Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një shtëpi buzë oqeanit + 90,000$ për ta rinovuar? Vetëm në Irlandë

By: gaze tare
12 July 2025 at 18:15

Irlanda do të të paguajë deri në 90,000 dollarë për të nisur nga e para në një ishull të qetë!

Në kuadër të programit “Our Living Islands”, qeveria irlandeze ofron deri në 84,000 euro (rreth 90,000 dollarë) për ata që duan të rikonstruktojnë një shtëpi të braktisur në njërin nga 23 ishujt e saj të largët, siç është edhe Inis Mór.

Kush përfiton?
•Kushdo që zotëron një shtëpi të ndërtuar para vitit 2008
•Që ka qenë e pabanuar për të paktën 2 vite
•Dhe që do ta përdorë si banesë të përhershme ose qira afatgjatë

Nuk është bonus për zhvendosje, por grant vetëm për rinovim. Aplikantët jashtë BE-së duhet të merren vetë me dokumentacionin për vizën.

Megjithëse jeta në ishull mund të jetë më e thjeshtë dhe pa shumë komoditete moderne, shumë njerëz e shohin si një mundësi të rrallë për një fillim të ri në qetësi absolute.

The post Një shtëpi buzë oqeanit + 90,000$ për ta rinovuar? Vetëm në Irlandë appeared first on iconstyle.al.

IRLANDË – Martin: Shpresëplotë për marrëveshjen e tarifave SHBA-BE

LONDËR, 7 korrik /ATSH – DPA/ – Kryeministri irlandez Michael Martin mbetet “shpresëplotë” që BE-ja mund të arrijë një marrëveshje me SHBA-në për tarifat, pasi administrata e presidentit amerikan Donald Trump shtyu afatin për rritjen e normave.

Martin tha sot se të dyja palët vazhdojnë të negociojnë detajet e marrëveshjeve të ardhshme.

Deklarata e tij erdhi pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi se presidenti Trump do të shtynte rritjen e tarifës bazë prej 10% deri më 1 gusht.

“Ne mbetemi shpresëplotë që SHBA dhe Bashkimi Evropian mund të bien dakord për një marrëveshje kuadër këtë javë”, tha Martin duke folur për median pas një telefonate me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ende ka disa çështje për t’u negociuar, asgjë nuk është refuzuar përfundimisht”, shtoi ai.

“Por, edhe nëse arrihet një marrëveshje kornizë, do të ketë ende shumë negociata më pas”, tha Martin.

“Kështu që, edhe pse do të krijonte një farë qartësie për afatin e shkurtër, do të mbeteshin ende disa çështje të pazgjidhura në lidhje me çështjet tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithashtu me vende të tjera’, shtoi ai.

Martin mbështeti qëndrimin e Bashkimit Evropian për të nxitur arritjen e një marrëveshjeje për të ofruar siguri për konsumatorët, bizneset dhe industrinë. /Ad.Ab./ /a.i/

 

The post IRLANDË – Martin: Shpresëplotë për marrëveshjen e tarifave SHBA-BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për disa të plagosur

3 July 2025 at 18:32

Disa persona u plagosën në një sulm me thikë të enjten në qendër të Tampere-s, Finlandë, pranë një qendre tregtare.  Incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të pasdites.

Nuk është e qartë se sa njerëz janë plagosur ose cila është gjendja e tyre shëndetësore.  Një dëshmitar okular i tha medias finlandeze se pa kalimtarë duke u dhënë ndihmën e parë dy personave të shtrirë përtokë, e cila ishte e mbuluar me gjak.

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar që besohet të jetë sulmuesi dukke deklaruar se nuk ka më rrezik për publikun.  Motivet e sulmuesit janë aktualisht të panjohura.

The post E rëndë/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për disa të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

DUBLIN – Irlanda: Nevojë urgjente për shmangien e përshkallëzimit pas sulmeve amerikane

22 June 2025 at 12:42

DUBLIN, 22 qershor /ATSH-DPA/- Një shmangie urgjente e përshkallëzimit është e nevojshme në Lindjen e Mesme, tha sot ministri irlandez i Punëve të Jashtme, Simon Harris pasi SHBA-ja goditi lokacionet bërthamore në Iran.

