Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga përdorimi i pesticideve te antibiotikët/ Çfarë po konsumojmë?

13 April 2025 at 16:01

Si funksionon sistemi i kontrollit për sigurinë ushqimore, nga fidanët e mbjellë, përdorimi i pesticideve, antibiotikëve dhe deri te tregtimi i produkteve ushqimore vendase dhe të importit. Pengesat që hasen te gjurmueshmëria e mallrave të pasigurta që shiten në informalitet. A.Ç., prej disa ditësh gjendet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, për shkak të […]

The post Nga përdorimi i pesticideve te antibiotikët/ Çfarë po konsumojmë? appeared first on BoldNews.al.

Toksikologu: Ushqimet me pesticide, shkaktojnë helmime deri kancer

7 April 2025 at 16:57

Shëndeti i shqiptarëve po vihen në rrezik të vazhdueshëm, pasi shumë ushqime që konsumojmë nuk janë të sigurta. Prej dy muajsh vetë AKU ka bërë me dije se në treg ka patur, mish me salmonele, mandarina dhe luleshtrydhe me pesticide, disa me nivele të larta, e të tjera me pesticide të ndaluara për përdorim.

Konsumimi i këtyre produkteve të kontaminuara, sipas mjekëve toksikolog ka pasoja në shëndet.

 “Dëmtimet afatshkurtra janë helmimet dhe këto ndodhin kur kemi sasi të mëdha të përdorur të këtyre pesticideve, ndërsa dëmtimet afat gjata, më shqetësuese dhe alarmante janë veprimet e tyre kancerogjene…” tha toksikologu Alert Drishti.

Vitet e fundit është parë se sëmundjet tumorale kanë ardhur në rritje në vendin tonë. ekspertët e shëndetësisë kanë akuzuar si një nga shkaktarët e shtimit të rasteve edhe mënyrën e të ushqyerit dhe jetën sedentare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Toksikologu: Ushqimet me pesticide, shkaktojnë helmime deri kancer appeared first on Euronews Albania.

Skandali i luleshtrydheve me pesticide nga Greqia/ Fermerët në Fier: Pikat e grumbullimit nuk na marrin prodhimin, ne..

7 April 2025 at 13:43

Fermerët në Fier këtë të hënë kanë në protestë në lidhje me prodhimin e tyre të luleshtrydhe. Sipas tyre pikat e grumbullimit nuk kanë pranuar tu marrin prodhimin me pretendimin se luleshtrydhet janë me pesticide. Ky mospranim i luleshtrydheve nga pikat e grumbullimit vjen pas skandalit të luleshtrydheve me pesticide të importuara nga Greqia. Fermerët kanë hedhur luleshtrydhet në tokë në shenjë protestë teksa theksojnë se AKU-në se nuk kanë shkuar për të marrë kampione për analizimin e luleshtrydheve të kultivuara në tokat e tyre.

“Kërkojmë ndihmë nga shteti. Të marrë kampionë nga tokat ku është luleshtrydhja. Në asnjë parcelë s’ka ardhur AKU. Luleshtrydhja jonë në këtë zonë mban rekord, por shteti jonë pranon të marrë nga jashtë. Më vjen keq për brezin e ri. Pata djalin tim këtu, kur iku më erdhi keq.

Ky brez i ri po largohen nga ky vend në të njëjtën kohë kur Rama u kërkon të kthehen e të punojnë. Luleshtrydhja u shit me 2 mijë lekë/kg. sot nuk flitet për kile. Është pa vjelë e gjithë luleshtrydhja. Ne sot s’paguajmë dot punëtorët. Një punëtor që të vjelë 25 arka, do 20 mijë lekë. Po nuk vuri dorë shteti, të thotë ik,” thonë fermerët.

Ata shtojnë se nga mostregtimi i luleshtrydheve preken 300-400 fermerë. Ata fajësojnë pikat e grumbullimit për abuzime dhe se propaganda nuk bëhet te ata.

“Mund të jenë 300-400 fermerë. Këto janë faturat, pa çmim e asgjë. Jemi në mëshirë të fatit, shteti s’do t’ia dijë. Vjen vetëm për vota. Ne në këto dy muaj punojmë në vit. Gjysma u kalbëzua nga moti, asnjë subvencion, lekët i marrin pikat e grumbullimit. Propaganda po bëhet nëpër pika, te fermeri asgjë. Zero,” shprehen fermerët.

The post Skandali i luleshtrydheve me pesticide nga Greqia/ Fermerët në Fier: Pikat e grumbullimit nuk na marrin prodhimin, ne.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk na blenë luleshtrydhet”/ Fermerët e Fierit në protestë: Thonë janë me pesticide!

By: Oldi
7 April 2025 at 13:58

Fermerët në Fier këtë të hënë kanë në protestë në lidhje me prodhimin e tyre të luleshtrydhe. Sipas tyre pikat e grumbullimit nuk kanë pranuar tu marrin prodhimin me pretendimin se luleshtrydhet janë me pesticide. Ky mospranim i luleshtrydheve nga pikat e grumbullimit vjen pas skandalit të luleshtrydheve me pesticide të importuara nga Greqia. Fermerët […]

The post “Nuk na blenë luleshtrydhet”/ Fermerët e Fierit në protestë: Thonë janë me pesticide! appeared first on BoldNews.al.

Skandal pas skandali/ Produktet me pesticide, më të rrezikshme se salmonela

By: gaze tare
7 April 2025 at 11:41

Që nga dhjetori, siguria ushqimore në Shqipëri është përballur me një seri skandalesh që kanë ngritur shqetësime të mëdha për shëndetin e konsumatorëve.

Mandarina të kthyera nga Kroacia, salmonelë në mishin e pulës nga Brazili dhe së fundmi, ngarkesa me luleshtrydhe të mbushura me pesticide nga Greqia, kanë ngritur shqetësime serioze mbi funksionimin e institucioneve përgjegjëse.

Ekspertja e sigurisë ushqimore Ana Vuksani tha se përgjegjësia kryesore qëndron tek mungesa e kontrollit, mungesa e ekspertëve të duhur dhe korrupsioni brenda institucioneve.

“Mungon kontrolli, mungon transparenca, mungojnë ekspertët e profesionistët, sepse në AKU përgjegjësi i sektorit për kontrollin e pesticideve në të gjithë Shqipërinë është teknolog ushqimor. Edhe në rastin e Tiranës nuk janë agronomë kemi mungesë transparence dhe korrupsion”.

