Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Kjo është Shqipëria në BE e Edi Ramës…dhe nuk keni parë gjë akoma

By: Ke Si
14 July 2025 at 10:47

Vitjon Nina

Ka disa dhimbje, për të cilat ia vlen të shtrëngosh dhëmbët dhe të durosh për të parë rezultatin përfundimtar.

Ky mundet – ose jo – të jetë rasti, por ajo çfarë është vërtetë e qartë është se Edi Rama i ka hedhur letrat që kishte në dorë në shesh të mejdanit dhe shqiptarëve po ua thotë me zë të qartë pa e nisur ende mandatin e tij të katërt: E doni Evropën? Kjo është Evropa!

Në fillim të mandatit të tij të parë, nga foltorja e Parlamentit, Rama do të bënte bujë me një shprehje, e cila ndoshta do të rrënjësohej më shumë se çdo tjetër në fjalorin e tij politik kryeministror.

“S’keni parë gjë akoma!”.

Çdo herë që një aksion i madh pritet prej tij, pak përpara, ai e rishfaq shprehjen publikisht, qoftë për të ngritur kauza rreth qeverisjes, apo edhe për të hedhur shashka ndaj opozitës dhe për të “paracaktuar” fatin e saj.

Mirëpo një aksion i fundit masiv i një shteti të ri ligjor dhe me zero tolerancë, erdhi thuajse qorrazi, në mënyrë të beftë dhe të menjëhershme.

Një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike i hapi rrugë prishjes së objekteve pa leje.

Më pas, erdhi radha e reformimit radikal të bashkive në gjithë vendin, me kërkesa për dorëheqje, shkarkime, apo rifreskimi të gjithë strukturës, prej drejtorëve të drejtorive, deri te nënkryetarët e bashkive.

“Janë të lodhur, shumë të lodhur, të rraskapitur”. Kështu i sheh kryeministri ata.

Por ai këtë herë po shkon përtej thjesht sensacionit, i cili ndalet një herë në Vlorë, më pas në Theth, e bën një kalim herë-herë edhe në Tiranë.

Ai paraqet një reformë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.

Kërkon reformim rrënjësor të territorit. Kërkon që diaspora të jetë pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve. Kërkon reformim të bujqësisë. Reformim të shpërndarjes së ujit. Qendër monitorimi për ndërtimet.

Por, mbi të gjitha, i vë ombrellën këtyre. Sepse ajo çfarë vërtetë Edi Rama po kërkon, është përgatitja jo vetëm e plotë, por pa asnjë cen për Integrimin.

Është e vërtetë se “symbyllazia” e gjithë 12 vjetëve të mandatit të tij mund të vihet në dyshim, së bashku me faktin se pse gjithë këto reforma, duhet të realizohen kështu, pas një duzine vitesh në Qeveri, me një mandat të hekurt në krye të vendit, me drejtimin e bashkive dërrmuese dhe me shfaqjen e një “patundshmërie dhe patolerance” në sytë e publikut.

Po kjo e ka përgjigjen në maratonën e 11 korrikut, kur përpara drejtuesve vendorë dhe me referime nga qeveria qendrore, ai e artikuloi fjalinë që duhet të ishte ngulitur më së shumti në mendjen e të gjithëve, përtej “madhështisë” së spektaklit që ofrojnë lirimet e hapësirave publike.

“Asnjë justifikim. Prej mësimeve nga gabimet, reformimi do të jetë rrënjësor”.

Sepse kjo nuk është më Shqipëria e shqiptarëve. Është Shqipëria që po nis hapin e fundit drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria ku ligji duhet të jetë vijë e kuqe jo për qytetarin, sa për shtetin vetë.

Dhe nëse ai nuk e ka artikuluar para këtij aksioni shprehjen e tij kapilare “S’keni parë gjë akoma”, për shqiptarët duhet të jetë e qartë.

Shqipëria 2030 në BE nuk është më slogani i fushatës së Edi Ramës. Është dora e veprimit, nga Brukseli, në Paris, Berlin, Romë e Tiranë.

Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

By: el da
14 July 2025 at 09:35

Nga Eduard Zaloshnja

Në Shqipëri vetëm 350 kilometra rrugë janë të nivelit autostradë (me katër korsi). Treçereku i tyre janë në Ultësirën Perëndimore (çereku përshkon Malësinë Verilindore – nga Rrësheni në Morinë të Kukësit).

Udhëtimi më i gjatë në autostradë pa ndërpreje mes dy qyteteve është ai Tiranë-Vlorë (152 km), që lidh qendrën e Ultësirës Perëndimore me skajin e saj jugor. Kurse në gjysmën veriore të Ultësirës Perëndimore, udhëtimi më i gjatë me autostradë është ai Tiranë-Milot (47 km). Për ta lidhur me autostradë Milotin me Shkodrën (skajin verior të Ultësirës Perëndimore) duhen edhe vetëm 50 km të tjera. Që nuk po bëhen dot…

Në mandatin e saj të fundit, qeveria Berisha siguroi fonde të mëdha për akset Tiranë-Elbasan, Fier-Vlorë e Qukës-Qafë Plloçë – por asnjë fond për autostradën Milot-Shkodër. Dhe ideja e kësaj autostrade jetike për Shkodrën ka mbetur jetime edhe në 12 vitet e qeverisë Rama…

Për nostalgji familjare, e vizitoj herë pas here Shkodrën – një nga perlat tona historike, gjeografike dhe urbanistike. Por në një ditë të zakonshme, udhëtimi me makinë për atje nga Tirana zgjat rreth 2 orë të vështira (duhet të nisesh herët, pa gëdhirë, që të arrish atje për 1 orë e 30 minuta). Kurse me ndërtimin e autostradës Milot-Shkodër, udhëtimi me makinë nga Tirana në Shkodër mund të realizohet pa vështirësi për vetëm 1 orë…

Po kur do të ndërtohet autostrada Milot-Shkodër?/kb

Gonxhja: Mozaikët e Bazilikës B në Bylis, ku historia është qendisur me gurë

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Qyteti antik i Bylisit është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë. Ai shtrihet sapo del nga qyteti i vogël i Ballshit, 10 km larg tij, në krahun e djathtë të rrugës, ku të bie në sy një varg kodrash të larta.

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga mozaikët e Bazilikës B në Bylis, duke e cilësuar këtë si një vend ku historia është qëndisur me gurë.

Ky destinacion është një magnet për turistët që janë të interesuar për të zbuluar thesarin e pasur të trashëgimisë arkeologjike të Shqipërisë.

Në hyrje të parkut, vizitorët përballen me një peizazh të shkëlqyer natyror, me kodra të gjelbëruara që rrethojnë vendin. Në horizont, pamjet e rrënojave të lashta bëjnë që zemra të dridhet me emocion.

Kjo zonë është një muze i hapur nën qiell, që ofron një udhëtim emocionues nëpër kohë për të zbuluar pasurinë e lashtë të Bylisit.

Në brendësi të parkut, vizitorët ndeshen me strukturat e mrekullueshme të qytetit ilir të Bylisit. Ndër të tjera, një pamje e mahnitshme është amfiteatri i lashtë që ngrihet përpara tyre. Ky amfiteatër i lashtë ka një pamje impresionuese, duke u ngritur midis kështjellës së shkëlqyer dhe fushës së hapur. Kur shikon përgjatë mureve të tij të lashta, ndihesh i kapur nga ndjenja e përjetshme e historisë.

Pamjet e mrekullueshme të Parkut Arkeologjik të Bylisit nuk janë vetëm një shfaqje e këndshme për sytë, por ato shpalosin thellësinë e një trashëgimie të pasur historike dhe kulturore. Në këtë mjedis të pazakontë, vizitorët ndihen të lidhur ngushtë me kohën dhe historinë, duke bërë që kjo përvojë të jetë një udhëtim i paharrueshëm nëpër epokat e lashta të Shqipërisë.

/e.i//a.f/

The post Gonxhja: Mozaikët e Bazilikës B në Bylis, ku historia është qendisur me gurë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 13 July 2025Main stream

“Më është dukur si Serbia në Kosovë!” Paralajmëron dukagjinsi: Do thërras diasporën në protesta, janë gati të vijnë

By: M C
13 July 2025 at 17:55

Të ulur këmbëkryq para Kishës të Thethit, Kuvendi i Burrave u mblodh këtë të diel ashtu si dhe dikur, për t’i kërkuar shtetit që të ndalojë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Një zëri ata kanë kërkuar një rrugëzgjidhje dhe që qeveria t’u japë mundësinë për legalizimin e bizneseve të tyre, si pjesë e paketës për zhvillimin e turizmi malor. Ata kërkojnë më shumë informacion dhe mundësi për të marrë pjesë në këtë iniciativë.

Zef Valadaj, një banor i Dukagjinit, i bëri thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojë më me shembjen. Për mediat ai tha se kur pa terrorin në Theth iu duk si serbi në Kosovë, ndërkohë që paralajmëroi se nëse qeveria nuk ndalon aksionin atëhere të do të thërrasë diasporën në protesta.

“Unë nuk kam kërkuar për t’u përplasur me shtetin. Të bashkëbisedojmë, , e jo të bëhet një gjë e tillë. E kujt ia rrëzojmë shtëpinë vëllaut.

Në Dukagjin e jo në Dukagjin, por unë kam nga katër anët e Shqipërisë. Edhe në Kosovë, edhe në Bruksel, ton diaspora. Më kanë bërë mesazhe dhe më thanë jemi gati me ardh. Unë popullin tim do të mbroj, me të drejtë, nuk e kam fjalën mos me zbatu ligjin. Do t’i bëj thirrje kryeministrit, qeverisë vendore. Atij kryetarit të bashkisë. E kujt ia shembe shtëpiat o Benet Beci, vëllaut. Kurrë nuk është dashur me e bo një gjë të tillë.

