
Kërkojmë tërheqjen e kandidatit z. Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.
Kërkojmë nga z. Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt dyshojmë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.
Është mbyllur procesi i votimit në 12 qarqet e vendit për Primaret në Partinë Demokratike, për zgjedhjet e 11 majit. U raportua se funksionarët demokratë kanë deklaruar se ka pasur një numër të lartë të anëtareve të PD në të gjithë Shqipërinë, që kanë votuar në Primare. Me publikimin e rezultateve finale, do përcaktohet edhe […]
Microsoft njoftoi se do të mbyllë Skype pas një periudhe 21-vjeçare, duke i dhënë fund një prej platformave më të njohura për komunikimin me mesazhi dhe mbi të gjitha me video. Kompania e teknologjisë, që bleu Skype në vitin 2011, njoftoi se përdoruesit nuk do të kenë më qasje në llogaritë e tyre pas 5 […]
Në një intervistë për gazetën Spanjolle “El Mundo”, teksa ndodhet në Madrid në kuadër të një vizite dy ditore, kryeministri Edi Rama, u pyet lidhur me vendimin për mbylljen e Tiktok në Shqipëri.
I pyetur se cila ishte arsyeja e kësaj mase, Rama përsëriti se “Tiktok është toksik për fëmijët” dhe sipas tij, 95% e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar nga kjo platformë.
Rama konfirmoi se kjo platformë brenda pak ditësh nuk, do të jetë më e aksesueshme në Shqipëri.
Një muaj më parë, vendosët të pezulloni rrjetin social kinez TikTok për një vit. Cila ishte arsyeja e kësaj mase? A po i shihni tashmë rezultatet e para që prisnit?
“TikTok është shumë toksik, veçanërisht për fëmijët dhe 95% e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar. Pezullimi ende nuk është kryer, vlerësojmë se do të bëhet brenda pak ditësh. Ne po angazhohemi gjithashtu në dialog konstruktiv me ta. U befasova nga gatishmëria juaj për të adresuar shqetësimet tona. Do të mbyllet dhe do të rihapet për sa kohë që TikTok plotëson të gjitha kërkesat tona”, – është shprehur Rama për gazetën spanjolle.
TikTok do të ndalohet në SHBA nga e diela nëse nuk shitet nga kompania e tij mëmë kineze. Gjykata Supreme në SHBA ka miratuar këtë të premte ligjin federal që hyn në fuqi të dielën (19 Janar), që kërkon të ndalojë platformën e mediave sociale në pronësi kineze TikTok, duke refuzuar një apel nga pronarët […]
SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka lejuar të hyjë në fuqi ligjin, i cili do të detyrojë pronarin kinez të TikTok të shesë biznesin e tij në SHBA deri të dielën, ose do të përballet me mbylljen e platformës sociale.
Gjykata refuzoi apelimin nga pronarët e aplikacionit, të cilët argumentuan se ndalimi shkel të drejtën për lirinë e shprehjes të mbrojtur nga Amendamenti i Parë.
Ky vendim vjen pas paralajmërimeve të administratës së Joe Biden, e cila e konsideroi TikTok si një kërcënim të rëndë për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të tij me Kinën.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse 170 milionë përdoruesit amerikanë do të përjetojnë ndryshime të menjëhershme pasi ndalimi të fillojë të dielën/abcnews.al
Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë u mbyll mbrëmjen e djeshme pas aktiviteteve intensive si biseda frymëzuese me autorë evropianë, shfaqje nga aktorë shqiptarë dhe një koncert i mrekullueshëm me muzikantë të rinj.
Autori kroat Miro Gavran, i cili vizitoi Tiranën falë mbështetjes së Ambasadës Kroate, hapi aktivitetet e ditës së tretë në bisedë me regjisorin Andi Begolli, me reflektime mbi rrugëtimin e tij nga shkrimtari për fëmijë te dramaturgu dhe romancieri i mirënjohur.
Duke trajtuar temat e vetmisë dhe ndërveprimin e dramës dhe komedisë, ai eksploroi emocione që rezonojnë universalisht. Me mbi 50 vepra, Gavran tregoi se si shkrimi i tij ndërthur përvojat personale me imagjinatën, duke i ftuar lexuesit në hapësira thellësisht intime.
Gjatë bisedës u shijua dhe shfaqja e veprës së tij nga aktorët shqiptarë Luiza Xhuvani dhe Ilirda Bejleri, duke ofruar një eksperiencë unike për publikun.
