Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Japonia shënon rekord të ri të shpejtësisë së internetit

By: armand
11 July 2025 at 17:36

Studiuesit japonezë nga NICT, në bashkëpunim me Sumitomo Electric, kanë arritur një shpejtësi marramendëse interneti prej 1.02 petabit për sekondë, duke përdorur fibra optike me diametër standard dhe 19 bërthama, në një distancë prej 1,800 km. Edhe pse kjo teknologji nuk do të vijë ende në shtëpitë tona, ajo është një hap gjigand drejt rrjeteve […]

The post Japonia shënon rekord të ri të shpejtësisë së internetit appeared first on BoldNews.al.

Kur teknologjia s’ka limit: Japonia arrin rekord historik interneti

By: gaze tare
11 July 2025 at 15:41

Studiuesit japonezë nga NICT, në bashkëpunim me Sumitomo Electric, kanë arritur një shpejtësi marramendëse interneti prej 1.02 petabit për sekondë, duke përdorur fibra optike me diametër standard dhe 19 bërthama, në një distancë prej 1,800 km.

Edhe pse kjo teknologji nuk do të vijë ende në shtëpitë tona, ajo është një hap gjigand drejt rrjeteve ultra të shpejta globale, kabllove nënujore dhe përgatitjes për epokën e 6G.

Për momentin mbetet një demonstrim teknik, por premton një të ardhme ku buffering-u dhe pritjet e gjata do të jenë thjesht kujtime.

The post Kur teknologjia s’ka limit: Japonia arrin rekord historik interneti appeared first on iconstyle.al.

Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Në Kosovë nisi sot Kampionati Evropian i Esports në Prishtinë. Në turne marrin pjesë 36 ekipe nga 24 shtete të Evropës. Ndeshjet do të zhvillohen në Palestrën e Sporteve “1 Tetori”.

Kosova jo vetëm që do të jetë mikpritëse e kësaj gare madhore, por edhe do të përfaqësohet me ekipin e saj kombëtar.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili të pranishmëve iu drejtua në gjuhën angleze. Ai theksoi se megjithëse në botë ky njihet si sport i ri, Kosova ka një histori të gjatë në këtë aktivitet pasi të rinjtë kosovarë shumë vite më parë filluan angazhimin e tyre në lojërat elektronike nëpër qendra interneti, duke hedhur hapat e parë drejtë rritjes profesionale në këtë sport.

Kurti gjithashtu bëri thirrje që nga sot, deri më 13 korrik, ekipi përfaqësues i Kosovës në këtë garë të mbështetet me zemër nga të gjithë adhuruesit dhe praktikuesit e lojërave elektronike-Esports.

Altin Preniqi, Kryetar i Federatës së Esports në Kosovë, tha se organizimi i këtij evropiani është moment historik për Kosovën sepse ky sport sjellë energji të madhe, e mbi të gjitha, miliarda shikues online nga e gjithë bota, duke u bërë kështu mundësi e rrallë për promovimin e imazhit të Republikës së Kosovës në mbarë rruzullin tokësorë.

Ky kampionat organizohet nga Federata Esports Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndeshja e parë do të zhvillohet sot ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë.

/Kosovapress/

The post Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-drejtori i Twitter lançon aplikacion për mesazhe pa internet dhe të koduara

By: Besnik
9 July 2025 at 09:08

Bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, ka lançuar një aplikacion të ri mesazhesh të decentralizuar, me synimin për të sfiduar platforma të mëdha si WhatsApp dhe për të mundësuar komunikim edhe pa akses në internet.

Aplikacioni, i quajtur BitChat, u lançua në version testues (beta) gjatë fundjavës, dhe sipas Dorsey-t, mbi 10,000 përdorues e shkarkuan atë përmes platformës TestFlight — një mjet që lejon testimin e aplikacioneve përpara publikimit zyrtar.

BitChat funksionon përmes rrjeteve mesh Bluetooth, ku çdo pajisje vepron njëkohësisht si server dhe klient, duke lejuar dërgimin dhe marrjen e mesazheve pa nevojën e WiFi ose të dhënave celulare.