Nëse nuk i largoni. Nëse nuk hiqni dorë, unë do të njoftoj diasporën, do të njoftoj Dukagjinin, Pukën, Kukësin, Malësinë e Madhe në katër anët. Ka për t’i pas këtu në Theth, para Bashkisë e kudo. Mos guxo me ardhë, me shfrytëzuar rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin”, tha ai.

The post “Më është dukur si Serbia në Kosovë!” Paralajmëron dukagjinsi: Do thërras diasporën në protesta, janë gati të vijnë appeared first on Albeu.com.

Kalaja e Rozafës, destinacion turistik në Shkodër: 80 mijë vizitorë këtë vit

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas, të shumtë në numër kanë zgjedhur të vizitojnë kalanë e Rozafës në Shkodër këtë të diel.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga grupe të mëdha turistësh që kanë vizituar kalanë e Rozafës, duke u njohur me një prej bukurive të qytetit verior.

“E diel korriku në kalanë e Rozafës”, shkruan Rama.

Kalaja e Shkodrës ka pozicion të atillë që nuk tërheq vetëm për vlerat e trashëgimisë historike, por edhe për peizazhet fantastike që mund të shihen prej saj me liqenin dhe luginën e Bunës.

Kalaja e Rozafës, simbol i qytetit të Shkodrës dhe krenaria e trashëgimisë sonë kulturore, ka mikpritur rreth 80,000 vizitorë gjatë periudhës janar–qershor 2025.

Statistikat u bënë publike sot nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, sipas së cilës kjo shifër përfaqëson një rritje domethënëse krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kalaja e Rozafës të mundëson një pamje 360° që të lë pa fjalë, ndërkohë që përjeton historinë e lashtë të këtij vendi.

Kalaja ka një pozicion të fuqishëm strategjik duke kontrolluar të gjithë territorin e gjërë përreth. Ajo përbëhet prej tre oborreve kryesore që janë në formë të shkallëve duke u ngritur njëri pas tjetrit ku dhe ndahen me porta në mes vete. Një strukturë e tillë e bën më të thjeshtë orientimin e turistëve në hapësirat e objektit.

Muzeu i Rozafës është i vendosur në oborrin e tretë të Kalasë, në godinën veneciane të njohur me emrin “Kapitaneria”. Këtu është skalitur e kaluara rreth 4000-vjeçare e Kalasë dhe e familjeve më me zë të vendit prej periudhave të ndryshme kohore.

Turistët e shumtë shqiptarë dhe të huaj që e vizitojnë këtë objekt informohen në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Grupe turistësh në kalanë e Rozafës në Shkodër
1 nga 9

/e.i/a.f/

The post Kalaja e Rozafës, destinacion turistik në Shkodër: 80 mijë vizitorë këtë vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria Detare – Shpëtohen 18 shtetas, 36 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman


TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, vijon operacionin “Siguria Detare”, me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese përgjatë gjithë vijës bregdetare, zonave liqenore dhe lumore.

Gjatë javës së fundit janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe mungesë dokumentacioni. Ndër mjetet e bllokuara përfshihen 24 Jet Ski, 5 skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike.

Gjithashtu, janë konstatuar 13 mjete duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100,000 lekësh secili.

Policia Kufitare ka ndërhyrë në 10 raste, nga Ksamili në Velipojë, për të shpëtuar 18 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) që ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet lundruese.

Policia e Shtetit apelon për respektimin e rregullave të sigurisë detare dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

/a.f/

The post Siguria Detare – Shpëtohen 18 shtetas, 36 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

By: el da
13 July 2025 at 11:04

Nga Ambasador Zef Mazi

*Ish-Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore

Ka disa kohë që po përmendet, si pa të keq, mundësia e përdorimit të armëve bërthamore “taktike” (me rreze të vogël përhapje), sikur kjo të ishte një shkrepje pistolete. Në një shkrim të mëparshëm kam shënuar se shteti/et që posedojnë armë bërthamore nuk mund të munden strategjikisht. Cilido që mendon ndryshe sheh ëndrra, është i verbuar nga urrejtja, ose lëngon të mos e lëshojë hegjemoninë, aq sa ka mbetur prej saj.

Për shtetet me armë bërthamore ka dy opsione:
1) shteti të pranojë dështimin, humbjen, që nuk do të ndodhë, ose
2) shteti të kërcënojë me përdorimin e armës bërthamore nëse preket aty ku doktrina ushtarake bërthamore e tij e përcakton qartë se çfarë do të ndodhte.

Pas Luftës së Dytë Botërore në 1945 dhe krijimit të NATO-s në 1949, filloi Lufta e Ftohtë ndërmjet ish-aleatëve në Luftën e Dytë Botërore.
Me një analizë të kujdesshme, nga afër dhe profesionale, hapja e Arkivave Kombëtare të Sigurisë dhe deklasifikimi i dokumenteve, të ndihmon të shohësh dhe të mësosh shumë të panjohura.

Nga vitet 1950 e këtej, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik kanë shpenzuar triliona dollarë dhe rubla për t’u përgatitur për luftë bërthamore, përfshirë duke i rifreskuar protokollet përkatëse bërthamore ndër vite.

Ka disa dekada që planifikuesit kanë përgatitur të tillë skenarë makabër. Komanda dhe Kontrolli Bërthamor i SHBA-së i referohet një “sulmi të madh (bërthamor) të befasishëm” si “nje kërpudhë në qiellin blu”. “Nuk ekziston diçka e tillë si luftë e vogël bërthamore”, është fraza që përdoret më shpesh.

Shpërthimi i një arme termobërthamore me fuqi 1-megaton fillon me një shpërthim tepër të shndritshëm drite dhe nxehtësie sa është e pamundur ta rrokë mendja njerëzore: njëqind e tetëdhjetë milionë gradë Fahrenheit (afërsisht 150 milionë gradë Celsius), domethënë bëhet fjalë për një temperaturë 4-5 herë më të lartë se ajo në qendrën e diellit.

Në një fraksion sekonde të një milisekonde pas goditjes me bombë termobërthamore, ka ndriçim dhe dritë me rreze të buta X me gjatësi vale shumë të shkurtër. Ndriçimi i menjëhershëm e nxeh jashtëzakonisht shumë ajrin, deri në disa miliona gradë, duke krijuar një kërpudhë të madhe që përhapet me shpejtësi miliona kilometra në orë. Brenda pak sekondash, kërpudha e zjarrit përhapet në një diametër rreth 2 mijë metra përreth, me ndriçim dhe nxehtësi aq të lartë dhe intensive sa shpërthejnë sipërfaqet e asfaltuara, objektet metalike shkrihen ose avullojnë, gurët grimcohen, njerëzit menjëherë karbonizohen.

Një godinë pesëkatëshe, edhe nëse është super e madhe, për shembull 2 milionë metra katrorë, shpërthen, bëhet një pluhur shumë i nxehtë vetëm nga shpërthimi i ndriçimit dhe i valës së parë të nxehtësisë; të gjithë njerëzit që mund të jenë në atë çast brenda godinës vdesin në vend. Nuk mbetet asgjë në kërpudhën e madhe të flakës, gjithçka absolutisht rrafshohet.

Nxehtësia radioaktive që përhapet me shpejtësinë e dritës ndez çdo gjë në sa të kap syri, me dhjetëra kilometra përreth. Çdo gjë merr flakë, bëhet një flakadan gjigant në një hapësirë të madhe prej qindra kilometrash. Ata që shkrumohen në sekondat e para pasohen nga 1 deri 2 milionë të tjerë që pësojnë një tmerr të paparë, dëmtohen shumë rëndë, por që nuk kanë vdekur ende nga “Kërpudha e parë në Qiellin Blu” të sulmit bërthamor. Kjo ndodh në tre sekondat e para të shpërthimit fillestar.

Brenda pak sekondash të tjerë nga shpërthimi i një bombe termobërthamore 1-megaton, mbi një milion njerëz pësojnë djegie të thella, 90 % e të cilëve do të vdesin. Shumica nuk do të mundet të hedhin më shumë se tre-katër hapa nga vendi ku ndodhen pas shpërthimit të parë të bombës. Të gjithë vdesin. Këto janë shifra me të cilët shkencëtarët e mbrojtjes dhe akademikët janë marrë dhe dalë nga kalkulimet e bëra përgjatë dekadash.

Në bombën termobërthamore ndodhin dy detonime të rrezatimit termik. Faza e parë zgjat një fraksion sekonde, pas saj vjen faza e dytë, që zgjat disa sekonda, që ndez dhe djeg lëkurën e njeriut. Shpërthimet e ndriçimit verbues janë të heshtura, pa zhurmë. Drita nuk ka zhurmë. Pas saj vjen një shpërthim si një ulërimë. Nxehtësia që krijohet nga ky shpërthim krijon një valë me presion shumë të lartë që përhapet nga qendra përreth si cunami, si një mur gjigant ajri tepër i komprimuar që përhapet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e zërit. Njerëzit i përplas përtokë, të tjerët i ngrenë përpjetë në ajër, njerëzve u shpërthejnë mushkëritë dhe daullet e veshit, disa njerëz i thith lart dhe i përplas përdhe si gjethe peme. Sipas një arkivisti që mblidhte këto statistika të tmerrshme për Arkivën Bërthamore, godinat shkatërrohen nga ndryshimi i presionit të ajrit, ndërsa të tjerat nga vala e erës.

Me zmadhimin dhe përhapjen e kërpudhës së zjarrtë, gjithçka fluturon në ajër, shkatërrohet dhe flaket përtej në distancë 4-5 kilometra përreth. Lëvizja e ajrit pas shpërthimit e shton shpejtësinë duke krijuar një erë me shpejtësi të jashtëzakonshme disa qindra kilometra në orë. Të gjitha strukturat metalike, godinat, përmendoret, shtyllat e tensionit, etj., ndryshojnë formë, përdridhen, shkatërrohen, dizintegrohen dhe bëhen pluhur. Kamionët e mëdhenj fluturojnë në ajër si të ishin topa tenisi.

