❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulmi i paralajmëruar kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë rikthen shqetësimet për sigurinë

25 June 2025 at 07:56

NĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit tĂ« kaluar, ekspertĂ«t e Autoritetit KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike, AKSK, inspektuan sistemet elektronike tĂ« BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s dhe gjetĂ«n tre pika tĂ« dobĂ«ta. PĂ«rmes njĂ« emaili, ASKS i bĂ«ri me dije bashkisĂ« se tre framework duheshin pĂ«rditĂ«suar, por paralajmĂ«rimet ranĂ« nĂ« vesh tĂ« shurdhĂ«r. “Masat nuk u morĂ«n dhe ndodhi sulmi,” [
]

The post Sulmi i paralajmëruar kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë rikthen shqetësimet për sigurinë appeared first on Reporter.al.

Ekonomia e krimit

By: Mira Leka
14 June 2025 at 22:02

Mashtruesit amatorë po përdorin metoda të përparuara hakerimi, shkruan The Economist

 

Gjithçka është e mundur në Harrods, thotë faqja online e dyqanit më popullor në Britani. Për fat të keq, më 1 maj, mes këtyre mundësive ishte edhe një tentativë për sulm kibernetik që e detyroi kompaninë të kufizonte qasjen në internet në faqet e saj.

Kjo pĂ«rpjekje ndodhi vetĂ«m disa ditĂ« pasi hakerĂ«t shkatĂ«rruan sistemet kompjuterike nĂ« Marks & Spencer (M&S), njĂ« supermarket dhe shitĂ«s me pakicĂ« i veshjeve, qĂ« tha se dĂ«met do t’i kushtojnĂ« rreth 300 milionĂ« paund (405 milionĂ« dollarĂ«).

Këto shkelje, të cilat goditën edhe zinxhirin e supermarketeve Co-op, ishin më shumë se thjesht sulme kibernetike të kushtueshme.

Ata janë shembuj shqetësues se si krimi po zgjerohet përtej hakerëve të thjeshtë në rrugë, apo edhe punës së grupeve të vogla të hakerëve të zgjuar, duke marrë formën e një ekonomie globale, ku çdokush me kriptovaluta mund të blejë mjetet për të paralizuar një korporatë shumëkombëshe.

Një nga të dyshuarit kryesorë në sulmet në Britani është grupi i hakerimit Scattered Spider, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë, e cila heton krimin e rëndë dhe të organizuar. Spider nuk është një mafia tradicionale dhe hierarkike.

Ky grup është një rrjet elastik hakerash të rinj, që ndoshta mund të mos takohen kurrë ballë për ballë, ama arrijnë të koordinojnë mes tyre sulme shkatërruese nëpër kontinente.

Mendohet se ata kanë përdorur DragonForce, një platformë që u jep kriminelëve softuerin e nevojshëm për të kryer sulme kibernetike. Ata kodojnë të dhënat e viktimës ose bllokojnë qasjen e saj në sistemet kompjuterike, derisa të paguhet një shpërblim.

Ashtu siç Uber ndryshoi industrinë e taksive dhe Airbnb ndryshoi biznesin e hoteleve, edhe bota kriminale po ndryshon, duke kaluar nëpër një evolucion dixhital.

Kriminelë që dikur i kryenin vetë krimet, tani po mundësojnë shërbime në një treg të gjerë nëntokësor.

Ky model i ri shĂ«rbimi “po evoluon me njĂ« ritĂ«m qĂ« nuk e kemi parĂ« kurrĂ« mĂ« parĂ«â€, thotĂ« John Wojcik nga Zyra e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r DrogĂ«n dhe Krimin (UNODC).

 

Kosto

Kostoja e saktë e krimit kibernetik nuk mund të dihet, pasi shumica ndodh në hije dhe viktimat e sulmeve kibernetike mund të ngurrojnë të denoncojnë krimet.

Ndonjëherë kjo ndodh nga frika se një veprim i tillë do të dëmtonte reputacionin në sy të klientëve ose se mund të çojë në gjobitjen e firmave sipas ligjeve për mbrojtjen e të dhënave.

Sidoqoftë, është e qartë se ky krim po ndodh në një shkallë mjaft tronditëse, duke shkaktuar çdo vit dëme ekonomike që shkojnë në disa miliarda, apo ndoshta edhe triliona dollarë. Shifrat mbështeten në raportet e krimeve të raportuara nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

FBI-ja ka thënë se ka marrë raporte për humbje të drejtpërdrejta prej 16.6 miliardë dollarësh në vitin 2024, një rritje prej 33%, krahasuar me vitin 2023.

Po të shtojmë këtu humbjet e paraportuara dhe kostot më të gjera ekonomike, shifrat janë më të larta. Britania ka vlerësuar se humbjet vjetore shkojnë në më shumë se 27 miliardë paund (sipas të dhënave të vjetra).

Komisioni Europian llogarit se kostot botërore të krimit kibernetik, ishin 5,5 trilionë euro (6,5 trilionë dollarë) në vitin 2021.

Megjithëse vlerësimet për kostot e dëmeve ndryshojnë, pothuajse të gjitha studimet tregojnë qartë se krimi kibernetik po lulëzon.

NjĂ« arsye Ă«shtĂ« shfaqja e platformĂ«s DragonForce dhe shĂ«rbimeve tĂ« tjera tĂ« ngjashme tĂ« hakerimit “plug-and-play”, tĂ« cilat u japin edhe kriminelĂ«ve mĂ« tĂ« pakualifikuar mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« kryer sulme kibernetike.

Kjo ul shumë pengesat për hakerët fillestarë, të cilët nuk kanë më nevojë ta hartojnë vetë malware-in. Për më tepër, po merr formë edhe një ekosistem më i gjerë i shërbimeve kriminale.

Kjo u lejon hakerëve të blejnë, në vend që të vjedhin, të dhënat vetjake që u nevojiten për të identifikuar viktimat e mundshme ose për të bërë të pagjurmueshme pagesat e shpërblesës.

Shumë prej këtyre shërbimeve arrihen nëpërmjet forumeve në internet ose aplikacioneve të mesazheve, si Telegram, dhe shpesh paguhen me kriptomonedha.

Hakerët që krijojnë ransomware po përdorin një sërë modelesh biznesi nga shitja e kodit bazë, i cili ndonjëherë kushton deri në 2,000 dollarë.

Sipas modelit të shërbimit, një klient (ose filial) ka qasje në një portal interneti që i lejon të personalizojë sistemin ransomware. Disa grupe hakerësh mundësojnë gjithashtu një portal komunikimi, nëpërmjet të cilit klientët mund të bisedojnë në mënyrë anonime me viktimat e tyre.

Në këmbim të këtyre shërbimeve, grupet e hakerëve marrin një pjesë të fitimeve. Forcat e tregut dhe konkurrenca i kanë ulur këto fitime në rreth 10-20%, nga rreth 30-40% disa vite më parë.

 

Ruajtja e sekreteve

Ky model i ri nuk po pengohet siç duhet nga zyrtarët e zbatimit të ligjit. Kur krimi kibernetik vepron përmes sistemeve të panumërta të shërbimit, mbyllja e një nyjeje të vetme, pothuajse nuk e dëmton fare sistemin.

Në vitin 2023, grupi i hakerimit Scattered Spider sulmoi kompanitë Caesars Entertainment dhe MGM Resorts International, dy operatorë amerikanë të kazinove, megjithatë FBI-ja e kishte të vështirë ta çmontonte rrjetin.