Harris, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër i Irlandës, tha se stafi i ambasadës irlandeze në Teheran ishte larguar të premten dhe se po informohej për paqeruajtësit irlandezë të stacionuar në Liban.

“Po monitoroj nga afër situatën në Lindjen e Mesme pas veprimeve ushtarake te SHBA-së në tre objekte bërthamore në Iran gjatë natës”, tha Harris.

“Rreziku i një spiraleje jashtëzakonisht të rrezikshme të përshkallëzimit në lidhje me Iranin dhe Izraelin tani është më real dhe më i mundshëm se kurrë më parë”, shtoi ai.

“Ekziston një nevojë urgjente për shmangien e përshkallëzimit, për dialog dhe diplomaci. Ky ka qenë fokusi i angazhimit tim me partnerët e BE-së dhe vendet në rajon që nga fillimi i kësaj krize aktuale. Do të mbetet përparësia e Irlandës në orët dhe ditët në vijim”, theksoi Harris.

Harris tha se Irlanda dhe Evropa ishin plotësisht të bashkuara në pikëpamjen e qartë – se Iranit nuk duhej t’i lejohej të zotëronte armë bërthamore.

“Mënyra për ta adresuar këtë është gjithmonë përmes një zgjidhjeje të negociuar. Çdo alternativë ndaj kësaj është shumë e rrezikshme për civilët, për rajonin e Lindjes së Mesme dhe për sigurinë globale”, tha ai. //a.i/

The post DUBLIN – Irlanda: Nevojë urgjente për shmangien e përshkallëzimit pas sulmeve amerikane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta të dhunshme, plagosen 17 oficerë policie

By: redi
11 June 2025 at 16:12

Një protestë përfundoi në dhunë. Ngjarja ka ndodhur në Ballymena të Irlandës së Veriut. Protesta, e cila ishte dita e dytë e saj, mbahej për një rast sulmi seksual të ndodhur në Antrim. Protestuesit hodhën molotovë, tulla dhe flakadanë ndaj policisë përgjatë protestave. Uniformat blu u kundërpërgjigjen me goditjen nga shkopinj prej gome dhe me autobut ujë për të shpërndarë protestuesit.

Source

Trazirat në Irlandë: Policia sulmohet me predha gjatë protestave

10 June 2025 at 08:38

Trazirat shpërthyen në qendër të qytetit Ballymena në Irlandën e Veriut pas protestave të nxitura nga një sulm i dyshuar seksual, dhe policia tha se disa predha u hodhën drejt oficerëve gjatë përleshjeve me demonstruesit.

Një deklaratë e policisë tha se dëme të konsiderueshme u shkaktuan në disa ndërtesa gjatë trazirave, të cilat filluan mbrëmë në qytet, i cili ndodhet rreth 45 kilometra nga Belfasti, dhe videot nga mediat sociale treguan skena dhune, raportoi Reuters.

Policia u bëri thirrje qytetarëve të shmangin përleshjet e mëtejshme.

Sipas një raporti të BBC-së, qindra protestues u mblodhën në Ballymena në përgjigje të akuzave kundër dy adoleshentëve që ishin paraqitur më parë në gjykatën e Coleraine, të akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze 16-vjeçare në Antrim .

Mediat irlandeze, përfshirë RTE News, raportuan se adoleshentët e akuzuar, të cilët thuhet se janë me origjinë rumune, u paraqitën në gjykatë me përkthyes, ndërsa identitetet e tyre nuk u zbuluan për shkak të moshës.

Në një deklaratë të dielën, policia konfirmoi se adoleshentët janë akuzuar për tentativë përdhunimi në lidhje me një incident që ndodhi të shtunën në mbrëmje në Ballymena .

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trazirat në Irlandë: Policia sulmohet me predha gjatë protestave appeared first on Euronews Albania.

