Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi, shkak protestat

3 July 2025 at 14:06

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Serbisë.

Në një njoftim të publikuar sot, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve kroatë për “kujdes të shtuar, ndjekje të situatës aktuale dhe informim më të detajuar para udhëtimit, sidomos në dritën e sjelljeve të papërshtatshme dhe të pabazuara nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj shtetasve kroatë”.

“Duke marrë parasysh që shpesh ndodhin bllokime të rastësishme të rrugëve si pasojë e protestave qytetare, është e rëndësishme të kihet parasysh se është e pamundur të parashikohet gjendja në komunikacion dhe vështirësitë eventuale që mund të ndikojnë ndjeshëm në qarkullimin në të gjithë vendin. Qytetarëve kroatë u rekomandohet veçanërisht t’i shmangin vendet ku grumbullohet numër i madh njerëzish”, thuhet në njoftimin e MVEP-it.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi, shkak protestat appeared first on Euronews Albania.

Një stuhi e fortë godet Kroacinë/ 7 të lënduar

By: Rovena
17 June 2025 at 17:15

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, tre prej tyre rëndë dhe një në gjendje kritike, si pasojë e një stuhie të fortë verore që ka goditur pjesët perëndimore të bregdetit kroat të hënën në mbrëmje

Shërbimet e emergjencës kanë pastruar rrugët nga mbeturinat e pemëve dhe nga automjetet e dëmtuara në qytetin bregdetar Rovinj.

Kryebashkiaku i qytetit, Emil Nimceviq, ka thënë se shpreson që banorët të jenë “mirë” dhe të kenë mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Një varkë e vogël pasagjerësh është fundosur pranë portit të Zadarit. Të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar.

Sipas shërbimit meteorologjik kroat, erërat kanë arritur shpejtësi mbi 100 kilometra në orë.

Stuhia është qetësuar deri të martën pasdite./abcnews.al

Shkëlqejnë Kroacia e Modriç/ Ballkanasit shkatërrojnë tërësisht 5-1 Çekinë në Osijek

By: xhir jeta
10 June 2025 at 12:42

Mendohej se mund të ndodhte ndryshe. Çekia kishte mbërritur në Ballkan me shpresën dhe besimin për të marrë rezultat, pse jo edhe fitore, por realiteti në stadiumin e Osijekut ishte krejt tjetër.

Kroacia e tregoi veten sërish se mbetet ndër skuadrat më të forta e më të mira të Europës, pse jo edhe në planet, ndërsa arriti triumfin me shifrat 5-1 në duelin e eliminatoreve të Kupës së Botës.

Edhe pse miqtë barazuan përkohësisht rezultatin në 1-1 me anë të mbrojtësit që luan në Angli, Souçek, sërish katastrofa nuk u shmang.

Sulmuesi Kramariç realizoi dy herë, kapiteni Luka Modriç shënoi me 11-metërsh, ndërsa rrjetën e tundën edhe veterani tjetër Perishiç dhe Budimir.

Për 39-vjeçarin Modriç, ky ishte goli I 28-të në 188 ndeshje për Kroacinë.

Ai është rekordmen për ndeshjet, ndërsa për rrjetat është larg yllit të dikurshëm, Davor Shuker.

Çekia vazhdon ta kryesojë grupin L të eliminatoreve me 9 pikë, por me 4 ndeshje, ndërsa Kroacia është e dyta me 6 pikë, pra me dy fitore në dy ndeshje.

Ndërkaq, spektakël I vërtetë ishte sfida mes Belgjikës dhe Uellsit.

Rezultati 4-3 u vulos në fund, ndërsa emocionet ishin të forta.

Belgët arritën në 3-0 falë rrjetave nga Lukaku, Tilemans dhe Doku, por uellsianët barazuan në pjesën e dytë.

U desh goli I De Brujnes dy minuta para përfundimit që “djajtë e kuq” të merrnin tri pikët.

Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, vazhdon me rezultatet pozitive.

Fitore 1-0 në Kazakistan falë golit nga Trajkovski, dhe kryesim I Grupit J të Botërorit me 8 pikë ndaj 7 të Uellsit e 4 të Belgjikës.

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

By: armand
9 June 2025 at 22:48

Janë mbyllur 5 sfidat e mbrëmjes të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Italia mori 3 pikët e para në grup, pas suksesit 2-0 ndaj Moldavisë. Në Mapei Stadium, Nicolaescu shënoi në fillimin e sfidës, por festa zgjati pak pasi goli u anulua për pozicion të parregullt. “Axurrët” zhbllokuan llogaritë në fundin e fraksionit, […]

The post Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë appeared first on BoldNews.al.