Pas 35 sekondash, fillon të formëzohet reja kërpudhë, pjesa më e lartë dhe më e poshtme e të cilës ka në përbërje njerëz të djegur dhe mbeturinat e qytetërimit. Ndryshon ngjyra e kërpudhës – nga e kuqe, në ngjyrë kafe të errët, në ngjyrë portokalli. Pas kësaj vjen efekti i kundërt, ai i thithjes vdekjeprurëse, gjithçka është përreth thithet në qendër të ferrit përvëlues dhe flakës.

Pas 60 sekondash e gjithë kërpudha, nga toka në majë të saj, bëhet ngjyrë gri në të bardhë dhe ngrihet lart, fillimisht 7, dhe deri 15 kilometra nga toka. Kërpudha, pjesa e sipërme e saj, përhapet nga 10 deri në 50 kilometra përreth. Vazhdon ngjitja lart duke shkuar deri përtej troposferës, më lart se lartësia e fluturimeve ajrore, atje ku ndodhin shumica e fenomeneve të motit në tokë. Grimcat radioaktive bien si shi duke ndotur me radioaktivitet krejt territorin ku bien si dhe njerëzit. Mbi një milion njerëz vdesin në vend, ose janë duke vdekur, në më pak se dy minuta nga shpërthimi i parë.

Pas këtij fillon një ferr tjetër, një zjarr super gjigant, ndryshe nga shtëllunga e parë menjëherë pas plasjes dhe përtej presionit. Shpërthejnë tubacionet e naftës dhe të gazit, tubacionet e ujit, cisternat, fabrikat kimike, furrat kthehen në fanarë flake duke rrokur në flakë çdo gjë përreth që nuk ka marrë flakë ende. Cilido që ka parë me sy shpërthimin e parë të ndriçimit qorrohet edhe pse ndoshta ndodhet 25 kilometra larg.

Pas 8 minutash, gjithçka rrafshohet, nuk ka korrent, shërbim telefonik, nuk ka urgjencë, radio, internet, banka, sepse impulsi elektromagnetik i lokalizuar i bombës i bën pluhur e hi tërë radiot, televizorët, internetin, ndalin stacionet e pompave të ujit, nuk ka ujë…, nuk ka dhe nuk ka… E gjithë zona është e mbytur në radioaktivitet. Ata që duhet të përgjigjen në situata të tilla nuk mund të operojnë, sepse krejt territori kthehet në zonë të ndaluar!

Ata që munden t’i shpëtojnë vdekjes me shpërthimin e parë, me valën goditëse dhe balonën e flakës, vetëm ata mund ta kuptojnë të vërtetën e tmerrshme të luftës bërthamore. Ata shohin se kanë mbetur fillikat, të vetmuar. Gjithçka kishin dhe ishte përreth nuk është më!
Si mund të ndodhë, si është e mundur, që këto gjëra dihen nga qeveritë e vendeve që i kanë prodhuar ato armë, ndërsa popujt mbahen në errësirë?! Dhe ka mbi 60 vjet që qeveritë përgatiten për një luftë të tillë. Nëse do të ketë një luftë të tretë botërore dhe do të përdoreshin armët bërthamore, me siguri numri i viktimave do të jetë mbi dy miliardë!

Mendjet e njerëzve, duke bërë shkencë të madhe, e krijuan bombën bërthamore në shekullin e 20-të për të shpëtuar botën nga e keqja! Në shekullin 21 bomba bërthamore është gati të djegë dhe të shkatërrojë botën.

A janë në mend, a e dinë, cilidoqoftë ai ose ajo, “deep state” (burokracia e kalcifikuar shtetërore), neokonservatorët globalistë në drejtim në Amerikë dhe në Evropën Perëndimore, kryesisht në Bruksel, se për çka bëhet fjalë?! Kjo marrëzi duhet ndalur medoemos sot, dhe të hiqet nga mendja përdorimi i kësaj arme të tmerrshme çnjerëzore kundër njerëzimit, kundër jetës në planetin Tokë!/kb

Traktati i Berlinit – Fuqitë e Mëdha ridizenjojnë Ballkanin, shmangin Shqipërinë

13 July 2025 at 10:00

13 korrik 1878 – Kongresi i Berlinit

Nga Leonard Veizi

Në sallonin e ftohtë të diplomacisë europiane, ku globi rrotullohej mbi tavolina bisedimesh të nxehta dhe kufijtë vizatoheshin me lapsin e interesave, fati i kombeve u vulos pa praninë e tyre…

…Në korrikun e një viti të nxehtë diplomacie, teksa shtrëngata e luftës ruso-turke ende nuk ishte fashitur mirë, dritaret e sallës perandorake të Reishtag-ut hapeshin e mbylleshin mbi një hartë të dridhshme: Ballkanin. Të mbledhur në Berlinin e kancelarit Bismark, burrështetasit e Europës nuk u ulën për të dëgjuar zërat e popujve, por për të matur me pëllëmbë dhe për të ndarë me harqe kufijsh një gadishull që nuk e njihnin, por donin ta kontrollonin. Ballkani, si gjithnjë, një mozaik ndjenjash dhe etnish, u shndërrua në një tryezë pazari, ku idealizmi nuk kishte vend. Për çdo lëvizje lapsi mbi hartë, një popull fshihte plagët, një tjetër ngrinte kokën në kotësi. Në këtë teatër të realpolitikës, shqiptarët nuk kishin as vend dhe as zë – përmendeshin vetëm si territore të pazgjidhura, ndërkohë që identiteti i tyre futej në dosjen e “shprehjeve gjeografike”.

Një traktat për të shtypur frikën, jo për të ndërtuar paqen

Më 13 korrik 1878, pas një muaji diskutimesh intensive në Kongresin e Berlinit, u firmos Traktati i Berlinit – një dokument që përmbysi vendimet e Traktatit të Shën Stefanit të marsit po atë vit, i cili kishte mbyllur luftën ruso-turke (1877–1878) në favor të Perandorisë Ruse.

Traktati i Shën Stefanit kishte parashikuar krijimin e një “Bullgarie të Madhe” që do të shtrihej nga Danubi në veri deri në Egje në jug, dhe nga Deti i Zi në lindje deri në brigjet e Maqedonisë në perëndim – një konstrukt politik që praktikisht do të bënte Rusinë zot të Ballkanit. Kjo alarmeu Britaninë e Madhe dhe Austro-Hungarinë, të cilat, duke përdorur peshën e tyre në arenën ndërkombëtare, kërkuan dhe imponuan rishikimin e traktatit në Berlin.

Çfarë solli Traktati i Berlinit?

Kongresi i Berlinit ndryshoi rrënjësisht përfitimet ruse dhe dizenjoj një hartë të re gjeopolitike për Ballkanin, ku llogaritjet strategjike peshonin më shumë se çdo parim vetëvendosjeje:

Serbia, Mali i Zi dhe Rumania u njohën si shtete të pavarura nga Perandoria Osmane.

Bullgaria u nda në tri pjesë:

-Principata e Bullgarisë: shtet me vetëqeverisje, nën sovranitet formal osman.

-Rumelia Lindore: krahinë autonome, brenda administrimit osman.

-Maqedonia dhe viset jugore: rikthyer nën kontrollin e plotë të Perandorisë Osmane.

Perandoria Austro-Hungareze fitoi të drejtën të pushtojë dhe administrojë Bosnje-Hercegovinën, zyrtarisht ende nën sovranitet osman, por de facto e aneksuar.

Britania e Madhe fitoi Qipron, si garanci për interesat e saj në Mesdheun Lindor.

Rusia, ndonëse fituese në fushëbetejë, humbi pjesën më të madhe të përfitimeve ballkanike, duke ruajtur vetëm disa territore në Kaukaz.

Ku ishin shqiptarët në këtë pazar?

Për shqiptarët, Traktati i Berlinit ishte një grusht në heshtje: një shuplakë diplomatike ndaj një kombi që ende nuk ishte pranuar si i tillë. Çështja shqiptare nuk përmendet në asnjë nen të traktatit. Tokat me shumicë shqiptare iu caktuan si shpërblim fqinjëve më të organizuar, ndërsa vetë shqiptarët u konsideruan të përkohshëm, pa zë, pa përfaqësim.

Pikërisht këtë përjashtim e denoncoi më pas vetë historia me një thënie të atribuar Oto von Bismark, që sipas burimeve të kohës ka deklaruar:

“Shqipëria nuk është komb, por një shprehje gjeografike.”

(Albanien ist kein Staat, sondern ein geographischer Begriff.)

Kjo frazë, e ngjashme me deklaratën e Meternik për Italinë (“Italia është një shprehje gjeografike”), nuk gjendet në protokollet zyrtare, por është cituar në kujtime, ditarë e memoare si përfaqësuese e qëndrimit përçmues të kancelarive europiane ndaj identitetit shqiptar.

Zgjimi shqiptar: Lidhja e Prizrenit

Në një akt të rrallë vizionar, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e krijuar më 10 qershor 1878, pra një muaj para nënshkrimit të traktatit, ishte përgjigjja e parë e organizuar kombëtare ndaj mohimit ndërkombëtar. Qëllimi i saj ishte mbrojtja e tokave shqiptare nga copëtimi dhe kërkesa për autonomi brenda Perandorisë Osmane, në një fazë ku pavarësia nuk perceptohej ende si realiste.

Një traktat me pasojë afatgjatë

Traktati i Berlinit nuk ishte thjesht një akt juridik ndërkombëtar – ishte modeli i një bote që vendoste për të tjerët, pa ta. Për shqiptarët, ai u bë fillimi i një vetëdijeje kombëtare, ndoshta më shumë se çdo frymëzim romantik: një zgjim i detyruar nga padrejtësia.