DUBLIN – Irlanda qëndron me Palestinën, akuzon Izraelin për gjenocid

DUBLIN, 29 maj /ATSH-DPA/- Zëvendëskryeministri i Irlandës ka mbrojtur veprimet e qeverisë ndaj Palestinës, duke deklaruar se ishte vendi i parë i BE-së që i quajti veprimet e Izraelit një gjenocid.

Kryeministri dhe zëvendëskryeministri i Irlandës e kanë akuzuar Izraelin për gjenocid në parlamentin irlandez – për herë të parë këtë javë.

Qeveria irlandeze është nën presion për të ndaluar tregtinë me vendbanimet e paligjshme izraelite, heqjen e kompetencave të Bankës Qendrore Irlandeze për të lejuar shitjen e obligacioneve të Izraelit në BE – dhe për të ndaluar fluturimet që thuhet se transportojnë municione në Lindjen e Mesme duke kaluar nëpër Irlandë.

Qeveria irlandeze njohu shtetësinë palestineze një vit më parë dhe ka kërkuar një rishikim të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael.

Irlanda ka ndërhyrë gjithashtu në çështjen e Afrikës së Jugut duke akuzuar Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJPN), duke i kërkuar gjykatës të zgjerojë interpretimin e asaj që përbën gjenocidin.

Zëvendëskryeministri Simon Harris u pyet sot në parlamentin – nëse Izraeli po trajtohej ndryshe nga Rusia dhe u akuzua se kishte mbrojtur një narrativë që ishte krejtësisht e rreme mbi konfliktin në Lindjen e Mesme.

Duke iu përgjigjur deputetes së pavarur Catherine Connolly, ai tha se projektligji që ndalonte tregtinë e mallrave me vendbanimet e paligjshme izraelite në tokat palestineze do t’i kalohej Komisionit të Punëve të Jashtme në qershor.

Duke mbrojtur qëndrimin e qeverisë, ai tha se Irlanda ishte qeveria e parë në Bashkimin Evropian që ka thënë se veprimet e Izraelit përbëjnë gjenocid.

“Ne po punojmë për të mbështetur popullin e Palestinës. Irlanda, qeveria, populli i Irlandës, qëndrojnë me popullin e Palestinës, duke u ngritur për të drejtat e njeriut, duke u ngritur për të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

“Jam krenar për njerëzit e këtij vendi. Jam krenar që shkuam në zgjedhje dhe, pavarësisht se me cilën parti ishit, u ngritët dhe thatë ‘Ne do ta mbështesim popullin e Palestinës’, theksoi ai.

Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të mos mbështetur Projektligjin e partisë “Sinn Fein” që propozon të fuqizojë ministrin e Financave të Irlandës për t’i dhënë fund rolit të Bankës Qendrore në lehtësimin e shitjes së obligacioneve të Izraelit në BE.

“Ne kemi qenë shumë të qëndrueshëm në mbështetjen tonë për popullin palestinez dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje, dhe në dënimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit që po ndodh tani”, tha Martin. //a.i/

The post DUBLIN – Irlanda qëndron me Palestinën, akuzon Izraelin për gjenocid appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedi në ajër/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin, raportohet për 5 të vdekur

19 May 2025 at 15:57

Një aksident ajror i rëndë ka ndodhur në jugperëndim të Finlandës, ku dy helikopterë civilë janë përplasur në ajër duke shkaktuar vdekjen e pesë personave. Ngjarja u shënua, afër aeroportit të Eura-s.

Sipas Byrosë Kombëtare të Hetimeve të Finlandës (NBI), të dy helikopterët transportonin pasagjerë njëri kishte dy persona në bord, ndërsa tjetri tre. Asnjë nga pasagjerët nuk ka mbijetuar. Trupat e viktimave u gjetën në një distancë prej rreth 100 metrash nga njëri-tjetri.

Mjetet ajrore udhëtonin nga kryeqyteti i Estonisë, Tallinn, drejt Piikajärvi-t në Kokemäki, në një distancë jo shumë të largët nga vendi i aksidentit.

Policia finlandeze dhe shërbimet e emergjencës kanë reaguar menjëherë pas marrjes së sinjalit në orën 12:35, por kanë konstatuar se të gjithë pasagjerët kishin humbur jetën në vend. Hetimet për shkaqet e sakta të përplasjes janë në zhvillim, me fokus te distanca dhe lartësia që mbajtën helikopterët në momentin e incidentit.

