Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Aksident në aksin Prrenjas–Librazhd/ Plagosen katër persona nga e njëjta familje, një në gjendje të rëndë

By: M C
17 July 2025 at 18:19

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. Bëhet me dije se nga përplasja e mjeteve katër persona nga e njëjta familje janë plagosur.

Gjithashtu mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambulancat e spitaleve të Librazhdit dhe Prrenjasit për të ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe për të transportuar të lënduarit drejt qendrave spitalore.

Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor dhe forcat e policisë janë nisur për në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar ngjarjen.

The post Aksident në aksin Prrenjas–Librazhd/ Plagosen katër persona nga e njëjta familje, një në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Prrenjas-Librazhd/ Përplasen dy makina, disa të plagosur

By: Ardit
17 July 2025 at 18:12

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. U raportua se nga përplasja e mjeteve, dyshohet për 4 persona të plagosur, nga e njëjta familje. U bë me dije se pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambulancat e spitaleve të […]

The post Aksident i rëndë në Prrenjas-Librazhd/ Përplasen dy makina, disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Shkodër, makina merr përpara të moshuarin me biçikletë

By: Elva
17 July 2025 at 09:43

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, në lagjen “Partizani”. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një 72-vjeçar. Në njoftimin e uniformave blu bëhet me dije se shtetasi Y. D., duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili […]

The post Aksident në Shkodër, makina merr përpara të moshuarin me biçikletë appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 16 July 2025Main stream

Përplasen dy mjete në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 persona

By: Ardit
16 July 2025 at 16:18

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Elbasan-Librazhd, ku mjeti i drejtuar nga një 27-vjeçar, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy pasagjere, ndërsa policia ka nisur hetimin për 27- vjeçarin. ‘Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për […]

The post Përplasen dy mjete në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 persona appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali

15 July 2025 at 22:50

Një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjik në një aksident automobilistik të regjistruar këtë të martë në zonën e San Giovanni në Treviso të Italisë. Viktima është 23-vjeçari Kevin Anghele, i lindur në Motta di Livenza, por banues në Pordenone. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se shqiptari po drejtonje një automjet “Alfa Romeo” […]

The post EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Aksident në rrugën Sarandë – Kardhiq: Automjeti përmbyset në rrugë – VIDEO

15 July 2025 at 19:40

Aksident në rrugën Sarandë – Kardhiq: Automjeti përmbyset në rrugë, fatmirësisht pa pasoja të rënda   Një aksident rrugor është shënuar sot në aksin Sarandë – Kardhiq, ku një automjet është përmbysur duke krijuar momente paniku për drejtuesin dhe kalimtarët. Ngjarja ka ndodhur në një prej kthesave të zonës së njohur për rrezikshmëri të shtuar, […]

The post Aksident në rrugën Sarandë – Kardhiq: Automjeti përmbyset në rrugë – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Aksidentoi për vdekje 62-vjeçarin/ Elbasan, arrestohet drejtuesi i automjetit

By: Re Nato
15 July 2025 at 11:32

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili aksidentoi për vdekje një 62-vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë.

I riu drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Ai akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”./abcnews.al

Aksidentohet teksa po hapte pusin e ujit, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

By: Oldi
15 July 2025 at 11:06

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut. Sipas policisë, shtetasi me iniciale A. H., rreth 55 vjeç, është aksidentuar teksa punonte me një sondë shpimi, duke pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, i cili po punon […]

The post Aksidentohet teksa po hapte pusin e ujit, humb jetën 55-vjeçari në Koplik appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-ish-Metalurgji/ Makina përplas biçikletën, plagoset një person

By: M C
14 July 2025 at 21:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgji.

Mësohet se një automjet ka përplasur një person i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur ish-qendra tregtare.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i biçikletës mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

The post Aksident i rëndë në aksin Elbasan-ish-Metalurgji/ Makina përplas biçikletën, plagoset një person appeared first on Albeu.com.

Aksident në Elbasan/ Makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi

By: Ardit
14 July 2025 at 21:15

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në në aksin Elbasan – ish-Metalurgjik. U raportua se një makinë ka përplasur një person, i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur “ish-qendra tregtare ORTI”. Drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime të shumta dhe raportohet se gjendja e të aksidentuarit kritike për jetën. […]

The post Aksident në Elbasan/ Makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi appeared first on BoldNews.al.

Hero edhe jashtë ekranit: Momoa ndërhyn në një aksident me motor

By: gaze tare
14 July 2025 at 16:57

Ylli i “Aquaman”, Jason Momoa, u shfaq si hero i vërtetë gjatë fundjavës, teksa ndaloi për të ndihmuar një motoçiklist të aksidentuar në rrugë, ndërsa udhëtonte me djalin e tij, Nakoa-Wolf, drejt festivalit të Harley Davidson në Milwaukee.

