Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, ja sa euro duhet të paguajnë turistët

3 July 2025 at 20:28

Greqia ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 20 eurosh për turistët që vizitojnë ishullin e Santorinit. Masa ka për qëllim reduktimin e mbiturizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës. Greqia ka vendosur një tarifë prej 20 eurosh për turistët që mbërrijnë në Santorini me anije turistike, në përpjekje për të kontrolluar mbiturizmin dhe për të mbledhur të […]

The post Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, ja sa euro duhet të paguajnë turistët appeared first on BoldNews.al.

“Rin Camp 2025″, Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi sot çeljen e aplikimeve për në “Rin Camp 2025”.

Duke u bërë apel të rinjve të marrin pjesë në këtë kamp veror, Muzhaqi tha se “të gjithë të rinjtë 18–25 vjeç që duan të rriten profesionalisht, të fuqizohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të aplikojnë deri më 22 qershor 2025”.

“A je gati të provosh një përvojë që të sfidon dhe frymëzon? Nga 2-5 korrik rikthehemi me Rin Camp. Do flasim për çështje që na prekin, do mësojmë nga njëri-tjetri dhe do të ndërtojmë projekt ide dhe rrjete bashkëpunimi. Dhe po do ia kalojmë super bashkë, trajnime, art, sport, shëndet mendor. Të folurit në publik dhe plot të ftuar interesantë. Të gjitha këto në një kamp të vetëm, nëse do që zëri yt të dëgjohet dhe idetë e tua të marrin jetë, kjo është thirrja jote. Apliko tani vendet janë të kufizuara. Dhe të presim në Jalë”, tha Muzhaqi në një video të publikuar në rrjetet sociale.

RinCamp është një aktivitet që ka në qendër të rinjtë dhe synon të aktivizojë dhe të mbështesë angazhimin e tyre në sferën rinore, ngritjen e kapaciteteve personale dhe profesionale, fuqizimin e të rinjve etj.

Përgjatë këtyre ditëve, të rinjtë do të angazhohen në një sërë aktivitetesh të cilat do të kenë në fokus përfshirjen rinore dhe shëndetin mendor.

Gjithashtu, ata do të trajtojnë e zgjerojnë njohuritë e tyre në kohezion të plotë me qëllimet dhe objektivat specifikë të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

/k.s/a.f/r.e/

The post “Rin Camp 2025″, Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Revolucioni te Roma, 5 përforcime në planet e Gasperinit

By: redi
19 June 2025 at 15:15

Tekniku i Romës, Gian Piero Gasperini ka filluar menjëherë nga puna për ta transformuar Romën që në sezonin e tij të parë në stolin verdhekuq. Ai e mori drejtimin pas largimit të Claudio Ranierit, ka paraqitur vizionin e tij për një skuadër më konkurruese në Serie A dhe Europë, duke kërkuar pesë përforcime kyçe në merkato. Sipas Sky Sport, tekniku italian ka kërkuar konkretisht: një…

Source

Të rinjtë po zgjedhin përvojat ndaj kursimeve për pension: 60% preferojnë të “jetojnë momentin”

By: gaze tare
13 June 2025 at 13:28

Një numër gjithnjë në rritje të të rinjve po vendosin të shpenzojnë për eksperienca si udhëtime apo evente kulturore, në vend që të kursejnë për pensionin. Sipas sondazheve të kryera nga “Experian” dhe “Intuit”, 63% e gjeneratës Z dhe 59% e milenialëve kanë zgjedhur përvojat e tanishme ndaj sigurimit financiar afatgjatë.

Ky stil i jetesës është përkufizuar si një qasje “soft-saving”, që vendos në qendër rritjen personale dhe mirëqenien mendore përpara objektivave të largëta si pensioni.

Megjithatë, raporti nxjerr në pah edhe një tjetër fakt shqetësues: më shumë se gjysma e të anketuarve pranojnë se kanë vështirësi në përmbajtjen nga blerjet impulsive, çka mund të ndikojë negativisht në stabilitetin e tyre financiar në të ardhmen.

The post Të rinjtë po zgjedhin përvojat ndaj kursimeve për pension: 60% preferojnë të “jetojnë momentin” appeared first on iconstyle.al.

Mësohet arsyeja se pse Ranieri e prezantoi Gasperinin si trajner të Romës

6 June 2025 at 23:15

Roma ka zyrtarizuar emërimin e Gian Piero Gasperinit si trajnerin e saj të ri, me një kontratë që e lidh deri në qershor të vitit 2028. Ai do të bashkëpunojë ngushtë me Claudio Ranierin, i cili do të shërbejë si këshilltar special.

Vendimi ishte marrë javën e kaluar, por u bë zyrtar vetëm sot pasdite me një deklaratë. Klubi e vlerësoi Gasperinin për taktikat e tij krijuese, përkushtimin ndaj punës së palodhur dhe aftësinë për të zhvilluar lojtarë të rinj.

