Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kapet me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 40-vjeçari

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë kanë konstatuar dhe sekuestruar një shumë prej 14 mijë eurosh, të cilat një shtetas tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shtetasit O. K., 40 vjeç, banues në Fier, u gjetën të fshehura 14 mijë euro të padeklaruara. Shuma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që ndaj 40-vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/a.f//r.e/

The post Kapet me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 40-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë në “javët e fundit”

PRISHTINË, 10 korrik/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si një “akt agresioni” nga Serbia – “të përgatitur tërësisht brenda Serbisë”.

“Ndaj, nuk duhet ta mohojmë mundësinë, sepse ka ndodhur më parë”, tha Osmani, duke iu referuar sulmit të armatosur të një grupi serbësh kundër Policisë së Kosovës, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Meqenëse ka ndodhur më parë, parandalimi dhe frenimi janë thelbësorë. Dhe, ndonjëherë, parandalimi dhe frenimi kërkojnë më shumë sesa vetëm praninë e ushtrisë. Kërkojnë edhe udhëheqje politike. Duhet një telefonatë, një paralajmërim, dhe kjo është pikërisht ajo që ndodh kur Amerika merr një rol udhëheqës”, u shpreh ajo.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani paralajmëroi se rreziqet nga Serbia janë të vazhdueshme dhe tha se ato nuk duhen nënvlerësuar.

Sipas saj, presidenti Trump ka bërë gjithçka që është në fuqinë e tij deri tani, për të siguruar ruajtjen e paqes në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dhe sigurisht, kjo fillon me frenimin e Serbisë”, tha ajo.

Për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Osmani tha se “ka mbetur i ngujuar në mendësinë e viteve ’90” dhe se dëshmi për këtë është sulmi i vitit 2023 në Banjskë.

Ajo tha se Kosova punon ngushtë me të gjitha nivelet e Qeverisë amerikane – qoftë në fushën e sigurisë dhe inteligjencës, të mbrojtjes apo të politikës – me synimin që “së bashku të mbrojmë dhe ruajmë paqen”.

“Ne kemi institucionet tona që po bëjnë një punë të shkëlqyer në mbledhjen e informacioneve dhe punojmë me partnerë individualë, për të konfirmuar informacionet që mbledhin institucionet tona. Pra, nuk jemi kurrë vetëm”, tha Osmani.

Njëkohësisht, ajo vlerësoi edhe ushtarët e misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë, duke thënë se ata bëjnë “një punë të shkëlqyer në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”.

Duke folur për takimet që po zhvillon në SHBA dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, Osmani tha se administrata e presidentit Trump ka ide të reja për t’i forcuar më tej ato.

“Ne duam të ulemi me partnerët në këtë administratë për t’u shpjeguar se si Kosova ka këtë potencial. Kjo, natyrisht, është në interes të popullit tonë, në interes të vendit tonë dhe në interes të rajonit tonë. Por, në të njëjtën kohë, kjo përputhet me prioritetet e administratës Trump për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se në takime me zyrtarët amerikanë, nuk është diskutuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – “për herë të parë pas shumë vitesh”.

“Kemi folur për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara. Për herë të parë, nuk kemi folur për Serbinë. Perfekt. Ishin biseda perfekte”, tha Osmani, pa hyrë në shumë detaje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përmendur disa herë ndërmjetësimin e tij në raportet mes Kosovës dhe Serbisë si shembull të rolit të SHBA-së në parandalimin e konflikteve.

Dy vendet, gjatë mandatit të parë të Trumpit, nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, në praninë e tij, në vitin 2020.

Megjithatë, marrëveshja, e cila përfshinte edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk u zbatua kurrë në tërësi. /rel/

The post Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë në “javët e fundit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusi

PARIS, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Dekreti i shpallur nga qeveria franceze për të zgjeruar ndalimin e pirjes së duhanit në stacionet e autobusëve, parqet dhe kopshtet publike, plazhet si dhe rreth bibliotekave, pishinave dhe shkollave u botua sot në mëngjes në Gazetën Zyrtare dhe zbatimi do të fillojë nesër.

Ky ndalim, që synon kryesisht mbrojtjen e fëmijëve nga tymi, nuk zbatohet për tarracat e kafeneve dhe restoranteve dhe nuk përmend cigaret elektronike, sipas tekstit.

Dekreti ende duhet të plotësohet me një urdhër nga Ministri i Shëndetësisë për të përcaktuar zonat specifike ku pirja e duhanit nuk do të lejohet më, rreth shkollave, bibliotekave, objekteve sportive dhe institucioneve të destinuara për pritjen, trajnimin ose akomodimin e të miturve.

Kjo masë ishte premtuar nga qeveria për fundin e vitit 2023 dhe ishte konfirmuar nga Catherine Vautrin në fund të majit, me një datë fillestare zbatimi 1 korrik në të gjithë Francën.

Mosrespektimi i këtij ndalimi mund të ndëshkohej përfundimisht me një gjobë të klasës 4, ose 135 euro, por Ministria e Shëndetësisë i kishte përmendur shtypit në fund të majit një periudhë “edukimi”.

Dekreti i botuar sot në mëngjes nuk përmend një gjobë për shkeljet.

“Ku ka fëmijë, duhani duhet të zhduket”, deklaroi Catherine Vautrin në fund të majit, duke argumentuar se liria për të pirë duhan “përfundon aty ku fillon e drejta e fëmijëve për të marrë frymë ajër të pastër”.