Historiani britanik A.J.P. Taylor shkroi më vonë: “Nëse Traktati i Shën Stefanit nuk do të ishte ndryshuar, Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria mund të kishin mbijetuar në ditët e sotme.”

Por traktati u ndryshua. Dhe Traktati i Berlinit, ndonëse stabilizoi përkohësisht gadishullin, mbolli farat e krizave të shekullit XX, nga luftërat ballkanike, tek shpërbërja osmane, e deri tek konflikti kronik që Europa do ta quante për dekada: “Çështja e Ballkanit”.

Before yesterdayMain stream

Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit?

By: Ardit
12 July 2025 at 21:19

Nga Klodian Tomorri Nga të gjithë të indinjuarit për çështjen e Thethit, dallon një kategori. Këta nuk kanë asnjë lidhje me Thethin, mund të jenë nga Tirana, Korça, Peqini apo çdo cep i Shqipërisë. Shumica prej këtyre ndoshta s’kanë shkuar asnjëherë në Theth. E megjithatë këta janë shume te shqetësuar për shkatërrimin e Thethit nga […]

The post Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit? appeared first on BoldNews.al.

Wizz Air-it i mbarojnë motorët e avionëve/ Nis shkurtimi i rrugëve, preket edhe Shqipëria

By: Ardit
12 July 2025 at 15:41

Wizz Air Abu Dhabi mbylli papritur disa nga rrugët e saj më të ngarkuara në Bullgari, Serbi, Shqipëri, Gjeorgji dhe zona të tjera strategjike në një riorganizim të menjëhershëm operativ mes krizës teknike në rritje me avionët e ulur në tokë. Kompania ajrore, e cila përballet me mungesa të përsëritura të furnizimit me motorë që […]

The post Wizz Air-it i mbarojnë motorët e avionëve/ Nis shkurtimi i rrugëve, preket edhe Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

Hiqen shezlongë pa leje/ Aksione në Vlorë e Seman për çlirimin e plazheve publike

12 July 2025 at 12:55

Rreth 150 komplete me çadra dhe shezlongë janë hequr nga policia në vijën bregdetare të Semanit në Fier mëngjesin e kësaj të shtune gjatë operacionit “plazhi i lire”.

Tre hapësira publike janë liruar, ndërsa janë proceduar penalisht të tre pronarët e subjekteve që kishin zënë hapësirë publike, pa qenë të pajisur me leje nga autoritetet përkatëse.

Kontrollet në terren nisën herët në mëngjes edhe në bregdetin e Vlorës nga policia e rendit dhe ajo bashkiake për të verifikuar dokumentacionin e subjekteve në plazhet private.

Gjatë aksionit në Lungomare janë vërejtur parregullsi në janë hequr rreth 40 çadra dhe 80 shezlongë.

Kjo hapësirë që ishte e zënë nga operatorët privatë në kundërshtim me ligjin do të kthehet në plazh publik.

Mësohet se aksioni për lirimin e hapësirës është zhvilluar i qetë dhe nuk ka pasur kundërshtime nga pronari.

Ndërkohë, operacioni për lirimin e hapësirave publike në plazhe vijon. Policia sqaron se efektivët do të jenë në terren për të kontrolluar dhe verifikuar subjektet private gjatë sezonit veror.

Po, plani i Izraelit për Rafahun do të ishte krim – por, e drejta ndërkombëtare kurrë nuk e ka mbrojtur Gazën

12 July 2025 at 11:11

Nga: Raja Shehadeh / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Gjatë 21 muajve të fundit të luftës gjenocidale të Izraelit kundër Gazës, zëra nga gjithë bota kanë dënuar shkatërrimin e së drejtës ndërkombëtare dhe rendit të bazuar në rregulla. Dhe, në të vërtetë, është zhdukur fasada e respektimit të së drejtës ndërkombëtare nga Izraeli, ndërsa politikat që përbëjnë krime lufte tashmë po shpallen pa pikë turpi.

Këtë javë, ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka treguar planet për të zhvendosur me forcë palestinezët, në një kamp mes rrënojave të Rafahut. Pasi të hyjnë aty, nuk mund të dalin më. Me fjalë të tjera, një kamp përqendrimi, i cili sipas përkufizimit është një qendër internimi për anëtarë të një grupi kombëtar (si edhe për të burgosur politikë apo grupe minoritare), me arsyetimin e sigurisë apo ndëshkimit – zakonisht me urdhër ushtarak. Michael Sfard, një avokat izraelit për të drejtat e njeriut, citohet në The Guardian duke thënë se Katzi “paraqiti një plan operacional për një krim kundër njerëzimit”. Qindra vetë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur duke u përpjekur që të kenë qasje në ushqim.

Jam përpjekur me vështirësi të kuptoj vuajtjen e pakuptueshme që kanë përjetuar palestinezët në Gazë dhe se si është e mundur që shumica e izraelitëve nuk e pranojnë aspektin e tyre njerëzor. Si janë në gjendje të mos ndiejnë pendesë për atë që ushtria e tyre po bën në emër të tyre? Besoj se fara e çnjerëzimit tonë është mbjellë gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1948. Palestinezët u privuan me dhunë nga toka, nga pasuritë dhe pronat e tyre, në atë që ne e quajmë Nakba (në arabisht “katastrofa”), me pretendimin se toka u ishte dhënë hebrenjve nga Zoti. Që nga ajo kohë, izraelitët kanë përdorur shtëpitë, tokat dhe pemishtet arabe pa ndier asnjë faj. Sulmet e 7 tetorit ishin pika e nisjes së luftës, por Izraeli ka degraduar dhe zhveshur sistematikisht popullin palestinez për dekada me radhë.

Shkelje të tilla të së drejtës ndërkombëtare çojnë në një ndjenjë dëshpërimi, për shkak të paaftësisë së institucioneve për të parandaluar tmerret që po ndodhin në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, si dhe për të mbajtur përgjegjës autorët. Gjykata Ndërkombëtare Penale, e mbështetur nga OKB-ja, ka lëshuar urdhërarreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, mbi akuzat për “krimin e luftës për urinë si metodë lufte; dhe krimet kundër njerëzimit si vrasje, përndjekje dhe veprime të tjera çnjerëzore”. Nuk është bërë asnjë arrestim. Perëndimi vazhdon të furnizojë Izraelin me ndihmë ushtarake dhe politike. Pyes vetes: a duhet të ndjehemi të pafuqishëm, ne palestinezët, përballë kësaj dështimi?

Megjithatë, e vërteta është se e drejta ndërkombëtare, megjithëse përdoret si një standard matës nga organizatat për të drejtat e njeriut, kurrë nuk ka qenë shpëtimi i Palestinës. Që nga dështimi për të zbatuar Rezolutën 194 të OKB-së të vitit 1948, e cila u jepte të drejtën refugjatëve palestinezë të ktheheshin në shtëpitë e veta në atë që u bë Izrael, kemi përjetuar zhgënjim pas zhgënjimi.

Kjo nuk ka ndodhur për mungesë përpjekjesh nga ana e palestinezëve, ndër vite, për të thirrur ligjin në ndihmë – qoftë nëpërmjet gjykatave izraelite, tribunaleve ndërkombëtare apo mekanizmave të zbatimit nga pala të treta. Një arsye e thjeshtë për dështimin e tyre është se ligji ndërkombëtar nuk ka mjete efektive zbatimi. Arsyet më komplekse kanë të bëjnë me interesat e fuqive të mëdha. Shpresa ime qëndron te qëndresa palestineze.

Shpresa dhe pritshmëria e zakonshme ka qenë që palestinezët do ta harronin tokën e tyre brenda një apo dy brezave. Kjo u dëshmua të jetë plotësisht e pabazë. Shtatëdhjetë e shtatë vjet më vonë, palestinezët janë po aq të lidhur me tokën nga e cila u dëbuan, sa edhe në ato ditët e para të përgjakshme.

Po ashtu, pavarësisht ndryshimeve të paligjshme dhe vendbanimeve të shumta hebreje dhe gjeografisë së ndryshuar në vendin tim, Bregun Perëndimor, ne palestinezët vazhdojmë të mbajmë gjallë praktikën që ne e quajmë sumud: refuzimin për t’u dorëzuar apo për të ikur. Nuk mund të flas në emër të palestinezëve në Gazë, por e shoh se ndajmë të njëjtin shpirt, pavarësisht përmasës së vuajtjeve.

Kur lufta do të përfundojë dhe gazetarëve e organizatave të huaja do t’u lejohet hyrja në Gazë, e vërteta do të dalë në dritë. Dëshmitë rrëqethëse nga ata që jetuan atje – përjetimet e grave, burrave dhe fëmijëve, të artistëve, shkrimtarëve dhe poetëve; jeta e ndërprerë apo e ndryshuar përjetësisht – mund të fillojnë ta përndjekin Izraelin.

Do të jetë humanizmi ynë, dhe jo ndonjë ligj ndërkombëtar, që do ta gjykojë dhe do ta mbajë përgjegjës Izraelin dhe aleatët e tij. Në një tjetër shkallë, por jo më pak flagrante, ndryshimet e njëanshme dhe të paligjshme që Izraeli po kryen në Bregun Perëndimor, shpesh me ndihmën e milicive të kolonëve, japin një pasqyrë të lakmisë së Izraelit për tokë dhe të politikave të tij të drejtuara nga ideologjia.