Në një dokument të publikuar, Dorsey theksoi se aplikacioni adreson nevojën për komunikim të qëndrueshëm dhe privat, duke mos u mbështetur në infrastrukturë të centralizuar. Ai e përshkroi BitChat si një mënyrë për “komunikim të përkohshëm dhe të koduar” që funksionon edhe në kushte të ndërprerjes së rrjetit apo censurës.

Aplikacioni ofron disa shtresa enkriptimi dhe lejon dërgimin e mesazheve edhe te përdorues që janë përkohësisht jashtë linje. Rrjeti mund të rilidhet automatikisht në rast ndërprerjeje.

Përdoruesit mund të krijojnë grupe bisede të mbrojtura me fjalëkalim dhe të emërtojnë bisedat me hashtag.

Sipas Dorsey-t, një përditësim i ardhshëm do të shtojë mbështetje për WiFi Direct, çka do të përmirësojë shpejtësinë dhe diapazonin e transmetimit të mesazheve mes përdoruesve.

The post Ish-drejtori i Twitter lançon aplikacion për mesazhe pa internet dhe të koduara appeared first on Euronews Albania.

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

By: Oldi
27 June 2025 at 18:35

Kompania “ONE” ka rënë në kolaps. Gjatë ditëve të fundit klientët kanë mbushur me ankesa kompaninë telefonike se po i vjedh duke mos i dhënë shërbimin e domosdoshëm të internetit. Dhjetëra abonentë të “ONE” kanë denoncuar ndërprerjen e internetit në telefon prej më shumë se një muaji, edhe pse paguajnë për plane pa limit si […]

The post Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet appeared first on BoldNews.al.

Ndërpritet interneti, bllokohen kriptovalutat dhe bankat në Iran

By: user 5
18 June 2025 at 20:26

Irani po përballet me një situatë kaotike në fushën digjitale dhe financiare, pas një vale sulmesh kibernetike që kanë prekur internetin, bankat dhe tregtinë me kriptovaluta.

Ministria e Teknologjisë dhe Informacionit e Iranit konfirmoi se janë vendosur kufizime në aksesin në internet, duke akuzuar Izraelin për “keqpërdorim të rrjetit kombëtar të komunikimit për qëllime ushtarake”. Megjithatë, autoritetet shtetërore sqaruan se platformat dhe shërbimet vendase mbeten funksionale.

Një nga goditjet më të rënda ishte ndaj platformës më të madhe të tregtimit të kriptovalutave në Iran, Nobitex, e cila doli jashtë funksioni për shkak të një “kërcënimi të sigurisë”. Mediat vendase raportojnë se grupi i njohur i haktivistëve Predatory Sparrow mori përgjegjësinë për sulmin, duke deklaruar se platforma po përdorej për shmangie të sanksioneve dhe financim të terrorizmit.

I njëjti grup sulmoi më herët edhe Bankën Sepah, e lidhur me forcat e armatosura iraniane, si dhe Bankën Pasargad, duke shtuar shqetësimet për stabilitetin financiar dhe digjital në vend.

Pavarësisht situatës, zëdhënësja e qeverisë, Fatemeh Mohajerani, siguroi se “fondet publike janë të sigurta”.

Kriptovalutat në Iran janë kthyer në një mënyrë për qytetarët që të ruajnë vlerën e parave dhe të kryejnë transaksione në kushtet e krizës ekonomike dhe sanksioneve ndërkombëtare. Këto zhvillime pritet të thellojnë edhe më shumë tensionet rajonale dhe pasigurinë në tregjet iraniane.

The post Ndërpritet interneti, bllokohen kriptovalutat dhe bankat në Iran appeared first on Lapsi.al.

“Kërcënime nga armiku” – Irani vendos kufizime të përkohshme të internetit

18 June 2025 at 19:41

Irani ka vendosur kufizime të përkohshme në të gjithë vendin për aksesin në internet, ndërsa Ministria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e vendit ka përmendur shqetësime për sigurinë.

“Për shkak të keqpërdorimit të rrjetit kombëtar të komunikimit nga armiku agresor për qëllime ushtarake dhe për të rrezikuar jetën dhe pronën e njerëzve të pafajshëm, kufizimet e aksesit në internet janë vendosur përkohësisht me vendim të autoriteteve kompetente”, tha ministria në një deklaratë.

