Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, vlerësoi lojën e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit, por theksoi se mungesa e fatit ishte faktor kyç që nuk lejuan kalimin tutje në garë.
Prishtina fitoi 2-1 në ndeshjen e kthimit, por kjo nuk mjaftoi për të kompensuar humbjen e thellë 4-0 në ndeshjen e parë. Tani, skuadra kryeqytetase do të vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Konferencës kundër ekipit Larne.
“Nëse lojtarët tanë përsërisin lojën e sotme, jam i sigurt që do të kalojmë tutje në Ligën e Konferencës. Në futboll ka shumë rëndësi fati. Nuk e patëm fatin as sonte as në ndeshjen e kaluar”.
“I përgëzoj lojtarët për qasjen në ndeshje, karakterin dhe disiplinën taktike. Është shumë me rëndësi të mbajmë këtë ritëm, këtë intensitet. Si skuadër duhet të kalojmë të paktën kundërshtarin e parë në Ligën e Konferencë”, ka thënë ai.
Triumfi me përmbysje 2-1 në duelin e kthimit ndaj Sherif Tiraspol, nuk i ka mjaftuar Prishtinës. Skuadra kryeqytetase është eliminuar në raundin e parë të Ligës së Europës, si pasojë e humbjes 4-0 në duelin e parë të luajtur në Moldavi. Për sa i përket përballjes së sotme e cila përfundoi me rezultatin 2-1, vlen […]
Nga distanca me një gjuajtje të fortë provoi edhe Hamdi Namanin, por goditja shkoi jashtë.
Në kohën shtesë të pjesës së parë Prishtina ka mundur të marr epërsinë, pas një aksioni shumë të bukur, por gjuajtja e Blend Baftiut në fund u ndal nga një mbrojtës në vijën e portës.
Prishtina kërkoi penallti, por që gjyqtari armen Henrik Nalbandyan , nuk mendoi ashtu, duke i quar skuadrat në pushim me rezultatin 0-0. /Telegrafi/
Prishtina do ta presë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” ekipin moldav të Sheriff Tiraspolit, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Ligës së Evropës.
Skuadra kryeqytetase vjen në këtë përballje pas një disfate të rëndë 4-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në udhëtim.
Për të përmbysur këtë rezultat dhe për të kaluar tutje, bardhekaltrit do të duhet të bëjnë një ndeshje pothuajse perfekte.
Trajneri Arsim Thaqi dhe ekipi i tij janë të vetëdijshëm për vështirësinë e misionit, por pritet të hyjnë në fushë me motivim të lartë.
Takimi zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në kryeqytet, ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’.
Edhe nëse nuk arrin përmbysjen, rrugëtimi evropian i Prishtinës nuk përfundon këtu.
Në rast eliminimi, skuadra do të vazhdojë garën në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/
Kryeqyteti i Kosovës,Prishtina, është një destinacion i pasur me monumente dhe atraksione kulturore që reflektojnë historinë dhe identitetin e saj. Nga simboli i pavarësisë tek trashëgimia kulturore dhe fetare, qyteti ofron një përvojë unike për vizitorët. Monumentet si Newborn dhe Biblioteka Kombëtare, së bashku me katedralen “Nënë Tereza” dhe parkun arkeologjik të Ulpianës, tregojnë historinë e një kombi në tranzicion, nga periudha romake deri te pavarësia e saj modern,shkruan KultPlus
1.Monumenti Newborn-Ky monument është një simbol i pavarësisë së Kosovës dhe një atraksion kryesor turistik në Prishtinë. Ai ndryshohet çdo vit më 17 shkurt për të simbolizuar ndryshimin dhe përparimin e vendit. Ky monument është një skulpturë tipografike dhe tërheqje turistike në Prishtinë, Kosovë. Është e lokalizuar përballë Pallatit të Rinisë dhe, dhe është promovuar më 17 Shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Monumenti përmban fjalën angleze “Newborn” në shkronja te mëdha, te cilat janë ngjyrosur me ngjyrë te verdhë të qelët kur monumenti ishte zbuluar për here të pare. Monumenti, më vonë ishte ngjyrosur përsëri me flamuret e shteteve të cilat e njohin Kosovën. Newbornii do të ngjyroset ndryshe qdo 17 Shkurt. Monumenti i tërheqi mediat internacionale për të raportuar pavarësinë e Kosovës, dhe ishte përfshirë dukshëm edhe në faqen e pare të The New York Times.