Edhe modelet kriminale të biznesit po evoluojnë. Platforma e hakerimit DragonForce përdor një metodë të zhvatjes së dyfishtë. Shërbimi vjedh një kopje të të dhënave të viktimës dhe gjithashtu e kodon atë në sistemin kompjuterik të viktimës.

Kështu, grupi i hakerimit mund të kërkojë dy shpërblime të veçanta: një për të zhbërë të dhënat, dhe një tjetër për të fshirë kopjen e vjedhur.

Firmat që nuk pranojnë të paguajnë, përballen me kërcënimin se të dhënat e tyre do të merren nga kriminelët e tjerë kibernetikë.

Kompani të mëdha si M&S, Co-op dhe Harrods, përmbajnë një sasi të madhe të të dhënave të klientëve, prandaj shënjestrohen më shpesh nga hakerët.

Pas sulmeve të grupit Scattered Spider ndaj shitësve britanikë, kompania Google paralajmëroi më 21 maj se grupi po e kthen vëmendjen te kompanitë amerikane.

Llojet e të dhënave vetjake që mbajnë shitësit e mëdhenj, si emrat, adresat e email-it, të dhënat e kartave të kreditit, zakonet e blerjeve, madje edhe historitë e internetit që zbulojnë interesat vetjake, janë shtylla kurrizore e shitjes me pakicë.

Këto të dhëna janë ndër elementet më të vlefshme të krimit kibernetik, sepse me to, kriminelët mund të krijojnë sulme më bindëse (email-e që imitojnë kompanitë e vërteta për të mashtruar njerëzit, me qëllim që të zbulojnë fjalëkalimet e tyre ose të dhënat financiare).

Tregjet nëntokësore, të organizuara në aplikacionet e mesazheve ose në rrjetin e errët, tani shërbejnë si qendra tregtare ku shitësit shesin të dhënat e vjedhura të kartave të kreditit, të dhënat bankare dhe të dhëna të tjera vetjake.

Përveç hakerimit të shitësve të mëdhenj, kriminelët kibernetikë specializohen në vjedhjen dhe shitjen e të dhënave që kanë të bëjnë me bankat, firmat e investimeve dhe kompanitë e tjera financiare.

Kriminelët po e përdorin gjithnjë e më shumë sistemin malware për vjedhjen e të dhënave, shpesh duke përdorur email-e të rreme ose reklama mashtruese, që infektojnë kompjuterët dhe celularët smartphone me virus.

Ky sistem malware grumbullon historinë e klikimeve në internet, fjalëkalimet e ruajtura (përfshirë nga internet banking), regjistrat e bisedave, detajet e portofolit të kriptomonedhave dhe përmbajtje të tjera vetjake.

Midis këtyre vjedhësve të fjalëkalimeve, janë sisteme si RedLine Infostealer, i cili është përdorur për të depërtuar në korporata të mëdha, dhe META Infostealer (të mos ngatërrohet me kompaninë që drejton Facebook).

Ato shpërndahen nëpërmjet një modeli malware, ku kriminelët kibernetikë blejnë një licencë të përhershme për 900 dollarë ose abonohen për ta përdorur atë me një kosto prej 150 dollarësh në muaj.

Inteligjenca Artificiale vetëm sa po i shton benzinë zjarrit, Ajo ka bërë të evoluojnë dy lloje të zakonshme të krimit kibernetik: prodhimi i malware dhe kryerja e sulmeve phishing (me email-e të rreme imituese).

Në të kaluarën, grupet kriminale kibernetike kishin nevojë për ekspertë me aftësi të larta kodimi për të hartuar malware-in ose për ta përshtatur atë me synimet e tyre, detyra që tashmë kryhen lehtësisht nga Inteligjenca Artificiale gjeneruese.

“Diçka qĂ« mĂ« parĂ« mund tĂ« realizohej pĂ«r javĂ« tĂ« tĂ«ra, tashmĂ« Ă«shtĂ« nĂ« dispozicion pĂ«r çdo kriminel brenda pak minutash”, thotĂ« Jeff Sims nga firma e sigurisĂ« Infoblox.

Inteligjenca Artificiale gjithashtu i lejon kriminelët të prodhojnë email-e bindëse imituese, të shkruara mirë. Këto kanë më shumë gjasa të kenë sukses në mashtrimin e viktimave, veçanërisht kur ndërthuren me të dhëna të vjedhura.

Sindikatat e krimit, për shembull grupet kineze që veprojnë jashtë Azisë Juglindore, po përdorin Inteligjencën Artificiale për të përkthyer tekstet për mashtrime romantike, oferta të rreme pune ose investime mashtruese, duke shënjestruar viktima në mbarë botën.

 

Pagimi i shpërblimit

AgjencitĂ« e zbatimit tĂ« ligjit janĂ« pĂ«rpjekur t’i pengojnĂ« kĂ«to krime. NĂ« fund tĂ« majit, njĂ« operacion nga agjencitĂ« europiane dhe tĂ« AmerikĂ«s sĂ« Veriut, shpĂ«rbĂ«u njĂ« rrjet tĂ« gjerĂ« dhe lĂ«shoi urdhĂ«r-arreste pĂ«r 20 veta.

Megjithatë, rritja e vazhdueshme e këtij lloj krimi, tregon se zbatimi i ligjit po dështon, duke çuar në propozime për ligje më të rrepta.

Britania ka nĂ« plan tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« jashtĂ«ligjshme pagesat e shpĂ«rblimeve nga organet e sektorit publik dhe operatorĂ«t e infrastrukturĂ«s jetike, duke shpresuar se kjo do t’i bĂ«jĂ« ato mĂ« pak tĂ«rheqĂ«se si shĂ«njestra.

Edhe ata qĂ« nuk preken nga ky ndalim, duhet t’i raportojnĂ« sulmet kibernetike tek autoritetet. SidoqoftĂ« ekspertĂ«t ligjorĂ« shqetĂ«sohen se kjo nuk do t’i ndalojĂ« sulmet kibernetike (pasi hakerat sĂ«rish mund tĂ« marrin tĂ« dhĂ«na tĂ« klientĂ«ve dhe t’i shesin) dhe nuk mund tĂ« mbrojĂ« kompanitĂ«, tĂ« cilat mund tĂ« shemben nĂ«se nuk rimarrin kontrollin e tĂ« dhĂ«nave tĂ« tyre.

Dilema se si duhet të frenohen këta kriminelë kibernetikë nxjerr në pah faktin se një nga kërcënimet kriminale me rritjen më të shpejtë në botë, nuk vjen nga gangsterë të armatosur, por nga individë në kompjuterë që shkruajnë dhe shesin kode për botën e krimit.

 

The post Ekonomia e krimit appeared first on Revista Monitor.

“Cyber Balkans”, Tafa: Mjedis i qĂ«ndrueshĂ«m kibernetik nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor

TiranĂ«, 12 qershor /ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “Cyber Balkans”, i mbĂ«shtetur nga Bashkimi Evropian, drejtuesi i Autoritetit KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike, Igli Tafa dhe njĂ« pĂ«rfaqĂ«si e kĂ«tij institucioni mirĂ«pritĂ«n ekipe tĂ« CIRT nga Ballkani PerĂ«ndimor pĂ«r njĂ« vizitĂ« studimore dhe trajnim intensiv nĂ« Cyber Lab dhe Cyber Range.

Sipas njoftimit të AKSK-së, ky aktivitet dyditor pati si synim forcimin e aftësive teknike për reagimin ndaj incidenteve kibernetike, përmes simulimeve praktike dhe shkëmbimit të përvojave, duke promovuar një qasje rajonale të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë digjitale.

