Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët

29 June 2025 at 12:32

Nëse do të kremtohej ditëlindja e një burgu, Instituti i Ekzekutimit  të Veprave Penale (IEVP) në Durrës do të kishte arritur në ditëlindjen e 20-të. Ai ka nisur të funksionojë në vitin 2005, dhe aty janë të arrestuar me masë sigurie politikanë si kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai […]

The post Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët appeared first on Reporter.al.

“Vërtetë mendoni se jam kaq i rrezikshëm?” Veliaj ironi me vendimin e GJKKO

By: user 4
19 June 2025 at 12:01

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po hetohet në kuadër të hetimeve të SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës. Vendimi u dha të martën, pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie” ose “detyrim paraqitjeje”, kërkesë që u rrëzua nga trupa gjykuese.

Pas vendimit të gjykatës, Veliaj ka reaguar përmes platformës TikTok për të shprehur pakënaqësinë e tij me një ton ironik. “Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj. Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të më bëhej qejfi. Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas, po e mbaj shënim” shkruan Veliaj.

Kjo është hera e parë që një kryebashkiak në detyrë mbahet në paraburgim për një çështje që lidhet me ushtrimin e funksionit publik dhe për të cilën SPAK ka paralajmëruar se hetimet janë në fazën përmbyllëse.

Veliaj akuzohet për korrupsion, për fshehje të pasurisë, për pastrim parash në lidhje me disa pagesa që disa ndërtues kanë kryer drejt organizatave jofitimprurëse që kontrolloheshin nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

The post “Vërtetë mendoni se jam kaq i rrezikshëm?” Veliaj ironi me vendimin e GJKKO appeared first on Lapsi.al.

Nis gjyqi/ Erion Veliaj ofron para në këmbim të lirisë nga burgu

By: user 4
9 June 2025 at 14:43

Nis në Apelin e Posaçëm seanca për Erion Veliajn.

Veliaj akuzohet për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie…me gjithë akuzat e rënda ndaj tij, kryebashkiaku ka kërkuar të vendosë para në këmbim të lirisë.

Sipas SPAK-ut Veliaj akuzohet për “korrupsion pasiv”, “korrupsion aktiv”, “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “refuzim për deklarim ose mosdeklarim i pasurisë ose deklarim i rremë” dhe “deklarata të rreme”. Mbi të rëndojnë edhe disa vepra të tjera penale.

SPAK-u tha se Veliaj dyshohet se ka miratuar shpërndarjen e fondeve publike si leje ndërtimi të subjekte tregtare të lidhura ngushtë me të.

Për disa prej veprave dyshohet edhe bashkëshortja e tij, Arjola Xoxa.

The post Nis gjyqi/ Erion Veliaj ofron para në këmbim të lirisë nga burgu appeared first on Lapsi.al.

Korrupsioni në Bashki/ SPAK rrëzohet para drejtoreshës së Erjon Veliajt

By: user 4
28 May 2025 at 15:24

Vrulli fillestar i prokurorëve të SPAK për ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar që punuan me kompaninë “5D” në Bashkinë e Tiranës rrezikon të shndërrohet në një flluskë sapuni, që pati si qëllim çmontimin e klanit “Veliaj”, por që nuk arriti t’i shkojë deri në fund drejtësisë për krimet e gjetura në bashki.

Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e SPAK për burg ndaj ish-drejtoreshës së klubit sportiv “Tirana” dhe tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke ua konvertuar dënimin në disa orë pune në komunitet. Një vendim që bie ndesh me faktet e publikuara nga vetë SPAK që tregonin për një skemë klasike korrupsioni me zinxhir urdhrash dhe veprimesh të koordinuara nga lart poshtë.

Në dosjen që kishtë përgatitur SPAK kishte prova të mjaftueshme se drejtoresha në fjalë ishte e përfshirë kokë e këmbë në manipulimin e tenderave, duke eleminuar kompanitë e tjera sipas një procedure të qepur posaçërisht për kompaninë “5D” që e menaxhonin në prapaskenë bashkëpuntorët e ngushtë të Veliajt, Maringlen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla.

Njësoj si në rastin e inceneratorëve, edhe këtu funksiononte një skemë e përmbysur e procedurave shtetërore, pasi specifikat e tenderit nuk hartoheshin në zyrat e shtetit, por në tryezat e kompanisë private “5D” me administrator Nestor Muhametllarin.

Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”?

Nga zyrat e “5D” Nestori i përvishej punës për të kopsitur dokumentat shtetërore në interes të pronarëve të tij, teksa i duhej të sajonte truke të veçanta për ofertën e radhës në mënyrë që të skualifikonte konkurentët e tjerë në treg.

I tillë ishte rasti i tenderit për rikonstruksionin e palestrës së mundjes për sportklub “Tirana”, institucion në varësi të bashkisë.

Mesazhet në celularët e sekuestruar të Deborah Keçi dhe Nestor Muhametllari tregojnë se të dy ishin në komunikim gjatë kohës kur përgatiteshin procedurat për tenderin. Fillimisht Deborah Keçi i kalonte Nestor Muhametllarit të gjithë dokumentacionin paraprak për organizimin e tenderit, madje i mundësonte hyrjen në sistem, duke u pajisur me “user” dhe “passëord” të një prej antarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Në dosje është e provuar se pasi skualifikonin kompanitë e tjera private që kishin marrë pjesë në “garë”, shpallej fituese kompania “5D” dhe përçudnimi i detyrës shkonte deri aty, sa që në konsultim me Nestor Muhametllarin i kthehej përgjigje ankesave të kompanive që ishin skualifikuar.

Dikush mund të thotë se drejtoresha e Veliajt nuk ishte e ndërgjegjshme për dëmin që po i shkaktonte shtetit apo se ishte një punonjëse e marrë peng nga presionet dhe intimidimi i atyre më lart. Por faktet flasin ndryshe. Në mesazhet që u gjetën në celularin e Deborah Keçit ajo duket plotësisht e ndërgjegjshme për shërbimet e paligjshme që po u bënte eprorëve, madje në mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke u shprehur: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.

“Më dilni për zot tani” është fjalia me të cilën drejtoresha e Veliajt e mbyll komunikimin për manipulimin e tenderit, një dëshmi e qartë se ishte duke kryer një krim në shërbim të eprorëve të saj.

Megjithatë, për Keçin dhe tre zyrtarët e tjerë, Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Mera, gjykata nuk pa asnjë rrezikshmëri, asnjë abuzim të rëndë, madje ka shfaqur mëshirë duke ua konvertuar burgun në shërbim prove, ndonëse në lojë ishin fondet publike dhe një procedurë e qartë manipulimi.

Sqarimi i SPAK/ Pse u arrestuan drejtorët e Erion Veliajt

Pyetja që lind është: A do të vlejë kjo mëshirë edhe për drejtorët e tjerë të Bashkisë së Tiranës? A do të dështojë SPAK edhe në rastet e tjera të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës?

Nëse po, atëherë dosja “5D” nuk do të mbahet mend për drejtësinë që dha mbi korrupsionin në bashki, por për luftën e ashpër brenda llojit, që nuk ka fund tjetër, që përdor edhe SPAK me qëllim eleminimin total të kundërshtarit politik./Lapsi.al

The post Korrupsioni në Bashki/ SPAK rrëzohet para drejtoreshës së Erjon Veliajt appeared first on Lapsi.al.

Rama: Mbështetja për SPAK me çdo kosto “edhe mbi trupin tënd”!