Zgjerimi i zonave pa duhan ishte një nga masat e përshkruara në Programin Kombëtar të Kontrollit të Duhanit (PNLT) 2023-2027, të paraqitur nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Aurélien Rousseau, me ambicien e “përballimit të sfidës së një brezi pa duhan deri në vitin 2032”.

Të etura për të ndërmarrë veprime, 1 600 komuna vullnetare e kanë zgjeruar tashmë ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike në parqe, plazhe, pista skijimi dhe zona shkollore, duke përfaqësuar 7 000 zona pa duhan, në eksperimente lokale të mbështetura nga Lidhja Kundër Kancerit.

Dekreti i publikuar spt gjithashtu forcon dënimet për shitjen e duhanit dhe produkteve të tjera tek të miturit, të cilat tani përbëjnë një gjobë të klasës 5 (200 euro)./  a.jor.

The post FOKUS – Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reuters: Trump planifikon të ndalojë hyrjen e qytetarëve nga 36 vende shtesë

By: user 8
15 June 2025 at 16:30

Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë për të zgjeruar ndjeshëm ndalimin e udhëtimeve, duke ndaluar ndoshta hyrjen në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve nga 36 vende të tjera, sipas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit që është parë nga agjencia Reuters.

Më herët këtë muaj, presidenti republikan nënshkroi një dekret që ndalonte hyrjen e qytetarëve nga 12 vende, duke deklaruar se kjo masë ishte e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga “terroristët e huaj” dhe kërcënime të tjera ndaj sigurisë kombëtare.

Ky urdhër ishte pjesë e një fushate të ashpër ndaj emigracionit që Trump nisi këtë vit në fillim të mandatit të tij të dytë, e cila ka përfshirë deportimin në El Salvador të qindra venezuelianëve të dyshuar si anëtarë bandash, si edhe përpjekje për të mohuar regjistrimin e disa studentëve të huaj në universitetet amerikane dhe për të deportuar të tjerë.

Në një dokument të brendshëm diplomatik të firmosur nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Departamenti i Shtetit rendit një dymbëdhjetëshe shqetësimesh për vendet në fjalë dhe kërkon ndërmarrjen e masave korrigjuese.

“Departamenti ka identifikuar 36 vende problematike që mund të rekomandohen për pezullim të pjesshëm ose të plotë të hyrjes nëse nuk përmbushin standardet dhe kërkesat e përcaktuara brenda 60 ditëve,” thuhet në dokumentin që është dërguar gjatë fundjavës. Dokumenti u raportua fillimisht nga Washington Post.

Ndër shqetësimet e ngritura nga Departamenti i Shtetit ishin mungesa e një qeverie kompetente ose bashkëpunuese për të prodhuar dokumente të besueshme identiteti dhe “siguria e dyshimtë” në disa nga këto vende.

Disa prej këtyre vendeve, thuhet në dokument, nuk bashkëpunonin në kthimin e shtetasve të tyre të urdhëruar për deportim nga SHBA. Në disa raste, qytetarët e tyre kishin qëndruar në SHBA përtej afatit të vizës.

Shqetësime të tjera përfshijnë përfshirjen e disa shtetasve në akte terroriste në SHBA apo veprimtari antisemitike dhe anti-amerikane. Dokumenti nënvizon se jo të gjitha këto shqetësime vlejnë për çdo vend në listë.

Vendet që mund të përballen me ndalim të plotë ose të pjesshëm të hyrjes nëse nuk adresojnë këto shqetësime brenda 60 ditëve janë: Angola, Antigua dhe Barbuda, Benini, Butani, Burkina Faso, Cabo Verde, Kamboxhia, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Xhibuti, Dominika, Etiopia, Egjipti, Gaboni, Gambia, Gana, Kirgistani, Liberia, Malawi, Mauritania, Nigeri, Nigeria, Saint Kitts dhe Nevis, Saint Lucia, Sao Tome dhe Principe, Senegali, Sudani i Jugut, Siria, Tanzania, Tonga, Tuvalu, Uganda, Vanuatu, Zambia dhe Zimbabve.

Kjo do të ishte një zgjerim i ndjeshëm i ndalimit që hyri në fuqi më herët këtë muaj. Vendet që u prekën më parë ishin: Afganistani, Mianmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Hyrja e njerëzve nga shtatë vende të tjera – Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela – gjithashtu është kufizuar pjesërisht.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump shpalli ndalimin e udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, një politikë që kaloi disa ndryshime përpara se të miratohej nga Gjykata e Lartë në vitin 2018.

Reuters, përshtati në shqip ©Lapsi.al

The post Reuters: Trump planifikon të ndalojë hyrjen e qytetarëve nga 36 vende shtesë appeared first on Lapsi.al.

Drogë, dhunë dhe rrezik publik – dy të ndaluar dhe shtatë aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria në Gjilan

29 May 2025 at 16:42

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë një varg veprimesh penale, ku ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza.

Përgjatë kësaj periudhe, Prokuroria ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, nën dyshimin e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Sipas njoftimit zyrtar, një aktakuzë është ngritur kundër një personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “ Dënimi për raste të rënda të veprave penale nga ky kapitull ”, ndërsa një tjetër përfshin dy persona të akuzuar për vjedhje të pyllit.