Në pamjet që qarkulluan online, Momoa qëndron pranë vendngjarjes, i shqetësuar, ndërsa një kalimtar tentonte të rikthente në jetë të lënduarin. Viktima u transportua në spital pak çaste më pas.

Pak orë më vonë, aktori hipi në skenën e festivalit me grupin e tij ÖOF TATATÁ, duke performuar krah të birit këngën “For Whom the Bell Tolls” të Metallica-s.

Momoa, që së shpejti rikthehet me serialin “Chief of War” dhe filmin “Dune 3”, tregoi edhe një herë se shpirtin luftarak nuk e ka vetëm në ekran.

The post Hero edhe jashtë ekranit: Momoa ndërhyn në një aksident me motor appeared first on iconstyle.al.

Aksident i rëndë në Japoni, dy viktima dhe 12 të lënduar

14 July 2025 at 15:23

JAPONI- Dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u lënduan si pasojë e përplasjes së një autobusi dhe një kamioni në prefekturën Tokushima në Japoninë perëndimore, tha policia lokale.

Pas përplasjes, e cila ndodhi rreth orës 12:30 sipas orës lokale, autobusi u përfshi nga flakët, raporton agjencia Kyodo.

Sipas policisë, pesë pasagjerë të autobusit u plagosën rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta./abcnews.al

E rëndë në Golem, përplasen në det dy të rinjtë me Jet Ski, njëri përfundon në spital e tjetri në Komisariat

By: M C
13 July 2025 at 19:47

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Golem ku në vendin e quajtur “Manhatan” janë përplasur dy motorë ujë.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:36 ku 25-vjeçari me ininciale S.D, duke drejtuar një motor uji është përplasur në det me një tjetër motor uji i cili drejtohej nga 31-vjeçari me ininciale P.B, banues në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 25-vjeçari është shoqëruar në komisariat.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

Njoftimi i policisë:

Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orës 17:36, në Golem, Kavajë, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë,(zonë detare për lundrim jo zonë plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

The post E rëndë në Golem, përplasen në det dy të rinjtë me Jet Ski, njëri përfundon në spital e tjetri në Komisariat appeared first on Albeu.com.

Automjetet përplasen “kokë më kokë” në urën e Gjoricës, plagosen shoferët

By: M C
13 July 2025 at 17:41

Një aksident rrugor ka ndodhu pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin.

Blutë bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën dhe të plagosur kanë ngelur dy drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu mësohet se ata janë dërguar menjëherë për ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

The post Automjetet përplasen “kokë më kokë” në urën e Gjoricës, plagosen shoferët appeared first on Albeu.com.

Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona

By: Oldi
13 July 2025 at 17:21

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin. Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Raportohet se të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit […]

The post Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Tiranë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

By: Oldi
13 July 2025 at 16:11

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit ku një furgon me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një mjet tjetër më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë është dëmtuar 21-vjeçarja e cila ishte pasagjere në automjet, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 12.07.2025, në Rrugën e Elbasanit, […]

The post Aksident në Tiranë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet i riu në Tiranë

By: Rovena
13 July 2025 at 15:02

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë humbi jetën një 18-vjeçar dhe mbeti i dëmtuar pasagjeri tjetër.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Tiranë arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë–Durrës”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti  ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues në Durrës, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia e Tiranës./abcnews.al

Aksidenti me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferi 19-vjeçar

By: Ela
13 July 2025 at 15:12

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë humbi jetën një 18-vjeçar dhe mbeti i dëmtuar pasagjeri tjetër. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor Tiranë arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë–Durrës”, dyshohet se ka […]

The post Aksidenti me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferi 19-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Qafë Mali- Fierz/ Turisti kroat rrëzohet nga motomjeti dhe përfundon në spital

By: Rovena
13 July 2025 at 13:37

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele, rreth orës 12:25, në aksin rrugor ” Qafë Mali- Fierz “, ku turisti kroat  D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Turisti është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina pranë rrethrrotullimit të Shkozës

By: Ardit
12 July 2025 at 18:14

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e kësaj të shtune në unazën e Tiranës, pranë rrethrrotullimit të Shkozës. U raportua se në ngjarje janë përfshirë dy automjete, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Trafiku në zonë paraqitet i ngarkuar, ndaj […]

The post Aksident në Tiranë, përplasen dy makina pranë rrethrrotullimit të Shkozës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