Igli Tafa, drejtuesi i AKSK-sĂ«, theksoi se siguria kibernetike duhet tĂ« jetĂ« “e ndĂ«rtuar qĂ« nĂ« fazĂ«n e dizajnit” dhe jo e shtuar mĂ« pas nĂ« sistemet digjitale. Ai ndau vizionin pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« mjedisi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor, ku ekspertiza dhe kapacitetet tĂ« zhvillohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« integruar, qĂ« nga arsimi bazĂ« e deri nĂ« institucionet kritike.

Nga ana tjetĂ«r, Davide Casale, pĂ«rfaqĂ«sues i Delegacionit tĂ« BE nĂ« ShqipĂ«ri, vlerĂ«soi bashkĂ«punimin e ngushtĂ« me AKSK dhe e-Governance Academy, duke e cilĂ«suar si njĂ« model trilateral suksesi pĂ«r ndĂ«rtimin e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« kibernetike rajonale. “Siguria kibernetike Ă«shtĂ« tashmĂ« prioritet pĂ«r BE-nĂ«, jo vetĂ«m brenda kufijve tĂ« saj, por edhe nĂ« vendet qĂ« aspirojnĂ« anĂ«tarĂ«simin”, tha Casale.

NjĂ«herĂ«sh, edhe Milan Sekuloski, drejtues i projektit “Cyber Balkans”, nĂ«nvizoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e rrjeteve tĂ« ekspertĂ«ve dhe ndarjes sĂ« praktikave tĂ« mira nĂ« ndĂ«rtimin e kapaciteteve afatgjata.

“AKSK jo vetĂ«m qĂ« ndan pĂ«rvojat e saj, por i shndĂ«rron ato nĂ« mundĂ«si trajnimi pĂ«r tĂ« gjithĂ« rajonin”, u shpreh ai.

Projekti “Cyber Balkans” zbatohet nga e-Governance Academy (Estoni), nĂ« partneritet me CILC (HolandĂ«), NÚKIB (Çeki), si dhe me mbĂ«shtetjen e ekspertĂ«ve nga CERT-et kombĂ«tare tĂ« EstonisĂ«, LetonisĂ« dhe SllovenisĂ«

Drejtuesi i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa në një takim me ekipe të C...
1 nga 13

/e.i/

The post “Cyber Balkans”, Tafa: Mjedis i qĂ«ndrueshĂ«m kibernetik nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështetje ASKS për sigurinë kibernetike në sektorin bankar dhe energjetik

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ NĂ« ambientet e Autoritetit KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike u zhvillua njĂ« takim mes pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« Departamentit Amerikan tĂ« Shtetit dhe pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« institucioneve nga sektori energjetik dhe bankar nĂ« ShqipĂ«ri.

Në njoftimin e ASKS-së, thuhet se ky takim u fokusua në hapat konkretë për implementimin e projekteve për rritjen e sigurisë kibernetike në këto dy sektorë jetikë, si dhe në përfitimet e drejtpërdrejta që këto projekte do të sjellin në forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve në rritje të hapësirës digjitale.

Drejtori i AKSK, Igli Tafa, falënderoi përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se përfshirja e drejtpërdrejtë e institucioneve të sektorit energjetik dhe financiar është thelbësore për ndërtimin e një sistemi më të fortë dhe më të mbrojtur.

Ndër të tjera, Tafa u shpreh se këto projekte janë një dëshmi konkrete e besimit të ndërsjellë dhe e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

AKSK shpreh mirënjohje për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm me partnerët amerikanë, si dhe për rolin aktiv të institucioneve vendase në këtë proces.

Nga takimi i drejtuesit të ASKS, Igli Tafa me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit
1 nga 8

/e.i/a.f/

The post Departamenti Amerikan i Shtetit mbështetje ASKS për sigurinë kibernetike në sektorin bankar dhe energjetik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Shqipëria, përparim shumë të mirë në kapacitetet e sigurisë kibernetike

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Siguria kibernetike Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme se kurrĂ« dhe bashkĂ«punimi Ă«shtĂ« çelĂ«si pĂ«r ndĂ«rtimin e sistemeve digjitale tĂ« qĂ«ndrueshme.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, dhe drejtorin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa.

Ai theksoi se, “ShqipĂ«ria ka bĂ«rĂ« pĂ«rparim shumĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« forcimin e kapaciteteve tĂ« saj nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« kibernetike falĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« Bashkimit Evropian”.

“Siguria kibernetike Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r prioritetet kryesore tĂ« BE-sĂ«. Partneriteti ynĂ« i fortĂ« me ShqipĂ«rinĂ«, i bazuar nĂ« ekspertizĂ«n e AkademisĂ« sĂ« Qeverisjes Elektronike tĂ« EstonisĂ«, po forcon qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« rajonale kibernetike, kapacitetet teknike dhe bashkĂ«punimin nĂ« njĂ« moment kyç”, tha ambasadori i BE-sĂ«.

Delegacioni i Bashkimit Evropian nĂ« TiranĂ« bĂ«ri tĂ« ditur sot se, BE-ja ka mbĂ«shtetur autoritetet shqiptare nĂ« pĂ«rballimin e sulmeve kibernetike pĂ«rmes programit “Cybersecurity Rapid Response” pĂ«r vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor, i financuar nga BE dhe i zbatuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike e EstonisĂ«.

I nisur pas sulmeve kibernetike të vitit 2022 në rajon, ky program synon të forcojë qëndrueshmërinë kibernetike përmes trajnimeve të ekspertëve, konsulencës dhe ofrimit të softuerëve të avancuar të sigurisë kibernetike, duke rritur aftësinë e Shqipërisë për të zbuluar dhe reaguar në mënyrë efikase ndaj kërcënimeve kibernetike. /j.p/

1 nga 3

The post Gonzato: Shqipëria, përparim shumë të mirë në kapacitetet e sigurisë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet metodologjia për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut për sigurinë kibernetike

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave vendosi sot miratimin e metodologjisĂ« pĂ«r vlerĂ«simin dhe analizimin e rrezikut tĂ« sigurisĂ« kibernetike.

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« ligjit “PĂ«r sigurinĂ« kibernetike” u vendos nĂ« mbledhjen e ditĂ«s sĂ« sotme miratimi i metodologjisĂ« pĂ«r vlerĂ«simin dhe analizimin e rrezikut tĂ« sigurisĂ« kibernetike.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ngarkohen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe operatorët e infrastrukturave kritike e të rëndësishme të informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”. /j.p/

The post Miratohet metodologjia për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut për sigurinë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rizzo: BE mbështet Shqipërinë për forcimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ NdĂ«rsa ShqipĂ«ria pĂ«rparon nĂ« rrugĂ«n e saj drejt Bashkimit Evropian, ajo duhet tĂ« vazhdojĂ« tĂ« forcojĂ« sistemet e saj tĂ« sigurisĂ« kibernetike.

KĂ«shtu u shpreh sot AndrĂ© Rizzo, Shef i Seksionit Politik nĂ« Delegacionin e BE-sĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, gjatĂ« prezantimit tĂ« projektit “Cyber ​​Balkans”.

Bashkimi Europian, nĂ«pĂ«rmjet projektit “Cyber ​​Balkans”, po punon ngushtĂ« me institucionet shqiptare pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar rezistencĂ« kibernetike, pĂ«r tĂ« rritur kapacitetin teknik dhe pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« asnjĂ« vend nĂ« rajon tĂ« mos qĂ«ndrojĂ« i vetĂ«m pĂ«rballĂ« kĂ«rcĂ«nimeve nĂ« rritje.