Sipas deklaratës, qasja në “shërbimet e komunikimit publik dhe platformat vendase mbetet e disponueshme, si dhe po bëhen përpjekje për të ruajtur cilësinë e shërbimeve” për njerëzit në Iran.

Kjo vjen pasi NetBlocks, një organizatë joqeveritare që monitoron qeverisjen e internetit, tha më parë se Irani po përjeton një ndërprerje pothuajse të plotë të internetit. “Të dhënat e rrjetit tregojnë se Irani tani është në mes të një ndërprerjeje pothuajse të plotë kombëtare të internetit”, tha NetBlocks në një postim në X.

Qeveria iraniane ka kufizuar shpesh aksesin në internet në vend. Gjatë protestave mbarëkombëtare në vitin 2022, autoritetet zbatuan mbyllje të shumta të internetit në një përpjekje për të shtypur mospajtimin.

 

 

 

The post “Kërcënime nga armiku” – Irani vendos kufizime të përkohshme të internetit appeared first on Euronews Albania.

Mes shqetësimeve për sigurinë, Irani ndërpret internetin në të gjithë vendin

By: armand
18 June 2025 at 19:38

Autoritetet iraniane kanë vendosur kufizime të përkohshme në qasjen në internet në gjithë territorin e vendit, me argumentin se po merr masa për arsye sigurie. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, e cila deklaroi se masat janë marrë për të parandaluar keqpërdorimin e rrjetit kombëtar. “Për shkak të keqpërdorimit nga armiku agresor […]

The post Mes shqetësimeve për sigurinë, Irani ndërpret internetin në të gjithë vendin appeared first on BoldNews.al.

“Droga dixhitale” po dëmton të rinjtë, sociologia: Vajzat adoleshente më të prekura

By: Besnik
4 June 2025 at 17:39

Lundrimi në botën virtuale po ndikon ndjeshëm në jetën e adoleshentëve.

Psikologët theksojnë se izolimi nga realiteti dhe qëndrimi për orë të tëra në rrjetet sociale po dëmtojnë shëndetin mendor të tyre.

Vajzat adoleshente rezultojnë të jenë më të prekshme nga ky realitet i ri, duke përjetuar pasoja më të theksuara.

Me shqetësim, specialistët vërejnë se djemtë shpesh nuk kërkojnë ndihmë psikologjike, edhe kur përballen me vështirësi të lidhura me shëndetin mendor.

Kjo i bën ata më të ekspozuar ndaj përkeqësimit të gjendjes emocionale.

Përballë këtij realiteti, studiuesit kërkojnë që të merren masa parandaluese. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë hartuar strategji për të kufizuar përdorimin e platformave sociale, jo vetëm tek adoleshentët, por edhe tek të rriturit.

Ata rekomandojnë aktivitetet në natyrë si një formë “detox” për mendjen, duke theksuar se kontakti me realitetin dhe distancimi nga ekrani mund të kenë efekte pozitive në mirëqenien psikologjike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Droga dixhitale” po dëmton të rinjtë, sociologia: Vajzat adoleshente më të prekura appeared first on Euronews Albania.

Bleu në internet 2 radiomarrëse, rrezikon 7-15 vite burg pasi kapi Policinë e Ersekës

By: user 6
27 May 2025 at 00:04

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një problematikë me radiot marrëse-dhënëse, të cilat shiten lehtësisht në internet dhe në dyqanet elektronike.

Një qytetar nga Vlora u ankua në emisionin investigativ se verën e vitit të kaluar bleu në internet dy radio, me një vlerë 68 euro. Radiot reklamoheshin në faqen online dhe i erdhën me postë.

Fatjon Belaj thotë se, pasi i mbajti disa muaj këto radio ku luajtën fëmijët e tij, në dhjetor të vitit 2024 e ka ndaluar policia dhe ia ka sekuestruar. Tashmë, ai rrezikon një dënim nga 7 deri në 15 vite burg. “Faqja e internetit ishte nga Kosova, ata m’i sollën në Vlorë. Më thanë se lidhen në distancë. Ka pasur një shok i imi dy radio të tilla dhe luanin fëmijët në plazh.