By: user 4
26 May 2025 at 22:27

Kush e ka parë fjalimin e Ramës me deputetët, ministrat në detyrë dhe ata që humbën mandatet në 11 Maj, dallon qartësisht se si një turmë mizash sillet qark kokës së kryeministrit, secila duke vezulluar për shkak të rrezeve të fundit të diellit në muzgun e kësaj të hëne. Ama, në takim, mund të thuhet me plot gojën se nuk pipëtiu miza.

Të gjithë gojëmbyllur, siç i porositi Rama “të gjithë në rresht”. Askush nuk nxorri zë edhe kur ai vuri gishtin në plagë dhe përmendi mbështetjen që do t’i falë SPAK-ut për 4 vitet e ardhshme, para atyre që janë marrë në pyetje, janë nën hetim, nën akuzë apo presin çfarë do t’u dalë nga dosjet e prokurorisë.

Ndryshe nga çfarë shpresonin këta, se Rama do ta ndalë dorën me kërbaçin e SPAK, meqënëse rezultati i zgjedhjeve ishte i kënaqshëm, ai doli me një tezë krejt të kundërt dhe për këtë solli i irrituar, shembullin e një vendimi në Apel, kur një çift, sapo i kishte fituar shtetit shqiptar 500 mijë euro dëmshpërblim për një aksident.

“Nuk korrigjojmë dot as gafat dhe poshtërsitë që bëhen në dëm të shtetit” e hodhi Rama mesazhin e parë sinjalizues, që për shumëkënd, të ulur në karrige ra si bombë.

Mesazhet që pasuan ishin pak a shumë të njëjta. “Ne nuk kemi në dorë fatin e askujt prapa dyerve të pushtetit gjyqësor”, ishte një tjetër po aq shokues për veshët e atyre që problemet me drejtësinë i kanë ende të hapura. Të tillë janë Klotilda Bushka e hetuar për pengim të drejtësisë, Plarent Ndreca për korrupsion me rikonstruksionin e komisariateve, Olta Xhacka e marrë në pyetje për pronat e ushtrisë, Belinda Balluku me dosje në SPAK për tunelin e Llogarasë dhe të tjerë.

Për të mos lënë asnjë keqkuptim, Rama u shpreh se do të jetë në anën e SPAK edhe në vitet në vazhdim, se siç e kishte treguar historia, kjo ishte rruga e duhur, madje edhe kur drejtësia vepron mbi trupin tënd.

“Nuk ka një rrugë tjetër” u shpreh kryeministri nga fundi i fjalimit. “Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me cdo kosto, edhe mbi trupin tënd është e vetmja rrugë dhe ne qëndrojmë të palëkundur mbi të vetmen rrugë” tha  ai.

Mesazh i keq për Erjon Veliajn

Me siguri fjalimi është ndjekur në televizione edhe nga paraburgimi, ku dëgjon Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës ende në detyrë. Veliaj ka dështuar dy herë në gjykatë dhe shpresa e tij e fundit për një lirim nga paraburgimi është Gjykata e Lartë. Në telefonatat e përgjuara, Veliaj kërkonte disa herë kontakte të drejtpërdrejta me Ramën përmes bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë – Endri Fugës dhe Arbian Maznikut.

Aleanca me Ramën është e vetmja rrugë që Veliaj të shpëtojë nga kthetrat e SPAK, por sot me fjalët “nuk i korrigjojmë dot gafat dhe poshtërsitë që ndodhin në sallat e gjyqeve” dhe atë që ne “nuk kemi në dorë fatin e askujt prapa dyerve të pushtetit gjyqësor”, kryebashkiaku ka marrë një mesazh jo të mirë.

Ana tjetër e peshores

Burgosja e zyrtarëve socialistë është vetëm njëra anë e peshores së drejtësisë. Me arrestimin e Kokës, Veliajt, Beqes etj, Rama mban në anën tjetër të burgosur Ilir Metën, kreun e PL që në 11 Maj kandidoi në listë të hapur dhe nuk u zgjodh deputet. Katër vite më parë, LSI e themeluar nga Ilir Meta mori rreth 106 mijë vota në të gjithë vendin.

Në të njëjtën anë të peshores, është edhe dosja penale e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, që akuzohen për korrupsion me dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Berisha qëndroi për rreth 1 vit në arrest shtëpie me kërkesë të SPAK, kur ende nuk kishte një akuzë.

Në zgjedhjet e 11 Majit, Task Force që drejtoi Altin Dumani për krimet zgjedhore bëri kërdinë në radhët e partive që rrezikonin mandatet e Partisë Socialiste. Rasti më ekzemplar i shërbimit ndaj Partisë Socialiste ishte goditja e përqëndruar ndaj njerëzve që punonin për Tom Doshin, kryesisht në Malësi të Madhe, atje ku Altin Dumani shkoi personalisht për të kryer kontrolle dhe sekuestro ndaj njerëzve të PSD.

Prandaj kur Rama thotë se do të mbështesë drejtësinë, duket se do të bëjë një sakrificë nëse sheh arrestimet në radhët e Partisë Socialiste. Por nëse sheh goditjet në radhët e opozitës, e njëjta shprehje tingëllon ndryshe; ajo shpreh mbështetjen për një drejtësi që ka sakatuar opozitën dhe i ka hapur rrugën fitores së lehtë për një mandat të katërt./Lapsi.al

The post Rama: Mbështetja për SPAK me çdo kosto “edhe mbi trupin tënd”! appeared first on Lapsi.al.

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

By: user 4
22 May 2025 at 21:35

Me mbylljen e votimeve të 11 majit, tani që Partia Socialiste siguroi një mazhorancë solide në rang kombëtar, ka nga ata që presin një tjetër lëvizje në arenën politike: lirimin nga burgu. Është fjala për ish-miq dhe bashkëpuntorë të Edi Ramës, politikanë që mbajtën poste të larta shtetërore gjatë qeverisjes socialiste, por që, nga njëri tender në tjetrin, nga njëra firmë në tjetrën e panë veten të kapur në një çark akuzash nga SPAK dhe përfunduan në burg.

Pikërisht me minjtë i ka krahasuar kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së 11 majit, kur mburrej se Partia Socialiste ishte “macja” më e mirë për t’u votuar, sepse arrinte të kapte jo vetëm minjtë e tjerë por edhe minjtë e saj.

Macja që ha minjtë e vet/ Rama fushatë me kokat e Veliajt, Beqajt, Dakos…

Shpresat se diçka do të ndryshojë pas zgjedhjeve, natyrshëm janë shfaqur edhe në paraburgimin e Durrësit, aty ku po qëndron Erion Veliaj, kryebashkiaku ende në detyrë i Tiranës, i izoluar në qeli që prej muajit shkurt

Pak ditë më parë, në një mesazh të shpërndarë nga burgu, Veliaj kujtonte me nota hidhërimi se ishte ende në detyrë dhe se po mbahej në qeli ende pa një akuzë konkrete: “Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.”

Ky mesazh, më shumë se një reagim formal, u duk si një përpjekje për të qëndruar në skenën publike si viktimë e një padrejtësie, një profil të cilin Veliaj është përpjekur ta ruajë që nga dita e arrestimit në 10 shkurt.

Por megjithëse i izoluar, kryebashkiaku i Tiranës nuk e humbi mundësinë për të përshëndetur fitoren elektorale të partisë së tij me një mesazh me tone optimiste: “Shqiptarët folën – dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997… Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.”