“Si pronarët ashtu edhe Claudio Ranieri besojnë se Gasperini është njeriu i duhur për këtë projekt të ri,” thuhet në njoftim.

Gian Piero Gasperini’s first day at Trigoria 📸#ASRoma pic.twitter.com/Kk4VpgKUrg

— AS Roma English (@ASRomaEN) June 6, 2025

Trajneri 66-vjeçar e mbylli aventurën e tij të gjatë në krye të Atalantës, ku nëntë vite të suksesshme e çuan klubin në nivele të reja: fitoi Europa League, arriti finalen e Kupës së Italisë, çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve pesë herë në shtatë sezone.

Ranieri, i cili udhëhoqi Romën drejt vendit të pestë në Serie A këtë sezon, luajti një rol kyç në vendimin për të sjellë Gasperinin, pasi vendosi të tërhiqet nga stoli por të qëndrojë pranë ekipit si këshilltar.

Gasperini pritet të nisë shumë shpejt seancat e para stërvitore me skuadrën e re, ndërsa është fotografuar duke firmosur kontratën së bashku me Ranierin dhe drejtorin sportiv Florent Ghisolfi. /Telegrafi/

The post Mësohet arsyeja se pse Ranieri e prezantoi Gasperinin si trajner të Romës appeared first on Telegrafi.

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

ATHINË, 4 qershor /ATSH/ – Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe me homologun e tij Gerapetritis.

Duke folur për “Kathimerini”, ai nënvizoi bashkëpunimin e ngushtë midis dy Ministrive të Jashtme për të gjetur një zgjidhje për çështjen e përcaktimit të zonave detare si dhe për të mbrojtur të drejtat e pakicës etnike greke në Shqipëri dhe çështjen e pronës.

– Edi Rama fitoi zgjedhjet në Shqipëri për herë të katërt. Çfarë të ardhme pret për Shqipërinë dhe marrëdhëniet greko-shqiptare?

Hasani – Mbështetja e fortë e treguar nga shqiptarët që jetojnë në Greqi ndaj Ramës pasqyron si besimin e tyre në udhëheqjen e tij ashtu edhe besimin e tyre në reformat e ndërmarra nga qeveria jonë. Kjo pasqyron lidhjen e thellë që diaspora jonë mban me proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit. Lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve greko-shqiptare, ne jemi të vendosur të thellojmë bashkëpunimin bazuar në respektin e ndërsjellë, vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike.

– A ka përparim në çështjen e përcaktimit të zonave detare?

Hasani: Çështja e delimitimit detar është një nga çështjet që ne jemi të përkushtuar ta zgjidhim me homologët tanë grekë. Siç është rënë dakord më parë, ne vazhdojmë të shqyrtojmë kornizat që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht, ligjërisht të shëndoshë dhe të qëndrueshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kjo çështje, ashtu si çështjet e tjera të pazgjidhura, është pjesë e një dialogu më të gjerë të formësuar nga besimi dhe bashkëpunimi konstruktiv.

– Çfarë masash po merren për të siguruar të drejtat e pakicës kombëtare greke?

Hasani: Shqipëria mbetet e përkushtuar fuqimisht për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të gjitha pakicave kombëtare, përfshirë pakicën greke, e cila është një pjesë integrale dhe e respektuar e shoqërisë sonë. Ne e kemi përafruar kornizën tonë ligjore me standardet evropiane dhe do të vazhdojmë të sigurojmë që të gjithë qytetarët, pavarësisht nga kombësia e tyre, të gëzojnë të drejta të plota dhe trajtim të barabartë sipas ligjit. Ne gjithashtu besojmë se komunitetet minoritare janë një urë miqësie midis dy vendeve tona. Pakica greke në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë shembuj të gjallë të kësaj lidhjeje të qëndrueshme.

– Përafërsisht 8 000 ankesa janë paraqitur në gjykatat e Vlorës në lidhje me çështjen e pronës…

Hasani: Të drejtat e pronës janë një çështje e ndjeshme dhe e kahershme jo vetëm për komunitetet minoritare, por edhe për shumë qytetarë, për shkak të periudhës komplekse të tranzicionit pas komunizmit. Qeveria shqiptare është e vendosur të adresojë kërkesat e pronës në një mënyrë të drejtë, transparente dhe ligjërisht të shëndoshë. Për shembull, ne kemi zbatuar reforma në procedurat e regjistrimit, digjitalizimit dhe kthimit të pronës. Ne e kuptojmë peshën historike dhe ndikimin njerëzor të secilit rast dhe jemi të përkushtuar për zgjidhjen e tyre në përputhje me standardet ligjore evropiane.

– A po shqyrton qeveria juaj stimuj për të tërhequr investime greke?

