Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mrekullia e teknologjisë: Çifti bëhet me fëmijë pas 18 vitesh falë inteligjencës artificiale

By: gaze tare
4 July 2025 at 09:25

Një çift që kishte provuar të bëhej me fëmijë për plot 18 vite, më në fund është në pritje të fëmijës së tyre të parë, falë inteligjencës artificiale. Ata kishin kaluar nëpër dhjetëra procedura të IVF-së (fertilizim in vitro) në qendra të fertilitetit në mbarë botën, por gjithçka dështonte për shkak të një diagnoze të rrallë: azoospermia, një gjendje ku në spermën e mashkullit nuk gjendet asnjë spermë e matshme. Edhe pas orësh të tëra kërkimesh nën mikroskop, asnjë spermë nuk dilte në pah.

Duke e ditur se mundësitë po shteronin, çifti – që ka preferuar të mbetet anonim – iu drejtua Qendrës së Fertilitetit në Universitetin Columbia, për të provuar një metodë të re të quajtur STAR – një sistem i bazuar në inteligjencë artificiale që ndihmon në identifikimin dhe shpëtimin e spermës së fshehur në rastet më të pamundura.

Pas analizimit të mostrës së spermës nga bashkëshorti, AI zbuloi tre spermatozoidë të gjallë – mjaftueshëm për të fertilizuar vezët e gruas përmes IVF-së. Rezultati? Shtatzënia e parë e suksesshme e arritur ndonjëherë me këtë teknologji.

“M’u deshën dy ditë për ta besuar që isha vërtet shtatzënë,” tha gruaja në një deklaratë për BBC. “Çdo mëngjes zgjohem dhe më duket sikur është një ëndërr.”

Si funksionon STAR: Kur teknologjia tejkalon kufijtë e mikroskopit

Sistemi STAR (Sperm Tracking and Recovery) është një teknologji që përdor kamera të shpejtë dhe imazhe me rezolucion të lartë për të skanuar miliona imazhe të spermës në më pak se një orë. AI e trajnuar për të njohur pamjen, lëvizjet dhe karakteristikat e spermës arrin të identifikojë qeliza të padukshme për syrin e njeriut.

“Teknikët tanë kërkuan për dy ditë dhe nuk gjetën asgjë. STAR gjeti 44 spermë në një orë,” tha Dr. Zev Williams, drejtues i ekipit që zhvilloi metodën. “Atëherë kuptuam që kishim diçka që do të ndryshonte lojën.”

Sistemi nuk përdor rreze lazer apo ngjyrosje të dëmshme – ndaj spermatozoidët e gjetur mund të përdoren menjëherë për fertilizim.

Një shpresë e re për miliona çifte

Rreth 40% e rasteve të infertilitetit lidhen me partnerin mashkull, dhe rreth 10% e meshkujve infertilë diagnostikohen me azoospermi. Deri tani, opsionet ishin të kufizuara dhe shpesh përfshinin ndërhyrje kirurgjikale të dhimbshme dhe të rrezikshme në testikuj.Kjo teknologji e re mund të jetë një alternativë revolucionare, duke shmangur kirurgjinë dhe duke ofruar një rrugë të re për çifte që më parë kishin vetëm dy zgjedhje: dhurim sperme ose jetesë pa fëmijë.

“Është si të kërkosh një gjilpërë të humbur në mijëra kashtë, por ta gjesh në një orë – dhe pa dëmtuar asgjë,” tha Dr. Williams.

Aktualisht, kjo metodë është e disponueshme vetëm në Columbia University Fertility Center, dhe kostoja për identifikim, izolim dhe ngrirje të spermës shkon rreth $3,000.

Por qëllimi i ekipit është të botojë kërkimin dhe ta shpërndajë teknologjinë në qendra të tjera fertiliteti në mbarë botën.

The post Mrekullia e teknologjisë: Çifti bëhet me fëmijë pas 18 vitesh falë inteligjencës artificiale appeared first on iconstyle.al.

Një luftë e vështirë

By: Mira Leka
21 June 2025 at 22:02

Mirë se vini në luginën e zhgënjimit të Inteligjencës Artificiale. Gjigantët e teknologjisë po shpenzojnë sasi të mëdha parash, por shumë kompani të tjera po zhgënjehen gjithnjë e më tepër me këtë teknologji, shkruan The Economist

 

Kur drejtuesi i një firme të madhe teknologjike me seli në San Francisko takohet për një pije me drejtuesit e kompanive më të rëndësishme në listën Fortune 500, ai dëgjon pak a shumë të njëjtat ankesa.

“Jam i shqetësuar dhe i zhgënjyer. Nuk e di pse po zgjat kaq shumë. Kam shpenzuar një mal me para për këtë. Dhe nuk po ndodh”.

Për shumë kompani, ngazëllimi për Inteligjencën Artificiale gjeneruese është zëvendësuar tashmë nga shqetësimi për vështirësinë e përdorimit të kësaj teknologjie në mënyrë efikase.

Sipas ofruesit të të dhënave S&P Global, pjesa e kompanive që kanë braktisur shumicën e projekteve provë me Inteligjencë Artificiale gjeneruese është rritur nga 17% vitin e kaluar, në 42% sot.

Drejtuesi i kompanisë suedeze të shërbimit të pagesave, Klarna, kohët e fundit pranoi se Inteligjenca Artificiale kishte shkuar shumë larg, duke shkurtuar vendet e punës të shërbimit ndaj klientit, dhe tani ai po punëson sërish njerëz për rolet.

Konsumatorët, nga ana tjetër, vazhdojnë të përqafojnë me kënaqësi Inteligjencën Artificiale gjeneruese.

Sam Altman, shefi i kompanisë OpenAI, kohët e fundit tha se roboti i tij ChatGPT, po përdorej nga rreth 800 milionë njerëz në javë, dy herë më shumë se në shkurt.

Disa tashmë e përdorin rregullisht këtë teknologji në punë. Sidoqoftë, Inteligjenca Artificiale gjeneruese do të mund të arrijë potencialin e plotë vetëm atëherë kur një pjesë e mirë e kompanive ta përfshijnë rregullisht në produktet dhe operacionet e tyre.

Përparimi ka qenë i ngadaltë dhe shumë drejtues po rrëshqasin në “luginën e zhgënjimit”, thotë John Lovelock nga kompania Gartner, duke paralajmëruar për “valën e famshme” të rënies që vjen pas euforisë së krijuar nga një teknologji e re.

Ky është një problem për kompanitë gjigante si Alphabet, Amazon, Microsoft dhe Meta, të cilat ende po investojnë shuma të mëdha parash në ndërtimin e infrastrukturës që lehtëson përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Sipas Pierre Ferragu nga kompania New Street Research, shpenzimet e tyre kapitale të përgjithshme do të rriten nga 12% e të ardhurave një dekadë më parë, në 28% këtë vit. A do të jenë në gjendje këto kompani të arrijnë kthime fitimi të shëndetshme për të justifikuar shpenzimet e mëdha?

Ka disa arsye pse firmat e kanë të vështirë të përdorin Inteligjencën Artificiale gjeneruese. Grupet e tyre të të dhënave shpesh ngatërrohen dhe bllokohen në sistemet e çrregullta të IT-së.

Shumë firma nuk arrijnë të punësojnë talentin teknik të nevojshëm. Dhe megjithëse mund ta shohin si premtuese këtë teknologji të re, shefat e dinë se duhet të mbrojnë markat e tyre, që do të thotë të minimizojnë rrezikun që një robot të bëjë një gabim të dëmshëm ose të shkaktojë shkelje të privatësisë ose të të dhënave.

Ndërkohë, kompanitë gjigante të teknologjisë, vazhdojnë të besojnë në potencialin e Inteligjencës Artificiale gjeneruese. Kjo u bë e dukshme së fundmi, gjatë konferencave vjetore të Microsoft dhe Google Alphabet.

Gjatë konferencave, dy drejtuesit përkatës të këtyre kompanive, Satya Nadella dhe Sundar Pichai, folën me gjallëri për një “ndryshim platforme” dhe krijimin e një “rrjeti agjentor” të përbërë nga agjentë gjysmë autonomë të Inteligjencës Artificiale, që ndërveprojnë me njëri-tjetrin në të mirë të padronëve njerëz.

Dy shefat e teknologjisë thanë se me kalimin e kohës, modelet e Inteligjencës Artificiale po bëhen më të mira, më të shpejta, më të lira dhe më të disponueshme.

Gjatë konferencës së Microsoft, Elon Musk njoftoi publikun se laboratori i tij i Inteligjencës Artificiale, i quajtur xAI, do të mundësonte modelet Grok në shërbimin cloud Azure të gjigantit të teknologjisë (menjëherë pasi rivali i tij, zoti Altman, shprehu të njëjtën ide për lidhjen e kompanisë së Inteligjencës Artificiale OpenAI me Microsoft).

Si zoti Nadella dhe Altman, folën për masa të reja që mund të ndërmerren për të rritur përdorimin e Inteligjencës Artificiale gjeneruese.

Vëmendja nuk u përqendrua në shifrat që tregojnë suksesin e një biznesi, si shitjet ose fitimi. Tani për tani, të ardhurat e pakta nga cloud që po fitojnë nga Inteligjenca Artificiale kompani si Alphabet, Amazon dhe Microsoft, vijnë kryesisht nga laboratorët dhe firmat startup, disa prej të cilave financohen nga këto kompani gjigante.

 

Përfitimet

Sidoqoftë, siç thotë dhe zoti Lovelock nga kompania Gartner, shumica e përfitimeve nga përdorimi i kësaj teknologjie vijnë nga zbatimi i saj në produktet dhe operacionet e kompanive.

Në konferencën e tij, Google njoftoi se do të krijonte një “modalitet të Inteligjencës Artificiale” më të përshtatshëm për motorin e tij të kërkimit, të mundësuar nga modelet Gemini. Ai thotë se rezultatet e nxjerra nga Inteligjenca Artificiale, tani shfaqen së bashku me rezultatet e kërkimit dhe përdoren nga më shumë se 1.5 miliardë njerëz çdo muaj.

Google e ka përfshirë Inteligjencën Artificiale gjeneruese në biznesin e reklamave, për t’i ndihmuar kompanitë të krijojnë përmbajtje dhe të menaxhojnë fushatat e tyre.

Kompania Meta, e cila nuk shet shërbime kompjuterike cloud, gjithashtu e ka përfshirë teknologjinë e Inteligjencës Artificiale në biznesin e reklamave, duke përdorur modelet Llama me burim të hapur. Kompania Microsoft e ka përfshirë Inteligjencën Artificiale në platformën e kodimit, Github.

Kompania Amazon e ka përfshirë këtë teknologji në biznesin e tregtisë elektronike për të përmirësuar shërbimet dhe logjistikën.

Inteligjenca Artificiale gjithashtu mund t’i lejojë gjigantët e teknologjisë që të shkurtojnë vendet e punës në programim. Këtë muaj, kompania Microsoft pushoi nga puna 6000 punëtorë, shumë prej të cilëve ishin inxhinierë softuerësh.

Nëse këto përpjekje dalin me sukses, ato mund të nxisin kompanitë e tjera që të vazhdojnë të bëjnë prova me teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, derisa ta bëjnë atë të funksionojë.

Në fund të fundit, cikli i teknologjisë ka edhe “valën e vrullit”. Dhe kur ajo të mbërrijë, kompanitë që kanë investuar më pak në Inteligjencën Artificiale mund të pendohen.

Kjo ndihet tashmë te kompania Apple, që ka qenë më e ngadaltë se gjigantët e tjerë të teknologjisë për të përqafuar Inteligjencën Artificiale gjeneruese.

Ajo e braktisi versionin e ri të ndihmësit zanor Siri, që do të përforcohej me teknologji artificiale. Roboti i ri është shumë i ngarkuar me gabime, prandaj hedhja në treg është shtyrë.

Zotit Lovelock shpreson se “vala e vrullshme” e ciklit të Inteligjencës Artificiale do të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, kompanitë gjigante të teknologjisë kanë punë për të bërë.

Kevin Scott, drejtuesi i teknologjisë i kompanisë Microsoft, tha së fundmi se, në mënyrë që agjentët e Inteligjencës Artificiale të përmbushin potencialin, duhet bërë punë serioze në kujtesë, që ata të jenë në gjendje të mbajnë mend ndërveprimet e kaluara.