Po ashtu, është ngritur aktakuzë ndaj një personi për shkak të një lëndimi të rëndë trupor, dhe një tjetër për veprat penale “rrezik i trafikut publik”.

Pjesë e veprimeve të Prokurorisë janë edhe disa aktakuza të tjera, si; Posedimi imnpaautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe dhuna në familje. /Telegrafi/

The post Drogë, dhunë dhe rrezik publik – dy të ndaluar dhe shtatë aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria në Gjilan appeared first on Telegrafi.

“Të ndalojë sa më shpejt të jetë e mundur”/ Presidenti Trump kërkon t’i japë fund luftës në Gaza

26 May 2025 at 11:12

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se kishte folur me Izraelin dhe i kishte kërkuar që të ndalonte luftën në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur.

Lidhur me luftën në Rripin e Gazës, Trump tha: “Ne duam të shohim nëse mund ta ndalojmë këtë. Dhe Izraeli, ne kemi folur me ta, dhe duam të shohim nëse mund ta ndalojmë të gjithë atë situatë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Presidenti gjithashtu raportoi përparim në bisedimet me Iranin mbi programin bërthamor të këtij të fundit dhe me Hamasin, dhe shprehu optimizëm të kujdesshëm për një përparim në ditët në vijim.

Ndërkohë, Jake Wood, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Humanitar të Gazës për dy muajt e fundit, ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se fondacioni nuk mund t’i përmbahet “parimeve humanitare të njerëzimit, neutralitetit, paanshmërisë dhe pavarësisë, të cilat unë nuk do t’i braktis”.

The post “Të ndalojë sa më shpejt të jetë e mundur”/ Presidenti Trump kërkon t’i japë fund luftës në Gaza appeared first on Sot News | Lajme.

E dinit? Çamçakëzi është i ndaluar në Singapor që prej vitit 1992!

By: gaze tare
24 May 2025 at 08:36

Që nga viti 1992, Singapori ka ndaluar shitjen dhe importin e çamçakëzit për të luftuar ndotjen nëpër rrugë dhe problemet që shkaktoheshin në transportin publik – sidomos nga çamçakëzët e ngjitur në dyert e trenave.

Ky vendim u mor për të ruajtur pastërtinë dhe rendin në hapësirat publike.

Në vitin 2004, ndalimi u zbut pak: lejohet shitja e çamçakëzëve me funksion mjekësor, si ata kundër duhanit apo për dhëmbët, por vetëm përmes farmacive dhe me rekomandim.

Singapori është sot një nga qytetet më të pastra në botë, por kjo masë ka ngjallur gjithashtu debat rreth kufizimit të lirive personale dhe stilit të qeverisjes.

The post E dinit? Çamçakëzi është i ndaluar në Singapor që prej vitit 1992! appeared first on iconstyle.al.

Gjysma e të rinjve do të donin një botë pa internet, zbulon një studim i ri

By: gaze tare
21 May 2025 at 10:11

Një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka nxjerrë në pah një tendencë befasuese: thuajse gjysma e të rinjve të moshës 16 deri në 21 vjeç thonë se do preferonin të jetonin në një botë pa internet. Studimi, i cili përfshiu 1,293 të rinj, thekson se brezi Z po përjeton një lodhje digjitale të thellë dhe gjithnjë e më të përhapur.

Sipas të dhënave:
46% e të anketuarve do preferonin të ishin rritur në një botë ku interneti nuk ekzistonte.
50% janë në favor të një “ndalese digjitale” që do kufizonte përdorimin e aplikacioneve pas orës 22:00.
Gati 70% pranojnë se ndihen më keq pas përdorimit të rrjeteve sociale.
68% besojnë se koha që kalojnë online ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor.

Këto gjetje vijnë në një kohë kur autoritetet po shqyrtojnë masa të reja rregulluese, përfshirë vendosjen e kufizimeve të orarit për aplikacionet. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kurthet digjitale kërkojnë ndërhyrje më të thella dhe strukturore për të garantuar platforma më të sigurta dhe më pak të dëmshme për të rinjtë.

The post Gjysma e të rinjve do të donin një botë pa internet, zbulon një studim i ri appeared first on iconstyle.al.

ANALIZË – A do të ndalohen telefonat inteligjentë në shkollat e BE-së?

– Kjo analizë është kontribut edhe i Agjencisë Telegrafike Shqiptare – 

BRUKSEL, 17 maj /ATSH-enr/ – Fiksimi i fëmijëve pas ekraneve të telefonave inteligjentë në shkolla, shtëpi dhe në çdo moment tjetër është bërë normaliteti i ri. Shqetësimet për efektet negative psikologjike janë rritur. Ato variojnë nga shpërqendrimi i nxënësve në shkollë deri te dezinformimi nga lajmet e rreme, varësia nga mediat sociale ndaj ngacmimit dhe bullizmit online.

Gjatë takimit në Bruksel në fillim të kësaj jave, ministrat e Rinisë dhe Arsimit të BE-së debatuan një sërë masash, nga ndalimet e telefonave në shkolla, kontrolle më të ashpra të moshës për aktivitetet online, kufizime në përdorimin e mediave sociale për të miturit dhe një plan në të gjithë BE-në për të luftuar bullizmin kibernetik.