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

By: user 8
8 June 2025 at 16:58

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit.

Ky vend ballkanik ka qenë një destinacion i preferuar për vizitorë nga Gjermania, Austria, Republika Çeke dhe Italia, shumë prej tyre të tërhequr nga çmimet më të lira që ofronte Kroacia.

Megjithatë, gjatë tre viteve të fundit, çmimet në sektorin e turizmit në Kroaci janë rritur me plot 50%. Ky shpërthim i çmimeve e ka bërë Kroacinë më të shtrenjtë se dy nga rivalët e saj më të mëdhenj. Spanja dhe Greqia.

Në të dy vendet mesdhetare, kostot janë rritur vetëm me 15 deri në 20% gjatë së njëjtës periudhë./ Express

The post Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët appeared first on Lapsi.al.

Norvegjia e turpëron, Italia rrezikon Botërorin: Kroacia bën 7 në Gjibraltar

By: user 2
6 June 2025 at 23:05

Nis me një shembje totale rrugëtimi i Italisë drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2026. Të kaltrit shemben 3-0 në Oslo, ku në çdo aspekt dominoi Norvegjia. Sorloth (14’), Nusa (34’) dhe Haaland (42’) pikturuan një mbrëmje ëndrrash për Kombëtaren e Solbakken, tashmë me 9 pikë në Grupin I dhe favorite e madhe për kualifikimin direkt. Pas vetëm një ndeshjeje, Italia është tashmë me shpatulla për muri: përvijohet hija e “playoff”.

Rrugëtimi drejt Botërorit 2026 nuk fillon aspak mirë. Italia bie në Oslo, pëson 3 gola në pjesën e parë dhe humb 3-0 ndaj të besuarve të Solbakken në mënyrë të pastër, të rëndë, pa arritur asnjëherë të godasë portën. Norvegjia ngjitet në kuotën e 9 pikëve, ndërsa të kaltrit do të luajnë më 9 qershor kundër Moldavisë në Reggio Emilia në ndjekje të fitores së parë. Në pjesën e parë shënuan Sorloth, Nusa dhe i zakonshmi Haaland. Në pjesën e dytë, Norvegjia goditi edhe një traversë të pabesueshme me Berg, që mund ta bënte edhe më dramatik rezultatin.

ESTONI-IZRAEL 1-3

Grupi i Italisë rrezikon të ndërlikohet menjëherë, sepse rivalët kanë luajtur tashmë tri ndeshje dhe renditja është shqetësuese: Norvegjia kryeson me pikë të plota me 9 pikë, Izraeli i dyti me 6. Përfaqësuesja e Lindjes së Mesme ka mposhtur me rezultatin 3-1 Estoninë, duke u vendosur në një pozicion avantazhi edhe pse në raundin e ardhshëm do të pushojë. Ndeshja nuk nis mirë për Peretz dhe shokët e tij, të cilët pësojnë golin nga Kait në minutën e 31′.

Nga ai moment e tutje, është dominim i Izraelit, që shkon në sulm dhe tremb rivalët me një sërë rastesh. Biton barazon në minutën e 39′ dhe përmbys gjithçka në fillimin e pjesës së dytë (49’), duke e bërë gjithçka më të lehtë për skuadrën e tij. Të kota përpjekjet e vakëta të estonezëve, Abu Fani vulos gjithçka me penallti në minutën e 89′. Izraeli fiton 3-1 dhe ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve, +6 ndaj Italisë që sot luajti ndeshjen e parë.

GJIBRALTAR-KROACI 0-7

Spektakël nga Kroacia, që shënon shtatë gola në transfertë ndaj Gjibraltarit dhe u dërgon një mesazh të gjitha rivaleve në Grupin L: për të dalë të parët, do të duhet të mposhtni Perisic-in dhe shokët e tij. Modric futet në fushë në gjysmëorën e fundit, ndërsa interisti Petar Sucic luan titullar në formacionin e Dalic, i cili e zhbllokon ndeshjen në minutën e 28’me Pasalic. Mesfushori i Atalantës, i vendosur pas Budimirit në skemën 4-2-3-1, jep asistin për 2-0 që e shënon ish-lojtari i Crotone dy minuta më vonë.

