Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA – Trump: Ka një blerës për TikTok, Xi do ta pranojë

NJU JORK, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Pothuaj 170 milionë TikToker-ët amerikanë mund të marrin frymë lirisht.

Pasi zgjati afatin për shitjen e platformës kineze deri në shtator, Donald Trump në fakt ka njoftuar se ka gjetur një blerës amerikan dhe se operacioni mund të përfundojë së shpejti me bekimin e Presidentit Xi Jinping.

“Kemi një blerës”, deklaroi ai në një intervistë me Fox News pa thënë emrin e kompanisë që duhet ta blejë aplikacionin nga Bytedance kineze, duke shmangur kështu ndalimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij për TikTok, aq sa ftoi CEO-n Chew Shou Zi në inaugurim dhe gjithmonë ka siguruar se do ta shpëtojë atë.

Që më 22 janar, një ditë pas ceremonisë së inaugurimit, ai kishte deklaruar se kishte shumë kompani të interesuara, por në muajt e fundit askush nuk është paraqitur dhe kështu manjati është detyruar ta shtyjë afatin për shitje dy herë.

Bytedance gjithashtu kishte shprehur disa dyshime në lidhje me operacionin, duke pretenduar, prillin e kaluar, se “ka ende disa çështje kyçe për t’u zgjidhur”.

Tani Trump pretendon se ka marrë edhe dritën jeshile nga udhëheqësi i Pekinit.

“Ai ndoshta do ta bëjë”, tha ai, duke iu referuar Xi.

Ndër kandidatët e mundshëm për megablerjen janë gjigantët Meta, Microsoft, Oracle dhe Walmart, të cilët kanë shprehur interes në të kaluarën, por Amazon dhe Elon Musk janë gjithashtu midis kandidatëve të mundshëm.

“Ata janë njerëz shumë të pasur, do ta zbuloj brenda dy javësh”, u kufizua Trump duke thënë.

Sa i përket shqetësimeve për sigurinë dhe përkatësisht frikës se aplikacioni mund të shfrytëzohet nga qeveria kineze për të spiunuar amerikanët manjati e minimizoi atë, duke theksuar se e njëjta gjë mund të thuhet për “gjithçka që prodhohet në Kinë, si telefonat tanë”. /os/

The post SHBA – Trump: Ka një blerës për TikTok, Xi do ta pranojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BIRN: Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

By: user 6
27 June 2025 at 21:07

Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Por këtë javë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe aleati i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ka bërë më shumë zhurmë se kurrë për të mbrojtur veten.

Të martën u publikua një raport nga dy studio ligjore të profilit të lartë – Kasowitz me seli në New York dhe Mishcon de Reya me seli në Londër, që e dënojnë paraburgimin e tij të vazhdueshëm si “të padrejtë”, duke e përshkruar si një “shkelje të mundshme të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të parimeve të procesit të rregullt ligjor sipas kushtetutës dhe ligjeve të Shteteve të Bashkuara”.

Raporti pretendon se Veliaj është arrestuar nga Gjykata kundër Korrupsionit në Shqipëri “pa asnjë vlerësim domethënës nëse paraburgimi i tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa marrë në konsideratë alternativa të tjera ndaj paraburgimit”.

Nuk është e qartë sa ka kushtuar kjo përpjekje për Veliajn; tarifat në studion Kasowitz – që ka pasur si klientë Donald Trump dhe Robert De Niro – variojnë nga 500 deri në 1,950 dollarë për orë, me një pagesë paraprake fillestare prej 300,000 dollarësh. Mishcon de Reya ndërkohë përfaqësoi Princeshën Diana gjatë divorcit të saj nga Princi Charles. Media shqiptare ka spekuluar se fatura mund të mbulohet nga vëllai i Veliajt, Arber, i cili zotëron disa kompani dhe nuk përballet me akuza.

Ndërkohë, Veliaj ka mbushur Facebook-un dhe TikTok-un me postime që lavdërojnë arritjet e tij si kryebashkiak i Tiranës, duke listuar projektet e përmirësimit të parqeve, pishinave dhe këndeve të lojërave të qytetit.

Këtë javë ai i ftoi ndjekësit e tij të “rifreskojnë kujtesën pak për sa shumë është ndryshuar Tirana”.

“Të gjitha këto i kemi bërë së bashku!”, shpall ai.