Italia është në vijën e parë në përpjekjen për kufizime më të forta në përdorimin e telefonave celularë, me ministrin e Arsimit Giuseppe Valditara që prezantoi një iniciativë për të ndaluar përdorimin e telefonave inteligjentë në klasë për fëmijët nën 14 vjeç në të gjithë Evropën. Sipas burimeve diplomatike, 11 anëtarë të BE-së – midis tyre Franca, Suedia, Austria, Qiproja ose Greqia – treguan mbështetjen e tyre, ashtu si edhe presidenca polake e radhës.

“Nëse i duam vërtet fëmijët tanë, duhet t’u garantojmë atyre një tërheqje nga telefonat celularë në shkollë”, tha Valditara. Ai bëri thirrje për një qasje të koordinuar në nivel evropian mbi “çështjen e aksesit në rrjetet sociale për të luftuar fenomene të tilla si ngacmimi kibernetik, pornografia e fëmijëve, aktet e vetëlëndimit dhe dhuna me bazë gjinore”.

Komisioneri i BE-së për të Rinjtë, Glenn Micallef, prezantoi këtë vizion për një Plan Veprimi kundër ngacmimit kibernetik. “Mediet sociale kanë përfitimet e tyre, por ato gjithashtu mund të ndikojnë në shëndetin tonë mendor dhe kohezionin social”, tha ai në X.

“Dua që njerëzit, veçanërisht fëmijët dhe grupet e tjera të cenueshme, të ndihen të sigurt në internet, të lirë nga dëmet dhe ngacmimet”, theksoi ai.

Shpërqendrimi digjital

Valditara tha se “rezultatet e studimeve shkencore tregojnë se abuzimi me pajisjet mobile gjatë fëmijërisë dhe paraadoleshencës ndikon negativisht në zhvillimin kognitiv, duke shkaktuar humbje të përqendrimit dhe kujtesës, ulje të aftësive gjuhësore dhe të të menduarit kritik”. Ai shtoi se “përveç rënies së performancës në shkollë, përdorimi i tepërt i telefonave inteligjentë në moshë të re njihet si një nga shkaqet kryesore të izolimit social”.

Sipas të dhënave nga studimi PISA 2022 i OECD-së, rreth 65 për qind e nxënësve thanë se ishin të shpërqendruar nga pajisjet digjitale gjatë orëve të matematikës.

Studimi ngriti gjithashtu shqetësime në lidhje me varësinë.

Mesatarisht në vendet e OECD-së, 45 për qind e studentëve raportuan se ndiheshin nervozë ose të shqetësuar nëse telefonat e tyre nuk ishin pranë tyre.

Në përgjithësi, gjetjet, të cilat u publikuan në vitin 2023 dhe 2024, zbuluan se përdorimi i moderuar i pajisjeve dixgjtale në shkollë dhe për të mësuar çon në performancë më të mirë dhe studentët raportuan një “ndjesi më të madhe përkatësie” në shkollë.

Megjithatë, nëse studentët kalonin më shumë se një orë në ditë në pajisjet e tyre duke i përdorur ato për kohën e lirë, ata kishin tendencë të kishin rezultate më të ulëta në matematikë. PISA vlerëson aftësitë e 15-vjeçarëve në matematikë, shkencë dhe lexim.

Rregullat e shkollës

Prandaj, ndalimet e telefonave në shkolla janë një hap që disa shtete anëtare e kanë ndërmarrë tashmë dhe më shumë po e marrin në konsideratë. Por gama e kufizimeve ndryshon brenda shteteve, rajoneve apo edhe shkollave individuale. Ekzistojnë gjithashtu ndryshime në ashpërsi – nga ndalimet totale ku telefonat nuk lejohen as në mjediset e shkollës për t’u përdorur, duke u kufizuar në periudha të caktuara, siç janë pushimet midis orëve të mësimit.

Nxënësve bullgarë u është ndaluar përdorimi i telefonave inteligjentë në klasë që nga viti 2016. Qeveria aktualisht po shtyn drejt një ndalimi të plotë të telefonave inteligjentë në shkolla, përveç për qëllime rreptësisht edukative, nevojave mjekësore ose në raste emergjente. Ministri i Arsimit, Krasimir Valchev tha se priste një votim parlamentar në qershor.

Spanjë, kufizimet në përdorimin e telefonave celularë në shkollë kanë qenë në fuqi që nga viti akademik 2020-21, por ato ndryshojnë nga rajoni në rajon. Këshilli Shtetëror i Shkollave të vendit rekomandoi në vitin 2024 që nxënësit e shkollave të mesme duhet të fikin telefonat e tyre celularë nga koha kur hyjnë në shkollë deri në kohën kur dalin nga ambientet, dhe në shkollat ​​parashkollore dhe fillore ai mbështet mosmarrjen e tyre fare, përveç nëse ka arsye “shumë specifike” individuale. Shumica e komuniteteve autonome gjithashtu bien dakord për një ndalim të plotë të përdorimit të pajisjeve mobile në arsimin fillor dhe fillor.

Franca ua ndaloi nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme përdorimin e telefonave në ambientet e shkollës që në vitin 2018.

Ministria e Arsimit e Italisë tha se që nga shtatori i kaluar, përdorimi i telefonave inteligjentë në klasë është ndaluar për të gjithë nxënësit.

Qeveria daneze po planifikon gjithashtu të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla dhe klube pas shkolle.

Austria është vendi i fundit që ka futur kufizime. Që nga 1 maji, Austria ka vendosur një ndalim të telefonave celularë si në klasë ashtu edhe gjatë pushimeve.