Përtej shampanjës që u hap në qelitë e paraburgimit në Durrës, duket se sinjalet për Veliajn tregojnë se realiteti nuk po ndryshon shumë pas 11 Majit. Madje nëse shihet me kujdes, ndaj tij po vazhdon çmontimi sistematik i figurës politike që dikur dukej se do të trashëgonte timonin e së majtës shqiptare.

Rezultati i 11 Majit, fitore pa Veliajn

Ditën kur agjentët e BKH-së hynë në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës dhe e shoqëruan më pas drejt qelive, spekulimet nisën menjëherë: a do të paguante Partia Socialiste një çmim elektoral për arrestimin e një prej figurave më të ekspozuara të saj? Sa do ta dëmtonte Ramën në zgjedhje mungesa e figurinës së tij politike?

Por ajo që shumëkush harroi, ishte fakti se Edi Rama kishte kohë që e kishte zëvëndësuar Erion Veliajn në strukturat partiake. Si një njeri që nuk i lë gjërat në dorë të rastësisë, aq më pak një çështje si Tirana, Rama nisi të spostojë Veliajn në mesin e vitit 2024 nga skena qendrore e partisë. Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali morën gjithnjë e më shumë peshë në hierarki. Më pas, në nëntor, u rikthye nga Dibra një tjetër njeri i besuar me të cilin Rama kishte bashkëpunuar në bashki, Blendi Gonxhja. Një qarkullim ushtarësh i heshtur në dukje, por që përgatiti terrenin për një fitore pa “Lalin”.

Dhe rezultati e tha fjalën e vet. Në votimet e 25 Prillit 2021, me Erion Veliajn në kulmin e pushtetit, Partia Socialiste mori në qarkun e Tiranës 226 mijë e 842 vota. Në votimet e 11 majit 2025, me Veliajn në burg dhe PS arriti të grumbullojë 230 mijë e 157 vota në të njëjtin qark.

Fitorja ishte e pastër, pa aftësitë organizative të njeriut që dikur konsiderohej si makineria elektorale e socialistëve në kryeqytet.

Me SPAK-un që hoqi 28 mijë votat e Ilir Metës në Tiranë dhe me votën e emigrantëve në xhep, Partia Socialiste merrte një shtysë të re, që sot ia bjerr vlerën Erion Veliajt.

Goditja nga SPAK, të enjten

Ka ditë që të bien si çekiç pas koke dhe kjo e enjte ishte një prej tyre për Erion Veliajn. I mbyllur në qelinë e burgut të Durrësit prej më shumë se 100 ditësh, kryebashkiaku i pezulluar mori një treshe sinjalesh që nuk mund të jenë rastësi.

Të enjten, më 22 maj, SPAK njoftoi një masë të re sigurimi pasuror: sekuestro preventive mbi një tjetër pasuri të lidhur me Veliaj, një apartament në kompleksin “Kodra e Diellit”, në pronësi të kompanisë Agikons shpk.

Në njoftimin zyrtar thuhet: “Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri… fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.”

Ajo që e rëndon më tej situatën është edhe zgjerimi i spektrit të akuzave. SPAK ka shtuar ndaj Veliajt dhe Xoxës veprën penale të “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive…”, ndërkohë që më herët Veliaj ishte arrestuar për korrupsion, pastrim parash dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe bashkëshortja, Ajola Xoxa, po hetohet për të njëjtat akuza, përfshirë “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë” dhe pastrim parash.

Apartamenti ka qenë në përdorim të aktorit të Portokallisë, Gazment Paja dhe ndodhet në katin e sipërm të banesës së Erjon Veliajt. Zyrtarisht apartamenti është në pronësi të kompanisë AgiKons, por SPAK pretendon se prona realisht ishte e çiftit Veliaj që nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, të enjten

Të enjten, më 22 maj, Gjykata e Lartë, vendimi i së cilës pritet nga Veliaj si një mundësi për të zhbërë procesin e deritanishëm penal, hodhi poshtë rekursin e Ajola Xoxës për kthimin e sendeve personale të sekuestruara.

Ky vendim është sinjal i qartë që edhe në nivelet më të larta të sistemit gjyqësor, çështja e Veliajt nuk gëzon as tolerancën minimale, megjithëse kreu i kësaj gjykate është deklaruar haptasi si një simpatizant i Partisë Socialiste.

Jo më kot, shpresat e Veliajt janë se do të jetë Gjykata e Lartë që do ta nxjerrë nga burgu, ndërsa ai që deri dje shihej si një proces gjyqësor, gjithnjë e më shumë po merr trajtat e një procesi me ndikim të pastër politik.

Pastrimi i Bashkisë nga “erjonvelistat”, të enjten

Kur po bëhen 4 muaj nga burgosja e Veliajt, në Bashkinë e Tiranës po mbizotëron fryma e pastrimit të njerëzve të tij. Një nga një, njerëzit më besnikë të Veliajt po largohen. Fillimisht ishin Sara Goxhaj e Alban Dokushi, dy emrat që u refuzuan të emërohen me një urdhër të firmosur nga Veliaj, por këtë të enjte, më 22 Maj është mësuar për largimin e drejtorit të protokollit, drejtoreshës së shërbimeve mbështetëse, për shoferë, sekretare dhe koordinatorë, të gjithë njerëz që vendin e tyre të punës ia dedikonin “Lalit”.

Anuela Ristani, e komanduar si kryetare bashkie, po ndjek me kujdes një linjë të pastër administrative: të gjithë ata që ishin hallka të strukturës së ndërtuar nga Veliaj, po zëvendësohen.

Vendime të tilla tregojnë se përplasja e brendshme politike nuk ishte një episod spontan, por pjesë e një fushate spastrimi institucional. Një skenar që paralajmëron largimin një herë e përgjithmonë të Veiajt nga Bashkia e Tiranës.

Blendi Gonxhja, kryebashkiaku i të ardhmes?

Në këtë panoramë të zymtë për Veliajn, gjithnjë e më shumë po përflitet në mediat pranë qeverisë një emër i ri për Tiranën. Ai është Blendi Gonxhja, kandidati që siguroi mbi 24 mijë vota në Tiranë, më i votuari nga Partia Socialiste dhe me një eksperiencë për të mos u nënvlerësuar në bashki. Rastësisht këtë të enjte, Blendi Gonxhe u pyet nga gazetarët për ambicien e tij si kryetar bashkie.

Fillimisht Gonxhe thotë se bashkia e ka kryetarin, por në përgjigjen e tij ai nuk e mohon faktin se Bashkia ka nevojë të mbështetet pas kësaj që ndodhi.

“… asaj që ne të gjithë si anëtarë të rinj të Parlamentit duhet të ndjejmë sapo të kemi para syve tona tema, çështje, vendime që lidhen me Bashkinë e Tiranës, duhet të jemi më të vëmendshëm dhe solidarë për Bashkinë Tiranë për çdo problematikë, situatë, projekte, ku ka vonesa, duhet të lobojmë sa më shumë që një organ i rëndësishëm si Bashkia Tiranë të shërbehet dhe ndihmohet sa më shumë në këtë situatë jo vetëm për shkak të ngjarjes që lidhet me kryetarin e saj, por edhe për shkak të rëndësisë që ka. Këtë lidhje shoh unë me Bashkinë Tiranë”, u shpreh ai këtë të enjte.