Një kryebashkiak dhe ‘babi’ i përulur

Veliaj ishte një nga figurat në ngjitje të Partisë Socialiste përpara se të arrestohej më 10 shkurt me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Prokurorët pretendojnë se ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 1.1 milionë euro në lidhje me nëntë kontrata publike apo leje ndërtimi të firmosura prej tij. Gjykata vendosi ta mbante në paraburgim gjatë hetimeve dhe një gjykatë apeli rrëzoi kërkesën për lirim me kusht.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka masë sogurie për akuza të ngjashme për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të dy i kanë mohuar akuzat.

Që në fillim të hetimeve, Veliaj ka përdorur rrjetet sociale për të kundërshtuar akuzat, duke sulmuar prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes. Ai e ka quajtur çështjen kundër tij “një inskenim të shëmtuar dhe farsë të rrezikshme” dhe e ka përshkruar prokurorin si “vrasës me pagesë”.

Ai është akuzuar gjithashtu se ka orkestruar një fushatë propagandistike përmes miqve të tij në media për të sulmuar kundërshtarët në sistemin e drejtësisë.

Por kohët e fundit Veliaj e ka ndryshuar tonin, nga agresiv në humoristik, duke synuar të promovojë një imazh simpatik dhe profesional.

Megjithëse TikTok është i ndaluar prej një viti në Shqipëri nga qeveria e mentorit të tij Rama, Veliaj e ka përdorur këtë platformë për të publikuar video ku thekson humorin e tij, përfshirë një postim që e përshkruan arrestimin e tij si “një film legjendar”.

“Njerëzit pyesin nëse burgu më ka ndryshuar, por unë gjithmonë kam qenë një kryetar babi i përulur, dhe shërbimi për të tjerët ka qenë gjithmonë gjuha ime e dashurisë,” shkruan ai në një tjetër video në TikTok.

Por ekspertët politikë në Tiranë janë skeptikë ndaj kësaj fushate joshjeje.

“Meqë strategjia me tone të forta dhe shantazh politik, e artikuluar brutalisht pas arrestimit, nuk funksionoi, Veliaj po mendon që të mos fokusohet më te aktorët politikë apo te prokuroria si shënjestër, por te publiku,” tha për BIRN analisti politik Ergys Mertiri.

Sipas Mertirit, strategjia e Veliajt – përmirësimi i imazhit për të ushtruar presion publik ndaj gjykatës që të mos e dënojë rëndë, tregon se ai e ka pranuar fatin e tij.

“Kjo tregon se Veliaj ka kapitulluar. Ai nuk kërkon më të shpëtojë, por të minimizojë dënimin,” u shpreh ai.

Rigels Xhemollari, ekspert politik dhe drejtues i organizatës Qëndresa Qytetare, mendon se fushata e PR-it nuk do të ketë sukses “sepse organet hetimore kanë treguar prej kohësh që nuk ndihen të kërcënuara nga media, e aq më pak nga postimet në TikTok”.

Pavarësisht mendimeve të ekspertëve, kryebashkiaku i burgosur nuk po kursehet për të siguruar lirinë.

Një media me qendër në Tiranë, Shteg.org, raportoi këtë javë se Veliaj ka kontraktuar gjithashtu një agjenci britanike PR të quajtur Kendal Global Advisory që të punojë për të.

BIRN i dërgoi një kërkesë për koment kompanisë për të verifikuar nëse Veliaj ose vëllai i tij janë klientë, por deri në kohën e publikimit nuk ka marrë përgjigje. Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok appeared first on Lapsi.al.

Kritikoi bandat dhe policinë, TikToker-i venezuelian vritet gjatë transmetimit live

By: Besnik
27 June 2025 at 16:17

Një influencër venezuelian, i cili kritikoi si bandat ashtu edhe policët e dyshuar si të korruptuar, u qëllua për vdekje të hënën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, thanë autoritetet.

Ministria e Sigurisë Publike e Venezuelës tha në një deklaratë në Instagram se influencuesi Gabriel Jesús Sarmiento vdiq në qytetin e Maracay.

