Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Seancë për Veliajn/ Prokurori Dado, raportim për hetimet në GJKKO

By: Oldi
13 June 2025 at 10:57

Këtë të premte në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seancë kundër kryebashkiakut të arrestuar prej 10 shkurtit, Erion Veliaj. Seanca do të zhvillohet për raportimin dymujor të hetimeve të kryera deri në këtë fazë nga prokurori i çështjes, Ols Dado. Seanca pritet të nisë rreth mesditës. Më 22 Maj, SPAK rëndoi pozitat penale të […]

The post Seancë për Veliajn/ Prokurori Dado, raportim për hetimet në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Monitorimi i krimeve zgjedhore: SPAK dhe BKH ‘zbarkojnë’ në Elbasan, grupi kryesohet nga prokurori Ols Dado

By: V K
6 May 2025 at 14:37

Grupi i punës i SPAK për monitorimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Elbasanit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë dhe prokurorisë së këtij qarku.

BKH dhe SPAK, janë duke monitoruar me kujdes çdo aspekt të procesit zgjedhor në Elbasan, përfshirë përdorimin e burimeve publike, abuzimin me administratën, qarkullimin e parave të pista, ndikimin e krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.

Sipas burimeve zyrtare, angazhimi i organeve ligjzbatuese ka si qëllim garantimin e pastërtisë së procesit zgjedhor të datës 11 Maj.

Qarku i Elbasanit, është konsideruar ndër më të “blinduarit” për këtë proces zgjedhor, krahasuar me 12 qarqet e tjera të Shqipërisë.

Grupi i monitorimit, i kryesuar nga prokurori Olsi Dado, është duke ndjekur zhvillimet në terren në kohë reale dhe hetuesit po përdorin pajisje me teknologji të avancuar, për të dokumentuar çdo shkelje që mund të ndodhë gjatë këtij procesi elektoral.

 

The post Monitorimi i krimeve zgjedhore: SPAK dhe BKH ‘zbarkojnë’ në Elbasan, grupi kryesohet nga prokurori Ols Dado appeared first on Albeu.com.

Hetimi i krimeve zgjedhore, SPAK takime në Prokurorinë e Elbasanit, Ols Dado kryeson grupin e monitorimit

6 May 2025 at 13:33

Grupi i punës i SPAK për monitorimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Elbasanit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë dhe prokurorisë së këtij qarku.

BKH dhe SPAK janë duke monitoruar me kujdes çdo aspekt të procesit zgjedhor në Elbasan, përfshirë përdorimin e burimeve publike, abuzimin me administratën, qarkullimin e parave të pista, ndikimin e krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash

Sipas burimeve zyrtare, angazhimi i organeve ligjzbatuese ka si qëllim garantimin e pastërtisë së procesit zgjedhor të datës 11 Maj. Qarku i Elbasanit është konsideruar ndër më të “blinduarit” për këtë proces zgjedhor, krahasuar me 12 qarqet e tjera të Shqipërisë

Grupi i monitorimit, i kryesuar nga prokurori Ols Dado është duke ndjekur zhvillimet në terren në kohë reale dhe hetuesit po përdorin pajisje me teknologji të avancuar për të dokumentuar çdo shkelje që mund të ndodhë gjatë këtij procesi elektoral.

The post Hetimi i krimeve zgjedhore, SPAK takime në Prokurorinë e Elbasanit, Ols Dado kryeson grupin e monitorimit appeared first on Sot News | Lajme.

Krimet zgjedhore, SPAK dhe BKH takim me prokurorët dhe shefat e policisë në Elbasan

By: Besnik
6 May 2025 at 13:28

SPAK dhe BKH po zhvillojnë këtë të martë një takim në Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

Të pranishëm në takim janë kryeprokurori Kreshnik Ajazi, prokurorë të tjerë, drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Fatmir Hoxha, nëndrejtori, si dhe shefat e komisariateve.

Në Elbasan, prokurorët e SPAK të caktuar për këtë qëllim janë Ened Nakuci dhe Ols Dado.

Euronews Albania ka siguruar edhe pamjet nga momenti i mbërritjes së tyre në Prokurorinë e Elbasanit.

Kujtojmë që SPAK ka ngritur zyra në 12 qarqet e vendit, në funksion të Task Forcës për luftimin e krimeve zgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Krimet zgjedhore, SPAK dhe BKH takim me prokurorët dhe shefat e policisë në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Seanca në GJKKO, Erion Veliaj shmang përballjen me Ols Dadon dhe Altin Dumanin

16 April 2025 at 10:47

Ditën e sotme do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme, ku prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani do të raportojnë në lidhje me ecurinë e hetimeve për dosjen ndaj Erion Veliajt, duke qenë se e përcakton ligji për shkak se kanë kaluar dy muaj nga caktimi i masave të sigurisë. Gjykata e […]

The post Seanca në GJKKO, Erion Veliaj shmang përballjen me Ols Dadon dhe Altin Dumanin appeared first on BoldNews.al.

Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon ‘besimin e publikut te media’

7 April 2025 at 08:07

Pas një séance maratonë për masë sigurie, Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli më 13 mars vendimin për lënien në fuqi të masës së arrestit me burg për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Vendimi i Apelit u parapri nga një […]

The post Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon ‘besimin e publikut te media’ appeared first on Reporter.al.

Nga prepotenca në dëshpërim/ Vetëshkatërrimi i Veliajt në 11 hapa

By: user 4
26 March 2025 at 18:54

Kur doli nga zyra në Bashki në datën 10 shkurt, i shoqëruar nga një grup efektivësh, Erjon Veliaj po hidhte hapat e parë si një njeri që e kishte humbur lirinë. E megjithatë ndërsa i afrohej makinës që do ta çonte në drejtorinë e policisë dhe më pas në qeli, ai eci i qetë, nuk shfaqi ndonjë veprim të pakontrolluar dhe thjesht shtrëngoi në duar dosjen, që e kishte marrë sa për t’u dukur sikur po dilte si zakonisht i shpenguar nga zyra, për një çështje pune.

Por realiteti tregoi se që nga momenti që pati kontaktet e para me prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH, kryebashkiaku i Tiranës veproi si një njeri që nuk e ka veten nën kontroll, si një njeri që bën hapa false, të llogaritura keq, me të cilat dogji edhe ato pak shpresa që kishte për t’u gjykuar i lirë.

Llogaritë bankare, paratë cash dhe blerjet e çmendura të çiftit Veliaj

Hetimet/ Reagon për herë të parë Ajola Xoxa

Lapsi,al ka analizuar disa nga autogolat që ka bërë Veliaj që kur nisi hetimi për të vitin e kaluar, kur ai filloi ta ndjejë se toka po i rrëshqiste nën këmbë dhe për ta ndaluar këtë rrëshqitje, u shndërrua në një njeri të gatshëm për të bërë gjithçka.

Është pikërisht kjo frikë, ky alarmim se mund ta humte pushtet kolosal që kishte pas vetes, që e çoi drejt disa veprimeve të dëshpëruara, që më vonë iu përdorën kundër dhe u shfrytëzuan nga prokurorët për ta mbajtur në burg.

1) Provokimi i parë, kur i quajti prokurorët “kolegë”

Në kontaktet e para që pati me prokurorët, Erjon Veliaj tentoi një qasje pozitive me prokurorët, një fjalë të ëmbël, një përkëdhelje, një kompliment para mediave me idenë që gjithçka mund të mbyllej në qetësi. Për habinë e të gjithëve, kur doli nga SPAK herën e parë pas 7 orësh që ishte marrë në pyetje, Veliaj tha se kishe takuar “kolegët” dhe se ishte ofruar për të dhënë dëshminë e tij në SPAK, sepse për të ndihmuar hetimet Bashkia e Tiranës duhet të kishte një qasje “proaktive”. Ai tha se kishte gjetur njerëz “profesionistë” brenda në institucion dhe se PS kishte bërë shumë mirë me këtë investim. Çështja është që epiteti “kolegë” nuk u pëlqeu prokurorëve. Në publik ata dilnin si ca leshko të keqpërdorur nga kryebashkiaku, ndaj nuk ishte rastësi që në muajt në vazhdim, bënë gjithçka për t’ia zhdukur nga fjalori këtë term.

2) Mbajtja e shumave të mëdha cash

Harrojini për një moment qindra mijëra euro fustane, këpucë dhe bizhuteri të blera me porosi për Ajola Xoxën! Harrojini edhe kompanitë fantazëm, edhe sponsorizimet e biznesmenëve të ndërtimit! Po këta dy të dehur nga pushteti, si nuk i fshehën paratë cash, kur mësuan se ishin nën hetim pasuror nga SPAK? Si shpjegohet që në zyrën e Ajola Xoxës u gjetën 95 mijë euro, të gjitha prerje pesëqindëshe? Si shpjegohet që nuk kishin menduar t’i fshihnin këto para? Apo ishin ende shumë të sigurtë që SPAK nuk do të guxonte kurrë të hynte pa trokitur në kasafortat e tyre? Gazetarët thanë se 500 euro ishin duke u mykur në kasafortat e Ajola Xoxës dhe përveç tyre kishte edhe 15 mijë dollarë dhe 665 mijë lekë cash, që prokurorët sot i kanë sekuestruar si provë kundër tyre.