Flisnin me njëri tjetrin. I porosita dhe unë dhe i mbaja në makinë. Më ndaloi policia në dhjetor 2024 në Vlorë dhe m’i gjetën. Më pyeten dhe u thashë se janë në internet, mund t’i ketë kushdo dhe i përdorin fëmijët. Më shoqëruan në komisariat se kisha një precedent të mëparshëm dhe më bllokuan makinën dhe radiot. Bënë prova ata në komisariat dhe ato u futën në valët e policisë. Unë as jam futur në ato valë” pohon Fatjoni.

Sipas tij, çështja shkoi në prokurori dhe u bë një akt ekspertimi i parë. Akti i parë i nxori amatore dhe mund të blihen lehtësisht në internet, siç edhe u blenë. “Këta urdhëruan bërjen e një akti tjetër dhe akti tjetër doli se radiot futeshin në valët e Policisë së Ersekës. Si ka mundësi që radio të tilla të futen te policia” pohon Fatjoni.

Ai shton se prokuroria e ka marrë të pandehur për veprën penale “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”. “Unë me këtë nen që më kanë futur rrezikoj minimumi 7 vite burg. Për çfarë, për dy radio lodre që mora në internet” pohon Fatjoni. Sipas dosjes, që disponon Fiks Fare, në datën 5 maj 2025, Prokuroria e Vlorës ka dërguar në gjykatë materialet. Fatjoni akuzohet për përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike.

Në paragrafin e dytë përcaktohet se “kur kjo vepër kryhet nga/ose brenda sistemeve kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet”.

Një akuzë tepër e rëndë për disa radio që gjenden lehtësisht në internet dhe në dyqane elektronike. Prokuroria nuk ka përcaktuar se për çfarë janë përdorur këto radio, nëse i kanë shërbyer apo jo një vepre tjetër penale. Por, ka bërë vetëm dy akte ekspertimi.

Akti i parë, është bërë në datën 17 dhjetor 2024. Prokuroria ka pyetur ekspertët nëse janë profesionale. Përgjigjja e tyre është se “radiot nuk janë profesionale, janë për përdorim amator, në komunikime analoge. Ky produkt mund të sigurohet lehtësisht në blerjet online në internet. Këto faqe, thuhet në këtë ekspertim, bëjnë edhe transportin e produktit në Shqipëri.

Por, nëse janë të ndaluara për t’u përdorur, përse lejohet të vijnë?!

Pyetja e fundit ishte nëse këto radio marrëse – dhënëse, a është instaluar apo programuar në valët e Policisë së Shtetit apo të ndonjë institucioni tjetër?

Në akt shkruhet se radiot nuk kishin të programuara frekuenca në kanalet e punës që ka në përdorim Policia e Shtetit. Pra, e shkruar mjaft qartë se “s’ka programe të Policisë së Shtetit”.

Por, ku u bazua akt-akuza ndaj Fatjonit?!

Në datën 15 janar 2025, Policia e Shtetit u ka bërë këtyre radiove një ekspertim të dytë. Në të thuhet se “nga kontrolli rezulton që frekuenca e dytë është pjesërisht kanali i punës që përdor Salla Operative e Komisariatit të Policisë Ersekë”.

Një radio amatore, thuhet në këtë vendim, mund të kapë frekuenca policie!

Në një pyetje tjetër, prokuroria e pyet policinë “nëse është e mundur që një radio e blerë në treg të lirë të lidhet me frekuencat e sallës operative të Drejtorive Vendore të Policisë”. Përgjigjja e tyre është e prerë; Jo, nuk është e mundur!

Dy akte ekspertimi të ndryshme. Madje, akti i dytë kundërshton ato çka shkruhet. Vetë policia thotë se “radiot programohen në Laboratorin e tyre”, por më sipër thotë se “një frekuencë është e Policisë së Ersekës”.