2.Biblioteka Kombëtare e Kosovës – Një nga ndërtesat më ikonike të Prishtinës me një arkitekturë unike. Biblioteka Kombëtare e Kosovës është një nga ndërtesat më të veçanta të Prishtinës, e njohur për arkitekturën e saj unike, të dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq. Ajo luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe arsimore të Kosovës. E themeluar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, biblioteka ka për mision të mbledhë, ruajë, promovojë dhe të bëjë të arritshëm trashëgiminë dokumentare dhe intelektuale të vendit. Ndërtesa e bibliotekës është katërkatëshe dhe përmban 99 kupola, që simbolizojnë dijen. Prej vitit 1999, ajo njihet si Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, duke shërbyer si qendër kombëtare për mbledhjen dhe ruajtjen e materialeve bibliotekare me vlerë për kulturën, artin dhe shkencën.
3.Katedralja “Nënë Tereza” – Një nga kishat më të mëdha në Kosovë. Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë është një nga kishat më të mëdha në Kosovë dhe një atraksion i rëndësishëm për vizitorët. E dedikuar për Nënë Terezën, figurën humanitare me origjinë shqiptare, ndërtimi i saj u miratua nga Qeveria e Kosovës në vitin 2007. Ish-presidenti Ibrahim Rugova, një musliman, e propozoi këtë ide. Katedralja u inagurua më 26 gusht 2010, në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, pavarësisht se ndërtimi i saj përfundoi më vonë dhe shkaktoi disa polemika. Ajo pritet të jetë ndër ndërtesat më të larta në Prishtinë dhe ka pritur ngjarje të rëndësishme, si ekspozita e historisë shqiptaro-austriake në 2015.
4.Parku arkeologjik “Ulpiana”- Një vend arkeologjik që ofron një dritare në të kaluarën romake të rajonit. Ky park është një atraksion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar në historinë antike të Kosovës. Parku arkeologjik “Ulpiana”, i njohur gjithashtu si Justiniana Secunda, është një atraksion i rëndësishëm që reflekton historinë antike të Kosovës. I themeluar në fillim të shekullit II nga perandori romak Trajan, Ulpiana ishte një qytet i rëndësishëm në Mbretërinë Dardane. Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të jetës pararomake dhe ndikimin e popullatës ilire. Qyteti përjetoi lulëzimin ekonomik dhe kulturor në shekujt III dhe IV, por u shkatërrua nga një tërmet në vitin 518. Më vonë, perandori Justinian e rindërtoi dhe i dha emrin Justiniana Secunda. Ky vend ofron një vështrim të vlefshëm mbi trashëgiminë kulturore dhe historike të rajonit.