Vuksani nënvizoi se pesticidet janë shumë më të rrezikshme se salmonela, pasi efektet e tyre janë afatgjata dhe shpeshherë të padukshme në momentin e konsumimit. Ato mund të shkaktojnë deformime të fetusit, mutacione gjenetike dhe sëmundje kancerogjene.

“Skandali zë skandalin, njëherë mandarinat parazitët në peshk, salmonelën. Ne mund ta kushtëzojmë disi prekjen nga salmonela me marrjen e disa masave, kurse mbetjet e pesticideve në organizëm nuk kanë asnjë lloj kushtëzimi. Janë shumë më të rrezikshme nëse nga salmonela kemi një hëlmim ushqimor, këtu jemi të gjithë njëlloj se nuk ka shenja klinike të menjëhershme por shkakton dëme shumë seriozë në afat të gjatë që nga deformimi i fetusit, mutacione gjenetike, rënie të riprodhimit e sëmundje kancerogjene. Ne jemi kthyer në një magazinë ku çdo gjë që nuk të bën mirë futet në organizmin tonë”.

Duke iu referuar rastit të fundit me ngarkesat e luleshtrydheve nga Greqia, Vuksani ngriti shqetësimin se informacioni për publikun është i vonuar dhe i fragmentuar.

“Kemi të bëjmë më 4 ngarkesa ne kemi informacion si gjithmonë mbas 2 muajve. Vetëm për ngarkesën e parë që ka qenë në 17 shkurt ne njoftohemi në 4 prill. Më shqetësues është fakti që nuk kemi asnjë informacion për sasinë e 3 ngarkesave. Unë dyshoj që ngarkesat e tjera kanë një sasi shumë më të madhe h bërë trendi që institucionet nuk japin asnjë lloj informacioni duke ekspozuar konsumatorët me riskun ndaj ushqimit. Sa i përket pesticideve kjo po bëhet si telenovelë. Ne e dimë për mandarinat në muajin dhjetor që ministria në tha që është asgjësuar, por ne sot e kësaj nuk kemi asnjë informacion për asgjësimin e tyre. AKU dhe nëse deri tani nëse nuk e dinte si të vepronte kishte rastin e mandarinave për të marrë masa që të mos ndodhte edhe te luleshtrydhet”.

Ajo theksoi gjithashtu se pesticidet e përdorura në këto luleshtrydhe janë ndaluar në Bashkimin Evropian për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe kanë kaluar normat e lejuara, duke e bërë të pamundur tregtimin e tyre në vendet e BE-së.

Në fund, ekspertja kërkoi ngritjen e një Task Force të posaçme që të hetojë dhe monitorojë rastet e tilla, si dhe të rrisë transparencën institucionale. “

“Duhen bërë një Task Forcë e përgjithshme. Thotë që janë kontrabandë por shteti i ka mekanizmat për ta luftuar nëse është pjesë e kontrabandës apo janë të mbetura në magazinat bujqësore. Rasti i fundit tregoi që janë pjesë e importit. Shteti ynë, sipas AKU-së se ato njoftimet nuk di as kush i bën se nuk qëndrojnë as si strukturë as si fjali. Kemi zero informacion se çfarë sasie kanë këto të treja sa është hedhur në treg? Analizat sa dalin me vonesë dhe gjendemi para faktit që është konsumuar. Kush mban përgjegjësi për gjithë këto probleme që i shkaktohen shëndetit tim si konsumator? Institucionet të kryejnë detyrën sa më transparent të jenë aq më të besueshëm do të jenë nga publiku tani po kuptojmë që ka shumë për të fshehur”./REFORMA

The post Skandal pas skandali/ Produktet me pesticide, më të rrezikshme se salmonela appeared first on iconstyle.al.

Nivel i lartë i pesticideve/ Kroacia kthen pas specat shqiptarë, heshtin institucionet

By: Oldi
6 April 2025 at 18:55

Më 12 Mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), një ngarkesë me speca nga Shqipëria, që kishte nivele të larta pesticidësh, u ndalua në Kroaci. Specat u klasifikuan me rrezik të lartë për konsumatorin, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve. RASFF njoftoi se shqetësimi ishte serioz. Ngarkesa përmbante flonicamid, […]

The post Nivel i lartë i pesticideve/ Kroacia kthen pas specat shqiptarë, heshtin institucionet appeared first on BoldNews.al.

Pesticidi në luleshtrydhet nga Greqia, eksperti: Rrezik për fertilitetin, mund të shkaktojë kancer

4 April 2025 at 18:45

Eksperti Abdyl Sinani ngriti alarmin për rrezikun serioz që paraqet për shëndetin pesticidi i gjetur në luleshtrydhet e importuara nga Greqia. I ftuar në një emision televiziv, ai theksoi se lënda toksike e identifikuar në këto fruta mund të ketë pasoja të rënda, duke filluar nga dëmtimi i sistemit hormonal, problemet me fertilitetin tek gratë dhe deri te shkaktimi i sëmundjeve të rënda si kanceri.

“Këto lëndë janë toksike dhe helmojnë organizmin. Janë jashtëzakonisht të dëmshme për shëndetin. Ato ndikojnë te hormonet, tek lindshmëria e grave, dhe nëse konsumohen për një kohë të caktuar, mund të çojnë në zhvillimin e kancerit. Po ashtu, ndikojnë negativisht edhe në sistemin nervor, duke shkaktuar marrje mendsh, dhimbje koke dhe dobësim të organizmit, varësisht nga sasia e konsumuar”, u shpreh Sinani.

Situata është bërë edhe më shqetësuese pas publikimit të të dhënave zyrtare, ku thuhet se tre ngarkesa me luleshtrydhe të ardhura nga Greqia kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, duke u bërë objekt hetimi nga Komisioni Europian përmes sistemit RASFF, Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimet dhe Ushqimin për Kafshët.

Njëra nga ngarkesat, e cila hyri në Shqipëri më 1 prill, ka rezultuar të përmbajë mbetje të substancës Clofentezine, një pesticid që përdoret për luftimin e merimangave në kultura bujqësore. Kjo lëndë është e ndaluar në disa vende të BE-së për shkak të toksicitetit të saj të lartë dhe potencialit për të shkaktuar dëme serioze në organizëm.

The post Pesticidi në luleshtrydhet nga Greqia, eksperti: Rrezik për fertilitetin, mund të shkaktojë kancer appeared first on Sot News | Lajme.