Hetimi po realizohet në bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve finlandeze dhe estoneze, ndërsa ekipet e sigurisë ajrore janë në terren për të analizuar çdo pistë që mund të çojë në zbardhjen e tragjedisë që ka tronditur opinionin publik në të dy vendet.

The post Tragjedi në ajër/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin, raportohet për 5 të vdekur appeared first on Sot News | Lajme.

Irlanda gjobit TikTok me 530 milionë euro/ Dyshohet se platforma transferoi në Kinë të dhënat e përdoruesve europianë

By: Re Nato
2 May 2025 at 22:45

Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) i Irlandës ka gjobitur TikTok me 530 milionë euro për transferimin e paligjshëm të të dhënave personale të përdoruesve evropianë në Kinë.

Hetimi, i nisur në vitin 2021, zbuloi se platforma e mediave sociale shkeli Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) duke dështuar të siguronte që të dhënat e përdoruesve të Zonës Ekonomike Evropiane, të aksesuara nga personeli në Kinë, të kishin të njëjtin nivel mbrojtje me atë në Bashkimin Evropian.

DPC shpjegoi gjithashtu se TikTok ofroi “informacion të pasaktë” gjatë hetimit, duke pranuar vetëm në prill 2025 se disa nga të dhënat ishin me të vërtetë të ruajtura në servera kinezë.

Përveç pagesës së gjobës, TikTok duhet të bëjë përpunimin e të dhënave brenda gjashtë muajve dhe të garantojë sigurinë e tyre./abcnews.al

 Zjarr masiv në Irlandën e Veriut, mbi 100 zjarrfikës luftojnë me flakët në terren

6 April 2025 at 09:51

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Sandbank Road, Hilltown, në Irlandën e Veriut, duke u bërë pjesë e një serie zjarresh që kanë përfshirë Mbretërinë e Bashkuar gjatë javës së fundit. Zjarret janë nxitur nga kushtet e pazakonta të nxehtësisë dhe thatësirës që kanë kapluar vendin në këtë periudhë pranverore.

Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Irlandës së Veriut, më shumë se 100 zjarrfikës dhe 14 mjete zjarrfikëse janë angazhuar për të përballuar flakët në këtë zonë të përfshirë nga zjarri “i rëndësishëm”.

Situata është shqetësuese edhe në pjesë të tjera të Britanisë. Në Angli janë raportuar disa vatra zjarri si pasojë e kushteve klimatike ekstreme për këtë kohë të vitit. Ndërkohë në Skoci, helikopterë janë mobilizuar për të ndihmuar në fikjen e zjarrit të katërt brenda javës. Policia skoceze raportoi gjithashtu se një zjarr që ka shpërthyer në zonën e Newton Stewart është përhapur drejt veriut.

Autoritetet po bëjnë thirrje për vigjilencë maksimale, duke paralajmëruar qytetarët të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë nga shërbimet emergjente. Kushtet ekstreme meteorologjike kanë ngritur alarmin për rrezikun e zjarreve në të gjithë vendin, ndërkohë që parashikimet nuk sugjerojnë përmirësim të menjëhershëm të motit.

The post  Zjarr masiv në Irlandën e Veriut, mbi 100 zjarrfikës luftojnë me flakët në terren appeared first on Sot News | Lajme.

LONDËR – Irlanda e gatshme për dërgimin e paqeruajtësve në Ukrainë

By: ata ata
6 March 2025 at 14:09

LONDËR, 6 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri irlandez, Micheal Martin, ka hapur mundësinë e dërgimit të një kontigjenti simbolik të trupave të Dublinit në Ukrainë, duke pasur parasysh numrin e reduktuar të ushtrisë, si pjesë e një plani paqeje për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë, i cili përfshin vendosjen e një force paqeruajtëse.