Hasani: Investitorët grekë janë partnerë të mirëpritur dhe ne presim me padurim zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e energjisë së rinovueshme, turizmit ndërkufitar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

– Si e shihni rolin e Greqisë në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE?

Hasani: Si dy fqinjë me lidhje të thella historike dhe gjeografike, ne besojmë se pranimi i Shqipërisë në BE i shërben interesit strategjik të Greqisë në promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Me katër grupet e punës të ngritura tashmë, ne jemi të përqendruar në arritjen e rezultateve dhe mbështetemi te Greqia që të mbetet një mbështetëse e fortë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor brenda BE-së./  a.jor.

The post Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani flet për “Kathimerini”: Çfarë po ndodh për çështjen e kufirit detar

By: user 6
4 June 2025 at 22:47

“Tre javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, vizitoi Athinën ku u takua me homologun e tij G. Gerapetritis”. Kështu nis një shkrim i gazetës greke “Kathimerini” që ka intervistuar ministrin e jashtëm shqiptar. Hasani nënvizon bashkëpunimin e ngushtë midis dy ministrive të Jashtme për të gjetur një zgjidhje për çështjen e delimitimit të zonave detare, si dhe për të mbrojtur të drejtat e pakicës etnike greke në Shqipëri dhe çështjen e pronave.

– Edi Rama fitoi zgjedhjet në Shqipëri për herë të katërt. Çfarë e pret të ardhmen për Shqipërinë dhe marrëdhëniet greko-shqiptare?

– Mbështetja e fortë e treguar nga shqiptarët që jetojnë në Greqi ndaj Ramës pasqyron si besimin e tyre në lidershipin e tij ashtu edhe besimin e tyre në reformat e ndërmarra nga qeveria jonë. Ajo pasqyron lidhjen e thellë që diaspora jonë mban me rrugën demokratike dhe zhvillimore të vendit. Lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve greko-shqiptare, ne jemi të vendosur të thellojmë bashkëpunimin bazuar në respekt të ndërsjellë, vlera të përbashkëta dhe interesa strategjike.

– A ka përparim në çështjen e përcaktimit të zonave detare?

– Çështja e delimitimit detar është një nga çështjet që ne jemi të përkushtuar ta zgjidhim me homologët tanë grekë. Siç është rënë dakord më parë, ne vazhdojmë të shqyrtojmë kornizat që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht, ligjërisht të shëndoshë dhe të qëndrueshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kjo çështje, si dhe çështje të tjera të pazgjidhura, është pjesë e një dialogu më të gjerë të formësuar nga besimi dhe bashkëpunimi konstruktiv.

– Çfarë masash po merren për të siguruar të drejtat e pakicës kombëtare greke?

– Shqipëria mbetet e përkushtuar fuqimisht për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të gjitha pakicave kombëtare, përfshirë pakicën greke, e cila është një pjesë integrale dhe e respektuar e shoqërisë sonë. Ne e kemi përafruar kuadrin tonë ligjor me standardet evropiane dhe do të vazhdojmë të sigurojmë që të gjithë qytetarët, pavarësisht kombësisë së tyre, të gëzojnë të drejta të plota dhe trajtim të barabartë sipas ligjit. Ne gjithashtu besojmë se komunitetet minoritare janë një urë miqësie midis dy vendeve tona. Pakica greke në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë shembuj të gjallë të kësaj lidhjeje të qëndrueshme.

– Në gjykatat e Vlorës janë paraqitur afërsisht 8,000 ankesa në lidhje me çështjen e pronës…

– Të drejtat e pronës janë një çështje e ndjeshme dhe e kahershme jo vetëm për komunitetet minoritare, por edhe për shumë qytetarë, për shkak të periudhës komplekse të tranzicionit pas komunizmit. Qeveria shqiptare është e vendosur të adresojë kërkesat e pronës në një mënyrë të drejtë, transparente dhe ligjërisht të shëndoshë. Për shembull, ne kemi zbatuar reforma në procedurat e regjistrimit, dixhitalizimit dhe kthimit të pronës. Ne e kuptojmë peshën historike dhe ndikimin njerëzor të secilit rast dhe jemi të përkushtuar t’i zgjidhim ato në përputhje me standardet ligjore evropiane.

– A po shqyrton qeveria juaj stimuj për të tërhequr investime greke?

– Investitorët grekë janë partnerë të mirëpritur dhe ne presim me padurim zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e energjisë së rinovueshme, turizmit ndërkufitar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

– Si e shihni rolin e Greqisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?

– Si dy fqinjë me lidhje të thella historike dhe gjeografike, ne besojmë se pranimi i Shqipërisë në BE i shërben interesit strategjik të Greqisë në promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Me katër grupet e punës të ngritura tashmë, ne jemi të përqendruar në arritjen e rezultateve dhe mbështetemi te Greqia që të mbetet një mbështetëse e fortë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor brenda BE-së. ©LAPSI.al

The post Hasani flet për “Kathimerini”: Çfarë po ndodh për çështjen e kufirit detar appeared first on Lapsi.al.