Letër-këmbimet mes Prokurorisë dhe Policisë janë tepër kontradiktore. Madje, nuk sqarojnë se si një radio amatore të futet në një program policor, që kushton miliona euro për t’u ngritur dhe po miliona për t’u mirëmbajtur. Dhe, nëse është futur, përse Prokuroria nuk ka zgjeruar hetimet, për të gjetur defektet!

Këto radio mund të gjenden lehtësisht në internet. Fiksi bëri një shfletim të disa faqeve online, ku rezulton se radio që ka blerë Fatjoni vijon të reklamohet. Madje, mund të vijë në Shqipëri te kushdo për 68 euro (2 copë). Janë të njëjta parametra.

Ndërkohë, gazetarët e Fiks Fare shkuan në disa dyqane në Tiranë, ku kërkuan radio marrëse-dhënëse. Radiot shiteshin kudo! Fiksi shkoi në një dyqan tjetër, i cili e reklamon dhe e shet fizikisht. Radio të tilla gjenden lehtësisht dhe mund t’i blesh pa përdorur ndonjë licencë apo ndonjë të dhënë tjetër. /Marrë nga TCH

The post Bleu në internet 2 radiomarrëse, rrezikon 7-15 vite burg pasi kapi Policinë e Ersekës appeared first on Lapsi.al.

Gjysma e të rinjve do të donin një botë pa internet, zbulon një studim i ri

By: gaze tare
21 May 2025 at 10:11

Një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka nxjerrë në pah një tendencë befasuese: thuajse gjysma e të rinjve të moshës 16 deri në 21 vjeç thonë se do preferonin të jetonin në një botë pa internet. Studimi, i cili përfshiu 1,293 të rinj, thekson se brezi Z po përjeton një lodhje digjitale të thellë dhe gjithnjë e më të përhapur.

Sipas të dhënave:
46% e të anketuarve do preferonin të ishin rritur në një botë ku interneti nuk ekzistonte.
50% janë në favor të një “ndalese digjitale” që do kufizonte përdorimin e aplikacioneve pas orës 22:00.
Gati 70% pranojnë se ndihen më keq pas përdorimit të rrjeteve sociale.
68% besojnë se koha që kalojnë online ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor.

Këto gjetje vijnë në një kohë kur autoritetet po shqyrtojnë masa të reja rregulluese, përfshirë vendosjen e kufizimeve të orarit për aplikacionet. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kurthet digjitale kërkojnë ndërhyrje më të thella dhe strukturore për të garantuar platforma më të sigurta dhe më pak të dëmshme për të rinjtë.

The post Gjysma e të rinjve do të donin një botë pa internet, zbulon një studim i ri appeared first on iconstyle.al.

AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

21 May 2025 at 11:55

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të kaluar. Mbështetur në vlerësimet e AKEP, norma e penetrimit të aksesit broadband nga rrjetet fikse për familje u rrit me afërsisht 4 pikë përqindje vitin e kaluar.

Ndërkohë, norma e penetrimit të internetit me linja fikse në popullsi arriti në 28.9%, nga 22.9% që kishte qenë një vit më parë. Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve të shërbimit të internetit me linja fikse në fund të vitit 2024 arriti në 693 mijë, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në dekadën e fundit ka shfaqur një tendencë të vazhdueshme në rritje dhe konkurrencë të lartë mes operatorëve, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe ku janë përqendruar edhe investimet e operatorëve në infrastrukturë rrjeti.

Sipas numrit të abonentëve, tregu vitin e kaluar kryesohej nga One Albania, me 22% të numrit të përgjithshëm të abonentëve, e ndjekur nga Vodafone Albania me 21%, A.S.C (Tring) 9% pjesë tregu, Abissnet me 6%, Digicom me 5% dhe Nisatel me 4% pjesë tregu.

Gjatë vitit 2024, trafiku i internetit broadband nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB ose rreth 41% më shumë se viti 2023. Sipas AKEP, rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit, ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband më shpejtësi dhe cilësi të lartë.