Sarmiento shpesh kritikonte grupet kriminale dhe korrupsionin e dyshuar në zbatimin e ligjit përmes përmbajtjes së tij në internet, dhe ministria shtoi se vdekja e tij erdhi menjëherë pasi ai raportoi “kërcënime të bëra kundër tij nga anëtarë të GEDO-ve (Grupeve të Strukturuara të Krimit të Organizuar, në spanjisht) dhe zyrtarë të dyshuar të policisë”.

Maracay është kryeqyteti i Aragua-s, rajoni nga i cili merr emrin banda famëkeqe Tren de Aragua, megjithatë nuk dihet ndonjë lidhje midis vdekjes së TikToker-it dhe grupit kriminal.

CNN ka kontaktuar policinë në Aragua për koment.

Ministria tha gjithashtu se i kishte caktuar Zyrës së 69-të të Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar “të hetojë, identifikojë dhe ndjekë penalisht” ata që janë përgjegjës për vdekjen e Sarmientos.

 

Në një regjistrim të transmetimit të drejtpërdrejtë të Sarmientos, të shikuar nga CNN, një grua mund të dëgjohet duke bërtitur jashtë ekranit, ndërsa një burrë e pyet pse po bërtet.

“Çfarë ndodhi, çfarë ndodhi?” bërtet burri në regjistrim, i ndjekur nga një breshëri e dendur të shtënash.

“Më qëlluan!” bërtet burri më pas. Videoja përfundon me imazhin e dy burrave të armatosur të paidentifikuar. Disa sekonda më vonë, transmetimi i drejtpërdrejtë ndalet dhe videoja mbaron.

Vdekja e Sarmientos vjen pak më shumë se një muaj pasi një tjetër influencuese latino-amerikane u vra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Influencuesja meksikane e bukurisë, Valeria Marquez, u qëllua dhe u vra në një sallon bukurie në Jalisco në maj, duke shkaktuar zemërim për shkallën e lartë të femicideve në rajon.

Vetëm pak ditë para vdekjes së Marquez, një grua tjetër – kandidate për kryetare bashkie në shtetin e Veracruz – u qëllua për vdekje, gjithashtu gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, së bashku me tre persona të tjerë.

CNN po bën përpjekje për të kontaktuar familjen e Sarmientos, si dhe Prokurorin e Përgjithshëm të Venezuelës, Tarek William Saab, për më shumë informacion.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kritikoi bandat dhe policinë, TikToker-i venezuelian vritet gjatë transmetimit live appeared first on Euronews Albania.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis hetim ndaj “VIP-ave” të TikTok-ut

By: user7
25 June 2025 at 11:05

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale. Bëhet fjalë për të ardhura të përfituara nga platformat Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google dhe PayPal.

Sipas njoftimit, nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara. Në deklaratën e shpërndarë thuhet se Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.

Në përfundim të njoftimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.

POSTIMI:

Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara.

Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.

Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.

The post Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis hetim ndaj “VIP-ave” të TikTok-ut appeared first on Lapsi.al.

Nuk deklaruan 33 milionë euro të fituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona në vend

25 June 2025 at 09:38

Ka nisur hetimi për 100 persona/subjekte, pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro të padeklaruara, burimi i të cilave janë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google, PayPal.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara!”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sakaq, thirrje ka për të gjithë këta tatimpagues, që të përmbushin detyrimet e tyre sa më shpejt për të shmangur penalitetet.

“Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.

Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

The post Nuk deklaruan 33 milionë euro të fituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona në vend appeared first on Sot News | Lajme.

Trump nënshkruan urdhrin, zgjatet afati i ndalimit të TikTok

19 June 2025 at 19:41

Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke zgjatur afatin për kompaninë mëmë të TikTok për të shitur aplikacionin popullor të ndarjes së videove me 90 ditë.

Urdhri e shtyn afatin për ByteDance me seli në Kinë deri më 17 shtator. Afati më i fundit ishte e enjtja.

“Sapo kam nënshkruar Urdhrin Ekzekutiv që zgjat afatin për mbylljen e TikTok për 90 ditë (17 shtator 2025). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!” shkroi Trump në një postim në Truth Social, duke bashkëngjitur një pamje të ekranit të urdhrit.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi më parë këtë javë se Trump planifikonte të nënshkruante një zgjatje tjetër, duke u thënë gazetarëve se presidenti “nuk dëshiron që TikTok të errësohet”.