“Ne pĂ«rballemi me njĂ« intensitet tĂ« lartĂ« tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« aktiviteteve kibernetike dashakeqe kundĂ«r BE-sĂ«, shteteve anĂ«tare dhe partnerĂ«ve tĂ« saj. PĂ«rmirĂ«simi i sigurisĂ« kibernetike Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r tĂ« siguruar rezistencĂ«n dhe sigurinĂ« e BE-sĂ«, veçanĂ«risht ndĂ«rsa vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor ecin drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE”, vlerĂ«soi Rizzo.

Sipas tij, “BE-ja aktualisht po mbĂ«shtet ShqipĂ«rinĂ« dhe vendet e rajonit nĂ« ndĂ«rtimin e kapaciteteve tĂ« tyre tĂ« sigurisĂ« kibernetike”.

1 nga 4

/m.m/a.f/

The post Rizzo: BE mbështet Shqipërinë për forcimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strategji kombëtare për sigurinë kibernetike/ Krijohet qendër ekselence, forcohen kapacitetet

30 May 2025 at 14:42

Siguria kibernetike do të jetë në fokus të politikave të qeverisë për vitet që vijnë. Strategjia kombëtare për sigurinë kibernetike për vitet 2025-2030 është hedhur për konsultim dhe  ka në fokus forcimin e kapaciteteve kombëtare për të identifikuar, parandaluar dhe menaxhuar kërcënimet kibernetike.

Baza e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike është mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të vendit, që përfshin rrjetet, sistemet dhe shërbimet që mbështesin funksionimin e shtetit dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Po ashtu në strategji parashikohet Ngritja e Qendrës Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike Krijimi i Qendrës Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike si një qendër inovative për kërkim dhe zhvillim teknologjik do të mundësojë bashkëpunimin e ngushtë mes akademisë, qendrave kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe institucioneve publike e private.

Në fokus  do të jenë edhe zhvillimi i startup-eve në fushën e sigurisë kibernetike përmes aksesit në burime kërkimore dhe trajnime profesionale, duke nxitur krijimin e zgjidhjeve teknologjike inovative për adresimin e kërcënimeve kibernetike dhe fuqizimin e ekosistemit kombëtar të sigurisë kibernetike.

Kjo strategji ka si qëllim kryesor forcimin e kapaciteteve kombëtare për të identifikuar, parandaluar dhe menaxhuar kërcënimet kibernetike, duke përfshirë mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve digjitale.

Një aspekt i rëndësishëm i kësaj strategjie është angazhimi i të gjithë aktorëve si: institucionet shtetërore, sektori privat, shoqëria civile dhe akademia, për të krijuar një ekosistem të koordinuar dhe gjithëpërfshirës të sigurisë kibernetike./abcnews.al

AKSHI, zyrtarisht anëtar i organizatës lidere globale në mbrojtjen kibernetike

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Agjencia KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« zyrtarisht anĂ«tar i FIRST, organizatĂ«s lidere globale nĂ« fushĂ«n e reagimit ndaj incidenteve tĂ« sigurisĂ« kibernetike.

Sipas njoftimit të AKSHI-t, ky anëtarësim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në sigurinë kibernetike.

Si pjesë e këtij rrjeti prestigjioz, AKSHI do të ketë mundësinë të rrisë kapacitetet e reagimit ndaj incidenteve, të ndajë informacion në kohë reale me ekipe të tjera të sigurisë dhe të përfitojë nga praktikat më të mira të komunitetit ndërkombëtar.

Organizata FIRST bashkon ekipe nga institucione qeveritare, organizata tregtare dhe akademike, duke krijuar një rrjet të gjerë bashkëpunimi dhe shkëmbimi të informacionit.

Ky anëtarësim riafirmon angazhimin e AKSHI-t për të garantuar një mjedis dixhital më të sigurt për institucionet dhe qytetarët.

The post AKSHI, zyrtarisht anëtar i organizatës lidere globale në mbrojtjen kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria kibernetike në fokus, 60 të rinj nga Ballkani trajnohen në Shqipëri

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike (AKSK) pĂ«rmbylli me sukses ‘Western Balkan Cyber Camp 2025’, njĂ« kamp treditor qĂ« mblodhi 60 tĂ« rinj nga gjashtĂ« vende tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor, me synimin pĂ«r tĂ« zhvilluar aftĂ«sitĂ« e tyre teknike dhe strategjike nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« kibernetike. Ky kamp shĂ«rbeu si njĂ« platformĂ« unike pĂ«r shkĂ«mbimin e njohurive dhe pĂ«rvojave, duke promovuar bashkĂ«punimin rajonal dhe krijimin e lidhjeve tĂ« qĂ«ndrueshme mes tĂ« rinjve me interesa tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« sigurinĂ« digjitale.

Gjatë kampit, pjesëmarrësit morën pjesë në trajnime intensive, sfida praktike dhe seanca mentorimi të udhëhequra nga ekspertë të industrisë. Programi përfshiu gjithashtu panele diskutimi me përfaqësues të nivelit të lartë, sesione praktike dhe gara sfiduese që synuan të formojnë liderët e ardhshëm në sigurinë kibernetike.

Një nga pjesëmarrëset, Selma Salman nga Bosnje dhe Hercegovina, theksoi se kampi ka qenë një mundësi për të zhvilluar aftësitë e saj dhe për të ndarë përvoja me të rinj të tjerë nga rajoni, duke krijuar lidhje të vlefshme për të ardhmen profesionale.

Zëvendësdrejtoresha e AKSK, Floreta Faber, theksoi se marrëdhëniet ndërkombëtare janë shumë të rëndësishme në fushën e sigurisë kibernetike dhe se lidhja e ngushtë midis vendeve të rajonit ka rëndësi të veçantë. Ajo nënvizoi se ky kamp, që organizohet për të dytën herë radhazi nga AKSK, është një mundësi për të rinjtë jo vetëm të zhvillohen profesionalisht, por edhe të krijojnë lidhje të qëndrueshme me njëri-tjetrin.

‘Western Balkan Cyber Camp 2025’ konfirmon pĂ«rkushtimin e AKSK pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur zhvillimin e talenteve tĂ« rinj dhe pĂ«r tĂ« forcuar bashkĂ«punimin ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« rajon, duke krijuar njĂ« komunitet ekspertĂ«sh tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar sfidat komplekse tĂ« sigurisĂ« digjitale dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur infrastrukturat kritike tĂ« rajonit.

Nga kampi Western Balkan Cyber Camp 2025
1 nga 11

/a.f/

The post Siguria kibernetike në fokus, 60 të rinj nga Ballkani trajnohen në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisioni i BE-së fillon konsultimin për rregullat e sigurisë kibernetike

11 April 2025 at 13:37

Komisioni Evropian filloi të premten të mbledhë të dhëna për të ndihmuar në rishikimin e rregullave kibernetike të bllokut, të cilat datojnë në vitin 2019, në përputhje me përpjekjet për të thjeshtuar rregullat ekzistuese.

Rishikimi i Aktit tĂ« SigurisĂ« Kibernetike (CSA) do tĂ« fokusohet nĂ« mandatin e agjencisĂ« kibernetike tĂ« BE-sĂ« ENISA (The European Union Agency for Cybersecurity), si dhe nĂ« KornizĂ«n Evropiane tĂ« Çertifikimit tĂ« SigurisĂ« Kibernetike dhe adresimin e sfidave tĂ« sigurisĂ« sĂ« zinxhirit tĂ« furnizimit tĂ« TIK-ut, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e Komisionit.