5.Muzeu ‘Shtëpia e Pavarësisë, dr. Ibrahim Rugova’ – Shtëpia e pavarësisë së Kosovës dhe e liderit të parë të Kosovës së pavarur, Ibrahim Rugova. Ky muze ka rëndësi historike dhe simbolike për qytetarët e Kosovës dhe vizitorët. Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova” u hap më 2 dhjetor 2007, në përkujtim të 62-vjetorit të lindjes së presidentit Rugova. Ky muze përbëhet nga disa hapësira, përfshirë sallën e konferencave, zyrën e presidentit dhe zyrën e bashkëpunëtorëve të tij. Koleksionet në muze reflektojnë veprimtarinë politike të LDK-së dhe aktivitete të tjera të rëndësishme, përfshirë konferenca të përfaqësuesve të UÇK-së dhe ngjarjet kryesore që udhëhoqën popullin e Kosovës drejt pavarësisë. Ekspozita përmban rreth 100 eksponate, përfshirë zyra dhe pajisje të presidentit Rugova, objekte të bashkëpunëtorëve të tij, dokumente historike si Kushtetuta e Kaçanikut dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, muzeu përmban fotografi, shirita filmikë dhe dokumente që pasqyrojnë periudhën e pushtetit paralel gjatë regjimit të Millosheviqit (1989-1999)./KultPlus.com
Prishtina ka pësuar një humbje të thellë në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës, duke u mposhtur me rezultat 4-0 nga Sheriff Tiraspol në Moldavi.
Moldavët e nisën furishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi që në minutën e 11-të, me golin e Cyrille Bayala pas një asisti nga Amarildo Gjoni.
Vetëm tetë minuta më vonë, Bayala realizoi sërish, duke dyfishuar epërsinë pas një goditjeje të saktë nga zona.
Prishtina pati disa mundësi për të ngushtuar rezultatin në pjesën e parë – fillimisht Aridan Muja goditi në portierin vendas, ndërsa Valmir Veliu nga topi i kthyer goditi shtyllën.
Një tjetër rast i mirë u shpërdorua edhe nga Blend Baftiu.
Një paraqitje nën pritshmëri për Prishtinën, që tani do ta ketë shumë të vështirë të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/
Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare – përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë.
Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dolën në foltore për t’i bërë thirrje Vetëvendosjes që t’i japë fund, siç e quajtën ata, “cirkut politik” – gjë që shtyu kryesuesin e seancës të kërkojë ndërprerjen e fjalës së tyre./ REL
Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesi nga Maqedonia e Veritur, Mario Ilievski.
Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime këtë verë dhe i fundit që i është bashkuar atyre është Ilieski, i cili ka bërë karrierë në Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe Hungari.
“Me kënaqësi njoftojmë afrimin më të ri në skuadrën tonë – sulmuesi i talentuar Mario Ilievski, i cili bashkohet me ne për të forcuar repartin ofensiv dhe për të ndihmuar ekipin drejt objektivave të sezonit!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Në faqen zyrtare të klubit shtohet se Mario ka treguar potencialin e tij si një sulmues i aftë dhe i vendosur, duke lënë gjurmë në ekipet ku ka luajtur më parë në Bullgari, Hungari si dhe në përfaqësueset e moshave të Maqedonisë së Veriut.
Mario ka thënë se vjen te Prishtina me një dëshirë të madhe për të dhënë më të mirën dhe për të kontribuar me gola, energji dhe pasion në çdo ndeshje.
“Jam i lumtur për këtë transferim, është një klub i madh dhe gëzohem që jam pjesë e Prishtinës. Mund të premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja në çdo ndeshje për të luftuar për titullin dhe për të luajtur prapë në Evropë”, ka thënë Ilieski. /Telegrafi/
Kompania që menaxhon Pishinën e Gërmisë në Prishtinë, Sport Marketing, ka njoftuar se hapja e pishinës do të shtyhet për shkak të mungesës së mjaftueshme të ujit në burimet natyrore të zonës.
Në një njoftim zyrtar thuhet se vonesa është shkaktuar nga thatësia e madhe që ka prekur rajonin, duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me ujë të pishinës.
“Të nderuar qytetarë, ju informojmë se për shkak të mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë, si pasojë e thatësisë së madhe, është shkaktuar një vonesë në hapjen e Pishinës së Gërmisë. Bazuar në planifikimin kohor dhe sasinë aktuale të ujit, ju njoftojmë se Pishina do të hapet për qytetarët më datën 08 korrik 2025”, thuhet në njoftim.
Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, duke theksuar se kjo masë është e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e plotë të objektit gjatë sezonit veror.