Ndoshta nuk ka shembull më të qartë të absurditetit të veprimeve të Izraelit sesa rasti i Qytetit të Vjetër të Hebronit. Qyteti mbahet peng nga një grup i vogël ekstremistësh hebrenj, që nuk janë më shumë se 900 veta, të cilët jetojnë në qendër të Hebronit – qyteti i dytë më i madh palestinez në Bregun Perëndimor, me një popullsi prej 232 500 banorësh. Popullsia hebraike mbrohet ditë e natë nga më shumë se 1 000 ushtarë izraelitë. Për të lejuar lëvizjen e lirë të kolonëve dhe ushtarëve, kufizimet mbi lëvizjen palestineze përfshijnë dhjetëra pika të fortifikuara kontrolli, barriera rrugore dhe poste të përhershme e të përkohshme ushtarake. Qyteti i vjetër është zbrazur pothuajse krejtësisht nga popullsia palestineze. A është kjo e qëndrueshme?

Sa i përket të ardhmes së Gazës, pyetja vendimtare do të jetë nëse me shkatërrimin e mjeteve për të mbijetuar – tokave bujqësore, burimeve të ujit, spitaleve dhe shkollave – ajo tokë mund të vazhdojë të mbështesë jetën.

Komuniteti ndërkombëtar, që ka dështuar turpshëm të zbatojë të drejtën ndërkombëtare, mund të bëjë një ndryshim në këtë çështje nëse ngul këmbë që, pas përfundimit të luftimeve, Izraeli të lejojë hapjen e Rripit të Gazës dhe të sigurojë që ndihmat të dërgohen për të mundësuar vazhdimin e jetës së palestinezëve atje ndërsa zona rindërtohet.

Gaza ka një histori prej 4 000 vjetësh të banimit të vazhdueshëm njerëzor. Përpjekja e Izraelit për ta zhdukur jetën atje është e dënuar të dështojë. Palestinezët, me ndihmën e të tjerëve ose pa të, do ta gjejnë një mënyrë për të mbijetuar. /Telegrafi/

The post Po, plani i Izraelit për Rafahun do të ishte krim – por, e drejta ndërkombëtare kurrë nuk e ka mbrojtur Gazën appeared first on Telegrafi.

“Tërmeti” i Ramës

By: el da
12 July 2025 at 11:10

Nga Rajmonda Basha

E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor.

Takimi ishte i gjatë shumë, por mesazhi ishte i qartë: koha e justifikimeve ka marrë fund.

Për kryebashkiakët, dita nisi me paralajmërime dhe përfundoi me përgjegjësi të rënda mbi supe.

Për vartësit e tyre, situata u kthye në një “tërmet” administrativ.

Sepse për shumë prej tyre, puna që nuk u bë, tashmë do të paguhet me largim nga detyra.

Me një urdhër të prerë, kryeministri kërkoi shkarkimin e të gjithë nënkryetarëve të bashkive në vend.

Por nuk ndalet aty. Deri të hënën, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të jenë jashtë zyrës.

Nga Durrësi, në një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor, Rama nuk u kursye të nxirrte në pah dobësitë e deritanishme të strukturave lokale – dhe jo vetëm.

Prej mësimeve nga “gabimet” – për të cilat paralajmëroi se nuk duhet të jenë më të njëjtat – kryeministri kërkoi reformimin rrënjësor të territorit.

“Do të duhet të bëjmë një reformë që do duhet të përfshijë inspektoratin e territorit, IKMT, zyrat e Urbanistikës”, tha ai.

“Është e qartë që në territore të caktuara deri në një bashki strategjike, si në Himarë, nevoja për burime njerëzore të kualifikuara është me rëndësi”.

Sipas Ramës, duhet një reformë për të shërbyer në të gjitha këto territore me cilësinë më të mirë të mundshme të mendimit urbanistik dhe shërbimit ligjor për bashkitë, kompanitë, pronarët që me të drejtë duan të ndërtojnë në pronat e tyre.

“Është koha për të bërë sinteza të këtyre strukturave dhe për të krijuar më shumë shërbim për bashkitë duke mos e lidhur me çfarë burimesh njerëzore ka”.

Ai ka vijuar duke thënë se “duhet një punë e posaçme e përbashkët edhe për këto edhe për rregullat e reja që duhet të kenë kantierët që janë bërë një problem më vete, sa i përket mbrojtjes së mjedisit, shqetësimeve që krijojnë jashtë veprimtarisë së tyre”.

“Kantiere që vendosen në kufi arbitrarë, që zënë trotuarë siç ndodhte në Lungomaren e Vlorës, ashtu edhe duhet një qasje në këtë reformë me legalizimet, me masat shtesë që duhen marrë për të dekurajuar dhe për t’i dhënë goditje përfundimtare ndërtimeve pa leje, që ka rënë shumë po është prezente gjithsesi”.

Zgjimi i strukturave

Strukturat i kanë mbajtur sytë gjysmë hapur e gjysmë mbyllur, tha ai që në nisje të fjalës, teka theksoi se Policitë Bashkiake janë struktura veçanërisht problematike.

Sipas tij, dobësitë institucionale të pushtetit vendor që kanë dalë në dritë vijnë si pasojë e një ndryshimi shumë të madh të mënyrës së funksionimit të vendit.

Kjo, referuar Ramës, “për shkak se vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e ve, por mban edhe një ngarkesë ekstra turistësh dhe vizitorësh në rritje që sjell me vete sfida të reja të komplikuara dhe ngarkesa të reja për pushtetin vendor sidomos në territoret ku përqendrimet e turistëve janë të mëdha”.

Ai është ndalur te rasti i Thethit, ku i ka cilësuar ndërtimet në leje një vepër edhe më të rëndë penale.

“Kjo është një betejë. Nëse nuk fillojnë të gjitha hallkat dhe nëse strukturat e pavarura të drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekjeje dhe nuk është e gatshme zbatimin e ligjit, por përkundrazi është si një kullesë makaronash, që gjërat rrjedhin dhe faktet e kryera mbeten në territor”.

Kjo – vijoi ai – është një përpjekje që duhet të shfaqet hera herës deri sa të gjithë ta ndajnë mendjen se nuk ka asnjë llogari që të nxjerrë fitues duke bërë ndërtime pa leje.

Rama paralajmëroi se arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit në bashkëpunim me ndërtuesit do te konsiderohet vepër penale dhe automatiksiht do humbasin të drejtën e licencës.

Sipas tij, ndërtimet pa leje nuk do të marrin shërbimin për të lidhur ujë dhe drita.

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota”.

“Arkitekt që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejet e nderimit nuk mund ta gëzojnë më licencën e arkitektit dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale, siç e ka bota, ndërkohë që leje përdorimi dhe shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund më të jepen, ashtu sikur do shikojmë që të marrin masa që mos të këtë lidhje të ujit dhe dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit zyrtarisht dhe nuk merr miratimin e strukturave përkatëse për t’u lidhur me ujë dhe dritat”.

Projekt i ri

Rama ka njoftuar, mes të tjerash, se Qeveria po ndërmerr një transformim teknologjik të inspektimeve territoriale, përmes një projekti të ri në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara, që do të përfshijë monitorim me kamera 24 orë dhe pajisje me GPS të të gjitha kantiereve ndërtimore.

Ai ravijëzoi nevojën për ngritjen e një qendre kombëtare të monitorimit dhe ka theksuar se rregullorja e re do të detyrojë kompanitë e ndërtimit të respektojnë transparencën, sigurinë dhe shmangien e evazionit fiskal.

“Kontrolle territori që kanë filluar punën që te monitorimi i trafikut dhe do të bëhet tërësisht teknologjike me projektin e ri që kemi nisur me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me territorin”.

Inspektimi i territorit do të mbështet nga një zhvillim i madh teknologjik, sipas tij.

“Duhet të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve. Agjencia e monitorimeve ka përgatitur një rregullore të re dhe të gjitha kompanitë e ndërtimit, flasim për pallate, që kanë impakt të caktuar për jetën e qytetarëve dhe të banorëve, që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen online nga forcat e inspektimit”.

“Të gjitha llojet e kantiereve të pajisen me GPS në mënyrë që të monitorohen, për hedhjen e mbetjeve apo edhe të futjes së materialeve, atje futjes së materialeve, për të shmangur evazionet fiskale”, shtoi Rama.

Kohë ndryshimesh

Është koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit, tha po ashtu ai.

Sipas Ramës, të gjitha llojet e eksperiencave, kalkulimeve “na nxjerrin në konkluzionin që është koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit, njëjte siç kemi për energjinë”.

“Mund të përfytyroni një zyrë drejtori të një ujësjellësi me 30 këshilltarë staf, këshilltarë sekretarë? Nuk ka zyra ime as çerekun, as zyrat tuaja. Ndodhte në UKT Tiranë”.

Ai tha se çudira ka pasur shumë, ka më pak në tërësi, por ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk ka luksin të presë.

“Duhet të konsolidojmë këtë strukturë, duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ajo që kemi në fushën e energjisë, që nga gropat më të mëdha thithëse të buxhetit janë kthyer në ndërmarrje që janë në gjendje të hyjnë në marrëdhënie me bankat”.

Jo më pasivitet 

Rama ka ngritur shqetësimin edhe për pasivitetin e mungesën e vizionit ekonomik në pushtetin vendor.

Ndonëse bashkitë marrin fonde nga buxheti i shtetit dhe paguajnë paga e investime, sipas tij, nuk po krijojnë ndërmarrje fitimprurëse dhe nuk po luajnë rolin që u takon në zhvillimin rural.

Rama theksoi se ende mbizotëron një qasje e vjetruar që e ndan qytetin nga fshati, ndërkohë që bashkitë duhet të jenë aktore aktive në jetën ekonomike të zonave rurale, përfshirë organizimin e fermerëve dhe lehtësimin e aksesit në financime.

Ai sakaq shprehu kritika për departamentet e bujqësisë në bashki, duke i cilësuar “qesharake” dhe kërkoi një angazhim real për të kthyer bashkitë në nxitëse të zhvillimit bujqësor.