Euronews raportoi vitin e kaluar se Komisioni tashmë filloi të kërkojë reagime nga industria dhe qeveritë kombëtare mbi funksionimin dhe fushën e punës së ENISA, në një përpjekje për të modifikuar potencialisht mandatin dhe mbështetjen financiare të agjencisë.

CSA i dha ENISA-s, e cila ka rreth 100 anëtarë staf, një mandat për të mbikëqyrur zbatimin e rregullave të sigurisë kibernetike në mbarë BE-në. Por një nga detyrat e saj, hartimi i një certifikimi vullnetar të sigurisë kibernetike për shërbimet cloud (EUCS), nuk ka avancuar ndjeshëm që nga viti 2019.

EUCS synohet të përdoret nga kompanitë për të demonstruar se zgjidhjet e certifikuara të TIK-ut kanë nivelin e duhur të mbrojtjes së sigurisë kibernetike për tregun e BE-së, por ajo u kthye në një betejë politike mbi kërkesat e sovranitetit. Ka pasur thirrje për ta bërë sistemin të detyrueshëm sipas CSA-së së re.

Henna Virkkunen, Komisionerja e BE-së për teknologjinë, tha se do të kryejë të ashtuquajturin Kontroll Dixhital të Fitnesit këtë vit, i cili do të vlerësojë nëse të gjitha rregullat ekzistuese të teknologjisë janë të rënda për kompanitë dhe do të identifikojë fushat për thjeshtim.

Konsultimi vjen disa javĂ« pasi Virkkunen tha se ajo dĂ«shiron qĂ« shtetet anĂ«tare tĂ« miratojnĂ« rregullat e sigurisĂ« 5G pĂ«r tĂ« mbrojtur rrjetet nga kĂ«rcĂ«nimet dhe rreziqet kibernetike. NĂ« vitin 2020, shtetet anĂ«tare ranĂ« dakord tĂ« aplikojnĂ« kufizime pĂ«r furnizuesit qĂ« konsiderohen si me rrezik tĂ« lartĂ« – si Huawei dhe ZTE i KinĂ«s – duke pĂ«rfshirĂ« pĂ«rjashtimet e nevojshme, pas shqetĂ«simeve tĂ« sigurisĂ«, por vetĂ«m njĂ« numĂ«r i kufizuar vendesh kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapa konkretĂ« pĂ«r tĂ« ndaluar kompanitĂ«.

Palët e interesuara, duke përfshirë autoritetet kompetente të shteteve anëtare, autoritetet e sigurisë kibernetike, industrinë dhe shoqatat tregtare mund të japin komente për konsultimin deri më 20 qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Komisioni i BE-së fillon konsultimin për rregullat e sigurisë kibernetike appeared first on Euronews Albania.

AKSK: Kujdes, një mesazh mashtrues po shpërndahet në rrjetin WhatsApp

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike (AKSK) u ka bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« kujdes nĂ« lidhje me njĂ« mesazh i cili po shpĂ«rndahet nĂ« rrjetin social WhatsApp.

AKSK njofton se në mesazhin që po shpërndahet në rrjetin WhatsApp kërkohet që të votohet në një sondazh.

“Kujdes mesazhet phishing janĂ« duke u shpĂ«rndarĂ« nĂ« rrjeti WhatsApp. BĂ«ni kujdes, ky mesazh Ă«shtĂ« mashtrues”, njofton AKSK.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/a.f/r.e/

The post AKSK: Kujdes, një mesazh mashtrues po shpërndahet në rrjetin WhatsApp appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Autoriteti i SigurisĂ« Kibernetike sqaron se çfarĂ« janĂ« pajisjet DPI: Po pĂ«rdoren pĂ«r bllokimin e Tik-Tok, s’ka pĂ«rgjime

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Telefoni dhe kompjuteri i shqiptarĂ«ve nuk po pĂ«rgjohet nga instalimi i pajisjeve DPI, qĂ« bĂ«jnĂ« tĂ« pamundur aksesin nĂ« TikTok.

“TĂ« dhĂ«nat e tyre janĂ« tĂ« sigurta”, u shpreh drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i Autoritetit KombĂ«tar tĂ« SigurisĂ« Kibernetike, Igli Tafa. PĂ«rkundrazi sipas tij DPI, luajnĂ« njĂ« njĂ« tjetĂ«r funksion atĂ« tĂ« mbrojtjes.

“KĂ«tu mĂ« lejoni te sqaroj dhe tĂ« qetĂ«soj tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t se nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« 100% e trafikut tĂ« internetit Ă«shtĂ« i inkreptuar. KĂ«shtu qĂ« protokollet e inkreptuara e bĂ«jnĂ« tĂ« pamundur shikimin e informacionit sensitiv qĂ« Ă«shtĂ« kush komunikon me kĂ« dhe çfarĂ« kanĂ« mesazhet e me radhĂ«â€, tha Igli Tafa, drejtor i PĂ«rgjithshĂ«m, AKSK pĂ«r Top Channel.

Në vendin tonë  janë instaluar 7 pajisje DPI në kompanitë celulare dhe ato që ofrojnë shërbimin e internetit, për të bërë të mundur bllokimin e platformës TikTok. Por përveç kësaj DPI është një pajisje që gjithashtu rrit sigurinë kibernetike të vend, pasi funksioni tjetër i saj është për të mbrojtur nga sulmet masive të hakerave.

“Teknologjia e DPI Ă«shtĂ« teknologji shumĂ« e avancuar qĂ« bĂ«n tĂ« mundur identifikimin dhe bllokimin e signature ku ne aktualisht po bĂ«jmĂ« bllokimin e Tiktok. Kjo i pĂ«rket fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« bllokimit pĂ«r shkak se faza e parĂ« ishte nĂ« nivel domeinash, IP, SLI tĂ« gjitha qĂ« janĂ« kontent tĂ« proviber qĂ« i pĂ«rkasin bllokimit tĂ« TikTok. Aktualisht shikohet identifikimi i paketave qĂ« aksesojnĂ« TikTok dhe bĂ«jnĂ« mĂ« pas bllokimin”,  u shpreh Adriano Lleshi, drejtor i AnalizĂ«s sĂ« SigurisĂ« Kibernetike, ASKS.

Por këto pajisje nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në gjendje pune.

“Bllokimi nĂ« nivel DPI do tĂ« bĂ«het maksimumi nĂ« njĂ« njĂ« vit derisa sa tĂ« arrijmĂ« nĂ« njĂ« marrĂ«veshje me TikTok qĂ« tĂ« vendosĂ« filtrat e duhura qĂ« ndalojnĂ« bullizmin kibernetik”, tha Lleshi.

Vjedhja e të dhënave nga telefonat dhe kompjuterat është bërë një problem gjithnjë e më i madh në botën digjitale. Pasi hakerat posedojnë informacionet personale duke shfrytëzuar dobësitë e sigurisë dixhitale. /j.p/

The post Autoriteti i SigurisĂ« Kibernetike sqaron se çfarĂ« janĂ« pajisjet DPI: Po pĂ«rdoren pĂ«r bllokimin e Tik-Tok, s’ka pĂ«rgjime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zoti Dumani, po tani ç’do bĂ«het me ato 1.2 mln euro qĂ« morĂ«n Atomi me Axiansin pĂ«r sigurinĂ« kibernetike tĂ« SPAK?