“Janë toksike”, eksperti rendit rreziqet shëndetësore nga pesticidet në luleshtrydhe

By: Besnik
4 April 2025 at 17:59

I ftuar në emisionin “People”, eksperti Abdyl Sinani tha se pesticidi i gjetur në luleshtrydhet e ardhura nga Greqia është shumë i rrezikshëm për shëndetin tonë.

Ai renditi efektet negative të konsumimit të luleshtrydheve të konstatuara me këtë pesticid, duke thënë se përbëhet nga lëndë toksike dhe mund të sjellë pasoja tek gratë për lindshmërinë dhe deri tek shkaktimi i kancerit.

“Këto lëndë janë toksike dhe helmojnë organizmin, prandaj janë shumë të dëmshme për shëndetin. Ato krijojnë probleme për hormonet, probleme në lindshmërinë e grave, dhe nëse konsumohen për një periudhë të caktuar, mund të ndikojnë në shkaktimin e kancerit. Në sistemin nervor ato ndikojnë gradualisht, duke filluar me marrje mendsh, dhimbje koke dhe dobësim të organizmit, por kjo varet nga sa shumë konsumojmë”, tha eksperti Sinani.

Kujtojmë se tre ngarkesa me luleshtrydhe të ardhura nga Greqia kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, duke u bërë objekt hetimi nga Komisioni Europian (RASFF).

Sipas të dhënave të publikuara, një nga ngarkesat ka hyrë në Shqipëri më 1 prill dhe ka rezultuar me mbetje të pesticidit Clofentezine, një substancë që përdoret për luftimin e merimangave në bimë.

Kjo substancë është e ndaluar në disa vende për shkak të toksicitetit të saj të lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Janë toksike”, eksperti rendit rreziqet shëndetësore nga pesticidet në luleshtrydhe appeared first on Euronews Albania.

A po i hamë ne “ato” që nuk i ha BE-ja?

4 April 2025 at 10:29

Nga Lutfi Dervishi Një ngarkesë me speca nga Shqipëria është refuzuar nga Kroacia, pasi analizat treguan se përmbanin pesticide përtej normave të lejuara nga BE-ja. Lajmi nuk u dha nga ndonjë institucion shqiptar. Nuk doli as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. U bë publik nga sistemi i paralajmërimit të […]

The post A po i hamë ne “ato” që nuk i ha BE-ja? appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Pesticidet kancerogjene të ndalura në Europë tregtohen në Shqipëri

By: user 11
27 March 2025 at 08:46

Më 29 nëntor, një ngarkesë me mandarina të prodhuara në Shqipëri u ndalua në Kroaci pasi analizat treguan përmbajtje të Chlorpyrifos – një pesticid i ndaluar nga Bashkimi Europian që në vitin 2020.

Rasti u bë i njohur nga RASFF – Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin, një rrjet që lehtëson shkëmbimin e informacionit mes vendeve anëtare të BE-së për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore.

Ky nuk ishte një rast i izoluar i ndalimit të eksporteve me mandarina nga Shqipëria, ndërkohë që mandarina nuk është produkti i vetëm i identifikuar me ngarkesë të pesticideve të ndaluara gjatë viteve të fundit në vend.

Të dhënat e mbledhura nga BIRN dhe intervista me ekspertë, dëshmojnë se qeveria neglizhoi për mungesë kapacitetesh njerëzore dhe paqartësi ligjore monitorimin e vazhdueshëm dhe në kohë, të përdorimit të pesticideve duke çuar në tregtim të produkteve bujqësore mbi normat e lejuara.

Autoritetet gjithashtu mbyllën një sy ndaj përdorimit nga fermerët të pesticideve të rrezikshme, të ndaluara prej vitesh në vendet e BE-së, duke ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore dhe cilësinë e eksporteve shqiptare.

Ministria e Bujqësisë pranoi në përgjigje të një kërkesë për informim se vetëm gjatë vitit 2024 janë konstatuar nga analizat laboratorike në fruta perime 7 pesticidet të ndaluara si; ”chlorpyriphos, chlorfenapyr, chlorpyriphos methyl, linuron, dimethoate, myclobutanil dhe omethoate”.

Përfaqësues të laboratorëve privatë i thanë BIRN se kanë konstatuar shumë raste të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) të ndaluara në analizat e tyre.

“Në Shqipëri qarkullojnë rreh 35 pesticide të ndaluara,” i tha BIRN Sokol Abazi, kimist dhe konsulent pranë laboratorit Tenius, duke iu referuar gjetjeve të analizave të këtij laboratori vetëm gjatë vitit 2024.

Pesticide toksike

Në dhjetor 2019, Komiteti i Përhershëm për Bimët, Kafshët dhe Ushqimin vendosi ndalimin e përdorimit të pesticideve ‘klorpyrifos’ ‘dhe ‘klorpyrifos-metil’ në vendet anëtare të Bashkimit Europian, bazuar në gjetjet studimore se përdorimi i tyre kishte ndikim negativ në shëndetin e njeriut, me efekt toksik në zhvillimin e sistemit nervor dhe gjenetik.

Për ndalimin e përdorimit të tyre Komisioni Evropian i miratoi zyrtarisht rregulloret në janar 2020, duke parashikuar një periudhë tranzitore 3 mujore për vendet anëtare për grumbullimin dhe asgjësim në mënyrë përfundimtare të të gjitha Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) që kishin me përmbajtje ‘klorpyrifos’ ‘dhe ‘klorpyrifos-metil’. Pas këtij afati ato nuk mund të tregtoheshin dhe përdoreshin më brenda hapësirës së BE-së.

Duke ndjekur shembullin e BE-së, Shqipëria vendosi të çregjistrojë PMB-të që përmbanin këto dy përbërës toksikë, por ndryshe nga BE, tregtarëve shqiptarë iu dha e drejta që të importonin produkte me përmbajtje të këtyre dy pesticide deri në mars 2020, dhe përdorimi i tyre në treg u lejua të paktën edhe për dy vite të tjera.

Dispozitat ligjore e rregullojnë importin dhe përdorimin e PMB-ve në dy lista; ato që lejohen të importohen – nëse janë të regjistruara më parë të paktën në një vend anëtar të BE-së dhe një listë e dytë, ku PMB-të e ndaluara, por ndërkohë të importuar, lejohen të tregtohen dhe përdoren nga fermerët deri në afatin e skadencës së tyre.