“Një problem tjetër është qasja filozofike, lekë nga buxheti, rroga dhe investime ndërkohë që ende nuk po ndërtohen ndërmarrje fitimprurëse në bashki. Ka disa tentativa minimale, por shumë të pamjaftueshme. Por, me reformat territoriale nuk kemi më bashki dhe komuna, por kemi bashki që merren me të dyja”.

“Akoma mentaliteti është që komuna merret me punët komunale, por me jetën e fshatit, toka fshati, përpunimi, eksporti, këto janë në dorë të atyre që punojnë tokën dhe Ministrisë së Bujqësisë, por ndërkohë nëse shkoni në vendet e tjera do të shikoni që bashkitë janë pjesë e jetës së fshatit”, shtoi ai.

Sipas tij, sot ka një instrument më domethënës se sa kemi pasur deri dje, kredia e bankës, ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse, bashkitë duhet që të bëjnë bashkë fermerët.

“Sigurisht që duke qenë bashkitë pjesë, bëhet shumë më e thjeshtë për bankat që të mbësht4esion fermerët për këtë kredi të butë dhe për pjesën e financimit, pas kësaj edhe qeveria e ka më të lehtë. Kush do ia bëjë më të lehtë fermerëve në fshat, procesin për të marrë kredi, se tokën dinë ta punojnë vetë ata, por para ekstra që të fusin për të mos e lënë, thjesht e vetëm merr e shit, por më shumë se kaq”.

Shkarkime masive

Gabimin më të madh duket se e mbajnë kryetarët e njësive administrative të Shqipërisë, për të cilët Rama kërkoj shkarkime gjithandej.

“Të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë. Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen, për t’iu dhënë mundësia të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më mirë se ata”.

Rama vijoi duke thënë se “duhet që ta zgjerojmë hapësirën edhe për ata të tjerët të cilët nuk na njohin dhe nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën”.

“Shqipërinë në vitin 2030 nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjtat gabime”, ka shtuar ai.

E gjitha sepse mandatet e marra nuk pranojnë asnjë justifikim.

“Sepse edhe po të ishte për të justifikuar e kishin mundësinë më shumë njerëzit për t’u justifikuar. Kështu që për ne nuk ka asnjë justifikim, zero”.

Rama ka kërkuar gjithashtu publikisht që nënkryetarët e bashkive në të gjithë vendin të shkarkohen dhe të zëvendësohen, duke i konsideruar ata të lodhur dhe të paaftë për të vazhduar me ritmin e kërkuar në qeverisjen vendore.

Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh me tone të drejtpërdrejta se shumica e nënkryetarëve duken të rraskapitur dhe të pamotivuar për të përballuar sfidat e përditshme në administratë.

“Nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. Ju qeshni, se e kuptoni që nuk ndryshoni dot, por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur, Pjerin, nënkryetarët e tu. Në nderin tënd është t’i shkarkosh të gjithë”, tha Rama, duke iu drejtuar konkretisht kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Integrimi si derë jo automatike

Kreu i qeverisë u ndal dhe te integrimi i Shqipërisë në BE dhe rolin e pushtetit vendor në këtë rrugëtim.

Ai tha se vendi tashmë e ka derën e BE-së të hapur, por hyrja përfundimtare kërkon përgatitje të plotë dhe përmbushje standardesh.

“Duhet të provojmë që jemi të veshur mirë, të stërvitur mirë, edukuar mirë për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, u shpreh Rama, duke nënvizuar se anëtarësimi është më shumë sesa një formalitet politik.

“Është një sfidë praktike për të provuar që Shqipëria është e gatshme të jetë pjesë e asaj skuadre”.

Sipas kryeministrit, procesi i integrimit ka avancuar sipas planit dhe ritmet e bashkëpunimit me Komisionin Evropian janë në përputhje me marrëveshjen dypalëshe për të përmbyllur procesin deri në fund të vitit 2027.

Ai theksoi se shumë prej reformave që lidhen me integrimin kanë ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin vendor dhe kërkoi angazhim maksimal nga qeverisja vendore për përmbushjen e kritereve të BE.

Rama deklaroi gjithashtu se çdo bashki ka nevojë të krijojë një bërthamë të vogël njerëzish të dedikuar ndaj këtij procesi, në mënyrë që të nisë përshtatja institucionale dhe të gjitha nivelet të përfshihen në mënyrë aktive.

Edhe këshillat bashkiakë, tha Rama, duhet të jenë pjesë e pandashme e kësaj përfshirjeje.

“Kemi kaluar nga faza kur thjesht dëshironim të afroheshim me BE-në, në fazën ku kemi derën e hapur dhe duhet të tregojmë se jemi gati, të stërvitur dhe të edukuar për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai vuri theksin te nevoja për kapacitete institucionale, kulturë bashkëjetese dhe ndërveprim të qëndrueshëm midis institucioneve shqiptare dhe atyre evropiane, si një kusht themelor për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Diaspora, si pjesë e kapaciteteve të bashkive 

Rama theksoi edhe rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të pushtetit vendor për hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, të cilat mundësojnë edhe fonde nga Bashkimi Evropian.

“Duhet të krijojmë një krah të jashtëm jashtë Shqipërisë, duke përfshirë shqiptarët e diasporës, të cilët janë të ditur dhe të gatshëm për të punuar me bashkitë si shkrues projektesh dhe si bashkëpunëtorë me bërthamën dhe kabinetin e bashkisë”, tha Rama.

Ai theksoi se, bazuar në aplikimet dhe përzgjedhjet, do të duhet të caktohet një fond për të paguar këta bashkëpunëtorë të jashtëm me një shumë të arsyeshme.

Sipas Ramës, kjo do të ndihmonte bashkitë që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme brenda territorit të tyre për të hartuar projekte konkurruese.

“Bashkia e Fushë-Arrëzit, ndoshta, nuk e ka këtë kapacitet brenda territorit të saj, por e ka nëse shkon jashtë territorit dhe kërkon ndihmën e njerëzve të vet që janë në diasporë”, shtoi ai.

Kreu i qeverisë propozoi gjithashtu që të kërkohet bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së për të atashuar ekspertë pranë bashkive, duke theksuar se mungesa e kapaciteteve për hartimin e projekteve është një boshllëk që pengon përfitimin e fondeve të BE-së./e.t

Hipokrizia e opinionistëve dhe lufta për territor! Ligji dhe rrumpalla e preferuar

By: el da
11 July 2025 at 18:43

Nga Vermoshi vijnë imazhe që për disa janë “tronditëse”: fadroma që shembin ndërtime, zëra që ankohen për “dhunën e shtetit” dhe një opozitë që i del në mbrojtje çdo shkelësi vetëm e vetëm që të godasë qeverinë. Por le të ndalemi një moment dhe të pyesim: Çfarë po ndodh realisht në Vermosh?

Janë shembur disa struktura, bujtina e objekte të tjera, të ndërtuara pa leje në një nga zonat më të bukura dhe të ndjeshme ekologjikisht të Shqipërisë. Sipas deklaratave zyrtare dhe raportimeve mediatike, pjesa më e madhe e këtyre ndërtimeve janë ngritur mbi tokë publike, pa dokumentacion, dhe pa respektuar asnjë procedurë ligjore.

Pra, nuk kemi të bëjmë me ndonjë “dhunë ndaj pronës private”, siç përpiqet ta paraqesë opozita dhe disa zëra në media, por me zbatimin e ligjit në një vend ku për dekada ka sunduar kultura e rrumpallës, e “ma bëj hallall” dhe e “për tanët lejohet gjithçka”.

A janë këta “pronarë” të tokës? Apo janë pushtues?

Një pjesë e këtyre bizneseve nuk kanë as titull pronësie, as leje ndërtimi, dhe shumë pak respekt për hapësirat publike. Kanë ngritur bujtina dhe struktura në natyrë, pranë lumenjve, në troje publike që i përkasin të gjithëve, por i trajtojnë sikur t’u jenë lënë trashëgimi.

Kjo është pikërisht ajo çka na ka sjellë këtu: një shoqëri që e sheh shtetin si armik kur ky i zbaton ligjin, por e do “shtetin mik” kur mbyll sytë dhe lë rrugë të lirë për shkelje. Pse opozita ka zgjedhur të mbrojë rrumpallën?

Në vend që të mbajë një qëndrim parimor dhe të kërkojë zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë, opozita zgjedh të bëjë politikë me çdo rast ku shteti tenton të vendosë rregull. Edhe kur bëhet fjalë për hapësira të mbrojtura, për pronë publike dhe për ndërtim pa leje — që në çdo shtet normal do të konsideroheshin shkelje të rënda — ajo ngre zërin në emër të “të përndjekurve nga qeveria”.

Kjo nuk është mbrojtje e qytetarit. Është mbrojtje e rrëmujës. Sepse në rrëmujë ka pazar, ka hapësirë për abuzim, ka terren për klientelizëm. Dhe këtu qëndron ironia më e madhe: opozita që predikon “shtetin ligjor” sillet si aleate e çdo antishteti sa herë që ligji preket me dorë.

Nëse duam shtet, duhet ta duam edhe kur nuk na pëlqen

Askush nuk thotë që shteti është i përsosur. As që Edi Rama është i pagabueshëm. Por është e patolerueshme që zbatimi i ligjit të quhet “sulm” dhe të përdoret si armë politike.

Pastrimi i territorit publik nga ndërtime pa leje nuk është dhunë. Është domosdoshmëri. Është një hap drejt qytetërimit. Nuk mund të kërkosh turizëm elitar, natyrë të mbrojtur dhe zhvillim të qëndrueshëm, ndërkohë që toleron çdo shkelës të ligjit që ndërton ku t’i teket, pa asnjë kriter. Kjo nuk është luftë ndaj njerëzve, por luftë ndaj mentalitetit të uzurpatorit. Ndaj duhet mbështetur, jo sulmuar./e.t

A nuk mund të niste ky aksion pasi të përfundonte sezoni veror?