3) Intimidimi i dëshmitares Ina Goxhaj

SPAK e akuzon Erjon Veliajn se nëpërmjet kompanive të bashkëshortes së tij Ajola Xoxës merrte ryshfet nga biznesmenët e ndërtimit. Në dosje janë edhe dëshmitë e punonjëseve të Ajola Xoxës edhe bisedat e tyre në ëhatsapp. Njëra prej tyre është Ina Goxhaj e cila pasi u rrëfye në SPAK, ka dëshmuar se si Ajola Xoxa dhe deputetja e PS, Klotilda Bushka i kanë bërë presione për të mos dëshmuar. Madje Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka i morën edhe celularin Samsung, i dhuruan një Iphone të ri dhe e instruktuan të thoshte në prokurori se nuk kujtonte detaje nga puna e saj. Vetëm se të gjitha këto, Ina Goxhaj i tregoi në SPAK duke përkeqësuar situatën e të pandehurve.

4) Mesazhi për agjentin e BKH

Një nga arsyet se përse Erjon Veliaj është në qeli, sipas SPAK është intimidimi i agjentit të BKH që ishte i ngarkuar për të marrë në pyetje të Ajola Xoxës. Pasi kërkoi paraqitjen e Ajola Xoxës në SPAK, agjenti u përball me mesazhet nga Erjon Veliaj që kërkonte ta linin bashkëshorten e tij të qetë. Më vonë Veliaj tregoi se i kishte shkruar efektivit të BKH në kushtet kur bashkëshortja e kishte telefonuar e traumatizuar për një seancë të re pyetjesh në SPAK. Veliaj madje e ka pranuar që i ka shkruar agjentit të BKH, duke e ironizuar atë në Facebook.

5) Sulmi publik ndaj Ols Dados dhe Erjon Banit

Menjëherë pas arrestimit, Erjon Veliaj ka shpërthyer në ofendime dhe sharje kundër prokurorit Ols Dado dhe gjykatësit Erjon Bani. Përdorimi i epiteteve si “budallenj”, “violinë”, “shejtan budalla”, “llum”, “palaço” “kasap” etj ishte një strategji me të cilën Erjon Veliaj synonte që të zbythte gjykatësin Engert Pëllumbi, që kishte në dorë vendimin për burgosjen apo jo të tij në Apel. Vetëm se mllefi dhe sharjet, vetëm sa e përkeqësuan situatën. Gjykatësi Engert Pëllumbi la në fuqi të njëjtin vendim, jo vetëm në bazë të arsyetimit të gjykatësit Erjon Bani, por edhe duke parë atë shpërthim kërcënimesh dhe sharjesh nga kryetari në detyrë i bashkisë së Tiranës.

6) Protesta e rrogtarëve të bashkisë para SPAK

Me protestën që organizoi para SPAK ditën kur do të konfirmohej masa e tij e arrestit, Erjon Veliaj tentoi të tërheqë në mbrojtje të tij, forcën politike që deri në atë moment i kishte falur gjithçka. Vetëm se Partia Socialiste nuk iu përgjigj. Madje rreshtimi i forcave të policsë bashkiake përballë prokurorisë dhe gjykatës ishte pika që derdhi gotën. Në mbrëmje vonë, një pjesë e protestuesve nisën të shtyjnë makinat e prokurorëve dhe gjykatësve dhe i bllokuan rrugën në dalje. SPAK e konsideroi protestën si “rrezikim i jetës” së magjistratëve. Sapo mori frenat e Bashkisë, Edi Rama e bëri të qartë se protesta nuk do të përsëritet më, duke e lënë Veliajn të vetëm përballë gjykatësve dhe prokurorëve që u ndjenë të rrezikuar për jetën e tyre.

7) Bisedat e përgjuara, kërcënimet për zyrtarët e burgjeve

Një gafë e pafalshme për kryetarin e bashkisë së Tiranës janë bisedat që ai ka zhvilluar me të vellain e tij, Arbër Veliaj nga qelia e paraburgimit në Durrës. Për çdo të paraburgosur, çështja e të cilit ka rëndësi të veçantë, dihet tashmë që përdoret përgjimi ambjental dhe telefonik nga prokuroria. Por Erjon Veliaj ndoshta nuk e ka besuar se do të trajtohej si një i paraburgosur i zakonshëm. Në komunikimet me të vëllain ka artikuluar kërcënime për zyrtarë të burgjeve që i kishin kontrolluar qelinë dhe për një ministër të qeverisë që e kishte zhgënjyer me trajtimin që i kishin bërë. Kuptohet se dalja e përgjimeve nuk e përmirësoi situatën e tij në qeli.