Bazuar në këto kritere Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ndaloi importin e PMB-ve me ‘klorpyrifos’ në janar 2020, por ato qëndruan në listën e dytë të paktën deri në gusht të vitit 2022 dhe siç sugjerojnë të dhënat zyrtare dhe analizat laboratorike këto lëndë toksike vijojnë të përdoren në fermat shqiptare.

Fermerët që i përdorin duket se nxiten nga efikasiteti i lartë i këtyre PMB-ve dhe çmimi më i lirë në krahasim me produktet e tjera. “Këto i zhdukin insektet”- i tha BIRN-it një fermer që ka sera për kultivim perimesh të ndryshme. Ai po ashtu pranoi se pesticidet e ndaluara ishte e lehtë të gjenden në çdo farmaci bujqësore dhe shiteshin me emërtime të ndryshme tregëtare ose me paketime nën emrin e një produkti tjetër.

Ndërsa një eksportues i frutave dhe perimeve, i tha BIRN-it në kushtet e anonimatit, se ai besonte se tonelatat e PMB-ve të ndaluara në BE iu shitën shumë lirë ose iu falën tregëtarëve shqiptarë duke bërë që ato të përdoreshin pa asnjë survejim. Tregtari në fjalë, i cili pranoi se një pjesë e ngarkesave të tij ishin ndaluar në kufirin me BE-në, fajësoi institucionet shtetërore që nuk garantojnë prodhimin e produkteve në standardet e kërkuara nga BE. “Kostoja pastaj bie mbi ne”- u ankua ai.

Përdorimi i PMB-ve në bujqësi është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e tyre nga insektet dhe dëmtuesit e tjerë, por sipas ekspertëve, përdorimi i tyre mbi normat e lejuara krijon rrezikshmëri për shëndetin, kryesisht në grupe të popullatës si fëmijët, gratë shtatëzëna, të sëmurët dhe të moshuarit.

Ferdi Braushi, profesor në departamentin e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, shprehet se konsumimi i vazhdueshëm i produkteve me pesticide mbi normat e lejuara krijon efekte afatgjata në organizëm duke prekur sistemin endokrin dhe atë nervor.

“Si rregull një PMB nxirret nga përdorimi kur konstatohet se përveç mbrojtjes së bimës nga insektet ai dëmton dhe organizma të tjerë që mund të jenë dëme në mjedisin përreth apo shëndetin e njerëzve”, tha ai për BIRN-in.

Braushi e sheh si problematike vonesën e reagimit të institucioneve shqiptare në nxjerrjen nga tregu të pesticideve të ndaluara nga BE – duke lejuar përdorimin e tyre dhe për 1-2 pasi janë ndaluar, dhe po ashtu mungesën e kapaciteteve për të analizuar në kohë nivelin e përdorimit të pesticideve në ferma. Sipas tij kjo krijon pasiguri për produktet që konsumojmë në përditshmëri.

Dështimi i monitorimit

Të dhënat e siguruara nga BIRN, nëpërmjet kërkesave për informacion dhe dokumenteve zyrtare, tregojnë se agjencitë shtetërore përgjegjëse për monitorimin e qëndrueshëm të përdorimit të PMB-ve në produktet e tavolinës kanë dështuar, si pasojë e paqartësisë ligjore, neglizhencës dhe mungesës së kapaciteteve.

Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) janë përgjegjës për kryerjen e inspektimeve dhe testimin e mostrave të produkteve që tregtohen, por ato dështuan ta realizonin këtë detyrim ligjor për vite me radhë, duke bërë analiza të pakta në numër, të vonuara në kohë.

Mosbërja e analizave nga ISUV bëri që të dështojnë planet e AKU-së për analizimin dhe kontrollin e cilësisë së pesticideve për vitet 2017, 2018 dhe 2019. Në rastet e pakta që mostrat e marra nga AKU u analizuan, rezultatet e tyre dolën me 6-7 muaj deri në një vit vonesë, kur produktet ushqimore të gjetura me pesticide mbi normën e lejuar ishin shitur tashmë në treg.

Të dhënat e mësipërme u gjetën në dokumentin ‘draft-planveprimi’ për përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve të Ministrisë së Bujqësisë, ku moskthimi në kohë i përgjigjeve së analizave nga ISUV, konsiderohet si problem kryesor i monitorimit të qëndrueshëm në përdorimin e PMB-ve.

“Vonesa në marrjen e përgjigjeve të analizave ose mosmarrja e përgjigjet e analizave nga laboratori ISUV mbetet shqetësuese, pasi zvogëlon efektivitetin e marrjes së masave të duhura në garantimin e sigurisë ushqimore, për të ndjekur gjurmimin nga njësia tregtare ose vendi i grumbullimit, te fermeri prodhues”, shkruhet në dokument.

Ndërkohë i vetmi monitorim në shkallë të gjerë i përdorimit të PMB-ve u krye në vitin 2023, nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit, dhe rezultatet treguan se nga 178 kampione të marra në rrënjë në 56 prej tyre kishte gjurmë të lëndëve të ndaluara.

Ministria e Bujqësisë nuk vuri në dispozicion raportin e analizave, por pranoi në një përgjigje me shkrim, se në bimët e analizuara ishin gjetur “12 lëndë vepruese të paregjistruara – 3 nga të cilat lejohen në BE’.

“Nga analiza e bërë lidhur me lëndët vepruese të ndaluara dy prej tyre si Chlorfenapyr dhe Chlorpyrifos mbeten problematikë e vazhdueshme në një qasje rajonale dhe nga vendet e BE-së si Itali dhe Greqi evidentuar edhe në sistemin RASFF dhe në analizat e ISUV”, i tha kjo ministri BIRN-it.

Konsumatorë të pambrojtur

AKU i merr mostrat e analizave tek tregtari fundor, pa mundur të gjurmojë fermën ku janë prodhuar, detyrë që ligjet ia ngarkojnë një tjetër agjencie e ngritur me qëllim identifikimin e problemeve të bimëve që në rrënjë.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), e ngritur në vitin 2019 me shtrirje rajonale, nuk arriti të bënte inspektime në ferma si rrjedhojë e paqartësive ligjore dhe i mori kompetencat e inspektoriatit vetëm në shtator 2024, pas daljes së një urdhri të kryeministrit.

“Synimi është fillimi i inspektimeve nga nga ky institucion prej datës 01.03.2025”, tha Ministria e Bujqësisë.