Lexo më tejSpanja trondit Francën me “manita”, por dridhet në fund: Yamal sfidon CR7 në finale

Në pjesën e dytë, Gjibraltari humbet energjinë dhe pëson dopietën e Ivanovic (60’ dhe 63’) dhe golin e Perisic-it (73’). Luka Sucic i anulohet një gol, ndërsa Kramaric shënon dy herë në minutat 77′ dhe 79′. Përfundon pra 7-0 dhe Kroacia i tremb të gjitha rivalet, edhe pse formalisht është në ndjekje të Republikës Çeke (9) dhe Malit të Zi (6), të cilat kanë nga dy ndeshje më shumë.

SFIDAT E TJERA

Grupi L plotësohet me fitoren 2-0 të Republikës Çeke ndaj Malit të Zi të Krstovic: Hlozek (23’) dhe Schick (65’) mposhtin rivalët, çekët kryesojnë me 9 pikë. Në Grupin J, përkundrazi, debutimi i Rudi Garcias në pankinën e Belgjikës është gjithçka përveçse pozitiv. Me Lukaku dhe De Bruyne titullarë, ky i fundit i vendosur në mënyrë të papritur si regjisori i skuadrës, “Djajtë e Kuq” nuk bindin dhe barazojnë 1-1 në Maqedoninë e Veriut: meritë e ish-lojtarit të Leeds, Alioski, i cili barazon në minutën e 86′ golin fillestar të Maxim De Cuyper (28’). Nisje negative për Garcian, që ndjek Uellsin (7) dhe Maqedoninë (5) në grup dhe është pas edhe ndaj Kazakistanit (3). Uellsianët, sot, kanë fituar 3-0 ndaj Lihtenshtajnit: gola nga Rodon (39’), Wilson (65’) dhe Kieffer Moore (68’).

Rezultatet e mbrëmjes

UEFA Qualification: 1st Round: Group I
Estonia 1-3 Israel
Norway 3-0 Italy
UEFA Qualification: 1st Round: Group J
North Macedonia 1-1 Belgium
Wales 3-0 Liechtenstein
UEFA Qualification: 1st Round: Group L
Czechia 2-0 Montenegro
Gibraltar 0-7 Croatia

The post Norvegjia e turpëron, Italia rrezikon Botërorin: Kroacia bën 7 në Gjibraltar appeared first on Lapsi.al.

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak: 1,100 euro kompensim dhe avantazhe të tjera për rekrutët

4 June 2025 at 14:49

Pas një pauze 17-vjeçare, Kroacia po rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak — megjithëse në një formë të shkurtuar dhe të modernizuar.

E njoftuar gjatë një konference për shtyp në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb, iniciativa u prezantua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Kroate, Gjeneralin Tihomir Kundid.

“Stërvitja Bazë Ushtarake – TVO” e re do të zgjasë tetë javë dhe do të zbatohet për të gjithë qytetarët kroatë që mbushin 19 vjeç në një vit të caktuar, shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi.

Stërvitja do të zhvillohet në kazermat ushtarake në Knin, Slunj dhe Pozhega, duke akomoduar deri në 4,000 rekrutë çdo vit në pesë grupe.

Siç bëhet e ditur më tej, rekrutët do të marrin një pagesë neto mujore prej 1,100 euro dhe koha e kaluar në stërvitje do të llogaritet në vitet e tyre të punës.

Femrat nuk i nënshtrohen rekrutimit dhe stërvitjes bazë ushtarake, por ato mund të ndjekin stërvitje ushtarake bazë vullnetare, e cila është një nga kushtet për pranim në shërbimin aktiv ushtarak.

Trajnimi do të përqendrohet në aftësitë kryesore ushtarake, siç janë trajtimi i armëve, lëvizja, komunikimi, mbrojtja, reagimi, fitnesi dhe stërvitjet luftarake.

Rutinat ditore janë të planifikuara në mënyrë strikte – duke filluar në orën 6:00 dhe duke përfunduar në orën 22:00 – me fundjavat pjesërisht të lira. Rekrutëve nuk u lejohet të largohen nga kazermat përveç me miratim të veçantë.

Është e rëndësishme të theksohet se ligji përfshin dispozita për përjashtime dhe shtyrje.

Ata që janë ligjërisht të papërshtatshëm për shërbim, si dhe individët që i nënshtrohen llojeve të caktuara të procedurave ligjore, janë të përjashtuar.

Shtetasit e dyfishtë që kanë përfunduar tashmë shërbimin ushtarak në një vend tjetër, kadetët e policisë dhe personeli fetar që kanë bërë zotime gjithashtu mund të përjashtohen me kërkesë.