8) Ndërsimi i mediave ndaj prokurorëve dhe gjykatësve

Në të njëjtat telefonata, Erjon Veliaj ka instruktuar të vëllain se si të dirigjojë sulmet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve duke përdorur mediat që ka në shërbim. Fuqia financiare dhe pushteti i kryebashkiakut është pranuar edhe në arsyetimin e gjykatësit Erjon Bani, si rrezik për të ndikuar në hetime. Me përgjimet nga qelia që i “dhuroi” prokurorisë, Veliaj vetëm sa e ka konfirmuar këtë pretendim të prokurorëve.

9) Biseda me telefonin e policit

Njerëzit e dëshpëruar kryejnë veprime të dëshpëruara. Në kushtet e një izolimi ekstrem, kur iu ndërprenë privilegjet si një i burgosur “special”, Erjon Veliaj ka kryer një veprim që rezultoi të ishte autogoli i radhës. Ndërsa udhëtonte me furgonin e policisë nga qelia e Durrësit drejt Gjykatës së Posaçme të Tiranës, ai i mori njërit prej policëve telefonin dhe komunikoi me familjarët e tij. Meqënëse këta ishin nën përgjim, SPAK zbuloi telefonatën dhe arriti tek një prej policëve që shoqëronin Veliajn nga Durrësi në Tiranë. Pas verifikimit, për Veliajn u shtua një akuzë e re që është ajo e futja e sendeve të paligjshme në qeli.

10) Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani

Ndërsa lufta me SPAK dhe Gjykatën e Posaçme po shkon drejt humbjes, shpresa e fundit e Veliajt është mbështetja politike që ka nga Edi Rama. Por siç duket, edhe për kryeministrin, Veliaj ka pasur dyshime ndaj disa ditë më parë, tentoi të largonte nga Bashkia e Tiranës, Anuela Ristanin e cila kishte nisur të bashkëpunonte ngushtë me Edi Ramën. Me një shkresë nga qelia, Veliaj zëvëndësoi Anuela Ristanin me Sara Goxhajn, bashkëjetuesen e një prej besnikëve të tij, Alban Dokushin. Mosbindja nuk zgjati as 24 orë. Veliaj u tërhoq me bisht ndër shalë dhe kërkoi ndjesë pas raprezaljes së Ramës në bashki. Por ky veprim shtoi në mënyrë të panevojshme, krisjen mes tij dhe Edi Ramës.

11) Lobimi 300 mijë dollarësh për avokat në USA

Së fundmi, u mësua se për të përmirësuar situatën e tij me drejtësinë, Erjon Veliaj ka lobuar në Shtetet e Bashkuara me një shumë prej 300 mijë dollarësh. Lëvizja duket se ia përkeqëson imazhin. A mundet një zyrtar publik që pretendon se nuk është i korruptuar, të shpenzojë 300 mijë dollarë për një lobim jashtë vendit? Ndoshta krahasuar me faturat e Ajola Xoxës, 300 mijë dollarë mund të jenë pak, por në sytë e qytetarëve kjo është një shumë kolosale që forcon perceptimin e korrupsionit. Dhe dihet se ndonjëherë perceptimi në Shqipëri është më i rëndësishëm se faktet.

The post Nga prepotenca në dëshpërim/ Vetëshkatërrimi i Veliajt në 11 hapa appeared first on Lapsi.al.

Erjon Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës

25 March 2025 at 17:21

Kontrata me studion “Kasowitz Benson Torres’ e firmosur nga kryebashkiaku dhe vëllai i tij Arbër Veliaj është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe parashikon shërbime ligjore në formë këshillash ligjore, mediatike dhe strategjike për procesin gjyqësor. Avokatët e studios që do të asistojnë Veliajn në këtë proces kanë një pagesë për […]

The post Erjon Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës appeared first on Reporter.al.

Ajola Xoxa 1 orë në SPAK, nuk pranon të japë sqarime: Do flas kur të njihem me të gjitha aktet

21 March 2025 at 12:50

Ajola Xoxa ka dëshmuar këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku është pyetur si person nën hetim. Xoxa ka qëndruar për rreth 1 orë në SPAK, teksa ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj, Maks Haxhia. Burime bëjnë me dije se Xoxa nuk ka pranuar të japë sqarime para prokurorit të SPAK, Ols […]

The post Ajola Xoxa 1 orë në SPAK, nuk pranon të japë sqarime: Do flas kur të njihem me të gjitha aktet appeared first on BoldNews.al.

