Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990, një datë me rëndësi historike për vendin tonë, që shënon fillimin e një procesi të pakthyeshëm drejt demokracisë dhe lirive themelore.

Gonxhja në fjalën e tij theksoi se “ky akt i guximshëm qytetar është themel i rrugëtimit tonë europian dhe simbol i vlerave që vazhdojmë të mbrojmë dhe të ndërtojmë: dinjitetin njerëzor, të drejtën për të zgjedhur dhe besimin në një të ardhme më të mirë”.

“Më 2 korrik 1990, qindra shqiptarë, të rinj dhe të reja, burra dhe gra me fëmijë në krah, sfiduan frikën dhe kërkuan strehë në ambasadat e huaja në Tiranë. Nuk ishte vetëm një akt shpëtimi personal, por një akt rebelimi kundër një regjimi të rrënuar, një krisje në murin e ftohtë të diktaturës, që paralajmëroi shembjen që do të vinte”, theksoi Gonxhja.

Duke folur për përjetimet e tij në atë vit, Gonxhja tha se “asokohe student, e përjetova këtë moment si një thirrje. Dhe nuk isha vetëm. Mijëra të rinj, studentë nga gjithë Shqipëria, u zgjuam. Brenda pak muajsh, në dhjetor të atij viti, dolëm për të rrëzuar kultin, për të kërkuar liri, për të kërkuar demokraci dhe të drejtën për të qenë njerëz të lirë në vendin tonë. 2 Korriku 1990 shënoi momentin e parë të madh të çarjes së perdes së hekurt që kishte mbuluar Shqipërinë për dekada të tëra. Aty nisi rebelimi qytetar, u zgjua ndërgjegjja kolektive, u bë hapi i parë drejt refuzimit të frikës, heshtjes dhe përuljes”.

Sot, vijoi Gonxhja, 35 vite më pas, Shqipëria nuk është një vend i përkryer por është një vend që ka lënë pas frikën dhe censurën, dhe që sot flet me zë të lirë.
“Jemi pjesë e një Evrope që na pa atë ditë me sytë e habisë, por edhe të shpresës. Nga një vend i mbyllur pas gardheve të hekurt, jemi sot një vend i hapur ndaj botës, që krijon, kontribuon dhe bashkëpunon. Shqipëria është anëtare e NATO-s, një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, një zë që dëgjohet në rajon dhe më gjerë. Jemi ftuar në tryeza ku dikur nuk kishim qasje, jemi të pranishëm në forume ndërkombëtare ku ndajmë vizionet dhe sfidat. Po ecim me vendosmëri në rrugën e integrimit europian, një rrugë që kërkon reforma të thella, pjekuri politike dhe shoqërore, por mbi të gjitha kërkon besim te vetja dhe tek e ardhmja”, theksoi Gonxhja.
Ministri Gonxhja u shpreh se “ajo që kemi ndërtuar në këto 35 vite, nga shteti i së drejtës, te liria e medias, nga ekonomia e tregut, te shoqëria civile, është fryt i një përpjekjeje të madhe për t’u shkëputur nga e shkuara dhe për t’u vendosur plotësisht në familjen europiane, jo vetëm gjeografikisht, por edhe institucionalisht dhe shpirtërisht”.
“Në këtë rrugëtim nuk kemi qenë vetëm. Një pjesë thelbësore e kësaj historie është edhe diaspora shqiptare — ata që u larguan duke kapërcyer kangjellat për të gjetur lirinë dhe mundësinë, por që nuk e harruan kurrë atdheun. Ata që, me punën, përkushtimin dhe suksesin e tyre në shtetet pritëse, mbajtën gjallë imazhin pozitiv të Shqipërisë dhe kontribuan në ringritjen e saj ekonomike, kulturore dhe diplomatike”, tha Gonxhja.
Gonxhja falënderoi gjithashtu shtetet pritëse ku shkuan qytetarët shqiptarë.
“Kjo ditë simbolike është gjithashtu një moment për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për shtetet pritëse, ato vende që hapën dyert kur Shqipëria kishte më shumë se kurrë nevojë për dritë. Ishin shtete që nuk panë vetëm një valë refugjatësh, por panë njerëz me dinjitet, me ëndrra, me nevojën për të nisur nga e para. Gjermania, Italia, Greqia, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera, jo vetëm që ofruan strehë e siguri, por u bënë shtëpia e dytë për qindra mijëra shqiptarë. Nëpërmjet mikpritjes së tyre, ata ndihmuan jo vetëm individë e familje, por kontribuan në rilindjen e një kombi që kërkonte të ringrihej mbi plagët e së shkuarës”, theksoi Gonxhja.
Gonxhja tha se “liria që gëzojmë sot, Evropa që duam nesër, demokracia që përpiqemi të përmirësojmë çdo ditë, nuk janë të rastësishme. Ato janë rezultat i një vendimi të marrë 35 vite më parë: për të mos pranuar më frikën, për të zgjedhur jetën, për të hapur derën”.
1 nga 5
/k.s//r.e//a.f/

The post Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Rama: Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u çel me ceremoni solemne Panairi i Parë i Librit Shqip, një ngjarje që cilësohet si historike për kulturën dhe identitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Përgjatë dy ditëve (21-22 qershor) kjo festë e librit bashkoi shkrimtarë, lexues dhe botues nga të gjitha trojet shqiptare.

“Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama u shpreh se “së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundësojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie”.