Studentët mund ta shtyjnë shërbimin e tyre deri në moshën 29 vjeç, ndërsa atletët, praktikantët e punësuar, individët që jetojnë jashtë vendit ose ata në familje pa të ardhura të tjera gjithashtu mund të kërkojnë shtyrje.

Shtyrjet jepen gjithashtu për martesë, lindje ose vdekje në familjen e ngushtë – me kusht që kërkesat të dorëzohen brenda afateve të përcaktuara ligjërisht.

Një kategori e veçantë njihet për ata që kanë “kundërshtime për arsye morale ose fetare”.

Kandidatët e miratuar do të kryejnë shërbim civil në vend të kësaj — tre muaj në mbrojtjen civile ose katër muaj brenda strukturave qeveritare lokale ose rajonale.

Megjithatë, kundërshtimet mund të refuzohen nëse nuk justifikohen siç duhet.

Një rekrut që banon jashtë vendit dhe nuk është i regjistruar në regjistrat ushtarakë të Republikës së Kroacisë është i detyruar të paraqitet në misionin diplomatik ose zyrën konsullore kompetente të Republikës së Kroacisë jo më vonë se mosha 29 vjeç.

Qeveria kroate thotë se qëllimi nuk është vetëm të përforcojë sigurinë kombëtare, por edhe të ngulisë disiplinën, qëndrueshmërinë dhe aftësitë e dobishme jetësore tek të rinjtë e vendit — me përfitime shtesë si përparësia e punësimit në rolet e shërbimit publik pas trajnimit. /Telegrafi/

The post Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak: 1,100 euro kompensim dhe avantazhe të tjera për rekrutët appeared first on Telegrafi.

Dita e Shtetit të Kroacisë, ambasadorja Barishiq: Vazhdojmë me mbështetje të fortë për Kosovën

27 May 2025 at 21:44

Me rastin e Ditës së Shtetit të Republikës së Kroacisë, Ambasada e Kroacisë në Prishtinë organizoi një pritje solemne ku morën pjesë krerë të institucioneve të Kosovës, diplomatë të akredituar, përfaqësues të komunitetit kroat në Kosovë, ministra në detyrë, ish-figura politike, ambasadorë të shteteve të tjera dhe mysafirë të tjerë.

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq tha se Kroacia do të vazhdojë me mbështetje të fortë për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Në fjalimin përshëndetës, Barishiq tha se Kroacia do të vazhdojë të marrë pjesë në Misionin e KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë si parakushte për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë shoqërisë dhe gjithë rajonit.

“Sot gjithashtu ne festojmë marrëdhënie miqësore mes dy vendeve tona, Republika e Kroacisë dhe Republika e Kosovës, të cilat u treguan përmes bashkëpunimit dypalësh dhe rritjes së tregtisë dypalëshe. Marrëdhëniet tona u konfirmuan shtesë edhe me shkëmbimin e vizitave zyrtare duke përfshirë edhe vizitën zyrtare në Kroaci të kryeministrit Kurti në fund të vitit të kaluar, gjatë së cilës janë nënshkruar gjashtë marrëveshje. Kroacia do të vazhdojë me mbështetje të fortë për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në Misionin e KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë si parakushte për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë shoqërisë dhe gjithë rajonit”, tha Barishiq.

Para të ftuarve, Barishiq tha se ky organizim ndër të tjera është bërë për të konfirmuar marrëdhëniet miqësore mes Kroacisë dhe Kosovës.

Krahas kësaj, ajo përmendi se fjalët më të përdorura globalisht prej disa kohësh janë pasiguria dhe papërshikueshmëria gjeopolitike, derisa iu referua pushtimit rus në Ukrainë.

“Është kënaqësia dhe nderi im i madh t’ju mirëpres sonte me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Kroacisë. Jemi mbledhur këtu për të konfirmuar marrëdhëniet miqësore mes Kroacisë dhe Kosovës. Por jam i sigurt se në bisedat tona sonte nuk do të mund t’i shmangim disa çështje që prekin dhe ndikojnë të gjithë ne në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Në fakt, pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës më shumë se tre vite më parë, jemi duke përjetuar rrëzimin e rendit ndërkombëtar siç e njihnim më parë. Prandaj, ndoshta fjalët më të përdorura globalisht prej disa kohësh janë pasiguria dhe papërshikueshmëria gjeopolitike. Por pavarësisht të gjithave, kemi portin tonë të qetë dhe spirancën e fortë – Bashkimi Evropian”, tha Barishiq.