“Po shohim gjithnjë e më shumë shtete anëtare që miratojnë të njëjtin rregull”, tha ministri i Arsimit, Christoph Wiederkehr më parë këtë javë. Ai shtoi se bërja e shkollave zona pa telefona celularë çon në performancë më të mirë dhe më pak konflikte.

Suedi, qeveria po propozon një ndalim të ri, të plotë të përdorimit të telefonave celularë në shkollat ​​fillore (deri në moshën 16 vjeç). Telefonat do të mblidhen në mëngjes dhe nuk do të jepen derisa nxënësit të largohen nga shkolla. Mësuesit dhe drejtorët e shkollave do të kenë gjithashtu të drejtën të konfiskojnë telefonat, iPad-ët, orët inteligjente dhe pajisje të tjera nga nxënësit.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që të zvogëlojmë sasinë e telefonave dhe kohën para ekranit në shkollë”, tha ministrja e Arsimit, Lotta Edholm në një konferencë për shtyp në mars.

Një agjenci qeveritare suedeze vitin e kaluar rekomandoi maksimumi 2-3 orë kohë para ekranit në ditë për 13-18 vjeçarët, 1-2 orë për 6-12 vjeçarët dhe jo më shumë se një orë në ditë për fëmijët nën 6 vjeç.

Vetëm shkollat ​​private ndalojnë telefonat celularë në Republikën Çeke, por opinioni publik po tenton drejt ndalimit të telefonave inteligjentë në shkolla. Sipas një ankete të publikuar në mars, 73 për qind e mësuesve të shkollave fillore mbështesin kufizime të tilla.

Gjermani, arsimi është në kompetencë të shteteve federale. Disa prej tyre bëjnë thirrje për kufizime në përdorimin privat të telefonave celularë në shkolla dhe planifikojnë të miratojnë rregullore për këtë qëllim. Deri atëherë, shumë shkolla dalin me të vetat.

Belgjikë, qeveria flamande, qeveria e Komunitetit Francez dhe qeveria federale nuk kanë plane të detajuara se si planifikojnë të adresojnë përdorimin e telefonave inteligjentë dhe mediave sociale tek të rinjtë. Politika përqendrohet kryesisht në edukimin e shkrim-leximit mediatik në shkolla, përmes seminareve ose programeve televizive.

Megjithatë, më herët këtë muaj, një grup ekspertësh dhe psikiatrësh belgë bënë një letër të hapur drejtuar qeverive flamande dhe federale, duke bërë thirrje për një politikë më të qartë dhe më të rreptë mbi përdorimin e telefonave inteligjentë tek fëmijët dhe adoleshentët. Ata gjithashtu mbështesin ndalimin e përdorimit të mediave sociale deri në moshën 16 vjeç.

Ministrja federale kompetente Vanessa Matz, përgjegjëse për digjitalizimin, tha se nuk ishte kundër të menduarit për ndalime në nivel kombëtar, por theksoi se tema është më interesante brenda një kuadri evropian.

TikTok në shënjestër

Një qasje tjetër e ndjekur nga disa vende është kufizimi i aksesit në mediat sociale për të rinjtë.

Për shembull, Shqipëria, kandidate për anëtarësim në BE, iu kundërvu TikTok-ut në fund të vitit 2024, duke e ndaluar aplikacionin popullor për një vit.

Sipas kryeministrit Edi Rama, ky rrjet social kishte nxitur dhunë dhe ngacmim midis adoleshentëve shqiptarë. Ndalimi ka mbështetjen dërrmuese të prindërve, tha qeveria, me 90 për qind të prindërve të anketuar që janë pro.

Belgjikë, ministri i Digjitalizimit Matz muajin e kaluar kërkoi gjithashtu veprime nga platforma online Tikok dhe autoritetet evropiane kundër “SkinnyTok”, trendit të TikTok që promovon të qenit jashtëzakonisht i dobët midis të rinjve.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha më parë këtë javë se dëshiron t’u kërkojë adoleshentëve të verifikojnë moshën e tyre para se të regjistrohen në mediat sociale. Vitin e kaluar ai mbështeti ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç dhe ndalimin e telefonave celularë për fëmijët nën 11 vjeç. Ai theksoi përsëri se kjo ishte gjithashtu një përgjegjësi evropiane, kur tha se “ne gjithashtu duhet të angazhohemi në një luftë paralele evropiane, por mendoj se duhet të bëhet”.

Ministrja e Deleguar për Çështjet Digjitale, Clara Chappaz, i tha “La Tribune Dimanche” se Franca po i jepte vetes “tre muaj” për të “mobilizuar partnerët e saj evropianë” në një “marrëveshje evropiane” që kërkon që mediat sociale të verifikojnë moshën e adoleshentëve, në rast se kjo nuk arrihet, qeveria do të vendoste sanksione.

Por me të gjitha këto diskutime për ndalimet, është e rëndësishme të mos harrojmë se telefonat celularë janë bërë një pjesë e kudondodhur e jetës sonë, pavarësisht moshës.

Ato janë mjete për komunikim midis familjes dhe miqve, dhe për shumë prindër një pajisje inteligjente është gjithashtu një mjet për të marrë siguri mbi vendndodhjen e fëmijëve të tyre.

Disa specialistë si eksperti gjerman i mbrojtjes së fëmijëve, Benjamin Thull, i Zyrës së Komunikimit të Landit të Baden-Württemberg, madje i konsiderojnë ndalimet joproduktive.