Ky panair vjen si një mundësi për të nderuar autorët e mëdhenj, ata që me fjalën e tyre e mbajtën gjallë gjuhën shqipe, që e ndërtuan identitetin tonë kulturor me mendim të thellë, me ndjenjë dhe me kurajë.

Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë ishte edhe një ftesë për autorët e rinj, për ata që vijnë me tema të reja, me një gjuhë që flet për realitetin e sotëm dhe për ëndrrat e brezit të ri.

Nga Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë
1 nga 12

/e.i//r.e/

The post Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Rama: Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Botërore e Muzikës, mbahet edicioni i 16-të i RockFest në Tiranë

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Dita Botërore e Muzikës, ose “Fête de la Musique”, kremtohet çdo 21 qershor. Ajo nisi fillimisht në Francë, por me kalimin e viteve është përhapur dhe festohet në rreth 110 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) organizoi dje edicionin e 16-të të RockFest, te “Reja”, në kryeqytet.

Ky event i përvitshëm që i kushtohet muzikës u zhvillua dje, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, ndërsa skena e konstelacionit “Reja” u mbush me tingujt e bandave rock më të mira vendase dhe energjinë që vetëm ky festival di të sjellë.

Sipas njoftimit të APR-së, ky event solli një atmosferë të bukur, me muzikë live, ritme dhe publik të zjarrtë që erdhi për të festuar, për të kënduar dhe për të qenë pjesë e një nate që mbahet mend gjatë.

Dita Botërore e Muzikës ka për qëllim ta bëjë muzikën më gjithëpërfshirëse dhe të inkurajojë njerëzit të ndërveprojnë shumë më tepër me të gjitha llojet e melodive, ndërsa edhe një mundësi për muzikantët që të shkojnë me pranë audiencës se tyre.

Kjo datë e veçantë promovon muzikën në dy mënyra: duke inkurajuar muzikantë të rinj dhe profesionistë për të performuar në rrugë dhe duke organizuar koncerte muzikore falas, duke mbuluar të gjitha zhanret e muzikës, në mënyrë që publiku të mund të njihet me muzikën e re.

Nga edicioni i 16-të të RockFest në Tiranë
1 nga 12

/e.i//r.e/

The post Dita Botërore e Muzikës, mbahet edicioni i 16-të i RockFest në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rin Camp 2025″, Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi sot çeljen e aplikimeve për në “Rin Camp 2025”.

Duke u bërë apel të rinjve të marrin pjesë në këtë kamp veror, Muzhaqi tha se “të gjithë të rinjtë 18–25 vjeç që duan të rriten profesionalisht, të fuqizohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të aplikojnë deri më 22 qershor 2025”.

“A je gati të provosh një përvojë që të sfidon dhe frymëzon? Nga 2-5 korrik rikthehemi me Rin Camp. Do flasim për çështje që na prekin, do mësojmë nga njëri-tjetri dhe do të ndërtojmë projekt ide dhe rrjete bashkëpunimi. Dhe po do ia kalojmë super bashkë, trajnime, art, sport, shëndet mendor. Të folurit në publik dhe plot të ftuar interesantë. Të gjitha këto në një kamp të vetëm, nëse do që zëri yt të dëgjohet dhe idetë e tua të marrin jetë, kjo është thirrja jote. Apliko tani vendet janë të kufizuara. Dhe të presim në Jalë”, tha Muzhaqi në një video të publikuar në rrjetet sociale.

RinCamp është një aktivitet që ka në qendër të rinjtë dhe synon të aktivizojë dhe të mbështesë angazhimin e tyre në sferën rinore, ngritjen e kapaciteteve personale dhe profesionale, fuqizimin e të rinjve etj.

Përgjatë këtyre ditëve, të rinjtë do të angazhohen në një sërë aktivitetesh të cilat do të kenë në fokus përfshirjen rinore dhe shëndetin mendor.

Gjithashtu, ata do të trajtojnë e zgjerojnë njohuritë e tyre në kohezion të plotë me qëllimet dhe objektivat specifikë të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

/k.s/a.f/r.e/

The post “Rin Camp 2025″, Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prezantohet në COD botimi “Bosco Verticale: Morfologjia e një Pylli Vertikal”

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u prezantua mbrëmjen e djeshme, botimi me i fundit me titull “Bosco Verticale: Morfologjia e një Pylli Vertikal”.

Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, ndërsa eventi kushtuar arkitekturës dhe së ardhmes së qëndrueshme të qyteteve, erdhi si një bashkëpunim me studion arkitekturore Stefano Boeri Architetti.

Libri, i cili shënoi 10-vjetorin e ndërtesës emblemë Bosco Verticale në Milano, përshkroi rrugëtimin e saj si një model pionier i arkitekturës së qëndrueshme dhe si simbol i një vizioni të ri për qytetet e së ardhmes. Ndërtesa, tashmë e konsideruar një ikonë ndërkombëtare, ka frymëzuar arkitektë dhe qytetarë anembanë botës për të rrethuar jetesën urbane me gjelbërim dhe biodiversitet.

Në qendër të këtij takimi ishin arkitekti Stefano Boeri dhe Francesca Cesa Bianchi, të cilët ndanë me publikun rrugëtimin dhe vizionin pas “pyllit vertikal”, ndërsa aktiviteti u hap me një fjalë përshëndetëse nga Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij vizioni arkitektonik për të ardhmen urbane të Shqipërisë.