Edhe pse nuk ka pasur funksion inspektues, sipas ministrisë, kjo ka agjenci i është përgjigjur kërkesave të drejtorive rajonale të AKU-së dhe gjatë vitit 2024 ka kryer verifikimin e gjurmueshmërisë për 73 raste me mbetje pesticidesh mbi nivelin e lejuar dhe ka shpërndarë regjistrat e PMB-ve tek mijëra fermerë, një dokument që pritet të ndërgjegjësojë këta të fundit në përdorimin e përgjegjshëm të pesticideve.

Ministria thotë se rezultatet e analizave të kryera dhe monitorimet e kanë nxitur atë të marrë një sërë masash dhe strategjish për të përmirësuar situatën, por për ekspertët situata e përdorimit pa kontroll e PMB-ve në produktet që konsumohen është alarmante dhe institucionet shtetërore nuk po e luajnë rolin e tyre duke e lënë konsumatorin para pasigurisë ushqimore.

Sipas ekspertit të sigurisë mjedisore, Ferdi Brahushi, konsumatorët shqiptarë janë të pambrojtur.

“Duhet ta mbrojnë institucionet, të cilat duhet të kryejnë analizë dhe të monitorojnë produktet me risk potencial të lartë të pesticideve mbi normat e lejuara, siç janë kultivimet me intensitet të lartë në sera, vreshta, ullishte”- i tha ai BIRN-it.

Ai sqaron se a nuk mund të pretendohet që të mos ketë gjurmë të PMB-ve në produkte, madje ato mund të shfaqen edhe pas 2-3 dekadash pas daljes nga përdorimi i tyre, pasi qëndrojnë në tokë e ajër.

“Ajo që duhet pasur parasysh është që PMB-të të mos jenë mbi normat e lejuara”, theksoi Brahushi, duke shtuar se “kur nivelet e tyre janë mbi normë atëherë nëpërmjet ushqimit ose ujit akumulohen në organizmin e njeriut dhe mund të dëmtojnë sistemin endokrin, nervor, apo ndikon në sistemin e riprodhimit, si dhe kanë efekte kancerogjene”.

Për Sokol Abazin situata është më shumë se alarmante dhe papërgjegjshmëria institucionale ka çuar në rrezikimin e jetës së qytetarëve.

“Ka një mungesë kontrolli totale, të produkteve që hamë, të ujit, të ajrit,” thotë ai. “Ky është një genocid ndaj popullsisë”, shtoi Abazi.

Sipas tij, asnjë institucion shtetëror nuk ka kapacitete t’i kontrollojë të gjithë zinxhirin e importit dhe tregtimit të PMB-ve dhe përdorimit të tyre në ferma.

Mungesë kapacitetesh

Sipërfaqja totale e tokës bujqësore e kultivuar me perime, perime sere, agrume, pemishte, ullishte dhe vreshta kalon 66 mijë hektarë në Shqipëri, ndërkohë të dhënat sugjerojnë se ekzistojnë 280 subjekte të licencuara deri në vitin 2020 për importin dhe tregtimin e PMB-vë.

Ekspertët vënë në dukje se problematikat në sektor nuk kanë të bëjnë vetëm me monitorimin e nivelit të PMB-ve, por dhe kontrollin e importit, tregtimin, magazinimin dhe asgjësimi i tyre.

Brahushi sugjeron që dispozitat ligjore për nxjerrjen nga përdorimi të një PMB-je, e cila konsiderohet e rrezikshme, duhet të përshtaten me ato të BE-së.

“Duhet të ngushtohet hapësira kohore nga ndalimi i importit nga koha e lejuar për përdorimin e produkteve të ndaluara dhe të detyrohen pikat tregtare për grumbullimin dhe eliminimin e tyre”, thotë ai.

Por, kjo sipas tij, kërkon që të ketë një inventar të hyrjes së pesticideve, një analizë të lëndëve aktive në PMB-të që importohen dhe monitorimin e asgjësimit të tyre.

Vetë Ministria e Bujqësisë pranon se nuk ka kapacitete për eliminimin e PMB-ve të ndaluara duke rrezikuar që ato të qarkullojnë tek fermerët në mënyrë të paligjshme.

Kontrollet e AKU-së konstatuan se në njësitë e tregtimit me pakicë dhe shumicë të PMB-ve, janë konstatuar PMB-të që nuk plotësojnë kërkesat ligjore si: afati i përdorimit të tejkaluar/skaduar ose PMB-të e paregjistruara në Shqipëri, të cilat janë të bllokuara në sasi totale prej 1.3 ton dhe 1271.1 litra, për vitet 2017-2020.

Ndërsa të dhënat e Ministrisë e Bujqësisë, që citohen në “plan-veprimin 2022-2032” tregojnë për mungesë kapacitetesh për asgjësimin e PMB-ve të bllokuara dhe ndaluara për shitje, duke i lënë këto produkte për vite në ambientet e njësive të tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Për periudhën 2017-2020, ka pasur rreth 2.5 tonë pesticide të tilla të bllokuara/të ndaluara, ndërsa ministria pranon se “bllokimi i PMB-ve prej vitesh për mosndjekje të procesit të asgjësimit të tyre mbetet një shqetësim serioz për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.”

Ekspertët po ashtu kërkojnë që protokollet e kontrolleve të ndiqen njësoj si për produktet vendase dhe ato që importohen, për të cilat deri tani shteti shqiptar duket se është mjaftuar një certifikatë origjinës së mallit.

“Prania e tyre (Chlorfenapyr dhe Chlorpyrifos) është konstatuar edhe në importet nga Italia dhe Greqia, e cila ka bërë që të ritet kontrolli për importet nga këto dy vende”, pranoi Ministria e Bujqësisë. Vetëm në vitin 2024 ka pasur 9 raste të produkteve të importit që i janë adresuar sistemit RASFF./ BIRN

The post BIRN: Pesticidet kancerogjene të ndalura në Europë tregtohen në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

“Konsumatorë të pambrojtur”/ Pesticidet kancerogjene të ndalaura në Europë tregtohen në Shqipëri

By: Oldi
27 March 2025 at 08:19

Më 29 nëntor, një ngarkesë me mandarina të prodhuara në Shqipëri u ndalua në Kroaci pasi analizat treguan përmbajtje të Chlorpyrifos – një pesticid i ndaluar nga Bashkimi Europian që në vitin 2020. Rasti u bë i njohur nga RASFF – Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin, një rrjet që lehtëson shkëmbimin e informacionit […]

The post “Konsumatorë të pambrojtur”/ Pesticidet kancerogjene të ndalaura në Europë tregtohen në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Skandal/ 35 pesticide të tjera të ndaluara që qarkullojnë në Shqipëri! Mandarinat nuk ishin të vetmet

By: Ardit
28 February 2025 at 21:19

Pak kohë më parë, mandarina u kthye në armikun më të madh të konsumatorëve shqiptarë. Kjo, për shkak të pranisë së dy pesticideve të ndaluara, të cilat rrezikojnë rëndë shëndetin. “Ka efekte kancerogjene, ka efekte mbi sistemin e qarkullimit të gjakut, ka efekte mbi çrregullimet, keqformimet në lindje. Ka problem me infertilitetin, çrregullon sistemin imunitar. […]

The post Skandal/ 35 pesticide të tjera të ndaluara që qarkullojnë në Shqipëri! Mandarinat nuk ishin të vetmet appeared first on BoldNews.al.