Ndër të tjera, Barishiq foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se stabiliteti varet nga dialogu, jo nga përballja.

Ajo tha se prej kohësh Kroacia ka mbështetur kërkesën e Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj shtetit tonë.

“Së pari – Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian dhe zgjerimi në këtë rajon është projekti më i rëndësishëm gjeopolitik i BE-së. Së dyti – një përparësi kyçe mbetet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni partnerë të barabartë në tryezë. Stabiliteti varet nga dialogu, jo përballja. Dhe së treti dhe ndoshta më i pritur në Kosovë – BE ka filluar të heqë gradualisht masat ndëshkuese të vendosura në qershor 2023. Më lejoni të shtoj – Kroacia e ka mbështetur këtë prej një kohe të gjatë. Kjo vendimmarrje hap rrugën për më shumë mundësi për zhvillimin e Kosovës dhe lidhje më të ngushta me Evropën”, potencoi Barishiq.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella historike, miqësore dhe të vlerave të përbashkëta.

Ai u shpreh se të dy këto shtete janë aleatë në paqe, në demokraci dhe në rrugëtimin e përbashkët evropian. /KP/Telegrafi/

The post Dita e Shtetit të Kroacisë, ambasadorja Barishiq: Vazhdojmë me mbështetje të fortë për Kosovën appeared first on Telegrafi.

Shpërthen një bombë në Zagreb, dëmtohen dy kafiteri

27 May 2025 at 09:49

Mbrëmë rreth orës 2:50 të mëngjesit, një shpërthim ka ndodhur në rrugën Slavenskog në Zagreb të Kroacisë, duke dëmtuar dy lokale hoteliere, njoftoi policia e Zagrebit.

Sipas informacioneve fillestare, një person i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes që ka thyer xhamat dhe ka dëmtuar inventarin e të dy bareve.

Në momentin e shpërthimit nuk kishte njerëz në ndërtesa dhe askush nuk u lëndua. Këto janë kafenetë Bodega dhe After Eight, transmeton Telegrafi.

Forca të shumta policie dhe ekspertë mjeko-ligjorë ndodhen në vendngjarje. Rruga është e mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Akoma nuk dihen motivet e kësaj vepre apo identitet i autorit të hedhjes së bombës në Zagreb. /Telegrafi/

The post Shpërthen një bombë në Zagreb, dëmtohen dy kafiteri appeared first on Telegrafi.

U paraqit rrejshëm si mjek, shtetasi i Maqedonisë mori 270 mijë euro në Kroaci

22 May 2025 at 13:55

Një mashtrues 26-vjeçar nga Maqedonia u paraqit në mënyrë të rreme si mjek dhe mori 270 mijë euro nga tetë familje nga Kroacia, shkruan Dnevnik.hr.

Ai shfrytëzoi frikën më të madhe të një prindi – humbjen e mundshme të një fëmije, shpjegon policia.

“Në anën tjetër të telefonit, një person prezantohet si mjek i cili thotë: ‘Fëmija juaj është në rrezik. Ka ndodhur një tragjedi ose aksident i madh. Nevojiten para për këtë operacion të vështirë'”, tha Marija Goati, zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Zagrebit, duke shtuar se prindërit u dëmtuan me më shumë se 270,000 euro.

Në vend të një mjeku, në anën tjetër të telefonit ishte një mashtrues 26-vjeçar, shtetas i Maqedonisë, i cili përfundoi pas hekurave pas një hetimi të shpejtë penal.

Oda e Mjekëve të Familjes së Kroacisë u ka bërë thirrje pacientëve të mos bien pre e mjekëve të rremë që u vijnë në pragun e derës.

The post U paraqit rrejshëm si mjek, shtetasi i Maqedonisë mori 270 mijë euro në Kroaci appeared first on Telegrafi.

Moti i ligë godet Kroacinë, breshër dhe stuhi

5 May 2025 at 23:53

Zona e Slavonski Brod dhe zona përreth saj u godit nga një stuhi e fortë, kanë njoftuar autoritetet kroate.

Në zonën përreth Slavonski Brod pati breshër. Një sasi e madhe akulli ra dhe fshati Shumeqe pësoi dëme serioze, transmeton Telegrafi.

Stuhia e fortë u shoqërua me breshër të paparë më parë nga banorët lokal.

Akulli i madh sa një vezë ka mbuluar fshatin, duke thyer degë, duke shkatërruar të mbjellat.