“Telefonat inteligjentë janë mediumi përmes të cilit ndodh gjithçka. Mendoj se ndalimi i tyre nga shkollat ​​është një gabim”.

Ai thotë se ka fëmijë dhe të rinj që nuk i mësojnë aftësitë mediatike në shtëpi.

Prandaj, kjo temë duhet të luajë një rol të rëndësishëm në shkolla./ (Nga enr në bashkëpunim me AFP, ANSA, APA, ATSH, Belga, BTA, CTK, dpa, EFE, TT) a.jor.

The post ANALIZË – A do të ndalohen telefonat inteligjentë në shkollat e BE-së? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulimi i ri: Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë

By: gaze tare
17 April 2025 at 23:17

Një zhvillim i ri teknologjik po sjell shpresë në luftën kundër zjarreve në natyrë. Një model i krijuar nga Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar se ku dhe kur mund të shpërthejnë zjarre në botë.

Në vend që të mbështetet vetëm te moti, ky sistem analizon edhe faktorë si thatësira, popullsia në zonë, rrugët e aksesueshme dhe të dhëna të tjera satelitore për të kuptuar më mirë rrezikun. Në disa raste, AI-ja ka arritur të parashikojë me saktësi edhe zjarre të mëdha si ato në Los Anxhelos.

Qëllimi është që kjo teknologji të përdoret nga shërbimet e emergjencës kudo në botë, në mënyrë që të veprohet më shpejt dhe të parandalohet përhapja e flakëve para se të jetë vonë.

The post Zbulimi i ri: Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë appeared first on iconstyle.al.

BERLIN – Bundestagu ndalon ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë në ceremoninë e LIIB

BERLIN, 17 prill /ATSH-DPA/ – Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, Bundestagu, ka përjashtuar ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë nga ceremonia për shënimin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e caktuar për më 8 maj.

Vendimi vjen pas një rekomandimi nga Ministria e Jashtme Gjermane, e cila këshilloi të mos ftoheshin përfaqësues të dy vendeve në kontekstin e një debati të nxehtë mbi pjesëmarrjen e zyrtarëve rusë në ngjarjet gjatë luftës në Ukrainë.

Megjithëse i gjithë trupi diplomatik ishte ftuar zyrtarisht, Bundestagu tha se kishte ndjekur protokollin standard duke iu nënshtruar udhëzimeve të qeverisë federale.

”Ky vlerësim çoi, ndër të tjera, në mosdërgimin e ftesës për ambasadorët e Federatës Ruse dhe Bjellorusisë”, tha një zëdhënës.

Të mërkurën, ambasadori i Moskës në Gjermani, Sergei Nechaev, mori pjesë në një memorial jashtë Berlinit.

Përkujtimi i heshtur në landin gjerman të Brandenburgut, afër Berlinit, përkujtoi Betejën e Seelowit, e konsideruar beteja më e madhe në tokën gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo ndodhi pak para përfundimit të luftës dhe rezultoi në vdekjen e dhjetëra mijëra ushtarëve gjermanë dhe sovjetikë./   /os/

 

The post BERLIN – Bundestagu ndalon ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë në ceremoninë e LIIB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Konsumatorë të pambrojtur”/ Pesticidet kancerogjene të ndalaura në Europë tregtohen në Shqipëri

By: Oldi
27 March 2025 at 08:19

Më 29 nëntor, një ngarkesë me mandarina të prodhuara në Shqipëri u ndalua në Kroaci pasi analizat treguan përmbajtje të Chlorpyrifos – një pesticid i ndaluar nga Bashkimi Europian që në vitin 2020. Rasti u bë i njohur nga RASFF – Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin, një rrjet që lehtëson shkëmbimin e informacionit […]

The post “Konsumatorë të pambrojtur”/ Pesticidet kancerogjene të ndalaura në Europë tregtohen në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Ndalimi TikTok-ut në Shqipëri ende nuk po funksionon plotësisht

By: Ardit
23 March 2025 at 10:06

Ofruesit e internetit në Shqipëri u urdhëruan të bllokojnë TikTok-un më 13 mars, pas një vendimi të qeverisë për të vendosur një ndalim njëvjeçar – por aplikacioni në versionin për celular vazhdonte të funksiononte për disa përdorues edhe të premten. Megjithatë, TikTok nuk ka qenë i aksesueshëm në versionin e tij në ueb që prej […]

The post Ndalimi TikTok-ut në Shqipëri ende nuk po funksionon plotësisht appeared first on BoldNews.al.

Ndalimi i Thaçit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait, Veteranët: Shkelje e të drejtave të njeriut

PRISHTINE, 17 mars/ATSH/ Ndalimi i Thaçit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij shkelje e të drejtave njerëzore

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur indinjatën dhe revoltën e saj të thellë ndaj vendimit të padrejtë, jo human dhe të papranueshëm të Gjykatës Speciale, e cila ka refuzuar lirimin e bashkëluftëtarit të tyre, ish-presidentit Hashim Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe të japë lamtumirën e fundit babait të tij.

Sipas një reagimi të OVL UÇK, ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë.