Gjelbrim Taipi është prezantuar sot te Prishtina. Kështu ka zgjedhur të vishet bardheblu për edicionin e ri. Taipi u largua nga Partizani pas dy sezonesh. Për mesfushorin nuk u preferua rinovimi i kontratës. 32-vjeçari do e ketë eksperiencën e parë në Kosovë. Kjo lëvizje surpruese e Prishtinës vjen ndërsa vijojnë përgatitjet për turin e parë […]
Talenti i ri i futbollit kosovar, Dion Gallapeni, ka zyrtarizuar kalimin e tij në klubin polak Widzew Lodz. Mesfushori premtues i është bashkuar një prej klubeve elitare të Polonisë, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij ndërkombëtare.
Pas një periudhe të rëndësishme zhvillimi me Prishtinën dhe pas përfaqësimeve të suksesshme me moshat e Kosovës dhe Kombëtaren A, Gallapeni ka vendosur të ndërmarrë hapin e radhës në rrugëtimin e tij profesionist.
Klubi polak ka shfaqur interes serioz për të, dhe transferimi është tashmë i kompletuar, ku Prishtina ka fituar 300 mijë euro nga shitja e tij.
Nëpërmjet një postimi emocional në rrjete sociale, Gallapeni falënderoi të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij deri më tani:
“Të dashur tifozë, nga sot po fillon një kapitull i ri në jetën time me ekipin polak Widzew Lodz, jam shumë i lumtur që i jam bashkuar këtij klubit të madhë me të cilët pres suksese të mëdha. Faleminderit shtyllën e jetës sime, familjen, për gjithçka çfarë ka bërë për mua”.
“Falënderoj përzemërsisht klubin ku u zhvillova, FC Prishtina, për gjithçka çfarë ka bërë për mu, për emocionet e jashtëzakonshme që ndamë së bashku, çdo përjetim aty do të jetë i paharruar për mua, ky klub dhe ai qytet do të jetë familja ime e dytë çdo herë. Falënderoj shkollën e futbollit Winner për hapat e parë dhe kujdesin ndaj meje”.
“Nuk gjej fjalë si të falënderoj njeriun që ka bërë gjithçka për mua, njeriun që ka sakrifikuar gjithçka nga vetja që të jem unë, ky që jam sot, Kadri Cikaqi është rrugëtari i karrierës sime dhe njeriu që pa të asgjë nuk do të ishe e mundur”.
“Ju premtoj që ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tim, besoj dhe shpresoj në suksese të mëdha si me ekipin e re po ashtu edhe me ekipin kombëtar”.
“Falënderues përjetësisht të gjitha atyre që më kanë mbështetur dhe kanë bërë gjithçka për mua”.
Me këtë hap të rëndësishëm, Dion Gallapeni shpreson të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, ndërsa mbetet një prej emrave më premtues të gjeneratës së re të futbollit kosovar. /Telegrafi/
Prishtina shënoi dje një moment historik në skenën e saj kulturore teksa u prezantua për herë të parë orkestra e kryeqytetit “Orkestra Prishtina (OPR)”, një ansambël i zgjeruar kamertal që synon të japë një hov të ri zhvillimit të muzikës artistike në kryeqytet, shkruan KultPlus.
E themeluar me iniciativë të Komunës së Prishtinës, kjo orkestër vjen si një përgjigje e kërkesës gjithnjë e në rritje për hapësira të mirëfillta kulturore në qytet. Themelimi i saj është realizuar në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunime Artistike – EHO, me drejtoreshë Gresa Broqin, e cila është gjithashtu edhe pjesë e orkestrës.
Orkestra e kryeqytetit prezantohet me Genc Salihu, si drejtor i orkestrës, dhe violinisti Visar Kuçi, në rolin e koncertmjeshtrit.
Mbrëmja e debutimit nisi simbolikisht me nënshkrimin e marrëveshjes mes kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtoreshës së EHO, Gresa Broqi, të cilët vulosën zyrtarisht fillimin e rrugëtimit të kësaj orkestre.