“Kjo zgjatje do të zgjasë 90 ditë, të cilat Administrata do t’i kalojë duke punuar për të siguruar që kjo marrëveshje të mbyllet në mënyrë që populli amerikan të mund të vazhdojë të përdorë TikTok me sigurinë se të dhënat e tyre janë të sigurta dhe të mbrojtura”, tha Leavitt në një deklaratë të martën.

Vetë Trump la të kuptohej për zgjatjen në fillim të kësaj jave.

Kur u pyet nëse do t’i jepte platformës popullore të ndarjes së videove një zgjatje tjetër të afatit të hënën, presidenti u tha gazetarëve në bordin e Air Force One: “Ndoshta, po”.

“Ndoshta duhet të marrim miratimin e Kinës, por mendoj se do ta marrim”, tha Trump ndërsa po kthehej nga samiti i Grupit të Shtatë në Kanada. “Mendoj se Presidenti Xi [Jinping] përfundimisht do ta miratojë atë.”

Urdhri i pritur do të shënojë zgjatjen e tretë nga Trump që kur ai mori detyrën në janar.

Ligji që kërkon që kompania mëmë e TikTok, ByteDance, me seli në Kinë, të largohet nga platforma ose të përballet me një ndalim në rrjetet dhe dyqanet e aplikacioneve amerikane u nënshkrua nga ish-  Presidenti Joe Biden  vitin e kaluar.

1 of 3

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump nënshkruan urdhrin, zgjatet afati i ndalimit të TikTok appeared first on Euronews Albania.

“Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm?”/ Veliaj vijon me postimet ironizuese në Tik Tok: 2025 më bëri të ndihem si…

19 June 2025 at 13:16

Kryebashkiaku Erion Veliaj në platformën sociale “Tik Tok” ka publikuar një tjetër video më përmbajtje ironizuese, kësaj here ndaj vendimit të GJKKO për lënien e tij në qeli. Veliaj shprehet ironikisht se po lutet që drejtësia të bëjë punën e saj, ndërsa shton se nuk ka asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish.

“Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj. Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të më bëhej qejfi. Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas, po e mbaj shënim” shkruan Veliaj krahas pamjeve të postuara në platformën “Tik Tok”.

Në seancën e fundit, Gjykata e Posaçme la në fuqi arrestin me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Avokati i kryebashkiakut të Tiranës kërkoi zëvendësimin e masës dhe ofroi garanci pasurore, por kërkesa nuk u pranua nga togat e zeza. Prokuroria e Posaçme paraqiti si argument të ri në seancë, faktin se apartamenti mbi shtëpinë e kryebashkiakut zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa-Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

The post “Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm?”/ Veliaj vijon me postimet ironizuese në Tik Tok: 2025 më bëri të ndihem si… appeared first on Sot News | Lajme.

“Vërtetë mendoni se jam kaq i rrezikshëm?” Veliaj ironi me vendimin e GJKKO

By: user 4
19 June 2025 at 12:01

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po hetohet në kuadër të hetimeve të SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës. Vendimi u dha të martën, pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie” ose “detyrim paraqitjeje”, kërkesë që u rrëzua nga trupa gjykuese.

Pas vendimit të gjykatës, Veliaj ka reaguar përmes platformës TikTok për të shprehur pakënaqësinë e tij me një ton ironik. “Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj. Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të më bëhej qejfi. Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas, po e mbaj shënim” shkruan Veliaj.

Kjo është hera e parë që një kryebashkiak në detyrë mbahet në paraburgim për një çështje që lidhet me ushtrimin e funksionit publik dhe për të cilën SPAK ka paralajmëruar se hetimet janë në fazën përmbyllëse.

Veliaj akuzohet për korrupsion, për fshehje të pasurisë, për pastrim parash në lidhje me disa pagesa që disa ndërtues kanë kryer drejt organizatave jofitimprurëse që kontrolloheshin nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

The post “Vërtetë mendoni se jam kaq i rrezikshëm?” Veliaj ironi me vendimin e GJKKO appeared first on Lapsi.al.

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

By: Mirgen
1 June 2025 at 20:49

Rrjetet sociale kanë kohë që janë kthyer në pjesë të pandashme të jetës sonë, por sidomos për brezin e ri ato janë më shumë se thjesht platforma, janë hapësira për të shprehur identitetin, për të ndërtuar influencë dhe për të ndjekur çdo trend të ri. Por pyetja që shtrohet sot është: Kush po mbizotëron mes […]

The post TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë? appeared first on BoldNews.al.