Të dhënat e raportuara nga sipërmarrësit e ofrimit të rrjeteve fikse tregojnë së përveç rritjes së numrit të pajtimtarëve, zhvillim mjaft pozitiv ka pasur edhe në drejtim të zhvendosjes drejt shpejtësive më të larta, duke i ofruar këto shërbime me rrjet teknologjik të aftë që mundësojnë transmetim me shpejtësi të lartë dhe shumë të lartë (kryesisht nëpërmjet fibrave).

Rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave të parashikuara në planin kombëtar të broadband për infrastrukturë digjitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin, për të ngritur themelet për një shoqëri Gigabit.

Në fund të vitit 2024 numri i pajtimtarëve që kanë akses me shpejtësi më shumë se 30 Mbps përbën rreth 83% të totalit të numrit të pajtimtarëve me akses broadband nga rrjetet fiks, duke shënuar rritje të konsiderueshme me periudhën pararendëse ku pajtimtarët me shpejtësi më shumë se 30 Mbps përbënin rreth 69% të totalit.

Ndërkaq, numri i pajtimtarëve të shërbimeve broadband nga rrjetet fikse me akses mbi 100 Mbps është më shumë se 294 mijë (rreth 43% e pajtimtarëve) duke shënuar rritje mjaft të konsiderueshme krahasuar me vitin pararendës (rreth 28% të totalit të pajtimtarëve për 2023).

Bazuar në të dhënat e raportuara lidhur me teknologjinë e ofrimit të shërbimit broadband fiks vërehet se gjithnjë e më shumë sipërmarrësit që ofrojnë këto shërbime po i zhvendosin linjat e tyre nga lidhjet tradicionale me DSL (dhe kombinimet me të) drejt ofrimit të këtij shërbimi nëpërmjet fibrave optike./ Monitor

The post AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024 appeared first on Sot News | Lajme.

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

By: xhir jeta
30 April 2025 at 12:49

Digicom është certifikuar zyrtarisht si ofruesi i internetit më të shpejtë për vitin 2025, sipas raportit të fundit të publikuar nga kompania ndërkombëtare SpeedChecker. Ky është viti i dytë radhazi që Digicom merr këtë vlerësim, duke konfirmuar standardin e lartë dhe qëndrueshmërinë në ofrimin e shërbimeve të saj. Ky vlerësim prestigjioz është bazuar në analizën e mijëra testeve të kryera nga përdoruesit në territorin e Shqipërisë, duke konfirmuar cilësinë dhe performancën e lartë të rrjetit të Digicom.

Internet i shpejtë dhe i qëndrueshëm

Me një shpejtësi mesatare shkarkimi prej 93.84 Mbps dhe një shpejtësi ngarkimi prej 29.48 Mbps, Digicom ka arritur të tejkalojë çdo ofrues tjetër të shërbimeve të internetit në vend. Ky sukses është rezultat i investimeve të vazhdueshme në teknologji moderne si XGSPON, që mundëson shpejtësi deri në 2.5 Gbps dhe mbulon një gamë të gjerë përdorimi – nga puna në distancë dhe edukimi online, deri te argëtimi me streaming dhe gaming pa ndërprerje.

Siguri digjitale me F-Secure – për një internet të plotë dhe të sigurt

Në të njëjtën kohë që Digicom ofron shpejtësi të pakonkurrueshme, kompania po rrit edhe nivelin e sigurisë digjitale për përdoruesit e saj. Në bashkëpunim me kompaninë globale të mirënjohur në siguri kibernetike F-Secure, Digicom sjell për të gjithë abonentët një zgjidhje të avancuar mbrojtjeje ndaj viruseve, phishing, ransomware dhe sulmeve të tjera kibernetike.

Me F-Secure, përdoruesit e Digicom përfitojnë:

• Mbrojtje në kohë reale për pajisjet e tyre personale dhe të biznesit
• Kontroll prindëror për një përvojë më të sigurt për fëmijët online
• VPN të integruar, për një shfletim anonim dhe të mbrojtur në rrjet
• Menaxhim të fjalëkalimeve dhe të dhënave personale, në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt

Angazhim për cilësi dhe besim
“Ky certifikim nga SpeedChecker është një tregues i qartë i angazhimit tonë për t’u ofruar të gjithë klientëve tanë ekzistues dhe mijëra klientëve që do të na bashkohen internetin më të shpejtë dhe më cilësor,” – deklaron Drejtori Komercial i Digicom, Genci Hamzaraj. “Por ne nuk ndalemi vetëm tek shpejtësia. Me partneritetin tonë me F-Secure, jemi të përkushtuar të ofrojmë një përvojë të plotë dhe të sigurt interneti për çdo familje dhe çdo biznes në Shqipëri.”