By: Ardit
3 April 2025 at 15:23

Vitin e kaluar, Prokuroria e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar zhvilloi 4 tendera pĂ«r tĂ« mbrojtur sistemet e brendshme kibernetike. Fondi total i shpenzuar nga paratĂ« e taksapaguesve shqiptarĂ« pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« kibernetike tĂ« SPAK ishte rreth 120 milionĂ« lekĂ« ose 1 milionĂ« e 200 mijĂ« euro. ParatĂ« u ndanĂ« nĂ« dy [
]

The post Zoti Dumani, po tani ç’do bĂ«het me ato 1.2 mln euro qĂ« morĂ«n Atomi me Axiansin pĂ«r sigurinĂ« kibernetike tĂ« SPAK? appeared first on BoldNews.al.

Kosova cak i sulmeve kibernetike: Kush qëndron pas tyre dhe si mund të ndalen?

8 March 2025 at 21:16

Kosova është përballur me një numër në rritje të sulmeve kibernetike ndaj institucioneve të saj publike gjatë viteve të fundit.

Disa prej këtyre sulmeve dyshohet se janë kryer nga grupe hakerësh pro-rusë, të cilët synojnë të destabilizojnë sistemet shtetërore dhe të ndikojnë në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

Një nga sulmet më të fundit u raportua më 9 shkurt, gjatë natës së zgjedhjeve parlamentare, duke prekur platformën e publikimit të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Megjithatë, as KQZ-ja, as Ministria e Brendshme dhe as Prokuroria e Shtetit nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi këtë incident.

Rritja e kërcënimeve kibernetike

Sulmet kibernetike nuk kanë kursyer as individët, as bankat dhe as faqet zyrtare të institucioneve të Kosovës.

Rastet mĂ« tĂ« rĂ«nda u shĂ«nuan nĂ« vitin 2018 dhe 2024, ku sulmet u morĂ«n pĂ«rsipĂ«r nga grupe hakerĂ«sh si “ServerKillers”, “DixhitalRevolt” dhe “Matryoshka44”.

Në disa raste, këto grupe kanë përdorur kanale në Telegram për të marrë përgjegjësinë për sulmet dhe për të publikuar paralajmërime për Kosovën.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Blerton Abazi, thotë se identifikimi dhe kapja e këtyre grupeve është e vështirë, pasi ato fshehin adresat IP dhe përdorin rrjete të koduara për komunikim.

“NĂ« disa raste, shĂ«rbimet e sigurisĂ« mund t’i gjurmojnĂ« pĂ«rmes publikimeve tĂ« tyre nĂ« rrjetet sociale”, shtoi ai.

Problemet teknike apo sulme të organizuara?

Profesor Blerim Rexha nga fusha e Inxhinierisë Kompjuterike thekson se në disa raste problemet me sistemet online nuk lidhen drejtpërdrejt me sulme kibernetike, por me konfigurime joadekuate të faqeve.

Sipas tij, platforma e KQZ-së mund të ketë pasur nevojë për optimizime teknike që do të parandalonin ndërprerjen e shërbimeve gjatë procesit zgjedhor.

Nga ana tjetër, kompania Cactus, e cila kishte zhvilluar aplikacionin për përpunimin e rezultateve zgjedhore të KQZ-së, konfirmoi se faqja ishte shënjestër e sulmeve të vazhdueshme gjatë natës së zgjedhjeve dhe ditën pas saj.

Megjithatë, përgjegjësia për mbrojtjen e kësaj platforme i takonte Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI), që menaxhon infrastrukturën digjitale të Kosovës.

Kush duhet ta mbrojë Kosovën nga sulmet kibernetike?

Për momentin, siguria kibernetike në Kosovë është në duart e disa institucioneve: ASHI-së, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Njësisë për Krime Kibernetike në Policinë e Kosovës dhe Njësisë Kombëtare për Siguri Kibernetike.

Megjithatë, sipas Ligjit të ri për sigurinë kibernetike, Kosova pritet të themelojë një Agjenci të posaçme për Siguri Kibernetike, e cila do të funksionojë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ende një përgjigje lidhur me funksionalizimin e kësaj agjencie.

Në dhjetor të vitit 2024 ishte hapur një konkurs për drejtuesin e saj, por ai u anulua për shkak të mosplotësimit të kritereve.

A mjafton mbrojtja aktuale?

Kodi Penal i Kosovës e përcakton qartë hyrjen e paautorizuar në sistemet kompjuterike si vepër penale, dhe sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2022 deri më tani janë regjistruar mbi 500 raste të tilla. Megjithatë, numri i sulmeve mund të jetë edhe më i madh, duke marrë parasysh rastet që nuk raportohen apo ato që mbeten të pazbuluara.

Analisti i inteligjencĂ«s kibernetike, NedelĂ«qo Mihajllov, nga organizata CyberPi, thotĂ« se qĂ«llimi kryesor i kĂ«tyre sulmeve Ă«shtĂ« tĂ« destabilizojnĂ« institucionet dhe tĂ« ulin besimin e qytetarĂ«ve nĂ« to. “Sulmet e organizuara synojnĂ« ndĂ«rprerjen e shĂ«rbimeve jetike, duke krijuar panik dhe pasiguri mes popullsisĂ«,” thekson ai.

Duke marrë parasysh këto sfida, ekspertët e sigurisë theksojnë nevojën urgjente për investime në mbrojtjen kibernetike dhe për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë. Kosova duhet të marrë masa të shpejta për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen dhe për të garantuar një infrastrukturë digjitale të sigurt për qytetarët e saj./Radio Evropa e Lirë/

The post Kosova cak i sulmeve kibernetike: Kush qëndron pas tyre dhe si mund të ndalen? appeared first on Telegrafi.

Ekipi i ASKS, i pari në stërvitjen për sigurinë kibernetike në Ballkan për të dytin vit radhazi

13 February 2025 at 14:14

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Ekipi i ekspertĂ«ve tĂ« Autoritetit KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike dhe AgjencisĂ« KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit kanĂ« fituar sĂ«rish vendin e parĂ« nĂ« Balkans Live-Fire Cybersecurity Exercise, duke tejkaluar ekipet e Malit tĂ« Zi dhe MaqedonisĂ« sĂ« Veriut.

“Ky ushtrim treditor, i organizuar nĂ« TiranĂ« nga CybExer Technologies dhe e-Governance Academy (eGA), sfidoi ekspertĂ«t nĂ« mbrojtjen e njĂ« infrastrukture tĂ« plotĂ« IT ndaj sulmeve tĂ« simuluara nga njĂ« Red Team i specializuar”, thuhet nĂ« njoftimin e AKSK-sĂ«.

Sipas përfaqësuesve të këtyre dy institucioneve, ky sukses vërteton edhe një herë përgatitjen dhe aftësinë e ekipeve shqiptare në zbulimin, mbrojtjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve kibernetike në kohë reale.

“ShqipĂ«ria po ndĂ«rton njĂ« sistem tĂ« fortĂ« mbrojtjeje kibernetike dhe ky rezultat Ă«shtĂ« njĂ« dĂ«shmi tjetĂ«r e pĂ«rkushtimit tĂ« ekspertĂ«ve tĂ« kĂ«tyre skuadrave”, vijon njoftimi pĂ«r mediet.

The post Ekipi i ASKS, i pari në stërvitjen për sigurinë kibernetike në Ballkan për të dytin vit radhazi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EkspertĂ«t alarmojnĂ« pĂ«r sigurinĂ« e faqes sĂ« KQZ-sĂ« – e infektuar me “malware” qĂ« vjedh tĂ« dhĂ«na

11 February 2025 at 19:19

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë ngritur shqetësime të mëdha lidhur me sigurinë e faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke raportuar për prani të malware-ve që vjedhin të dhëna, si Lumma.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, ka njoftuar në LinkedIn se faqja e KQZ-së ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike si gjatë ditës së zgjedhjeve ashtu edhe pas tyre.