Gasperini në Romë, tekniku italian merr vendimin përfundimtar për Kumbullën

By: S SH
31 May 2025 at 18:25

Tashmë është zyrtare: Gian Piero Gasperini do të jetë trajneri i ri i Romës. Tekniku italian do të largohet nga Atalanta dhe pritet të marrë së shpejti drejtimin e verdhekuqve të kryeqytetit.

Së bashku me Gasperinin, në Romë do të rikthehet edhe Marash Kumbulla, i cili aktualisht është i huazuar te Espanyoli.

Edhe pse ende pa u zyrtarizuar në stolin e Romës, trajneri italian ka marrë një vendim në lidhje me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Sipas mediave italiane, Gasperini e vlerëson Kumbullën dhe ka vendosur që ai të qëndrojë në kryeqytet.

Duke pasur parasysh edhe largimin e Mats Hummels, mbrojtësi shqiptar do të bëjë pjesë në skuadrën e Romës për sezonin e ardhshëm.

The post Gasperini në Romë, tekniku italian merr vendimin përfundimtar për Kumbullën appeared first on Albeu.com.

Inter merr lajmin e keq para finales së Championsit, vdes ish-presidenti i klubit

By: armand
31 May 2025 at 15:28

Ish-presidenti i Interit, Ernesto Pellegrini ndërroi jetë sot në moshën 84-vjeçare. Ai ishte arkitekti i të ashtuquajturit ‘Scudetto i rekordeve ‘ në sezonin 1988-89, i fituar me 58 pikë nga 68 të mundshme (në atë kohë çdo fitore vlente 2 pikë). Menaxhimi i tij u karakterizua nga blerjet e gjermanëve Rumenige, Lothar Mateus, Klinsmann dhe Andreas […]

The post Inter merr lajmin e keq para finales së Championsit, vdes ish-presidenti i klubit appeared first on BoldNews.al.

E TRISHTË/ Interi në zi pak orë para finales, ndërron jetë ish-presidenti i zikaltërve

By: S SH
31 May 2025 at 12:40

Interi është tronditur nga lajmi i mëngjesit të sotëm. Ish-presidenti zikaltër, Ernesto Pellegrini ka ndërruar jetë.

Një lajm i trishtë, i cili ka prekur të gjithë. Pellegrini mbylli sytë përgjithmonë në moshën 84-vjeçare.

Klubi italian ka ndarë mesazhin e ndjerë me tifozët, ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve të ish-kreut të kkubit.

“Presidenti Ernesto Pelegrini na ka lënë. Për njëmbëdhjetë vjet ai e udhëhoqi Interin me mençuri, nder dhe vendosmëri, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit tonë. FC Internazionale Milano dhe të gjithë njerëzit Nerazzurri mblidhen rreth familjes së tij”, thuhet në njoftim.

Ekipi i Simone Inzaghit, tashmë do të ketë një arsye më shumë për të kërkuar trofeun e Champions League, ku në mbrëmje do të luajnë ndaj PSG-së.

Ci ha lasciato il Presidente Ernesto Pellegrini. Per undici anni ha guidato l’Inter con saggezza, onore e determinazione, lasciando una impronta indelebile nella storia del nostro Club.

FC Internazionale Milano e tutto il popolo nerazzurro si stringono attorno ai suoi familiari pic.twitter.com/pXMdNsOZ06

— Inter ⭐⭐ (@Inter) May 31, 2025

The post E TRISHTË/ Interi në zi pak orë para finales, ndërron jetë ish-presidenti i zikaltërve appeared first on Albeu.com.

E kryer, Gasperini – trajner i ri i Romës

30 May 2025 at 21:40

Sipas një njoftimi të fundit nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, Roma ka arritur marrëveshjen për të emëruar Gian Piero Gasperinin si trajnerin e ri të ekipit të parë.

Kontrata e nënshkruar është për tre vjet, dhe Gasperini do të largohet nga Atalanta pas 9 vitesh të suksesshme, ku arriti të fitojë trofe si Liga e Evropës dhe të krijojë një ekip me stil sulmues dhe të disiplinuar taktikisht.

Gasperini, i njohur për sistemin e tij 3-4-3 dhe lojën intensive me posedim, pritet të sjellë një erë të re te projekti i Romës, me synim përmirësimin e performancës në Serie A dhe garat evropiane.

Ky hap vjen pas largimit të Claudio Ranierit, i cili kishte drejtuar klubin përkohësisht.