Ndërkaq, autori italian Paolo Giordano u bë pjesë e FELT falë mbështetjes së Ambasadës Italiane, me sesionin e tij të moderuar nga autori shqiptar Enkel Demi dhe botuesja e tij në shqip Arlinda Dudaj. Duke diskutuar për veprën e tij të fundit “Tazmania”, tashmë e përkthyer në shqip, ai zbuloi se si romani lindi gjatë pandemisë si një përgjigje ndaj trazirave globale – një reflektim mbi shpresën e rreme për të shpëtuar nga vështirësitë e jetës. E përshkruar si një metaforë për të ikur nga e zakonshmja, por duke mos pasur kurrë sukses, Tazmania i fton lexuesit të përballen me realitetin, duke ndezur biseda që provokojnë mendime.
FELT 2024 u mbyll me koncertin e Musica Nova, organizuar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës. Performanca kremtoi bashkëpunimin dhe pasurinë kulturore të festivalit, duke ofruar një mbyllje të përsosur të tre ditëve të përsosmërisë letrare dhe artistike evropiane.
Në mbyllje të festivalit, delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë falënderoi të gjithë autorët, moderatorët, ambasadat dhe të pranishmit që si u shpreh në një postim në rrjetet sociale, e bënë FELT një festë të vërtetë të kulturës evropiane./atsh/ KultPlus.com
Dhjetëra raste të vetëlëndimeve të fëmijëve në Kosovë, nga të ashtuquajturat sfida në TikTok, vetëm këtë vit. Prindërit janë nën ethe. Fëmijët, në anën tjetër, kureshtarë për të zbuluar çfarë ka brenda platformës. Psikologët ngrenë alarmin se varësia ndaj rrjeteve sociale është e njëjtë sikurse ajo me alkoolin dhe me drogat. Shtetet duket se nuk […]
Kori i Filharmonisë së Kosovës mbrëmë në Atelienë e Pallatit të Rinisë është prezantuar me koncertin përmbyllës për vitin 2024, e i cili koncert ka qenë një pararendës i atij që pas katër ditësh do të prezantohet në Ljublanë të Sllovenisë, në kuadër të javës kulturore të Republikës së Kosovës, shkruan KultPlus.
Programi i këtij koncerti ka përmbledhur perla të Korit të Filharmonisë për të kulmuar në këtë koncert përmbyllës, si dhe për t’i prezantuar ato në vendin amë të Filharmonisë Botërore (1701), në ndërtesën ikonike të Filharmonisë së Ljublanës. Filharmonia e Ljublanës është një nga institucionet muzikore më të vjetra në Evropë, e cila ka luajtur një rol qendror në zhvillimin e kulturës muzikore.
Me një renditje unike, në formë rrethore Kori i Filharmonisë filloi interpretimin e veprës së Mendi Mengjiqit- ” Music in the circle”, në sallën e cila ishte e stërmbushur me publik. Zërat e grupit të grave në njërën anë dhe të burrave në anën tjetër përputheshin në qendër të rrethit, në të cilin qëndronte edhe dirigjenti Baki Jashari.
Programi pati edhe vepra premierë. Ndër veprat të cilat u pëlqyen dhe u dalluan më shumë ishte edhe vepra “Pakëz në ëndërr, pakëz në zhgjëndërr” e dirigjentit Baki Jashari, e cila çdo herë jep një emocion të jashtëzakonshëm. As vepra e Hajrullah Sylës “O Magnum Misterium” nuk bën përjashtim.
Ndërkaq, vepra e kompozitorit Rafet Rudi- “IN A” ishte e veçantë edhe në aspektin fizik të interpretimit, duke nxjerrë ndjenja të fuqishme nga koristët dhe dirigjenti Jashari në veqanti. Vepra e Laura Jekabsone- “Kuulin Äänen” erdh e ndërthurur me interpretim koral dhe vegël goditëse muzikore si një prezantim krejtësisht unik.
Veprat tjera të cilat u interpretuan ishin: Vytautas Miškinis- “Cantate Domino, Ambrož Čopi- “O solitaris Hostia”, Lorenc Antoni- “Çorapet e burrit”, Vasil S.Tole- “Çu mbush mali”, Eric Whitacre- Cloudburst, Jake Rundestad- “Nyon, nyon” dhe Këngë Polifonike Labe- “Janinës ç’i panë sytë”.
Në fund të koncertit në një prononcim për media dirigjenti Baki Jashari ka thënë që prenzatimi i Korit me koncert në Ljublanë është një rast shumë i mirë, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe institucionale, e shtetërore që atje të ketë një prezantim dinjitoz.