Internet më i shpejtë. Mbrojtje më e fortë. Vetëm me Digicom.
Mëso më shumë në: www.digicom.al

Dendësi në hapësirë

29 April 2025 at 21:30

Amazon ka nisur misionin e tij më të ri për t’i bërë konkurrencë Starlink-ut të SpaceX, duke lëshuar satelitët e parë të Project Kuiper.

Me 27 satelitë që tashmë ndodhen në orbitën e Tokës, Amazon i bashkohet një numri gjithnjë në rritje kompanish që synojnë të dërgojnë më shumë se 1000 satelitë secila për të krijuar mega-konstelacionet e tyre të komunikimit.

Me shtimin e objekteve në orbitë, rritet edhe rreziku i mbipopullimit, ndërsa një përplasje mes tyre mund të ketë pasoja katastrofike.

Përveç Amazonit dhe SpaceX-it, kompania britanike OneWeb, e cila vitin e kaluar u bashkua me operatorin francez satelitor Eutelsat, si dhe disa konstelacione të planifikuara nga kompani kineze, janë pjesë e këtij garimi orbital.

Qeveria kineze mbështet mega-konstelacionin Guowang, i cili ka nisur lëshimet që nga viti i kaluar, megjithëse detajet për të mbeten të fshehta. Ndërkohë, projekti komercial kinez Qianfan (ose “Njëmijë Velat”) planifikon të vendosë deri në 15 mijë satelitë në orbitë.

Sipas një raporti të fundit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), në vitin 2024 janë lëshuar mbi 2500 objekte në orbitën e ulët të Tokës – më shumë se pesë herë më shumë se në çdo vit para vitit 2020.

Shumica e këtyre lëshimeve lidhen me konstelacione satelitore komerciale, të cilat po shtohen çdo vit. Aktualisht, numri i satelitëve aktivë është afërsisht i barabartë me numrin e mbeturinave orbitale.

Nëse ky trend vazhdon, ESA parashikon se deri në vitin 2050 mund të ketë pothuajse 50 mijë objekte më të mëdha se 10 centimetra në orbitën e ulët të Tokës – çka do të përbëjë një sfidë të madhe për sigurinë hapësinore. /Telegrafi/

The post Dendësi në hapësirë appeared first on Telegrafi.

“Amazon” lëshon satelitët e parë në sfidë ndaj ”Starlink” të Musk

By: armand
29 April 2025 at 17:53

”Amazon” lëshoi ​​grupin e parë të satelitëve të internetit në hapësirë, duke shënuar fillimin e përpjekjeve të saj për të ndërtuar një konkurrent të rrjetit ”Starlink” të Elon Musk. Një raketë ‘’Atlas V’’ e kompanisë ”United Launch Alliance” transportoi 27 satelitë në orbitë nga Kepi Canaveral, Florida. Satelitët janë pjesë e projektit ”Kuiper” të ”Amazon”, […]

The post “Amazon” lëshon satelitët e parë në sfidë ndaj ”Starlink” të Musk appeared first on BoldNews.al.

Bullizmi “i padukshëm”: Kur “shakatë” në internet bëhen dhunë emocionale

By: gaze tare
21 April 2025 at 14:37

Në epokën e rrjeteve sociale, përhapja me shpejtësi e meme-ve, videove dhe “story”-ve ka krijuar një formë të re bullizmi – atë që duket si humor, por fsheh poshtërim dhe nënvlerësim. Ky fenomen, i njohur si bullizmi pasiv‑agresiv digjital, nuk shfaqet me fyerje të drejtpërdrejta, por me përmbajtje që lënë viktimat të ndihen të shkërmoqura emocionalisht, shpesh pa e kuptuar menjëherë shkakun.