Ai ka deklaruar se të paktën një nga sulmet ka qenë i suksesshëm, duke çuar në infektimin e faqes me sisteme false verifikimi CAPTCHA, përmes të cilave është shpërndarë malware që vjedh të dhënat e përdoruesve.

Edhe eksperti Korab Keqekolla ka konfirmuar mangësitë e mëdha të sigurisë kibernetike në faqen e KQZ-së, duke vërejtur përmbajtje të paautorizuar dhe lidhje mashtruese që ridrejtojnë përdoruesit për shkarkimin e softuerëve fals.

Ai ka paralajmëruar se faqja e KQZ-së është duke shpërndarë malware të rrezikshëm, i cili mund të vjedhë fjalëkalime, të dhëna financiare dhe informacione të tjera të ndjeshme.

Nga ana tjetër, kompania CACTTUS, e cila ka zhvilluar aplikacionin e numërimit të votave, ka sqaruar se platforma e KQZ-së ka përjetuar një vëllim të paprecedent trafiku, duke mbingarkuar sistemin CloudFlare. Ata kanë pohuar se faqja e KQZ-së dhe infrastruktura qeveritare kanë qenë shënjestër e sulmeve të vazhdueshme DDoS, të cilat synojnë ndërprerjen e funksionimit të saj.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar informacione nga KQZ lidhur me mosfunksionimin e platformës për publikimin e rezultateve zgjedhore, me qëllim hetimin e mundshëm të ndonjë vepre penale.

The post EkspertĂ«t alarmojnĂ« pĂ«r sigurinĂ« e faqes sĂ« KQZ-sĂ« – e infektuar me “malware” qĂ« vjedh tĂ« dhĂ«na appeared first on Telegrafi.

Ekipi i reagimit ndaj incidenteve kibernetike, shkëmbim eksperiencash me CERT-in e Polonisë

7 February 2025 at 20:11

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Ambasadori i GjermanisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, Karl Bergner ka vlerĂ«suar progresin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« kibernetike, gjatĂ« njĂ« diskutimi me drejtuesin e AgjencisĂ« KombĂ«tare pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike, Igli Tafa dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« ekipeve kombĂ«tare tĂ« reagimit ndaj incidenteve kibernetike nga ShqipĂ«ria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Përfaqësues të ekipeve kombëtare të reagimit ndaj incidenteve kibernetike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në një trajnim dhe shkëmbim eksperiencash me CERT-in e Polonisë.

Sipas njoftimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, aktiviteti, i organizuar nga DCAF me mbështetjen e GIZ, kishte si synim forcimin e kapaciteteve teknike dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal për përballimin e sfidave kibernetike.

Në fjalën e tij, drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë për të rritur aftësitë teknike dhe përmirësuar reagimin ndaj incidenteve kibernetike. Ai falënderoi DCAF, GIZ dhe CERT-in e Polonisë për mbështetjen dhe mundësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira, duke theksuar se iniciativa të tilla ndihmojnë në forcimin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar dhe rajonal.

Si mbështetës i programit, i pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, i cili vlerësoi progresin e Shqipërisë në këtë fushë dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për adresimin e kërcënimeve kibernetike.

Shkëmbimi i eksperiencave mes ekipeve të sigurisë mbetet thelbësor për përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe ndërtimin e një qasjeje të qëndrueshme ndaj sfidave kibernetike në rajon. /j.p/

Nga takimi mes drejtuesit të ASKS, ambasadorit të Gjermanisë dhe përfaqësuesve nga Kosova dhe M...
1 nga 8

The post Ekipi i reagimit ndaj incidenteve kibernetike, shkëmbim eksperiencash me CERT-in e Polonisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Kinës në fushën e sigurisë kibernetike

4 January 2025 at 08:33

Shtetet e Bashkuara shpallĂ«n sanksione tĂ« reja nĂ« sektorin e sigurisĂ« kibernetike ndaj kompanisĂ« kineze ‘Integrity Technology Group’, qĂ« Ă«shtĂ« e angazhuar nĂ« programimin kompjuterik, sipas njĂ« njoftimi tĂ« Departamentit tĂ« Thesarit.

ZyrtarĂ«t perĂ«ndimorĂ« nĂ« tĂ« kaluarĂ«n akuzuan kompaninĂ« me seli nĂ« Pekin se qĂ«ndron prapa njĂ« grupi tĂ« madh hakerĂ«sh kinezĂ«, tĂ« mbiquajtur ‘Flax Typhoon’.

GjatĂ« njĂ« konference pĂ«r sigurinĂ« kibernetike vitin e kaluar, drejtori i ByrosĂ« Federale tĂ« Hetimeve, FBI, Chrisopher Wray tha se kompania ‘Integrity Technology’ pretendon se Ă«shtĂ« kompani e teknologjisĂ« informative por gjithashtu “mbledh informacione zbulimi dhe bĂ«n pĂ«rgjime pĂ«r agjencitĂ« qeveritare kineze tĂ« zbulimit’.

NĂ« atĂ« kohĂ«, zyrtarĂ«t kinezĂ« akuzuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatĂ«t e tyre se “kishin arritur nĂ« njĂ« pĂ«rfundim tĂ« pajustifikueshĂ«m dhe se po bĂ«nin akuza tĂ« pabaza kundĂ«r KinĂ«s”.

Vendimi i Thesarit amerikan erdhi pasi Kina vendosi të enjten masa për kontrollin e eksportit ndaj 28 kompanive amerikane dhe shtoi edhe 10 kompani tjera amerikane në listën e entiteteve të cilave u ndalohet të bërit biznes në Kinë.

Pjesa më e madhe e kompanive amerikane ishin kryesisht firma që janë kontraktuese të sektorit të mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara. Ato përfshijnë kompaninë Lockheed Martin dhe pesë kompani simotra të saj; kompaninë General Dynamics dhe tre firma nënkontraktore të saj, tre kompani nënkontraktore të firmës Raytheon dhe një firmë të lidhur me kompaninë Boeing, si dhe disa dhjetëra kompani të tjera.

Kompanive kineze u ndalohet menjĂ«herĂ« qĂ« t’u shesin kĂ«tyre firmave amerikane pajisje qĂ« kanĂ« pĂ«rdorim tĂ« dyfishtĂ«, pra mallra qĂ« kanĂ« qĂ«llime ushtarake por qĂ« pĂ«rdoren edhe nĂ« pajisje qĂ« gjejnĂ« pĂ«rdorim tĂ« pĂ«rditshĂ«m.

Por ekspertët thonë se meqë kontraktorët ushtarakë amerikanë zakonisht nuk bëjnë tregti me kompanitë e armiqve të shtetit të tyre, kufizimet e reja nuk pritet të kenë ndonjë ndikim në kompanitë amerikane ndaj të cilëve Kina ka vendosur sanksione.

“(Sanksionet) nuk do tĂ« kenĂ« ndonjĂ« ndikim nĂ« kĂ«to kompani. Ato nuk bĂ«jnĂ« biznes me KinĂ«n”, i tha ZĂ«rit tĂ« AmerikĂ«s, drejtori Raymond Kuo, pranĂ« korporatĂ«s RAND.