“Kemi vendosur t’i zgjedhim perlat me të cilat prezantohet Kosova në mënyrën më të mirë të mundshme. Për ne është një moment tejet i rëndësishëm, pasi përmes programit publikut slloven t’i ofrojmë informacion të bollshëm se edhe në Kosovë ka kor profesional- vokal, që kemi traditë. Programi ka qenë i konceptuar që të tregojmë nga pak të gjitha stilet që ne i zotërojmë, dhe te ata të krijojmë një përshtypje të jashtëzakonshme, ashtu si kudo që paraqitet kori, duke i thyer paragjykimet për Kosovën si vend i ri”, ka thënë Jashari me shumë emocion pasi pas 25 vitesh do të rikthehet në Slloveni, në vendin ku kishte qenë aktiv për 20 vite me radhë.
“Të prezantohet muzikë korale në Slloveni është shumë vështirë sepse në kohën kur unë kam qëndruar atje kanë qenë mbi 1.000 kore të regjistruara. Në Kosovë ne nuk i kemi dy, edhe pse nga popullsia jemi të ngjajshëm. Është shumë e vështirë që në një vend të tillë ku kanë mundësi të shumëta të dëgjojnë kore të ndryshme të krijojmë përshtypje. Andaj, jemi munduar të përzgjedhim stile të ndryshme të tregojmë se çka zotërojmë edhe ne këtu në Kosovë”, ka thënë dirigjenti.
Drigjenti Jashari në këtë koncert përmbyllës të vitit 2024 për Korin e Filarmonisë ka veçuar edhe prezantimin më të veçantë për këtë vit artistik.
“Që nga fillimi i vitit kemi pasur lëvizje në rajon, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Italinë, Romën, Greqinë. Do të veçoja fillimin e sezonit në shtator, kur Filharmonia për herë të parë në historinë e saj realizon veprën madhështore të kompozitorit Gustav Mahler “Simfonia 1” e cila ka qenë ëndërr për institucionin tonë. Kjo vepër kërkon një dyfishim të numrit të orkestrantëve, por mbi të gjitha një muzikë tejet tërheqëse por edhe jashtëzakonisht komplekse për realizim nga ana e muzicientëve. Ky do të ishte një kulminacion në aspektin tekniko-artistik të Filharmonisë së Kosovës përgjatë vitit 2024”, ka thënë dirigjenti Jashari.
Kurse, Drejtori i Filharmonisë, Dardan Selimaj ka thënë se është privilegj për Filharmoninë e Kosovës që programi i këtij koncerti do të prezantohet edhe në Ljublanë, në vendin e themelimit të një institucioni të muzikantëve, siç është Filharmonia.
“Koncerti i sotëm është pararendës i një prezantimi që do të mbahet në Ljublanë të Sllovenisë. Është privilegj për Korin e Filharmonisë që të prezantohet në sallën “Marjan Kozina”, në ndërtesën e Filharmonisë së Sllovenisë. Nuk jemi prezantuar më parë në Slloveni, ndonëse dy dirigjent slloven e kanë udhëhequr këtë kor në disa raste. Është privilegj dhe nderë që të performojmë në një sallë që i takon institucionit të Filharmonisë së Sllovenisë, e cila është Filharmonia më e vjetër në botë. Ajo është evoluar në vitin 1701. Dhe për ne është nderë të përfshihemi në programin e atij institucioni”, ka thënë Drejtori Selimaj.
Ndërsa, violonçelisti Antonio Gashi i cili u prezantua me veprën e kompozitorit Hajrullah Syla “O Magnum Misterium” tha se ky bashkëpunim me korin ka qenë i këndshëm.
“Kori i Filharmonisë është i mrekullueshëm, unë gjithmonë emocionohem kur e dëgjoj sepse gjithmonë paraqitet me vepra të reja, me freski të re. Gjithmonë është kënaqësi të bashkëpunosh me korin. Për veprën e Hajrullah Sylës jam jashtëzakonisht I kënaqur që po vjen një gjeneratë e re e kompozitorëve të cilët shkruajnë këtë lloj të veprave, që për çelistin dhe për korin është një bashkëpunim shumë i këndshëm. Është një prej veprave që me shumë qejf luaj”, ka përfunduar violonçelisti Gashi.