Më pas, të pranishmit ndoqën një dialog frymëzues mes arkitektit të mirënjohur Stefano Boeri dhe bashkëpunëtores së tij Francesca Cesa Bianchi, të cilët ndanë historitë, sfidat dhe konceptet që qëndrojnë pas krijimit të “pyllit vertikal”.

Prezantimi u mbajt në gjuhën angleze dhe mblodhi pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, arkitektë, urbanistë, studentë dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët shfaqën interes dhe entuziazëm për projektet që lidhin natyrën me urbanen në mënyrë të harmonishme.

Nga prezantimi i botimit “Bosco Verticale: Morfologjia e një Pylli Vertikal
1 nga 16

/a.f/

The post Prezantohet në COD botimi “Bosco Verticale: Morfologjia e një Pylli Vertikal” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës 1912–2008”, temë diskutimi mes akademikëve të Tiranës dhe Prishtinës

TIRANË, 7 qershor/ATSH/  “Diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës 1912–2008” ishte tema e konferencës shkencore mbajtur në Prishtinë dhe organizua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë, Tiranë, pjesë e Akademinë së Shkencave të Shqipërisë, dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup.
Nga Instituti i Historisë, Tiranë (ASHSH), morën pjesë drejtori i këtij instituti prof. dr. Hamit Kaba, akad. Marenglen Verli; akad. Beqir Meta; prof. dr. Romeo Gurakuqi, prof. Ledia Dushku, prof. asoc. Gjon Boriçi, dr. Eduart Caka, prof. asoc. Sali Kadria, dr. Eralba Çiraku, dr. Jorina Verli.
Konferencën e hapi drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, Teuta Shala-Peli. Ajo e vuri theksin në rolin jetik të diasporës si zë i çështjes kombëtare në botë dhe në fund të fjalës së saj e vlerësoi veprimtarinë për rëndësinë që ka në ndriçimin e çështjeve kombëtare.
Drejtori i Institutit të Historisë, Tiranë, prof. dr. Hamit Kaba, në fjalën përshëndetëse nënvizoi se diaspora ka qenë katalizator për ruajtjen e identitetit dhe interesave kombëtare. Ai theksoi ndër të tjera nevojën e studimeve të plota gjatë gjithë historisë shqiptare si faktorë urëlidhës i shqiptarëve me shtetin amë.
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe prof. dr. Skënder Hasani, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (Shkup). Ai vlerësoi rolin e diasporës si bartëse e kujtesës kolektive, si dhe për ndikimin në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare.
Prof. dr. Hamit Kaba mbajti kumtesën me temën “Emigracioni shqiptar në SHBA gjatë Luftës së Ftohtë, raportet me vendin e lindjes dhe origjinën.
Akademiku Marenglen Verli mbajti kumtesën me temën “Konferenca e paqes e Parisit dhe qëndrimet e diasporës dhe komiteti MKK për çështjet e Kosovës. Akademiku Beqir Metaj mbajti kumtesën me temën “Qëndrimi i federatës panshqiptare “Vatra” ndaj zhvillimeve në Shqipëri në Shqipëri në vitin 1921.
Prof. dr. Romeo Gurakuqi mbajti kumtesën me temën “Delegacionet e qeverisë së Durrësit dhe qeverisë së Tiranës në Bisedimet e Paqes në Paris 1919-1921.  Prof. asoc. Gjon Boriçi referoi studimin për problematikat e diasporës dhe emigracionit politik shqiptar në periudhën e luftës së ftiohtë 1945-1959.
Prof. Ledia Dushku mbajti kumtesën me temën “Atdheu jashtë kufijve, diplomacia e diasporës dhe strategjitë e mobilizimit kombëtar 2012-2020”.
Gjithashtu, paraqitën kumtesa: dr. Eduart Caka për mërgatën e shqiptarëve të Egjiptit dhe diasporën shqiptare të Amerikës; prof. asoc. Sali Kadria për kolonitë shqiptare të Egjiptit dhe pikëpamjet përfaqësuese të tyre për çështjet kombëtare; dr. Eralba Çiraku paraqiti kumtesën “Dokumente diplomatike për dëbimin dhe masakrat serbo-malazeze ndaj popullsisë shqiptare në vitet 1912-1913; dr. Jorina Verli paraqiti kumtesën me temën “Emigracioni politik dhe diaspora për çështjen Kosovës midis dy luftërave botërore-rasti Bedri Pojani”.
Gjatë katër seancave të kësaj konference, rreth 50 studiues trajtuan rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në raport me çështjen kombëtare dhe zhvillimet e Kosovës gjatë periudhës 1912–2008.

The post “Diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës 1912–2008”, temë diskutimi mes akademikëve të Tiranës dhe Prishtinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Edukimi financiar, Muzhaqi: Fëmijët gati për sfidat e së nesërmes

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Mjediset e Piramidës u mbushën dje plot jetë e energji duke u shndërruar në “JAA BizTown”, një qytet funksional, i drejtuar nga qytetarët dhe punonjësit më të vegjël e më të zellshëm.

Ky projekt i Junior Achievement Albania çdo vit shton risi në edukimin financiar të fëmijëve.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila tha se “këtë vit, në 5 shkolla, sollëm një program të ri ku pika kulmore ishte një ditë e jashtëzakonshme në mjediset e Piramidës: Fëmijët e klasave të pesta ndërtuan një qytet të improvizuar – me banka, zyra punësimi, kompani teknologjie e ndërtimi, zyra mediatike dhe madje edhe zgjedhje për të ardhmen e qytetit të tyre”.