Në hapje të kësaj mbrëmje, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh i lumtur që kryeqytetit i është shtuar një derë e re e artit dhe kulturës.
“Në një kohë kur gjithnjë e më shumë të rinj po e zgjedhin artin si gjuhën e tyre dhe inspirohen me mënyrën e tyre të shprehjes dhe publiku ynë po rritet, kemi menduar që edhe Prishtina ta krijojë orkestrën e vet”, u shpreh Rama i cili mes tjerash shtoi se ky nuk është vetëm një institucion i ri, por edhe një premtim që kultura në Prishtinë do të ketë gjithmonë vendin e merituar.
Ndërkaq, koncerti i parë i OPR-së u karakterizua nga një program i përzgjedhur për të reflektuar diversitetin dhe gjallërinë e muzikës klasike. Mbrëmja nisi me veprën ikonike “Brandenburg Concerto No. 3 in G major” nga Johann Sebastian Bach, e ndarë në tri pjesë: Allegro, Adagio dhe Allegro.
Repertori vijoi me një nga veprat më të njohura të Benjamin Britten, “Simple Symphony”, ku publiku pati mundësinë të shijojë katër pjesët karakteristike të saj: Boisterous Bourree, Playful Pizzicato, Sentimental Saraband dhe Frolicsome Finale.
Në përmbyllje, orkestra solli ngjyrat folklorike të Evropës Lindore përmes veprës “Romanian Folk Dances” të Béla Bartók, me interpretimin e pjesëve: Jocul Cu Baya, Braul, Pe Loc, Buciumeana, Parga Romaneasca dhe Maruntel.
Pas koncertit, drejtori i Orkestra Prishtina, Genc Salihu, u shpreh i lumtur që më në fund u është realizuar një ëndërr që e kanë pasur prej kohësh, themelimi i kësaj orkestre.
“Jam shumë i lumtur që më në fund po realizohet një ëndërr që e kemi pasë tash e një kohë të gjatë, ka kohë që me Visar Kuqin dhe Gresa Broqin që ta bëjmë një orkestër e cila ia bën një contrast muzikës simfonike të cilën e përfaqëson denjësisht Filharmonia e Kosovës, duke luajtur veprat të cilat janë më kompakte, më të vogla, të cilat e turbullojnë atë kufirin midis muzikës kamertale dhe simfonike. Prej janarit fillon sezoni ynë zyrtar, do të kemi një numër të konsiderueshëm të koncerteve dhe të punëtorive në vit për shpresojmë për shumë vite me radhë”, theksoi Salihu.
Ndërkaq, koncertmjeshtri i kësaj okestre, Visar Kuçi, u shpreh për KultPlus, se kjo orkestër synon që ta përfaqësojë Kosovën edhe ndërkombëtarisht.
“Ky është një hap shumë i madh, ideja e kësaj orkestre është që kjo të vazhdojë përjetësisht, do të thotë ne që jemi të parët që po e fillojmë, e kemi për detyrë që të fillojmë dhe ta ngrisim në një nivel sa më të lartë të mundshëm, që të vazhdojë edhe në gjeneratat e ardhshme dhe të ketë edhe njohje ndërkombëtare”, tha Kuçi duke shtuar tutje, se shpresojnë që kjo orkestër t’i japë qytetit dhe shtetit një përfaqësim të denjë dhe profesional.
Për KultPlus foli edhe drejtoresha e EHO, Gresa Broçi e cila shpjegoi rëndësinë e themelimit të kësaj orkestre dhe për planet e saj në të ardhmen.