“Të ndalosh një bir që t’i japë nderimin e fundit babait të tij, është një akt i dhimbshëm që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e konsideron këtë veprim si një akt të qëllimshëm dhe dashakeq të Gjykatës Speciale, e cila synon të poshtërojë dhe të degradojë jo vetëm Hashim Thaçin dhe familjen e tij, por të gjithë ish-luftëtarët dhe vlerat për të cilat ata luftuan, në shenjë hakmarrje për mungesën e provave për inkriminimin dhe dënimin e drejtuesve të UÇK-së. I bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare, organizatave të drejtave të njeriut, institucioneve dhe faktorit politik të Kosovës dhe Shqipërisë që të reagojnë fuqishëm ndaj kësaj shkeljeje të të drejtave themelore dhe të marrin masa që raste të tilla të mos përsëriten, sepse të drejtat themelore nuk duhet të jenë objekt i abuzimit apo i hakmarrjeve”, thuhet në reagim.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thekson se nuk do ta tolerojë  heshtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj shkeljeve, abuzimeve dhe trajtimit përçmues që po iu bëhet bashkëluftëtareve tanë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Specialja nuk ka bërë publik në faqen zyrtare ndonjë vendim lidhur me këtë çështje. Ndërkaq më herët të hënën, zëdhënësi i , Michael Doylei tha KosovaPresit se “të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të DhSK-së”.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vdekur të dielën në orët e vona. /KosovaPress/

The post Ndalimi i Thaçit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait, Veteranët: Shkelje e të drejtave të njeriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

By: gaze tare
4 March 2025 at 07:27

Akademia e Arteve mban një qëndrim të rreptë ndaj shkeljeve të kodit të saj të sjelljes, edhe pse heqja e një Oscar-i është pothuajse e pamundur. Megjithatë, ajo ka gjetur mënyra të tjera për të ndëshkuar individët problematikë, duke vendosur pezullime dhe ndalime.

Lista e të ndaluarve nga ceremonia e Oscar:

•Harvey Weinstein – Ish-producenti amerikan u përjashtua në vitin 2017 pas akuzave për sulm seksual dhe më pas u dënua me 23 vjet burg.

•Bill Cosby – Aktori u ndalua përgjithmonë në vitin 2018 pasi u dënua për trafik droge dhe sulm seksual, për të cilat mori një dënim prej tre deri në dhjetë vjet burg.

•Roman Polanski – Regjisori francezo-polak u përjashtua në vitin 2018 për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Ai kishte ikur nga ShBA në 1977 dhe që atëherë nuk është nominuar apo lejuar të marrë pjesë në Oscars.

•Will Smith – Pas incidentit të bujshëm në Oscars 2022, ku goditi me shuplakë Chris Rock për një shaka mbi sëmundjen e gruas së tij, Jada Pinkett-Smith, Akademia e ndaloi Smith-in për 10 vjet nga të gjitha ngjarjet e saj. Aktori e pranoi vendimin.

Ndalimet e Akademisë janë bërë një praktikë e zakonshme në dy dekadat e fundit, duke treguar një qasje më të rreptë ndaj shkelësve të etikës në Hollywood.

The post Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse? appeared first on iconstyle.al.

Rama: Jam kundër ndalimit të Veliajt, i gabuar dhe disproporcional

18 February 2025 at 10:05

TIRANË, 18 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa e konsideroi masën të gabuar, disproporcionale dhe të panevojshme për të vazhduar hetimet dhe për të bërë një gjyq të denjë.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama u shpreh se megjithatë ai nuk mund ta ndalojë ekzekutimin e vendimit, edhe pse kujtoi se këtë e bënte në të kaluarën Sali Berisha, si në rastin e 21 Janarit.

“Po si mund të ndaloj unë ekzekutimin? E pra në këtë vend ka ndodhur, nuk ka ndodhur para 100 vjetësh dhe këtë ndalim të ekzekutimit nuk e ka bërë dikush që është në librat e historisë, e ka bërë dikush që vjen vërdallë çdo ditë, një ‘buf kënete’ që ulërin: ‘Do të shkrij SPAK-un’. Do të shkrijë Noc Rrokun”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky është dallimi i madh, pasi PS do një drejtësi të pavarur që të bëjë drejtësi pa parë majtas e djathtas, por duke parë vetëm drejt.

“Por, ama, patjetër duam një drejtësi europiane, një drejtësi ku të gjitha palët janë të garantuara, ku prokurori bën detyrën e vet dhe ku gjykatësi bën arbitrin, jo ortakun e prokurorit. Ku i akuzuari prezumohet i pafajshëm jo me fjalë, por prezumohet i pafajshëm edhe në mënyrën se si krijohet mundësia gjatë gjithë hetimit dhe procesit gjyqësor që të sjelli të vërtetat e veta. Dhe në fund është gjykata që vendos. Patjetër kjo është parimore, kjo nuk ka të bëjë me elementët konkretë të çështjes”, theksoi Rama.

