Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Një 19-vjeçar humb jetën në një aksident trafiku në autostradën Tiranë – Durrës

12 July 2025 at 08:59

Tragjedi në autostradën “Tiranë-Durrës”, me një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur.

Sipas policisë, rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave./tch/

 

The post Një 19-vjeçar humb jetën në një aksident trafiku në autostradën Tiranë – Durrës appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Një person humb jetën dhe katër tjerë lëndohen në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë

10 July 2025 at 14:59

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë”, ka konfirmuar ajo.

Ahmeti shtoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/

The post Një person humb jetën dhe katër tjerë lëndohen në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë appeared first on Telegrafi.

Tragjedi në Viti, fëmija 4-vjeçar goditet për vdekje nga një veturë në oborrin e shtëpisë

23 June 2025 at 09:39

Një fëmijë katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Viti, pasi që është goditur nga një veturë në oborrin e shtëpisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka theksuar se ngasësi i makinës ka lidhje familjare me viktimën.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:35, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, ka bërë të ditur Veseli.

Tutje, ai ka thënë se dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48-orë. /Telegrafi/

The post Tragjedi në Viti, fëmija 4-vjeçar goditet për vdekje nga një veturë në oborrin e shtëpisë appeared first on Telegrafi.

Goditi me veturë shtyllën elektrike, vdes 65 vjeçari nga Ferizaj

22 June 2025 at 15:34

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:15 në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se në lagjen “Cakaj” një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur një person brenda veturës, për të cilin fillimisht nuk dihej nëse kishte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar emergjenca, njësia e zjarrfikësve dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS.

“Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata shtesë, do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Veseli. /Telegrafi/

The post Goditi me veturë shtyllën elektrike, vdes 65 vjeçari nga Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Po shkonte në punë, studenti italian godet për vdekje me veturë shqiptarin 39-vjeçar

27 May 2025 at 23:39

Ai vdiq menjëherë teksa po shkonte në punë, i goditur nga makina e një studenti që kishte dalë jashtë kontrollit. 

Edmond Gjoci, 39 vjeç, banues në Tuoro të Italisë, i martuar dhe baba i një vajze 5-vjeçare, po ecte në buzë të rrugës rajonale 71 në Riccio.

Lancia Y u përplas mbi të dhe e rrëzoi përtokë si një birilë. Në tragjedinë që ndodhi këtë mëngjes në orën 7:45, ekziston hija e një shpërqendrimi fatal, kur fatet e një nxënësi 19-vjeçar të shkollës së mesme nga zona dhe një punëtori ferme u kryqëzuan në mënyrën më të tmerrshme.

I riu, i nënshtruar testeve, rezultoi negativ për alkool dhe çdo substancë tjetër. Kështu, midis hipotezave që po shqyrtohen nga Karabinierët, përveç sëmundjes së papritur, një avarie motorike ose një ngjarjeje të paparashikuar, ekziston edhe mungesa e përqendrimit gjatë drejtimit të automjetit.

Ndoshta për një kontroll të parëndësishëm, për të parë celularin, ose për diçka tjetër. Por për momentin nuk ka asgjë të sigurt në hetimin e hapur në mënyrë të pashmangshme nga prokuroria për vrasje rrugore. Përveç se, në fakt, këmbësori humbi jetën menjëherë dhe makina e vogël gri përfundoi jashtë rrugës pas përplasjes. Ai gjithashtu goditi një tabelë anës rrugës.

Që nga rindërtimi i parë i dinamikës, studenti e përshkonte të gjithë karrexhatën në mënyrë diagonale: vinte nga ana e Terontolës dhe po shkonte në drejtim të Cortonës. Makina dhe telefoni celular u sekuestruan. 39-vjeçari nga Trasimeno, me origjinë nga Shqipëria, por që jetonte në Tuoro prej rreth dhjetë vitesh, një person i thjeshtë dhe i njohur, vuri re vetëm automjetin që po shkonte drejt tij, por pa shmangur përplasjen fatale. Ai nuk arriti ta shpëtonte veten.

Ishte në buzë të rrugës së ngarkuar, pasi kishte mbërritur me autobus nga shtëpia: kishte një takim për të shkuar në punë, me sa duket në Pergo. Kur mbërritën makina mjekësore Alfa 3 dhe ambulanca, Edmond Gjoci ishte tashmë i vdekur.

The post Po shkonte në punë, studenti italian godet për vdekje me veturë shqiptarin 39-vjeçar appeared first on Telegrafi.

I lënduari në aksidentin në Prizren në gjendje të rëndë – po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror

18 May 2025 at 11:39

Një vetaksident në fshatin Posukë të Prizrenit, i mori jetën një 19 vjeçare dhe la të lënduar edhe dy persona të tjerë 25 dhe 27 vjeç.

Policia bëri të ditur se vetkasidenti ka ndodhur rreth orës 04:19 dhe se njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime të rënda turopre.