“Edukimi financiar mësohet më mirë duke e praktikuar dhe këta fëmijë na treguan se janë më se gati për sfidat e së nesërmes. Nuk duhet të kemi frikë nga risia. Përkundrazi, duhet ta përqafojmë dhe ta kthejmë në një avantazh për fëmijët tanë, për t’i rritur të përgatitur, të pavarur dhe me mendje sipërmarrëse”, theksoi Muzhaqi.

Fëmijët morën role të ndryshme si qytetare apo punonjës dhe drejtuan me pasion:Bankën, Postën,  Zyrën e urbanistikës, Agjencinë e udhëtimit,  Agjencinë e punësimit, Kompaninë e ndërtimit, Kompaninë e sigurimeve, Agjencinë imobiliare, Kompaninë e medias dhe  Kompaninë e telekomunikacionit.

Përveç roleve në qytetin e tyre imagjinar, fëmijët patën mundësinë të vizitojnë edhe dy biznese reale që u bashkuan me eksperiencën: “switch technologies” dhe “pigi app”, duke i afruar edhe më shumë me botën reale të teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Fëmijët mësuan si funksionon një qytet përmes bashkëpunimit, menaxhimit të parave, marrjes së vendimeve dhe komunikimit.

Ky aktivitet ishte një përvojë edukative dhe argëtuese që ngjalli shumë buzëqeshje dhe ndjesi suksesi tek të vegjlit.

/k.s/a.f/

The post Edukimi financiar, Muzhaqi: Fëmijët gati për sfidat e së nesërmes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet 179-vjetori i lindjes së Naim Frashërit

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Qyteti i Përmetit nderoi sot figurën e rilindësit të madh Naim Frashëri, me rastin e 179-vjetorit të lindjes së tij, përmes një veprimtarie kulturore që përfshiu institucione dhe përfaqësues nga mbarë hapësira shqiptare.

Aktiviteti “Naim Frashëri – Emblema Ndriçuese e Kulturës Shqiptare”, u organizua nga Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” në bashkëpunim me bashkinë Përmet, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Këshillin e Qarkut Gjirokastër, shoqatën “Tomori”, Komunën e Rahovecit në Kosovë dhe shoqatën “Zëri Dardan”.

Gjatë veprimtarisë u mbajtën përshëndetje nga të ftuar dhe personalitete të fushës së kulturës dhe arsimit, ndërsa një vend të veçantë zuri konkursi letrar me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat e Përmetit, Këlcyrës, Suharekës dhe Rahovecit. Nxënësit sollën përmes poezisë dhe eseve frymën rilindase dhe vizionin e Naim Frashërit për gjuhën, kombin dhe dijen.

Në kuadër të aktiviteteve u zhvillua edhe një vizitë në vendlindjen historike të vëllezërve Frashëri, për të reflektuar mbi trashëgiminë që ata lanë pas.

Mbrëmja do të kulmojë me festivalin mbarëkombëtar të poezisë “Në gjurmët Naimiane”, i cili do të mbahet në kinema “13 Shtatori”, ora 19:00, duke sjellë interpretime poetike dhe artistike të frymëzuara nga vepra e Naim Frashërit.

Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë së Përmetit më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.

Mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll. Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.

Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj.

Vepra e Naim Frashërit është botuar dhe vazhdon të botohet gjerësisht dhe është bërë objekt studimesh shkencore. Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë.

/r.e/

The post Përkujtohet 179-vjetori i lindjes së Naim Frashërit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj në Filadelfia, vlerëson kontributin e diasporës shqiptare ndër breza

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentarë të NATO-s në Dejton (Dayton).

Në nder të Presidentit Begaj, Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” organizoi një ceremoni të posaçme me nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë”.

Gjatë fjalës në këtë takim, Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare që nga fundi i shekullit XIX në jetën publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe veprimtarinë ndër breza për ruajtjen e identitet shqiptar.

Kreu i Shtetit risolli në vëmendje rrugëtimin e diasporës duke veçuar aktivizimin e atdhetarëve të cilët i dhanë jetë çështjes shqiptare përmes institucioneve politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore të Amerikës. Gjithashtu, Presidenti vlerësoi edhe iniciativat e shqiptarëve për ngritjen e shoqatave dhe rrjeteve të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit me synim integrimin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane, duke ruajtur njëkohësisht identitetin kombëtar.

“Falë vlerave dhe standardeve demokratike të vendit që ju keni zgjedhur si atdhe të dytë, në këtë vend kampion të demokracisë dhe respektit të të drejtave të njeriut, shqiptarët e besimit ortodoks, katolik dhe mysliman ndërtuan objektet e tyre shqipfolëse të kultit, të cilat u bënë qendra jo vetëm fetare, por edhe kulturore e arsimore”.

Veç vlerësimit të diasporës së hershme, Presidenti Begaj theksoi dhe kontributin e shqiptarëve që emigruan më vonë, pas rënies së regjimit komunist, të cilët, sipas tij, i dhanë një hov të ri komunitetit shqiptar duke rritur numrin e organizatave, shkollave shqipe dhe bizneseve.