Edhe interneti në përgjithësi ka nevojë për protokolle të reja për t’i ndihmuar agjentët e Inteligjencës Artificiale që të kenë qasje në rrjedha të ndryshme të dhënash.

Kompania Microsoft tani është regjistruar në një sistem me burim të hapur të quajtur Model Context Protocol. Ai u paraqit në nëntor nga Anthropic, një laborator i Inteligjencës Artificiale, në bashkëpunim me Amazon, Google dhe OpenAI.

Shumë kompani thonë se ajo çka u nevojitet më tepër nuk janë modele më të zgjuara të Inteligjencës Artificiale, por më shumë mënyra për ta bërë teknologjinë të dobishme.

Zoti Scott e quan këtë “tejkalim i aftësive”. Ai dhe bashkëthemeluesi i laboratorit Anthropic, Dario Amodei, përfituan nga konferenca e Microsoft për t’i nxitur përdoruesit të ruajnë besimin. “Mos e hiqni vëmendjen”, tha zoti Amodei. “Mos i shkëpusni sytë”.

 

The post Një luftë e vështirë appeared first on Revista Monitor.

Inteligjenca artificiale në median shqiptare: Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga modelet ndërkombëtare

19 June 2025 at 12:18

Pak kohë më parë, një ish kolegu im gazetar më kërkoi një koment në lidhje me një analizë të publikuar në një portal lajmesh. Për këtë rast kishte dyshime se autorja e shkrimit nuk ishte një person real dhe se përmbajtja ishte gjeneruar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Artikulli kishte të bënte me zhvillimet e […]

The post Inteligjenca artificiale në median shqiptare: Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga modelet ndërkombëtare appeared first on Reporter.al.

Ekonomia e krimit

By: Mira Leka
14 June 2025 at 22:02

Mashtruesit amatorë po përdorin metoda të përparuara hakerimi, shkruan The Economist

 

Gjithçka është e mundur në Harrods, thotë faqja online e dyqanit më popullor në Britani. Për fat të keq, më 1 maj, mes këtyre mundësive ishte edhe një tentativë për sulm kibernetik që e detyroi kompaninë të kufizonte qasjen në internet në faqet e saj.

Kjo përpjekje ndodhi vetëm disa ditë pasi hakerët shkatërruan sistemet kompjuterike në Marks & Spencer (M&S), një supermarket dhe shitës me pakicë i veshjeve, që tha se dëmet do t’i kushtojnë rreth 300 milionë paund (405 milionë dollarë).

Këto shkelje, të cilat goditën edhe zinxhirin e supermarketeve Co-op, ishin më shumë se thjesht sulme kibernetike të kushtueshme.

Ata janë shembuj shqetësues se si krimi po zgjerohet përtej hakerëve të thjeshtë në rrugë, apo edhe punës së grupeve të vogla të hakerëve të zgjuar, duke marrë formën e një ekonomie globale, ku çdokush me kriptovaluta mund të blejë mjetet për të paralizuar një korporatë shumëkombëshe.

Një nga të dyshuarit kryesorë në sulmet në Britani është grupi i hakerimit Scattered Spider, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë, e cila heton krimin e rëndë dhe të organizuar. Spider nuk është një mafia tradicionale dhe hierarkike.

Ky grup është një rrjet elastik hakerash të rinj, që ndoshta mund të mos takohen kurrë ballë për ballë, ama arrijnë të koordinojnë mes tyre sulme shkatërruese nëpër kontinente.

Mendohet se ata kanë përdorur DragonForce, një platformë që u jep kriminelëve softuerin e nevojshëm për të kryer sulme kibernetike. Ata kodojnë të dhënat e viktimës ose bllokojnë qasjen e saj në sistemet kompjuterike, derisa të paguhet një shpërblim.

Ashtu siç Uber ndryshoi industrinë e taksive dhe Airbnb ndryshoi biznesin e hoteleve, edhe bota kriminale po ndryshon, duke kaluar nëpër një evolucion dixhital.

Kriminelë që dikur i kryenin vetë krimet, tani po mundësojnë shërbime në një treg të gjerë nëntokësor.

Ky model i ri shërbimi “po evoluon me një ritëm që nuk e kemi parë kurrë më parë”, thotë John Wojcik nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).

 

Kosto

Kostoja e saktë e krimit kibernetik nuk mund të dihet, pasi shumica ndodh në hije dhe viktimat e sulmeve kibernetike mund të ngurrojnë të denoncojnë krimet.

Ndonjëherë kjo ndodh nga frika se një veprim i tillë do të dëmtonte reputacionin në sy të klientëve ose se mund të çojë në gjobitjen e firmave sipas ligjeve për mbrojtjen e të dhënave.

Sidoqoftë, është e qartë se ky krim po ndodh në një shkallë mjaft tronditëse, duke shkaktuar çdo vit dëme ekonomike që shkojnë në disa miliarda, apo ndoshta edhe triliona dollarë. Shifrat mbështeten në raportet e krimeve të raportuara nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

FBI-ja ka thënë se ka marrë raporte për humbje të drejtpërdrejta prej 16.6 miliardë dollarësh në vitin 2024, një rritje prej 33%, krahasuar me vitin 2023.

Po të shtojmë këtu humbjet e paraportuara dhe kostot më të gjera ekonomike, shifrat janë më të larta. Britania ka vlerësuar se humbjet vjetore shkojnë në më shumë se 27 miliardë paund (sipas të dhënave të vjetra).

Komisioni Europian llogarit se kostot botërore të krimit kibernetik, ishin 5,5 trilionë euro (6,5 trilionë dollarë) në vitin 2021.

Megjithëse vlerësimet për kostot e dëmeve ndryshojnë, pothuajse të gjitha studimet tregojnë qartë se krimi kibernetik po lulëzon.

Një arsye është shfaqja e platformës DragonForce dhe shërbimeve të tjera të ngjashme të hakerimit “plug-and-play”, të cilat u japin edhe kriminelëve më të pakualifikuar mundësinë për të kryer sulme kibernetike.

Kjo ul shumë pengesat për hakerët fillestarë, të cilët nuk kanë më nevojë ta hartojnë vetë malware-in. Për më tepër, po merr formë edhe një ekosistem më i gjerë i shërbimeve kriminale.

Kjo u lejon hakerëve të blejnë, në vend që të vjedhin, të dhënat vetjake që u nevojiten për të identifikuar viktimat e mundshme ose për të bërë të pagjurmueshme pagesat e shpërblesës.

Shumë prej këtyre shërbimeve arrihen nëpërmjet forumeve në internet ose aplikacioneve të mesazheve, si Telegram, dhe shpesh paguhen me kriptomonedha.

Hakerët që krijojnë ransomware po përdorin një sërë modelesh biznesi nga shitja e kodit bazë, i cili ndonjëherë kushton deri në 2,000 dollarë.

Sipas modelit të shërbimit, një klient (ose filial) ka qasje në një portal interneti që i lejon të personalizojë sistemin ransomware. Disa grupe hakerësh mundësojnë gjithashtu një portal komunikimi, nëpërmjet të cilit klientët mund të bisedojnë në mënyrë anonime me viktimat e tyre.

Në këmbim të këtyre shërbimeve, grupet e hakerëve marrin një pjesë të fitimeve. Forcat e tregut dhe konkurrenca i kanë ulur këto fitime në rreth 10-20%, nga rreth 30-40% disa vite më parë.

 

Ruajtja e sekreteve

Ky model i ri nuk po pengohet siç duhet nga zyrtarët e zbatimit të ligjit. Kur krimi kibernetik vepron përmes sistemeve të panumërta të shërbimit, mbyllja e një nyjeje të vetme, pothuajse nuk e dëmton fare sistemin.

Në vitin 2023, grupi i hakerimit Scattered Spider sulmoi kompanitë Caesars Entertainment dhe MGM Resorts International, dy operatorë amerikanë të kazinove, megjithatë FBI-ja e kishte të vështirë ta çmontonte rrjetin.

Edhe modelet kriminale të biznesit po evoluojnë. Platforma e hakerimit DragonForce përdor një metodë të zhvatjes së dyfishtë. Shërbimi vjedh një kopje të të dhënave të viktimës dhe gjithashtu e kodon atë në sistemin kompjuterik të viktimës.

Kështu, grupi i hakerimit mund të kërkojë dy shpërblime të veçanta: një për të zhbërë të dhënat, dhe një tjetër për të fshirë kopjen e vjedhur.

Firmat që nuk pranojnë të paguajnë, përballen me kërcënimin se të dhënat e tyre do të merren nga kriminelët e tjerë kibernetikë.

Kompani të mëdha si M&S, Co-op dhe Harrods, përmbajnë një sasi të madhe të të dhënave të klientëve, prandaj shënjestrohen më shpesh nga hakerët.

Pas sulmeve të grupit Scattered Spider ndaj shitësve britanikë, kompania Google paralajmëroi më 21 maj se grupi po e kthen vëmendjen te kompanitë amerikane.

Llojet e të dhënave vetjake që mbajnë shitësit e mëdhenj, si emrat, adresat e email-it, të dhënat e kartave të kreditit, zakonet e blerjeve, madje edhe historitë e internetit që zbulojnë interesat vetjake, janë shtylla kurrizore e shitjes me pakicë.

Këto të dhëna janë ndër elementet më të vlefshme të krimit kibernetik, sepse me to, kriminelët mund të krijojnë sulme më bindëse (email-e që imitojnë kompanitë e vërteta për të mashtruar njerëzit, me qëllim që të zbulojnë fjalëkalimet e tyre ose të dhënat financiare).

Tregjet nëntokësore, të organizuara në aplikacionet e mesazheve ose në rrjetin e errët, tani shërbejnë si qendra tregtare ku shitësit shesin të dhënat e vjedhura të kartave të kreditit, të dhënat bankare dhe të dhëna të tjera vetjake.

Përveç hakerimit të shitësve të mëdhenj, kriminelët kibernetikë specializohen në vjedhjen dhe shitjen e të dhënave që kanë të bëjnë me bankat, firmat e investimeve dhe kompanitë e tjera financiare.

Kriminelët po e përdorin gjithnjë e më shumë sistemin malware për vjedhjen e të dhënave, shpesh duke përdorur email-e të rreme ose reklama mashtruese, që infektojnë kompjuterët dhe celularët smartphone me virus.

Ky sistem malware grumbullon historinë e klikimeve në internet, fjalëkalimet e ruajtura (përfshirë nga internet banking), regjistrat e bisedave, detajet e portofolit të kriptomonedhave dhe përmbajtje të tjera vetjake.

Midis këtyre vjedhësve të fjalëkalimeve, janë sisteme si RedLine Infostealer, i cili është përdorur për të depërtuar në korporata të mëdha, dhe META Infostealer (të mos ngatërrohet me kompaninë që drejton Facebook).

Ato shpërndahen nëpërmjet një modeli malware, ku kriminelët kibernetikë blejnë një licencë të përhershme për 900 dollarë ose abonohen për ta përdorur atë me një kosto prej 150 dollarësh në muaj.

Inteligjenca Artificiale vetëm sa po i shton benzinë zjarrit, Ajo ka bërë të evoluojnë dy lloje të zakonshme të krimit kibernetik: prodhimi i malware dhe kryerja e sulmeve phishing (me email-e të rreme imituese).

Në të kaluarën, grupet kriminale kibernetike kishin nevojë për ekspertë me aftësi të larta kodimi për të hartuar malware-in ose për ta përshtatur atë me synimet e tyre, detyra që tashmë kryhen lehtësisht nga Inteligjenca Artificiale gjeneruese.

“Diçka që më parë mund të realizohej për javë të tëra, tashmë është në dispozicion për çdo kriminel brenda pak minutash”, thotë Jeff Sims nga firma e sigurisë Infoblox.

Inteligjenca Artificiale gjithashtu i lejon kriminelët të prodhojnë email-e bindëse imituese, të shkruara mirë. Këto kanë më shumë gjasa të kenë sukses në mashtrimin e viktimave, veçanërisht kur ndërthuren me të dhëna të vjedhura.

Sindikatat e krimit, për shembull grupet kineze që veprojnë jashtë Azisë Juglindore, po përdorin Inteligjencën Artificiale për të përkthyer tekstet për mashtrime romantike, oferta të rreme pune ose investime mashtruese, duke shënjestruar viktima në mbarë botën.

 

Pagimi i shpërblimit

Agjencitë e zbatimit të ligjit janë përpjekur t’i pengojnë këto krime. Në fund të majit, një operacion nga agjencitë europiane dhe të Amerikës së Veriut, shpërbëu një rrjet të gjerë dhe lëshoi urdhër-arreste për 20 veta.