Kryeministri e tha këtë në samitin anglo-irlandez me homologun e tij britanik, Keir Starmer, të planifikuar për sot në Liverpool, ku do të përfshihen edhe anëtarë të rëndësishëm të qeverive të dy vendeve, me qëllim rinisjen e lidhjeve të ngushta mes Londrës dhe Dublinit.

“Nëse do të kishte një armëpushim ose nëse luftimet marrin fund, Irlanda është e gatshme të marrë pjesë në ruajtjen e paqes, por jo në parandalimin e saj”, tha Martin.

Ndër të tjera, qeveria e re irlandeze, e cila ka ringjallur aleancën midis dy partive kryesore të së djathtës ”Fianna Fail” dhe ”Fine Gael”, po diskuton mbi ngjarjet ndërkombëtare dhe pikën e kthesës që solli administrata e re amerikane e Donald Trump, duke rishikuar mekanizmin aktual, të quajtur “blloku i trefishtë”, i cili kërkon miratimin e Kombeve të Bashkuara për dërgimin e trupave të Republikës në operacione të ruajtjes së paqes jashtë vendit.

Kjo temë është shumë delikate nga pikëpamja politike, pasi ky mekanizëm konsiderohet si një nga themelet e neutralitetit ushtarak irlandez.

Samiti i sotëm, i pari që kur qeveria laburiste e Starmer mori detyrën në korrik, do të njoftojë bashkëpunime të reja për prodhimin e energjisë në det të hapur midis dy vendeve, si dhe 185,5 milionë paund investime irlandeze në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat do të krijojnë më shumë se 2 500 vende pune./  /i.s/

The post LONDËR – Irlanda e gatshme për dërgimin e paqeruajtësve në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë/ Ishte duke u stërvitur, makina përplas për vdekje sportisten shqiptare

By: Ardit
4 March 2025 at 10:46

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Irlandë dhe Shqipëri. Atletja shqiptare Anila Muçaj, me origjinë nga Salaria e Tepelenës, humbi jetën në një aksident automobilistik në Irlandë, dy ditë më parë. Aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes, në Tralee të Irlandës, kur 48-vjeçarja shqiptare po vraponte së bashku me dy mikeshat e saj […]

The post E rëndë/ Ishte duke u stërvitur, makina përplas për vdekje sportisten shqiptare appeared first on BoldNews.al.

DUBLIN – Kryeministri irlandez: Bisedimet e paqes në Ukrainë nuk do të funksionojnë pa Evropën

18 February 2025 at 19:24

DUBLIN, 18 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin tha se bisedimet e paqes në Ukrainë nuk do të funksionojnë pa përfshirjen e Evropës – dhe se Ukraina duhet të ishte “në zemër” të çdo marrëveshjeje.

Martin tha se vendet evropiane ishin të shqetësuara për drejtimin e konfliktit ndërsa zyrtarët amerikanë dhe rusë u takuan sot në Arabinë Saudite për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas nuk ishin të ftuar në takimin e Riadit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij nuk do të pranonte asnjë marrëveshje të negociuar pa Ukrainën prezente.

Martin tha sot se ishte “shumë herët” për të diskutuar nëse trupat paqeruajtëse irlandeze mund të dislokoheshin në Ukrainë.

“Për mendimin tim, Evropa do të duhet të jetë në bisedime – pasi një marrëveshje paqeje nuk do të funksiononte pa pjesëmarrjen evropiane”, tha Martin duke folur përpara një takimi të kabinetit.

“Pika themelore në çdo marrëveshje paqeje është se ajo duhet të jetë e qëndrueshme. Që kjo të ndodhë, duhet të ketë garanci sigurie për Ukrainën dhe siguri se kjo marrëveshje nuk do të jetë vetëm një marrëveshje e përkohshme dhe se Rusia nuk do të vazhdojë me agresionin e saj”, shtoi ai. //a.i/.

 

The post DUBLIN – Kryeministri irlandez: Bisedimet e paqes në Ukrainë nuk do të funksionojnë pa Evropën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Terror në Irlandë/ Një burrë godet me thikë katër persona në Dublin

By: A M
10 February 2025 at 21:30

Një burrë dyshohet se ka goditur me thikë katër persona në Dublin. Ngjarja ka ndodhur në zonën Stoneybatter ku policia irlandeze ka arritur të arrestojë personin e dyshuar.