“Gjithçka sonte ka shkuar shumë mirë, ishte shumë artistike, kishte emocione shumë të bukura. Në prespektivën e instrumentistes, në aspektin profesional, është shumë e rëndësishme që të krijohen sa më shumë orkestra të reja, dhe jo vetëm për mua por për të gjithë kryeqytetin dhe të gjithë artistët është një iniciativë mjaft e mirë që është realizuar me një punë të madhe ekipore dhe që në të ardhmen të ketë mundësi, të jetë një derë e re që të integrohen instrumentistët. Planet janë shumë interesante, kemi përpiluar programin, do të paraqitemi me koncerte në një të ardhme shumë të afërt, do të integrohen solistë, dirigjentë të njohur, por gjithashtu kemi edhe plane edhe në aspektin edukativ ku do të realizojmë edhe punëtori”, tha Broqi./KultPlus.com
Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi, ka njoftuar se sonte, në ora 19:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, do të mbahet koncerti inaugurues i Orkestrës Prishtina – OPR.
Ky aktivitet shënon kulmin e ngjarjeve kulturore që po organizohen në kuadër të muajit të Çlirimit të Prishtinës.
Sipas Halimit, ky është një hap i rëndësishëm për jetën kulturore të kryeqytetit dhe një mundësi për të promovuar talentin vendor në muzikën klasike. Koncerti pritet të sjellë një përvojë të veçantë artistike për të gjithë të pranishmit.
Ragip Berisha nga Prishtina është njëri prej peshkatarëve amatorë të Kosovës që frekuentojnë çdo fundjavë liqenin e Kukësit. E cilësojnë relaks dhe e shijojnë qëndrimin pranë bregut të liqenit.
Është në pension e për Ragipin nuk ka rëndësi nëse zë ose jo peshk. Kanë edhe vende të tjera peshkimi e burime ujore, por në Kukës e pëlqejnë më shumë.
Vitin e kaluar ka qenë për herë të parë në liqenin e Kukësit dhe nuk është ndarë prej një viti. Janë grup shokësh nga Prishtina e natën e kalojnë në breg të liqenit.
Është anëtar i licensuar i shoqatës së peshkatarëve të Kosovës, shoqatë e cila ka rregullat e saj jo vetëm të gjuetisë, por edhe përkujdesjes së faunës ujore.
Me vete mbajnë gjithçka që i duhet një peshkatari kur niset për peshkim. Thotë se e ndjen dhe e di kur peshku i afrohet karremit dhe han ushqimin.
Ka të gjithë sinjalizuesit qoftë për ditën por edhe natën me ndriçues. Janë amatorë por e duan peshkimin edhe si sport edhe për ta ruajtur. Peshqit e vegjël I lëshojnë sërish, marrin vetëm ato që u duket se janë për t’u marrë.
Thotë se peshkimi me grep nuk e dëmton peshkun, por janë mënyrat e tjera ato që e dëmtojnë. Ragipi dhe kolegët kujdesen edhe për mjedisin përgjatë bregut të liqenit.
Krapi është peshku më i mirë për Ragipin e nuk ka njohuri të plota për llojet e tjera që rriten në liqenin e Kukësit. Liqeni i Kukësit është më i madhi në vend e më një pasuri të rrallë ujore sa i përket shumëllojshmërisë së peshqve.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka filluar aksionin e shkyçjes së konsumatorëve borxhlinj, të cilët kanë borxhe të akumuluara mbi shumën 3,000 euro.
Shkyçjet e para janë realizuar në rrugën “Nikollë Ivanaj” në Prishtinë, ku disa konsumatorë janë përballur me ndërprerjen e menjëhershme të shërbimit të furnizimit me ujë.
“Pa pagesë, pa ujë! Mbi 3000 euro borxh sjell shkyqjen e menjëhershme. Vazhdojnë aksionet ditëve në vijim, -përgjegjësia është e secilit”, thuhet në njoftimin e bërë për media./Telegrafi/
Fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, ka mësuar kundërshtarin e saj në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. Kryeqytetasit do të përballen me kampionin moldav Sheriff Tiraspol, një skuadër me përvojë të madhe në garat evropiane.