SPAK paraqet prova të reja kundër Veliajt, shtyhet seanca në Apel

11 March 2025 at 18:34

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të akuzuarve të tjerë të kësaj çështjeje në Gjykatën e Posaçme të Apelit u shty pasditen e së martës, për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja. Sipas koordinatores për të drejtën e […]

The post SPAK paraqet prova të reja kundër Veliajt, shtyhet seanca në Apel appeared first on Reporter.al.

Veliaj pranon mesazhet me oficerin e BKH: I thashë “thuaji Ols Dados boll e molestove gruan time”

6 March 2025 at 11:51

Edhe pse në qeli, Erion Veliaj vazhdon të shkruaj vazhdimisht nga mëngjesi deri në darkë, në profilin e tij në rrjetet sociale, ku sulmon magjistratët e çështjes së tij, prokurorin Ols Dado dhe gjyqtarin Erjon Bani. Në reagimin e sotëm, edhe pse kërkon të bëjë të pafajshmin dhe kërkon të dijë arsyet se pse ndodhet […]

The post Veliaj pranon mesazhet me oficerin e BKH: I thashë “thuaji Ols Dados boll e molestove gruan time” appeared first on BoldNews.al.

Ankesat e Veliajt për prokurorin Dado po shqyrtohen në ILD dhe KLP

3 March 2025 at 16:56

Pas një serie akuzash dhe fyerjesh nga qelia në adresë të prokurorit të SPAK, Ols Dado, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu drejtua me ankesa zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke kërkuar pezullimin e prokurorit të çështjes së tij nga detyra. Sipas një kopje të […]

The post Ankesat e Veliajt për prokurorin Dado po shqyrtohen në ILD dhe KLP appeared first on Reporter.al.

Veliaj: Më futën në burg pa gjyq, nga frika se mos arratisesha

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish sot nga paraburgimi i Durrësit, pasi GJKKO vendosi masën “arrest me burg” me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Veliaj thotë në postimin e tij, se prokurori Ols Dado “e ka futur në burg pa gjyq, nga frika se mos arratisej”.

“Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria. Po, po, ja lexojeni: Mund të arrihet në përfundimin logjik ligjor në formën e mundësisë së arsyeshme, mbi mundësinë reale të ikjes nëse nuk ndërhyhet për të caktuar një masë shtrënguese për këtë shtetas. Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25-vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen. Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale”, thotë Veliaj, ndërsa kujton dy rastet kur ai ka qenë jashtë shtetit dhe është rikthyer, si në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti.

“Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cenohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?”, pohon ai.

Postimi i plotë i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj:

27 vjet vetmi!

Mirëdita dhe agjërim të lehtë të gjithë vëllezërve dhe motrave.

Duke qenë se e keqja as nuk agjëron, as nuk pushon, por ushqehet përditë me ligësi dhe mashtrim, lipset që edhe unë, edhe ne, ta luftojmë përditë haramin që na rrethon.

Pasi u procedova me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” që variojnë nga lodrat e djalit, te fushata në Rrogozhinë e Kavajë, dhe nga statuset e Facebook-ut tek ato në Instagram, lind pyetja:

Po në burg pse jam?

Thoshte edhe Kafka te “Procesi”, mirë që jam fajtor pa faje e pa fakte, po dënimin pa gjyq pse? Tre janë faktorët që duhet të ketë parasysh Gjykata: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore.

T’i marrim me radhë:

Rreziku i ikjes

Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria. Po, po, ja lexojeni:

“Mund të arrihet në përfundimin logjik ligjor në formën e mundësisë së arsyeshme, mbi mundësinë reale të ikjes nëse nuk ndërhyhet për të caktuar një masë shtrënguese për këtë shtetas”.

Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen.

Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale”.

E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?

Por, siç komentonte Kafka për përndjekësit e tij tek “Procesi”: “Unë as e mendoj të iki nga këta dy përndjekës kaq shembullorë, të cilët më janë qepur pas me kaq zell dhe pasion, sa thuajse më dhimbsen t’i lë vetëm në gjykatë”.

Kjo për rrezikun e ikjes, nesër e pasnesër do të flasim për rrezikshmërinë time të lartë shoqërore.

Ju dua të gjithëve!

/a.f/r.e/

The post Veliaj: Më futën në burg pa gjyq, nga frika se mos arratisesha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj: Pse jam në burg? As që e mendoj që të arratisem (Mashtron me vitet e dënimit)

3 March 2025 at 15:17

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, ku shtron pyetjen se pse është në burg, ndërkohë që në vendimin e gjykatës sqarohet se ai ka kërcënuar me mesazhe oficerët e BKH-së dhe kjo ishte dhe arsyeja pse ndaj tij u vendos masa shtrënguese “Arrest me burg”. Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale, shkruan […]

The post Veliaj: Pse jam në burg? As që e mendoj që të arratisem (Mashtron me vitet e dënimit) appeared first on BoldNews.al.