Nxorën në shitje mandarinat e kthyera nga Kroacia me pesticide, tre të arrestuar në Berat

By: lia rda
26 February 2025 at 11:23

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Beratit, mes tyre dhe 1 inspektor i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Mësohet se është arrestuar fermeri i cili prodhoi 10 tonë mandarina me pesticide, eksportuesi që i eksportoi në Kroaci dhe pas kthimit i shiti në tregun vendas. Gjithashtu, inspektori shpërdoroi detyrën, duke i lëshuar subjektit të 56-vjeçarit, certifikatë fitosanitare fiktive.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i një hetimi tremujor, me objektiv goditjen e rasteve të mashtrimit me produkte ushqimore, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, finalizoi operacionin policor të koduar “Injeksioni”.

Prodhoi dhe çoi për shitje 10 tonë fruta (mandarina) me përmbajtje të lartë pesticidi, arrestohet 46-vjeçari (fermer).

Në pranga dhe një 56-vjeçar që magazinoi frutat, i eksportoi ato në Kroaci dhe pas kthimit nga shteti kroat, i shiti në tregun vendas.

Gjithashtu në pranga, 1 inspektor i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, i cili shpërdoroi detyrën, duke i lëshuar subjektit të 56-vjeçarit, certifikatë fitosanitare fiktive.

Gjatë operacionit policor të koduar “Injeksioni”, u vunë në pranga shtetasit E. T., 46 vjeç, A. D., 56 vjeç dhe E. T., 30 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se fermeri, shtetasi E. T., 46 vjeç, kishte prodhuar dhe kishte çuar për magazinim, te subjekti i shtetasi A. D., në fshatin Goriçan, 10 tonë fruta (mandarina). Sasia e frutave ishte eksportuar nga shtetasi A. D., në Kroaci, ku nga analizat ka rezultuar me përmbajtje të lartë të pesticidit Phosmet. Për këtë shkak, sasia është kthyer nga shteti kroat dhe është shitur në tregun shqiptar, nga shtetasi A. D.. Ndërkaq, dyshohet se shtetasi E. T., 30 vjeç, me detyrë inspektor i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka lëshuar certifikatë fitosanitare fiktive, për subjektin në administrim të shtetasit A. D., si dhe për subjekte të tjera./abcnews.al

BE ndjek metodën e Trump, planifikon ndalimin e importit të disa ushqimeve

By: Ela
17 February 2025 at 15:42

BE-ja dëshiron të bllokojë importet e disa produkteve ushqimore të bëra sipas standardeve të ndryshme, për të mbrojtur fermerët e saj në një jehonë të politikës tregtare “reciproke” të presidentit amerikan Donald Trump. Objektivat e hershme mund të përfshijnë kulturat e SHBA-së, të tilla si soja, të cilat rriten duke përdorur pesticide, që fermerëve në […]

The post BE ndjek metodën e Trump, planifikon ndalimin e importit të disa ushqimeve appeared first on BoldNews.al.

Mandarina nuk po blihet/ Konsumatorët frikë nga pesticidet, apeli i Ministrisë nuk ndikoi

By: V K
29 December 2024 at 11:27

Pas kthimit nga vendeve e Bashkimit Evropian të kamionëve me mandarina shqiptare, pasi u evidentua prania e pesticideve të ndaluara, ky frut po has vështirësi edhe në tregun shqitar.

Konsumatorët e kanë hequr nga lsita e blerjeve, nga frika se janë të pakontrolluara.

Për të shuar këtë ndjenjësi pasigurie, Ministria e Bujqësisë doli në një reagim publik, por duket se nuk ka pasur sukses.

Deklaratat e ministrisë së bujqësisë se në treg nuk ka mandarina me pesticide, nuk ka dhënë efekt në tregje.

Në këto ditë të fundit të vitit, shitjet duket se janë në ulje.

Në ish-uzinën Dinamo, konstatohet se ka hezitim për të blerë këtë frut.

Megjithatë, blereje ka më shumë për mollë dhe portokaj.

Sa i takon arrës një ndër përbërësit kryesor të ëmbëlsirave që përgatiten gjatë fundvitit, këtë vit vjen nga importi.

Megjithatë nuk ka shumë ndryshme në cmime.

Qytetarët bëjnë pazare në bazë të buxhetit.

Ndonëse fundviti zakonisht sjell rritje të kërkesës për produkte në treg, tregtarët këtë vit e përshkruajnë situatën si të vakët, duke e krahasuar atë si me një ditë të zakonshme vere.

The post Mandarina nuk po blihet/ Konsumatorët frikë nga pesticidet, apeli i Ministrisë nuk ndikoi appeared first on Albeu.com.

Manderinat me pesticide, reagon Ministria e Bujqësisë: Kallëzim penal për shkelësit

By: lindita
23 December 2024 at 09:43

Ministria e Bujqësisë ka dalë me reagim zyrtar paso BE bllokoi disa ngarkesa me manderina shqiptare, të cilat përmbanin pesticide të ndaluara të përdorura nga kultivuesit. Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nxit konsumin e produkteve shqiptare për festat e fundvitit dhe në vazhdim. Për vitin 2024 mbi 85% e prodhimit të mandarinave shqiptare është…

Source

Mandarinat me pesticide/ Reagon Ministria e Bujqësisë: Kallëzim për grumbulluesit, gjoba dhe bllokim aktiviteti për shkelësit

By: V K
23 December 2024 at 09:17

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka reaguar në lidhje me debatin për shitjen e mandarinave me pesticide.

Në njoftim bëhet me dije se do të merren masa administrative gjobë dhe bllokim aktiviteti për shkelësit.