By: el da
11 July 2025 at 18:37

Eduard Zaloshnja

Pasi fitoi mandatin e tij të parë kryeministror (më 2013), Rama shpalli programin e rilindjes urbane, që kishte dy komponentë: 1. Rregullimin dhe zbukurimin e qendrave të qyteteve; 2. Spastrimin e trotuareve nga tavolinat/tezgat/tendat/çadrat/strukturat/kioskat pa leje apo me leje abuzive. Dhe pasi trotuaret u spastruan dhe qendrat urbane u zbukuruan, u përcaktuan kritere strikte se ku dhe sa përqind të trotuareve mund të ziheshin nga bizneset në buzë të tyre.

Vijmë në vitin 2025. Pasi fitoi mandatin e tij të katërt kryeministror rradhazi, Rama konstatioi se trotuaret ishin zaptuar përsëri nga tavolinat/tezgat/tendat/çadrat/strukturat/kioskat pa leje apo me leje abuzive. Dhe duke filluar nga Lungomarja e tij e dashur e Vlorës, ai urdhëroi një aksion spastrimi të ngjashëm me atë të dikurshmin.

Duke e kuptuar që kriteret strikte se ku dhe sa përqind të trotuareve mund të ziheshin nga bizneset në buzë të tyre nuk ishin zbatuar nga zyrtarët lokalë të bashkive, Rama “kërkoi” dorheqjen masive të tyre, dhe ata iu bindën “kërkesës” së tij. Ndërkohë, ai ka deklaruar se në shtator do të miratohet një paketë e re ligjore territoriale në Kuvend, e cila do të përcaktojë në mënyrë edhe më strikte se deri më sot kriteret e administrimit të territorit.

Rama ka dhënë pak detaje rreth paketës së re ligjore territoriale që do të miratohet në shtator. Por pyetja që natyrshëm mund të shtrohet është: A nuk duhej pritur miratimi i paketës së re ligjore territoriale në shtator, që pastaj të fillonte spastrimi i trotuareve nga tavolinat/tezgat/tendat/çadrat/strukturat/kioskat pa leje apo me leje abusive?

Për më tepër, në shtator përfundon edhe sezoni veror, që përbën pikun e turizmit të huaj e të brendshëm në Shqipëri…

 

Kur pësimi i Bashës nuk i bëhet mësim Lapajt

By: el da
11 July 2025 at 16:22

Nga Shpëtim Luku

Në historinë politike shqiptare ka disa veprime që për nga absurditeti dhe pasoja, do të mbeten gjatë në kujtesën kolektive. Një prej tyre është ai i opozitës së para dy legjislaturave, kur nën drejtimin e Lulzim Bashës, u ndërmor akti ekstrem i djegies së mandateve. Të gjithë e kujtojmë, një vendim i marrë nën flamurin e “radikalizimit të opozitës” që përfundoi si një akt vetëshkatërrues. Sepse, në demokraci, vendet bosh në parlament nuk qëndrojnë bosh. Ato plotësohen, dhe ashtu ndodhi: u mbushën nga një listë me emra që nuk i njihte askush, e që e rrënuan më tej imazhin e opozitës. E që, në fund të fundit, e zgjatën jetën parlamentare pa asnjë ndalim, madje me pak më shumë “show” sesa më parë.

Për këtë arsye, mendon kushdo, ky precedent do duhej të shërbente si mësim për çdokënd që aspiron të hyjë në politikë. Por ja që Adriatik Lapaj, që prej kohësh ka zgjedhur të fluturojë mbi re populizmi e euforie, vendosi të përsërisë të njëjtën gabim në formë tjetër: deklaroi se, nëse koalicioni i tij merr vetëm një mandat, ai nuk do ta marrë atë! Një gjest që i ngjan më shumë një “dileme etike imagjinare” sesa një strategjie politike të menduar mirë.

Deri këtu gjithçka mund të përtypej si një lapsus emocional, i justifikueshëm me pasionin e fushatës dhe me ndonjë falje të përtypur më pas. Por situata bëhet më interesante kur përballë këtij qëndrimi del një person nga fundi i listës, një punonjës ndërtimi, i cili nis të bëjë llogaritë: më mirë të më lodhet shpatulla në skelë apo të bëhem ligjvënës dhe të siguroj një të ardhme më të qetë, me status deputeti e pension të garantuar?
Kështu nis skenari që Lapaj nuk e kishte përllogaritur. Sepse, në Shqipëri, nuk është më koha e idealistëve që refuzojnë mandatet. Është koha e pragmatistëve që përfitojnë nga çdo hapësirë që hap sistemi, edhe kur ajo vjen si pasojë e një deklarate të pamatur. E në këtë rast, shanset që ndonjë emër i panjohur, por i etur për jetë më të mirë, të zërë vendin në Kuvend janë më reale sesa fjalët që thuhen për “moral politik”.

Prandaj, nëse dikush do ta pyesë Lapajn se çfarë mendon sot për deklaratën e tij, ndoshta përgjigjja më e sinqertë do ishte: “E thashë në një moment entuziazmi”. Por Shqipëria nuk është më në fazën e eksperimentimit me entuziazëm. Ajo ka paguar shumë për politikën e vendimeve të nxituara. Dhe me sa duket, do të vazhdojë të paguajë, sepse në vend që pësimi të bëhet mësim, historia politike shqiptare preferon ta kthejë gjithçka në rrethanë të përsëritur, ku emrat ndryshojnë, por gabimet mbeten po ato. Por nëse në rastin e parë bëhej fjalë për një lloj tragjedie për ato pasoja negative që i solli politikës dhe shoqërisë shqiptare, në rastin e dytë historia ka tërësisht trajtë komedie.

Njihet puna në ish-ndërmarrje shtetërore/ Hyn në fuqi vendimi për vitet para 1993

11 July 2025 at 15:29

Njihen periudhat e punës në ish-ndërmarrjet shtetërore para vitit 1993 për efekt pensioni edhe kur qytetarët nuk kanë dokumentet e nevojshme.

Ligji tashmë ka hyrë në fuqi dhe ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni, të viteve  të punësimit në ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, në ish-ndërmarrje bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për ata qytetarë që nuk kanë mundur të sigurojnë dokumentacionin përkatës.

Në total përfitojnë rreth 30 mijë qytetarë të cilët nga sot mund të realizojnë aplikimet në e-albania.

Për të përfituar nga ligji, aplikantët duhet të dorëzojnë  një Certifikata familjare e periudhës përkatëse, që provon vendbanimin si dhe vërtetimin  penal, që provon se kërkuesi nuk ka qenë i dënuar për arsye jo-politike gjatë asaj kohe .

Çdo kërkesë për njohje të viteve të punës për efekt pensioni do të shqyrtohet  më pas nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore sipas procedurave standarde të përfitimit të pensionit.

Në total kostoja minimale e shtuar  në skemën e sigurimeve në një vit rezulton  6.9 miliardë  lekë në vit.

Shumë qytetarë janë penalizuar, sepse nuk kanë pasur periudha kontributive pas vitit 1994, dhe nuk arrinin të  plotësonin kushtin minimal të  periudhës së sigurimit, gjë që ka detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen gjykatave me kërkesëpadi për njohjen e këtyre periudhave./abcnews.al

Piktorët në kohë të rezistencës

By: KultPlus
11 July 2025 at 14:54

Shkruan. Avni Spahiu

Piktura, bashkë me muzikën dhe artet përgjithësisht, është një nga mrekullitë më të mëdha të shpirtit njerëzor. Sa i përket pikturës secili dëshiron ta kuptojë atë, jo vetëm për të vënë në spikamë qëndrimin e tij  ndaj së bukurës dhe estetikës, por shpesh edhe për  të dëshmuar shijen e vet fine ndaj pikturës. Se kjo i bënë ata të  duken më të avancuar kulturalisht  dhe  më të edukuar në sytë e të tjerëve. Secili njeri flet për të, e interpreton në mënyrën e vet, duke gjetur diç esenciale, shpirtërore në të. Por, në këtë rast, unë dua të kaloj përtej një identifikimi, vlerësimi dhe shijimi të një vepre apo të disa veprave të vetme arti që do të mund të më pëlqenin dhe që mund ta bëjë çdo kush. Fare  lehtë do të zgjidhja një a  dy piktura të njohura dhe  do të thosha: ja kjo është shija ime… Dhe,  ato do  të mund të ishin vepra të shtrenjta të pikturës botërore, apo vepra të mëdha të piktorëve tanë… Përtej kësaj, kam pritur shumë gjatë për një rast  që të shpreh respektin e merituar për një plejadë të tërë piktorësh tanë, në Kosovë, të mjeshtërve dhe emrave të shquar të një plejade të tërë artistësh figurativë të këtij trualli që lanë gjurmët e tyre në artin tonë figurativ

Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, në kuadër të rezistencës së gjerë shoqërore në Kosovë, ishte edhe ai që quhej “art i rezistencës” që përfshinte angazhimin e pothuajse të gjithë artistëve dhe piktorëve të Kosovës, të njohur e më pak të njohur, që përmes  artit të tyre figurativ u bënë pjesë e këtij manifestimi të hapur estetik të protestës si formë e kundërshtimit dhe refuzimit të realitetit që i ishte imponuar Kosovës. Si dukej dhe si qe e mundur përthyerja e  një arti të tillë në atë atmosferë ngulfatëse për artet dhe për tërë jetën kulturore në Kosovë? Dhe, cili ishte  efekti?