Megjithatë, rritja e vazhdueshme e këtij lloj krimi, tregon se zbatimi i ligjit po dështon, duke çuar në propozime për ligje më të rrepta.

Britania ka në plan të bëjë të jashtëligjshme pagesat e shpërblimeve nga organet e sektorit publik dhe operatorët e infrastrukturës jetike, duke shpresuar se kjo do t’i bëjë ato më pak tërheqëse si shënjestra.

Edhe ata që nuk preken nga ky ndalim, duhet t’i raportojnë sulmet kibernetike tek autoritetet. Sidoqoftë ekspertët ligjorë shqetësohen se kjo nuk do t’i ndalojë sulmet kibernetike (pasi hakerat sërish mund të marrin të dhëna të klientëve dhe t’i shesin) dhe nuk mund të mbrojë kompanitë, të cilat mund të shemben nëse nuk rimarrin kontrollin e të dhënave të tyre.

Dilema se si duhet të frenohen këta kriminelë kibernetikë nxjerr në pah faktin se një nga kërcënimet kriminale me rritjen më të shpejtë në botë, nuk vjen nga gangsterë të armatosur, por nga individë në kompjuterë që shkruajnë dhe shesin kode për botën e krimit.

 

The post Ekonomia e krimit appeared first on Revista Monitor.

Automatizimi, IA po zë vendin e të diplomuarve të rinj në teknologji

By: Megi Dumi
31 May 2025 at 22:00

Inteligjenca Artificiale (IA) mund të jetë duke zëvendësuar disa vende pune në teknologji në nivel fillestar, sugjeron një studim i ri.

Sipas studimit, ndërsa është e vështirë të thuhet në mënyrë përfundimtare nëse teknologjia po zëvendëson plotësisht rolet e punës, firmat e teknologjisë rekrutuan më pak të diplomuar nga universitetet në vitin 2024 sesa në vitin 2023, ndërsa punësimi i profesionistëve me përvojë u rrit.

Studiuesit analizuan trendet në 80 milionë kompani dhe 600 milionë punonjës në LinkedIn. Vëzhgimet e tyre vijnë pas gjetjeve të ngjashme të Forumit Ekonomik Botëror, në të cilin 40% e punëdhënësve synojnë të zvogëlojnë numrin e punonjësve për t’iu përshtatur automatizimit të IA-së.

IA mund të jetë duke marrë përsipër role, që më parë kryheshin nga njerëzit, sipas një studimi të ri nga SignalFire. Sipas Raportit të Gjendjes së Talenteve 2025 (State of Talent Report), kompanitë e mëdha të teknologjisë ulën punësimin e të diplomuarve universitarë me një shifër marramendëse 25% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë, startup-et ulën punësimin e të diplomuarve me 11%.

Në të njëjtën kohë, punësimi i profesionistëve me përvojë u rrit. Kompanitë e mëdha të teknologjisë rritën punësimin e punonjësve me dy deri në pesë vjet përvojë me 27%, ndërsa startup-et e rritën atë me 14%.

 

IA preferon punësimet e pakualifikuara

Raporti i SignalFire është pjesë e një numri gjithnjë e në rritje provash, që kompanitë po i drejtohen IA-së në kurriz të punësimeve të reja.

Në prill, Forumi Ekonomik Botëror publikoi një anketë, që zbuloi se 40% e punëdhënësve synojnë të shkurtojnë stafin për të krijuar hapësirë ​​për automatizim.

Në të njëjtën kohë, u raportua në New York Times vitin e kaluar se drejtuesit në Goldman Sachs dhe Morgan Stanley po shqyrtonin shkurtimin e punësimeve të reja në favor të IA-së.

Diku tjetër, gjigandi i teknologjisë Microsoft njoftoi se rreth 6,000 punonjës u pushuan nga puna në një raund të madh pushimesh në maj, me programuesit ndër më të prekurit.

Edhe pse nuk deklaroi në mënyrë të qartë se arsyeja ishte inteligjenca artificiale, shkurtimet e vendeve të punës pasuan komentet e CEO-s Satya Nadella, në të cilat ai konfirmoi se rreth 30% e koduesve të kompanisë ishin shkruar nga inteligjenca artificiale.

Dhe jo shumë kohë para kësaj, Duolingo konfirmoi se do të ndalonte së përdoruri kontraktorë, si pjesë e një ndryshimi drejt të qenit një kompani që i jep prioritet inteligjencës artificiale.

 

Studime të tjera sugjerojnë se inteligjenca artificiale nuk është zgjidhje e shkëlqyer

Ndërsa nuk ka dyshim se, gjithnjë e më shumë, firmat po i drejtohen inteligjencës artificiale për të zgjidhur problemet e tyre të biznesit, ka ende shpresë. Gjithashtu, po grumbullohen prova se ajo nuk është ende zgjidhja e shkëlqyer, që shumë kishin shpresuar.

Në prill, studiuesit në Carnegie Mellon punësuan një kompani fiktive tërësisht me agjentë të Inteligjencës Artificiale – të cilët ishin në gjendje të kryenin vetëm 24% të detyrave që u ishin caktuar.

Në të gjithë sektorin e biznesit, kompanitë mezi presin të integrojnë inteligjencën artificiale në operacionet e përditshme – ndonjëherë në kurriz të planifikimit të duhur të strategjive të tyre.

Me 58% të bizneseve, që përdorin Inteligjencën Artificiale të motivuara nga “presioni nga konkurrentët”, është e qartë se po shohim shumë vendimmarrje të nxituara.

Bizneset dhe punonjësit kudo mund të përfitojnë nga një përpjekje e vogël, përpara se të ndërmarrin hapa të tillë. / Tech.co

The post Automatizimi, IA po zë vendin e të diplomuarve të rinj në teknologji appeared first on Revista Monitor.

“Zëvendësohemi nëse s’e përdorim”, si po e ndryshon tregun e punës Inteligjenca Artificiale?

By: Ela
25 May 2025 at 09:52

Pagat më të larta në Kosovë janë në sektorin e teknologjisë së informacionit. Por, shumë detyra në këtë sektor tashmë mund të kryhen nga Inteligjenca Artificiale (IA). Organizata Ndërkombëtare e Punës paralajmëron se asnjë profesion nuk është plotësisht i sigurt, por ekspertët e fushës e shohin atë më shumë si ndihmë sesa rrezik. Që më […]

The post “Zëvendësohemi nëse s’e përdorim”, si po e ndryshon tregun e punës Inteligjenca Artificiale? appeared first on BoldNews.al.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

23 May 2025 at 08:04

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në […]

The post Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook appeared first on Reporter.al.

Hap i madh në mjekësi/ Inteligjenca Artificiale ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërive

3 April 2025 at 07:45

Një test i shpejtë që shfrytëzon fuqinë e AI është vendosur për të transformuar diagnozën e një gjendjeje të mushkërive që prek 3 milionë njerëz në Britaninë e Madhe.

Dy të tretat e atyre me sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD) as nuk e dinë se e kanë marrë atë, por është shkaku i dytë më i zakonshëm i shtrimeve urgjente në spital, shkruan skynews.

Dr. Simon Rudland, një mjek i përgjithshëm në Suffolk, është i emocionuar për potencialin për të ofruar diagnozë të shpejtë dhe të arritshme.

Dhe në vend të testeve që mund të zgjasin gjysmë ore ose më shumë, pajisja e quajtur N-Tidal Diagnose do t’i mundësojë një pacienti të zbulojë në vetëm pesë minuta nëse simptomat e tyre si gulçimi dhe kolla e vazhdueshme shkaktohen nga COPD.

“Kjo ndryshon plotësisht të gjithë rrugën”, tha Dr Rudland.

“Me atë diagnozë mund të filloj trajtimin. Nuk duhet të pres. Ata nuk marrin barnat e gabuara. Është revolucionare.”

COPD nuk është e shërueshme, por është e trajtueshme, por sa më shpejt të fillojë trajtimi, aq më mirë është për pacientin.

Ndryshe, pajisja është miratuar për përdorim në të gjithë BE-në dhe pritet të fillojë të përdoret në operacionet e mjekëve brenda disa javësh.

Shpresa është se do të transformojë diagnozën dhe do të ulë kostot.

Studimi: Nëse IA nuk e vret një kompani, do ta bëjë më të fortë

By: Mira Leka
2 April 2025 at 16:22

Nëse një kompani ia del t’u mbijetojë tronditjeve të shkaktuara nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale, kjo e fundit do ta ndihmojë të lulëzojë në një afat të gjatë.

Ky është përfundimi i një studimi të prezantuar me rastin e një konference të Bankës Qendrore Europiane.

Autorët, që përdorën të dhënat e Zyrës së Punës të Shteteve të Bashkuara dhe sondazhet e kryera në periudhën mes 2017 dhe 2021, zbuluan se të parët që përdorën IA në sektorin e prodhimit pësuan rënie të produktivitetit për shkak të zëvendësimit të njerëzve me robotë.

Rezultatet janë në kontrast me narrativën mbizotëruese sipas së cilës IA e bën punën më produktive dhe “rrit” numrin e vendeve të punës në shumë raste, në vend që t’i automatizojë.

“Në afat të shkurtër, shohim shumë dhimbje” – tha në konferencë, Kristina McElheran, një nga autoret e studimit.

Ajo shpjegoi se rënia e produktivitetit është një efekt anësor që ndërhyn te praktikat e konsoliduara të prodhuesve, si ruajtja e inventarit të ulët.

Megjithatë, me kalimin e kohës, këto kompani nisën të regjistrojnë rezultate më të mira në të gjitha aspektet (rritja e shitjeve, produktiviteti dhe punësimi), me kushtin që t’ia dalin t’i kapërcejnë këto tronditje.

“T’i mbijetosh kësaj duket se është pjesë e problemit” – tha McElheran, kërkuese në Universitetin e Torontos.

Sipas saj, ky fenomen nuk do të vërehet në përgjithësi te kompanitë më të vjetra, që janë edhe më të mëdha dhe “përpiqen për ta arritur këtë rezultat”.

McElheran dhe kolegët e saj analizuan një kampion prej 30 mijë kompanish, ku përdorimi i Inteligjencës Artificiale është rritur nga 7.5% në 9.1% gjatë periudhës së studimit.

Më herët, presidentja e BQE, Christine Lagarde, deklaroi se 23 deri në 29% e punëtorëve në Europë rrezikohen nga IA, por kjo jo domosdoshmërisht do të paralajmërojë “një apokalips të punës”, sepse ka të ngjarë të krijohen vende të reja pune ndërkohë që ato të vjetra do të shkatërrohen.

/ Reuters

The post Studimi: Nëse IA nuk e vret një kompani, do ta bëjë më të fortë appeared first on Revista Monitor.

Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, opsioni i ri i OpenAI që po bën bujë

2 April 2025 at 07:27

OpenAI ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me veglën e re të gjenerimit të imazheve, e cila ka sjellë një rritje masive të përdoruesve brenda një kohe rekord.

Vetëm brenda një ore nga lansimi, platforma ka regjistruar mbi një milion përdorues të rinj, duke e vënë në vështirësi sistemin e krijimit të llogarive të reja.

CEO i OpenAI, Sam Altman, e ka quajtur kërkesën për këtë shërbim si “biblike”, duke reflektuar mbi popullaritetin e jashtëzakonshëm të chatbot-it ChatGPT dhe veçorisë së tij të re për krijimin e imazheve.

Fillimisht, OpenAI synonte ta ofronte këtë shërbim për të gjithë përdoruesit, pavarësisht nga niveli i abonimit, por interesi i lartë ka sjellë vonesa në aksesimin e versionit falas.

Tani, kompania ka raportuar vështirësi me regjistrimin e llogarive të reja, pasi serverët e saj po përballen me një fluks të paprecedentë përdoruesish.

Kjo tregon për interesin e jashtëzakonshëm që ka ky inovacion, duke e kthyer ChatGPT në një nga veglat më të përdorura të inteligjencës artificiale në botë.

 

Përfitimet e Inteligjencës Artificiale

By: Mira Leka
29 March 2025 at 22:00

Si do t’i ndajë Inteligjenca Artificiale të talentuarit nga të tjerët. Optimistët shpresojnë se teknologjia do të krijojë një botë më të barabartë. Në vend të kësaj, duket se do të zgjerojë ndarjet shoqërore, shkruan The Economist

 

Në një samit në Paris më 10 dhe 11 shkurt, drejtuesit e teknologjisë garuan për pretendimin më madhështor në lidhje me Inteligjencën Artificiale. “Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshimi më i thellë i jetës sonë”, tha Sundar Pichai, CEO i kompanisë Alphabet.