Sheriff njihet për pjesëmarrjet e rregullta në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, përfshirë fitoren historike kundër Real Madridit në vitin 2021. Kjo e bën përballjen një sfidë serioze për skuadrën nga Kosova.
Megjithatë, Prishtina po hyn në këtë edicion me ambicie të qarta dhe besim të madh pas suksesit në Kupën e Kosovës. Ekipi po punon për t’u përforcuar dhe për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë duel.
Nëse Prishtina arrin ta kalojë Sheriffin në rrethin e parë, atëherë në rrethin e dytë do të përballet me skuadrën e njohur holandeze Utrecht, një emër i respektuar në Eredivisie dhe në garat evropiane.
Përballja e parë ndaj Sheriffit do të luhet në fillim të korrikut, ndërsa ndeshjet e rrethit të dytë janë planifikuar për fundin e muajit. /Telegrafi/
Para pak ditësh, Akileu Ndreca konfirmoi largimin e tij nga klubi i Tiranës pas vetëm një sezoni. Tashmë karriera e sulmuesit shkodran do të vazhdojë në kryeqytetin e Kosovës.
Ndreca është lojtari më i ri i Prishtinës, të cilët e kanë bërë të ditur lajmin pak më parë në faqen zyrtare.
“Akileu Ndreca përforcimi më i ri i FC Prishtina!
Futbollisti i bashkohet klubit tonë, pasi edicionin e fundit ishte pjesë e KF Tiranës. I rritur dhe zhvilluar në sistemin e futbollit italian, Ndreca sjell me vete përvojën dhe disiplinën e fituar gjatë viteve të formimit në Itali, si dhe eksperiencën e futbollit elitar në Shqipëri.
Mirësevjen në kryeqytet Ndreca, suksese me fanellën bardhekaltër!”, shkruan Prishtina.
Rapid Bukureshti është shumë pranë transferimit të një tjetër talenti të madh nga futbolli kosovar.
Pas afrimit të Drilon Hazrollajt për shumën prej 900 mijë eurosh, klubi rumun ka hyrë në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e Dion Gallapenit, një nga zbulimet më të rëndësishme të viteve të fundit në futbollin e Kosovës.
Mbrojtësi i majtë 20-vjeçar ka shkëlqyer me fanellën e Prishtinës dhe është vlerësuar për pjekurinë dhe qëndrueshmërinë në repartin defensivë, pavarësisht moshës së re.
Aksionari kryesor i Rapidit, Dan Șucu, ka ofruar 500 mijë euro për kartonin e lojtarit, shumë kjo shumë afër vlerësimit që i bën Transfermarkt, ku Gallapeni vlerësohet me 650 mijë euro.
Sipas raportimeve të Iamsport.ro, negociatat midis dy klubeve janë në fazën përfundimtare dhe pritet që marrëveshja të zyrtarizohet në ditët në vijim. Synimi i Rapidit është të sigurojë një zëvendësues të mundshëm për Andrei Borzën, në rast se ai largohet gjatë kësaj vere.
I rritur dhe formuar te Prishtina, Gallapeni ka tërhequr vëmendjen e skautëve me paraqitje të qëndrueshme dhe potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm.
Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më premtues të gjeneratës së re dhe ka filluar të konsolidohet edhe në arenën ndërkombëtare.
Në nivel kombëtar, ai ka zhvilluar tri paraqitje me Kosovën U21 dhe ka debutuar me ekipin A në muajin mars, në përballjen ndaj Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve. Në qershor, shtoi edhe dy ndeshje të tjera me përfaqësuesen, në miqësoret ndaj Armenisë dhe Komoreve.
Nëse transferimi finalizohet, Gallapeni do të bëhet lojtari i pestë nga Kosova që i bashkohet Rapidit, pas Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit, Florent Hasanit dhe Drilon Hazrollajt, duke dëshmuar edhe një herë besimin që klubi rumun ka në cilësinë e futbollistëve kosovarë. /Telegrafi/