Tifozët e Romës janë në pritje të një sezoni emocionues me Gasperinin në krye, ndërsa klubi synon të ndërtojë mbi bazat e sukseseve të fundit dhe të kthehet në nivelet më të larta të futbollit italian dhe evropian. /Telegrafi/

🚨🟡🔴 BREAKING: AS Roma agree three year deal with Gian Piero Gasperini as new head coach.

Gasperini leaves Atalanta after 9 years as expected and joins AS Roma project. pic.twitter.com/jJvWrtpT4W

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 30, 2025

The post E kryer, Gasperini – trajner i ri i Romës appeared first on Telegrafi.

Juventus tjetër refuzim, Gasperini te Roma: i tha “jo” pas një telefonate me Comolli

By: user 2
30 May 2025 at 21:49

Juventus? Jo, faleminderit. Gian Piero Gasperini do të jetë trajneri i ardhshëm i Romës, deri në vitin 2028. Nuk mjaftoi përpjekja e drejtorit të ardhshëm të përgjithshëm të Zonjës, Damien Comolli, i cili në mëngjes pati një bisedë të gjatë telefonike me teknikun nga Grugliasco. Gasperini vlerësoi për disa orë të dy opsionet që kishte në duar dhe më pas vendosi të pranonte propozimin e verdhekuqve, me të cilët kishte arritur tashmë në diskutime shumë më të thelluara ditën e djeshme.

Telefonata e pamjaftueshme e Comolli

Në frontin bardhezi, në orët e fundit kishte qenë vendimtare figura e Giorgio Chiellini, admirues i madh i teknikut Gasperini, i cili u angazhua personalisht për të përparuar kandidaturën e tashmë ish-trajnerit të Atalantës për pankinën e sezonit të ardhshëm. Ish-kapiteni i Juventus, pikërisht në skenarin e një roli gjithnjë e më qendror në klub, kishte arritur të gjente mbështetje te pronarët dhe në atë pikë drejtori i ardhshëm i përgjithshëm, Comolli, telefonoi drejtpërdrejt trajnerin: ishte një bisedë e gjatë, por me sa duket jo mjaftueshëm bindëse për të shtyrë teknikun të mbyllte derën për Romën.

Nëse bardhezinjtë kontaktuan teknikun pas vendimit të Antonio Conte për të qëndruar në Napoli, Roma kishte lëvizur me kohë dhe Gasperini kishte dëgjuar – ballë për ballë – fjalët e presidentit Dan Friedkin, me të cilin ishte takuar dje në Firence: projekti trevjeçar në çdo detaj i menduar për skuadrën e kryeqytetit, një shkëmbim interesant vizionesh, propozimi konkret, i firmosur më pas sot. Nga ana tjetër, këtë mëngjes Gasperini nuk gjeti të njëjtat siguri në një klub që është në mes të një revolucioni drejtues pikërisht këto ditë. Një revolucion drejtues që, për momentin, nuk ka gjetur asnjë drejtim teknik përveç përkohësisht Igor Tudor. Dhe koha është e pakët, duke parë që klubet e tjera të Serie A po angazhojnë me shpejtësi të gjithë trajnerët kryesorë në treg.

Takimi në Firence me Friedkins

Në krahasim me telefonatën e nisur këtë mëngjes nga Comolli, dje Friedkins kishin organizuar një takim “live” me Gasperinin, duke e pritur në një resort në pronësi të tyre në Firence, jo larg Covercianos. Në fund, lëvizja dha rezultat: jo vetëm një kohëzgjatje e shkëlqyer nga ana e verdhekuqve, por edhe efikasiteti i nevojshëm. Gasperini u ndje i rëndësishëm gjatë dy orëve në Toskanë – të ndërprera nga dreka – në shoqërinë e pronarëve të Romës, Claudio Ranierit dhe Florent Ghisolfi.

Lexo më tej: “Conte tradhtar”: tifozët e Juventus tërbohen pas vendimit për të qëndruar te Napoli

Drejtuesit e Romës, pra, ia shpjeguan me detaje pse pikërisht ai është i përzgjedhuri për projektin e hartuar, nga garancitë teknike tek ato të merkatos. Sigurisht, kufizimet e Fair Play Financiar do të jenë një faktor për t’u marrë në konsideratë, por gjithçka tjetër është e mjaftueshme që martesa të realizohet: propozimi për një kontratë trevjeçare më pas u pranua. Pavarësisht se Gasperini ka lindur në Grugliasco – në provincën e Torinos –, pavarësisht se Gian Piero është rritur te Juventus, duke debutuar me fanellën bardhezi si lojtar dhe më pas si trajner i të rinjve, dhe pavarësisht se gjithmonë ka mbetur i magjepsur nga Zonja. E kaluara mbetet e kaluar, pra, ndërsa e ardhmja verdhekuqe tashmë është… e tashme.

The post Juventus tjetër refuzim, Gasperini te Roma: i tha “jo” pas një telefonate me Comolli appeared first on Lapsi.al.