Veliaj nga qelia: Ols Dado po e trajton Facebook-un dhe Instagram-it tim si skenë krimi

By: Ela
2 March 2025 at 13:45

Erion Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme nga qelia e burgut ku ndodhet prej 3 javësh pas komunikimit të masës së sigurisë masës të vendosur më 12 shkurt. Veliaj ka vijuar me akzuat ndaj prokurori të SPAK, Ols Dado, i cili sipas Veliajt po trajton rrjetet sociale të tij si skenë krimi. Veliaj evidenton […]

The post Veliaj nga qelia: Ols Dado po e trajton Facebook-un dhe Instagram-it tim si skenë krimi appeared first on BoldNews.al.

Erion Veliaj vijon sulmet nga burgu për Prokurorin Ols Dado: Pse ma le seen?

By: V K
2 March 2025 at 13:40

Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej datës 10 shkurt, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale.

Teksa publikon pjesë nga dosja e tij hetimore, kryebashkiaku i Tiranës thotë se “Facebook dhe Instagrami i tij janë trajtuar si skenë krimi”.

Ai shkruan se kjo është fyerje për inteligjencën e kujtdo. “Domethënë, akuzohem se në Facebook-un dhe Instagram-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë”.

Postimi i Veliajt

“Pse ma le “seen”?

Të dielë të mbarë të gjithëve dhe shumë mall për secilin prej jush!

Duke qenë se padrejtësia nuk bën asnjë ditë pushim, do të më mirëkuptoni nëse edhe sot më duhet të çmontoj një tjetër akuzë, kësaj here lidhur me Facebook-un dhe Instagram-in tim, ndaj dhe titulli “pse ma le ‘seen’” – reagimi patetik i adoleshentëve në rrjete, kur dikush s’i përfill.

Fiks kështu reagon Ols Dado kur e trajton Facebook-un dhe Instagram-in zyrtar të Kryetarit të Bashkisë si skenë krimi!

Nuk ju besohet? Lexojeni vetë:

“Nga procesverbali i kqyrjes datë 21.01.2025, i përpiluar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), rezulton se në rrjetin social “Instagram”, tek adresa “Erion Veliaj”, evidentohet një postim i bërë nga ky i fundit më datë 20 shtator 2023. Ky postim lidhet me eventin që do të organizohet më datën 23.09-22.10.2023 “International Contemporary Dance Festival”. Në vijim të tekstit publikohet edhe kalendari i shfaqjeve. Postimi në total përmban 8 fotografi/reklama/postera njëra pas tjetrës. Festivali është nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj”.

Po mor po, e lexuat vetë! Trajtohet faqja e Facebook-ut dhe Instagram-it si skenë krimi, si të ishte Bataclan ku vranë terroristët apo skena e fluturimit MH17, që e gjetën këta pas kaq vitesh. “Kqyrje”, “procesverbale”, “evidentohet”, “rezulton me aq e kaq postera e foto”, si me thënë “kaq të vrarë e aq të plagosur”.

Çfarë fyerje për inteligjencën e kujtdo! Domethënë, akuzohem se në Facebook-un dhe Instagram-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë.

Së pari, çdo kryetar bashkie poston aktivitete kulturore e artistike të qytetit dhe as më besohet që më duhet ta shpjegoj këtë. E kam gjetur Tiranën me 10 evente në vit, sot ka mbi 1 mijë aktivitete cilësore në vit. Postohen sa mundet për të informuar publikun e të huajt që vijnë si turistë. Gjëja më normale në botë.

Së dyti, Preljocaj dhe trupa e tij janë ëndërr për çdo qytet, dhe jo vetëm çdo qytet do t’i financonte, por do t’i promovonte me trumpetë e bori, me tellall e reklama kudo, aq më tepër Tirana.

Por, së treti, meqë më duhet të shpjegoj me logjikën idioteske të hetimit të Facebook-ut dhe Instagram-it, rezulton se postimi as nuk është bërë nga unë vetë, por nga stafi i zyrës së shtypit, ashtu siç ndodh rëndom për shumë bashki e ministri. Mjafton të shikoni screenshot-et e postimeve për të kuptuar se edhe ky postim, pra për baletin e Preljocajt, është bërë nga stafi i zyrës së shtypit – edhe pse tani që po e kuptoj sa “krim i rëndë” paska qenë, do të doja ta kisha bërë vetë, por ato ditë kam qenë në SHBA për një udhëtim pune.

Ndërsa, në këtë fotoalbum do të shikoni me dhjetra postime, të cilat kanë promovuar aktivitete të ndryshme artistike, kulturore e sportive që kanë ndodhur në Tiranë, në po atë muaj, kur është shfaqur edhe baleti i Preljocajt.