Nëse lexon sinjalet që erdhën për Veliajn vetëm të enjten e parë pas 11 Majit, kuptohet se ndërsa ai dërgon nga burgu pusulla të mbushura me emocion, dhe me mall, pushteti po i përgjigjet me një kalkulim të ftohtë. SPAK ka shtuar një akuzë, Gjykata e Lartë i ka refuzuar një kërkesë, ndërsa bashkia ka spastruar një grup tjetër përkrahësish nga puna. I gjithë ky ansambël veprimesh që shoqërohen nga zëri i Blendi Gonxhes në sfond,nuk ka si të jenë rastësi./Lapsi.al

The post Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit appeared first on Lapsi.al.

SPAK sekuestron hyrjen ngjitur me banesën e Veliajt tek “Kodra e Diellit”

By: user 4
22 May 2025 at 17:18

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim tjetër penal për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Sipas SPAK, dyshohet se zotëronin realisht dy prona pranë rezidencës në “Kodrën e Diellit”, ku edhe banojnë, por që nuk i kanë deklaruar.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, është vendosur sekuestro preventive ndaj një pasurie të regjistruar në emër të kompanisë “A.K.” shpk, që sipas hetimeve është fshehur si pjesë e këtij subjekti tregtar.

Veprat penale përfshijnë korrupsionin aktiv dhe pasiv të funksionarëve të lartë, pastrimin e parave dhe deklarimet e rreme të pasurisë, si dhe pengim të drejtësisë.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.

Në vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

The post SPAK sekuestron hyrjen ngjitur me banesën e Veliajt tek “Kodra e Diellit” appeared first on Lapsi.al.

Erion Veliaj kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

By: M C
19 May 2025 at 19:21

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Rekursi është dorëzuar nga avokatët, përmes postës.

Kujtojmë se Veliaj është nën hetim për korrupsion e pastrim parash dhe ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.

The post Erion Veliaj kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës

By: user 4
9 May 2025 at 13:20

Pas mungesës së pandërprerë tre mujore të Erion Veliajt në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit Bashkiak shkarkimin e tij, duke u mbështetur në nenet përkatëse të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”.

Kërkesa është dorëzuar këtë të premte, më 9 maj 2025, në Bashkinë e Tiranës, nga kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së, Ilir Alimehmeti, dhe nënkryetarja e grupit, Ilda Zhulali. Dokumenti i është drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak Romina Kuko dhe sekretarit Behar Zeneli, ndërsa janë vënë në dijeni edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Prefekti i Tiranës Afrim Qendro.

Në letrën e PD-së kërkohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak më 12 maj, me qëllim shkarkimin e Erion Veliajt, për shkak të mungesës së tij fizike në zyrë për më shumë se tre muaj rresht.

Veliaj ndodhet në burg prej 10 shkurtit 2025, i arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferat në inceneratorin e Tiranës.

The post PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Rasti “Veliaj”/ As Mazniku nuk guxon t’i dalë në mbrojtje mikut të tij

By: user 4
17 April 2025 at 17:38

Në ditën më të keqe për Erion Veliajn, asnjë nga miqtë e tij më të ngushtë nuk guxon të dalë nga rreshti. I lënë në “arrest me burg” nga gjykata pas arrestimit të bujshëm të urdhëruar nga SPAK, edhe miqtë e tij më të ngushtë po heshtin, pavarësisht se për hetimin dhe përgjimin e kryebashkiakut ka shumë pakënaqësi. Një ndër ta, Arbian Mazniku, prej vitesh krah i djathtë i Veliajt në Bashki, u pyet për Veliajn në intervistën në Neës24 dhe reagimi i tij ishte një frazë standarde që më shumë e shmang komentin për Veliajn sesa e mbron atë:

“Pa dyshim, Erioni është një mik i afërti i imi dhe më mungon. Nuk na lejohet të komunikojmë. Është mirë dhe duke bërë betejën e tij. Besoj se është çështje që kryeministri është shprehur në mënyrë ezauruese dhe nuk kam për të shtuar dhe për të hequr për pozicionin e PS. Është një pozicion i ekuilibruar dhe i qartë. Unë nuk kam ç’të shtoj as më shumë e as më pak.

Jam mik i Erionin, por është çështje irelevante. Meritojmë që drejtësia ti shkojë çështjeve deri në fund. Duhet t’ia lëmë drejtësisë dhe të mos krijojmë aludimeve. Ka patur impakt, por jemi të fokusuar tek zgjedhjet.

Besoj se për këtë çështje PS ka patur një pozicion shumë të qartë dhe çështja se reforma në drejtësi është në këmbë falë PS dhe Edi Ramës” tha ai.

Asnjë fije solidariteti për mikun që nga qelia i kërkonte të vëllait t’i çonte fjalë ish-zëvëndësit të tij. Mazniku, si gjithë të tjerët, nuk del nga rreshti, i vetëdijshëm se çdo deklaratë në mbështetje të Veliajt mund të shihet si “devijim nga linja” e fushatës së 11 Majit

The post Rasti “Veliaj”/ As Mazniku nuk guxon t’i dalë në mbrojtje mikut të tij appeared first on Lapsi.al.

Zbardhen përgjimet e Erion Veliajt në qeli, urdhëron vëllain e tij për fushatë mediatike

By: M C
3 April 2025 at 20:31

Përgjime të reja për Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Erion Veliaj është përgjuar në qelinë e tij nga burgu i Durrësit ku flet me të vëllain dhe e urdhëron që të merret me fushatë mediatike në favor të tij. Në përgjimet e siguruara nga CNA.al, përmenden disa botues, K.B., M.B., dhe M.K. Në përgjime thuhet se Arbër Veliaj orientohet nga Erion Veliaj që të takohet me botuesit me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh.

“Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me K.B., e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e K.B., por Erioni e pyet “Po A., s’ke as A. as K.B?”. Ajola i përgjigjet se numrin e A. e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e K.B mund t’ia japë edhe Renato.

Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë K.B nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.

Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se “kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e Syrit apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.

Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).

Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e”Ditës”, sepse G.K., ka bërë një super intervistë, e kërkon që t’i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta. I kërkon që për këtë të bisedojë me M.B dhe A..

Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e G.K te një televizion dhe i kërkon ta lidhë me dy gazeta, që t’i japin vëmëndje, pasi një media do e bëjë patjetër.

Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e G.K., të shpërndahet sot te G.D, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe Amerikanët (avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, “daily tasks”.

Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, “off camera” “on record”, që gazetarët t’i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet “takim informative me avokatët e familjes Veliaj”. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi’. “three days to freedom”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?”

Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është “vital”. Këto katër ditë janë vendimtare”, thuhet në përgjimet e siguruar nga CNA.

Më tej CNA zbulon të tjera detaje ku theksohet se lajmi i bërë nga I.Y., ku sulmohen prokurorët e SPAK është pasqyruar dhe në faqen e medias online që i përket C.B.

Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme. Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit I.Y., është ilustrim i plotë i sa më sipër.

Në lidhje me këtë, rezulton se në faqen e një media online është publikuar një artikull me titull “I.Y.,: Përse Dado Bani dhe Samet Gurguri duhet të…”. Artikulli është publikuar në date 03.03.2025, ora 11:35

Në përmbajtje të artikullit, I.Y., bën një analizë kritike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta për ndikimet politike dhe korruptive që ndodhin brenda strukturave të drejtësisë”, thuhet në dosjen e përgjimeve të siguruar nga CNA. /CNA.al/

The post Zbardhen përgjimet e Erion Veliajt në qeli, urdhëron vëllain e tij për fushatë mediatike appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Pse u fsheh sulmi i “maskave” në zyrat e ONE?

By: admin
28 March 2025 at 00:41

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shpjegoi bastisjen e maskave në zyrat e kompanisë telefonike “One” natën e Krishtlindjeve 2024 dhe njoftimin e policisë vetëm pas tre muajve.