Siç theksoi Presidenti Begaj, përballë sfidave ata kanë bërë përpjekje për ngritjen e qendrave shumëdimensionale për ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor dhe gjuhësor: “Pikërisht në këtë shtet, në këtë mjedis multikulturor, shkolla “Bijtë e Shqipes” ndihmon në parandalimin e asimilimit të plotë të brezave të rinj, duke mbajtur gjallë elementet shqiptare në jetën tuaj të përditshme. Unë jam i ndërgjegjshëm se sfidat tuaja për të mbajtur hapur e funksionuar shkolla shqipe janë të shumta. Ato lidhen me sigurimin e fondeve të mjaftueshme e të domosdoshme, me konkurrencën me sistemin shkollor amerikan, me vështirësitë në sigurimin e mësuesve të kualifikuar dhe materialeve mësimore cilësore në gjuhën shqipe, apo dhe me motivimin e prindërve dhe nxënësve për të vijuar mësimin në mënyrë të rregullt”.

Presidenti i Republikës u zotua se do bëjë gjithçka në mbështetje të këtij misioni fisnik.

Gjatë qëndrimit në Filadelfia (Philadelphia), Presidenti i Republikës vizitoi edhe Kishën Ortodokse të Shën Gjergjit, një nga kishat më të hershme ortodokse shqiptare në SHBA, si dhe shtypshkronjën e parë shqiptare, që administrohet nga gratë sipërmarrëse.

Presidenti Begaj, pjesë e aktivitetit Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” në Philadel...
1 nga 7

/r.e/

The post Presidenti Begaj në Filadelfia, vlerëson kontributin e diasporës shqiptare ndër breza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mos u shqetëso nëse harron ku i ke çelësat – ndoshta je thjesht shumë kreativ/e!

By: gaze tare
5 May 2025 at 13:27

Një studim i publikuar në Journal of Creative Behavior ka zbuluar se njerëzit që shpesh humbasin sende të përditshme – si çelësat, portofolin apo telefonin – mund të jenë më kreativë nga sa mendohet.

Sipas studiuesve, kjo lloj harrese lidhet me një mendje që është vazhdimisht e angazhuar me ide, projekte apo mendime krijuese, duke bërë që truri të mos përqendrohet aq shumë te detyrat e zakonshme të përditshmërisë.

Pra, edhe pse mund të të duhet pak më shumë kohë për të gjetur ku i ke lënë gjërat, ky shpërqendrim nuk është dobësi – por një tregues i një stili të pasur mendimi dhe aftësisë për të gjeneruar ide të reja e origjinale.

The post Mos u shqetëso nëse harron ku i ke çelësat – ndoshta je thjesht shumë kreativ/e! appeared first on iconstyle.al.

“Diejt e Ballkanit” bashkon fëmijët nga rajoni në një event krijues në Tiranë

26 April 2025 at 11:21

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Në Tiranë u mbajt edicioni i radhës i nismës “Diejt e Ballkanit” e organizuar nga “Agjencia ekzekutive për bullgarët jashtë vendit” dhe shoqata bullgare “Pasqyra Shpirtërore”.

Projekti filloi në vitin 2024 nga Maqedonia e Veriut dhe synimi i tij është të bashkojë fëmijët nga vendet e Ballkanit Perëndimor në evente krijuese ku të gjithë vizatojnë diej.

Veprimtaria finale, në të cilën do të marrin pjesë dhjetë fëmijë nga çdo vend ballkanik, do të jetë me moton “Fëmijët e Ballkanit krijojnë”.

Eventi në Tiranë u zhvillua në “Vila Sofia Hotel”, ku mikpritësi ishte konsulli i nderit i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, Selim Hoxhaj. Në të morën pjesë fëmijë nga Bullgaria, nxënës nga shkolla për mësimin e bullgarishtes “Hristo Botev”.

Ndalesa tjetër e nismës është qyteti i Pogradecit, ku me ndihmën e Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare (Korçë), në të do të përfshihen edhe fëmijët e shkollës për mësimin e gjuhës bullgare “Shenjtorët Kiril dhe Metodi”.

/m.m/j.p/

The post “Diejt e Ballkanit” bashkon fëmijët nga rajoni në një event krijues në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulo cilat janë shenjat më agresive të horoskopit – kush s’e mban dot nervin?

By: gaze tare
18 April 2025 at 15:34

Në botën e astrologjisë, çdo shenjë ka tiparet e veta, por disa prej tyre njihen për natyrën më impulsive dhe reagime shpërthyese. Edhe pse jo gjithmonë negative, këto shenja shpesh reagojnë më shpejt, janë më të drejtpërdrejta dhe nuk kanë frikë të përballen kur ndihen të sfiduara.

1. Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Një nga shenjat më të zjarrta dhe të paduruara. Dashët janë liderë të lindur, por kur diçka nuk shkon sipas planit, ata nuk mendojnë dy herë për të shpërthyer. Instinkti i tyre është të veprojnë menjëherë, pa e përtypur shumë situatën.

2. Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Të fshehtë dhe të thellë, Akrepat nuk shpërthejnë lehtë… por kur e bëjnë, është zjarr i vërtetë. Ata nuk harrojnë dhe dinë të hakmerren në mënyrën më të ftohtë. Agresiviteti i tyre është më shumë emocional dhe strategjik.

3. Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Mbreti i zodiakut nuk e toleron nënvlerësimin. Luani mund të jetë zemërmirë, por nëse ndien se po i cënohet egoja, e tregon forcën me plot zë. Agresiviteti i tij lidhet me krenarinë dhe nevojën për respekt.

4. Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Shenjë emocionale, por shpesh e nënvlerësuar kur flitet për impulsivitetin. Kur lëndohen, Gaforret nuk e mbyllin gojën. Ata mund të jenë pasiv-agresivë dhe shpesh shpërthejnë kur mbajnë shumë brenda vetes.

5. Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Nuk është agresiv në mënyrën klasike, por kur e humbet durimin, Bricjapi mund të jetë shumë i ftohtë, i prerë dhe kritik. Agresiviteti i tij është racional dhe i kontrolluar – por për këtë arsye, edhe më goditës.

The post Zbulo cilat janë shenjat më agresive të horoskopit – kush s’e mban dot nervin? appeared first on iconstyle.al.

Manastirliu: Trefishim i mbështetjes për sportistët, do të kemi edhe Komitetin Olimpik Special

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se mbështetja e qeverisë nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë për sportistët shqiptarë.

Gjatë prezantimit të vizionit për sportin në Shqipëri 2030 ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja Manastirliu tha se “ka ende shumë për të bërë për sportin, por një gjë që na ka bërë gjithmonë krenarë dhe në këto vite jemi ndjerë akoma më shumë krenarë falë arritjeve të sportistëve tanë elitarë”.

“Në 2024 në Lojërat Olimpike Shqipëria mori dy medaljet e para olimpike dhe falë sportistëve tanë elitarë ne kemi marrë trofe dhe medalje gjithashtu edhe në disiplina të tjera si atletika me Luiza Gegën dhe disiplina si peshëngritja dhe të tjera disiplina si këto”, vuri në duje Manastirliu.

Manastirliu tha se mbështetja për sportin është trefishuar në krahasim me vitin 2013.

“Vërtet na keni bërë krenarë, por edhe mbështetja e qeverisë nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë për sportistët jo vetëm shpërblimet sa i përket çmimeve në kompeticionet ndërkombëtare, por gjithashtu mbështetje edhe për trajnerët e këtyre sportistëve, federatat një mbështetje që është trefishuar në krahasim me 2013. Buxheti për federatat, për aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, që zhvillohen në Shqipëri është sinjifikativ dhe do vazhdojmë ta kemi në prioritetet tona”, theksoi Manastriliu.

Lidhur me infrastrukturën sportive, Manastirliu u shpreh se “ka qenë pjesë e prioriteteve tona strategjike duke filluar nga investimet për parqet olimpike sikurse është Parku Olimpik i Tiranës dhe stadiumet kombëtare si “Air Albania” stadiumi i Shkodrës, Vlorës,  Durrësit, Korçës dhe “Selman Stërmasi” ku po punojmë me Agjencinë e Investimeve Strategjike për këtë fazë të re të investimeve për sa i përket futbollit”.

“Nëse ka një model të ri që kemi krijuar është modeli me fondacionin “Dyrrah City” dhe vërtet jemi shumë krenarë që kjo akademi me partnerë “Manchester City”  ka filluar shkollën e futbollit për fëmijë. Janë mbi 200 fëmijë të regjistruar në këtë akademi. Investimi në Durrës ka filluar dhe shumë shpejt do të shohim këtë program që kemi nisur falë partneritetit me “Manchester City”. Gjithashtu edhe investimi me akademinë “Rafa Nadal”, që do të bëhet për ata të cilët janë pasionantë në tenis”, tha Manastirliu.

Manastriliu theksoi se “kemi të tjera projekte të rëndësishme, të cilat ne jemi duke i zhvilluar dhe që kanë në fokus pikërisht rritjen e kulturës sportive mbështetjen e sportistëve, e trajnerëve, mbështetjen në infrastrukturën sportive dhe Shqipëria në zhvillimin që ka dhe me çfarë infrastrukture sot ofron bëhet e përshtatshme sot më shumë se asnjëherë dhe për aktivitetet ndërkombëtare”.

Ministrja Manastirliu  vuri në dukje se “gjithëpërfshirja në sport për ne është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe jemi krenarë që në Lojërat Olimpike Dimërore të Torinos ne arritëm që të kemi 8 medalje olimpike për fëmijët me aftësi speciale, ku tashmë, falë ndryshimeve që kemi propozuar për sportin, do të kemi dhe Komitetin Olimpik Special.

Shqipëria po pozicionohet fuqishëm në hartën e eventeve të mëdha ndërkombëtare dhe këtu ministrja u ndal te eventet e mëdha ndërkombëtare që organizohen në vendin tonë.

“Në maj presim një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare sikurse Giro d’Italia dhe më tej një tjetër kampionat të rëndësishëm, atë të Kampionatit Europian të Futbollit për 17-vjeçarët dhe në vitin 2027 atë për moshat nën 21 vjeç që do të zhvillohet sërish në Shqipëri dhe që është një nga aktivitetet më të mëdha të futbollit europian”, tha ministrja.

/k.s/j.p/

 

The post Manastirliu: Trefishim i mbështetjes për sportistët, do të kemi edhe Komitetin Olimpik Special appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Transformim radikal në infrastrukturë, 1 mijë km rrugë të ndërtuara dhe 40 kantiere në zhvillim

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Zëvendëskryeministrja, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku deklaroi sot se qeveria shqiptare ka bërë një transformim radikal në infrastrukturën rrugore, ku tashmë janë 1 mijë km rrugë të ndërtuara ose të rehabilituara në këtë 12-vjeçar.