Sa fyese që pas letrave anonime, shpalljes “i dënuar” pa gjyq, shtëpive në Yrshek, takimeve me arkitektë, më duhet të shpjegoj edhe postimet rutinë të stafit në Facebook e Instagram, në këtë veting 20 vjeçar, që s’i është bërë askujt më parë. Fiks muhabet kalamajsh “pse ma le ‘seen’”.

Kokën lart dhe agjërim të lehtë!“, shkruan Veliaj.

The post Erion Veliaj vijon sulmet nga burgu për Prokurorin Ols Dado: Pse ma le seen? appeared first on Albeu.com.

Nga fyerjet te teoritë e komplotit: Si po mbrohet Erion Veliaj ndaj SPAK

By: Ardit
1 March 2025 at 15:55

Prej javësh, duke shfrytëzuar faqen e tij në Facebook dhe një mori mediash që shpërndajnë mesazhet e tij pa filtra, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vënë në shënjestër Ols Dadon, prokurorin e çështjes ndaj tij dhe bashkëshortes. Duke përdorur fyerje e epitete denigruese, Veliaj është përpjekur ta pikturojë Dadon si person që ka armiqësi personale, apo […]

The post Nga fyerjet te teoritë e komplotit: Si po mbrohet Erion Veliaj ndaj SPAK appeared first on BoldNews.al.

Veliaj: Refuzoj mentalitetin se po punove do sulmohesh

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në drejtim të tij.

Nga paraburgimi i Durrësit, përmes një postimi në Facebook, Veliaj shkruan se prokurori Ols Dado e akuzon se ka takuar 2 agjentë të huaj, ndërkohë që sipas tij ata janë dy arkitektë me reputacion ndërkombëtar.

Veliaj thekson ndër të tjera se “refuzon mentalitetin se po punove do të sulmohesh”. Veliaj shton më tej se beson se Shqipërinë e çon përpara puna dhe njerëzit e punës, jo përtacët, qylaxhinjtë, frikacakët, xhelozët e llapaqenët.

Postimi i plotë i Veliajt:

Mirëdita miq! Përpara se t’ju uroj një fundjavë të mbarë, më lejoni t’ju argëtoj pak sot, me dy akuza të tjera, sa komike për nga thelbi, aq edhe tragjike për nga fakti se janë përdorur për të futur në burg pa gjyq një të zgjedhur nga populli.

Vetingu 20 vjeçar, i paprecedentë për askënd dhe ilegal fundekrye, gjeneroi një rrëmbim të pashembullt telefonash nga dhjetëra qytetarë, të cilët i kam njohur në 20 vjet jetë në Tiranë dhe punë për Tiranën. Ky besoj është i vetmi vend demokratik ku telefonat rrëmbehen rrugëve dhe jo vetëm nuk kqyren në sytë e të zotit, vetëm për çështjen për të cilën ka një hetim, po iu thithen të tëra të dhënat personale, ndërkohë që fizikisht mbahen edhe ata në paraburgim pa afat.

Telefon pas telefoni dhe gjurmim pas gjurmimi, Ols Dado më akuzon se kam takuar dy agjentë të huaj, Jesus Hernandez dhe Marco Casamonti, në fakt dy arkitektë me reputacion ndërkombëtar, që Nesti Kafka duhet ta kishte për nder t’u jepte dorën. Dhe sipas Kafkës tim, i paskam takuar për “punë sponsorizimesh”, se taktika e tij është “kap thërrime dhe hiqu si dyqan buke”.

Po more, i kam takuar të dy star-arkitektët, me kënaqësi të madhe madje – por, jo për t’ju dhënë ndonjë favor të pamerituar që t’ju marr ndonjë favor personal mbrapsht, po për t’ju dhënë respekt e për t’ju marrë kontribut FALAS për Tiranën.

Jesus Hernandez ka projektuar muzeun “Marubi” në Shkodër, një kryevepër. Po ashtu sheshin e Shirokës, qilimin e gurtë që mori çmim ndërkombëtar. Pasi shpronësuam “Sarajet”, mes betejash e netësh për ta mbrojtur monumentin e kulturës nga pronarë që donin ta digjnin, i kam kërkuar si “sponsorizim” një koncept-ide se si mund ta kthenim atë godinë në një Muze Etnografik të Tiranës. Gjithmonë kam besuar se edhe arkitektët e huaj, që fitojnë nga pjesa e tyre e punës në Tiranë, duhet t’i japin edhe diçka nga vetja qytetit, po edhe ata asnjëherë nuk kanë thënë jo. Njësoj veprova edhe me Elisabetta Terragni-n, ku pas “Shtëpisë së Gjetheve” – një tjetër sukses – i kërkova të “sponsorizonte” me projekt-ide “Shtëpinë Kadare – Agolli”, të cilat sot kanë dalë si xhevahire te Pallati i Maks Velos.