“Një burrë është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Për momentin nuk ka asnjë rrezik për publikun,” thuhet në deklaratën zyrtare të policisë, e cila ka shtuar se informacione të mëtejshme do të jepen sapo të bëhen të disponueshme.

Ndërkohë, sipas ‘Irish Times’, nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Një dëshmitar i ngjarjes ka treguar për gazetën se i dyshuari “vazhdoi të bërtiste që ta linin të qetë” dhe dukej i frikësuar nga ndalimi i tij. Deri tani, nuk ka detaje mbi identitetin e tij.

Shqiptarët në Irlandë tubim kundër refuzimit të vizave për familjarët: Diskriminim! Po na “ndajnë” nga prindërit

By: D Marku
1 February 2025 at 22:20

Komuniteti shqiptar në Irlandë protestoi kundër refuzimit sistematik të vizave të vizitorëve për anëtarët e familjeve shqiptare.

Protesta u mbajt më 31 janar, në orën 10:30, përpara Departamentit të Drejtësisë dhe Barazisë në Dublin.

“Shumë prej nesh kontribuojmë në shoqërinë irlandeze, punojmë, paguajmë taksat, respektojmë ligjet, respektojmë komunitetet, jemi të integruar, por prindërve, vëllezërve, motrave dhe të afërmve tanë po u mohohet e drejta themelore për të na vizituar, madje edhe për ngjarje të rëndësishme jetësore. Që nga fillimi i vitit 2024, nuk është dhënë asnjë vizë vizite për familjarët e shqiptarëve që jetojnë në Irlandë, me arsye refuzimesh të paqëndrueshme dhe të pavërteta.

Zhvillimet e fundit kanë treguar qartazi një diskriminim të drejtpërdrejtë kundrejt shqiptarëve, dhe për këtë arsye komuniteti shqiptar në Irlandë organizoi një protestë paqësore tek Departamenti i Drejtësisë në Dublin.

The post Shqiptarët në Irlandë tubim kundër refuzimit të vizave për familjarët: Diskriminim! Po na “ndajnë” nga prindërit appeared first on Albeu.com.

IRLANDË – Qindra mijëra banorë ende pa energji elektrike, pas kalimit të stuhisë ”Eowyn”

1 February 2025 at 10:12

DUBLIN, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Irlanda duhet të jetë më e përgatitur ndaj stuhive, pasi ato po bëhen më të shpeshta, deklaroi kryeministri irlandez, Micheal Martin, pasi rreth 74 000 klientë mbeten pa energji elektrike dhe rreth 1 000 pa ujë, një javë pasi stuhia ”Eowyn” përfshiu Irlandën.

Shumica e ndërprerjeve të mbetura të energjisë janë në veriperëndim, në perëndim të Galway, Leitrim, Cavan dhe Mayo.

Bordi i Furnizimit me Energji Elektrike (ESB) tha se mund të jetë deri të enjten e ardhshme përpara se çdo konsumator të rilidhet me energji elektrike, pasi faza tjetër e riparimeve është më komplekse se sa javën e kaluar.

Rreth 3 000 teknikë rrjeti janë vendosur në terren, me më shumë se 400 të ardhur nga jashtë për të ndihmuar, duke përfshirë teknikë nga MB, Finlanda, Austria, Gjermania dhe Franca.

Gjeneratorët nga Rumania mbërritën këtë javë dhe priten edhe disa nga Danimarka.

Duke folur në Cork, kryeministri tha se u mbajt një takim për të vlerësuar ndikimin e stuhisë dhe për të adresuar çështjet në të ardhmen.

“Do të ketë nevojë për investime vërtet të konsiderueshme në rrjetin tonë të energjisë elektrike në të ardhmen, sepse nëse shikoni tabelën gjatë 10 viteve të fundit, numri dhe ashpërsia e stuhive të këtij lloji po rritet”, tha Martin.

