Përpjekjet për të frenuar fluksin e vizitorëve po bëjnë bujë, falë masave krijuese të ndërmarra si nga autoritetet ashtu edhe nga vetë banorët.
Vera e vitit 2024 ishte një pikë kthese për shumë destinacione në Europë, pasi numri i madh i turistëve e ktheu turizmin nga përfitim në barrë për komunitetet lokale.
Meqë turizmi masiv nuk po jep shenja ngadalësimi as në vitin 2025, shumë zona të njohura kanë filluar të marrin masa për të zbutur ndikimin negativ. Disa prej këtyre masave janë të pritshme, kufizimi i anijeve turistike, rritja e taksave për turistët apo vendosja e kufijve për numrin e vizitorëve.
Por masa të tjera kanë tërhequr vëmendje ndërkombëtare për qasjen jashtë kornizave, shpesh të diktuara nga vetë banorët vendas.
Më poshtë janë disa nga masat më të çuditshme ndaj turizmit masit të ndërmarra gjatë këtij viti.
Banorët e Notting Hill i lyejnë shtëpitë e famshme me ngjyra të errëta

Notting Hill, lagja nĂ« PerĂ«ndim tĂ« LondrĂ«s qĂ« u bĂ« e famshme nĂ« vitet â90-tĂ« pĂ«rmes filmit romantik me Julia Roberts dhe Hugh Grant, sot Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« nga vendet mĂ« tĂ« preferuara pĂ«r fotografi nĂ« rrjetet sociale, falĂ« shtĂ«pive me ngjyra pastel.
Por banorĂ«t janĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« pakĂ«naqur nga turmat e turistĂ«ve qĂ« fotografojnĂ« pa pushim, duke shkaktuar ndotje, zhurmĂ« dhe mungesĂ« privatĂ«sie. Ata raportojnĂ« raste kur influencerĂ« u ngjiten shkallĂ«ve tĂ« shtĂ«pive pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« foto, organizojnĂ« piknikĂ« pĂ«rballĂ« dritareve dhe madje i kĂ«rkojnĂ« pronarĂ«ve tĂ« largohen nga pamja pĂ«r tĂ« mos âprishurâ foton.
Si përgjigje, disa banorë kanë filluar të lyejnë fasadat e shtëpive me ngjyra më të errëta, e zezë apo gri, për të zbehur interesin e turistëve. Gjithashtu, janë vendosur tabela që tregojnë zona qetësie dhe janë varur zinxhirë apo litarë para shkallëve për të penguar hyrjen.
Policia në Cinque Terre kontrollon këpucët e vizitorëve

Cinque Terre, pesë fshatrat piktoreskë në Itali të lidhur përmes rrugëve të ngushta nëpër shkëmbinj, janë bërë shumë të frekuentuar nga turistët sidomos në pranverë dhe verë.
Autoritetet e Parkut Kombëtar janë detyruar të marrin masa sigurie, përfshirë vendosjen e drejtimit me një kalim në disa rrugë. Që nga viti 2019 është ndaluar përdorimi i sandaleve, shapkave apo këpucëve me taban të lëmuar gjatë ecjes.
Në rregulloren më të fundit të publikuar në internet për vizitorët, autoritetet njoftojnë se policia do të kryejë kontrolle për të verifikuar nëse turistët janë të pajisur me këpucë të përshtatshme. Shkelësit e rregullave mund të përballen me gjoba që variojnë nga 50 deri në 2,500 euro.
Zona për selfie pranë Sagrada Familia në Barcelonë
Sheshi Gaudà përballë kishës së famshme Sagrada Familia në Barcelonë ka qenë epiqendra e një trendi të TikTok-ut që po shkaktonte kaos: turistët vendosnin telefonët mbi shkallët lëvizëse të metrosë për të regjistruar video me monumentin në sfond, duke bllokuar daljet e stacionit.
Pas ndalimit të këtij trendi, bashkia e Barcelonës ka vendosur të krijojë një zonë të posaçme për pushim dhe selfie përpara hyrjes në kishë.
Zona 6,200 metra katrorĂ« do tĂ« vendoset midis fasadĂ«s sĂ« Lindjes sĂ« kishĂ«s dhe Plaça GaudĂ, nĂ« rrugĂ«n Carrer de la Marina.
Benidorm vendos gjoba për përdorim të papërshtatshëm të skuterëve elektrikë

Në qytetin turistik Benidorm në Spanjë, autoritetet kanë ndërmarrë një fushatë kundër përdorimit abuziv të skuterëve elektrikë për lëvizshmëri.
Sipas policisë, shumë turistë i marrin me qira këto mjete për argëtim dhe i ngasin me shpejtësi të rrezikshme nëpër rrugë dhe trotuare. Tani, përdorimi i skuterëve është i lejuar vetëm për persona me nevoja mjekësore ose fizike.
Ata që shkelin rregullat përballen me gjoba deri në 500 euro.
Kufiri mes mirëpritjes dhe mbrojtjes së komuniteteve
Ndërsa disa nga këto masa mund të duken të çuditshme apo ekstreme, ato tregojnë qartë përpjekjet në rritje të qyteteve dhe komuniteteve për të ruajtur ekuilibrin mes përfitimeve nga turizmi dhe mbrojtjes së cilësisë së jetës së banorëve.
Në një kohë kur turizmi masiv është kthyer në normë, shumë destinacione po eksperimentojnë me mënyra të reja për të menaxhuar fluksin e vizitorëve, qoftë përmes gjobave, sinjalistikës ose ndërhyrjeve fizike. Pyetja kryesore është: a janë këto masa efikase dhe të qëndrueshme, apo thjesht zgjidhje të përkohshme për një problem që po bëhet gjithnjë e më kompleks? / Euronews, Shqip.al
The post Masat më të çuditshme për të kontrolluar sjelljen e turistëve në 2025 appeared first on Revista Monitor.