/r.e/a.f/

The post Rama: Jam kundër ndalimit të Veliajt, i gabuar dhe disproporcional appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri Rama nën kritika për ndalimin e TikTok në vitin zgjedhor

20 January 2025 at 09:43

Gazetare dhe nënë e dy fëmijëve 13 dhe 7 vjeç, Ermelinda Hoxha prej kohësh kërkon më shumë siguri për nxënësit e shkollave në Shqipëri, por ndalimi 12-mujor i TikTok-ut nga ana e kryeministrit Edi Rama për të luftuar dhunën në shkollë asaj nuk i bën përshtypje. Rama e njoftoi ndalimin në fund të dhjetorit, një […]

The post Kryeministri Rama nën kritika për ndalimin e TikTok në vitin zgjedhor appeared first on Reporter.al.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentash dhe mashtrim, arrestohet 39-vjeçari turk në Morinë

18 January 2025 at 11:22

Një shtetas turk, Bayram Yildiz, është ndaluar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Morinës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ishte i dënuar me 15 vite, 2 muaj e 15 ditë burg nga Gjykata e Bursas në Turqi për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Yildiz, 39 vjeç, tentoi të hynte në Shqipëri, por u ndalua në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë Kufitare të Morinës dhe Interpol Tirana. Po vazhdojnë procedurat për ekstradimin e tij në Turqi.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të hynte në Shqipëri, duke qenë i dënuar në Turqi, me mbi 15 vite burgim, për falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim, ndalohet 39-vjeçari turk, i kërkuar ndërkombëtarisht.

Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

 

 

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi Bayram Yildiz, 39 vjeç, banues në Turqi.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 39-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Bursas, Turqi, e ka dënuar me 15 vite, 2 muaj dhe 15 ditë burgim, për falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit

 

The post I shpallur në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentash dhe mashtrim, arrestohet 39-vjeçari turk në Morinë appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA/ Gjykata e Lartë e prirur të mbështesë ndalimin e platformës Tik-Tok

11 January 2025 at 08:22

Gjykata e Lartë dukej e prirur të premten të mbështeste një ligj që do të detyronte shitjen ose do të ndalonte aplikacionin e videove të shkurtra TikTok në Shtetet e Bashkuara duke nisur nga 19 janari, ndërsa gjykatësit u përqëndruan në shqetësimet mbi një kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare.

Platforma sociale thotë se ligji shkel Amendamentin e Parë dhe duhet të hedhet poshtë.

Kompania ByteDance, e cila ka në pronësi TikTokun, e ka qendrën në Kinë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara thotë se kjo paraqet një kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare. Zyrtarët amerikanë thonë se autoritetet kineze mund ta detyrojnë TikTokun t’i dorëzojë asaj të dhëna të ndjeshme të një numri shumë të madh të amerikanëve që e përdorin këtë platformë apo mund të ndikojë në shpërndarjen e informacionit në këtë platformë.

Një gjykatë e apelit la në fuqi ligjin, i cili ndalon TikTokun nëse nuk shitet.

Ligji hyn në fuqi më 19 janar, një ditë para fillimit të mandatit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili ka 14.7 milionë ndjekës në këtë platformë. Udhëheqësi republikan thotë se ai dëshiron “ta shpëtojë TikTokun”.

Gjatë seancës ku u dëgjuan argumentet, e cila zgjati rreth 2 orë e gjysmë, nëntë anëtarët e Gjykatës së Lartë pyetën avokatët që përfaqësonin platformën TikTok, kompaninë kineze ByteDance, që e ka në pronësi TikTokun dhe përdoruesit e aplikacionit në lidhje me rrezikun që qeveria e Kinës të shfrytëzojë platformën për të spiunuar amerikanët dhe për të kryer operacione të fshehta ndikimi, ndërsa shqyrtuan gjithashte edhe shqetësimet lidhur me lirinë e fjalës.

Disa gjyqtarë ngritën shqetësime për ndikimin e ligjit në lirinë e fjalës, por shqetësimi i tyre dukej i përqendruar tek ndërlikimet lidhur me sigurinë kombëtare, në kushtet kur një platforme e mediave sociale me pronarë të huaj mbledh të dhëna nga 170 milionë përdorues amerikanë, rreth gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara.

Gjyqtari konservator Brett Kavanaugh e pyeti avokatin e Tik Tok dhe ByteDance Noel Francisco mbi rreziqet e mundshme në nivel afatgjatë lidhur me faktin që Kina mbledh të dhëna për përdoruesit, veçanërisht ata që filluan të përdornin aplikacionin në moshë të re dhe mbi rreziqet se mund ta përdori “atë informacion, me kalimin e kohës për të spiunuar, apo për të shantazhuar njerëzit, individë që mund të punojnë në një të ardhme në FBI ose CIA ose Departamentin e Shtetit.”

Avokati Francisco e cilësoi aplikacionin një nga platformat më të njohura ku amerikanët ushtrojnë lirinë e fjalës dhe shtoi se në thelb Tik-Tok do të mbyllej më 19 janar pa u shitur.

Gjyqtari konservator Samuel Alito më vonë paraqiti mundësinë që gjykata të vendoste atë që quhet pezullim administrativ që do të ngrinte përkohësisht ligjin ndërsa gjykatësit vendosin se si të vijojnë më tej.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA/ Gjykata e Lartë e prirur të mbështesë ndalimin e platformës Tik-Tok appeared first on Euronews Albania.

Morinë, kapet 41-vjeçari me 13,420 euro të padeklaruara

4 January 2025 at 11:05

TIRANË, 4 janar/ATSH/  \Një 41-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi një shumë prej 13,420 eurosh në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare kanë sekuestruar shumën në cilësinë e provës materiale dhe kanë referuar materialet në Prokurori. Shtetasi V. Z., banues në Kosovë, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal nisi pas një kontrolli fizik në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ku shërbimet e Policisë Kufitare zbuluan shumën e padeklaruar, duke konstatuar shkelje të ligjeve në fuqi.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

/a.f/

The post Morinë, kapet 41-vjeçari me 13,420 euro të padeklaruara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