Njoftimi:

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nxit konsumin e produkteve shqiptare për festat e fundvitit dhe në vazhdim. Për vitin 2024 mbi 85% e prodhimit të mandarinave shqiptare është vjelë dhe është shitur në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar dhe në asnjë rast nga të gjitha kontrollet dhe analizat e kryera nuk kanë rezultuar me mbetje të pesticideve. Sot, kultivimi i mandarinave shtrihet në mbi 1,000 ha nga fermerë tregu dhe prodhues më të vegjël.

Në lidhje me debatin mediatik për situatën e cilesisë dhe sigurisë së mandarinave shqiptare në vijim të komunikimeve të mëparshme në deklaratat zyrtare të Minsitrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sqarojmë publikun se:

Për vitin 2024 janë eksportuar nga kultivimi dhe të vjelat e mandarinës shqiptare 924 kamionë në tregun europian e mbarë botëror, nga të cilët vetëm 3 ngarkesa prej totalit janë konstatuar me parregullsi për mbetje dhe janë asgjësuar. Ky raport nuk duhet të dëmtojë mundin dhe djersën e një viti prodhimi të fermerëve shqiptarë dhe në të njëjtën kohë të krijojë shqetësim dhe panik tek konsumatori.

Sipas njoftimit të Sistemt të Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë – RASFF për mbetje të pesticideve në mandarina të eksportuara nga Republika e Shqipërisë, AKU ka marrë masa të menjëhershme për gjurmueshmërinë dhe veprimet proceduriale mbi subjektet eksportues duke marrë masa dhe veprime konkrete për të asgjësuar 20.482 kg Mandarine clementine, në datën 19.12.2024, në Qarkun e Fierit, ngarkesë e cila është kthyer mbrapsht nga shteti i Kroacisë. Procedura e asgjësimit është kryer sëbashku me praninë e Autoritetit Kombëtar të Mjedisit, Drejtorinë e Tatimeve, si dhe me praninë e disa mediave të ndryshme.

Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në datën 19.12.2024, u kryen inspektime dhe evidentime të përbashkëta në Fshatin Mursi të Bashkisë së Konispolit, ku ushtron aktivitet kultivues një nga fermerët, i cili kishte asgjësuar produktin mandarinë. Për subjektet grumbulluese të rezultuara në shkelje të dispozitave ligjore, përveç se është kryer kallëzim penal, sipas shkeljeve, janë marrë edhe masa administrative gjobë, si dhe bllokim aktiviteti. Për ndjekjen e situatës në vijim, çdo ditë janë kryer inspektime të përbashkëta në qarkun Berat, Bashkia Dimal.

Informojmë konsumatorin lidhur me dy ngarkesat e tjera, të raportuara nga shteti i Kroacisë për mbetje të pesticideve sipas njoftimit të sistemit RASFF, se njëra është asgjësuar në shtetin Kroat, ndërsa tjetra nuk është kthyer ende në vendin e origjinës. Janë njoftuar të gjitha PIK që në rast kthimi të produktit, të bëhet bllokimi i menjëhershëm i tij me destinacion asgjësimin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në subjektet që tregtojnë Produkte të Mbrojtjes së Bimëve dhe Produkte Plehëruese, ku vetëm për këtë javë janë kontrolluar dhe verifikuar 46 subjekte tregtuese të PMB-ve, në të cilat nuk u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore. Vazhdojnë pa ndërpreje kontrollet në pikat e tregtimit, pikat e grumbullimit dhe magazinimit të fruta perimeve, ku përveç 18 mostrave të përcaktuara në planin e monitorimit të pesticideve për muajin Dhjetor, për produktin mandarinë, me qellim mbajtjen e situatës në kontroll, janë marrë edhe 7 mostra të tjera jashtë planit, për analizim në Laboratorin e Referencës – ISUV.

Inspektimi vjetor në territor nga AKU deri ditën e sotme kap shifrat 806 inspektime për tregtimin e pesticideve dhe 862 inspektime për produktet plehëruese. Për vitin 2024 janë analizuar 188 mostra gjithsej, nga këto për pesticide 28, nga të cilat 27 kanë rezultuar konform, kurse 1 është në proces analizimi. Për produkte plehëruese janë analizuar 160 mostra, nga të cilat 24 janë në proces analizimi, 134 kanë rezultuar konform dhe 2 mostra jo konform, për të cilat është ndjekur gjurmueshmëria dhe janë marrë të gjitha masat sipas legjislacionit në fuqi.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka të miratuar dhe në zbatim Planin e Veprimit për Përdorimin e Qëndrueshëm të Pesticideve, i cili përfshin të gjithë zinxhirin e veprimit me stukturat qëndrore dhe institucionet e vartësisë, pa përjashtuar mbështetjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe prodhuesve shqiptarë. Qëllimi i këtij Planit i Veprimit, është përdorimi i duhur dhe i sigurtë i PMB-ve, për mbrojtjen e shëndetit të bimëve për të garantuar prodhim me cilësi dhe të sigurtë për konsumatorin, si dhe mbrojtjen e mjedisit ku përdoren.

Falë punës së strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural këtë vit territori i Republikës së Shqipërisë u mbrojt e u mbajt i pastër nga Sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël, edhe pse vendet kufitare patën shpërthime dhe dëme kolosale. Janë menaxhuar menjëherë në mënyrë efikase dhe pa e dëmtuar situatën epizootike në vend, rastet e shfaqjes së Influencës Aviare dhe Murtajës Afrikane të Derrave.

Ndërkohë që ka vijuar puna e vazhdueshme për ndërgjegjësim për prodhimin e produkteve biologjikisht të pastra me anë të luftës biologjike, e cila vjen edhe me një nxitje fiskale lehtësuese. Përdorimi strikt i protokolleve dhe ndalimi i përdorimit të pesticiteve të ndaluara edhe në vendet e Bashkimit Europian është fakt. Kërkohet që edhe ata pak fermerë që tentojnë në mënyrë të paligjshme përdorimin e tyre të kuptojnë se kjo mënyrë ka vetëm një mundësi: zbulimin dhe vënien përpara ligjit pasi kontrollet dhe gjurmueshmeria është shumë e lartë. Fermerët shqiptarë, prodhuesit, grumbulluesit dhe eksportuesit duhet të bashkëpunojnë për të zbatuar praktikat më të mira bujqësore në të gjithë zinxhirin e prodhimit, deri tek konsumatori.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është transparente dhe ka të publikuar në faqen e saj zyrtare, listën e PMB-ve dhe etiketave të përdorimit, si dhe listën e produkteve plehëruese, të cilat përditësohen vazhdimisht duke i bërë të qartë fermerëve të mos përdorin produkte kontrabandë që janë të ndaluara në vendet e BE-së dhe në vendin tonë. Fermerët, çdo përdorues apo konsumator ka aksesin e mundëshëm për të marrë informacionin e plotë jo vetëm për përdorimin, por dhe pasojat nga keqpërorimi i tyre.