Filharmonia e Kosovës më 21 dhjetor do ta përmbyllë vitin 2024 me Gala Koncertin e Vitit të Ri, i cili është Gala Koncert tradicional./ KultPlus.com
Në qytetin e Kërçit në Krime mëngjesin e 6 dhjetorit janë dëgjuar shpërthime dhe ura, që lidh gadishullin e pushtuar nga Moska me Rusinë, është mbyllur për qarkullim, raportuan kanalet lokale në Telegram. Sipas kanalit, Krymskiy Veter, shpërthime janë dëgjuar në zonën e kantierit detar, Zaliv. Shpërthimet e para u raportuan në orën 07:00, sipas […]
Me një koncert të ndarë në katër pjesë, mbrëmë është përmbyllur Prishtina Jazz Festival, i cili për pesë netë me radhë është mbajtur në ambientet e Teatrit Oda, shkruan KultPlus. Është cilësuar si i suksesshëm në tërësi organizimi i Jazz Festivalit, i cili me edicionin e dytë veçse e ka vulosur rikthimin e tij të fuqishëm pas një pauze disa vjeçare.
Mbrëmja e fundit e këtij edicioni filloi me Sheki Hoxhën & Friends, të cilët për rreth 40 minuta dhuruan emocione të shumta për adhuruesit e muzikës Jazz. Një harmoni e mrekullueshme mes kitarës elektrike, pianos, saksafonit dhe baterive ka zhytur audiencën në tinguj të larmishëm, prej të cilëve çdo moment shpërthente në adrenalinë e vallëzim gjithandej. Befasia e kësaj pjese ishte interpretimi i Taulant Mehmetit.
Pjesa e dytë u dha nga kitaristi Keidi Barbullushi dhe band- i tij nën përcjellje të instrumentit të kontrabasit dhe baterive. Kjo performancë ka përfshirë muzikë tradicionale të Jazz-it amerikan, në përgjithësi me tinguj dhe ritme të njëjta, të cilat të jepnin mundësi më shumë për ta shijuar se sa për të vallëzuar.
Krejt i veçantë ishte interpretimi i artistit Librun Jupolli. Përveç një stili unik interpretues, interferimi i fjalëve të gjuhës shqipe krahas tingujve muzikorë të rrëmbenin në origjinalitetin e tyre. Free Jazz dhe Fuison ishin stilet e muzikës të përfshira në këtë koncert. Lëvizjet e tij milimetrike flisnin shumë për profesionalizmin e tij. Për njëfarë kohe në skenë iu bashkua edhe band-i i tij në piano, kitarë dhe bateri.
Krejt në fund të koncertit u paraqit Visar Kuqi-Trio, i cili ndryshe prej koncerteve të tjera këtë herë interpretonte me kitarë. Kontrabasi dhe bateritë ishin instrumentet përcjellëse. “104”, “August”, “Departures”, “Enisa”, “Kurtulus”, e “Archaic” ishin veprat të cilat u dhanë ritme të mrekullueshme për audiencën e cila me gota vere i ndjente në çdo qelizë gjatë tërë mbrëmjes.
Pas pjesës artistike, në një prononcim për media Sheki Hoxha ka thënë se është kënaqur në këtë festival, dhe se e vetmja gjë e keqe e festivalit është që ai tashmë kishte përfunduar.
“Xhaferi e ka organizuar në mënyrë maestrale, shumë të bukur. Interpretuam dy vepra origjinale, gjithsej katër kompozime, dy prej tyre standarde të mirënjohura që të gjithë jazzman-ët i njohin. E shfletova edhe albumin tim dhe e interpertova ‘Kosova Blues’ që e kam incizuar në vitin 1999 dhe deri më atëherë nuk ka pasur album jazz shqiptar. Unë ia kushtova Kosovës pasi Kosova ishte e vuajtur. Tek pjesa e dytë, e aranzhova enkas para një jave. Kështu që e provuam dhe me intruduksionin që ishte askush nuk mund ta dinte se për çfarë vepre bëhet fjalë sepse e përpunova në atë mënyrë. ‘Kosova Blues’ dhe ‘E dehur jam’ ishin autoriale ndërsa ‘Caravan’ e Duke Ellington e autorit të madh”, ka thënë Hoxha.
Ndërsa artisti Liburn Jupolli festivalin Prishtina Jazz Festival e ka quajtur një perlë prej të cilit është zhvilluar edhe vet ai si artist.