Lala tha se në orën 02.30 të mëngjesit të 25 dhjetorit dy persona të maskuar kanë hyrë në godinë dhe sipas të dhënave kanë dëmtuar një pajisje, por këto të dhëna nuk janë pranuar zyrtarisht.

Sipas saj, policia ka nisur hetime për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Lala hedh dyshime se mund të jetë ndërhyrë në server dhe se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me dosjen hetimore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Gazetarja tha se ka dyshime të forta se në këtë ngjarje fshihet diçka, por sipas saj, në këto 3 muaj mund të kenë ndodhur shumë gjëra dhe mund të jenë fshirë pamjet.

“Policia thotë se nuk ka pasur dijeni deri në ditën që u njoftua nga media. Arsyeja pse kjo ngjarje u mbajt e fshehtë ka një pikëpyetje të madhe. Gentian Koçi, punonjës sigurie në kompaninë “One”, ka pranuar se është e vërtetë që dy personat e maskuar që duket sikur kanë levë në dorë kanë hyrë në zyrat e kompanisë, por pretendon se kanë dëmtuar vetëm një nga dyert dhe duke qenë se nuk kanë dëmtuar gjë tjetër, nuk kanë kallëzuar.

Personat e tjerë nën hetim janë Arsid Feshti punonjës sigurie në “One”, dhe Erald Sina është drejtues departamenti në zyrat e pasurisë së kompanisë “One”. Në momentin që ngjarja ka ndodhur Gentian Koçi nuk ka njoftuar policinë, por vetëm kompaninë private dhe është vendosur që si nga kompania “One” dhe nga kompania e sigurimeve “Nazeri 2000” që kjo ngjarje të mos denoncohet.

Dyshimet që pas kësaj ngjarje fshihet diçka, janë të forta. Dyshimet janë se aty mund të kenë ndodhur shumë gjëra. Por që nga 25 dhjetori ka kaluar kohë shumë e gjatë dhe që nga 25 dhjetori mund të jetë ndërhyrë në pamje për të mos përfshirë persona të tretë. Kompania “One” është një nga klientet kryesore të Arbër Veliajt, që është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për këtë ngjarje Prokuroria Tiranë ka çelur hetim për dy vepra penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Ka dyshime, por për momentin kjo ngjarje hetohet në Prokurorinë e Tiranës. Ende nuk është futur SPAK, nuk dimë nëse ka lidhje me dosjen Veliaj. Nëse do të ketë dyshime, do bashkohet me dosjen kryesore të zotit Veliaj. Po kqyren shumë kamera të bizneseve përreth. Të gjitha kompanitë e Arbër Veliajt po hetohen. Po shikohen të gjitha transaksionet që ka pasur me të gjitha kompanitë.

Në ato ambjente janë serverat e kompanisë dhe kompjuterat që mbajnë të gjithë bilancet. Dyshimet janë që mund të kenë ndodhur shumë gjëra, hetimi do ta përcaktojë. Që kur ka ndodhur ngjarja, ka kaluar kohë e gjatë dhe shumë pamje filmike, mund të jetë ndërhyrë për zhdukjen e çdo prove. Kompania One është kliente kryesore e kompanisë së vëllait të Veliajt. Prokurorët po e shohin edhe këtë aspekt. Prokuroria e Tiranës ka çelur hetim për dy vepra penale, veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës dhe për moskallëzim krimi.

Prokuroria ka dyshime. Nuk kemi përgjigje zyrtare, a është futur SPAK në këtë çështje dhe a po heton SPAK këtë aspekt, për të parë a ka lidhje me dosjen Veliaj. Nëse ka dyshimin më të vogël, SPAK e tërheq dhe e bashkon me dosjen kryesore. Deri në këto momente nuk është bashkuar. Për hetuesit, që po merren me çështjen po merren shumë kamera sigurie rreth bizneseve, po kqyren celularët. Kjo foto më ka ardhur në telefon dhe në atë kohë kam komunikuar me policinë dhe policia ka kthyer përgjigje se nuk ka informacion. Më pas konfirmoi se ngjarja kishte ndodhur. Se çfarë kanë tentuar të fshehin, i mbetet hetimit”- tha Lala.

The post VIDEO / Pse u fsheh sulmi i “maskave” në zyrat e ONE? appeared first on Albeu.com.

Nga prepotenca në dëshpërim/ Vetëshkatërrimi i Veliajt në 11 hapa

By: user 4
26 March 2025 at 18:54

Kur doli nga zyra në Bashki në datën 10 shkurt, i shoqëruar nga një grup efektivësh, Erjon Veliaj po hidhte hapat e parë si një njeri që e kishte humbur lirinë. E megjithatë ndërsa i afrohej makinës që do ta çonte në drejtorinë e policisë dhe më pas në qeli, ai eci i qetë, nuk shfaqi ndonjë veprim të pakontrolluar dhe thjesht shtrëngoi në duar dosjen, që e kishte marrë sa për t’u dukur sikur po dilte si zakonisht i shpenguar nga zyra, për një çështje pune.

Por realiteti tregoi se që nga momenti që pati kontaktet e para me prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH, kryebashkiaku i Tiranës veproi si një njeri që nuk e ka veten nën kontroll, si një njeri që bën hapa false, të llogaritura keq, me të cilat dogji edhe ato pak shpresa që kishte për t’u gjykuar i lirë.

Llogaritë bankare, paratë cash dhe blerjet e çmendura të çiftit Veliaj

Hetimet/ Reagon për herë të parë Ajola Xoxa

Lapsi,al ka analizuar disa nga autogolat që ka bërë Veliaj që kur nisi hetimi për të vitin e kaluar, kur ai filloi ta ndjejë se toka po i rrëshqiste nën këmbë dhe për ta ndaluar këtë rrëshqitje, u shndërrua në një njeri të gatshëm për të bërë gjithçka.

Është pikërisht kjo frikë, ky alarmim se mund ta humte pushtet kolosal që kishte pas vetes, që e çoi drejt disa veprimeve të dëshpëruara, që më vonë iu përdorën kundër dhe u shfrytëzuan nga prokurorët për ta mbajtur në burg.

1) Provokimi i parë, kur i quajti prokurorët “kolegë”

Në kontaktet e para që pati me prokurorët, Erjon Veliaj tentoi një qasje pozitive me prokurorët, një fjalë të ëmbël, një përkëdhelje, një kompliment para mediave me idenë që gjithçka mund të mbyllej në qetësi. Për habinë e të gjithëve, kur doli nga SPAK herën e parë pas 7 orësh që ishte marrë në pyetje, Veliaj tha se kishe takuar “kolegët” dhe se ishte ofruar për të dhënë dëshminë e tij në SPAK, sepse për të ndihmuar hetimet Bashkia e Tiranës duhet të kishte një qasje “proaktive”. Ai tha se kishte gjetur njerëz “profesionistë” brenda në institucion dhe se PS kishte bërë shumë mirë me këtë investim. Çështja është që epiteti “kolegë” nuk u pëlqeu prokurorëve. Në publik ata dilnin si ca leshko të keqpërdorur nga kryebashkiaku, ndaj nuk ishte rastësi që në muajt në vazhdim, bënë gjithçka për t’ia zhdukur nga fjalori këtë term.