Në fjalën e saj në aktivitetin “Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030″, ku është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Balluku tha se “dy mandatet e fundit kanë qenë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës”.

“Në mandatin e parë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i përkiste aleatit dhe shumë punë nuk janë bërë për të thënë të drejtën, por në mandatin e dytë kur ne fillojmë, PS dhe punojmë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe gjithë komponentët e tjerë që kontribuojnë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore gjithçka ndryshon. Fillimisht adresuam ato që ishim më emergjente, më jetike, filluam të çonim përpara rrugë të lëna rrugëve ashtu siç e kemi thënë gjithmonë dhe për më tepër ato projekte që kishin më shumë se 10 vite që mbaheshin varur nëpër dollape, nëpër sirtare të bëra pa studim, të tenderuara pa buxhet dhe për më tepër pa asnjë lloj plani zhvillimi teknik sesi do të ndodhte”, nënvizoi Balluku.

Balluku u shpreh se “u adresuan në mënyrën më të mirë duke nisur nga bajpasi i Ferit, apo bajpasi i Vlorës, rrugë të tjera që kishin ngelur pa përfunduar. Ndërkohë në 5-vjeçarin e fundit ne vazhduam të ndërtojmë rrugë të reja duke arritur që tashmë të kemi 1 mijë km rrugë të ndërtuara në këtë 12-vjeçar ose të rehabilituara”.

Por, vijoi Balluku, nga ana tjetër ajo çfarë sot duhet të thuhet është që në mandatin e dytë në 5-vjeçarin që po lëmë pas cilësia ka qenë pjesa më e rëndësishme për çfarë ne kemi bërë.

Balluku vuri në dukje se sot ka 40 kantiere të hapura në të gjithë vendin.

“Këto kantiere nuk kanë të bëjnë as me rrugë të thjeshta dhe as me rehabilitime, kantiere që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve të reja, pasi në infrastrukturën rrugore kemi bërë transformim radikal. Duke e matur punën tonë jo thjesht nga ana sasiore, por nga ajo cilësore duke ndërtuar akse rrugore me parametra dhe kritere evropiane për të qenë të gatshëm dhe për të qenë pjesë e korridoreve që tashmë ne e kemi fituar këtë legjitimitet edhe në BE duke qenë se në vendin tonë ndërtohen dy nga korridoret më të rëndësishme Korridori 8 dhe Korridori Blu, ose Korridori Adriatiko – Jonian”, tha Balluku.

Balluku theksoi se “këto 40 kantiere përfshijnë vepra arti, të cilat ndoshta studentët e Fakultetit të Ndërtimit apo të Arkitekturës mund t’i përdornin edhe si site për t’i vizituar dhe për t’i kthyer në orë mësimore. I referohem tunelit të Murrizit, rrugës Thumanë-Kashar apo atyre akseve që kanë pasur komplikimet e tyre gjeologjike apo zgjidhjet teknike, por që sot janë dorëzuar dhe janë funksionale me sukses”.

/k.s/j.p/

 

 

The post Balluku: Transformim radikal në infrastrukturë, 1 mijë km rrugë të ndërtuara dhe 40 kantiere në zhvillim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako: Festivali “Art Explora” në Durrës, manifest i dialogut me botën

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Qyteti i Durrësit mirëpret një nga ngjarjet më të veçanta kulturore të vitit, teksa katamarani më i madh në botë i llojit të vet, pjesë e iniciativës ndërkombëtare Art Explora, ndalet në portin e qytetit për të sjellë një eksperiencë unike për publikun.

Për dhjetë ditë me radhë, qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike të një niveli të lartë, të hapura për publikun.

Kryebashkiakja e qytetit të Durrësit, Emiriana Sako foli sot gjatë inaugurimit të festivalit “Art Explora”, në të cilin ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Ajo tha se Durrësi mbetet një qytet që ruan identitetin e vet historik, por përpiqet të ndërtojë të ardhmen përmes artit, kulturës dhe shkëmbimeve ndërkombëtare.

“Jemi mbledhur jo vetëm për të festuar për artin dhe krijimtarinë, por edhe për Durrësin si një qytet mikpritës. Durrësi nuk është vetëm një nga qytetet më të vjetra në Mesdhe, por edhe një portë drejt botës, ku historia dhe kultura bashkëjetojnë me energjinë e ndryshimeve të sotme”, tha Sako.

Sipas saj, Durrësi ka ndërtuar identitetin mbi një trashëgimi të pasur kulturore, dhe mbi rolin si urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit. “Qyteti ynë nuk është vetëm një kujtesë, është një qytet i dialogut me botën, që do të ndajë dhe mësojë përmes formave të reja artistike. Festivali “Art Explora” është një manifest i këtij dialogu”, tha Sako.

Kryebashkiakja e qytetit bregdetar, solli në vëmendje një seri aktivitetesh të rëndësishme ndërkombëtare që janë zhvilluar në Durrës nga viti i kaluar, si Nastro Rosa Tour me vëmendje të posaçme te sportet detare, te festivali i letërsisë që solli figura të shquara të letërsisë britanike, gazetarisë dhe kritikës kulturore, anija “Amerigo Vespucci” që u ankorua para dy ditësh në portin e Durrësit dhe aktiviteti i jashtëzakonshëm Giro d’Italia 2025 që nis në fillim të majit dhe pikënisjen e ka pikërisht nga ky qytet.