Aktualisht nuk ka informacione zyrtare për shkallën e dëmeve apo të lënduarve, por parashikimet theksojnë mundësinë e reshjeve të tjera gjatë natës.

Qytetarëve u këshillohet të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin me kujdes zhvillimin e situatës. /Telegrafi/

The post Moti i ligë godet Kroacinë, breshër dhe stuhi appeared first on Telegrafi.

Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident në Kroaci

4 May 2025 at 15:14

Dy persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u lënduan në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm, në autostradën A3 midis Popovaçës dhe Krizhit të Kroacisë.

Aksidenti ndodhi kur një autobus dykatësh me targa të Bosnjës dhe Hercegovinës, që i përkiste kompanisë së transportit Haliloviq, dhe një makinë pasagjerësh gjithashtu nga BeH u përplasën.

Sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kroacisë, nëntë ekipe mjekësore të urgjencës u dërguan menjëherë në vendin e aksidentit – gjashtë nga Qarku Sisak-Moslavina dhe tre nga Qarku i Zagrebit.

Një total prej 29 personash të lënduar u transportuan në spital për trajtim të mëtejshëm, transmeton Telegrafi.

Ministria e Shëndetësisë shprehu ngushëllimet e saj më të thella familjeve të viktimave dhe falënderoi të gjitha ekipet e urgjencës, punonjësit mjekësorë, policinë dhe shërbimet e tjera që reaguan shpejt dhe me efikasitet në këtë situatë të vështirë.

Policia njoftoi se hetimi është duke vazhduar dhe po drejtohet nga Prokuroria e Qarkut në Sisak, me qëllim përcaktimin e të gjitha rrethanave të aksidentit.

Aksidenti shkaktoi turma të mëdha njerëzish dhe bllokime të trafikut, dhe qytetarëve u kërkohet të jenë të duruar ndërsa vazhdojnë ndërhyrjet dhe puna për largimin e rrënojave të aksidentit të trafikut. /Telegrafi/

The post Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident në Kroaci appeared first on Telegrafi.

Mendonte se po investonte në kriptovaluta, kroatit i vidhen mbi 100 mijë euro

30 April 2025 at 16:56

Kroatit 68-vjeçar nga Vrbanja i janë vjedhur mbi 100 mijë euro nga një “menaxher kriptomonedhash”.

Policia ka pranuar një kallëzim nga një 68-vjeçar nga Vrbanja, i cili, duke besuar se po bashkëpunonte me një menaxher të kriptomonedhave, ka derdhur mbi 100 mijë euro në llogari të një personi të panjohur.

Sipas njoftimit të policisë së Vukovarit dhe Srijemit, burri ishte regjistruar në fillim të shkurtit në një faqe në rrjetet sociale me qëllim që të përpiqej të rikuperonte paratë e humbura nga tregtimi me kriptomonedha.

Shumë shpejt, ai u kontaktua nga një person që u paraqit si menaxher i kriptomonedhave dhe i premtoi fitime shtesë. Duke e mashtruar, ai e bindi që të kryente disa transferta parash në llogari të ndryshme bankare.

Shuma totale që ai ka derdhur tejkalon 100 mijë euro, raporton index.hr.

Policia ka nisur një hetim penal për të identifikuar autorin e mashtrimit, ndaj të cilit do të paraqitet kallëzim penal në prokurorinë kompetente, thuhet në deklaratën e policisë. /Telegrafi/

The post Mendonte se po investonte në kriptovaluta, kroatit i vidhen mbi 100 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Bullgaria hezituese ndaj aleancës ushtarake mes shqiptarëve dhe kroatëve

By: user 4
17 April 2025 at 17:15

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, deklaroi të martën se informacionet që sugjerojnë se Bullgaria ka shprehur interes jozyrtar për Deklaratën mbi Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë janë të pasakta. Ai iu përgjigj me shkrim pyetjeve të deputetëve Djipo Djipov dhe Elisaveta Belobradova nga grupimi “Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike”.

Përgjigjja zyrtare është publikuar në faqen e internetit të Kuvendit Kombëtar.

“Bullgaria është në dijeni të nismës së Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës dhe po analizon me kujdes tekstin e Deklaratës së Përbashkët të nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes të tre vendeve në Tiranë më 18 mars 2025. Informacioni publik që pretendon se Bullgaria ka shprehur interes jozyrtar për t’iu bashkuar kësaj deklarate është i pasaktë,” sqaroi Georgiev.