Kështu nuk keni parë kurrë më parë/ Hati ‘Tik-Tok-ut’ ndanë foto nga dhoma e saj e re, ja si duket

30 May 2025 at 10:30

Hati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një copëz të vogël nga dhoma e saj e re, por aq sa u pa, mjaftoi për të bërë përshtypje të madhe. Me një dizajn modern, linja të pastra dhe ndriçim të sofistikuar, hapësira duket e kuruar në çdo detaj.

“Ta ju tregoj paaaak fare nga dhoma ime e re”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos, duke e shoqëruar me një emoji, si për të treguar që surprizat e vërteta ende nuk janë zbuluar.

Nga ajo që shihet, dhoma premton të jetë një ambient i ngrohtë, funksional dhe estetikisht i mrekullueshëm – një dhomë ëndrrash për shumëkënd! Fansat mezi presin të shohin më shumë nga ky transformim i ri në jetën e saj.

The post Kështu nuk keni parë kurrë më parë/ Hati ‘Tik-Tok-ut’ ndanë foto nga dhoma e saj e re, ja si duket appeared first on Sot News | Lajme.

Konfirmoi ndarjen nga Jashari, Hati fejohet me dikë tjetër? Ja fotoja që ngriti dyshime të mëdha

23 May 2025 at 09:24

Pas ndarjes së përfolur nga partneri i saj Jashari, Hati duket se ka zgjedhur të mos e kthejë kokën pas. Duket që ajo po jeton një jetë luksi, ndërsa së fundmi ka tërhequr vëmendjen me disa lëvizje që kanë ngjallur shumë kuriozitet në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.

Një veturë e re e shtrenjtë është dhe një unazë me gurë të çmuar në gishtin e saj. A ka diçka të re tek Hati?

The post Konfirmoi ndarjen nga Jashari, Hati fejohet me dikë tjetër? Ja fotoja që ngriti dyshime të mëdha appeared first on Sot News | Lajme.

Influencuesja meksikane qëllohet për vdekje teksa ishte live në TikTok

15 May 2025 at 07:22

Një influencere 23-vjeçare nga Meksika është qëlluar për vdekje ndërsa transmetonte drejtpërdrejt në TikTok, tha zyra e prokurorit të shtetit.

Valeria Marquez u vra kur një burrë hyri në sallonin e saj të bukurisë në qytetin e Guadalajarës “dhe me sa duket qëlloi me armë drejt saj”, sipas zyrës së prokurorit të shtetit të Jaliscos.

Motivi për sulmin fatal nuk është identifikuar, por rasti po hetohet si femicid, kur gratë dhe vajzat vriten për shkak të gjinisë së tyre, tha prokurori i shtetit.

Dhuna me bazë gjinore është shumë e zakonshme në Meksikë, ku OKB-ja raporton se 10 gra ose vajza vriten çdo ditë nga partnerët ose anëtarët e familjes.

Pak momente para vdekjes së saj, Marquez ishte ulur në një tavolinë duke mbajtur një kafshë prej pelushi në sallonin e saj të bukurisë në periferi të Zapopanit duke bërë një lidhje “live” në Tik Tok.

Sekonda më vonë, ajo qëllohet për vdekje, dhe pamjet mbarojnë vetëm kur një person tjetër (një grua) merr telefonin e saj për të ndaluar regjistrimin.

Mediat lokale raportojnë se ajo u vra nga një burrë që pretendonte se i sillte një dhuratë.

Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 18:30 sipas orës lokale dhe konfirmoi vdekjen e znj. Marquez, sipas prokurorit të shtetit.

Zyra e prokurorit nuk e emëroi asnjë të dyshuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Influencuesja meksikane qëllohet për vdekje teksa ishte live në TikTok appeared first on Euronews Albania.

Prej muajsh aludohet se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin, rrëfehet Hati i TikTok-ut: Ja çfarë po ndodh me mua

14 May 2025 at 13:59

Influencerja Hatixhe Braka e njohur për fansat si Hati, i ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve nëse është ndarë apo jo me bashkëshortin e saj Jashar Stojkun.

E ftuar në një intervistë ajo ka nënkuptuar se momentalisht po kalon një proces divorci teksa thekson se ndihet mirë.