Dario Amodei, drejtuesi i kompanisë Anthropic, tha se Inteligjenca Artificiale do të çonte në “ndryshimin më të madh në tregun global të punës në historinë njerëzore”.

Në një postim në blog, Sam Altman i kompanisë OpenAI, shkroi se “në një dekadë, ndoshta të gjithë në planet do të jenë në gjendje të arrijnë më shumë se sa njeriu më me ndikim sot”.

Parashikimi i zotit Altman është bërë një mendim i përhapur kudo. Ndërsa modelet e mëdha gjuhësore fituan popullaritet për herë të parë në fillim të viteve 2020, ekonomistët dhe shefat kishin shpresë se ato dhe mjete të tjera të Inteligjencës Artificiale do të barazonin fushën e lojës, duke nënkuptuar se punëtorët me kualifikim më të ulët do të përfitonin më shumë.

Softueri që realizonte detyra si palosja e proteinave dhe shkrimi i poezisë me siguri do të zgjeronte mundësitë.

Jensen Huang, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Nvidia që merret me modelimin e çipave parashikoi një të ardhme ku punëtorët “do të jenë të gjithë shefa të agjentëve të Inteligjencës Artificiale”.

 

 

Megjithatë, zbulimet më të fundit e kanë vënë në pikëpyetje këtë vizion. Ata tregojnë një të ardhme ku të talentuarit do të ngrihen edhe më lart dhe pjesa tjetër do të mbetet pas.

Në detyra të ndërlikuara si kërkimi dhe menaxhimi, provat e reja tregojnë se njerëzit më të kualifikuar janë më të përshtatshëm për të punuar me Inteligjencën Artificiale (shih tabelën).

Në fund të fundit, përdorimi i kësaj teknologjie kërkon edhe ekspertizë dhe gjykim të mirë. Kështu, në vend që të ngushtojë pabarazitë, Inteligjenca Artificiale ka të ngjarë të rrisë edhe më tepër hendekun e fuqisë punëtore, ashtu siç kanë bërë revolucionet e kaluara teknologjike.

Ideja se Inteligjenca Artificiale do të krijonte një botë më të barabartë u nxit nga kërkimet që tregonin se kjo teknologji rrit produktivitetin e punëtorëve me më pak përvojë.

Një studim në vitin 2023 nga Erik Brynjolfsson në Universitetin Stanford dhe Danielle Li dhe Lindsey Raymond në Massachusetts Institute of Technology (MIT) zbuloi se mjetet e Inteligjencës Artificiale rritën produktivitetin me 34% për punonjësit fillestarë në sektorin e shërbimit ndaj klientit, duke i ndihmuar ata të zgjidhnin pyetjet më shpejt dhe në një mënyrë më efektive.

Nga ana tjetër, punonjësit me përvojë patën më pak përfitime, pasi Inteligjenca Artificiale thjesht përforcoi aftësitë që ata tashmë i kishin. Kjo tregoi se teknologjia mund të ngushtonte boshllëqet duke zhvendosur praktikat më të mira nga punonjësit e talentuar, te punonjësit më pak të talentuar.

Një prirje e ngjashme u vu re edhe në detyra të tjera. Hulumtimi nga Shakked Noy dhe Whitney Zhang në Universitetin MIT, zbuloi se autorët më të dobët vunë re përmirësime në cilësinë e punës së tyre kur përdornin aplikacionin ChatGPT të kompanisë OpenAI, për të hartuar materiale si njoftimet për shtyp dhe raportet.

Kjo ka kuptim, duke qenë se Inteligjenca Artificiale zakonisht ngre nivelin e një punimi bazë.

Në mënyrë të ngjashme, Jonathan Choi dhe bashkautorët e tij në Universitetin e Kalifornisë Jugore, zbuluan se një mjet i zakonshëm i Inteligjencës Artificiale përmirësonte cilësinë e punës ligjore, si hartimi i kontratave, veçanërisht për studentët më pak të talentuar të drejtësisë.

 

 

Problemi është se ka pasur edhe një efekt tjetër. Një punë mund të shihet si një grup detyrash, të cilat teknologjia mund t’i lehtësojë ose t’i zgjidhë.

Për kontrollorët e trafikut ajror, teknologjia është një shtesë e volitshme: ajo përpunon të dhënat e fluturimit duke ua lënë vendimet njerëzve dhe duke i mbajtur pagat e tyre të larta.

Në të kundërt, sistemet e pagesave në supermarkete thjeshtojnë rolet e arkëtarëve, duke automatizuar detyra si llogaritja e kusurit. Kjo ul kërkesën për punëtorë të aftë duke bërë që pagat të mbesin në vend.

Pavarësisht nga optimizmi i hershëm, agjentët e shërbimit ndaj klientit dhe punëtorët e tjerë me kualifikime të ulëta mund të përballen me një të ardhme të ngjashme me arkëtarët.

Detyrat e tyre të përsëritura mund të zëvendësohen nga automatizimi. Amit Zavery nga kompania e softuerëve ServiceNow, vlerëson se më shumë se 85% e rasteve të shërbimit ndaj klientit nuk kërkojnë më përfshirje të njerëzve.

Ndërsa Inteligjenca Artificiale po përparon, kjo shifër ndoshta do të rritet, duke lënë pak agjentë që duhet të merren vetëm me rastet më të ndërlikuara. Megjithëse Inteligjenca Artificiale në fillim mund të rrisë produktivitetin, ndikimi i saj afatgjatë do të jetë automatizimi i detyrave.

Ndryshe nga automatizimi, i cili zëvendësoi punët rutinë si kryerja e llogarive, Inteligjenca Artificiale mund të zgjerojë shtrirjen e saj në punë jo rutinë dhe krijuese.

Për shembull, mund të mësojë të njohë prirje dhe të bëjë parashikime pa udhëzime të qarta; ndoshta, me kalimin e kohës, do të jetë në gjendje edhe të shkruajë skenarë argëtues dhe të krijojë produkte të dobishme.

Tani për tani, duket sikur në industritë me paga të larta, personeli më i ri është më i cenuar nga automatizimi.

Në firmën ligjore A&O Shearman, mjetet e Inteligjencës Artificiale trajtojnë pjesën më të madhe të punës rutinë të kryer nga para-ligjorët. Softueri i kompanisë mund të analizojë kontratat, t’i krahasojë ato me marrëveshjet e kaluara dhe të këshillojë rishikime në më pak se 30 sekonda.

Njerëzit më të kualifikuar kanë qenë më të aftë të përdorin teknologjinë për të marrë vendime strategjike, thotë David Wakeling, kreu i sektorit të Inteligjencës Artificiale i firmës.

Kërkimet ekonomike mbështesin këtë vëzhgim. Megjithëse studimet e hershme treguan se punonjësit më të kualifikuar mund të përfitonin thjesht duke kopjuar rezultatet e Inteligjencës Artificiale, studimet më të reja këqyrin detyra më të ndërlikuara, si kërkimi shkencor, udhëheqja e një biznesi dhe investimi i parave.

Në këto rrethana, punonjësit e kualifikuar përfitojnë shumë më tepër se kolegët e tyre më të dobët. Në disa raste, punëtorët më pak produktivë nuk kanë përmirësim, madje humbin terren.

 

Model Inteligjent

Për shembull, Aidan Toner-Rodgers nga Universiteti MIT, zbuloi se përdorimi i Inteligjencës Artificiale për zbulimin e materialeve të ndryshme, gati dyfishoi produktivitetin e studiuesve më të mirë, por nuk pati pothuajse asnjë ndikim të matshëm në një të tretën e studiuesve më të paaftë.

Softueri i Inteligjencës Artificiale i lejoi studiuesit të përcaktonin veçoritë e dëshiruara, më pas prodhoi materiale të mundshme që mendohej se mund të kishin këto tipare.

Shkencëtarët më të aftë, që zotërojnë mjaftueshëm ekspertizë tematike, mund të përcaktojnë këshillat me vend dhe të hedhin poshtë ato të pavlefshmet. Ndërsa studiuesit më të paaftë e kishin të vështirë të dallonin rezultatet e dobishme nga ato të parëndësishme (shih grafikun 2).

 

 

Rezultate të ngjashme janë vënë re edhe në fusha të tjera. Nicholas Otis dhe bashkautorët e tij nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, zbuluan se sipërmarrësit më të aftë kenianë i rritën fitimet me mbi 15% me ndihmën e një asistenti të Inteligjencës Artificiale, ndërsa të tjerët vunë re një rënie të fitimeve.

Dallimi qëndronte në mënyrën si ata zbatuan këshillat e Inteligjencës Artificiale. Njerëzit e paaftë ndoqën këshillat e përgjithshme, si bërja e më shumë reklamave; ndërsa njerëzit e zgjuar e përdorën Inteligjencën Artificiale për të gjetur zgjidhje të përshtatshme, si sigurimi i burimeve të reja gjatë ndërprerjeve të energjisë (shih grafikun 3).

Alex Kim nga Universiteti i Çikagos dhe bashkautorët e tij, kryen një eksperiment ku pjesëmarrësit përdorën Inteligjencën Artificiale, për të analizuar fitimet në një portofol të sajuar. Investitorët e aftë arritën gati 10% kthime më të larta me Inteligjencën Artificiale. Investitorët më pak të aftë arritën fitime prej 2%.

Investitorët e aftë i përdorën më mirë njohuritë, si ato në lidhje me shpenzimet për kërkim-zhvillim, riblerjet e aksioneve dhe fitimin operativ përpara zhvlerësimit dhe amortizimit.

Ndërsa Inteligjenca Artificiale ndryshon botën e punës, po shfaqen edhe detyra të reja. Rajeev Rajan nga kompania e softuerëve Atlassian thotë se mjetet e Inteligjencës Artificiale u lirojnë inxhinierëve disa orë në javë, duke i lejuar ata të përqendrohen në punën krijuese.

Avokatët e rinj shpenzojnë më pak kohë në punët e shtëpisë dhe më shumë me klientët.

“Nga kjo do të përfitojnë më shumë njerëzit më të zgjuar që mund të jenë mërzitur me analizimin e fitimeve rutinë”, thotë një shef në një firmë të madhe investimesh.

“Aftësia që do të shpërblehet më shumë në një periudhë afatshkurtër, është imagjinata në gjetjen e mënyrave krijuese për të përdorur Inteligjencën Artificiale”.

Puna e zhurmshme e këtyre industrive po automatizohet, duke i lejuar punonjësit e rinj të marrin përsipër detyra të përparuara më herët në karrierën e tyre.

 

 

Tregjet e punës janë përcaktuar gjithmonë nga zhdukja e roleve të vjetra dhe krijimi i roleve të reja.

David Autor në universitetin MIT ka vlerësuar se rreth 60% e punës në Amerikë në vitin 2018 nuk ekzistonte në vitin 1940. Në vitet 1950, regjistrit të popullsisë ju shtua puna e “projektuesit të aeroplanëve”.

Në vitet 1990, u shtua profesioni “planifikues konferencash”. Kush do t’i kryejë punët e reja të Inteligjencës Artificiale kur ato të shfaqen? Historia tregon se nga ndryshimet e mëdha teknologjike, përfitojnë njerëzit më të aftë.

Në Revolucionin Industrial, inxhinierët që zotëronin makineri të reja përfituan nga një rritje pagash, ndërsa pagat e punëtorëve të zakonshëm mbetën në vend.

Epoka e kompjuterit shpërbleu inxhinierët e softuerit dhe i nxori jashtë loje daktilografistët. Inteligjenca Artificiale mund të ndjekë një rrugë të ngjashme, duke ndihmuar njerëzit më të zgjuar, të shkathët dhe me përvojë, për të lundruar në mjedise të ndërlikuara dhe të pasura me informacion.

Për më tepër, mjetet e sotme të Inteligjencës Artificiale janë vetëm fillimi. Ndërsa teknologjia bëhet më e sofistikuar, agjentët gjysmë autonomë mund të veprojnë në mënyrë të pavarur, duke ndryshuar rrënjësisht vendet e punës.