Ai shtoi se Ministria e Jashtme bullgare ka marrë një kopje zyrtare të dokumentit të nënshkruar më 25 mars, përmes një note verbale të dërguar nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje. “Në asnjë moment, ministria apo pala bullgare nuk është kontaktuar dhe nuk është konsultuar nga nismëtarët e kësaj iniciative. Po ashtu, nuk është marrë asnjë ftesë zyrtare për t’iu bashkuar deklaratës,” theksoi ai.

Kujtojmë se gjatë muajit mars, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, kishte deklaruar publikisht se Bullgaria kishte shprehur interes për iniciativën. Deklarata të ngjashme kishin ardhur edhe nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës.

Georgiev theksoi se Bullgaria mban marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe me të tre vendet – dy prej të cilave janë aleate në NATO – dhe se kontingjenti ushtarak bullgar është pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), me qëllimin kryesor për të garantuar paqen dhe stabilitetin.

Deklarata e nënshkruar nga Shqipëria, Kroacia dhe Kosova synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, përmes një kornize të përbashkët reagimi ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera ndaj stabilitetit rajonal. Sipas Ministrisë Kroate të Mbrojtjes, dokumenti përfshin bashkëpunim të zgjeruar mes industrive të mbrojtjes, trajnime të përbashkëta, ndërveprueshmëri më të madhe ushtarake dhe mbështetje të plotë për integrimin euroatlantik.

Në lidhje me marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit në mbrojtje midis Serbisë dhe Hungarisë, të nënshkruar më 1 prill, Georgiev tha se nuk mund të komentojë një dokument bilateral ku Bullgaria nuk është palë.

The post Bullgaria hezituese ndaj aleancës ushtarake mes shqiptarëve dhe kroatëve appeared first on Lapsi.al.

Kroacia përfshihet nga stuhi të fuqishme, dallgë deri në 6 metra në Adriatik

16 April 2025 at 18:05

Kroacia është përfshirë të mërkurën nga stuhi të fuqishme,

Për shkak të erërave të forta jugore në Adriatikun qendror dhe verior, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes priten dallgëzime deri në gjashtë metra, gjë që vështirëson transportin dhe pezullohen shumë linja tragetesh, njoftoi Qendra Hidrometeorologjike Detare e Splitit.

Vërshimet nga jugu do të forcohen pasdite dhe në mbrëmje do të kalojnë në jug me stuhi, që do të arrijë shpejtësinë mbi 100 kilometra në orë dhe do të krijojë dallgëzime deri në gjashtë metra të larta në Adriatikun qendror dhe verior.

Në të njëjtën kohë, erërat jugore në jug të Adriatikut do të krijojnë dallgëzime deri në katër metra të larta, sipas Qendrës.

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit të shkaktuara nga një jug i fortë, të gjitha linjat e trageteve nga Spliti në ishuj janë pezulluar sot, informacioni është nga zyra e Jadrolinija për rrugën ujore të Splitit.

 

 

The post Kroacia përfshihet nga stuhi të fuqishme, dallgë deri në 6 metra në Adriatik appeared first on Euronews Albania.

Maqedonci: Bullgaria do t’i bashkëngjitet aleancës ushtarake me Kroacinë dhe Shqipërinë

15 April 2025 at 22:52

Ministri i dorëhequr i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shpalosi ekskluzivisht se Bullgaria është gati t’i bashkëngjitet marrëveshjes ushtarake të firmosur mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Maqedonci, në një intervistë për TRT Balkan në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalyas, tha gjithashtu se pret që edhe vende të tjera të rajonit t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje.

“Kemi një konfirmim nga Bullgaria, e cila ka diskutuar më herët me ministrin kroat për mundësinë që t’i bashkëngjitet kësaj marrëveshjeje trilaterale, mirëpo besoj plotësisht që edhe vende të tjera të rajonit, sidomos ato që ndajnë vlerat e përbashkëta me ne dhe që ndajnë normalisht edhe interesa të përbashkëta, sepse nuk mjaftojnë vetëm vlerat, do të bashkëngjiten në këtë marrëveshje, le të themi në këtë deklaratë, e cila, edhe njëherë po e theksoj, gjithmonë synim ka paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, deklaroi Maqedonci.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar një marrëveshje për aleancë ushtarake, e cila u nënshkrua nga ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve më 18 mars në Tiranë.

The post Maqedonci: Bullgaria do t’i bashkëngjitet aleancës ushtarake me Kroacinë dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.