MegjithatĂ«, ai tha se sanksionet tregojnĂ« qĂ« Kina Ă«shtĂ« e vendosur t’u pĂ«rgjigjet sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze, siç ka bĂ«rĂ« disa herĂ« administrata e Presidentit Biden muajve tĂ« fundit.

“Ky vendim tregon se kinezĂ«t janĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigjen ndaj çdo veprimi tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara”, thotĂ« Kuo. “NĂ«se i shtojmĂ« sanksionet tona tregtare – Presidenti Trump ka kĂ«rcĂ«nuar me tarifa prej 60 pĂ«r qind – atĂ«herĂ« ata mund tĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigjen nĂ« forma tĂ« ndryshme”.

Ndërkohë 10 kompanive të lidhura me kontraktuesit amerikanë të mbrojtjes, që u vendosën në listën e entiteteve u është ndaluar importimi apo eksportimi i mallrave në Kinë apo nga Kina sikurse u janë ndaluar edhe investimet atje. Drejtuesve të këtyre kompanive u ndalohet të udhëtojnë në Kinë dhe lejet e tyre të punës apo lejet e qëndrimit u anulohen.

Sipas MinistrisĂ« kineze tĂ« TregtisĂ«, kĂ«to kompani tĂ« pĂ«rcaktuara i kanĂ« shitur armĂ« Tajvanit. Ministria kineze tha se kufizimet e reja kanĂ« pĂ«r synim “ruajtjen e sovranitetit kombĂ«tar, sigurinĂ« dhe interesat e zhvillimit.”

NĂ« njĂ« deklaratĂ« dhĂ«nĂ« ZĂ«rit tĂ« AmerikĂ«s, zĂ«dhĂ«nĂ«si i AmbasadĂ«s kineze nĂ« Uashington, Liu Pengyu tha se autoritetet vlerĂ«suan se 28 kompanitĂ« qĂ« do tĂ« pĂ«rballen me masa “rrezikojnĂ« sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« KinĂ«s”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA vendos sanksione të reja ndaj Kinës në fushën e sigurisë kibernetike appeared first on Euronews Albania.

Tafa: Shqipëria renditet 25 vende më lart për sigurinë kibernetike në botë

24 December 2024 at 11:01

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Kreu i AgjencisĂ« KombĂ«tare pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike, Igli Tafa zhvilloi dje njĂ« takim me gazetarĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« disa institucioneve nĂ« vend. NĂ« fjalĂ«n e tij, Tafa u shpreh se kĂ«tĂ« vit vendi ynĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rballuar me mĂ« shumĂ« sulme kibernetike, afro 300 tĂ« tilla, dhe njĂ« hartĂ« mĂ« tĂ« zgjeruar tĂ« origjinĂ«s sĂ« vendeve nga vijnĂ« kĂ«to sulme.

“AKSK Ă«shtĂ« njĂ« agjenci qĂ« ka nĂ« fokusin e vet, mbrojtjen e tĂ« dhĂ«nave tĂ« qytetarĂ«ve dhe institucioneve. JanĂ« bĂ«rĂ« disa hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m si nga ana ligjore, dhe ajo teknike, pĂ«r ta pĂ«rmirĂ«suar kĂ«tĂ« qasje. Nga ana ligjore qĂ« kĂ«tĂ« vit kemi prezantuar Vitin e ri tĂ« SigurisĂ« Kibernetike, i cili i ka dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« frymĂ«marrje dhe fuqi infrastrukturĂ«s sĂ« mbrojtjes dhe sigurisĂ« sĂ« tĂ« dhĂ«nave. JanĂ« ngritur metodologji tĂ« ndryshme qĂ« shkojnĂ« deri te operatori fundor pĂ«r menaxhimin e riskut kibernetik, deri nĂ« menaxhimin e incidenteve kibernetike. Harta e sulmeve Ă«shtĂ« zgjeruar, kemi pasur nga Irani, por edhe nga Koreja e Veriut dhe nga Rusia. Arritje Ă«shtĂ« fakti qĂ« ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« ngjitur 25 vende mĂ« sipĂ«r nĂ« renditjen pĂ«r sigurinĂ« kibernetike nĂ« botĂ«â€, tha Tafa.

Kreu i AKSK-sĂ« shtoi se “modernizimi i infrastrukturave, duke bashkĂ«punuar me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, Ă«shtĂ« njĂ« sfidĂ« qĂ« ky institucion e ka marrĂ« pĂ«rsipĂ«r dhe po e ndĂ«rton, me suportin e teknologjisĂ« sĂ« avancuar pĂ«r mbrojtjen e institucioneve qeveritare dhe atyre tĂ« pavarura”.

Sipas TafĂ«s, njĂ« nga sulmet mĂ« tĂ« rĂ«nda kibernetike gjatĂ« 2024-Ă«s ka qenĂ« ai nĂ« Spitalin Rajonal tĂ« Fierit, ku u godit nĂ« mĂ«nyrĂ« brutale, gjithĂ« infrastruktura dhe u bllokua pĂ«r tri ditĂ« shĂ«rbimi, gjĂ« qĂ« paralizoi shĂ«rbimin ndaj pacientĂ«ve, tĂ« dhĂ«nat, informacionet, duke u goditur marrĂ«dhĂ«nia me pacientin. “Gjurma e sulmit ishte nga Koreja e Veriut, sepse ata janĂ« njĂ« grup qĂ« i pĂ«rkasin njĂ« shteti komunist qĂ« i ka tĂ« gjitha mekanizmat nĂ«n kontroll. Ne u ndeshĂ«m me njĂ« goditje tĂ« rĂ«ndĂ«, qĂ« kishte si qĂ«llim tĂ« paralizonte çdo shĂ«rbim ndaj pacientĂ«ve. Ata kishin lĂ«nĂ« mesazh, pĂ«r pagesĂ« me monedhĂ«, kripto. ËshtĂ« tipike e koreanĂ«ve. Jo me qĂ«llime politike, por pĂ«r tĂ« marrĂ« para. Sulmet ruse nuk kanĂ« pasur qĂ«llime si koreanĂ«t, por tĂ« godasin pĂ«r tĂ« paralizuar infrastrukturĂ«n dhe shĂ«rbimet”, theksoi Tafa.

Kreu i AKSK-së foli edhe për vendimin e qeverisë për mbylljen me një vit të platformës TikTok.

“Pas vendimit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r mbylljen e TikTok-ut, jemi nĂ« kushtet e njĂ« hamendĂ«simi se TikTok si platformĂ« kineze nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« kĂ«tij vendimi mund tĂ« ketĂ« edhe ndonjĂ« sulm nga kompani kineze, sepse ShqipĂ«ria bĂ«het nĂ« vendet e para nĂ« botĂ« qĂ« bllokon plotĂ«sisht TikTok-un. FalĂ« edhe algoritmit, pĂ«rdoruesit mĂ« tĂ« shumĂ« nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« nĂ« platformĂ«n TikTok, pastaj SnapChat, Instagram dhe nĂ« fund Facebook. Hapja e njĂ« profili me VPN, pra qĂ« tregon sikur je jashtĂ« dhe jo nĂ« ShqipĂ«ri, Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« pasur sĂ«rish TikTok. Por ka dy lloj VPN-sh, falas qĂ« kanĂ« keqfunksionim dhe ato me lekĂ«, do tĂ« thotĂ« qĂ« personi duhet tĂ« ketĂ« njĂ« kartĂ« krediti pĂ«r ta blerĂ« dhe pĂ«r tĂ« hapur njĂ« profil nĂ« TikTok”.

/r.e/

The post Tafa: Shqipëria renditet 25 vende më lart për sigurinë kibernetike në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