Kjo mund ta bëjë çdo punëtor një lloj shefi, ashtu siç ka parashikuar CEO i kompanisë Nvidia. Por më të talentuarit do të vazhdojnë të jenë shefat më të mirë./ Përktheu: Lira Muça

 

 

The post Përfitimet e Inteligjencës Artificiale appeared first on Revista Monitor.

Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale në Kinë po arrin përmasa mahnitëse

By: Mira Leka
28 March 2025 at 22:00

Më 6 mars, në Kinë u hap faqja e robotit të Inteligjencës Artificiale, Manus. Vetëm disa orë më vonë, vizitorët që vërshuan në internet, shkaktuan mbingarkesë dhe ndërprerjen e shërbimit online.

Kompania që e krijoi robotin, Butterfly Effect, thotë se teknologjia e saj është më e mirë se ajo e kompanisë amerikane të Inteligjencës Artificiale, OpenAI, e cila krijoi platformën ChatGPT. Tani kompania lejon hyrjen në sistem vetëm me ftesë, për të përballuar trafikun, shkruan The Economist.

Manus është shembulli i fundit i manisë që ka kapluar Kinën që nga janari, kur firma startup e Inteligjencës Artificiale DeepSeek, tronditi botën me një model të ri të çuditshëm që rivalizoi menjëherë modelet perëndimore.

Efekti në tregjet kineze ka qenë vërtet tronditës. Aksionet janë rritur në nivelin më të lartë në histori, duke lënë pas edhe aksionet amerikane.

Indeksi i teknologjisë Hang Seng, që gjurmon kompanitë më të mëdha kineze të teknologjisë të listuara në bursën e Hong Kongut, është rritur me më shumë se 40% që nga mesi i janarit (shih grafikun).

 

 

Shumë veta në Kinë besojnë se Inteligjenca Artificiale do t’i ndihmojë novatorët të krijojnë aplikacione të reja. Kompanitë teknologjike po rrisin investimet në qendrat e të dhënave, duke shkaktuar një rritje të shpenzimeve kapitale.

 

A do të zgjasë ky lulëzim?

Javët e fundit, me qindra ndërmarrje të mëdha kineze, nga prodhuesit e makinave dhe kompanitë shtetërore të energjisë, deri te bankat dhe shitësit e ushqimeve dhe pijeve, kanë thënë se kanë në plan të përdorin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale të krijuar nga DeepSeek.

Disa kompani gjigante teknologjike në vend, si Tencent, po e përfshijnë DeepSeek në produktet e tyre, pavarësisht se kanë modelet e veta.

Qeveritë lokale tani po integrojnë modelet e DeepSeek në aplikacionet celulare që përdoren nga banorët për shërbimet bazë, ndërsa departamentet qeveritare, spitalet dhe universitetet në të gjithë vendin, po bisedojnë se si mund ta përdorin atë në leverdi të Partisë Komuniste.

Analistët lokalë të kapitalit tani thonë me shaka se duhet të përdorin DeepSeek që raportet e tyre të tërheqin vëmendje. Disa investitorë madje mendojnë se kompania mund të ringjallë tregun e pronave në Hangzhou, qyteti ku ka selinë.

Kapitalistët e sipërmarrjes kineze janë po aq optimistë. Një firmë me seli në Pekin është e kënaqur që përfshirja e teknologjisë së DeepSeek në portofolin e saj të robotikës ka ulur kostot dhe ka rritur rendimentin.

Mes këtij vrulli, kanë lindur firma të panumërta startup të Inteligjencës Artificiale, në të gjithë Kinën. Disa investitorë po hedhin para, edhe pse dyshojnë se mund të krijohet një flluskë në treg. “Është dërrmuese, por nuk kemi zgjidhje tjetër”, thotë një investitor në Hangzhou.

“Ekonomia nuk është e mirë dhe nuk ka shumë mundësi gjetiu. Kështu që duhet të investojmë në Inteligjencën Artificiale sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai shton se strategjia është të investohet në një raund “A”, pika më e hershme e financimit, dhe pastaj të dilet gjatë një raundi “A+”, që mund të ndodhë vetëm disa muaj më vonë.

Më 6 mars, qeveria e Kinës tha se do të krijonte një fond kapitali sipërmarrës me vlerë 1 trilion juanë (140 miliardë dollarë) për investime të përqendruara në teknologji.

 

Vrulli

Firmat më të mëdha teknologjike në Kinë, duke përfshirë Alibaba, Baidu, Huawei dhe Tencent, po e përqafojnë këtë vrull dhe shpresojnë të përfitojnë në veçanti nëpërmjet divizioneve të tyre cloud.

Muajin e kaluar, kompania Alibaba tha se qëllimi i saj kryesor ishte që Inteligjenca Artificiale të arrinte nivelin e njeriut. Më 6 mars, ajo hodhi në treg një model të ri arsyetimi që thotë se është po aq i mirë sa ai i firmës DeepSeek.

Kompania ka premtuar të shpenzojë rreth 53 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme, për të ndërtuar qendra të dhënash, me qëllim për të përmbushur kërkesën për shërbimet cloud të Inteligjencës Artificiale.

Kjo është më shumë se sa ka shpenzuar gjatë dhjetë viteve të fundit. Ajo zë vendin e parë në tregun kinez cloud, me një pjesë prej 36%, dhe rritja mund të vazhdojë më tej. Kompania Baidu tashmë ka shënuar një rritje të të ardhurave nga divizioni cloud, duke ndihmuar në kompensimin e rënieve në divizione të tjera.

Kërkesa gjithnjë e më e madhe për Inteligjencë Artificiale, mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e marzheve të fitimit në industrinë cloud të Kinës. Këto marzhe zakonisht janë më të ulëta se në Perëndim, për shkak të konkurrencës së ashpër.

Që nga fillimi i shkurtit, është rritur edhe kërkesa për serverë të përshtatur për Inteligjencë Artificiale, sipas Liu Yiran nga Banka HSBC. Furnizuesit kanë filluar të mundësojnë serverë të “para-pajisur” me softuer të Inteligjencës Artificiale.

Shumë prej tyre u shiten drejtpërdrejt kompanive, apo edhe ndërmarrjeve shtetërore, që mund të parapëlqejnë të kenë serverë në ambientet e tyre, për të përmirësuar sigurinë.

Kompania Sangfor Technologies, e cila u krijua nga një grup ish-punonjësish të kompanisë Huawei, ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj nga kjo prirje e re: çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur me rreth 140% deri tani këtë vit.

Zonja Liu dhe ekipi i saj, vlerësojnë se tregu për serverët e Inteligjencës Artificiale do të rritet mesatarisht me më shumë se 70% në vit, deri në 2028.

Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale në Kinë po nxit investimet kapitale në të gjithë zinxhirin e furnizimit të harduerit në vend.

Sipas disa analistëve në Bankën e investimeve Jeffries, prodhuesit e serverëve mund të shpenzojnë më shumë se 1.4 trilionë juanë gjatë dy viteve të ardhshme, teksa po zgjerojnë kapacitetin e prodhimit.

Kompania GDS, një nga më të mëdhatë në vend, ka rritur planet e shpenzimeve kapitale. Rivali i saj VNet, kohët e fundit tha se do të dyfishonte kapacitetin këtë vit.

Sidoqoftë, disa analistë kanë filluar të bëjnë thirrje për të pasur kujdes. Kai Wang, nga firma amerikane e shërbimeve financiare Moingstar, argumenton se DeepSeek nuk do të ndryshojë themelet e shumicës së kompanive që kanë bërë para me rritjen e fundit të tregut të aksioneve në Kinë.

Lindën shqetësime kur mbështetja e fortë e qeverisë për ekonominë nuk arriti të jepte frytet e parashikuara. E njëjta gjë mund të ndodhë këtë vit, thotë zoti Wang, nëse kompanitë nuk arrijnë të bëjnë mjaftueshëm para nga Inteligjenca Artificiale.

Një faktor tjetër mund të jetë qasja në gjysmëpërçues të përparuar. Tani për tani, furnizimi është i mjaftueshëm. Kompanitë ende kanë mundësi të blejnë çipa H20 nga firma amerikane Nvidia.

Edhe pse këto janë më pak të fuqishme se çipat më të mirë të Nvidia-s, të cilat Amerika i ka ndaluar në Kinë, ata duket se po funksionojnë. Modeluesit lokalë të çipave, si Cambricon, Enflame dhe Huawei, kanë filluar të furnizojnë disa kompani kineze të Inteligjencës Artificiale.

Megjithatë, mungesa e gjysmëpërçuesve mund të shuajë furinë e Kinës në Inteligjencën Artificiale. Disa analistë shqetësohen se me shfaqjen e aplikacioneve të reja dhe me rritjen e kërkesës për fuqi kompjuterike, do të kufizohet furnizimi i çipave.

Kompania shtetërore kineze SMIC po vuan nga kufizime serioze të kapacitetit dhe nuk është në gjendje të prodhojë gjysmëpërçuesit më të përparuar.

Për më tepër, edhe çipat më të mirë të modeluar nga Huawei, ende mbeten shumë mbrapa atyre të Nvidia-s amerikane. Greg Allen nga firma CSIS, me seli në Uashington, shkroi kohët e fundit se çipat e prodhuar nga Huawei dhe softueri që i shoqëron kanë ende nevojë për përmirësime derisa të mund të përdoren nga DeepSeek dhe kjo mund të zgjasë me vite.

Thuhet se administrata Trump po mendon të vendosë kufizime më të ashpra ndaj Kinës duke përfshirë kufizimin e qasjes në çipat H20. Lulëzimi i Kinës mbështetet në besimin se kostoja e trajnimit dhe të modeleve të Inteligjencës Artificiale do të vazhdojë të bjerë.

Duke kufizuar qasjen në çipa, Amerika mund t’i rrisë kostot, duke i dhënë një fund të papritur euforisë së Inteligjencës Artificiale të Kinës.

 

 

The post Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale në Kinë po arrin përmasa mahnitëse appeared first on Revista Monitor.

Rama: Bashkëpunim me Microsoft për prokurime publike me inteligjencë artificiale

11 March 2025 at 12:53

TIRANË, 11 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Shqipëria po punon me Microsoft për të përgatitur prokurimin publik me inteligjencë artificiale, duke u shndërruar kështu në modelin e parë në Europë të prokurimeve pa kontaktin njerëzor në 95% të procesit.

I pranishëm në aktivitetin e javës Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale, Green AI, kryeministri u ndal te sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri.

Rama kujtoi se “për prokurimet u nisëm nga një vend shumë i zymtë ku ishim të fundit në rajon për sa i takon cilësisë dhe integritetit të prokurimeve”.

Ndërkohë bazuar në vlerësimin e fundit të SIGMA-s, që vepron në kuadër të BE-së, Rama theksoi se Shqipëria kryeson në rajon me 80 nga 100 pikë, ndërsa vendi i dytë është me 70 pikë, kjo për cilësinë dhe integritetin e prokurimeve.

“Por ne jemi edhe më ambicioz se sa kaq. Po punojmë me Microsoft për të përgatitur prokurimin me inteligjencë artificiale 360 gradë që praktikisht do të jetë modeli i parë në Europë i prokurimeve pa kontaktin njerëzor në 95% të procesit”, tha ai.

“Shpresojmë që deri në fund të vitit tjetër do të jetë gati për të funksionuar dhe pastaj asnjë vend mesdhetar i BE-së nuk mundet të na thotë se kemi probleme me integritetin e prokurimeve publike sepse mund t’i sfidojmë dhe pastaj do të ndiheshin me turp”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Bashkëpunim me Microsoft për prokurime publike me inteligjencë artificiale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

CyberSec2025, Tafa: Përdorimi i inteligjencës artificiale, do të jetë vendimtar për të ardhmen tonë

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, ishte pjesë e CyberSec 2025 Rome, organizuar nga Cyber Security Italia, ku ndau sfidat dhe prioritetet e Shqipërisë në mbrojtjen e hapësirës kibernetike, duke vënë theksin te kërcënimet rajonale dhe nevoja për një qasje të përbashkët evropiane.

Në fjalën e tij, Tafa analizoi pozicionin strategjik të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar përballjen me sulmet kibernetike dhe informative të aktorëve shtetërorë. Për këtë arsye, qeveria shqiptare ka intensifikuar investimet në sigurinë kibernetike, duke ndërtuar një sistem mbrojtjeje më të fortë dhe duke forcuar partneritetet ndërkombëtare për të garantuar një infrastrukturë të sigurt digjitale.