Igli Tare me mision për ta gjetur trajnerin e ri të Milanit – këta janë kandidatët e mundshëm

26 May 2025 at 23:30

Igli Tare tashmë ka qenë duke punuar mbi të ardhmen e Milanit për disa ditë me radhë, pasi ka marrë dritën e gjelbër nga klubi. 

Gjatë ditës së sotme (e hënë) u bë edhe zyrtarizimi i ish-futbollistit shqiptar si drejtori më i ri sportiv i ‘Rossonerëve’. 

Gazzetta dello Sport tani ka raportuar se Milani dëshiron një trajner fitues, qoftë italian ose dikush që e njeh kampionatin mirë. 

Në ditët e fundit dy emra që janë diskutuar shumë janë Vincenzo Italiano dhe Massimiliano Allegri. 

Dy trajnerë me eksperiencë të ndryshme, me suksese në karrierë dhe me një mënyrë të mirë të të kuptuarit të futbollit. 

Sidoqoftë, në mendjen e bordit drejtues të Milanit, që të dy kanë atë që i duhet klubit për të pasur një sezon më të suksesshëm se sa ky që lamë pas. 

Furlani, Tare dhe Geoffrey Moncada po vlerësojnë lëvizjet e mundshme dhe për momentin gjithçka mbetet e hapur. 

Çfarë do të ndodhë nëse asnjëri prej tyre nuk është në dispozicion?  

Milani po vlerëson gjithashtu edhe disa alternativa të tjera. Gian Piero Gasperini pëlqehet shumë nga Tare, por ai po negocion me Atalantan për të rinovuar. 

Roberto Mancini dhe Thiago Motta mbeten po ashtu në listën e gjerë të klubit si plan rezervë./Telegrafi/

The post Igli Tare me mision për ta gjetur trajnerin e ri të Milanit – këta janë kandidatët e mundshëm appeared first on Telegrafi.

Gjysma e të rinjve do të donin një botë pa internet, zbulon një studim i ri

By: gaze tare
21 May 2025 at 10:11

Një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka nxjerrë në pah një tendencë befasuese: thuajse gjysma e të rinjve të moshës 16 deri në 21 vjeç thonë se do preferonin të jetonin në një botë pa internet. Studimi, i cili përfshiu 1,293 të rinj, thekson se brezi Z po përjeton një lodhje digjitale të thellë dhe gjithnjë e më të përhapur.

Sipas të dhënave:
46% e të anketuarve do preferonin të ishin rritur në një botë ku interneti nuk ekzistonte.
50% janë në favor të një “ndalese digjitale” që do kufizonte përdorimin e aplikacioneve pas orës 22:00.
Gati 70% pranojnë se ndihen më keq pas përdorimit të rrjeteve sociale.
68% besojnë se koha që kalojnë online ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor.

Këto gjetje vijnë në një kohë kur autoritetet po shqyrtojnë masa të reja rregulluese, përfshirë vendosjen e kufizimeve të orarit për aplikacionet. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kurthet digjitale kërkojnë ndërhyrje më të thella dhe strukturore për të garantuar platforma më të sigurta dhe më pak të dëmshme për të rinjtë.

The post Gjysma e të rinjve do të donin një botë pa internet, zbulon një studim i ri appeared first on iconstyle.al.

Mogherini: BE, një hapësirë solide me institucione të besueshme

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë u çel sot Java e Evropës, me diskutime mbi identitetin evropian nga të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet.

Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Evropës, tha gjatë fjalës së saj, se të jesh evropiane është një qasje e ndryshme për secilin prej nesh. Sipas Mogherini-t, evropian është Bashkimi Evropian, rajoni i zgjerimit, është gjithë Evropa gjeografikisht, kulturalisht, emocionalisht dhe historikisht.

“Unë vij nga Roma dhe po të marrim Perandorinë Romake, mendoni se sa më e madhe ka qenë Perandoria Romake, ka shkuar përtej kufijve gjeografikë. Të përkufizosh se çfarë do të thotë të jesh evropian, është një gjë që nuk është e lehtë si përgjigje. Reflektimi ynë ka të bëjë me identitetin, me politikat apo vlerat tona. Si evropianë ne e kemi pak më të zhvilluar se të tjerët këtë qasje, sepse historia jonë me mijëra vite është e tillë, e cila na ka vënë në kontekste të ndryshme. Nuk kemi të bëjmë vetëm me rrënjët tona gjeografike, por edhe ato historike. Çfarë na bën ne të ndihemi evropianë është marrëdhënia që kemi me të shkuarën, shumë unike në krahasim më të tjerët në botë”, tha ajo.

Mogherini theksoi se evropianët janë në një kryqëzim të të pranuarit dhe të përqafuarit të kësaj gjëje, dhe të gjithë janë autokritikë sa u takon rezultateve dhe politikave që u ka mësuar historia.