I njëjti është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë për Telegrafin se gjendja e pacientit është e rëndë.

“Po ndodhet në trajtim tek ne, i kemi kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe gjendja e tij është e rëndë”, ka thënë Syla.

Ai ka shtuar se pacienti ndodhet në intubim dhe se trajtimi i tij po vazhdon në Mjekimin Intensiv Qendror.

“Është në aparat me frymamrrje të asistuar. Trajtimi do të vazhdoj në MIQ”, ka thënë Syla. /Telegrafi/

The post I lënduari në aksidentin në Prizren në gjendje të rëndë – po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror appeared first on Telegrafi.

Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare

18 May 2025 at 09:12

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit.

Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19 vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy persona të tjerë janë lënduar.

Zdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për Telegrafin se nga të lënduarit, njëri prej tyre ka lëndime të rënda.

“Sot më datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga ata femër 19 vjeçare si pasoj e lëndimeve ka vdekur, ndërsa dy tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda (25 vjeçar), e tjetri( 27 vjeçar) lëndime të lehta trupore”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se në vendngjarje kanë dal patrullat e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe Prokurori kujdestar. /Telegrafi/

The post Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare appeared first on Telegrafi.

Aksident mes dy kamionëve në Komoran, një shofer humb jetën

11 May 2025 at 08:36

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e djeshme në Komoran, ku tw pwrfshirw ishin dy kamionë me targa vendore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:37, kur dy drejtuesit e kamionëve kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, njëri nga drejtuesit e kamionëve ka ndërruar jetë gjatë tretmanit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), me vendim të prokurorit. /Telegrafi/

The post Aksident mes dy kamionëve në Komoran, një shofer humb jetën appeared first on Telegrafi.

Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident në Kroaci

4 May 2025 at 15:14

Dy persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u lënduan në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm, në autostradën A3 midis Popovaçës dhe Krizhit të Kroacisë.

Aksidenti ndodhi kur një autobus dykatësh me targa të Bosnjës dhe Hercegovinës, që i përkiste kompanisë së transportit Haliloviq, dhe një makinë pasagjerësh gjithashtu nga BeH u përplasën.

Sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kroacisë, nëntë ekipe mjekësore të urgjencës u dërguan menjëherë në vendin e aksidentit – gjashtë nga Qarku Sisak-Moslavina dhe tre nga Qarku i Zagrebit.

Një total prej 29 personash të lënduar u transportuan në spital për trajtim të mëtejshëm, transmeton Telegrafi.

Ministria e Shëndetësisë shprehu ngushëllimet e saj më të thella familjeve të viktimave dhe falënderoi të gjitha ekipet e urgjencës, punonjësit mjekësorë, policinë dhe shërbimet e tjera që reaguan shpejt dhe me efikasitet në këtë situatë të vështirë.

Policia njoftoi se hetimi është duke vazhduar dhe po drejtohet nga Prokuroria e Qarkut në Sisak, me qëllim përcaktimin e të gjitha rrethanave të aksidentit.

Aksidenti shkaktoi turma të mëdha njerëzish dhe bllokime të trafikut, dhe qytetarëve u kërkohet të jenë të duruar ndërsa vazhdojnë ndërhyrjet dhe puna për largimin e rrënojave të aksidentit të trafikut. /Telegrafi/

The post Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident në Kroaci appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë në Tapizë, humb jetën 69-vjeçarja

17 April 2025 at 10:32

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10 në zonën e Tapizës në afërsi të Krujës.

Ngjarja ka ndodhur si shkak i përplasjes së dy automjeteve, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 69-vjeçare, drejtuese e njërës makinë. Ndërkohë është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit tjetër, 33 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Tapizë, humb jetën 69-vjeçarja appeared first on Telegrafi.

Treni përplaset me një veturë në Klinë, dyshohet për viktima

13 April 2025 at 13:50

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni është përplasur me një veturë.

Siç raportohet në mediat lokale, dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Policia është në vendin e ngjarjes.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në rajonin e Pejës, por deri më tash nuk kemi marrë ndonjë informacion. /Telegrafi/

The post Treni përplaset me një veturë në Klinë, dyshohet për viktima appeared first on Telegrafi.

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

31 March 2025 at 21:09

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar shoferi që ka goditur për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë-Kosovës.

Viktima, Selim Muçiqi, rreth 63 vjeç, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

Sipas raportit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 30 mars 2025, rreth orës 20:57.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Selim Muçiqi nga Podujeva, ishte familjar i këngëtarit të njohur kosovar, Nysret Muçiqi.

Pas aksidentit tragjik, familja Muçiqi ka vendosur të falë gjakun e viktimës ndaj familjes Berjani, e cila ishte e përfshirë në këtë ngjarje.

The post Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.

Aksident në Berat – vdes një 34 vjeçar

23 March 2025 at 08:45

Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./tch/

The post Aksident në Berat – vdes një 34 vjeçar appeared first on Telegrafi.