”Ndryshimet klimatike tani po ndikojnë në një shkallë të konsiderueshme në vendin tonë dhe ne duhet të ndryshojmë hap pas hapi qëndrueshmërinë tonë në lidhje me këtë, me fjalë të tjera, do të kemi stuhi të ngjashme me këtë në vitet në vijim”, theksoi ai.

Në lidhje me impiantet e trajtimit të ujërave që kërkojnë gjeneratorë, kompania e shërbimeve ”Uisce Eireann” ka rreth 700 impiante trajtimi dhe rreth 8 000 asete që kanë nevojë për energji elektrike për të punuar./ a.jor.

The post IRLANDË – Qindra mijëra banorë ende pa energji elektrike, pas kalimit të stuhisë ”Eowyn” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRLANDË – Micheal Martin shpallet zyrtarisht kryeministër

23 January 2025 at 17:14

LONDËR, 23 janar /ATSH-DPA/- Micheal Martin është shpallur zyrtarisht kryeministër i Irlandës – gjatë një ceremonie me presidentin Michael D Higgins, në Dublin.

Më herët, Martin tha se ishte mirënjohës ndaj mbështetësve të tij – pasi mori mbështetjen e parlamentit irlandez për t’u emëruar si kryeministër i ardhshëm i vendit.

Parlamentarët votuan me 95 vota kundër 76 pro në mbështetje të emërimit të kreut të Fianna Fail – Partia Republikane, e qendrës së djathtë në Irlandë.

“Është një nder i madh të emërohem për të shërbyer si kreu i qeverisë në një republikë të lirë, demokratike dhe të larmishme”, tha Martin.

“Sot jam thellësisht i ndërgjegjshëm për traditën demokratike që vendi ynë ka zhvilluar gjatë më shumë se një shekulli.

“Ne nuk duhet të marrim kurrë si të mirëqena liritë dhe mundësitë e siguruara nga brezat që u ulën këtu para nesh, dhe nga burrat dhe gratë që luftuan dhe bënë fushatë për themelimin e Dail Eireann – Dhomës së Ulët irlandeze.

“Demokracia jonë ka mbetur e fortë përmes disa prej sfidave më të rënda të një shekulli të trazuar”, shtoi ai.

“Ne kemi vazhduar të kemi debat të lirë dhe zgjedhje të lira. Ne kurrë nuk jemi lëkundur në angazhimin tonë për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve”, tha Martin. //a.i/

The post IRLANDË – Micheal Martin shpallet zyrtarisht kryeministër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRLANDË – Mijëra banorë pa ujë dhe energji elektrike mes motit të keq

6 January 2025 at 10:10

DUBLIN, 6 janar /ATSH-DPA/ – Dhjetëra mijëra shtëpi dhe biznese në Irlandë janë pa ujë dhe energji elektrike në mes të një të ftohti të ashpër në të gjithë ishullin.

Moti i ashpër i dimrit ka çuar në mbylljen e disa shkollave dhe disa kufizime të transportit publik si dhe anulimin e disa shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

Bordi Irlandez i Furnizimit me Energji Elektrike (ESB) tha se 41 000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji të hënën në mëngjes dhe paralajmëroi se mund të duhen ditë për të rivendosur furnizimin për të gjithë klientët.

Autoriteti irlandez i ujit ”Uisce Éireann” tha se një numër i ngjashëm njerëzish ishin pa akses në ujë pas borës së madhe në rajonin jugperëndimor.

Ai tha se do të punonte me ESB për rivendosjen e energjisë në impiantet e trajtimit të ujit dhe stacionet e pompimit, me shpresën se shërbimet mund të rikthehen deri të hënën në drekë.

Megjithatë, të dyja agjencitë thanë se bora dhe kushtet e tjera të këqija të rrugës po krijojnë vështirësi në akses.

Ekzekutivi i Shërbimit Shëndetësor ka anuluar takimet klinike dhe jo urgjente për pacientët ambulatorë në zonat më të prekura.

Kushtet e këqija të motit rezultuan gjithashtu në njoftime për mbylljen e shkollave, veçanërisht në të gjithë qarqet e Carlow dhe Kilkenny.