Si funksionon “bullizmi i koduar”
•Ironia publike: Postime që imitojnë mënyrën e të folurit, veshjen apo sjelljet e dikujt për t’i bërë qesharake, duke i shpërndarë tek të tjerët.

•Komentet nënkuptuese: Frazat e shkurtra me “emoji qeshjeje” ose “giphy” që ngrejnë dyshime dhe i bëjnë njerëzit të ndihen të humbur mes të kuptuarit.

•Memet dhe sfidat online: Përfshirja në “challenges” ku huqet apo gabimet prezantohen si “material gazmore” për audiencën.

Pse është kaq i rrezikshëm

•Efekti kolektiv: Shpërndarja masive me “like” dhe “share” krijon mbështetje për autorin, ndërsa viktima mbetet e vetmuar dhe e turpëruar.

•Mungesa e raportimit: Kur nuk ka fyerje të drejtpërdrejta, nganjëherë as filmi i postimit nuk shihet si shkelje, prandaj rrallë denoncohet.

•Pasojat emocionale: Ankth, humbje e vetëvlerësimit dhe ndjenja se po bëhesh qesharak për komunitetin online.

Çfarë mund të bëjmë

1.Ndërgjegjësimi publik

•Të promovohen iniciativa në shkolla dhe online për të njohur format pasiv‑agresive të bullizmit.

2.Raportimi i çdo forme ofendimi

•Edhe pse duket si “shaka”, çdo postim që poshtëron dikë duhet të raportohet.
3.Mbështetja emocionale

•Të hapim dialog me të rinjtë për të kuptuar përjetimet e tyre online dhe t’u ofrojmë ndihmë.

4.Rregullimi i komuniteteve online

•Platformave duhet t’u kërkohet të forcojnë mekanizmat kundër përmbajtjeve që nxisin dhunë emocionale.

The post Bullizmi “i padukshëm”: Kur “shakatë” në internet bëhen dhunë emocionale appeared first on iconstyle.al.

A po përgjohemi? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike sqaron se çfarë janë pajisjet DPI

By: Ela
5 April 2025 at 16:43

Telefonat dhe kompjuterat e shqiptarëve nuk po përgjohen nga instalimi i pajisjeve DPI, që bëjnë të pamundur aksesin në TikTok dhe të dhënat e tyre janë të sigurta, sipas drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtarë të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa. “Këtu më lejoni te sqaroj dhe të qetësoj të gjithë qytetarët se në radhë të […]

The post A po përgjohemi? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike sqaron se çfarë janë pajisjet DPI appeared first on BoldNews.al.

31-vjeçari në Dibër humbi jetën teksa riparonte defektin e internetit/ EMRI

By: Ela
31 March 2025 at 17:06

Një 31-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke riparuar një defekt interneti. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00 në fshatin Renx të Dibrës. Andi Sulejmani, 31 vjeç, ka qenë duke riparuar një defekt në kutinë shpërndarëse të internetit, në një shtyllë tensioni. Dyshohet se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka […]

The post 31-vjeçari në Dibër humbi jetën teksa riparonte defektin e internetit/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Dibër/ Vdes 31 vjecari, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa shtronte një linjë interneti

By: xhir jeta
31 March 2025 at 15:45

Një 31 vjecar ka humbur jetën mesditën e sotmë në fshatin Rrenxë të Dibrës. Ngjarja u shënua në orën 14: 00 ndërsa mesohet se i riu, ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa shtronjte një linjë internet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndalimi TikTok-ut në Shqipëri ende nuk po funksionon plotësisht

By: Ardit
23 March 2025 at 10:06

Ofruesit e internetit në Shqipëri u urdhëruan të bllokojnë TikTok-un më 13 mars, pas një vendimi të qeverisë për të vendosur një ndalim njëvjeçar – por aplikacioni në versionin për celular vazhdonte të funksiononte për disa përdorues edhe të premten. Megjithatë, TikTok nuk ka qenë i aksesueshëm në versionin e tij në ueb që prej […]

The post Ndalimi TikTok-ut në Shqipëri ende nuk po funksionon plotësisht appeared first on BoldNews.al.

❌
❌