2) Mbajtja e shumave të mëdha cash

Harrojini për një moment qindra mijëra euro fustane, këpucë dhe bizhuteri të blera me porosi për Ajola Xoxën! Harrojini edhe kompanitë fantazëm, edhe sponsorizimet e biznesmenëve të ndërtimit! Po këta dy të dehur nga pushteti, si nuk i fshehën paratë cash, kur mësuan se ishin nën hetim pasuror nga SPAK? Si shpjegohet që në zyrën e Ajola Xoxës u gjetën 95 mijë euro, të gjitha prerje pesëqindëshe? Si shpjegohet që nuk kishin menduar t’i fshihnin këto para? Apo ishin ende shumë të sigurtë që SPAK nuk do të guxonte kurrë të hynte pa trokitur në kasafortat e tyre? Gazetarët thanë se 500 euro ishin duke u mykur në kasafortat e Ajola Xoxës dhe përveç tyre kishte edhe 15 mijë dollarë dhe 665 mijë lekë cash, që prokurorët sot i kanë sekuestruar si provë kundër tyre.

3) Intimidimi i dëshmitares Ina Goxhaj

SPAK e akuzon Erjon Veliajn se nëpërmjet kompanive të bashkëshortes së tij Ajola Xoxës merrte ryshfet nga biznesmenët e ndërtimit. Në dosje janë edhe dëshmitë e punonjëseve të Ajola Xoxës edhe bisedat e tyre në ëhatsapp. Njëra prej tyre është Ina Goxhaj e cila pasi u rrëfye në SPAK, ka dëshmuar se si Ajola Xoxa dhe deputetja e PS, Klotilda Bushka i kanë bërë presione për të mos dëshmuar. Madje Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka i morën edhe celularin Samsung, i dhuruan një Iphone të ri dhe e instruktuan të thoshte në prokurori se nuk kujtonte detaje nga puna e saj. Vetëm se të gjitha këto, Ina Goxhaj i tregoi në SPAK duke përkeqësuar situatën e të pandehurve.

4) Mesazhi për agjentin e BKH

Një nga arsyet se përse Erjon Veliaj është në qeli, sipas SPAK është intimidimi i agjentit të BKH që ishte i ngarkuar për të marrë në pyetje të Ajola Xoxës. Pasi kërkoi paraqitjen e Ajola Xoxës në SPAK, agjenti u përball me mesazhet nga Erjon Veliaj që kërkonte ta linin bashkëshorten e tij të qetë. Më vonë Veliaj tregoi se i kishte shkruar efektivit të BKH në kushtet kur bashkëshortja e kishte telefonuar e traumatizuar për një seancë të re pyetjesh në SPAK. Veliaj madje e ka pranuar që i ka shkruar agjentit të BKH, duke e ironizuar atë në Facebook.

5) Sulmi publik ndaj Ols Dados dhe Erjon Banit

Menjëherë pas arrestimit, Erjon Veliaj ka shpërthyer në ofendime dhe sharje kundër prokurorit Ols Dado dhe gjykatësit Erjon Bani. Përdorimi i epiteteve si “budallenj”, “violinë”, “shejtan budalla”, “llum”, “palaço” “kasap” etj ishte një strategji me të cilën Erjon Veliaj synonte që të zbythte gjykatësin Engert Pëllumbi, që kishte në dorë vendimin për burgosjen apo jo të tij në Apel. Vetëm se mllefi dhe sharjet, vetëm sa e përkeqësuan situatën. Gjykatësi Engert Pëllumbi la në fuqi të njëjtin vendim, jo vetëm në bazë të arsyetimit të gjykatësit Erjon Bani, por edhe duke parë atë shpërthim kërcënimesh dhe sharjesh nga kryetari në detyrë i bashkisë së Tiranës.

6) Protesta e rrogtarëve të bashkisë para SPAK

Me protestën që organizoi para SPAK ditën kur do të konfirmohej masa e tij e arrestit, Erjon Veliaj tentoi të tërheqë në mbrojtje të tij, forcën politike që deri në atë moment i kishte falur gjithçka. Vetëm se Partia Socialiste nuk iu përgjigj. Madje rreshtimi i forcave të policsë bashkiake përballë prokurorisë dhe gjykatës ishte pika që derdhi gotën. Në mbrëmje vonë, një pjesë e protestuesve nisën të shtyjnë makinat e prokurorëve dhe gjykatësve dhe i bllokuan rrugën në dalje. SPAK e konsideroi protestën si “rrezikim i jetës” së magjistratëve. Sapo mori frenat e Bashkisë, Edi Rama e bëri të qartë se protesta nuk do të përsëritet më, duke e lënë Veliajn të vetëm përballë gjykatësve dhe prokurorëve që u ndjenë të rrezikuar për jetën e tyre.

7) Bisedat e përgjuara, kërcënimet për zyrtarët e burgjeve

Një gafë e pafalshme për kryetarin e bashkisë së Tiranës janë bisedat që ai ka zhvilluar me të vellain e tij, Arbër Veliaj nga qelia e paraburgimit në Durrës. Për çdo të paraburgosur, çështja e të cilit ka rëndësi të veçantë, dihet tashmë që përdoret përgjimi ambjental dhe telefonik nga prokuroria. Por Erjon Veliaj ndoshta nuk e ka besuar se do të trajtohej si një i paraburgosur i zakonshëm. Në komunikimet me të vëllain ka artikuluar kërcënime për zyrtarë të burgjeve që i kishin kontrolluar qelinë dhe për një ministër të qeverisë që e kishte zhgënjyer me trajtimin që i kishin bërë. Kuptohet se dalja e përgjimeve nuk e përmirësoi situatën e tij në qeli.

8) Ndërsimi i mediave ndaj prokurorëve dhe gjykatësve

Në të njëjtat telefonata, Erjon Veliaj ka instruktuar të vëllain se si të dirigjojë sulmet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve duke përdorur mediat që ka në shërbim. Fuqia financiare dhe pushteti i kryebashkiakut është pranuar edhe në arsyetimin e gjykatësit Erjon Bani, si rrezik për të ndikuar në hetime. Me përgjimet nga qelia që i “dhuroi” prokurorisë, Veliaj vetëm sa e ka konfirmuar këtë pretendim të prokurorëve.

9) Biseda me telefonin e policit

Njerëzit e dëshpëruar kryejnë veprime të dëshpëruara. Në kushtet e një izolimi ekstrem, kur iu ndërprenë privilegjet si një i burgosur “special”, Erjon Veliaj ka kryer një veprim që rezultoi të ishte autogoli i radhës. Ndërsa udhëtonte me furgonin e policisë nga qelia e Durrësit drejt Gjykatës së Posaçme të Tiranës, ai i mori njërit prej policëve telefonin dhe komunikoi me familjarët e tij. Meqënëse këta ishin nën përgjim, SPAK zbuloi telefonatën dhe arriti tek një prej policëve që shoqëronin Veliajn nga Durrësi në Tiranë. Pas verifikimit, për Veliajn u shtua një akuzë e re që është ajo e futja e sendeve të paligjshme në qeli.

10) Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani

Ndërsa lufta me SPAK dhe Gjykatën e Posaçme po shkon drejt humbjes, shpresa e fundit e Veliajt është mbështetja politike që ka nga Edi Rama. Por siç duket, edhe për kryeministrin, Veliaj ka pasur dyshime ndaj disa ditë më parë, tentoi të largonte nga Bashkia e Tiranës, Anuela Ristanin e cila kishte nisur të bashkëpunonte ngushtë me Edi Ramën. Me një shkresë nga qelia, Veliaj zëvëndësoi Anuela Ristanin me Sara Goxhajn, bashkëjetuesen e një prej besnikëve të tij, Alban Dokushin. Mosbindja nuk zgjati as 24 orë. Veliaj u tërhoq me bisht ndër shalë dhe kërkoi ndjesë pas raprezaljes së Ramës në bashki. Por ky veprim shtoi në mënyrë të panevojshme, krisjen mes tij dhe Edi Ramës.