“Po ta çojmë te BE-ja dhe zgjerimi i saj, valët e ndryshme të integrimit do të kishin ndodhur po të mos kishte qenë historia jonë e tillë në të shkuarën. BE ndodhi kur etërit tanë themelues, e kuptuan që na duhej më shumë se ç’ishte bërë në të shkuarën. Nuk është vetëm marrëdhënia jonë me të shkuarën, por edhe fakti që ne prirjen e kemi që të analizojmë momentet kritike, mangësitë, arritjet tona. Jo vetëm fakti që ne e studiojmë të shkuarën, por edhe qasja tejet kritike që ne kemi, na ka bërë që të ndërtojmë një gjë shumë unike”, pohoi Mogherini.

Rektorja e Kolegjit të Evropës pohoi se duhen nxjerrë mësime nga e kaluara, të cilat më pas duhet të përkthehen në norma, vlera, rregulla dhe sisteme institucionale në zbatimin e ligjit.

Sipas Mogherini-t, liria individuale bashkëjeton me të drejtat e të tjerëve dhe kjo ndërthurje është një shembull tipik i identitetit evropian.

“Të jetojmë së bashku duke respektuar lirinë e njëri-tjetrit, ndërkohë që bëjmë të mundur që komunitetet tona të lulëzojnë. Rregullat nuk janë kufizime, por garanci që secili prej nesh ta përjetojë identitetin e vet evropian në një mjedis ku respektohet nga të gjithë. Në Evropë ka zona që kjo çështje është sfidë, ne na duhen rregulla në mënyrë që të bashkëjetojmë siç duhet”, cilësoi ajo.

“Kompleksiteti i shteteve që duan të bëhen anëtarë të BE-së është si një re e madhe për të bërë gjithë punën që duhet bërë, por që sjellë edhe reshjet që duhen për të ushqyer tokën. Ndonjëherë ne jemi edhe të ngadaltë, jemi kompleks por kjo është pikë e fortë e jona. Kjo perceptohet si diçka negative, mendojeni nga ana individuale. Kur një person është kompleks, është pak i lodhshëm, por është shumë më interesant. Një garanci që ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe shtetin e së të drejtës”, tha Mogherini.

Në fund të fjalës së saj, Frederica Mogherini cilësoi se BE-ja përkthehet në një hapësirë solide, të besueshme, të fortë, me institucione të besueshme dhe kjo, sipas saj, është e rëndësishme në botën që jetojmë.

/a.f/r.e/

The post Mogherini: BE, një hapësirë solide me institucione të besueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon numërimi i votave në Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë, ja rezultatet

By: user7
12 May 2025 at 10:33

GJIROKASTRA- Rezultati i numërimit është si më poshtë:

Memaliaj/ PD – 1444 : PS – 3003

Libohove/ PD – 768 : PS – 1231

Këlcyrë/ PD – 965 : PS – 1702

The post Përfundon numërimi i votave në Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë, ja rezultatet appeared first on Lapsi.al.

Milani sheh dy trajnerët e njohur italianë si opsionet më të mundshme për të marrë drejtimin e ekipit

30 April 2025 at 12:43

Milani po përgatitet për një finale vendimtare, ndërkohë që planifikon edhe për të ardhmen, me fokusin e klubit që tani po zhvendoset drejt sezonit të ardhshëm. Një vendim kyç që pritet të merret është se kush do ta udhëheqë ekipin.

Sipas La Gazzetta dello Sport, midis pretendentëve kryesorë janë Gian Piero Gasperini dhe Maurizio Sarri, të dy trajnerë me përvojë dhe rekorde mbresëlënëse.

Klubi është në kërkim të një trajneri italian me përvojë, dikë që e njeh dinamikën e Serie A dhe që tashmë ka shijuar suksesin në karrierën e tij.

 

📰 @Gazzetta_it: Several profiles fit this description: #Conte, #Allegri, #Gasperini, #Sarri, #Mancini… Antonio (Conte) is unlikely, a regret from last summer and now leading Napoli at the top of the table. Max (Allegri) and Mancini have the right characteristics, but are rated… pic.twitter.com/43LVGWgmsj

— Milan Posts (@MilanPosts) April 30, 2025

Gasperini, aktualisht nën kontratë me Atalantën, e ka udhëhequr klubin drejt përfundimeve të vazhdueshme në pozitat e larta në ligë dhe kualifikimeve evropiane, dhe ekspertiza e tij taktike mund të jetë një përshtatje e mirë për ambiciet e Milanit.

Sarri, nga ana tjetër, është një trajner i lirë pas kohës së tij në Lazio, me një karrierë që përfshin një titull të Serie A me Juventusin dhe një triumf në Ligën e Evropës me Chelsean.