“Shpresoj që njerëzit të vijnë sa më shumë në Jazz Fest. Ky festival është vërtetë një perlë e festivaleve me të cilin jemi zhvilluar unë dhe gjenerata ime. Shpresoj që edhe shumë gjenerata të tjera do të zhvillohen në të ardhmen. Është një festival i rrallë i cili duhet të jetë në skenë dhe të jetë tradicional në Kosovë, ashtu siç janë edhe dy festivale të tjera. Shpresoj që do të bëhet tash edhe një në Ferizaj” ka thënë Jupolli duke potencuar se veprat e interpretura ishin origjinale.
“Festivali që shumë vite ka inspiruar lloje të ndryshme te Jazz-it. Jazz-i është shumë i gjerë. Prej filleve të Jaz-it deri sot kemi disa lloje të ndryshme që janë zhvilluar. Janë interrpretuar Free Jazz, Fusion e disa stile të tjera, të cilat i gjen nga pak nëpër Jazz Muzikën e Kosovës, ka qenë pak a shumë në atë vazhdë. Brenda këtij mini-koncerti janë disa pjesë që ende nuk janë të përfunduara, që kanë me qenë për band të cilat pres me i zhvillu në ndërkohë. Është material prej periudhës kur kam qenë në Francë (2017), që kanë mbetur pa u përfunduar. Është një lloj kaleidoskopi i ideve që i kam mbledhur për publikun e sotëm”.
Ndërkaq, kitaristi Keidi Barbullushi tha se si çdo herë tjetër interpretimi në Kosovë për të ka qenë fantastik.
“Ishte më shumë program amerikan, nuk kemi luajtuar asnjë pjesë origjinale. Ne kishim një format trio, pati shumë liri për secilin, por gjithmonë duke qëndruar te struktura e pjesëve. Të gjitha ishin pjesë amerikane nga kompozitorë të ndryshëm. Koncerti ishte pure Jazz, nuk kishte ndonjë përzierje tjetër. Të gjitha pjesët ishin të fokusuara te Jazz-i tradicional, të gjitha pjesët ishin vepra që janë krijuar në vitet 40- 50-ta. Ishte më shumë në formatin e Jazz-it dhe nuk kishte ndonjë veçanti tjetër”, ka thënë Keidi.
Ndërkaq, Ilir Bajri i cili ka qenë organizator i festivalit qysh në fillet e tij ka thënë ky edicion i këtij festivalit ka pasur nivel të lartë artistik, ritmi i të cilit do të duhej të vazhdohej dhe të shpeshtohej edhe përgjatë vitit.
“Më gëzon fakti që festivali po vazhdon. Ka qenë kohë e gjatë prej kur është mbajtur edicioni i fundit i grupit të parë të koncertve të viteve 2005-2014. Armendi vendosi ta vazhdojë. Ky është edicioni i dytë, shpresoj që të vazhdojë edhe në të ardhmen. I falënderoj institucionet të cilat e kanë përkrahur këtë festival. Duke e marrë parasysh suksesin e këtij edicioni, i cili nuk është vështirë të vërehet besoj që do të përkrahet edhe në vazhdim, pasi një organizim i tillë kulturor është i dobishëm për qytetin. Një festival i tillë e pasuron jo vetëm jetën kulturore të kryeqytetit po iu jep mundësi edhe muzikantëve të rinj që të kenë mundësi me pas mundësi të njihen me muzikë të re, të krijojnë miqësi me artistë të huaj. E kjo është shumë e rëndësishme në zhvillimin e tyre” ka thënë artisti Bajri.
Ai më tej ka thënë se Kosova ka potencial kreativ edhe artistik të gjeneratës së re, dhe sipas tij është mëkat të mos trajtohet me sinqeritet, kualitet dhe përkushtim më të madh.
“Liburni në moment të fundit e pati idenë që me më ftu me interpretu së bashku. Muzika e Liburnit është shumë unike. Kjo është karakteritikë e tij. Interpretuam bashkë e gjetëm balancin. Do të dëshiroja që studentët e shkollave e fakulteteve me qenë më shumë aktiv në pjesëmarrje këtu sepse numri nuk është ndoshta ende shumë i madh, por punojmë edhe në këtë drejtim”, ka përfunduar Bajri.
Prishtina Jazz Festival është mbajtur më 14- 18 nëntor, në hapësirat e Teatrit Oda./ KultPlus.com
Tuneli i Llogarasë, i cili u hap në 5 Korrik të këtij, do të mbyllet sërish duke filluar që prej ditës së nesërme (e martë, 5 Korrik). Lajmi është bërë me dije nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa nuk është raportuar një datë se kur do të hapet, duke […]