Mirëpo, duke mos dashur ta trajtoj shumë si temë influencerja “i ka vënë pikat mbi i” situatës të cilën po kalon me një shprehje;

“Pas vështirësisë vjen lehtësimi dhe zoti nuk të sprovon më shumë seç ti mund të mbash.”

Ndërsa theksoi se vendimin për tu ndarë e kishte marrë vetë ajo, Hati rrefeu se familja e kishte mbështetur në këtë vendim.

“Vendimi ka qenë i imi, edhe familja do lumturinë time dhe përderisa shohin që unë jam e qetë, jam e lumtur dhe ato janë të lumtur,” u shpreh ajo.

The post Prej muajsh aludohet se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin, rrëfehet Hati i TikTok-ut: Ja çfarë po ndodh me mua appeared first on Sot News | Lajme.

Vota e diasporës/ Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani

6 May 2025 at 11:13

Një 24-vjeçar me inicialet E. N. është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. N., i cili ndodhet me banim në Gjermani, ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një fotografi të fletës së votimit të plotësuar, të cilën e kishte marrë me postë në kuadër të procesit të votimit nga jashtë vendit.

Policia thotë se materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori dhe hetimet po vijojnë në gjendje të lirë. Autoritetet rikujtojnë se publikimi i votës së plotësuar përbën shkelje të fshehtësisë së votimit dhe cenon integritetin e procesit zgjedhor.

The post Vota e diasporës/ Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani appeared first on Sot News | Lajme.

Publikoi votën në TikTok, i riu shqiptar në Gjermani procedohet nga Policia e Lezhës

By: Besnik
6 May 2025 at 11:20

Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë një 24-vjeçar, pasi nga Gjermania, ku është emigrant, ai ka publikuar në TikTok një fotografi të fletës së votimit të plotësuar.

Sipas policisë, 24-vjeçari E.N. akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E.N., 24 vjeç, pasi ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani”, thuhet në njoftimi ne policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Publikoi votën në TikTok, i riu shqiptar në Gjermani procedohet nga Policia e Lezhës appeared first on Euronews Albania.

Irlanda gjobit TikTok me 530 milionë euro/ Dyshohet se platforma transferoi në Kinë të dhënat e përdoruesve europianë

By: Re Nato
2 May 2025 at 22:45

Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) i Irlandës ka gjobitur TikTok me 530 milionë euro për transferimin e paligjshëm të të dhënave personale të përdoruesve evropianë në Kinë.

Hetimi, i nisur në vitin 2021, zbuloi se platforma e mediave sociale shkeli Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) duke dështuar të siguronte që të dhënat e përdoruesve të Zonës Ekonomike Evropiane, të aksesuara nga personeli në Kinë, të kishin të njëjtin nivel mbrojtje me atë në Bashkimin Evropian.

DPC shpjegoi gjithashtu se TikTok ofroi “informacion të pasaktë” gjatë hetimit, duke pranuar vetëm në prill 2025 se disa nga të dhënat ishin me të vërtetë të ruajtura në servera kinezë.

Përveç pagesës së gjobës, TikTok duhet të bëjë përpunimin e të dhënave brenda gjashtë muajve dhe të garantojë sigurinë e tyre./abcnews.al

Bëri thirrje në TikTok për akte të dhunshme, arrestohet 24-vjeçari

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Policia e Shtetit ka arrestuar një 24-vjeçar i cili sipas policisë ka bërë thirrje të drejtpërdrejta, nëpërmjet postimeve në TikTok, për akte të dhunshme, përfshirë nxitjen për djegien e një automjeti të Policisë së Shtetit.

Policia njoftoi se “gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale, konstatuan postime të publikuara nga një adresë false në rrjetin social TikTok, ku një shtetas bënte thirrje për akte dhune”.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit nisi punën për identifikimin e autorit të këtyre postimeve.

“Në bashkëpunim me Njësinë Rajonale Antiterrorizëm Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës (Stacioni i Policisë Manzë), u kap dhe u shoqërua shtetasi D. F., 24 vjeç, banues në lagjen Perimore, Sukth, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u ndalua për veprat penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, njoftoi policia.