“Kuadri ynë i sigurisë kombëtare vihet vazhdimisht në provë nga aktorë që shfrytëzojnë dobësitë e epokës digjitale. Përdorimi i inteligjencës artificiale, informatikës kuantike dhe ekosistemeve të mëdha të rrjetit do të jetë vendimtare për të ardhmen tonë”, u shpreh Tafa.

Ai nënvizoi se siguria digjitale nuk është vetëm një domosdoshmëri teknike, por një angazhim strategjik për integritetin kombëtar, stabilitetin ekonomik dhe mbrojtjen e qytetarëve. Për këtë arsye, Shqipëria është e vendosur të shfrytëzojë teknologjitë më të avancuara për të mbrojtur hapësirën e saj kibernetike dhe për të kundërshtuar çdo kërcënim që cenon sigurinë kombëtare.

Pjesëmarrja në CyberSec 2025 Rome është një hap tjetër në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale të Shqipërisë dhe ndërtimin e një mjedisi të sigurt kibernetik në bashkëpunim me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë.

/r.e//a.f/

The post CyberSec2025, Tafa: Përdorimi i inteligjencës artificiale, do të jetë vendimtar për të ardhmen tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse Inteligjenca Artificiale kineze ka mahnitur botën?

By: Mira Leka
21 February 2025 at 22:02

Modelet e DeepSeek janë shumë më të lira dhe pothuajse po aq të mira sa rivalët amerikanë, shkruan The Economist

 

“Modeli i arsyetimit”, një formë e përparuar e Inteligjencës Artificiale, u paraqit në shtator 2024 nga kompania amerikane OpenAI.

Modeli i quajtur O1 përdor një “zinxhir mendimi” për t’iu përgjigjur pyetjeve të vështira në shkencë dhe matematikë, duke zbërthyer problemet sipas hapave dhe duke vënë në provë qasje të ndryshme prapa skenave, përpara se t’ia paraqesë përfundimin përdoruesit.

Sapo u shpalos ky model, nisi menjëherë një garë për të kopjuar metodën. Në dhjetor, Google paraqiti një model arsyetimi të quajtur “Gemini Flash Thinking”. Disa ditë më vonë, OpenAI u përgjigj me O3, një përditësim i modelit O1.

 

 

Por në fakt, Google, nuk ishte kompania e parë që imitoi OpenAI. Më pak se tre muaj pasi u paraqit modeli O1, gjiganti kinez i tregtisë elektronike Alibaba, prezantoi një version të ri të chatbot-it të tij Qwen, të quajtur QwQ, me të njëjtat aftësi “arsyetimi”.

“Çfarë do të thotë të mendosh, të pyesësh, të kuptosh?” shkroi kompania në një postim në blog.

Disa javë më parë, një tjetër kompani kineze e quajtur DeepSeek kishte paraqitur një “tablo” të një modeli arsyetimi, të quajtur R1. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë amerikane për të frenuar industrinë e Inteligjencës Artificiale të Kinës, dy kompani kineze u morën lehtësisht terren homologëve amerikanë brenda disa javësh.

 

Rivaliteti

Firmat kineze nuk po rivalizojnë vetëm në fushën e modeleve të arsyetimit: në dhjetor, DeepSeek publikoi një model të ri të madh gjuhësor (LLM), që është një formë e Inteligjencës Artificiale që analizon dhe krijon tekst.

V3 ishte pothuajse 700 gigabajt, tepër i madh për çdo pajisje, përveç pajisjeve të posaçme, dhe kishte 685 miliardë parametra, që ndërthuren për të formuar rrjetin nervor të modelit.

Ai ishte më i madh se çdo gjë e lëshuar më parë për shkarkim falas. Llama 3.1, modeli i madh gjuhësor i kompanisë Meta, e cila zotëron Facebook-un, dhe që u publikua në korrik, ka vetëm 405 miliardë parametra.

Modeli i madh gjuhësor i DeepSeek nuk është vetëm më i madh se shumë nga homologët e tij perëndimorë. Ai gjithashtu është më i mirë, i krahasueshëm vetëm me modelet e Google dhe OpenAI.

Paul Gauthier, themeluesi i platformës së kodimit Aider, zbuloi nga matjet e kryera se DeepSeek i tejkalonte të gjithë rivalët, përveç modelit origjinal O1.

LMSYS, një renditje e chatbot-eve me burime të shumta, e rendit DeepSeek në vendin e shtatë, më lart se çdo model tjetër me burim të hapur dhe më lart se çdo model i prodhuar nga firma të tjera përveç Google ose OpenAI (shih grafikun).

 

Dragoi kinez

Inteligjenca Artificiale kineze tani u është afruar aq shumë rivalëve amerikanë, saqë shefi i OpenAI, Sam Altman, u ndie i detyruar të shpjegonte ngushtësinë e hendekut.

Menjëherë pasi DeepSeek lëshoi modelin V3, ai shkroi në Twitter: “Është (relativisht) e lehtë të kopjosh diçka kur e di që funksionon. Është jashtëzakonisht e vështirë të bësh diçka të re, të rrezikshme dhe të vështirë, kur nuk e di nëse do të funksionojë”.

Industria kineze e Inteligjencës Artificiale fillimisht ishte e dorës së dytë. Kjo ndoshta sepse i është dashur të përballet me sanksionet amerikane. Në vitin 2022, Amerika ndaloi eksportin e çipave të përparuar në Kinë.

Nvidia, një prodhues kryesor i çipave, është detyruar të modelojë produkte më të rëndomta për tregun kinez, duke përjashtuar disa tipare.

Amerika gjithashtu është përpjekur të parandalojë që Kina të zhvillojë aftësinë për të prodhuar vetë çipa më të mirë, duke ndaluar eksportet e pajisjeve të nevojshme dhe duke kërcënuar se do të ndëshkojë firmat jo-amerikane që ndihmojnë Kinën.

Një pengesë tjetër për Kinën është kultivimi në atdhe. Firmat kineze u përfshinë me vonesë në hartimin e modeleve të mëdha gjuhësore, pjesërisht për shkak të shqetësimeve rregullatore.

Ato ishin të shqetësuara se si do të përgjigjeshin censuruesit ndaj modeleve që mund të “krijojnë halucinacione”, duke dhënë informacione të pasakta, ose më keq, duke bërë deklarata politikisht të rrezikshme.

Gjiganti kinez Baidu kishte eksperimentuar me modelet e mëdha gjuhësore për vite me radhë dhe kishte krijuar një model të quajtur “ERNIE”, por ngurroi ta lëshonte atë për publikun. Edhe kur u nxit nga suksesi i ChatGPT, kompania fillimisht lejoi hyrjen në ERNIEbot, vetëm me ftesë.

Më në fund, autoritetet kineze e nxorën rregulloren për industrinë e Inteligjencës Artificiale.

Megjithëse u bënë thirrje prodhuesve të modeleve që të kenë kujdes për të mundësuar një përmbajtje të shëndoshë dhe t’u përmbahen “vlerave socialiste”, ata gjithashtu u zotuan të “nxisnin zhvillimin inovativ të Inteligjencës Artificiale gjeneruese”.

Kina u përpoq të konkurronte globalisht, thotë Vivian Toh, redaktore e TechTechChina, një faqe lajmesh. Alibaba ishte një nga kompanitë e para që u përshtat me mjedisin e ri më tolerant, duke hedhur në treg modelin e vet gjuhësor, të quajtur fillimisht Tongyi Qianwen dhe më vonë të shkurtuar në “Qwen”.

Për një vit apo më shumë, Alibaba nuk nxori ndonjë gjë interesante: thjesht një model të zakonshëm të mbështetur në versionin Llama LLM me burim të hapur të kompanisë Meta.

Por gjatë vitit 2024, ndërsa Alibaba bëri përditësime të njëpasnjëshme të modelit Qwen, cilësia filloi të përmirësohej. “Këto modele duket se konkurrojnë me modelet shumë të fuqishme të zhvilluara nga laboratorët kryesorë në Perëndim”, tha Jack Clark i laboratorit të Inteligjencës Artificiale Anthropic.

Kjo ishte një vit më parë, kur Alibaba lëshoi një version të Qwen që është në gjendje të analizojë edhe tekstet, edhe imazhet.

Gjigantët e tjerë kinezë, përfshirë Tencent dhe Huawei, po ndërtojnë modelet e tyre. Por DeepSeek ka origjinë tjetër. Ai as nuk ekzistonte në kohën kur Alibaba nxori modelin e parë Qwen.

DeepSake vjen nga High-Flyer, një fond mbrojtës i krijuar në vitin 2015, me qëllim për të përdorur Inteligjencën Artificiale për të fituar përparësi në tregtimin e aksioneve.

Kryerja e kërkimeve themelore e ndihmoi High-Flyer-in të bëhej një nga fondet sasiore më të mëdha në vend.

Arsyeja nuk ishte thjesht komerciale, thotë Liang Wenfeng, themeluesi i High-Flyer. Mbështetësit e parë të OpenAI nuk po kërkonin një kthim fitimi. Synimi i tyre ishte “të ndiqnin misionin”.

Në të njëjtin muaj kur u lëshua Qwen në vitin 2023, High-Flyer njoftoi se edhe ai po hynte në garë për të krijuar një Inteligjencë Artificiale të nivelit njerëzor dhe e emëroi njësinë e tij kërkimore “DeepSeek”.

Ashtu si OpenAI, DeepSeek premtoi të zhvillonte Inteligjencën Artificiale për të mirën publike. Kompania do të bëjë publike shumicën e rezultateve të trajnimit, tha zoti Liang, në përpjekje për të parandaluar “monopolizimin” e teknologjisë nga disa individë ose firma.

Ndryshe nga OpenAI, që u detyrua të kërkonte fonde private për të mbuluar kostot e larta të trajnimit, DeepSeek ka pasur gjithmonë qasje në rezervat e mëdha të fuqisë kompjuterike të High-Flyer.

Modeli i madh gjuhësor gjigant i DeepSeek shquhet jo vetëm për madhësinë, por edhe për efikasitetin e trajnimit të tij. Modeli ushqehet me të dhëna nga të cilat ai nxjerr parametrat.

Ky sukses nuk ka ardhur falë një risie të vetme, thotë Nic Lane nga Universiteti Cambridge, por nga një sërë përmirësimesh të vogla me kalimin e kohës. Për shembull, procesi i trajnimit shpesh përdorte rrumbullakosje për t’i bërë llogaritjet më të lehta, por i mbante numrat të saktë atëherë kur ishte e nevojshme.

Serverat u rimodeluan për të lejuar çipat individualë të lidheshin me njëri-tjetrin, në një mënyrë më efikase.

 

Kostot

Falë këtyre dhe risive të tjera, për krijimin e miliarda parametrave të modelit kinez V3, u shpenzuan më pak se 6 milionë dollarë, ose afërsisht rreth një e dhjeta e fuqisë kompjuterike dhe shpenzimeve që shkuan për krijimin e modelit të Meta-s, Llama 3.1.

Trajnimi i modelit kinez V3 kërkonte vetëm 2,000 çipa, ndërsa Llama 3.1 përdori 16,000 të tillë.

Dhe për shkak të sanksioneve të Amerikës, çipat V3 të përdorur, nuk ishin as më të fuqishmit. Ky sukses kinez na shtyn të mendojmë se ndoshta firmat perëndimore i shpërdorojnë çipat.

Meta planifikon të ndërtojë një “fermë” serverash duke përdorur 350,000 prej tyre. Andrej Karpathy, ish-kreu i Inteligjencës Artificiale në kompaninë Tesla, thotë se DeepFake e ka bërë trajnimin e një modeli “të duket i lehtë dhe i lirë”.

Jo vetëm që modeli ishte trajnuar me çmim të lirë, por edhe funksionimi i tij kushton më pak. DeepSeek i ndan detyrat e çipave të shumtë në një mënyrë më efikase se të tjerët dhe fillon hapin tjetër të një procesi përpara se të ketë përfunduar hapin e tanishëm.

Kjo e lejon atë t’i mbajë çipat në kapacitet të plotë. Për rrjedhojë, në shkurt, kur DeepSeek do të fillojë të lejojë firmat e tjera të krijojnë shërbime që përdorin modelin V3, ajo do të tarifojë më pak se një të dhjetën e shumës që tarifon Anthropic për përdorimin e modelit të tij të madh gjuhësor, të quajtur Claude.

“Nëse modelet janë me të vërtetë e njëjta cilësi, atëherë kjo është një kthesë e re e madhe në koston e Inteligjencës Artificiale”, thotë Simon Willison, një ekspert i fushës.