Arti qe kultivoi kjo plejadë ekspozuese e artistëve tanë ishte i kuptueshëm, i shprehur kryesisht përmes tablove realiste ku dominonte ngjyra e zezë, pa avangardizmin abstrakt që nganjëherë rezulton me shpërthime të rastësishme. Ishte art me preokupim dhe tematikë të njohur për ne, artikulim i identitetit tonë në këto hapësira, i këndimit artistik shpirtëror të njeriut tonë në ecjen e tij nëpër histori dhe aktualitet. Kishim të bënim me personalitete te ndryshme artistike, qasjesh e stilesh, por me një vijëzim të identitetit tonë etnik, historik, kulturor. Por që tani reflektohej si revolt. Si tek veprat e Rexhep Ferrit të torzove domethënëse, Muslim Mulliqit, të Engjëll Berishës, tek Gjelosh Gjoka, Shyqri Nimani, Zake Prelvukuaj, Nebih Muriqi, me imazhet e lashtësisë shqiptare-pellazgiane në ciklin e tij “Pellazget”, tek Hysni Krasniqi, Mustafa Ferizi, Hajrush Fazliu, Esat Valla, Eshref Qahili, Gani Gashi, Mehmet Behluli, e  të tjerë. Atëbotë disa prej piktorëve të shquar ishin “strehuar” nën ciklin e “Dardanëve” ku bëhej trajtimi i identitetit historik, kulturor, mitologjik, gjenetik i qenies sonë, që ishte në atë kohë një angazhim plotësisht patriotik i artistit tonë mes dyzimesh që cytnin dellin dhe talentin artistik krijues dhe dëshirës për të kontribuar si ndërgjegje dhe zë patriotik. Dhe, këtë e shprehnin jo në institucionet e tyre të zakonshme por nëpër kafe-galeri, në holle dhe hapësira të hapura korridoresh…  

Gjatë luftës shumë prej këtyre piktorëve iu shkatërruan veprat jetësore. Punime të tëra të famshme u dogjën, u grisën, u demoluan, apo u hodhën nëpër koshë mbeturinash. Shqiptari nuk duhej të ishte piktor! (Por, jo vetëm piktorët humbën veprat e tyre – më kujtohet skulptori nga Drenica, Aziz Islami, i cili arriti në Prishtinë kur nisi lufta në Drenicë dhe pikëllimi i tij më i  madh ishte se si skulpturat me portretet e personaliteteve të njohura kombëtare, që kishte  bërë ai vetë, kishin mbetur tani të hedhura dhe të rrëzuara nëpër arat dhe përrenjtë e vendlindjes së tij, pasi ishin shkatërruar nga pushtuesi!)…

Kam menduar që ky të jetë një dorështrëngim për piktorët kosovarë të paraluftës, ndërkohë që korifenjtë e mëdhenj të pikturës shqiptare janë në që ty anët e kombit, sidomos në Shqipëri. Mirënjohja për ta ka  të bëjë me  vlera të  vërteta arti. Emrat e tyre janë të shumtë dhe  ata paraqesin një dëshmi të pasurisë së  qytetërimit shqiptar. 

Në një aspekt më të gjerë, ndërkaq, piktura shqiptare në përgjithësi ka pasur një traditë dhe vlerë të paçmuar. E kam fjalën si për emrat e lashtësisë  së pikturës shqiptare, si Onufri i Korçës, Viktor Karpaçi i shkollës veneciane, etj. E deri në piktorët modernë. Por ajo që më ka intriguar  gjithmonë në këtë aspekt është ajo se si piktorë të njohur të huaj, që nga  Renesanca, kanë pasur shqiptarët si objekt të pashmangshëm të brushës  së tyre? Si ndodhi që piktorë si francezi L. Zherom, që pikturonte “arnautët” me fustanellë, Hobhaus i pasionuar me peizazhet shqiptare  dhe Thomas Filips, që bëri portretin e Bajronit në kostum shqiptar, të bënin disa  prej portreteve më të mira  të shqiptarëve që stolisin muzetë europiane? Apo, se si bën që gruaja shqiptare ishte objekt i pothuajse çdo portretuesi europian që nga shekulli shtatëmbëdhjetë e deri tek ai nëntëmbëdhjetë? Që  të  gjithë këta piktorë i referohen bukurisë së gruas shqiptare, portretet e  së cilës dekoronin salonet dhe shtëpitë aristokrate anembanë Europës. 

Sa mirë do  të ishte që të mblidhen të gjitha këto “Monaliza” shqiptare në një botim të vetëm reprezentativ dhe të ruhej në çdo shtëpi të shqiptarit…

(Në “Arti i bashkëbisedimit”, 2024)   

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

11 July 2025 at 10:00

Nga Leonard Veizi

Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me policë që dikur na bënin të qeshnim. Kjo është më shumë si një shfaqje absurde teatri, ku polici flet seriozisht dhe publiku s’mundet më të qeshë nga frika se mos merret zvarrë për “shkelje të Kodit Penal”.

Pa të shohim si qëndron çështja?

Po e them troç që në filllim: përse duhet mbajtur në burg një person që ka bërë parkim të dyfishtë?

Që ta mbash në burg do të thotë t’i hapësh një proces gjyqësor, me prokuror, gjyqtar, sekretare gjyqësore, përkthyes (nëse drejtësia shqiptare është në modë ndërkombëtare), dhe në fund një urdhër ekzekutimi. Dhe gjithë kjo procedurë… për një makinë të parkuar dysh?

Para pa fund.

O Zot, na ruaj nga mendja!

Po pse gjithë kjo? Sepse dikush, ndoshta një baba që po nxirrte fëmijën me temperaturë nga makina, për ta çuar tek mjeku, “paska parkuar dysh”. Një tjetër, me një emergjencë të rastësishme, parkon për pak minuta jashtë rregullit, jo nga qejfi, por nga halli. Natyrisht, parkimi dysh nuk është qëllim në vetvete. Dhe në fund të fundit, në një qytet kaotik si Tirana, ku trotuari është i pushtuar nga tavolina kafenesh dhe tenda, kushdo mund të parkojë gabimisht dysh.

Por shteti shqiptar, në vend që të sillet si një administratë racionale – që vendos një gjobë të mirëfilltë (me gjasë më të lartë se rroga minimale) dhe ia kalon të ardhurat buxhetit – vendos të bëhet pronar burgu për çdo makinë që prek vijat e bardha me një rrotë.

Pra: në vend që të nxjerrë para, futet në borxh, sepse të mbash një njeri në burg nuk është më një koncept ndëshkimi, por një projekt shpenzimesh. Duhet bukë, roje, energji, ujë, sistem sigurie dhe një dyshek ortopedik që të ruash të burgosurin me shpinë drejt. Se ndryshe, ke shkelur të drejtat e njeriut dhe të bie mbi kokë Amnesty International.

Ndërkohë, ai person që mbahet me paratë e mia dhe të tuat, jashtë do ta nxirrte vetë bukën e gojës, do të paguante taksa dhe ndoshta do e kuptonte se parkimi dysh nuk është për t’u përsëritur. Por në burg, jo vetëm që nuk reflekton, por na kushton më shumë sesa na solli ndonjëherë.

Por jo. Drejtori i Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda, ka vendosur që parkimi dysh është tashmë një kërcënim për rendin publik dhe lirinë qytetare. Në një deklaratë dramatike për mediat, ai na kujton: “Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një shkelje e lehtë, por si një bllokim i kalimit që cenon sigurinë dhe lirinë e qytetarëve…”

Njësoj si të thuash: “Parkimi i dyfishtë është arma e re e terrorit urban.”

S’kemi më frikë nga bombat, nga rrjetet e krimit, nga trafiku i drogës. Frikën na e sjell një Golf 4 i bardhë që ka zënë një gjysmë rruge në Kinostudio.

Pastaj futemi në Kodin Penal, neni 293, ku shkruhet: “Pengimi i qarkullimit të mjeteve… dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Tre vjet për një parkim të gabuar?

Në këtë pikë, Shqipëria nuk ka më nevojë për burgje. Mjafton të ngremë pallate me kangjella dhe t’i quajmë “rezidenca penale”. Në vend të administratorit, të ketë roje burgu. Në vend të ashensorit – polici me radio dore.

Në kohën e diktaturës, kishim nene për agjitacion e propagandë, për dëgjim të muzikës së huaj, për një fjalë të gabuar në kafene. Por, me gjithë çmendurinë e atyre kohëve, nuk kishte nen për parkimin dysh.

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

11 July 2025 at 11:49

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot albanologun e shquar Johann Georg von Hahn.

Më 11 korrik 1811 lindi Johann Georg von Hahn (1811-1869), diplomati austriak i cili u bë edhe albanologu më i njohur i shekullit XIX dhe që luajti një rol të rëndësishëm në studimin dhe dokumentimin shkencor të gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare.

Në vitet 1834-1843 shërbeu si gjykatës në krahina të ndryshme të Greqisë, ku u njoh me popullsinë shqiptare. Më 1847-1850 ishte nënkonsull i Austrisë për “Shqipërinë e Poshtme”, në Janinë, ku punoi për zotërimin dhe studimin e gjuhës shqipe me ndihmën e Kostandin Kristoforidhit dhe të Apostol Meksit. Ndërkaq, bëri tre udhëtime në Shqipëri. Mblodhi të dhëna për historinë, filologjinë dhe folklorin shqiptar dhe ishte tejet i interesuar për botën shpirtërore dhe historinë e shqiptarëve dhe të arbëreshëve të Greqisë. Veç të tjerash, Hahn-i kërkoi nëpër Shqipëri edhe lëndën për veprën e tij madhore në tre vëllime “Albanesische Studien” (Studime shqiptare), që u botua në vitin 1854. Aty ai argumentoi për herë të parë, nga një pikëpamje shumëdisiplinare (historike, gjuhësore, etnografike, etj.), autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen e tyre ilire dhe prejardhjen e shqipes nga ilirishtja, duke dëshmuar përkatësinë e shqipes si gjuhë e familjes indoevropiane. Në anën tjetër, teza e tij u shfrytëzua nga ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare për vetëdijesimin kombëtar të popullit dhe për argumentimin e së drejtës historike për autonomi e shtet të pavarur, që do të përfshinte të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët.

/e.r//r.e//a.f/

The post Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