Ndërsa Gasperini mbetet i lidhur me Atalantën, Sarri është gati për një rikthim në nivelin më të lartë të futbollit evropian. Aftësia e tij për të arritur sukses si në nivel vendas ashtu edhe ndërkombëtar përputhet me synimet e Milanit. Predikimi i Sarrit, së bashku me aftësinë e tij për t’u përshtatur dhe për të ndërtuar ekipe, e bën atë një kandidat të fortë për rolin.

Vendimi në lidhje me menaxherin e ardhshëm të Milanit ka të ngjarë të përkojë me emërimin e një drejtori të ri sportiv, megjithëse mbetet mundësia që struktura e menaxhimit të klubit të mbetet e njëjtë.

Ndërsa Milani përgatitet për finalen e ardhshme, fati i pozicionit menaxherial dhe drejtimi i ardhshëm i klubit varen në fije të perit, me Gasperinin dhe Sarrin në ballë të konsideratave të bordit. /Telegrafi/

The post Milani sheh dy trajnerët e njohur italianë si opsionet më të mundshme për të marrë drejtimin e ekipit appeared first on Telegrafi.

‘Nuk dashurohet me zemër, dashurohet me shpirt’

By: Kult Plus
18 April 2025 at 16:25

Poezi nga Alda Merini

Nuk dashurohet me zemër,
dashurohet me shpirt
i mbarsur me çaste dashurie.

Nuk dashuron nëse s’ndien dhimbje,
s’është më dashuri
nëse s’ke frikë mos e humbasësh.

Por kur vërtet dashuron,
ti jeton
ndoshta keq, a mirë,
por jeton.

E di kur vdes?

Kur pushon së dashuruari;
bëhesh asgjë
kur s’të dashurojnë më.

Nëse të plagos dashuria
shëroi plagët
dhe beso,
je gjallë.

Për atë që do
për atë që të do.

Shqipëruar nga Natasha Lushaj/ KultPlus.com

Infarktet godasin rininë! Mjekët tregojnë shkaqet që rritën rastet e vdekjeve mes të rinjve

By: Ela
16 April 2025 at 16:36

Sëmundjet kardiake jo vetëm janë shtuar shumë dhe mbajnë vendin e parë për vdekshmërinë në popullatë, por po hasen shpesh edhe te moshat e reja. Mjekët thonë se më parë një i ri 20 apo 30 vjeç nuk ndodhte të kishte probleme të zemrës, ndërkohë që në kohët e sotme po hasen shpesh. Por ndër […]

The post Infarktet godasin rininë! Mjekët tregojnë shkaqet që rritën rastet e vdekjeve mes të rinjve appeared first on BoldNews.al.

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në “kryeqytetin e Ballkanit” kanë ndryshuar

13 April 2025 at 17:25

E ndërsa Shqipëria sa vjen dhe zgjerohet në vëmendjen e ndërkombëtarëve, një artikull për kryeqytetin tonë është shkruar nga media greke Kathimerini.

Gazeta ka shkruar për ndryshimin që Tirana ka pësuar në vite, teksa shprehet se “fasadat gri janë kthyer tashmë në ngjyra”, duke nënkuptuar kështu “gjallërimin” që kryeqyteti po përjeton dita-ditës.

Një vizitë e fqinjëve për 48 orë, është shpalosur e gjitha në “letër”, por nuk mungojnë as fotot nga Piramida, skulptura të ndryshme të vendosura në qytet, disa punime artizanale siç janë tasat qeramike që shiten tek Pazari i Ri, Kisha Orthodokse, Xhamia e Et’hem Beut, muzeu i Ismail Kadares, Galeria e Arteve por dhe Shtëpia e Gjetheve.

Media gjithashtu ka shkruar dhe për ushqimin tonë, duke veçuar byrekun e ngrohtë të mëngjesit, në formë trekendore, që shoqërohet me dhallën.

Nuk ka lënë pa përmendur as dashurinë tonë për kafen, teksa shkruan se kafenetë janë “zingjirë”, e se ndodhen cep më cep të qytetit.

Një gjë e tillë mund të themi se vendos në dukje jo vetëm faktin që shqiptarët “vdesin për kafe”, por se gjithashtu biznesi i bareve është fitimprurëse.

Kathimerini vë në theks se lokalet tona nuk janë vetëm tradicionale, por gjenden gjithashtu dhe me estetikë Berlini.

Lidhur me transportin, në artikull shkruhet se nuk përbën problem, pasi iteneraret e autobuseve janë të shumta, e pagesat bëhen brenda mjetit, e jo në pika të caktuara siç ndodh në shumë shtete të botës.

Një “kritikë” që vizitorët fqinjë kishin për kryeqytetin tonë ishte trafiku./Tv Klan

The post Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në “kryeqytetin e Ballkanit” kanë ndryshuar appeared first on Telegrafi.

❌
❌