Efikasiteti i DeepSeek nuk ndalet këtu. Këtë javë, edhe pse publikoi modelin R1 të plotë, ai lëshoi gjithashtu një grup variantesh më të vogla, më të lira dhe më të shpejta “të distiluara”, të cilat janë pothuajse po aq të fuqishme sa modeli më i madh.

Kjo nxiti imitime të ngjashme nga Alibaba dhe Meta dhe provoi sërish se DeepFake mund të konkurronte me emrat më të mëdhenj të biznesit.

 

 

Rruga e dragoit kinez

Alibaba dhe DeepSeek sfidojnë laboratorët më të përparuar perëndimorë, edhe në një mënyrë tjetër. Ndryshe nga kompanitë OpenAI dhe Google, laboratorët kinezë ndjekin drejtimin e kompanisë Meta dhe i bëjnë sistemet e tyre të disponueshme sipas një licence me burim të hapur.

Nëse dëshironi të shkarkoni një model Qwen dhe të ndërtoni programimin tuaj duke u mbështetur në të, nuk nevojitet asnjë leje e posaçme.

Ka edhe një transparencë të madhe. Të dyja kompanitë publikojnë të dhëna sa herë që nxjerrin modele të reja që mundësojnë një sërë detajesh në lidhje me teknikat e përdorura për të përmirësuar performancën e tyre.

Kur kompania Alibaba lëshoi modelin QwQ, që janë inicialet për “Questions with Qwen”, ajo u bë kompania e parë në botë që publikoi një model të tillë nën një licencë të hapur, duke lejuar këdo që të shkarkojë skedarin e plotë prej 20 gigabajt dhe ta përfshijë atë në sistemet e veta ose thjesht ta provojë për të parë si funksionon.

Kjo është një qasje shumë e ndryshme nga OpenAI, e cila e mban të fshehtë funksionimin e brendshëm të modelit O1.

Në vija të trasha, të dyja modelet zbatojnë atë që njihet si “llogaritje në kohë testimi”: në vend që ta përqendrojnë fuqinë llogaritëse gjatë trajnimit të modelit, ata gjithashtu e përdorin gjatë përgjigjes së pyetjeve.

Ky është ndryshimi kryesor i tyre nga modelet e mëdha gjuhësore të mëparshme. Këtë lloj operimi kompjuterik, mund ta krahasojmë me versionin dixhital të “të menduarit të tipit 2” tek njerëzit, siç e ka quajtur psikologu Daniel Kahneman procesin e të menduarit që është më i ngadaltë, më i qëllimshëm dhe më analitik se “tipi 1” i shpejtë dhe instinktiv. Ai ka dhënë rezultate premtuese në fusha si matematika dhe programimi.

Për shembull, nëse ju bëhet një pyetje e thjeshtë faktike, si “cili është kryeqyteti i Francës?”, ju do të përgjigjeni me emrin e parë që ju vjen ndër mend dhe do të jeni të saktë. Edhe një chatbot i zakonshëm funksionon në të njëjtën mënyrë: nëse statistika gjuhësore i jep një përgjigje shumë më të parapëlqyer se të tjerat, ai e zgjedh si përgjigje.

Por nëse ju bëhet një pyetje më e ndërlikuar, ju duhet të mendoni në një mënyrë më analitike. Për shembull, nëse ju pyesin cili është qyteti i pestë më i populluar i Francës, ndoshta do të filloni duke sjellë ndër mend një listë të gjatë të qyteteve të mëdha franceze, më pas do të përpiqeni t’i rendisni ato sipas popullatës dhe pastaj do të jeni në gjendje të jepni një përgjigje.

Edhe modeli O1 dhe imituesit e tij, nxisin një formë mendimi të ndërlikuar: në vend që të japë përgjigjen e parë më të besueshme, sistemi e ndan problemin në disa hapa dhe përparon drejt një përgjigjeje, hap pas hapi, njëlloj si njeriu.

Por modeli O1 i mban mendimet e tij për vete, duke u zbuluar përdoruesve vetëm një përmbledhje të procesit dhe përgjigjen përfundimtare. OpenAI dha disa shpjegime për këtë zgjedhje.

Ndonjëherë, për shembull, modeli shqyrton nëse duhet të përdorë fjalë fyese apo të zbulojë të dhëna të rrezikshme, por më pas vendos të mos e bëjë këtë. Nëse zbulohet arsyetimi i tij i plotë, atëherë zbulohet edhe materiali i ndjeshëm. Modeli e mban të fshehur mekanikën e saktë të arsyetimit, edhe për të ruajtur veten nga kopjuesit e mundshëm.

Alibaba nuk ka shqetësime të tilla. Nëse i kërkoni modelit QwQ të zgjidhë një problem të ndërlikuar matematikor, ai ju shpalos me kënaqësi çdo hap të rrugëtimit të arsyetimit të tij, ndonjëherë edhe duke folur me vete ndërsa përpiqet të orientohet mes qasjeve të ndryshme për zgjidhjen e detyrës që i keni dhënë. Për shembull, modeli mund të shprehet:

“Kështu tani mua më duhet të gjej faktorin më të vogël primar tek, të shumës 20198 + 1. Hmm, kjo duket shumë e madhe, por mendoj se mund ta zbërthej hap pas hapi”, dhe vazhdon të prodhojë rreth 2000 fjalë analizuese përpara se të japë përgjigjen e saktë, numrin 97.

Transparenca e Alibaba-s nuk është aspak një rastësi, thotë Eiso Kant, bashkëthemeluesi i kompanisë së Inteligjencës Artificiale Poolside, me seli në Portugali. Laboratorët kinezë janë zotuar në betejën për të tërhequr talent, vëren ai.

“Nëse je një studiues që po mendon të punosh jashtë shtetit, cila është e vetmja gjë që nuk mund të të japin laboratorët perëndimorë? Ne perëndimorët nuk mund t’i bëjmë transparente gjërat tona. Po e mbajmë gjithçka të kyçur, për shkak të natyrës së garës që po zhvillojmë”.

Edhe nëse inxhinierët në firmat kineze nuk janë të parët që zbulojnë një teknikë, ata janë shpesh të parët që e publikojnë atë, thotë zoti Kant. “Nëse doni të shihni ndonjë teknikë të fshehtë, ndiqni studiuesit kinezë me burim të hapur.

Ata publikojnë gjithçka dhe po bëjnë një punë të mrekullueshme”. Gazeta që bëri publikimin e modelit V3, renditi 139 autorë me emër, vëren zoti Lane. Një njohje e tillë mund të jetë më tërheqëse sesa puna e lodhshme dhe e panjohur në një laborator të errët amerikan.

Vendosmëria e qeverisë amerikane për të ndalur zhvendosjen e teknologjisë së përparuar drejt Kinës, ka penguar edhe punën e studiuesve kinezë në Amerikë.

Problemi nuk është vetëm barra administrative e vendosur nga ligjet e reja që synojnë të mbajnë të fshehta risitë e fundit amerikane. Ka edhe një hije dyshimi ndaj kinezëve në përgjithësi. Akuzat për spiunazh fluturojnë edhe në evente shoqërore.

 

Shefi i madh

Puna në Kinë ka edhe anët negative. Për shembull, nëse do të pyesnit modelin DeepSeek V3 për Tajvanin, do t’ju shpjegojë me kënaqësi se ai është një ishull në Azinë Lindore “i njohur zyrtarisht si Republika e Kinës”.

Por pasi formon disa fjali, ai ndalet, fshin përgjigjen fillestare dhe këshillon shkurt: “Le të flasim për diçka tjetër”.

Laboratorët kinezë janë më transparentë se qeveria e tyre, sepse duan të krijojnë një ekosistem firmash të përqendruar në Inteligjencën e tyre Artificiale.

Kjo ka njëfarë vlere komerciale, sepse kompanitë që ndërtojnë aplikacionet e tyre duke u mbështetur në modelet me burim të hapur, mund të binden që të blejnë produkte ose shërbime nga krijuesit e këtyre modeleve.

Gjithashtu sjell një përfitim strategjik për Kinën, sepse i krijon asaj aleatë në fërkimin me Amerikën mbi Inteligjencën Artificiale.

Firmat kineze sigurisht që do të parapëlqenin të ndërtonin sisteme duke u mbështetur në modelet kineze, pasi ato nuk duhet të shqetësohen se ndalimet ose kufizimet e reja mund t’i shkëputin nga platforma themelore.

Gjithashtu e dinë se nuk ka gjasa të bien në kundërshtim me kërkesat e censurës në Kinë, të cilat modelet perëndimore nuk i marrin parasysh.

Për firmat si Apple dhe Samsung, të etura për të ndërtuar mjete të Inteligjencës Artificiale në pajisjet që shesin në Kinë, ortakët lokalë janë një domosdoshmëri, vëren Francis Young, një investitor teknologjie me seli në Shangai. Madje edhe disa firma jashtë vendit kanë arsye të posaçme për përdorimin e modeleve kineze:

Modeli Qwen është qëllimisht i rrjedhshëm në gjuhët “me burime të ulëta” si Urdu dhe Bengali, ndërsa modelet amerikane janë trajnuar duke përdorur kryesisht të dhëna në gjuhën angleze. Një tjetër joshje janë edhe kostot e ulëta të modeleve kineze.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se modelet kineze do të mbizotërojnë botën. Inteligjenca Artificiale amerikane zotëron ende aftësi që rivalët e saj kinezë nuk mund t’i arrijnë.

Një program kërkimor nga Google e dorëzon browser-in e internetit të një përdoruesi, në chatbot-in e tij Gemini, duke rritur mundësinë e “agjentëve” të Inteligjencës Artificiale që ndërveprojnë me web-in.

Chatbot-e si Anthropic dhe OpenAI ju ndihmojnë jo vetëm të shkruani kodin, por edhe ta zbatoni atë për nevojat tuaja. Modeli Claude do të ndërtojë dhe do të mirëpresë aplikacione të tëra.

Dhe arsyetimi hap pas hapi nuk është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet e ndërlikuara. Nëse pyesni versionin e zakonshëm të ChatGPT për problemin matematikor që përmendëm më sipër, ai shkruan një program të thjeshtë për të gjetur përgjigjen.

Zoti Altman ka lajmëruar se priten më shumë risi, duke njoftuar se së shpejti, OpenAI ka ndërtuar “super-agjentë të nivelit të doktoraturës” të cilët janë po aq të aftë sa ekspertët njerëzorë për një sërë detyrash intelektuale. Gara e Inteligjencës Artificiale mund ta nxisë teknologjinë amerikane të prodhojë gjëra edhe më të mëdha.

Përktheu: Lira Muça

The post Pse Inteligjenca Artificiale kineze ka mahnitur botën? appeared first on Revista Monitor.

Rama premton tendera me AI, por BE kërkon ekspertizë njerëzore

6 February 2025 at 11:28

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në mandatin e tij të katërt do të përdorë Inteligjencën Artificiale për prokurime publike, me qëllim anashkalimin e dorës së njeriut dhe nevojës për të trajnuar stafin që të arrijë standard europian në këtë fushë. Por një përgjigje e Komisionit Europian për Faktoje tregon se shtetet kandidate për anëtarësim […]

The post Rama premton tendera me AI, por BE kërkon ekspertizë njerëzore appeared first on BoldNews.al.

Rama premton prokurime me AI por BE kërkon ekspertizë njerëzore

5 February 2025 at 17:00

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në mandatin e tij të katërt do të përdorë Inteligjencën Artificiale për prokurime publike, me qëllim anashkalimin e dorës së njeriut dhe nevojës për të trajnuar stafin që të arrijë standard europian në këtë fushë. Por një përgjigje e Komisionit Europian për Faktoje tregon se shtetet kandidate për anëtarësim pritet të ndërtojnë njohuri dhe ekspertizë në këtë fushë dhe jo t’a “shkarkojnë” përgjegjësinë tek Inteligjenca Artificiale.

Jona Plumbi

Akuza për shkelje të barazisë në tendera është një nga më të përsëriturat nga Prokuroria e Posaçme SPAK ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe vendorë. Njëkohësisht, pas skandalit të koncesioneve për inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, diskutimet për korrupsion qeveritar në proceset e prokurimeve janë në qendër të vëmendjes prej shumë kohe.