Ndërkohë, ”Bus Éireann” informoi klientët se një sërë linjash në jug të vendit janë bllokuar./ a.jor.

The post IRLANDË – Mijëra banorë pa ujë dhe energji elektrike mes motit të keq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Izraeli mbyll ambasadën në Irlandë për shkak të tensioneve në Gazë

16 December 2024 at 11:44

GAZË, 16 dhjetor /ATSH/- Izraeli tha dje në mbrëmje se do të mbyllë ambasadën e tij në Irlandë – pasi marrëdhëniet u përkeqësuan për shkak të luftës në Gazë, ku zyrtarët mjekësorë palestinezë thanë se sulmet e reja ajrore izraelite kishin shkaktuar vdekjen e mbi 46 personave, përfshirë disa fëmijë, sipas AP.

Vendimi për mbylljen e ambasadës erdhi si përgjigje ndaj asaj që ministri i Jashtëm i Izraelit e ka përshkruar si “politikat ekstreme anti-izraelite të Irlandës”.

Në maj, Izraeli tërhoqi ambasadorin e tij në Dublin pasi Irlanda njoftoi, së bashku me Norvegjinë, Spanjën dhe Slloveninë, se do të njihnin shtetin palestinez.

Kabineti irlandez vendosi, javën e kaluar të ndërhyjë zyrtarisht në çështjen e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e akuzon Tel Avivin për kryerjen e gjenocidit në Gazë. Izraeli i ka hedhur poshtë këto akuza.

“Ne jemi të shqetësuar se një interpretim shumë i ngushtë i asaj që përbën gjenocid çon në një kulturë të mosndëshkimit në të cilën mbrojtja e civilëve minimizohet”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës, Micheal Martin.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, duke folur për mbylljen e ambasadës tha se Irlanda ka kaluar çdo vijë të kuqe në marrëdhëniet e saj me Izraelin.

Kryeministri irlandez, Simon Harris e quajti vendimin për mbylljen e ambasadës “për të ardhur keq”.

“Unë e kundërshtoj plotësisht pretendimin se Irlanda është anti-izraelite. Irlanda është pro paqes, pro të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai. //a.i/

 

The post TEL AVIV – Izraeli mbyll ambasadën në Irlandë për shkak të tensioneve në Gazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Izraeli mbyll ambasadën në Irlandë për retorikë antisemite

15 December 2024 at 17:00

TEL AVIV, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar ka urdhëruar mbylljen e ambasadës izraelite në Irlandë “në dritën e politikave ekstreme antiizraelite të qeverisë irlandeze, tha sot Ministria e Jashtme në Jerusalem.

Irlanda është ndër kritiket më të ashpra të konfliktit të Izraelit në Rripin e Gazës, për të cilin burimet palestineze thonë se kanë vrarë pothuajse 45 000 njerëz.

Ministri i Jashtëm, irlandez Micheál Martin foli kohët e fundit për “dënimin kolektiv të popullit palestinez përmes qëllimit dhe ndikimit të veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza”.

Në fillim të këtij viti, Irlanda, së bashku me Spanjën, Slloveninë dhe Norvegjinë, njohën Palestinën si një shtet të pavarur.

Për më tepër, Irlanda do të ndërhyjë në çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke i kërkuar gjykatës të zgjerojë më tej përkufizimin e termit gjenocid.

“Veprimet dhe retorika antisemitike e përdorur nga Irlanda kundër Izraelit janë të rrënjosura në delegjitimimin dhe demonizimin e shtetit hebre, së bashku me standardet e dyfishta”, tha Saar, sipas ministrisë.

Kryeministri irlandez Simon Harris i hodhi poshtë akuzat.

Ai e përshkroi vendimin e Izraelit për të mbyllur ambasadën si “thellësisht për keqardhje”.

“Unë e kundërshtoj plotësisht pohimin se Irlanda është kundër Izraelit”, shkroi Harris në platformën X.

“Irlanda është pro paqes, pro të drejtave të njeriut dhe pro ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai./  a.jor.

The post TEL AVIV – Izraeli mbyll ambasadën në Irlandë për retorikë antisemite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