Sipas policisë “në një prej videove, ky shtetas u bënte thirrje qytetarëve që të shikonin dhe të ndiqnin momentin e djegies së një makine të Policisë së Shtetit, duke promovuar publikisht një akt të rëndë dhune dhe duke tentuar të nxisë reagime të rrezikshme në publik”.

“Ndërkohë, Drejtoria e Antiterrorit po ndjek çështjen në vijimësi, duke ndjekur procedurat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe duke vlerësuar ndikimin dhe rrezikshmërinë e mesazheve të shpërndara në rrjet”, njoftoi policia. /j.p/

The post Bëri thirrje në TikTok për akte të dhunshme, arrestohet 24-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Hackerat” kërcënojnë të publikojnë gati një miliard fjalëkalime të përdoruesve të TikTok

1 May 2025 at 07:34

Një grup hakerash, që operon nën emrin R00TK1T ISC CYBER TEAM, ka kërcënuar se do të publikojë fjalëkalimet e gati një miliard përdoruesish të TikTok.

Ata pretendojnë se kanë vjedhur rreth 972 000 fjalëkalime dhe i kanë paralajmëruar përdoruesit se, nëse nuk marrin përgjigje nga TikTok, ato do të bëhen publike.

Grupi ka theksuar se ka tentuar të kontaktojë platformën dhe Bytedance, por pa marrë asnjë përgjigje, çka i ka shtyrë të ndërmarrin këtë hap.

Përgjigja e TikTok dhe e ekspertëve të sigurisë është se këto pretendime mund të jenë të rreme.

Sipas Cybernews, kërcënime të ngjashme shpesh kanë prekur edhe platforma të tjera dhe mund të jenë përpjekje mashtruese që çojnë në dezinformatë.

TikTok, që ka më shumë se një miliard përdorues globalisht, ka theksuar se mund të ketë të dhëna të vjetruara në këto pretendime.

 

Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në Tik Tok, burg për gjyshen e babain e të miturit! Gjykata i heq Kumarakut të drejtën e prindërimit

By: V K
15 April 2025 at 13:01

Gjykata e Shkallës së Parë në Berat, ka dhënë vendimin për një rast të rëndë abuzimi familjar që tronditi opinionin publik: shfrytëzimin e një fëmije të mitur në rrjetin social TikTok për përfitime financiare.

Babai i fëmijës, Armando Kumaraku, u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa gjyshja e tij, Natasha Rombula, u dënua me 2 vite e 3 muaj burg.

Gjykata ka vendosur gjithashtu, heqjen e të drejtës së prindërimit për Armando Kumarakun, si një masë plotësuese ndaj dënimit penal.

Ngjarja që u bë publike disa muaj më parë, zbuloi se babai dhe gjyshja kishin përdorur për një periudhë të gjatë nipin 10-vjeçar për video në TikTok, me qëllim përfitimin e dhuratave dhe parave nga ndjekësit.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Lumturi Zhupa, e cila pranoi kërkesat e organit të akuzës për masat ndëshkuese ndaj të pandehurve, duke e konsideruar veprimin e tyre një shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës dhe detyrimeve prindërore.

The post Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në Tik Tok, burg për gjyshen e babain e të miturit! Gjykata i heq Kumarakut të drejtën e prindërimit appeared first on Albeu.com.

Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në Tik Tok/ Dënohen me burgim gjyshja dhe babai, këtij të fundit i hiqet e…

15 April 2025 at 12:58

Gjyshja dhe babai shfrytëzonin djalin e mitur për para në Tik-Tok, Gjykata e Beratit dënoi sot me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg Natasha Rombula. Gjithashtu babait i hiqet edhe e drejta e prindërimit.

Ngjarja e bujshme, që tronditi mbarë opinionin publik, pasi gjyshja dhe babai shfrytëzonin për muaj me radhë nipin 10-vjeç në Tik-Tok, duke përfituar vlera monetare, mori fund ligjërisht sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, që sot dha edhe dënimin për ta. Gjykata e Beratit dënoi me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg gjyshen Natasha Rombula.

Këtij vendimi, gjyqtarja Lumturi Zhupa,i ka shtuar edhe dënimin plotësues të kërkuar nga organi i akuzës, duke i hequr shtetasit Armando Kumaraku të drejtën e prindërimit mbi djalin e tij 10-vjeç.

The post Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në Tik Tok/ Dënohen me burgim gjyshja dhe babai, këtij të fundit i hiqet e… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