Duket se për të luftuar pikërisht këtë perceptim të korrupsionit të zyrtarëve në ministri dhe bashki duke keqpërdorur paratë e buxhetit të shtetit përmes prokurimeve korruptive, kryeministri Edi Rama njoftoi një “armë” të re, që sipas tij pamundëson korrupsionin në prokurime publike.

“[Ajo] që po bëjmë dhe që lidhet me një fazë të re të luftës kundër korrupsionit dhe përpjekjes për të rritur transparencën është një model inovativ me Inteligjencë Artificiale për të realizuar prokurimet publike. Me modelin e AI që po ndërtojmë unë besoj që në mandatin tonë të katërt, ne do të jemi vendi i parë që do të realizojë prokurime me 90% të procesit pa njeriun”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Është Inteligjenca Artificiale ajo që sipas Ramës, duke eleminuar “dorën” njerëzore në proceset e prokurimeve do të mundësojë drejtësi të një standardi europian. Kjo – theksoi kryeministri – do të evitojë edhe bezdinë e panevojshme që stafi i tij të trajnohet, të edukohet dhe të ndërtojë ekspertizë të nivelit europian.

“[AI do mundësojë] nivel objektiviteti dhe transparence që është i pakonkurrueshëm dot nga çfarëdolloj komisioni prokurimesh. Se ndryshe procesi do duhej të shkonte, sensibilizo, trajno, eduko, prit që shqiptarët të bëhen gjermanë e kshu me rradhë. Ndërkohë që në kushtet e sotme nuk është e nevojshme jo vetëm të bëhemi, por as të duam që të bëhemi si gjermanët,”  – Kryeministri Edi Rama.

Por Bashkimi Europian duket se ka një tjetër mendim për këtë.

Nisur nga rëndësia që ka procesi i përafrimit të ligjeve dhe ndërtimit të ekspertizës në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, Faktoje u interesua pranë unionit për të kuptuar deri në çfarë pike mundet Inteligjenca Artificiale të zëvendësojë njeriun për prokurime publike për vendet anëtare të BE-së.

Bashkimi Europian tha për Faktoje se Inteligjenca Artificiale në fakt mundet vetëm të plotësojë njohurinë dhe ekspertizën që shtetet kandidate duhet të ndërtojnë dhe jo ta zëvendësojë atë.

“Ndërkohë që përdorimi i Inteligjencës Artificiale mund të mbështesë procesin e prokurimeve në hartimin e specifikimeve apo zbulimin e ofertave të dyshimta, aplikimi i Inteligjencës Artificiale mundet vetëm të plotësojë njohurinë dhe ekspertizën që shtetet kandidate duhet të ndërtojnë”

– Zëdhënës i Komisionit Europian për Faktoje

Zëdhënësi i KE shpjegon se si një vend kandidat si Shqipëria pritet që të përafrohet me legjislacionin e BE-së, përfshi edhe në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI).

Akti për Inteligjencën Artificiale i BE-së parashikon një “qasje të klasifikuar” që bazohet tek rreziku dhe krijon një kuadër ligjor uniform dhe horizontal për AI. Qëllimi i saj është të mbrojë të drejtat themelore, të mundësojë sigurinë e përdoruesve dhe të krijojë besim në zhvillimin dhe miratimin e Inteligjencës Artificiale.

Ne do të inkurajonim Shqipërinë të sigurojë përafrimin e teknologjive të reja me Inteligjencë Artificiale me kriteret e Aktit për AI dhe qëndrojmë në gatishmëri për t’a mbështetur në këtë proces,” – thuhet në përgjigjen e Komisionit Europian për Faktoje.

Ky reagim i Komisionit Europian i bën jehonë rezervave të shprehura tashmë nga Bashkimi Europian për deklaratat e kryeministrit Rama që njoftonte përafrimin e legjislacionit të Shqipërisë me atë europian përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

Nisur nga ky reagim i Komisionit Europian, deklaratën e kryeministrit Rama se për shkak të ndihmës nga Inteligjenca Artificiale nuk është më e nevojshme që zyrtarët të kenë ekspertizë europiane për prokurime publike, e konsiderojmë të pavërtetë.

The post Rama premton prokurime me AI por BE kërkon ekspertizë njerëzore appeared first on Faktoje.al.

A do ta nxisë ekonominë Inteligjenca Artificiale

By: Mira Leka
28 December 2024 at 22:02

Kompjuterët nxitën rritje ekonomike. A do ta bëjë edhe Inteligjenca Artificiale? Dy vjet pas prezantimit të ChatGPT-3.5, përparimi ka qenë më i ngadaltë sesa pritej

 

Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur kompania OpenAI prezantoi në treg GPT-3.5, duke bërë bujë të madhe. Bill Gates, bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, e krahasoi krijimin e kësaj teknologjie me krijimin e ndërfaqes grafike të përdoruesit, një zbulim që ndryshoi kompjuterin personal në vitet 1980.

Të tjerë parashikuan se Inteligjenca Artificiale gjeneruese do të shndërronte me shpejtësi ekonomitë në mbarë botën, duke lënë miliona njerëz të papunë.

Megjithatë, pavarësisht zhurmës dhe shqetësimeve, ndikimi i Inteligjencës Artificiale deri tani ka qenë i heshtur. Sipas Zyrës së Regjistrimit të Amerikës, vetëm 6% e bizneseve e përdorin Inteligjencën Artificiale për të prodhuar mallra dhe shërbime. Ndërkohë, prodhimi dhe rritja e produktivitetit në punë, mbeten shumë më poshtë se nivelet e larta të epokës së kompjuterëve në vitet 1990.

Pse deri tani Inteligjenca Artificiale duket se nuk ka arritur të përmbushë premtimin e saj? Mësimet nga epoka e kompjuterit mund të hedhin dritë mbi këtë pyetje. Ashtu si me Inteligjencën Artificiale sot, në vitet e para të epokës së kompjuterëve, u bënë parashikime të mëdha të shndërrimeve që do të sillte kjo teknologji e re në ekonomi.

Në vitin 1965, Herbert Simon, një gjigant i shkencës kompjuterike, deklaroi se “brenda 20 viteve, makineritë do të jenë të afta të bëjnë çdo punë që mund të bëjë një njeri”. Dy dekada pas parashikimit të Simon-it, revolucioni i premtuar i produktivitetit, mbeti i pakapshëm.

Në vitin 1987, Robert Solow, fitues i çmimit “Nobel”, bëri bujë kur tha se “ju mund ta shihni epokën e kompjuterit kudo, përveçse në statistikat e produktivitetit”. Vetëm në fund të viteve 1990, më në fund u ndie transformimi ekonomik që solli kjo teknologji, duke bërë që Solow të pranonte tri dekada më vonë, se kompjuterët kishin filluar të ndryshonin ekonominë.

 

Kompjuterët dhe ekonomia

Kishte tre faktorë kryesorë që kontribuuan në rritjen e madhe të produktivitetit në epokën kompjuterike: kompanitë rritën investimet në Teknologjinë e Informacionit, çmimet e kompjuterëve dhe softuerëve ranë me shpejtësi dhe drejtuesit gjetën mënyra të reja për të integruar teknologjinë në operacionet e tyre. A janë këta faktorë të dukshëm edhe sot?

Fillojmë me investimet në Teknologjinë e Informacionit. Duke filluar nga viti 1995, kompanitë rritën shpenzimet për harduerin kompjuterik, infrastrukturën e rrjetit dhe softuerin.

Ndërmjet viteve 1995 dhe 2000, investimi i tyre në pajisjet dhe softuerët e përpunimit të informacionit, u rrit mesatarisht me 20% në vit në terma realë.

Një studim nga Kevin Stiroh në Bankën e Rezervës Federale të Nju Jorkut, ka zbuluar se firmat po investonin rreth 400 miliardë dollarë në teknologji të tilla deri në vitin 1999. Këto përbënin mbi 30% të të gjitha investimeve fikse jorezidenciale.

Në të kundërt, shpenzimet kapitale të kohëve të fundit kanë qenë të pakta. Gjatë dy viteve të fundit, investimet e bizneseve në pajisje dhe në softuerët e përpunimit të informacionit, janë rritur me rreth 4% në vit.

Investimi në Inteligjencën Artificiale është më i përqendruar në asetet jomateriale, si algoritmet dhe të dhënat, të cilat janë më të vështira për t’u matur sesa kapitali fizik. Për shembull, pagesat ndaj kompanive startup për të zhvilluar mjete të Inteligjencës Artificiale me porosi, mund të listohen në statistika si shpenzime operative.

Sidoqoftë, pritej të paktën një rritje në investimet në softuer. Në fakt, shpenzimet janë çuditërisht të ulëta, si ato për softuerin komercial të parapaketuar (si Microsoft 365), ashtu edhe për sistemet e ndërtuara me porosi, duke përfshirë mjetet e Inteligjencës Artificiale.

Rritja e investimeve në softuer gjatë vitit të kaluar, ishte rreth tri herë më e ulët se në fund të viteve 1990 në terma realë dhe mbetet shumë nën mesataren afatgjatë.

Në gjysmën e dytë të viteve 1990, ndodhi edhe një rënie e theksuar e çmimit të pajisjeve kompjuterike dhe softuerit. Nga viti 1995 deri në vitin 2000, çmimet për pajisjet dhe softuerët e përpunimit të informacionit, ranë me një të tretën, duke çuar në prodhimin e kompjuterëve më të lirë dhe më të mirë.

Në epokën e tanishme të Inteligjencës Artificiale nuk është vënë re ende ndonjë ulje çmimesh e këtyre niveleve: gjatë pesë viteve të fundit, çmimet për softuerët dhe pajisjet e përpunimit të informacionit, pothuajse nuk kanë ndryshuar.

Në fakt, në tremujorin e fundit, treguesi i çmimeve për këto produkte u rrit me një normë vjetore prej 4%. Edhe pse teknologjia bazë po bëhet më e lirë, ndërmjetësit që ripaketojnë mjetet e Inteligjencës Artificiale po shtojnë gjithnjë e më shumë karakteristika dhe po rrisin çmimet.

Çfarë mund të themi në lidhje me elementin e fundit në revolucionin ekonomik të viteve 1990? Që një teknologji të rrisë produktivitetin në ekonomi, kompanitë duhet të ripërpunojnë operacionet dhe modelet e biznesit për ta integruar atë.

Marrim shembullin e Walmart. Në vitet 1990, zinxhiri i shitjes me pakicë rriti produktivitetin duke përfshirë në operacionet e tij një sistem të ri softuerësh, të quajtur Retail Link, që u jepte furnizuesve qasje në çdo kohë në të dhënat e shitjeve dhe inventarit.

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale mbetet ende i kufizuar në aplikimet e operacioneve të tanishme, si një firmë e shërbimeve financiare që përdor një aplikacion të Inteligjencës Artificiale për zbulimin e mashtrimeve.

Shumica e kompanive nuk kanë infrastrukturën e nevojshme të të dhënave për të trajnuar modele të posaçme. Për të zhbllokuar potencialin e plotë të Inteligjencës Artificiale, nevojiten ndryshime më thelbësore.

Duke pasur parasysh këto, mund të na duhet të kujtojmë fjalët e ekonomistit Rudi Dornbusch, që punonte në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

Ai tha se në ekonomi, gjërat ndodhin më ngadalë se sa pritet dhe më pas më shpejt se sa pritet. Kjo do të thotë se do të vijë koha kur Inteligjenca Artificiale do të rrisë në mënyrë të jashtëzakonshme produktivitetin, por deri tani, është shumë larg nga lulëzimi i përjetuar në vitet 1990.

Ndoshta një krahasim më i përshtatshëm është me vitet 1970, një kohë kur premtimi teknologjik u përzje me rritjen zhgënjyese të produktivitetit.

Çipat e memories dhe mikroprocesori i silicit, që nevojiteshin për kompjuterin personal, u hodhën në treg rreth vitit 1970. Megjithatë, 20 vjet më vonë, më pak se 10% e bizneseve në botë përdornin kompjuterë.

Ndërsa bota kaloi në epokën e informacionit me përdorimin e postës elektronike, telefonave celularë dhe internetit, rritja e produktivitetit vazhdoi të mbetej e ulët.

Nga viti 1975 deri në 1994, produktiviteti i punës në Amerikë ishte mesatarisht 1.7%. Pastaj gjërat më në fund ndryshuan. Revolucioni i Inteligjencës Artificiale duket se po ndjek një rrugë të ngjashme.

The post A do ta nxisë ekonominë Inteligjenca Artificiale appeared first on Revista Monitor.

❌
❌