Iu bëjmë thirrje që për çdo rast paligjshmërie, parregullsie apo abuzimi që konstatojnë të njoftojnë në numrat e publikuar në faqet zyrtare të MBZHR apo institucioneve të varësisë, për tu bërë pjesë e përgjegjësisë së përbashkët në garantimin dhe ruajtje e sigurisë ushqimore në vend.

The post Mandarinat me pesticide/ Reagon Ministria e Bujqësisë: Kallëzim për grumbulluesit, gjoba dhe bllokim aktiviteti për shkelësit appeared first on Albeu.com.

Kroacia konstaton të tjera ngarkesa me mandarina shqiptare me pesticide

By: Besnik
23 December 2024 at 08:37

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka bër një postim në rrjetin e tij social Facbook ku njofton se Kroacia ka konstatuar një rast tjetër të prezencës së pesticidit Clorpirifos në mandarinat shqiptare.

Njoftimi sipas tij është i datës 20 dhjetor dhe ai e shoqëron dhe me një foto me të dhënat përkatëse.

Statusi i Ervin Resulit

“Raste të reja me prezencë të clorpirifosit në mandarina shqiptare

“Ende pa u mbyllur rezultatet e tre ngarkesave të para për praninë e clorpirifosit në mandarina, sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria”!

“Ku është Ministria e Bujqësisë”?

“Ministria ka për detyrë të mbrojë konsumatorin shqiptar dhe të sigurojë standardet e sigurisë ushqimore. Pse po vonohen analizat dhe nuk po publikohen rezultatet? A ka dikush interesa në Ministrinë e Bujqësisë që lejon popullatën shqiptare të konsumojë produkte me nivele të rrezikshme të pesticideve? Kjo situatë është një këmbanë alarmi për shëndetin e qytetarëve dhe për reputacionin e produkteve tona bujqësore. Institucionet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë që produkte të tilla të mos përfundojnë në tryezat tona”, shkruan Resuli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kroacia konstaton të tjera ngarkesa me mandarina shqiptare me pesticide appeared first on Euronews Albania.

BE ngre alarmin! Zbulon një tjetër rast me pesticide të rrezikshme në mandarinat nga Shqipëria

By: Ela
23 December 2024 at 08:35

Sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarinat nga Shqipëria. Ka qenë Presidenti i Urdhërit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, që e ka ndarë njoftimin e RASFF në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se ky alarm vjen ende […]

The post BE ngre alarmin! Zbulon një tjetër rast me pesticide të rrezikshme në mandarinat nga Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

“Nuk i jap dot shpjegim”, flet fermeri që iu bllokuan mandarinat: Janë shumë të mira

By: Besnik
22 December 2024 at 21:17

Një nga fermerët që iu bllokua një sasi mandarinash në Kroaci të cilësuara si me përmbajtje pesticidesh ka folur për emisionin “Review” në Euronews Albania.

Sipas tij ai ka bërë eksporte gjithmonë dhe asnjëherë si ka ndodhur ky problem dhe nuk di ti japë asnjë shpjegim duke i cilësuar mandarinat e tij si të fshatit dhe shumë të mira.

“Ne këto i kemi të fshatit dhe i kemi shumë të mira. Këtu janë rreth 250 fidanë.Ne nuk i japim dot shpjegim kësaj se nuk ishte vetëm kjo ngarkesë që ka ikur nga produkti im, kanë qenë dhe ngarkesa të tjera. Janë bërë analizat kanë dalë shumë të pastra ndërsa kjo ngarkesë nuk e di. Morën vend tjetër dhe na i hodhën ne dhe na i nxorrën për të na dëmtuar si fermerë, këtë vetëm institucionet shtetërorë mund ta caktojnë”, tha fermeri nga Berati.

Ai shpjgon dhe si e mori lajmin ku thotë se e njoftoi pika e grumbullimit se mandarinat e tij ishin bllokuar në Kroaci.

“Pika e grumbullimit me tha; ngarkesa jote ka dalë me mbetje dhe hajde merre. Debatova me atë në pikën e grumbullimit dhe më tha; ka dalë me mbetje, më është kthyer tha kamioni nga Kroacia. Kur vajta atje malli ishte i gjithë i prishuar, e mora e hodha poshtë te pika e mbetjeve. Atë kamion nuk e di si e nxorri me mbetje se ne këto konsumojmë si familje. Fëmijet e mi, prindërit, ne konsumojmë vetë nuk është se po e bëjmë për të dëmtuar”, tha ai.

Fermeri nga Berati thotë se ai nukë është prodhues pesticidesh prandaj shteti duhet të jetë kontrollori.

“Ne nuk prodhojmë pesticide, prodhojmë mandarinë. Shteti ti kontrollojë pesticidet e rrezikshme. Kjo është spërkatuar me 10 shtator për herë të fundit ndërsa ngarkesa është kapur me 10 nëntor, kur karenca e ilaçit e ka 7 deri në 15 ditë. Më është bërë 5 milion lekë dëm, malli që mu hodh poshtë”, tha fermeri i mandarinave.

Ndërkohë për “Review” foli dhe grumbulluesi i mandarinave i cili është gjobitur me 4 milione lekë të vjetra duke e cilësuar gjobën si të padrejtë.

“Gjoba ndaj meje është pa të drejtë, unë se prodhoj vetë, unë e grumbulloj nga fermerët. Fermeri nuk ka laborator, as unë nuk kam. Analiza po e more tani do 4 ditë, po e le produktin 48 orë prishet. Ne jemi 60 pika grumbullimi në Myzeqe dhe jemi të pambrojtur. Asnjë nga ne nuk ishte prezent në Kroaci. I bëra analizat te një fimë private ku më doli në rregull produkti, ndërsa në Kroaci me mbetje. Unë mendoj që analizat ti bëj agronomi te ferma e mandarinave”. tha grumbulluesi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk i jap dot shpjegim”, flet fermeri që iu bllokuan mandarinat: Janë shumë të mira appeared first on Euronews Albania.

❌
❌