11) Lobimi 300 mijë dollarësh për avokat në USA

Së fundmi, u mësua se për të përmirësuar situatën e tij me drejtësinë, Erjon Veliaj ka lobuar në Shtetet e Bashkuara me një shumë prej 300 mijë dollarësh. Lëvizja duket se ia përkeqëson imazhin. A mundet një zyrtar publik që pretendon se nuk është i korruptuar, të shpenzojë 300 mijë dollarë për një lobim jashtë vendit? Ndoshta krahasuar me faturat e Ajola Xoxës, 300 mijë dollarë mund të jenë pak, por në sytë e qytetarëve kjo është një shumë kolosale që forcon perceptimin e korrupsionit. Dhe dihet se ndonjëherë perceptimi në Shqipëri është më i rëndësishëm se faktet.

The post Nga prepotenca në dëshpërim/ Vetëshkatërrimi i Veliajt në 11 hapa appeared first on Lapsi.al.

Erjon Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës

25 March 2025 at 17:21

Kontrata me studion “Kasowitz Benson Torres’ e firmosur nga kryebashkiaku dhe vëllai i tij Arbër Veliaj është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe parashikon shërbime ligjore në formë këshillash ligjore, mediatike dhe strategjike për procesin gjyqësor. Avokatët e studios që do të asistojnë Veliajn në këtë proces kanë një pagesë për […]

The post Erjon Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës appeared first on Reporter.al.

Berisha për përplasjen Rama-Veliaj: Vetëm pjesa e parë e filmit Narcos!

By: user 4
20 March 2025 at 15:56

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar përplasjen e ashpër mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar si një luftë të hapur mes dy klaneve mafioze brenda Partisë Socialiste. “Edi Rama është kryetari i një organizate të rrezikshme kriminale për qenien e shqiptarëve”, tha ai, duke e konsideruar kryeministrin si kreun e një strukture mafioze që po shkatërron vendin.

Berisha nuk i kurseu sulmet as ndaj Veliajt, duke thënë se ai është një hajdut i provuar dhe meriton ndëshkim, por qw nuk wshtw dwnuar pwr aferat e pwrbashkwta me Edi Ramwn. “Veliaj meriton të dënohet për 1 milion pemë që ka mashtruar dhe ka vjedhur paratë e fidanëve dhe nuk i ka mbjellë. Ai meriton të dënohet për inceneratorin e Tiranës, 130 milionë euro që nuk ekziston. Ai meriton të dënohet për 5D, se ata prishin si barbarë shtëpitë e qytetarëve dhe nuk i kompensojnë”.

Por sipas Berishës, Veliaj po ndëshkohet për çështje të tjera, ndërsa për aferat e mëdha ku ka qenë bashkë me Ramën, drejtësia po hesht. “Veliaj dënohet për ato gjëra që nuk i ka bërë vetëm me Ramën. Dhe ato që i ka bërë me urdhër të Ramës, nuk dënohet. Nuk dënohet për inceneratorin, nuk dënohet për 5D, për hotelin, se u tha që është Olsi Rama aksioner”.

Në lidhje me situatën në Bashkinë e Tiranës, Berisha e përshkruan atë si një përplasje brutale për pushtet mes dy grupeve kriminale: “Betejë mafiozësh. Njëri shkon dhe emëron Anuela Ristanin, Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjetër. Rama shkon dhe emëron një Sekretare të Përgjithshme tjetër. Ky i thotë Policisë Bashkiake ndaloje hyrjen nga burgu. E merrni vesh se ku është Tirana dhe Bashkia? Në duart e çfarë mafieje të rrezikshme është?”

Në analizën e tij, ai e krahason situatën me një skenar kriminal që vetëm sa ka nisur: “Kjo është vetëm pjesa e parë e filmit Narcos. Ta keni të qartë që keni parë vetëm serinë e parë të atij filmi. Se çfarë do të shohim në seritë e tjera, do çuditeni ju dhe bota”.

The post Berisha për përplasjen Rama-Veliaj: Vetëm pjesa e parë e filmit Narcos! appeared first on Lapsi.al.

Veliaj dhe “Procesi” i tij: Justifikimet letrare përballë fakteve të SPAK!

By: Ela
3 March 2025 at 17:57

Erion Veliaj, i vetëshpallur si viktima më e madhe e drejtësisë shqiptare që pas gjyqeve të diktaturës, ka përqafuar frymën e “Procesit” të Franc Kafkës për të shpjeguar dramën e tij personale. I izoluar në paraburgim që prej datës 10 shkurt, ish-kryebashkiaku i Tiranës ka hyrë dhelpërisht në rolin e një personazhi letrar, që vuan […]

The post Veliaj dhe “Procesi” i tij: Justifikimet letrare përballë fakteve të SPAK! appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet me urdhër të SPAK kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

By: gaze tare
10 February 2025 at 14:47

GJKKO ka vendosur masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me kërkesë të SPAK. Mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për Veliajn.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza.

Kryebashkiaku i Tiranës ka qenë në zyrën e tij kur është shoqëruar nga oficerët e BKH-së.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe më pas do të dërgohet te Blloku i Sigurisë, tek Rruga “Mine Peza”.

Mësohet gjithashtu se GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt.

The post Arrestohet me urdhër të SPAK kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj appeared first on iconstyle.al.

Vendimi i gjykatës/ Mesazhi për Berishën: Çfarë u gjet në apartamentin e Ajola Xoxës!

By: user 4
15 January 2025 at 14:33

Kreu i Partisë Demokratike ka publikuar vendimin e gjykatës që miraton kërkesën e prokurorëve Altin Dumani dhe Olsi Dado për kontrollin e apartamentit të Ajola Xoxës në katin e 11 të Sky Toëer në Tiranë. Vendimi është marrë të hënën në 14 janar dhe i ka hapur rrugë kontrolleve të agjentëve të BKH të mbështetur nga policia e shtetit që kanë bastisur apartamentin.

Dokumenti i mësipërm është i firmosur nga gjykatësja e posaçme Atalanta Zeqiri dhe ndaj këtij vendimi nuk mund të bëhet ankim thuhet në pikën e fundit të tekstit.

Por Berisha e shoqëron dokumentin e mësipërm edhe me një mesazh nga personi që ia ka dërguar. “Qytetari dixhital” thotë se në apartamentin që përdorej nga Ajola Xoxa janë gjetur fatura blerjesh të ndryshme, kontrata dhe “kartonë me euro”.

Pershendetje dr. Dje ne ora 13:00 eshte kontrolluar nga BKH ne nje operacion blic nje apartament i fshehte i çiftit Velia mbi qendren Harabel. Sipas Nesti Angonit ky ishte apartamenti i kesh-It te tyre. Apartamenti eshte gjetur grumbuj me fatura, me dosje te shumta kontratqsh porr edhe kartona plot me euro. Te gjitha jane sekuestruar se bashku me kompjuterat dhe paisjet tjera dixhitale. Kontrolli u be nen mbrojtjen e rrept te policise dhe vendim te gjykates!” thuhet në mesazhin që ka postuar Sali Berisha.

The post Vendimi i gjykatës/ Mesazhi për Berishën: Çfarë u gjet në apartamentin e Ajola Xoxës! appeared first on Lapsi.al.