Marco Casamonti-t, projektuesit të stadiumit “Arena Kombëtare”, i kam kërkuar të “sponsorizojë” një pavion për Tiranën në Bienalen e Venecias për arkitekturë. Gjë që sapo është konfirmuar nga kuratori Carlo Ratti – një tjetër arkitekt, të cilit i kam kërkuar “të sponsorizojë” Tiranën në Bienale. Pra, jo para jo, po kontribute me projekt-ide, pa pagesë nga ana e buxhetit të bashkisë.

Është poshtëruese që më duhet të shpjegoj këto çudira, ku Tirana merr, nuk jep, sepse jam në burg pa gjyq edhe për këto. Në 10 vite kam kërkuar nga kushdo të sponsorizojë pemë, çerdhe, kopshte, ekipe sportive, mundësa olimpikë dhe skiatore kampione.

Unë refuzoj ta pranoj se “në këtë vend e ha po punove shumë”, apo se “të mirit ia bëjnë gropën me punët që ka bërë” dhe kurrë s’do ta pranoj që të kërkosh për qytetin, jo për vete, është korrupsion.

Pra, pse duhej Teatri i Ri, se shiko sa sulme; pse 45 shkolla të reja, se shiko sa padi; pse 110 çerdhe me sponsora, se shiko sa bela; pse 1.5 milion pemë të mbjella, se shiko sa sharje; pse gjithë këto tituj europianë për Tiranën, se shiko sa xhelozi.

“Ja, shih Lulin”, tha dikush me cinizëm, “s’bëri asnjë punë e nuk e gjeti gjë”.

Unë këtë e refuzoj!

E refuzoj mentalitetin se po punove, do sulmohesh, ndaj mos puno. Unë besoj se Shqipërinë e çon përpara puna dhe njerëzit e punës, jo përtacët, qylaxhinjtë, frikacakët, xhelozët e llapaqenët.

Këtë besoj unë dhe besoj se këtë e beson edhe shumica e mirë, idealiste, e ndershme e vendit.

Për gjithë njerëzit e punës, kokën lart dhe përqafime me mall!

j.p/

The post Veliaj: Refuzoj mentalitetin se po punove do sulmohesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj reagon sërish nga qelia: Ols Dado ka stisur shumë dosje të rreme kundër meje

By: V K
1 March 2025 at 11:15

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej më shumë se dy javësh në qeli, ka reaguar sërish.

Ai shkruan se prokurori Ols Dado, ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër tij, saqë i ka faturuar si korrupsion edhe lejen për ndërtimin e një banese një katëshe të një familjeje në Yrshek.

Postimi i Veliajt:

Prokurori ndërtues Ols Dado ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër meje, saqë më ka faturuar si korrupsion edhe këtë shtëpi modeste 1-katëshe, që një familje e nderuar nga Yrsheku, me kursime e borxhe, ka ndërtuar me dokumentacionin ligjor të dhënë nga shoqëria “Fusha”. Prokurori ndërtues e di shumë mirë që për të aplikuar për leje ndërtimi, si për një shtëpi 1-katëshe, ashtu edhe për një pallat shumë katësh, ligji kërkon që ndërtimi të bëhet nga një shoqeri me licencat përkatëse.

Familja punëtore nga Yrsheku, ndryshe nga prokurori ndërtues, nuk është paraqitur asnjëherë në Bashkinë e Tiranës për t’u interesuar për lejen e ndërtimit dhe ec e merre vesh tani se si paskam bërë unë korrupsion me Fushën, për këtë shtëpi me sipërfaqe 90 m2”, shkruan Veliaj.

The post Veliaj reagon sërish nga qelia: Ols Dado ka stisur shumë dosje të rreme kundër meje appeared first on Albeu.com.

Nga fyerjet te teoritë e komplotit: Si po mbrohet Erion Veliaj ndaj SPAK

1 March 2025 at 08:46

Prej javësh, duke shfrytëzuar faqen e tij në Facebook dhe një mori mediash që shpërndajnë mesazhet e tij pa filtra, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vënë në shënjestër Ols Dadon, prokurorin e çështjes ndaj tij dhe bashkëshortes. Duke përdorur fyerje e epitete denigruese, Veliaj është përpjekur ta pikturojë Dadon si person që ka armiqësi personale, apo […]

The post Nga fyerjet te teoritë e komplotit: Si po mbrohet Erion Veliaj ndaj SPAK appeared first on Reporter.al.

❌
❌