“Të gjitha këto ngjarje nuk janë të rastësishme, por janë një vizion i gjerë i një qyteti që ruan identitetin historik, por njëherësh ndërton edhe të ardhmen përmes artit, kulturës dhe shkëmbimeve ndërkombëtare”, pohoi Sako.

/r.e/

The post Sako: Festivali “Art Explora” në Durrës, manifest i dialogut me botën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E ka kapur frika? Rama i bën thirrje shqiptarëve: Bojkotoni “11 majin”

By: Oldi
10 April 2025 at 09:25

Kur jemi një prag të çeljes së fushatës elektorale, kryeministrin Edi Rama mesa duket e ka kapur frika. Gjatë komunikimit në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i ka bërë thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet dhe mos votojnë Sali Berishën. “Mos votofshi kurrë për mua, por si mund të hani këto idiotësira? Si mund t’i […]

The post E ka kapur frika? Rama i bën thirrje shqiptarëve: Bojkotoni “11 majin” appeared first on BoldNews.al.

Mbahet në Tiranë aktiviteti i taekwondo-s me 500 sportistë nga rajoni

31 March 2025 at 16:28

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Akademia Taekwondo Studenti në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Taekwondo, zhvilluan aktivitetin “Studenti Open-International Taekwondo Tournament”, me pjesëmarrjen e 500 sportistëve nga vende të ndryshme të rajonit, si Kosova, Mali i Zi, Greqia dhe Italia.

Pas 5 vitesh në nivelin rajonal, ky edicion i 6-të ka marrë formën e një turneu Open Ndërkombëtar.

Në aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i KOKSH,  Fidel Ylli, që përgëzoi punën e Federatës së Taekwondo për zhvillimin e këtij aktiviteti, si dhe Akademinë Taekwondo Studenti për promovimin dhe gjithëpërfshirjen e këtë edicioni.

“Studenti Open-International Taekwondo Tournament” u mbështet nga Federata Shqiptare e Taekwondo, KOKSH, si edhe nga Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. /j.p/

The post Mbahet në Tiranë aktiviteti i taekwondo-s me 500 sportistë nga rajoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtoria e Arsimit në Gjilan fton komunitetin në aktivitete edukative për fëmijët me nevoja të veçanta

19 March 2025 at 12:43

Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka njoftuar se organizon një aktivitet dyjavor për të shënuar 21 marsin Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Doën dhe 2 Prillin – Ditën Botërore të Autizmit.

Përmes një komunikate, komuna ka bërë për pjesëmarrje në këtë aktivitet.

“Kjo iniciativë është një hap i madh drejt ndërgjegjësimit, pranimit dhe fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve me Sindromën Down dhe Autizëm, duke i përfshirë në aktivitete argëtuese, edukative dhe ndërvepruese”, thuhet në njoftim.

Në këto aktivitete mund të marrin pjesë fëmijët dhe të rinjtë me Sindromën Down dhe Autizëm, prindërit dhe kujdestarët, psikologët dhe profesionistët, si dhe të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një komuniteti gjithëpërfshirës.

Ndryshe, aktivitetet do të mbahen në kampusin e shkollave të mesme, nga 21 marsi e deri më 2 prill 2025. /Telegrafi/

The post Drejtoria e Arsimit në Gjilan fton komunitetin në aktivitete edukative për fëmijët me nevoja të veçanta appeared first on Telegrafi.

Elbasani rikthen nostalgjinë me aktivitetin Retro në kuadër të Ditës së Verës

TIRANË, 15 mars /ATSH/ Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka përshëndetur sot aktivitetin Retro që u zhvillua në qendër të qytetit, si pjesë e vijimit të festimeve për Ditën e Verës.

“Dita e Verës nuk ka mbaruar në Elbasan, por vijon me aktivitete dhe surpriza të shumta gjatë gjithë fundjavës. Sot Retro ka ardhur në mëngjes në Elbasan, ku shumë nga ata që i pëlqejnë makinat e vjetra të stilit retro, por edhe kureshtarët, sidomos të rinjtë që nuk kanë njohuri për makinat klasike, kanë pasur mundësinë t’i vizitojnë.

Gjithashtu, në shesh vijojnë aktivitetet për fëmijët, koncerti i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe të Rinjve. Ndërsa në orën 16:00 të ditës së sotme do të vijojmë sërish me një super aktivitet, ku vetëm një natë më parë pati një aktivitet me këngë popullore, ku grupe nga të gjitha trevat shqiptare performuan në qendrën e qytetit të Elbasanit.

Aktivitete të shumta na presin edhe të dielën,” përfundoi Llatja.

Nga ativiteti Retro në Elbasan, i pranishëm edhe kryebashkiaku Gledian Llatja
1 nga 7

/a.f/

The post Elbasani rikthen nostalgjinë me aktivitetin Retro në kuadër të Ditës së Verës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj: Pse jam në burg? As që e mendoj që të arratisem (Mashtron me vitet e dënimit)

3 March 2025 at 15:17

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, ku shtron pyetjen se pse është në burg, ndërkohë që në vendimin e gjykatës sqarohet se ai ka kërcënuar me mesazhe oficerët e BKH-së dhe kjo ishte dhe arsyeja pse ndaj tij u vendos masa shtrënguese “Arrest me burg”. Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale, shkruan […]

The post Veliaj: Pse jam në burg? As që e mendoj që të arratisem (Mashtron me vitet e dënimit) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