Erjon Veliaj pranë Edi Ramës, nuk e përmban humorin me hetimet e SPAK

By: user 4
9 January 2025 at 20:30

Një aktivitet gala me sportistët e suksesshëm të vitit 2024, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i ka shërbyer Erjon Veliajt për të bërë pak humor me hetimet e SPAK dhe prokurorët, që i kanë hyrë në shtëpi për dosjen e korrupsionit dhe të pastrimit të parave.

Ndryshe nga mesazhet dëshpëruese dhe agresiviteti që ka reflektuar javët e fundit në publik, kryebashkiaku i Tiranës u duk i qeshur në momentin kur hipi në podium dhe lëshoi një batutë ndaj organizatorit të aktivitetit, Fidel Ylli, kryetar i Komitetit Olimpik Shqiptar, të cilin e këshilloi “t’i ruajë faturat” e shpenzimeve për eventin, sepse, tha Veliaj “ka ardhur ditë kur duhet të jemi shumë korrekt dhe të kemi një raportim të saktë edhe të mbrëmjes gala”.

Video më poshtë:

Batuta me hetimet e SPAK dhe korrektesën e shpenzimeve, vjen në një kohë kur prokurorët po avancojnë me hetimet e skemës së parave të Elman Abules. Në rastin më të keq është papërgjegjshmëri nga ana e kryebashkiakut të Tiranës dhe në rastin më të mirë, humori me hetimet e SPAK është shprehje e euforisě për mundësinë që i dha Rama këtë të enjte të shfaqen bashkë në dy aktivitete njëri pas tjetrit.

Pasdite, në ftesën që Fidel Ylli u kishte dërguar për të nderuar sportistët që këtë vit morën medalje në kompeticione të ndryshme. (Foto poshtë)

Rama dhe Veliaj, bashkë në aktivitetin e komitetit Olimpik shqiptar
Rama dhe Veliaj, bashkë në aktivitetin e komitetit Olimpik shqiptar

Paradite, në prezantimin e disa projekteve të Korporatës së Investimeve, ku ra në sy hapja e garës për projektin tek stadiumi Selman Stërmasi në Tiranë.

Rama dhe Veliaj në aktivitetin e Korporatës së Investimeve, 9 janar

Që kur SPAK nisi verifikimet për pasurinë e kryebashkiakut të Tiranës, kjo është hera e parë kur Rama dhe Veliaj shfaqen bashkë në publik. Herën e fundit, ata janë parë në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit nga Bashkia e Tiranës, takim pas të cilit Rama publikoi një foto ku kishte retushuar kryebashkiakun e Tiranës.

Publikisht, Rama e ka quajtur të neveritshëm linçimin publik që po i bëhet kryebashkiakut të Tiranës, por në anën tjetër i ka kërkuar të respektojë vijën e kuqe të durimit në heshtje të çdo hapi që ndërmerr SPAK ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.

Dy ditët e fundit, SPAK mori në pyetje mikun e Erjon Veliajt, Elman Abule dhe bashkëshorten e tij, Marisa Nito, të cilët dyshohet se janë pjesë e skemës së pastrimit të parave bashkë me Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

The post Erjon Veliaj pranë Edi Ramës, nuk e përmban humorin me hetimet e SPAK appeared first on Lapsi.al.

Skema e pastrimit të parave/ Del nga SPAK, miku i Veliajt, Elman Abule

By: user 4
9 January 2025 at 14:20

Njësoj si miku i tij, Erjon Veliaj, edhe Elman Abule është larguar nga SPAK pa dhënë asnjë mesazh për gazetarët që e ndoqën me ngulm deri sa u fut në makinë, për t’i marrë një prononcim në lidhje me seancën e marrjes në pyetje. Një ditë më parë, në SPAK u thirr bashkëshortja e tij, Marisa Nito, edhe ajo për të njëjtën çështje ku po hetohet çifti Veliaj-Xoxa.

Miqtë e përbashkët dyshohet se janë pjesë e një skeme korrupsioni dhe pastrimi parash, që e ka origjinën në miqësinë e vjetër mes Erjon Veliajt dhe Elman Abules. Fillimisht agjentët e SPAK dyshohet se morën të dhëna nga një dosje që u dorëzua në prokurori nga një anonim me emrin Nesti Angoni. Nga aty hetimet zbuluan të dhëna kompromentuese që kanë të bëjnë me lëvizjen e shumave të mëdha të parave, të cilat Veliaj, Xoxa, Abule dhe Nito duhet t’i justifikojnë.

SPAK e pozicionon Elman Abulen në krye të një skeme të pastrimit të parave, që është përdorur për të pastruar shumë të mëdha parash të përfituara nga korrupsioni.

Më poshtë është paragrafi që sipas prokurorëve Altin Dumani dhe Ols Dado implikon Veliajn dhe të afërmit e tij në skemat e përfitimit të parave në rrjetin e kompanive që ka në pronësi Elman Abule.

“anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kane interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë. Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, nga hetimet janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë. Këto transaksione, të cilat dyshohet të kenë mundësuar më pas përfitime të parregullta për familjarë të ngushtë dhe të tjerë familjarë të afërt me Kryetarin e Bashkisë, konstatohet të jenë realizuar përmes një strukture komplekse të marrëdhenieve financiare që qëllim final ka patur integrimin (injektimin) e vlerave monetare në sistemin bankar, duke fshehur në këtë mënyrë origjinën e tyre të paligjshme.

Pasazhi i mësipërm është marrë nga vendimi i gjykatës që ligjëroi kontrollin në shtëpinë e Veliajt, por edhe në zyrat dhe ambjentet e kompanive që administrohen nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e tij.

Abule është nën hetim edhe për një çështje tjetër, ku akuzohet se bashkë me Kristian Boçin, ka pastruar paratë e drogës që vijnë nga Dubai, nëpërmjet lidhejve që të çojnë tek personazhi i famshëm, Eldi Dizdari.

Në dosjen për të cilën prokurorët sekuestruan rreth 50 milion euro pasuri, ata e përshkruajnë Elman Abulen si një personazh që i ka njohur herët problemet me drejtësinë në Belgjikë.

“Elman Abule në bizneset e tij ka lidhje me persona të përfshirë në aktivitete të paligishme dhe konkretisht me Kristian Boçi apo Denis Matoshin (alias Eldi Dizdari). Gjithashtu sipas informacionit të Interpol Brukseli/Belgjike, rezulton se shtetasi Elman Abule është i njohur në Belgjikë për “Organizatë Kriminale”, “Vjedhe në rrethana rënduese” dhe “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, fakte të ndodhura ne vitet 2004-2005.

Konkretisht nga informacioni i përcjellë nga Dretoria e Interpolit nr. 4783/8 prot., datë 12.09.2023
është informuar se shtetasi Elman Abule është dënuar më datë 17.01.2007, nga Gjykata e Antëerp, me 30 muaj burg për veprën penale, vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u denuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për krijim bande” thuhet në dosjen e prokurorisë që ka hetuar Elman Abulen, Kristian Boçin dhe të afërmit e tyre.

Arta Marku i kthen 50 milion eurot e sekuestruara mikut të Veliajt

Veliaj: Kontrolli i SPAK në shtëpinë time, pa vendim gjykate!

Detajet/ Kush është personazhi për lidhjet me të cilin iu bë kontroll Veliajt

The post Skema e pastrimit të parave/ Del nga SPAK, miku i Veliajt, Elman Abule appeared first on Lapsi.al.

❌
❌