Aksidentoi për vdekje të miturin në rrugën Klos-Burrel, arrestohet shoferi

21 March 2025 at 11:25

Policia e Dibrës ka vënë në pranga shoferin i cili mbrëmjen e kaluar përplasi për vdekje të miturin në rrugën Klos-Burrel.

Sipas të dhënave të policisë, shtetasi L. D., 53 vjeç humbi kontrollin e furgonit që drejtonte dhe përplasi të miturin që ndodhej në anë të rrugës.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spitalin e traumës për shkak të plagëve të marra, por nuk mundi të mbijetonte.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. /Telegrafi/

The post Aksidentoi për vdekje të miturin në rrugën Klos-Burrel, arrestohet shoferi appeared first on Telegrafi.

Aksident në Llazicë të Malishevës – vdes një person

2 March 2025 at 15:48

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Llazicë të Malishevës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 12:55 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Llazicë, Malishevë, në rrugën Prishtinë-Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar”, ka thënë Elezaj.

Elezaj ka shtuar se vdekjen e shoferit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML”, ka thënë Elezaj. /Telegrafi/

The post Aksident në Llazicë të Malishevës – vdes një person appeared first on Telegrafi.

Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Ferizaj

2 March 2025 at 13:42

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aksidenti, i cili ka ndodhur më 28 shkurt 2025, shkaktoi vdekjen e një pasagjeri dhe lëndime të tjera trupore.

Pas analizimit të shkresave të lëndës dhe mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake, Adem Shabani, ka vlerësuar se “ekziston dyshimi i bazuar” se B.D., më datë 28 shkurt, rreth orës 12:42, në rrugën nacionale Ferizaj – Kaçanik, afër një fshati në Ferizaj, ka shkaktuar aksidentin duke drejtuar automjetin e markës “VW Golf” në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

“Në momentin kur automjeti i markës “BMW”, të cilën e drejtonte  V.V., tentonte të kyçet në rrugën kryesor tek dalja e lagjes “P”, mirëpo  me të pare të pandehurin me veturën “Golf”, ndalet, atëherë i pandehuri posa shef veturën “BMW” frenon, ik në të djathtë del jashtë rrugës dhe në pjesën e përparme të anës së majtë e godet automjetin “BMW”, në mes të dy dyerve në anën e majtë, i cili lëviz mbrapa dhe me pjesën e pasme të anës së djathtë e godet shenjën e trafikut, me ç’rast si pasojë e këtij aksidenti pasagjerja e veturës “BMW”, V.M., ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa vozitësi dhe pasagjeri tjetër i kësaj veture G.K.M., si dhe i pandehuri dhe pasagjeri i tij O.D., kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari Shabani ka theksuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është aprovuar “si të bazuar konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK)”, dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit për një periudhë prej një (1) muaji.

Përfundimisht, gjykata njofton se “ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, duke theksuar se i pandehuri do të mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procedurës. /Telegrafi/

The post Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Peqin, humbin jetën nënë e bir

2 March 2025 at 09:58

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh,

Një furgon që drejtohej nga 44-vjeçari me iniciale A. B., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Ata janë nënë e bir, të identifikuar si Klodian Shahini dhe Fatbardha Shahini.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./TCH/

 

The post Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Peqin, humbin jetën nënë e bir appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur dhe tre të plagosur

17 February 2025 at 09:44

Një 28-vjeçar ka gjetur vdekjen dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një aksidenti tragjik në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë. Pasi furgoni është përplasur kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.

28-vjeçari ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë ndodhen tek Spitali i Traumës në gjendje të rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi Gëzim Muçaj, rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Laçe.

Për pasojë, shtetasi Gëzim Muçaj ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.

Shtetasi Ismail Laçe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur dhe tre të plagosur appeared first on Telegrafi.

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

12 February 2025 at 23:52

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës për Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Po, një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës”, tha shkurt Bytyqi.

Ky është aksidenti i dytë me fatalitet në rajonin e Prizrenit brenda 24 orëve.

Gjatë ditës, si pasojë e një aksidenti mes një veturë dhe një autobusi, ka vdekur një 42-vjeçar.

Raportohet se bëhet fjalë për Jetmir Gashin, kirurgun vaskular nga Suhareka./Telegrafi/

The post Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren appeared first on Telegrafi.

Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Berat

10 February 2025 at 08:15

Një aksident me vdekje është shënuar këtë mëngjes në rrugën nacionale Lushnje-Berat në fshatin Barbullinjë. Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip Audi.

Mjeti i drejtuar nga 46-vjeçari Aleksandër Misto ka përplasur viktimën e cila kalonte në anën tjetër të rrugës. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes. Ambulanca ndodhet në vendngjarje për të marrë trupin e Hatixhe Topi e cila këtë mëngjes kishte dalë për të shkuar në punë.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton aksidentin dhe po disiplinon trafikun ndërkohë që pritet eksperti i policisë për vijimin e procedurave.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Berat appeared first on Telegrafi.

❌
❌