Kombëtarja U-15 nuk i reziston Kroacisë, humbet thellë në miqësore

By: armand
8 April 2025 at 17:44

Kombëtarja shqiptare U-15 luajti sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Kroacisë. Takimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” u fitua nga Kroacia me rezultatin 4-1. Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 3-të me golin e Gentjan Sharkës. Kuqezinjtë po luanin me ritëm të lartë dhe menjëherë pas golit […]

The post Kombëtarja U-15 nuk i reziston Kroacisë, humbet thellë në miqësore appeared first on BoldNews.al.

Një punë e madhe në horizont: Rimac dëshiron të blejë të gjitha aksionet e Bugatti nga Porsche

5 April 2025 at 22:15

Prodhuesi kroat i superautomobilëve, Rimac, është i interesuar për të blerë aksionet e Porsche në kompaninë e tyre të përbashkët, Bugatti Rimac, sipas burimeve të njohura me çështjen.

Rimac kohët e fundit ka paraqitur një ofertë paraprake për aksionet prej 45 për qind të Porsche, ku investimi i përbashkët vlerësohet pak mbi një miliard euro, thanë njerëzit që deshën të mbesin anonimë, raporton Bloomberg. Rimac mund të bashkohet me investitorë të tjerë, sipas këtyre burimeve.

Porsche vazhdon të vlerësojë mundësitë e optimizimeve për aksionet e tij dhe bashkëpunon ngushtë me partnerët dhe bashkoinvestitorët e tij, tha një përfaqësues i kompanisë, duke refuzuar të komentojë ofertën e Rimac.

Ky i fundit dhe Porsche e themeluan Bugatti Rimac në vitin 2021 dhe vazhdojnë prodhimin e superautomobilëve të Bugatti (modelet më të fundit janë Tourbillion).

Porsche po përpiqet të rishikojë strategjinë e saj për shkak të rënies së shitjeve në Kinë dhe kërkesës më të ulët për modelet elektrike se sa pritej.

Kompania ka hequr dorë nga objektivat e saj për automjetet elektrike dhe planifikon të shpenzojë 800 milionë euro për zhvillimin e modeleve të tjera me naftë. /Telegrafi/

The post Një punë e madhe në horizont: Rimac dëshiron të blejë të gjitha aksionet e Bugatti nga Porsche appeared first on Telegrafi.

Osmani takon Milanoviç: Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë

PRISHTINË, 3 prill/ATSH/ Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale.

Kështu ka deklaruar presidentja Vjosa Osmani pas një takimi me homologun e saj kroat Zoran Milanoviq në Sofje.

“Prandaj, sot në Sofje takova mikun dhe mbështetësin e fuqishëm të Kosovës, presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, të cilit i përcolla urimet më të përzemërta për rizgjedhjen në këtë post”, ka shkruar Osmani.

 

Zoran Milanoviq u rizgjodh president tre muaj më parë pasi në raundin e dytë mori më shumë vota se Dragan Primorac.

Osmani ka theksuar se Kosova ka bashkëpunim me Kroacinë në mbrojtje, ekonomi dhe çdo fushë tjetër.

“Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë”, ka thënë e para e vendit tonë.

Osmani ndodhet në Bullgari, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Procesin Aqaba për Ballkanin III, me ftesë të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, krahas liderëve të tjerë. Osmani do të mbajë fjalim në hapje të samitit dhe do të zhvillojë takime të ndara bilaterale.

Ky takim organizohet nën përkujdesjen e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë dhe Republikës së Bullgarisë dhe synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Procesi Aqaba, i iniciuar nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë në vitin 2015, ka luajtur një rol kyç në koordinimin e përpjekjeve globale kundër terrorizmit dhe adresimin e sfidave të sigurisë. /Kosovapress/

The post Osmani takon Milanoviç: Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani takohet me Presidentin Milanoviç: Kroacia, një aleate e çmuar e Kosovës

3 April 2025 at 20:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në rrjetin social facebook lidhur me takimin e zhvilluar në Sofje së bashku me Presidentin e Kroacisë. Në postim ajo shpreh rëndësinë e Kroacisë si një aleate e Kosovës dhe një bashkëpunuese mjaft e fortë.

“Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Prandaj, sot në Sofje takova mikun dhe mbështetësin e fuqishëm të Kosovës, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, të cilit i përcolla urimet më të përzemërta për rizgjedhjen në këtë post.

Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, në ekonomi dhe në çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e forte”, shkruan Osmani.

The post Osmani takohet me Presidentin Milanoviç: Kroacia, një aleate e çmuar e Kosovës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